• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHKOI NË AMSHIM “PAPA I SHQIPTARËVE”

April 21, 2025 by s p

PAPA FRANÇESKU NDËRROI JETË TË HËNEN E PASHKËVE 

“Shqiponjat fluturojnë lartë, por kthehen në folenë e tyre” (Papa Françesku)

Nga Frank Shkreli  

A person in a white robe and a person in a red robe

AI-generated content may be incorrect.

Papa Françesku ndërroi jetë mengjesin e ditës së Hënë të Pashkëve – shkoi nga kjo botë, “Papa i popullit”, (The people’s Pope), siç njihej anë e mbanë botës. Por ishte veçanërisht edhe Papa i Kombit shqiptar – i shqiptarëve kudo. Si një simbol tepër domethënës për të treguar këtë dashuri të posaçme për Kombin shqiptar, Papa Françesku, pak mbasi ishte zgjedhur udhëheqës i Kishës Universale Katolike, kishte vendosur të vizitonte Shqipërinë –vendin e parë evropian – pasi ishte zgjedhur zevëndës i Shën Pjetrit. “Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh, që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kanë dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes. Ju falënderoj që më ftuat ta vizitoj atdheun tuaj, “tokën e shqiponjave”, si edhe për pritjen tuaj kremtore”.

Para se të shkelte në tokën shqiptare, Papa Françesku kishte njoftuaar botën se kishte pranuar ftesën e Kishës Katolike Shqiptare dhe të udhëheqësve politikë të vendit, se me 21 shtator, 2014 do bënte vizitën e tij të parë në Shqipëri dhe të parën vizitë si udhëheqës i Kishës Katolike në kontinentin evropian.  Para mijëra pelegrinëve në Vatikan, Papa qe shprehur se po shkonte në Shqipëri me qëllim “për të inkurajuar pakicën katolike në atë vend, si edhe popullin shqiptar në përgjithësi, i cili ka vuajtur shumë dhe për një kohë të gjatë, si pasojë e ideologjive të kaluara, nën një diktaturë komuniste, e cila e shtypi dhe e izoloi popullin shqiptar nga bota, për pothuaj një gjysmë shekulli”.  Ndërkohë që një zëdhënës i Vatikanit ka theksuar për gazetarët se vizita e parë e Papës në Europë, po bëhej në një vend me një histori persekutimesh shoqërore dhe fetare, si dhe në një vend të prekur nga varfëria e vazhdueshme. Por siç vunë në dukje lajmet e kohës, vizita e Papa Françeskut në Shqipëri ka pasur për qëllim, gjithashtu, që ndër të tjera, me vizitën e tij në trojet shqiptare, udhëheqësi i Kishës Katolike, të tregonte nderimin dhe të deklaronte respektin e tij për bashkëjetesën dhe tolerancën fetare që, historikisht, ekziston midis shqiptarëve të feve të ndryshme. Një traditë kjo dhe një thesar kombëtar, i cili është pasqyruar, botërisht, si shembull bashkëjetese ndërfetare dhe ndërkombëtare, jo vetëm në Balkan dhe në Europë, por edhe më gjerë. 

“Ju përgëzoj posaçërisht për një karakteristikë fatlume të Shqipërisë, që duhet ruajtur me shumë kujdes e vëmendje: e kam fjalën për bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve të feve të ndryshme. Klima e respektit dhe e besimit të ndërsjelltë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve e myslimanëve është pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet ndërmjet besimeve të ndryshme, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje e dhune, e jo në mundësi për dialog të hapur e të respektshëm, për përsiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjin e zbatimi i ligjit të tij”.

Vizita e Papës Françesku në Shqipëri në shtator 2014, ashtu siç ishte edhe vizita e Papës Gjon Palit të Dytë më 1993 në tokën arbërore, megjithë historinë e persekutimeve të regjimit komunist ndaj kundërshtarëve të tij, qofshin ato për arsye fetare ose politike, tregon se gjithçka ngjallet e përtërihet, se e mira më në fund, triumfon mbi të keqën, se e Vërteta ngallënjon mbi gënjeshtren.  “Me këtë vizitë të shkurtër dua të vërtetoj mbështetjen time për Kishën Shqiptare dhe njëkohsisht të dëshmoj inkurajimin dhe dashurinë time për një vend i cili ka vuajtur, aq shumë dhe gjatë, nga pasojat e ideologjive të kaluara.” (Papa Françesku)

Me 21 shtator të vitit 2014, në Tiranë, Ati i Shenjtë Françesku iu drejtua mbarë popullit shqiptar, ndërsa e përshëndeti përzemërsisht pore dhe duke i lënë shqiptarëve, disa porosi, që sidomos, në ditën e kalimit të tij në amshim, mund të jenë më aktuale se kurrë për realitetin politik e shoqëror të vendit, pa harruar kurrë se “shqiponja nuk e harron folenë…prandaj, fluturoni lart!” U ka thenë Papa Franaçesku shqiptarëve. Pastaj, “uroj që Shqiponja, të cilën e shikojmë në Flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën, për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira”.

Fjalët e përzemërta gjatë vizitës së Papa Fraçeskut gjatë vizitës së tij në Shqipëris dhe përshëndetjet e mëvonshme për Kombin shqiptar dhe vuajtjet e tija gjatë historisë kanë kumbuar gjatë viteve dhe vazhdojnë të tingëllojnë edhe sot — ditën e kalimit të tij në amshim — në veshët e shqiptarëve dhe të udhëheqsve të tyre. 

Me të marrë lajmin e kalimit në amshim sot të Papa Françeskut, liderët shqiptarë – në Shqipëri dhe në Kosovë – kujtuan fjalët e tij dhe përkujdesjen e veçant të tij të vazhdueshme dhe të sinqert të Papa Françeskut për Shqipërinë, për Kosovën dhe mbarë Kombin shqiptar.

A book with a picture of a person

AI-generated content may be incorrect.

Ja disa prej reagimeve sot të udhëheqsve shqiptarë në portalet e tyre zyrtare, me rastin e kalimit në amshim të Papa Françeskut, mikut të shqiptarëve:

A person in a suit talking to a person in a white robe

AI-generated content may be incorrect.

Në një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar figurën e tij si simbol të dashurisë universale, dhembshurisë dhe përkushtimit pa dallim feje apo kombësie. “Shenjtëria e tij, Papa Françesku, sot u ngjit në qiell, pranë Atit, për të çuar në qiell atë që la trashëgimi në tokë – dhembshurinë, dashurinë dhe përkushtimin ndaj çdo njeriu, çdo besimtari e çdo feje,” – u shpreh Presidenti Begaj, i cili është pritur dy herë në audiencë nga Ati i Shenjtë.

                               Ndërsa Kryeminsitri i Shqipërisë, Z. Edi Rama është shprehur me rastin e kalimit në amshim të Papa Françeskut me këtë foto më sipër dhe me këto fjalë: “Lamtumirë, Ati i Shenjtë, mik i madh e i paharrueshëm i Shqipërisë.” 

May be an image of 2 people and text

“Do të vij në Kosovë”, ishte premtimi i Papa Françeskut gjatë audiencës që kisha me të në Selinë e Shenjtë, shkruan Presidentja e e republikës së Kosovës, Dr Vjosa Osmani, “duke treguar sa shumë dashuri kishte për vendet më të vogla, sidomos për popullin e përvuajtur të Kosovës. Këtë vizitë, fatkeqësisht nuk arriti ta realizojë, sepse Shenjtëria e Tij, Papa Françesku kaloi në amshim, por do të kujtohet si një udhëheqës shpirtëror që me përulësinë, mençurinë dhe dashurinë e tij të pakufishme i dha botës një shembull të rrallë njerëzie dhe shërbimi…Populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës për fjalët e ngrohta dhe kujdesin e vazhdueshëm që Papa Françesku tregoi ndaj nesh. Ai ishte një zë që i dha rëndësi vuajtjes së të pafajshmëve dhe shpresës për një të ardhme më të ndritur…Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Kishën Katolike dhe për mbarë njerëzimin. Mendimet dhe lutjet tona janë me besimtarët katolikë në mbarë botën. U prehtë në paqe shpirti i Shenjtërisë së Tij!” (Presidentja Vjosa Osmani)

                               May be an image of 5 people and text Në reagimin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti shprehu tronditjen e tij për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut dhe ekujtoi takimin e tij në Vatikan me Ppap Françeskun:  “Takimi im me Papën më 22 qershor 2023 — gjatë të cilit riafirmuam përkushtimin tonë të përbashkët për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Vatikanit dhe Republikës së Kosovës — mbetet një nga momentet më domethënëse gjatë kohës sime si Kryeministër deri tash. Ai bënte pyetje për Kosovën, për rininë e fëmijët dhe fliste për paqën me dashuri e për popujt me dhembshuri. Është një takim që do ta kujtoj gjithmonë me kujdes dhe mirënjohje. Pushoftë në paqe Papa Françesku. Trashëgimia e tij e mirësisë, përulësisë dhe guximit moral le të vazhdojë të frymëzojë dhe ndriçojë botën për brezat që vijnë”, ka shkruar Kryeministri Kurti në portalin e tij.

A group of people in a photo

AI-generated content may be incorrect.

Ndërsa lideri i Partisë Demokratike në opozitë, ish-Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr Sali Berisha kujtoi gjithashtu takimin e tij me Papa Françeskun.  Në ditën e parë të papnisë së tij, shkruan Z. Berisha se e kishte ftuar Papa Françeskun të vizitonte Shqipërinë, vizitë që u realizua me rastin e lumturimit të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare. “Pata fatin ta takoj ditën e ngjitjes së tij në Fronin e Atit të Shenjtë dhe shprehu ndjenjat më miqësore për shqiptarët dhe Shqipërinë dhe në të vërtetë Shqipëria do ishte ndër vendet e para që Shenjtëria e tij do vizitonte. Ai erdhi në Shqipëri për një ngjarje të madhe për Kombin Shqiptar dhe mbarë krishtërimin, lumturimin në një ditë të 38 martirëve të Kishës Katolike Shqiptare, të ekzekutuar nga diktatura staliniste e Enver Hoxhës.  Ikja e tij në jetën e pasosur është sot një kujtesë se burri, njeriu, mbetet në këtë jetë me veprat e veta, me mësimet, me trashëgiminë”, tha sot në reagimin e tij Dr Sali Berisha.

May be an image of 2 people

Ndërsa, ish-Presidenti i Shqipërisë, Z. Ilir Meta u shpreh “thellësisht i pikëlluar” për ndarjen nga jeta të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, theksoi se është, “Përherë falenderues për vëmendjen e veçantë, ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer, që Shenjtëria e Tij i dha kombit shqiptar në momentet të vështira, si dhe në kapërcimin e sfidave shpirtërore, sociale e ekonomike.  I paharruar do të mbeten për mua takimi dhe bashkëbisedimi me Shenjtërinë e Tij.  Të paharruara do të mbeten mesazhet e vyera dhe frymëzuese të Papa Françeskut për popullin dhe në veçanti për rininë e mrekullueshme gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik. Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ku ka rini, ka shpresë”, thuhet në reagimin e Z. Ilir Meta.

premtën që kaloi.

A couple of men in religious attire

AI-generated content may be incorrect.
A person kissing another person

AI-generated content may be incorrect.

Baba Mondi me Papën në nj[ mga vizitat e tija në Vatikan

Nga takimi midis Papa Françeskut dhe 

Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar, 

H. Bujar Spahiu në Vatikan, më 6 maj, 2022

A person in white robe holding a flag

AI-generated content may be incorrect.

Për të interesuarit — Disa nga shkrimet e autorit të lidhjeve midis Vatikanit, Papa Françeskut dhe shqiptarëve, gjatë viteve: 

A group of people standing in a room

AI-generated content may be incorrect.

Në një nga takimet e Papa Françeskut me shqiptarët në Vatikan

Frank Shkreli: Papa Françesku në Mongoli pritet nga motrat e Shën Nënë Terezës, do të inaugurojë një qendër të re për t’u kujdesur për më të varfërit | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Papa Françesku me kardinalin shqiptar Ernest Simonin për bekimin “Urbis et Orbi”, me rastin e Pashkëve, 2023 | Gazeta Telegraf

Papa Françesku: Falenderon Kardinalin për dëshiminë në 60-vjetorit të arrestimit komunist. Frank Shkreli: Simoni, martir i gjallë i kombit | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Vizita e ardhëshme e Papa Françeskut në Kosovë | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Bektashinjtë shqiptaro-amerikanë në vizitë tek Papa Françesku | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Papa Klementi i XI me origjinë shqiptare, mbrojtës i identitetit kombëtar të shqiptarëve | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Shqipëria jonë e vogël bën edhe njëherë jehonë globale. Lumnohen në Shkodër Át Luigj Palaj e Dom Gjon Gazulli | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Kardinali shqiptar Ernest Simoni – “martir i gjallë” i diktaturës komuniste viziton Shtetet e Bashkuara | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Një vit që po fillon mbarë për Republikën e Kosovës, qytetarët e së cilës treguan se janë pro Perëndimorë | Gazeta Telegraf

Nga Frank Shkreli/ Morali i protestës dhe thirrja e Papës: Mos injoroni hallet e njerëzve | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Një fotografi vlen më shumë se 1000-fjalë | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Qëndro, Shqipëri! | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Shqiptarët të bashkuar përsëri në Vatikan rreth Gjergj Kastriotit Skënderbe | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Gjergj Kastriot Skënderbeu, i përgjithmonshmi i fisit shqiptar | Gazeta Telegraf

Frank Shkreli: Shenjtëresha e shqiptarëve, Nënë Tereza | Gazeta Telegraf  —

E të tjera…

A flag on a building

AI-generated content may be incorrect.
A person and person in white robes walking with a crowd of people

AI-generated content may be incorrect.
A group of people holding a flag

AI-generated content may be incorrect.

Filed Under: Emigracion

Rrëfimi i një studiuesi të përkushtuar ndaj letërsisë dhe botës shqiptare

April 21, 2025 by s p

Prof. Viola Isufaj/

Në një epokë të zhurmshme ku çdo gjë përshpejtohet dhe përshpejton, ku mendimi i papeshë shpesh ngutet dhe zë vendin e reflektimit të thellë, bisedat me njerëz që e jetojnë dijen si mision e si përkushtim janë gjithnjë e më të rralla – dhe më të çmuara.

Profesor Bashkim Kuçuku, një nga studiuesit më të përkushtuar të letërsisë dhe kulturës shqipe, është nga ata zëra që, pa bujë, ka ndërtuar me vite një urë të heshtur por të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe botës, mes të kaluarës dhe të ardhmes letrare të vendit, mes mjediseve të botës shqiptare dhe brendësisë së njeriut e bashkësisë së cilës i përket.

Me një karrierë akademike të shtrirë ndër dekada, me përvojë në universitete, biblioteka dhe mjedise ndërkombëtare ku ka hulumtuar dhe me një vështrim gjithnjë të kthjellët mbi letërsinë shqipe, ai mbetet një udhërrëfyes për studentët e këdo që kërkon të kuptojë më thellë veten dhe kulturën kombëtare përmes gjuhës, fjalës dhe kujtesës.

Mbremjen e së mërkurës pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të promovoj dy kontribute të reja “Shprëhesi e strukturave” dhe “Ali Podrimja” -dy libra të rëndësishëm per historiografinë letrare shqiptare dhe t’i jap fjalën një prej këtyre zërave që, për shumë prej nesh, përfaqëson jo vetëm kompetencën e lartë shkencore, por edhe ndjeshmërinë në një terren jo të lehtë siç është fusha e studimeve bashkëkohore.

Bashkim Kuçuku ka qenë një zë thelbësor në ndërtimin e një vizioni modern për studimet letrare në vendin tonë. Ai është një prej atyre mendjeve që e ka ndjerë gjithmonë nevojën për ta përditësuar qasjen ndaj letërsisë, për ta parë tekstin si një organizëm të gjallë dhe të pashterrshëm. Me përkushtimin e tij shumëvjeçar pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, me rolin e tij në ndërtimin dhe zhvillimin e lëndës “Letërsi shqipe bashkëkohore”, dhe me kontributin e veçantë dhe në institucione të tjera, ka lënë pa dyshim gjurmë të qëndrueshme dhe ka hapur shtigje për kërkimet më tej. Por ajo që e bën më të veçantë këtë moment është fakti se nuk u ndodhëm në këtë mbrëmje thjesht për të folur për një koleg. Ishim aty për të ndarë një përvojë të përbashkët, një histori bashkëpunimi dhe respekti të ndërsjellë me profesor Bashkim Kuçukun — një marrëdhënie që mbështetet në dije, në admirimin e ndërsjellë dhe në përkushtimin ndaj një ideje më të madhe se ne: atë të shërbimit ndaj gjuhës, letërsisë dhe dijes shqiptare.

E kam ndjekur udhën e tij gjatë gjithë rrugëtimit tim akademik.

Sot, me shumë kënaqësi dhe ndjenjë të thellë mirënjohjeje, mund të them se ndjekja e atij rrugëtimi, edhe pse me sfida, me intensitet, me kërkesa të larta, ka qenë një ndër zgjedhjet më të vlefshme që kam bërë, dhe përtej të gjithave, ndaj u ndieva thellësisht e nderuar në rolin e drejtueses së kësaj mbrëmjeje, të organizuar me përkushtim dhe dashuri nga Onufri, në nder të tij.

Profesor Bashkim Kuçuku, një zë i spikatur në studimin dhe kritikën letrare, në bisedën tonë u ndal në momentet kyçe të jetës akademike, në autorë që i ka dashur dhe lexuar përtej rreshtave, në botë që kalojnë përmes ndërlikimeve të historisë dhe dhimbjes, si ajo çame, në përvojat jashtë vendit që kanë ndikuar në formimin e tij, por edhe në ato brenda vetes, që e kanë shtyrë ta dojë dijen si një formë përmbushjeje.

Që në krye të herës si në leksionet e Letërsisë Shqipe Bashkëkohore, ashtu dhe në studimet më të hershme ka përcaktuar dhe argumentuar se Letërsia shqipe përfshin krijimtarinë e shkruar në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë dhe në trojet e tjera në ish Jugosllavi, në diasporë dhe në mjedisin e arbëreshëve të Italisë e të Zarës, në Kroaci.

Kjo letërsi është shkruar në mjedise dhe në rrethana të ndryshme, nganjëherë befasuese dhe të pangjashme, të cilat kanë bërë të lindin drejtime dhe kahe të ndryshme, deri edhe të kundërta, por megjithë këtë larmi, Letërsia Shqipe është një dhe e vetme sepse:

-Është e shkruar e gjitha në gjuhën shqipe (edhe në shqipen mesjetare, në arbërisht, por gjithmonë në gjuhën shqipe). Kështu, letërsia shqipe e merr emërtimin prej gjuhës shqipe, në të cilën është shkruar.

-Pas vendosjes së gjuhës standarde (më 1972), është shkruar kryesisht sipas këtij standardi-dhe ky është një argument i vetëdijes njësuese të shkrimtarëve dhe të vetë njësisë.

-Është zhvilluar mbi trungun përbashkët të:

autorëve të saj të vjetër: Marlin Barletit, Gjon Buzukut, Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit;

rilindësve: Jeronim de Radës, Naim Frashërit,

si edhe: Ndre Mjedës, Faik Konicës, Gjergj Fishtës,

autorëve të asaj që u quajt Letërsia moderne shqipe, e që zë fill në vitet ’30: Lasgush Poradeci, Mistrush Kuteli, Ernest Koliqi, Migjeni etj.

-dhe të tjera.

Ndërsa nga studimi i tij mbi poezinë e Ali Podrimjes po shkëpusim një fragment:

“Poezia e Ali Podrimjes është moderne (e afërt dhe e ngjashme me poezinë evroperëndimore, jo aq në botëvështrimin dhe botëpërjetimin e saj, sesa në konceptet dhe konceptimet poetike, në disa konvencione dhe në funksionet e tyre, në shprehjen poetike).

Poezia e Ali Podromjes është moderne, sepse, është metaforike, simbolike dhe eliptike. Gjuha e saj, sikurse gjuha e poezisë moderne evroperëndomore, ka një funksion paradoksal: ta shprehë mendimin dhe, njëherësh, ta fshehë atë. Në të mbizotëron vargu i lirë, më shpesh pa shenja pikësimi dhe pa shkronja të mëdha për të detyruar një lexim logjik tepër të vëmendshëm, pasi paramendohet që ato t’i vendosë vetë lexuesi.

Vargu i tij ka thyerje të jashtme, (grafike), dhe thyerje të brendshme, (të mendimit). Thyerjet e brendshme e bëjnë atë të ndryshme nga vargu tradicional që ka një sintaksë të rregullt. Ato krijojnë mospërputhje midis mendimit, sintaksës së vargut dhe paraqitjes së tij grafike që përbën edhe sintaksën e çrregulluar të poezisë moderne. Dykuptueshmëria e tyre rrit ndjeshëm dendurinë e mendimit.

Stili është i larmishem. Ai kalon prej stilit nominal në stilin verbal. Më i theksuar është stili verbal në të cilin përdoren shumë folje (shpreh një lëvizje të madhe të mendimit në kohë, duke i dhënë atij shtrirje të gjerë). Por ka dhe poezi me pak folje, madje pa folje të cilat i japin thellësi mendimit.

Në këtë poezi nuk mungojnë dhe një sërë figurash karakteristike të poezisë moderne evroperëndomore siç janë: ëndrra, ylli, fryma, shpirti, dritarja, qielli, pasqyra, errësira, varri, kaltria, humnera, rrënja, etja, uria, e uji, dashuria, shkretëtira, zbrazëtia, por në truallin shqiptar ato kanë marrë përgjithësisht kuptime të tjera.

Vetëm ylli-simbol i idealitetit, dritarja dhe pasqyra simbole të vështrimit dhe disa të tjera ruajnë kuptimin evroperëndomor. Mirëpo, dukuritë, gjendjet dhe rrethanat që në poezinë evroperëndimore karakterizojnë individin, në poezinë e Podrimjes janë shndërruar në gjendje dhe rrethana të bashkësisë së shqiptarëve. Prandaj, ngjashmëria me poezinë moderne është më tepër në figuracion e vjershërim”

Studiuesi Bashkim Kuçuku do të na shtjellojë se se sidomos logjikat sintaksore parasoksale deri në oksimoron përcjellin gjendjen e një bashkësie të veҫantë me fat të veҫantë dhe me mënyrën e tyre të menduarit, mënyrën e të ndjerit dhe frymimin dhe ëndrrën e tyre të tjetërllojtë. Të shfaqura në struktura poetike dytësore, ato bëjnë që edhe për marrësin shqiptar të jenë ndonjëherë jo lehtësisht të kapshme.

Psh që gjymtimi e shëmtimi janë koncepte të njohura filozofike e morale në poezisë perëndimore, ky mund të jetë një faktor lehtësues, kështu aspekti që ka bëjë me gjymtimin e identitetit njerëzor në rrafsh universal është dukshëm më i transmetueshëm në gjuhën frënge, në kontekstin francez, mirëpo ka diҫka tjetër: kjo është e keqja më e madhe që i ka ndodhur bashkësisë së cilës i përket poeti dhe asocacionet që zgjon ky rrafsh kryesor i konceptimit, dhe sidomos thukëtia që i përcjell, mbartin me vete ndërlikimin e komunikimit me lexuesin evropian. Por, megjithkëtë,thyerjet ritmike, sintaksore, grafike e pamore vijnë në mënyrë të përkryer në përkthimin në frëngjishte. Po aq e arrirë është pikëpamja tingëllimore, aq esenciale për poezinë, si dhe mënyra si vjen vegimi.

Gjithashtu, ҫdo referencë dhe veҫanërisht ҫdo aluzion që lidhet me fatin e veҫantë të një kombi, lind ndërlikime për një marrës të huaj aq për shkak të strukturave, natyrës së figurave, ironisë së pikëllimit, sesa nga simbolet zotëruese që vijnë nga një traditë shekullore shqiptare dhe nga ҫdo shenjim tjetër i ambjentit shqiptar.

poezia e Ali Podrimjes është më e përkthyera nga poezia shqipe dhe më e njohura. Ajo është përcjellë më shumë dhe më dukshëm në kulturën evropiane e përtej saj. Është përkthyer në gjuhët gjermane, italiane, polake, rumune, greke, angleze, hungareze, turke, serbokroate, sllovene, maqedonase (teksa në revista dhe antologji edhe në: spanjishte, arabishte, rusishte, suedishte, lituanishte) dhe padyshim në gjuhën frënge, ku njeh botimet më të shumta.

“Dhe dihet -na thotë ai që poetët që krijojnë ose rikrijojnë shëmbëlltyrën e shenjtëruar të kombit, fitojnë meritueshëm dafinën e poetit kombëtar.”

Vijuam më tej me çështje te tjera si studimi i Martin Camajt, strukturat e letërsisë shqipe me një vështrim të thelluar, sistematik dhe krahasues, universitetet shqiptare dhe qenia shqiptare në një botë që ndryshon parreshtur — ajo që jemi dhe si përpiqemi ta kuptojmë veten — dhe tema të tjera.

Në fund të kësaj bisede, ku fjalët vinin jo si përgjigje në një intervistë, por si gurë themeli të një ndërgjegjeje që është ndërtuar gjatë, kuptohet qartë se për profesor Bashkimin, letërsia nuk është vetëm tekst — është mënyra e të qenit në botë. Një akt i vazhdueshëm përkthimi i shpirtit në fjalë, i heshtjes në kuptim, i së shkuarës në trashëgimi.

Në një kohë kur kemi nevojë të rimësojmë dëgjimin, vëmendjen dhe durimin për të kuptuar, zëra si ai i profesor Bashkimi janë më shumë se kurrë të nevojshëm. Jo vetëm për letërsinë, por për jetën.

Në fund të kësaj bisede, mbeten shumë gjëra për t’u thënë, sepse kur flet me një studiues që është zhytur në heshtje, në tekst, në thellësinë e fjalës, çdo përgjigje bëhet një udhëtim më vete. Profesor Bashkimi nuk është vetëm një kritik letrar apo një studiues — është një lexues i ndjeshëm i jetës, i identitetit dhe i atyre hapësirave që shpesh i anashkalojmë, por që na përkufizojnë si njerëz.

Në një kohë kur ka gjithnjë e më shumë nevojë për zëra të kthjellët dhe të përkushtuar, ai mbetet një dëshmi e qetë, por e fortë, se dija e vërtetë është një akt dashurie ndaj vendit, gjuhës dhe njeriut.

Filed Under: ESSE

ALBANIAN FILM FESTIVAL FAN S. NOLI

April 21, 2025 by s p

June 19-22 in Boston 📽️🇺🇸

6 features, 7 shorts, 4 documentaries and 5 animations from Albania, Kosova , North Macedonia 🇦🇱🇽🇰🇲🇰

Stay tuned!

Filed Under: Kulture

BOTA HUMBI BEKUESIN E PAQES PAPA FRANCESKUN!  

April 21, 2025 by s p

Besim NDREGJONI/

Lajmi i ndarjes nga jeta i shenjtërisë së tij Papa Françeskut ne të mbijetuarit e diktaturës komuniste ishte një lajm i kombëshëm dhe shum tronditës, se humbi Papa që deshi paqen dhe vlazërimin në mes popujve dhe Avokatin e padiskutushëm të mbrotjes së lirisë dhe dashurisë njerëzor.

C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\ME PAPA FRANÇESKUN NË VATIKAN.jpeg

Patëm fatin dhe privilegjin, që të ftoheshim në Vatikan direkt nga shenjtëria e tije Papa Francesku me rastin e 50 vjetorit të revoltës antikomuniste të Spaçit një përfaqësi e Unionit Mbarkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë të kryesuar nga pnjoll i një familje që kishte përballuar tre diktatura fashiste, naziste dhe diktaturën komuniste.

Kjo vizitë historike e përfaqësisë tonë konsakron rëndësinë e të kaluemes tonë tragjike, dhe synojn njëkohësisht , përkrahjen e Selisë së Shenjtë ndaj shqiptarve antikomunistë, që përballuan terrorin psikologjik, fizik të diktaturës enveriste e cila gjatë gjithë sundimit të saj përdori në mënyrë ekstreme ideologjinë staliniste me reprezalje në shkatrimin e jetëve njerzore. të shoqërisë shqiptare me ringjall një Shqipëri me Zotin e për njeriun! Përfaqësia në Vatikan ishin dëshmitarët okular të epokës komuniste që jetuan, ata ishin shqiponjat e lirisë që në mes plumbave, torturave dhe terrorizmit sadist enverist, ngritën flamurin pa yll  në revoltën 

C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\DUKE I DORZUAR LETRËN E AT PATËR MËSHKALLËS.jpeg

antikomuniste të Spaçit duke mbrojtur itenditentin kombëtar. Këta ishin dëshmitar okular të epokës komuniste në takimin historik me Papa Franceskun. Ne i treguam shenjtërisë së tij  vuajtjen e pamerituar dhe forcën e karakterit  me i qëndrue besnik vetes, tu përfshi edhe atë të jetës. Ne i përsëritëm Papa Franceskut , se në katastrofën komuniste, ka pasë një element që ka mbajtur  nji qëndrim frymëzues  për ne  e për breznitë e ardhshme. Ky element ka qënë popullsia me besimin katolik dhe udhëheqësit e saj shpirtnor kleri katolik. Dhe emocionet e veçanta ishte kur i dorzova letrën e At Patër Mëshkallës këtij gjikandi fetar e atdhetar, në kohën që diktatura po shembte  kisha e xhamia, ai kishte guximin me i shkruar  Kryeministrit sadist kriminelit  Mehmet Shehu sepse ju po e ktheni Shqipërinë, me tre besime fetare shekullore, në një vend atesit në rang botëror. Binomi “Fe e Atdhe”gjatë viteve të diktaturës së kuqe , u tregua  fortesë e pathyeshme , dhe e papërkulshme! Kjo ishte e vërteta që ja përsëritëm shenjtërisë së tij që Shqipëria ishte një shtet burg ku akuzoheshin pa faj, arrestoheshin pa faj,  torturoheshin pa faj, por ata i qëndruan besnik fesë që besonin dhe nuk e harruan asnjëherë  Nanën Shqipëri. Para skuadrave të pushkatimit  thirrshin Rroftë Shqipnia, Rroftë Krishti Mbret. Rroftë Papa

Vizita historike, bekimi dhe mbështetja e Shenjtërisë së juaj Papa Francesku për ne të mbijetuarit e diktaturës është këmbanë alearmi  për ju politikan shqiptar që kërkoni  përjetsimin e figurës së diktatorit.

C:\Users\Besim Ndregjoni\Desktop\FALENDERIMET PËR DOKUMENTIN QË I DORZUAM PAPA FRANCESKUT.jpeg

Bekimi i Papa Franceskut  me 25 tetor 2023 për kombin shqiptar është lumturia shpirtnore për  demokracinë dhe paqen. Nuk ka paqe pa drejtsi, nuk mund të ketë drejtsi pa kërkuar t”falun, nuk mund të ketë falje  pa të vërtetën.U PREHSHË NË PAQE O ATI I SHEJTË !

Filed Under: Komente

VATRA FESTON MË 26 PRILL 2025 NË BOSTON 113 VJETORIN E THEMELIMIT

April 21, 2025 by s p

FTESË PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR

VATRA – 113 VJET NË SHËRBIM TË KOMBIT

Simpozium & Ndarja e Bursave për Studentët Shqiptarë

E shtunë, 26 Prill 2025 | Ora 11:30 AM – 3:00 PM

Katedralja Ortodokse Shqiptare “Shën Gjergji” – Boston

Të dashur motra dhe vëllezër shqiptarë,

Me rastin e 113-vjetorit të Federatës Panshqiptare VATRA, ju ftojmë të merrni pjesë në një aktivitet të veçantë, që i kushtohet historisë, trashëgimisë dhe të ardhmes së komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Programi i Ditës në foto ku përfshin:

• Simpozium nga 16 personalitete të shquara shqiptare në SHBA, nga fusha të ndryshme

• Diskutim mbi:

• Trashëgiminë dhe rolin historik të VATRËS

• Kontributin e diasporës shqiptare në Amerikë

• Mbështetjen e brezit të ri përmes edukimit

• Sfidat dhe vizionin për të ardhmen

Gjatë aktivitetit do të ndahen 10 bursa prej $500 për studentë shqiptarë që studiojnë në Massachusetts — një hap konkret për të fuqizuar brezin e ri.

Afati I aplikimit deri më 23 Prill:

Studentë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në SHBA, me origjinë nga:

Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci.

(Kriteret e aplikimit i gjeni në foto)

Ejani të festojmë së bashku, të dëgjojmë rrëfime frymëzuese dhe të mbështesim të ardhmen e komunitetit tonë me krenari dhe përkushtim.

Hyrja është e lirë

Parkimi në rrugë është falas

Ju mirëpresim me respekt dhe dashuri shqiptare!

Për më shumë informacion dhe aplikim për bursat:

Email: vatraboston@gmail.com

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 381
  • 382
  • 383
  • 384
  • 385
  • …
  • 2780
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT