Si magji kur fillon muzika dhe dalin vajzat të kërcejnë vallet polt temperament. Janë keto momente që të bëjnë të harrosh të gjithë lodhjen dhe stresin! Inisiativat fillojnë te vogla dhe ndër vite shikon se si rriten dhe zhvillohen e marrin komplet një formë tjetër. Të tilla janë zanafillat si në qytetin e Frechenit ashtu edhe të Brühlit. Me hapjen e shkollave shqipe në këto dy qytete, lindi edhe dëshirën e nxënësve për të hapur edhe grupin e valleve. Pas mësimit këto vajza dhe djem takohen në qëndrën e të rinjve të qytetit ku mësojnë vallet e reja për programet dhe manifestimet me rastin e festave që organizon shkolla shqipe.
Tashmë është bërë traditë në disa qytete në Gjermani që fillimi i vitit shkollor ose kur emigrantët kthehen nga pushimet nga vendlidjet apo vendet prejardhëse të orgnizohen edhe me ditët internacionale në të cilat marrin pjesë pothuaj të gjitha nacionet që jetojnë në këto qytete. Kështu që edhe komuniteti shqiptar me këshillat e prindërve është bërë pjesë e këtyre aktiviteteve. Sa bukur dhe sa krenari kur vendasit vinin në tavolinën tonë dhe tregonin historitë e tyre, pushimet mbresëlënësë dhe plot ekperienca pozitive, apo edhe nga ata që kishin pyetje dhe interes për turizmin.
Këtë vit pas një sulmi terrorist që ndodhi në Solingen, jo shumë larg nga ne u vu në dyshim organizimi i kësaj feste, kjo jo vetëm nga pala gjermane por edhe nga komunite të ndryshme që banojnë në këto qytete. Por në fund triumfoi pozitivja dhe ajo cfarë u përcoll ishte se ne të gjithë duhet të jetojmë në një botë ku toleranca dhe mirëkuptimi ndërkulturor duhet të triumfojë.
Ishin aktivitete pa kufij dhe pa paragjykime, të shumëngjyrshme dhe të larmishme si nga programi artistik, por edhe nga ushqimet tradicionale dhe kultorën që përcjellin të gjitha komunitetete në një bashkëjetesë harminike.
Familja Rafuna, Kosumi si dhe të gjithë prinderit që morën pjesë në veçanti vajzat me kërcimet e tyre na nderuan si në qytetin e Brühlit edhe të Frechenit.
Disa foto nga këto manifestime si dhe artikulli i gazetës lokale.