• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kujtojmë sot një nga figurat më të njohura të praktikës ushtarake evropiane të fillimit të Rilindjes, Gjergj Basta

June 24, 2024 by s p

QSPA/

Gjergj Basta, është një nga figurat më të njohura të praktikës ushtarake evropiane të fillimit të Rilindjes, nga ku kishte mbetur një emër i panjohur për shkencën dhe lexuesin shqiptar deri kur historiani Dhimitër Pilika, e nxori atë nga arkivat e Pragës dhe e publikoi në Revistën “Ylli” më 1966 në numrin e 7 të saj. I lindur në 1544 në Rocca (provincë e Tarantos), në moshë fare të re ai u bë pjesë e reparteve ushtarake që u ngritën nën pushtimin Osman me emrin ‘’stratiotë’’ që shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane nën ushtritë e perandorisë gjermane në Francë, Flandër, etj.

Në një letër të vitit 1759 himariotët, pas emrit të Pirros e të Skënderbeut, shënonin emrin e Gjergj Bastës. Në vitin 1907 shqiptarët e SHBA në një letër që i drejtonin Konferencës së Hagës, përmendnin krahas figurave të shquara të popullit tonë edhe gjeneralin Gjergj Basta. Më vonë në kohë në 1985 emri i Gjergj Bastës gjendet në zërin e stratiotëve në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, në 1990 në Revistën “Për mbrojtjen e Atdheut’’ dhe në vitin 1996 nga shtëpia botuese e Ushtrisë do të botoheshin dy veprat e Gjergj Bastës “Mjeshtri i përgjithshëm i kampit” dhe “Drejtimi i kalorësisë së lehtë.” Në vitet 2000 ka pasur në shqip edhe botime të tjera rreth emrit dhe veprës së Gjergj Bastës. Ai vdiq në 20 nëntor 1607 (ose 1612 në Belgjikë) dhe u varros në Vjenë.

https://diasporashqiptare.al/…/gjergj-basta-gjenerali…

Filed Under: Histori

Një histori personale që lidhet me krimin e pa dënuar grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë

June 24, 2024 by s p

Ndriçim Kulla/

Rasti e solli që rreth tre dekada më parë, pa asnjë shkak kur ndodhesha emigrant sezional në Athinë, të ndodhesha në një prej rajoneve të policies greke, në kryeqytetin e Greqisë. Duke qenë se isha në përputhje me të gjitha rregullat e shtetit grek, mendova se prania ime atje, ishte vetëm një keqkuptim i zakonshëm i organeve të ruajtjes së rendit dhe prisja momentin për t’u sqaruar. Por, kur më futën në qeli dhe më bashkuan edhe me shumë emigrantë të tjerë të kapur rrugëve të Athinës në mënyrë të dhimbshme ndërmjet atyre operacioneve që grekët i quanin “fshesa”, ndjeva dyshimin e një paramendimi. Si nënshtetas shqiptar kërkova të bisedoja me ambasadën shqiptare në Athinë ose të kontaktoja me ndonjë agjenci lajmesh apo redaksi gazete. Por, mbas protestës dhe pretendimeve të mia, polici roje më shoqëroi vetëm deri te zyra e komandantit të rajonit të policies.

-Esi ise çami? (Ti je çam?) – m’u drejtua kapiteni, duke më hedhur një vështrim hetues, kur unë sapo e kisha pyetur pse më kishin ndaluar.

U habita nga kjo pyetje e çuditshme, me të cilin nisi bisedën zyrtari i policisë, dhe, vetëm pasi u mendova pak, iu përgjigja:

-Jo, unë nuk jam çam, por ç’do të kishte po të isha çam? Në fund të fundit, edhe çamët shqiptarë, si unë dhe të tjerët janë. Pastaj, njerëz jemi.

Kryepolici qëndroi pak i menduar.

– Nuk kam çfarë të bëj, – mu shfajësua ai. M’u duk njeri i arsyeshëm, por ishte urdhëruar të zbatonte një urdhër.

– Eshtë vendosur, – vazhdoi ai, – do të kthehesh në Kakavijë.

E kuptova si ishte ndërthurur kjo ngatërresë edhe pse unë ndodhesha aty. Ndaj ishte e kotë të bëja përpjekje për t’u sqaruar. Dikush kishte ngatërruar vendlindjen time dhe unë isha dënuar si çam që të largohesha forcërisht, si i padëshiruar, nga Greqia. Dhe mbas një jave i paraburgosur në qelitë e policies greke vetëm për shkakun se konsiderohesha çam, së bashku me disa emigrantë të tjerë shqiptarë, të keqtrajtuar nga policia, më sollën në kufi.

Kjo histori, si dëshmi e gjalë e jetës sime, më kujtoi edhe një here të vërtetën historike, se krimet, kur nuk dënohen, riciklohen përsëri. Pikërisht ky fakt i gjallë tregon qartazi se popullsia shqiptare e Çamërisë e dënuar padrejtësisht, me tortura çnjerëzore, me vrasje barbare dhe dëbime massive nga Greqia fashiste e viteve 1944-1945, vazhdon të jetë e dënuar nga përndjekja e fshehtë.

Zbimi masiv i çamëve nga shtëpitë e tyre është një barbari, që grekërit e kishin planifikuar shumë kohë më pare, por prej frikës së opinionit ndërkombëtar dhe ndjenjës së përfshirjes në ndonjë konflikt rajonal, u zbrapsën disa here për të gjuajtur rastin e përshtatshëm. Kur robërit dhe të internuarit e kombësive të ndryshme, të grabitur me force nëpër vendet e tyre të pushtuar nga bisha naziste dhe të internuar në kampet e përqëndrimit nëpër Gjermani po ktheheshin, duke lënë prapa erën mbytëse të fushva të largëta të Bukenvaldit dhe të Mathauzenit, çamërit e shkretë po linin trojet e tyre, ku të djegura e ku të plaçkitura, me fëmijë dhe plaçka ngarkuar, të gjallë e të vdekur, për t’i shpëtuar shfarosjes totale prej shtetit grek. Kur bota njerëzore po përgatitej të jepte shembullin e madh të dënimit ndërkombëtar të krimit fashist në gjyqin e Nyrembergut, shteti Helen i sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore, po ledhatonte duart e kriminelëve nacionalistë për të realizuar ëndrrën e vjetër të realizimit të Greqisë së pastër etnike. Ende kur nuk kishte shëruar plagët e saj të rënda të luftës dhe pa hedhur edhe vetë hapin e pare të lirisë, Greqia e nisi çlirimin e saj me “çlirimin” e dhunshëm nga shqiptarët që jetonin në tokat e tyre në juridiksionin e shtetit grek. Ishte një spastrim i pastër etnik, që kaloi pa u vënë re dhe që u krye nëpërmjet tytave të armëve, me vrasje fëmijësh e pleqsh, me presione për të këmbyer besimin si dhe mjaft tortura të egra çnjerëzore. Ankthi nacionalist që ka karakterizuar në disa periudha shtetin grek, që nga koha e krijimit të tij, solli një momente të tillë që ai të mendonte më shumë për të larë hesapet me çamët sesa për ndryshimet e epokës së re që po rilindte.

Fitorja ndërkombëtare mbi agresorët e Luftës së Dytë Botërore pruri edhe tallazet e mëdha të ndarjes së botës midis Lindjes dhe Perëndimit.

Pikërisht në këto çaste të vështira, opportune, të ngarkuara me strese për tërë diplomacinë ndërkombëtare, prej të cilave lindi si pasojë edhe Lufta e Ftohtë, zgjodhi Greqia për të zbrazur armët e shtetit mbi gjithë çamërinë. Ky është me të gjithë parametrat që ka shembulli i një holokausti, si ai i hebrenjve, që bëri fashizmi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Ai, për fat të keq, nuk u prezantua fare, as në tablote tij më të dobëta në opinionin ndërkombëtar, për arsye edhe të detyrave të tjera të mëdha që kishin mjetet e informacionit që sapo kishin dale nga lufta. Dhe, për pasojë, ky krim barbar, me përmasat e mëdha që ka, mbeti i padënuar plotësisht nga bota përparimtare, që lufton për të mbrojtur të drejtat njerëzore.

Dhe sot, pothuaj të gjithë vizitorëve nga të gjitha kontinentet e botës, kur zbresin në Greqi, për të pare dëshmitë kulturore dhe demokratike të lashtësisë klasike, as që u shkon ndër mend se në vendin e demokracisë dhe të qytetërimit të lashtë, diku në Epirin e Veriut, nga fashistëve grekë të sotëm, që mburren dhe përrallisin në mbarë botën për lashtësinë, është kryer një krim i rëndë njerëzor, me përmasa historike si shkak i intolerances racore, shkak dhe akt ky që është një antipèod i grekërve të lashtë. Asnjë ciceron nuk e ul aspak kokën që të belbëzojë diçka të tillë, as në Akropol, as në Rodos, as në Melesina, as në Delfi dhe as në Janinë. E, gjithashtu, as në stendat e ndonjë muzeumi nuk mund të pretendosh të gjesh diçka të tillë. Edhe në historiografinë greke nuk mund të lexosh, qoftë edhe dy rreshta të tilla. Greqia, pa ndier asnjë përgjegjësi, krimin e ka fshehur mjeshtërisht.

Çetat kriminale të Zervës e më vonë të gjeneral Plasitrës futën në kasaphanën më çnjerëzore që s’do ketë shkrimtar me zemër që të marrë penën e të shkruajë tragjedinë tonë të helamtisur me gjak. Kjo vjershë epope, e cila i kushtohet një gruaje çame, që ishte viktima e monarko- fashistëve grekë, të cilën e dogjën pak nga pak dhe e masakruan tmerrësisht, është pasqyra më e spikatur e atij krimi që tregon sesa pa mëshirë dora e thika greke u sul dhe mbi fëmijët dhe grate.

Fat-zezë kush bie në duart e tyre

Çfarë mënxyre

Më dogjën mishrat pak nga pak

E sytë më kullonin lotë dhe gjak

Ulërita sa munda dhe lypa mëshirë

Po kot, se strungari me shpirtin e nxirë,

Dëfrente, sadisti………, o gjëmë

Si digjej një mëmë!

Për mua do qe një vojtje më pak

Sikur menjëherë të zhdukesha në flake

Dhe zjarri, oh, zjarri, i ëmbël sheqer,

Sesa kur dejt m’i preku rreshteri

Më e dashur qe vdekja, më i ëmbël qe vreri

“paratë, paratë” ata gërthitnin.

Kështu më foli Sanije Bollati

Mornica, mornica, m’u ngjeth tërë shati,

E leshrat si drizë m’u ngritën përpjetë

Fytyra e saj u bë krejt e zbehtë

Dhe lotët si breshëri i shkonin ngadalë

Poet, o poet, për vojtjet e mia

Në qoftë se vërtet t’u dhimbs çamëria

Mbaj mend se ç’po të them, ta lë amanet:

“M’i thuaj Lutfiut, në është gjallë

që armën të marrë, të dali në ballë

e biri im të mos shkelet me këmbë

nga thundra e barbarit”

Kjo perlë poetike, e njohur fare pak nga publiku shqiptar, e poetit çam Gjergji Komino, i cili ka provuar edhe vetë mes të tjerëve fatin e zi të zbimit nga trojet e tyre, është një lapidary i një krimi të madh ku as komuniteti ndërkombëtar, por as vetë shqiptarët nuk i kanë kushtuar vëmendjen e duhur që ka merituar.

Fabula e përrallës greke mbi ujkun dhe qengjin, sipas së cilës ujku i hakërrehej qengjit se më ke turbulluar ujin, ku qengji ende nuk kishte lerë, historia e zhvleftësoi si shumë pallavra të tjera të greqisë për të mbrojtur utopinë e saj të gënjeshtërta, me gjak shqiptari. Gjithë bota e mori vesh se nuk ishte shkaku i Daut Hoxhës dhe Çamëria që Italia sulmoi Greqinë. Daut Hoxha ishte një “casus bellis” dhe asgjë tjetër. Prandaj puna e Daut Hoxhës mbeti si përralla e qengjit me ujkun. Bota nuk ka se si ta justifikojë një krim të tillë të mbuluar, që është ndërkohë edhe një procedent i tillë, që gjakosi me mijëra vetë, i një gjendje të tillë e një turp të tillë, që shkon jek e jek me aktet më barabare hitlero-musoliniane. Por çamërit janë aq fajtorë për kolaboracionizëm me shkelësit (pse disa bejlerë të Çamërisë u bënë vegla të pushtuesit) se ishte fajtor edhe vetë populli grek që nxorri Zervën, Ralisin dhe gjithë ata që dje kanë bërë një politikë fashiste.

Dhjetor 2000

Marrë nga libri autorit “Dritëhije-shqiptaro-Greke”

Filed Under: Interviste

NUK HARROHET GJENOCIDI I PANDËSHKUAR GREK 

June 24, 2024 by s p

C:\Users\User\Downloads\Ahmet Mehmeti, portret.jpg

Nga Ahmet Mehmeti 

Studiues

Prej 27 qershorit 1944 deri në 13 mars 1945 në Çamëri u masakruan 2909 vetë prej të cilëve 214 gra, 96 fëmijë, ndër ta 32 nën moshën 3 veç. U dhunuan 745 gra e vajza si dhe u rrëmbyen 76 të tjera. Si pasojë e spastrimit etnik dhe fetar me dhunë vdiqën ose u rrëbyen e u zhdukën rrugëve 2473 vetë (nga dhuna, uria, sëmundjet, etj), gjithsej të vdekur 5277 vetë. 

U shkatërruan 68 fshatra e qytete. U dogjën 5800 shtëpi dhe u rrënuan 102 objekte kulti etj.  

Këto masakra ishin  finalja e atyre që kishin filluar në Prroin e Selanit ku u martirizuan  pabesisht 72 krerë të zgjedhur nga paria e Çamërisë në mars të vitit 1913 kur vendi ra nën robërinë greke pas vendimit fatal të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, një ngjarje kobëzezë ndërkombëtare e ndërmarrë nga Fuqitë e Mëdha kundër kombit shqiptar ku më shumë se gjysma e trojeve etnike dhe e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të kësaj krijese shtetërore gjysmake, që u bë pre e humorit dhe presioneve të të mëdhenjve. 

Historia e Çamërisë (1913 – 1944) nën pushtimin grek ishte një  mynxyrë që u karakterizua nga nxitja e drejtpërdrejtë dhe publike e shtetit dhe kishës ortodokse greke në marrëveshje për të kryer genocid, bashkëfajësi për genocid dhe genocid etniko-fetar i mirëfilltë i kryer nga qeveritarë, funksionarë apo nga persona të veçantë ashtu siç përkufizohet në Konventën për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit të miratuar nga Ansambleja e Përgjithëshme e OKB-s me rezolutën e saj të 9 dhjetorit 1948 dhe që hyri në fuqi më 12 janar 1951.  

Po  rikujtojmë këtu rezolutat e Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-s të datave 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947 në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe të rezolutës 95 të 11 dhjetorit 1946  që konfirmuan parimet e të drejtës ndërkombëtare të njohura nga Staatuti i Gjykatës ushtarake ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi si dhe rezolutat e 12 dhe 16 dhjetorit 1966 nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithëshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit nga njera anë shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone dhe nga ana tjetër politikën e aparteidit. 

Në asnjerën nga deklaratat solemne, aktet dhe konventat që synojnë ndjekjen dhe shtypjen e krimeve të luftës dhe të krimeve kundër njerëzimit , nuk është parashikuar kufizim në kohë. 

Konventa mbi mosparashkrimin e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit (hyri në fuqi më 11 nëntor 1970) shprehet qartë në Nenin 1 : “Krimet e mëposhtëme janë të paparashkrueshme cilado qoftë data kur janë kryer:  

a) Krimet e luftës, në mënyrë të veçantë “shkeljet e rënda” të përmendura në Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 për mbrojtjen e viktimave të luftës;  

b) Krimet kundër njerëzimit, të kryera qoftë në kohë lufte apo paqeje, dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore që rrjedhin nga politika e aparteidit, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948-ës për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit , qoftë edhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendëshme të vendit ku ato janë kryer”. 

Dispozitat e kësaj Konvente kërkojnë që për cilindo nga krimet e sipërpërmendura të vihen në zbatim ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit  dhe ndaj personave të veçantë që kanë marrë pjesë në të si autorë ose bashkëfajtorë, apo që do të njihen fajtorë për nxitje të drejtëpërdrejtë në kryerjen e cilitdo nga këto krime, ose që do të kenë marrë pjesë në një marrëveshje me qëllim që ai të kryhet , pavarësisht se në çfar shkalle ekzekutohet , si dhe ndaj përfaqësuesve  të autoritetit të shtetit që do të toleronin kryerjen e tij (Neni 2). 

Konventa e mosparashkrimit të krimeve të luftes dhe krimeve kundër njerëzimit kërkon nga shtetet palë  që në përputhje me procedurat e tyre kushtetuese të marrin të gjitha masat ligjore apo të tjera që do të jenë të nevojëshme për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 të kësaj konvente, si përsa i përket ndjekjeve ashtu edhe përsa i përket dënimit. Atje ku mund të ekzistojë një parashkrim në këtë fushë, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet, thekson Neni 4. 

Për të gjitha sa u përmendën më sipër Greqia në rastin e Çamërisë nuk ka zbatuar asnjë detyrim ndaj konventave kundër gjenocidit. Është pikërisht kjo shkelje flagrante e ligjeve dhe konventave ndërkombëtare që Greqia raciste  bën presion ndaj shtetit shqiptar, me vend e pa vend, me të gjitha format dhe mënyrat, t’i shmanget detyrimeve strikte ndërkombëtare për krimin e gjenocidit, aq sa kërkon ta heqë edhe emrin e Çamërisë nga librat shkollore të historisë, gjeografisë, letërsisë etj. 

Shteti grek, megjithëse është prej kohësh pjesë e Bashkimit Europian, është shumë prapa në krahasim me disa shtete fqinje ballkanike si Shqipëria etj, që nuk e ka përafruar legjislacionin e vet kombëtar me atë tëBE-s, nuk ka firmosur dhe as ka ratifikuar protokolle si ai Nr. 4 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Themelore.  

Më e keqja që ka bërë shteti grek është zhdukja me gjenocid, zjarr e hekur, e minoriteteve kombëtare, duke grabitur pasuritë e tyre të tundëshme e të patundëshme, në fund të Luftës së Dyte Botërore siç ishin hebrenjtë, shqiptarët çamë, maqedonasit sllave (egejcit) etj. Për këtë deri sot ai nuk ka dhënë llogari, nuk ka kërkuar falje dhe nuk është ndëshkuar rëndë siç e meriton në bazë të Konventave kundër Gjenocidit. Kjo ka sjellë që edhe në Kushtetuten e sotme greke mungojnë minoritet kombëtare, pasi Greqia nuk njeh minoritete të tilla në teritoret që i dha Europa Plakë (The Ethnopolitical Encyclopedia of  Europe, f. 422, London, 2004). Këto janë plagë të rënda që Greqia nuk duron sot as t’ja kujtojnë.  

Ajo ka firmosur Konventën Kuadër për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare që më 22. 09. 1997 dhe ende nuk e ka ratifikuar. Dhe Europa bën sehir. Kështu shkojnë punët dhe vlon racizmi pastaj nëpër Europë. Llogaritë i paguajn minoritetet e shtypura. Greqia është shembulli më i keq në botë. 

Shteti grek sot u mohon të gjitha të drejtat shqiptarëve autoktonë çamë me gjoja bashkëpunimin e tyre me nazi-fashizmin dhe nuk ka asnjë argument, dokument ose arsye pasi edhe vetë shkencëtarët historianë grekë kanë argumentuar se nuk ishin çamët që bashkëpunuan me nazifashizmin por qeveritë greke gjatë gjithë Luftes së Dyte Botërore.  Gjithashtu Kisha Ortodokse që edhe sot është dominuese sipas Kushtetutës greke “ që përbënte një bashkëbisedues të privilegjuar me autoritetet e Pushtimit” (JM).  Rreth 3 000 (tre mijë) çamë morën pjesë kundër nazifashizmit me armë në dorë në një popullsi  prej rreth 30.000 – 40 000 njerëz, aq sa përbëhej në atë kohë ushtria e kriminelit Zervas (shih Jorgos Margaritis : “Bashkëpatriotë të Padëshiruar – Të dhëna mbi shkatërrimin e minoriteteve të Greqisë, hebrenjtë, çamët” f. 1 28-129 T. 2009). Napoleon Zervasit, këtij krimineli lufte dhe bashkëpuntor me nazifashizmin, shteti grek i ka ngrtitur monumente për krimet e kryera ndaj fëmijëve, pleqve e plakave dhe njerëzve të tjerë të pambrojtur e të pafajshëm vetëm e vetëm se ishin shqiptarë dhe muslimanë. 

Akuzat dhe kërcënimet e politikës dhe institucioneve të larta shtetërore greke  si dhe të ministrave, kryeministrave, presidentëve në këto 30 vitet e fundit  “Mbi Gjyqin Special të Kolaboracionistëve” duke dënuar 1930 shqiptarë në mungesë me akuza false bien poshtë nga vetë  dokumentet e drejtësisë greke që çjerrin hipokrizinë e shtetit gjenocidist dhe të propagandës raciste greke.  

Në dokumentin e pakontestueshëm të Gjykatës së Diktimit të Janinës me Nr. Prot.1837, datë 29 shtator 1976  për Ministrinë e Rendit Publik, Drejtorinë e Shërbimeve Kriminale dhe Seksionin e Arkivave – Zyra e Ndjekjeve, Athinë u jepet përgjigje të gjitha shkresave të tyre si vijon:”Për arsye e në bazë të vendimit të Ministrisë të Drejtësisë Nr. 17 845/1976 mbi shkatërrimin e dosjeve të proceseve gjyqësore penale , a) të atij të Diktimit 3 dhe 5 anëtarësh të Janinës deri edhe në vitin 1970, b) të Gjykatës Penale të kolaboracionistëve të Janinës, Artës, Prevezës deri edhe në vitin 1950, c) si dhe të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët, gjithashtu deri edhe në vitin 1950, nuk ka qenë i mundur verifikimi përfundimtar apo i parevokueshëm i atyre për të cilat bëhet fjalë në dokuimentet tuaja të mësipërme, në vendimet, në mungesë, të Gjykatës Speciale të Janinës për kolaboracionistët, prandaj, duke i konsideruar këto vendime për këto arsye  si asnjëherë të komunikuara dhe që nuk kanë qenë aspak në fuqi si të tilla (të zbatuara), pra, si jo përfundimtare, ato, për rrjedhojë, bëjnë pjesë në parashkrim të dënimit penal dhe jo në atë të vendimit, domethënë, të Nenit 549 të së Drejtës së Vjetër Penale. Prandaj, krimet e bëra më parë në bazë të cilave u dënuan dhe për të cilat bëhet fjalë në vendimet e mësipërme, janë të parashkruar mbasi kaluan shtatë vjet nga kruerja e tyre , sipas Nenit 120, në frymën e të cilit u bënë. Ky document i rëndësishëm është vulosur dhe firmosur nga Prokurori i Diktimit të Janinës Vasilios Xhavellas (shih G. R. 10. 05. 1995,  f.2) 

Natyrshëm lind pyetja: Pse kjo pandëshkueshmëri e gjenocidit grek edhe pas gati tetë dekadash nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe 30 vjet pas përmbysjes së  totalitarizmit ? 

Siç dëshmojnë vetë dokumentet e shtetit dhe të Drejtësisë greke çamët jo vetëm nuk jane fajtorë por po vazhdon gjenocidi edhe sot nëpërmjet mohimit të kthimit në shtëpitë, pronat, varrezat dhe trojet e tyre mijëvjeçare. Ka një përgjigje: Shteti shqiptar nuk po bën detyrën e vet, nuk e ka në axhendën e punës së tij zgjidhjen e Çështjes Çame si problem i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe si Minoritet Kombëtar Shqiptar në trojet e veta në Çamëri (Thesproti). 

Për këtë, në radhë të parë përgjegjësi mbajnë krerët autokratë të shtetit paskomunist, që kanë drejtuar Shqipërinë në periudhën 30 vjeçare, nga e majta dhe nga e djathta, me urdhërin e të cilëve ky problem është hequr nga programet e partive të të tyre të mëdha si dhe nga programet e qeverive kukulla që janë nën presionet dhe diktatin fashisto-racist të Athinës zyrtare. 

Në Shqipërinë e sotme nuk zbatohet ligji, nuk zbatohet kushtetuta. Vetëm kur në Shqipëri të vendoset shteti ligjor do të zgjidhet edhe Çështja Çame. 

Dergoi për botim: Hyqmet Zane                                 

Gazetar, studiues i çështjes çame

Filed Under: Rajon

ARBËRESHËT PËRCOLLËN ME LOTË E DHIMBJE LIDERIN SHPIRTËROR, SHQIPTARIN E MADH AT’ ANTONIO BELLUSCI

June 23, 2024 by s p

Ornela Radovicka

Qëndra Albanologjike mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe themeluar nga At’ Bellusci 1980  /

Në ditën e lamtumirës për në përjetësi Arbëreshi Kollos  At’ Antonio Bellusci u nderua me lot e lule nga populli i tij Arbërsh, Kosova, Diaspora Kosovare, emigrantët shqiptar që janë përqark. U nderua nga personalitete të Kishës  Bizantine, Latine, metropolit arvanitas, si edhe  përfaqësues ardhur  nga  dispora e Amerikës, Kanada, nga Eurpoa  dhe asnjë Përfaqësues  fizik nga Istitucionet e larta, Qeveritarë  shqiptare. Kosova dergoi përfaqësuesin e saj të Lartë, Z. Vehbi Miftari, Kreu i Missionit në Kossovë pranë Selisë së Shenjt. Kosova prezantoi denjësisht edhe me dasporën e saj. Ishin Përfaqësuesit e Lidhjes së Krimit dhe Shkrimtarëve me Kryetar Z. Jupolli  e sekretar Z.Thaqi, nëpërmjet  dy gjigandëve; Miku Rexhep, i pa lodhur, e mik Hazir Mehmeti, të cilët me lot në sy, të lodhur, të rraskapitur, mbrritën në mënyrë dinjtoze në atë kishë madhëshore ku prehej trupi i At Belluscit. Nga Shqipëria erdhën dy persona: Zonja Brizida Gjikondi, përfaqësonte Shoqatën e saj Tamara dhe i Z. Franco Calimà, Përfaqësuesi i Shoqatës në Tiranë Pal Engjëlli, Miq të të denjë të At Belluscit të cilët e kanë mbështetur me zemër dhe vepra  At Bellusci i cili edhe ai donte shumë! Në rrjete sociale i  vetmi Istitucion që nderoi për punën e tij  At Belluscin ishte  Qëndra e Studimeve dhe Publikimeve mbi arbëreshët me Drejtuesen e saj Prof Diana Kastrati, vajza e mikut të tij ngusht studiuesi Prof Jup Kastarati.  

Me shumë dashuri, afekt përjetuam ngushëllimin Federatës Pan-Shqiptare  Amerikës dhe e Gazetës “Dielli”, miq të hershëm të At Belluscit, qe falë mbështetjes së tyre, ne sot bëjmë divulgimin e kulturës arbërshe, dhe mbajmë gjallë botën dhe gjuhën  arbërshe edhe në Diaspore.  Padre Gabriele, i cili krynte funksionin funebër të At Bellusci Përshëndeti Federatën Pan Shqiptare dhe gazetën Dielli, midis 12 delegazioneve, prezent fizikisht në këtë ceremoni. 

Vatra dërgoi telegram ngushëllimi: 

“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të një shqiptari të madh me kontribute të jashtëzakonshme kombëtare, i paharruari At Antonio Bellusci. Një mik i madh i Vatrës, Diellit e shqiptarëve të Amerikës.

Klerik, misionar dhe atdhetar i shquar i shqiptarizmës.

I përjetshëm në zemrat e çdo shqiptari.

Nderim përherë jetës dhe veprës së tij.

Lusim Zotin për shpirtin e tij.

Me dhimbje

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha”

Kush ishte At’ Bellusci 

AT Belleusci  Profesor Doktor,studiues, hulumtues i botës arbëreshe dhe asaj arvanitase. 

Autor i 25 veprave shkencore mbi kulturën, etnografinë, historinë  arbëreshe. 

At Bellushi Mik i  Ernest Koliqit. Furnizonte Ernest Koliqin me materiale arbëreshe i cili i publikonte tek Shejzat.  

Priti, studiues, shkenctarë gjuhe, historian në vatrën e tij. Iu hapi derën si vëllezër atyre dhe bashkpunoi me ta, dhe për këtë  Eqerem Cabei i dorëzon At Bellushit  Honoris Causa. 

Priti refugjatë e Shqipërisë në vitin 1990-1991. I ndihmoi të sistemonte dhe për këtë flasin faqet e Revistës Lidhja botuar në ato vite.

I vetmi pjesëmarrës arbëresh në Kuvendin Ilir më 1972,( mbi të gjitha një Prift, në kohën e rregjimit kur shteti deklarohej ateo\ laik) e  ndaluan të shkonte me avion, por At bellusci merr makinën e tij dhe niset Nga Bari, me traget në Tivar, dhe hyn në  Shqipëri nga Hani Hotit!  

Hulumues në terren për 40 vjet tek arvanitasit e Greqisë/

Arkivi i tij me mijëra e mijëra kasata incizimi mbi arbërorët e Greqisë si dhe mbi 2500 fotografi. 

Është Autor i listës së 920 fshatrave arvanitas me toponimet e tyre origjinale, ku janë rregjistruar dhe incizuar më tepr se 3000 persona. 

Bashkepunoi me Arisidh Kollja, Vagjel LLjapi, Jorgo Mihas Marugas  e shumë arvanitas të tjerë, që ruajtën dhe ruajnë identitetin e tyre arbëror!  Në Gerqi ndalohet tre herë, arrestohet dhe lëshohet falë Metropolitëve arbëresh në Greqi. 

Themelues i revistës “Vatra jonë” 1963

Themelues i revistës Internacionale “Lidhja”, 1980

Themelues i Qendrës albanologjike, 1980 

Themelues i Bibliotekës  A. Bellusci 1960.

Hapi shkollën e parë për Fëmijët shqiptare në diasporë  pranë bibliotekës së tij  në vitin 1994

Né 1973 rikthehu nga  ritin Latin në Rit bizantin arbërshëve të Falonara Albanese, një akt unik. ( mund ti rikonvertosh një person ose disa por jo  një fshat të tërë)!   

Mbrojtësi i Çështjes së Kosovës, duke qenë i pari që në 1989, kur Kosova dikutohej ende për Shkelje të të Drejtave të Njeriut, dhe  At Bellusci hodhi tezën Kosova Republikë! 

Ishte i pari që në vitet 1998-1999  luftën ndaj Kosovës e konsideroi një gjenocid,  dhe i dedikoi po në këtë vit  artikuj  si edhe kopertinën e Revistës së tij  “Lidhja” kësaj tragjedie bërë popullit kosovar.  

At Bellusci  ishte i vetmi Antar  Nderi i Lobit Lidhja shqiptare- amerikane Amerikan themeluar nga Ish senatori amerikan arbëreshi  Dioguardi për çështje e Kosovës.

Puna dhe veprimtaria e tij është nderuar me:

Medalje Presidenciale nga Presidentja e Kososovës Vjosa Osmani 

Medalja Naim Frashëri  me urdhër të Presidentit Të Republikës së Shqipërisë  

Medalja Lidhja e Prezërenit  nga Presidenti  Ibraim Rrugova 

Medalja e Nënë Terezës  

At Bellusci në thjeshtësinë e dashurinë e  e tij punoi për ruajtjen e gjuhës, kulturës tek arbëreshët e Italisë, zgjoi ndjenjat arbërore të arvanitasve përforcoi dhe rriti ndërgjegjen kombëtare tek shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si edhe Diasporës shqiptare kudo që ndodhen shqiptarë,  që  ata mos të harrojnë gjuhën shqipe. Çdo gjë që rrethonte botën arbërore At Bellusci është atje, i pa lodhur, energjik si një gurrë e pashtershme për kombin arbëror.   

I përjetshëm kujtimi, nderimi dhe vepra e At’ Antonio Bellusci

Në Vijim disa imazhe mbi ceremonin e Varrimit të At Belluscit 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240620-WA0016.jpg

Foto Maji 2024 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1719139104282_7210592021648168352.jpgKreu funksioni e ceremonisë vdekjes Zoti Gabriele 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1719139148205_7210592205875271688.jpg

Peshkopi i Eparkisë së Ungrës  Donato Oliverio

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1719139084457_7210591938497980885.jpgPërfaqësuesi i Kreut të lart për missionin e Kosovës pranë Selisë së Shenjtë të Vatikanit. Z Vehbi Miftari. 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1719139217501_7210592496524950512.jpg

AvvTommaso Bellusci eKryetari i Komunës Angelo Catapano, e Kryetari i komunës së San Cosmo Albanese.

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1719139246569_7210592618441355249.jpg

Presidenti i Federatës Arbëreshe në Kalabri FAA. Zoti Damiano Guagliardi 

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1719139258434_7210592668208652760.jpg

Përgjegjsja  mbi kulturën arbëreshe pranë Komunës së Frascinetos dhe mike e ngushtë e At Bellusci Katerina Aducci e Tommaso  Bellusci  

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1719087126709.jpg

Në foto Kleriku Latin nga Spexano Albanese,  klerik Bizantin me orgjin Piana degli Albanesi, Giuseppe Barralle  Brizida Gjikondi përfaqësuesja e shoqatës Tamara, ardhur nga Tirana,, Hazir Mehmeti, Austri, Rexhep Rifati Svicer, përfaquestë Lidhjes së Krijuesve dhe shkrimtarëve në diasporë, Pro Integro ch, Hora e Skënderbeut, të ProIntegra, dhe  Ornela Radovicka 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240622-WA0007.jpg

Në të majtë Familjarët e At Belluscit, Motra Katerina, Vëllai i tij Avv Tommaso Bellusci, e shoqja MariaPia, Nipi Daniele me të shoqen Benedetta etje. 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240622-WA0023 (1).jpg

Ornela Radovicka pasi lexoi  mesazhin mbi arbëreshët, në rolin si bashkpunëtore e At Belluscit, 

C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240621-WA0025.jpgEmigrantët shqiptarë  midis tyre Fatmir Filja dhe arbëreshë në rradhë për ti bërë homazhe At Bellushit

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1719084234113.jpg

Një pjesë e prifërinjëve të fshatrave arbëreshe. Rreth 40 priftërinjë!

C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1719139277018_7210592746156593004 (1).jpg

Përfaqësuesi i Shoqatës Pal Engjëlli me seli në Tiranë Z.Franco Calima, duke vendosur Flamurin Shqiptar mbi arkivol , i cili po përcillet në banesën e tij të fundit . 

Filed Under: Opinion

Shteti helen shkel “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”

June 22, 2024 by s p

NATO t’i kërkojë llogari Greqisë, për Ligjin e Luftës me Shqipërinë, çështja çame, ende e pazgjidhur./

Shkruan: Eneida Jaçaj/

Çështja çame mbetet të jetë një nga ngjarjet më të ndjeshme në historinë e kombit tonë, e cila mbart me vete shumë dhimbje, tortura, humbje të mëdha në njerëz, grabitje të pronave dhe nëpërkëmbje të identitetit të popullsisë shqiptare, në Jug të vendit. Ajo që është akoma më e dhimbshme dhe e turpshme, është se në ditët e sotme mbetet ende e pazgjidhur si çështje, duke “legjitimuar” krimet dhe padrejtësinë e shtetit grek ndaj popullsisë shqiptare çame. Ashtu si në shumë raste të caktuara, edhe këtë herë, ishin Fuqitë e Mëdha ato që u tallën dhe i hapën rrugën padrejtësive në kurriz të popullsisë shqiptare, duke i dhënë dritën jeshile Greqisë për të aneksuar Çamërinë, në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, 1913. Pas suksesit të shteteve ballkanike ndaj Perandorisë Osmane, Konferenca e Paqes do të shpërndante tokat, duke kënaqur vendet pjesëmarrëse në luftë, në këtë rast edhe Greqinë. Interesat ogurzeza të “kokave” të larta të botës nuk morën parasysh dëmet e mëdha që iu shkaktuan shqiptarëve, duke nisur që nga krimet çnjerëzore e deri te grabitja e pronës. 27 Qershori i vitit 1944 do të shënonte agresionin më të egër të Greqisë ndaj shqiptarëve, kur forcat e Ligës Republikane Greke (EDES) të gjeneralit Zervas hynë në qytet dhe vranë rreth 600 shqiptarë, burra, gra dhe femijë.

Greqia vijon ende të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut, duke mos kërkuar falje publike për 2900 viktimat, për 40.000 vetat e dëbuar me dhunë, për 68 fshatrat e qytetet e grabitura e të djegura. Greqia mashtron edhe me tekstet shkollore, ku iu mëson fëmijëve grekë për 8 mijë varret boshe greke, të hapura prej popullsisë shqiptare, duke mbjellë urrejtje dhe shtrembërim të informacionit te brezat e rinj. Aq më keq akoma kur mban në fuqi Ligjin e Luftës të vitit 1940 me Shqipërinë; ky është paradoksi më i madh se si një vend anëtar i NATO-s i ka shpallur luftë një vendi tjetër po anëtar të kësaj organizate. Nëse SHBA do të ftonte në bisedime krerët e politikës së jashtme shqiptare dhe greke, ky ligj do të hiqej brenda një sekondi. Greqia ka përfituar nga lëshimet që i janë bërë, dhe e përdor këtë ligj sa herë që i duhet për t’i bërë presion Shqipërisë. Greqia ka patur mbështetje të madhe nga SHBA, Britania, Gjermania, të cilat nuk e lanë të binte në kthetrat e ekspansionit rus, ndërsa Shqipëria bëri shumë hapa mbrapa me vendosjen e diktaturës komuniste nga Enver Hoxha. Një Greqi e hapur dhe e zhvilluar ekonomikisht, e kishte më të lehtë të bënte lojë të poshtër politike me Shqipërinë e varfër dhe pa mbështetje. Nuk ka asnjë lloj ndjeshmërie, kurrfarë interesi, as nga politika shqiptare për të lëvizur gurët në drejtim të çështjes çame. Edhe pse kemi një parti çame në politikë, PDIU, ku u duk se do t’i hapej drita jeshile çështjes më të ndjeshme në Jug të vendit, për t’u ulur në bisedime me krerët e politikës greke, por gjithçka ka mbetur në tentativë për shkak të interesave politike.

Qeveria e kryeministrit Andrea Papandreu, në vitin 1987, e hoqi Ligjin, por Kuvendi i Greqisë e rrëzoi duke bërë një lojë të pistë. Siç dihet edhe nga faktete historike, Greqia i ka shpallur luftë Shqipërisë, pasi Italia i dha ultimatumin Greqisë të pranonte pushtimin. Kështu, Greqia rendiste si aleate të Italisë në këtë agresion edhe Shqipërinë, më 28 tetor 1940. Sipas kësaj logjike, Shqipëria shfaqej “de jure” si pjesëtare e këtij agresioni. Tetë divizione të përbërë nga 140000 ushtarë – nën një shi të furishëm, italianët filluan sulmin në një front prej 200 km. Duke u nisur nga ky fakt, mbreti i Greqisë, Konstandin, nxjerr Dekretin Mbretëror nr. 2636 i vitit 1940, sipas të cilit shpallte “ Shqipërinë shtet armik dhe pasuritë e shqiptarëve, pasuri armike”. Njëkohësisht, të gjitha pasuritë e shqiptarëve i vendosi në “sekuestro konservative”.

Nuk mund të përmendim vetëm masakrën e ushtrisë greke, me gjeneral Napolon Zerva, të viteve 1944-1945, por duhet të theksojmë se genocidi në Çamëri ka filluar që në vitin 1913, 1918, 1924, 1936. Greqia mohon njohjen e pakicës kombëtare shqiptare dalë nga Marrëveshja e Lozanës 1923-1924. Sipas studimeve, vetëm në Greqinë e Veriut, në 1913, ka patur rreth 100 fshatra që flitej gjuha shqipe, ndërsa sot kemi rreth 40 fshatra që ende flitet shqip. Bëhet fjalë për Kosturin, Follorinën, Edesën, Selanikun e deri në Evros në kufirin greko-turk të Trakës. Greqia është një nga shtetet më raciste, e cila duhet të fillojë punën nga vetja, dhe më pas të kërkojë falje për krimet ndaj shqiptarëve dhe t’u kthejë atë që u takon.

Filed Under: Interviste

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 894
  • 895
  • 896
  • 897
  • 898
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT