• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kërcënimet e Vuçiqit, rreziku i destabilizimit në rajon dhe nevoja për ndërhyrje ndërkombëtare

September 14, 2024 by s p

Hisen Berisha/

Kërcënimet e fundit të Aleksandar Vuçiqit në raport me Kosovën janë pjesë e një strategjie të vazhdueshme të Serbisë për të ushtruar presion politik dhe diplomatik, veçanërisht kur vijnë tensione apo zhvillime të rëndësishme në dialogun mes dy vendeve.

Këto deklarata shpesh bëhen për të krijuar një atmosferë frike dhe për të demonstruar forcën ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe brenda Serbisë. Vuçiq shpesh përdor retorikë kërcënuese për të shfokusuar vëmendjen nga problemet e brendshme në Serbi, si protestat dhe pakënaqësitë ekonomike, dhe për të rritur mbështetjen për të në mesin e opinionit publik serb. Kjo është shkolla e vjetër e Millosheviçit.

Vuçiq ka një histori të përdorimit të tensioneve me Kosovën për të fituar simpati brenda vendit dhe për të portretizuar veten si mbrojtës i interesave serbe në rajon.

Këto kërcënime gjithashtu shërbejnë për të minuar përpjekjet e Kosovës për të konsoliduar sovranitetin e saj, sidomos në veri të vendit, dhe për të krijuar një narrativë që Serbia është viktimë e padrejtësive ndërkombëtare.

Kam shumë dilema se ky hap i Vuçiqit e tjerë që po paralajmërohen, të jenë vazhdimësi e skenarit Banja ‘24!? Nëse nuk ka një qeveri të shpëtimit kombëtar, që do ta përmbyllte dialogun me njohjen dhe ratifikimin e kufirit me Serbinë, atëherë këto faza para e pas zgjedhjeve do të jenë shqetësuese, nëse nuk eliminohen politikisht autorët e skenarit të 24 Shtatorit. Ndryshimet ideologjike pas zgjedhjeve në SHBA janë determinuese të proceseve politike dhe të sigurisë globale edhe në rajon.

Aleksandar Vuçiq, zëdhënësi i shtetit dhe regjimit të Millosheviçit që sulmoi popullin slloven, kroat, boshnjak dhe shqiptar, regjimi i të cilit u shpall shtet gjenocidial nga OKB-ja, vazhdon të ndjekë të njëjtën linjë kriminale. Vuçiq është një imitator i ulët i Hitlerit nazist, që me thënie si “për një serb të vrarë, do masakrohen 100 boshnjakë apo shqiptarë,” po përpiqet të mbjellë frikë dhe destabilizim. Nëse ky kriminel lufte dhe zëdhënës i regjimit gjenocidial nuk arrestohet tani, atëherë BE-ja, NATO-ja dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po shkelin mbi parimet dhe vlerat që ato promovojnë në procesin e integrimeve.

Vetëm Serbia në rajon ushqen ambicie ndaj shteteve fqinje, i kërcënon ato dhe diskriminon minoritetet kombëtare brenda juridiksionit të saj, qoftë shqiptarët në qytetet jugore të Serbisë apo gjermanët dhe hungarezët në veri të Serbisë, në rajonin e Vojvodinës, të cilët i ka asimiluar plotësisht përmes diskriminimit.

Një pyetje shqetësuese që duhet ta shtrojmë sot është se, nëse Serbia ndërmerr një hap ushtarak të pamatur, siç po kërcënon krimineli Vuçiq, ashtu siç bëri në Banjë më 24 shtator 2023, duke shkelur parimet bazë të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që mandaton NATO/KFOR-in atje, a do të sulmojnë këto shtete të fuqishme të Evropës e Azisë, investimet e tyre miljardëshe që po i bëjnë në Serbi?

Tolerimi i këtij regjimi është një fyerje për viktimat e luftërave në Ballkan dhe një tradhti ndaj drejtësisë ndërkombëtare. Arrestimi i Vuçiqit është i domosdoshëm, përndryshe këto organizata dhe shtete do të jenë bashkëfajtore në legjitimimin e një regjimi që vazhdon të kërcënojë paqen dhe sigurinë në rajon.

Filed Under: Ekonomi

KONGRESI I ELBASANIT I VITIT 1909 – VEPËR KULTURORE DHE POLITIKE E LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

September 14, 2024 by s p

Dr. Luan Zyka/

“U dha urdhër për me u këndue gjuha shqipe ashiqare”

Para 115 vitesh, më 9 shtator 1909, u mbyllën punimet e Kongresit Kombëtar të Elbasanit. Një ditë më parë, dhe pikërisht më 8 shtator të vitit 1909, gazeta “Journal d’Salonique» e cila botohej në Selanik në frëngjisht prej hebreut Levy, botonte në faqen e parë një shkrim të Mithad Frashërit me titull “Le congres Albanais. Lettre d’Elbassan” (Kongresi Shqiptar. Letër nga Elbasani). Mithad Frashëri e dërgonte letrën nga Elbasani, si pjesmarrës në Kongresin e Elbasanit, i cili kishte filluar punimet më 2 shtator në qytetin që ka hyrë në histori me thënien e Luigj Gurakuqit “Elbasani, sikundrë asht mezi i Shqypnies landore, ashtu do jetë mezi i Shqypnies mendore”. Në letrën e shkurtër dhe me informacion”me pikatore” të Frashërit të bën përshtypje një shprehje “Ju thashë tashmë se Kongresi ynë është thjesht GJUHËSOR, dhe se nuk merremi me POLITIKË”. (Gërmat kapitale janë të LZ).

Por, a ishte e mundur që djali i Abdylit, nipi i Samiut dhe i Naim Frashërit, i rritur në djepen dhe magjën e mbrujtjes dhe zgjimit të vetëdijës kombëtare shqiptare të mos kuptonte se Kongresi i Elbasanit nuk ishte thjesht një kongres gjuhësor, por thellesisht një vepër politike themelore e përnjehsimit (unifikimit) kombëtar shqiptar ?!

Natyrisht që biri i Avdylit, ideologut që i dha përmasën kombëtare Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878, jo vetëm që ishte i qartë për rolin thelbësor të gjuhës shqipe në formimin arsimor të shqiptarëve por edhe një si një truall i domosdoshëm për ngritjen dhe zhvillimin e kombit shqiptar.

Koha ishte e tillë, kur Xhon Turqit i zhgënjyën shpresat e shqiptarëve për më shumë liri ekonomike dhe kombëtare, duke shtypur me dhunë cdo lëvizje të shqiptarëve qoftë me karakter ekonomik, apo me karakter kombëtar, si mësimi i gjuhës shqipe etj.

Ndaj Mithadi duhej të shprehej publikisht me kujdes për karakterin dhe synimet kombëtare të Kongresit të Elbasanit të vitit 1909, për të mos acaruar pushtetin e Turqëve të rinj që po ovateshin të pengonin zgjimin e shqiptarëve, por për të vepruar me shpejtësi në drejtimin e zgjimit dhe përnjehsimit të kombit shqiptar, që me zor po dilte nga mugëtira e konstruktimit etnik ashtu siç kishin bërër kombet fqinje; serbët, grekët, bullgarët etj.

Thjesht, nacionalizmi shqiptar po bënte atë që fqinjët e kishin bërë dhjetra vite më parë, vetëidentifikimin e tyre në një njësi të veçantë kombëtare shqiptare, të dallueshme si nga kombet fqinjë, ashtu edhe nga otomanët.

Nga ana tjetër, do mjaftonte vetëm fakti se objekti kryesor i Kongresit të Elbasanit ishte gjuha dhe arsimi shqiptar, dmth çështja thelbësore e kulturës së një kombi në kushtet e shqiptarëve, dëshmon se ishte kongres i nivelit me të lartë politik, sepse vetë politika kulturore e një kombi është politika e politikave të tij kombëtare dhe shtetërore.

Aq më shumë në rastin e shqiptarëve, inteligjenca politike dhe kulturore shqiptare, i “kishte borxh” rracës nga e kishte prejardhjen, zgjimin dhe formësimin e plotë të vetëdijes dhe identitetit të tyre shqiptar. Ashtu siç po bënin kombet e tjera ballkanike nën frymën e ideve të Revolucionit francez dhe të interesave të Fuqive të Mëdha në këtë pjesë të Perandorisë Otomane.

Duke qenë i bindur se në arkivat e vendeve të ndyshme, duke përfshirë edhe ato shqiptare, gjenden të pahapura thesare faktesh dhe dokumentacioni për historinë e shqiptarëve, gjithsesi edhe me ato fakte që njohim deri tani, jemi në gjendje të përvijojmë rrugëtimin e çështjes së ideologjisë kombëtare shqiptare deri në Kongresin e Elbasanit të shtatorit të 1909.

Para afro 300 vjetësh, dhe pikërisht në vitin 1734, ishin arbërëshët e Siçilisë ata që hapën shkollën fetare shqiptaro-orodokse të Palermos, me qëllim përgatitjen e klerikëve të rinj arbërëshë, të cilët do shërbenin në kishat e Sicilisë me popullsi arbëreshe. Themeluesi, drejtuesi dhe frymëzuesi i kësaj shkolle ishte Pader Giorgio Guzzetta. Frut i kësaj fare të mbjellë dhe të kultivur nga At Guzzetta, ishte manifesti i nxënësit dhe bashkëpuntorit të tij, Paolo Marrini, i shkruajtur në vitin 1738 me titull “De studiis necessariis ad recte instituendos SiculoAlbanensis Collegii canditatos. Oratio ad rerum albanorum studiosos” (Mbi studimet e nevojshme për formimin e duhur të kandidatëve për Kolegjin Siculo Albanensis. Një doracak për të interesuarit për çështjet shqiptare).

Që nga kjo kohë e në vazhdim, gjatë shekullit të 18-të e deri në fund të shekullit 19-të, çështja e identifikimit kombëtar të shqiptarëve u bë objekt i shumë studjuesve dhe pionerëve të idelogjisë kombëtare të shqiptarëve midis arbëreshëve të Italisë si Nicola Chetta, ish – kryeministri i Italisë Crispi, studjuesi Bidera dhe nxënësi i tij, i mirënjohuri De Rada, pastaj Dhimitër Kamarda etj. Kjo plejadë e pionerëve të zgjimit kulturor të shqiptarëve frymëzoi me dhjetra stjudues dhe veprimtarë në Greqi, Shqipëri, Rumani Turqi etj. si edhe të huaj si grekë, gjermanë, austriakë etj.

Midis intelektualëve etnikë shqiptarë ishte konsoliduar idea se gjuha dhe arsimi shqip ishte mjeti i domosdoshëm për ngritjen e nivelit emancipues të shqiptarëve për tu ngritur në nivelin e shoqërive të qytetëruara. Ashtu siç shkruante Zef Jubani, “për shvillimin e shqiptarëve, duhet përkthyer në shqip kodi ligjor osman dhe të shqiptarizohej arsimi”. Dhe jo vetëm kaq, të shkruajturit dhe mësimi i gjuhës shqipe përbënin palcën kurrizore të krijesës kombëtare shqiptare.

Në këtë shtrat të konsolidimit të etnogjenezës shqiptare, përgjatë shekullit të 19-të, do të shtoheshin përrenjtë e krijimit kulturor për gjuhën dhe kulturën shqiptare, krijimet e mbi 35 alfabetëve të shqipes, përkthimet e Biblës në shqip, si ato të Anonimatit të Elbasanit, të Tedodor Haxhfilipit (Dhaskal Todri i shkolluar në Akademinë e Voskopojës), të At Grigor Gjirokastritit në Korfuz, të Naum Veqilharxhit, Zef Jubanit etj.

Duke e pasur të qartë domosdoshmërinë kulturore dhe kombëtare të njehsimit të alfabetit dhe të shkrimeve në gjuhën shqipe, në tetor të vitit 1879 do të themelohej në Stamboll, në shtëpinë e Abdyl Frashërit, Shoqëria e të Shtypurit të Shkronjave Shqip. Viti 1879 mendoj se është stacioni i parë i veprimit të organizuar të politikës kombëtare kulturore të shqiptarëve me Kongresin Gjuhësor të Konstandinopojës.

Historia dihet me punën e kësaj Shoqërie, si edhe përndjekjen e persekutimin e drejtuesve të saj prej pushtetit otoman. Një tjetër përpjekje e organizuar e veprimtarëve të Lëvizjes Kombëtare shqiptare u shënua në vitin 1898 në Bukuresht me Kongresin Kombëtar kushtuar shkollave shqipe, nga ku iu drejtua një kërkesë sulltanit për të futur “…mësimin e detyruar të gjuhës shqipe në të gjithës shkollat e Shqipërisë, pa përjashtim”. Nuk dimë asnjë përgjigje nga pushteti Otoman, dhe nuk kishte se si, kur lexojmë se cfarë i tha Dervish Pasha sulltanit pasi u kthye nga luftimet kundra kryengritësve shqiptarë: “Nëse u lejohet shqiptarëve që të mësojnë gjuhën e tyre së bashku me të krishterët, atëherë jo vetëm shqiptarët dhe Shqipëria do t’ju shpëtojnë nga dora, por edhe Stambolli do të jetë në rrezik. Gjuha shqipe jo vetëm që nuk duhet shkruar e lexuar, por çdo kujtim i këtij kombi gjithashtu duhet të fshihet dhe të harrohet”

Nga ana tjetër e frontit, ishte Sami Frashëri, ideologu i Lëvizjes Kombëtare shqiptare që shkruante se “…edhe shqiptarët të zënë e të shkruajën e të këndojënë gjuhën e tyre që të mundinë të rujnë kombinë”.

Çështja Lindore po kalonte në nja etapë tjetër. Pas krijimit të shteteve Serbe, Greke dhe Bullgare tani ishte për zgjidhje problemi maqedon, dhe më pak problemi shqiptar.

Çështja shqiptare “ishte harruar” në sirtarët e politikave të Fuqive të Mëdha, dhe shqiptarëve nuk u kishte mbetur asgjë tjetër, përveçse të kalonin në fazën tjetër të zhvillimi të proçeseve të brendshme të konsolidimit të identitetit të tyre kombëtar nëpërmjet arsimit dhe kulturës kombëtare.

Përbën temë studimi më vete fakti që zhvillimi i arsimit kombëtar, ndonëse që në fillimet e shfaqjes së lëvizjes kombëtare ishte një nga çështjet kryesore për të cilat u kujdesën frymëzuesit e saj që nga Guzzetta etj , vonoi të korrte frytet përkatëse. Në këtë vonesë ndihmuan pengesat që vinin kryesisht nga pushteti osman dhe Patriarkana Ekumenike, por edhe një sërë dobësish të brendshme, që lidhen me realitete të formuar prej shekujsh dhe dasitë e ndryshme midis shqiptarëve në besimet e ndryshme fetare, në dialektet e ndryshme gjuhësore në trevat e tyre, sidomos ne dy grupet kryesore gegnisten dhe toskërishte, në interesat ekonomkie të krerëve feudalë që e kishin lidhur ekzistencën e tyre me pushtetiti otoman etj. Është pra e qartë pse zhvillimi i arsimit kombëtar shqiptar ishte në thelb dhe praktikisht një çështje politike, si kusht dhe pararendës i pavarsisë së Shqipërisë në 28 nëntor 1912.

Pas shpalljes së Hyrijetit nga Turqit e Rinj, të cilët erdhën në fuqi më së shumti me ndihmën e shqiptarëve të Kosovës u ndezën shpresat e shqiptarëve për zhvillim ekonomik por për elitën intelektuale nacionaliste kishte ardhur ora për veprime praktike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Në këtë hulli u mbajt me sukses Kongresi i Manastirit edhe pse nuk vendosi për një alfabet të vetëm, por përjashtoi alfabetet arabe dhe greke duke përcaktuar orientimin perëndimor të shqiptarëve.

Një kongres i dytë u mendua të zhvillohej në Janinë, por siç duket pas ndërhyrjeve të faktorëve të jashtëm, ku pëshpëritet se luajti rol edhe Ismail Qemali, ky kongres nuk u zhvillua.

Nga ana tjetër Turqit e Rinj, ose grupimi më radikal mes tyre, të cilët në thelb nuk mendonin për liberalizimin e shoqërise multietnike osmane por turqizimin e saj tërësor, po bënin çdo përpjekje për shuarjen apo devijimin e Lëvizjes Ideologjike dhe Kulturore të Shqiptarëve.

Për këtët qëllim, menjëherë pas kongresit të Alfabetit të Manastirit të viti 1908, Turqit e Rinj mblodhën krerët e shqiptarëve të Jugut në një kuvend në një teqe bektashiane në Tepelenë në dimrin e vitit 1909. Synimi i tyre ishte që ti ti bindnin shqiptarët e Jugut që të përdornin vetëm alfabetin arab në shkrimin dhe këndimin e gjuhës shqipe. Por shqiptarët nuk i dhanë rëndësi këtij halli diplomatik të radikalëve Xhonturq, duke u interesuar vetëm për bashkimin e 4 vialjateve me popullsishqiptare në një të vetëm.

Turqit e Rinj vazdhuan përpjekjet e tyre duke zhvilluar në korrik të vitit 1909 Kongresin e Dibrës, me synim ti mbushnin mendjen shqiptarëve që të shkruanin gjuhën e tyre me alfabetin arab që ishte alfabeti i shenjët i besimit islam. Por edhe Kongres i Xhonturqve dështoi në saj të qëndrimit patriotik shqiptar të shumicës së pjesmarrësve midis të cilëve edhe përfaqsues të besimit islam të Serbëve, Bullgarëve etj.

Veç punës bindëse duke ofruar “kulaçin” e besimit fetar për të penguar zhvllimin e arsimit shqiptar sipas zgjedhjes së tyre më gjuhën dhe alfabetin latin, Turqit e Rinj përdorën edhe politikën e “kërbaçit” duke dërguar në viset shqiptare ushtrinë ndëshkuese otomane me Xhavit Pashën në krye i cili u deklaronte gazetarëve se kam ardhur të përhapur arsimin të cilin nuk e pëlqenin kosovarët dhe shqiptarët. E njëjta tezë qarkullonte edhe në politikën e jashtme britanike, si mbështetëse atëhere të Turqve të Rinj. Kur në fakt shqiptarët po bënin të kundërtën, ishin zgjuar dhe ngritur për të zhvilluar arsimin në gjuhën e tyre dhe në alfabetin latin.

Shkolla shqipe, mësonjëtore të fshehta apo Normale si ajo drejtuar nga Nikoll Naço në Rumani, ishin ngritur dhe funksionin sado mes problemeve të tyre.

Nga ana tjetër sistemi arsimor otoman i prapambetur dhe i cunguar në dije dhe i kufizuar në lëndë mësimore, nuk zhvillonte një rini të ditur dhe të emancipuar si nxënësit që dilnin nga shkollat greke apo italiane etj., në Shqipëri.

Në këto kushte, faktori shqiptar po fermentonte hapin e tij të mëtejshëm, ku sipas botimit të thirrjes së gazetës Liria të Selanikut, më 14 mars 1909 me titull “Kongres për Shkollat Shqipe”, dhe më 16 maj të apo atij viti, e njëjta gazetë, që botonte Mithat Frashëri në Selanik, lajmëronte se “është vendosur që Kongresi i Elbasanit të mbahet më 20 gusht”. Data 20 gusht me kalendarin otoman i përket datës 2 shtator.

Në këtë shkrim theksohet midis të tjerave se “Gjer më sot shqiptarët kanë bërë shumë punë veç e veç po nëse bashkohemi të gjithë, atëhere do bëjmë më shumë punë, dhe do të jemi më të fuqishëm…”.

Nuk është e rastësishme përzgjedhja e Elbasanit si vendi i mbajtjes së këtij Kongresi themelor të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Edhe pse Mithat Frashëri, në shkrimin e tij për gazetën “Journal d’Salonique” përshkruan përzgjedhjen e Elbasanit si një qytet i qetë me njerëz të emnancipuar, është e qartë se kjo është gjuha diplomatike e tij përkundrejt faktorëve të jashtëm, kundërshtarë të çëshjtes shqiptare.

Për idelogogët e Lëvizjes Kombëtare shqiptare, Elbasani, qysh pas Lidhjes së Prizrenit ishte vendi i takimeve të fshehta të tyre për çështjts kombëtare shqiptare. Elbasani kishte formuar tashmë një traditë më shumë se një shekullore të veprimtarisë dhe zgjimit kulturor kombëtar shqiptar, me veprat e Teodor Haxhifilipit (Dhaskal Todri) për alfabetin gjuhën dhe arsmin shqiptar. Me dorëshkrimet e gjetura në gjuhën shqipe në Manastirin e Shën Gjonit Elbasani, me mësuesit shëtitës të gjuhës shqipe si Simon Shuteriqi, dhe Hasan Ceka, me veprat e Luterit shqiptar Kostandin Kristoforidhi etj. Bile në Elbasan gjuha shqipe përdorej edhe në marrëdhëniet me shkrim të tregtrëve të Elbasanit. Është për tu shënuar thënia e Edhit Duram kur vizitoi Elbasanin se “njerëzit e këtij qyteti kanë një prirje të lindur për të mësuar”. Gjithashtu Elbasani ishte më pak i ndikuar dhe i kontrolluar nga faktorët e jashtëm si Patriarkana e Stambollit apo edhe Austria dhe Italia. Në politikën greke ishte konstatuar prej kohësh fakti se drejtuesit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, pas pengesave që po ndeshnin në Korçë, kishin përzgjedhur Elbasanin si qendër tjetër të Lëvizjes së tyre Kombëtare.

Kur u hap lajmi se me fitoren e Xhonturqve u rivendos Kushteuta me premtimin se mileti do ksihte më shumë të drejta ekonomike shoqërore dhe kulturore në Elbasan tellall Xhepi, si agjensi e sotme lajmesh, jepte siahriqin “U dha urdhër për me u këndue gjuha shqipe ashiqare”

Edhe vetëm ky fakt do të ishte i mjaftueshëm për të kuptuar të interesuarit se vetëdija shqiptare po merrte trajtë, formë dhe funksion në jetën shqiptare.

Pa hyrë na faktet e ditura rreth pjesmarrjes së gjerë të klubeve, personaliteteve të njohura dhe të panjohura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, po ashtu edhe mungesave të veprimtarëve të tjerë si nga Kosova dhe Vlora, apo Gjergj Fishta me veriorët e tjerë (të cilët lajmëruan se do të ishin në një mendje me vendimet e dala nga Kongresi i Elbasanit) mund të vërejmë disa kulme të këtij Kongresi.

Edhe pjesmarrja e delegatëve ishte me synim gjithëpërfshirës si gjeografik ashtu edhe fetar disa mungesa të faktorëve të tjerë shqiptarë dëshmojnë mungesën e një qendre të vetme, të pranuar nga të gjithë si drejtuese dhe koordinuese e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Megjithatë, në politikë, shpesh qëllimi justifikon mjetin, dhe ky qëllimi u arrit me ndihmën e patriotëve elbasanas si Dervish bej Biçakshiu, Aqif Pashë Elbasani, Lef Nosi etj. të cilët jo vetëm organizuan mikpritjen e kongresistëve por mobilizuan edhe forca të armatosuara të popullit nga Shpati, Gramshi atej për të raujtur rendin dhe qetësinë nga kundërshtarët e Lëvizjes Shqiptare me mercenarët e tyre shqipfolës.

Në fillim Kongresi i Elbasanit nuk u pa me ndonj rëndësi të veçantë nga mjaft të interesuar, siç shkruan edhe Gjergj Qiriazi “nuk kisha dëshirë, por në fund vendosa të shkoja me Sevastinë” apo siç raportonte konsulli austriak se “…nuk shikonte ndonjë gjë të madhe në Kongresin e Elbasanit”. Ndoshta austriakët nuk ishin të informuar mirë për substratin dhe rëndësinë e Kongresit, ndoshta për faktin se frymëzuesi i Kongresit, Mithad Frashëri ishte kundër ndërhyrjeve të huaja dhe sidomos të Austrisë.

Megjithatë ashtu siç shkruan edhe Noli “Kongresi i Elbasanit i tejkaloi pritshmëritë tona”. Sepse vetë ngjarjet që pasuan Kongresin, me ngritjen e shkollës Normale të Elbasanit si e para shkollë shqiptare në Shqipëri dhe në gjuhën shqipë për përgatitjen e mësuesve shqiptarë, me hapjen e dhjetrave shkollave dhe shoqatave në gjithë trojet ku jetonin shqiptarë dëshmon fuqinë rrezatuese të Kongresit të Elbasanit.

Dhe nga ana tjetër, reagimi i faktorëve të huaj kundër kësaj lëvizjeje ishte i mënjershëm, si nga Greqia, ashtu edhe nga gazeta serbe Vardar e islamistëve serbë në Shkup, por sidomos nga Xhonturqit që në vitin 1910 mbyllën me vendim të gjykatës së Dibrës Normalen e Elbasanit, dhe dërguan ushtri represive në Elbasan duke dhunuar dhe torturuar publikisht patriotët elbasanas të arsimit shqip, duke dërguar bile Lef Nosin të lidhur me zinxhirë në Ohër. Ndërsa patriotët Aqif Pash Elbasani, Dervish Biçakçiu etj morën arratinë në Itali.

Në datën 19 shtator të vitit 1909 Mithad Frashëri shkruan korespodencën e tij të fundit për Kongresin e Elbasanit, duke pasqyruar të 15 vendimet e marra në atë Kongres. Rast i rrallë që mes shqiptarëve merren me unimitet kaq shumë vendime !!!

Vendimet e Kongresit të Elbasanit pasqyrojnë jo vetëm domosdoshmërinë e ngritjes së strukturës arsimore të shqiptarëve nëpërmjet gjuhës shqipe, jo vetëm unifikimin e përdorjes së një alfabeti, atë latin, jo vetëm të mësuarit në shkollat shqipe dhe ato të huaja ku do futej mësimi i gjuhës shqipe me një së njëjtit dialekt unik, atë të Elbasanit, jo vetëm të ngritjes së një shkolle për përgatitjen e mësuesve nga gjithë trevat shqiptare, atë të shkollës Normale të Elbasanit, jo vetëm të përgatitjes së një brezi të arsimuar në gjuhën shqipe të cilët do të ishin kuadrot e institucioneve të shtetit të ardhshëm shqiptar.

Por më tepër se kaq; në atë mugëllim të identifikimit kombëtare të shqiptarëve, Kongresi i Elbasanit do të ishte një nga shtyllat kryesore të ideologjisë dhe politikës së Lëvizjes Kombëtare shqiptare në përnjehsimin e shqiptarëve në një njësi kombëtare dhe në formimin e shtetit të tyre të pavarur.

Filed Under: Analiza

Qëndrimi i qeverisë osmane ndaj shtetit të ri shqiptar

September 14, 2024 by s p

Prof. As. Dr. Hasan Bello/

Artikulli “Shqipëria dhe shqiptarët” i botuar në gazetën e partisë xhonturke “Tanin” më 14 tetor 1913, na jep të dhëna të qarta lidhur me qëndrimin e qeverisë osmane ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Megjithatë ky organ nuk përfaqësonte të gjith spektrin e mendimit politik të Perandorisë Osmane. Përveç partisë “Bashkim dhe Përparim” në këtë periudhë kishte edhe parti të tjera, të cilat kishin alternativat e tyre lidhur me të ardhmen politike të shtetit të ri shqiptar. Por, gjithësesi ky artikull shpalos qartë se si perceptohej pavarësia e Shqipërisë, si projektoheshin marrëdhëniet dhe aleancat politiko-diplomatike midis dy shteteve në të ardhmen. Pjesën dërrmuese të këtyre tezave i kemi analizuar në monografinë “Marrëdhëniet shqiptaro-turke 1912-1939” botuar nga Instituti i Historisë në vitin 2015.

* * *

“Shqipëria dhe shqiptarët”

Shqipëria po përpëlitet midis turbullirave, ndërsa anarkia sundon në të gjitha brigjet e Maqedonisë. Grupi i Vlorës, që e quan veten qeveri të përkohshme, u ngjan fëmijëve që lozin për të plotësuar dëshirën e tyre. Esat Pashai që kish hyrë në të si ministër i Luftës, ndjek qëllime më të mëdha. U tha se ai është treguar si partizan i një administrimi autonom të Shqipërisë nën sovranitetin otoman dhe se kish ngritur flamurin otoman.

Mungesa e lajmeve nga Shqipëria bën që ne të mos jemi plotësisht në dijeni për atë që po ndodh atje. Megjithatë, po të krahasohen informatat serioze të dhëna nga ata që vijnë nga Shqipëria me hollësitë e botuara nga korrespondetët e Evropës, mund të arrihet në një ide lidhur me gjendjen shpirtërore të Shqipërisë.

Korrespondenti i “Temps-it” në Shkodër deklaron se marrja e Adrianopojës ka shkaktuar një përshtypje të thellë tek shqiptarët myslimanë, të cilët presin arritjen e Enver beut brenda pesë ditësh, kërkojnë padishahun e tyre, halifin e tyre, babain e tyre dhe ankohen për pavarsinë e Shipërisë. Nëse është e vërtetë që Esat Pasha e paska ngritur flamurin otoman, kjo do të thotë se ai ka dashur të përfitojë nga kjo gjëndje shpirtërore dhe të bëjë për vete partizanë.

Natyrisht ne nuk mund të qëndrojmë indiferentë përpara ndjenjave të dashurisë për ne, pas shkëputjes së Shqipërisë nga atdheu otoman, me anën e tradhëtisë së një pjese të shqiptarëve. Dy popuj që kanë pasur kaq shumë kujtime të përbashkëta në të kaluarën, që kanë marrë pjesë bashkërisht në fatkeqësitë dhe fitoret e kaluara, nuk mund ta harrojnë kurrë njëri-tjetrin, cilëtdo qofshin tradhëtarët që kanë hyrë në mes tyre. Shqipëria do t’i ndjejë përsëri shumë thellë dhe sinqerisht lidhjet historike që e bashkojnë me otomanizmin kur e rrethuar nga armiqtë nga të gjitha anët do ta shikojë veten në rrezik që të zhduket. Megjithatë le të flasim haptas; sot ekziston një fakt i kryer që nuk mund të ndreqet. Do të ishte një ëndërr e kotë dhe e parealizueshme përpjekja për t’u kthyer në të kaluarën. Derisa vazhdonte turbullira ballkanike, në disa ambjente të Evropës pati partizanë për një Shqipëri autonome nën sovranitetin otoman. Ne jemi të kënaqur që kjo ide nuk qe pranuar nga kabinetet e Evropës. Pas ngjarjeve që u shtjelluan, pas ndryshimeve që iu bënë hartës së Rumelisë, lidhja imagjinare që do ta bashkonte Shqipërinë me otomanizmin, nuk do të kishte ndonjë kuptim tjetër përveç atë të një barre tepër të rëndë për ne. Frika për ta ruajtur Shqipërinë, do ta paralizonte politikën tonë të jashtme dhe fakti që duhet ndihmuar ekonomikisht ky vend i varfër, do të vazhdonte të peshonte mbi buxhetin tonë. Ne do të përpiqeshim t’i ushqenim ata që nuk gjejnë me se të ushqehen në krahinat malore të territoreve turke.

Qeveria otomane nuk mund ta pranojë këtë zgjidhje. Sipas nesh, Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë më për ne veçse “mallra eksportimi”. Ne i duam shumë, ne dëshirojmë nxehtësisht që ata të qetësohen, që ata të përparojnë. Ne nuk qëndrojmë indiferentë ndaj rreziqeve që u kërcënohen, ne i përkrahim. Ne i bëjmë të gjitha këto me kusht që ata të jenë larg nesh, që ata të qëndrojnë në Shqipëri dhe që ne të mos ngatërrohemi në vendin tonë me asnjë fjalë, me asnjë kërkesë në emër të kombit shqiptar. Ne kemi shqiptar që kanë dhënë prej shumë kohësh prova për dashurinë besnike të një turku të vërtetë ndaj otomanizmit; këta mund të jetojnë në vendin tonë duke i gëzuar gjithë të drejtat tona. Por, asnjëri nuk mund të vazhdojë të qëndrojë këtu me cilësinë e shqiptarit. Shqiptarët i përkasin Shqipërisë. Ky është kuptimi i shprehjes sonë “mall eksportimi’’.

Sa për Shqipërinë, ne dëshirojmë që një qeveri myslimane shqiptare të formohet në Ballkan, në mënyrë të tillë që ajo të mund të jetojë. Ne duam që ky shtet shqiptar musliman të përparojë, të bëhet çdo ditë e më i fortë. Ne do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ngritjen morale të Shqipërisë.

Pikërisht sepse po thellohemi në këtë mënyrë, përleshjet midis shqiptarëve dhe serbëve e tërheqin vëmëndjen tonë. Në qoftë se Serbët mendojnë t’i përdorin këto ngjarje për t’i dërrmuar shqiptarët dhe për ta kaluar kufirin shqiptar, është e nevojshme që protesimet e Portës së Lartë të jenë në radhën e parë bashkë me ato që do të bëhen për mbrojtjen e të drejtave të shqipërisë.

Filed Under: Histori

Noli, The Albanian Orthodox Church In America, Dielli  and VATRA

September 13, 2024 by s p

Nicholas C. Pano/

It is important in the context of Fan Noli’s   numerous  and multi-faceted contributions to the Albanian National Renaissance both to acknowledge and emphasize the significant roles he played in the organization and activities of the three institutions that comprise the historic pillars of the Albanian-American community. The institutions are: the Albanian Orthodox Church in America(1908),  the newspaper Dielli (1909),  and the Pan-Albanian Federation of America(VATRA)(1912). Both individually and collectively, these institutions have made singular contributions  to Albanian culture, life and politics not only within the Albanian-American community but also within the Albanian nation. Indeed, one can argue, that the emergence of these entities and the activities in which they engaged served to elevate the Albanian colony in the United States to a position of leadership   within the Albanian National Movement during one of the most critical periods in the history of the homeland. And, it is appropriate to observe that  all three organizations, whose fortunes have at times varied over the past century, have nevertheless  continued to pursue their respective missions both within and beyond the confines of the Albanian-American community.    

The establishment of the Albanian Orthodox Church(1908) with the ordination of Fan Noli enabled the Albanians of this faith to worship in their own language  and to refute Greek church and government  claims that  all Orthodox  Albanian Christians were Greek . This initiative also spurred efforts by homeland Orthodox  Albanians  to obtain autocephalous status for their church, a goal finally realized in 1937. In this sense, the Albanian Orthodox Church in America can be considered as the “mother church” of its homeland counterpart. 

Although Noli was less directly involved in his ecclesiastic mission during his period of intensive political engagement and exile, 1920-1932, he resumed his active and constructive role in church affairs upon his return to the United States during the latter year. Noli, during the final 33 years of his life, focused much of his effort on providing Albanian and English translations of liturgical works for use in church services and catechesis. He also took the requisite measures to regularize   the administrative structure of the Church as well as to provide for a well  trained  clergy. And, in a final gesture to safeguard the independence of  the Church, Noli arranged for the episcopal ordination of Father Stephan Lasko as his designated successor.

Although the Church would experience a period of turmoil following Noli’s death in 1965, it has entered into a period of relative stability since 1971  as the Abanian Archdiocese (with 13 parishes)  of the Orthodox Church of America under the leadership of the most recent of Noli’s successors, Bishop Nikodhim.  In respect to the Noli legacy, it should also be noted that the Fan Noli Library and Archives established on the premises of St. George Cathedral by the late Father Arthur Liolin and curated by Neka Doko has over the past half century emerged as a major repository of Noliana.  

Fan Noli was instrumental in founding Dielli  in 1909. He served as its first editor and resumed that position on several other occasions.   Both under his own name  or a variety of pseudonyms Noli continued to contribute articles, poems, literary translations and other materials  to the newspaper throughout  his lifetime.  In the course of its lengthy history as the oldest   continuously  published Albanian-language newspaper in the world, Dielli on numerous occasions has served to mobilize the Albanian-American community during critical periods in the history of Albania and the Albanian  Nation.  Noli, I suspect, would  be as delighted, as those of us long-time readers  of Delli,  by the ongoing qualitative improvements to this historic newspaper and its website over the past two decades.

Noli and Faik Konica were the prime movers in the establishment of VATRA(The Pan-Albanian Federaton of America) in April 1912 following an agreement on the part of a majority of the leaders  of the Albanian patriotic societies in the United States to merge the existing groups into a national organization that could more effectively advocate in behalf of Albanian interests both in the United States and abroad. In this connection,   VATRA assumed responsibility for printing Diell, which by 1915 was being published on a daily basis and  also produced and circulated between 1918-19 an English language publication, the  Adriatic  Review to sensitize U. S. and European opinion elites to Albanian  concerns.  During the World War I era VATRA raised some $200,000(c. $4 million)  to finance its public relations and lobbying efforts and to support  an Albanian delegation at the Paris Peace Conference.  And following the end of the war, VATRA continued to provide a modest, but welcome, degree of economic and moral support to Albania until 1924. 

VATRA’s contributions to Albania between 1912-24 alone underscore the fact that it was the most important and impactful of the organizations established  by Noli, Konica and their contemporaries.  Although Noli ‘s  anti-Zog stance alienated him from VATRA and Konica between 1924-34, when this rift was healed. Following his reconciliation with VATRA, Noli once again made common cause with the organization in combating challenges to the homeland, his Church and VATRA itself. In his declining  years  Noli assumed the status of a respected elder statesman within the organization until his passing in 1965.

In sum, in order to appreciate the full dimensions of Noli’s roles in the Albanian National Renaissance, it is important to recognize  his contributions that  transformed the Albanian-American community into the leading external center of this movement during the first two  decades of the 20th century.

Filed Under: Analiza

JUL VARIBOBA NË 300-VJETORIN E LINDJES (1724–1788)

September 13, 2024 by s p

Klara KODRA – studiuese, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, AShSh, Tiranë

Vilma PROKO, – studiuese, Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, Tiranë

(Version i përmbledhur i kumtesës“Origjinaliteti i Jul Varibobës (1724–1788). Me rastin e 300-vjetorit të lindjes“,mbajtur më 29 gusht 2024, në Seminarin XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të 50-të të themelimit të këtij Seminari).

Poema e Varibobës “Gjella e Shën Mërisë së Virgjërë” në një këndvështrim të ri, përgatitur nga studiuesja e letërsisë shqipe e asaj arbëreshe, profesoreshë Klara Kodra, do të përbëjë pjesën e parë të kësaj trajtese, ndërsa në pjesën e dytë studiuesja Vilma Proko na njeh me pikëpamjet e Maximilian Lambertz-it për Varibobën si njeri e si poet, e sidomos, me fjalorine poetit arbëresh, të cilin Lambertz e ka pajisur me shënime e shpjegime të shumta, të shtjelluara gjerësisht nëlibrin “Studime arbëreshe”, botim i Qendrës së Studimeve dhe Publikeve për Arbëreshët, SHB”Onufri”, Tiranë 2021, 350 faqe.

  1.  Jul Variboba qe ndër ata poetë të rrallë që me veprën e tyre shënojnë një kthesë në letërsinë e kohës dhe të vendit të vet: ai arriti ta shndërronte letërsinë shqiptare nga një letërsi qëllimore, didaskalike në letërsi artistike.

Ai u frymëzua nga Bibla, po u ngrit më lart nga sivëllezërit arbëreshë dhe shqiptarë që u ushqyen nga i njëjti burim. Këta autorë qenë më tepër mjeshtra në zanatin e të shkruarit si Budi dhe Bogdani, ose këngëtarë të nivelit popullor si NikollëBrankati, NikollëFilja dhe NikollëKeta.

Variboba e pasuron letërsinë shqipe për të parën herë me përmasën e humorit të shëndetshëm popullor. Ai shkriu frymën popullore me një prirje elitare. Qe i pajisur me një talent të lindur, po dhe i ushqyer me letërsinë e rafinuar italiane të Mesjetës, të Barokut ose Arkadisë. Kështu që mundi t’i falë letërsisë arbëreshe dhe asaj shqiptare poemën e parë lirike me elemente rrëfimtare “Gjellën e Shën Mërisë Virgjërë” (1762), me personazhet e parë të gjallë.

Ka studiues që e quajnë këtëvepërtë tij një përmbledhje këngësh lirike, të cilat i bashkon e njëjta temë qendrore. Këta studiues mund të jenë ndikuar edhe nga gabimi i botuesit Vincenzo Librandi që e ndan veprën artificialisht në dy pjesë, të cilat nuk ekzistonin në botimin origjinal.

Ne jemi të mendimit (që e ndajmë me studiues të tjerë si Giuseppe Ferrari[1], Italo Costante Fortino[2], Zeqirja Neziri, Robert Elsie) që është fjala për një poemë.

Për të mbështetur mendimin tonë për unitetin e veprës, në dukje fragmentare, parashtrojmë një tezë që hidhet për herë të parë në studimet për Varibobën dhe që është mbrojtur në monografinë e autores Klara Kodra“Jul Variboba në kontekstin e letërsisë shqiptare”, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë, 2011.

Sipas nesh poema spikat për një strukturë origjinale unazore që realizohet për herë të parë në letërsinë arbëreshe. Poema hapet dhe mbyllet me konvencionin e dialogut me një engjëll, i cili në fillim e paralajmëron Shën Mërinë se do të lindë Mesinë, kurse në fund i jep lajmin për ngjitjen në qiell. Gjithashtu, fillimi dhe fundi i veprës bashkohen nga dy lutje të poetit, i cili në fillim i drejtohet Marisë për frymëzim, kurse në fund i kërkon ndihmë për bashkësinë arbëreshe. Kështu krijohen dy rrathë koncentrikë. Në mes të tyre qëndrojnë si dy shtylla dy makrodialogë që e përshkojnë të tërën, dialogun e rrëfimtarit autor (që është edhe hero lirik) me protagonisten, Shën Mërinë dhe dialogun e kësaj të fundit me të Birin, Krishtin.

Variboba, në dallim nga sivëllezërit e përtej detit, të cilët, ndonëse lirikë, ndërthurnin synimin fetar me synimin patriotik, lëvrimin e gjuhës shqipe dhe zbulimin e mundësive të saj në fushën e artit, vuri në plan të parë synimin fetar. Ai pohon vetë se e ka shkruar poemën e vet të kushtuar Shën Mërisë që lavdia e emrit të saj të shkëlqente edhe midis arbëreshëve (në plan të gjerë, shqiptarëve). Madje poeti, në dallim nga bashkatdhetarët e përtej detit, mban një qëndrim disi kritik dhe pak ironik ndaj gjuhës shqipe, të cilën nuk e quan të përshtatshme për të trajtuar çështje të larta shpirtërore. Kur krijoi veprën e vet poetike, Variboba pati si synim fillestar të vinte çështjet universale shpirtërore mbi çështjen kombëtare. Madje ai s’u kujdes as për pastërtinë e gjuhës së përdorur ku mbizotërojnë italianizmat. E megjithatë, në mënyrë të pavetëdijshme, ky poet që në dukje  nuk ka synime patriotike, duke vizatuar personazhe të një kohe dhe vendi të largët, figurat më të shquara të fesë së krishterë, Shën Mërisë, Jozefin, Krishtin, – pa dashur, u jep atyre veçori të karakterit arbëresh dhe shqiptar. Shën Mëria, Jozefi dhe pjesërisht Krishti kanë tërë tiparet e fshatarëve arbëreshë, veçanërisht Shën Mëria që është e para e një galerie heroinash femërore shumë tërheqëse që mishërojnë bukurinë fizike dhe shpirtërore të shqiptareve dhe që ndeshen te shkrimtarë të ndryshëm arbëreshë të mëvonshëm.

Poeti përjetëson figura dhe zakone arbëreshe që kishin qëndruar të ngulitura në nënvetëdijen e tij. Ai e përshkruan mjedisin në poemë pa ngjyra historike duke rënë në anakronizëm dhe shkelje të besnikërisë historike. Variboba është një poet me një lirizëm të ëmbël dhe të çiltër dhe me një humor të këndshëm popullor që i alternon shfrimet e kulluara lirike të dashurisë për Virgjëreshën apo Krishtin e vogël me karakterizimin psikologjik të personazheve. Qe i pari që u thellua në psikologjinë e gruas përmes figurës së Shën Mërisë, të cilën e sheh më tepër si grua se sa si shenjtore dhe i fal mjaft tipare të gruas arbëreshe, ndërsa Krishti në poemë shfaq tipare të fëmijëve arbëreshë në vitet e para të jetës.

Poema e Varibobës, e shkruar në shekullin skeptik të 18-të ka paradoksalisht një çiltëri besimi fetar që e afron me poemat fetare mesjetare. Megjithatë prej tyre e dallon kulti i gëzimit dhe i bukurisë së jetës, shumë i ndryshëm nga pesimizmi mesjetar, nga i cili s’ishte shkëputur edhe poeti fetar Budi në anën tjetër të Adriatikut. Ky kult lidhet nga njëra anë me ndikimin e ideve të Rinashimentos që ishin me vonesë në letërsinë arbëreshe, nga ana tjetër me ndikimin e shëndetshëm të poezisë popullore arbëreshe. Variboba vë gurin e parë në një traditë që do të bëhej mbizotëruese në letërsinë e Rilindjes, lidhjes me folklorin.

Poeti i Mbuzatit (San Giorgio Albanese) e pasuron për herë të parë letërsinë shqipe me përmasën e humorit të shëndetshëm popullor, i cili shfaqet, jo aq në situata dhe personazhe komike se sa me indulgjencën plot buzëqeshje, me të cilën poeti vështron dobësitë njerëzore. Po vlerën më të lartë të poemës e përbën lirizmi i ngrohtë dhe i vetvetishëm me të cilin rrëfimtari poet komunikon me lexuesin e disa niveleve, lexuesin e thjeshtë që e recepton natyrshëm si një bashkëbisedues të sinqertë dhe lexuesin e kultivuar që vlerëson te kjo dukuri çiltërinë fëmijërore dhe mungesën e letrarizmit, lirizëm që përbën vokacionin e vërtetë të Varibobës.

Variboba ka në bazë të veprës së vet poetizimin e amësisë dhe tëfamiljes. Me këtë poetizim ai u printe autorëve sentimentalistë.

Siç është pranuar nga studiuesit, poeti sjell elementet e parë të realizmit, po ne do t’i shihnim ato, jo aq në pasurinë e detajeve nga jeta apo pasqyrimi i zakoneve arbëreshe, sesa në ndërtimin e karaktereve psikologjikisht dhe shoqërisht të besueshëm.

Është diskutuar nga studiuesit nëse poeti ka qenë iluminist. Ne i jemi përgjigjur me “jo” kësaj hipoteze, duke pasur parasysh antiklerikalizmin e theksuar të iluministëve dhe racionalizmin e tyre që binin plotësisht në kundërshtim me besimin fetar të sinqertë të Varibobës dhe mbizotërimin e ndjenjave të çiltra, gati fëmijërore të heroit lirik rrëfimtar, poetit. Megjithatë poeti ka disa tipare të përbashkëta me iluministët, kultin e punës dhe të dijes.

Ky autor do t’i sillte gjithashtu poezisë shqiptare një larmi të veçantë metrike, duke ndërthurur me shkathtësi dhe rrjedhshmëri vargje dhe strofa nga më të ndryshmet. Këtu tregohet sa poet i frymëzuar, ashtu edhe artist, ndonëse nuk e karakterizon puna e limës. Me këtë larmi metrike poeti do të mbetet për një kohë të gjatë i veçantë, meqenëse De Rada dhe Dara do t’i drejtohen vargut të bardhë tetërrokësh trokaik të baladave popullore arbëreshe. Larmimë e vargjeve dhe të strofave si edhe përdorimin e rimës do ta gjemë më vonë te Serembja dhe Santori.

Variboba shkon nga vargu i shkurtër pesërrokësh te vargu i gjatë katërmbëdhjetërrokësh i dyzuar. Në pjesën rrëfimtare të poemës ky autor përdor në mënyrë konstante tetërrokshin popullor, po jo të bardhë si në folklor, përkundrazi të rimuar. Rima e brendshme dhe rimimi i vargut të parë me gjysmën e vargut të dytë është një zgjedhje ritmike që nuk do të ndeshet në poetë arbëreshë të mëvonshëm. Variboba e përdor për të nënvizuar fjalët me ngarkesë të veçantë semantike dhe emocionale. Në vjershat lirike që gjejmë te “intermexot” poeti përdor me zotësi të veçantë strofën tetëshe, e cila ishte karakteristikë për letërsinë e kultivuar italiane, po edhe për poezinë popullore italiane kalabreze dhe arbëreshe të dashurisë. Poeti madje i dha letërsisë arbëreshe sonetin e vet të parë, po të përjashtojmë sonetin e Nikollë Ketës, i cili u njoh mjaft vonë.

Variboba dallohet edhe për pasurinë e veçantë të figuracionit ku ndërthuret freskia e figurave të marra nga bota e natyrës me befasinë e disa figurave që duket se sjellin ndikimin e poezisë baroke italiane të shek. XVII. Ky kombinim interesant freskie dhe vetvetishmërie me ndërlikimin përbën një nga veçoritë më sugjestive të veprës së Varibobës.

Në botën poetike të këtij autori hasim një pasuri të veçantë të florës dhe faunës që e lartëson gjuhën artistike të Varibobës dhe përbën një veçori të rëndësishme të individualitetit të tij krijues, si edhe një thesar gjuhësor të arbërishtes.

Për mendimin tonë, Variboba nuk është vetëm një nismëtar, po një poet i vërtetë që ndikon me hovet e tij lirike dhe dramatike edhe sot. Është karakteristikë që askush nuk e imitoi këtë poet si ka vënë re edhe shkenca letrare dhe madje vepra e tij nuk ishte e imitueshme.Për lirizmin e spikatur dhe dramatizmin spontan Variboba mund të matet me poetin e njohur fetar italian Jakopone da Todi. Si çdo poet vërtet origjinal, Variboba përballoi një stuhi me lavdërime dhe qortime, të sakta ose jo, si nga bashkëkohësit ashtu edhe nga studiuesit e mëvonshëm deri në ditët tona.

Poezia e Varibobës mund të lexohet sot në një vështrim të ri, përveç atij fetar të dashurisë hyjnore, në dritën e dashurisë vëllazërore të njerëzve ndaj njëri-tjetrit, të lartësimit të virtyteve të njerëzve të thjeshtë nga populli, të rizbulimit të vlerave etike që rrezikojnë të humbasin si kulti i punës dhe i familjes.

II. Studiuesi dhe përkthyesi Genc Lafe në kumtesën me titull “Studimet arbëreshe të Maximilian Lambertz-it dhe vlera e tyre”, mbajtur në Seminarin XV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë, në gushtin e vitit 2022, trajton në vija të përgjithshme vëllimin “Studime arbëreshe” të Maximilian Lambertz-it, sjellë në shqip nga gjermanishtja përmes përkthimit të tij mjeshtëror, botuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët.

Lambertz trajton me hollësi të folmet arbëreshe në këtë studim, i pari i llojit të vet, mbi “Gjella e Shën Mërijs Virgjër” e Varibobës, ndër të tjera në fushën e dialekteve dhe të letërsisë arbëreshe gjatë një udhëtimi studimor në ngulimet arbëreshe të bregut adriatik të Italisë së Jugut (në rajonet e Puljes veriore dhe Molise-s) në vitet 1913–1914, duke u bërë i pari albanolog që u mor me studimin e hollësishëm të këtyre të folmeve arbëreshe (përfshirë edhe të folmen e katundit arbëresh Villa Badessa në Abruzzo, të themeluar më 1744), të cilat, për shkak të vendndodhjes së tyre disi të veçuar në krahasim me pjesën më të madhe të ngulimeve arbëreshe në Kalabri dhe Sicili, ku është zhvilluar një jetë e gjallë kulturore dhe kërkimore, kanë mbetur disi jashtë vëmendjes së studiuesve të albanologjisë.

Ky studim i të folmeve arbëreshe në punimin për Jul Varibobën (1724–1788) dhe për veprën e tij të njohur, ku përshkruan jetën e Shën Mërisë u botua në vitin 1956[3]. Sipas prof. Emil Lafes, Lambertz-i, pasi kishte mësuar mirë shqipen pranë prof. Gjergj Pekmezit në Vjenë dhe ishte njohur me studimet për gjuhën shqipe të gjuhëtarëve austriakë, gjermanë e të tjerë, ndërmori më 1913–1914 një udhëtim studimor në Itali, gjatë të cilit bëri vëzhgime dhe mblodhi lëndë gjuhësore në terren.

Lambertz-i e trajton me hollësi përmbajtjen e kësaj vepre, rrethanat e krijimit, veçoritë gjuhësore të së folmes së Mbuzatit (San Giorgio Albanese) sipas botimit të parë të vitit 1762 dhe dy ribotimet nga V. Librandi (1897, 1928), me mjaft ndërhyrje gjuhësore nga ana e këtij të fundit, për ta përshtatur në të folmen e fshatit të vet Vakaric (Vaccarizzo Albanese), zbulon figurën e Varibobës si njeri e si poet dhe e vështron me simpati këtë prift të thjeshtë, që i blatoi Zonjës Shënmëri një poemë të tërë me lutjen e sinqertë që t’ia falte mëkatet e rinisë.

Përmes zbulimit të figurës së Varibobës si njeri e si poet, Lambertz na la një pasuri të vyer: fjalorin e këtij autori arbëresh, të cilin e ka pajisur me shënime e shpjegime të shumta për kuptimet e përdorimet e fjalëve. Fjalori është paraqitur sipas burimit të fjalëve, duke u ndarë në: 1. Elemente të shqipes; 2. Elemente të greqishtes; 3. Elemente të italishtes. Ashtu si edhe në punimet e tjera, bien në sy, nga njëra anë, njohuritë e thella që ka Lambertz edhe për arbërishten në përgjithësi dhe për gjuhën e autorëve arbëreshë dhe, nga ana tjetër, njohja aq e gjerë e dialekteve italiane të jugut dhe e literaturës shkencore rreth tyre. Lambertz-i e vlerëson shumë këtë poemë dhe shpreh dëshirën që ajo të përkthehet në të paktën njërën nga gjuhët europiane të kulturës.

Jul Variboba ka qenë prift dhe poet në Mbuzat në provincën e Kozencës në Italinë e Jugut. Ky fshat më 1931 kishte 1445 banorë. Ai jetoi në shekullin e 18-të. Më 1762 u botua përmbledhja e tij poetike Gjella e Shën Mërisë së Virgjërë. Sipas kopjeve të botimit të parë, të cilat gjenden në ngulimet arbëreshe, A. Chinigò filloi të botonte në revistën Arbri i Ri më 1887 veprën dhe një përkthim të saj, por kjo punë nuk vijoi më tej. Më pas V. Librandi i botoi tekstet e Varibobës në manualet Hoepli 1897 dhe 1928, në botimin e dytë shtoi edhe përkthimin italisht[4].

Gjella e Shën Mërisë së Virgjërë të Varibobës është një vepër e veçantë e letërsisë sublime. Nga këndvështrimi gjuhësor ajo është e rëndësishme, sepse Variboba vjershëron në të folmen e vet amtare, dialektin arbëresh të S. Giorgio-s – Mbuzatit, i cili ka marrë shumë fjalë nga italishtja dhe pikërisht nga dialekti kalabrez i zonës së Kozencës. Në radhë të parë është fjalori i tij, i cili me ndajfoljet, emrat, mbiemrat dhe foljet e panumërta të kalabrishtes paraqet një tablo shumëngjyrëshe. Ai është një dialekt i përzier. Pra, gjuha e Varibobës është një dialekt i përzier prej toskërishtes dhe italishtes së Kalabrisë. Në përdorimin e elementeve të italishtes ai shkon më tej se gjuha e folur, duke u përpjekur t’i japë gjuhës së vet më tepër plotësi dhe gjerësi. Për të shprehur të njëjtin koncept Variboba parapëlqen përdorimin e dy sinonimeve bashkë, prej të cilëve njëri është arbërisht, ndërsa tjetri italisht., p.sh. na bân drit, na illuminar ‘na ndriço’, i ljimon, i karicar ‘i përkëdhel’, mal e zilji ‘mall’, ti ndighen e t’ubbëdir ‘të bindet’, kur u ngarnarte, u bare njeri ‘kur u bëre njeri’ etj.

E folmja arbëreshe e S. Giorgio Albanese-s, ose Mbuzatit, i përket shqipes së jugut ose toskërishtes. Edhe emri i poetit tonë Variboba dëshmon për mërgimin e të parëve të tij nga Shqipëria e Jugut. Atje ndodhet fshati Varibob, në krahinën e Mallakastrës, në jugperëndim të Beratit, në bregun e djathtë të Vjosës, në verilindje të Vlorës, në perëndim të qafës së Vishit, 537 metra të lartë dhe jo larg saj. Siç është e zakonshme edhe sot në mëmëdhe, poeti ynë mban për mbiemër emrin e fshatit të prejardhjes.

Një tipar i rëndësishëm në veprën e Varibobës është gërshetimi i motivit ballkanik të legjendës së kështjellës, siç tregohet për kështjellat e Elbasanit, Beratit, Shkodrës etj., dhe të qumështit çudibërës të nënës së muruar, i cili edhe sot është një ilaç i mirë për të sëmurët. Këtu Variboba ynë shfaqet si shqiptar (M. L.)

Po veçojmë nga libri këto paragrafe:

Shënime nga faqja e parë

1) A. Straticò (“Letteratura albanese, 203 = Manuali Hoepli” 212/213) zotëronte dy kopje të veprës së Varibobës, njërën nga pronësia e Camillo Mendicino-s nga S. Giorgio, fshati i Varibobës, dhe tjetrën nga pronësia e Guglielmo Ippolito-s nga S. Caterina Albanese. Edhe Guglielmo Tocci nga S. Cosmo Albanese (Strighari), një i afërm i Varibobës, duhet të ketë pasur një kopje të veprës. Ky i fundit kishte ndërmend edhe ta botonte, por nuk u bë e mundur. E njëjta gjë ndodhi me Angelo Nociti-n nga Spezzano Albanese. Përveç Straticò-it, Chinigò-it dhe De Radës me Gjellën e Shën Mërisë së Virgjërëtë poetit tonë janë marrë edhe P. E. Pavolini në “Lingua e Letteratura Albanese” (s.v.) dhe G. Petrotta në “Popolo, Lingua e Letteratura Albanese”, f. 59-64. Këngët e Varibobës për Shën Josefin (Josifin) dhe Shën Vinçencin i kam përkthyer dhe botuar unë në Indogerm. Jahrbuch 1 (1918), f. 20 e vijim – Me rastin e qëndrimit tim në Shqipëri në pranverë dhe verë 1954 munda të konstatoj se atje gjenden dy kopje të editio princeps të Varibobës në Bibliotekën Kombëtare të Shkodrës dhe në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës. Të parin e lexova, të dytin e krahasova me tekstet e Librandi-t. Librandi, në botimet e tij të viteve 1896 dhe 1928 (“Manuale Hoepli, Grammatica albanese con le poesie rare di Variboba”, 1896, botimi i dytë 1928, Milano) e ka ndryshuar shumë tekstin origjinal të Varibobës. Së pari, ai nuk ka kuptuar disa fjalë dhe shprehje dhe i ka interpretuar gabimisht sipas gjykimit të tij e, së dyti, Librandi ishte nga Vaccarizzo Albanese, ndërsa Variboba nga S. Giorgio (Mbuzati) dhe të folmet e këtyre dy fshatrave dallohen shumë si nga ana fonetike, ashtu edhe nga leksiku. Librandi ka ndryshuar disa fjalë dhe aspekte fonetike të Varibobës duke i përshtatur sipas së folmes së fshatit të vet. Këto ndryshime arbitrare duhet të fshihen nga tekstet e Varibobës. Do të ishte i nevojshëm një botim i ri i veprës së tij. Nëse këtë do ta ndërmerrte Shaban Demiraj në Tiranë, ai do t’i bënte një shërbim të madh albanologjisë. Në botimin e dytë Librandi shton edhe një përkthim në italisht të veprës, i cili ka shumë gabime. Për këtë arsye edhe një përkthim në italisht i kësaj vepre është i ngutshëm. Imprimatur i botimit të parë mban datën 24 maj 1762 dhe është dhënë në Romë, nga Sacerdote Tomaso Nicolò[5] Massaracchi Albanese di Sicilia (mbiemri Mazreku gjendet edhe sot në Shqipërinë e Veriut), lettore di lingua Greca del Collegio Urbano di Propaganda Fide (në vend të kryepeshkopit), vepra karakterizohet si “lingua Epirotica conscriptum, regionibus Epiri profuturum censeo (Epiri, mëmëdheu arbër në bregun lindor të Adriatikut) haud tantum pro ejusedm nationis existentibus in Italia”. Është nënshkruar nga F. Ferdinandus a Burgocarresio Minor Reformatus (atë minorit) ish-misionar apostolik në Maqedoni, më 12 qershor 1762 (edhe ky me siguri e njihte shqipen nga veprimtaria e tij misionare në Maqedoni). Edhe një klerik i tretë e ka recensuar këtë vepër, Pater Joseph Stassi Italograecus (Stassi është Anastassios) Congr. Oratorii Planensis (Piana dei Greci, katund arbëresh në Sicilinë e brendshme, i quajtur kështu për shkak të ritit kishtar grek të banorëve, sot Piana degli Albanesi i Urdhrit të Oratorianëve), “plena amnia suavitate et spirituali referta dulcedine ac ad animarum profectum singula piissime digesta perlegi. At utrisque Sicilia Albanensium aedificationem luce dignissimum”.

Në përgjithësi gjuha e Varibobës është një toskërishte arkaike me lidhje më të ngushta me të folmet e Çamërisë dhe Gjirokastrës. Dialekti i Varibobës si edhe të folmet e arbërishtes në Itali dhe të shqipes së Greqisë janë faza të lashta të rëndësishme gjuhësore, të cilat ndihmojnë për të ndriçuar historinë e gjuhës shqipe.

Përfundime:

Siç u përmend në pjesën e parë të kësaj trajtese, me këtë poemë Variboba mund të qëndronte pranë përfaqësuesve më të mirë të letërsisë fetare italiane dhe kështu të zinte një vend, sado të vogël, në rrafsh europian, edhe pse nuk ndodhi për shkak të barrierës së gjuhës si dhe të shqipes arkaike në një nga nëndialektet e saj që mbështjell si guackë margaritarin e një poezie origjinale.

E përmbyllim me këtë paragraf të prof. Emil Lafes, marrë nga Pasthënia[6]e librit.

“Studimet dialektologjike të M. Lambertz-it kanë një vlerë të madhe për gjuhësinë shqiptare. M. Lambertz-i ka bërë një punë pionieri si në studimet për të folmet e Arbëreshëve në Itali, ashtu edhe për vëzhgimet dialektologjike në gjuhën shqipe të këtushme. Përveç trajtimit dhe shpjegimit mjeshtëror të dukurive gjuhësore, ato sjellin edhe një lëndë të pasur gjuhësore, të panjohur më parë. Deri tani studimet e M. Lambertz-it për të folmet arbëreshe kishin mbetur fort pak të njohura e të shfrytëzuara nga studiuesit tanë, po edhe nga studiuesit arbëreshë. Duke u përkthyer shqip të përmbledhura në një vëllim, ato mbushin një zbrazëti të ndjeshme në bibliotekën e dialektologjisë shqiptare. Vlerat e shumanshme të studimeve arbëreshe të M. Lambertz-it janë vënë në dukje në raste të ndryshme nga njohësi më i thelluar i tyre, prof. Eqrem Çabej, gjykimet e të cilit më kanë shërbyer për këtë paraqitje të shkurtër të tyre. Duke i lexuar tani të plota këto studime në një përkthim shqip të përpiktë e profesional, mund të them se kam ndjekur me shumë përfitim një shkollë të vërtetë për dialektologjinë arbëreshe”.


[1] G. Ferrari, Giulio Variboba e la sua opera poetica albanese, Bari, 1961.

[2] Fortino, Italo Costante (1984), »Prolegomeni«: Giulio Varibobba, La vita di Maria, Cosenza.

[3] Giulio Variboba. Zeitschrift für vergleichende Sprachforschung auf dem Gebiete der indogermanischen Sprachen. Band 74 (1956) f. 45-122; 185-224.

[4] Shih në fund të këtij kreu: Shënime nga faqja e parë.

[5] Lambertz-i e jep këtë emër në këtë formë, ndoshta i ndikuar nga forma e tij në gjermanisht. Në italisht forma e zakonshme e shkruar është Tommaso Niccolò. (Shën. i përkth.)

[6]Shih për më gjerë Pasthënie, E. Lafe në Studime Arbëreshe, QSPA. ShB “Onufri”, Tiranë 2021, f. 349-350.

Filed Under: Kulture

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 749
  • 750
  • 751
  • 752
  • 753
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT