• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

A ka vdekur përgjithmonë New York-u dhe California!?

August 26, 2020 by dgreca

Shkruan:Klajd Kapinova-

Kush është shkrimtari dhe analisti James Altucher?

Në ditët e pandemisë botërore të Covid-19, që po kalojnë edhe shtetet amerikane metropolitane, si New York dhe California, të cilat tradicionalisht janë drejtuar politikisht nga governatorë dhe kryetarë bashkie socialistë të gomerëve blu, që kanë mbështetjen e anarkistëve dhe marksistëve vandalistë të Antifës dhe BLM, tashmë gjallëria e dikurshme e zhurmshme është kthyer në fantazmat hije, që mbizotërojnë kudo në qytetet e tyre, metrotë, rrugët, parqet, muzetë, restorantet, klubet e natës, kinematë, teatrot e famshme, sheshet, midis ndërtesave të larta qiell-gërvishëse etj.  

James Altucher, ka lindur më 22 janar të vitit 1968 në Manhattan, New York. Ai sot është një menaxher, autor dhe ndërmarrës amerikan i fondeve të mbrojtjes, i cili, ka themeluar mbi 20 kompani.

Shkrimtari Altucher, ka një prodhimytari të lartë intelektuale dhe deri tani ai ka botuar 20 libra. Ai është një kontribues i shquar i shumë kanaleve televizive, shoë-ve, edicionit të lajmeve si opionist, i botimeve përfshirë të famshmet: The Financial Times, Wall Street Journal, TechCrunch dhe The Huffington Post, New York Post etj. 

Ajo që e dallon më së miri atë është se James Altucher ka krijuar shown e tij: “The James Altucher Show”

New York City is dead forever

Intelektuali elite James Altucher më 13 gusht 2020, në faqen e tij të rrjetit social LinkedIn, ka botuar një artikull ngacmues shumë interesant me titull: “New York City is dead forever” (New York City ka vdekur përgjithmonë). 

Sipas tij pas vitit, 2019 argumentet janë disa, por më e rëndsishmja është protestuesit anarkistë marksistë të Antifës dhe BLM, po shkatërrojnë me vandalizmat e tyre antinjerëzore sigurinë e jetës dhe pronave private të qindra dhe mijëra bisneseve në shtetin e New York-ut.

Ky artikull u bë shkak dhe burim i referimit dhe ftesave si analist ekspert në shumë media apo studio dhe show të mëdha e të famëshme në SHBA dhe vecanërisht në New York City.

Të gjithë e duan New York City. Edhe ai e do ose të paktën e ka dashur deri para ikjes së tij nga vendlindja. Në moshë të rritur kur James Altucher u vendos për herë të parë këtu me bisnesin e tij ishte një ëndërr e madhe e cila u bë realitet. Cdo cep ishte si një prodhim teatri, që ndodhte para syve të tij, sepse aty ka personalite të njohura me shumë histori.

Ai shkruan: “Unë mund të luaj shah gjithë ditën dhe natën. Mund të shkoja në klube komedi, mund të filloja çdo lloj biznesi, të takoja njerëz. Kam pasur familje, miq, mundësi. Pavarësisht se çfarë ndodhi me mua, NYC ishte një rrjet që unë mund të doja përsëri dhe të kërceja përsëri. Tani është plotësisht i vdekur. Por NYC gjithmonë kthehet mbrapa. Jo jo këtë herë. Por NYC është qendra e universit financiarë. Mundësitë, do të lulëzojnë përsëri këtu. Jo këtë herë… Mendoj, se këtë herë duhet t’i them lamtumirë.” 

Manhattan një qytetet fantazëm

Demostratat e dhunshme, që shpërthyen disa mua më pare, pas vrasjes së një afrikano amerikani me histori kriminale, sheh se shumë pjesë të Manhattan-it janë kthyer në zona të vdekur ose Ghost, fjala që përdoret më shumë. Sikurse pamë edhe në rrjetet televizive dhe ato sociale, shumë nga “demostrues” anarkistë marksistë nuk e dinin se kush ishte viktima George Floyd…

Sot kushdo që udhëton me tren ose me makinë në Midtown Manhattan, sheh se qendrat e mëdha biznesit amerikan dhe ndërkombëtarë në NYC, janë bosh… 

Edhe pse njerëzit mund të kthehen në punë, ndërtesat e famshme të zyrave në qiellgërvish si Time Life, janë akoma 90% bosh. Pronarët e bizneseve, kuptuan se nuk u duheshin punonjësve të tyre në zyrë. 

Ndërtesa e madhe Time Life, ka pasur deri para protestave dhe sëmundjes mbarëbotërore  Covid-19, mbi 8,000 punëtorë, kurse tani ka vetëm 500 punëtorë të kthyer në zyra.

Shembuj të tjerë ka plot. Kështu një menaxher biznesi argëtues po mbyll zyrat e tij dhe po shkon në Texas. 

Shumë intelektual profesionistë, me familjet e tyre po largohen nga shteti i New York-ut, që ka fatkeqsisht taksat më të larta në botë. 

Një financier, i cili, punon në një bankë të madhe investimesh si drejtor menaxhues para pandemisë së coronavirus-it ku ai ishte në zyrë çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 10 pasdite u largua.

Sot, ai jeton në Phoenix, Arizona edhe pse kurrë më parë nuk kishte qenë në Phoenix. Ai i bën të gjitha takimet e tij në Zoom.

James Altucher, shkruan: “Pashë një person të pastrehë të humbasë mendjen dhe të filloj të sulmojë këmbësorë të rastit, duke i pështyrë, gjuajtur me sende të ndryshme etj. Kam parë disa prindër beqarë me një fëmijë, duke kërkuar para për ushqim. Dhe, kur dikush u dha ushqim, mbas shpinës së tyre e hodhën ushqimin përsëri në to. Unë pashë një njeri që bërtiste fjalë raciste para njerëzve…”

Dhe më poshtë, Altucher shton: “Unë jetoj në New York City për rreth 10 vjet. Padyshim që është përkeqësuar dhe nuk ka fund në shikim. Parku im i preferuar është Parku Madison Square. Rreth një muaj më parë një vajzë 19 vjeç u qëllua dhe u vra përtej rrugës. Unë nuk mendoj, se kam një përgjigje por mendoj se është e qartë: është koha për të dalë nga NYC.” (New York Post, Gusht 2020)

Mediat këto ditë njoftojnë, se qiraja në shumë ndërtesa banimi ka rënë gati 30 përqind dhe më shumë njerëz po largohen si kurrë më parë nga NYC.

Këtë pamje ka pasur NYC edhe në vitet 1970, dhe deri në vitet ’80, kur NYC po falimentonte. Ai ishte kryeqyteti i krimit të SHBA-së.

Të gjithë e dinë se ai ishte kryeqyteti i botës së biznesit, vendi kryesor i ri njerëzve, që do të shkonin për të ndërtuar pasuri dhe do të gjenin mundësi. Ai ishte shtëpi për artistët, teatrin, median, reklamat, botimet etj.

Dhe pastaj në muajin qershor, gjatë trazirave dhe plaçkitjeve, djegieve të pronave, vrasjeve të policëve, djegien e makinave të tyre, rrëzimin e 130 bustëve dhe monumenteve të heronjve të historisë së lavdishme të SHBA-së, vandalizmave të Antifës dhe BLM, u largua një valë e dytë e e banorëve të kualifikuar, bisnesmenë nga NYC. 

“Kam femijë. Asgjë nuk ishte në rregull me protestat por unë isha pak nervoz kur pashë videot e rebelëve pasi një shtetrrethimi po përpiqej të depërtonte në ndërtesën time. Shumë njerëz u larguan përkohësisht, por kishte edhe njerëz që largoheshin përgjithmonë. Miqtë e mi u transferuan në Nashville, Miami, Austin, Denver, Salt Lake City, Austin, Dallas, etj.”, shkruan James Altucher

Sërisht, tani një valë e tretë e njerëzve po largohen të pakënaqur nga NYC. Dhe kjo për faj të politikës socialiste anti policë, rritjes 70% të kriminalitetit, vrasjeve, vjedhjeve, përdhunimeve, taksave që rritën me shifra kozmike, që po ndjekin sot administrata e governatorit “demokrat” Andreë Cuomo dhe kryetarit të Bashkisë së NYC socialkomunistit Bill de Blasio, të cilët kanë poshtëruar vazhdimisht emrin e mirë dhe respektin dhe prestigjin, që dikur gëzonin 5 qytetet e famëshme të NYC kudo në SHBA dhe botë.

Qiratë e banesave po ulën në mënyrë drastike 30-50% sikurse edhe shitjet dhe blerjet, pavarësisht se çfarë ju thonë njerëzit e pasurive të patundshme. 

Sot, është e habitshme sesi qiratë po rriten vazhdimisht në qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë këtu. Tani rrugët janë bosh. Dhe sa më gjatë të mbahen të mbyllura, aq më pak shanse kanë të rihapen me fitime.

Rruga e famshme Broadway, është i mbyllur të paktën deri në stinën e pranverës 2021. Qendra e famshme Lincoln fatkeqsisht është e mbyllur. 

Të gjithë muzetë në NYC janë të mbyllura, ku, miliona dollarë të ardhura turistike të krijuara humbën si kripa në ujë nga mbyllja e qendrave.

Ka mijëra interpretues, producentë, artistë dhe tërë ekosistemi i artit, teatri, prodhimi, kurimi, që rrethojnë këto qendra kulturore. Njerëzit, të cilët kanë punuar gjithë jetën e tyre për të drejtën, për të qenë në gjendje të performojnë qoftë edhe një herë në Broadway, tashmë jeta dhe karriera e tyre është lënë në pritje të rihapjes, sepse për arsye politike të  “demokratëve” të shtetit të New York-ut nuk duan t’i hapin dyert e bisneseve dhe zyrat e tyre

Yelp, vlerëson se 60% e restoranteve rreth Shteteve të Bashkuara janë mbyllur dhe më shumë se 50% do të mbyllen përgjithmonë në New York City. Restorantet, ushqejnë më shumë restorantet e tjera. Ata kanë lidhje me njera tjetrën.

Shumë njerëz të tjerë shkuan përfundimisht në shtetet, si: Maine, Vermont, Tenesi, Upstate (NY), Indiana, etj., për të jetuar me prindërit e tyre ose të jetojnë me miqtë ose të jetojnë më lirë. Ata janë zhdukur shpejt ha e mbyll sytë … 1,2,3… dhe kanë ikur për një jetë dhe bisnes të sigurtë dhe më të mirë.

Mbi 100,000 vende të tjera pizza-sh thjesht janë mbyllur në shtetin e New York-ut. Njerëzit, do të presin për një kohë dhe të shohin sërisht këto pizza. Ata duan të sigurohen, që virusi është zhdukur, ose ka një vaksinëme efekt shërues, ose ka një model biznesi fitimprurës.

Ka pothuajse 600,000 studentë të kolegjeve të ndryshme të shpërndarë në kampuse përmes NYC, që i kanë thënë lamtumirë shtetit të New York-ut, ku, 100,000 studentë i përkasin nga Columbia University në Manhattan, studentët e Fordham University Bronx, Saint Johns Queens, etj. Ata nuk kthehen më në shkollë dhe vendosin të mos marrin me qira apartamente në New York City. Kjo e shumë e apartamenteve do të shkojnë bosh, ku humbasin pronarët dhe vetë shteti nga taksat e bisnesit…

Mbi 2000 restorante janë mbyllur vetëm në Manhattan. Në metrotë e NYC ka më shumë lypësa se sa pasagjerë që udhëtojnë. Gjitashtu në 5 qytetet e mëdha të NYC, janë mbyllur 60-70% e restoranteve, të cilat nuk kanë shanse të happen më.

Bisneset e përhershme në Los Angelos, që janë mbyllur si pasoj e Cocid-19, ka prekur më shumë pronarët afrikano amerikanë në masën 41% dhe më pak pronarët e bardhë në masën 17%. 

Njerëzit po largohen nga California dhe New York-u

Mirësevini në Teksas! Mirësevini në Florida! Mirësevini në Nashville, Miami, Austin, Denver, Salt Lake City, Austin, Dallas,

Votuesit amerikanë në të gjithë vendin, po konkludojnë se është më mirë të jesh i kuq (republican) sesa i vdekur (“demokrat”). 

Modeli më i keq sot janë shtetet e deshtuara politikisht “demokrate”, ku, drejtojnë governatorët dhe kryetarët e bashkive socialistë që kontrollohen nga anarkistët, vandalistët, marksistët si Antifa dhe BLM. 

Ata, fatkeqsisht sot kontrollojnë politikisht senatorët dhe kongresmenët ekstremistë socialistë, të cilët janë politikanë karriere e përvoje prej disa dekadash në Senat dhe Dhomën e Përfaqsuesve si në: New York, California dhe Illinois.

Nëse pyesni dikë në shtetet të drejtojnë republikanët e elefantit (kuqe), ka të ngjarë që t’ju tregoni shumë. Dhe numrat e fundit nga Byroja e Regjistrimit sugjerojnë që ata nuk janë të gabuar, duke konsideruar rreth 3.2 milion më shumë njerëz që u larguan në shenj pakënaqësie nga ato shtetet blu sesa hynë nga shtetet e tjera republikane nga viti 2010-2019.

Merrill Matthews i Institutit për Inovacionin e Politikave, një qendër konservatore e ekspertëve në Dallas, tha se të dhënat konfirmojnë atë që ai po thotë prej vitesh: “Votuesit në të gjithë vendin po konkludojnë se është më mirë të jesh i kuq sesa i vdekur“.

Në një pjesë të mendimit të kohëve të fundit, që ai shkroi për gazetën Hill (botohet në Washington D.C.) Matthews përshkroi sesi votuesit gjithnjë e më shumë ushqehen me taksa më të larta, rregulla të rënda dhe rritje të zgjimit shoqëror. Këto, tha ai, kanë ardhur për të karakterizuar shumicën e shteteve të gomarëve blu.

Ai e postoi historinë e tij në Tëitter dhe mori shumë kritika për të. Matthews, citoi analistët e Shërbimeve të të Dhënave Zgjedhore të dhënave të Regjistrimit, duke thënë se zhvendosja e popullsisë tregon për një ndryshim të vendeve të rreth 10 kongresmenëve në mbi 17 shtete në të gjithë SHBA-në deri në fund të vitit 2019.

Konkretisht, Teksasi pritet të marrë tre vende; Florida dy dhe Arizona, Kolorado, Montana, Karolina Veriore Oregon nga një secila. Secila prej këtyre 10 shteteve parashikohet të marrë një vend: Alabama, California, Illinois, Michigan, Minnesota, New York, Ohio, Pennsylvania, Rhode Island dhe West Virginia.

Ndikimi neto, tha Matthews, në fund të fundit favorizon GOP, pasi pesë nga shtatë shtetet që fituan vendet votuan për kandidatin dhe sot Presidentin Donald J. Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

Teksasi, për shembull, tani ka fituar mbrojtësit e Golden State dhe po kthehet gjithnjë e më shumë në proces.

Kjo ishte hera e parë, që ndonjëherë California të ketë humbur një vend, i cili, tha ai, është “një përgënjeshtrim i heshtur i taksave dhe politikave mbi më të larta në Californi.”

Më në fund, Matthews paralajmëroi se ndryshimi mund të jetë ndaj asaj që do të vijë. “Eksodi i shtetit blu është vetëm një fotografi se çfarë pakënaqësie do të shfaqet nëse ato politika të shtetit blu marrin përsipër Shtëpinë e Bardhë.” tha ai. (Shawn Langlois, 18 Janar 2020)

Filed Under: Analiza Tagged With: Califonia kane vdekur, James Altcher, Klajd Kapinova, Vdekja e New York

SOT DUHET QËNDRESË DHE REFUZIM I SË KEQES

August 25, 2020 by dgreca

Nga Agustin MIRAKAJ-
Të mbrosh komunizmin në vendin më të persekutuar në Evropë është një karagjozllëk i turpshëm dhe i dënueshëm. Komunizmi, kjo farë e keqe do të thoshte At Zef Pllumi, ka qenë ne anen e tradhetisë kombetare të mbeshtetur nga armiqtë historik te kombit shqiptar.
Nga Agustin MIRAKAJ- Kryetari i deges se Vatres-Manhattan-NY
Mënyra sesi një shoqëri reagon ndaj së keqes është shenjë e lartë e civilizimit të saj. Refuzimi me përbuzje i së keqes është kurdoherë detyrë e shenjtë e çdo individi dhe shoqërie.Mosndëshkueshmëria e krimit dhe genocidit komunist mbi popullsinë e pafajshme në Shqipëri, mbi klerin fetar dhe familjet e mëdha, vazhdon dhe sot të jetë një plagë e thellë shoqërore, një amanet i pambajtur, një premtim i parealizuar.E shkuara vazhdon dhe sot të na mbajë peng. Pa ndëshkuar të kaluarën e tmerrshme, kurrë shoqëria shqiptare nuk do gjejë paqe, zhvillim, qetësi dhe kohezion. Krekosja e xhelatëve në institucionet më të larta shtetërore, promovimi i antivlerave komuniste, i bijve të etërve, kthimi në neodiktaturë ka gjunjëzuar shqiptarët.Sot, bota përkujton ditën e viktimave nga rregjimi komunist. Kurse në Shqipëri askush nuk ka dhënë ende llogari për mijëra të vrarë, te burgosur e mijëra të persekutuar. Familjet qe vuajten nga kthetrat e diktatures, asnjeherë nuk rreshtën per te kerkuar dhe mbrojtur demokracinë e brishtë e cila asnjëherë nuk ju dha as triumfin moral.Tani eshte koha te perballemi me te kaluaren, ajo nuk duhet harruar. Gjithmonë ka kohë për të bërë luftë me të keqen.Qendresa e palëkundur eshte ajo qe nxit shpresen per te mos shkuar më mbrapa, mbrapa nen kthetrat e nje diktature te re qe sot keta neokomunistë po mundohen ta shtypin me forma të ndryshme duke gjykuar lirinë e mendimit, te shprehurit, të vepruarit, të pjesëmarrjes.Sot ata vazhdojnë në gjurmet e baballarëve te tyre duke monopolizuar shtetin, duke mbushur institucionet me ish oficerë te sigurimit famëkeq komunist. Një trashëgimi e mallkuar që na ndjek nga pas.Ne te kaluaren shoqeria shqiptare ka vuajtur shume , dhe SOT akoma vazhdojne te vuajne nga e kaluara që naparaqitetsi mallkim i së ardhmes. Baballaret e tyre ishin metastaza e këtij kanceri ku ushtruan dhune brutale për të shkaterruar lirinë, besimin, historinë dhe kulturën tonë europiane. Këtë e verteton dhe vete neokomunisti Rama i cili deklaron që “komunistët ishin në anën e duhur të historisë” deklaratë kjo e dënueshme dhe e papranueshme.Të mbrosh komunizmin në vendin më të persekutuar në Evropë është një karagjozllëk i turpshëm dhe i dënueshëm. Komunizmi, kjo farë e keqe do të thoshte At Zef Pllumi, ka qenë ne anen e tradhetisë kombetare të mbeshtetur nga armiqtë historik te kombit shqiptar.Lufta ndaj së keqes nuk ka mbarim e as fillim. Është detyrë e shenjtë e çdo shqiptari.Qëndresa është ajo që na ndan nga e keqja.

Filed Under: Analiza Tagged With: Agustin Mirakaj-Sot duhet qendrese

SAIMIR MALOKU, NJË SHEMBULL I RRALLË NË KUNDËRVËNIEN NDAJ DIKTATURËS KOMUNISTE

August 24, 2020 by dgreca

(Rreth librit me kujtime “Si mbijetova në Ferrin komunist”) /

NGA SHPENDI TOPOLLAJ/

I lexova me trishtim kujtimet e shokut tim të mrekullueshëm në vitet e shkollës të mesme “Skënderbej” dhe atë të Oficerëve, Saimir Maloku, dhe gjëja e parë që më doli parasysh ishte ajo shprehja e Friedrich Nietzsches se “Të jetuarit është vuajtje, të mbijetuarit është gjetja e një kuptimi për vuajtjet”. Libri i tij voluminoz “Si mbijetova në Ferrin komunist”, botim i EMAL, viti 2020, me ato të vërteta rrëqethëse, jo vetëm që të trondit, por edhe synon të gjejë kuptimin e vuajtjeve trupore e shpirtërore të njeriut të ndershëm gjatë luftës për mbijetesë. Si i tillë, pra, për nga forca e argumentit dhe llogjika e të arsyetuarit rreth asaj që ngjau në Shqipëri, ai do të mbesë si një monument demaskimi për padrejtësitë dhe barbaritë e një sistemi despotik që sundoi mbi vendin tonë për mbi katër dekada. Kështu që trishtimit e tronditjes, ja zë vendin urrejtja ndaj atyre që sapo morën frenat e pushtetit në dorë, deklaruan pa ju dridhur qerpiku se do ushtronin diktaturën. Por pati një koincidencë mjaft domethënëse, pasi në kohën që shfletoja librin e shokut tim, një stacion televiziv, jepte historinë e botanistit të madh rus Nikollaj Ivanoviç Vavilovit i cili së bashku me ekipin e tij të shkencëtarëve patriotë, ruajtën me pedantizëm në “Svalbard” farat e bimëve për mbarështim, gjatë rrethimit të egër që ushtria e Vermahtit i bëri qytetit të tyre. Ata pranuan të vdisnin nga uria dhe të mos preknin asnjë kokërr nga ato drithra, pasuri perspektive e popullit të tyre. E megjithatë, Vavilovin, në moshën 54 vjeçare, vetëm pse kishte shfaqur kundërshti mendimesh me Trofim Denisoviç Lisenkon, që kishte përkrahjen e vetë Stalinit, policia e fshehtë e arrestoi dhe e torturoi në 400 seanca që bënin plot 1.700 orë hetime çnjerëzore. Koha tregoi se ai, dhe jo Kryetari i përkëdhelur i Akademisë së Shkencave kishte të drejtë. Çfarë ngjashmërie me Vavilovët tanë, se i tillë shkencëtar i radioteknikës dhe humanist ishte edhe Saimir Maloku. Saimiri vinte nga një prej familjeve më të shkëlqyera të kryeqytetit; babai i tij Reshiti, i njohur anë e kënd vendit për kontribute në ndërtime veprash të vështira, por edhe si Mjeshtër i Merituar i Sportit të Qitjes, ku ishte kampion, rekordmen dhe trajnier i ekipit kombëtar, gëzonte reputacionin e njeriut të kulturuar dhe të thjeshtë, kurse vëllai i madh, Agimi, një djalë mjaft simpatik dhe përherë i qeshur, ishte gjithashtu skënderbegas në maturë. Zgjuarsia, edukata qytetare dhe dashuria për shokët u lexohej të dyve në fytyrë. Në çdo shkollë që shkoi Saimiri, deri edhe në Universitetin Shtetëror për inxhinieri elektrike, fotografia e tij qëndronte në Tabelën e Nderit, pasi ai nuk njihte notë tjerër veç atyre maksimale. Ne të gjithë lexonim literaturë artistike, por Saimiri kishte dhe një pasion tjetër, atë të ndërtimit të radiove. Duke parë talentin e rrallë të tij dhe vullnetin e jashtëzakonshëm, ai fitoi dhe mbështetjen e trupës së mësuesve dhe oficerëve tanë. Natyrisht që në fillim të viteve 60 – të mungesat ishin të shumta, por një zot e dinte se nga i gjente Saimiri gjithë ato vegla e pjesë radiosh. Aq i aftë dhe i papërtuar ishte ai në këtë fushë, sa me të konsultoheshin dhe e thërrisnin për t`i ndihmuar edhe kapter Bezhani e Rexhepi, kino operatorët dhe përgjegjësit e teknikës radiofonike. I tillë kishte qenë në shkollën tonë vetëm një: austriaku, robi i luftës që quhej Karlo. Ne, nga ana jonë, Saimirit i thoshim se do të bëhej si Aleksandër Popovi që na kishin thënë se kishte shpikur radion, por ai na kundërshtonte duke shpjeguar se ai kishte studiuar vetëm valët elektromagnetike, kurse radion e kishte shpikur një italian, Gulielmo Markoni, i cili para gjysmë shekulli për valët e tij Herc, kishte fituar edhe çmimin “Nobel”. Dhe shtonte, se atij nuk i zihet emri me gojë se ishte fashist, por meritë ka pasur edhe Faradei, Tesla, Edisoni, edhe ky Popovi juaj me shokë. Por Saimiri, edhe për të kërcyer Rock and Roll në pushimin e gjatë me Maks Ruvinën, Bardh Kazazin, Tigër Godon, Ylli Dudushin me shokë, gjente kohë, duke i rënë me pëllëmbë në vend të xhazit, katedrës, por edhe për të ndihmuar ata që në mësime ishin më të dobët. Ai i donte shokët dhe nuk bënte dallime mes tyre. Por ja, pikërisht ky njeri me shumë kulturë duhej përndjekur, poshtëruar, torturuar, burgosur e mundësisht edhe vrarë nga të betuarit servilë të partisë, nga ata që e urrenin kulturën. Duke qëndruar në llahtarin e burgjeve komuniste, Saimiri, pa dhe njohu shumë. Ai, fare mirë mund të shkruante për plot të burgosur si Pjetër Arbnori, At Zef  Pllumi, Uran Kalakulla, Fatos Lubonja, Spartak Ngjela, Hajredin Fratari, Burhan Kalaja, Gëzim Çela, Hafiz Sabri Koçi, Adem Allçi, Sazan Hadëri, Dhori Gërnjoti e plot të tjerë që burrërisht i qëndruan diktaturës, duke na dhënë kështu një enciklopedi, por ai është mjaftuar kryesisht tek ato që i ngjanë vetë atij, pra, te padrejtësitë, intrigat, shpifjet, fyerjet, rrahjet, izolimi në biruca për muaj me radhë, dramat shpirtërore, kërcënimet për jetën e tij dhe të familjes, vuajtjet nga uria, të pa larët, të ftohtit, lagështia, depersonalizimi, linçimi publik, sëmundjet e deri shpërfytyrimi, sa i bërë kockë e lëkurë, pra tjetër njeri, nuk e njohu as nëna e tij. Dhe këto mjaftojnë, për të treguar fytyrën kriminale të atij sistemi, që arriti t`i hedhë trutë e gomarit shumicës nga ne dhe që fatkeqsisht, ende sot e kësaj dite, ka nga ata që e kujtojnë me mall. Në këtë këndvështrim, kujtimet e Saimiri Malokut, përsëri do të mbeten një enciklopedi e gjendjeve emocionale njerëzore, kur mbi të bijen rrufetë e padrejtësisë komuniste. Se lexuesit do të gjejnë në to, çudirat që ndodhin kur dikush bije në situata të ngjashme dhe që ky autor nuk ja uron askujt. Natyra njerëzore është një pus i pafund, ku po të futesh në të, do të ndeshësh gëzime e hidhërime, qeshje e lot, forcë e dobësi, thyerje e qëndresë, nënshtrim e revoltë, por lum ai që kur del prej tij, ka arritur të mbetet përsëri Njeri. Vetë Saimiri, duke folur për këtë, shprehet: “Vuajtjet e mëdha në qeli më mësuan të luftoja për jetën. Lëndimet nga torturat më mësuan të mos dorëzohesha, ndërsa dhimbjet që ndieja në trup më mësuan të isha i fortë. Prona më e madhe e njeriut është dinjiteti njerëzor”. Dhe Saimiri e ruajti trimërisht këtë dinjitet. E arriti këtë pasi ai ndoqi besnikërisht thënien e famshme të Shakespeares se “Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre, ndërsa guximtarët e provojnë shijen e vdekjes një herë të vetme”. Po përse kishte vajtur puna deri këtu? Babai i tij, Reshiti kishte studiuar në shkollën teknike të Harry Fulcit dhe kjo qe e mjaftueshme që rreth tij të mos ndahej hija e dyshimit. Puna që kishte bërë me aq përkushtim në interes të vendit, nuk kishte fare rëndësi. Pastaj, ai paskej shoqëruar disa turistë anglezë në Thethin turistik aty nga viti 1936, por edhe sikur t`i kishte shoqëruar ata në kohën e ilirëve, përsëri do i vihej një pikëpyetje e madhe. Kur ishte paralizuar, një anglez, mik partie i dërgonte ilaçe që këtu nuk gjendeshin. Por kush u besonte miqve, kur vetë Enveri nuk i zuri besë kunatit të tij, duke i futur një plumb pas koke, siç bëri me të gjithë bashkëpunëtorët, shumë nga të cilët ishin edhe Heronj të Populllit. Vetë Saimiri, merrej me koleksionime pullash, dhe për t`i shkëmbyer dërgonte letra në 17 shtete. Po sikur, me kod të fshehtë të çonte tek armiku sekretet tona të mëdha? Pastaj, ai na mësonka edhe gjuhë të huaja. E përse do t`i shërbejnë, veçse për agjenturë. Ka shpikur edhe një kanoçe për të parë stacionet e huaja televizive. Ne vërtetë e kemi marrë nga ai nga një të tillë, por ai po ja shpërndan kujtdo, duke futur kështu ideologjinë borgjezo – revizioniste. Apo nuk shkon derë më derë për t`ua rregulluar njerëzve çfarëdo, aparatet televizivë, pa pyetur fare për biografitë e tyre. Sikur të mos mjaftonte ajo që shtëpinë e tyre e kishte bërë si vatër kulture, ku mbidheshin gjithë rinia dhe shihnin deri në mesnatë, filma, koncerte e sporte perëndimore. Edhe në veshje ai na del si gagarel, me ca këmishë plot lule e ngjyra për të përhapur ideologjinë e huaj. Se edhe për të llapur, nuk i rri goja rehat, duke thënë ashtu si pa dashje se në vendet kapitaliste jetohet shumë më mirë se te ne. Po a e hamë ne atë. Partia jonë dhe Komandanti i treguan vendit Beqir Ballukut që ishte ministër i Mbrojtjes e jo një oficeri të thjeshtë të ndërlidhjes në Burrel, ku aq pranë është dhe ai burgu i llahtarshëm. Ti vemë hekurat njëherë, se na favorizon edhe situata politike, ku po kërkohet që t`i fshijmë me fshesë të hekurt e pa mëshirë armiqtë, se pastaj e bëjmë ne që t`i pranojë të gjitha si Çeçua. Dhe kështu nisi ndjekja, nga jo pak, por nga 120 oficerë sigurimi, përpilimi i atyre dosjeve të inkuizicionit 2 B e 2 A dhe më 13 maj 1976 arrestimi i tij. 200 ditë në birucën e nëndheshme të Degës së Punëve të Brendëshme të Burrelit, ku kishte punë me lloj – lloj katilash e xhahilash dhe sikur të mos mjaftonin këta edhe me pisllëkun, zhulin, tartabiqet, mungesën absolute të higjienës dhe ajrimit, të ftohtin e llahtarshëm që s`kishte ç`ti bënte ajo gjysmë batania si leckë e ndotur dhe asnjë kontakt me prindërit e vëllezërit e tij. Po ç`mund të bënte një njeri i shndërruar në skelet, veçse t`i lutej Zotit dhe … ju s`do ta besoni, të këndonte këngët e ndaluara dhe të vallzonte, edhe pse e dinte se do ta merrnin për të çmendur. Kishte qenë pasioni i tij i hershëm kjo lloj muzike e cila kishte forcë ringjallëse. Se ishte ashtu sikurse thosh ai Nitçja, se pa muzikë, jeta do të ishte një gabim. Pastaj ajo muzikë shoqërohej me fjalë frymëzuese, ndaj dhe konti Leon Tolstoi e shihte si gjuha e shkruar e emocionit. Përfytyroni një fantazmë që si hije, vjen rrotull një qelie të nëndheshme, që nuk ja gjen shokun për ta krahasuar as edhe te fantazia aq e zhvilluar e mitologjisë. Schopenhaueri me atë mendjen e tij të fuqishme kishte thënë dikur: “Një njeri mund të jetë vetja vetëm për aq kohë sa ai është i vetëm; dhe nëse ai nuk e do vetminë, ai nuk do ta dojë as lirinë; sepse vetëm atëherë kur ai është i vetëm, ai është vërtetë i lirë”. Duke parë se hetuesit djallëzisht, dosjen e tij donin ta bashkonin me atë të babait, duke krijuar kështu grupin armiqësor që do përmbyste pushtetin popullor, për të përligjur dënimin me vdekje, ai vendos të rezistojë, se në vetminë e tij ndihej i lirë për të folur, duke e kthyer kështu gjyqin ndaj tij në një aktakuzë për regjimin mizor dhe duke demaskuar vetë Enver Hoxhën dhe politikën e tij të mbrapshtë prej Neroni. Kurrë ata qindra të pranishëm, nuk kishin dëgjuar të flitej kështu për partinë dhe udhëheqën e “pagabueshëm”. Ndaj ulërinin, talleshin, pështynin dhe qëllonin me shkelma e vezë të prishura në drejtim të tij. Kurse ai, duke mbajtur me njërën dorë pantallonat pa rrip, me frikën se mos i binin, pasi edhe mbathje nuk kishte veshur, kishte guximin të deklaronte: “Këta krimba janë udhëheqësit kryesor të saj si Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu. Enver Hoxha, duke pushkatuar Beqir Ballukun dhe shokët e tij, me arrestimet, burgimet dhe internimet masive që ka bërë, populli në të ardhmen pas vdekjes së tij, do ta quajë atë diktator të Shqipërisë si Stalini dhe ashtu siç ia bënë diktatorit komunist sovjetik do t`ia bëjnë edhe atij duke ia djegur trupin, veprat si dhe do të rrëzojnë dhe do të shkatërrojnë të gjitha monumentet e tij.” Fjalë profetike apo jo, dhe sidomos të padëgjuara ndonjëherë, para këtij tribuni të vegjëlisë. Dhe ndodhi ashtu siç kishte parashikuar ai. Pikërisht Saimir Maloku, pas atyre vuajtjeve barbare, tani i liruar nga burgu më 20 shkurt të vitit 1991, ku ndodhesha edhe unë, i printe turmës për rrëzimin e monumentit të diktatorit shqiptar dhe për të djegur te dyqani “Flora” veprat e tij të pështira. Kushdo i njeh kontributet e Saimir Malokut për shpëtimin e jatës së dhjetra qytetarëve të aksidentuar apo të sëmurë, ç`ka flet qartë për vlerat e tij të mëdha humane. Por kushdo duhet ta dijë se mbi të gjitha ai mbetet një atdhetar i devotshëm dhe i kulluar me prirje të hershme evropianiste. Nuk do ta harroj kurrë, ditën e Lumturimit të Madre Terezës, kur pas audiencës që i kishte dhënë familjarisht Papa Vojtila në Vatikan, e pashë atë, duke katalizuar entuziazmin dhe krenarinë e të gjithë shqiptarëve të pranishëm në shesh, duke i nxitur ata që të bënin fotografi me flamurin tonë kombëtar që e mbante një bukuroshe. O Zot, thosha me vete, këtë shqiptar të madh e dënonte diktatura si dikur Prometeun. Dhe Saimiri, anën e tij njerëzore e atdhetare vazhdon ta ruajë të paprekur, edhe në këto kujtime, ku predikon vetëm vëllazërim, jo hakmarrje dhe ku nuk përmend asnjë xhelat me emër, vetëm duke shpresuar se ndonjë ditë dikush do t`i kërkojë atij dhe bashkëvuajtësve të tij të pafaj, ndjesë. Kam parë se edhe Nelson Mandelës, rojet dhe ata që e dënuan, i kërkuan falje dhe ai vetëm buzëqeshte. Por në Shqipëri kjo qenka mjaft e vështirë. Ndofta se te ne, pra në mes të Evropës, krimet ndaj të burgosurve politikë kanë qenë edhe më të këqia se ndaj Mandelës në Bashkimin Jugafrikan. Ja ç`thotë vetë ai për këtë: “…diktatori Enver Hoxha shpiku dhe i la si trashëgimi këtij populli para vdekjes së tij operën e famshme “Komunizmi shqiptar”, ku ai ishte “kompozitori dhe dirigjenti kryesor i saj”. Me rrëzimin e monumentit të diktatorit komunist më 20 shkurt 1991 muzika e kësaj opere famëkeqe komuniste ndaloi.” Por, për çudi, nostalgjikët vazhdojnë t`i bijen të njëjtit avaz, nga po ai pentagram i nxirë nga koha, pasi duam apo nuk duam, janë po ata që e pështynin Saimirin me shokë duke brohoritur në kor: “Vdekje armiqve të partisë”, janë ata që nxitonin t`i bashkoheshin me gëzim forcave militare që rrethonin, arrestonin, plagosnin dhe vrisnin ata tre djemtë që patën guximin të shpërthenin burgun mesjetar të Burrelit. Të vjen keq që shoqëria jonë, për hir të luftës politike dhe etjes për pushtet është kaq e çorientuar, dhe që ndihma e të huajve për dënimin e bëmave të komunizmit, thuajse nuk ndihet fare. Na dhimbset e ardhmja e Atdheut në familjen evropiane, se Saimir Maloku me nderimet që i janë bërë, mbetet ai që të porsa lindur, vajzat e lagjes e quajtën SA I MIR. Por në qoftë se ai ngre zërin, këtë e bën, se nuk harron asnjëherë mësuesen tonë të letrërsisë, Gjylizare Çiçon që duke cituar Victor Hygoin thosh: “Ngjitur me të drejtat e Njeriut, fare pranë tyre, janë të Drejtat e Shpirtit”. 

Filed Under: Analiza Tagged With: ferri Komunist, Saimir Maloku, Shpend Topallaj

NIHILIZMI EUROPIAN NDAJ SHQIPËTARËVE!

August 24, 2020 by dgreca

Shkruan: Silvana BEGAJ-

Të dashur bashkëkombas të mi shqipëtarë!-

Jam në hall sepse nuk po e lexoj dhe as po e kuptoj dot Europën! Kur flasin përfaqësuesit e saj japin imazhin e një Shqipërie në zhvillim gati gati me standarte Europiane.
Kur është puna për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE dalin përfaqësuesit dhe thonë ekzaktësisht të kundërtën, por në mënyrë më të moderuar duke shtuar detyrat e shtëpisë.

Kur shqiptarët kërkojnë ndihmë nga Europa ,të marim shembullin e shëndetësisë, Europa i kthen nga kanë ardhur me motivimin që Shqipëria sot ka mjekësinë në nivelin europian prandaj këto operacione, mjekime, apo terapi mund ti ndjekin në vendin e tyre .Cdo shtet i Europës ka në konventën e refugjatit që cilido shtetas jashtë Bashkimit Europian mund të përfitoj statusin e rezidentit nëse përmbush kushtet e mëposhtme si:mungesa e sigurisë, shëndetësisë, apo vjen nga vendet e luftës etj.

Për shëndetësinë kryesisht vijnë ata që kanë sëmundje të vecanta dhe të rënda ose kanë mjekime dhe trajtime shumë të shtrenjta ose kur kanë fëmijë të sëmurë ose me aftësi të kufizuara. Menjëherë të vjen një letër ku të shpjegon që Shqipëria është një vend që po aderon të futet në Bashkimin Europian dhe kushtet e mjekësisë janë brenda standarteve prandaj; Kthehuni në vendin tuaj! Ama sot, po të njëjtin arsyetim po e përdorin për të na mbyllur dyert. Ne jemi rrezik për Europën sepse nuk i kemi kushtet për të trajtuar rastet e virusit Covid19. Ndajeni mendjen tani : I kemi apo nuk i kemi?

Ku është diferenca nëse një Europian është me Covid dhe udhëton me një shqipëtar që udhëton? Nëse Covid është rrezik duhet të jetë njësoj për të gjithë. Të mbyllen rrugët me të gjithë ose Hapni rrugët me Shqipërinë!

Kur flasim për sigurinë në shtetet europiane na thonë se vendi juaj është në listën e vendeve të sigurta, por lejon të shkruhen e shpërndahen artikuj për një Shqipëri narkotike dhe me një mafie të fuqishme.

Informacioni për Shqipërinë është negativ. Pra, dikush i bën “hysmet” që kjo teori e poshtërimit të shqipëtarëve të marr dhenë në tërë globin. Askush nuk flet për bukuritë e Shqipërisë, për mikpritjen shqipëtare, për cmimet e ulëta, për ushqimet bio e të shijëshme. Jo, ato harrohen madje fshihen me kujdes mos të ngeli asnjë gjurmë.

Dhe nëse Shqipëria qenka kaq e rrezikshme apo kaq e pazhvilluar sa per tu lënë jashtë (cuditërisht gjithmonë), përfaqësuesit tuaj në Shqipëri pse nuk e evidentojnë dhe ta bëjnë problem deri në zgjidhje të këtyre situatave? Ata janë pothuajse kudo, madje kanë qënë dhe në parlament dhe japin vetëm vlerësime pozitive.

E nëse ju nuk i respektoni rregullat të parët, pse ti respektojmë ne? Ne nga ju kemi mësuar deri më sot duke ju marri si model. Por ta dini, shumë gjëra i gjetëm midis jush; si krimin, drogën, shfrytëzimin që ne nuk i kishim më parë.
Na lini të fundit në radhë dhe na kontrolloni cdo gjë nëpër kufij. Doni krahë pune nga ne dhe mezi na pajisni me leje qëndrimi duke shpikur lloj lloj marifetesh gjoja metoda të reja, me leje afatshkurtra.
Keni mësuar që tek ne shiten diploma madje blini edhe vet dhe shpesh vini pikëpyetje në nivelin e arsimit tonë etj.
Në Shqipëri lindën këto fenomene, duke shfrytëzuar mungesën e shtetit, por ama kemi dhe specialistë në fusha të ndryshme që po bëjnë jehonë nëpër botë. Me ato kushte, kemi dhe doktorr inxhiniera, ekonomista, jurista ndër më të mirët, madje universitete me emër si Cambridge, Oxford, Harvard mbledhin studentë shqipëtarë. Specialistë të vjetër janë nga më të kërkuarit në tërë globin.

Por, vërtet ne i kemi të tilla fenomene, por a nuk ka cdo shtet? Po ju? Po ua them unë! I keni me tepëricë, madje shqipëtarët vijnë mbrapa jush në të gjitha paudhësitë e njerëzimit. Por tashmë shqiptarët ju njohin! Ju jeni fallco, ndryshe hiqeni dhe ndryshe jeni! Ju jeni vetëm propogandë dhe ekzpozim fallco! Shqiptarët janë shumë më origjinal se ju! Ne jemi njerëzit e rregullt që sa kemi filluar tju imitojmë!

Ne kemi mikun dhe lekun, ju keni ”personin e kontaktit” dhe ”dhuratat”
Ne kemi vrasje për motive të dobëta, ju keni vrasje midis getove ku policia as nuk futet dot.
Ne kemi media të blerë, ju keni ”media përkrahëse”
Ne kemi drogë në qarkullim, ju keni një numër të lartë përdoruesish
Ne kemi korrupsion të dukshëm, ju keni korrupsion zotërinjsh në nivele të larta e të heshtur!

Prandaj, nuk jeni më mirë se ne! Ne jemi më mirë se Ju! Kemi histori e cila na është vjedhur e deformuar nga Ju për interesat tuaja të errëta. Ne në darkë kur mbyllim derën e shtëpisë kemi një familje që na pret se jemi popull kolektiv e familjarë, kurse ju me ndonjë kafshë shtëpiake.
E nëse mendoni se jeni më të pasur se ne ,përsëri e keni gabim. Ne jemi të keqmenaxhuar, por jo të varfër. Ne jemi të vjedhur, por jo të varfër.

Na përkrahëni se keni për të përfituar shumë nga shqipëtarët! Nuk kemi qënë perandori, por jemi me shumë histori.
Nuk kemi pushtuar popuj të tjerë, por edhe pse jemi viktima të pushtimeve e coptimeve kemi ruajtur gjuhën, kulturën, traditën dhe vetitë më të mira të njeriut.
Dijeni se jemi njerez madje shumë civilë e të qytetëruar. Mësojini këto gjëra se janë me interes për Ju e për Ne e mbi të gjitha Hapni rrugët me Shqipërinë!

Filed Under: Analiza Tagged With: Nihilizmi Europian, Shqiptraet, Silvana Begaj

Misioni i pamundur i Edi Ramës si paqebërës në Bjellorusi

August 23, 2020 by dgreca

Analizë , nga Rafael Floqi-

Rama nuk dot a  bënte këtë për demokracinë zgjedhore, nuk po e bënte këtë në emër të pan- evropianizmit të tij, por po kërkonte ta bënte më tepër të egoizmit të tij duke e para si një bëmë e mirë, si një akt i shquar PR-i, që do zhvlerësonte sadopak akuzat e opozitës për mënyrën sesi i trajtoi marrëveshjen për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

I mërzitur me jetën politike shqiptare që e drejton si timonier pa patentë, kundrejt një opozite që i kanë rënë poturet, me një parlament kukullash, pasi dështoi me Kosovën në idenë për t’u dukur si baba i Kombit edhe në Ligën e Shengenit Ballkanik, pasi nuk mundi të prishte marrëdhëniet me Amerikën pas zgjedhjes të Presidentit Trump, kryeministri ynë ambicioz dhe mjeshtër i selfi-PR-it u mundua të luajë një Ligë me lart në skenën e politikës së jashtme evropiane me zgjidhjen e situatës paszgjedhore në Bjellorusi.   

Pikërisht aty ku ai nuk ishte shquar si lojtar dinjitoz, u përpoq të kërkonte të luante arbitrin pa ja kërkuar kush, duke pasur një CV të dyshimtë në zgjedhjet në vend, pikërisht, me argumentin e ndërhyrjes së tij, pajtimin apo zgjidhjen e situatës pas zgjedhjeve të vjedhura në Bjellorusi, e ku tamam, në kopshtin e Moskës. Siç duket ambicia dhe PR i tij me Kazan TV nuk e çoi larg kësaj here. Edi Rama, është vetofruar për të ndërmjetësuar në dialogun mes presidentit të Bjellorusisë Llukashenko dhe opozitës, meqë vendi ynë mban presidencën e OSBE-së.

Në zgjedhjet e mbajtura më 9 gusht, presidenti Alexandër Lukashenko shpalli fitoren me rreth 80 për qind të votave, ndërsa kundërshtares së tij kryesore, Svetlana Tikhanovska, iu atribuuan 10 për qind të votave. Pas kësaj mijëra qytetarë u ngritën në protesta edhe pse Presidenti Aleksandër Lukashenko i dha urdhër policisë që të shpërndante turmat pas rreth një jave tubimesh kundër qeverisjes së tij.     

Nëse Shqipëria do të kishte një jetë normale politike dhe raporte normale opozitë-qeveri, askujt nuk do t’i shkaktonte habi, përkundrazi do ta vlerësonte, Shqipërinë dhe angazhimin e Kryeministrit Edi Rama si ministër i jashtëm dhe kryesues, i radhës i OBE-se, që të ndihmonte ne arritjen e zgjidhjeje paqësore pas zgjedhjeve problematike në Bjellorusi. Por në situatat aktuale kur BE dhe SHBA po përpiqen për një jetë normale politike në Shqipëri angazhimi i Kryeministrit Edi Rama mundi të shkaktojë vetëm reagime ironike si kjo meme në foto dhe vetëm gallata në rrjet.  Por dihet Rama nuk po e bënte këtë “ sakrificë”  për demokracinë zgjedhore, as si detyrim ndaj OSBE-së, nuk po e bënte këtë në emër të pan- evropianizimit të tij, por po kërkonte ta bënte më tepër në emër të egoizmit të tij, duke e parë si një bëmë e mirë, një akti i shquar PR-i, që ia vlente që do zhvlerësonte sadopak akuzat e opozitës për mënyrën, sesi ai e trajtoi marrëveshjen për ndryshimin e ligjit zgjedhor. E ndoshta pa abuzuar me teori konspiracioni, siç thonë gojët e liga “ ai do të takonte Lukashenkon për shkëmbim eksperience”.

Ne lidhje me propozimin e Ramës, kanë plasur shumë reagime, duke ia kujtuar kryeministrit se nuk mundi të zgjidhë krizën politike në Shqipëri dhe as të gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën. Për shembull për gazetarin e Bild, Peter Tiede, është e pabesueshme që Edi Rama ka tentuar të nisë bisedime me autokratin bjellorus Aleksandër Lukashenko, si përfaqësues i OSBE-së. Në një reagim në Facebook, gazetari që hodhi bombën e vjedhjes së votave në zgjedhjet e 2017-s, nëpërmjet një shakaje gjermane, shkruan se është për të mos u besuar se Rama tentoi të nisë negociatat me Lukashenkon.“Pa shaka: Edi Rama tentoi të nisë negociata me Lukashenkom dje. Për OSBE-në. E pabesueshme” – shkruan gazetari. Për Peter Tieden duhet të jetë me të vërtetë e pabesueshme ta shikojë Ramën të tentojë të negociojë si kryetar i organizatës së monitorimit të zgjedhjeve, OSBE, me Aleksandër Lukashenkon, presidentin prej 26 vitesh të Bjellorusisë që akuzohet për manipulim zgjedhjesh, gjë që bëri që BE në bllok të mos ia njohë rezultatin.  

Gjermani Tiede ishte ai që publikoi përgjimet në gazetën Bild, të audio-regjistrimeve të shkëputura nga dosjet “184” dhe “339”, që hetonin krimin zgjedhor në Shijak e Dibër. Nga komisionarët tek të fortë të zonave, nga drejtues shkollash e deri tek ish-ministra ishin të përfshirë në blerjen e zgjedhjeve. Peter Tiede bënte përgjegjës Edi Ramën për këtë skemë vjedhjesh të zgjedhjeve. Rama në një show PR-i e paditi në gjyq në Gjermani gazetarin, duke thënë se gjyqi do të hidhte dritë mbi akuzat e rreme të Bild, padi e cila do të tërhiqej shumë shpejt, në prill të këtij vit. Ku dosja “339” është tani në shqyrtimin e SPAK-ut.

Regjistrimi i një telefonate duhet ta provojë këtë: Rama i telefonoi më 11 shtator 2016 drejtuesit të një komisioni rajonal zgjedhor, duke e pyetur nëse gjithçka shkoi në zgjedhje ashtu ‘siç ishte diskutuar’. Përgjigja e kreut të komisionit: “Po, shef, siç është diskutuar.  Rama i mohon të gjitha: Duket si viktimë e një komploti. Vetëm se: Këto regjistrime, që i kanë bërë hetuesit e tij, ai nuk mund t’i pastrojë nga kjo botë. 

Ndërkohë në Minsk autoritetet bjelloruse vazhdojnë të kërcënojnë protestuesit me kallëzime penale në përpjekje për të penguar protesta masive popullore, pas zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara në vend. Ndërkohë prokurorët kanë hapur një hetim kundër aktivistëve të opozitës, qëllimi i të cilëve në fakt është të negociojnë për një tranzicion demokratik të pushtetit.

“E ardhmja e Bjellorusisë, dhe për këtë arsye e ardhmja e fëmijëve tanë, tani varet nga uniteti dhe vendosmëria jonë – tha Svetlana Tikhanovskaya, një ish-kandidate për presidente që për momentin ndodhet e strehuar në Lituani – Unë ju kërkoj që të vazhdoni të zgjeroni protestat, mos u frikësoni dhe rrini të bashkuar.

Ministria e Brendshme në Bjellorusi njoftoi se Yevgeny Bokhvalov, njeri prej organizatorëve të protestave në Minsk është arrestuar. Hetuesit gjithashtu kanë marrë në pyetje tre aktivistë të shquar të opozitës, si pjesë të një hetimi penal për krijimin e një këshilli koordinues, qëllimi i të cilit është ndryshimi i pushtetit të uzurpuar përmes mashtrimit zgjedhor.

Ndërkohë, Presidenti i rizgjedhur Lukashenko ka premtuar ta shtyp protestën e opozitës. Pasi konfirmoi hapjen e një çështje penale kundër anëtarëve të Komitetit që flasin në emër të protestuesve, Shefi i Shtetit njoftoi për largimin nga puna e punonjësve të shtetit që hynë në grevë në shenjë solidariteti me protestat. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme, policia deri më tani ka bërë 6.700 arrestime, ndërsa qindra njerëz janë lënduar gjatë përleshjeve, të cilat gjithashtu u morën jetën e tre demonstruesve.

Por a i ka Rama kredencialet për të zgjidhur krizën politike në Bjellorusi? 

“Ka një problem në Bjellorusi. Bjellorusia duhet që të afrohet me BE-në dhe jo me Rusinë. Për fat të keq, kryesues i OSBE-së është Edi Rama, sepse është ministër i Jashtëm. Dhe këtu fillojnë problemet. Do të ishte e dëshirueshme që Shqipëria të kishte presidencë normale. Edhe më 2010 Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Evropës, nuk arriti ndonjë gjë të madhe, por nuk la nam. Në Bjellorusi zgjedhjet ishin të vjedhura. Kjo kur po ndodh një precedent i rëndë. Shqipëria kryeson OSBE-në, ndërsa qeveria shkel normat e OSBE-së me ligjin për mediat. Edi Rama nuk ka kredencialet për t’u ulur me Lukashenkon, sepse nuk ka zbatuar ligjet për zgjedhje të ndershme ka kaq kohë. Do të shkojë Edi Rama t’i thotë për zgjedhjet, kur ai mund t’i thotë se zgjedhjet e tua janë me probleme, që ti ke probleme me zgjedhjet. Problemi është se  një lider problematik, si Rama , e do shprehet Lukashenko, do të më tregojë mua për zgjedhjet e dhunën”, tha ish Deputeti i PD Genc Pollo në një reagim në TV, News 24 në Shqipëri.

Por s’duhet te harrojmë se Bjellorusia nuk është Ukraina, dhe gjendet pikërisht ne kopshtin e pasëm të Rusisë.  Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një takim virtual, përmes një video- konference, me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit në vend për të diskutuar mbi situatën në Bjellorusi. Ai theksoi papranueshmërinë e çdo ndërhyrjeje të jashtme në punët e brendshme të Bjellorusisë  dhe mungesën e alternativave për zgjidhjen e të gjitha problemeve të brendshme atje nga udhëheqja e këtij vendi në dialog me qytetarët e saj. 

Por duke e kuptuar këtë kryeministri ynë që mendonte se kjo ndërhyrje e tij ne kuadër te OSBE-se do ishte një akt i mirë PR-i për të mbuluar shkeljet e zgjedhjeve në vend dhe një “ shuplakë” për opozitën, nuk pat harruar siç duket se po luante afër shtrofullës së ariut rus, ndaj u kujtua dhe mori hapin e parë, t’i merrte leje ustait.

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka zbuluar detaje nga një telefonatë e bërë mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov. Sipas ambasadës biseda është zhvilluar me iniciativën e palës shqiptare. Rusia i ka bërë të qartë Ramës se nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Bjellorusisë.

“Palët diskutuan mbi situatën në Bjellorusi në kontekstin e propozimeve të Kryesisë Shqiptare të OSBE-së për të kontribuuar në zhvillimin e dialogut midis autoriteteve dhe opozitës. Ministri Lavrov vuri në dukje se është e nevojshme që bjellorusët të lejohen të zgjidhin vetë punët e tyre, të mos ketë ndërhyrje në dialogun midis autoriteteve dhe shoqërisë dhe t`u mos u imponohet shtetasve bjellorusë asgjë nga jashtë, në mënyrë që të shmanget përvoja e trishtë e “ndërmjetësimit evropian” në Ukrainë në shkurt 2014.

Pasi iu përgjigj disa zërave të brendshëm kritikë se nuk po bën aq sa duhet për zgjidhjen e situatës politike në Bjellorusi Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar së fundmi në cilësinë e kreut të OSBE-së, një bisedë telefonike rreth 30 minuta me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Dhe kjo në një kohe kur kritiku i njohur i presidentit, Putin, opozitari rus, Aleksej Navalny u dërgua me emergjencë në spital në Moskë të enjten, pasi gjatë një fluturimi nga Tomsku në Moskë, ai humbi vetëdijen. Kundërshtari i Putin mbërrin në Berlin, mjekët të paqartë për rënien në koma po trajtohet në spitalin Charite, në Berlin. 

Por e çuditshme është se kjo bisedë, ndryshe i është komunikuar publikut shqiptar dhe ndryshe raportohet nga diplomacia ruse. Në të gjitha mediat e Tiranës u raportua një lajm, i cili i referohej kanalit informativ Top News, që me siguri nuk e ka shpikur vetë, por e ka marrë nga kryeministria, ku thuhej se “gjatë kësaj bisede telefonike me Lavrov,  mësohet se kryeministrit Edi Rama i është komunikuar se Vladimir Putin, i ka kërkuar presidentit Bjellorus, Aleksandër Lukashenko të pranojë kërkesën e OSBE-së për negocimin mes palëve politike”.

Pra, sipas këtij njoftimi, pretendohet se Moska qenkësh dakord që Edi Rama të negociojë si kryetar i OSBE-së konfiktin në Bjellorusi. Aty opozita po “akuzon qeverinë se ka manipuluar zgjedhjet, ndaj Rusia ka mbështetur nevojën e ndërhyrjes së OSBE në zgjidhjen e krizës” thuhej në komunikatën e përhapur në mediat e Tiranës. Por, Ministria e jashtme ruse jep një version krejt të ndryshëm. Sipas tij, Lavrov ia ka bërë të qartë Ramës, pas kërkesës për bisedë të këtij të fundit, se s’duhet të përzihet në Biellorusi. Bashkimi Evropian, mbajti një takim urgjent të nivelit të lartë për krizën, ku u vendos të mos njihet rizgjedhja e Lukashenkos dhe vendosja sanksioneve financiare ndaj zyrtarëve që BE-ja i fajëson për manipulime zgjedhore dhe abuzim ndaj protestuesve. Në përfundim të saj mbledhja doli me një sërë konkluzionesh një prej të cilave qe edhe mbështetja për iniciativën e kryetarit të OSBE, Edi Rama. 

Kjo e bëri kryeministrin t’u përgjigjej zërave kritike nga Shqipëria duke komentuar në twiter se: “Disa shqipe të politikës së madhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskam humbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, po për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyja palëve”. 

Këto ditë kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kreut të OSBE, së bashku me ministren e Jashtme të Suedisë, Ann Linde, vendi i së cilës do të mbajë presidencën e ardhshme të organizatës, i kanë dërguar një tjetër letër presidentit të Bjellorusisë, ku kanë ripërsëritur “ofertën” për ndërmjetësimin e dialogut. Në letër, të dy politikanët u ofrojnë sunduesve bjellorusë një ofertë për të ndërmjetësuar menjëherë, të “dëgjojnë” të gjitha palët dhe të “diskutojnë sfidat aktuale”

Siç thotë dhe Rama vetë të dyja palët s’kanë besim tek ai.  As opozita pasi e sheh si autokrat që grabit zgjedhjet në vendin e vet dhe as Lukashenko që e sheh veprimin e Ramws si karshillëk, se qasin për pajtues pasi lojtari hilacak nuk mund të jetë arbitër i mirë. Siç duket as Evropa s’i ka besuar plotësisht Ramës gjersa i bashkangjiti edhe ministren e jashtme suedeze Ann Linde pasuesen e radhës të kryesisë së OSBE-së për këtë “mission impossible”.

Filed Under: Analiza Tagged With: Edi Rama, Lukashenko i Shqiperise, Mision i pamundur Bjellorusi, Rafael Floqi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 340
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Çështja shqiptare preokupim politik e kombëtar
  • Lentja Filmike e Kosovës Përtej Ekranit – Hulumtim nga studiuesit Jeta Abazi Gashi dhe Juan Manuel Montoro
  • Lufta e Gjeneratës së Pestë
  • Komisioni Përgatitor i Kuvendit të Vatrës njofton degët, vatranët dhe publikun mbi afatet dhe veprimtarinë përgatitore të Kuvendit të Vatrës që zhvillohet në New York më 25 Prill 2026
  • Inteligjenca Artificiale, Manipulimi i Realitetit dhe Kapja Digjitale e Shtetit Shqiptar
  • GJEOGRAFIA IMAGJINARE DHE PERANDORIA LETRARE NË PROZËN E ISMAIL KADARESË
  • KONGRESI I LUSHNJES NË EMISIONIN E  PULLAVE : “100 VJET PARLAMENTALIZËM SHQIPTAR”
  • Mbështetja Shqiptare për Hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore
  • DITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT DHE KRIMET E REGJIMIT KOMUNIST TË ENVER HOXHËS
  • Vorea Ujko (1931- 26 JANAR 1989)
  • Vatra në Boston ju fton në ngritjen e Flamurit të Kosovës më 14 Shkurt 2026
  • Arritje e rëndësishme në studimet albanologjike: Shefkije Islamaj “Ligjërimi, gjuha, stili në krijimtarinë letrare moderne dhe postmoderne të Rexhep Qosjes”
  • Grupet shoqërore me civilizim të vonuar…
  • Marin Barleti, personaliteti më i shquar i humanizmit shqiptar dhe një ndër më të rëndësishmit të humanizmit evropian
  • Arbërishtja – një gjuhë pa shtet që mbijeton mbi 500 vjet në diasporë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT