• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarëve të asimiluar iu pengon Flamuri shqiptar

June 9, 2026 by s p

Dukuria e animozitetit kundër identitetit të shqiptarëve në Mal të Zi nuk është e panjohur, sepse si më parë në monizëm është e pranishme edhe në pluralizëm, ku rasti i fundit në Tuz dëshmon se disa individë të infektuar me virusin e albanofobisë, e kanë të vështirë të pranojnë realitetin etnodemografik në Tuz e tërë Malësinë.

Nail Draga

Me rastin e festave të ndryshme në çdo qytet është bërë praktikë dekorimi i tyre me flamuj nga shërbimet e qeverisjes lokale. Vendosja e flamujve si shtetëror e te pjesëtarëve të popujve që jetojnë ne ato mjedise është e rregulluar me ligje të miratuar nga Kuvendi i Malit të Zi. Por, në këtë aspekt individë të ndryshëm ne kundërshtim me etikën qytetare i kanë dhënë vetës autorizim për çështje që nuk kanë kompetencë të tyre.

Incidenti në Tuz

Pikërisht në lidhje me këtë çështje mediat informuan se në prag të festimeve për Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, me 21 maj, në Tuz është shënuar një incident lidhur me vendosjen e flamujve në hapësirat publike. Sipas informacioneve nga terreni, disa ditë më parë një grup individësh nga Tuzi kanë vendosur flamujt e Malit të Zi në qendër të qytetit, në hapësira publike. Ndërkaq, kur autoritetet e Komunës së Tuzit kanë tentuar të vendosin flamujt zyrtarë, ashtu siç bëhet çdo vit, përfshirë edhe flamurin shqiptar krahas atij malazez, një grup individësh ka penguar vendosjen e tyre. Në vendngjarje kishte mbërritur edhe policia.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në opinionin publik dhe interpretime të ndryshme politike.

Ngjarje të tilla kanë nxitur debat edhe më herët në Malësi. Kjo nuk konsiderohet hera e parë që individë vendas, shqiptarë të asimiluar, shfaqin kundërshtim ndaj pranisë së flamurit shqiptar në aktivitete publike në Tuz. Çështja e tillë ndonëse mund të trajtohet e izoluar, ajo ka peshë të veçantë në raportët shoqërore në Malësi përkatësisht në Tuz, sepse kemi të bejmë me veprime të cilat irritojnë qytetarët në këtë mjedis, që mund të ndikojnë ne raportët shoqërore në këtë mjedis.

Shqiptarët e asimiluar

Në sajë të rrethanave shoqërore e politike në veriun e hapësirës etnogjeografike shqiptare në të kaluarën një numër i konsideruar i shqiptarëve janë përfshi në procesin e asimilimit. Historikisht dihet se nga shek.XVII, krahina e Kuçit e cila ishte e banuar me shqiptarët katolikë filluan të asimilohen në aspektin fetar në ortodoks e më pas edhe në aspektin gjuhësor duke përfunduar me ate kombëtar. Një dukuri e tillë më pas i ka përfshi shqiptarët edhe në krahinën e Plavë-Gucisë, Rozhajës, Tutinit, Peshterit etj.

Një dukuri e tillë në këto mjedise mori përmasa të mëdha pas vitëve 1912/13 ku në sajë të ndryshimëve të pushtetit, shqiptarët e përkatësisë fetare islame u asimiluan gjuhësisht e me te edhe në aspektin kombëtar. Se si ka evoluar përkatësia kombëtare në disfavor të shqiptarëve, dëshmohet nga regjistrimi i vitit 1908/09, ku në Rozhajë në këtë vit shqiptarë ishin 86.5%, në Plavë 82.6 % dhe në Tuz 100 %. Por, nga ajo kohë situata ka ndryshuar në disfavor të shqiptarëve ku në gjithë këto qytete duke përjashtuar Tuzin, shqiptarët u asimiluan në musliman sllavishtfolës e më pas në boshnjak duke u bërë popullsi shumicë.

Por, procesi sociologjik i asimilimit të popullsisë shqiptare ka vijuar edhe pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën e sistemit socialist ku ideologjia komuniste në mënyrë perfide ka mbeshtetur asimilimin, ku të dhënat nga regjistrimet e popullsisë dhe kontaktët e drejtpërdrejta me këtë popullsi e dëshmojnë në mënyrë transparente një konstatim të tillë.

Individët albanofob në Tuz

Nuk është befasi nëse themi se dukuria e albanofobisë në Malësi është e pranishme e ate në veçanti në Tuz, që deri më tash në opinion është manifestuar në disa raste. Si duket kemi të bëjmë me një grup të indvidëve të cilët jetojnë jashtë realitetit shoqëror, duke harruar se jemi në pluralizëm, ku të gjithë qytetarët duhet të realizojnë në praktikë të drejtat e tyre qytetare e kombëtare. Dhe të tillët janë pjesëtar të komunitetit sllavishtfolës me përkatësi fetare islame(muslimane) ndërsa për nga origjina janë shqiptarë te asimiluar. Por, rasti i paraqitjës së tyre në opinion nuk është i rastësishëm, sepse duke qenë afër pushtetit në të kaluarën, atyre iu pengon çdo e arritur e shqiptarëve në Malësi e sidomos nga konstituimi i komunës së pavarur për territorin e Malësisë me seli në Tuz.

Origjina nuk mund të mohohet

Pasi territori i Malësisë është i vogël, njihen të gjithë pothuaj në detaje nga përkatësia familjare e fisnore, është dëshmi e mjaftueshme për të përcaktuar origjinën e tyre. Ndonëse, është e drejtë e çdo individi të deklarohet sipas dëshirës se vet në aspektin kombëtar, gjuhësor e fetar, por origjina nuk mund të mohohet dhe të shlyhet me gomë, sepse argumentët janë të qendrueshme. Individët e tillë në vend që të heshtin, duke dëshmuar tolerancë dhe kulturë qytetare, ata me veprimet e tyre dëshmojnë albanofobi që paraqet çështje për hulumtim të veçantë. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse atyre iu pengon çdo gjë që ka të bëjë e identitetin shqiptarë si komuna e pavarur e Malësisë, gjuha shqipe, ëmblema e re e klubit të Deçiqit dhe së fundit edhe Flamuri shqiptar.

Përfundim

Duke marrë parasysh se në Malësi, përkatësisht në komunën e Tuzit pushtetin lokal e kanë shqiptarët përmes subjektëve të tyre politike incidentët e tilla mbesin njollë e individëve apo të sponzorëve të tyre të cilët pasi kanë humbur privilegjët nga e kaluara, tentojnë të prezantohen në opinion si shpetimtarë të shtetit. Por, të arriturat e komunës së Tuzit, janë dëshmi e punës dhe te funksionalitetit të qeverisjës lokale, në favor të gjithë qytetarëve sipas ligjeve dhe standardëve ndërkombëtare.

Nuk ka dilemë se të asimiluarit janë specie e veçantë me komplekset e tyre, andaj me këtë kategori të qytetarëve nuk ia vlen të trajtohen çështjet identitare. Sepse çështjet e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Malësi si në tërë Malin e Zi, në viset e tyre autoktone janë ekskluzive të tyre e jo te të tjerëve, që janë definuar me kushtetutë e ligje, që janë në favor të barazisë qytetare e kombëtare në Mal të Zi, si mjedis specifik multinacional, multigjuhësor e multikulturor si asnjë vend tjetër në Evropën Juglindore.

Filed Under: Analiza

STUDENT MOVEMENT – ALBANIA 2035 MOVEMENT

June 8, 2026 by s p

In 1990, Albanian students demanded freedom of speech and freedom of the press. But the movement quickly spread throughout the country, and the next demand became political pluralism and the creation of the Democratic Party.

That movement carried with it the dream of freedom and democracy.

Yet today, more than three decades later, we must have the courage to acknowledge that Albania’s transition remains unfinished.

For this reason, history must not repeat itself in the same way.

Today’s Student Movement should not merely create another political party. It should create a permanent democratic institution capable of preserving and nurturing the Albanian dream of Freedom, Democracy, National Unity, and National Prosperity for generations to come.

ALBANIA 2035

Trust the Rules, Not the Politicians

The objective is not a transition from Party A to Party B.

The objective is a transition from a system where power is concentrated and self-protecting to a system where no party, leader, oligarch, or coalition can dominate indefinitely because the institutions themselves prevent it.

This is how durable democratic transitions succeed.

Albania 2035 must be built upon institutional guarantees.

Not:

“Trust us.”

But:

“Trust the rules.”

PILLAR ONE

Citizens Above Parties

The establishment of an Independent Electoral Reform Commission, composed of representatives from:

The Judiciary

Universities

Civil Society

The Diaspora

Professional Organizations

No parliamentary majority should have the authority to unilaterally rewrite electoral rules.

Major electoral reforms should require:

A qualified supermajority

Public consultation

Independent institutional review

PILLAR TWO

Public Assets Belong to the Nation

Any sale, concession, privatization, lease, or transfer of strategic national assets must meet the highest standards of transparency.

This includes:

Full public disclosure of all documentation

Independent valuation

Public hearings

Independent audits

Ports, airports, energy infrastructure, water resources, mining concessions, and strategic public lands are not the property of temporary governments. They belong to the nation.

PILLAR THREE

The Albanian National Global Council

A constitutional advisory institution dedicated to representing the long-term national interest.

Its membership would include representatives from:

Albania

Kosovo

North Macedonia

Montenegro

The Presheva Valley

The Albanian Diaspora

Its mission is to connect the talent, expertise, and resources of Albanians everywhere with the development of the nation.

PILLAR FOUR

Citizen Initiative

Citizens should not have to wait four years to be heard.

Therefore, the following democratic instruments should be guaranteed:

Citizen petitions

Public hearings

Citizen legislative initiatives

Consultative referenda

PILLAR FIVE

Independent Oversight

Key public institutions must be built upon:

Professionalism

Transparency

Integrity

No independent institution should depend upon the political will of the government of the day.

PILLAR SIX

Democracy Within Political Parties

One of the deepest problems of Albania’s political system is not merely how elections are conducted, but how candidates are selected.

Therefore, political parties should guarantee:

Internal democratic elections

Financial transparency

Term limits

Merit-based candidate selection

Representation of youth and the diaspora

Because:

Democracy must exist inside political parties before it can fully exist within the state itself.

PILLAR SEVEN

Continuity of National Development

The establishment of a National Development Council, composed of representatives from:

Government

Opposition

Universities

The Business Community

The Diaspora

Civil Society

Its purpose is not to govern.

Its purpose is to ensure continuity in strategic national priorities such as:

Infrastructure

Education

Energy

Technology

Economic competitiveness

Demographic policy

National projects should not begin and end whenever governments change.

THE CORE MESSAGE

The most powerful message is not:

“Replace these politicians.”

Every opposition movement in history has said that.

The message that can truly transform Albania is:

“Build institutions that limit every politician.”

Including those who are in power today.

And including those who will come tomorrow.

THE ALBANIA 2035 DECLARATION

Our objective is not to replace one elite with another.

Our objective is to build a Republic where power is constrained by law, where national assets are protected through transparency, where citizens have a direct voice in decision-making, and where no government, political party, or special interest group can place itself above the institutions of the state.

Only then can Albania’s democratic transition be considered complete.

Kolec Ndoja

Chairman of the VATRA Council

Torchbearer of Democracy

Filed Under: Analiza

Bashkimi si mesazh për elektoratin shqiptar

June 6, 2026 by s p

Uniteti politik – sfida dhe shpresa e shqiptarëve në Malin e Zi

Gjekë Gjonaj

Shqiptarët në Malin e Zi po hyjnë gradualisht në një fazë të re të organizimit dhe vetëdijesimit politik, ku gjithnjë e më shumë po shfaqet nevoja për unifikim rreth interesave kombëtare, qytetare dhe zhvillimore. Bashkimi i tri partive politike shqiptare në Malin e Zi – Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Nacional Shqiptar, javën e kaluar në Tuz, në një subjekt të vetëm politik me emrin Forumi Shqiptar, paraqet një nga zhvillimet më domethënëse politike për shqiptarët në Malin e Zi në vitet e fundit. Ky proces nuk duhet parë vetëm si një marrëveshje e zakonshme politike apo si një kalkulim elektoral afatshkurtër, por si një përpjekje serioze për tejkalimin e fragmentarizimit politik shqiptar, për forcimin e zërit kombëtar dhe për ndërtimin e një përfaqësimi më të qëndrueshëm dhe më dinjitoz në institucionet shtetërore të Malit të Zi.

Në rrethanat aktuale politike dhe shoqërore, bashkimi politik i shqiptarëve nuk është luks, por nevojë strategjike. Për vite me radhë skena politike shqiptare në Mal të Zi është karakterizuar nga ndarje të shumta partiake, rivalitete personale, mospajtime idesh dhe interesa të ngushta grupore, të cilat shpesh kanë dobësuar fuqinë e përgjithshme politike të shqiptarëve. Edhe pse pluralizmi politik është vlerë demokratike, përçarja e tepruar në një komunitet numerikisht të vogël ka prodhuar pasoja të dukshme negative. Copëzimi i votës shqiptare ka ndikuar në dobësimin e fuqisë negociuese të shqiptarëve në raport me pushtetin qendror dhe partitë e mëdha politike malazeze. Në shumë raste energjia politike është konsumuar më tepër në rivalitetet e brendshme sesa në mbrojtjen e interesave kombëtare, ekonomike, kulturore dhe arsimore të shqiptarëve.

Pasojat e kësaj gjendjeje janë reflektuar në përfaqësimin më të dobët institucional, në zhvillimin e ngadalshëm ekonomik të trevave shqiptare, në emigrimin e vazhdueshëm të të rinjve, në mosshfrytëzimin e potencialeve turistike dhe bujqësore, si dhe në zhgënjimin e një pjese të elektoratit shqiptar ndaj politikës. Pikërisht për këtë arsye unifikimii politik shihet si një reflektim i pjekurisë së re politike dhe si një përpjekje për të rikthyer besimin e qytetarëve te politika shqiptare.

Çdo bashkim politik kërkon maturi, përgjegjësi dhe vizion afatgjatë. Historia politike e popujve të vegjël ka dëshmuar se sukseset më të mëdha arrihen atëherë kur interesat kombëtare vendosen mbi interesat individuale apo partiake. Për shqiptarët në Malin e Zi kjo nënkupton tejkalimin e egoizmave politike, kultivimin e kulturës së dialogut, ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe fokusimin te interesat strategjike kombëtare. Krijimi i subjektit të përbashkët politik, Forumi Shqiptar, mund të shërbejë si platformë bashkuese e të gjitha energjive politike, intelektuale dhe qytetare shqiptare në Mal të Zi dhe njëkohësisht si mundësi për të ndërtuar një përfaqësim më serioz dhe më të organizuar.

Ky subjekt i unifikuar do të ketë potencial më të madh për të fituar më shumë mandate, për të negociuar më fuqishëm me pushtetin, për të mbrojtur më mirë të drejtat kolektive të shqiptarëve dhe për të ndikuar më shumë në politikat shtetërore. Në të njëjtën kohë, ky unitet politik do të mund të shërbejë si mekanizëm më efikas për avancimin e çështjeve që lidhen me ruajtjen e identitetit kombëtar, përdorimin dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, zhvillimin e arsimit dhe kulturës shqiptare, si dhe zhvillimin ekonomik të Malësisë, Ulqinit, Anës së Malit, Krajës, Plavës dhe Gucisë. Po ashtu, ai do të mund të ndikojë më fuqishëm në kërkesat për përfaqësim proporcional në administratë, polici, gjyqësor dhe institucione të tjera shtetërore.

Elektorati shqiptar prej kohësh ka shprehur nevojën për më shumë unitet politik. Qytetarët shqiptarë janë lodhur nga konfliktet e panevojshme, retorikat përçarëse dhe rivalitetet që kanë dobësuar pozitën kolektive të shqiptarëve në jetën politike të vendit. Për këtë arsye, ky hap i bashkimit perceptohet si shenjë përgjegjësie politike, reflektim i pjekurisë kombëtare dhe përpjekje për rikthimin e besimit te përfaqësimi politik shqiptar. Një subjekt i përbashkët do të mobilizojë më mirë elektoratin shqiptar, një pjesë e të cilëve në jo pak raste janë distancuar nga politika pikërisht për shkak të përçarjeve të vazhdueshme.

Natyrisht, procesi i bashkimit në periudhën e kaluar të pluralizmit politik nuk ka qenë i lehtë sepse kërkon kompromis, durim dhe gatishmëri për të ndërtuar një kulturë të re politike. Përveç kësaj është dashur të tejkalohen sfida të ndryshme në harmonizimin e strukturave partiake, në ndarjen e përgjegjësive politike, në ruajtjen e balancave të brendshme dhe në tejkalimin e mosbesimeve të vjetra. Aftësia për t’i menaxhuar këto sfida dëshmon seriozitetin dhe pjekurinë e këtij projekti politik. Bashkimet e qëndrueshme ndërtohen mbi interesa afatgjata dhe vizion të përbashkët, jo mbi emocione momentale apo kalkulime të ngushta politike.

Shqiptarët në Mal të Zi historikisht kanë dëshmuar kulturë politike perëndimore, orientim euroatlantik dhe rol konstruktiv në proceset demokratike të shtetit malazez. Ata kanë qenë faktor stabiliteti, bashkëjetese dhe integrimi. Një subjekt i bashkuar shqiptar do ta forcojë edhe më shumë këtë rol, duke kontribuar në forcimin e demokracisë shumetnike, në proceset integruese evropiane të Malit të Zi dhe në ruajtjen e harmonisë ndëretnike. Një përfaqësim më i fuqishëm shqiptar nuk duhet parë si kërcënim për askënd, por si garanci për një Mal të Zi më demokratik, më të barabartë dhe më funksional. Vetëm përmes bashkimit, maturisë politike dhe bashkëpunimit mund të arrihet një përfaqësim më i fortë, më dinjitoz dhe më efektiv për shqiptarët dhe për gjeneratat që do të vijnë.

Filed Under: Analiza

E ARDHMJA E KOMBIT ËSHTË NË DUAR TË RINISË SHQIPTARE – RINIA PO KTHEHET NË SKENËN POLITIKE

June 5, 2026 by s p

Frank Shkreli/

Zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, rinia e Kosovës përballë një momenti vendimtar.

Nga protestat e ditëve të fundit të rinisë shqiptare në Tiranë dhe në Shkup, kohët e fundit, po vihet re një zgjim i ri qytetar, anë e mbanë trojeve shqiptare, sidomos në radhët e rinisë shqiptare. Edhe rinia e Kosovës gjëndet këto ditë përballë një momenti vendimtar — Zgjedhjet e 7 qershorit zhvillohen në një kohë kur rinia shqiptare në rajon po dëshmon një aktivizim të ri qytetar. Protestat e fundit të të rinjve në Tiranë dhe Shkup kanë treguar se brezi i ri nuk është më i gatshëm të qëndrojë indiferent përballë çështjeve që prekin të ardhmen e tij. Në Tiranë, të rinjtë janë bërë pjesë e lëvizjeve qytetare dhe protestave për kauza publike e politike — Frank Shkreli: Kur zgjohet rinia, dridhen elitat. A po vjen më në fund ndryshimi në trojet shqiptare?! | Gazeta Telegraf, ndërsa në Shkup mijëra studentë shqiptarë dolën, më heret, në mbrojtje të së drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore, duke e kthyer çështjen në një debat të gjerë shoqëror dhe kombëtar. Frank Shkreli: Një gjuhë, një identitet, studentët dalin në mbrojtje të shqipes | Gazeta Telegraf.

Këto zhvillime përçojnë një mesazh të qartë se rinia shqiptare nuk kërkon më vetëm të dëgjohet, por edhe të ndikojë. Ajo po refuzon rolin e spektatorit dhe po kërkon të jetë pjesë e vendim-marrjes, për çeshtjet që prekin të ardhmen e tyre. Pikërisht, për këtë arsye, zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë përbëjnë një provë të rëndësishme për vetëdijen politike të brezit të ri në atë vend. Prandaj, nëse protestat e rinisë në Tiranë dhe në Shkup janë shënja serioze e një zgjimi të ri qytetar e rinor ndër shqiptarët, atëherë 7 qershori mund të jetë dita kur ky zë do të dëgjohet fuqishëm edhe në kutitë e votimit të Kosovës këtë të dielë. Jo vetëm për të zgjedhur qeverinë e ardhshme, por edhe për të përcaktuar përparsitë e dekadës së ardhshme dhe përtej, për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Sepse, në fund të fundit, e ardhmja e Kosovës dhe e gjithë trojeve shqiptare do varet gjithnjë e më shumë nga brezi që sot kërkon, jo thjesht, të përfaqësohet, por të marrë pjesë drejtpërdrejt edhe në formësimin e saj. Protestat dhe reagimet publike janë mjetet të fuqishme demokratike, por ndryshimi rrënjësor dhe afatgjat, që sot kërkojnë shqiptarët, nevojit pjesëmarrje të drejtpërdrejt në proceset politike dhe institucionale. Në ketë mes, vota – VOTA, vërtetë e LIRË — mbetet instrumenti më i fortë për ta shndërruar pakënaqësinë në ndryshim konkret, por pa përjashtuar as protestat, që janë pjesë e demokracisë së mirëfillt dhe e drejtë e qytetarëve.

Përballë sfidave si papunësia, emigrimi, cilësia e arsimit dhe mungesa e mundësive, të rinjtë kanë arsye të mjaftueshme për të kërkuar politika konkrete dhe jo vetëm premtime elektorale. Vota e tyre duhet të jetë një votë e informuar, e bazuar në programe dhe vizione për të ardhmen, e jo në retorikë politike e 22- partive politike që po marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit. Thuhet shpesh se Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Banorët e Kosovës nën moshën 25-vjeçare përbëjnë ende mbi 55-përqind të popullsisë totale, megjithë emigracionin masiv, mbetet një faktor elektoral ky me shumë rëndësi që mund të vendosë rezultatin përfundimtar në zgjedhje.

Historia politike e shqiptarëve ka treguar se momentet e kthesës dhe ndryshimit të madh kanë ardhur shpesh nga energjia dhe vizioni i brezave të rinj. Pikërisht, për këtë arsye, zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë nuk duhet të shihen vetëm si një garë mes partive politike. Ato janë edhe një provë për aftësinë e sistemit politik që të kuptojë dhe të përfaqësojë kërkesat e një brezi të ri të shqiptarëve që duan një distancim nga politikat e vjetra përçarse dhe nga influencat e ideologjive të huaja — përfshir ato të mbeturinave ish-komuniste në të dy anët e kufirit – fatkeqsisht, ende të gjalla në politikën e hapësirës shqiptare, 35-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në Shqipëri, nëse partitë politike në Kosovë vazhdojnë të mbështeten te narrativat tradicionale dhe te figurat e konsumuara politike, atëherë edhe ato rrezikojnë të humbasin lidhjet me segmentin më dinamik të shoqërisë shqiptare kudo, përfshir Kosovën.

Mund të themi se lajmi i ditës është se po shohim një gjeneratë shqiptare që nuk mjaftohet me slogane politike por kërkon rezultate konkrete për ndryshim dhe për një jetë më të mirë për të gjithë. Kemi të bëjmë me një brez rinie që komunikon ndryshe, organizohet ndryshe dhe ushtron presion politik e publik, përmes instrumenteve modernë të komunikimit dhe mobilizimit qytetar.

Shqiptarët sot nuk janë më të izoluar si në komunizëm brenda kufijve artificial shtetëror. Trojet shqiqtare janë sot më të lidhura se kurrë më parë, ndërmjet vetes dhe me botën dhe shumë mirë e informuar. Çdo protestë në Tiranë, ndiqet në Prishtinë, ashtu si edhe çdo debat në Prishtinë ndiqet në Shkup e më gjërë.

Energjia që po shihet sot në rrugët e Tiranës dhe Shkupit më heret, duhet të shndërrohet në një pjesëmarrje demokratike edhe në votimet në Kosovë, pasnesër.

Protesta, si gjithmonë kudo në botë, është një formë e rëndësishme e angazhimit qytetar, por vota kur është e lirë, mbetet instrumenti më i fuqishëm për të sjellë ndryshim. Nëse rinia shqiptare arrin ta bashkojë zërin e protestës me forcën e votës, ajo mund të bëhet faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e drejtimit që do të marrë vendi dhe dhe Kombi shqiptar më vitet dhe dekadat e ardhme.

Më 7 qershor, të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë të dëshmojnë se janë jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe forca që mund të ndikojë vendimet e së tashmes. Në fund të fundit, një demokraci është aq e fortë sa edhe pjesëmarrja e brezit të ri që do ta trashëgojë atë demokraci. Prandaj, ashtu si edhe rinia që po proteston në Tiranë dhe në Shkup, edhe rinia e Kosovës gjëndet sot përballë një momenti vendimtar, në prak të zgjedhjeve të 7 qershorit. Sepse e ardhmja e Kosovës, si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik por edhe e Shqipërisë dhe gjithë hapësirës shqiptare në Ballkanin Perendimor, do varet gjithnjë e më shumë nga brezi që sot kërkon jo vetëm të përfaqsohet, por edhe të marrë pjesë dejtpërdrejt në formësimin e asaj së ardhme që ky brez kërkon sot për veten, për familjet e tyre dhe për mbarë Kombin.

Filed Under: Analiza

AMANETI I NAIMIT PËRBALLË SHQIPËRISË SË SOTME

June 4, 2026 by s p

Isuf B.Bajrami/

Ka fjalë që nuk vdesin. Ka mendime që i mbijetojnë kohës, pushteteve, sistemeve dhe brezave. Ato mbeten si kambana që bien sa herë një komb gjendet përballë vetvetes. Një nga këto është thënia e Naim Frashërit: “Djalin që tradhton atdheun, nuk e do as nëna e vet.”

Në pamje të parë duket një fjali e thjeshtë. Por në të vërtetë ajo përmban një filozofi të tërë kombëtare dhe etike. Atdheu, për Naimin, nuk ishte vetëm toka në kuptimin fizik apo gjeografik. Nuk ishte vetëm flamuri si simbol shtetëror. Nuk ishte vetëm gjuha si mjet komunikimi. Atdheu ishte një strukturë e plotë ku ndërthuren ndërgjegjja kolektive e një populli, kujtesa historike, sakrificat e brezave të mëparshëm dhe përgjegjësia morale ndaj brezave që ende nuk kanë lindur.

Në këtë kuptim, atdheu është një kontratë historike e pashkruar ndërmjet së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes. Ai nuk është pronë individuale, por një e mirë publike e trashëguar, e cila kërkon ruajtje, zhvillim dhe përgjegjësi të vazhdueshme.

Sot, më shumë se një shekull pas Naimit, Shqipëria është një shtet i njohur ndërkombëtarisht, me kufij të përcaktuar dhe me institucione formale të konsoliduara në kuptimin juridik. Askush nuk na ndalon të flasim shqip. Askush nuk na mohon identitetin kombëtar. Askush nuk na ndalon të quhemi shqiptarë në kuptimin politik dhe juridik të fjalës.

Por në nivel sociologjik dhe institucional lind një pyetje shumë më e thellë dhe më komplekse:

A jemi vërtet të lirë kur besimi tek institucionet është i brishtë?

A jemi vërtet të fortë kur kapitali njerëzor largohet në mënyrë të vazhdueshme?

A jemi vërtet të zhvilluar kur pasuritë publike shpesh perceptohen si burim konflikti dhe jo si instrument mirëqenieje kolektive?

Këto pyetje nuk kërkojnë përgjigje thjesht politike apo elektorale. Ato kërkojnë një analizë më të thellë etike, institucionale dhe strukturore.

Sepse në thelb, kriza më e madhe e Shqipërisë bashkëkohore nuk është vetëm ekonomike apo infrastrukturore. Ajo është një krizë e besimit shoqëror dhe e përgjegjësisë publike, e cila reflektohet në marrëdhënien midis qytetarit dhe shtetit.

Shqipëria që po zbrazet

Një komb nuk humbet vetëm kur pushtohet nga jashtë. Në teorinë moderne të shtetit, një komb mund të humbasë edhe përmes proceseve të brendshme të dobësimit demografik, ekonomik dhe institucional.

Sot, në shumë zona të Shqipërisë, fenomeni i shpopullimit është bërë strukturor. Ai nuk është më një proces i izoluar, por një trend afatgjatë që ndikon drejtpërdrejt në organizimin social të vendit. Shkolla mbyllen jo për arsye politike, por për mungesë nxënësish. Komunitete të tëra rurale humbasin funksionalitetin e tyre ekonomik dhe social.

Hapësira të tëra territoriale kalojnë nga dinamika aktive në gjendje pasiviteti demografik.

Në këtë kontekst, emigracioni nuk mund të interpretohet vetëm si zgjedhje individuale ekonomike. Ai përfaqëson edhe një indikator të perceptimit kolektiv mbi cilësinë e institucioneve dhe mundësive të brendshme të zhvillimit. Në sociologjinë politike, kjo shpesh interpretohet si “largim strukturor”, ku qytetarët nuk reagojnë vetëm ndaj varfërisë, por ndaj mungesës së besimit në stabilitetin dhe drejtësinë e sistemit.

Të rinjtë largohen jo sepse e mohojnë vendin e tyre, por sepse kërkojnë një horizont më të parashikueshëm të jetës. Kjo krijon një paradoks të thellë identitar: lidhje emocionale e fortë me atdheun, por distancim praktik nga realiteti i tij.

Thethi – simbol i konfliktit midis zhvillimit dhe trashëgimisë

Kur përmendet Thethi, nuk kemi të bëjmë vetëm me një njësi gjeografike apo turistike. Në një analizë më të gjerë, Thethi përfaqëson një rast studimor të marrëdhënies midis zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së kapitalit kulturor e natyror.

Ky territor është produkt i një historie të gjatë mbijetese dhe adaptimi. Banorët e zonës kanë ruajtur jo vetëm mjedisin natyror, por edhe një mënyrë jetese tradicionale, e cila përbën pjesë të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Në këtë kuptim, çdo ndërhyrje zhvillimore në zona të tilla nuk është thjesht çështje urbanistike apo ekonomike, por një çështje e menaxhimit të trashëgimisë kolektive.

Debati që lind nuk është midis zhvillimit dhe moszhvillimit, por midis dy modeleve të zhvillimit:

një model që e sheh territorin si burim ekonomik afatshkurtër dhe një model që e sheh atë si kapital afatgjatë kulturor, ekologjik dhe social.

Një shtet institucionalisht i konsoliduar nuk imponohet mbi komunitetin, por ndërton mekanizma pjesëmarrës që e integrojnë atë në vendimmarrje.

Vlora dhe bregdeti shqiptar si hapësirë strategjike

Në jug të vendit, bregdeti shqiptar përfaqëson një nga asetet më të rëndësishme ekonomike dhe gjeostrategjike të shtetit.

Nga perspektiva e ekonomisë politike, ky territor është një burim i rëndësishëm i zhvillimit përmes turizmit, investimeve dhe shërbimeve. Megjithatë, literatura mbi zhvillimin e qëndrueshëm thekson se çdo rritje ekonomike që nuk shoqërohet me planifikim të kujdesshëm hapësinor dhe ekologjik mund të prodhojë pasoja afatgjata negative.

Në këtë kuadër, problemi nuk është vetë investimi, por cilësia e qeverisjes së tij:

transparenca, përfshirja e komuniteteve lokale dhe balanca midis interesit publik dhe privat.

Çështja e detit dhe dimensioni i sovranitetit

Në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, sovraniteti nuk nënkupton vetëm ekzistencën formale të shtetit, por aftësinë e tij për të kontrolluar dhe mbrojtur interesat strategjike në hapësirat e tij juridiksionale.

Hapësirat detare përbëjnë një dimension të rëndësishëm të sovranitetit modern, pasi lidhen me burime ekonomike, siguri kombëtare dhe pozicionim gjeopolitik.

Për këtë arsye, çdo debat mbi kufijtë detarë nuk është thjesht teknik, por edhe politik dhe simbolik, pasi prek ndjeshmërinë historike të shtetit shqiptar mbi integritetin territorial.

Kriza e drejtësisë dhe besimit institucional

Një nga treguesit më të rëndësishëm të konsolidimit demokratik është niveli i besimit institucional. Kur qytetarët perceptojnë se drejtësia nuk është e barabartë për të gjithë, krijohet një deficit legjitimiteti që nuk mund të kompensohet vetëm me zhvillim ekonomik.

Barazia para ligjit, transparenca dhe llogaridhënia janë shtylla të domosdoshme të shtetit modern. Pa to, çdo reformë strukturore mbetet e paplotë në perceptimin publik.

Arsimi dhe dimensioni i kapitalit njerëzor

Në mendimin e Rilindjes Kombëtare, arsimi ishte instrumenti kryesor i emancipimit shoqëror dhe politik. Në kontekstin bashkëkohor, ai mbetet faktori kryesor i zhvillimit ekonomik dhe institucional.

Megjithatë, sfida aktuale nuk është vetëm aksesimi i arsimit, por cilësia e tij dhe lidhja me nevojat e shoqërisë dhe tregut të punës. Në këtë kuptim, arsimi nuk duhet të prodhojë vetëm diploma, por qytetarë të aftë për të marrë pjesë aktive në jetën institucionale dhe ekonomike.

Patriotizmi si përgjegjësi institucionale dhe qytetare

Patriotizmi, në një interpretim bashkëkohor, nuk është një ndjenjë retorike apo simbolike, por një formë përgjegjësie ndaj së mirës publike.

Ai shprehet në respektimin e ligjit, mbrojtjen e pasurisë publike, pjesëmarrjen qytetare dhe kërkesën për llogaridhënie institucionale.

Në këtë kuptim, patriotizmi nuk është monopol i diskursit politik, por një praktikë e përditshme shoqërore.

Amaneti për brezat që vijnë

Në një perspektivë afatgjatë historike, çdo shoqëri gjykohet jo nga deklaratat e saj, por nga rezultatet strukturore që i lë brezave të ardhshëm.

Pyetjet thelbësore që përcaktojnë këtë gjykim janë:

cilësia e mjedisit natyror,

qëndrueshmëria e institucioneve,

niveli i besimit social,

dhe perspektiva e kapitalit njerëzor.

Në këtë kuptim, amaneti i Naim Frashërit nuk është vetëm një thirrje morale, por një parim i vazhdueshëm i përgjegjësisë historike.

Në fund, dilema themelore mbetet e pandryshuar:

Nëse brezat e ardhshëm do të shohin Shqipërinë si një projekt të mbrojtur dhe të ndërtuar me përgjegjësi, apo si një hapësirë të konsumuar nga mungesa e vizionit afatgjatë.

Vendi i Lekës,03.06.2026

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 1002
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Teoria Hegemonike e stabilitetit shoqëror dhe iluzioni i diversitetit social
  • Jeta e Shumëfishtë e Odisesë
  • DARDANUS ULPIANUS VËSHTRON ME KEQARDHJE NË BRUKSEL
  • Ultimatumi austro-hungarez dhe tërheqja serbe nga territoret e shtetit shqiptar në vitin 1913
  • Dëshmitë e Agimit Gjeografik: Iliria dhe Hapësira Shqiptare në hartografinë mitike të Antikitetit
  • Kërkohet një Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së
  • Mira Murati, krenari për femrat shqiptare
  • Nga Cancuni në Zvernec e Sazan
  • Senator Bob Dole, një përkujtim e mirënjohje në ditëlindjen e tij
  • PASLUFTAT E MIA
  • Shqiptarët mahnitës në pikturat e ushtarak austriakut, Rudolf Otto von Ottenfeld
  • Shoqata Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” – Filadelfia ju fton në Festivalin e Dytë të Ushqimit Shqiptar
  • Më 23 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI-Albani
  • Politika në trojet shqiptare
  • Institucionet shtetërore të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT