• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, detyrim kombëtar

June 18, 2025 by s p

Hazir Mehmeti – Vjenë/

POROSI NGA “KUIZI MBARËKOMBËTAR I DITURISË – AUSTRIA 2025”

Kuizi, nuk është thjesht vetëm një garë, është më shumë; është takim miqësie, është njohje, është mësim, është dashuri ndaj këngës, ndaj valleve e gjuhës, ndaj atdheut. Murat Koci: “E vërteta e madhe, qenësorja, ajo kryekreje ishte së në këtë garë të gjithë dolën fitues, nxënësit po se po, por edhe mësuesit e prindërit. Të gjithë ishin të parë.

Organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuizit të Diturisë i përbërë nga përfaqësuesit nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare “Iliria”, Suedi i ndihmuar nga Shoqata Kulturore dhe Sportive -Kikirikët në Austri, Shoqata e Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës. Këshilli Organizativ: Murat Koci Xhevat Isufi, Hava Limani, dr Geranda Hoxhaj, Desara Gjonej Beqari, Isuf Bajraktari, Miradije Berisha.
“Mbështetje e ndihmesë të pakursyer kanë dhënë zj Arbërie Nagavci (ministre në MASHT), Liza Gashi (zëvendësministre në MPJD), Elis Badalli (drejtor në Departamentin e Diasporës), Besnik Desku (Zyrtar i lartë në MPJD), Besarta Balaj (zyrtare e lartë në MASHT), Komuna e Ängelholmit dhe të tjerë.”
Nga Kosova përshëndetën zyrtare në Departamentin Diasporës Barbara Sekiraqa dhe Burbuqe Matoshi. Kurse, nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, përshëndeti Elena Osmani, sekretare. Nga stafi i Ambasadës e Republikës së Shqipërisë në Austri përshëndeti Blerina Serjani, Në fjalët e tyre përshëndetëse uruan organizatorët për aktivitetin dhe punën e tyre me rëndësi kombëtare në ruajtjen e gjuhës amtare.
Në sallën e bukur shkëlqen flamuj dhe veshjet e fëmijëve valltarë, pjesëmarrës të ekipeve nga disa vende, Anglia, Austria, Greqia, Suedia, Italia, Shqipëra. Murat Koci drejtues i shoqatës “Iliria” në Suedi e cila mbledhë në vete 12 shoqata tjera, falënderoj për angazhimin e tyre në realizimin e Kuizit – Austria 2025, Klarita Selmani, Dila Rrapi, Aida Haziri, Jonida Koci, Eva Paloka, Osman Ademi, Edlira Mitre Gjoka e të tjerë.
Nxënës, prindër e mësues u priten nga vendorët nikoqir Desara Gjonaj me grupin e nxënësve të Shoqata Kulturore dhe Sportive – Kikirikët –fitues të garës nga viti i kaluar në Suedi dhe nga Shoqata “Naim Frashëri” me mësuesit Osman Ademi, Miradije Berishaj, Ibrahim Hasani etj. Kuizin e mbështet veç tjerash nga veprimtarë afaristë: Yll Blakaj, Samed Vinca, Armend Mehmeti, Zonja Lefteri Metkaj, Arian Shala.
Gara u zhvillua në platformën digjitale kahoot, ku morën pjesë gjithsejtë 13 ekipe nga gjashtë shtete të ndryshme të cilët ndjekin kursin e gjuhës amtare. I vetmi ekip nga trevat shqiptare ishte “Mësonjëtorja e Parë Shqipe” nga Korça. Do ishte bukur dhe me vlerë rritja e pjesëmarrësve nga viset shqiptare në vitet e ardhme. Me dallim vogël pikësh i pari doli ekipi “Kikiriki” nga Vjena me mësuesen Desara Gjonaj Beqari. Vendi i dytë ekipit “Mölmo” me mësues Murat Koci nga Suedia dhe vendi i tretë ekipi “Besëlidhja” me mësuese Dila Rrapi nga Italia. Secili pjesëmarrës mori vërtetim, mirënjohje apo medalje në përkujtim të aktiviteti nga Vjena.
Nga Italia morën pjesë mësueset Dila Rrapi, Jonilda Dervishaj, Minire Ferati me tri ekpiet e tyre. Ekipi “Besëlidhja 1” me nxënësit: Farncesco Lo Cascio, Gaia Gjikola dhe Ilion Gega. ” Besëlidhja 2” me nxënësit: Julia Kërtusha, Samina Brahja, Anna Kërtusha dhe Klea Sena. ”Besëlidhja 3” i cili zuri vendin e tretë me nxënësit: Alissa Shullazi, Rajsa Dervishi, Sabrina Lleshi dhe Greta Capa. Nga Greqia mësueset Klarita Selmanaj dhe Jonida Koçi. Nga Athina ekpi i mësueses Klarita Selmanaj me nxënësit: Athina Shaqollari, Samantha Lekgegaj dhe Fedra Biraku. Ekipi nga Selaniku i mësueses Jonida Koçi i përbërë nga nxënësit: Xhesa Peshku, Noelia Kalija, Oliger Mema. Nga Londa, Angli mori pjesë mësuesja Aida Haziri me nxënësit: Daniel Hoxha
Adam Hoxha, Elin mecaj, Sibel Cuculi. Nga Suedia ekipi Ängelholm” i mësuest Xhavat Isufi me nxënësit: Aurela Zenel, Nekë Bytyqi, Elsa Selaci, Lorent Selaci dhe Elea Elshani. Nga qyteti Malmö ekipi i mësuesit Murat Koci ”Malmö” i cili zuri vendin e dytë me nxënësit: Tuana Musaj, Erjon Babaj, Denisa Berisha dhe Ari Berisha. Nga Shqipëria ishte ekipi nga Korça “Mësonjëtorja e Parë Shqip” i mësueseve Edlira Mitre Gjoka, Eva Paloka, Keti dhima, Ajet Shira me nxënësit: Kristi Xega, Natalia Xega, Anxhela Sulollari, Iris Jorgji dhe Natalia Tresak. Nga Vjena, Austria ekipi nikoqir ”Kikiriki” i mësueses Desara Gjonaj Beqari i cili zuri vendin e parë me nxënësit: Emma Shala, Adela Shala, Aron Shala, Leandra Gjonej, Leonard Gjonej. Ekpi i dytë i mësueses Desara Gjonaj Beqari i Gjimanzit “Stubenbastei” me nxënësit: Albanaot kuci, Alea Kuci, Anisa Shala, Mateo Pupi, Leart voca, Isra Nushi, Nita Krasniqi, Jon Pozhegu. Nga Vjena ekipi ”Dardania” me mësues Ibrahim Hasanaj i përbërë nga nxënësit: Arian Ibrahimi, Etnik Zenelaj, Adea Zenelaj, Fabiao Skeraj, Vlera Skeraj. Ekipi nga Vjena ”Arbëria” i mësuesit Osman Ademi me nxënësit: Arbër Salihu, Xhema Avdylaj, Diara Rexhepi, Fatlind Ademi, Dora Alihajdari, Fiona Vishaj.
Kuizi, nuk është thjesht vetëm një garë, është më shumë; është takim miqësie, është njohje, është mësim, është dashuri ndaj këngës, ndaj valleve e gjuhës, ndaj atdheut.
Vjena është orë historie, orë krenarie shekujve. Muzeu i Arteve të Botës pret miliona vizitor brenda vitit, mes tyre shumë shqiptarë. Aty ruhen të vetmet në origjinal shpata dhe përkrenarja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, “Atlet i Krishtit” i cili e mbrojti civilizimin evropian nga hordhitë aziatike. Poeti ynë i madh Naim Frashëri para 139 vjetësh kur i vizitoi armët e Heroit, i mallëngjyer shkroi vargjet:
“Lum ti, moj Shqipëri!” thashë,
Armët e ti’ kur i pashë
Ndë Belvedere në Vjenë,
Sikur pashë Skënderbenë.”

Tani e shumë vite, Këshilli Organizativ i Kuizit “Ilira” nga Suedia e cila ka në përbërje dymbëdhjetë shoqata, dallohet me aktivitet e shumta kulturore e sportive jo vetëm në Suedi, por edhe jashtë saj. Shoqata e drejtuar nga mësuesi me përvojë Murat Koci dhe rrethi i drejtues Xhevat Isufi, Hava Liman, Dr Geranda Hoxhaj, Isuf Bajraktari, janë shembulli më i mirë i aktiviteteve në diasporë. Kuizi tani ka marrë karakter gjithëkombëtar me synim kryesor; zgjerimin e hapësirave mësimore të gjuhës shqipe, afirmimin e saj si përcaktuesi kryesor i identitetit kombëtar.
“ Gjuha amtare na bashkon ne shqiptarëve kudo ku jemi, duke na bërë njëkohësisht të dallueshëm nga popujt e tjerë. Prej këtej besoj, buron natyrshëm detyrimi ynë si komb dhe si shtete, Shqipëria dhe Kosova, të bëjmë gjithçka mundemi për ta mbajtur gjithnjë të hapur për fëmijët e Diasporës këtë dritare, përmes së cilës mund të shihet shpirti dhe historia e një populli të lashtë evropian” (R. B.)
Ishte një ditë e bukur për mua, si autor i shkrimit, të takoja kolege e kolegë nga disa vende e shtetet me të cilët ishim njohur gjatë seminareve të organizuara për shumë vite në atdhe dhe jashtë tij. Takova kolegë e kolege të cilët nuk janë vetëm mësues, por janë veprimtarë të dalluar në dobi të kombit. Mes tyre nga Anglia ishte i pranishëm mësuesi veprimtar Lutfi Vata me zonjën e tij. Takimi me te më rikujtoj diskutimet tona në seminare. Kështu janë mësuesit e porosive të Rilindësve tanë. Takova kolege nga Greqia të cilat janë vërtet Rilindëset e Kohës, kur dihet se puna e tyre mësimore bëhet vullnetarisht dhe në rrethana të vështira të pa krahasuara me vendet tjera. Realizimi i programit u drejtua me përpikëri e përgjegjësi nga Xhevat Isufi dhe Hava Limani nga Suedia. Suksese në misionin Tuaj!

Filed Under: Mergata

A Festival to Remember – Celebrating Our Albanian Heritage

June 18, 2025 by s p

Albanian – American Muslim Community & Cultural Center – Waterbury CT/

What an unforgettable two-day celebration! We came together as a community, full of joy, pride, and love for our culture. The festival was filled with laughter, music, and moments that touched our hearts.

We welcomed so many wonderful guests, and the delicious traditional food—thanks to our amazing volunteers—was truly a highlight.

The air echoed with the sounds of Albanian music as we danced our beautiful traditional valle with pride and unity.

Special moments were the kids performances, showcasing dances from different Albanian regions—a true celebration of our diversity and shared heritage.

Thank you to everyone who joined us, helped organize, and made these two days so special. Together, we honored our roots and passed the flame of culture to the next generation.

Gëzuar, Shqipëri! ❤️

Filed Under: Kulture

U PËRURUA LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR” 

June 18, 2025 by s p

Kadri Tarelli/

Hamit Gurguri përuron librin e tij.

“Koha do t’u thotë gjithçka brezave të ardhshëm. Ajo flet edhe kur s’e pyesim” –                                                                      Euripidi

Ditën e hënë, më: 16. 06. 2025, në mjediset e librarisë “Redon”, në Durrës, u përurua libri “Çami, tek guri polar”, i shkrimtarit Hamit Gurguri, i njohur në mjedisin letrar në Suedi dhe në Dardani.

 Falënderoj shkrimtarin Hamit Gurguri, i cili nëpërmjet recensës sime, më bëri pjesë të këtij libri të magjishëm e të çuditshëm, “Çami, tek guri polar”. Një libër i bukur letrarisht në formë, por i rëndë për kumtin që përcjell te të gjithë shqiptarët, të vjetër e të rinj, kudo që ndodhen.

Falënderoj edhe fondacionin Çamëria, “Hoxha Tasin”, që u bë pjesë e përbashkët e këtij kuvendi, ku nëpërmjet këtij romani historik, përkujtohet 100-vjetori dhe 80-vjetori i shpërnguljes me dhunë, i mijëra shqiptarëve çam, sa në Turqi ashtu edhe në Shqipëri. Ngjarje që na kujtojnë një plagë që nuk mbyllet kurrë, jo 80 apo 100-vite, por edhe pas 800 dhe 1000 vjetësh do të dhembi po njësoj, mjafton ta prekësh sado pak. Është dhimbja e kombit që nuk gjen prehje.

Ju pjesëmarrës të ndërruar, jeni njerëz të letrave dhe e dini po aq mirë sa unë, se historia dhe romani historik japin e marrin mes tyre, por nuk janë njësoj. Gatuajnë të njëjtin brumë, por shija, aroma, forma dhe vlerat dallohen që larg. Historia dhe dokumentet e saj fiksojnë kohën si dëshmi, ndërkohë janë të ftohta. Ka emra heronjsh e personazhesh, vende dhe data, ku përshkruhen ngjarje, vendime e përfundime, pa thënë asgjë se ç’pasoja, ç’gjurmë e përjetime ka sjellë dhe ka lënë te njerëzit dhe popujt. Historianët nëpërmjet librave të historisë, i japin dritë letrave apo gjetjeve, për të njohur të vërtetën qoftë e hidhur apo e gëzueshme, për t’u mburrur, gëzuar, lotuar apo trishtuar, duke thënë kështu pareshtur, se ngjarje të tilla mësohen për të mos u përsëritur kurrë. Kjo është gjysma e të vërtetës, ose një gënjeshtër e madhe, si përrallë për të na vënë në gjumë, sepse udhëheqësit e vendeve të mëdha, ose më mirë diktatorët, duke njohur historinë përsosin armët dhe strategjitë e luftës ndaj popujve të tjerë për t’i pushtuar e sunduar, pa u merakosur për vuajtjet dhe viktimat që pasojnë. Historia  e mijëvjeçarëve dhe e ditëve të sotme, nuk lë vend për  të menduar ndryshe. Veçanërisht historia tragjike e trojeve shqiptare, të copëtuara mizorisht dhe banorët autoktonë të shkulur tragjikisht, nuk mund të kemi dyshime dhe dy mendime. 

Ndryshe ndodh me romani historik, siç është edhe ky libër, për të cilin jemi mbledhur në këtë kuvend, për të cilin u deshën tridhjetë e ca vitesh për ta shkruar e përfunduar. Romani i jep jetë ngjarjeve, i jep gjak për veprim, energji për lëvizje dhe ndjesi njerëzore, pse jo edhe frymëzim për të parë dhe pranuar kohën në hapësirat e vërteta. Romani ka edhe një të mirë tjetër, sepse lexuesi bëhet pjesë e ngjarjeve, udhëton me ngarkesën e kohës, duke i përjetuar ato me të gjithë fuqinë e shpirtit dhe të mendimit, të ndajë të mirën, të bukurën nga e keqja dhe e shëmtuara, të drejtën nga e padrejta, të dashurojë apo të urrejë, të rrëmbehet apo trimërohet, duke u bërë bashkudhëtar me heroin e librit. Këtu qëndron edhe bukuria dhe vlera e tij si libër, që s’të lëshon nga dora deri në faqen e fundit. Kur ta lexoni do të më jepni të drejtë. Është merita e autorit, që i shtrydh ngjarjet aq realisht, sikur ato ndodhin sot dhe në oborrin e shtëpisë, në rrugicën e lagjes, në udhët e qytetit, më tej në bregun e detit, në frontin e luftës apo në horizontet pa kufi. E gjitha përmblidhet me pak fjalë: historia jetohet me njerëzit dhe për njerëzit.

Jam i bindur se kështu si unë, çdo lexues që ka pak apo shumë njohje për historinë, do të përfshihet mrekullisht në vorbullën e kohëve tragjike të atyre viteve, duke adhuruar znj. Irena për zotësinë dhe guximin për ta thënë të vërtetën, duke e ditur se nuk do ta dëgjojë askush. Më tej, për të ndjerë zhgënjim ndaj nëpunësve të Evropit, që i shikojmë në dritë të syrit si bijtë e Zeusit apo si të dërguarit Zotit, por që pas buzëqeshjes së tyre, dhe nën kostumin që mbajnë, bëjnë punën e djallit. Nuk është e vështirë të kuptohet se përfundimet e bisedimeve të paravendosura në tavolinat e kancelarive, na vlejnë edhe sot si mësime, kur fatet e shqiptarëve nuk janë zgjidhur përfundimisht. Kjo është pjesa e dytë e të vërtetës që dhemb, sepse popujt e vegjël, kam parasysh edhe popullin tonë, nuk nxorën mësime nga fatkeqësitë dhe pësimet, pabesitë dhe grindjet mes tyre. Dikur Zot të Gadishullit Ilirik, u rrudhën aq shumë, sa sot shqiptarët e shtetit shqiptar kufizohen plotësisht me shqiptarë në shteteve të tjerë. Një ndër çuditë e mëdha për t’u futur në historinë botërore, si rast i rrallë. 

Nuk nguroj të them se çdo faqe e këtij libri ka brenda historisë të vërtetën dhe dhimbjen, e cila na dhemb sot e mot, kur gjykojmë këto pak fjalë si profeci orakujsh: – “Vallë ku gabuan të parët tanë…!? Po ne ku po gabojmë…..!? Dhe a mbajmë përgjegjësi para vetes, historisë dhe kombit….!?”. Autori e lëshon kumtin dhe alarmin, por duhet ta dëgjojnë drejtuesit e vendit dhe kombit. Kjo si vlerë e shtuar e librit dhe autorit.   

Unë e ndaj librin në dy pjesë, sepse dallojnë shumë nga njëra-tjetra: Pjesa e parë ngjarjet vendosen në Epir, në Çamëri, ndërsa pjesa e dytë në Norvegji dhe Suedi me personazh Naumin. Megjithëse duhet pranuar se lidhja dhe vazhdimi mes tyre është harmonik dhe i pëlqyeshëm. Duke nënvizuar në fund, se, Naumi nuk mundi ta shohë as Çamërinë dhe as Shqipërinë. Besoj se kjo është shprehja më tragjike e gjithë librit. 

I mbetet lexuesit të japë vlerësimet e tij, kur të ketë mbyllur faqen e fundit të këtij libri tragjik. Mbase, pasi të ketë rilexuar pjesët që i pëlqejnë më shumë, duke i përjetuar ato, sepse në rrëfimet e çdo faqeje rrjedh lëng jete.

Ky libër mund të lexohet këndshëm nga të gjithë, më së shumti nga të rinjtë, jo thjesht për letërsi dhe kulturë, por për të nxjerrë mësime për kohën që po jetojmë dhe për të ardhmen. Besoj nuk është pak……!

Urime bir i Drenicës, shkrimtar Hamit Gurguri! Jetë dhe shëndet të mirë, për libra të tjerë me vlera letrare dhe atdhetare.

Me mirënjohje!

Kadri Tarelli

Durrës, më: 16, të qershorit, 2025.

Shënim: Takim u organizua nga “Lidhja e shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”, në bashkëpunim me Fondacionin Çamëria “Hoxha Tasin” në Tiranë. Pjesëmarrja ishte mjafte pëlqyeshme me intelektualë durrsak, ku nuk munguan edhe miq nga Mitrovica, Fush-Kosova, Gilani, Tirana, etj. 

Filed Under: ESSE

KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD) MBAJTI TAKIMIN E RADHËS DHE PREZANTOI PUNËN E SAJ NJËVJEÇARE

June 18, 2025 by s p

Sektori për informim i KKAD-së

Një imazh që përmban burrë, person, veshje, video

Përmbajtja e gjeneruar me AI mund të jetë e pasaktë.

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) zhvilloi takimin e radhës nëpërmjet platformës Zoom, ku mori pjesë edhe drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa.
Takimin e hapi nënkryetarja, znj. Aurela Konduri, e cila u kërkoi anëtarëve të ofronin një pasqyrë të përgjithshme mbi përfundimin e vitit shkollor 2024–2025.
Gjatë diskutimit, anëtarët prezantuan gjendjen aktuale të shkollave shqipe në shtetet ku ata veprojnë, si dhe folën mbi aktivitetet që po zhvillohen për ndërgjegjësimin dhe motivimin e prindërve për t’i dërguar fëmijët në mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Pas prezantimeve të anëtarëve: znj. Miradije Berisha (Austri), znj. Mira Shehu (Kanada), z. Mustafë Krasniqi (Gjermani), z. Isuf Bytyqi (Gjermani), z. Dritan Mashi (Itali), znj. Arta Emiri (Suedi) dhe znj. Aurela Konduri (Greqi), fjalën e mori drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën, znj. Mimoza Hysa.

Po ashtu, për disa nga pikat kryesore, nga vende të ndryshme u paraqitën veçoritë e mësimdhënies së gjuhës, u shkëmbyen përvoja të suksesshme dhe u adresuan shqetësimet e mësuesve. Drejtoresha e Qendrës së Botimeve për Diasporën bëri një pasqyrë të punës dhe angazhimit të QBD-së.
Në fjalën e saj znj.Hysa tha se këtë vit filluan më herët kërkesat për tekste shkollore për të kuptuar më mirë dhe në kohë nevojat e mësuesve në diaspore, duke theksuar procedurat që ndiqen sipas legjislacionit për dërgimin e kërkesave dhe shpërndarjen e librave në diasporë.
Të gjithë anëtarët vlerësuan punën e deritanishme të Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe të drejtoreshës, duke theksuar njëzëri rëndësinë e ruajtjes së profesionalizmit dhe etikës në punë, si dhe të komunikimit të shëndetshëm ndërinstitucional, si themel për një klimë pune konstruktive, për inkurajimin e motivimin në këtë mision fisnik.

Filed Under: Reportazh

Parkimi dhe Qarkullimi – Plaga më e Madhe e Rrugëve të Tiranës

June 18, 2025 by s p

Arenc Leka/

Rrugët e ngushta të Tiranës përballen çdo ditë me një krizë të thellë infrastrukturore, të përkeqësuar nga mungesa e zgjidhjeve strukturore për qarkullimin dhe parkimin. Situata kërkon ndërhyrje të menjëhershme.

Duke ndjekur nga afër transformimin urban të lagjeve si Meatpacking District në West Village, New York – nga zona industriale në hapësira të jetueshme, moderne dhe të integruara – më vjen natyrshëm të krahasoj rrugën që po ndjek qyteti i fëmijërisë sime, Tirana.

Ndryshe nga modeli i planifikuar i zhvillimit që ofron New York-u, Tirana sot vazhdon të rrotullohet në një vorbull destruktive të tipit: shkatërro dhe ndërto pa kriter. Shumë nga bashkëmoshatarët e mi që jetojnë jashtë vendit nuk e njohin më Tiranën. Ajo ka ndryshuar përtej njohjes – me vite shkatërrimi dhe ndërtime të shpejta, shpesh pa menduar për pasojat në qarkullim. Kudo shfaqen ndërtime të reja, disa prej tyre mbresëlënëse, por në të njëjtën kohë rrugët ngushtohen, kthesat bëhen të pakalueshme, dhe trafiku vazhdon të ngecet. Niveli i nervozizmit dhe tensionit mes drejtuesve të automjeteve është çdo ditë në rritje.

Kriza e Parkimit dhe Qarkullimit – Simptomë e Ndërtimit të Pakontrolluar

Ndërtimi pa kufij në një sipërfaqe të vogël, me rrugë të papërshtatshme dhe një rritje të shpejtë të popullsisë, ka sjellë një kaos të vërtetë në qarkullim. Kjo situatë kërkon prioritet absolut në agjendat e planifikimit urban.

Zgjidhjet që munden dhe duhet të zbatohen:

1. Parkime nëntokësore me sipërfaqe të gjelbëruara mbi to, të realizuara në hapësira ndërmjet pallateve ekzistuese. Shembuj të suksesshëm janë zbatuar pranë sheshit “Skënderbej”, Stadiumit, apo ish-stacionit të trenit.

2. Ndërtime shumëkatëshe (nën dhe mbi tokë) që të përdoren ekskluzivisht për parkim.

3. Heqja e makinave nga rrugët, siç kanë vepruar qytete si Montreali (17 km tunele) apo New York City, të cilat kanë spostuar parkimet rrugore në garazhe nëntokësore. Kështu, rrugët mbeten të dedikuara vetëm për lëvizje, jo parkim. Rruga e Durrësit sot është një shembull ku kjo mund të aplikohet më tej.

4. Riorganizimi i qarkullimit për automjetet furnizuese, duke lejuar hyrjen e tyre vetëm nga ora 04:00 deri në 06:00 të mëngjesit, ose pas orës 20:00 të mbrëmjes – në mënyrë që të mos rëndojnë trafikun gjatë ditës.

5. Zgjidhje infrastrukturore si në Boston, përmes rrugëve tunel dhe urave që lehtësojnë daljet nga qyteti në autostradë në mënyrë të menjëhershme. Tirana mund të përfitojë shumë nga zgjidhje të tilla për pikat problematike si: Diga e Liqenit, Hyrja në autostradën e Durrësit, Kthesa e Kamzës, Rruga e Aeroportit, Hyrja për në Elbasan, Ksamil, Lezhë, etj.

6. Shtimi paralel i infrastrukturës për biçikleta dhe motoçikleta, siç bëjnë me sukses vendet si Danimarka, Holanda, Zvicra, Austria.

Tirana është një qytet energjik, ku gjithnjë e më shumë njerëz përdorin biçikleta elektrike dhe motoçikleta për të shmangur trafikun e ngarkuar, sepse nuk dalin dot me makine.

Një Thirrje për Veprim – Tani!

Nëse Tirana aspiron të bëhet një qytet evropian i standardit të vitit 2030, qarkullimi duhet të jetë i lehtësuar Sot, jo Nesër. Cilësia e ndërtimit të pallateve sot ka arritur nivele shumë të larta – prandaj ndërtuesit duhet të marrin edhe përgjegjësinë për të ndihmuar në zgjidhjen e trafikut, të cilin vetë e kanë shkaktuar me dendësimin e popullsisë në zona me rrugë të ngushta dhe pa infrastrukturë të përshtatshme.

Tirana do të bëhet, por do të duhet kohë për të zhbërë shumë prej gabimeve arkitekturore të dekadës së fundit. Le të fillojmë nga më urgjentja: çlirimi i rrugëve dhe parkimeve.

Shpresoj në një ndryshim të madh dhe të mirë nga bashkitë e qyteteve – veçanërisht tani që sezoni turistik ka filluar dhe bashkë me turistët po hyjnë në vend edhe investimet. Le të lehtësojmë qarkullimin ditor, për një Tiranë më të jetueshme dhe më të denjë për qytetarët e saj!

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 454
  • 455
  • 456
  • 457
  • 458
  • …
  • 2946
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT