• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pope at Christmas Urbi et Orbi: May we become pilgrims of hope, peace, and unity

December 25, 2024 by s p

Wishing everyone a “a serene and blessed Christmas,” Pope Francis celebrates the joy of this day on which we celebrate the birth of Lord Jesus, “the mystery that never ceases to amaze and move us.” He underscores how “the door of God’s heart is always open” and may we “be reconciled with God” and with one another for a world marked by peace and harmony.

By Thaddeus Jones

“The mystery that never ceases to amaze and move us was renewed this night: the Virgin Mary gave birth to Jesus, the Son of God, wrapped him in swaddling clothes and laid him in a manger. That is how the shepherds of Bethlehem, filled with joy, found him, as the angels sang: ‘Glory to God and peace to men’”

At midday on Christmas morning, Pope Francis gave his customary Christmas greetings and message from the central loggia of Saint Peter’s Basilica before the crowds in the square and live to people watching around the world via media. At the conclusion, he imparted his blessing “Urbi et Orbi” – to the city and the world as he also does on Easter Sunday.

The launch of the Jubilee year 2025 marked the theme of this year’s Christmas message and context, as the Pope opened the Holy Door of Saint Peter’s Basilica at the start of yesterday’s Christmas Mass during the Night.

READ ALSO

Pope Francis 'throws open' Holy Door to inaugurate 2025 Jubilee

24/12/2024

Pope Francis ‘throws open’ Holy Door to inaugurate 2025 Jubilee

God’s heart always open to us

The Pope began his Christmas message explaining that the joy we celebrate today comes from an event that took place two thousand years ago – the birth of the Lord Jesus, the eternal Word of salvation – “made new thanks to the Holy Spirit” and which continues to speak to every man and woman today, saying, “I love you, I forgive you; come back to me, the door of my heart is open!”

He emphasized how “the door of God’s heart is always open” and called on us to return to the heart “that loves and forgives us” and lets us be reconciled to Him. 

Pope Francis giving his "Urbi et Orbi" Christmas blessing

Pope Francis giving his “Urbi et Orbi” Christmas blessing

Holy Door of salvation open to all

Recalling the Holy Door he opened in Saint Peter’s Basilica yesterday evening inaugurating the Jubilee of 2025, the Pope explained this Door “represents Jesus, the Door of salvation open for all,”  and the Good Shepherd, who awaits us with open arms.

“Brothers and sisters, do not be afraid! The Door is open, it is wide open! Come! Let us be reconciled with God, and then we will be reconciled with ourselves and able to be reconciled with one another, even our enemies. God’s mercy can do all things. It unties every knot; it tears down every wall of division; it dispels hatred and the spirit of revenge. Come! Jesus is the Door of Peace.”

Courage to cross the threshold

The Pope acknowledged how crossing the threshold of that Door requires courage because we have to sacrifice our old ways and mindset, putting behind us disputes and divisions, and surrendering ourselves to God’s love.  

“This Christmas, at the beginning of the Jubilee Year, I invite every individual, and all peoples and nations, to find the courage needed to walk through that Door, to become pilgrims of hope, to silence the sound of arms and overcome divisions!”

May weapons be silenced

Turning to the challenges facing our world, the Pope prayed that the sound of weapons may be silenced in war-torn Ukraine and urged for a strength and openness to negotiation and dialogue for a just and lasting peace. 

He prayed for an end to war in the Middle East, recalling the Crib of Bethlehem and Christian communities in Israel and Palestine. He prayed especially for Gaza, where the humanitarian situation is dire, saying “may there be a ceasefire, may the hostages be released and aid be given to the people worn out by hunger and by war.” 

“May there be a ceasefire, may the hostages be released and aid be given to the people worn out by hunger and by war.”

Pope Francis also expressed his closeness to the Christian communities in Lebanon and in Syria in the midst of transition. He prayed “the doors of dialogue and peace be flung open throughout the region, devastated by conflict.” He also encouraged the people of Libya as they work for national reconciliation.

Humanitarian help for the suffering

The Pope prayed the birth of the Saviour we celebrate today may inspire hope for the many thousands of children suffering from a measles outbreak in the Democratic Republic of Congo, Burkina Faso, Mali, Niger and Mozambique. He pointed out how this humanitarian crisis is due primarily to human causes – armed conflicts, the scourge of terrorism – and worsened by climate change, forcing the displacement of millions and putting many at mortal risk. 

Pope Francis during the Christmas blessing from the central loggia of Saint Peter's Basilica

Pope Francis during the Christmas blessing from the central loggia of Saint Peter’s Basilica

The Pope remembered the peoples of the Horn of Africa, praying for “the gifts of peace, concord and fraternity” for them, as well as the civilian population of Sudan, so that desperately needed humanitarian aid may reach them and new ceasefire negotiations may take place.

Prayers for dialogue and social harmony

May Christmas bring comfort to the people of Myanmar, the Pope prayed, where the ongoing conflict has inflicted great suffering and displaced so many. 

Remembering the Americas, the Pope encouraged political authorities and people of good will to work together to overcome divisions with justice and truth and to promote social harmony and the common good to which people aspire. He mentioned Haiti, Venezuela, Colombia and Nicaragua.  

The Pope remembered the people of the island of Cyprus, now fifty years a divided island, praying that the walls of separation may come down and that a mutually agreed upon solution can be found in full respect for the rights and dignity of all communities.

Jesus awaits us

“Jesus, the eternal Word of God made incarnate, is the wide-open Door that we are invited to enter, in order to rediscover the meaning of our existence and the sacredness of all life, and to recover the foundational values of the human family.”

The Pope underscored how Jesus awaits us at the threshold, “especially the most vulnerable,” such as the children suffering due to war and hunger, and the elderly often forced to live abandoned and in solitude. He described how the Lord awaits those who have lost homes, fled homelands for safety, lost jobs and cannot find one, those in prisons, and people enduring persecution for their faith.

Pope Francis waving to the crowds in Saint Peter's Square

Pope Francis waving to the crowds in Saint Peter’s Square

Gratitude for all

The Pope praised those who give of themselves in service, doing good, and helping others, remembering parents, educators and teachers, “who have the great responsibility of forming future generations.” He thanked healthcare workers, service men and women, charitable organizations, and especially missionaries throughout the world as “they bring light and comfort to so many people in difficulty.”  

Forgive our debts

In conclusion, the Pope prayed that this Jubilee offer an opportunity to forgive debts, especially of the poorest countries. We are all called to forgive others, as “the Son of God, born in the cold and darkness of the night, has forgiven our own,” the Pope recalled, and as the Lord “heals us and forgives us.”

“As pilgrims of hope, let us go out to meet him! Let us open to him the doors of our hearts, as he has opened to us the door of his heart. I wish everyone a serene and blessed Christmas.”

Filed Under: Ekonomi

Nga Mëshira e Perëndisë

December 25, 2024 by s p

† THEOFAN/

Peshkop i Filomilisë dhe i Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikave

LETER BARITORE – LINDJA E KRISHTIT 2024

Klerikëve të nderuar dhe besimtarëve të krishterë ortodoksë, bij dhe bija anëtarë, mbështetës, dashamirës dhe miq të Perëndi-Mbrojturës

Peshkopatë Ortodokse Shqiptare të Amerikave

Hir, Mëshirë, Paqe dhe Gëzim nga Zoti ynë Jesu Krisht dhe nga ne, bekime hierarkike!

“Në këtë është shfaqur dashuria e Perëndisë ndaj nesh, se Perëndia dërgoi Birin e Tij të vetëmlindur në botë, që ne të rrojmë nëpërmjet Tij” (1 Joanit 4:9).

Lindja e Zotit tonë Jesu Krisht nga Virgjëresha e Shenjtë Mari u premtua nga Perëndia, pasi paraardhësit tanë Adami dhe Eva mëkatuan duke mos iu bindur urdhrit të Perëndisë për të mos ngrënë nga pema e ndaluar (Zanafilla 3:15).

Mishërimi i Zotit i’u kujtua vazhdimisht njerëzve nga Perëndia përmes gojës së profetëve dhe u bë i njohur indirekt për njerëzit jashtë kufijve të Tokës së Shenjtë; ne e kuptojmë këtë edhe nga tre burrat e mençur, të cilët, duke parë “yllin e Tij” (Mateu 2:2), u nisën në udhëtimin e tyre të gjatë me një dëshirë të zjarrtë për të adhuruar të Porsalindurin, “Mbretin e Judenjve” (Mateu 2:2), “Mbretin e qiellit”.

Lindja e Zotit përjetohet dhe ndihet nga çdo besimtar, si një akt i dashurisë së Perëndisë për njeriun e larguar prej Tij, por me një dëshirë të zjarrtë për ta njohur Atë dhe për të bërë vullnetin e Tij shpëtues.

Të dashur besimtarë në Krishtin e Porsalindur,

Shenja udhërrëfyese qiellore, e cila udhëhoqi hapat dhe zemrat e Magëve tek Ai i lindur nga Virgjëresha e Shenjtë në shpellën e Betlehemit, ishte, siç e dimë, ylli; ata vunë re se rrjedha e atij ylli ishte e ndryshme nga ajo e yjeve të tjerë; me këtë ata kuptuan se ishte një yll që lajmëronte diçka jashtë rendit të ngjarjeve të zakonshme.

Magët, njerëz të ditur, e konsideruan yllin si një shenjë hyjnore dhe e ndoqën atë me besim për të adhuruar Krijuesin e qiellit dhe të dheut.

Kultura dhe shkenca e tyre nuk i largoi nga Perëndia; për më tepër, ata u nisën në një udhëtim shumë të gjatë dhe të rrezikshëm për ta kërkuar dhe gjetur Atë.

Ata e gjetën Atë si një njeri, një foshnjë si çdo foshnjë tjetër, por ishin të bindur se Ai i Cili u lind në shpellën e Betlehemit ishte gjithashtu Perëndi i vërtetë, jo vetëm njeri i vërtetë; prandaj “… duke rënë përtokë, e adhuruan Atë; dhe duke hapur thesaret e tyre, ata i ofruan Atij dhurata: ar, temjan dhe miro” (Mateu 2:11). Sa i madh ishte besimi i Magëve! Përpara se ta shihnin Atë me sytë e tyre fizikë “me Marinë, nënën e Tij” (Mateu 2:11), ata besuan se ylli lajmëroi lindjen e Fëmijës, Shpëtimtarit të botës; me sytë e shpirtit, pra me sytë e besimit, ata e kuptuan Misterin e Mishërimit të Birit të Perëndisë.

Fëmijë të dashur shpirtërorë në Foshnjën Hyjnore,

Ne shohim gjithashtu me sytë e besimit se buka dhe vera në kupën e shenjtë, pas transformimit të tyre nëpërmjet fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, janë vetë Trupi i pacënuar dhe Gjaku i çmuar i Shpëtimtarit tonë Jesu Krisht, dhe ne besojmë se ndajmë dhe bashkohemi me Zotin tonë Jesu Krisht. Për këtë fakt dhe të vërtetë hyjnore, siç lexojmë në jetën e shenjtorëve, edhe ata të cilët, nga frika se mos bënin ndonjë gabim, dyshuan, u besuan.

Prandaj, ne e shohim Perëndinë vetëm nëse zemra jonë është e pastër (Mateu 5:8); vetëm nëse mbajmë besimin e vërtetë, vetëm nëse e shohim fqinjin tonë si shëmbëlltyrën e Perëndisë; vetëm nëse ndihmojmë të varfërit, “vëllain më të vogël të Krishtit” (Mateu 25:40).

Ky shikim me sytë e besimit nuk mashtron kurrë. Abrahami e pranoi Perëndinë, Një në Qenie dhe Triadik në Persona, nën formën e tre engjëjve në Lisin e Mamres. Prandaj në besimin tonë stërgjyshor thuhet: “të presësh mysafirë do të thotë të presësh Perëndinë” (Zbulesa 3:20).

Prandaj, ndër veprat kryesore të Kishës është puna e filantropisë, pra puna e dashurisë për njerëzit në vuajtje dhe nevoja të ndryshme.

Lusim Perëndinë e mirë dhe njeridashës, që në Festën e Lindjes së Zotit, ta mirëprisni Atë që vjen në formën e një Foshnjeje Hyjnore dhe ta kremtoni Atë me gëzimin e Shpëtimit, që do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë ditëve të Vitit të Ri 2025.

Krishti u Lind, Lavdërojeni! Krishti është në tokë, Lartësojeni!

I juaji me lutje në Zotin dhe Perëndinë e porsalindur Jesu Krisht, Shpëtimtarin tonë,

+THEOFANI

i Filomilisë dhe Dioqezës Ortodokse Shqiptare të Amerikave

Filed Under: Analiza

Vepra e Mustafa Krujës

December 24, 2024 by s p

Processed with VSCO with ka1 preset

Nga Marcel Hila/

Në një shkrim të tijin, Pjetër Arbnori, duke dashur që të interpretonte misterin që barte jeta e tij, thoshte se realiteti ia kalon çdo fantazie. E kishte fjalën për sesi i shkuan punët dhe peripecitë e ngjarjeve të tija. Thoshte se kur kishte qenë i ri kishte lexuar shumë libra, kryesisht letërsi artistike, romane e novela, e shprehet se në shumë raste nuk ishte dakord me zgjidhjen që autorët e ndryshëm kishin dhënë për fatet e personazheve të tyre. “Nuk i besoja, sepse e tepronin, jepnin zhvillime të pabesueshme, e nuk i aprovoja. Por kur vonë iu ktheva jetës sime, pashë se ajo ia kalonte çdo fantazie të një autori të mundshëm. Unë që isha dënuar me pushkatim, që u gjenda në qeli në pritje të ekzekutimit të vendimit, më vonë u gjeta se u zgjodha dy herë kryetar i Kuvendit Popullor. Asnjë shkrimtar nuk do të guxonte të fantazonte kështu!”.
Pse e solla këtë shembull? Sepse po kështu është edhe jeta e zotit Eugjen. A do t’i kishte shkuar atij në mendje se ai, i arrestuari që po hetohej se kishte folur fjalë të mira për gjyshin e tij Mustafa Kruja, ai që mori dënimin me shumë vite burg për akuzën e agjitacion e propagandës, ai që u çua në Spaç për ta bërë të dënimin, ai djali i ri që ecte në tunelet e minierës, ndërsa shkonte çdo ditë të nxirrte bakër e pirit duke shtyrë vagonët, ai, pra, a do ta besonte se një ditë do të hiqte ai vetë, me dorën e vet, copën që mbulon bustin e Mustafa Krujës, gjyshit të tij në qytetin e lindjes së tij, në Krujë, me bekimin e institucioneve shtetërore? Kurrë nuk do ta kishte besuar, nëse dikush do t’ia thoshte këto fjalë në atë fillim të viteve ’80, ndërsa i dënuar kishte lënë prindërit në internim. Por ja se edhe në këtë rast, realiteti ia kalon çdo fantazie. Mendja krijuese dhe fantazia e asnjë shkrimtari nuk do të mund ta imagjinonte një gjë të tillë.
Por kjo na çon edhe pak më larg, kjo do të thotë se drejtësia bëhet, vihet në vend, edhe pse kalojnë shumë vite e personi i mohuar e i nëpërkëmbur deri dje, pra plot tetëdhjetë vite i përfolur e i anatemuar, ky person, gjyshi i tij, zë vendin që i takon në mes të qytetit të tij, Krujës. Kjo do të thotë se Zoti ekziston dhe se ka shpresë për të gjithë të nëpërkëmburit, të shtypurit e viktimat e padrejtësive. Çast i madh triumfi i të së vërtetës.
Unë sot jam këtu të flas për një aspekt tjetër të Mustafa Krujës, që nuk e pashë se e cekën në këtë takim: atë se ky njeri human, shpëtoi hebrenjtë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ishte me detyrën e kryeministrit. Unë jam shkrimtar dhe shkrimtari i përngjet ndërtuesit. Ndërtuesi i banesave, përpara se të fillojë, mbledh lëndën e parë: tullat, llaçin, hekurin e pastaj i vihet punës. Kështu edhe shkrimtari, nëse është një i tillë që shkruan për një roman historik. Ka nevojë për këtë material. Edhe unë, në përpjekjen që të shkruaja romanin “Rrufeja në shtëpinë e mikpritësit”, që flet për odisenë e një familjeje hebreje në tokën shqiptare, gjeta se Mustafa Kruja nuk ka pranuar që të implikohet në arrestimin dhe depërtimin e hebrenjve e dorëzimin e tyre gjermanëve nazistë.
Gjeta, mes fakteve historike, se Jakomoni, që ishte mëkëmbësi i perandorit italian në Shqipëri, e thërret një ditë zotin Kruja e i kërkon informacion për hebrenjtë që janë këtu, sepse, sipas një kërkese që ka ardhur nga Italia, mbështetur në aprovimin e ligjeve racore antihebraike, të firmosura pak kohë më parë nga vetë Vittorio Emanueli III, kërkohet njoftim për ta se sa janë, nga janë, ku gjenden? Mustafai ngrihet në këmbë e ia refuzon qartë e prerë e i thotë se “unë nuk jam këtu për të arrestuar të pafajshëm e për t’i çuar që të eliminohen padrejtësisht. Nëse ky refuzimi i im përbën problem, unë jap në vend dorëheqjen!”. Mora vesh, në atë material që gjeta, se vetë mëkëmbësi kishte mbetur i mrekulluar nga ky qëndrim burrëror.
Por është edhe rasti tjetër, kur vetë zoti Kruja, propozon në këshillin e ministrave që refugjatët hebrenj që kanë ardhur tashmë në tokën shqiptare, të çohen në kampe, të financuara nga qeveria e tij, larg, në Berat e në Gjirokastër, që gjithsesi të mos jenë afër kufijve veriorë, ku mund të ketë prani gjermane. Dhe e realizon një gjë të tillë, ngritjen e këtyre kampeve.
Po kështu kalon një tjetër peripeci të sikletshme me konsullin e përgjithshëm gjerman, Martin Schliep. Ngjarja kishte qëlluar kështu. Në vitin 1941, në Kosovë, tamam-tamam në Mitrovicë, një grup hebrenjsh, të thuash më mirë i gjithë komuniteti hebre i këtij qyteti, merr vesh se gjermanët duan të bëjnë një mësymje mbi ta, t’i fusin në dorë, t’i arrestojnë e t’i çojnë në Auschwitz. Si parantezë duhet thënë se kur Gjermanët vendosën të zhbënin Jugosllavinë, pasi e pushtuan në prill të vitit 1941, duke pasur informacion të zgjedhur e duke pasur parasysh se në Mitrovicë jetonte edhe një komunitet serb, që italianët, të cilëve iu dorëzua gati e gjithë Kosova (duke formuar atë që u quajt tokat e lirueme) përveç kësaj zone veriore, vendosën ta mbanin ata, sepse vetëm ata mund t’i bënin ballë serbëve, nëse ata do të përpiqeshin të ngrinin krye. E dinin se italianët nuk do të ishin të aftë ta kryenin një gjë të tillë. Një ditë, pra, hebrenjtë, në mënyrë tepër sekrete, njoftohen se gjermanët kanë vendosur që të nesërmen në mëngjes të një dite të caktuar të muajit dhjetor 1941, të kapin hebrenjtë e këtij qyteti e t’i çojnë në Poloni, në kampin e tmerrshëm. Pasi e marrin vesh, në mesnatë, të veshur me zhele e të nxirë në fytyra me qymyr, marrin rrugën në këmbë e kalojnë në territorin që kontrollohet nga italianët e mbërrijnë në mëngjes në Prishtinë. Atje i del dikush para e i drejton për tek spitali civil i qytetit, drejtor i të cilit është Spiro Lito, gjirokastrit, doktor. I porositur nga vetë Kryeministri Kruja, që është kryeministër edhe për territoret e aneksuara të Kosovës, i kërkohet tij që të njoftojë të shtruarit në spital që të largohen për dy ditë, sa të bëjnë dezinfektimin e spitalit e pastaj të paraqiten prapë. Të sëmurët lanë spitalin. Me një shpejtësi skëterrë, të gjithë hebrenjtë e ardhur në qytet, drejtohen, të sugjeruar, tek spitali i zbrazur tashmë e fshihen aty. Nuk vonon e shihen motoçikletat gjermane që kanë shkelur protokollin e kanë hyrë pa autorizim në Prishtinë, në territorin që kontrollohet prej italianëve. Janë në kërkim të hebrenjve, që janë zhdukur pa nam e pa nishan nga Mitrovica, por që një informacion i ka thënë atyre se kanë mbërritur në Prishtinë. Prandaj, ia kanë mësyrë këtij qytetit. Sillen, kontrollojnë, rrinë në pritje, gjurmojnë rrugë, rrugica e qoshe, por nuk gjejnë asgjë. Por nuk mbaron me kaq, sepse është e nevojshme që hebrenjtë të shpërngulen prej andej, që të mos bien viktimë e reprezaljeve të tjera të papritura të gjermanëve e pra lind nevoja që të nisen për në Shqipëri. Kalojnë kufirin e me autorizim të kryeministrit Kruja, mbyllen sytë e futen këtu. Pastaj, struken dikush në një vend e dikush në një vend tjetër e fshihen, treten, si kripa në ujë, pa e marrë vesh askush se ku gjenden.
Ndërkohë, nga informatorë të ndryshëm, njoftohet konsulli i përgjithshëm Martin Schliep se hebrenjtë që kanë ikur nga Mitrovica janë në Shqipëri, të strehuar, që kanë kaluar kufirin nga Kukësi me bekimin e zotit Mustafa. Atëherë, zoti Schliep i kërkon, në zyrën e kryeministrit, informacion për personat që kanë kaluar kufirin dhe a ka ai dijeni për një kalim të tillë. Zoti Kruja mohon se hebrenj kanë kaluar kufirin me dijeninë e tij. “Ka mundësi që të kenë mbërritur, por jo në rrugë zyrtare, nuk janë paraqitur në pikat e kalimit kufitar, por kanë kaluar tinëzisht, ilegalisht!”. Ia doli për herë të dytë të largonte gjurmët nga hebrenjtë. Schliepi u përpoq që ta kërcënonte, duke i thënë se nëse do ta verifikojmë se ke dorë në këtë mesele ose se fsheh informacionin, ju që po prishnin marrëdhëniet mes anëtarëve të aleancës , do të jepni llogari. Por zoti Kruja nuk u lëkund.
Desha të kujtoj edhe se ata që kanë rrezikuar jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë, kudo në Evropë gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore, i kanë emrat e tyre në mure, në një bulevard, në Jerusalem, që quhet Jad Vashem, rruga e të drejtëve të kombeve. Atje janë shumë e shumë prej atyre që rrezikuan seriozisht jetën për të panjohurit që i ranë në derë. Shqiptarët kanë 69 emra të tillë. Por mungojnë edhe emrat e Mustafa Krujës, Ibrahim Biçakut, Kol Bib Mirakës, Xhafer Devës e Mehdi Frashërit e shumë e shumë të tjerëve, njerëz të thjeshtë, që nuk janë përfshirë deri tashti.
Kur isha në Izrael, në vitin 2018, më qëlloi të njihja një hebre, familja e të cilit ishte shpërngulur nga Gjermania për atje. Iu prezantova si shkrimtar. Më pyeti se çfarë po shkruaja tani. I tregova se “kam në dorë një histori të shpëtimit të një familjeje hebrenjve, familjes Rabinovitz nga Vjena, e cila vjen të kërkojë strehim e shpëtim në Shqipëri!”. Kur ai mori vesh për fabulën e romanit e u njoh me faktin se burra shteti kanë rrezikuar jetën e tyre për shpëtimin e hebrenjve, më pyeti: “a i është mirënjohëse Shqipëria këtyre burrave të mëdhenj që kanë rrezikuar jetët e tyre, duke shpëtuar të panjohurit? Janë treguar në lartësinë e një humanizmi shembullor?”. I thashë se Shqipëria i çoi në plumb të gjithë, si armiq të popullit të vet. “Kanë shpëtuar njerëz të popullit të huaj e kanë tradhtuar popullin e vet? E pamundur!”. U shpreh me keqardhje hebreu në moshë. “Po”, – i thashë, – “ky paradoks na ra për hise!”. “Tragjik populli i juaj deri në absurd!” – më tha.
Sot, pra, Kruja për gëzon jo vetëm se po nderon birin e saj, Mustafa Krujën, por edhe për gjë tjetër shumë më të madhe, shpresëdhënëse për çdo njeri: po përsërit këtu, sy të gjithëve, mësimin që Zoti na e jep pa pushim, edhe pse njerëzit janë të leshtë e të ngadaltë të kuptojnë e të padurueshëm në kohën e veprimit të tij: drejtësia vonon, por nuk harron kurrë të vijë.
Lavdi veprës së zotit Mustafa Kruja dhe gëzim për mësimin e madh moral që po marrim përsëri.

Filed Under: Politike

Duke përqafuar Krishtlindjet dhe kuptimin e pasurisë së vërtetë

December 24, 2024 by s p

Artan Nati/

Ndodheshim në shtëpi në ditën e krishtlindjeve dhe djali im më bëri pyetjen e frikshme:” Nëse Shën Nikola, ose plaku i vitit të ri siç e quanim ne në kohën e komunizmit ishte i vërtetë?” “Epo, në një kohë,” fillova unë, “ishte një njeri me emrin Shën Nikolau dhe ai ishte një person i mrekullueshëm. Kur ai vdiq, njerëzit vendosën të vazhdonin magjinë e tij të të qenit i sjellshëm dhe bujar dhe kështu tradita vazhdon.Më tej vazhdova të tregoj se nuk është Babadimri ai që i vendos dhuratat nën pemë.” Papritur, nuk isha i sigurt nëse kjo histori për Shën Nikollën ishte e saktë. Askush nuk e kishte bërë bisedën e Babadimrit me mua, sepse kur unë u rrita, Babadimri nuk erdhi në shtëpinë tonë. Ne u rritëm në komunizëm dhe kur njerëzit e vdekshëm, siç u bënë komunistët në Shqipëre, marrin ose u jepen artibute hyjnore, atëhere nuk ka më dashuri, por vetëm urrejtje.

Krishtlindja është një kohë magjike e vitit kur ne mblidhemi së bashku me të dashurit tanë për të festuar traditat tona familjare. Këto tradita krijojnë një ndjenjë gëzimi dhe bujari që mbush zemrat dhe shtëpitë tona, duke na kujtuar pasurinë e vërtetë që zotërojmë në marrëdhëniet tona. Qoftë pjekja e ëmbëlsirave me gjyshen, vendosja e pemës me babin ose këndimi i këngëve me të gjithë familjen, traditat tona të dashura të Krishtlindjeve janë një shprehje e fuqishme dashurie. Nëpërmjet këtyre traditave, ne krijojmë kujtime të qëndrueshme dhe forcojmë lidhjet e familjeve tona, duke përjetuar një ndjenjë të bollëkut që zotërimet materiale nuk mund ta ofrojnë kurrë. Bujaria që përshkon sezonin e festave është gjithashtu një pjesë jetike e traditave tona. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për dhurimin e lodrave për fëmijët në nevojë ose vullnetarizmin për të ndihmuar të varfërit, ndihma për komunitetin tonë dhe për ata me më pak fat është një aspekt themelor i Krishtlindjeve. Bujaria është një shprehje e bukur e dashurisë që mbajmë në zemrat tona dhe na afron me kuptimin e vërtetë të frymës së festës. Gjatë sezonit të festave, individë nga kultura dhe tradita të ndryshme mblidhen për të festuar. Megjithëse Krishtlindja është e lidhur kryesisht me zakonet e krishtera, është bërë një kohë kur njerëz me prejardhje të ndryshme marrin pjesë në frymën e gëzimit dhe vullnetit të mirë. Në Islam, festimi i Krishtlindjeve nuk është një praktikë fetare pasi është e lidhur me besimin e krishterë. Ne mund të debatojmë për dallimet fetare dhe origjinën e Krishtlindjeve gjatë gjithë ditës. Megjithatë, muslimanët në Shqipëri kanë kaluar vite duke respektuar ata që festojnë Krishtlindjet dhe gjejnë gëzim duke e bërë këtë. Kanë pranuar gjithashtu ftesa për festimin e Krishtlindjeve nga miqtë e krishterë dhe kënaqen duke parë shumë filma për Krishtlindje.

 Shumë njerëz mund të mos e dinë, por muslimanët besojnë se Jezusi (“Isa” në arabisht) është një profet i Zotit dhe përmendet në Kuran. Përsëri, ne të gjithë mund të debatojmë për Jezu Krishtin. Por myslimanët e respektojnë Profetin Isa dhe mrekullitë e tij. Fakti se Profeti Isa është Jezus Krishti dhe respektohet nga ne, tregon se më shumë fakte na bashkojnë. Pra, pse nuk mund të jemi të gjithë të bashkuar nga dashuria në Krishtlindje?

Islami i mëson njerëzit se ata duhet të respektohen pavarësisht dallimeve të tyre. Kurani mëson se të gjithë duhet të respektojnë dinjitetin e njëri-tjetrit, pavarësisht nga raca, besimi, përkatësia etnike, gjinia ose statusi shoqëror. Meqenëse të gjithë njerëzit janë krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm, krijuesi i gjithçkaje, ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me nderin, respektin dhe mirësinë më të madhe.

Gjithashtu është e ditur për të krishterët dhe muslimanët se fetë tona janë fe abrahamike që kanë ardhur nga judaizmi. Fetë tona kanë shumë ngjashmëri në mësimet e tyre, duke theksuar paqen, dashurinë dhe respektin. Ashtu si Krishterimi, Islami është një fe multikulturore dhe multietnike. Për të kapërcyer hendekun midis komuniteteve të krishtera dhe myslimane, ne kemi nevojë për integrim dhe pjesëmarrje.

Pavarësisht nëse besojmë se Zoti dërgoi djalin e tij të vdiste për mëkatet e njerëzimit, se lindja e Krishtit është histori e mirëfilltë, ose se Maria ishte vërtet shtatzanë nga Fryma e Shenjtë, apo engjëjt që u shfaqen barinjve, ne të gjithëve na bashkon dashuria për jetën dhe respekti njerëzor i predikuar në besimet tona.

Për shkak se nuk kishte njohuri për datën e lindjes së Jezu Krishtit, duhej zgjedhur një ditë për të festuar lindjen e Tij. Kishat Ortodokse Lindore dhe Kishat e Ritit Lindor brenda Kishës Katolike Romake zgjodhën 6 janarin. Dita u quajt Epifania, që do të thotë “shfaqje” (d.m.th. dita e shfaqjes së Jezusit). Kisha Perëndimore, me qendër në Romë, zgjodhi 25 dhjetorin. 

Përtej pasurive materiale, pasuria e vërtetë qëndron në thellësinë e marrëdhënieve tona dhe në mirënjohjen që ndiejmë për bekimet në jetën tonë. Krishtlindja është një kohë kur na kujtohet bollëku që mund të gjendet në aspektet jomateriale të jetës sonë. Pavarësisht nëse ne kalojmë kohë me njerëzit e dashur, ose dhurojmë dhe festojmë me komunitetet tona, apo thjesht marrim një moment për të reflektuar mbi gjithçka për të cilën duhet të jemi mirënjohës, sezoni i festave është një kujtesë e fuqishme e pasurisë së vërtetë që zotërojmë.

Nëpërmjet fuqisë transformuese të mirënjohjes, ne mund ta zhvendosim fokusin tonë nga ajo që na mungon në atë që kemi dhe të gjejmë kënaqësi dhe gëzim në momentin aktual. Duke kultivuar një frymë të bollëkut dhe mirënjohjes, ne mund të ushqejmë marrëdhëniet që na sjellin pasuri të vërtetë dhe krijojnë një ndjenjë kuptimi dhe qëllimi në jetën tonë.

Gjatë këtij sezoni festash, le të reflektojmë mbi kuptimin e vërtetë të pasurisë dhe bollëkut dhe të gjejmë gëzim në bekimet e paprekshme që na rrethojnë. Ndërsa falënderojmë për gjithçka që kemi, le të kërkojmë gjithashtu të ndajmë bekimet tona me të tjerët dhe të përhapim frymën e festës së bujarisë dhe dashurisë.

Filed Under: Komente

NELI HALOÇI (STAMBOLLIU) LEGJENDA E NOTIT SHQIPTAR

December 24, 2024 by s p

(Në përkujtim të Neli Gani Haloçi (Stambolliu), (e lindur më 1.8.1953 në Tepelenë dhe është shuar më 28.3.2007, në Tiranë), në shenjë respekti, nderimi e mirënjohje për talenten dhe legjendën e sportit shqiptar të notit, të ekipit të Butrintit të Sarandës, vajzës me karakter të fortë e sedër të madhe, për sportisten e klasit të lartë të mentalitetit gjithmonë fitues, për sportisten me disiplinë stërvitjeje të paepur, për komunikimin e shkëlqyer me garueset, trajnerët, sportdashësit e njerzit e thjeshtë, për gruan e fortë me personalitet të spikatur që ka ngelur përjetësisht në kujtimet e sportdashësve të Sarandës, komunitetit lab dhe më gjerë, për farmacisten e njohur që shërbeu më shumë se tre dekada njerëzve në Tiranë).

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

Neli vajza labe që ngeli ikonë me gjurmë të thella të notit në Shqipëri

Neli Haloçi ishte lindur më 1 gusht 1953 në Tepelenë. Ajo erdhi në jetë në një familje me tradita të hershme patriotike dhe atdhetare. Për më tepër si nga babai dhe nga nëna ka trashëguar vetitë më të mira të një familje të shëndetshme dhe që kishin dhënë shumë për vendin. Prindërit e saj gëzonin një simpati dhe ndjenjë të thellë respekti jo vetëm në fshat por në mbarë krahinën. Familja e saj ka qenë sikurse i thonë në Labëri bukëdhënë dhe porta e familjes së saj ka qenë gjithmonë e hapur për miq e shokë, për halle e derte. Në këtë mjedis të shëndetshëm familjar erdhi në jetë Neli, që edhe pse lindi në Tepelenë, për shkak të punës së babait u rrit në qytetin e Sarandës. Ajo ishte pjesë e një familje të madhe pasi ishin gjashtë fëmijë tre motra dhe tre vëllezër. Ka qenë një familje harmonike dhe me norma që janë rritur me frymën e punës dhe përkushtimit ndaj vendit. Babai dhe nëna e tyre ishte udhërrëfyese dhe shëmbull për krenari dhe punë fisnike e të ndershme. Pasi kreu me sukses të plotë shkollat fillore dhe tetëvjeçare “Adem Sheme” (1960-1968) dhe të mesme të përgjithshme në gjimnazin “Hasan Tasin” (1968-1972). Përveçse ishte një notare e shkëlqyer ishte edhe një nxënëse që shkëlqente edhe në mësime. Neli vijoi më tej studimet e larta në degën e Farmacisë në Universitetin e Mjekësisë (1972-1976) në Tiranë. Në pikëpamje sportive fakt është se Neli triumfin e parë e pati që në vitin 1967 kur ka qenë në klasën e shtatë, kur ishte vetëm 14 vjeçe dhe që shpallet për herë të parë rekordmene në 100 metër në stilin bretkosë për të reja në kohën 1.43.2; një vit më vonë në 1968 thyerja e kohës 1’42”8, dhe 1’39”1. Në vitin 1969 e thyen dy herë rekordin me 1.35.9 dhe 1.35.1. Në 1972 sërish me një rekord të ri 1.34.2. Po kështu në vitin 1969 vendos rekord edhe në 200 metra me 3.32.5 dhe 3.29.6 ndërsa në vitin 1970 vends rekord të ri me 3.24.1. Ajo ka qenë edhe pjesë e ekipit të stafetës 4X100 metra e përzier me kohët rekord 6.48.7 më 1967-tën, 6.35.8 në 1969 dhe 6.07.1 në 1970. Ajo thyen disa rekorde në turnetë ndërkombëtare me notarët e Republikës Popullore të Kinës. Në vitet 1971-1972 duke qenë edhe maturante në gjimnazin “Hoxha Tahsin”, të Sarandës stërvit ekipin e pionerëve të ekipit të “Butrintit”. Në vitin 1972, Neli merr udhëtimin e ri të jetës drejt dyerve të Universitetit në Tiranë. Kështu studimet e larta i përfundoi në degën “Farmaci” me rrezultate të shkëlqyera dhe veprimtaria sportive e saj ngelet në kujtesën e brezave si një prej rekordthyerseve më cilësore të sportit të notit në Shqipëri. Ajo diti t’i përballojë dallget e jetës të viteve ’80-të të shekullit të shkuar, duke u bërë kështu një nga farmacistet më të zonja të kryeqytetit si tek “Farmaci 4” tek Rruga e Barikadave një farmaci e rëndësishme për kryeqytetin, ku filloi edhe punë në vitin 1976. Në vitin 1988 vijoi të punojë në “Farmaci 9” tek rruga e Kavajës ku punoi deri në vitin 1997. Më pas bëhet drejtuese teknike e Depos farmaceutike “Ana”, ku punoi deri në fund të jetës së saj dhe që shquhej për devotshmëri, dedikim dhe gjithmonë humane në profesionin e saj, duke merituar respektin dhe mirënjohjen edhe të kolegeve të punës kudo ku punoi. Ajo ndërtoi jetën e saj të thjeshtë, por të bukur me Niko Stambolliun farmacist shumë i njohur dhe i dashur, djalin simpatik të farmaceutikës së Spitalit Ushtarak (bashkëpunëtor i ngushtë i Kastriot Zotos). Niko Stambolliu dhe Neli lindën dy vajza Julinda Stambolliu që ka një djalë dhe një vajzë dhe Besiana Stambolliu (e martuar në Francë). Shërbimi i Nelit ndaj familjes së saj, vajzave të saj, por edhe komunitetit ku shërbeu ishte plot përkushtim dhe meritoi mirënjohjen e njerëzve të thjeshtë. Në breza të tërë notarësh të Butrintit nuk e harruan dhe nuk e harrojnë kurrë Nelin Kampione dhe kjo vërtetohet edhe në shumë publikime në gati në një gjysëm shekulli. Në “Skeda sportive e Neli Haloçit”, gjejmë këto të dhëna: “Ditëlindja: 1.8.1953; Vendlidja: Tepelenë (babai nga Prongjia, nëna nga Fushëbardha e krahinës së Kardhiqit në Gjirokastër); Gjatësia: 170 cm; Pesha: 60 kg; Klubi garues: “Butrinti” i Sarandës 1965-1972 (anëtare e ekipit përfaqësueses së Shqipërisë); Pjesëmarrëse në 14 takime ndërkombëtare; Trofetë: shtatë vjet rekordmene dhe kampione e Shqipërisë në 100 dhe 200 metra në stil “bretkosë”, gjashtë herë kampion kombëtar si ekip me “Butrintin”, notarja më e mirë e kampionatit kombëtar të notit në vitin 1969, fituese e garës së 100 metrave stil bretkosë me kampionen e Kinës në Pekin viti 1971; ka fituar titullin “Mjeshtre e Sportit më 1995”. Nuk është e rastit që shoqet e saj dhe gjithë komuniteti i sportistëve veçanërisht të notit në vendin tonë në ditët e dhimbjes së madhe të vitit 2007 shpreheshin se “Neli Haloçi i shtoi dritën e shpirtit të saj Parajsës dhe la pas kujtime të pashlyeshme të një kampioneje, si dhe ngeli në kujtesën e brezave si një ikonë e legjendës së notit në Shqipëri”. Sa herë të ketë aktivitete sportive të notit padyshim do të kujtohet Neli si legjenda e rekordeve të notit shqiptar. 

LEGJENDA E NOTIT SHQIPTAR GJITHMONË KAMPIONE DHE IMAZHI I MIRËSISË NJERËZORE

Neli Haloçi edhe pse është larguar në mënyrë të parakohshme nga jeta, shumë breza e mbajnë të ngulitur fort në kujtesë mirazhin e bukur të notares së talentuar e të madhe të ekipit “Butrinti” të Sarandës e të ekipit përfaqësues të Shqipërisë të viteve 60-70 të shekullit të kaluar. Babai dhe nëna e Nelit e vlerësuan sportin e notit që në fillim, për t’ja futur në gjak dhe për ta zhvilluar si sport dobisjellës pasi ishte e njohur se noti forcon gjithë organet e trupit veçanërisht muskujt e zemrës, lehtëson dhimbjet e shpinës dhe problemet e kyçeve, shërben si një ndihmë natyrale për astmën, eleminon mbipeshën, stërvit gjithë trupin dhe e mban atë të ri. Kështu e vlerësoi në fakt edhe Neli Haloçi nismën e prindërve për ta çuar në ekipin e notit, edhe pse fëmijë këtë sport universal, e vlerësoi si sport, terapi, fitnes, argëtim, është gjithçka për një trup perfekt dhe ja doli të jetë e suksesshme edhe si sportiste edhe si trainere. Ekipi “Butrinti” i Sarandës arriti ta kishte krenari Nelin, pasi theu me dhjetra rekorde kombëtare ne stilin e bretkosës dhe në stafetat 4×100 metra, e duke dhënë një kontribut të madh në shpalljen kampion për 7 vjet rrjesht ekipin e Butrintit të Sarandës, duke e bërë mjaft të njohur në ekipet e njohura të Vlorës e Durrësit. Neli Haloçi (Stambolliu) do të kujtohet gjatë nga sportëdshësit sarandiot, durrsak, vlonjat e më gjerë, për teknikën e lartë në stilin e bretkosës ku rrëshqitja në ujë ka qenë e papërsëritshme, jo vetëm për vajzat por edhe për djemtë të cilët e admironin stilin e saj vital, për karakterin e sedrën e madhe, për mentalitetin e fituesit, disiplinën në stërvitje, për energjinë garuese në sportin e notimit, për komunikimin e shkëlqyer me shoqet, trajnerët, sportëdashësit e njerzit e thjeshtë të cilëve i artkulonte vetëm fjalë bindëse në fitore. Neli e Sarandës kujtohet nga gjithë brezat, ishte frymëzim për ekipin e Sarandës dhe në vitet që pasuan në Tiranë kur përfundoi studimet ishte dhe mbeti deri kur është shuar një familjare e mirë shembullore e korrekte me bashkëshortin e saj të mirë Niko Stambolliu me profesion farmacist ushtarak, por dhe  dhe dy vajzat e saj të mirëshkolluara në perendim. Neli e filloi karrierën e saj në sportin e bukur dhe gjithëzhvillues të notit në muajin prill të vitit 1965 kur ajo ishte vetëm 11 vjeçe, me një trupt të vogël e të imët. Babai i saj, Ganiu, i cili ka qenë një dashamirës i sportit të notit por edhe i sporteve të tjera, kish shkuar një ditë tek trajneri i njohur i ekipit të notit të Butrintit të Sarandës dhe i ekipit përfaqësues Spiro Koça dhe i kish thënë që ta merrte bijën e tij të brishtë për t’u zhvilluar. Trajneri ja dëgjoi fjalën dhe e mori në ekipin e vajzave duke konturuar në mendjen e tij nxitimthi bretkocisten terribël të së ardhmes, duke projektuar njëherazi edhe kampionen e re për disa vite radhazi. Vajza e brishtë, Neli kishte mundur që me vullnet të hekurt vetëm pas një viti stërvitje të renditej e para për të rejat e në moshën trembëdhjetë vjeçare dhe kështu kapërcen me lehtësi pragun e të rriturave. Ajo do të zninte vendin e parë që kur ishte me ekipin e Butrintit 12 vjeçe. Trajneri Spiro Koça një trajner i shkëlqyer e futi me të rejat, por shumë shpejt do ta kalonte tek të rriturat, pasi zhvillimi i saj ishte tepër i shpejtë dhe i furishëm dhe që kërkonte vetëm vende të para. Familja e mbështeti fuqishëm që ajo të stërvitej 4-5 orë në ditë nga marsi deri në muajin tetor duke sfiduar kushtet e detit të hapur, sepse në atë periudhë nuk kishte pishina moderne si në kohën e sotme. Rekordet e titujt e kampionit u bënë ritual i zakonshëm vjetor. Ekipi i Butrintit krenohej me kampionen në stafetën 4×100 metra duke kontribuar në fitoren e garës ekipore. Butrinti ja dedikonte vendin e parë pikërisht talentit të notares Neli Haloçi. Ndër turnetë ndërkombëtarë Neli mori pjesë edhe në Kinë me ekipin përfaqësues, ku stili i saj ishte shumë i pëlqyeshëm edhe nga notaret e ekipit kombëtar kinez. Në vitin 1969, kur Neli ishte vetëm 16 vjeçe ajo shpallet notarja më e mirë e kampionatit kombëtar shqiptar duke u shpallur kampione kombëtare dhe rekordmene në garat 100 dhe 200 metra në stilin bretkosë si dhe duke fituar titullin kampion si ekip në stafetën 4×100 m. Ekipi sarandiot shpallet kampion, Neli me atë trupin e saj të bukur e me ëngjëllsinë e moshës 16-vjeçare ngjitet në podiumin e nderit dhe merr diplomën e notares më të mirë të kampionatit kombëtar të notit përmes entusiazmit të një publiku të madh që ndiqte me kërshër evenimentin më të rëndësishëm të notit në Shqipëri. Në vitin 1971 grumbullohet me ekipin kombëtar shqiptar nga trajnerët Petrit Caslli e Spiro Koça për të shkuar në Kinën e largët. Ishte koha kur Shqipëria kishte marrëdhënie të ngushta me Kinën edhe në fushën e sporteve. Në Kinë Neli zhvillon gara shumë të bukura në Pekin, Shangai, Çanshasu, Uhan, Futachin etj. Ajo thyen në një garë kampionen e Kinës dhe thyen rekordin kombëtar të 100 metërshit në bretkosë me kohën shumë të mirë 1’36’’e 3/10 duke u nderuar edhe me diplomën e nderit nga përfaqësuesit më të lartë të sporteve ujore kineze. Ekipi shqiptar e kinez të vajzave dhe djemve kalojnë me not lumin e verdhë Jance të Kinës me një gjerësi 7 (shtatë) km, të cilin e kishte kaluar pak kohë më parë edhe udhëheqësi kinez 70-vjeçar Mao Ce Dun, udhëheqësi i asaj kohe të Kinës. Muri kinez, muzetë e shumë vende historike e kulturore kineze që ekipet sportive shqiptarët kishin vizituar i kishin lënë mbresa të thella Nelit. Ekipi shqiptar sipas shumë shkrimeve në gazeta e revista dhe periodikët që gjenden në Bibliotekën Kombëtare, u prit shumë mirë, vizituan Murin e madh kinez, gdhëndën emrat aty në atë objekt gjigand i vetmi objekt në tokë që duket që nga Hëna, bënë fotografi në shtëpinë e Maos, notuan në pishina me ujë të ngrohtë dhe të formatit olimpik. Notaret shqiptare kujtonin stërvitjen në Sarandë në det të hapur në ujë të ftohtë. Vizita për notaret në Kinë ishte mbresëlënëse edhe pse Neli Haloçi në Kinë theu rekordin kombëtar. Në vitin 1972 Neli sërish zhvillon një garë mbresëlënëse me kampionen e Kinës në pishinën e Zallherrit në Tiranë dhe kinezja për të dhjetat e sekondës prek finishin. Neli në moshë fare të re rreth 16 vjeçe bëhet trajnere e ekipit të vajzave të vogla të Sarandës dhe i shpall kampione të vendit në një kohë që stërvitej intensivisht edhe për veten e saj. Në shtator të vitit 1972 Neli vjen në Tiranë për studime në degën e farmacisë e ndonëse kërkohet me ngulm nga ekipet e Tiranës pasi ishte vetëm 19 vjeçe ajo nuk pranon t’i bashkohet asnjë ekipi për t’iu përkushtuar studimeve të larta. Mjeshtre e merituar e sportit nuk ju dha në vitet ’70-të edhe pse e meritonte plotësisht sepse rrezultatet e saj ishin më shumë se rekorde kombëtare pasi ishin të krahasueshme me ato ballkanike e evropiane. Në Tiranë u mor me aktivitete sportive në universitet sidomos me volejbollin ku kishte mjaft talent, ndërkohë që në notim për dhjetë vjet rekordet e saj nuk u thyen nga pasardhëset. Ajo ishte shoqe e bashkëkohëse me notaret e talentuara si Natasha Sami, Pranvera Rrapushi (“Butrinti” të Sarandës), Kudrete Kozmai (Vllaznia), motrat Berkedhuli (“Lokomotiva” e Durrësit). Notarë dhe trajnerë, por edh egazetarë kanë shkruar e folur shumë për Neli Haloçin. Emin Lishi ish-rekordmen i Shqipërisë në stilin shpinë në 100 dhe 200 metra në vitet 1958-1970 dhe trajner i ekipit kombëtar të femrave të Shqipërisë e portetizon kështu Nelin: “Neli Aloçi është një nga notaret më të mëdha që ka nxjerrë vendi ynë deri në ditët e sotme. Ajo nuk ka qënë vetëm një notare e shkëlqyer por edhe një njeri i përkryer. Gjatë kohës që ajo ka notuar të gjithë notarët e Shqipërisë meshkuj e femra kanë patur një zili të veçantë për stilin bretkosë pasi ajo kishte një stil jashtëzakonisht të mirë dhe një fizik të bukur. Me një fjalë ajo kishte lindur për stilin bretkosë. Ajo ka qënë notarja më e mirë e bretkosës në vitet ‘70-’80 në Shqipëri”. Në kujtesën e brezave ka ngelur viti 1972, në një garë të jashtëzakonshme me kampionen e Kinës në pishinën e përmasave olimpike të repartit/detashmentit të Zbulimit në repartin ushtarak elitar të ushtrisë në Zall-Herr, ku është ndarë vendi i parë me të dhjetat e sekondës. Vitet kalojnë, por Neli Haloçi kujtohet si një notare jashtëzakonisht e kompletuar pasi ajo ka lënë emër shumë të madh për sportin e notit shqiptar në kufijtë e një legjende të notit shqiptar. Më shumë se kushdo e kujtojnë notaret e Sarandës, “Butrinti”, që në kohën e saj shkëlqeu në të gjithë veprimtaritë lokale e kombëtare, por edhe më tek duke bërë një përfaqësim dinjitoz në veprimtaritë ndërkombëtare.

NË RRËNJËT FAMILJARË TË NELI HALOÇIT, NË PRONGJI DHE NË FUSHËBARDHË

Babai i saj, Gani Haloçi ishte lindur në Prongji, ndërsa nëna e Nelit, Qeriba Veli Nora (Haloçi) ishte lindur në Fushëbardhë. Nëna e saj Qeribaja ishte motra e dëshmores së Atdheut Latife Veli Nora (Fushëbardhë), e ngelur përjetësisht në malet e Suhagorës gjatë LANÇ-it, si një frymëzim brezash. Prindërit e saj të mirë ishin forca shtytëse e përparimit në jetë, sikurse edhe për gjithë fëmijët e tjerë të oxhakut “Haloçe”. Babi, Ganiu ishte luftëtar e patëriotit atdhetar, simbol i urtësisë dhe dashurisë njerëzore, komisar i formacionit të parë partizan, të çetës “Çerçiz Topulli”, në krahinën e Kardhiqit, të Labërisë. Pas epopesë së madhe të luftës nacionalçlirimtare, babai i saj shërbeu denjësisht si oficer shembullor të strukturave të mbrojtjes e sigurisë në gradën madhore “Nënkolonel”. Biri i fshatit Prongji Gani Haloçi (6.12.1909-2.12.1982), ka qenë partizan i orëve të para, komisar i parë i çetës së krahinës së Kardhiqit, nënkomandant i kësaj çete, Komandant i vendit për Gjirokastrën, komisar i komandës së qarkut në Fushëbardhë, anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar të krahinës, dhe pas luftës në detyra e funksione me shumë përgjegjësi si ushtarak madhor në Ministrinë e Brendshme, në Tepelenë, Gjirokastër, Përmet e Sarandë. Gani Haloçi ishte lindur në Prongji të trevës së Labërisë. Ai u lind në një kohë të pushtimit osman, ndërkohë që fshati i tij shquhej për atdhetari e kundërshtim të të gjithë pushtuesve. Babai i tij Hyseni dhe nëna Bejushja trashëgonin vetitë më të mira të urtësisë dhe mençurisë, që kishin përcjellë brez pas brezi historinë e fisit dhe mbarë trevës labe, bëmat nëpër luftra, këngët dhe rrëfimet e trimërive. Në këtë ambjent familjar u rrit dhe u burrërua njeriu që mbarë krahina ja dëgjoi bëmat e tij kur të gjithë e thërrisnin me pseudonimin e LANÇ-it, “Ustai”. Ai ishte dhe ngeli usta i halleve të popullit, u trupëzua njësh me popullin dhe në momentet historike kur në vatrat shqiptare kishte pllakosur zija e pushtimit ai u bë misionar i lirisë dhe çlirimit. Në mars 1927 Ganiu kreu detyrën si ushtar në kohën e Republikës së parë shqiptare në Durrës. Ushtrinë e filloi me Gani Dita dhe bashkëfshatarin Stefan Gogo dhe Hetem Arapin nga Kardhiqi. Nga Durrësi shkon me shërbim në Shkodër, ku në Lezhë takon dhe Iliaz Mehmetin e Medi Pogaçe nga Plesati, Novruz Bello nga Fushëbardha. Në çdo fshat të trevës labe gjen trashëgimi të fuqishme brezash, mençuri natyrale, që mëkohet që në djep, ashtu sikurse u mëkua Gani Haloçi, i cili u kalit në kudhrën e jetës. Pushtimi fashist i 7.4.1939 ngjalli revoltë dhe kundërshtim të hapur në të gjithë Shqipërinë, edhe në Prongji, krahinën e Kardhiqit dhe mbarë Labërinë. Ideali i lirisë, i mbrojtjes së gjuhës, identitetit dhe pavarsia ishin ngulitur thellë në zemrën e Gani Haloçit. Në momentet më deçizive të vendit në vitin 1942 kur flaka e shpërthimit kundër pushtuesve po rritej asnjë shqiptar i ndershëm nuk mund të rrinte duarkryq. Ishte dëshmimtar kur Muzafer Asqeriu, Kapo Boço, Bajram Sinojmeri mbritën në Prongji dhe ndezën zjarrin kryengritës kundër pushtuesve themeluan Këshillin Antifashist të fshatit Prongji. Këshilli Nacionalçlirimtar i Prongjisë ishte i dyti pas atij të Mashkullorës të ngritur në krahinë. Gani Haloçi ishte luftëtar i orëve të para të krahinës së Kardhiqit, njerëzor dhe me vlera të spikatura atdhetare, një bilbil që shumë shpejt do ta gjente veten në radhët e çetës Partizane të krahinës bashkë me Dilaver Habil Poçin, Mitat Kondin etj. Bashkëkohësit e tij e mbajnë mend si burrë me ndërgjegje të rrallë atdhetarie, me rrënjë të thella në traditat e zakonet labe, një degë e mbushur me visare, me muzë poetike, një rapsod e këngëtar, një njeri që sado vite të shkojnë shquhet që larg si majat e maleve labe. Babai i Nelit, Gani Haloçit shkroi një histori suksesi në jetë, me identitetin e vet, krenari, trimëri, mençuri, përfaqësues i një krahine vitale dhe me emër në Shqipëri. Ai diti të veprojë krenarisht në luftë dhe në shërbim të Atdheut, me duke spikatur për dinjitet, dhe si idealist atdhetar. Me urtësi e mençuri që e karakterizonte spikati si intelektual në messhekullin e XX. LANÇ-i vendosi në provë shqiptarët dhe brezit të babait të Nelës që i takoi të bënte luftën, nuk luftoi kurrë për merita, por i dolën me përgjegjësi dhe sfiduan pushtimin nazifashist, duke ngelur të nderuar përpara kombit dhe historisë. Fshati Prongji i krahinës së Kardhiqit të rrethit Gjirokastrës ka një pozicion të veçantë strategjik rrethuar nga male të lartë me shkëmbinj e përrenj, kodra brinja dhe bregore që i japin nje pamje piktoreske. Banorët e këtij fshati dallohen për burrëri, trimëri, urtësi, bujari dhe mençuri. Ky fshat është me një të shkuar patriotike e me tradita të hershme atdhetare, prandaj edhe Gani Haloçi i sillte vazhdimisht në këtë trevë labërie fëmijët e tij, për të mësuar edhe më shumë për njerëz të shquar atdhetarë që kanë nderuar mëmëdhenë duke kulmuar me pjesmarrjen e gjërë të popullit në LANÇ. Edhe vetë babai i Nelit Ganiu ishte një prej figurave udhëheqëse kryesore jo vetëm të fshatit por të mbarë krahinës dhe mbrojtjen e idealeve të lyuftës antifashiste e transmetonte bindshëm tek brezat e rinj. Në memorien e fëmijëve të tij, Ganiu rrënjosi tek fëmijët vepraonumentale të dashurisë për vendlindjen sikurse ishte Barjam Ligu (Prongjia) atentatori i vrasjes së bimbashit turk në mars të vitit 1908 në Gjirokastër, ish-luftëtar i çetës patriotike të heroit Çerçiz Topulli, betejat kundër andartëve monarkofashistë grek që zbarkuan në fshatrat e krahinës së Kurveleshit dhe të Kardhiqit edhe në Prongji më 1913-1944, por kryeveprimtaria luftarake e shekullit të XX ishte lufta çlirimntare. Në këtë luftë babai i Nelit dhe pesë fëmijëve të tjerë, Ganiu ishte pjesë e elitës udhëheqëse të luftës në këtë zonë që ja shtuan lavdinë dhe krenarinë fshatin. Me emrin Gani Haloçit dhe të shokëve të tij lidhen shumë ngjarje për Prongjinë e prongjatasit, por dhe për krahinën e Kardhiqit dhe më gjërë Labërinë. Ganiu aktivizoi gjithë fisin e familjen në shërbim të luftës, në formacionet partizane, në organizatat e rinisë e të gruas, si dhe në batalionin territorial. Bashkëshortja Qeribaja u gjend përherë në krah të tij. Për veprimtarine gjatë luftës e punës Ganiu është vlerësura dhe dekoruar me urdhra dhe medalje lufte e pune. Në ditarin e tij Ganiu shënon dhe detyrat që kreu në vitet e luftës, që nga marsi i vitit 1942, ku u zgjodh sekretar i këshillit të fshatit Prongji, në dhjetor 1942 u caktua komisar i çetës partizane “Çerçiz Topulli”, në mars 1943 kreu detyrën e nënkomandantit të çetës “Çerçiz Topulli”, ndërsa në shtator 1943 kur kapitulloi Italia dhe forcat partizane hynë në Gjirokastër, u caktua komandant i vendit për qytetin e Gjirokastrës, në nëntor 1943 kreu detyrën e sekretarit të celulës së krahinës Kardhiq dhe të komisarit të komandës së vendit në Fushëbardhë, në dhjetor 1943 u zgjodh anëtar i Këshillit Nacionalçlirimtar për krahinën e Kardhiqit dhe në gusht 1944 ishte anëtar i Këshillit NÇ krahinor për krahinat Kurvelesh, Bregdet, Rrëzomë e Delvinës dhe Kardhiqit. Komanda e vendit në krahinën e Kardhiqit, e vendosur në Fushëbardhë varej nga Shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër. Këshilli Nacionalçlirimtar varej nga Këshilli i Qarkut Gjirokastër. Vlerat luftarake të Prongjisë dhe krahinës së Kardhiqit Gani Haloçi i ka përjetësuar në librin “Jeta ime”.

NELI HALOÇI PËRJETËSISHT LEGJENDË DHE IKONË SPORTIT TË NOTIT ME HISTORI SHTATËMIJË VJEÇAR

Noti për Neli Haloçin (Stambolliu) dhe shoqet e saj u bë “gjimnastike e mushkërive” dhe vërtetoi atë që me stërvitje arrihet gjithçka duke u bërë edhe emër i madh dhe i njohur  në historikun 93-vjeçar të notit shqiptar. Që në ditët e para të stërvitjes mësoi shumë gjëra e teknika sportive të notimit; ndërkohë që kur arriti në moshë madhore mësoi se noti ishte sporti më i vjetër që  daton rreth 7000 vjet më parë, nga dëshmitë që vijnë nga pikturat e “Epokës së Gurit”, por referencat e para të shkruara datojnë rreth 2000 vjet para Krishtit. Fakt është se noti në kuptimin e mirëfilltë sportiv ai lindi më 1873, kur Xhon Artur Trudgen e përshiu atë në kompeticionet sportive. Noti u bë pjesë e Lojërave të para moderne “Athinë 1896”, ndërsa Federata Ndërkombëtare e Notit u themelua në vitin 1908, pra 116 vjet më parë. Në historikun e notit shqiptar ka qindra emra por spikat në mënyrë të artë emri i kampiones Neli Haloçi (Stambolliu) vijuese e sportisteve Suzana Mehmeti, Ermioni Nanaj, por dhe e Natasha Sami, Donika Kaçupaj, Ludmilla Meçe, Kozeta Katundi, Rozeta Simoni, Elsa Mingo etj. Noti shqiptar ka nxjerrë shumë emra të mëdhenj në një histori zyrtare 93-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1933 në Durrës, megjithëse gjurmët datojnë më herët, në veprimtaritë lokale në Shkodër më 1920, më 1928 në Vlorë. Kampionati i parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht 1931, veprimtari e zhvilliuar në  det të hapur në molin e Durrësit, ku janë edhe rrënjët e sportit shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pishinë. Përpjekjet e viteve ’30-’40-të me klubet pjesëmarrëse: Sportklub Teuta, Sportklub Tirana, Sportklub Vlora, “Bashkimi Sportiv Shkodran”, Dragoi Pogradec. Vitet ’70-‘80-të ishin një shpërthim i cilësisë së notit shqiptar, që përmbysi në mënyre spektakolare tabelën e rekordeve për meshkuj dhe femra do t’i kish zili çdo ekip europian siç ishin Skardilajd Shyti, Shpëtim Kote, Neli Haloçi, Natasha Sami, dhe të tjerë që do të ishin në majën e cilësisë sportive në çfarë do vendi të ndodheshin. Pas zgjedhjes në krye të FSHN-së të zotit Agim Çiraku, ky sport gjeti hapësirë më të madhe komunikimi, organizmi dhe të zhvillimit të eventeve, me gara dimërore në pishinën 25m, ashtu edhe në ato verore në pishinën 50m, janë thyer mbi 300 rekorde kombëtare. Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, synimin kryesor ka patur masivitetin, cilësinë dhe organizimin model të çdo veprimtarie kombëtare të notit në Shqipëri. Themelore është se ai nuk harron që, si President i Federatës Shqiptare të Notit të kujtojë gjithë Presidentët e FSHN-së ndër vite të cilët kanë qenë: Rexhep Reçi, Petrit Guma, Kurt Ikonomi, Skënder Muça, Hasan Hafizi, Lirim Fezollari, Bledi Habiti, Artan Dulaku, Ahmet Muça dhe Feim Alliu. Njëherazi në mënyrë të herëpasherëshme kujtohen nderohen e vlerësohen kampionët sikurse ishte nderimi me “Certefikatë Mirënjohje” 23.12.2018 të notares legjendë të notit Neli Haloçi, në gjurmët e së cilës ecin sot dhjetra e qindra sportisë notarë të vendit tonë.

VLERËSIME TË MERITUARA PËR NELI GANI HALOÇI (STAMBOLLIU) KAMPIONEN E NOTIT 

Është fakt se vlerësimet për Neli Gani Haloçi (Stambolliu) kanë qenë të shumta. Për vite me radhë, për vlerat e rralla si kampione është nderuar me tituj medalje e dekorata deri në “Mjeshtre e sportit” në janar 1995, certifikatë e lëshuar nga Federata Shqiptare e notit “Për rezultate të larta në sportin e notit” e firmosur nga Presidenti Rexhep Reçi dhe sekretari Sadik Memia; Certifikatë mirënjohjeje e akorduar nga Presidenti i notit në Shqipëri me dedikimin: “Për kontributin e shquar dhe cilësor në zhvillimin dhe forcimin e sportit të notit në Shqipëri nëpërmjet arritjeve të rrezultateve të larta sportive, duke shërbyer si model pozitiv i brezave” (nënshkruar nga shoqata kombëtare e veteranëve të notit. Një prej vlerësimeve është edhe “Diplomë” në kampionatin kombëtar të notit më 20.7.1968, që i jepet Neli Haloçi “Butrinti”, klasifikuar i parë në garën 100 metra bretkosë femra në kohën 1.42.8 pasi theu rekordin kombëtar; “Diplomë” në kampionatin kombëtar të notit për fëmijë, që i është dhënë ekipit “Butrinti”, që doli kampion në garën 4X50 metra stil i lirë me rezultatin 2.57.7/10, zhvilluar në Lushnjë më 12 deri në 15 Gusht 1971, firmosur nga sekretari i Komitetit të Këshillit të Përgjithshëm të Federatës shqiptare të gjimnastikës dhe të notit; në të njejtin aktivitet ju është akorduar edhe një diplomë e dytë për grumbullimin e 365 pikëve duke u klasifikuar i pari ekipi “Butrinti”, Është vlerësuar edhe me “Diplomë në kampionatin kombëtar të notit për të rritur femra pasi Neli Haloçi, zuri vendin e parë në garën 100 metra në 1971 me rrezultatin 1.36.3.”. Ekipi i Butrintit është vlerësuar me Diplomë për kampionatin kombëtar të notit për fëmijë (femra) kualifikuar i pari në stil të lirë me 2.57 e 7/10. Në aktivitetin e zhvilluar në Lushnjë më 12 deri në 15 gusht 1971. Në 7 deri më 10.7.1969 është vlerësuar me Diplomë Neli Aloçi si notarja më e mirë e Kampionatit Kombëtar të të rinjve firmosur nga kryetari i komitetit të këshillit të Përgjithshëm të sporteve Rexhep Doda. Ja çfarë shkruhet në njerën prej tyre: “Neli Haloçi. Aktiviste e dalluar në fiskulturë e sport. Ka ndihmuar në masivizimin e femrës në shkollë për problemet e sportit. I ka dhuruar atdheut dhjetra rekorde kombëtare në not, Sarandë më 24.6.1972; nga Këshilli i Sportit të Shkollës”. Kudo ku ishte Neli ishte fitorja, ishin kampionët, prandaj dhe nuk rreshtin fletët e nderit dhe lavdërimit, diplomat e vlerësimet me tituj nderi brenda e jashtë vendit.

Nisur nga gjithë jeta dhe veprimtaria e Neli Haloçit si mjeshtre e sportit, si kamione kombëtare disa vite radhazi si dhe për mjesëmarrje në aktivitete të shumta kombëtare e veprimtari ndërkombëtare, por edhe si trajnere e fëmijëve notarë të Butrintit, si dhe veprimtare shoqërore e qytetare model e jetës shoqërore në qytetin e Tiranës, në kuadrin edhe të 80 vjetorit të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë si dhe 112 vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria”, Dega e Tiranës, por edhe kërkesat e Nëndegëve të Labërisë të Tiranës, kërkesat e Shoqatave të fshatrave të Krahinës së Kardhiqit e kryesisht asaj “Fushëbardha” duke u nisur edhe nga kërkesat e statutit sipas nenit 26/4, “E drejta e propozimit dhe e dhënies së titujve”, që thotë se, “të drejtën e propozimit për dhënien e titujve e kanë degët e shoqatës, në mënyrë unanime kryesia e Tiranës ka propozuar që Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”, “Nderi i Kombit”, t’i akordojë një diplomë të posaçme Neli Gani Haloçi (Stambolliu) duke i dhënë titullin “Personalitet të shquar të Labërisë” (pas vdekjes) me motivacion: “Për kontribut të shquar si legjendë e sportit të notit në Shqipëri, mjeshtëre e sportit të notit, si kapione kombëtare për disa vite rresht, si notarja më e mirë e kampionatit kombëtar shqiptar, për përfaqësim dinjitoz në Kinë duke lartësuar flamurin shqiptar, për veprimtari edukative të shumë brezave të rinj duke ngelur frymëzuese për sportistët e  rinj nga Labëria dhe mbarë kombi shqiptar, për veprimtari e kontribute të veçanta në jetën shoqërore e qytetare të qytetit të Sarandës e Tiranës, duke përfaqësuar vlerat dhe cilësitë më të larta të trevës së Prongjisë, krahinës së Kardhiqit, të Labërisë dhe mbarë Atdheut”. Neli jetoi në një epokë tjetër. Edhe pse ishte një talent që në kohët tona sportistët vlerësohen me grada të larta ushtarake dhe padyshim për epokën tonë Neli do të ishte “Kolonele” e Forcave të Armatosura Shqiptare, ashtu sikurse janë sot koleget e saj kampionet e sotme. Por kampionet e sotme me siguri shkelin në “rrugë të shkelura”, si përfaqësuese të denja të kampionëve dhe të legjendave që shkruan histori suksesi si kampionë të sporteve, por edhe që lartësuan e lartësojnë flamurin shqiptar në aktivitete kombëtare e sidomos në ato ndërkombëtare, si dikur Neli Haloçi që lartësonte flamurin shqiptar deri në Kinën e largët. Saranda ka qenë qyteti ku ka shkëqyer Neli Haloçi në veprimtari sportive si notare, një qytet me lashtësi, përmendur nga historianë si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni etj dhe që njihej si “Onhezmi” (latine, Onhezi ishte një erë juglindore që lehtësonte udhëtimet). Saranda e legjendës së 40-Shenjtorëve ishte vendi i suksesit të parë në jetë dhe ngeli e shenjtë për notaren e shquar pasi Saranda ishte fëmijëria e saj, qyteti me histori të veçantë e të bukur, mitike dhe historike, që sot me të drejtë e thërrasin “kryeqytet i verës” në bregdetin jonian. Në historinë e notit shqiptar ka mjaft portrete, profile, dosier, reportazhe, intervista, histori njerëzore me gjurmë në historikun e notit shqiptar dhe do mbeten përjetësisht në kujtesën e kombit, por është fakt se Neli Haloçi ngelet një ikonë dhe imazh i madh vlerash jo vetëm për Butrintin e Sarandës e trevën e Labërisë nga ka origjinën, por edhe më gjerë në rang kombëtar sepse i dha dimension të ri sportit të notit në një periudhë kur sapo kishte filluar konsolidimi ekipor në Shqipëri.

Burimet e studimit: 

https://www.zemrashqiptare.net/news/neli-aloci-stambolliu-notarja-e-madhe-dhe-njeriu-i-perkryer;

https://alb-spirit.com/2022/12/07/gani-haloci-ushtaraku-atdhetari-njerezori/; https://sot.com.al/uncategorized/promovohet-libri-133-iluministet-e-sportit-shqiptar;

https://sarandaneës.com/2021/07/fotot-e-rralla-ekipi-i-notit-per-femra-butrinti
https://telegraf.al/sport/brezat-e-notit-shqiptar-sfiduan-dimrin-dhe-noti-i-nderoi-kampionet

https://telegraf.al/sport/93-vite-histori-e-notit-shqiptar-presidenti-i-fshn-agim-ciraku-historia-na-motivon-per-sukseset/ Të dhëna nga arkivi familjar, dhe federata sportive e Notit.; Irfan Rama, Portali “zemrashqiptare”; Neli Aloçi (Stambolliu): Notarja e madhe dhe njeriu i përkryer, 30.9.2007, Gazeta Telegraf, 29 Prill, 2024, Presidenti i FSHN, Agim Çiraku, “93 vite histori e notit shqiptar,: Historia na motivon për sukseset”; libri Xhevat Lluri, Prongjia, Gani Haloçi, jeta ime…;Xhorxhi Vasilit, “Mozaik noti në Sarandë”; Irfan Rama, “133 iluministë të sportit shqiptar”, Tiranë, Shtëpia botuese “Mediaprint”, 2024, Periodiku i gazetës “Sporti Popullor”, Periodiku i gazetës “Fushëbardha”; Gazeta “Sporti Popullor”, 17 Gusht 1965; Periodiku i gazetës “Labëria”. 

-&-

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 568
  • 569
  • 570
  • 571
  • 572
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT