• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gazetarja nga Kosova Hyrë Tejeci vizitoi Vatrën

November 9, 2024 by s p

Gazetarja nga Kosova zonja Hyrë Tejeci vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ajo u prit nga z.Ilir Cubi anëtar i kryesisë, editori i Diellit Sokol Paja dhe editorja e gjuhës angleze në gazetën Dielli Rafaela Prifti. Gazetarja Hyrë Tejeci i kushtoi një telereportazh historik veprimtarisë së Vatrës dhe Diellit mbi kontributin e jashtëzakonshëm për komb, atdhe dhe komunitet shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hyrë Tejeci është gazetare në RTK radio. Ajo ka kryer studimet master në Shkencat e Komunikimt Masiv dhe Gazetari. Prej 2001 punon në media. Ka qenë e angazhuar në Kolegjin AAB, si ligjeruese në lëndë të Radio gazetarisë. Ka punuar edhe në Radio Evropa e Lirë në Pragë (2003).

Vazhdon të punojë në Radio Kosovë. Vëmendje të veçantë ajo i ka kushtuar edhe mërgatës shqiptare dhe përpjekjeve të shqiptarëve për Kosovën. Ka përgatitur disa emisione, reportazhe, dokumentarë dhe disa projekte, me të cilat ka marrë dhe çmime. Ndër çmimet më të mëdha është: Çmimin Special për radio në nivel botër, “Lorenzo Natali”, të Komisionit Evropian në Strasburg (2008). Ka publikuar disa shkrime në media online dhe në gazetat e vendit. Ka marrë pjesë me punime në Konferenca Ndërkombëtare që kanë pasur të bëjnë me hulumtimet në fushën e medias. Disa nga punimet shkencore : “Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat”, “Ushtrimi i ndikimit ndaj gazetarëve në Kosovë”, “Më kupto më ndihmo”, “Pozita e gruas në shoqërinë kosovare”, etj.

Është e angazhuar si trajnere për gazetarë në disa projekte që janë organizuar nga Instituti i Medias së Kosovës dhe nga OSBE-ja. Ka marrë pjesë me projekte hulumtuese në qendra të ndryshme të vendeve të ndryshme të botës: Nju Jork, Paris, Strasburg, Berlin, Bern, Luzan, Sofje, Shkup, Tiranë.

Ka botuar tre libra deri tani: “Raportimi televiziv, si teori dhe praktikë”, Përmbledhja “MONUMENT – i dëshirës së përflakur për atdhe” dhe “Dielli i jetës”. Ka në

dorëshkrim edhe dy libra të tjerë. Është e martuar dhe ka një vajzë. Jeton në Prishtinë.

Filed Under: Vatra

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha u takua me liderin e AAK z.Ramush Haradinaj

November 8, 2024 by s p

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra Dr. Elmi Berisha u prit në një takim të përzëmërt e vëllazëror nga lideri i AAK-së z.Ramush Haradinaj. Ish kryeministri i Kosovës shkroi në faqen e tij zyrtare:

“Sot, në selinë e AAK-së, pata kënaqësinë të pres z. Elmi Berisha, presidentin e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, të cilin e falënderova për angazhimin dhe kontributin e madh që po ofron në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe kauzave kombëtare.

Z. Berisha, si udhëheqës i Federatës pan-shqiptare “Vatra”, tashmë në mandatin e tij të dytë, ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në sensibilizimin e agjendës së Kosovës, veçanërisht në ndërtimin e marrëdhënieve me vendimmarrësit në Washington, si dhe në Kongres dhe Senat.

Kërkova nga z. Berisha që këtë përkushtim ta shtojë edhe më tej, duke ndihmuar agjendën e integrimit direkt të Kosovës në NATO përmes Planit Aksional për Anëtarësim”.

Filed Under: Vatra

Si komuniteti shqiptar, ndihmoi në fitoren e Trump-it në Michigan

November 8, 2024 by s p

Nga Rafael Floqi/

Ishte momenti që ai kishte fantazuar për katër vjet. Në orën 2:24 të mëngjesit të datës 6 nëntor, Donald Trump doli në skenë në një sallë vallëzimi në Florida, i rrethuar nga këshilltarë, udhëheqës partie, familjarë dhe miq. Associated Press ende nuk e kishte shpallur garën e fituar, por ishte e qartë deri atëherë, se votuesit e kishin rikthyer atë në pushtet. Duke parë një det mbështetësish me kapele të kuqe MAGA, Trump u gëzua për triumfin, e sigurt. “Ne kemi arritur gjënë më të pabesueshme politike”, tha Trump. “Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedent dhe të fuqishëm.”

Mënyra se si Trumpi, 78 vjeç, fitoi rizgjedhjen, do të jetë çështje e librave të historisë dhe tashmë zgjedhja e Amerikës mund të gjurmohet në disa vendime kyçe. Për ndihmësit kryesorë të Trump, teza e fushatës mund të përmblidhet në një slogan të thjeshtë: “Rritini maksimalisht numrin e burrave votues dhe mbajeni numrin e grave”. Kjo do të thoshte të theksohej ekonomia dhe imigracioni, gjë që Trump e bëri pa pushim. Kjo nënkuptonte largimin e vëmendjes nga kaosi i mandatit të tij të parë, ndalimet e ligjit të abortit që ai futi dhe sulmi i tij ndaj demokracisë amerikane katër vjet më parë. Kjo do të thoshte një fushatë që nxiti pakënaqësinë e votuesve të zhgënjyer. 

Për komunitetin shqiptar ishte koha të kuptuar se shqiptarët në Michigan janë në një numër që mund të sjellin ndryshimin me votat e tyre. Sipas sondazheve tona mund të ketë mbi 100 mije votues me origjinë shqiptare në Michigan. Në përgjithësi komuniteti shqiptar është i paorganizuar politikisht dhe ka një handikap që nuk voton.  Por me këto zgjedhje shqiptarët në Michigan kuptuan se vota e tyre mund të sillte ndryshimin. Kjo edhe kur disa organizime që u zhvilluan, ishin disi të shkëputur nga vet organizimet e  diasporës por të shtyrë nga fushata e Trump-it.

Sidomos në Michigan, ku fushata Trump ishte e interesuar për çdo votë fushata e kishte fokusuar synimin tek komuniteti arab dhe ai shqiptar. Këtë të fundit e mësova drejtpërdrejt si nga drejtuesit e fushatës Trump në Michigan dhe nga z.Rick Grenell. Por fitorja e Trumpit në Michigan mund t’i dedikohet kësaj here edhe angazhimit të komunitetit shqiptar.

Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara ka një ndikim të dukshëm dhe të rëndësishëm në jetën politike të vendit, duke kontribuar në mënyrë të veçantë në zgjedhjet presidenciale dhe lokale. Një nga grupet që ka luajtur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e votave për Presidentin Donald Trump në vitin 2024 ishte Shoqata Albanian American Conservative Republicans (AACR), e drejtuar nga Mark Gjokaj, një figurë kyçe e komunitetit shqiptar dhe aktivist i njohur.

Shoqata Albanian American Conservative Republicans krahas veprimtarëve të tjerë, ka pasur një ndikim të fuqishëm në përhapjen e vlerave konservatore në mesin e shqiptarëve të Amerikës, veçanërisht në shtetin e Michigan, ku një numër i konsiderueshëm shqiptarësh jetojnë dhe punojnë. Kjo shoqatë ka mobilizuar shumë anëtarë të komunitetit shqiptar të Michiganit, duke i inkurajuar ata të mbështesin kandidatë që promovojnë vlera konservatore, si Donald Trump, veçanërisht për shkak të platformës së tij mbi ekonominë, sigurinë dhe familjen.

Një nga faktorët kryesorë që i ka bashkuar shqiptarët e Amerikës në mbështetje të politikave konservatore është besimi i fortë në vlerat tradicionale të familjes, si dhe shqetësimi për sigurinë ekonomike. Shumica e shqiptarëve që jetojnë në SHBA janë të pasionuar për ruajtjen e strukturave familjare dhe kanë një orientim të theksuar ndaj mbrojtjes së institucioneve familjare dhe të jetesës stabile. Po ashtu, shumë prej tyre janë të shqetësuar për rritjen e inflacionit, i cili ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në bizneset e vogla, shumë prej të cilave janë pronë e shqiptarëve.

Këto vlera konservatore janë të natyrshme për shqiptarët, që historikisht kanë kaluar shumë sfida për të siguruar mirëqenie dhe mbijetuar në një mjedis të pasigurt. Shumica e tyre e ka të qartë se politikat që favorizojnë uljen e taksave, mbështetje për biznesin e vogël dhe nxitjen e një ekonomie të hapur janë kritike për prosperitetin e tyre në SHBA.

Shoqata Albanian American Conservative Republicans dhe aktivistët e tjerë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në këtë kontekst, duke ofruar një forum ku shqiptarët mund të mblidhen, të diskutojnë dhe të koordinojnë aktivitete lobuese për të mbështetur kandidatët që janë në harmoni me vlerat e tyre. Aktivistët dhe anëtarët e shoqatës, duke përfshirë avokatë, prokurorë, dhe intelektualë të komunitetit, janë bërë mbështetës të fuqishëm të platformës konservatore.

Në vitet e fundit, kjo shoqatë ka udhëhequr një sërë fushatash për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e shqiptarëve në procesin zgjedhor. Aktivitetet e shoqatës përfshijnë organizimin e ngjarjeve, forumeve, dhe mbështetje direkte për kandidatët që përqafojnë vlerat e konservatorizmit amerikan. Kjo ka përfshirë gjithashtu aktivitete lobuese për të siguruar mbështetje për politikat që ndihmojnë në forcimin e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e familjes dhe krijimin e mundësive për bizneset e vogla, sektor i cili ka qenë një shtyllë e rëndësishme për komunitetin shqiptar.

Një nga faktorët që ka ndihmuar në këtë mobilizim ka qenë shqetësimi për rritjen e inflacionit dhe ndikimi i tij në jetën e përditshme të shqiptarëve, shumë prej të cilëve janë të angazhuar në biznesin e vogël. Politikave të Trump që favorizonin uljen e taksave dhe mbështetje për bizneset e vogla i kanë siguruar një mbështetje të gjerë brenda komunitetit shqiptar. 

Komuniteti shqiptar, i udhëhequr nga figura të tilla si Mark Gjokaj dhe Shoqata Albanian American Conservative Republicans, do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e ardhshme të Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në shtete të tilla të rëndësishme si Michigan, ku mbështetja për vlerat konservatore është gjithnjë e më e fortë. Takimet e zhvilluara p.sh. në lokalin shqiptar Don Christ’s bar and cigar ishin me vlerë në fushën e lobizmit partiak. 

Por si komunitet ne duhet te bëjmë më shumë për të vendosur shqiptarët që nga pushteti lokal e deri në kongres. Dhe është fatkeqësi që dasitë me shqiptarëve të të njëjtit orientim dhe qëllim politik u shfaqën në Michigan në takimin e organizuar në Imperial House me përfaqësuesin e Fushatës Rick Grenell ku ishte i pranishëm edhe djali i z Trump Don jr. Takimi mblodhi sipas të pranishmëve mbi 400 vetë por qe  i organizuar keq, me një moderator nga Shqipëria që mund të jetë i mirë për Big Brother, Arjan Ikonomi por që nuk e ka haberin për komunitetin shqiptar, dhe nuk pati suksesin që duhej. Dasitë bënë që ky takim përgjithësisht mos të realizonte krejtësisht qëllimin.

Nga ana tjetër, komuniteti shqiptar ka një opinion të përzier për rolin e Rick Grenell në lidhje me Kosovën. Disa e konsiderojnë atë si një mbështetës të fuqishëm të përpjekjeve të Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe zhvillimin e raporteve të saj me shtetet e tjera. Ai ka luajtur një rol të rëndësishëm si ndërmjetësues në negociatat për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht gjatë periudhës kur ishte i dërguar i posaçëm i administratës Trump për dialogun. Angazhimi i Rick Grenell për të lehtësuar arritjen e marrëveshjeve ekonomike dhe përpjekjet për të sjellë një stabilitet më të madh në rajon është pritur me miratim nga disa segmente të komunitetit shqiptar. Megjithatë, disa kritikojnë se përqendrimi i tij në marrëveshjet ekonomike mund të ketë lënë pas dore çështje më të ndjeshme politike, të tilla si njohja e plotë e Kosovës nga Serbia. Kjo ka krijuar një debat të brendshëm, ku disa e shohin si një diplomat pragmatik, ndërsa të tjerë e akuzojnë për kompromise me serbët që mund të minojnë integritetin territorial të Kosovës.

Televizioni i Shqiptarëve të Amerkës gjithnjë ka mbështetur komunitetin shqiptar dhe të zgjedhurit shqiptar pa dallim, nëse dikush refuzoi ftesën e TV për tu drejtuar komunitetit nëpërmjet TV shqiptar, në zona të tilla si Macomb apo Oakland, ku ka një shumicë shqiptarësh, tregon se kandidatët nuk arrijnë të kuptojnë rolin e medias në komunitet dhe në këtë fushatë. 

Ne do dëshironim, që p.sh, kandidati shqiptar Nik Gjonaj të fitonte në qarkun që Trump e fitoi. Por Biznesmeni Nik Gjonaj humbi në zgjedhjet për Ekzekutivin e qarkut Oaklandit ndaj Dave Coulter që fitoi një mandat të dytë pasi totalet përfundimtare të votave të mërkurën në mëngjes tregonin se  demokrati Coulter mundi Nik Gjonajn me 57% me 43%, sipas rezultateve të plota jozyrtare.

Por duke u kthyer te fitorja e Trumpit, mbi të gjitha, rezultati mund t’i atribuohet një figure të veçantë, kthimi i së cilës në Shtëpinë e Bardhë gjurmoi një hark politik të ndryshëm nga asnjë në 250 vjet të historisë amerikane. Trump u largua nga detyra në vitin 2021, pasi nxiti një turmë mbështetësish për të sulmuar Kapitolin e SHBA-së në fund të një përpjekjeje për të përmbysur humbjen e tij elektorale. Tre vjet më vonë, ai krijoi një rikthim të paprecedent politik. Trump largoi pa mundim rivalët e tij në GOP, e detyroi Presidentin Joe Biden të largohej nga gara dhe e mposhti Zëvendës Presidenten Kamala Harris në një fitore dominuese që i tejkaloi pothuajse pritshmëritë e të gjithëve. Gjatë rrugës, Trump u përball nga një dënim me 34 akuza për krime dhe një sërë padish të tjera penale dhe dy tentativa për vrasje.  Shkalla e suksesit të tij ishte mahnitëse. Trump mbajti Karolinën e Veriut, e ktheu Xhorxhian në kolonën e tij dhe e goditi Murin Blu. Fushata e tij ia kaloi qëllimit të saj për të rritur zgjedhësit burrat dhe për të mbajtur gratë. Sondazhet e jashtme treguan se Trump fitoi një numër të madh burrash latinë në shtetet kryesore të fushëbetejës, duke përmirësuar numrin e tij me atë grup në Pensilvani nga 27% në 42%. Në nivel kombëtar, mbështetja e Trump midis burrave latinë u rrit nga 36% në 54%. Trump gjithashtu rriti pjesën e tij të votuesve pa diplomë kolegji, fitoi terren me votuesit zezakë në Pensilvani dhe Uisconsin dhe qëndroi i qëndrueshëm në nivel kombëtar me gratë e bardha, duke tronditur demokratët që prisnin një kryengritje. Mes votuesve për herë të parë, Trump rriti mbështetjen e tij nga 32% katër vjet më parë në një shumicë prej 54%.

Në ketë mes, kur çdo votë kishte rëndësi për ketë votim. Shqiptarët në Michigan kuptuan se janë një shumicë etnike që mund të bënte ndryshimin në një shtet të luhatshëm të murit blu, siç është Michigani, ku Donald Trump mori 49.8% Partia Republikane 2,795,917 vota dhe mori 15 vota elektorale, Kamala Harris 48.3% Partia Demokrate 2,714,167 vota , Jill Stein 0.8% Partia e blertë 44,642 vota, Robert Kennedy 0.5% Independent 26,769 vota. 

Michigani ishte një nga shtetet kyçe në zgjedhjet presidenciale të SHBA dhe një shtet me një popullsi të konsiderueshme shqiptare, sidomos në qytetin e Detroitit dhe përreth. Në vitet e fundit, fushatat elektorale janë intensifikuar, dhe shqiptarët kanë pasur një rol të rëndësishëm në mobilizimin e votuesve. 

Urojmë që angazhimi politik i shqiptaro- amerikanëve, pavarësisht orientimit politik, të jetë në rritje dhe shqiptarët të kuptojmë se mund të luajnë rol, jo vetëm me donacionet e tyre, por me votat e tyre dhe se nevojitet të kemi të zgjedhurit tanë në Kongresin amerikan.

Filed Under: Komunitet

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha u takua me drejtorin e AKI-së z.Petrit Ajeti

November 8, 2024 by s p

Takim i frytshëm me drejtorin e Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës z. Petrit Ajeti. Kryetari i Federatës Panshqiptare “VATRA” Dr. Elmi Berisha e siguroj drejtorin Ajeti që VATRA do jetë mbështetëse e fuqishme e institucioneve më të besueshme të sigurisë në vend AKI -së dhe Policisë së Kosovës.

Kryetari Berisha i shprehi mirënjohje të thellë drejtorit Ajeti për përkushtimin, profesionalizmin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet relevante të sigurisë në SHBA në funksion të paqes, stabiliteit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Filed Under: Fejton

GJON MILI,  NJË MISION I VËSHTIRË NË IZRAEL

November 8, 2024 by s p

A22.2 copy (1).png

Kristaq BALLI

Portreti human, profesional e artistik i fotografit të shquar shqiptaro-amerikan  Gjon Mili, tashmë, sa vjen e po ndriçohet në shumë aspekte të veprimtarisë së tij si një prej fotografëve të spikatur profesionistë botërorë, i cili ishte një prej  kontribuesve kryesorë të një prej revistave më prestigjioze e influente amerikane e botërore – “LIFE” në të gjitha fushat e jetës të shek. XX. Si një fotograf evolucionist e inovativ, ai u bë i famshëm jo vetëm për lindjen dhe përhapjen e zhanreve të reja fotografike, si ato që kishin lidhje  me  “dritën stroboskopike”, “fotot e shumëfishta në lëvizje”,  me  “shpërthimin e kohës”,  me “fotot e fiksuara nga artistë që vizatonin në errësirë me llambushka inkandeshente, e teknika të tjera imazherie”, por edhe për angazhimin e tij profesional e artistik në ngjarje të mëdha e befasuese historike, politike, sociale, kulturore, artistike, sportive në kuadrin e bashkëpunimit shumë të gjatë e po aq të suksesshëm me revistën javore “LIFE”, e cila  shërbeu fillimisht si trampolin për nisjen e karierës së tij e, më pas,  si një pasqyrë e madhe mediatike e illustrative, prapa së cilës qëndronte, veç të tjerësh edhe një artist i madh si Gjon Mili. Ata i dhanë kësaj reviste një përmbajtje e fizionomi të admirueshme e shumë popullore jo vetëmnë SHBA. Mjafton të themi që shumë  foto të Gjon Milit në këtë revistë përbënin ballinat, ose pjesët më të rëndësishme të saj.gettyimages-531035970-2048x2048 copy.jpg

 Gjatë shërbimeve të tij për këtë revistë, por edhe për pasionin dhe formësimin e opusit të tij artistik prej dhjetra mijra fotosh, Gjon Mili ka udhëtuar shumë, ai ka qenë në lëvizje të përhershme. Nuk ka shtet të SHBA-ve ku ai të mos ketë lënë gjurmët e tij, por edhe Europa, kryesisht Franca, Spanja, Anglia, Gjermania, Italia, Greqia, Rumania, Irlanda, apo Izraeli, etj., ishin destinacionet e punës dhe obligimeve të tij profesionale, por edhe të synimeve artistike e që lidheshin me figura të mëdha e të njohura botërore, kryesisht në botën e artit. Midis ngjarjeve surprizuese politike Gjon Mili është inkuadruar si fotograf ekskluziv i revistës ”LIFE” të paktën në dy prej tyre: në procesin e gjykimit të kriminelit nazist të Luftës së Dytë Botërore, Adolf Eichmann (1961-1962), si dhe në procesin  e shqyrtimit dhe gjykimit  të skandalit të madh amerikan  të përgjimeve, i cili njihet  si Skandali i Wotergeit-it (1972-1974) e pas së cilit presidenti Nikson (1913-1994)  dha dorëheqjen në vitin 1974. Për të dy këto ngjarje Gjon Mili realizoi  sete të plota fotografike bardhezi dhe me ngjyra, mjaft interesante e jo vetëm rëndom ilustruese, por edhe të studiuara e të vëmendshme nga pikpamja e vlerësimit të situatave, çastit të shkrepjes, pikvështrimit e sidomos atmosferës e momenteve psikologjike të personazheve të tyre kryesorë. 

Sipas reflektimeve të vetë Gjon Milit, rasti i naziskinit  Adolf Eichmann i ka krijuar një gjendje të rëndë e të ankthshme psikologjike, pasi jo vetëm që nuk ishte marrë ndonjëherë me situata të tilla fotografimi, por edhe sepse ndjeshmëria shpirtërore  e një artisti të madh pozitivist ishte jashtë natyrës së tij humane e artistike. Duke pire cigare ne qeli+.jpgUntitledlkok+.jpg

     Adolf Eichmann (1906-1962) me origjinë gjermano-austriake, pas disa angazhimeve në biznesin e babait të tij në Austri,   u anëtarësua në Partinë Naziste dhe SS në vitin 1932. Një vit më vonë ai iu bashkua shërbimit të tyre sekret (Sicherheitsdienst) ku u emërua kryetar i departamenti përgjegjës për çështjet hebreje, veçanërisht emigracionin (deportimin),  të cilin nazistët e inkurajonin së pari përmes violencës dhe presionit ekonomik.  Pas shpërthimit të Luftës II Botërore në  Shtator 1939 Eichmann dhe stafi i tij hartuan planin e  përqëndrimit të çifutëve në geto në qytete të mëdha me probabilitetin e transportimit të tyre në Lindjen e Largme, fillimisht  në Nisko të Polonisë juglindore dhe më vonë në Madagaskar, por këto plane nuk u realizuan.

Pas fillimit të pushtimt të ish Bashkimit Sovjetik në Qershor 1941,  edhe politika e tyre ndaj hebrejve ndryshoi nga emigrimi në çrrënjosje e asgjësim. Për të kordinuar u zhvillua Konferenca e  Wannsee (pranë Berlinit) e udhëheqësve administrativë të regjimit, më 20 Janar 1942. Sipas vendimeve të saj, Eichmann dhe stafi i tij u bënë përgjegjës për deportimin e hebrejve në kampet e përqëndrimit, ku viktimat u helmuan me gaz toksik. Pas pushtimit të Hungarisë nga Gjermania, në Mars 1944, Eichmann mbikqyri deportimin e më shumë hebrejve. Shumica e viktimave u dërguan në kampin e përqëndrimit në Aushvic, ku 75% u vranë. Ai parashikonte me mburrje  se këtë fat do ta kishin 6 apo 7 milion njerëz.Caption from LIFE. Barbed wire his victims once knew now confined his walks+.jpg

Disfata e  Gjermanisë bëri që edhe  Eichmann të kapet nga forcat amerikane, por ai mundi të arratisej e të lëvizte në Gjermani për të shmangur riarrestimin. Deri në vitin 1950 ai jetoi i fshehur në një fshat të vogël të Saksonisë së Poshtme, prej nga mundi të ikë në Argjentinë me dokumente false e ku punoi në një uzinë të ”Mercedes-Benz”-it me identitet të rremë.  Në vitin 1960 ai u diktua dhe u rrëmbye  nga agjentë izraelitë në datën 21 Mars 1960, ditën e përvjetorit të martesës,  të cilët e deportuan në Izrael. Aty ai u gjykua për  15 akuza kriminale që përfshinin krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe krime kundër popullit hebre. Gjatë gjyqit ai nuk e mohoi Holokaustin apo rolin e vet në organizimin e tij, por pohoi se ai thjesht zbatonte urdhrat e një  sistemi totalitar duke qenë vetëm një instrument i tij pa hierarki dhe autoritet naziskin. Ai deklaronte se ai nuk ish ideator dhe   ishte detyruar me  forcë nga lidershipi nazist ndaj nuk ndihej i penduar dhe nuk kërkoi falje.  “Nuk isha udhëheqës përgjegjës dhe  nuk e ndiej veten shkaktar”- shkruante ai. Por, ai u gjet e u  konsiderua fajtor për tëgjitha akuzat  dhe u dënua me vdekje (varje) më 1 Qershor1962. Kufoma e tij u dogj dhe hiri u hodh në Detin Mesdhe, jashtë ujrave territoriale të Izraelit. Gjyqi u pasua gjerësisht në media dhe më vonë ishte subjekt i disa librave, dokumentarëve e filmave.Hanging the wash, he drapes shirts, underwear he had washed himself over bars of window.+.jpg

Gjyqi u tregonte izraelitëve të rinj përfitimet e kujtesës së tyre se krimet e tij janë të tejskajshme, ai ishte një precedent  i tmerrshëm dhe se gjyqi kishte qëllim  të rrezatonte shumë  më shumë se sa gjykimin e një njeriu. Ishte githçka që gjenerata naziste kishte harruar, kishte qenë pjesë,  ose nuk  deshte ta njihte atë. Doing chores, Eichmann mops bathroom floor in jail near Haifa where he has been held+.jpg

Në muajin Prill, 1961, Gjon Mili udhëtoi në Izrael, i dërguar nga revista “LIFE” për të realizuar foto ekskluzive rreth fillimit të gjyqit ndaj Eichmann-it që filloi më 11 të atij muaji. Koshient për figurën monstruoze të tij dhe furtunën mediatike e imazherike që që do të shkaktonte gjyqi, ai mendonte se si duhej të dilte nga stereotpi i fotografit formal, për të krijuar foto autentike që nuk do të shiheshin herë tjetër e që do të krijonin një impakt më të plotë ndaj figurës  së Eichmann-it në ditët e fundit të jetës së tij. Por,  fillimisht,  Mili nuk kishte idenë se të çfarë forme  e përmbajtjeje do të kishin ato fotografi. Vetëm kur u paraqit tek autoritetet izraelite në mjedisin ku mbahej Eichmann, si dhe mundësia e liria që iu dha prej tyre për të vëzhguar qelinë dhe mjedisin e ajrimit, madje edhe për të hyrë  e komunikuar paraprakisht  me vetë Eichmanin, i përshkënditën fantazinë krijuese dhe inspirimin e  syrit të tij fotografik. Ishte një rast i rrallë, ndoshta i vetmi ndër dhjetra e dhjetra reporterë, korrespondentë e fotografë vendas e të huaj që i krijohej ky avantazh, kjo mundësi e veçantë, ndaj ai duhej ta shfrytëzonte dhe realizonte me gjithë mundësitë e tij profesionale, edhe pse ajo përbënte një  sfidë të vështirë për të.Served by a guard, Eichmann cuts breakfast margarine as matzos -- Jewish unleavened bread -- are put... VIEW MORE+.jpg

  Në vitin 1960 ishte realizuar filmi epik mbi krijimin e shtetit modern të Izraelit “Eksodi” i regjisorit Paul Newman, i prodhuar nga  kompania  Alpha and Carlyle Productions e ku Gjon Mili ishte një preej  fotografëve të filmit. Ndërkohë ishte duke u xhiruar edhe filmi tjetër “I Like Mike” (Unë e pëlqej Majlun)  e kompanisë Geva Films, (shfaqur më1962), ku personazhi kryesor ishte një nënë autoritare hebraike. Në librin e tij “Israel in the American Mind” (Izraeli në Mendjen e Amerikanëve) të autorit  Shaul Mitelpunkt i cili, midis të tjerash, gjatë komenteve të tij mbi këto filma,  thotë: “Qeveria e Izraelit i dha  akses  për Eichmann-in fotografit të shquar shqiptaro-amerikan të  revistës LIFE me kushtin që ai  të ishte i punësuar zyrtarisht në zyrën e qeveritare të shtypit – një arsye më shumë që të ndihmonte “në parandalimin e akuzave se fotografët izraelitë nuk mund të  prodhonin foto të një cilësie perfekte.” (Shaul Mitelpunkt, Israel in the American Mind, f.69). Ky ishte një vlerësim, por edhe një presion dhe përgjegjësi më e madhe në besueshmërinë e profesionalizmit të tij në një ndërmarrrje kaq të rëndësishme botërore.

Ja  si e kujton Gjon Mili përballjen me Eichmann-in brenda qelisë: “Ah…, shtypi…,jaa!” , tha Eichmann duke u drejtuar nga unë me një përkulje. “Unë e di që ai do të më ‘tredhë’, por – dhe buzëqeshi  shtirur – “edhe unë pata një përfitim, gjithashtu…  një përfitim dyfish…dy cigare ekstra,”  dhe ndezi i kënaqur  një prej tyre. Gjatë çasteve që po i fotografonte duart, Mili shprehet: “Unë vura re duart e tij të forta dhe me formë të mirë, duar zanatçiu. Jo pa një ndjenjë krenarie, ai tha se kishte luajtur violinë kur ishte i ri. Takimi i ballëpërballshëm me Einchmann-in zgjati vetëm  pak minuta. Pasi dola nga qelia, gardiani më vështroi: ‘Jeni bërë i verdhë si dylli. Çfarë ndodhi?’ Unë nuk munda të  përgjigjem.” (Gj.Mili: Photographs and Recollection, p.198-199).  Pëveç portretit të Eichmann-it, duarve të tij,  si dhe një fotoje interesante, ku ai shfaqet në një tavolinë duke shkruar kujtime mes një kupi librash të preferuara prej tij për t’i lexuar a referuar, Gjon Mili, gjithashtu, duke luajtur rolin e paparacit, i ka bërë fshehur duke qëndruar gjatë në pritje, nëpërmjet dritares, apo edhe pjesës fundore të hapur  të qelisë disa foto nga përditshmëria e veprimeve të Eichmann-it, të cilat i ka titulluar vetë. Të tilla si, “gjumi i pasdites”, “”karakter skrupuloz” që tregon momentet kur ai pastron WC,” , “ngrënja e  drekës”,  “duke u vizituar nga mjeku”, “leximi në shtrat”, “banja e mëngjesit”, etj. si dhe disa foto të shëtitjes në një mjedis të veçantë të rrethuar me tela me gjemba  dhe në heshtje të gurtë me rojat që e shoqëronin por që e kishin të ndaluar t’i flisnin gjatë kohës së ajrimit, përbëjnë një set fotosh nga më të rrallat, të vetmet, më unikalet e sensacionalet  për nga konceptimi e realizimi edhe pse jo aq të përpunuara teknikisht për shkak të kushteve të papërshtatshme mjedisore. Revista “LIFE”,  botoi rreth 15 nga këto foto të Gjon Milit në numrin  e 14 Prlllit 1961 duke dhënë edhe komentin e saj lidhur me fillimin e gjyqit: “Ndodh që një njeri i madh bëhet simbol i epokës në të cilën jeton, bëhet simbol  i një vetie të epokës së tij – të së mirës, ose të keqes, të arsyes apo të çmendurisësë. Një njeri i tillë është Adolf Eichmann, nazisti, një simbol i urrejtjes dhe shëmtimit të papërshkrueshëm të Gjermanisë së Hitlerit.”Untitledds+.jpg

 5 dekada pas ekzekutimit, në vitin 2012, revista “LIFE” ribotoi përsëri kronologjikisht fotografitë e Eichmann-it në burg me komentin; “Fotografi të papërpunuara, të çuditshme intime nga Gjon Mili në aktivitetet e tij të përditsheme – lexim, shkrim,  larje, ngrënje, relaks – gjatë gjithë kohës plotësisht koshient, edhe  pse shumica e botës ishte  plotësisht e vetëdijshme se  ajo që e priste  atë në fund të gjykimit ishte litari. (Ben Coscrove: Adolf Eichmann in Israel: Portret of a Nazi War Criminal, Dec., 01, 2014).

Ashtu si Gjyqet e Nurembergut (1945-46),  fotot e Gjon Milit për Eichmann-in, përbëjnë një kapitull të veçantë të angazhimit të tij fotografik; ato e bënë atë edhe më të njohur botërisht, por mbi të gjitha i lanë njerëzimit dhe kujtesës së tij kolektive gjurmë të pashlyeshme si dhe   mesazhin se ndaj luftrave të padrejta, krimeve kundër njerëzimit, holokaustit e genocidit të kombeve e civilizimit të pafajshëm  brezat pasardhës duhet të jenë të ndërgjegjshëm, humanë e reflektivë dhe të konsiderojnë si shembuj precedentë për situata të reja të mundshme spastrimesh e genocide, siç edhe ka ndodhur, për fat të keq,  më vonë  në Kamboxhia, Ruanda e Kosovë. 

Fotot e Milit që i përkasin fotoreportazhit mbi Eichmann-in u ribotuan në shumë organe mediatike botërore sepse ato përbënin një surprizë e kërshëri të merituar. Ato i gjejmë, gjithashtu, në dhjetra e dhjetra filma, dokumentarë, emisione, trajlera e memuarë për genocidin e madh të hebrejve gjatë luftës II Botërore. Botimi i disa prej tyre në librin voluminoz “Century – One Hundred Years  of Human Progress, Regression, Suffering  and Hope” (Shekulli – Njëqind Vjet të Progresit, Regresit,  Vuajtjes dhe Shpresës)  i shtëpisë të famshme botuese “Phaidom”, 2002 me pamje fotografike monumentale të shekullit të kaluar, i vë vulën e paharueshmërisë një ngjarjeje të rëndësishme  dhe dokumentimit të saj pamor nga Gjon Mili.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 815
  • 816
  • 817
  • 818
  • 819
  • …
  • 2932
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT