• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GENOCIDI NDAJ SHQIPTARËVE SI TEORI DHE PRAKTIKË ANTINJERËZORE. REZOLUTAT PËR GENOCIDET SI TË PADËSHIRUARA NGA DREJTËSIA EVROPIANE

June 21, 2024 by s p

80 vite nga genocidi grek mbi Çamerinë

C:\Users\User\Downloads\Hyqmet Zane.JPG

Nga Hyqmet Zane                                 

Gazetar, studiues i çështjes çame

Shekulli XX ka shënuar veç dy luftrave botërore, por enkas për shqiptarët si komb ka “rezervuar” situata me krime kundër njerëzimit deri në genocid. Çamëria dhe Kosova, por edhe vetë Shqipëria kanë pësuar genocidet greke, serbe dhe komuniste. Në dallim nga genocidi nazist ndaj hebrejve gjatë Luftës II Botërore që ishte në përmasa të mëdha, por që u dënua nga gjyqi i Nurenbergut, për çamët, kosovarët nuk ka asnjë gjyq veç për Kosovën më 1999 ishin Shtetet e Bashkuara që u bënë bashkë me shtetet aleate dhe shpëtuan Kosovën nga pushtimi serb. Ndërkohë që fajtorët dhe shkaktarët nuk janë dënuar edhe sa udhëheqësia e Serbisë krenohet për këtë genocid dhe vazhdon ta quaj Kosovën pjesë të saj.

Por kur vjen fjala e genocidit grek mbi Çamerinë dhe shqiptarët banorë të saj, ka shumë pyetje dhe hamendësi, ka shumë faje dhe mosvëmendje për atë çka ndodhi në atë tokë të lashtë dhe krenare.

Të mos dënosh genocidin e Srebrenicës dhe genocidin ciklik ndaj shqiptarëve në histori, është krim në vetvete! Këta nuk kanë as komb, as gjak dhe as fe! Në njërën anë shkon në Hagë për propagandë dhe përdor Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në anën tjetër darkon me dy udhëheqësit e Ushtrisë së Republikës Serbe që urdhëruan dhe zbatuan genocidin. Historia dhe kombi do t’i gjykojë!

Ka dhe kziston një konventë që flet për krime lufte, për krime kundër njerëzimit dhe genocid. Nëse do ti referohemi kësaj konvente të sanksionuar si në të gjitha konventat dhe deklaratat për të drejtat e njeriut, vetëm për problemin çam nuk është respektuar asnjëra. Jo se nuk e dinë para së gjithash europianët, por edhe SHBA, por duket se ka një marrëveshje si nën tavolinë të cilat kanë pushtllik si të gjitha punët që bëhen nën tavolinë. Më e keqja akoma është se edhe rezoluta e ashtëquajtur për Çamërinë e 2004 u katandis në një letër bakalli. Nuk u hartua nga një njeri, por u shkruajt mbi nazën e repektimit të konventave dhe deklaratave të të drejtave të njeriut nga parlamenti shqiptar, pjesë e të cilës janë edhe ca që flasin në emër të Çamërisë, bëjnë shou mediatik dhe japin shfaqje në sallë parlamenti. Por kur vjen puna për atë strategjinë e zgjidhjes së çështjes çame, kur vjen puna për atë mirëkuptimin njerëzor në mes të vetë çamëve përmes shoqatës patriotike Çamëria, ajo nëpërkëmbet, shmanget, harrohet zbatimi i statutit dhe një parti politike me emrin PDIU e uzurpon veprimtarinë e kësaj shoqate. 

Unë që i them këto jam një çam me nënë dhe baba, jam një intelektual i angazhuar shpirtërisht, fizikisht dhe sinqerisht në trajtimin e kauzës së Çamërisë, jam nga dëshmitarët e asaj mbledhjes së parë që u bë në atë fillim janari 1991 në Tiranë dhe organizator i shoqatës Çamëria në Elbasan. Janë 31 vjet e ca angazhime mediatike dhe publicitare, në TV Dardan dhe autor i disa librave, jo thjesht me historizime dhe akademizma, por me trajtesa të ditë pas ditshme, muaji pas muaji dhe vit pas viti,  që më japin të drejtën të kërkoj se çfarë bëhet me shoqatën Çamëria, kush po e drejton atë, përse nuk mblidhet Këshilli kombëtar e të tjera si këto pyetje që janë në të drejtën e çdo çami që nuk mund ti nëpërkëmbë një njeri që ka interesa për ndërtime pallatesh apo për përfitime personale. E them kështu sepse kauza e Çamërisë është sa e drejtë po aq edhe e vështirë, po ashtu siç është një amanet i atyre që dhanë jetën jo në ndonjë luftë, por të vrarë, të therur nga dora gjakatare e andartëve grekë që gjakun dhe vajin e derdhën në det, aq shumë u vranë. Pa folur pastaj për rreth 3 mij të tjerë që një ehrë në vit venë dhe u bëjne homazh në një memorial ku më pas çdo gjë lihet në harresë. 

Për shkak të interesave të mia intelektuale dhe angazhimeve në jetën politike dhe shoqërore, ndjehem i fyer për abuzimet që bëhen në emër të Çamërisë, si unë dhe shumë e shumë intelektialë të tjerë që nuk konsiderohen, që nëpërkëmben, shmangen dhe nuk u përmëndet emri nga ata që flasin abuzivisht në emër të Çamërisë. Unë nuk kam nevojë as për medaljë apo një “pjatë mirënjohje”, se veprën që bën çdo njeri e lexon koha, ajo mbetet do apo nuk do një individ me padinjitetin si institucion që nuk i bën nder Çamërisë. 

Kur diktatori Enver Hoxha bëri ato që bëri me shqiptarët e Çamërisë, i vrau, i burgosi dhe i internoi sa i deshi qejfi, erdhi një ditë që ai vdiq me faqezillëkun e tij si një tradhëtar i kombit. Faktet flasin dhe janë kokëforte si për Kosovën dhe për Çamërinë. U desh ndryshimi i sistemit që ne të gjenim vehten dhe të organizoheshim dhe bëmë shumë mirë deri më 2013, kur e3dhe u bëmë me deputetë çamë në parlamentin shqiptar. Pikërisht atëherë u nda pjesa e idealeve duke mos u përfillur dhe u kap pjesa e interesave personale të individëve dhe sot më 2022 kemi tre deputetë çam në PS dhe tre deputetë çam tek PDIU. Ata mund të ejnë çamë, por nuk kanë asnjë lidhje me kauzën e çamërisë, nuk i fyej, i dua se janë çamët e mi, por nuk mund të pranoj kurrsesi këtë gjëndje në të cilën ka arritur, këtë përçarje, këtë uzurpim të kauzës së Çamërisë. 

Unë e di që ka një Zot dhe e besoj Atë, siç besoj se Ai do ta japë verdiktin e kësaj çështje duan apo nuk duan disa individë, se gjaku i rënë nuk bëhet hasha as me blerje nga grekët me mijëra euro, as me llafollogji të inçizuara nëpër kaseta të vjetëruara, jemi gjallë ne bijtë trashëgimtarë që me të vertetë e duam kauzën dhe kërkojmë ta zbatojmë amanetin. 

Në një moment isha entuziazmuar kur kryeministri i sotëm Edi Rama foli dhe doli në krah të shqiptarëve të Çamërisë që jetojnë në Shqipëri, i tha ato fjalë në poltronin e Parlamentit se “Çamëria është çështje ndërkombëtare dhe jo Himara…” si edhe në një TV Grek në mes të Athinës qartë dhe saktë se problemi çam kërkon drejtësi dhe duhet reciprocitet. Por më pas heshti. Përse ? U ble apo moiri “dhurata” që dinë të bëjnë grekët ? Heshti edhe kur ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në mes të Tiranës, në krah të të “besuarës” ministr të jashtme të Shqipëerisë Olta Xhaçka, heshti kryeministri nga shantazhi që i bëri Shqiëprisë për në BE nëse kërkohet çështja çame ??? 

Është i njohur fakti edhe nga komisioni mix i 1946-ës, por edhe sot nga akademikë grekë që e pohojnë se grekët bënë genocid, vranë dhe therën nga fëmijë deri ple, burra e gra të pafajshëm,  dhe vodhën pronat e popullatës çame në Çamëri, siç edhe përcaktohen në Konventën në fjalë për cilësimin “genocidi” që nënkupton cilën nga veprat e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar qoftë plotësisht, qoftë pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor afetar si të tillë. Ndër të tjera në Konventë cilësohet se : Do të ndëshkoheshin – Genocidi, – Marrëveshja për të kryer genoc id, – Nxitja e drejtperdrejtë dhe publike për të kryer genocid, – Tentativa për genocid, – Bashkëfajësia për genocid.

Të gjitha këto u bënë në Çamëri nga Napoelon Zerva dhe bashkëpunëtorët e tij me lejen e shtetit grek dhe mirëkuptimin britanik të kohës. Ndaj dhe në nenin IV ttë kësaj Konvente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve në rezolutën e saj 260) A (III) të 9 dhjetorit 19548 që hyri në fuqi më 12 janar 1951 sipas dispozitave të nenit XIII, thuhet – “Personat që kanë kryer genocid apo cilëndo nga veprat e tjera të renditura më sipër, do të ndëshkohen, qofshin edhe qeveritarë, funksionarë apo persona të veçantë” ? ! ? ! ? ! Kush u ndëshkua për krimet kundër njerëzimit në Çmëri ? Askush. Napoleon Zerva u bë Ministër i Brendshëm dhe ka memoriale të ngritura në Artë të Çamërisë dhe në mes të Athinës. 

Peërballë këtij realiteti, genocidi dhe pasojat e tij po merren me të mirë me folklorizëm dhe fjalë në erë me forma dhe vepra të ndryshme deri në heshtje nga vet ata që pretendojnë për drejtësi dhe që kanë shkallmuar unitetin mes shqiptarëve të Çamërisë në Shqipëri..

Filed Under: Politike

80 vjetori i gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë – Dëshmorët që ranë për Çamërinë dhe Shqipërinë

June 20, 2024 by s p

Prof.As.Dr. Bernard Zotaj/

Dëshmorët që ranë për Çamërinë dhe Shqipërinë: Abedin Musa Sejko (1900-1944) nga Filati; Daut Rakipi, nga Koska; Dido Hasan Didati, 1922, Koskë, Çamëri, 1944, Grazhdan, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 21, datë 13.02.1979 të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Et’hem Yzeiri, nga Vërsela; Fahri Jasini, nga Varfanji; Ferik Islam Çaçani (1915-1943) nga Janjari, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 166, datë 27.12.1977 Sarandë; Fuat Meleq Zeneli, 1925, Arpicë, Çamëri, 1945, Strugë, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 63, datë 25.10.1981 të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Hashim Qazim Ismaili, 1914, Argic, Çamëri, 1943, Konispol, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 20, datë 06.03. 1956 të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Hadif Nezir Veliu (1924-1943) nga Shalësi; Halil Azem Munga nga Markati (1923-1943), Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 166, datë 27.12.1977, të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Husen Muharrem Veliu (1912-1943) nga Konispoli, vrarë më 28 shtator 1943 në Konispolit, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 166, datë 27.12.1977 Sarandë; Hysen Vejsel Pasho, nga Galbaqi, i vrarë në Qeramicë në luftime me bandat e Napoleon Zervës, i inkuadruar në batalionin “Ali Demi”; Ibrahim Vejsel Abdullahu (1915-1944) nga Galbaqi, partizan i batalionit katërt, Regjimenti 15 ELLAS-it, vrarë në Mallun më 18 korrik 1944 gjatë përleshjes me zervistët; Ibrahim Vejsel Halluni, (1919-1944). nga Filati. Partizan i batalionin katërt të Regjimenti 15 ELLAS-it. U vra më 13 korrik 1944 në Mallun, gjatë luftimeve me bandit e N. Zervës; Muharrem Murteza Abdullahu, nga Spatari (1910-1944), pjesëtar i batalionit katërt, Regjimenti 15 ELLAS-it, vrarë në Mallun në korrik, gjatë përleshjes me zervistët; Selman Izet Kushi, nga Spatari, ndërlidhës me ELLAS-ite. Vrarë në vendlindje me zervistët; Jaho Xhafer Xhaferi, 1902, Dhrogomitë, Çamëri, 1944, Nivic-Buall, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 48, datë 04.05.1987 të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Nail Lutfi Tana (1920-1944) nga Luarati, rënë më 26 gusht 1944 në Konispol, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 63, datë 25.10.1977 të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Nezir Kalo; Shaban Hamiti, nga Grikohori; Shefqet Murat Sulejmani, 1915, Çamëri, 1943, Konispol, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 139, datë 18.12. 1964 të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Telha Ali Plaku (1915-1943) nga Konispoli, rënë në Konispol më 28 shtator 1943, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 166, datë 27.12.1977 të Komitetit Ekzekutiv Sarandë; Veliko Muskli Rexhaj (1925-1944) nga Markati, rënë më 21 korrik 1944 në Delvinë, Shpallur Dëshmori i Atdheut me vendim nr. 166, datë 27.12.1977, të Komitetit Ekzekutiv Sarandë dhe Zydi Zeqo (1923-1945) nga Çamëria.

Të internuar në kampet naziste në Itali dhe Gjermani

Hajri Hasan Fetahu, nga Grikohori i Çamërisë, internuar në Itali dhe Gjermani; Mezan Emin Jonuzi, nga Varfanj të Gumenicës në Çamëri, internuar në Itali dhe Gjermani; Nuri Emin Zane, nga Filati i Çamërisë, internuar në Dakao të Gjermanisë; Osman Zenel Taka, nga Filati i Çamërisë, internuar në Itali dhe dhe Gjermani; Bejaz Muhamet Muho, nga Arpica e Çamërisë, internuar në Mathauzen dhe Alush Xhemil Sejko nga Filati i Çamërisë internuar në Itali pushkatuar…
Foto: www.aa.com.tr

Filed Under: Opinion

It’s my life

June 20, 2024 by s p

Eshtë jeta ime

“Të kërkohet që në Kryeqytet të ngrihet një Memorial kushtuar femrave shqiptare që u vranë, u burgosën dhe internuan padrejtësisht nga diktatura më e egër në Europë”. 

Nga Mimoza Dajçi

Shqipëria po përgatitet për zgjedhjet e reja parlamentare. Por a do të ketë përfaqësim të barazisë gjinore në kuvendin e ardhshëm, në kuotën 50/50.

Në show-un “Ferma VIP1” fitues doli një djalë, urime sigurisht, garat e paracaktuara në atë format televiziv ishin përllogaritur njësoj për të gjithë.Testet e garimit nuk ishin të lehta, megjithatë pjesëmarrëset edhe pse nuk dolën fituese i ndoqën shpirtërisht deri në fund ato. Për çudi ajo lloj konkurence nuk parashikonte dallime gjinore. 

Edhe partitë politike që pretendojnë të marrin pushtetin duhet të fokusohen më shumë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Kryetarët e partive mos të mendojnë vetëm për kolltuqet e miqve dhe shokëve të tyre, por edhe për vajzat e gratë që kanë një kontribut të konsiderueshëm në strukturat e partisë. Jeta dhe veprimtaria politike është e njëjtë për këdo, Çdo vajzë, grua duhet të jetë e barabartë edhe në këtë “lojë politike”. Nëse fitojnë, nuk duhet të heshtin, të tregojnë kapacitetet që disponojnë. Qëndrimi i tyre në kuvend lë për të dëshëruar, ndërkohë që vendi ka shumë probleme ekonomike, sociale etj. Gratë deputete duhet të distancohen nga gabimet e qeverisë, korrupsionit, të jenë të mirë artikuluara për çështjet që prekin interesat e grave. Të flasin për të drejtat e grave ish të persekutuara politike nga regjimi komunist, të kërkojnë që në Kryeqytet të ngrihet një Memorial kushtuar femrave shqiptare që u vranë, u burgosën dhe internuan padrejtësisht nga diktatura më e egër në Europë. Të mbrojnë ligjet për të drejtat e grave dhe fëmijëve, një pjesë e të cilave po dhunohen e keqtrajtohen, vriten nga bashkëshortët e tyre. Të rralla janë ato gra parlamentare që marrin mundimin e flasin në kuvend. Sa kemi parë, ulen në atë institucion, fusin të ardhurat mujore në xhep, bëjnë jetë luksi, krahas atyre që i dhanë votën. Kësaj i thonë “pas meje le të bëhet qameti”. 

Çdo grua, vajzë apo nënë që dhunohet nga bashkëshorti ka jetën e saj, por duhet që ligjvënësit të ngrejnë zërin për to, pasi askush nuk ka të drejtë ti marrë, ti cënojë jetën nënave, grave dhe fëmijëve. Jeta është e tyre, dhe ato duhet ta jetojnë. Siç thonë edhe vargjet e këngës “It’s my life” të këngëtarit të famshëm amerikan Bon Jovi. “Eshtë jeta ime”. Ka shumë gra e vajza në Shqipëri që kanë kontribuar shumë edhe për jetën politike në vend, si personalisht ashtu edhe familjarisht. Po flas për ato gra që linin apo lenë në shtëpi fëmijët apo prindërit e sëmurë e të munduar nga hallet e viteve në diktaturë, të cilat sakrifikonin e sakrifikojnë kohën e tyre të çmuar për partinë demokratike. I takon drejtuesve të saj ti ftojnë, ti afrojnë këto zonja që sakrifikuan veten e familjet e tyre për kohët e errëta që kaloi vendi edhe pas viteve ’90-të. Në fakt edhe pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri asnjë herë situata politike nuk ka qenë e qetë, kurdoherë ka pasur trazira, protesta, grumbullime dhe askush nuk është kujtuar ti vlerësojë ato gra qofshin gjallë apo ndarë nga jeta.

Gratë parlamentare mos ti binden verbërisht direktivave të partisë, kur ato nuk i shërbejnë interesave të drejta të grave, popullit, por të jenë të pavaruara për të shprehur interesat e drejta të grave dhe vendit, që të përfitojë e gjithë pjesa e shoqërisë. Ato duhet të tregojnë në parlament cilësitë e larta të tyre, për të krijuar besimin tek votuesit tek qytetarët, pasi të gjitha gratë sëbashku mund të çojnë përpara reformat dhe përparimin e vendit.

Dhe suksesi është i pamohueshëm, referuar mediave shqiptare dhe TV – Zërit të Amerikës rasti më i fundit është kur në Shqipëri gratë dhe vajzat po depërtojnë edhe në industrinë e prodhimit të automjeteve. Arjeta Puca themeluese e kompanisë “Timak”, që bazohet në punën e vajzave, në pak vite ja ka dalë të prodhojë disa qindra të tilla, së fundi dhe prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, e cila do të ekspozohet në panairin Eurosatory në Paris. Nën moton “gratë në timonin e ndryshimit” zonja Puca po ndërton të ardhmen e saj në Shqipëri, pas kthimit nga emigracioni.

Filed Under: ESSE

Vizioni për bashkëpunim rajonal përmban edhe njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore

June 20, 2024 by s p

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me delegacionin e Republikës së Kosovës në SEECP, në prani të pritësit, Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, si dhe pjesëmarrësve të tjerë nga delegacionet e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore, mori pjesë në seancën e 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) të mbajtur në Shkup.

Gjatë fjalës së tij në këtë seancë kryetari Konjfuca theksoi se vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet e këtij rajoni, në mënyrë që t’i hapet rruga gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë e të mirëfilltë. Ai po ashtu theksoi nevojën për të mbështetur aspiratën e Kosovës për anëtarësim në struktura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës, në frymën e përkushtimit për një rajon sa më të bashkuar rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.

“Një gjë e tillë u arrit më herët me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë, gjë për të cilën jemi mirënjohës dhe kjo duhet të përsëritet, në frymën e të ardhmes së përbashkët”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit potencoi po ashtu se edhe se ngjarja e 24 shtatorit 2023, kur kundër Republikës së Kosovës u krye një sulm i egër terrorist, me pasojë vrasjen e Rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve të tjerë, ishte goditje e rëndë jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Prandaj, shtoi kryetari Konjufca, ai akt duhet dënuar nga të gjithë pa përjashtim, ndërsa përgjegjësit të cilët strehohen dhe mbrohen nga Serbia duhet të vihen përballë drejtësisë. Pa këto qëndrime dhe veprime, do të jetë e vështirë të arrihen synimet e SEECP.

Në vazhdim të fjalës së tij kryetari i Kuvendit të Kosovës potencoi përparimin e jashtëzakonshëm që ka bërë Republika e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, në qeverisjen demokratike dhe të drejtat e njeriut, në luftën kundër korrupsionit, në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Ky progres, i njohur edhe nga organizata të ndryshme ndërkombëtare, është një dëshmi e përkushtimit tonë për të ndërtuar një shoqëri të gjallë, demokratike dhe gjithëpërfshirëse”, tha kryetari Konjufca, duke bërë thirrje që të punohet së bashku, për të riafirmuar përkushtimin ndaj parimeve të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit rajonal, për t’u siguruar që asnjë anëtar i komunitetit tonë të mos margjinalizohet dhe të sigurohemi që Strategjia për Evropën Juglindore 2030 të përmbushë premtimin e saj për të mos lënë askënd pas dhe për të nxitur një rajon ku çdo shtet mund të lulëzojë.

Në përmbyllje të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore pjesëmarrësit dolën me një deklaratë të përbashkët finalizuese.

Në kuadër të delegacionit të Kuvendit në SEECP, në punimet e kësaj seance morën pjesë deputetet: Fitore Pacolli Dalipi, Vlora Dumoshi, Jeta Statovci dhe Mefail Bajqinovci.

Gjatë punimeve, takimin e Komisionit të Përgjithshëm për Drejtësi, Punë të Brendshme dhe Siguri në AP të SEECP, e kryesoi deputeti Mefail Bajqinovci, Kryetar i Komisionit, ndërsa takimin e Komisionit për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë, e kryesoi deputetja Vlora Dumoshi, Kryetare e Komisionit.

Gjatë takimeve, Kryesuesit e Komisioneve të Përgjithshme të AP të SEECP-së, deputetët Mefail Bajqinovci dhe Vlora Dumoshi, krahas udhëheqjes së punës së Komisioneve, prezantuan edhe kandidaturat për komisionet e përgjithshme. Me konsensus u vendos që Kuvendi i Kosovës të vazhdojë udhëheqjen me këto dy komisione edhe për vitin e ardhshëm, ndërsa Turqia do të udhëheqë me Komisionin e Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji.

Filed Under: Ekonomi

MIKLIMET E RREZIKSHËM PERËNDIMORË

June 20, 2024 by s p

Nga FRDERICO RAMPINI – “Corriere della Sera”, 16 qershor 2024 – Përktheu: Eugjen Merlika

Në takimin e nivelit të lartë mbi Ukrainën nuk ishte Xi Jinping: nuk ka pranuar ftesën. Nga Moska Vladimir Putini (i paftuar) ka diktuar kushtet e një pushim zjarri. Përfshijnë bashkëngjitjen e gjithshkaje që Rusia ka zaptuar tashmë me një luftë kriminale; për më tepër edhe krahina të tjera të cilat Putini as që i ka pushtuar. Diktati më i rëndë është që Ukraina të heqë dorë nga çdo bashkëpunim ushtarak me Perëndimin. Një dorëzim pa kushte. Ukraina do të duhej t’i dhuronte agresorit madje më shumë territore nga sa ai i ka marrë me dhunë. Vetoja mbi hyrjen në NATO, për më tepër mbi marrëveshjet e dyanëshme të mbrojtjes, si ajo të ofruara nga Amerika dhe disa kombe evropianë, është parahyrja për mësymje të reja. Bilanci i lartë i jetëve të flijuara për t’u mbrojtur nga mësymja ruse do të kishte qënë e kotë.

Kush vetëquhet paqësor, e prej dy vjetësh kërkon një “zgjidhje diplomatike”, do të duhej të hapte sytë: ky është Putini. Jo prej sot. Janë treguese fletët e botuara nga New York Times mbi negociatat e shkurtit dhe marsit të vitit 2022, në muajt e parë të luftës. Që atëherë Putini, përveç cungimeve territoriale, kërkonte një Ukrainë vartëse e Rusisë, pa asnjë mundësi marrëveshjesh sigurie me Vende të tjera. Kush ka kaluar këto vite duke n’a qortuar “neve” – Zelenskin, Biden-in, Bashkimin Evropian – se nuk kemi vënë theksin mbi diplomacinë, le t’a shohë të vërtetën në sy: Putini don dorëzimin si parakusht për pushtime të mëtejshme; dhe respekton vetëm raportin e forcave.

Sot mund të ngrerë akoma më lart mëtimet e tij sepse ndihet i sigurtë në vetvete. Në frontin ushtarak Perëndimi ka grumbulluar vonesa, ndrojtje të pafund; i ka vënë armëve që i jepte Kievit shtrëngesa përdorimi, të tilla sa që i dhuroheshin dobi të stërmëdha rusëve.

Perëndimi është i frikësuar edhe në përdorimin e sanksioneve. Çështja e pasurive ruse të ngrira në bankat evropiane është dëshpëruese. Dy vjet e katër muaj ploje mbi truallin evropian nuk janë të mjaftueshëm për të shpronësuar pasuritë ruse, për t’i derdhur si dëmshpërblim popullit ukrainas. G7 nuk e ka fshirë këtë turp. Pasuritë mbeten të ngrira por gjithmonë në pronësi ruse. Vetëm një pjesë e interesit që ato prodhojnë, përdoret për të siguruar një borxh për Ukrainën. Një borxh, jo një dëmshpërblim. Ligjësimi i kaq shumë poshtërsie? Shpronësimi i pasurive ruse do të vinte në mëdyshje respektimin nga ana e evropianëve të Shtetit të së drejtës, pra të shënjtërisë së pasurisë. Evropianët – në këtë rast Amerika kërkonte një vijë të ashpër – kanë zgjedhur burracakërinë, duke vënë të drejtën e pronësisë së Putinit mbi të drejtën e jetës, të lirisë, e të sovranitetit të popullit ukrainas.

G7 ka bërë ndonjë hap përpara – me fjalë – mbi ndihmën kineze Putinit. Komunikatë përfundimtare padit që “mbështetja e vazhdueshme e Kinës industrisë ushtarake ruse, mundëson vazhdimin e luftës së paligjëshme kundër Ukrainës dhe ka pasoja të gjëra mbi sigurinë”. Jo vetëm sigurisë ukrainase por të gjithë Evropës, duke parë orekset perandorake të Putinit. Kjo frazë e G7 është vetëdijesimi i një gjëndjeje që vazhdon nga shkurti 2022. Xi Jinping i ka premtuar “miqësi të pakufishme” Putinit dhe e ka mbajtur fjalën. Armata e mësymjes ruse nuk do të kishte mundur kurrë të ngrinte fatet e saj në terren, pa mbështetjen masive, ekonomike, financiare, teknologjike të Pekinit. Shpejtësia me të cilën Putini ka shndërruar Vendin e tij në një ekonomi lufte është e lidhur me valën e furnizimeve nga Republika Popullore. Kush miklohej se Xi do të donte të bënte ndërmjetësin e paqës, nuk ka kuptuar asgjë: udhëheqësi komunist ka rrezikuar duke vënë bast për Putinin, vetëm për të shpejtuar rënien e Perëndimit.

G7 ka filluar të rishpërcaktojë rolin e Kinës: ka përmendur 28 herë në komunikatën përfundimtare, pothuaj gjithmonë si një fuqi e rrezikshme, protagoniste veprimesh armiqësore si sulmet e vazhdueshme cybernetike kundër nesh. Takimi i nivelit të lartë të Puglias kërkoi sanksione të zgjeruara kundër ndërmarrjeve kineze. Nuk është e thënë që të pasojnë veprime të përshtatëshme. Republika popullore në tridhjet vite globalizimi është bërë e domosdoshme për ekonomitë tona. Taksat që Washingtoni e Brukseli kanë vënë së fundi kundër automobilëve elektrikë të saj janë një kundërveprim ndaj faktit që çkarbonizimi i ynë është peng i made in China. Prandaj Xi është i sigurtë se del pa u lagur, duke vazhduar të mbajë këmbët në dy botë: i mësyn tregjet tona me eksportet e tij, ndërsa ndërton një globalizim të ri kinoqëndror me Rusinë, Iranin e shumë Vende në zhvillim të Jugut të Madh Global. Qëndrimi i këtyre të fundit në takimin e Zvicrës nuk lë miklime. Arabia Saudite, Brazili e të tjerë kanë abstenuar mbi përfundimet. Kanë qortuar mungesën e Rusisë e të Kinës si një faj të organizatorëve. Zemra e tyre rreh nga ajo anë, dhe për një “asnjanësi” që nuk e kanë përqafuar mbi Gazën.

Mbas Putinit i vetmi fitues i vërtetë është Xi: merr më të mirën nga dy botë e tani për tani paguan çmime të ulta, taksa e qortime perëndimorë janë pak më shumë se thumbime gjëlpëre me kokë (mjaft të shihet boomi i eksportimeve kineze në veprim). Në kohë afat-mesme e afat-gjata Republika Popullore mund të paguajë çmime më të rënda, vetëm nëse Perëndimi ndjek me këmbëngulje dy strategji paralele: reindustrializim për të fituar autonomi dhe zhvendosje valësh ekonomike drejt Vendeve jo antagoniste si Hindia, Vietnami, Meksika. Tani për tani këto harta të reja të globalizimit janë një synim i largët; nuk shkundin siguritë e boshtit kundër-perëndimor që përtej Kinës, Rusisë, Iranit ka shumë dashamirës.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 898
  • 899
  • 900
  • 901
  • 902
  • …
  • 2776
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT