• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LIRIA NUK GJYKOHET — DREJTËSIA NUK DUHET TË NDËSHKOJË ÇLIRIMIN E KOSOVËS

November 7, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Kundërshtim kombëtar dhe institucional ndaj përpjekjeve për kriminalizimin e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

I. Qëllimi dhe thelbi i projekt-peticionit

Në emër të së drejtës historike, morale, juridike dhe ndërkombëtare të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje,

Prof. Dr. Fejzulla Berisha, profesor i së drejtës publike dhe të drejtave të njeriut,

ngre këtë Nismë–Projekt Peticion Kombëtar, me qëllim që institucionet e Republikës së Kosovës – Kuvendi, Qeveria, Presidenca, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), Universiteti i Prishtinës dhe të gjitha institucionet akademike e publike – ta kanalizojnë këtë iniciativë në mekanizmat kompetentë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ky peticion përfaqëson ndërgjegjen kombëtare, juridike dhe akademike të Kosovës, që synon të mbrojë dinjitetin historik dhe legjitimitetin e luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), si dhe të denoncojë çdo përpjekje për ta vendosur Lirinë e Kosovës në bankën e të akuzuarve.

II. Liria e Kosovës – rezultat i rezistencës legjitime dhe i ndërhyrjes ndërkombëtare

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është shprehja më autentike e të drejtës së popujve për vetëvendosje dhe rezistencë të armatosur ndaj shtypjes sistematike dhe gjenocidale.

Ajo lindi si reagim ndaj politikës së shfarosjes së kombit shqiptar në Kosovë, e ushtruar për dekada nga regjimi serb, i cili mohoi lirinë, identitetin, gjuhën, arsimimin dhe ekzistencën e popullit shqiptar.

UÇK-ja u mbështet nga populli i Kosovës, nga vullneti ndërkombëtar për drejtësi dhe u përmbyll me ndërhyrjen humanitare të NATO-s në vitin 1999, ndërhyrje që ndali një gjenocid dhe hapi rrugën për krijimin e shtetit të pavarur e demokratik të Kosovës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në vitin 2010, konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur asnjë normë të së drejtës ndërkombëtare, duke përforcuar legjitimitetin juridik të shtetit të Kosovës.

Prandaj, liria e Kosovës nuk është dhuratë politike, por produkt i sakrificës njerëzore, i drejtësisë ndërkombëtare dhe i ndërgjegjes universale për liri.

III. Dhomat e Specializuara – deformim i drejtësisë dhe ndëshkim i lirisë

Dhomat e Specializuara në Hagë, të ngritura mbi raportin e manipuluar dhe politikisht të motivuar të Dik Martyt (2010), përbëjnë një devijim të thellë nga parimet e drejtësisë ndërkombëtare.

Në vend që të shërbejnë drejtësisë, ato janë shndërruar në mekanizma të drejtësisë selektive, ku agresori amnistohet, ndërsa viktima gjykohet.

Në thelb, ato:

-Cenojnë sovranitetin kushtetues të Republikës së Kosovës, duke ushtruar juridiksion jashtë kornizës së ligjit themeltar të saj;

-Kriminalizojnë luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së, duke e barazuar atë me agresionin e ushtruar nga Serbia;

-Krijojnë precedent të rrezikshëm ndërkombëtar, ku luftërat për liri trajtohen si krime, ndërsa shtypësit mbeten të paprekur.

Ky është deformim i drejtësisë, sepse drejtësia që ndëshkon lirinë pushon së qeni drejtësi – ajo bëhet padrejtësi e institucionalizuar.

IV. E drejta ndërkombëtare në mbrojtje të luftës çlirimtare

E drejta ndërkombëtare njeh dhe garanton të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe rezistencë kundër dominimit, okupimit apo regjimeve raciste.

Kjo e drejtë bazohet në:

-Rezolutën 1514 (XV) të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për Dekolonizimin (1960), dhe

-Rezolutën 2625 (XXV) për Marrëdhëniet Miqësore ndërmjet Shteteve (1970),

-të cilat sanksionojnë se popujt që luftojnë për çlirim kombëtar kanë të drejtë të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për arritjen e lirisë, përfshirë edhe rezistencën e armatosur.

Në këtë kontekst, lufta e UÇK-së nuk është konflikt etnik apo luftë për pushtet, por rezistencë për mbijetesë dhe dinjitet njerëzor.

Asnjë gjykatë nuk ka mandat moral apo juridik për ta gjykuar këtë të drejtë, sepse ajo është e garantuar nga ndërgjegjja njerëzore, nga ligji natyror dhe nga parimet universale të së drejtës ndërkombëtare.

V. Kërkesat institucionale

Ky Projekt–Peticion Kombëtar kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës:

Kuvendi i Republikës së Kosovës të miratojë një Deklaratë Kombëtare për Luftën Çlirimtare të UÇK-së, duke e shpallur atë pjesë të identitetit, sovranitetit dhe legjitimitetit kushtetues të shtetit të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Drejtësisë, të paraqesë një kërkesë zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për rivlerësimin e bazës juridike dhe legjitimitetit të Dhomave të Specializuara.

ASHAK dhe Universiteti i Prishtinës të themelojnë një Këshill Shkencor–Juridik për Mbrojtjen e Luftës Çlirimtare, me mandat për përgatitjen e memorandumeve akademike, juridike dhe diplomatike ndërkombëtare mbi legjitimitetin e luftës së UÇK-së.

Të gjitha institucionet shtetërore, akademike dhe shoqërore të bashkërendojnë një front të përbashkët moral, politik dhe diplomatik për mbrojtjen e së vërtetës historike dhe dinjitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

VI. Thirrje për ndërgjegje, unitet dhe përgjegjësi kombëtare

Liria nuk është krim — ajo është themeli i ekzistencës kombëtare.

Ky Peticioni Kombëtar nuk është vetëm shprehje formale, por akt moral, politik dhe historik, që do të shërbejë si dokument institucional i ndërgjegjes kolektive për mbrojtjen e Lirisë, Dignitetit dhe Së Vërtetës së Kosovës.

Në këtë frymë, kjo nismë është thirrje për unitet kombëtar, për bashkim institucional dhe për ringritje të vetëdijes historike të popullit shqiptar, që Liria e Kosovës të mos gjykohet kurrë, por të mbrohet e të nderohet përjetësisht.

Filed Under: Analiza

KRIZAT SHUMËPLANËSHE TË LETËRSISË: KOSOVA SI RAST SUI GENERIS

November 5, 2025 by s p

Prof. Milazim KRASNIQI/

Në një tekst të mëhershëm, ku trajtoja lirinë e shkrimtarit dhe të drejtat e autorit, të parën e pata krahasuar me figurën e albatrosit në poezinë e Bodlerit, ndërsa të dytën me fshatrat e Potemkinit. Pra, shkrimtari më rezultonte i dobët dhe objekt talljeje në realitetin jetësor, ndërsa vlerësimi për punën e tij, më dukej si fshatrat e rreme të Potemkinit, të ngritura ndanë rrugës vetëm për të mashtruar sytë e dikujt. Në mes të atij statusi të mjerë e qesharak dhe injorimit që i bëhet të punës së tij, tash mund të shihet në një dritë më të plotë edhe kriza e statusit të letërsisë, kriza brenda natyrës së saj, si dhe gjendja e saj specifike në kohë krizash. Kjo e fundit do të marrë vëmendjen kryesore këtë herë. Por, ia vlen të skicojmë shpejt edhe dy të parat.

Rruga mbretërore është shndërruar në një rrugë qorre

Kriza e statusit të letërsisë ka të bëjë me mënyrën se si ajo mësohet në shkolla, për ç’gjë trajtimin më esencial deri sot e ka bërë Cvetan Todorovi, në trajtesën e tij me titull, “Letërsia në rrezik.” Todorovi konstaton se “në shkollë nuk mësohet se për çfarë flasin veprat, po për çfarë flasin kritikët.” Pra, në shkolla vëmendja e nxënësve përqendrohet te shkenca për letërsinë e jo te letërsia, përqendrohet te kritika e jo te vetë vepra letrare. Si pasojë e kësaj, brezat e ri nuk marrin edukim estetik fisnikërues nga veprat letrare, po marrin disa koncepte e skema artibrare të vlerësimit të letërsisë.

Këtë gjendje tashmë e ka bërë edhe më të rënduar, mbase edhe të pashpresë, përhapja e internetit, oferta e madhe e rrjeteve sociale dhe e medieve të reja. Jo vetëm brezat e rinj, po edhe të vjetrit tashmë jemi të obsesionuar me komunikimin në rrjete sociale e në mediet e reja, i cili ofron mundësi të komunimimit të shpejtë, të thjeshtë, të shkujdesur, moskokëçarës për aspektet estetike të përjetimit e të komunikimit. E bashkuar me cilësinë e dobët të mësimit të letërsisë në shkolla, kjo formë komunikimi në internet, e ka margjinalizuar letërsinë edhe më shumë. Prandaj ideja e Todorovit se “njohja e letërsisë nuk është qëllim në vete, por është një nga rrugët mbretërore që drejtojnë në përkryerjen e secilit”, në këto rrethana më nuk po funksionin. Thënë figurativisht, rruga mbretërore është shndërruar në një rrugë qorre.

Kjo formë e njohjes, kjo formë e dijes, po mënjanohet, ashtu siç ka parashikuar Zhan Fransua Lyotari në traktatin e tij “Gjendja postmoderne: “Parimi i dikurshëm, sipas të cilit nxënia e dijes ishte e pandashme jo vetëm nga formimi i intelektit, po edhe nga edukimi i njeriut, po zhvlerëzohet dhe do të vjetërohet përditë e më shumë.” Nëse nxënia e dijes mund të arrihet pa formimin e intelektit dhe pa edukimin e njeriut, atëherë statusi i letërsisë jo vetëm margjinalizohet, po faktikisht eliminohet, sepse letërsia ka ndikim mbi intelektin dhe mbi edukimin. Rrjedhimisht edhe libri si medie e ka humbur sharmin dhe rëndësinë e mëhershme, si medie që ndihmon formimin e intelektit dhe edukimin e lexuesit.

E lidhur me këto zhvillime ose jo, kriza brenda letërsisë mund të jetë objekt diskutimi, sepse edhe kriza brenda saj është evidente. Nuk e di a ka studime, fjala vjen, lidhur me ndikimin e televizionit mbi letërsinë, në aspektin e rritjes së vizuelitetit dhe ekspresivitetit, por këto janë bërë frekuentuese në letërsi.

Gjithashtu, në shoqëritë postindustriale, hedonizmi dhe konsumerizmi kanë pasur ndikime të theksuara në motivet dhe temat e shumë veprave letrare. Poashtu vlerësimi publik i letërsisë dhe shkrimtarëve, deri te Shpërblimi Nobel, janë infektuar nga politikat, nga ideologjia ose nga komercializmi. Rasti më bizar është dhënia e Çmimit Nobel shkrimtarit austriak, Peter Handke, një avokati të paepur të agresionit dhe të gjenocidit serb në Bosnje dhe në Kosovë. Nëse Knut Hamsunit i është dhënë çmimi Nobel para se të përkrahte nazizmin dhe regjimin kuislig, Ivo Andriqit e Peter Handkes u është dhënë pasi kanë formuluar ose përkrahur projekte gjenocidale.

Trekëndshi i Bermudeve ku po fundosemi

Ndërsa gjendja e letërsisë në kohë krizash ka të bëjë me faktorë kulturorë, po t’i referohemi Arnold Hauzerit. Faktorë kulturorë si gjenerata, prejardhja, intelegjencia dhe boemia, pozita në shoqëri, janë faktorë që imponojnë reduktime, ndryshime ose edhe deformime të komunikimit letrar. Natyrisht, lidhur me pozitën e letërsisë në kohë të krizave mund të ndiqet problemi nga rasti në rast, në letërsitë e shoqërive të goditura nga krizat. Por, në këtë rast po fokusohem në letërsinë tonë në Kosovë.

Në bazë të dokumenteve zyrtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, (rezoluta 1244) Kosova është vatër krize ndërkombëtare, e cila administrohet nga një përfaqësi civile dhe ushtarake. Përfaqësia civile në formën e UNMIK-ut është reduktuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 2008, ndërsa përfaqësia ushtarake vepron me të njëjtin mandat që nga viti 1999. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së e ka bartë një pjesë të përgjegjësive në Bashkimin Evropian, duke ia ngarkuar mandatin që të kërkojë një zgjidhje për konfliktin ndërmjet Kosovës e Serbisë. Por, Kosova vazhdon të jetë vend i kërcënuar nga kriza e ngrirë, si pasojë e presioneve të Serbisë, si pasojë e politikave neokoloniale që ka imponuar komuniteti ndërkombëtar, po edhe si pasojë e menaxhimit të keq nga ana e institucioneve të Kosovës.

Ky është trekëndëshi i Bermudeve, ku letërsia shqipe po fundoset. Në Kosovë vit pas viti ka ardhë duke u degraduar pozita e shkrimtarit në shoqëri, mësimi i letërsisë shqiptare në librat shkollorë, studimi i saj në universitete, institute e akademi, prezentimi i saj në medie dhe prezentimi i saj në botë. Faktikisht kemi të bëjmë me një gjendje absurde: degradimi në nivelet që u përmenden, veçmas pozita e shkrimtarit në shoqëri, mësimi i letërsisë në shkolla dhe studimi i saj, prezentimi i saj në botë, është më i rëndë në liri e në pavarësi se sa në vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë. Natyrisht jo me keq se sa në vitet nëntëdhjetë, kur Kosova ishte nën okupim shfarosës, por ky nuk mund të jetë ndonjë ngushëllim për katandisjen e saj në liri e në pavarësi.

Krizën e ka përthelluar edhe ritmi i jetës, meqë një numër i madh i shkrimtarëve shqiptarë të Kosovës kanë vdekur, ndërsa pjesa tjetër e gjeneratave të mëhershme tashmë janë në mosha të shtyra, prandaj janë më pak ose aspak aktiv në jetën letrare. Problem paraqet edhe fakti që nuk ka pasur ndërrim të natyrshëm të gjeneratave, shkaku i viteve nëntëdhjetë që kanë qenë shkatërrimtare për cilësinë e arsimit dhe të veprimtarisë botuese, gjë që ka shkaktuar një diskontinuitet, më saktë një hendek.

Nga ana tjetër, pas çlirimit, u çlirua edhe një energji e madhe e shumë njerëzve që mund të kishin pasur talent, mund të ishin zhvilluar si shkrimtarë të mirëfilltë, por që nuk e kishin pasur fatin e mirë në atë drejtim, në rrethanat e robërisë e varfërisë së gjatë. Botimet pa kritere, që pasuan pas çlirimit të vendit, botimet e veprave pa vlera artistike, të bëra me hyxhym, shumë herë të financuara edhe nga Ministria e Kulturës, e kanë tejngopur tregun e varfër të librit, deri në masën që librat në shumë raste shikohen me përçmim. Veprat e tilla e kanë demotivuar edhe lexuesin më pasionant. Para disa ditësh një botues i njohur, i njërës nga shtëpitë botuese më serioze në hapësirën kulturore shqiptare, më tha se nga tirazhi 1000 ekzemplarë, në rastin më të mirë mund të shiten deri në 200 ekzemplarë dhe se nuk ka ndonjë dallim esencial ndërmjet veprave të mira dhe atyre të zakonshme. Pra, krahas humbjes së pasionit për lexim, është evident edhe çrregullimi i shijes estetike të atyre pak lexuesve që kanë ngelë.

Nga ky skicim i gjendjes mund të kuptohet lehtë se letërsia shqipe në Kosovë është e kapërthyer në një krizë shumëplanëshe, nga e cila është e ngulfatur. Ajo që shkruhet e botohet si letërsi e mirëfilltë, nuk i sjellë autorit asnjë kompensim për punën e mundimshme që bën.

Shkrimtari shqiptar në Kosovë pa shans të arrijë për të një kohë më e mirë

Nga ana tjetër, librat që nuk shiten, që nuk lexohen, që nuk studiohen, krejt çka mund të bëjnë është të bëjnë monolog me veten brenda kopertinave të tyre. Natyrisht për librat e mirë, ka një shpresë se mund të presin një kohë tjetër, një kohë jokrizë, kur mund të ketë edhe lexues dhe vlerësim. Librat e mirë e kanë shansin ta presin atë kohë, siç e ka pritur “Shahnameja” e Firdusit, ndërsa autorët nuk e kanë atë shans, sikundër që nuk e ka pasur as Firdusi. Firdusi ka punuar në veprën e vet “Shahnameja” tridhjetë vite. Honorarin ia kanë vonuar për arsye të krizës politike që kishte pllakosur vendin e tij. Pas njëfarë stabilizimi, kur ia dërguan honorarin në flori, thuhet se derisa qeset e mëdha me flori po hynin nga njëra portë e qytetit, nga porta tjetër po e nxirrnin xhenazen e Firdusit. Kishte vdekur pa u shpërblyer. Ndërsa, vepra e tij, ndër shekuj, u bë simbol identiteti i një kombi, sikundër është kombi iranian.

Shkrimtari shqiptar në Kosovë, të vetmen shpresë mund ta ketë që vepra e tij ta presë një kohë kur mund të vlerësohet, ndërsa vetë shkrimtari shqiptar i këtij vendi, në shtetin e vet, i cili në të njëjtën kohë është i mbikëqyrur dhe i pavarur, nuk e ka asnjë shans ta presë një kohë të atillë. Ne, shkrimtarët shqiptarë të Kosovës, nga mosha pesëdhjetë vjeç e lart, nuk jemi brez i humbur. Ne jemi brez i izoluar nga prezenca ndërkombëtare, së cilës i ka interesuar dhe i intereson deshqiptarizimi kulturor i Kosovës, në favor të multietnicitetit, multikulturalizmit, neokolonializmit. Dhe ajo që dhemb edhe më shumë, ne jemi brez i injoruar nga institucionet tona, të cilat sikur e kanë një pasion hakmarrës ndaj shkrimtarëve, për rolin esencial që kanë pasur në formulimin e projektit të pavarësisë së Kosovës. U është dukur se mënyra më e mirë e fshehjes së atyre meritave të shkrimtarëve, ka qenë injorimi i shkrimtarëve dhe i letërsisë. Deri sot, kanë pasur sukses.

Filed Under: Analiza

Jovan Adami dhe kontributi i tij në Arkeologjinë Shqiptare, përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore

November 4, 2025 by s p

Kriledjan Çipa/

Jovan Adami lindi në Devoll në vitin 1892 dhe përfundoi studimet e larta për inxhinieri në Salcburg të Austrisë, në vitin 1920. Përpara studimeve universitare jetoi për një kohë të konsiderueshme në Bullgari, ku u lidh me shoqatat e ndryshme patriotike që vepronin atje në prag të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar. Duke u mbrujtur me frymë patriotike, por dhe njëkohësisht me një kulturë të përgjithshme mjaftë të pasur, ai shfaqi një inters të madh për antikitetin dhe arkeologjinë që përpara Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht, punoi si inxhinier në komuna dhe prefektura të ndryshme në Korçë, Vlorë e Tiranë deri në vitin 1945. Ky angazhim shërbeu si një fazë e parë e njohjes së pasurisë arkeologjikë të Shqipërisë, nëpërmjet kërkimeve në terren.

Në vitin 1935 së bashku me skulptorin Odise Paskali themeluan një shoqëri arkeologjike. Njohuritë e tij mbi antikitetin dhe monumentet e ndryshme arkeologjike, do ti bënte publike nëpërmjet disa artikujve divulgativ në shtypin e kohës. Duke punuar vetë në një sërë projektesh mbi infrastrukturën rrugore të vendit, ai pati mundësi të njihte në teren traktet e rrugëve antike e mesjetare. Në gazetën “Tomori” të vitit 1942, lavdërohen njohurit e tij mbi rrugën Egnatia. Ndër vite, do të shkruante për kështjella e ngjarje të ndryshme historike, duke i kontekstualizuar me njohurinë e tij mbi topografinë e zonave përkatëse. Përgjatë Luftës së Dytë Botërore me rëndësi është libri i botuar prej tij “Bujqësia shqipëtare në kohën antike”, si dhe libri me njohuri të përgjithshme mbi prehistorinë “Bota dhe origjina e Njeriut” i botuar në vitin 1943. Duke u nisur nga njohuritë dhe interesi që Jovan Adami kishte për antikitetin, në vitin 1948 u emërua në Sektorin e Arkeologjisë të Institutit të Shkencave, ku punoi dhe dha kontributin e tij së bashku me Hasan Cekën dhe Skënder Anamalin.

Deri kur ndëroi jetë në vitin 1951, morri pjesë në të gjitha ekspeditat arkeologjike që u zhvilluan në territorin e vendit, ku dhe skicoi planimetritë e para të monumenteve antike e mesjetare, si dhe kontribuoi për mbëledhjen e materialit arkeologjik, i cili do të shërbente për ngritjen e Muzeut Arkeologjik. Ai shkroi disa raporte e artikuj mbi rezultatet e kërkimeve arkeologjie në periodikun Buletini i Shkencave Shoqërore, si dhe depozitoi në arkivat e institutit disa raporte. Ndër raportet e shumta, bëjnë përshtypje dy raporte mbi gërmimet arkeologjike të zhvilluara prej tij në qytetin antik të Zgërdheshit në Krujë, jo vetëm të pabotuara, por në fakt shumë pak të njohura nga studiuesit. Këto gërmime të kryera përpa ndërhyrjeve të Selim Islamit, japin të dhëna me interes mbi fortifikimin, monumentet e ndryshme brenda tij, si dhe për nekropolin.

Disa prej punëve të tij si “Monumente të Klturës në Shqipëri” dhe “Rrugët dhe objekte arkeologjike në Shqipëri” të botuara post mortem, duhen konsideruar si hartat e para arkeologjike të Shqipërisë. Gjithashtu, botimi i plotë i jetëshkrimit të tij “Nga jeta dhe vepra e Jovan Adamit (1892-1951)” në vitin 2009 nga familjarët, na jep një panoramë të plotë mbi gjithë veprimtarinë e tij në Arkeologjinë Shqiptare. Nëpërmjet kontributit të tij, Jovan Adami përfaqëson hallkën lidhëse të Arkeologjisë Shiptare përpara dhe pas Luftës së Dytë Botërore, dhe është padyshim bashkëthemeluesi i arkeologjise se institucionalizuar së bashku me Hasan Cekën, Skënder Anamalin, Selim Islamin dhe Frano Prendin.

Filed Under: Analiza

KONFLIKTI MIDIS KOSOVËS DHE SERBISË MUND TË ZGJIDHET VETËM NGA AMERIKA

November 3, 2025 by s p

Screenshot

     – Prezantimi im në takimin me senatorin Corry Booker të organizuar nga LQSHA (fjalimi im dhe libri i xhepit “Mos harro kurrë” nga Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj që dokumenton gjenocidin serb)

1. GJENDJA E BAZUAR NË FAKTE

Populli shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë, i rrethuar nga shqiptarë që jetojnë në katër shtete të tjera fqinje të Ballkanit (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Greqi), është populli më pro-amerikan në botë.

Serbia kurrë nuk do të largohet nga Rusia dhe asnjëherë nuk do të rreshtohet me Amerikën për asnjë arsye. Shqipëria dhe Kosova u krijuan nga Amerika, ndërsa Serbia u krijua nga Rusia. 

Kosova dhe trojet e tjera shqiptare u pushtuan nga Serbia në vitin 1887, pas rënies së Perandorisë Osmane, duke filluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të territoreve në Serbinë qendrore (Nish, Toplicë, Leskovc, Vranjë dhe të tjera).

Kanë qenë pesë faza të gjenocidit kundër popullit shqiptar nga Serbia, që kulmuan në vitin 1999: qindra mijëra të vrarë, miliona të shpërngulur në Turqi dhe vende të tjera. 

Vetëm në vitin 1999, 15,000 njerëz u vranë, 20,000 gra u dhunuan, 800,000 u dëbuan nga Kosova, 1,600 ende janë të zhdukur, dhe më tragjikisht, 1,543 fëmijë, përfshirë foshnja, u masakruan para prindërve të tyre.

Gjenocidi serb kundër shqiptarëve u planifikua dhe u zbatua me kujdes nga qeveritë serbe, në bashkëpunim me Kishën Ortodokse Serbe dhe Akademinë Serbe të Shkencave. Kjo u dokumentua që në vitin 1937 nga politikani dhe shkrimtari serb Vaso Çubriloviq në pamfletin e tij “Dëbimi i Shqiptarëve”.

Pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Kosova u çlirua në vitin 1999 përmes luftës tokësore nga UÇK-ja dhe sulmeve ajrore të NATO-s, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Ushtria dhe forcat paramilitare terroriste serbe u dëbuan nga Kosova. Fatkeqësisht, puna nuk u përfundua pas luftës, siç deklaroi atëherë Kryetari i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit Amerikan (ish-Presidenti) Joe Biden.

Serbia nuk u denazifikua kurrë. Nuk u ndëshkua për katër luftërat e saj të padrejta dhe dy gjenocidet në Bosnjë dhe Kosovë. Shumica e kriminelëve të luftës janë ende të lirë në Serbi. Vetëm diktatori serb Sllobodan Millosheviq dhe disa të tjerë dolën para drejtësisë në Hagë. Prandaj, Serbia e sotme nuk ka ndryshuar aspak — është e njëjtë me Serbinë e Millosheviqit. E udhëhequr nga regjimi autokratik i Vuçiqit, Serbia është bërë problemi më i madh i Evropës pas Rusisë.

Më 24 shtator 2023, u krye një akt agresioni kundër Kosovës nga terroristët serbë. Komandanti i tyre, Radoiçiq, dhe të tjerë që shpëtuan, jetojnë sot lirshëm dhe me luks në qarqet e regjimit serb në Beograd. Serbia e destabilizon Kosovën dhe vendet fqinje sa herë të dojë dhe mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë.

Kërkesa e Serbisë për më shumë autonomi për pakicën e saj 4% në Kosovë ka vetëm një qëllim: ta bëjë Kosovën jofunksionale, ta ndajë dhe ta shkatërrojë. Ndërkohë, rreth 80,000 shqiptarë që jetojnë në jug të Serbisë diskriminohen dhe pastrohen etnikisht nga regjimi serb. Pse ata nuk mund të gëzojnë të njëjtat të drejta që kanë serbët në Kosovë? Pse edhe ata nuk mund të kenë një asociacion të komunave me shumicë shqiptare?

Krahasimi i të drejtave tregon se serbët në Kosovë kanë spitalin e tyre, universitet në gjuhën serbe, diploma të njohura, 10 vende të rezervuara në parlament me të drejtë vetoje, një ministër, e shumë të tjera. Shqiptarët në Serbi nuk kanë asnjërën nga këto, ndërsa mbi 6,000 adresa të tyre të regjistruara janë fshirë, duke ua hequr të drejtën e votës.

Kritikat ndaj Kosovës për shkelje të të drejtave të njeriut të minoritetit serb janë absurde. Kosova është nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga shumë gazetarë, OJQ, agjenci ndërkombëtare të inteligjencës dhe organizata si KFOR, UNMIK dhe EULEX. Ajo nuk mund të abuzojë me askënd, edhe po të donte.

Serbia ka arritur të krijojë një parti në Kosovë, të quajtur Lista Serbe, e kontrolluar dhe e drejtuar nga regjimi serb, për ta destabilizuar Kosovën nga brenda. Bashkësia ndërkombëtare e detyroi Kosovën ta regjistrojë si parti politike, megjithëse ajo nuk e njeh Kosovën. Imagjinoni sikur SHBA të lejonte një parti të financuar dhe trajnuar nga Kuba apo Venezuela të merrte pjesë në demokracinë amerikane!

Kosova, e udhëhequr nga liderët e saj të mëdhenj demokratikisht të zgjedhur, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti, po ndërton ura, një shtet për të gjithë, duke promovuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në mënyrë të padrejtë, ajo është ndëshkuar nga Evropa me “masa të përkohshme” vetëm pse zbaton ligjin dhe rendin dhe vetëm për t’i kënaqur rebelët serbë.

Kosova e ka pranuar dhe është gati të nënshkruajë Marrëveshjen e Brukselit, por Serbia jo. Diplomatët e BE-së ushtrojnë presion të padrejtë ndaj Kosovës për të zbatuar vetëm një pikë të saj — krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe — që do ta ndante dhe shkatërronte vendin.

Evropa e ka trajtuar në mënyrë tërësisht të gabuar problemin serb. Për arsye gjeopolitike dhe me shpresën e rreme se Serbia do të shkëputet nga Rusia, shumë politikanë dhe diplomatë të BE-së e kanë përkëdhelur Serbinë, duke përdorur mantrën “të dyja palët” për të zbutur problemet që vetë Serbia i ka krijuar dhe i ka përshkallëzuar.

Fatkeqësisht, dy administratat e fundit amerikane kanë mbështetur politikat e gabuara të Evropës dhe dialogun e dështuar, të dizajnuar për ta shpërblyer agresorin (Serbinë) dhe për ta detyruar viktimën (Kosovën) të bëjë lëshime shtesë.

Ish-Ambasadori amerikan në Beograd, Chris Hill, një lobist për Serbinë, shkoi aq larg në mars 2023 sa të kërkojë falje ndaj Serbisë për bombardimet e NATO-s të udhëhequra nga SHBA-të. Ky veprim bie ndesh me politikën e Kongresit amerikan dhe me interesat e Amerikës në Evropë.

Politikani kryesor amerikan që kundërshton hapur Kosovën dhe interesat amerikane në Evropë është ish-ambasadori dhe i dërguari Richard Grenell. I ndikuar nga diktatori serb Aleksandar Vuçiç, ai ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës dhe përpiqet të minojë demokracinë.

Grenell e ka kritikuar publikisht Kryeministrin Albin Kurti shumë herë. Ai tani bashkëpunon me Listën Serbe dhe partitë opozitare (PDK, LDK, AAK) për të penguar Kurtin, i cili fitoi 42% të votave, që të formojë një qeveri të re.

Besimi i përgjithshëm është se Grenell dhe Hill kanë ushtruar presion mbi Chargé d’Affaires Anu Pratipati në Kosovë për të pezulluar nismën e Dialogut Strategjik SHBA–Kosovë, për ta ndëshkuar Kurtin për mbrojtjen e ligjit dhe rendit.

Administrata Trump, e përfshirë me luftërat në Palestinë dhe Ukrainë, nuk i ka kushtuar mjaft vëmendje Kosovës. Megjithatë, përveç çështjes së dialogut strategjik, fusha të tjera si mbështetja ekonomike dhe ushtarake, si dhe përballja me Serbinë në OKB, janë inkurajuese.

Në përfundim, Amerika ka investuar shumë në Kosovë që nga viti 1999. Ky investim duhet mbrojtur, mirëmbajtur dhe zhvilluar më tej. Është thelbësore që Amerika të përfshihet drejtpërdrejt dhe vendosmërisht. Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë mund të zgjidhet vetëm nga Amerika.

2. ÇFARË MUND TË BËHET NË AMERIKË?

Gjithçka që populli i Kosovës pret nga diplomatët amerikanë dhe evropianë është një qasje e drejtë dhe e barabartë ndaj problemeve me Serbinë. Ata kërkojnë drejtësi, jo hakmarrje ndaj Serbisë – e cila ende nuk ka pranuar përgjegjësi apo kërkuar falje për gjenocidin.

Ndërsa Serbia kërkon luftë dhe sundim mbi të tjerët, Kosova kërkon vetëm lirinë dhe të drejtën për të ekzistuar në paqe dhe harmoni me kombet e tjera.

Besoj se senatori Booker dhe senatorë e kongresmenë të tjerë të përfshirë në politikën e jashtme, nga të dyja partitë, duhet të marrin parasysh sa vijon:

  • Të bëjnë deklarata publike, ndryshime ligjore dhe rezoluta në Kongres që mbështesin paqen, demokracinë, integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës.
  • Të kërkojnë heqjen e pezullimit të Dialogut Strategjik SHBA–Kosovë.
  • Të sigurojnë që një ambasador i ri amerikan në Kosovë të emërohet sa më shpejt, në konsultim me shqiptarët e Amerikës.
  • Të nxisin pesë vendet evropiane që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, ta bëjnë këtë.
  • Të dënojnë Serbinë për agresionin e vitit 2023 dhe të kërkojnë ekstradimin e Radoiçiçit dhe kriminelëve të tjerë serbë të përfshirë në aktin terrorist të Banjskës të shtatorit 2023, për t’u përballur me drejtësinë në Kosovë.
  • Të ushtrojnë presion ndaj regjimit të Vuçiçit për të siguruar që shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe në Sanxhak të gëzojnë të njëjtat të drejta që ka minoriteti serb në Kosovë.
  • Të kërkojnë që Serbia të ndalojë nxitjen e urrejtjes dhe destabilizimin në Kosovë dhe në vendet fqinje.
  • T’i bëjnë të qartë regjimit serb se, përderisa nuk pranon dhe nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, nuk ka rrugë drejt Evropës.
  • Të informojnë liderët evropianë se ata nuk kanë të drejtë të ushtrojnë presion apo të vendosin sanksione ndaj Kosovës për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nëse Serbia nuk nënshkruan marrëveshjen me BE-në dhe nuk njeh Republikën e Kosovës. Ndryshimi i kufijve është absolutisht i papranueshëm.
  • Të ndihmojnë Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse.
  • Shtetet e Bashkuara duhet të nënshkruajnë një marrëveshje mbrojtjeje me Kosovën deri sa anëtarësimi i saj në NATO të bëhet i mundur. Kjo është mënyra e vetme për ta mbajtur Serbinë larg.

Senator Booker, shpresoj që ju të përdorni fuqinë dhe ndikimin tuaj në Kongres për të ndihmuar popullin më pro-amerikan në botë, shqiptarët e Kosovës, të jetojnë të lirë, në paqe dhe demokraci, në atdheun e tyre stërgjyshor.

Agim Aliçkaj
Drejtor Ekzekutiv, LQSHA

THE CONFLICT BETWEEN KOSOVA AND SERBIA CAN BE RESOLVED ONLY BY AMERICA

  • My presentation at the meeting with Senator Corry Booker organized by AACL (my speech and pocket book “Never forget” by Nusret Pllana and Agim Aliçkaj documenting Serbian genocide)
  1. FACT-BASED SITUATION

The Albanian people of Kosova and Albania, surrounded by Albanians living in four other neighboring Balkan countries (Serbia, Montenegro, North Macedonia, and Greece) are the most pro-American people in the world.

Serbia will never turn away from Russia and never align itself with America for any reason. Albania and Kosova were created by America, while Serbia was created by Russia.

Kosova and other Albanian lands were occupied by Serbia in 1887, after the fall of the Ottoman Empire, beginning the genocide and ethnic cleansing of territories in central Serbia (Nish, Toplice, Leskovc, Vranje and other).

There have been five phases of genocide against the Albanian people by Serbia, culminating in 1999: hundreds of thousands killed, millions expelled to Turkey and other countries. 

In 1999 alone, 15,000 people were killed, 20,000 women were raped, 800,000 were expelled from Kosova, 1,600 are still missing, and most tragically, 1,543 children, including infants, were massacred in front of their parents

The Serbian genocide against Albanians was carefully planned and executed by Serbian governments, in cooperation with the Serbian Orthodox Church and the Serbian Academy of Sciences. This was documented in 1937 by Serbian politician and writer Vaso Čubrilović in his pamphlet “The Expulsion of the Albanians.”

After the breakup of the former Yugoslavia, Kosova was liberated in 1999 through ground fighting by the KLA and air strikes by NATO, led by the United States. The Serbian army and paramilitary terrorist forces were expelled from Kosova. Unfortunately, the job was not completed after the war, as then–Senate Foreign Relations Committee Chairman (former President) Joe Biden stated.

Serbia was never de-Nazified. It was never punished for its four unjust wars and two genocides in Bosnia and Kosova. Most war criminals remain free in Serbia.  Only Serbian dictator Slobodan Milošević and a few others faced justice in The Hague. Therefore, today’s Serbia has not changed at all, it is the same as Milošević’s Serbia. Ruled by Vučić’s autocratic regime, Serbia has become Europe’s biggest problem after Russia.

On September 24, 2023, an act of aggression was carried out against Kosova by Serbian terrorists. Their commander, Radoičić, and others who escaped, now live freely and lavishly within the Serbian regime’s circles in Belgrade. Serbia constantly destabilizes Kosova and neighboring countries at will and supports Russia’s war in Ukraine.

Serbia’s demand for greater autonomy for its 4% minority in Kosova has only one goal: to make Kosova dysfunctional, divide it, and destroy it. Meanwhile, around 80,000 Albanians living in southern Serbia are discriminated against and ethnically cleansed by the Serbian regime. Why can’t they enjoy the same rights as Serbs in Kosova? Why can’t they also have an association of Albanian-majority municipalities?

A comparison of rights shows that Serbs in Kosova have their own hospital, a university in the Serbian language, recognized diplomas, 10 reserved seats in parliament with veto power, a minister, and more. Albanians in Serbia have none of these, while over 6,000 of their registered addresses have been removed, stripping them of voting rights.

Criticism of Kosova for violating the human rights of the Serbian minority is absurd.

Kosova is under constant oversight from many journalists, NGOs, international intelligence agencies, and organizations such as KFOR, UNMIK, and EULEX. It could not abuse anyone even if it wanted to.

Serbia has managed to facilitate the creation of a party in Kosova, called Serbian List, controlled and directed by the Serbian regime, to destabilize Kosova from within. The international community forced Kosova to register it as a political party even though it does not recognize Kosova. Imagine the U.S. allowing a political party funded and trained by Cuba or Venezuela to participate in American democracy!

Kosova, led by great democratically elected leaders, President Vjosa Osmani and Prime Minister Albin Kurti, is building bridges, a country for all, promoting human rights and democracy. Unjustly, it has been punished by Europe with “temporary measures” simply for enforcing law and order, just to please the Serbian rebels.

Kosova has accepted and is ready to sign the Brussels Agreement, but Serbia has not. EU diplomats unfairly pressure Kosova to implement only one point of it, the creation of the Association of Serb Municipalities, which would divide and destroy the country.

Europe has fundamentally mishandled the Serbian problem. For geopolitical reasons, and with false hope that Serbia will break away from Russia, many EU politicians and diplomats have appeased Serbia, using the mantra of “both sides” to de-escalate problems Serbia itself has created and escalated.

Unfortunately, the last two US administrations have been supporting Europe’s mistaken policies and failed dialogue, designed to reward the aggressor (Serbia) and pressure the victim (Kosova) to make additional concessions. 

Former U.S. Ambassador to Belgrade, Chris Hill, a lobbyist for Serbia, went so far in March 2023 to apologize to Serbia for NATO’s U.S.-led bombings. This act goes against U.S. congressional policy and American interests in Europe.

The main U.S. politician openly opposing Kosova and U.S. interests in Europe is former Ambassador and Envoy Richard Grenell. Influenced by Serbian dictator Aleksandar Vučić, he interferes in Kosova’s internal affairs and tries to undermine democracy.

Grenell has publicly criticized Prime Minister Albin Kurti many times. He now collaborates with the Serb List and the opposition parties (PDK, LDK, AAK) to prevent Kurti, who won 42% of the vote, from forming a new government.

It is widely believed that Grenell and Hill pressured Chargé d’Affaires Anu Pratipati in Kosova to suspend the U.S.–Kosova Strategic Dialogue initiative, to punish Kurti for upholding law and order.

The Trump administration, preoccupied with wars in Palestine and Ukraine, has not paid enough attention to Kosova. However, apart from the strategic dialogue issue, other areas such as economic and military support and confronting Serbia at the UN are encouraging.

In conclusion, America has invested heavily in Kosova since 1999. This investment must be protected, maintained, and further developed. It is essential that America becomes directly and decisively involved. The conflict between Kosova and Serbia can only be resolved by America.

2. WHAT CAN BE DONE IN AMERICA?

All that the people of Kosova expect from American and European diplomats is a fair and equal approach to the problems with Serbia. They seek justice, not revenge against Serbia—which still has not accepted responsibility or apologized for genocide.

While Serbia seeks war and domination over others, Kosova seeks only freedom and the right to exist in peace and harmony with other nations.

I believe that Senator Booker and other senators and congress members involved in foreign policy, from both parties, should consider the following:

·  Make public statements, amendments, and congressional resolutions supporting peace, democracy, territorial integrity, and the independence of Kosova.

·  Demand the lifting of the suspension of the U.S.-Kosova Strategic Dialogue.

·  Ensure that a new U.S. ambassador to Kosova is appointed as soon as possible, in consultation with Albanian Americans.

·  Urge the five European countries that have not yet recognized the Republic of Kosova to do so.     

·  Condemn Serbia for the 2023 aggression and demand the extradition of Radoičić and other Serbian criminals involved in the Banjska terrorist act of September 2023 to face justice in Kosova.

·  Pressure the Vučić regime to ensure that Albanians in the Presheva Valley and Sanxhak enjoy the same rights that the Serb minority has in Kosova.

·  Demand that Serbia stop promoting hatred and destabilization in Kosova and neighboring countries.

·  Make it clear to the Serbian regime that unless it accepts and signs the Brussels Agreement, it has no path to Europe.

·  Inform European leaders that they have no right to impose pressure or sanctions on Kosova to create the Association of Serb Municipalities unless Serbia signs the EU agreement and recognizes the Republic of Kosova. Changing borders is absolutely not unacceptable.

·  Help Kosova strengthen its defense capabilities.

·  The United States should sign a defense agreement with Kosova until Kosova’s membership in NATO is made possible. This is the only way to keep Serbia at bay.

Senator Booker, I hope that you will use your power and influence in Congress to help the most pro-American people in the world, the Albanians of Kosova, live freely, in peace and democracy, in their ancestral homeland.

Agim Aliçkaj
Executive Director, AACL

Filed Under: Analiza

Reflektim drejt institucionalizimit të ribashkimit kombëtar shqiptar

November 3, 2025 by s p

Prof.Dr.Mehdi HYSENI/

– Kur kryeministri apo presidenti flasin dhe veprojnë drejt në mbrojtjen e interesave vitale dhe të përgjithshme të popullit dhe të shtetit, atëherë si gazetarët, si publicistët, si shkencëtarët, duhet t’u thonë se, – e keni mirë! Ndërkaq, nëse bëjnë të kundërtën e kemi me borxh, edhe njerëzor, edhe profesional, t’u themi se janë gabim dhe e kanë keq. Ndryshe, çdo vlerësim idiotik, shpifës, intrigues dhe diskreditues ndaj cilitdo shtetari a a lideri politik të brendshëm a të huaj, është i papranueshëm, i dënueshëm dhe jo profesional.

Ribashkimi nuk ka brirë, Drejtori i Portit të Durrësit në Shqipëri nga Kosova, është AKT NACIONAL, PATRIOTIK DHE STRATEGJIK

– I lumtë kryeministrit Edi Rama! – Hapin e dytë konkret shumë të shpejtë ( e kërkon koha) si në rastin e Portit të Durrësit me Liburn Aliun në krye, ta bëni me një dekretligj dhe, në bazë të Kushtetutës në fuqi të Shqipërisë (1998) ribashkimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë me Akademinë e Shkenacve të Kosovës dhe me Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut. Kjo është urgjente dhe me interes staretgjik të jashtëzakonshëm kombëtar dhe shtetëror shqiptar, sepse i gjithë potenciali akademik, ashtu, sikurse ai politik e diplomatik, duhet të jetë i bashkuar sa më parë të jetë e mundur, sepse koha po kërkon ribashkimin e domosdoshëm të të gjitha trojeve etnike shqiptare.

Që nga viti 1878 (shek.XIX) e deri më sot (2025, shekulli XXI), koha provoi se me “100 parti”, me “100 politika”, me “100 akademi”, me “100 platforma” dhe me “100 kushtetuta”, nuk pati ribashkim kombëtar shqiptar e as Shqipëri etnike të ribashkuar. Ndaj, koha s’po pret, patjetër duhet të njësohet i gjithë potenciali kombëtar akademik shkencor dhe politik e diplomatik. Ndryshe, do të vendnumërojmë në shekujt XIX dhe XX, pa zgjidhjen e çështje koloniale të shqiptarrëve në katër vilajetet e Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Zgjedhja e Liburinit në krye të Portit të Durrësit të Shqipërisë assesi nuk është tradhti, as mashtrim, as mit, as utopi, as spekulim me Kosovën dhe me Shqipërinë, por është realitet faktik, institucional, moral, ligjor, demokratik dhe paqësor, që është një nga objektivat e prioriteve strategjike të politikës dhe të diplomacisë së Shqipërisë në sfondin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndryshe, do të ngelim në “mëshirën” e “botës serbe” të Serbisë së Madhe të Nikola Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Aleksandër Vuçiqit, të Aleksandër Vulinit dhe të Ivica Daçiqit…etj. Do të na përpijë djalli nga “qëllimi i përhershëm i Serbisë për zhdukjen e përhershme fizike të popullit shqiptar nga trojet e tij shekullore, duke zbatuar terror, gjencid shtetëror me përmasa shumë më të gjera, si në të kalaurën, ashtu edhe sot, kështu do të vepronte edhe në të ardhmen…” (shih: Akademik Prof.Dr. Mark Krasniqi, Kosova sot, Prishtinë, 1992, f.36 ).

Kjo vepër strategjike, politike, tregtare, ekonomike dhe diplomatike në funksion të institucionalizimit të ribashkimit kombëtar dhe të Shqipërisë etnike, e kryeministrit aktual Edi Rama, pa dyshim se pasqyron ndjenjën e guximt, të patriotizmit, të përgjegjësisë ndaj aspiratës shekullore të ribashkimit kombëtar dhe të Shqiërisë Etnike.

-Bravo kryeministër Edi Rama, ky emërim i Liburn Aliut nga Prishtina në Portin e Durrësit, është patriotizëm, dëshmi se Edi Rama jo vetëm se e do bashkimin si koncept teorik, historik, kombëtar e shtetëror, por, ja me shembull konkret po e argumenton idenë, dëshirën dhe vizionin e ardhmërisë së ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

-Ata skribomanë me mendje të ndryshkur dhe me sy të verbër, që këtë zgjedhje të Liburn Aliut e quajnë si “tradhti” të kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës, janë spiunë, agjentë dhe argatë merecenarë filorusë ose filoserbë të paguar të agjenturave propagandisike subversive të Beogradit, të Moskës, të Athinës, të Bukureshtit ose të Sofjes…etj.

Pavarësisht nga zagarët dhe klysharia poliito-propagandistike kusilinge shqipfolese kundër ribashkimit kombëtar shqiptar dhe Shhqipërisë Etnike, kryeminisri Edi Rama, duhet të vazhdojë me projekte të këtilla strategjike kombëtare dhe ndërkombëtare për realizimin e domosdoshëm institucional (de fakto dhe de jure) të ribashkimit të kombit dhe të Shqipërisë Etnike, jo me Serbinë, as me Greqinë, as me Malin e Zi , as me BeH etj., sepse ne nuk kemi opsion tjetër të ekzistncës si komb dhe si shtet në Ballkan. Së pari, ta bëjmë ribashkimin brendakombëtar shqiptar, pastaj të integrohemi dhe të bashkohemi me shtete të tjera të Bashkimit Evropian (BE).

Sa më sipër, me akt institucional patriotik gjeopolitik dhe gjeostrategjik largpamës në favorin e interesave të ribashkimit ekonomiko-financiar, tregtar dhe politik e territorial të mbarë kombit dhe Shqipërsië etnike, kryeministri Edi Rama nuk është “tradhtar”, por vetëm faqebardhë e shpresëdhënës për zhvillimin, përparimin dhe lulëzimin e gjithëmbarshëm të kombit dhe të Shqipërisë së Bashkuar Etnike në Ballkan. “Kjo do të ishte zgjidhja më e drjetë dhe më e mirë e problemit të popullit shqiptar në Ballkan”, siç thotë argumentueshëm, Akademiku ynë i paharruar Prof.Dr. Mark Krasniqi në veprën e tij “Kosova Sot”, 1992; f.31.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 974
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT