• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Durrësi nga Epidanmos tek Dyrrachium

December 5, 2024 by s p

Studim nga Rafael Floqi

Prehistoria dhe emri

Epidamni është emri i një qyteti ilir, i njohur në bregun lindor të Adriatikut të paktën në mijëvjeçarin e III para Krishtit. Arkeologjia shqiptare ka konfirmuar lidhjen e saj me Durrësin modern. Qyteti qëndronte në skajin jugor të një gadishulli të ngritur (në fakt një ishull nga parahistoria deri në fillimin e epokës së krishterë) në udhëkryq, i rrethuar nga uji i detit dhe këneta me një hinterland pjellor, ku ekzistonin kushte të përsosura për zhvillimin e veprimtarisë njerëzore.

Durrësi është ndër qytetet më të vjetra të Shqipërisë dhe u themelua nga kolonistët grekë, me emrin Epidamnus, (Epidamni) në vitin 626/5 para Krishtit. dhe pikërisht nga disa kolonizatorë korintas dhe korkianë (nga Korkyra, d.m.th. Korfuzi) në Iliri (Illyricum) në territorin e Taulantëve një popullsi e lashtë e Ilirisë së Jugut dhe konsiderohet si një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë.

Kështu Epidamnos/Dyrrhachion lindi një qytet port i kushtuar kultit të heroit ose perëndisë,  Epidamnus sigurisht i zotit të bregdetin ilir i themeluar nga Corcyra në vitin 626/5 pes (Euseb. Chron. 97b Helm) me pjesëmarrjen e Korinthit (themeluesi, Oikistes. Por themelues  ishte Korintiani Phalios, pasardhës i Herakliut (Herkulit)  dhe Dorianëve të tjerë sipas  (Tukiditit). 

Emri ka të ngjarë të rrjedhë nga parashtesa greke  “Epi-/επι-“= mbi/mbi dhe “damnos/δαμνος”= kalë i zbutur. Një mundësi tjetër mund të vijë nga folja grekee lidhur “damnimi”= zbut kafshët. Por prof. Bardhyl Demiraj e sjell atë nga protoshqipja “Dami” -Këlysh.

Protoshqipishtja është gjuha e rindërtuar stërgjyshore e shqipes, përpara diversifikimit dialektor gegë-toskë (para rreth 600 e.s.). Gjuhët albanoide dhe gjuhët e tjera paleo-ballkanike e kishin bërthamën e tyre formuese në Ballkan pas migrimeve indo-evropiane në rajon. Qofshin pasardhës apo gjuhë motra të asaj që quhej ilirishtja nga burimet klasike, shqipja dhe mesapishtja, në bazë të veçorive dhe risive të përbashkëta, grupohen së bashku në një degë të përbashkët në klasifikimin filogjenetik aktual të familjes së gjuhëve indo-evropiane.  Pararendësi i shqipes mund të konsiderohet një gjuhë e pavarur IE plotësisht e formuar që të paktën në mijëvjeçarin e parë p.e.s., me fillimin e fazës së hershme protoshqiptare. Kjo teori megjithëse duket si kundershtuese a njeh pellazgjiken si një subtsrat i përbashkët për ilirishten dhe greqishten.

Në citimin e Tukiditit përmenden edhe Frygët si banorë vendas të lokacionit të rrethuar nga fiset ilire të Taulantëve. Frygianishtja është një gjuhë indo-evropiane fragmentare e regjistruar në mbishkrime të gjetura kryesisht në Anadollin qendror, të datuara rreth rreth. 800 para Krishtit dhe shekulli III pas Krishtit. Së bashku me analizën morfologjike dhe ekzaminimin e kontekstit, studimet e mëparshme vërtetohen e lidhur me  greqishten e vjetër, sipas studimeve të  përgjithshme indo-evropiane. 

Pra, kolonia e lashtë e Korintit, Epidamni/Epidamnos (Durrësi modern) mund të nënkuptohet “si bregdet i butë”

Interesante është se romakët nuk e pëlqyen fundin e fjalës “damnus” pasi “damnum” do të thotë “i mallkuar/mallkuar” në latinisht. Sipas tyre ky ishte një emër shumë fatkeq për portin kryesor të kalimit përtej Adriatikut. Pra, e ndryshuan emrin në Dyrrachium = Majat Binjake (një emër tjetër grek). Ky emër evoluoi në Durrës në gojën e iliro-shqiptarëve.

Miti i themelimit të polisit dëshmon për vokacionin detar dhe rëndësinë e përbërësit vendas, duke theksuar lidhjen me kultet e Poseidonit dhe Herakliut (App. B Civ. 2.39). Hyjnia e dikurshme ishte e pranishme në thesarin e dedikuar nga Epidamnianët në OLYMPIA, një vend i shenjtë me të cilin tradicionalisht lidhej polisi (Paussania. 6.10.6, 19.8;). 

Epidamni ishte kolonia e parë dhe më me ndikim korinto-korkyreane e themeluar në Adriatik, siç dëshmohet nga prania e Amphimnestos Epidamnian midis adhuruesve të Agaristes, vajzës së Kleisthenes të Sikionit (Herodoti. 6.127.2). 

Në koloni ishte një tempull i famshëm i Afërditës, i përmendur edhe nga Catullus në poezinë 36 dhe i frekuentuar nga shumë pelegrinët që vinin nga larg për shenjtëroren e mrekullueshme të Hyjneshës.

Epidamni shfaqet për herë të parë në burimet historike në shekullin e 5-të p.e.s. ku përmendet nga historiani grek Tukididi në Historinë e Luftës së Peloponezit (431-404). Tukididi regjistroi se Epidamni ishte në anën e djathtë të gjirit Jon, pranë të cilit jetonin Taulantët, një fis ilir.

Një version tjetër, më legjendar i themelimit të tij e lidh emrin e qytetit me atë të një mbreti vendas. Historiani romak, Appianus, shkruan: “Epidamni, një mbret barbar i rajonit, themeloi një qytet buzë detit dhe e quajti atë me emrin e tij, Epidamnus”. Në rrëfimin e tij, Appiani prezanton idenë e një vendbanimi të dytë. Sipas versionit të tij, Dyrrahu, djali i vajzës së Epidamnit, ndërtoi një port për qytetin e tij dhe e quajti atë Dyrrachion. Nga kjo histori legjendare, ne mund të datojmë themelimin e një kolonie korinthiane/korkyrane të quajtur Dyrrachion midis 628-624 pes.

Ai shkuan se mbret barbar i quajtur Epidamni  ndërtoi një qytet pranë detit, dhe se ai mendon se e mban këtë emër, për nder të themeluesit të tij. Me emrin Durrache njihet (në mitologji RF) i biri dhe e bija e një nimfe dhe e Neptunit (siç besohet) ndaj dhe porti i qytetit u quajti Dyrrah (Durrache Fr). Nga ana tjetër, sipas tij meqë Herkuli luftoi aty. Qyteti i Epidmamit e zgjodhi atë si Zot Mbrojtës dhe si qytetar nderi të qytetit, kështu ndodhi madje që edhe deti Jon mori emrin e Jonit, të birit të Durrahut, që na le të mendojmë dhe prandaj Herkuli e zgjodhi atë qytet, pasi ishte afër detit. Ne këtë qytet kanë banuar dhe popullsi të ndryshme si Frigasit, pastaj Taulantët, Ilirët dhe Liburnët te cilët kishin anije shumë, të lehta të cilat mund të përdoreshin për pirateri, në atë kohë u shkëputën nga korfiotët, të  cilët e banonin aty më parë.

Një mit grek për Heraklin e përmend Dyrrahun , kur thotë  “Pasi ai kaloi në gjirin Jon të Dyrrachium, Herakliu shkoi me vështirësi nëpër Traki te Euristeu? Eurysteu i sakrifikoi të gjitha lopët Herës, Me të gjitha këto punë të kryera nga Herakliu Në një muaj e tetë vjet, dhe jo më shumë. Por meqë Euristeu nuk i numëroi mundimet e hidrës dhe derrit, Ai urdhëron një punë të njëmbëdhjetë për të ardhmen: Për të sjellë nga Hesperidët, nga Hiperboreanët, Mollët e arta të Herës, të cilat Zeusi i konsideroi për martesën e tij si dhurata më e mirë martesore për Herën.”

Dëshmitë arkeologjike parahelene

Dëshmitë arkeologjike në lidhje me formën dhe zhvillimin origjinal të këtij vendbanimi të rëndësishëm ilir janë episodike dhe të munguara në kontekst, për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të së njëjtës qendre tokësore deri më sot. Një vegël e vetme stralli është zbuluar si mbetje në shtresat e periudhës romake. Gjetjet nga rrethinat aty pranë hedhin pak dritë mbi përdorimin dhe shfrytëzimin më të hershëm të territorit.

Dy site të neolitit të vonë (4500-4000 pes), Kepi Pali dhe Arapaj, konfirmohet se kanë ekzistuar pranë ishullit bregdetar të Epidamnit. Fragmentet e gurit të gjetura në të dy vendet tregojnë një bollëk produktesh gjysmë të gatshme dhe jo veglash të gatshme. Kjo dëshmon për ekzistencën e vendeve primare të flakimit për prodhimin e thikave të strallit dhe rrjedhimisht eksportimin e tyre.

Qyteti, së bashku me Apoloninë, rreth vitit 575 pranuan refugjatë nga polisi i shkatërruar i Dyspontionit (Straboni 8.3.32). Tradita letrare përdorte zakonisht emrin më të lashtë, Epidamni, i zëvendësuar në kohën romake me Dyrrhachion, i cili mbijeton edhe sot (lat. Dyrrachium; Shqip. Durrës; It. Durazzo; sllav. Dracˇ); megjithatë, prerja e monedhave nga shekulli i pestë pes e në vazhdim përdori shkurtesën Dyr(rhachion) (Cabanes dhe Drini 1995: 19–23). 

Komuniteti grek zakonisht kishte marrëdhënie tregtare me fiset ilire (taulantët) të vendosur në brendësi të hinterlandit qytetit (Scil. 25–6), siç dëshmohet nga magjistrati i posaçëm financiar i përmendur nga Plutarku, poletët (Mor. 297F; Straboni 6.3. 8).

Për sa i përket emrave të vendeve do të doja të theksoja (përsëri) se shumica e prejardhjes së emrave në rajon i ka kaluar historisë. Sipas  Stephanus of Bizantium, Stephani Byzantii Ethnicorum quae supersunt, redaktuar nga August Meineike (1790-1870), botuar më 1849. Disa hyrje nga ky manual i rëndësishëm i lashtë i emrave të vendeve janë përkthyer nga Brady Kiesling ku për Epidamni thuhet:. 

Epidamni: Epidamnos, qytet në Iliri, në një ishull të quajtur Dyrrachium. Një tjetër është në Gjirin Jon. Epidamnios etnike. gjetur nga Parthenium dhe nga diftong gjinia femërore Epidamnia.

Ndërsa grekët, trakët, ilirët dhe frigët flisnin të gjithë gjuhë indo-evropiane, ata ishin grupe të ndryshme kulturore dhe gjuhësore. Grekët kishin ndikimin më të rëndësishëm në rajon, ndërsa trakët dhe ilirët ishin më të lidhur me njëri-tjetrin për sa i përket afërsisë gjeografike dhe praktikave kulturore. Frigjianët, edhe pse të lidhur më larg me ta, ndanë disa shkëmbime kulturore me grekët.

Miti krijues i qytetit

François de Belleforest (1530 – 1 janar 1583) që ishte një autor mjaft frytdhënës francez, poet dhe përkthyes i Rilindjes. por dhe një hartograf i Mbretërisë Franceze,  në librin e tij me harta, Kosmografia në zërin “ L’ Albanie” bën një përshkrim të qyteteve të lashta shqiptare, duke dhënë dhe hartat përkatëse. Ai në këtë vepër na ka dhënë gjithashtu edhe një historik të shkurtër enciklopedik të Durrësit të lashtë.

Durrësi apo Epidamni, shkruan ai është një qytet që shtrihet përtej Deltës së Drinit dhe Kepit te Rodonit, duke kaluar përtej bregdetit të Lissus, në jug ne do të mbërrijmë në qytetin e lashtë të Dyrrahut, apo nëse preferoni Durrazze fr., (Durrës) i quajtur kështu nga romakët, por që kishte një emër më të lashtë Epidamnus) që mesa duket qe emri i parë, por që banorët e ndërruan pasi kishte rezultuar fatkeq (qyteti qe shembur nga tërmeti RF).

“Ky qytet u quajt Dyrrahu siç thotë historianin romak Pausania në emër të themeluesit te tij megjithatë  ishte Epidami i cili i hodhi themelet në kodër, po kur shekujt kaluan me tej, qytetit iu shtua dhe porti dhe e pagëzuan me emrin Dyrrah, Starboni e quan si një koloni të korfiotëve ( banorëve te Korfuzit të cilët e pagëzuan qytetin, por historianë të tjerë thonë se ishin kolonët Korinthas ata të cilët i dhanë emrin Ephire, por ajo që është më e mbështetur, ashtu, siç thotë, dhe Tukididi edhe Korfuzi ishte i populluar nga epirotas (Ephirien) pra Corithianë që qenë gjithashtu dhe Korfiotë të cilët e pagëzuan qytetin Epidaumnits, por se nuk duhet harruar se themelet e këtij qyteti i atribuohen zotërinjve të Korinthit.” Apollonia a Epidamnos -sídla antických predkov - A-TRIPSA-TRIPS

Por ka nga ata, në mes së cilëve, historiani Apian Alexandrini, i cili në librin Lufta Civile shkruan se në vitin 433 para Krishtit. popullsia u rebelua dhe vendosi demokracinë në Epidamnus, por më pas oligarkët aristokratë të qytetit masakruan disidentët, të cilët kërkuan ndihmë fillimisht nga Korkyra dhe më pas nga Korinthi.

Mbishkrimet ofrojnë dëshmi mbi monumentet e mëposhtme: një ujësjellës i ndërtuar nga Hadriani dhe i restauruar nga Aleksandër Severus (mbishkrimi vjen nga Arapaj, pak larg nga Durazzo: CIL III, 1-709); Tempulli i Minervës; tempulli i Dianës (CIL III, 1-602), që ndoshta është ai që përmend Apiani (BCiv. 2.60); statuja e kalorësisë së L. Titinius Sulpicianus (CIL III, 1-605); biblioteka (CIL m, 1-67). Mbishkrimi i fundit përmend se për përkushtimin e bibliotekës luftuan 24 gladiatorë në çifte. Hamendësimi se në qytet ka pasur një amfiteatër vërtetohet nga një pasazh nga jeta e Skënderbeut nga Marino Barlezio: amphitheatrum mira arte ingenioque constructum.

Si rezultat i zbulimeve të herëpashershme, janë të disponueshme këto të dhëna: a 3d c. trotuar mozaik me paraqitjen e një koke femre të gjetur në një thellësi 5 m (koka, e rrethuar me kurora perimesh dhe lulesh, sjell ndërmend ato të pikturuara në vazo puliane); mbetje shtëpish të mbuluara nga shtresa të tjera, më e ulëta e epokës greke u gjet në një thellësi prej 5 m.

Kolonat me kapitele korintike dhe pamje mermeri, të zbuluara në shpatin e kodrës aty pranë në kodrwn e Stanit, i përkasin ndoshta Tempullit të Minervës ose Kapitoliumit. Nekropoli është në lindje të kodrave që qëndrojnë mbi qytet. Stele e Lapidia Salvia, një sarkofag (tani në Stamboll) me një skenë të gjuetisë së derrit kaledonian dhe varre të shumta romake u gjetën në atë nekropol.

Epidamni shkaku i luftës mes Athinës dhe Spartës

Korkyrasit, me kërkesën e aristokratëve, iu përgjigjën dhe rrethuan qytetin dhe për këtë arsye Korintasve dërguan një flotë, të udhëhequr nga Ksenoklidi, e cila duhej të përballej me flotën e përbashkët të Epidamnit dhe Athinës, të udhëhequr përkatësisht nga Mycyades dhe Eurybacus dhe nga Lacedaemonian (Spartanët).

Taulanti - Wikipedia

Kjo betejë besohet të jetë shkaku i Luftës së Peloponezit, e cila filloi në 431 para Krishtit. Në Politikën e Aristotelit ka disa aludime për kushtetutën e Epidamni, për fat të keq jo saktësisht të dhëna: fillimisht ishte një Oligarki e ngushtë, e cila u modifikua pjesërisht në një regjim më demokratik (Aristoteli. Polibi) Ky ndryshim me Apoloninë rreptësisht aristokratike, të njohur në antikitet, tregon interesin e qytetit për integrimin e të huajve (metoikoi, Ael. VH 13.16). 

Lufta e Peloponezit (greqishtja e lashtë: Pólémos τῶν Peloponnesiōn, ishte një luftë e lashtë greke e zhvilluar midis Athinës dhe Spartës dhe aleatëve të tyre përkatës për hegjemoninë e botës greke. Lufta mbeti e pavendosur deri në ndërhyrjen e mëvonshme të Perandorisë Persiane në mbështetje të Spartës. E udhëhequr nga Lysander, flota spartane (e ndërtuar me subvencione persiane) më në fund mundi Athinën, e cila filloi një periudhë hegjemonie spartane mbi Greqinë.

Në shekullin e katërt ngjarjet në Epidamn ishin të lidhura ngushtë me historinë ilire dhe maqedonase. Kassandri e mori qytetin rreth vitit 314 dhe e vendosi aty një garnizon (Straboni), por Korkyra ndërhyri dhe ia dorëzoi Glaukut, mbretit të ilirëve ( Cabanes). Përveç kësaj, disa dëshmi të prerjeve të monedhave raportojnë emrin e Monunit, mbretit (basileus) të ilirëve rreth vitit 280 (Trogus Prol. XXIV), së bashku me emrin Dyr(rachion). Në gjysmën e dytë të shekullit të pestë, Epidamni vuajti nga betejat dhe përplasjet e brendshme me ilirët; ndërhyrja e Korinthit në zonë nga viti 435 kundër interesave të Korkyrës (aleate me athinasit nga viti 433) ishte një nga shkaqet e shpërthimit të Luftës Peloponeziane (Thucidi). 

Komuniteti greke zakonisht kishte marrëdhënie tregtare me fiset ilire (taulantët) të vendosur në brendësi rreth qytetit (Scil. 25–6), siç dëshmohet nga magjistrati i posaçëm financiar i përmendur nga Plutarku, poletët (Straboni 6.3. 8). Në gjysmën e dytë të shekullit të pestë, Epidamni vuajti nga betejat dhe përplasjet e brendshme me ilirët; ndërhyrja e Korintit në zonë nga viti 435, kundër interesave të Korkyrës (aleate me athinasit nga viti 433) ishte një nga shkaqet e shpërthimit të Luftës së Peloponezit (Thucididi).. 

Mbreti ilir Glauku (greqishtja e vjetër: Glaukias); (sundoi rreth 335 – rreth 295 p.e.s. ai përmendet për herë të parë si një forcë e konsiderueshme në ndihmë të djalit të Bardhylit, Kletit, një princ ilir që u rebelua kundër Aleksandrit të Madh, në betejën e Peliumit 335 pes. Megjithatë, ata të dy u mundën dhe Kleiti u detyrua të strehohej brenda territoreve taulantiane, ku Aleksandri nuk e ndoqi atë, dhe vëmendja e tij u tërhoq diku tjetër nga lajmet për revoltën e Tebës.

***

Pas Luftës së Parë Ilire (229–228) Dyrrhachioni ra nën protektoratin romak dhe më vonë u bë një civitas libera (Cic. Fam. 14.1.7). Qytetei qe në favor të Pompeitgjatë luftës civile romake, ajo u bë një koloni romake ndoshta nën Jul Çezarin (Plini. shih Lufta Civile Romake). 

Porti i qytetit ishte rruga kryesore tregtare midis Italisë dhe Greqisë veriore që lidhte Brundisium me Selanikun përmes rrugës Egnatia (Straboni 6.3.8). 

Dyrrhachion, qe një qytet kozmopolit, ku gjuha latine dominonte deri në shekullin e tretë të e.s. Në Perandorinë e Vonë Romake Dyrrahu ishte kryeqyteti i provincës së Epirus Nova. Pavarësisht nga tërmetet në 314 dhe 522, ai mbeti një port dhe kështjellë kryesore në zonë. Me rënien e perandorisë perëndimore (476) Dyrrahu humbi dominimin e tij tregtar, por mbajti rëndësinë e tij strategjike: i rrethuar nga Theodoriku (481), i sulmuar nga bullgarët, nga normanët (1081–5; 1107/8; 1185) dhe kryqtarët (1203) , kryeqytet i Principaute d’ Albanie i Karlit Azhu, (1227) pastaj në duart e pricave arbër të Balshajve dhe Topiajve, gjersa u pushtua nga venecianët (1396) dhe më vonë nga turqit.

Filed Under: Kronike

“Vetëm me vetminë”…

December 5, 2024 by s p

Berat Armagedoni/

Bedri Zyberaj, magjistër i letërsisë, nuk ka shkruar shumë libra me poezi dhe studime. Angazhimin ndër vite, për fatin e popullit dhe të kombit, e ka pasur qëllim jetësor në aktivitetin fizik dhe intelektual. Megjithatë, ato pak poezi që i ka shkruar, i ka shkruar bukur në gjuhën shqipe dhe, falë mikut të tij Iliaz Bobaj, me përkushtim të madh dhe kujdes të veçantë iu përkthyen në gjuhën greke.
Po çfarë është ky libër?
Është një përmbledhje pas një përzgjedhjeje poezish nga përkthyesi. Është botim paralele në gjuhën shqipe dhe greke. Është një botim që para lexuesve mat shijen e përzgjedhësit të poezive, gjithashtu mat njohurinë e tij për përkthim nga shqipja në greqishte. Dhe ata që i njohin këto dy gjuhë, duke i lexuar paralelisht pozitë në shqipe dhe greqishte, do të mund të bëjnë interpretime të përkthimit dhe të bukurkëngëtimit, duke shtruar pyetjet se a ka përkthyer apo ka përshtatur poezi Bobaj dhe a u ka ofruar lexuesve grekë një poet shqiptar që ka vlerë.
Vlerat e poezive të këtij libri janë matur në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, në diasporë dhe kudo tjetër që flitet shqip dhe në disa gjuhë si anglisht, italisht, rumanisht, turqisht dhe arabisht përmes ndonjë cikli të veçantë në ndonjë përmbledhje të veçantë poezish shqipe apo portale që merren me letërsi dhe arte. Por, deri më tani, përgjithësisht ato janë janë matur dhe vlerësuar vetëm në gjuhën shqipe. Zyberaj shumë prej poezive të këtij libri i ka lexuar në orë letrare, shumë prej i ka botuar në revista, gazeta, medie elektronike dhe i ka përmbledhur në librat Dromca vitesh (1998) dhe Vdekje më të mirë nuk dua(2018) të botuara në Kosovë. Për disa prej tyre ka marrë çmime, për disa të tjera lëvdata. Rrugëtimi i tij prej poeti, ashtu si në fushën e studimeve, është pritur mjaft mirë, sa për shkak të motiveve dhe temave që ka trajtuar, po aq për shkak të sintaksës, semantikës, leksikologjisë…
Me qëllim, në fjalinë e parë të kësaj parathënie, kam shkruar se qëllim jetësor në aktivitetin fizik dhe intelektual Zyberaj ka pasur popullin dhe kombin. Kombi, populli i tij dhe fati i tij janë kudo në vargjet e këtij libri. Në këtë libër është edhe familja e tij. Është edhe shoqëria e tij e hershme dhe e vonë. E gjejmë edhe lirinë e një populli e të një kombi munguar kohë të gjatë, arritur me mund të madh dhe sakrifica të shumta. Gjejmë, përkrah lirisë, përkrah krenarisë dhe dashurisë për atdheun, thyerjen shpirtërore të poetit:Tani / Edhe me liri u ngimë, një lloj dëshpërimi i butë që ka peshë të madhe pas luftës, pasi që atë e përjeton një epror ushtrie në kohë lufte, që bëhet poet sapo heshtin armët pas luftës. Pavarësisht prej kalimit nga një gjendje emocionale në një tjetër, pas një realiteti të egër (robërisë) në një tjetër (demokracisë), e pas ëndrrave të bëra zhgjëndrra (lirisë) e çapitjeve për punë të mbara nga udhëheqësit e shtetit, Zyberaj poezive nuk u ngjet “dhëmbë” për kafshim të politikanëve, as nuk i bënë vargjet zinxhir për mbërthim të tyre. Ai, në këtë regjistër letrar poetik,vetëm i regjistron premtimet dhe dobësitë e tyre duke ua kujtuar përherë vuajtjen e gjatë të idealistëve të lirisë. Me këtë frymë duhet t’i lexoni poezitë e tij, me motive dhe tema për atdheun dhe kombin,për lirinë dhe robërinë, për ta kuptuar më mirë autorin, gjithashtu edhe Shën Pjetrat e brezit të tij.
Së këndejmi, kjo përmbledhje nuk ka vetëm vargje për atdheun. Me dashuri të madhe autori shkruan edhe për nënën, për miqtë, për mikeshat, veçan për ndonjë të dashur e për puthjet, për përqafimet, për miklimet, për shtrëngimet e për takimet me to.

Filed Under: ESSE

ZEMRA MAL PËR “K’CIMIN e TROPOJËS”

December 5, 2024 by s p

Harry Bajraktari/

Më është bërë zemra mal, nga lajmi se “K’cimi i Tropojës”, e thirrur ndryshe si “Valle veni”, është njohur tani edhe nga UNESCO si një “monument” i kulturës botërore.

Urime Tropojës, Malësisë së Gjakovës, për arritjen e madhe kulturore kombëtare me përfaqësim të lartë ndërkombëtar. Vallja e bukur dhe tradicionale u pranua edhe zyrtarisht këto ditë në “Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit” të UNESCO-s, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë.

“K’cimi i Tropojës”, kjo pasuri e çmuar dhe e rrallë kulturore shqiptare, që dëshmon vlerat universale të traditave tona të hershme të Tropojës Alpine, Dardanisë e Kombit, që prej këtij fundviti 2024 po renditet edhe si një simbol kombëtar i identitetit kulturor shqiptar, duke na bërë krenarë të gjithë shqiptarëve në Atdhe e në Amerikë e kudo tjetër në Mërgata Shqiptare në Botë.

Për këtë arritje të madhe të vendlindjes së të parëve të mi dua të shpreh edhe vlerësimet e Mirënjohjen time të veçantë: për të gjithë mbartësit dhe interpretuesit e “K’cimit të Tropojës” ndër brezat e derisotëm e të nesërm; për Shoqatën “K’cimi i Tropojës” ; për institucionet lokale e qëndrore të Shqipërisë; për mediat shqiptare; për të gjithë lobuesit e kontribuesit; duke theksuar se kjo na e rrit përgjegjësinë lokale e kombëtare shqiptare për të pasë angazhime e arritje të tjera të mbrojtjes e vazhdimësisësë saj.

Tropoja ka edhe një tjetër arritje të madhe lokale e kombëtare, kur “Lumi i Gashit” u bë pjesë në Listën e Trashëgimisë Botërore të Njerëzimit (kulturë materiale) të UNESCO-s.

Arritja e Tropojës me “K’cimi i Tropojës”, si një arritje kombëtare, me promovim ndërkombëtar e mbrojtje nga UNESCO, merr rëndësi të veçantë sepse deri më sot në në Listën e Trashëgimisë Botërore (kulturë jo-materiale) në UNESCO janë vetëm dy nga pasuritë kombëtare shqiptare: Iso Polifonia Labe (2005, 2008) dhe Xhubleta (2022).

Është pa dyshim një vlerësim i merituar për Tropojën e mbarë Malësinë e Gjakovës, një krahinë, e cila shpesh është përmendur për patriotizëm dhe virtytet më të larta njerëzore, që ka luajtur rol në historinë e popullit shqiptar. Por që ka qenë gjithmonë edhe burim i një folklori të mrekullueshëm, me valle, këngë, muzikë, instrumenta muzikorë, veshje të bukura karakteristike etj.

Ky vlerësim duhet t’u japë zemër shqiptarëve që të punojnë për ta ruajtur folklorin e tyre, për ta pasuruar. Kjo bëhet duke mos e lënë të harrohet. Duke ia mësuar brezit të ri. Duke treguar krenari e dashuri për traditat tona.

Kur fillon Vallja e Venit, me ritmin që jep tupani, me bukurinë e çiftelisë dhe fyelli, me valltarët e me shtatin e lartë dhe veshjet e bukura tradicionale ta mbushin zemrën me gëzim.

Tani këtë K’cim të Tropojës e njeh dhe është e vendosur që ta mbrojë e gjithë bota. Urime!

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Filed Under: Opinion

HISTORI AUTOKTONIE ILIRO-SHQIPTARE NGA KALAJA E PODGORËS (MALËSI E MADHE)…

December 5, 2024 by s p

Ndue BACAJ/

Sapo ke mberritur në majen e malit të Podgores në faqen jug-lindore ,me pamje nga fshati Lopç ,dallohen themele dhe rrenoja muriesh të cilat kanë një siperfaqe të dallueshme rreth 1800 m2. Podgorasit ketë vend edhe sot e therrasin KALAJA.. Po ti pyesesh per ketë Toponim ata të trogojnë se e kanë të trashiguar brez pas brezi, duke menduar se kjo kala u ka sherbyer para qindra (e pse jo mijera) vitesh , banoreve të asaje kohe si qendres Urbane (qytezë), por edhe për qellime ushtarake… Një studiues dhe eksplorues i njohur i vendeve me interesë për arkeologjinë e identifikon kalanë e Podgorës si Pikë kontrolli dhe qytezë, ku ndër të tjera shkruan: “Qyteza shtrihet në një terren të thyer . Në krahun përendimor ruhen gjurmët e dy mureve me trashsi 1.40 m dhe 080 m të puthitur me njeri tjetrin dhe lidhur me llaç gelqereje , ruhen në lartesi 2 m. Gjetjet kryesisht amfora që i perkasin shek.IV mbas Krishtit. Varrezat e kësaj qyteze gjinden në vendin e quajtur “Zalli i Banushit” , ku është zbuluar një varr i punuar me mure me llaç gelqereje dhe me inventar të pasur qelqi , fibula bronxi të shek.IV mbas Krishtit”.1. Afër murieve të rrenuara që tregojnë se kanë qënë në trashesin rreth 1.40 m. , gjinden edhe copa të ndryshme tjegullash , e ndonjë copë enësh prej balte apo qeramike , por mjerisht mjaftë të demtuara.. Kalaja e “Podgores” ende nuk gjindet në listen e e atyre Objekteve të identifikuara qartësisht … Por mendojmë se duhet të jenë në listen e Keshtjellave apo Kalave të ndertuara e rindertuara nga Justiniani ( Shekulli i VI ) , por që ende një pjesë e mirë e tyre është e palokalizuar…2. Ndersa organizimi ushtarak i provincës Prevalit duket qartë pas vitit 395 kur Prevali bëhet province kufitare e perandorisë…

Në fortifikimet e kësaj kohe , permenden perveç fortifikimeve të qytetit të Shkodrës , Pukës , Klementianës (që e permend Prokopi i Çezares)… si edhe fortifikime të vogla të gjurmuara në Podgorë…3. Albanologu i njohur Milan Shuflaj shkruan se : “Qyteti i madh … Dioklea (afer Potgorices sotme ,atëherë qender Ilire..N.B.) u rrenua prej katastrofave natyrore dhe fuqive barbare . Ate e goditi termeti i vitit 518. Qyteti u shkretua rreth shekullit VII. Pjeset e tij te shkaperdredhura i rrembyen keshtjellat e aferta…”.4. Gjurmët e reja arkeologjike në zonat përreth Shkodres deshmojnë per një jetë aktive të popullates rurale. Mund të permendim ketu pikat e fortifikuara si në Podgorë dhe kalanë e Hotit e tjer…5. Duke ditur se varret e mesjetes së hershme gjindeshin në afersi apo pranë mureve të Kalasë , por gjithmonë jashtë saj..6. , me siguri kjo “Kala” apo pikë e fortifikuar ka edhe Varret e veta historike , ndonse të pa eksploruara deri tani. Gjithashtu në ketë Kala duhet të gjinden edhe themelet e objekteve të kultit si Kisha e tjer , por edhe të ndertimeve sociale e shtetrore lokale të kohes , duke perfshire edhe Shkollen e “Zejeve”… Per një shkollë të till mendojmë se bënë “fjalë” Regjistri i Kadastrës të viteve 1416 -1417 (perpiluar nga venedikasit) , ku shkruhet se… një copë vresht prej një shati (rreth 500m2 N.B.), i quajtur Stanovina , e mban shkolla e Podgores…7.

Në një shkollë të tillë zakonisht mesohej shkrim e kendim dhe mesime besimi (katekizmi i kishes..), por ekziston mundësia që ishte edhe (thjeshtë) shkollë ku mesohej teknika e kultivimit të vreshtarisë të Podgorës e rrethinave ,pasi prodhimi i rrushit (Vera) (një e dhjeta) dergohej tek “zoterinjet” venedikas të Kalasë së Shkodres…??? Duke ju referuar dekumenteve te kohes ne kemi aresye të besojmë se një shkollë ishte e ndertuar e funksiononte në Kalanë e Podgorës ,apo në Podgoren si qendër urbane. Ketë e vertetojnë edhe libra e vepra kushtuar atyre kohëve , ku ne po cilësojmë librin e Oliver Jens Schmitt ARBERIA VENEDIKE (1392 – 1479) , që shkruan se pranë çdo qendre urbane kishte nga një shkollë (ose kurs) , me orientim njohjen e gjuhes Venete , dhe mesimin e zejeve dhe teknikave të kultivimit të vreshtave , bleteve , derrave e tjer , per te cilat pushteti i asaj kohe vilte taksat…Gjithshtu nga vellimet e ILIRICUM SACRUM (Iliria e Shenjte) tregohet se pranë çdo Kishe (famulli) kishte nga një shkollë , në të cilen mesohej besimi kristian , por edhe shkrim e kendim…

Si pakë Kala apo keshtjella te tjera Ilire , Kalaja e “Podgores” ishte e “rrethuar”nga disa SHPELLA , toponimet apo emertimet e të cilave i trashigojnë edhe sot banoret e Podgores:

NË PERENDIM TË KALASË:

1.Shpella te rrasa e Bletes.

2. Shpella e Dhënve ( në maje…)

3.Grupi i Nënshpellave (shpella të vogla të grupuara).

4.Shpella e Rexhep Hajdarit , që në fakt është një homonim i vonë ,por që nuk njihet emertim tjeter sot..

NË JUG-LINDJE TË KALASË:

1.Shpella e Bishes.

2. Shpella e Fikut (Edhe sot aty ekziston një fik i madh… ).

3.Shpella e dy Binokëve.

4. Shpella Rrethatoke , ketu shihet edhe një gropë e mbyllur e cila mendohet se ka sherbyer si “pus”apo më saktë krua per të mbushur ujë , por thuhet se ndër shekuj është mbyllur duke hellur lesh bagetish. Kjo është shpella me e afert e kalasë ,ku distanca nuk i kalon 70 metrat linar… Sipas gojdhënave thuajse në të gjitha keto shpella kishte burime uji ,që shekujt e motet na i kanë “fshehur”… 8.

TOPONIMI PODGORA !!

Toponimi apo emri Podgora është shumë i hershem , dhe ka qenë i njohur ,jo vetem në fshatin historik të Podgores , apo në kryeqytetin e vonë të Malit Zi (me prapashtesen “Ica”) Podgorica, por edhe në vende e deri krahina etnike shqiptare, ku per ketë po veçojme emrin e një krahine në rrafshin e Dukagjinit (Kosove) , duke ju referuar studiuesit (sllav) Jevto Dedijer ,i cili në librin e tij “Nova Serbja “1913 (Serbia e Re ), duke shkruar per origjinen shqiptare të Karagjorgjeviçve, ndër të tjera citoj: “…Një nga malet më të larta në krahinen Podgorë në Rrafshin e Dukagjinit është i njohur, sepse banoret e tij tregojnë se prej andej e ka prejardhjen familja e Karagjorgjeviçve , stergjyshi i të cileve ka ikur per aresye se kishte vrarë shumë turq. Varret e ketyre ruhen edhe sot e kesaj dite…”.9. E cituam ketë studiues sepse i perket races sllave , dhe pranon se toponimi Podgorë , është toponim me rrenjë shqiptare …Duke “pergenjeshtruar” ata që sot ketë toponim kerkojnë ta bejnë thjeshtë sllav ,(duke perfituar nga deformimet e shekujve ) … Është me vlera të thuhet se Qeveria mbreterore e Shqiperisë gjatë viteve 1937- 1938 kishte organizuar një komision të përberë nga studiues ,historianë , perkthyes dhe albanolog vendas e te huaj te cilet bënë shqiperimin e shumë Toponimeve qe shekujt u kishin dhënë “kuptim” sllav , grek etjer.. Ketë studim shkencore Keshilli i Ministrave e miraton me vendimin nr.753 date 06 korrik 1938 , ku emri i fshatit Podgore shqiperohet me emerin RRANXE… Ky perkthim nuk kishte per baze perkthimin thjesht nga sllavishtja,por ishte ne pershtatje me pozicionin aktual te fshatit Rranxe Malit…Ne duke dashur të jemi sa me realist ,nuk e mohojme deformimin e toponimeve shqiptare në favor të gjuhes sllave gjatë stuhive pushtuese ,që fillojnë të pakten në shekullin e njëmbedhjetë , e veçanarisht gjatë kohes së Stefan Dushanit ,shekulli i XIV-të. Gjithsesi mendimi jonë është se duke analizuar Toponimin Podgora ,apo Potgora ( se D me T nuk kanë qenë të dallueshme shumë per gegnishten deri vonë..), ne mendojmë se ky toponim është bashkim i dy fjaleve shqipe që njihen edhe sot , si Pot apo Pod që është shkurtim i toponimit Potolog ; që do të thotë vend i shesht , i veçuar në një lartesi ,ose ngjitur me një vend me ndryshim relievi…Ndersa prapashtesa Gore , ka të bëjnë me emrin Gurë ,por me deformim të U-se me O ,gjë që duket se i jep trajta sllave pasi fjala Gor do të thote mal… Ne duke hellur mendimin tonë vijojmë të themi se fshati Podgorë është vertet një Pod apo Podolog që ka mjaft gurë ,ndaj themi se ky ndër shekuj ka marrë toponimin Pod apo Podolog guresh , madje edhe mali ngjitur me fshatin është i “pasur” me gurë të permasave të ndryshme… Natyrisht ne duke mos qenë specialist të mirfilltë të kësaj fushe , nuk pretendojmë se qendron plotesisht ky mendim i joni…

REFERENCAT:

1.Zamir Tafilica , Harta arkeologjike e pellgut të Shkodrës , rev.“Gegnia” e perkohshme kulturore -artistke, – 3 -2017 fq.100-101 , viti i dytë i botimit , Bashkia Shkodër , Biblioteka “Marin Barleti”.

2.Myzafer Korkuti , “Parailiret , Iliret , Arberit “, histori e shkurter fq.58 .

3.Bep Jubani, Monumente arkeologjike në Mbishkodër,, botim në “Monumentet”, nr.1-1989 ,fq.134.

4. Milan Shuflaj ;Serbet e Shqiptaret fq.15.

5.Gëzim Hoxha , Muzeu Historik i Shkodres ,kumtari-6- ,fq.81, 1993.

6. Myzafer Kokurti ,veper e cituar fq.72.

7.Regjistri i Kadastrës të viteve 1416 -1417, (fleta 48/a.

8.Per identifikimin e shpellave dhe toponimet e tyre më ndihmoi mesuesi , intelektuali dhe ish kryetari i komunes Qendër z. Fejzi Luli , banor autokton i Podgorës, gusht 2008.

9.Jevto Dedijer, “Nova Serbja“ (Serbia e Re ),1913.

Filed Under: Histori

SPANJË, 1975 / “MBRETIN LEKA I E ADMIROVA SHUMË PËR GJITHÇKA QË PO BËNTE PËR TË MBAJTUR SHQIPTARËT TË BASHKUAR NË MËRGIM…” — INTERVISTA EKSKLUZIVE E MBRETËRESHËS SUZANË, NËNËS SË PRINC LEKA II

December 5, 2024 by s p


Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 qershor 1975, faqe n°2
Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 qershor 1975, faqe n°2

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Dhjetor 2024

Revista australiane “The Australian Women’s Weekly” ka botuar, të mërkurën e 11 qershorit 1975, në faqen n°2, intervistën ekskluzive asokohe me mbretëreshën Susan (nënën e Princ Leka II) në Spanjë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Jeta e re e mbretëreshës Suzanë

Intervistë ekskluzive

Pas dasmës së mbretit të shqiptarëve Leka dhe vajzës australiane Susan Cullen-Ward, Mbreti dhe nusja e tij do të vizitojnë Australinë për të takuar komunitetet shqiptare në këtë vend.

Nga Anne Matheson në Madrid

Monarkët në mërgim, mbretër dhe mbretëresha të kurorëzuara ende në fronet e tyre, dhe përfaqësues të shtetit nga e gjithë bota e lirë, do të marrin pjesë në festimet e dasmës së mbretit Leka I të shqiptarëve me Susan Cullen-Ward of Cumnock, NSW, në Francë në fundi të shtatorit.

Gjithashtu, do të jenë të pranishëm më shumë se 1000 nënshtetas të mbretit në mërgim, që përfaqësojnë 76 komunitetet shqiptare të shpërndara në mbarë botën e lirë.

Tridhjetë e katër vjeçarja Sue Cullen-Ward do të jetë dy herë e martuar dhe tri herë e bekuar nga shqiptarët, me një bekim të katërt nga prifti i Kishës së Anglisë. E para nga dy martesat do të jetë civile. Tjetra, në përputhje me kushtetutën shqiptare, do të kryhet nga Avokati i Përgjithshëm, Selim Beu, këshilltar kryesor i mbretit.

Sue do të njihet më pas për shqiptarët si Mbretëresha Suzani, shqiptimi i emrit të saj.

“Vendosa të mos e ndryshoj emrin në martesë, megjithëse më sugjeruan”, tha ajo. Ajo shpreson të zotërojë mjaftueshëm gjuhën shqipe, një gjuhë që e ka të lehtë për t’u shkruar, por e vështirë për t’u shqiptuar, në mënyrë që të jetë në gjendje të mirëpresë njerëzit e burrit të saj në dasmën, që do të mbahet tre javë pas martesës civile në kështjellën mesjetare të Markezit të Calderon-it në Toledo, Spanjë.

Mbreti Leka dhe mbretëresha e tij do të bekohen nga myslimanët (ai është mysliman, siç janë 75 për qind e popullit të tij), Kisha Ortodokse e Shqipërisë, Kisha Katolike dhe Kisha e Anglisë.

Nëna e Mbretit, Mbretëresha Geraldinë, është një nga dhjetë për qind e shqiptarëve që janë katolikë. Sue do të mbetet anëtare e Kishës së Anglisë.

Fakti që ajo është e divorcuar (ajo ishte e martuar për pesë vjet me një anglez, Richard Williams, por ata u divorcuan katër vjet më parë) nuk është pengesë për martesën e saj me një mbret mysliman.

“Profeti Muhamed u martua me një të krishterë dhe pati një divorc,” tha një zëdhënës i mbretit, “kështu që ky është precedenti ynë.”

Sue do të veshë një pjesë të kostumit kombëtar të Shqipërisë për pritjen e dasmës, si dhe diademën dhe bizhuteritë e familjes mbretërore, të transmetuara nga mbretëresha Geraldinë.

Kostumi, një pallto e gjatë e bukur e qëndisur me shumë fije ari, do të mbulojë fustanin e saj të nusërisë, të cilin rrobaqepësja australiane e Sue, znj. Hughes, po fluturon për në Madrid për ta bërë.

Ajo nuk do të mbajë kurorë.

Unaza e fejesës e Susan Cullen-Ward. Diamanti është një diamant i rrallë i pastër i bardhë në formë markeze ovale me skajet e mprehta, i mbështetur nga gjashtë diamante të mëdha baguette. Mbretit iu deshën gjashtë muaj për të gjetur gurin e përsosur. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 qershor 1975, faqe n°2

Ndër të parët që dërguan urimet e tyre më të ngrohta kur u shpall fejesa ishin miqtë e ngushtë të mbretit, Mbreti Baudouin dhe Mbretëresha Fabiola e Belgjikës.

Krerë të tjerë të kurorëzuar që dërguan urimet e tyre dhe që do të jenë në dasmë ishin Shahu i Persisë dhe Mbretëresha Farah Diba, Mbreti Hysein i Jordanisë dhe Mbretëresha Alia, Mbreti Bhumibol dhe Mbretëresha Sirikil të Tajlandës.

Gjenerali Franko nuk mundi të ishte i pranishëm në drekën e festimit pas shpalljes së fejesës, por ai u përfaqësua nga gruaja e tij, Senora Franco, dhe pasardhësi i tij i emëruar, Princi Juan Carlos dhe gruaja Princesha Sophia.

Mbreti Simon i bullgarëve, gjithashtu që jetonte në mërgim në Spanjë, dhe mbretëresha e tij Margarita, ambasadorë nga shumë vende, ambasadori australian në Madrid dhe një kushëri i Sue-së, David Brown nga Sydney, në Evropë për një kurs studimi, ishin ndër ftuarit e tjerë.

Mbretëresha Geraldinë shtroi drekën dhe duke harruar për një çast formalitetin, e përqafoi Suzanën, duke e puthur ngrohtësisht.

Nëna Mbretëreshë më tha privatisht : “Unë e doja Sue që nga momenti që e takova. Gjatë dy viteve që ajo kaloi në Spanjë, u njohëm. E shoh shumë të sinqertë, të ngrohtë dhe të ndjeshme ndaj çështjes sonë.”

Fotot e fejesës së mbretit Leka I dhe Susan Cullen-Ward, me Nënën Mbretëreshë, Mbretëreshën Geraldinë dhe Baronin Faray von Blomberg. Baroni, i cili “rregullon martesat mbretërore”, tha se ishte përpjekur më parë të organizonte një martesë për Mbretin, por kishte hequr dorë, duke kuptuar se Leka do të martohej vetëm me dashuri. — Burimi : The Australian Women’s Weekly, e mërkurë, 11 qershor 1975, faqe n°2

“Ajo është një vajzë e lezetshme. Nuk u habita kur Madhëria e Tij ra në dashuri.”

Të tjerë në botën e sofistikuar të mbretërve në ekzil dhe miqtë e tyre aristokratë, megjithatë, ishin të befasuar, madje të tronditur dhe të zhgënjyer.

“Ai mund të ishte martuar me ndonjë nga princeshat e shumta evropiane,” psherëtin gruaja e një diplomati.

“Ne e konsideronim Madhërinë e Tij si një nga beqarët më të kualifikuar në Evropë”, tha redaktorja e një reviste.

“Askush prej nesh nuk kishte dëgjuar më parë për Susan Cullen-Ward”, tha ajo, duke nuhatur dhe përmendur një listë të gjatë të jet-setterëve, trashëgimtareve amerikane dhe vajzave të familjeve aristokrate me të cilat emri i tij lidhej në rubrikat e thashethemeve.

Leka I është gjigand, magjepsës dhe me karakter heroik.

Ai nuk është vetëm një burrë shtatlartë, por mban edhe dy armë, është një ushtar i stërvitur në Sandhurst, një pilot avioni, një ekspert në infiltrim dhe luftën guerile.

Midis këshilltarëve të tij kishta nga ata që u përpoqën të organizonin një martesë midis mbretit të tyre dhe njërës prej princeshave gjermane me një pasuri dhe një kështjellë për të formuar një aleancë.

Baroni von Blomberg, puna e të cilit konsiston në rregullimin e martesave mbretërore dhe këshillimin e anëtarëve të familjes mbretërore, ishte gati për të organizuar shpalljen e fejesës. Ai më tha se kishte qenë gjithmonë aktiv në prapaskenë.

“Por kuptova se përpjekja për të martuar mbretin Leka ishte një detyrë e pashpresë dhe se nëse ai do të martohej, do të ishte falë dashurisë,” rrëfeu ai.

“Dhe është mjaft e qartë se Mbreti është marrëzisht i dashuruar me Sue.”

Kjo ishte gjëja e parë që më bëri përshtypje. Fytyra e Mbretit gjallërohet me një buzëqeshje djaloshare sapo Sue hyn në dhomë ose flet me të.

Ndërsa Susan Cullen Ward në këto ditët e para të trajnimit për të qenë mbretëreshë respekton me ngurtësi protokollin dhe i referohet atij gjithmonë si “Madhëria juaj”, Mbreti e quan atë thjesht “e dashur”.

Dashuria e tyre u rrit nga admirimi i ndërsjellë dhe miqësia e ngrohtë në dy vitet që Sue jetoi në Madrid.

Çifti u takua në Sydney në një darkë, dhe përsëri për një kohë të shkurtër në Londër. Ajo ishte rrugës për në Sorbonë në Paris për të vazhduar studimet e saj për art. Ajo ishte trajnuar në kolegjin teknik East Sydney dhe ishte një stiliste tekstile, dekoruese e brendshme dhe mësuese arti në shkollën e saj të vjetër, Presbyterian Ladies College, Orange, dhe më vonë në PLC, Pymble.

“Madhëria e tij nuk më ftoi në Madrid.” — shpjegoi Sue. “Don Jose del Valle dhe gruaja e tij Eliza më ftuan të shkoja në Spanjë për pushime. Nuk u largova kurrë prej aty.”

Është e vështirë për çdo çift të përcaktojë momentin kur ata ranë në dashuri nëse kjo dashuri ka qenë graduale. Por Susan është plotësisht e sigurt se pse ra në dashuri.

“E gjeta veten duke u interesuar gjithnjë e më shumë për kauzën e Madhërisë së Tij”, tha ajo.

“E admirova shumë për gjithçka që po bënte për të mbajtur shqiptarët të bashkuar në mërgim si një popull që ruan lidhjet, traditat dhe kulturën e tij.”

Mbreti Leka shpjegoi se ai nuk është Mbreti i Shqipërisë siç përshkruhet ndonjëherë. Ai vend i vogël është nën një regjim komunist. Ai është Mbreti i Shqiptarëve.

Jashtë vendit të tyre janë mbi pesë milionë shqiptarë, në 35 kombe të ndryshme.

Ka 80.000 shqiptarë në Shtetet e Bashkuara dhe 16.000 në Australi.

Pas dasmës së tyre, Mbreti Leka do ta çojë Mbretëreshën Suzani në një udhëtim mbretëror për ta prezantuar atë para popullit të tij.

“Komunitetet e para që do të vizitojmë janë ato në Australi,” tha ai. “Më të vjetrat janë në Mareeba dhe Cairns në Queensland, më të fundit në Shepparton dhe gjetkë në Victoria.”

Mbreti Leka e viziton popullin e tij të paktën një herë në vit.

“Ata më ftojnë. Unë e paguaj vetë biletën time.” shpjegoi ai. “Pastaj për tre ditë i pres, ose duke shtrënguar duart ose duke i përqafuar siç është zakon. Mundohem të flas me të gjithë.”

Princi Leka ishte vetëm tre ditësh kur mbretëresha Geraldinë dhe foshnja e saj u larguan nga vendi pas pushtimit të Musolinit në 1939.

Ajo dhe fëmija shkuan në Egjipt dhe më pas në Londër. Ata qëndruan atje deri në vitin 1945, jetuan në Egjipt deri në 1954 dhe në Francë deri në 1962.

Pas vdekjes së babait të tij në mërgim, mbretit Zog, në vitin 1961, Princi Leka u ngjit në fron. Ai dhe nëna e tij u shpërngulën në Spanjë.

Mbreti dhe Susan-a do të jetojnë në Madrid pasi të jenë të martuar.

“Madhëria e Tij është shumë e mirë në dizajnimin e brendshëm,” tha Susan. “Ne do të ndërtojmë dhe arredojmë shtëpinë tonë së bashku. “Së bashku do të ndërtojmë dhe arredojmë shtëpinë tonë. Nuk do të jetë një pallat, por do të jetë mjaft i madh për të akomoduar mysafirë.”

Jeta e mbretëreshës Suzani do të jetë shumë më formale në Spanjë sesa ajo e mbretëreshës Geraldinë në Shqipëri.

Mbretëria në mërgim ruan fasadën. Dhe spanjollët, ndonëse kanë përmbysur monarkinë e tyre, e respektojnë protokollin mbretëror. Ata kanë së paku tre familje mbretërore në mërgim që jetojnë në Madrid.

Mbreti Leka është një biznesmen me interesa në industrinë e rëndë dhe çelikun. Por ambasadorët në Spanjë duhet ta vizitojnë gjithmonë atë, pavarësisht rëndësisë së çështjes.

Ai është një mbret dhe qeveria spanjolle insiston që ai të trajtohet si i tillë, edhe pse froni i tij është një karrige në një zyrë të mobiluar me pjesë nga ekspozitat dhe pallatet mbretërore të së kaluarës.

Selim Beu nuk e zbut kurrë vigjilencën për kushtetutën dhe traditat shqiptare. Si këshilltar i mbretit, ai nuk kurseu asnjë përpjekje për të siguruar jo vetëm që martesa të ishte rreptësisht në përputhje me kodin civil shqiptar, por edhe që jeta brenda oborrit të jetohej sipas traditave më të rrepta.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 601
  • 602
  • 603
  • 604
  • 605
  • …
  • 2773
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT