• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dëshmorë nga Çamëria në Luftën e Dytë Botërore

June 27, 2024 by s p

Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj

Antifashisti Ali Demi, biri i Çamërisë që ra në Labëri

Biri i Çamërisë së cfilitur nga shovinizmi grek, Ali Demi, i gjendur familjarisht në Tiranë, do të jepte një ndihmesë të shquar në organizimin e qëndresës popullore kundër fashizmit në krahina të ndryshme të Shqipërisë si në Tiranë, Çermenikë, Kërrabë, Zaranik dhe në trevën e Labërisë e kryesisht në Vlorë dhe në krahinën e Mesaplikut. Tashmë dihet botërisht se më 29 prill 1943, antifashisti Ali, së bashku me 26 të burgosur politikë të tjerë, pas një pune këmbëngulëse dhe në heshtje të plotë, hapën një tunel të nëndheshëm dhe u arratisën nga burgu i Tiranës. Menjëherë Ali Demi shkoi në Çermenikë, ku kreu detyrën e komisarit të çetës në batalionin e Çermenikës, duke kryer disa luftime në Shqipërinë e Mesme. Në fund korriku 1943, u dërgua me detyrë sekretar i Qarkorit të Partisë Komuniste për Vlorën dhe më pas si sekretar poltik. Në krye të kësaj detyre Aliu u gjend kudo në fshatrat e krahinës së Mesaplikut dhe në qytetin e Vlorës, së bashku me të deleguarit e tjerë Ramize Gjebrea, Andrea Varfi, Lefter Kasneci, Selim Alimerko etj.

Trimëria dhe guximi i tij spikatën në luftimet e zhvilluara në këtë periudhë në qarkun e Vlorës. Ai dha një ndihmesë në formimin e çetave partizane të Bregdetit, “Bashkimi” të Topalltisë, “Sali Murati” të Vranishtit, “Myzeqesë” të Myzeqesë së Vogël në Vlorë, të “Halim Xhelo” e “Avni Rustemi”. Ai mori pjesë si luftëtar në Luftën e Drashovicës, ishte në Vranisht për krijimin e Gr. 2 Partizan të Vlorë më 30 tetor 1943, ishte anëtar i Shtabit të ZIOp që në fillim të tetorit 1943. Punoi fort në përgatitjen për krijimin e Br. V S, të formuar më 28 nëntor 1943, në Gumenicë të Vlorës. Ali Demi dhe një ndihmesë të dukshme në ngritjen e pushtetit ushtarak të prapavijës në komandën e Qarkut Vlorë, në Komandat e Vendit në Topallti, Drashovicë, Brataj, Kuç, si dhe organizimin e Rojes Partizane Vullnetare Fshatare.

Duke qenë gjithnjë në lëvizje, Aliu kishte rënë në sy të pushtuesit dhe të tradhëtarëve. Në mbrëmjen e 19 dhjetorit 1943, duke u kthye natën vonë në bazën e tij në Kaninë, dhe pse në kalanë e Kaninës kishte gjermanë. Baza e tij ku strehohej ishte rrethuar nga gjermanët e ballistët. Thirrjes së tyre për t’u dorëzuar, Aliu me dy shokët, ju përgjigj me grykën e maliherit. Mbi ta filluan të bien edhe predha artilerie e mortajash. U vra shoku i tij Pano Dhimëgjoka. Plagoset Dhimitër Mandro, shoku tjetër. Aliu për të mos rënë i gjallë në duart e armikut, çan rrethimin, por te qafa e Dheut të Bardhë goditet dhe bie në fushën e nderit si trimat…

Më 9 korrik 1945, Këshilli i Përgjithshëm Antifashist, i jep titullin më të lartë, plotësisht të meritueshëm, “Hero i Popullit”. Emrin e Ali Demit e mbajnë rrugë dhe shkolla të ndryshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë dhe në Vlorë. Për të janë shkruar libra, monografi, poezi, janë bërë buste dhe është pasqyruar në artet figurative. Ai është shpallur Dëshmor i Atdheut me vendim nr. 104, datë 20.06.1977, të Komitetit Ekzekutiv Tiranë dhe varri i tij gjendet në vorrezat e Dëshmorëve në Vlorë. Në këtë manifestim për Antifashizmin çam, në 80 vjetorin e Çlirimit të Atdheut, populli i trevës së Labërisë përulet me nderim para veprës së lartë atdhetare të birit të shquar të Çamërisë, Ali Demi. Ai i përket Vlorës heroike, pasi dha jetën në luftë me pushtuesit gjerman dhe reaksionin në kalanë legjendare të Aranitëve. Antifashisti ngeli përjetësisht në Vlorë për t’u treguar brezave heroizmin partizan në luftë për çlirim dhe pavarësi…

Mësuesi luftëtar çam Bido Sejko ra për Shqipërinë

Bido Sejko ka lindur në vitin 1900 në qytetin e Filatit në Çamëri. Babai i tij, Haki Sejko ishte një patriot dhe i dëgjuar në krahinën e Çamërisë, burrë me autoritet dhe luftëtar. Bido në Filat nisi shkollën, ku mësues pati atdhetarë të shquar si Qamil Izet Gamin, Rexhep Hamit Demin etj. Ai u rrit me ndjenjën e frymës patriotike, kur shikonte se në shtëpinë e tij, babai si kryetar i klubit kombëtar të Filatit, organizonte mbjedhje. Në shtëpi mblidheshin mjaft njerëz sa dhoma e pritjes së miqve mbushej plot. Kështu sa herë në shtëpi vinin njerëz, ai vishej me rroba të reja dhe përshëndeste ata burra të moçëm dhe fisnik që kuvendonin me orë të tëra për fatet e krahinës dhe të vendit. Në këtë kohë Bido ishte nxënës me studime në Torino. Në shkollën ku mësonte ai bashkë me disa shqiptarë, personeli italian në shkollë bënte një politikë diskriminuese dhe fyese kundër popullit shqiptar dhe luftëtarëve vlonjat. Në një nga ditët, kur një italian i quajtur Armando po villte vrer kundër luftës së popullit shqiptar, Bido, i pasuar nga shokët e tij shqiptarë iu hodh përsipër Armandos. I dha kështu një mësim të mirë. Në ato ditë duke marrë zemër nga ndërhyrja dhe mbrojtja e policisë disa elementë italianë shkruan në muret rrethues të shkollës: “Poshtë Shqipëria”. Kur Bido i pa, me një shpejtësi të madhe, i fshiu shkrimet që fyenin atdhenë dhe shkroi: “Poshtë shkelësit dhe vrasësit italianë”. Bido u përjashtuan nga shkolla, si dhe e përzunë nga toka italiane. Bido, pas përjashtimit nga shkolla u kthye në vendlindje. Tashmë grekomëdhenjtë kishin krijuar kushte të padurueshme në tokën çame. Ai ishte krenar nga natyra, por dhe nga kultura familjare dhe ambjenti patriotik ku u rrit dhe u formua, nuk mund t’i duronte dot veprimet djallëzore dhe të neveritshme të disa grekëve…

Për shumë vite ushtroi detyrën e mësuesit dhe dha mësim nëpër shkollat e Çamërisë, duke përgatitur dhe edukuar mjaft luftëtarë dhe patriot për kohën. Kjo u manifestua dukshëm në vitet e Luftës së Dytë Botërore, ku Shqipëria u pushtua e para nga fashistët italianë. Në fillim të vitit 1943, mësuesi doli partizan. Trimëria e rrallë dhe aftësitë e veçanta organizative të tij, spikatën gjatë luftimeve 55 ditore kundër nazistëve në Konispol. Në këto luftime mësues Bido komandoi një njësiti të batalionit partizan “Çamëria”. Në janar të vitit 1944 nga ky batalion u dërgua në Brigadën VI Sulmuese (BrVIS) një kompani, ku bënte pjesë dhe mësues, tashmë luftëtar Bido. Ai mori pjesë në mjaft luftime, por më kryesori ishte ai për marrjen e Kalasë së Margëlliçit, ku ra heroikisht Meleq Gostinishtit, i cili ishte zëvendëskomandant i batalionit të katërt të BrVIS, që mbante emrin “Naim Frashëri”. Këtë detyrë komanda e brigadës ja ngarkoi mësuesit luftëtar Bido Sejkos. Bido mori pjesë në një sërë luftimesh dhe përpjekjesh dhe në të gjitha u shqua si një luftëtar e komandant i zoti. Në luftimet që u zhvilluan gjatë vijës Brataj-Lepenicë, në luginën e Mesaplikut me forca të shumta nazistë që përpiqeshin të çanin nëpër zonën e lirë gjatë lumit të Vlorës dhe të dilnin në Kurveleshin e Sipërm, Bido, krejt papritur, duke manovruar dhe me një njësit prej 23 luftëtarë u doli mbas shpine dhe i goditi befas e me guxim nazistët. Sulmi ishte i befasishëm dhe i hutoi dhe i goditi rëndë armiqtë, gjë që u dha mundësi forcave të tjera partizane t’i asgjësonin. Luftimi i fundit i Bido Sejkos ishte në mesditën e 22 qershorit 1944 në kreshtën shkëmbore të malit Saraqin, mbi katundin Dishat të Sarandës. Këtu, ai u ndodh përballë më se 15 nazistëve të fshehur e të strukur mbas shkëmbinjve. Ai luftoi trimërisht deri në çastin kur një plumb armik e goditi për vdekje mësuesin e dashur të krahinës, partizanin e komandantin trim Bido Sejko.

Mësues Bido Sejko ishte dhe mbetet një nga figurat më të shquara të brezave të mësuesëve dhe të luftëtarëve të popullit shqiptar. Ai është dekorua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me dekoratat: “Medalja e Çlirimit”, “Medalja e Trimërisë” dhe “Medalja e Kujtimit”. Bido Haki Sejko është shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 166, datë 27.12.1977 të Komitetit Ekzekutiv të Sarandës. Për të është shkruar në shtypin e kohës si dhe në serinë e vëllimeve të “Yje të pashuar”, në vëllim 3. Emrin e tij e mban shkolla e mesme e bashkuar “Bido Sejko” në Konispol. Varri i tij gjendet në varrezat e dëshmorëve të Konispolit.

Të luftojmë që të mos turpërohemi para brezave…

Xhezmi Delli lindi në Tiranë në vitin 1918, ku në rrugicën “Sulejman Pasha”, në një lagje të vjetër të saj, gjendej shtëpia e familjes Delli, me numrin e portës 39. Prindrit e tij kishin ardhur nga Margëlliçi dhe ishin vendosur në Tiranë. Shtëpia ishte prej qerpiçi dhe e vjetër, e ndarë në tri dhoma të vogla. Në njerën nga dhomat e kësaj shtëpie, në kohën e reaksionit më të egër, gjatë viteve 1942-1943, bëheshin vazhdimisht mbledhje të drejtuesve të PKSH që punonin ilegalisht në Tiranë. Në shtëpinë përdhese të familjes Delli vinin të maskuar me veshje të ndryshme, herë si punëtor, elektriçist e herë si intelektual antifashistët dhe luftëtartë e lirisë Gogo Nushi, Beqir Balluku, Kozma Nushi, Fiqrete Sanxhaktari (Shehu), Nexhmie Xhuglini (Hoxha), Abdyl Këllezi, e të tjerë, ku merrnin udhëzime dhe orientime nga Tarasi, drejtuesi kryesor i PKSH.

Shtëpia ishte bazë e luftës dhe këtu bëheshin mbledhje të qarkorit, mbledhje organizatash Partie dhe Rinie etj. Pozicioni i shtëpisë ishte i atillë që lejonte, në rast nevoje, largimin me lehtësi të shokëve, përmes baçeve, që lidheshin me njëra-tjetrën deri në rrugën e Fortuzit, pranë burgut. Ka ndodhur shpesh që ilegalët pas shumë orë pune, shtroheshin këmbëkryq në sofër bashkë me pjesëtarët e familjes Delli. Midis tyre gjendej dhe Enver Hoxha i cili me thjeshtësinë dhe përzëmërsinë e tij, dukej si djalë i shtëpisë. Nga kjo shtëpi niseshin për aksione anëtarë të njësiteve guerrile të Tiranës, të cilët, në mes të ditës, kryenin aksione të guximshme. Kjo shtëpi e vogël, ishte bërë qendër e rëndësishme e aktivitetit revolucionar të antifashistëve dhe tërhoqi vëmendjen e armikut. Në orët e vona të një nate maji të vitit 1942, pushtuesit dhe tradhëtarët e rrethuan shtëpinë. Në mënyrë më barbare, shkëputën nga gjiri i familjes djalin e shtëpisë Xhezmi Dellin. Atë e torturuan dhe i bë presion që të tregonte për lëvizjen, por fashizmi dhe tradhëtarët nuk e përkulen luftëtarin. Për mungesë faktesh e liruan. Shtëpia e tij mbeti përsëri strehë dhe bazë e ilegalëve. Në demostratën e madhe të organizuar përpara burgut, ku u vra nga plumbat e fashizmit nëna Mine Peza dhe u plagosën shumë të tjera, shtëpia u bë qendër, ku u grumbulluan më se dyzet vajza të reja, të cilat, të mbuluara me çarçaf, kishin marrë pjesë atë ditë në demostratë. Shtëpia u diktua nga fashistët, spiunët dhe tradhëtarët, të cilët e rrethuan atë dhe me forca të mëdha arrestuan të gjithë sa ndodheshin brenda. Që nga kjo kohe, shtëpia u bë objekt gjurmimi të vazhdueshëm nga fashistët dhe tradhëtarët.

Në muajin prill të vitit 1943, i deleguar i Komitetit Qarkor të Tiranës, Xhezmi Delli mori pjesë së bashku me patriot pa parti në një mbledhje me disa përfaqësues, krerë të Ballit Kombëtar. Në mbledhje Xhezmiu mbrojti me vendosmëri Lëvizjen dhe luftën kundër fashizmit dhe nuk ishte dakort me përfaqësuesve të Ballit Kombëtar për qëndrimin e tyre. Po kështu Xhemziu kundërshtoi dhe kompromisin e BK me fashistët dhe sidomos protokollin “Dalmazzo-Ali Këlcyra”. Këtu Xhezmiu u ekspozua shumë. Drejtuesit e lëvizjes në Tiranë e porositën të largohej nga Tirana, se qëndrimi i tij ishte në rrezik. Pas kësaj mbledhjeje, në ato ditë Xhemziu po përgatitej për t’u hedhur në ilegalitet, organet e fashizmit, spiunët e tij (SIM-i) në bashkëpunim me tradhëtarët e rrëmbyen Xhezmiun. Që prej ditës 23 prill 1943, Xhemziu u zhduk mizorisht nga fashizmi.

Për të përjetësuar emrin e Xhezmi Dellit, në Tiranë në Njësinë Administrative nr. 3 është shkolla 9 vjeçare me emrin “Xhezmi Delli”. Është shkruar në librin “Yje të Pashuar” në vëllim I, Tiranë, 1971, f. 226.

Nuk e lëshoi pozicionin për 55 ditë luftë

Zihni Elamaz Shaqiri ka lindur në Shqefar pranë Konispolit më 14 prill 1927, në një familje të thjeshtë puntori. Në shkollën e Konisplolit, Zihniu ishte nxënës i sjellshëm dhe i zellshëm për dije. Babai Elmazi kishte dëshirë që i biri të kryente një shkollë të mesme. Por në vitin 1937 babai vdes dhe Zihniu mbeti jetim. Ishte 10 vjeç kur la shkollën dhe u detyrua të punojë për të mbajtur nënën, tre vëllezër dhe motrën. Ai u detyrua të punojë në punë të rënda dhe mbi supet e tij të njomë provoi barrën e shtypjes, fyerjen e poshtrimin. Kur fashizmi italian sulmoi Shqipërinë Zihniu ishte 12 vjeç. Në janar të vitit 1943 Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare në krahinën e Konispolit po zgjerohej dhe po krijoheshin formacione dhe njësi partizane për luftë kundër armikut dhe tradhtarëve, Zihniu u bashkua me të rinjtë antifashistë. Në korrik të vitit 1943 mori pjesë aktive në komandën partizane të vendit, që në këtë kohë kryente funksione të rëndësishme për Frontin Nacionalçlirimtar, duke kryer detyrën e korierit. Më 5 gusht 1943 në ditën e parë që forcat partizane u ndeshën me forcat gjermane që vinin nga Sajadha e Greqisë për të kaluar në Qafë Botë, Zihniu 16 vjeçar u rreshtua partizan në çetën e parë të batalionit “Çamëria”. Ai mori pjesë në të gjitha luftimet e mëvonshme që ndërmori batalioni kundër armikut dhe luftoi si anëtar i denjë i rinisë shqiptare.

Më 20 gusht 1943 nazistët gjermanë të udhëhequr nga ballistë dhe tradhëtar ndërmorën një sulm të paparë kundër zonës së Konispolit. Armiku goditi me artileri të rëndë, sulmoi pozicionet partizane në Likojan dhe në Qafë të Botës. Lufta ishte e rreptë. Zihniu edhe pse ishte me temperaturë, nuk u nda nga llogoret e luftës, rezistoi dhe luftoi bashkë me shokë. Temperatura nuk po i ulej dhe ishte mjaft i sëmurë, komisari i çetës urdhëroi që të shkonte pranë familjes së tij të shpërngulur nga lufta në fshatin Kllogjer. Ai shkoi, u takua me nënën, vëllezërit dhe motrën, duke u thënë: “Erdha t’u shoh për t’u çmallur, nuk prish punë se jam në ethe, ato do të kalojnë. Më duhet me çdo kusht të kthehem tek shokët sonte, sepse luftën e kemi në prak të derës. Armiku do goditur”. U përqafua me të gjithë dhe ashtu i zhuritur nga ethet, u dha këmbëve për tek shokët që ishin në luftë.

Dita e 27 shtatorit 1943 ishte vendimtare për armikun e gjakatosur rëndë në 55 ditë beteje me partizanët e batalionit “Çamëria”, si dhe forcat territoriale të të gjithë krahinës së Konispolit dhe të Vurgut. Armiku sulmoi me forca të shumta. Plani i armikut ishte që t’u impononte forcave tona të pakta në numër një luftë frontale për t’i asgjësuar lehtë, por nuk ja arriti dot qëllimit. Në luftimet e kësaj dite ishte dhe Zihniu që luftonte… Në Butas ra. Copa të predhës së murtajës e kishin marrë në kokë dhe në kraharor…

Për dëshmorin u bë kënga: Zihni partizani, lule e rinisë,/ Zot i dole vendit, luftëtari i lirisë,/ Hije të kish shtati, pushka dhe gjerdani,/ I kuq të ndriste ylli, Zihni partizani. Është shpallur dëshmor i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare me vendim nr. 166, datë 27 dhjetor 1977 të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Sarandës. Është shkruar në librin “Yje të Pashuar” në vëllim XI, Tiranë, 2002, f. 269.

Filed Under: Histori

Mësimi  i gjuhës arbërshe është një rrjedhë hemorragjike e popullit arbëresh, apo është utopi realizimi i saj?

June 27, 2024 by s p

Shpesh herë kur flitet për botën arbërshe kemi dëgjuar shprehjen:UNESKO ka deklaruar Arbërishten e arbëreshëve të Italisë si  gjuhë në rrezik zhdukje! 

Para disa ditesh Gazzeta Ufficiale nr 121 në Itali, iu dha mundësinë arbërshëve të Kalabrisë përdorim e ARBËRISHTES,  si gjuhë Zyrtare në gazetari, radiofoni, e shumë programe, në  RAI në Kalabri të Italisë.

Por sa i ndihmon arbëreshët sot ky fakt historik? A janë gati Arbëreshët për të kryer emisione, programe  të këtij kalibri vetëm duke u shprehur  nëpërmjet  gjuhës lokale? 

Si është situata e mësimit të gjuhës arbërshe në Kalabri, dhe sa prej fëmijëve e flasin këtë gjuhë? 

A e dëshirojnë Arbëreshët Unifikimin e Gjuhës së tyre apo preferojnë vetëm të folmen e tyre lokale?.

Për të prekur disi këto argumenta  Le të bëjmë një udhëtim empirik  mbi botën arbëreshe duke i prekur sado pak këtë argumenta, sa të vështira si një thikë me dy prerse.

Ligji 482\ 99 siç e dimë i jep popullsisë arbëreshe mundësinë fakoltative të studimit të gjuhës arbëreshe kështu që flasim për të folmen e arbëreshëve, “Arbërishten” e cila nuk do të thotë; Gjuha standart shqipe. Nëse shumë vite më parë gjuha e arbëreshëve konsiderohej si Dialekt, varjant  i gjuhës shqipe, sot Arbërishtja  është gjuhë më vete dhe për këtë duhet të mësohemi me termat Gjuhë arbëreshe dhe Gjuha shqipe, të cilat  edhe për shtetin  italian janë dy gjuhë më vete.  Me ligjin 482\99 shteti italian tutelon arbërishten dhe jo shqipen standart

A komunikojnë arbërisht fëmijët e shkollave me popullsi arbëreshe ?

Sipas një hulumtimi nëpërmjet  të deleguarit  të Qëndrës A. Bellusci Prof inxhinierit Tommaso Ferrara , (zhvilluar pranë disa shkollave arbëreshe, në Kalabri  ku prej të cilës ne veçojmë  Çivita(e jo pa qëllim sepse është një qytezë që rrihet shpesh nga vizitatorë, grupe shqiptarësh, ku bëhen shkëmbime kulturore dhe artistike me vëllezër shqiptar), vemë re që gjendja e gjuhës arbërshe  tek fëmijët  është për  të “ venë dart në kokë, të thërrsim me “Oi” do thoshte dikush nga jugu i Shqipërisë,  sapo ti kishte hidhur një sy listës së paraqitur). Në Civita\ Cifti, asnjë prej fëmijëve arbëresh nuk flet arbërisht! Ky shembull, që sollëm është për të kuptuar se sa në agoni është arbërishtja! 

Inxhinier Tomasso Ferrara i deleguar dhe bashkpunëor me Qëndrën Albanologjike A.Bellusci  në mbështetjen  dhe pëlqimin e Drejtorëve të Shkollës eng. Pandusa dhe inxh. Maletta ka bërë  një sondazh në disa shkolla të ngulimeve arbëreshe. Brezat e rinj që ndjekin shkollat ​​e detyrueshme (fëmijët e moshës 3 deri në 18 vjeç).

Për secilën komunë arbëreshe ku janë bërë kërkime janë regjistruar këto të dhëna:

Acquaformosa

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

14 (quattordici) su 28

Scuola Secondaria Di 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

11 (undici) su 12

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 6 ai 13 anni presenti a ACQUAFORMOSA

Su 40 alunni 25 parla l’ARBERESHE (62,5% del totale)

Civita

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

0 (zero) su 26

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 6 ai 10 anni presenti a CIVITA

Su 26 alunni 0 parla l’ARBERESHE (0 % del totale)

Firmo

Scuola Dell’infanzia: (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

2 (due) su 29

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

22 (ventidue) su 67

Scuola Secondaria Di 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

29 (ventinove) su 52

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 13 anni presenti a FIRMO

Su 40 alunni 148 parla l’ARBERESHE (27 % del totale)

Frascineto

Scuola Dell’infanzia: (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

1 (uno) su 16

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

1 (uno) su 47

Scuola Secondaria DI 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

14 (quattordici) su 55

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 13 anni presenti a FRASCINETO

Su 118 alunni 16 parla l’ARBERESHE (13,6% del totale)

Lungro

Scuola dell’infanzia : (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

26(ventisei) su 46

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

37 (trentasette) su 62

Scuola Secondaria DI 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

43 (quarantatre) su 48

Scuola Secondaria di 2° liceo scientifico : (alunni da 14 a 18 anni) i ragazzi che parlano

l’arbereshe risultano:

39 (trentanove) su 54

Scuola Secondaria Di 2° Ipsia : (alunni da 14 a 18 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe

risultano:

32 (trentadue) su 63

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 18 anni presenti a LUNGRO

Su 273 alunni 177 parla l’ARBERESHE (64,8% del totale)

S. BASILE

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

0 (trentacinque) su 13

Scuola Secondaria Di 1° : (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

1 (quarantuno) su 7

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 6 ai 13 anni presenti a S.BASILE

Su 20 alunni 1 parla l’ARBERESHE (5 % del totale)

Spezzano Albanese

Scuola Dell’infanzia : (alunni da 4 a 5 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

5 (cinque) su 109

Scuola Primaria: (alunni da 6 a 10 anni) i bimbi che parlano l’arbereshe risultano:

35 (trentacinque) su 279

Scuola Secondaria Di 1°: (alunni da 11 a 13 anni) i ragazzi che parlano l’arbereshe risultano:

41 (quarantuno) su 183

Dai dati registrati emerge che i ragazzi dai 3 ai 13 anni presenti a Spezzano Albanese

Su 571 alunni 81 parla l’ARBERESHE (14,2% del totale)

Për sa i përket shkollave të S. Demetrio Corone (S DEMETRIO – S. SOFIA – S. GIORGIO – S. COSMO – VACCARIZZO) janë duke u përpunuar por deri tani  Drejtori i Shkollës nuk ka dhënë mundësinë  të bënte një regjistrim për njohjen e gjuhës arbëreshe  si në ngulimet e lart përmendur- thotë Tommaso Ferrara.Mendojmë se deri në fund të vitit ky censiment do të plotësohet.  

Shpesh pyes veten si ka mundësi që kjo Arbëri të “katandiset” e të asimilohet në këtë gjendje kur jo më pak se  40 vjet më parë  fëmijët në familjet e arbëreshëve viheshin në ndëshkim nësë flisnin në shtëpi italisht?. Nuk po zgjatem dhe të flas për faktorët, politik,  gjeopolitik, social, istituzional, apo globalizimi(e midis shumë shkaqeve, faktori bazë, familjet  arbëreshe ku prindërit  kanë pushuar së foluri arbërishten në familje), shkaqe, që ndikuan të arrihej në këtë gjëndje e cila  paraqitet sot Arbëria.  Por Lind Pyetja a është në gjendje një Arbëri në “agoni” e shpallur nga Unesco me  gjuhë në rrezik zhdukje të vendosi fatet e saja?  A duan arbëreshët të ruajnë gjuhën e tyre lokale,  e të krijojnë një Gjuhë të përbashkët nacionale mbështetur në 52 të folurat arbëreshe, dhe ku nuk arrihet nëpërmjet arbërishtes të plotësohet  me gjuhën shqipe? 

Arbëreshët janë vëllezër me shqiptarët, por ata janë edhe me një kulturë “ndryshe” prej tyre 

Ku qëndron ky ndryshimi?  

Arbërshë të Italisë,  jetojnë 600 vjet larg prej  territorit nga të cilët u larguan. 

Ata janë emigrantë shqipfolës, ardhur nga gadishulli shqipfolës nga fillimet e shekullit  – katërmbëdhjetë- pesëmbëdhjetë e deri  me emigrimin e fundit të Vila Badessa 1743.

Arbëreshët  kanë kulturë bizantine,(ata që nuk u asimiluan në ritin latin) e  ruajnë ende sot  ritin e  Kostandinopojës, të përmbledhur në dy  Diogjeza; Ungra dhe Hora e Arbëreshvet. Nga pikpamja juridike  janë  nën juridiksionin e Papës në Romës dhe për kët janë një popull Unik në rruzull. 

Arbëreshët kanë një kulturë 600 vjeçare në territorin Italianë. Ky popull i mëncur, i butë por edhe fort ka dhënë një kontributë të pashlyer shtetit Italian si në Bashkimin e saj, në formimin e saj e deri në krijimin e kushtetutës së saj. 

Arbëreshët  në kulturën e tyre kanë simbole identiteti si; kostumi grave,(ndërsa burrat nuk kanë trashëguar kostumin e tyre), kanë shumë fjalë  në arbërisht që nuk janë as fjalë që përdorim në shqipen standarte, por nuk janë as huazime rajonale, as italianizma, dhe pikërisht për këtë të fundit ata përbëjnë  edhe një pasuri për fjalorin Arbërisht. 

Kontrastet midis të folmes arbëreshe “ Arbërishtja” dhe Botës akademike  

Siç përmendem edhe më sipër Arbëreshët konsiderojnë gjuhën e tyre, ARBËRISHTJA që nuk konsiderohet si  gjuhë shqipe e sotme.  

Kë quajnë ata “ Arbërishte”? Komunikimin e tyre, në  afërsisht 30 ngulime, të përcjellë  gojarisht nga prindi tek fëmija  për rreth 600 vjet. Të folmen e tyre lokale  ata e quajnë  Arbërishte dhe  kanë proklamuar se Arbërishtja nuk duhet të konsiderohet prej akademikëve as varjant as dialekt  i gjuhës shqipe, por Arbërishtja të konsiderohet GJUHË me plot kuptimin e fjalës .

Le të shohim në formë empirike ku qendrojnë këto mospërputhje,paradokse dhe  kontradita mes asaj që duan arbëreshet, dhe atë që ofrojnë istitucionet akademike.  

  1. Katedra gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Itali e konsideron Arbërishten, varjant ose ndryshe Dialekt të gjuhës shqipe, ndërsa populli arbëresh e konsideron Arbërishten gjuhë në plot kuptimin e saj, dhe kjo paraqet një paradoks. 
  2. Ligjit 482\99 që tutelon arbëreshët, me TERMIN ARBËRESH të shtatë krahinat  të karakterit historik me gjuhën minoritare “arbëreshe”  ndërsa  Katedrat e gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Kalabri, Sicili, Napoli e gjetkë flasin ende me termin  “Gjuhë shqipe”, duke konsideruar faktin se  “Gjuha Shqipe” nuk është e mbrojtur nga ky ligj. Pra  shteti të tutelon, të mbron e të njeh fonde vetëm  nëpërmjet  ligjin 482\99, nëse ti do t’iu mësosh fëmijëve “Arbërishten”  dhe jo  Gjuhën e sotme shqipe standart!  
  3. Katedrat në Kalabri, apo në Napoli,  vite me rradhe janë marrë më tepër me studime e doktoratura, student shqiptar, pedagogë për kërkime shkencore, e  nga këto katedra  kanë dalë  mësues ku mësohej shqip, por  ligji  482\99 kërkon mësues që të njohin gjuhën arbërishte.
  4.  Nuk gjenden më katedra të mirëfillta për mësimin e gjuhës arbërishte ku të “fabrikohen” mësues për gjuhën dhe kulturën arbëreshe 

Ç’farë ofron bota akademike për arbërishten?

Le të prekim disi Kalabrinë meqënse popullsia më e madhe është e përqëndruar atje. 

Sot për sot  për mësimin e gjuhës arbëreshe në Kalabri janë në qarkullim dy tekste “Alfabetizzazione” në dy volume publikuar në vitin 2000,  si edhe  teksti  Arbërisht? Përse Jo?  Kurs i shkurtër në gjuhën shqipe (?) botuar në 2022-2023. Të dyja deri diku kanë patur mbështetjen e katedrave. Alfabettizzazioni u realizua nga shefi i Katedrës gjuhës dhe letrsisë në Napoli profesor   Italo Fortino, ndërsa Arbërisht? përse Jo? Mbështetur nga Universiteti i Kozensës me drejtuesin e Katedrës gjuha dhe kulturës arbëreshe. 

 A është i mjaftueshëm një tekst kursi për të mbajtur gjallë gjuhën arbëreshe apo lind nevoja urgjente e  Unifikimit të arbëreshtes për sistemin shkollor? 

  1. Nëse ligji  iu ufron arbëreshëve mësimin e gjuhës arbëreshe,(edhe pse në formë jo të detyrueshme) lind pyetja se cilën arbërishte do të studjohet në shkolla kur ende nuk është arritur njëhësimi  i arbërishtes? 
  2.  RAI në Itali  nëpërmjet Gazzetës Uficciale  dhanë mundësinë e përdorimit të arbërishtes në Gazetari si edhe në radiofoninë . Pyetja lind se  në cilën arbërishte do të flitet dhe  “sottotioli” në cilën  të foleme  do të vendosen? Nuk mund të vendosen nëntitujt në arbërishten lokale sepse  nuk është e mundur të realzohen 52 të folme duke konsideruar që janë 52 ngulime? Pra mungon gjuha e Unifikuar.  
  3.  Si mund të  mësohet në kurrikulat shkollore Arbërishtja (kujdes, tham se arbërishtja  nuk është gjuha shqipe standarte), kur  akademikët me katedrat e tyre  nuk kanë realizar  produktet gjuhësore si fonetikë, morfologji, sintaksë etje. 

Kanë kaluar mbi tre dekada dhe Gjuha arbëreshe është lakuar dhe stërlakuar, është abuzuar mbi të, është mistifikuar ndaj saj, shumë kanë përfituar në emrin e saj, kjo  është e turpshme por është akoma më e turpshme që po kalon koha,arbërishtja është në tehun e thikës së asimilimit të saj dhe asgjë nuk po bëhet nga istitucionet për unifikimin e saj!  

A egziston ndonjë mundësi  apo ndonjë model që arbëreshët duhet ndjekur për unifikimin e e këtyre 52 qytezave?

Një model që mund të ndjekin, bota abëreshe ndoshta e ka gati, dhe mund të jetë modeli që zgjodhi Kisha arbëreshe Bizantine në Kalabri, Eparkia e Ungrës. Por le të njohemi disi me këtë “Model”

Cila  është Eparkia e Ungrës dhe si arriti përdorimin e gjuhës unifikar arbëreshe?

Eparkia e Ungrës bënë pjesë në kishën Arbëreshe pjesë përbërse e tre rretheve: 

Diogjesa e Ungëres, themeliuar në 1919, 

Diogjeza e Piana degli Albanesi\ Hora e Arbëreshëvet 1937, 

dhe GrottaFerrata e cila ishte krijuar në vitet 1000 nga Bizantët San Nili.

Trasformimit në kishë arbëreshe ishte se në të shkuan  monakët e Mezzojuzos, në shekuj  u frekuentua nga shumë studiues të botës  arbërshe, dhe Papa iu dha mundësinë që kjo Eparki të kthehej në Italo shqiptare. 

Sot kjo kishë arbëreshe është mbyllur dhe i ka kaluar një kardinali të ritit katolik.   

Dallimi midis Eparkisë së Ungrës dhe Piana degli alanaesi nga ajo e GrottaFerrata  

Nëse dy Eparkitë ajo e Ungrës dhe ajo e Horës së Arbërshëve lindin si kisha  Italo- Shqiptare, 

Kisha e Grottaferratës ishte një kishe greke- bizantine. Ajo nuk lindi si kishe arbëreshe, e tillë u  kthye më  vonë, por asnjëherë nuk pati të njejtat karakteristike, me dy eparkitë. 

Karakteristikën e parë ndrzshe e kemi nëse shohim artikull 349\ dhe 350 të Sinodo Eparkiale të 2010 ku shprehimisht thuhet se Eparkia  Grottaferrata është e ritit Italo- Grek , ndërsa dy Eparkitë e tjera lindnin si kisha Arbëreshe.  Dy Eparkitë mbajnë ritin e Kostandinopojës gjë e cila nuk ndodhi me kishën Greke bizantine të Grotaferratës. 

Si arriti të krijohej një Koine për unifikimin e arbërishtes në Eparkinë e Ungrës. 

Në vitin 1919 Krijohet Eparkia e parë arbëreshe në Ungra. 

Dua t-iu kujtoj faktin historik se, pasi Istituti i Shën Adrianos ku formonte briftin Bizantin  u kthye në një Institut laik, formimi i prifërinjëve të ritit bizantin, kryhej nëpërmjet dy formacione 

Një grup priftërinjësh, vinte nga formacioni  prej Seminarëve  latin siç ishte ajo e Cassano, Rossano etje  dhe  më vonë shkonin në koleggjin Grek në Romë ku pajiseshin me studimet bizantine

 Grupi tjetër i prifërinjëve,  formoheshin që të vegjël , dhe  fillonin në seminarin San Basile, kalonin për Grottaferrata, pastaj në Kolegjin grek të Romës.  

I pari peshkop i Eparkisë  së kishës arbëreshe ishte Giovanni Mele. Formacioni i tij ishte nëpërmjet seminarve latin, dhe më vonë formacion bizantin.  Mele ishte në moshë të re, dhe inteligjent  kur u vendos në krye të  Eparkisë.

Gjiovanni Mele,ishte kundër përdorimit të arbërishtes në liturgjinë bizantine.   

Në vitin 1965- 1966, Mele e konsideronte gjuhën arbërshe një gjuhë të varfër jo me vlerën e duhur për të përkthyer liturgjinë. Në Bolletinin eklaziatik të vitit 1965 dhe me në  12 shtator 1963, faqja  2118, Giovanni Mele shprehet  se gjuha shqipe është një gjuhë e varfër, dhe ndoshta   jo të denjë për të zëvendësuar greqishten e vjetër në liturgji dhe nuk  bënte pjesë e asaj rryme që liturgjia të përkthehej në gjuhën arbëreshe. Bolletinit eklaziatik të cilën ai themeloi në 1925 shkruhej  vetëm në italisht. 

Profesor Solano, ishte pro përkthimit të liturgjisë në gjuhën shqipe. Solano veprat e tij të para ishin në arbërishten e të folmes lokale. Kontakti me Prof Camaj, Koliqin dhe me botë shqiptare, përforcoi gjuhën shqipe dhe themeloi dhe trejtoi katedrën e Gjuhës shqipe në Kalabri. Solano ndryshe nga Mele konsidernoi gjuhën arbërshe të pasur, gjuhë shpirtërore edhe e popullit arbëresh. 

Edhe A. Bellusci, Ferrara, Emanuele Giordano, e shumë të tjerë ishin pjesë të atij korrenti që të bëhej  në  arbërisht ishte. 

Krijimi i një Koinè të përbashkët 

Pas shumë përpjekjesh Eparkia e Ungrës me parrokjet e saj në disa krahina të Italisë,  besimtarë të saj votojnë që të krijohet një gjuhë e përbashkët, duke u mbështetur në të folmen e lokale. 

Kjo gjuhë e përbashkët e Kishës shqipatre bizantine u krye mes besimtarëve të saj në 1968 

Përkthimi i liturgjisë në arbërisht 

Zoti Emanuele Giordano, njohës shumë i mirë i greqishtes së lashtë me të cilën ishte shkruar liturgjia dha ndihmën kryesore në përkthimin e saj.

Liturgjia u përkthyer në arbërisht. I madhi Ernest Koliqi e konsideroi këtë akt një ndërrnarrje sa të vështirë por edhe aq të rëndësishëm. Kështu kisha  arbërshe arriti në unifikimin e gjuhës.  

Unifikimi i gjuhës arbërishte  i mbante besimtarët më të bashkuar. 

Nje tjter peshkop i cili ishte revolucionar i kishës arbërshe bizantine ishte Stamati. 

Sipas Dekretit “Stamati “ të 1968, Arbëreshët duhet ta mbanin liturgjinë e tyre në arbërisht, greqisht, ndërsa në Italisht do të kryej vetëm me leje të Peshkopit. 

Më vonë pas vdekjes së Stamatit, një tjetër Peshkop u vendos në  Ungëra i quajtur  Lupinacci, i cili kishte kryer nga misionin e tij pranë në Eparkinën e Horës së Arbëreshëvet në Sicili, dhe  kthyer në Kalabri. Në Sicili Lupinacci ishte ndeshur me  revistën” Fjala e tim Zot”, dhe tani në Kalabri së bashku me AT Belluscin themeluan në 1989 Revistën dy gjuhësh  Lajme – Notizie. 

Arsyeja që kjo  detyrë iu ngarkua At A. Belluscit, ishte se At Belusci ishte i vetmi që  rezultonte i rregjistruar në “Oridine dei giornalisti”, të asaj kohe  ku pesë vjet më parë kishte themeluar revistën “Lidhja”. Edhe sot  At Bellusci është ende Drejtor i kësaj reviste themeluar në 1989. 

Kjo revistë ishte  e para revistë në gjuhën arbëreshe dhe përmbante artikuj jo vetë të mbarë botës arbërshe por edhe atë shqiptare. Në numërin e parë të saj shohim At Belliscin që shkruan për çështjen e Kosovës, dhe në vijim do të shohim  peshkopin Lupinacci i cili  së bashku me At Belluscin shkonte dhe takonte, arbëreshët e Molize, Kampagna, Bazilikata të cilët kishin  humbur ritin. Lupinacci nuk i përjashtonte, por kundrazi hapte krahët dhe kryente meshë në arbërisht dhe komunikonte në arbërisht. Për Lupinacci nuk egiston se je i ritit Bizantin apo latin, atij i intersonte Gjuha arbëreshe. Të ruhej Gjuha. Vëllezër të të njejtës gjuhë, atë arbërore.  

Në vitin 1995-1996 mblidhet Asamblea Eparkiale në Ungra, ku në të merrnin pjesë, shoqata katolike, studiues, besimtarët e parrokjeve bizantine, ku midis të tjerave në konkluzion lanë në fuqi “Dekretin Stamati” në të cilën thuhej se vetëm në Villa Badessa,(ngulim ky arbërsh) duhet të përdorte liturgjinë jo vetëm në shqip dhe greqisht por edhe në italisht. Dua të shtoj se është shumë interesante se si ky ngulim, që ishte edhe i fundit ngulim arbëresh themeluar në 1743,  ishte edhe ngulimi i cili u asimiluar më shpejt në gjuhë por jo në rit.  

Në 1990 Emanuele Giordano, përkthen edhe një pjesë biblës në arbërisht, disa salma, e këngë. Edhe kjo ishte një sukses i madh  duke konsideruar faktin se Emanuele Giordano ishte edhe krijuesi i Fjalorit arbërish që në 1962, dhe puna e tij ishte nga më të mirat.

Në vitin 2010 u mbajt Sinodo Intereparchiale në Ungra. Merrnin pjesë tre Eparkitë që ndodhen në territorin italian. Eparchia \ Diogjeza e Ungrës, Diogjeza e Piana degli Albanesi, Grottaferata  Romë (për herë të parë, ata  ishin mbledhur në vitin 1945. Në këtë Sinodo do të lexojmë artikullin 349,  ku thuhet qartë se në liturgjinë bizantine në gjuhën greke, gjuhe e cila nuk është e kuptueshme për popullin, ku vetëm disa vite më parë u bë e mundur përkthimi nga italishtja në shqip.  

Në vitet 1990 për mbajtjen gjallë të gjuhës Eparkia e Ungres  krijua edhe një “fletushkë e së Djelës”, të cilën Eparkia u shpërndan besimtarëve e saj bizantin çdo të djelë. Janë 52 fletë, çdo flet dhe argument për secilën javë të vitit. 

Peshkopi Donato Oliveri, Peshkop i ditëve të sotme, misioni i tij kryesor është Gjuha. Pavarësisht se je i ritit latin apo bizantin kushdo arbërsh që do të mësoj gjuhën vë në dispozicion tektin dy volume të Alfabetizzazionit Falas. 

Le të kthehemi tek Unifikimi i arbërishtes. Lind pyetja; Ku qëndron vështirësia që akoma arbërshët  nuk kanë një gjuhë të unifikuar kur egziston një Model,si  ai i Kishës, apo modeli që zgjodhi edhe katedra e Gjuhes në Napoli me shefin e Katedrës së asaj kohe Italo Fortina, kur nxorrën dy volumet  “Alfabetizzazioni”, edhe pse nuk mohoj  se këto dy volume kanë rëndësi të rishikohen, të modifikohet edhe për ndonjë fakt historik apo  përmbajtjen e ndonjë dogme. Por nga pikpamja gjuhësore mendoj se  janë dy volume që kanë vlera gjuhësore

Dikur priftërinjë albanologë e shkencëtarë, sot kisha arbëreshe me probleme të saj 

Nuk themi se edhe Kisha arbëreshe po mban atë pishtarin e flaktë të Kishës arbëreshe si dikur kur priftërinjtë ishin albanolog, dhe parrokjet e tyre ishin shkolla të vërteta ku mësohej gjuha dhe kultura arbëreshe. Sot edhe Kisha arbërshe është prekur nga një krizë e thellë. 

Janë reduktuar meshat në gjuhën arbëreshe, në disa kisha si ajo e Shën Baziles\ San Basile, ku  mesha thuhet vetëm në italisht dhe jo më në arbërisht. Besimtarët në gjuhën arbëreshe janë tkurrur shumë,  dhe mesha në shumë kisha  kërkohet në gjuhën italiane, për shkak të mos kuptimit të gjuhës. 

Nga 40 priftërinjë që përfaqësojnë kishat arbëreshe 20 prej tyre janë të huaj me popullsi  rumene, gjë e cila duke mos i përkitur etnisë arbërershe e kryejnë këtë rit dhjesht si profesion dhe jo me pathosin e “senso di appartenenza”. Të paktë janë ata priftërinjë arbëresh që janë në fron për të mbajtur gjallë gjuhën, mund të permendim këtu Kishën në Shën Kostandino Albanese një djalosh i ri Giampiero Vaccaro i cili nuk mbyllet vetëm në sherbesa eklaziatike por u mëson arbërisht dhe mban gjallë botën arbërore në rit dhe gjuhë, në këtë ngulim arbëresh.  

Arbëreshët përballen mes vështirësive dhe me sakrifica arrijnë të mbajnë gjallë gjuhën, kulturën  

Arbërshët kanë demostruar gjithmonë dashurinë për gjuhën e të parëve të tyre, edhe pse me shumë vështirësi ata kanë hapur të ashtuquajtur KURSE,  për mësimin e gjuhës  arbërshe.  Kur mendoj vështirësitë sjellë ndërmend Prof Agostino Giordano, një individ që i ka dhënë shumë botës arbërshe,  që  ende sot, mban me shumë përpjekje revistën e tij në arbërisht  “Jeta Arbëreshe”, nuk nuk mund të anashkaloj prof Dimetrio Emanuele dhe revista e tij “ Katundi Yn”,  Costandino Bellusci, me fjalorët e tij, mësuesi i palodhur Karmine Stamile,Professorin e Piana degli albanesi Zef Skiroi di Maggio,  por edhe individ si  Padre Lanza, Vicenzo Cucci, Cettina Mazei, të ndjerin Zef Chiaramonte, Fernanda Pugliese, Annunziata Bua, e shumë mësues  të të tjerë të botës arbërshe, përfshirë edhe Sicilinë.  

Siç shohim Arbërisë NUK I MUNGOJNË INTELEKTUALËT, STUDIUESIT, HULMTUESIT, shoqata  apo individë në Sicili, Molise, Abruzzo, Puglia, Campagna, Bazilicata.

Kalabria është prezantuar me e dy federata UNIARB E FAA, me presidentët e tyre Damiano Guagliardi e Italo Elmo, janë gjithësej 70 shoqata. Nëse i pyet ata të përgjigjen se  i vetmi istituzion që kanë gjetur disi mbështetje deri tani  ështa QSPA në Tiranë me drejtoreshë profesoreshe Diana Kastrati, e cila mundohet që tiu japi këtyre arbëreshve hapsirë për punën që bëjnë  këta arbëresh të sotëm, të cilët përballen me vështirësitë e asimilimit, që ata të ndihen të gjallë, se këta njerëz nuk meritojnë të jenë  “invisibile”,  sepse nuk janë as inferior, dhe as pushtuar nga deliri i madhështisë,  por këta individë, janë ai popull,  që fal tyre egziston Arbëria!   

Kjo Arbëri, me një mori njerëzish që në forma të ndryshme kanë demostruar që janë në shërbim të saj që ajo mos të shuhet. Ata janë studies, gazetarë, poet, divulgator, artistë të artit, Teatërit, koreograf, disa prej tyre mund ti përmendim:  Fancesco Marchianò, Genaro de Cicco, Franceso Perri, Mario Massaro, Angelo Luzzi, Mario Bellizzi, Arkitekti  Attanasio Pizzi,  kritiku letrar Mario Guido, Vicenzo Perrelli,  divulgatori Calogero Raviotta, poetesha dhe biblotekaria Giusi Skiro,  divulgatori Lino Parrino, Giorgio Cuccia,  Mësueset Klaudia e Sara në Hora e Arbëreshëvet. Prof Tommasia në Kontessa Entellina,  Anna Stratigo dhe grupi i saj Vuxhe grash, Ambrogio Bellizzi,  mësuesja Maria Antonietta Rimoli, Lucia Martino me teatrin e saj, av Ylli Pace,  Mikele Greco divulgator i kulturës arbëreshe,  Emanuele Rossanova shembulli i arbëreshit që gjuha do të jetoj, artistët  Santino de Bartolo,  Rocco Marco Moccia, Mimmo Imbrogno, në rrjet si Franco Vasto, Nicola Mele, e shumë e shumë të tjerë që Arbëria është krenare për ta!   

Në vijim, tre Abetare që kemi vënë në përdorim  viti 1996, 1999, dhe  2001 Alfabetizzazionin  të cilat i kemi vënë në përdorim pranë Bibliotekës A. Bellusci. Ku ishin krijuar dy gruppe fëmijësh. Njëri grup me fëmijë arbëresh  dhe tjetri me fëmijet e diasporës. 

Ishin të parat abetare që mundëm të fusnim nga Shqipëria, dhe siç e shikoni  abetare të përdorura që mban përsipër edhe emrin e nxënëses që e ka patur. 

Shumë fëmijë emigranti  nisën të shkruanin dhe të lexonin shqip, në e Kozencë, ku Ishte në fillim At Bellusci dhe më vonë në Bibliotekën A. Bellusci  ku  hapëm pika mësimi për arbërisht. 

 Ju lutem mos gjykoni mirëmbajtjen e këtyre abetareve të cilat vinin nga Shqipëria dhe që me shumë siklet i gjenim në  ato vite. Ishin kohë revolta dhe mezi lëvizje nëpër Shqipëri, ku edhe vet shqiptarët kishin mungesë teksti. Kush i ka përjetuar ato momente, me siguri  i kujton ato vite kur populli shqiptar nuk kishte abetare, tirazhi siç e shikoni  ishte vetëm  80.mijë kopje. Siç e shikoni edhe kjo është pjesë, është pjesë asaj  historie të pashkruar, por  le ta rrëfejmë  një herë tjetër. 

Pushime të mbara të dashur kolegë, dhe sfida të tjera na presin mbi botën arbëreshe me shpresën që të gjithë bashë Istituzione, akademi, grupe, federata, shoqata, të gjithë së bashku për të mirën e Arbërisë të arrihet Unifikimi i arbërishtes, të 52 ngulimeve. Të  hapen klasa ku fëmijët arbëresh të studjojnë gjuhën arbërore në shkollat e shtetit. 

Një punë të madhe duhet të bëhet me nënat, të cilat të sensibilizohen dhe të rregjistrojnë fëmijët e tyre në shkolla por edhe vet të marrin pjesë në kurse që gjuha të flitet në familje.

Jemi me fat që të parët tanë janë folur një nga gjuhët më të lashta dhe gjuhën më të lashtë që sot për sot mbi jeton. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse këtë fat ta kishin, Anglezët, Gjermanët, Francezët, etje

Prandaj sa më shumë gjuhë të huaja por, mos lini gjuhën shqipe, gjiuhën e tingullit të fjalës një rrokshe, gjuhën e natyrës. 

Ornela Radovicka 

Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën arbërshe themeluar nga  A. Bellusci 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240601-WA0023.jpg

At Bellusci  qershor 2024,duke u dhënë një leksion mbi fjalët arbërshe. Gluha\gjuha, pjaku\plaku, klish\Qisha, dora, buka, uji, hunda, koca\ koka, gota\ qelqi 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240122-WA0075 (2).jpg

Shkolla arbëreshe Piana Degli Albanesi\ Hora Arbëreshe, mësuese Sara Janar 2024 

Tre tektet e përdorur si për fëmijët në diasporë ashtu edhe për arbëreshet 

C:\Users\iljas\Downloads\20240610_114703.jpg

Viti 1997.Gramatika-Drejtshkrimi-Gjuha shqipe e folur dhe e shkruar 

C:\Users\iljas\Downloads\20240610_114451 (3).jpg

Abetare e vitit 1995,tirazhi 80 mijë kopje. Nuk plotësonte as nevojën e Shqiptarëve në ato vite. 

Nuumëri i parë i Bolletini eklaziatik 1925, Peshkopi Giovani Mele 

Gazeta Notizzie \Lajme . nr i parë 1-6  viti 1989. Drejtori i saj At . A. Bellusci, edhe pse një gazetë eklaziatike, trajtoheshin tema të karakterit laik.Në numërin e parë të saj At Bellusci trajton temën  mbi çështjen e Kosovës.   

Filed Under: Reportazh

GËRSHËRA E ARGJENDTË

June 27, 2024 by s p

Kristaq  BALLI

George D. Boria (1903-1990) (i njohur ndryshe edhe si “Bratko”) konsiderohet si një nga fotografët e suksesshëm shqiptaro – amerikanë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e pasqyrimit të ngjarjeve të Luftës II Botërore dhe pas saj, fillimisht në Europë e më tej në rajonet e Lindjes së Largët (Japoni, Kore, Tailandë, Tibet, Vietnam, Kamboxhia, etj) ku ai ushtroi aktivitetin e tij fotografik posaçërisht si fotograf zyrtar pranë komandantit të Shtabit të Gjeneralëve të Fuqive Aleate, gjeneralit të famshëm amerikan Douglas McArthur. Ai punoi edhe më tej në Japoni si fotograf deri në vitin 1961. Njihet edhe si fotografi i familjes perandorake Hirohito.  Pinakoteka e tij prej më se 30.000 foto e negativa  është dhuruar  prej tij Memorialit të gjeneralit strateg McArthur në Norfolk, Virxhinia, ShBA. Veç shumë serive fotografike të ruajtura në disa muze e institucione të njohur amerikanë, si dhe në Muzeun e Artit Oriental “Bratko”, Korçë, nga ky koleksion, para pak kohësh,  janë botuar tre katalogë  luksozë me foto me ngjyra nga situata dhe rimëkëmbja e Japonisë pas Luftës  II Botërore (1947-1961), të cilët kanë patur një jehonë të gjerë në opinionin japonez e më gjerë. Veprimtaria e tij fotografike është pasqyruar edhe në shtypin shqiptar, ku ai vlerësohet si një prej fotografëve që ka një vend nderi në aradhën e fotografëve shqiptarë të shek. XX. 100_2972.JPGDOUGLAS McARTHUR.jpgBANJE JAPONEZE.jpg

Gjithashtu në Shqipëri ai njihet si një prej filantropëve të mëdhenj, pasi i la me testament qytetit të Korçës Muzeun e Artit Oriental “Bratko”, godinën e re të ndërtuar prej tij  dhe koleksionin vetiak të pasur, të  rrallë e ekzotik me objekte nga arti dhe etnologjia e vendeve të Lindjes së Largët, i vetmi i këtij lloji në Ballkan.MUZEU BRATKO.jpgBRENDI E MUZEUT BRATKO.jpg

Por George D. Boria njihet gjithashtu si artist i suksesshëm në një zhanër artistik figurativ shumë të veçantë,  origjinal e autentik të quajtur “scissors” (prerje me gërshërëz), me të cilin ai u bë i njohur dhe penetroi në studiot e mëdha hollivudiane si teknicien dhe piktor realizuas i filmave të atëhershëm “cartoon” duke dizenjuar karaktere personazhesh të dashur për fëmijët. Ai ka punuar si artist krijues në filmat e animuar  të studiove  hollivudiane “Cuby the Bear”, “Lost World” , “Tony the Cub” që rivalizonte filmin e njohur sot si  “Miki Maus”, etj., me çrast ai u bë i njohur dhe jehona e famës së tij u pasqyruar edhe në shtypin  amerikan e atë të Korçës të viteve ’20, që e cilësonte  si një “artist me famë të çkëlqyerë në Hollivud…” (Gazeta “Zëri i Korçës, 20.07.1929)KATALOGET.jpg

Në Muzeun e Artit Oriental Bratko, krahas të tjerash, ndodhet një cikël me 10 punime të tij artistike në zhanrin “scissorets”, apo “silhuette” (siluetë) nga qindra e qindra të tilla që ai ka realizuar gjatë dy dekadave të para të aktivitetit të tij në ShBA. SCISS 1.jpg
1.jpg

Në vitin 1921 kur ishte vetëm 18 vjeç ai emigroi nga Korça  në ShBA i pajisur me talentin e tij artistik të një “pikture” grafike të veçantë  e rrallë të lëvruar edhe në ShBA. Tepër optimist, kurajoz, i vendosur, i sigurt, i pasionuar e erruptiv,  krahas shkollës, edukimit, kultivimit, punës në fushën e kinematografisë së animuar, ai e lëvroi masivisht shpikjen e pikturës së tij “scissorets”  së cilës i nevojitej vetëm një gërshërëz dhe një talent e dorë mjeshtri, me të cilat ai krijonte profile e  karaktere portretesh grafike, torse, silueta e figura të plota të bazuara në tipare, detaje e elementë të veçantë tipike  e origjinale dhe të rikrijuara me fantazi e lirizëm e humor të jashtzakonshëm artistik. Ai i realizonte ato spontanisht e privatisht për njerëz të zakonshëm  apo figura publike që pranonin, i dëshironin dhe i pëlqenin  ato. Madje, në San Francisko, për këtë qëllim, ai kishte edhe një studio ku i punonte, por njëkohësisht ai realizoi ato edhe duke shëtitur në shumë shtete të Amerikës si dhe në udhëtimet e gjata me vaporët turistikë sidomos gjatë viteve të depresionit, kur të pasurit lundronin me to për t’u shplodhur e rigjeneruar gjendjen e rëndë shpirtëtore. Me to ai ka krijuar një galeri tërë personazhesh nga të gjitha grupimet shoqërore amerikane të asaj kohe.3.jpg

Boria shprehej për teknikën e tij se … “Ka diçka magjepsëse për siluetën, që është e vështirë ta përcaktosh. Ndoshta imagjinata jonë befasohet nga fakti që shumë detaje të vogla është e nevojshme të lihen jashtë(të harrohen) në bërjen e një siluete. Silueta ka formë ose model, por ajo nuk ka drita dhe hije, si në pikturat e tjera – dhe, prandaj, jemi të prirur të çuditemi se çfarë natyre është përcaktimi i këtij përjashtimi(harrese); ose, ndoshta, siluetat na interesojnë pasi ato ngjajnë me misterin që na rrethon gjatë natës. Sepse kjo ndodh vetëm gjatë natës, ose në mugëtirë të thellë, kur ne i shohim ato në jetën reale”. (Online) Pas 20 vitesh krijuese artistike në këtë zhanër pikture, Borja pohon  se në vitin 1940 “Lashë gërshërën time të argjendtë dhe kurrë nuk e mora atë. Sepse kishte aq shumë gjera të tjera për të bërë” (nga një intervistë e tij e gjatë në gazetën Montgomery Journal, 31 Gusht, 1989, pra pak muaj para vdekjes)2.jpgUntitled 3.jpg

Si dëshmi simbolike, tejet e përkryer e  domethënëse e këtij aktiviteti krijues artistik, së fundi,  më ka rënë në dorë një foto e rrallë dhe e panjohur deri sot në opinionin shqiptar,  e cila shpreh në mënyrë sintetike të gjithë  botën artistike të artit “scissorets”, por edhe përsosmërinë e kompozimit  e pasqyrimit të marrëdhënieve të vetë artistit me personazhin a modelin, veprën dhe mjetet e punës. Një fotosimbol i rrallë që thotë gjithçka që me vështrimin e parë.

Djaloshi në foto është autori vetë, pra G. Boria. Shumë simpatik  e fotozhenik, një xhentëlmen i vërtetë,  me tipare mjaft të bukura, origjinale  e tërheqëse të portretit të tij të mermertë, ku mjekra e vogël, buzët e holla, hunda e rregullt e në proporcion të përkryer me fytyrën, sytë e vegjël, të zinj zhbirues që harkohen nga vetulla po aq të zeza, xigomatikët e balli i lëmuar prej ku kurorëzohet  një brerore flokësh të zinj të ndritshëm e të valëzuar, ëmbëlsia e  pamjes e  ndriçuar nga një rrezëllim shpirtëror thuajse engjëllor  brishtësie, dëlirësie, pafajësie e sinqeriteti, pra gjithçka e gdhendur bujarisht deri në përkryerje, nuk mund  të mos joshnin vëmendje e kërshëri. Pse jo,  portreti i tij  i ngjan kartolinave të artistëve hollivudianë, të cilët ishin idhuj bukurie e simpatie të asaj kohe, veçanërisht nga vajzat a zonjushat e përkora e adhuruese pas tyre.  Në dorën e djathtë mban gërshërën e argjendtë, ndërsa në të majtën veprën e tij, siluetën profil të bukuroshes përbri, që është në fakt ylli i famshëm i kinematografisë  “Paramount Pictures”, Clara Bow, e cila me qëndrimin e saj impozant plot sharm sensualiteti,   i qëndron Georges si një partnere e vërtetë e një filmi hollivudian. Një kompozim unik fotografik që nuk mund ta përfytyrosh më organik e më mirë të  imagjinuar, kombinuar e realizuar, thuajse  si një kartolinë unikale e viteve ‘20. Nuk kemi të dhëna për autorin e shkrepjes së këtij kompozimi fotografik, por njohja e thellë e jetës dhe veprimtarisë së George D. Borias më siguron se ideja për këtë fotografi është e tij.GRAFIKE ECLARA BOW PARAMOUNT STAR.jpg

George D. Boria mbetet në historinë e personaliteteve të shquar shqiptaro – amerikanë si një artist, fotograf e filantrop i përmasave të epërme krijuese e humane.

■ ■  ■

Filed Under: Kulture

POETI I PËRJETËSUAR ME FJALËN

June 27, 2024 by s p

Në kujtim të poetit të madh Agim Doçi/

Nga Nikollë Loka/

Agim Doçi lindi në Shkodër me 9 maj 1948, në një familje shumë të njohur nga Mirdita, e cila kishte kontribute të rëndësishme kombëtare. Shkollimin deri në gjimnaz e vazhdoi në Shkodër, pastaj ka vazhduar studimet e larta në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike. Ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale, duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj. Në fund të viteve ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame”, si kryeinxhinier për energjinë. Pas viteve ’90 iu kushtua poezisë, artit, publicistikës dhe gazetarisë, duke kryer detyra të rëndësishme: drejtor i ATV Media Company në Zvicër (1999-2005); drejtor i Marrëdhënieve Publike, Informacionit dhe Shtypit në Ministrinë e Mbrojtjes (2013 deri kur doli në pension). Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1974 e në vazhdim.
Agim Doçi u bë një nga emrat më përfaqësues të muzikës shqiptare, popullore, të përpunuar apo asaj të lehtë. Talenti letrar i Agim Doçit u shfaq madhërishëm që në vitin 1974, kur mori pjesë për herë të pare në Festivalin e Këngës në RTSH dhe që atëherë, për pesëdhjetë vjet rresht nuk iu nda festivaleve të RTSH-së dhe veprimtarive të tjera muzikore kombëtare për të rritur e fëmijë, ku kishte krijuar një profil krejt të veçantë poetik e artistik dhe ishte nderuar me 50 çmime kombëtare. Vetë Agimi në një intervistë është shprehur:” Juritë më mësuan keq, më jepnin çmime gjithmonë, madje ka ndodhur që brenda festivalit këngët e mia kanë marrë çmimin e parë, të dytë dhe të tretë”. Vargjet e poetit Agim Doçi u ngjitën edhe në skenën muzikore më të madhe europiane. Me vargjet e këngës “Imazhi yt” dhe zërin e këngëtares së talentuar Anjeza Shahini, në vitin 2004 Shqipëria arriti të merrte renditjen më të lartë deri tani në Festivalin europian të këngës, duke u vlerësuar me 106 pikë dhe pozicionuar në vendin e 7 nga 24 vende konkurruese. Ndërsa kënga “Më merr në ëndërr”, e kënduar nga Kejsi Tola, me tekstin e Agimit, u rendit në vendin e 17-të në Eurovizionin e vitit 2009. Agim Doçi ishte autori i preferuar i teksteve të disa nga këngëve më të dashura të shqiptarëve: “E duam lumturinë”, kënduar nga Parashqevi Simaku; “Nata”, kënduar nga Aurela Gaçe; “Loçka jeme”, kënduar nga Albërie Hadërgjonaj; “A do të vish”, kënduar nga Luan Zhegu; “Ma ke prish gjumin e natës”, kënduar nga Sabri Fejzullahu dhe Ledina Çelo etj.
Bashkëpunimin më të madh poeti Agim Doçi e ka patur me kompozitorin Edmond Zhulali, Mjeshtër i Madh, me të cilin ka shumë këngë të festivaleve në Shqipëri, si dhe shumicën e këngëve kushtuar Kosovës. Janë mbi 100 këngë për luftën e Kosovës, ndër të cilat “A vritet pafajësia”, kënduar nga Leonora Jakupi; “Ti Shqipëri më jep nder”, kënduar nga Kastriot Tusha dhe Manjola Nallbani; “Marrshi i UCK-së”, kënduar nga Arif Vladi, etj.
Si mjeshtër i vargut, Agim Doçi është autor i vëllimeve me poezi: “Hajde dru me pre”, “Rrëzuar mbi vetminë”, “Rituali i kryqëzimit”.
Si skenarist është autor i disa dokumentarëve televizivë: “Dosje për Nako Spiron”; “Enigma e madhe”; “Luk Kaçaj – vrasja e artistit”, për akademik Dhimitër Shuteriqin; “Më shumë tituj se sa jetë”, për Panajot Panon. Skenarist në kinokomedinë “Fejesa e Blertës”; “Vizion 2000” (1996); krijues i himneve futbollistike për ekipet “17 Nëntori” e “Vllaznia”. Dëshmohet dhe si krijues i himneve “Marshi i Policisë Ushtarake” dhe i tetë dokumentarëve “Shqipëria në NATO” etj. Agimi e ka kryer me shumë përkushtim punën edhe si gazetar profesionist, në shkrime me shumë vlerë, si nga tematika dhe nga mjeshtëria artistike. Agim Doçi ishte polemist i lindur, mjeshtër i gjetjeve të argumenteve bindëse gjatë debatit, qytetar kurajoz që e thoshte fjalën kudo ku i jepej mundësia. Ai e ngriti në art polemikën, madje e theksonte vazhdimisht vlerën e saj, duke cituar një urtësi mirditase se “mallkimi ma i madh asht me të vdek fjala”.
Fjala e Agim Doçit nuk ka vdekje. Ai e ka shënuar emrin në repertorin e zgjedhur të festivaleve muzikore të pesëdhjetë viteve të muzikës shqiptare e përtej saj, në veprat e tij me poezi, skenarët televizivë, në qindra shkrime të botuara në median e shkruar, në debatet e shumtë televizivë dhe bisedat në studio për letërsinë dhe kulturën në përgjithësi, duke u përjetësuar me artin e vet. Por ai nuk ka ngurruar të shfaqë mendime apo kundërshti edhe ndaj mënyrës se si po qeverisej Shqipëria ndër vite. Për vlerat e larta të poezive, shkrimeve e të drejtimit në gazetari, i është dhënë Çmimi i Madh i Mediave nga “Centre of Exellence Defence” të NATO-s. Është dhe fitues i Çmimit të Madh Poetik (2002) në Bellinzona të Zvicrës. Presidenti i Republikës së Shqipërisë i ka akorduar Agim Doçit titullin “Mjeshtër i Madh”(2015). Është vlerësuar me shumë tituj e dekorata nga qeveria e Kosovës, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës në Kosovë etj.

Filed Under: ESSE

POEZIA QIELLORE E ATË PJETËR MESHKALLËS

June 27, 2024 by s p

Nga Visar Zhiti

Doli “Vepra Letrare” e At’ Pjetër Meshkalla S.J. “Poezi dhe prozë”, nga “Biblioteka Zoja e Shkodrës” dhe “Botimet Fishta”. Botuesi Frano Kulli jep lajmin e mirë duke falënderuar “përkujdestarin e botimit Dom Vlash Palaj, përgatitësit e tij z. Andreas Dushi dhe Gjovalin Çuni dhe poetin Visar Zhiti për parathënien e ndjerë”, që po e nxjerrim për lexuesin tonë. 

C:\Users\User\Downloads\IMG_7446.jpg

Ne jemi rinia, 

jemi çeta luftare,

na ngrohë pafajnia 

në flakën bujare.

…këngë është apo përbetim rreth një zjarri? Nga vijnë e kush i solli ato fjalë? Po ato flakë mos janë më shumë brenda një krahërori me kumte si të këngës?  Gjuhët e flakës bujare a mos mbartin atë dritë që ka mbi 2000 vjet që përhapet ndër njerëz nga brezi në brez, të shpirtit të shenjtë që ra nga lart në formë flakësh, kur Krishti kishte 50 ditë që kishte ikur në Qiell? Dhe kur sheh që këto vargje kanë në fund vitin 1943, pra, janë shkruar në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur popujt dhe vendet digjeshin në të tjera zjarre të përbindshme, mes breshërisë së plumbave dhe të bombave dhe Shqipëria jonë e vogël ishte e pushtuar dhe rrezikoj përsëri. 

Mes atij kaosi të frikshëm dhe gjëmimeve  të tmerrshme e gërmadhave, ndien zërin njerëzor, ai mbeti, qoftë dhe në një strofë shqip dhe beson te pafajësia, te bashkimi në çetat shpirtërore, me frymën e Hyut, për paqen e madhe e të përbashkët. Përndritshëm kupton edhe më shumë se ka diçka të përhershme të njeriut, të pashkatërrueshme nga luftrat dhe pandemitë, nga murtajat – armë dhe sëmundje kolektive, ideologjitë që marrin pushtet nëpër epokat e errësirës, totalitarizëm, kur jeta rrethohet me tela me gjëmba, me diktaturë dhe në gjuhë, me djegie librash e vrasje poetësh, me realizëm socialist, me ato manifestet e urrejtjes e të shkretimet, etj. Po Ne jemi rinia – na thotë kënga, dashuria njerëzore dhe përtëritja e saj… 

Ti, Lajmëtar, që bje “Lajmin e Mirë”. 

Po kush e risolli kumtin? Ne, dhe s’jemi pak, e dimë emrin e Atë Pjetër Meshkallës dhe shtohemi, edhe pse rrallohen ata që e kanë njohur si meshtar apo dhe më herët, që kur ishte student i shkëlqyer në Austri e me studimet e mëtejshme për teologji në Itali, që mund të kenë bashkëbiseduar në Shkodrën e tij apo maleve të Veriut a ndokund në Europë, por dhe në luftë e më pas në ferrin e të gjallëve, nëntokë si të burgosur, pastaj në lirinë e mjerë, në miqësitë e rrezikshme, në paqen me vrasësa, etj, por janë dhe engjëjt që vazhdimish e shohin në botën e përtejme, në Qiell, martirët që bisedojnë me të parajsisht, pa fjalë, por me dritë etj, etj. Desha të thosha se Atë Pjetër Meshkalla ishte jo vetëm një pasionant i besimit dhe i dijes, një qëndrestar kundër së keqes, por mbetet dhe një ikonë rrezëllitëse …I riu që do të dijë edhe më, zbulon tek Atë Pajetër Meshkalla dhe patriotin e ndershëm mes patriotëve, intelektualin, mendimtarin, historianin, gjuhëtarin, njohësin e letërsive, aq sa të urtë në kuvende, i përshpirtshëm në mesha, kundërshtar i luftës dhe i pushtimeve, i perandorive që përjetoi, asaj otomane në fillim, që ia ndjeu shtypjen kur ishte fëmijë dhe pa fundin e saj, ndërsa kur u rrit dhe pak, pa Luftën e Parë Botërore, më pas Të dytën, u përball me fashizmin dhe nazizmin, që fuqizoheshin çmendurisht si perandori, pa u bërë dot si të tilla, po kështu vuajti dhe pas luftën pa paqe, pushtimin më të vonë e të rëndë nga të vetët, dua të them nga bashkatdhetarët, që vendosën diktaturën e të pafeve, që e bënë Shqipërinë pjesë të perandorisë komuniste dhe e shpallën si vendin e parë dhe të vetëm ateist në botë. 

Atë Pjetër Meshkallën e dënuan atëherë jo vetëm si kundërshtar, por si misionar të Krishtit, madje dy herë, herën e parë i dhanë 10 vjet burg dhe herën e dytë 15 vjet burg dhe ai, aq sa i përunjur, po aq dhe i pamposhtur, vazhdimisht lartësohej deri sa iku lart dhe, edhe me mungesën e vet, tani lufton me perandorinë e harrimit duke frymëzuar në luftën kundër së keqes, që po nuk e kujtuam, do të përsëritet, dihet.

Mos t’i ndahemi dritës, të vrapojmë… 

Tronditemi dhe mrekullohemi me jetën e Atë Pjetër Meshkallës, ngjan me një poemë, si një pelegrinazh drejt dritës. 

Dhe të vjen të pyesësh: po ku është poezia, ajo e tij, e shkruar nga dora e tij? E ndjen se duhet të jetë në një formë a në një tjetër, se e tillë është lënda e jetës së tij, pa mungesa, e përplotësuar virtytshëm…

Dhe magjepsemi prapë që At’ Pjetër Meshkalla vërtet ka shkruar poezi.  Na vjen mirë që Kisha e tij vazhdon të punojë dhe në këtë drejtim, që kjo vlerë të dalë, të njihet, edhe pse jo në kohën e vet, por çdo kohë është dhe duhet të jetë e poezisë.

“Para se të ndërronte jetë, i ka mbledh’ dhe rendit të gjitha poezitë e tij në një fletore, të cilën e ka konceptuar si libër. Dhe i jemi përmbajt’ asaj fletoreje, në renditje e gjithçka tjetër”, më shkruan në emër të Dom Vlash Palaj shkrimtari 20 vjeçar Andreas Dushi, bashkëqytetarë të Atë Pjetër Meshkallës, përkujdesës të botimeve për atin. 

Pra, poezia e tij është një zbulim i vonë, që i ngjan dhe një risie. Janë shkruar gjatë shekullit që shkoi, të XX, ku më e hershmja, duke u nisur nga sot, daton para 101 vjetësh, në 1920, kur autori ishte 19 vjeç dhe Shqipëria kërcënohej nga një copëtim tjetër, i këndon “Burimit të jetës” si zanafillës përbashkuese, që e sheh te lindja dhe vdekja e Jezu Krishtit, ndërsa poezia më vonë është e vitit 1982, 6 vjet para se të mbyllte sytë përgjithmonë, ende në diktaturë, kur perandoria komuniste po i afrohej shembjes. 

Në fakt në atë poezi ai ka rimarrë një tjetër të veten, të vitit 1927, “Kënga e Isaisë”, e profetit që parashikoi ardhjen e Krishtit. Po poeti çfarë donte të (ri)parashikonte? Aty janë dhe kredo-ja e tij dhe besnikëria e tij, që duket sikur nuk i nxë dot vetëm një jetë, sidomos kjo tokësorja dhe koha pret çarjen e amdhe. 

Mos t’i ndahemi dritës, të vrapojmë, 

qe, po çfaqet e Zotit lavdia, 

rruga e tij asht mëshira e shërimi, 

ligji i ri: vllazënimi e dashnia. 

Dhe kjo rithuhet në kulmet më të errëta të natës së diktaturës. Poezia sigurisht që është mbajtur e fshehur, mbas dy burgjeve të tij të gjata, kur, ndërkaq institucionet fetare, kishat dhe xhamitë, jo vetëm qenë mbyllur, por dhe i kishin shndërruar në kinema, pallate sporti, magazina e depo armësh të reparteve ushtarake, ndërsa shumë klerikë i kishin pushkatuar, të tjerët vuanin burgjeve të rënda.

Jeta asht për të gjithë betejë, 

besniku çmohet

kur nuk ligështohet, 

kur si ari në zjarr të shkëlqejë. 

Edhe kjo poezi e 1927-ës është rimarë ndër duar dhe në 1965, jo vetëm si temë, por si porosi më shumë, se pikërisht dy vjet më pas sundimtarët do të urdhëronin t’u vihej kazma kishave xhamive dhe teqeve për t’i zhbërë, gjithsej 2169 të tilla, që s’ishin thjeshtë vetëm objekte kulti, por dhe vepra të kulturës, të një arkitekture të hershme, orientale dhe perëndimore, me origjinalitetin vendas, me kryqe e ikona të mrekullueshme e me botime të rralla. Iu vu flaka e djallit nën shembullin e revolucionit kulturor kinez, që s’ishte as kulturor e as revolucion, por ligësi katastrofike deri në absurd. 

Poezia e Atë Pjetër Meshkallës është vetëm e prajshme. Një pjesë të mirë të tyre ai na e paraqet si përshtatje. Pra, janë marrë nga andej ku lëvrohej një poezi e tillë gjatë mijëvjeçarëve të krishtërimti. Në kulturën Perëndimore sigurisht. Për atë që kishte nevojë vendi, për atë frymë. Dhe më shumë se punë poeti, ky ishte një akt misionari. 

Por ato më shumë janë rikrijime të temave biblike, këngë që kanë frymëzimin dhe forcën e fjalës shqipe.

Shumica e poezive të atë Pjetër Meshkallës kanë në fund të shkruar vendin Shkodër, përveç njërës që ka Torino 1926. Shkodra s’është thjeshtë vendlindja e tij, por dhe vendlindje poetësh kombëtarë, e historisë dhe e miteve, e Rozafës dhe legjendës së saj, më e bukura në botë për nënat dhe

përbri Rozafës… Maria…

dhe qielli përsipër Kalasë, ku duket sikur ruheshin ende fërgëllimat e flatrave te engjëjve, të cilën morën Zojën e Këshillit të Mirë nga kisha e saj dhe e çuan në bregun tjetër të detit, jo vetëm që t’i largohej pushtimit otoman, që nisi nja 5 shekuj më parë, por shkonte në Europën Perëndimore, me të cilën udhëheqësi ynë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, e kishte lidhur atdheun përgjithmonë.  

Zoja e Shkodrës, Pajtorja e shqiptarëve, do dëgjonte rënkimet dhe klithmat për liri që vinin nga dheu amë, lutjet e përbashkëta, që Zoti të na mbronte. Ajo do të kërkonte ndihmë duke qenë vetë ndihma më e thellë, brenda në gjak dhe shpirt. 

“Nanë ktheju!” – lutet poeti, gjë të cilën do ta përsëriste dhe Shenjtja jonë Nënë Tereza në kishën në Genazzano pranë Romës, ku bujti Fugura e saj.

Altar do të kishte në çdo zemër, ashtu si në vargun brilant të Meshkallës, në mes të lulënajeve qiellore.

Shkodra kështu është një truall i fortë shpirtëror, kështjellë e katolicizmit shqiptar dhe e identitetit kombëtar, metropol i kulturës dhe i harmonisë proverbiale mes besimeve, të krishterë e myslimane si e gjithë Shqipëria, që Papa Francesku, pas vizitës që bëri në Tiranë në 2014, në postdiktaturë, do ta quante “vëllazëri fetare”.

Atë Pjetër Meshkalla nuk ishte, por fletorja e poezive të tij priste. Kishte ardhur koha e saj. Atë që ai kishte besuar, për të cilën ishte lutur pa rreshtur. Prandaj dhe poezia e tij duket si e larguar nga ngjarjet e përditëshme, kalimtare, si të thuash ato tokësore, me kronikën e përgjithshme, sado të rënda që të ishin, po kështu dhe nga bëmat e autorit, nga detyrat e tij, që ai i shikonte si detyra. 

Poezia e Meshkallës është si më e afruar me Qiellin, realitet është dhe ai, që ka të bëjë më shumë me të përjetshmen. 

 Ai i është përkushtuar Birit të Zotit, Jezu Krishtit, adhurimi për të është dhe për nënën e Tij, Shenjten Marie. 

Ndërkaq poezia e Mesjkallës është jetësore, ku fryma universale e Hyut është aq e fuqishme. Edhe kur kjo poezi duket si e larguar nga fati vetanak i autorit, ajo është pjesë e fatit të tij, vetvetja e tij qiellore.       

Prapë ndërkaq, ai te Krishti në tokë, hero dhe martir, sheh dhe gjithë të përvuajturit e botës, të përndjekurit e të burgosurit deri edhe bashkëvuajtësit e tij, miqtë, një pjesë të pushkatuar,  por edhe veten pa veten, në tokë dhe në Qiell bashkë. 

Mbi Golgotha kryqëzue, 

me dhunë e gjak mbulue, 

rri Biri, fli për ne, 

burim i jetës së re.

Nga shpirti i tij ushton zani, 

drejt Atit një herë fshani…

mbi parzëm kryet pushoi, 

e vdekjen përqafoi…

Kjo është ajo poezia e tij e para 101 vjetëve në Shkodrën e tij, një shujtë shpirtërore, ku vargu biblik “vdekjen përqafoi”, aq sa fillim i jetës së përtejme, kumbon parashikues dhe mortor për jetën e tij të këtejme. 

Sa herë At’ Meshkalla do ta përqafonte vdekjen, edhe pa u trembur, edhe duke e dashur, edhe si prift, edhe si i dënuar, duke e parë edhe si fund të torturave, zgjidhje divine, ndërprerje dhe vazhdim i tillë, mister shplodhës ashtu siç do i Madhi Zot. 

Poezia e Meshkallës edhe pse e pakët, e kufizuar në të pakufishmen, në vokacionin e tij, ai i jep kohë dhe vend përsiatjes filozofike, si një dimension i reales dhe abstraktes bashkë. “Ku mbaron filozofia, fillon poezia” – kështu e zgjidh enigmën ai duke u dhënë pas të dyjave për t’i bashkuar siç ka b;erë në poezinë e tij të vetme drejtpërsëdrejti filozofike, kushtuar Aristoltelit, duke e pasuruar këtë lëmí në poezinë shqipe. 

“Mendim i mendimit”, 

Mendimi i tash-it etern!

Pa të asht veç hiçi, 

nëpër të Gjithësia… 

E tanishmja e përjetëshme. E mundëshme nga fuqia supreme. Ruajtja e së tërës universale. Dhe me besimin e Meshkallas në zbulesat e të vërtetave, që aq sa janë jashtë nesh, po aq janë dhe brenda nesh, natyrë dhe mister, frymë dhe mistikë dhe Fjalë e Re, Beslidhje e Re, aq sa biblike, po aq dhe art dhe shkencë, edhe poezi, të cilat në gjithçkanë e tyre s’janë dialektikisht në kundërshti me njëra tjetrën, por janë dhe pranëvënie në harmoni mrekullie. 

Vetëm mbi-Natyra

me zanin e Revelacionit të Mistikës

mund të na bijë

një “Fjalë të Re”…

 Duke qenë siperane, më pranë reve se baltës, poezia e meshkallës a thua ka ikur kështu larg nesh? 

Jo, ai i ka ruajtur poezinë nga mizerja e regjimit mbi atë copëz toke të përvuajtur, të dhembshur dhe të dashur, që quhet vendlindje, atdhe. Ka ruajtur shpirtin. Jo vetëm të vetin.

Dhe as i shkon ndër mend nëse do të mund të quhet poezia e tij disidente a jo, edhe pse ai e ka shkruar atë kur Shqipëria kishte Kushtetutën më të egër në botë, çnjerëzore, aq sa ndalonte dhe dënonte liritë e të drejtat e njeriut, edhe atë të besimit fetar, që më shumë se sa me një kushtetutë ngjante me kodin penal. 

Pjetër Meshkalla atëhere vetëm fshehurazi mund të thirrej “atë”, por ai guxonte dhe shkruante urdhëresa të ndaluara: ligji i ri: vllazënimi e dashnia. Ishte koha kur sundonin ligji i armikut dhe i urrejtjes.

Burgu: ky varr që më ndryen për së gjalli… 

Poezia e Meshkalles vërtet duket dhe ashtu është, pa “biografinë” e autorit, pa ditarin e vuajtjeve të tij, dënimet e burgjet e torturat, atë persekutim të pandërprerë. Siç duket ajo ishte paracaktuar për të qenë larg si “poezi e Qiellit”, megjithëse autori jetoi dhe vuajti në burgjet infernale të një atdheu-burg. 

Edhe në poezinë e Meshkallës përmendet burgu, dy herë na del si fjalë, një herë kur është duke u lutur që tingujt e kambanës së kishës së tij të vijnë deri atje ku e kanë mbyllur, në burgun tim, kështu thotë, ndërsa në rastin e dytë burgu sikur është i universalizuar.  

Lindi Krishti në zemrën time, 

më pruni pagje e dashuni,

edhe shenjtja jonë Nënë Tereza kështu e shkruan fjalën paqe – pagje.

Më veshi forcë e ngushëllime, 

zhduku errësinën e burgut të zi. 

Ashtu ishte burgu si varr i të gjallëve, ku

Vyshket edhe zemra e shkretë, 

porsi bari për nën kosë… 

Një nga krahasimet më të trishta në poezinë shqipe. Shfaqet kosa shtrigane, jo e vdekjes, por e vrasjes së njeriut nga njeriu, jo vetëm me plumb, por dhe me rraskapitjen terminale nëpër burgje. Ku dhe këtu autori shtrydh poezi, që dhemb…. 

Si poezi të fundit në fletoren e tij Atë Meshkalla ka lënë atë që s’është e fundit në kronologjinë e tyre të të shkruarit, por një më të hershme, të Shkodrës se 1934-ës, kur Shqipëria ishte mbretëri, por siç duket ajo ka më shumë nga amaneti i fundit i tij shpirtëror, por dhe i pari, lutje burimit të jetës për një tjet;er mbretëri, atë qielloren:

Të falem Maria! Nëpër të jetës vala

që prej fëminisë sime, o Mari, t’u fala,

e der’sa të fiken njikto buzët e mia, 

“Të falem Maria!”

“Të falem Maria!”

  Jehona e atë Pjetër Meshkallës

ndër ne

Gjenerata ime që lindi dhe u rrit në diktaturë, nuk mundi t’i dëgjonte nëpër shkolla e aula vargje të atilla për shenjtërinë e emra të atillë, të praruar me shenjtëri. Ishin të ndaluara. Edhe pse studiova për gjuhë dhe letërsi shqipe dhe ku, në Institutin e Lartë të Shkodrës së Atë Pjetër Meshkallës, por poetët e klerit katolik, ata që ishin futur burgjeve apo i kishin pushkatuar, edhe po t’i përmendje, shihej si një gabim i dënueshëm. 

Varrin e poetit kombëtar, Atë Gjergj Fishtës, në kishën e tij e kishin prishur, eshtrat ia kishin flakur në lumin Drin, kishën vetë e kishin kthyer në kinema “Punëtori”, ndërsa më tej, Katedralen e Shën Shtjefnit, më të madhen në Ballkan, e kishin bërë pallat sporti, ku ne, studentët e atëhershëm, zhvillonin orën e fizkulturës. Por tavanin nuk e kishin zhbërë dot ashtu si qiellin, që nuk e mbërrini, e kishin lenë siç ishte, përndritës si ëndrra, me ngjyrat katolike të Rilindjes Europiane.   

Kujtoj, jo pa habinë e studentit ende, që ndonjë nga pedagogët na thoshte me zë të lartë ateistik se në këtë auditor, ku ne ishim, u ishte bërë gjyqi priftërinjve, kundërshtarë të pushtetit popullor… 

Ishte fjala dhe për Atë Pjetër Meshkallën, pa na treguar në leksione se si  ishte përgjigjur ai: “Ju më dënoni sa të doni, mbasi mue s’keni se çka më bani… sepse ju shpejt keni për të mbarue, mbasi shoqi shoqin keni me hangër e aty asht edhe fundi i juej. Feja e Krishtit s’mbaron kurrë!”. 

Pas kësaj do ta dërgonin në burg. Ndërsa ne, brezin e ri, siç shihet, po na jepnin mësim në salla gjyqesh për t’u bërë ose me persekutorët ose me të persekutuarit.

Në dekadat më pas, edhe mua do të më dërgonin në burg, të dënuar me 10 vjet heqje lirie për poezitë e mia, “të trishta, kundër realizmit socialist”. 

Në burg do të shihja priftërinj dhe hoxhallarë të burgosur, do të njihesha kur pastronte tryezat e mencës së burgut, atë që më pas do të shpallej si kardinal nga Papa Francesku dhe kur? Kur pikërisht unë do të isha titullari i ambasadës së Shqipërisë në Vatikan, pranë Selisë së Shenjtë. Një mrekulli që nuk do të guxonim as ta ëndërronim atëherë. Dhe do të dëgjoja dhe për Atë Pjetër Meshkallën. Pa e takuar kurrë… Në librin tim të shumë viteve më vonë, që do ta quaja burgologjia  “Rrugë e ferrit”, kam dhe një pjezës, ku shfaqet vetëtimthi dhe Atë Pjetër Meshkalla në burgun e tij të parë, në Burrel, kur atje një ministër i arsimit i viteve të Luftës së Dytë Botërore, do të futej në grevë urie:

…Në uri kishim qenë gjithmonë. Xhevat Korça donte të protestonte ndaj padrejtësive dhe ndaj diktaturës së pamëshirshme. T’u tregonte xhelatëve, dhe jo vetëm atyre, se mbi vetë jetën ka dhe fuqi të tjera më sipërane, të paprekshme, ka dhe moral, dhe personalitet, dhe liri të brendshme. Shteti i posedon jetët edhe vdekjet e njerëzve, megjithëse gjithkushi ka në dorë diçka nga jeta e vet, pak më shumë nga vdekja, por nga qëllimi i tyre i fshehtë akoma më shumë, në mos të gjitha […].

Njeriu i shtrirë po tretej edhe më. Sytë i qenë zmadhuar dhe buzët plasaritur… Kishte filluar mavijosja. Pamja e tij aty ishte e pazakontë në të pazakonshmen e burgut… Mbase ishte shpejt për të vdekur. Ç’duhej bërë? Vdekja është jotja, po ne jemi bashkë, përreth vdekjes sate. Si ta çbindnin Xhevatin? Ç’mendonte at Pjetër Mëshkalla? Jezuiti i urtë u afrua te dysheku i kashtës. U ul në gjunjë aty. Skenë biblike, tronditëse: 

– Vlla, Xhevat, të lutem, mos me e humbë shpirtin… hiq dorë! – u dëgjua ulët zëri i tij dhe sikur u ndezën qirinj përreth. Heshtje e thellë. Kishin ngrirë të gjithë në pritje të përgjigjes. 

– At, falemnderit… të kam mik… – zëri i Xhevatit kishte një si ngjirje dhe mekje, sikur të qe fërkuar me gurë varresh, atë mister. – Unë po vazhdoj rrugën e nisur… që të mos bëhem lodër e shtypësve… 

Atit i rrodhën dy pika lot.. At Mëshkalla e puthi në ballë njeriun e shtrirë dhe u largua mbrapsht, i përkulur paksa. 

Tablo biblike. Lotë dhe puthje kishte Atë Pjetër Meshkalla në burg. Dhe vezullimin e tij në terr. Ai dhe atje ushtronte profesionin e vet si ushtar i Krishtit, në shërbim të nevojtarëve e të mjerëve, do të shkruante bashkëvuajtësi i tij, shkrimtari që do të arratisej pas burgut për në SHBA, Arshi Pipa. Atë Pjetër Meshkalla vetëm guxonte dhe po aq kishte dhe mëshirë, natyrshëm, pa e ditur as vetë ndodhta se kur po guxonte dhe kur po mëshironte. Bënte detyrën. Dhe e dinin që ai u kishte dërguar dhe letra sundimtarëve, të parit, Enver Hoxhës, dhe të dytit, Mehmet Shehut, ua kishte thënë hapur që po bënin krime mbi popullin e tyre, që ai i kishte dalë në mbrojtje. Ato letra janë kundër-akuza ndaj diktaturës dhe mbeten dokumente të rëndësishme në dosjen e madhe të qëndresës deri në martirizim. Atë Pjetër Meshkalla vazhdonte kështu t’u binte kambanave. Ato kumbonin moral dhe porosi. Porosi të rëndësishme që i gjejmë dhe në poezinë e tij, aq sa të thjeshtë, po aq dhe mallëngjyese, me shëlbimin e shpirtit. Një urdhëresë që i duhej tokës, i një realiteti të përhershëm:  

…sillni shpatat në parmenda, 

theni shtizat për kosa, në punime!

Shpatat në parmenda. Një porosi që gjendet e shkruar dhe në Organizatën e Kombeve të bashkuara. Punë. Kundër luftës. Kundër apokalipsit të urrejtjes mes njerëzve. Vjen që nga Bibla. Në Besëlidhjen e Vjetër Noe, me të dalë nga arka e tij në stere, e nisi me punë, gjëja e parë që bëri, mbolli një hardhi. Si metaforë e jetës, e ngazëllimit të saj, shpjegojnë psikologët modernë, se vreshta është ushqim, rrush dhe verë dhe kulturë.

Porosi kjo shumë më e vlefshme për Shqipërinë sot, që ka nevojë të punojë, e rropatur nga diktatura ateiste dhe mashtrimet posdiktatoriale.

Me metaforën e kthimit të shpatave në parmenda, si rrjedhojë edhe urrejtja doktrinare detyrimisht kthehet në doktrinë të mirëkuptimit, në dashuri për punën e njëri-tjetrin, për të cilën ka aq shumë nevojë shoqëria jonë. 

Së bashku. Ashtu siç i panë rrugëve të Parisit së fundmi në një takim ndërkombëtar hoxhën dhe priftin ortodoks e atë katolik e dervishin, të katër shqiptarë, krahë për krah, me ato veshjet e bukura e me ngjyra, teksa njerëzit i shikonin me adhurim.

Kleri shqiptar vinte nga një persekutim i madh. Shumë nga martirët e Kishës tonë Katolike, bashkëpunëtor i të cilëve mbetet dhe Atë Pjetër Meshkalla i ynë, janë shpallur “të lumtur” nga Selia e Shenjtë, i ndjejmë në prag të shenjtërimit.   

Në vend të një përfundimi

Një prift tjetër, Dom Zef Simoni, studiues i letërsisë, në librin e tij kritik “Letërsia shqipe e pame ndryshe”, i jep rëndësi të posaçme formimit katolik si kulturë. Duke bërë një ekskurs letrar nëpër rrjedhat e kohës, që në fillimet “me Shën Jeronimin e me një letërsi katolike e atdhetare me shkrimtarët e dalluem të Veriut, si: Barleti, Biçikemi e në shekullin XVI Buzuku, Budi, Bardhi dhe i shquemi Imzot Bogdani me veprën “Çeta e profetënve”, etj. Dom Zef Simoni, bashkëvuajtës yni në burgjet e diktaturës, është i pari që hap në një histori të letërsisë shqipe kreun “DISIDENCA”. Mes të tjerash ai trajton dhe “Letërsi e Grupit të Spaçit”, pra shkrimtarët e burgjeve dhe të internimeve…

Ne tani kemi dhe “letërsinë tjetër”, që sipas meje, krahas Realizmit Socialist zyrtar, zhvilloi atë që e kam quajtur “Realizëm i dënuar”. 

Në fund të fundit letërsia shqipe është një e tërë e përbashkët.

Libri i Atë Pjetër Meshkallës, parë në këtë optikë, është i një prurje me burim të dyfishtë, pjesë e krijimtarisë së shkrimtarëve të Klerit Katolik, e nisur në vitet ’30 si dhe e atyre autorëve që vuajtën burgjet e diktaturës më të egër në Europë, pas Luftës së Dytë Botërore. Shpesh në autorët shqiptarë ishin të njëjtët ata të qelave të kishës me të qelive të burgjeve. 

Atë Pjetër Meshkallën si poet do të doja ta vendosja mes emrave të poezisë së atyre që u dënuan, që shkruajtën fshehurazi nëpër burgje, sado e pa besueshme të duket, është e vërtet kjo, e di, se vetë kam nxjerrë rreth 300 poezi fshehurazi nga andej, ndërsa shumë vite më parë poeti dhe filozofi Arshi Pipa, që u arratis, kishte marë me vete “Librin e burgut” të tij dhe e botoi në Romë, në 1959. Në burg kanë shkruar poezi dhe poetët Lazër Radi, Pano Taçi, Kasëm Trebeshina, etj, dhe në librat e atyre poetëve të njohur që vuajtën burgjeve si Zef Zorba, Jorgo Blaci, Jamarbër Marko, Frederik Rreshpja, ka nga ajo dhimbje infernale,  

Në Shipëri janë pushkatuar poetë si Dom Lazër Shantoja, Dom Ndre Zadeja, Atë Vicens Prennushi, martirë të lumturuar, Baba Ali Tomori, Osoja i Vogël, Trifon Xhagjika, dy shokët Vilson Blloshmi e Genc Leka si në balada, Havzi Nelën e varën, po kur i çuan t’i ekzekutonin, s’dihet ç’poezi ulëritëse do të kenë mare me vete në gjak, që do të rridhte nga vrimat e plumbave mbi dheun që do t’i mbulonte. 

Sa ka të mbulur kështu letërsia shqipe! Më e madhe është ajo që nuk u shkrua dot. Prandaj dhe ne e ngjyejmë penën dhe në gjakun e tyre dhe ia deshmojmë botës.. 

Libri I ate Pjetër Meshkalles vjen si zbulim dhe risi, e perseris    

Oh, sa bukur kumbojnë e gërshetohen

prej fijeve të padukshme të infinitit, 

zanet e rruzullit! Oh, sa e fuqishme

bashkohet e Universit brohoritja.   

Për fat poezia e Meshkallës ka gëzimin që nis nga vetja e përhapet në univers, që vjen nga universi e futet në poezi, një brohërimë krishtlindjeje dhe pashkësh të përhershme. 

Chicago, Roselle, 

Pranverë, 2021

C:\Users\User\Downloads\IMG_7445.jpg

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 888
  • 889
  • 890
  • 891
  • 892
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT