• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

The Philosophical Hour: Ju flet Arshi Pipa

September 12, 2021 by s p

 © Melsen Kafilaj

C:\Users\Admin\Desktop\Pipa-Blue.jpg

Në librin e tij “Tradhëtia e Intelektualëve” (1927) mendimtari francez Julien Benda duke folur “për kataklizmën e nocioneve morale të atyre që edukojnë botën” ngre gishtin e akuzës në drejtim të Intelektualëve, duke argumentuar se këta tradhtarë moral jo vetëm që e kanë braktisur kauzën e tyre por gjithashtu janë kompromentuar duke u përfshirë në lojën e ethshme të pasioneve politike dhe interesave materiale. Ky konstatim është mjaft aktual për pjesën dërrmuese të intelektualëve shqiptar të ditëve tona por ai nuk zë vënd në rastin e filosofit, kritikut  dhe intelektualit par excellence Arshi Pipa.

Arshi Pipa është modeli i intelektualit antikonformist shqiptar e me kartë të papërlyer morale i cili për asnjë çast nuk hoqi dorë prej vokacionit të vet, nuk e politizoi intelektin, nuk mori ndonjë anësi politike, nuk bëri kurrë kompromis me parimet dhe idetë e veta dhe mbi të gjitha e ruajti të shenjtë guximin për të qënë kritik dhe për ta thënë gjithmonë hapur të vërtetën. (Veritas) Nëse do të flisnim me gjuhën e Paul Tillich “Ai pati kurajon për të qënë Vetvetja, duke e ndarë mëndjen se përmes cilës rruge duhet të ecte.” 

Për Pipën, mendimi është atributi më themelor i qënies njerëzore (E mira ime absolute– do ta quante ai) i cili jo vetëm që e diferencon njeriun prej specieve të tjera por gjithashtu e ngre atë në një nivel më të lartë, duke i dhënë dinjitet dhe shtysë për progres.“Ndryshe nga të gjitha speciet e tjera që kanë tendencën për tu ruajtur, vetëm njeriu përpiqet që ta tejkaloj vetveten- shprehet Ai.Kjo i detyrohet pikërisht faktit se vetëm njeriu është i pajisur me mendimin”.Të mendoje brenda ferrit të burgjeve komuniste, vazhdon filosofi ynë i cili e pësoi vet një fat të tillë të hidhur në këto skëterra çnjerëzore ishte një akt lirie dhe gjithashtu një akt mbijetese. Kjo na kujton paksa neuropsikiatrin vjenez Viktor Frankl i cili teksa rrëfente vuajtjet e tij të tmerrshme në kampet naziste të përqëndrimit do të pohonte: “Ishte kultura e fituar e mëparëshme dhe të menduarit ato që pikërisht më mbajtën gjallë.”

Arshi Pipa kishte një marrdhënie autentike me lirinë.Në ditët tona po ndodh gjithmonë e më rrallë që të dëgjosh prej të ashtuquajturve “intelektualë” një frazë kaq domethënëse si ajo e tij:“Liria është fati ynë.Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj fatit tonë.”Aq më pak ti shohësh që e mishërojnë atë në jetën publike apo dhe atë private.Ndërsa Pipa ynë e mishëroi këtë vlerë të paçmueshme edhe në burg.Po ashtu si filosofi stoik, Epikteti ai pohonte me zë të lartë:“Kanë prangosur trupin tim por nuk kanë mundur të prangosin shpirtin tim.Dhe- gjë vërtetë e mrekullueshme- kur trupin tim e kanë bërë pothuajse një kufomë, atëherë mendimi ka fituar lirinë.” Të shkruarit përbën një akt lirie.Nuk duhet të na habisë fakti që traktati i parë i mirëfilltë filosofik shqiptar “Skicë e një konceptimi mbi jetën” (1955) është ngjizur pikërisht në zemër të Errësirës dhe ka dalë prej dyerve të privimit.

Kulturologu i madh George Steiner në librin e tij “Pas Babelit” (1975) i mëshon faktit se intelektuali duhet të jetë një hulumtues i paepur dhe një pohues konsekuent i së vërtetës.Pipa jo vetëm që e afirmon këtë fakt me jetën dhe veprën e vet por gjithashtu ai ofron një këshillë të vyer për gjithë atë “aradhë intelektualësh” pa shtyllë kurrizore, pa kurajë intelektuale dhe të nënshtruar prej klientelizmit politik të cilët heshtin kur pushteti shtyp dhe bën padrejtësi, mbyllin sytë kur korruptohet arsimi, drejtësia, shëndetësia etj dhe i bëjnë temena autokratit të radhës…“Guxim pra! Duhet shumë guxim për ta arritur të vërtetën.Duhet guxim për ta kërkuar të vërtetën, ashtu siç duhet guxim për ta thënë apo për ta mbrojtur të vërtetën.Dhe a nuk është maksimumi i guximit që të pranosh gabimin tënd?Një element guximi është i domosdoshëm për ta ndërtuar të vërtetën.Guximi kërkon besim tek vetvetja.Besimi është kusht i guximit ashtu sikurse guximi është kusht i fitores.”

Si një mendimtar liberal dhe një intelektual me kulturë të gjerë evropiane Arshi Pipa është kategorikisht kundër dogmave dhe monopolizimit të së vërtetës prej Njëshit, Partisë, individëve apo grupeve të caktuara të cilët rëndom në ditët tona e pretendojnë atë, duke e shpallur prej amvonave të larta dhe duke kërkuar që ta imponojnë në popull si të vërtetë finale.Ja sesi do të shprehej Pipa ynë me tonin e një ithtari Volterian: “E vërteta nuk mund të jetë ekskluzive, në kuptimin se ajo duhet të jetë vetëm e imja ose e jotja dhe e askujt tjetër.Kush mendon se vetëm ai është zotëruesi i së vërtetës ndërsa gjithë të tjerët që nuk mendojnë si ai gabohen, ai jep një provë intolerance.Mirëpo e vërteta është tolerante.Ajo asnjëherë nuk do ti kapërcej kufijtë e tolerancës për të kaluar në dogmatizëm.Dhe dogmatizmi është binjak me fanatizmin.Mendja që nuk arrin t’u njohë të tjerëve të drejtën e së vërtetës është e dënuar që të mos e prek kurrë të vërtetën e saj.”

Por filosofi ynë brilant Pipa ka edhe një “merak” tjetër për punonjësit tanë të administratës publike, të cilët instrumentalizohen, binden verbërisht dhe bëjnë “çka do Shefi”, pavarsisht se aktet e tyre mund të jenë në kundërshtim me interesin publik dhe të mirën e përbashkët.Për këtë qëllim ai kujdeset që ti udhëzojë ata përmes etikës deontologjike (të detyrës): “Nuk duhet të mendohet se njeriu duhet t’i bindet me servilizëm, me pëlqim të verbër këtij individi apo atij institucioni; ai do të zbriste kështu në pasivitetin kafshëror.Jo, njeriut i është dhënë arsyeja për të mos e pranuar në mënyrë pasive rregullin e gjërave, i është dhënë arsyeja që të mendojë, të kritikojë dhe po të jetë e nevojshme të korrigjojë, deri edhe të mohojë, në rastin më të skajshëm.”

Ndryshe nga “kolegët” e tjerë intelektualë të cilët e kanë braktisur kauzën dhe e kanë humbur besimin tek fuqia e Edukimit, Arshi Pipa e mban ende lart pishtarin e tij iluminist dhe kërkon që ta çoj shoqërinë drejt përparimit moral dhe progresit human.Ai beson se njeriu në thelb është i mirë dhe se “madje edhe tek njeriu më i degjeneruar ekziston një shkëndijë virtyti”. Ja sesi do të shprehej ai tek “Skica” (1955) :“Çdo njeri është i aftë që të jetë i virtytshëm, dikush për hir të një prirjeje të natyrshme, dikush tjetër për hir të edukimit.Të parin duhet të udhëheqësh, të dytin duhet ta riformosh ose ta ndryshosh.Unë i besoj edukimit, madje e theksoj, duke e bërë edukimin, në kuptimin e gjerë të fjalës, jo vetëm momentin metodologjik të moralit , po vet moralin në veprim, në të dy polet e tij, individual dhe masiv, si pedagogji dhe politikë.Dhe nuk më shkurajon fakti se ligësia është aq e madhe në botë, saqë edukimi nuk merr shumë pah.Ne edukojmë kafshët, i bëjmë shtëpiake, i zbusim dhe i bëjmë më inteligjente; a nuk do të mund të edukonim veten tonë?Vetëm kush e vlerëson vetveten më poshtë se një kafshë, mund të mos ketë besim tek edukimi.Dhe pikërisht për arsyen se unë e kam këtë besim, mund ta respektoj dhe ta dua njeriun kështu siç është ai sot; sepse në fakt,unë dua dhe respektoj tek ai jo atë që është sot, por për atë që do të jetë nesër:më të mirën e tij,kuintesencën e tij njerëzore;unë dua dhe respektoj tek ai njerëzoren, dmth idealin tek i cili njeriu mund të arrijë dhe do të arrijë.”

Pipa, filosofi që nuk e njohim ende ofron edhe një gjerdan mendimesh të tjera të çmuara mbi kohën, hapësirën, shkencën, religjionin, poezinë, etj madje edhe një ide të tillë “futuriste” e vizionare, shpalosur 2 vjet përpara nënshkrimit të Traktatit të Romës (gur-themeli i BE) në Burgun e Burrelit: “Kombi, ky prodhim tipik i kulturës moderne vazhdon të jetë i gjallë, por jeta e tij është e pasigurtë.Fuqitë botërore të sotme e kanë tejkaluar qyshkur.Drejtimi i lëvizjes evolutive është drejt supershtetit, shtetit botëror.”Një ide që nëse i zëmë besë futurologut francez Jacques Attali ka gjasa që të nis aty nga viti 2030.

Por në fund, siç i pëlqente të shprehej dhe mendimtari ynë liberal: “E vërteta është personale” dhe gjithësecili është i lirë ta pranojë apo refuzojë këtë mendim.Tek e fundit, njeriu është masa e universit.Ju keni masën tuaj dhe unë masën time.

                                                                                                                              © Melsen Kafilaj

Filed Under: Featured Tagged With: Arshi Pipa, Melsen Kafilaj

NJË MUAJ PA RAMUSH TAHIRIN INTELEKTUALIN LARGPAMËS

September 12, 2021 by s p

Vdes politologu Ramush Tahiri

Shkruan: NUHI BYTYÇI

U bë një muaj kur u nda nga jeta politikologu, gazetari, publicisti dhe analisti politik Ramush Tahiri. Ai padyshim ishte njëri prej gazetarëve, publicistëve dhe politikologëve më të spikatur, jo vetëm në Kosovë, por edhe në mbarë hapësirën etnike shqiptare. I diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Zagrebit, Ramushi u dallua nga kolegët e tij në gazetën e atëhershme “Rilindja” me shkrimet e tij analitike politike. Që nga ajo kohë kam pasë rastin që ta takohem dhe bisedoj me Ramush Tahirin, kurse me angazhimin e tij dhe timin në alternativën e atëhershme politike shqiptare në fillim të viteve 90-ta, më konkretisht në Kryesinë e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës kemi pasur rastin që të bashkëpunojmë dhe të kontribuojmë në emancipimin politik të shqiptarëve të Kosovës dhe në krijimin e forontit unik kundër regjimit okupues serb. Gjatë angazhimit të tij në pozicionin e nënkryetarit të PSHDK-së, Ramish Tahiri shquhej për zgjuarsinë, nivelin e lartë politik dhe intelektual, i cili proceset e atëhershme shoqërore e politike i shihte me largpamësi, me një vizionaritet shumë të qartë dhe ishte i përkushtuar e i vendosur për një të ardhme më të ndritshme të popullit shqiptar, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në rajon. Ai besonte dhe punonte për të realizuar synimin e popullit të Kosovës në rrugëtimin e tij drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Duke e përfaqësuar PSHDK-në në Këshillin Koordinues të Partive Politike Shqiptare të Kosovës dhe në ish-Jugosllavi, Ramushi dha kontribut të jashtëzakonshëm për krijimin e frontit unik politik dhe ekzekutiv të shqiptarëve kundër regjimit okupues serb. Me zgjedhjen e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil, në krye me Bujar Bukoshin, Ramush Tahiri pranon detyrën mjaft me përgjegjësi dhe plot sfida, atë të Nënkryetarit të Qeverisë dhe njëherësh të Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës. Edhe me këtë rast, Tahiri u shqua si njeri pragmatist dhe unifikues, duke bërë përpjekje për koordinimin e të gjitha aktiviteteve dhe veprimeve të Qeverisë dhe të Parlamentit të Kosovës në ekzil. Pas formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillimit të përgatitjeve për luftë frontale në Kosovë kundër policisë dhe ushtrisë serbe, Ramush Tahiri bashkëpunoi ngushtë me Fehmi Lladrovcin dhe drejtues të tjerë të UÇK-së, duke kontribuar në mbështetjen e parezervë të luftës së UÇK-së nga oficerët e atëhershëm shqiptarë në Kroaci, Slloveni dhe vendet  evropiane dhe angazhimin e tyre në frontet e luftës në Kosovë. Më kujtohet kur në vitin 1996 e 1997 shkoja në Tiranë të montoja disa telereportazhe dhe dokumentare nga Kosova dhe diaspora jonë për TV Shqiptar, Ramush Tahirin e kam takuar dhe kam biseduar me të deri sa ai punonte në reaksinë e gazetës “Rilindja” që botohej në kryeqytetin shqiptar. Ramushi e vlerësonte të domosdoshme ndërrimin e strategjisë politike paqesore në Kosovë, duke e parë rezistencën e armatosur si rrugëdalje të vetme për lirinë e Kosovës.   Atë e kam takuar disa herë bashkë me gazetarin e ri, Ali Ukën, i cili shkruante artikuj interesantë, sidomos për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.                                    Ndërkaq, pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës, Ramush Tahiri dha kontribut të posaçëm në ndërtimin e institucioneve të para të Kosovës së re.              Ai ishte këshilltar politik i Kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit, këshilltar i Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i proceseve dhe analist i dëshmuar i çështjeve politike në shtetin e ri demokratik të Kosovës. Ramushi, si politikolog dhe intelektual i nivelit evro-perëndimor, shumë i mprehtë, i qetë dhe përherë që gjente zgjidhje të qëndrueshme për të gjitha problemet shoqërore. Po e veçoj me këtë rast edhe bashkëpunimin me kolegun dhe mikun tim Ramush Tahiri me rastin e realizimit të filmit dokumentar kushtuar heronjve të Kosovës Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci. Ramushi në mënyrë të argumentuar e me mburrje fliste për figurën humane e atdhetare të Fehmiut dhe të Xhevës, duke më dhënë edhe disa fotografi nga koha e studimeve në Zagreb, vizita në Shqipëri dhe gjatë luftës në Kroaci. Kështu ai e begatoi dokumenztarin tim për 2 heronjtë e lirisë së Kosovës.                                                                                                         E takoja shpesh dhe këmbenim mendime për proceset e vështira të shtetndërtimit në Kosovën e re, atëherë kur bashkëpunonte në vazhdimësi me Radiotelevizionin e Kosovës, ku si analist politik paraqiste pikëpamjet e tij për proceset konkrete politike. Ishte i vetëdijshëm për gabimet e klasës politike të pasluftës, i kritikonte bartësit e gabimeve që e ngadalësonin procesin e ndërtimit të një shteti të mirëfillët demokratik, por gjithnjë me maturi dhe me çasje konstruktive për domosdonë e eliminimit të tyre dhe ndërtimin e një shteti më të qëndrueshëm dhe me perspektivë për të ardhmen e brezave të rinj. Ramush Tahirin do ta kujtojmë përherë si njeri të mirë, koleg me vyrtyte të larta humane, profesionale, parasëgjithash me vizione frymëzuese kombëtare.

Filed Under: Kronike Tagged With: Nuhi Bytyci, perkujtim, Ramush Tahiri

NË 30-VJETORIN E MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE, PREJ 8 VITESH, SHQIPËRIA PA AMBASADOR NË VATIKAN – PSE?

September 12, 2021 by s p

Nga Frank Shkreli

A person in a suit

Description automatically generated with low confidenceJavën që kaloi, u shënua 30-vjetori rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Vatikanit, me 7 shtator, 1991.  Njëkohësisht, ky vit shënoi gjithashtu edhe 300-vjetorin e vdekjes së Papës Klementit XI me origjinë shqiptare, nga ana e babait, i njohur ndryshe si Gjon Françesk Albani (Giovanni Francesco Albani).  Në Korrik janë mbajtur seminare në Romë dhe në Tiranë, për të kujtuar këto dy përvjetore me rëndësi. Për më shumë hollësi mund të lexoni: Frank Shkreli: Papa Klementi  i XI me origjinë shqiptare – mbrojtës i identitetit kombëtar të shqiptarëve | Gazeta Telegraf  

Por, ndërkaq, me datën 7 shtator, 2021, që është dita zyrtare e rivendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan, në portalin e Ambasadës së Shqipërisë pranë Vatikanit shënohet kjo datë se, “Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, 7 shtator 1991, përfaqësonte një stacion shumë të rëndësishëm në të cilin po hynte diplomacia shqiptare në rrugëtimin e saj të ri në marrëdhëniet me jashtë pas rënies së Murit të Berlinit dhe vendosjes së pluralizmit në vend.”

“Në të vërtetë marrëdhëniet diplomatike midis Vatikanit e Shqipërisë kanë një histori më të hershme që përpara sistemit të diktaturës komuniste, por që qeveria komuniste i ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin, me dëbimin e legatit apostolik Imzot Leone Nigris, si person të “padëshirueshëm”, më datë 24 maj 1945”, thuhet në portalin e ambasadës shqiptare në Vatikan — që në mungesë të një ambasadori fuqiplotë — kryesohet nga e Ngarkuara me Punë, Majlinda Doda. Deklarata e përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Vatikanit, thuhet mëtej në portalin e ambasadës shqiptare, u mendua të bëhej publike nga të dy palët, më 7 shtator 1991, ku ndër të tjera shkruhet: “Selia e Shenjtë beson që marrëdhëniet zyrtare të vendosura me Shqipërinë do të jenë një avantazh për të dy palët, do t’i shërbejnë forcimit të lidhjeve dhe miqësisë midis tyre, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar…”, thekson portali zyrtar o përfaqësisë diplomatike të Shqipërisë në Vatikan. 

Ndonëse marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit e Shqipërisë kanë një histori më të hershme shekullore — që para periudhës së diktaturës komuniste — ishte pikërisht qeveria komuniste e Tiranës ajo që ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin, me dëbimin e legatit apostolik, imzot Leone Nigris, si person të “padëshirueshëm”, më 24 maj të vitit 1945 – kur edhe filloi martirizimi i Kishës Katolike shqiptare due persekutimi i klerikëve të saj nga regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës.

Ndërkaq, javën  që kaloi, në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndёrmjet Selisë së Shenjtë e Shqipërisë, në emër të Kishës Katolike të Shqipërisë, u shpreh Imzot Gjergj Meta, Sekretar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe ipeshkëv i Rrëshenit, me një deklaratë për Radio Vatikanin, në të cilën nënvijoi hapat drejt forcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan — përfshir vizitat e dy papëve në Shqipëri, Gjon Palit të II më 1993 dhe Papa Françeskut më 2014 — por ai nuk anashkaloi as problemet që duhen zgjidhur në marrëdhëniet midis dy vendeve në këtë 30-vjetor, përfshir edhe mungesën e një ambasadori fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan, bosh ç’prej vitit 2013.  

Me këtë rast, Imzot Gjergj Meta foli pozitivisht, por edhe realisht për ecurinë e marrëdhënieve këto 30-vjetë post-komunizëm midis Tiranës zyrtare dhe Vatikanit.

“Shqipëria dhe Vatikani kanë pasur gjithmonë një raport të mirë, një raport strategjik me njëri tjetrin.  Dhe kjo qysh nga lashtësia, qysh nga kohët e hershme”, tha ai, për Radio Vatikanin.  Imzot Gjergj Meta u shpreh se gjatë historisë ka pasur shumë momente dhe ngjarje historike të marrëdhënjeve Shqipëri-Vatikan, por klima që ekziston, marrëveshjet që janë arritur, përfshir ato juridike dhe ndërkombëtare, por edhe ato të brendshme, theksoi Imzot Meta, kanë qenë të një niveli shumë të mirë dhe të rëndësishme për Shqipërinë dhe për Kishën Katolike.  “Dihet se shteti dhe populli shqiptar kanë tek Vatikani një partner të vazhdueshëm, një aleat të vazhdueshëm, edhe për aspiratën e tij për integrimin evropian, për zbatimin e të drejtave të njeriut, e kështu me rradhë. Mund të themi se në këto vite shkëmbimet e ndryshme që kanë ndodhur, e kanë pasuruar marrëdhënien midis dy vendeve”, vlerësoi ai.    

Ndër çeshtjet problematike që mbeten midis dy palëve, i përndershmi Gjergj Meta përmendi mos pasjen e vazhdueshme prej 8 vitesh të një ambasadori fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan: “Sigurisht se duhet thënë se mungesa e një ambasadori të Shqipërisë në Vatikan qysh prej vitit 2013 nuk është një gjë që na bën fort nder ne si shtet, duke qenë se Vatikani, vazhdimisht, ka sjellë ambasadorë në Shqipëri dhe ne prej disa vitesh pra nuk kemi ambasador në (Vatikan). Jam i sigurt se po të kërkohet dhe po të kihet vullneti i mirë, mendoj se mund të gjëndet një zgjidhje e kënaqshme për të dy shtetet, por që është edhe përfaqsuese e denjë për shtetin tonë, një zgjidhje e kënaqshme për të gjithë ne”, ka theksuar përfaqsuesi i lartë i Kishës Katolike Shqiptare.

Një çeshtje tjetër, që sipas Imzot Gjergj Metës, shqetëson Kishën Katolike Shqiptare (por besoj edhe komunitetet e tjera fetare në Shqipëri – shënim i autorit), është çështja e pronave të tyre të konfiskuara nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.  Ky, “mbetet ende një problem i pazgjidhur — çeshtja e këthimit të pronave Kishës Katolike, prona të konfiskuara gjatë regjimit komunist. Gjatë këtyre 30-viteve ka munguar vullneti për të gjetur në zgjidhje edhe për ato prona që ka pasur Kisha”, është ankuar Imzot Gjergj Meta.  Ai shtoi se këto janë prona që nuk janë një qëllim në vetvete, se sa një mundësi që do t’i lejonin Kishës Katolike të kishte një autonomi të veten për të kryer ato veprimtari që janë në të mirë të popullësisë, në të mirë të vendit, qoftë veprat e bamirësisë, qoftë shkollat që ka në administrim, universiteti katolik e tjerë.

Megjithë këto çeshtje të pazgjidhura, Imzot Gjergj Meta u shpreh optimist për zgjidhjen e tyre, duke thënë se, “Mendoj se edhe këtu, nepërmjet atyre zgjidhjeve ligjore që ofron edhe vet marrëveshja Vatikan-Shqipëri, si për shembull krijimi i komisioneve ad hoc për çeshtje të veçanta. Do të ndihmonte shumë për zgjidhjen e këtyre ngërçeve, të cilat nganjiherë duket se i bejnë hije marrëdhënieve të mira Vatikan-Shqipëri”.   

Më në fund, Sekretari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë dhe ipeshkëv i Rrëshenit, i vlerësoi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Vatikanit në programin e Radio Vatikanin në gjuhën shqipe: “E them me bindje se këto marrëdhënie janë në nivelin më të mirë të përzemërsisë dhe të ndihmës reciproke të dy shteteve, me njëri tjetrin. Sigurisht, se duhet thënë se marrëdhëniet Vatikan – Shqipëri kanë shprehjen e vet më të mirë në angazhimin e katolikëve në jetën e shoqërisë shqiptare. Katolikët si pjesë themeltare e historisë së Shqipërisë, e shtetit shqiptar, e institucioneve shqiptare, e jetës shoqërore të përditëshme, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në trasnformimin e shoqërisë, të frymëzuar nga ato parime që vijnë nga jeta shpirtërore, nga ato parime që vijnë nga tradita e krishterë e cila ka elementë, ka shumë gjëra për të thenë e për të kontribuar në arritjen e mëtejshme të demokratizmit të vendit, në rritjen e mëtejshme të cilësisë së jetesës dhe të një shoqërie ku ka vend për të gjithë.  Katolikët në Shqipëri kanë qenë mjaft aktivë në dialogun ndërfetar, në punë të ndryshme, në ndihmat dhënë familjeve në nevojë, qoftë në kohën e pandemisë, qoftë në kohë edhe më të vështira”, ka thenë Imzot Gjergj Meta në deklaratën e tij për Radio Vatikanin, duke uruar, njëkohësisht, në këtë  30-vjetor të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan, që këto, ”marrëdhënie të vazhdojnë të jenë të mira, të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme midis shtetit shqiptar dhe Vatikanit, sigurisht në të mirë të gjithë njerëzve, në të mirë të komunitetit katolik, në të mirë të shtetit shqiptar por edhe në të mirë të Selisë së Shenjtë”, ka përfunduar deklaratën e tij Imzot Gjergj Meta me rastin e 30-vjetorit të lidhjeve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Vatikanit.

Zakonisht, mungesa e një ambasadori fuqiplotë në një vend, sidomos për një periudhë kaq të gjatë si në këtë rast – prej 8 vitesh – tregon se shteti që nuk ka një ambasador fuqiplot në një shtet të caktuar – siç është rasti i Shqipërisë me Vatikanin – duhet të jetë i pakënaqur për diçka me vendin pritës, me politikat e tija, me sjelljet ose diçka tjetër. Ndërkohë, Ambasada e Shqipërisë pranë Vatikanit është e hapur dhe vazhdon veprimtarinë – por nuk është njësoj pa ambasador — ndërsa drejtohet nga një e ngarkuar me punë, në këtë 30-vjetor të marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan.

Atëherë, ku qëndron problemi? Kush e pengon dhe PSE emërimin e një ambasadori të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan?  Nëqoftse marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Vatikanit vazhdojnë të jenë, jo vetëm të mira, por të “shkëlqyeshme”, sipas Imzot Gjergj Metës, PSE vazhdon të jetë bosh karriga e Ambasadorit fuqiplotë të Shqipërisë në Vatikan – për 8 vjet tani?!  Dikush në qarqet e politikës shtetërore, qeveritare e diplomatike në Tiranë duhet ta dijë se PSE mungon ambasadori fuqiplot i Shqipërisë në Vatikan – dhe kush e pengon emërimin e një ambasadori atje.  Një pyetje që kërkon përgjigje nga autoritetet shqiptare në këtë 30-vjetor të vendosjes së marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Vatikanit.

Frank Shkreli

30-vjetori i marrëdhënieve Seli e Shenjtë - Shqipëri
A person holding a flag

Description automatically generated with medium confidence

“Nënë Tereza është bijë e madhe e këtyre trojeve. Paqe në shtëpitë tuaja”, kështu është lutur Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 2014 – vizita e parë e tij si udhëheqës i Kishës Katolike në një vend të Evropës.   Me atë rast, nga sheshi Nënë Tereza në Tiranë, mes tjerash, Papa u është drejtuar shqiptarëve me fjalët: “Erdha për t’iu inkurajuar që të rritet shpresa brenda dhe mes jush. Uroj që shqiponja që keni në flamurin tuaj, të mbajë gjithmonë shpresën te Zoti që nuk zhgënjen, e qëndron pranë në momente të vështira”.

Bandiera albanese e bandiera città del Vaticano

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Frank shkreli, VATIKANI DHE “SHQIPNIA”

Cristiano Ronaldo përuron ëndrrën e kthimit te Man Utd

September 12, 2021 by s p

Albano Kolonjari


Gjithçka dukej si dikur, sikur asgjë të mos kishte ndryshuar, sikur Ai, të mos kishte qenë kurrë larg. Cristiano Ronaldo shënoi përsëri. Manchester United fitoi përsëri,  me golat e tij. Tifozët u gëzuan përsëri. Ai ishte në shtëpi, më në fund, ishte rikthyer në shtëpinë e tij, aty ku shumë vite me parë kishte marrë rrugë udhëtimi të tij prej ylli në futboll. Tifozët e Manchester United, në Old Trafford e kishin të vështirë të gjenin një biletë. Për ata që gjetën ishte një kënaqësi e vecantë. Ai Kristiano Ronaldo do të zbriste sërisht në fushë me bluzën e Manchester United. Gjatë tetë viteve të fundit ata që ishin shumë të vegjel janë rritur me tregimet mbi të, ata që e kanë parë në stadium, tashmë janë me fat të rishikojnë idhullin e tyre. Askush nuk ka qenë në gjendje ta bëjë Manchester United në Old Trafford, të ndihet përsëri i paepur sic e ka bërë Kristiano Ronaldo. Asnjëherë nuk është e lehtë të kthejmë orën dhe të rikrijomë momente magjike- prandaj dhe ata të vjterit  thonë se kurrë mos u kthe mbrapa- por karriera e futbollit të Cristiano Ronaldos gjithmonë ka sfiduar logjikën, dduke bërë një kthim spektakolar në Manchester United me dy gola në fitoren 4-1 kundër Newcastle United. Dy gola të cilat erdhën 18 vjet pas golit të parë të shënuar në Old Trafford për Manchester United (2012-2013). “Ishte një moment i pabesueshëm. Isha shumë nervoz dhe po mendoja mbrëmë se doja të luaja mirë dhe të tregoja se isha ende i aftë të ndihmoja ekipin. Ky klub është i pabesueshëm dhe unë jam shumë krenar. Unë do të jap gjithçka për t’i bërë ata krenarë për mua “, u shpreh Kristiano Ronaldo. Kjo ishte ndeshja e parë i Ronaldos për klubin e Manchester United  që nga transferimi i tij prej 28 milionë dollarësh nga Juventusi në gusht të këj viti.  Por jo c’do gjë ka qënë e lehtë për Ronaldon në këtë ndeshje. Një pankartë me fjalët “#Besoni Kathryn Mayorga” – me emrin e gruas që akuzoi Ronaldon për përdhunim u shfaq në stadium. Mayorga tha se ajo ishte përdhunuar në një dhomë hoteli në Las Vegas në 2009, por në atë kohë nuk zbuloi emrin e kujt ishte përdhunuar, por vite më vonë ajo akuzoi Ronaldon. Gjthsesi kjo nuk ja prishi festën Ronaldos që vazhdon të vendosë rekorde të cilat do të jenë të vështirë të thyen. Tek Manchester United, pas gjashtë vitesh Ronaldo u largua duke shënuar 118 herë dhe dukeluajtur 292 ndeshje. Tek Real Madridi është vendi ku Ronaldo  shënoi  450 gola në 438 ndeshje. Dhe në tre vitet e tij tek Juventus, ai goditi rrjetën 101 herë të tjera në 134 ndeshje. Me dy golat e shënuar në ndeshjen e tij të rikthimit me  Ronaldo ka shënuar 676 gola në 895 paraqitje në klub – si dhe 229 asistime, duke qënë golashënuesi më i mirë i të gjithë kohrave në historinë e futbollit. 

Filed Under: Sport

Kirurgu shqiptaro-amerikan, Rifat Latifi, shkencëtari që synon ndërrimin e faqes së Kirurgjisë në Kosovë

September 12, 2021 by s p

INTERVISTE DHENE GAZETES TELEGRAF NE KOSOVE-PER GAZETAREN LUMTURIJE BEKAJ

DERGOI PER BOTIM NE GAZETEN DIELLI DR.RIFAT LATIFI

Ndërtimi, funksionalizimi, përgatitja dhe ngritja e kuadrove shkencore, dhe administrative të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, është synimi kryesor i kryetarit themelues të këtij Kolegji, Rifat Latifit, kirurg i njohur në Shtetet e bashkuara të Amerikës, dhe i cili në komunitetin shqiptar si dhe komunitetin e Telemjekësisë në mbarë botën, njihet si një nga autoritetet botërore në Telemjekësi.

Me krijimin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, të parin në Ballkan,  Latifi në një intervistë për Telegrafin tha se “me këtë mund të ndërrojmë faqen e Kirurgjisë së Kosovës, dhe të mjekësisë përgjithësisht, ngase Kirurgjia është “Mbretëresha e Mjekësisë”.

Sa i përket pandemisë COVID-19, dhe varianteve të ndryshme të virusit, Latifi thotë se varianti Delta paraqet një sfidë serioze për kontrollin e pandemisë COVID-19 në SHBA, dhe në mbarë botën. Por, siç tha ai vaksinat janë e vetmja rrugë përpara që do të ruajë infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe ekonominë, dhe përfundimisht do të përmbajnë dhe kontrollojnë pandeminë.

Rifat Latifi ka folur edhe për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

“Nëse nuk ke mjete materiale, nëse nuk ke infrastrukturë adekuate, atëherë mund të bëhet vetëm me ato mjete që ke në dorë. Gjithë popullsia duhet kuptuar bindshëm se kjo është shumë serioze, se duhet të vaksinohen, dhe duhet tu përmbahen rregullave në fuqi”, tha ndër të tjera ai në intervistën për Telegrafin.

Duke folur për Kongresin PAN Shqiptaro-Amerikan ku është edhe anëtar i bordit, dr. Latifi thekoi se ky Kongres është një tentim i riaktivizimit të rindërtimit të lobit Shqiptaro-Amerikan, dhe për këtë komuniteti shqiptaro-amerikan duhet të punoj shumë, që të arrijmë edhe një çerek të asaj, që Liga Shqiptare dhe lobi shqiptar ka bërë në të kaluarën.

Por kush është dr. Rifat Latifi?! Ai është profesor dhe Kryeshef i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të New Yorkut (New York Medical College), Shkolla e Mjekësisë, Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë, dhe Shef i Kirurgjisë së Përgjithshme në Qendrën Mjekësore Westchester në Valhalla, New York. Më parë ai ishte në Universitetin e Virgjines në Virginia, në Universitetin e Arizonës, Tucson dhe Doha të Katarit. Ai është anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve dhe Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve, dhe Kryetar themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, që nga dhjetori i vitit 2018. Gjatë dy mandateve, ai ka qenë edhe kryetar i Kolegjit të Kirurgeve të Shtetit të Arizonës.

Dr Latifi është një mishërim i kirurgut akademik: klinicist dhe mentor i shume kirurgëve të rinj në SHBA, në Kosovë, Shqipëri dhe shumë vende të botës. Ai është autor dhe bashkautor i mbi 350 punimeve shkencore dhe kapituj librash, dhe ka shkruar/redaktuar 20 libra në lëmi të ndryshme në fushën e Kirurgjisë, dhe Telemjekësisë, Nutricionit të të sëmurëve e fusha tjera. Përveç kësaj,  ai shërben në bordet redaktuese të shumë revistave ndërkombëtare kirurgjikale, dhe është redaktues për revistën Hernia dhe European Journal of Trauma and Emergency Surgery. Së fundmi, ai është kryeredaktor i Revistës së Kirurgjisë të Kosovës, që botohet në gjuhën anglishte.

Ai është anëtar i një numri të madh organizatash të shumta kirurgjikale shtetërore (në Amerikë), kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Shoqatën Amerikane të Kirurgjisë, shoqata më prestigjioze kirurgjikale në botë.

Në këtë intervistë, dr. Latifi bëri të ditur edhe mbajtjen e Kongresit të Parë Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në mënyrë  hibride (për shkak të eskalimit të gjendjes së Covid-19) me 23-26 shtator.

Telegrafi: Cilat janë interesat Klinike dhe Hulumtimeve Shkencore të Dr. Latifit?nga TaboolaRekomanduarMund t’ju interesojnëDon’t play this game if you are under 40 years oldRaid Shadow LegendsNew Senior Apartments in Waltham (Take A Look At The Prices)Senior Living | Search AdsThe genius shopping trick every Prime Member should knowCapital One Shopping

Dr. Rifat Latifi: Kam interesa të ndryshme dhe të gjëra klinike dhe kërkimore, në shkencën e kirurgjisë, por më së shumti kam interes në kirurgjinë komplekse rioperative, traumat komplekse dhe kirurgji të përgjithshme, kujdes kritik kirurgjik dhe reamacionit, vendimmarrje kirurgjikale dhe kirurgji gjeriatrike, telemjekësi dhe ushqimin e të sëmurëve kirurgjik dhe pacientëve të sëmurë rëndë. Interesi im kryesor klinik dhe kërkimor për 10 vitet e fundit, megjithatë, është rindërtimi i murit të barkut për herni komplekse, sidomos në pacientët me cirrozë dhe pas traumave e katastrofave kirurgjike intraabdominale. Jam autor i dy botimeve të Kirurgjisë komplekse të murit të barkut dhe studiues i thellë i procesit se si kirurget marrin vendime  të komplikuara edhe atëherë, kur nuk ka shumë kohë të merret vendimi. Tash po punoj në edicionin e 2 –të, të librit mbi ‘Vendimi Kirurgjik’. https://www.amazon.com/s?k=Rifat+Latifi&ref=nb_sb_noss

Telegrafi: Çfarë punon dhe për çfarë njihet dr. Latifi?

Dr. Rifat Latifi: Së pari jam kirurg i thjesht, modest, pa mendjemadhësi. Po ashtu, jam drejtor në Departamentin e Kirurgjisë në Westchester Medical Center Health Network, profesor dhe kryeshef i Departamentit të Kirurgjisë në New York Medical College, në Valhalla, NY,  një nga Fakultetet më të vjetra të Mjekësisë në SHBA (krijuar me 1861), që nga viti 2016 kur u transferova nga Universiteti i Arizonës, Tucson, Arizona. Departamentin e Kirurgjisë, që unë udhëheq, është në rrjetin e dhjetë spitaleve. Me gjithë këto, unë dhe jam kirurg aktiv me praktikë shumë të ngarkuar, bëjë operacione të hapura, laparaskopike dhe së fundi edhe kirurgji robotike.

Kam lindur në Kllodernicë të Drenicës, kam përfunduar fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, dhe gjatë studimeve kam qenë gazetar aktiv. Pas shkuarjes në SHBA, është marrë me hulumtime shkencore për disa vite, e pastaj ka filluar specializimin në Klinikën e njohur të Klevelandit, në Ohajo. Kam përfunduar specializimin në Kirurgjinë e Përgjithshme në  Universitetit  e Yale-s dhe specializimin e  dytë në traumë dhe Kujdesin Intensiv Kirurgjik në Spitalin Lincoln, Kolegji Mjekësor i New Yorkut, në Bronx. Në komunitetin shqiptar si dhe komunitetin e Telemjekësisë në mbarë botën, ai njihet si një nga autoritetet botërore në Telemjekësi dhe Teleshndetësi.

Për më tepër, jam i përkushtuar me pasion në Kirurgjinë Globale dhe Telemjekësisë Ndërkombëtare, si platforma për rindërtimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor në botën në zhvillim dhe vendet pas konfliktit. Jam autor i tre programe kombëtare të Telemjekësisë në  botë: Kosovë, Shqipëri, dhe Cabo Verde (Afrikë), për të cilat ka marrë çmimin nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve/Pfizer International Surgical Volunteerism në vitin 2015. Për më tepër, kam krijuar programin e parë të Teletraumës dhe Teleprezencës në Arizona, e cila u shërbente banorëve përgjatë kufirit SHBA-Meksikë. Për këto dhe për programin e Telemjekësisë në Kosovë, kam marrë se “Çmimin e Arritjes së Shekullit 21 për Shëndetin” nga Programi Computerworld dhe “Çmimi Ndërkombëtar për Promovimin e Shëndetit” nga Komisioni i Akreditimit të Shqyrtimit të Shfrytëzimit (URAC).

Në vitin 2017, jam nderua me “Mjekët e Dalluar” të Qarkut Westchester në New York, “Çmimi nuk ka tokë shumë larg” nga Westchester Business Journal në Westchester, New York dhe Top Doctors në 2020. Përveç kësaj, kam edhe “Certifikata e Mirënjohjes”, nga Shtabi i NATO -s, Brukseli për Përkushtim dhe Punë të Shkëlqyer për Sistemin Shumëkombësh te Telemjekësisë ku kam qenë klinicist pyetësor. Që nga viti 2006, kam marrë pjesë si kirurg vullnetar në Filipine, dhe shërbej në Komitetin e Kolegjit te Kirurgeve Amerikan për Angazhimin Global. Aktualisht, shërbej si zëvendës President dhe delegat i shtetit të New Yorkut në Kolegjin Ndërkombëtar të Kirurgëve, Kapitulli i SHBA.

Telegrafi: Ishte kjo rrugë e vështirë?

Dr. Rifat Latifi: Rruga ishte shumë e vështirë, por do ta bëja edhe njëqind herë, po të duhej, ngase vetëm me punë dhe përkushtim të madh njeriu arrin atë që e dëshiron dhe e arsyeton të jesh gjallë. Personalisht, unë kam pasur fat shumë të madh gjatë gjithë jetës, që nga familja, fshati dhe vendi ku kam lindur, e deri në shtegtimet rreth e rreth botës.

Telegrafi: Por, çka ju preokupon sot, dhe çfarë synimi keni për të ardhmen?

Dr. Rifat Latifi: Ndërtimi dhe funksionalizimi, përgatitja dhe ngritja e kuadrove shkencore, dhe administrative të Kolegjit të Kirurgeve të Kosovës, që do t’ia kthej autoritetin dhe besimin Kirurgëve, besimin që një herë e patën, do të jenë preokupimi kryesor për dhjetë vitet e ardhshme të mija. Nëse unë e kam pasur fatin me 14 udhëheqësit e Shoqatave Kirurgjike të Kosovës, ta krijojmë Kolegjin e Kirurgëve, të parin në Ballkan, dhe në Evropën Lindore, dhe ata të më besojnë të jam në krye të këtij grupi të jashtëzakonshëm të Kirurgëve të Kosovës, atëherë unë do bëjë gjithë atë që mundem, por edhe te pamundshmen, në mënyrë që t’ia ndërrojmë faqen Kirurgjisë së Kosovës, ngase Kirurgjia është “Mbretëresha e Mjekësisë”.

Kirurgjia është dhe duhet të jetë prioritet kombëtar i çdo populli, i çdo shteti, është prioritet njerëzor. Një e treta e vdekjeve në botë, ngjajnë për shkak të mungesës ose kualitetit të dobët kirurgjik ose të pamundësisë që të behet fare operacioni. Nuk mund të ketë një spital modern pa kirurgji moderne; nuk mund të ketë një sistem modern shëndetësor pa kirurgji moderne dhe të avancuar. Nuk mund të ketë një departament modern të kirurgjisë, pa kirurgë individualë të  përgatitur për të udhëhequr modernizimin e këtij procesi, që përfundimisht krijon sistemin shëndetësor. Së fundmi, nuk ka mjekësi të avancuar, pa siguri të pacientit dhe pa shërbime klinike kirurgjikale me cilësi të lartë, që e bëjnë një departament modern të kirurgjisë dhe një spital modern.

Këto janë prioritet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe këto janë çështje që më mbajnë zgjuar natën, por me forcë, punë e vullnet nuk do të ndalemi në këtë proces.

Me rëndësi është, ne të vendosim themelet e Kolegjit të Kosovës, themele të forta administrative, ligjore, akademike dhe t’ia kthejmë  autoritetin kirurgut të Kosovës, dhe përkrahim ata si një nga vlerat e rëndësishme dhe pasuri kombëtare, për ngritjen e të cilëve shoqëria dhe shteti i Kosovës ka dhënë shumë. Kur kanë vdekur profesor Sami Haxhibeqiri,  profesor Gazmend Shaqiri, e të tjerë, Kosova është dashur të shpallë ditë zie. Të gjithë kirurgëve, ju duhet dhjetëra vite të përgatiten, që të jenë të suksesshëm dhe të bëjnë atë, që shumica nuk mund as ta marrin me mend, andaj duhet të trajtohen dhe të sillen si të tillë.

Telegrafi: Si mund te arrihet ky vizion?

Dr. Rifat Latifi: Unë gjithmonë e shoh anën pozitive dhe shoh mundësi të reja, andaj ndonëse kjo është një gjendje e palakmueshme dhe në fakt shumë e keqe, megjithatë, paraqet një mundësi të madhe  kolektive të zhvillimit dhe implementimit të strategjisë 100 vjeçare shkencore në kirurgji. Ne kemi nevojë të madhe për këtë strategji, për të cilën duhet përkushtim shtetëror, gjithë publik, dhe individual. Por, ne kirurgët nuk duhet të presim se diçka e jashtëzakonshme do të na bie ose nga qielli, ose nga ndonjë organizatë ndërkombëtare bamirëse ose fitimprurëse, ose do të vije nga vet Parlamenti i Kosovës.

Ne duhet të kemi idetë tona, guximin tonë, vendosmërinë tonë dhe përkushtimin individual e kolektiv, që të ndërrojmë këtë gjendje, sipas eksperiencës Amerikane dhe vendeve tjera.

Ne duhet të krijojmë programe afatgjate, jo njëvjeçare, jo katër vjeçare, jo për një mandat të një apo një partie tjetër politike në fuqi, por programe 100 vjeçare kombëtare. Këto programe duhet të jenë të strukturuara dhe afatgjate, por nuk do se ato programe  duhet shkruar në një gurë, por të gatshme të modelohen dhe gdhenden sipas zhvillimeve shkencore. Vetëm avancimet shkencore, duhet të jenë fener i rrugës tonë shkencore, e jo të ndërrohen drejtimet dhe shkatërrohen arritjet, sa herë që ndërrohen qeveritë, sa here që ndërrohen ministrat, sa here që ndërrohen koalicionet politike. Këto programe duhet të udhëhiqen dhe krijohen nga strategjitë shkencore, atyre që ia donë të mirën Kosovës, dhe që kanë aftësitë profesionale të shohin përtej kaptinave kohore të shkurta. Shkenca dhe mjekësia, duhet të bëhen prioritet kryesor i secilës qeveri dhe shtetit të Kosovës. Ne duhet të investojmë në përgatitjet e kuadrove që do të na udhëheqin strategjinë 100 vjeçare. Për zhvillimin shkencor të kirurgjisë, ne vet kirurgët duhet ta bëjmë punën tonë, por si pjesë  dhe partner serioz integrues  dhe transparent i zhvillimit të përgjithshëm të Kosovës.

Telegrafi: Cilat janë detyrat momentale dhe afatgjate të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës?

Dr. Rifat Latifi: Kolegji i Kirurgëve të Kosovës (KKK), është ombrellë e shoqatave të Kirurgëve të Kosovës dhe organizatë e të gjithë kirurgëve jashtë Kosovës. Programet afatgjate janë këto:

  1. Të krijojmë infrastrukturën e qëndrueshme të lidershipit, mbështetjen profesionale dhe mjedisin hapësinor, teknologjik dhe administrativ optimal për të drejtuar aktivitetet e KKK.
  2. Të botojmë Revistën Kirurgjisë së Kosovës ( Kosova Journal of Surgery) si revistë zyrtare e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, një revistë që në 5-7 vjet të citohet në PubMed, SCOPUS dhe motorë të tjerë kërkues; dhe Buletinin e KKK duke filluar nga viti i ardhshëm.
  3. Të krijojmë procesin vetanak të vlerësimit të studimeve dhe kërkimeve shkencore dhe kapaciteteve editoriale, përmes programeve të strukturuara edukative.
  4. Të ndërtojmë një Qendër Klinike të Kërkimeve Shkencore në Kosovë me ambiente dhe kapacitete akademike njerëzore shumë disiplinor.
  5. Ta bëjmë Kolegjin, ashtu sikurse Kolegji Amerikan, instrument për akreditimin e kualitetit të shërbimeve kirurgjike në të gjitha spitalet për disiplina të ndryshme kirurgjikale si trauma, onkologjia, kirurgjia vaskulare dhe programe të tjera të ardhshme, sikurse transplantimi dhe të tjera për Ministrinë e Shëndetësisë.
  6. Të vendosim programet dhe kapacitetet e evokimit për të përfaqësuar KKK-në, në agjencitë qeveritare, dhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
  7. Të krijojmë programe edukative për të mbështetur pacientët dhe familjet me sëmundje kirurgjikale për të ngritur vetëdijen shëndetësore.
  8. Të krijojmë shërbimet e ngritjes së cilësisë dhe Programet e Kualitetit dhe Sigurisë së Pacientëve në të gjitha disiplinat kirurgjikale, në mënyrë që të përmirësohet cilësia e kujdesit, bazuar në kualitetin e shërbimeve të propozuara dhe akredituara nga Kolegji Amerikan i Kirurgëve, dhe për të përmirësuar programet dhe sigurinë e pacientit;
  9. Departamentet e ndryshme të Kirurgjisë të mbahen përgjegjës për përgatitjen e kirurgëve dhe mësimin e vazhdueshëm të tyre, si dhe ri-vlerësimi i aftësive dhe eksperiencës kirurgjike pas diplomimit të kirurgëve.
  10. Të organizojmë dhe fuqizojmë punën e Kolegjit, përmes rreth komisioneve shkencore dhe autoritative, që do të jenë përgjegjës për punën e kirurgëve, por edhe akreditimin e spitaleve për shërbime të caktuara kirurgjike.

Telegrafi: Përpos punës profesionale, jeni edhe anëtar i bordit të Kongresit PAN Shqiptaro-Amerikan. Formimi i këtij Kongresi, a mund të quhet riaktivizim i lobit shqiptaro-amerikan? 

Dr. Rifat Latifi: Gjithsesi, është një tentim i riaktivizimit të rindërtimit të lobit Shqiptaro-Amerikan. Neve, na duhet shumë punë që të arrijmë edhe një çerek të asaj, që Liga Shqiptare dhe lobi shqiptar ka bërë në të kaluarën. Fatkeqësisht, në 20 vitet e fundit, në vend që të forcohet dhe masivizohet ky lob, është shkatërruar, ngase është politizuar nga Prishtina dhe është përçarë në grupe të vogla. Kur ka mbaruar lufta fizike në Kosovë, ne komuniteti shqiptar me ndihmën e udhëheqësve të Kosovës, është dashur të fillojmë luftën e re, luftën për ndërtimin e ligjit dhe themeleve të shtetit të ri, luftën për kuadrot e reja, dhe luftën për të mbajtur afër ata që i patëm dhe për të zgjeruar rrjetin e miqve tanë Amerikan.

Lobi dhe udhëheqësit, dhe po ashtu gjithë pjesëmarrësit e lobit, janë harruar nga Kosova, dhe kështu është shkatërruar një pasuri dhe forcë e jashtëzakonshme e Kosovës në Amerikë. Tash, duhet edhe një herë të fillojmë këtë luftë të re, se Kosova nuk është jashtë krize, liria nuk është e plotë, zhvillimi është gjysmë dhe në proces, ndërsa truri intelektual i Kosovës, po e lënë Kosovën për Gjermani e vende tjera.

Telegrafi: Bota që një kohë të gjatë po përballet me pandeminë Coronavirus apo COVID-19. Ka disa lloje të vaksinave që janë në përdorim, por prapë virusi ka depërtuar në përmasa të mëdha tek njerëzit. Është bërë sa duhet në këtë drejtim, dhe si e shihni situatën jo vetëm në SHBA, por globalisht?

Dr. Rifat Latifi: Sipas revistës shumë autoritative në SHBA, JAMA (Journal of Medical Association) varianti Delta, i identifikuar për herë të parë në Indi në dhjetor 2020, u përhap me shpejtësi në gjithë vendin  kryesisht tek ata të pavaksinuar dhe shkaktoi një numër masiv të rasteve, shtrime në spital dhe vdekje. Në Angli, varianti Delta, gjithashtu u përhap me shpejtësi pavarësisht mbulimit të lartë të vaksinimit, megjithëse pati një rritje shumë më të ngadaltë të shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Disa ekspertë të shëndetit publik, kanë spekuluar se kjo përhapje e shpejtë u shpjegua të paktën pjesërisht me vendimin e vendit për të vonuar dozat e dyta të vaksinës.

Në SHBA, varianti Delta u identifikua për herë të parë në Mars 2021. Që atëherë, Delta është bërë varianti mbizotërues në SHBA dhe ka shkaktuar një valë të gjerë infeksionesh të reja, veçanërisht në vendet ku normat e vaksinimit të komunitetit janë të ulëta. Në fakt, përhapja e Delta është kryesisht një pasqyrim i mbulimit të pabarabartë të vaksinimit në SHBA, me një numër shumë më të madh të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve midis shteteve me norma të ulëta vaksinimi dhe masa të kufizuara të zbutjes së shëndetit publik.

Varianti Delta është shumë i transmetueshëm, vlerësohet të jetë rreth 60% më i transmetueshëm se varianti Alpha, dhe CDC ka sugjeruar shkallën e lartë të riprodhimit.

Telegrafi: Si e vlerësoni menaxhimin e kësaj situate nga institucionet e Kosovës?

Dr. Rifat Latifi: Institucionet mjekësore të Kosovës, kanë bërë atë që kanë mundur në kohën kur kanë mundur. Është lehtë për neve qe jemi jashtë të kritikojmë një ose një vend tjetër, por nëse nuk ke mjete materiale, nëse nuk ke infrastrukturë adekuate, atëherë mund të bëhet vetëm atë që mund të bëhet, me ato mjete që ke në dorë. Gjithë popullsia duhet kuptuar bindshëm se kjo është shumë serioze, se duhet të vaksinohen, dhe duhet tu përmbahen rregullave në fuqi.

Telegrafi: Sa janë të mbrojtur njerëzit nga marrja e vaksinave, sa mund të jetë kohëzgjatja e saj, dhe a ka vend për dyshime për efekte anësore të shëndetit?

Dr. Rifat Latifi: Varianti Delta paraqet një sfidë serioze për kontrollin e pandemisë COVID-19 në SHBA, dhe në mbarë botën. Përgjigja efektive ndaj këtij varianti të frikshëm do të kërkojë një përgjigje të bazuar në prova që, për fat të keq, nuk ka qenë rasti për shumë shtete të botes. Vaksinat janë e vetmja rrugë përpara që do të ruajë infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe ekonominë, dhe përfundimisht do të përmbajnë dhe kontrollojnë pandeminë.

Rritja e përfshirjes të marrin vaksinat në mesin e popullatave që hezitojnë t’i marrë vaksinat, do të kërkojë pjesëmarrje të plotë dhe angazhim të plotë nga të gjithë, përfshirë zyrtarët qeveritarë, mjekët, praktikuesit e shëndetit publik dhe anëtarët e komunitetit. Zyrtarët e zgjedhur dhe politik-bërësit e tjerë, mund të bëjnë pjesën e tyre tani duke i dhënë mbështetje të fortë strategjive të vaksinimit dhe zbutjes së shëndetit publik. Ne nuk e dimë,  se sa zgjatë imuniteti pas vaksinës, dhe është shumë e mundur që vaksina duhet të përsëritet, sikurse edhe vaksina e gripit që ne e marrim për çdo vjet.

Telegrafi: Prof. dr. Latifi, cili është mesazhi juaj për të rinj të cilët synojnë rrugën e suksesit?

Dr. Rifat Latifi: : Duhet punuar 26 orë në ditë, duke ia marrë dy orë ditës që vjen, dhe mos humb as një sekondë duke mos bërë asgjë. /Telegrafi/Lumturije Bekaj/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Dr. Rifat Latifi, kosova, Lumturije Bekaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2845
  • 2846
  • 2847
  • 2848
  • 2849
  • …
  • 2925
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT