• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Elmi Berisha: Qeveria e re e Kosovës të jetë ‘shumë më e kujdesshme’ në marrëdhëniet me Uashingtonin

February 22, 2025 by s p

“Zëri i Amerikës”

  • Garentina Kraja

Elmi Berisha

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se qeveria e re e pritshme në Prishtinë, që do të dalë pas zgjedhjeve të fundit, duhet të tregojë kujdes në marrëdhëniet me administratën e re amerikane të Presidentit Donald Trump. Në një intervistë për Zërin e Amerikës me kolegen Garentina Kraja, zoti Berisha theksoi se nuk pret ndryshim të qasjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, por u bëri thirrje zyrtarëve të të dyja vendeve të angazhohen për të përmbushur detyrimet e tyre. Për Kosovën kjo do të thotë krijimi sa më i shpejtë i një qeverie të re të qëndrueshme dhe të gatshme të përballet me sfidat përpara saj. Ai nënvizoi edhe nevojën për bashkërendim të Prishtinës dhe Tiranës zyrtare me komunitetin shqiptaro-amerikan për lobim në emër të tyre në Uashington.

Elmi Berisha: Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA

 EMBED SHARE

Elmi Berisha: Qeveria e re e Kosovës të jetë shumë më e kujdesshme në marrëdhëniet me SHBA

 EMBED SHARE

The code has been copied to your clipboard.


width  pxheight  px

  • Facebook
  • Twitter

The URL has been copied to your clipboard

  • Auto
  • 240p
  • 360p
  • 480p
  • 1080p
  • 720p

No media source currently available

0:007:200:00

Zëri i Amërikës: Zoti Berisha, këto ditë po qëndroni në Uashington për takime ndërkohë që në Kosovë kishim një proces zgjedhor për një kuvend dhe qeveri të re. Cili është vlerësimi juaj për këto zhvillime?


Elmi Berisha: Kemi ardhur këtu që të bëjmë disa takime si “Vatër” në Departamentin e Shtetit, në Kongres, që të takohemi me ca miq të vjetër dhe të rinj që kemi tani, që do të udhëheqin me administratën e re të Presidentit Trump. Patëm një takim shumë të mirë në Departamentin e Shtetit ku u bisedua rreth zgjedhjeve të fundit në Kosovë, që ishin të vlerësuara shumë lart edhe nga Departamenti i Shtetit, por edhe nga ne Vatra dhe shqiptaro-amerikanët. (Zgjedhjet kishin) një mbarëvajtje të suksesshme, të mirë dhe shumë demokratike. Ishte një bisedë shumë e veçantë dhe e gëzimit. Ramë dakord për vazhdimësinë e proceseve tona, të partneritetit të ‘Vatrës’ dhe shqiptaro-amerikanëve me Departamentin e Shtetit. Ju e dini që edhe në të kaluarën ne kemi bashkëpunuar me Departamentin e Shtetit dhe gjithmonë kemi qenë në të njëjtën linjë politike, zhvillimore dhe diplomatike. Do të vazhdojmë t’i forcojmë lidhjet tona dhe bashkëpunimin tonë me Departamentin e Shtetit për të mirën e Kosovës, për të mirën e popullit shqiptar, por në veçanti proceset e fundit në Kosovë, që sa më parë të fillojë formimi i qeverisë dhe të vazhdojmë në procese të mëdha, të cilat po e presin Kosovën me bisedime me Serbinë dhe përfundimin e tyre dhe fillimi i një epoke të re të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të punës.

Elmi Berisha
Elmi Berisha

Zëri i Amerikës: Duke marrë parasysh përvojën tuaj me administrata të ndryshme në Uashington, cilat janë pritshmëritë për këtë administratë të Presidentit Trump dhe cilat janë përparësitë e kësaj administrate ndaj rajonit dhe Kosovës në veçanti?

Elmi Berisha: Kjo administratë është pak më e veçantë. Ka patur edhe një administratë më të hershme të Presidentit Trump, por mendoj se kjo do të jetë më konçize, më e fuqishme, shumë më e organizuar, më e detajuar, por që do t’i ketë qëndrimet e veta më të rrepta ndaj vendeve ku mund të ketë konflikte dhe ka gjëra të cilat duhet të bisedohen dhe përfundohen në bisedime paqësore. Këtu vjen edhe Kosova dhe qeveria e Kosovës dhe institucionet e shtetit të Kosovës duhet të jenë shumë të ndërgjegjshëm. Sigurisht edhe ne si Vatër dhe shqiptaro-amerikanët duhet ta bëjmë një kujdes të veçantë, një përkushtim të veçantë rreth këtij katër vjeçari që është jetik për shqiptarët e Kosovës, për shtetin e ri të Kosovës – përfundimin e bisedimeve me Serbinë. Ne u pajtuam edhe në Departamentin e Shtetit që duhet të ketë njohje reciproke mes Beogradit zyrtar dhe Prishtinës zyrtare.

Zëri i Amerikës: Qeveria e Kosovës është kritikuar vitet e fundit nga administrata e kaluar e Presidentit Biden, por edhe nga zyrtarët e administratës aktuale, tani të re, të Presidentit Trump. Si i vlerësoni aktualisht marrëdhënie ndërmjet Uashingtonit dhe Kosovës?

Elmi Berisha: U pajtuam edhe sot gjatë bisedimeve me miqtë tanë në Departamentin e Shtetit, që qeveria e re e cila do të formohet në Kosovë dhe të formohet sa më parë nga partia që fitoi shumicën apo edhe në partneritet me ndonjë parti tjetër politike në Kosovë. Por është e domosdoshme që kjo qeveri të jetë e fuqishme dhe të mos ketë pengesa gjatë zhvillimit dhe punës së saj katërvjeçare. Uroj që të jetë katërvjeçare për të mirën e qytetarëve, jo të partive politike, por të shtetit të Kosovës. Duhet të mendohet, të punohet shpirtërisht dhe për të ardhmen e kombit, që të krijohet një qeveri sa më stabile, me partnerë seriozë, të ecim përpara dhe t’i shtyjmë proceset e kombit dhe zhvillimit të Kosovës.

Përsa i përket raportit Amerikë-Kosovë, tani do të jem shumë i vetëdijshëm. Kemi të bëjmë me një president i cili e mban fjalën, i mban premtimet, por që edhe nuk bën tolerime të panevojshme. Raporti me Kosovën duhet të ndryshojë dyqind për qind, jo 100 për qind. Uroj dhe dëshiroj që qeveria e re të jetë shumë më e kujdesshme në raport me marrëdhëniet dhe lidhjet diplomatike e politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në veçanti, por edhe me Perëndimin. Uroj dhe besoj dhe ne premtuam gjatë bisedimeve sot në Departamentin e Shtetit me miqtë tanë, me partnerët tanë, që do të ndihmojmë në proces të zhvillimit të marrëdhënieve në nivelin më të lartë mes shtetit të Kosovës dhe Uashingtonit zyrtar.


Zëri i Amerikës: Duket që porosia juaj e ka një dozë paralajmërimi për një urgjencë. A mund të më tregoni ku po e bazoni këtë paralajmërim? Çfarë u shtyn ta bëni këtë paralajmërim, këtë qëndrim tuaj?

Elmi Berisha: Sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe populli amerikan kanë investuar që 113 vjet tek shqiptarët, si në formimin e shtetit të parë shqiptar dhe ndalimin e copëtimit të tij deri tek shteti i fundit, shteti i Kosovës e këtu protagonistë jemi edhe ne, kjo pjesë e udhëheqjes së ‘Vatrës’ sot. Do të thotë jemi pjesë e këtij procesi dhe i dimë periudhat e zhvillimit si kanë shkuar dhe sa vështirë ka qenë që të bashkërendohemi dhe të bëhemi partner me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç thoshte Presidenti Rugova të krijojmë marrëdhënie vëllazërore, të përjetshme. Këto duhet të mbahen. Ky është investim 113 vjeçar, që populli amerikan e ka bërë për popullin shqiptar, tani në veçanti për Kosovën. Asnjëherë nuk duhet të lejohet që të cenohet.


Zëri i Amerikës: A mendoni që është cenuar ky raport?

Elmi Berisha: Nuk mendoj.

Zëri i Amerikës: Vitet e fundit, lobi shqiptaro-amerikan nuk ka qenë shumë aktiv. A do të ketë më shumë angazhim të lobit shqiptaro-amerikan duke i patur paraysh këto ndryshime që i paralajmëruat?

Elmi Berisha: Është një e vërtetë e madhe që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, lobimi i organizuar – sepse lobimi shqiptar nuk është ndalur asnjëherë në Uashington, është bërë në mënyrë individuale dhe grupore, por nuk është ndalur asnjëherë dhe as që do të ndalet ndonjëherë. Por në mënyrë të organizuar, siç ka qenë në vitet 1990, nuk ka qenë. Realisht nuk e kemi marrë përkrahjen e qeverive në vazhdimësi, sepse edhe nuk ka qenë pjekuria e tillë. Nuk dua që t’i amnistoj ata, por unë mendoj që nuk ka qenë në nivelin e dëshirueshëm dhe të nevojshëm. Uroj që të kemi një bashkëpunim, një harmonizim i politikave të diasporës shqiptare, që kanë përvoja të mëdha politike dhe lobuese në Amerikë dhe qeverisë së Prishtinës dhe Tiranës zyrtare. Duhet që energjitë e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare të fuqizohen, të kanalizohen dhe ne si shqiptaro-amerikanë, unë mund të premtoj se ne si Vatër do ta bëjmë ngritjen e nivelit të lobimit dhe do ta mbështesim fuqishëm që do të shihet dhe do të preket në të ardhmen e afërt.

Zëri i Amerikës: A keni marrë hapa konkret në këtë drejtim?

Elmi Berisha: Sigurisht që po.

Zëri i Amerikës: Ekspertë të ndryshëm gjatë javëve të fundit kanë vlerësuar se jemi në një moment të ri gjeopolitik dhe shpalosjes së përparësive të reja të administratës së Presidentit Trump. Cili është vlerësimi juaj për qasjen që do ta ketë konkretisht ndaj Kosovës dhe Shqipërisë kjo administratë?


Elmi Berisha: Lufta në Ukrainë, problemet e mëdha ekononime dhe politike me Rusinë dhe me Kinën nga perspektiva amerikane sigurisht që do të ndikojnë edhe në Kosovë. Nuk besoj që do të ketë paralele mes vendeve tjera në raport të marrëdhënieve diplomatike dhe politike. Qëndrimet e Amerikës ndaj Kosovës nuk do të kenë luhatje aspak, por që ne duhet të jemi të përgatitur që të bashkëpunojmë me administratën e Presidentit Trump, sepse do të jetë në favor të shqiptarëve, vetëm se ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe t’i kryejmë detyrat tona të shëpisë.

Zëri i Amerikës: A mund të flisni më konkretisht për këto detyra të shtëpisë?


Elmi Berisha: Së pari duhet të krijohet qeveria e re. Nëse partia e parë që ka fituar mund ta bëjë qeverinë, ta bëjë sa më parë, të përgatitet për ngritjen e institucioneve dhe fillimin e punëve që kanë mbetur prapa. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, të bëhet një koordinim me partnerët e ri të mundshëm, që është punë e tyre, kjo nuk është një gjë që mua më intereson të thellohem. Por më intereson të kemi një qeveri të qëndrueshme, një qeveri e fuqishme, një qeveri premtuese dhe afatgjatë sepse kemi shumë agjenda të ngjeshura për avancim të kombit dhe zhvillim të shtetit të ri. Pastaj na duhet të përqëndrohemi në mënyrë të menjëhershme në politikën ndërkombëtare, politikën e jashtme, që të kemi edhe njohje të reja sa më parë sepse kemi ngecur me këtë çështje shumë. Këtu do të thotë shumë ndershmëria dhe largpamësia e qeverisë së ardhshme dhe raporti i tyre me Perëndimin dhe në veçanti me SHBA-të. Gjithmonë duhet të jemi në të njejtën faqe me Departamentin e Shtetit.

Filed Under: Politike

Figura poliedrike e studiuesit arbëresh Atë Emanuele Giordano

February 22, 2025 by s p

Figura poliedrike e studiuesit dhe priftit të njohur arbëreshë, Atë Emanuele Giordano, Papas Maoli (Emanuele) Giordano nga Frasnitë, që ndërroi jetë më 17 shkurtin e kaluar, në spitalin e Lungros, në moshën 95 vjeçare., në dëshminë e priftit kosovar, dom Lush Gjergjit. Kujtojmë se më 18 shkurtin e kaluar u kremtua Liturgjia e Shenjtë e dritës dhe funerali i të ndjerit Papas Emanuelit, udhëhequr nga ipeshkvi arbëresh imzot Olivero Donato, me një pjesëmarrje korale të botës arbëreshe e të gjithë atyre që e njohën, nderuar, deshën e respektuan dhe deshën shumë, duke dhënë lamtumirën me respekt të madh e mirënjohje ndaj Hyjit, për dhuratën e madhe që ishte për të gjithë papas Maoli.
Shtyllë e identitetit dhe studiues i kulturës arbëreshe, papas Maoli qe një ekspert e studiues i vëmendshëm i filologjisë, letërsisë italiane e arbëresheve, është autor i shumë veprave të rëndësishme si fjalori madh “Arbëresh-italiano”, për leksikografinë arbëreshe, veprat “Gramatike Arbershe”, “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” (Ungjilli) etj. Figurë poliedrike, papas Maoli u mor me histori, letërsi, folklor e muzikë arbëreshe liturgjike e kombëtare. Është kujdesuar për botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.
Ja dëshmia e Don Lush Gjergjit,
Atë Emanuele Giordano(1920-2015) për herë të parë e kam takuar në Kalabri, në famullinë Ejanina në vitin 1970. Ishte Java e Madhe e Pashkëve. Me ftesë dhe përcjellje të Mons. Eleuterio Fortino, së bashku me Don Ndue Gjergjin, Don Aleksandër Kolën, udhëtuam prej Romës për Kalabri. Ishim studentë të Universitetit “Urbaniana.” Qëllimi dhe synimi ynë ishte për t’i njohur dhe takuar vëllazëritë tanë Arbëreshë, “gjakun tonë të shprishur” gjatë shekujve, por gjithnjë të gjallë dhe të ngrohtë. Ishim mysafirë të familjes së Mons. Eleuterio Fortino, në fshatin e njohur san Benedetto Ullano, vendlindja e tij. Ai na kishte mundësuar këtë vizitë, takim, njohje me botën arbëreshe.
Ndër takimet e paharrueshme, përpos vizitave gati të gjitha bashkësive arbëreshe, riteve të liturgjisë lindore, ishte edhe takimi, ndeja, bisedimi me atë Emanuele Giordano, njeri i ngritur, me kulturë të lartë, njohuri të thellë dhe dashuri të madhe, me fytyrë tipike dhe karakteristik arbërore.
Na bëri përshtypje erudicioni i tij për gjuhë, histori, letërsi dhe kulturë shqiptare. Biblioteka e tij ishte plot me libra. Mendova dhe vendosa: në duar dhe bibliotekë të tij ka vend edhe për botimet tona, për revistën fetaro-kulturore DRITA, që kishte filluar botimin në Prizrenin tonë të lashtë. Qysh prej takimit tonë të parë rregullisht ia kemi dërguar Dritën, më vonë edhe disa botime tjera, Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri, Nëna jonë Tereze, Besëlidhja e Re… Çdo herë përgjigjej me fjalë të zgjedhura miradije dhe falënderimi, virtyt ky i njerëzve të mëdhenj dhe të mirë.
Takimi ynë i dytë ndodhi gjatë vizitës ndër Arbëreshë për mbledhjen e punimeve dhe krijimtarive kushtuar Nënës Tereze për monografinë “Lule për Nënën”. Ishim së bashku me Don Zef Gashin, famullitarin e atëhershëm të Prishtinës, tani arqipeshkvin e Tivarit, gjatë verës së vitit 1984.
Takim i ynë i tretë ishte prapë në Ejaninë, më 8 shkurt 1985. Me këtë rast ndër të tjera më tha kështu: “Ti ma dërgon rregullisht Dritën dhe shumë botime tjera … Unë të kam borxh… Ja, pra, Fjalori i Arbërshvet t’Italisë, 1963, fq. 592, me këtë përkushtim: “Mikut dhe Vëllaut të përdashur Lush Gjergjit. Me nderime dhe mall arbëresh. Papas Emanuil Jordani. Janinë, 8. II. 1985”.
Takimi ynë i katërt ishte me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Kalabri, ndër Arbëreshë (11-13 maj 2013). Isha së bashku me vëllain tim, Don Ndue Gjergjin, misionar te “Kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të Detroitit.
Para një viti mësove nga nipi i tij Augustin Giordano, drejtori i revistës “Jeta Arbëreshe”, pjesëmarrës në Seminarin për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare në Prishtinë, se atë Emanuel Giordano fatbardhësisht ishte ende gjallë dhe mirë me shëndet.
E përshëndeta dhe i dhurova disa libra nëpërmjet nipit të tij, Agustinit, me dëshirë që të shiheshim sa më pare për t’i përtërirë kujtimet tona.
Mezi prita të takoheshim prapë, pas shumë viteve.. E gjeta në tavolinë të punës, të rrethuar me libra dhe shkrime. Ishte mjaft i freskët me mend dhe shumë i lumtur që rishtas ishim së bashku. I thashë: “Atë Emanuel, dashuria jonë është më e forte se koha dhe rrethanat e jetës. Ta solla edhe kësaj radhe një libër me meditime: Të ftuar dhe të dërguar”.
Pas dy dite, u ktheva rishtas për ta parë dhe ftuar në manifestimin qendror të Pavarësisë së Shqipërisë. E gjeta më librin tim në tavolinë. Më tha: “Bukur, u kënaqa në lexim dhe meditim. Erdha deri te faqja 28. Gjithnjë lexoj ndonjë rresht, mendim apo faqe. Janë tekste të bukura dhe përmbajtjesore…”. U përgjigja unë: “Ti më do dhe shi për këtë edhe me çmon dhe nderon, I shijon edhe dromcat e vogla në sofër…”.
Pastaj ia shpjegova argumentin e ardhjes tonë dhe si në hoka i thashë: “Ti i përket asaj periudhe, sepse linde vetëm tetë vite pas Pavarësisë. Eja, pra, e na ndero me praninë dhe fjalën tënde!”.
Erdhi. Ishte shtrënguar mirë e mirë. Prania e tij i gëzoi shumë gjithë të pranishmit. I tha edhe dy fjalë rasti, dukshëm i emocionuar dhe ngazëllyer. Fjala e fundit ishte: “Urime, urime, dhe prapë urime!”.
Njeri për mrekulli në atë moshë! Mirë thotë populli ynë: “Nuk plaket zemra dhe dashuria!”.
Hera e pestë, e fundit, ishte kur pata përtëritjen shpirtërore për meshtarë dhe murgesha të Eparisë së Ungrit, me ftesë të Imzot Renato Oliverio (14 – 15 maj 2014).
Atë Emanuele Giordano qetë, ndërroi jetë; kaloi në amshim, u kthye në shtëpinë e Atit më 17 shkurt 2015, duke lënë pas vete një histori, shumë kujtime dhe botime, një jetë kushtuar Zotit, Kishës Katolike, Popullit Shqiptar, sidomos Arbëreshëve, shembull atdhedashurie nëpërmjet kulturës së jetës dhe qytetërimit të dashurisë. Miqësia dhe vëllazëria, komunikimi ynë tashmë vazhdon edhe në amshim.
Atë Emanuele Giordano ishte një prift arbëresh- i mirë dhe i njohur, mjaft i dalluar dhe afirmuar, intelektual i dorës së parë, i afërt dhe shumë i dashur, njeri që la gjurma të pashlyeshme në kulturën arbëroro-shqiptare, sidomos në lëmin e gjuhës dhe të liturgjisë. Zoti e shpërbleftë për shërbimin e madh flijues dhe dhurues, ndërsa kujtimi i tij lë të jetë ndër ne i gjallë dhe frymëzues për të gjithë, sidomos për brezet e reja. Pushoftë në paqe.
Don Lush GJERGJI

Filed Under: Kronike

Një vepër madhore kushtuar tragjedisë kombëtare shqiptare

February 22, 2025 by s p

Prof. dr. Nusret Pllana
Universiteti ‘‘Hasan Prishtina’’
Prishtinë/

(Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Ekzekutimi i shqiptarëve në Kosovë nga OZN-a dhe UDB-ja jugosllave (1944-1990), I.

Në këtë studim voluminoz, autorja Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha ka grumbulluar fakte dhe të dhëna të shumta për tragjedinë me përmasë kombëtare të popullit shqiptar. Përmasa e kësaj tragjedie, edhe pas gati një shekulli, as nuk është harruar, as nuk është tejkaluar, as pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, mund të thuhet se përmasa e kësaj tragjedie kombëtare, nuk ishte e filluar vetëm nga viti 1944, kur e fillon studimin e saj autorja, as nuk kishte përfunduar më 1990, ngase dihet botërisht Serbia fashiste kishte kryer gjenocid të pashembullt në vitet 1997-1999 në tërë hapësirën e Kosovës së sotme, të cilën e quante pjesë të saj. Në të vërtetë, tragjedia kombëtare shqiptare kishte filluar që nga konferencat ndërkombëtare, me të cilat këtu nuk do të merremi, andaj siç thuhet, edhe Jugosllavisë së mbretërisë së Serbëve-Kroatëve dhe Sllovenëve, edhe asaj që quhej Jugosllavi komuniste, thuajse ia kishin lënë duart e lira për të kryer gjenocid në jetën kombëtare të shqiptarëve.

Organizatat atdhetare dhe lufta për mbrojtjen e tokave shqiptare
Përkundër dhunës shtetërore që bëhej mbi shqiptarët, në popull përherë kishte forca të tilla që nuk ishin pajtuar me gjendjen e krijuar, andaj bënin përpjekje që të gjenin forma të ndryshme të qëndresës kundër pushtuesit. Njëra ndër format më të përshtatshme ishte organizimi në shoqata dhe lëvizje të ndryshme, ishte formimi i organizatave atdhetare, të cilat në programet e tyre, në përgjithësi, kishin qëllimin e bashkimit me shtetin amë, Shqipërinë londineze, siç do të quhej që nga viti 1913 e këndej, ngase atje, në Londër ishin përgjysmuar dhe ishin përgjakur tokat shqiptare. Autorja ka pasur kujdes, mbi bazë të dokumenteve arkivore që ka arritur të zbulojë, që të sistemojë, thuajse në tërësi, veprimtarinë e këtyre organizatave dhe bashkimeve të fshehta, që në programet e tyre kishin për qëllim, jo vetëm çlirimin e kësaj pjese të atdheut por edhe krijimin e Shqipërisë etnike. Në bazë të materialit që ka sistemuar autorja e këtij studimi, Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, mund të thuhet se që kur ishte kuptuar qëllimi i mos realizimit të kërkesave të Konferencës së Bujanit (dhjetor 1943-janar 1944), për bashkim me Shqipërinë, siç shkruante në tekstin e materialeve të kësaj konference, kishin zënë të kërkohen forma të tjera të organizmit të qëndresës kundër pushuesit serb, që në vitet 1945 e tutje, sepse, ajo dhunë e këtij pushtuesi bëhej edhe në emër të barazisë socialiste, bëhej edhe në emër të vëllazërimit dhe bashkimit, bëhej edhe në emër të të drejtave që kishin metodat e zhdukjes, burgosjeve, ndjekjeve dhe torturave nga më të tmerrshmet për të gjithë ata shqiptarë që konsideroheshin kundërshtar të sistemit jugosllav.

Mirëpo, në rrafshin e zhvillimeve historike, mund të thuhet, siç del edhe nga lënda që ka përfshirë autorja në këtë studim, se pa veprimtarinë këtyre organizatave të fshehta, pa veprimtarinë e tyre në vetëdijesimin e shtresave të gjera të popullit, pa shembullin e tyre se si të luftohet për të drejtat kombëtare, vështirë se do të mund të mendoheshin zhvillimet e mëvonshme në këtë pjesë të tokave shqiptare që quhet Kosovë. Fjala vjen, të organizata e lëvizjes kombëtare të formuar nga Adem Demaçi me shokë, Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve, (1963), me të gjithë shtrirjen e saj, në formën e organizmit në komitetet, si në Pejë, në Gjakovë, në Prishtinë, në Mitrovicë, në Gjilan. Siç shihet, thuajse një shtrirje në gjithë Kosovën e atyre viteve. Prandaj, të gjithë brezat e mëvonshëm të të burgosurve politikë shqiptarë, kanë gjetur frymëzimin dhe qëndresën për të përballuar të gjitha vuajtjet nëpër burgjet sllave, mbi bazën e këtyre veprimtarive atdhetare, me atë sakrificë madhështore, e cila të shumtën e herëve, është paguar me gjakun e bijve dhe bijave më të mira të kombit. Kjo frymë kombëtare, del sheshit në të gjitha programet e të gjitha këtyre organizatave kombëtare, që nga fillimi i vitit 1945 e deri në fillim të viteve 1990, për të cilat ka sjellë dokumente me vlerë, autorja e këtij studimi, Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha.

Vrasjet dhe burgosjet e atdhetarëve shqiptarë nga organet e pushtetit sllav

Përmasa e tragjedisë kombëtare del qartë në faqet e këtij studimi monografik, qoftë edhe kur mëson emrat e gjithë atyre atdhetarëve shqiptarë, të cilët në një mënyrë, ose në një tjetër, janë likuiduar jo vetëm për veprimtaren e tyre atdhetare, por në fund të fundit, edhe vetëm se ishin shqiptarë. Kjo politikë shfarosëse del e plotë, edhe në vitet e Luftës së Ushtrisë ‘Çlirimtare të Kosovës, ku sipas programit të Serbisë fashiste, duhej të zhdukej çdo gjë që ishte shqiptare. Andaj, jo rastësisht, pushtuesi, përmes organeve të tij të specializuara të ndjekjes dhe të torturimit, përcillte në çdo hap veprimtarinë e çdo shqiptari, për të cilin dyshohej se ishte kundër sistemit të pushtuesit sllav. Do të thotë, që nga Kuvendi i Prizrenit, i vitit 1945, kur politika serbe i kundërvihet vendimeve të Konferencës së Bujanit, edhe përmes parullave të vëllazërimit e të bashkimit dhe të socializmit, janë vënë në shënjestrën e vrasjeve dhe të burgosjeve gjithë ata emra atdhetarësh, të cilët të shumtën e herëve, nuk kanë kursyer as familjen, as pasurinë, dhe as jetën. Në faqet e kësaj monografie, kur flitet dhe shkruhet për veprimtarinë dhe biografitë e atyre atdhetarëve shqiptarë, të cilët janë pushkatuar me gjyq e pa të, lexuesi e kupton se qëllimi përfundimtar i pushtuesit ishte zhdukja e frymës kombëtare në radhët e popullit shqiptar të Kosovës, ishte zhdukja e kërkesave për barazi dhe për bashkim me shtetin amë, Shqipërinë, por ishte edhe amaneti i të parëve, që asnjëherë të mos gjunjëzohen para pushtuesit, pa marrë parasysh sakrificat, që duhej bërë, të shumtën edhe me dhënien e jetës. Kush ishin këta shqiptarë, që i dënonte me vdekje dhe i burgoste pushteti komunist i Beogradit? Ishin nga të gjitha shtresat e popullit shqiptar, nga intelektualët më të njohur, siç ishte Prof. Ymer Berisha, Prof. Sylejman Lleshi, Prof. Gjergj Martini, prof. Kolë Parubi, siç ishte Marie Shllaku me shoqe, por siç ishin edhe atdhetarët tanë, me përkatësi të ndryshme fetare, si Mulla Idriz Gjilani, e At Bernard Llupi, ‘‘njëri i djegur e tjetri i varur për bashkimin e tokave shqiptare’’. Këtë frymë kombëtare e kishin përcjellë ndër breza të shqiptarëve atdhetarë, të cilët asnjëherë nuk ishin pajtuar me politikën e pushtuesit, andaj nuk është aspak e rastit, që shumë e shumë breza të tjerë atdhetarësh, që ishin jo vetëm shtresa më intelektuale, por edhe më popullore, thuajse në të gjitha periudhat kohore, deri në vitet e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur nga sakrificat e tyre sublime realizohet një pjesë e kërkesave shekullore të shqiptarëve të kësaj pjese të atdheut, për krijimin e Shqipërisë etnike.

Të dhëna tragjike që alarmojnë kujtesën njerëzore

Autorja e monografisë, Ekzekutimi i shqiptarëve në Kosovë nga OZN-a dhe UDB-ja jugosllave (1944-1990), I., prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha, përmasën e tragjedisë kombëtare shqiptare e ka plotësuar edhe me të dhënat e shqiptarëve të pushkatuar, të burgosur dhe të ndjekur, sipas viteve, gjë që lexuesi e ka vështirë të jetë indiferent, ndaj gjithë asaj ploje që është kryer mbi popullin shqiptar të Kosovës. Secili nga këto vite, për të cilët ka sjellë të dhëna autorja, është më i rëndë se tjetri. Në secilin nga këto vite, vrasjet, pushkatimet, burgosjet dhe ndjekjet e shqiptarëve, kanë përmasë tragjike në strukturën kombëtare të popullit shqiptar. Kur njeriu gjendet para të dhënave të këtilla të dokumentuara me fakte, nga dosjet e organeve të pushtuesit, siç ishin OZN-a dhe UDB-ja, pa dashur mund të ketë dilemën, si paska ardhur populli shqiptar deri këtu nëpër rrugët e historisë, pa u asimiluar, pa u zhdukur? Kjo pyetje, secilit lexues i ngulitet në kokë, si një pykë çarëse, për t’ia kujtuar, mbi të gjitha, sakrificën e brezave të shqiptarëve, që kanë mundësuar përballimin e tragjedive historike në jetën e këtij populli. Asnjë pushtues nuk vjen për të mirë, dhe secili ka për qëllim që populli i pushtuar të jetë sa më pak, pra duhet vrarë, duhet burgosur dhe duhet ndjekur nga trojet e tij, deri në atë pikë, sa të mos ketë mundësi të ekzistencës. Autorja është marrë me një periudhë kohore të kufizuar, nga viti 1945 deri në vitin 1990. Vetëm për këto vite, përmasa e tragjedisë është e pakapshme për mendjen normale të njeriut, se nëpër cilat rrugë jetësore ka kaluar ky popull për të ardhur deri te fakti, që sot Kosova është e lirë, pa praninë e forcave pushtuese serbe. Por, kjo përmasë e tragjedisë kombëtare, do të ishte shumë më e tmerrshme, nëse i shtohen edhe faktet e tragjedisë shqiptare, që kishte grumbulluar dhe kishte dorëzuar nëpër të gjitha qendrat evropiane dhe botërore të asaj kohe, Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës, me seli në Shkodër, të cilit i printe Hoxhë Kadri Prishtina, e shumë intelektualë dhe atdhetarë të tjerë. Dhe Evropa kishte heshtur.

Dhe qendrat e vendosjes evropiane e kishin mbyllur gojën, thuajse bëhej fjalë për ndonjë fis njerëzish të ndonjë xhungle diku nëpër skutat e botës, ku nuk mbërrin këmba e njeriut normal dhe të qytetëruar. Dhe Evropa e qytetëruar, kur kishte copëtuar gjeografinë kombëtare shqiptare, ‘‘për të krijuar qetësinë dhe sigurinë e Evropës’’, nuk e kishte marrë për bazë asnjë fakt që kishin dorëzuar atdhetarët shqiptarë, jo vetëm për lashtësinë, por edhe për qëndresën shekullore të këtij populli edhe në mbrojtje të kufijve të Evropës.

Përfundim

Regjistri i të dhënave për tragjedinë kombëtare në këtë monografi, thuajse është i pafund. Lexuesit do t’i mjaftonte, qoftë edhe vetëm për të lexuar numrin e shqiptarëve të vrarë nëpër fshatrat e Kosovës, që të bindet se fjala ishte për politikën shfarosëse të pushtuesit. Po ashtu, lexuesi do të habitej me heshtjen e madhe të Evropës së kohës, që po vazhdon edhe sot e gjithë ditën, ndaj gjithë atyre padrejtësive historike që i bëhej popullit shqiptar, të cilit, përkundër qëndresës heroike dhe tragjike në të gjitha periudhat e historisë, i është copëtuar gjeografia kombëtare, e cila edhe sot është po e copëtuar. Shumësia e të dhënave që ka afruar autorja e monografisë Ekzekutimi i shqiptarëve në Kosovë nga OZN-a dhe UDB-ja jugosllave (1944-1990), I., mund të thuhet, së pari e lë pa frymë lexuesin, së dyti, kur sheh rrjedhën e ngjarjeve historike në jetën e popullit, habitet me mundësinë e mbetjes gjallë deri në këtë shekull të ri, siç po e quajnë, dhe së treti, mrekullohet nga qëndresa e atdhetarëve shqiptarë, të cilët nuk kanë kursyer asgjë, as jetën e tyre, nëpër të gjitha ato periudha kohore, që i ka trajtuar autorja, për të ardhur deri në ditët tona ku brezi i shqiptarëve të këtij shekulli të ri, gëzon lirinë dhe nuk e ka këtë pjesë të atdheut të pushtuar. Prandaj, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vjen si rrjedhojë normale e zhvillimit të ngjarjeve historike në jetën e popullit tonë, kështu që, edhe është reale se ajo ka hapur procesin e madh historik të bashkimit kombëtar.

Filed Under: Analiza

THE POWER OF PHOTOGRAPHY – IMAZHET  DHE 77 DITËT QE NDËRRUAN KURSIN E HISTORISË SE KOSOVËS

February 22, 2025 by s p

Në përvjetorin e 17-të Pavarësisë së KOSOVËS – 17 Shkurt, 1998.

Nga Qemal Agaj

Një vështrim panoramik i imazheve influencuese të shek. të 20-të do të ishte i pakompletuar pa evidentimin e ngjarjeve të mëdha historike, luftrave dhe tragjedive, që vazhduan deri në fund të shekullit. Aftësia e fotografisë për të kapur momente kyçe që nuk përsëriten, shtron pyetje për zgjidhje për grupe popujsh, vende nganjëherë për gjithë botën, dhe  sjell kthesa në histori.

Do të ishte e pamundur të thuash diçka më tepër nga mijëra tituj gazetash, revistash dhe libra, për përpjekjet dhe luftën e Shqiptarëve të Kosovës për shkëputjen nga Federata Jugosllave, më saktë – për një Kosovë të lirë e të Pavarur.

Si në disa shkrime të mëparëshme në Dielli edhe këtë herë po e lidh Luftën e Kosovës me influencën e fotografisë në vendimin e NATO-s me në krye SH.B.A., për bombardimin e Jugosllavisë.

I pari imazh botuar në shtypin botëror, ka lidhje me përpjekjen Shqiptarëve të Kosovës në protestën e Dhjetorit, 1989, kundër heqjes së Autonomisë së Kosovës nga Millosheviçi. Fotografia me titull, ‘’Nogovaç, Kosovë, Yugosllavi. Vajtuesit në vdekjen e 27 vjeçarit Nasim Elshanit, që u vra gjatë një proteste kundër vendimit të Qeverisë Yugosllave për heqjen e Autonomisë së Kosovës,’’ e fotografit  Frances, Georges Merillone, botuar një muaj më vonë, 28 Janar, 1990 në revistën Parisiane, L’EXPRES, ishte shkëndia e parë e një zjarri që nuk do të shuhej lehtë. Ky imazh, që për nga ngjashmëria e tablove mbi varrosjen e Krishtit, është quajtur nga stjudjuesit, ‘’Kosovo Pieta,’’ tërhoqi vëmendjen e opinionit në një kohë që Kosova nuk kishte hyrë në radarin e medias dhe politikës Europiane.

Presidenti François Mitterrand ishte i pari personaliteti politik, që kur pa fotografinë, shkruajti: ‘’Si ka mundësi të mos sjellësh ndërmend Mantegna apo Rembrandt? Zemërimi dhe dhimbja kanë gjithmonë të njejtën pamje. Një nga problemet që po ballafaqohet Europa në këtë fund-shekulli është ajo e minoriteteve. Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje sa më shpejt.’’ 

Në albumin fotografik, ‘’THE 100 PHOTOGRAPHS THAT CHANGED THE WORLD,’’ botuar në 2016, është përfshirë fotografia me titull, ‘’The Plight of Kosovo,’’ marrë nga fotografja Amerikane Carol Guzi në Maj, 1999, në kampin e refugjatëve në Kukës. Fotografia e djalit të vogël, Agim Shala, i dha autores Pulitzer Prize, 2000.   

Albumi fotografik, CENTURY, botim i Phaidon, 2002, që ilustron historinë e botës gjatë shek. të 20-të, mbyllet me gjashtë fotografi shoqëruar me komente nga Lufta e Kosovës, 1999.

_______   The New York Times.  September, 30, 1998. ____________

Masacres  by  Serbian  Forces in  Three  Kosovo  Villages.  __________________________________________________

‘’Trupat e 15 grave, fëmijëve dhe të moshuarëve, pjestarë të familjes Deliaj u gjendën të shtrirë nëpër gurë dhe rrëke të luginës poshtë fshatit të tyre në Provincën e Kosovës, qëlluar në kokë nga afër dhe në disa raste të sakatuar, në kohën që mundoheshin të shpëtonin nga ndjekja e forcave Sërbe. Në shtëpitë e fshatit, tre burra – inkluduar plakun  95 vjeçar të paralizuar, Faslli Deliaj – u dogjën kur Serbët u vunë zjarrin shtëpive.’’

Në 27 Shtator, 1998, International Observers, zbuluan trupat e 21 shqiptarëve civil të ekzekutuar në pyll pranë fshatit Gornje Obrinje. Të nesërmen pjesëtarë të Human Right Watch, gazetarë dhe fotografë  vizituan vendin dhe dokumentuan vrasjen e 15 shqiptarëve në fshati fqinjë, Golubovaç. Artikulli në New York Times, galvanizoi opinionin botëror dhe ndihmoi në një raund të ri bisedimesh diplomatike udhëhequr nga diplomati Amerikan, Richard Holbrook. 

Në 15 Tetor, 1998 u vendos një armëpushim, që do të ndalonte sulmet e policisë dhe forcave paramilitare Sërbe dhe do të mundësonte kthimin në shtëpitë e tyre të  mijëra Kosovarëve të shpërngulur nga barbarizmat Sërbe.

Qeveria Sërbe e Millosheviçit, nuk e respektoi marrëveshjen e 15 Tetorit. Tre muaj më vonë, 15 Janar, 1999 në fshatin Racak, u vranë 45 Shqiptarë. Masakra në Racak provokoi një shpërthim të ri zëmërimi në  publik dhe Qeveritë Perëndimore filluan bisedimet për një diplomaci mbështetur në forcën ushtarake. NATO e rriti kërcënimin e përdorimit të forcës kur pa se Millosheviçi nuk po i ndalonte sulmet ndaj popullatës civile.N

FOTOGRAFI  dhe  fotografia  e  botuar  në

  ___  The New York Times,  30 Shtator, 1998. ____

‘’Ne gjithmonë shpresojmë që këto lloj imazhesh krijojnë shqetësim në publik dhe mund të bëjnë presion në vendim – marrësit…Përveç sa e thellë ishte mizeria dhe sa e rëndë ishte situata, unë gjithmonë shihja një copë shprese në sytë e atij populli, që ishte mbërthyer nga tmerri i luftës. Unë e gjeta këtë atje.’’                                                                                                                                             

                                                      Wade  Goddard 

Wade  GODDARD, fotografi 22 vjeçar nga Zelanda e Re, pa eksperiencë në fotografi, ishte nga të parët fotograf  që u ndodh në skenë në atë mëngjes të fund-Shtatorit, 1998.

Goddard kujton :‘’Unë kurrë nuk e mendoja se do të punoja në një fushë beteje. Unë takova një fotograf t’a pyesja si të shkoja atje. Unë erdha vetëm për një muaj, por qëndrova në Ballkan përgjithmonë.’’

Suksesi i tij si fotograf gjatë Luftës së Kosovës, bëri që gjatë dhjetë vjetëve të angazhohet si freelance photographer nga Reuters, The  New York Times, dhe Associated Press.

Me 60 fotografi të  marra gjatë luftës së Kosovës, Goddard – tani me banim në Dubrovnik, Kroaci – në vitin 2018, boton librin, ‘’ KOSOVO  WAR ’’ 

Në prezantimin e librit, Goddard shkruan:

‘’Mbulimi i shpërbërjes së ish Jugosllavisë u bë qëllimi i jetës time. Unë duhej të ishja atje, t’a shihja vehtë, t’a ndjeja atë, të mundohesha t’a kuptoj atë, brutalitetin, vdekjen, shkatërrimin. Çfarë e shtyn një popull të shkatërroj një tjetër dhe vehten e tij?

Nëqoftëse ne do të kuptonim pyetjen dhe konsekuencat e konflikteve të armatosura, ndoshta ne do të shtynim udhëheqësit tanë politik të tentonin pak më shumë t’a mënjanonin atë.

Mendoj dhe akoma shpresoj, që imazhet si këto do të influencojnë në rrjedhën e historisë njerëzore…

Një mëngjes në fund të Shtatorit unë shkova në  Kosovës, kur pash në një fshat kodrinor një vrasje masive civilash, inkluduar gra dhe fëmijë, që ishin qëlluar gjatë tentativës për t’u larguar. Ekzekutimi i fëmijëve – kujton Godard – ishte një nga skenat më të tmerrshme. 25 gra dhe fëmijë ishin ekzekutuar kur mundoheshin të fshiheshin nëpër shkurre. Një nga ata i posa-lindur. Ishte tronditëse, dhe një nga momentet më  rrënqethëse që unë jetova gjatë luftës në Kosovë. 

Në një nga imazhet, një Shqiptar i quajtur Imer Deliaj ka shtrirë në një bord prej druri fëmijën e tij katër vjeçar, kur vetë qëndron i ngrirë si një gur. Gruaja e tij po ashtu ishte vrarë. 16 pjestarë të familjes së tij ishin vrarë në atë fund – Shtatori, 1998. Një fëmijë gjashtë muajsh nga familja e tij, u gjend shtrirë në krahët e nënës së tij të vrarë, por që dhe ai vdiq pak orë më vonë.

Të ndodheshe në skena si kjo ishte e tmerrshme fizikisht dhe e rrënueshme mëndërisht. Kjo atmosferë e rëndë akoma kumbon në jetën time dhe unë kurrë nuk do t’a harroj.

Ne gjithmonë shpresojmë që këto lloj imazhesh krijojnë shqetësime në publik dhe mund të bëjnë presion në vendime – marrësit. Të paktën ne bëmë atë që duhej të bënim. Ne fotografuam disa momente tronditëse dhe u munduam të hedhim dritë në të vërtetën. Përveç sa e thellë ishte mizeria dhe sa e rëndë ishte situata, unë gjithmonë shihja një copë shprese në sytë e atij populli, që ishte mbërthyer nga tmerri i luftës. Unë e gjeta këtë atje.’’ 

___________  Richard   HOLBROOKE  _____________                                                    

Pse  NATO  vendosi  të  sulmoj  Sërbinë  ushtarakisht 

Richard  Holbrooke, diplomat i shquar dhe përfaqësues i SH.B.A. në Organizatën e Kombeve të Bashkuara . Suksesi i tij në bisedimet diplomatike në luftën e Bosnjes, bëri që administrata e SH.B.A t’a ngarkoj atë në konfliktin e Kosovës. Në 1998 Holbrooke arriti të ashtuquajturin, Marrëveshja e Tetorit. Kjo marrëveshje  midis Qeverisë Jugosllave dhe Shqiptarëve të Kosovës, do të lejonte kthimin e 250.000  Kosovarëve  në shtëpitë e tyre dhe stabilizimin e një armë –pushimi të kontrolluar.

                 ____________     I n t e r v i s t ë  ________ 

Çfarë lloj gjuhe diplomatike kuptonte Millosheviçi ?                                                                                                                                            

Më vjen keq t’a them, por ishte e qartë, që Millosheviçi kuptonte vetëm forcën, një kërcënim me  forcë absolute. Kjo ishte e qartë në Kosovë.

 Pse për Millosheviçin  KOSOVA  ishte ndryshe nga BOSNIA ?  Si e shpjegoni ?

Kosova ishte ndryshe jo vetëm për Millosheviçin, por për Komunitetin Ndërkombëtar gjithashtu dhe ja pse ishte një problem shqetësues i veçantë. Komuniteti Ndërkombëtar gjithmonë mbështeti indipendencën e shteteve të Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Bosnie – Hercegovinës.

Kosova ishte krejtësisht ndryshe. Kosova – me të drejtë apo gabim – ishte parë nga Komuniteti Ndërkombëtar si pjesë e Jugosllavisë. Nga këndvështrimi etnik, kultural dhe historik, ju mund t’a diskutoni këtë. Por në fakt Shqiptarët e Kosovës dhe Sërbët e Jugosllavisë, janë shumë më ndryshe si grupe  etnike. Në Bosnje, të gjithë flasin të njejtën gjuhë, kanë të njejtën kulturë, të njejtën prejardhje dhe martesa midis njëri – tjetrit. Në Kosovë asnjë nga këto nuk egziston. Ata flasin tjetër gjuhë, kanë tjetër kulturë, tjetër histori dhe një grindje tmerrësisht të papajtueshme me Sërbët. Në Bosnie urrejtja midis grupeve etnike ishte e fabrikuar nga racistë, demagogë  dhe mashtrues.

Për Millosheviçin Kosova ishte një çështje e brendëshme. Ne i thamë se e pranojmë faktin që Kosova është në kufijtë kombëtar të Jugosllavisë, por kjo nuk ju jep ju ( atij ) të drejtën të shtypësh popullin e saj. 

Urrejtja mes Sërbëve dhe  Shqiptarëve në Kosovë ishte tepër, tepër e madhe nga çdo të ashtu-quajturat urrejtje etnike. Kjo urrejtje në Bosnie, ka qënë shumë e egzagjeruar. Midis Shqiptarëve dhe Serbëve ishte e vërtetë. Ja pse për ne ishte esenciale të kuptonim se situata mund të kërkonte një ndërhyrje nga jashtë.

Kur e kuptuat se duhej të bisedonit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ?

Ishte e qartë për mua që në fillim.Unë isha takuar me përfaqësues të U.Ç.K. në sekret. Dhe kam qënë në kontakte të vazhdueshme, sepse ata ishin një pjesë legjitime e procesit. Edhe nëse ata ekspozonin një zgjidhje violente, ose jo, nuk mund të injoroheshin, sepse ata ishin duke impozuar prezencën e tyre në marrëveshje. Por Rugova, udhëheqësi i njohur i shqiptarëve – burri që propagandonte jo violencë, që kishte fotografi të Gandhit dhe Martin Luther King Jr. në shtëpi – ishte personi që ne merreshim vesh publikisht.

Çfarë mundoheshit ju të arrinit në këto bisedime sekrete?

Ne mundoheshim t’i bënim ata të punonin me Rugovën në një front të bashkuar, që të bisedonin për një zgjidhje  jo violente. Kjo provoi të ishte e pamundur, sepse forcat e sigurimit sërb, papushim i provokonin ata me aksione. Në  fakt unë i thash Millosheviçit:

 ‘’ A e dini se ju jeni gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë U.Ç.K.-s ? Duke mos biseduar me të moderuarit, ju po bëni një gabim monumental.’’

Në 30 Shtator,  një masakër në fshatin Obrinje u  botua në faqe të parë të, The  NEW  YORK  TIMES.                                                   Çfarë  ishte e veçanta e saj ?

 Unë e kujtoj atë me kthjelltësi. Ishte një takim  kryetar komitetesh, që më duhej të merrja pjesë personalisht në Washington. The TIMES shtrihej në mes të tavolinës në Situation Room, si një dëshmitar i heshtur për çfarë po ndodhte. Ishte nga ato momente të rralla kur një fotografi… ( Pauz, moment emocional ) Fotografia drithëruese e atij personi të vdekur në atë fshat, ishte një lloj paralajmërimi, një realitet dhe pati shumë efekt në dialog.   Ky ishte takimi në të cilin u vendos se unë duhej të shkoja në Beograd për bisedime. Ishin 12 -13 ditë bisedimesh me grupin tim, inkluduar komandantin e N A T O-s, që do të ishte i ngarkuar për bombardimin. Chris Hill dhe Jim O’Brian nga grupi i Sekretares  Albright. Ne u mbyllëm  midis Beogradit, Prishtinës, Brukselit dhe Londrës pambarim.

Vendimi ishte të shkohej në N A T O dhe t’ju kërkohej të vinin aeroplanët në gatishmëri dhe të pregatiteshin të viheshin ndën komandën e Gjeneralit Clark , i ngarkuari  për bombardimin. Kërcënimi ishte i besueshëm. Unë ja bëra të qartë Millosheviçit, ashtu si dhe Gjeneralit  Short, që kjo ishte e vërtetë. Kur Gjenerali Short u bashkua me mua në mes të bisedimeve, ne u futëm në dhomë, dhe fjalët e para të Millosheviçit ishin:

’’Kështu, Gjeneral,  ju jeni i ngarkuar të bombardoni ne?                                                                                                                                                                                  

Përgjigja e Gjeneralit Short isht e shkurtër:                                                                                                                                     

– Mr. President. Unë kam B 52 në një dorë dhe U 2 në dorën tjetër. Varet nga ju se cilën unë do të përdor.’’                                 

Fjalët e Gjeneralit patën  një efekt të dukshëm. Kombinuar kjo me unitetin e grupit dhe moskundërshtimin e Rusisë, bëri që kjo të ndodhte. Kërcënimi ishte i besueshëm, dhe rezultoi në një marrëveshje që mundësoi  mbi 100.000 shqiptarë të dilnin nga shkurret dhe pyjet përpara se të fillonte dimri, ku mund të kishte vdekje masive nga urija dhe të ftohtit.Millosheviçi asnjëherë nuk lejoi prezencën e Ndërkombëtarëve në Kosovë. 

Në Tetor ne e bëmë  atë të pranonte rreth 2.000 njerës nga OSCE –Organization of Security and Cooperation in Europe,  të ishin  prezent në rajon. Kështu refugjatët  filluan të kthehen. Sidoqoftë,  një numër i konsiderueshëm  jetësh u shpëtuan nga marrëveshja e Tetorit.

Ç‘mund të na thoni për RAMBOUILLET, pasi Shqiptarët përfundimisht ranë dakord ? Ç’farë ndodhi në atë takim të Martën, pikërisht para bombardimit ? 

Sekretaria  Albright dhe Presidenti Clinton më kërkuan të shkoja përsëri për një takim të fundit pas firmosjes në Paris. Ne i prezantuam ultimatumin Millosheviçit, se nëqoftëse nuk do të firmoste marrëveshjen, bombardimi do të fillonte. Ai tha, ‘’JO.’’ Ne kaluam natën në Beograd . Në mëngjes unë shkova përsëri, fare vetëm  t’a shihja atë, sepse unë isha shumë i ndërgjegjëshëm  për faktin se në Gusht 1914, në këtë pjesë të botës, nga një keqkuptim i evitueshëm, një luftë e tmerrëshme filloi. Lufta e Parë Botërore mund të evitohej.Unë nuk dëshiroja të kisha një përsëritje të saj , edhe në një nivel më të ulët.        

Kështu unë shkova përsëri vetëm dhe i thash  Millosheviçit:                                                                                                        –

‘’A e kuptoni se,  nëqoftëse unë largohem sot pa ndonjë marrëveshje, bombardimi do të filloj pothuajse menjëherë.’’                                  

Unë vazhdova me këto tre  fjalë : 

‘’A e kuptoni se do të jetë, I SHPEJTË, I ASHPËR dhe ME PASOJA.’’                                                                                                        

I thashë këto fjalë me shumë kujdes, pasi u konsultova me Pentagon-in.                                                                                                  

– ‘’ Ju  jeni një shtet i madh,  një shtet i fuqishëm.  Ju mund të bëni çdo gjë që doni të bëni. Ne nuk mund t’ju ndalojmë ju.’’ 

Pas kësaj ishte një pamje dorëzimi nga ai dhe ne u ulëm vetëm në atë pallat të madh bosh, rrethuar nga piktura të Rembrandt, të lëna  nga  regjimet e mëparëshme . Unë e pyeta përsëri:

’’A e kuptoni ? A  jeni plotësisht  i qartë se çfarë do të ndodh pasi ne të largohemi ?’’                                                      

Ai tha me mjaftë qetësi, ’’ Po,  ju do të na bombardoni.’’

Unë i thashë që,  Shtëpia e Bardhë, dhe Departamenti i Shtetit janë duke pritur për një raport dhe unë duhet të shkoj     dhe  e pyeta për herë të  fundit:

 ‘’ Kjo është e gjitha ? Edhe një herë, a e kuptoni se çfarë po ndodh ?                                                                                      

Ai u përgjigj : ‘’ Po.’’                                                                                                                                                                         

Kështu ne u larguam dhe kjo ishte e gjitha. Dua të theksoj se nuk kishte keqkuptime në mendjen e tij. Ai e dinte se bombardimi do të  fillonte menjëherë  pasi ne të largoheshim, dhe ai  filloi, në më pak se 30 orë më vonë.

Nuk kishte altenativë tjetër.  Millosheviçi zgjodhi  fatin e tij. Ai përmbysi një marrëveshje shumë më të mirë nga çfarë mori pas 77 ditësh bombardim .

                                                                                                              Home interview, 1995.

      The   RAMBOUILLET    Conference.

 ________ February   6 – 22 ,  1999. ______

 Konferenca në Chateau of Rambuillet në afërsi të Parisit, ishte për një marrëveshje për Paqe  dhe vetëqeverisje në Kosovë midis Republikës Federale të Yugosllavisë dhe delegacionit që përfaqësonte Shqiptarët e Kosovës, nxitur sidomos nga masakra në Racak, në Janar, 1999. U formulua nga North Atlantic Treaty Organization, ( NATO)  dhe mori emrin e kështjellës ku u zhvilluan bisedimet.

Sekretarja e Shtetit të Amerikës, Madeleine Albright, përpara bisedimeve, tërhoqi vëmendjen se, ‘’ Vetëm të paraqitesh në Konferencë, nuk do të jetë mjaftueshëm. Ne u kemi dërguar pjesëmarrësve një mesazh – MERRENI  SERIOZISHT.’’

Delegacioni i Shqiptarëve të Kosovës u përfaqësua nga  Hashim Thaçi. Millosheviçi refuzoi të  merrte pjesë dhe dërgoi  një delegacioni pa prestigj. 

Qëllimi i takimit ishte që Sërbët dhe Shqiptarët të nënshkruanin një marrëveshje që do të njihte Autonominë e Kosovës, dhe që do të garantohej nga forcat Paqe-ruajtëse Internacionale.

Bisedimet dështuan pasi delegacioni Jugosllav nuk nënshkroi marrëveshjen. Për Millosheviçin, Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. Ishte e papranueshme një Autonomi e Kosovës dhe për më tepër kjo Autonomi të garantohej nga prezenca e Forcave Ushtarake Ndërkombëtare.

Këshilltarët Perëndimor u tërhoqën vëmendjen Shqiptarëve se mos- firmosja e marrëveshjes, do të ishte një armë e fuqishme në duart e Millosheviçit për kundër –akuzë.Veprimi i mënçur nga ana Shqiptare për firmosjen e marrëveshjes, bindi Amerikanët dhe Aleatët se Millosheviçi njihte vetëm forcën. 

Koha provoi se Millosheviçi ishte një udhëheqës komunist dritëshkurtër. I verbuar nga urrejtja, ai dështoi të mbante Federatën Jugosllave të bashkuar dhe të ngrinte një Sërbi  të fuqishme. Fundi i tij dihet.

   ________________        Madeleine   ALBRIGHT            _______________ 

      U.S.  SENATE   hearing.  –  ‘’ The  WAR  in  KOSOVO. ‘’ –  April  20, 1999.

‘’Me aleatët dhe partnerët, SH.B. u munduan t’i japin fund këtij cikli violence me mënyra diplomatike, dhe Tetorin e shkuar, Presidenti Millosheviç ra dakord për një armë – pushim, që do të mund lejonte shumë nga të shpërngulurit të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Shpejt u bë e qartë që Millosheviçi nuk kishte ndërmend të respektonte marrëveshjen. Në Janar, forcat e tij të sigurimit e pozicionuan vehten për një ofensivë të re dhe masakruan fshatarët në Racak.

Në Rambuillet, Beogradi refuzoi një plan për paqe, kur ndërkohë përgatitej për një plan barbarizmash, një plan për spastrim etnik të të gjithë komunitetit të Shqiptarëve të Kosovës.

Ne të gjithë kemi parë imazhet e familjeve të shpërngulura dhe hedhur nëpër trena, fëmijë që qajnë se nuk gjejnë dot prindrit, refugjatët që numërojnë të afërmit e tyre si u ndanë nga njeri-tjetri, dhe fotografi ogurzeza  banesash në flakë. Pas këtyre imazheve është realiteti i një populli jo ndryshe në të drejtat e tyre fondamentale nga unë dhe ju.

Nuk ka dyshim, se kjo fushatë terrori ishte shkaku, dhe jo aksionet e NATO-s. Është prodhim i Millosheviçit. Vendimi i NATO-s për përdorimin e forcës kundër regjimit të Millosheviçit ishte i nevojshëm dhe i drejtë, dhe kushtet që Aleanca vendosi për përfundimin e fushatës së tij, janë të qarta, të drejta dhe të rrepta. Duhet të ketë një proces të verifikuar për ndalimin e aksioneve ushtarake kundër popullit të Kosovës. Forcat policore të Beogradit dhe paramilitarët duhet të largohen, kështu refugjatët duhet të kthehen. Një prezencë ushtarake Internacionale duhet të lejohet të shkoj në Kosovë dhe popullit të Kosovës duhet t’i jepet vetëqeverisje Demokratike, që për një kohë të gjatë e ka merituar…’’ 

                                                                                         Madeleine  Albright  – 

                                                                            Sekretare e Shtetitt të SH.B.A.  

C:\Users\Qemal\Pictures\093098kosovo-massacre.3.jpg

Wade Goddard for The New York Times


A villager in Gornji Obrinje in Kosovo covered the body of a girl Tuesday before carrying her to a burial site. Fifteen members of the Deliaj clan, including children and the elderly, were killed in a massacre on Saturday by Serbian forces. There was another massacre that day a few miles away.

https://static01.nyt.com/library/world/europe/093098kosovo-massacre.2.jpg

Wade Goddard for The New York Times


Ethnic Albanian men lift a dead villager onto a stretcher to be carried to the burial site in the village of Gornji Obrinja, Kosovo.

Filed Under: Histori

FATOS ARAPI DHE VLORA

February 22, 2025 by s p

Nga Albert HABAZAJ/

Duke shfletuar kolanën e veprave të zgjedhura poetike të poetit shkëlqimtar Fatos Arapi, kërkoja poezi me motive qytetare, sepse më duhen për një punim, por, interesant, ndalova tek poezi “e vogël” me titullin “Popullorçe”, botuar në vëllimin “Urna e vogël”: poezi të zgjedhura: 1997-2003 “Urna e vogël” (Tiranë, Neraida, 2014, f. 169). 

I hodha një sy të shpejt vertikalisht, edhe pse ajo është e shkurtër dhe mund ta përpish me një kalim. 

Çfarë të bëj e shkreta Vlorë?!

Një flamur dëshmor në dorë.

Do qëndroj se s’po qëndrojmë.

Do luftoj se s’po luftojmë.

E shkreta Vlorë po Vlorë.

bën’ të bëjmë Shqipëri,

bën’ të bëjmë demokraci,

bën’ Evropë e s’i qëndron.

Çfarë të bëj e shkreta Vlorë

bëhet shkrumb e bën liri.

Bëhet shkrumb e bën dëshmorë.

Është një vjershëz e këngëzuar me 11 vargje me rimë, që rrjedh monokolonë, e thjeshtë si strukturë, që na kujton ato këngët e vjetra lakonike, të cilat me pak vargje shpalosnin shumë kuptime të bukura, të thella dhe me mesazhe kthjelltësisht të qarta. Në një formë tjetër më shpunë tek vargjet e xha Matos e Selim Hasanit, Xhebro Gjikës dhe ca burrave të rëndë të këngës së madhe, para e pas këtyre kapedanëve të labërishtes. 

Kujtoj që dikur Ismail Kadare ka thënë për njërin nga 4 “gjeneralët” të teksteve të këngëve labe Hamdi Pulon e Tragjasit, se vargjet e këtij poeti popullor do t’i kishin zili dhe poetët më të mirë të vendit. Ndërsa, poezia “Popullorçe” e Fatos Arapit është shembulli më i lartë i duhur e i synuar për tekstin e këngës, që fiton automatikisht përveç vulës poetike, edhe vulën folklorike (e cila është vështirë të mirret kollaj, po nuk kaloi në disa sita, që i përdor gurra popullore në rrjedhat e kohës). Poezia “Popullorçe” është Shkolla e Tekstit Poetik të Këngës Labe, aq e domosdoshme për të qenë funksionale, kur sot jo pak tekstexhinj (që kanë a gjejnë lekë, etj.), i harrojnë ligjet e pashkruara të folklorit shqiptar, e harrojnë “Kanunin” e Këngës popullore të Shqipërisë së Jugut (e lokalizoj, meqë e njoh më mirë këtë territor etnografik, që tradicionalisht, me gjuhën popullore është quajtur Toskëri). Dhe shkruajnë, more shkruajnë!… S’mund ta fitosh grurin, kur korr kashtë. Nuk e quaj të nevojshme të merrem shumë me analizën letrare të kësaj vjershe të Fatosit, sepse ajo është e bukurshkruar, e këndshëmlexueshme, e mirëkuptueshme. Poezia “Popullorçe” e Arapit është një këngëz e gjallë, sa energjike, aq kurajoze, simbolike dhe domethënëse, me një gjuhë plot nerv e guxim, mbushur me dramacitet, që ka fytyrë të dinjitetshme, sa altruiste, aq dyshuese, që lëviz e shqetësuar, që merr frymë shëndetshëm, kombëtarisht, qytetarisht, vlorërisht, me një dashuri fatosiane që dhemb, deri në sakrificën më sublime. Kjo poezi këndohet për bukuri si një këngë labe, që i prek telat e zemrës jo vetëm çdo vlonjati, por çdo shqiptari, që i dhemb në eshtër Atdheu ynë, shqyer nga çapaçulët helaqë të kombit.

Dr. Fatos Arapi njihet në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht si poet modern, ndër themeltarët e poezisë së re qytetare shqiptare, i thellë në mendim si Ai, i zjarrtë në ndjenja si Fatos Arapi. 

Shtëpia botuese “Neraida”, botuesja e veprës së tij të zgjedhur poetike na jep këtë profil lakonik të autorit tonë: “Fatos Arapi shkëlqeu si poet në vitet ’60 të shekullit XX. Si mjeshtër në artikulimin e lirikës qytetare ai është njëherësh edhe më moderni ndër poetët e kohës së tij. Me një poezi krejt të veçantë dhe qartësisht të dallueshme nga të tjerët, me një varg që në brendësi kishte delikatesën, por mendim e figuracion të ri, që merrte dritë dhe njëherësh dritësonte, Arapi ndërthurte pasqyrimin e zhvillimeve dhe ndryshimeve në Shqipërinë e kohës me konceptet emancipuese dhe iluminuese, duke e larguar atë nga rutina poetike dhe notat retorike të vargëzimit të angazhuar”. Universi i botës lirike dhe liriko-epike të Fatos Arapit është identiteti ynë letrar dhe kulturor.

Në vëllimin e parë “Më jepni një emër”: poezi të zgjedhura, 1962-1989 (Tiranë, Neraida, 2014) vetë Fatosi shkruan “Dy fjalë” në të çelur të librit. Nuk janë shumë, kështu që po i paraqes për lexuesin tonë: “Sa herë botoja diçka, unë nuk e lexoja. Thellë vetes më mundonte dhembja: mund ta kisha bërë më të mirë. Dhe më e rëndësishmja: një poezi e botuar je ti, është shpirti tënd. Jo ai që ti mendon për veten, por ai që ti je në të vërtetë. Në jetë mund të sillesh ndryshe nga ç’je, mund ta zbukurosh veten, mund ta fshehësh. Nuk është diçka e jashtëzakonshme hipokrizia e përditshme njerëzore. Ajo shpesh na bëhet natyrë e dytë. Në art jo, në poezi jo. Në shpirtin tonë fatlumturisht, ka një këndth, një kthinë, ku nuk hyn dot shtirja, hipokrizia. Atje është arti, ai i vërteti, dua të them. Jeta ime ka kaluar nëpër kohë tmerrësisht të rënda, që shtrihen gati prej fillimit të shekullit të 20-të. Ndër mokrat e fatit shqiptar, ajo ka qenë tepër e vështirë dhe tragjike. Sa mund t’i qëndroja besnik vetvetes? Çfarë Fatosi krijova prej vetes sime? E keni në veprat e mia. Ju them sinqerisht se, cilido që do të jetë njeriu që ju do të takoni aty, unë përsëri do të ndjej dhembje. Nuk do të jem i kënaqur prej tij. Përherë ka diçka të paarritshme drejt së cilës duhet të shkojmë. Fatos Arapi”. Kaq. Asnjë fjalë më tepër. Është një mesazh i madh, është Testamenti i Poetit për ne. Ai na e la me mirësi, bekim e besim. Në nderim të së Vërtetës, Ai nuk mund ta mirrte me vete. Brenda rreshtave të këtij mesazhi jam edhe unë. Dëlirësisht dhe dhembshurisht, e gjej vetveten në formën time. Aq sa. Ashtu si. Brenda rreshtave të Testamentit të Madh je dhe ti, është edhe ajo apo ai poet qytetar, jemi ne, jeni ju, janë ata dhe  ato poete të vërteta, që i shërbejnë emancipimit të vonuar qytetar të Shqipërizës sonë hallerënduar.

Unë e kam dashur shumë, edhe pse është shkëlqimtar tek yjet më të bukur të qiellit poetik. Unë e dua shumë Fatosin tonë dhe, sa të kem frymë, do ta dua sikur ta kisha vëllain tim të madh.

Fatmirësisht e kam pasur mik, jemi takuar në Vlorë, në Tiranë, edhe në shtëpi të tij më ka ftuar disa herë, kemi kuvenduar e kemi pirë kafe poetike, më ka dëgjuar me vëmendje dhe dashamirësi dhe unë e dëgjoja gati me adhurim tek fliste e fliste palodhshëm shumë me atë zërin e tij të drithshëm si një fije bari në tramundanë. Gjatë bashkëbisedimit me të, që nuk doja të mbaronte kurrë, më shfaqej imazhi poetik i Uitmanit (Walter Witman), por e sprapsja këtë shembëlltyrë, sepse unë kisha të Madhërishmin tim Fatos Arapin. Për të kam shkruar edhe shkrime, edhe poezi, edhe elegji me lot ulliri…

Një shkurtore jetëshkrimore e tij mund ta paraqes: Fatos Tol Stavre Arapi lindi në Zvërnecin e bukur të Vlorës më 19 Korrik 1929 dhe mbylli sytë në Tiranë më 11.10.2018. Poet dhe shkrimtar i shquar shqiptar, novelist, përkthyes, gazetar, ekonomist, matematikan, filolog, studiues i folkloristikës. Ka gradën Shkencore “Doktor i Shkencave”, fituar qysh me fillimet e evidentimit të emrit të tij të përveçëm. Si pakkush tjetër në Shqipëri, ka një biografi të plotë intelektuale dhe letrare – kulturore. Shkrimet e Fatosit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Me emrin e tij Shqipëria mundet të krenohet botërisht, sepse i plotëson parametrat e duhur krahasimtarë për kalibrin europian e botëror të vlerësimit.

“Vepra poetike e Fatos Arapit arriti të përmbushë vetveten, vargjet e tij arritën të piqen deri në përsosmëri” – shkruan eseisti dhe poeti shqiptaro-kanadez Erlind Sulko. 

Fatos Arapi na la dhuratë gjuhë letrare. Ai bëri letërsi të përkryer, që guxoi e rroku hapësirat e misteret e Universit.

Poezia e tij është një bashkëbisedim harmonik i dashurisë me dhembjen.

Por këtu unë qëndrova ca dhe kalova ndërmend:

Kush poet si Fatos Arapi Zvërnecit i ka kënduar vendlindjes?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar babait e nënës – dhembjes së veshur me tw zeza, vëllait të lirisë me lot dhe mallit  të bukur të gjyshes?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar lirisë?! Kush?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar luftës çlirimtare?! Kush?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar Tiranës?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar atdhetarëve të vërtetë, heronjve dhe dëshmorëve të lirisë!?

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar Atdheut?! Vetëm Fatos Arapi ka thënë e shkruar. “Atdheu yt i vogli, i vogli,/ ai hyjnori i pavdekshmi – loti” sikundër që “Tragjedia është Atdheu i vërtetë i poetëve”.

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar detit?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar gjolit, limonave, portokalleve dhe ullinjve?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar dashurisë?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar dhembjes?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar qytetit?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar peizazhit, stinëve, natyrës e hapësirave të pamata?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar universit?!

Kush poet si Fatos Arapi…?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar ndershmërisë?!

Kush poet si Fatos Arapi i ka kënduar Ali Asllanit dhe Petro Markos?!

Kush poet si Fatos Arapi  ka thurur lirika aq të bukura shoqërore?!

Kush poet si Fatos Arapi ka kënduar rreptësisht aq dhembshur autoironi për Fatosin ëndërronjës të heshtur?! (Shembuj klasikë të kulturës së lartë qytetare në prozë, kujtime dhe oratorì janë Eqerem bej Vlora, Faik Konica dhe Fan Noli, ndërsa, në kohën e re, që tashmë gjendet e regjistruar në Arkivin e Letërsisë bashkëkohore shqiptare është Dritëro Agolli).

VLORËS… Kush i ka kënduar Vlorës më shumë, me aq dashuri e më bukur se Fatos Arapi?!

Në fakt, në të gjithë arsenalin e tij poetik, gjen pak Vlorë (edhe në ato poezi ku nuk përmendet emri i saj aulonian, në të gjitha motivet e bukura të poezisë së tij fisnike ka ngjyrë Vlore. Të gjitha poezitë e Fatos Arapit janë veshur me ngjyrë Vlore, e cila ndrit kaltërisht.

Pa kaluar në statistika (ndoshta vlen të përgatis një minibibliografi të poezive të tij për vendlindjen, Vlorën e Aulonës së lashtë e diellore me detin, Jonin e Adriatikun, Zvërnecin dhe Sazanin, Karaburunin dhe Çikën, Orikumin dhe Shashicën, Malet e Vetëtimave – Akrokeraunet dhe Dhërmiun), por në këtë përmendje nderimi kujtoj që vetëm në 4 vëllimet me poezi të zgjedhura nga botuesi, poeti, përkthyesi dhe bashkëzvërnecari i tij Jani Malo, janë përfshirë 70 poezi për Vlorën dhe arealin e saj kulturor, njerëzor e historik nga Shtegu i Dritës Fatos Arapi, “i larë nga dritat e shenjta të Mesdheut”. 

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 476
  • 477
  • 478
  • 479
  • 480
  • …
  • 2781
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT