• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NGA FITORJA NË FITORE ?

July 2, 2015 by dgreca

NGA SKËNDER BUÇPAPAJ/
Duket se mëdyshja (dilema) e 21 qershorit e përjetuar nga dyshja pushtetare në Tiranë ka qenë: si të mos e lëmë pa gjë edhe opozitën në këto zgjedhje.Kjo është përshtypja që të krijon triumfalizmi në fjalimet, në paraqitjet mediatike, sidomos ato televizive, sa të kujton vetëm slloganin gjysmëshekullor të diktatorit: Nga fitorja në fitorje.
Psikologjia e fitores, shpirti i fitores janë burime të pashterrëshme besimi dhe mobilizimi për një çështje. Ato janë të ligjshme sa kohë që nuk e humbasin lidhjen me realitetin, sa kohë që nuk e mjegullojnë, nuk e errësojnë logjikën për të parë realitetin e vërtetë. Në një vend me aq shumë probleme, aq shumë humbje, aq shumë disfata, aq shumë dështime do të ishte sakrilegj dhe herezi të trumbetosh fitoret dhe vetëm fitorjet e një partie, dy partive, një lideri, dy liderëve.
Është e papërgjegjshme të ambjentosh veten apo partinë tënde, ta thërrasësh në këtë utopi edhe popullin tënd, kur e vërteta është tejet larg triumfalizmit.
Partia Socialiste nuk ka ardhur pa arritje në këtë 21 qershor, çka nuk i fsheh dhe nuk i fshin mosarritjet. Antiteza e arritjes është mosarritja. E suksesit është mos-suksesi. Antiteza e fitores është dështimi. Antiteza e triumfit është disfata. Është qytetare, është civile që gjithmonë pranë një koncepti, një nocioni të shqiptuar ta kemi rezervë në mendjen tonë antonimin përkatës. Të mos i kemi rezervë vetëm sinonimet, siç ndodh në politikën shqiptare.
Po t’i njihnim si fitore ato që i kanë trumbetuar paraardhësit e Ramës në politikë e në qeveri, Shqipëria do të ishte vërtet fanar i lumturisë në botë e në univers. Në fakt, as një e mijta apo e milionta e atyre që janë quajtur fitore prej tyre, nuk është fitore.
Egoizmi liderian, megallomania lideriane e kanë çuar Shqipërinë dhe e mbajnë atë në pozitën e vendit më të varfër të Evropës dhe një nga më të varfërit e globit. Edhe egoizmi partiak, megallomania partiake vetëm sa e kanë fundosur, vetëm sa do ta fundosin.
Ato fitore që kufizohen vetëm në postin, karrigen e një lideri, një pushtetari, ato fitore që kufizohen vetëm në pushtetin e një partie apo të një grupimi, kanë pak ose aspak të përbashkët me fitoren e popullit dhe vendit të tyre. Këtë ne e kemi parë dhe e shikojmë këto 75 vitet e fundit. Lideri i vërtetë, forca e vërtetë politike fitoren e vërtetë e shikon tek bashkëqytetarët e vet.
Fitoret absolute nuk ekzistojnë. Si gjithçka tjetër, edhe ato janë relative. Edhe fitorja e PS-LSI është e kufizuar, është plot kundërthënie, sa nuk mund të numërohen dot as me vëllime të tëra. Mbi të gjitha, ajo ishte fitore ndaj një kundërshtari në kushte të pabarabarta.
Ashtu siç është fitore relative ajo që PS-LSI arriti më 21 qershor, edhe humbja e PD-së është një humbje relative. Të mohosh këtë për hir të absolutizimit të fitores sate është e padrejtë, është jorealiste, është demotivuese.
PS-LSI ta ngulitin në mendje se fitorja e tyre ishte në një përqindje të madhe inerci e 23 qershorit 2013. Elektoratit ende nuk i ka ikur zemërimi dhe mllefi ndaj qeverisjes tetëvjeçare të PD-së.
PD-ja po shijon humbjet. Nuk ka ilaç (bar), terapi më të mirë, më shëruese për një forcë politike të përgjegjshme se t’i shijojë humbjet. Ta ndjejë shijen e tyre të hidhur. Pa to nuk mund të dallohet shija e ëmbël e fitoreve.
PS-LSI po shijon fitoret. Nuk ka dëm më të madh se të edukosh shijet në mënyrë të njëanshme. Pas së ëmblës, vonon por nuk harron e hidhura. Dhe trauma mund të jetë më e rëndë se ajo që po vuan PD-ja.
Gjithsesi, do të ishte më e këshillueshme që fjala fitore – aq më tepër, e shndërruar në fitorje – të mos ketë vend në fjalorin e politikës në Tiranë. Kjo frymë, ky shpirt, ky psikologji ka rezultuar çmobilizues për politikën e atjeshme. Dafinat e fitoreve të rreme janë plot me gjemba.

Filed Under: Analiza Tagged With: nga fitorja, Skender Bucpapaj

Patozi: Ne i humbëm zgjedhjet, por edhe qeveria nuk i fitoi

July 2, 2015 by dgreca

Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka pranuar humbjen e zgjedhjeve nga PD-ja. Në fjalën e mbajtur në Kuvend ai tha se matematika nuk lë vend për interpretime dhe rezultati është në disfavor të PD. Por nga ana tjetër, ai u shpreh se zgjedhjet nuk i fitoi as e majta.Ja fjala e tij e plote ne Kuvend:
Nga Astrit PATOZI*/
Ne i humbëm qartësisht, por edhe qeveria nuk i fitoi dot zgjedhjet e 21 qershorit. Nuk ka asnjë nonsens logjik në këtë përfundim, sepse ka ndodhur edhe here të tjera, që betejat të mbyllen pa fitues. Natyrisht, që në letër qeveria ka arritur një rezultat të mirë, por edhe ajo vetë nuk po i gëzohet dot numrave. Dhe kjo, jo thjesht se Ilir Meta bën sikur i ka ngelur qejfi me Edi Ramën, sepse gjoja paska kapur në flagrancë udhëheqës socialistë, që nuk kanë rënë ende në dashuri me LSI-në, dhe kjo në ditët e sotme qenka e barazvlefshme me “krim kundër njerëzimit”.
Këto ishin zgjedhje të këqija, dhe kjo është më e pakta që mund të thuhet për to. Natyrisht, kjo nuk e përligj humbjen tonë, e cila sa më shumë të fshihet, aq më tepër do të rendonte mbi shpinën e kërrusur të opozitës. Besoj se nuk duhet shumë kurajo per të pranuar një të vërtetë, apo atë që e shohin dhe e prekin të gjithë, sepse është vetë aritmetika, si shkencë ekzakte, që nuk të lë shumë mundësi interpretimi. Por jo të gjithë e kanë këtë ndjenjë realizmi.
Kam degjuar këto ditë, jo pa neveri, edhe tipa, që megjithëse vinin nga nje humbje e drejtpërdrejte ne terren, flisnin me entuziazem per rritje te ndjeshme te opozites dhe Partise Demokratike ne gjithe vendin. Dhe kam menduar per nje cast se cfare duhet te bente, fjala vjen, Frani, qe ka fituar ne Lezhe, ne rast se do te ishte i pacipe. Duhet te merrte nje mitraloz 12.7 mm dhe te qellonte ne sheshin “Skenderbej”, ndoshta. Por Frani, mendoj unë, nuk ndihet, sepse e di qe, ai PO, por partia e tij nuk ka fituar, dhe te ngresh sot dy gishtat e fitores eshte njesoj si te besh dasem me orkester, ne te njejten dite qe te kane vdekur njerezit e shtepise.
Une nuk e kam per turp te them se ne nuk arritem ate qe vete prisnim apo qe te tjeret prisnin prej nesh, madje edhe që shifrat jane perveluese. Por po ashtu nuk ngutem te them fjalen e fundit te paren per te treguar menjehere me gisht dhe per te kryqezuar fajtoret brenda nesh. Sepse e ndjej edhe veten pjese te kesaj humbjeje, ndoshta si Frani, Voltana, Bashkimi, Fiqiriu, e shume te tjere ne cdo cep te vendit. Sigurisht, per aq sa me takon, as nje centimeter me shume.
Do te duhet pak kohe qe te shpjegohen te gjitha arsyet qe cuan ne kete mosarritje, por nje gje eshte e sigurt dhe shkelqen se largu. Ne nuk ia dolëm te bejme diferencen me qeverine, qe shqiptaret te na shihnin si shprese per te dale nga mocali i politikes, qe zhvat pa meshire pushtet dhe para, e cila nuk ka asnje molekule ndjeshmerie qytetare brenda vetes. Dhe dihet qe mazhoranca fiton gjithmone, sa here qe krijohet perceptimi se ketu jane te gjithe njesoj, sepse njerezit priren nga pragmatizmi ekstrem, i cili perfshin edhe shitjen e votes, edhe oportunizmin, edhe dorezimin e kartes tek sekseret e kundershtarit, edhe friken per te ruajtur vendin e punes, e sidomos stepjen perpara kercenimeve te bandave, qe eshte instikt njerëzor mbijetese.
Ndaj edhe LSI ishte thithlopa e ketyre zgjedhjeve, pavaresisht se kryetari i saj ben sikur eshte merzitur me aleatin e tij te madh, te cilin pak nga pak po e barazon ne permasa. Sepse ajo eshte e specializuara ne kete fushe, ajo ka ekskluzivitetin ne shitblerjen e votes, se ajo ta kthen me shpejt se te gjithe nderin, se pazarit te saj nuk i shpeton asnje nga nivelet e pushtetit, qe nga legjislativi, e deri tek gjyqesori, qe nga isnsitucionet e pavarura, e deri tek pushteti lokal. Shqiperia e sotme po merr trajtat dhe po i pershtatet filozofise se kesaj ndermarrjeje biznesi, qe vetem emrin ka parti politike. Natyrisht, qe per dike kjo eshte merite, te cilen edhe une vete do t’ia njihja, po te kisha parasysh vetem rritjen e numrave te saj.
Por qe prej te henes ne mesuam se jemi me te pagarantuar dhe me te pambrojtur ne lirite dhe te drejtat tona, jo vetem ne te drejten per te zgjedhur, por edhe ne ato me elementaret. Qe prej te henes ne mesuam se Republika jone ka rene, dhe kjo nuk ka te beje thjesht me humbjen e Partise Demokratike dhe te opozites ne teresi. Sigurisht, qe asgje nuk ka ndodhur ne nje dite dhe nuk kemi pse mallkojme thjesht dhe vetem 21 qershorin, por eshte jashte cdo dyshimi se kushtetuta jone, bashke me ndryshimet e 2008-ës, tashme ka mbetur nje leter pa vlere. Është tashmë e konfirmuar se sistemi yne eshte kalbëzuar, dhe 21 qershori ishte ilustrimi me i mire i kesaj drame kombetare.
Megjithese ishim udhezuar te trajtonim problematikat e zonave, qe mbuluam, une nuk kisha ndermend te flisja sot per Voren. Jo se nuk kisha gje per te thene. Perkundrazi, mund te kalonim bashke shume net dimri, duke iu rrefyer thagmat e zgjedhjeve ne kete bashki te vogel, vetem 13 km larg qendrës se kryeqytetit. Por sepse kam qene i detyruar te flas ne menyre te perseritur dhe shpesh gjate fushates, i shtyre nga brutaliteti dhe egersia e mazhorances atje, dhe nuk desha ta teproj më shumë. Nga ana tjeter, kandidati i Partise Demokratike atje rezultoi fitues, megjithe represionin e papare te qeverise, dhe nuk me dukej etike qe te flisja sot per nje fitore te vogel, perballe një humbjeje të madhe.
Por Ilir Meta nuk ta jep as këtë shans. Ai do ta rrembje ne tavoline edhe fitoren e opozites ne Vore. Ankimimi i tij per rezultatin atje eshte i ngjashem me spotin cinik, ku LSI i drejtohej shqiptareve qe te mos e shisnin voten. Sepse Partia Demokratike po akuzohet se i ka vjedhur votat Ilir Metes atje. Por ndryshe nga spoti, qe mund ta refuzosh dhe injorosh duke nderruar kanalin, KQZ-se dhe Kolegjit Zgjedhor, tërësisht nen ndikimin e Ilir Metes, nuk ke cfare t’i besh. Po ju tregoj vetem nje detaj nga dita e zgjedhjeve ne Vore. Rastisa te takohem me ambasadoren e BE, kur kjo e fundit po dilte nga nje qender problematike votimi, e cila ishte e rrethuar nga paramilitaret LSI, te cilet u kontrollonin dokumentet qytetareve, dhe percaktonin ata, se kush do te votonte apo jo. Po i shpjegoja asaj qetesisht shqetesimin tone, nderkohe qe ne krahun tim nje personazh i famshem i bandave te zones me bejxh KQZ si vezhgues ne gjoks, u perpoq disa here te nderhynte dhe ta bindte zonjen Vlahutin per te kunderten. Kam pershtypjen se ajo ishte po aq e qarte sa une per ate qe po ndodhte. Kjo ishte atmosfera e zgjedhjeve ne Vore, per te cilat LSI dhe qeveria po thone se i ka manipuluar opozita, madje ka organizuar edhe protesta, nje rast ky unikal ne bote.
Ka pasur shumë zëra publikë që këto ditë i janë drejtuar Ilir Metës dhe Edi Ramës që të mos e teprojnë me Vorën, sepse do të kompromentonin procesin në tërësi, edhe sikur ata të kishin të drejtë për atë që pretendojnë. Kurse unë po deklaroj këtu, se ne nuk kemi nevojë për mëshirën e Ramës dhe të Metës, nëse aty do të kishte vërtet një problem me zgjedhjet dhe do t’i ftonim ata ta conin deri në fund aksionin e tyre. Sepse natyrisht që nuk ka asnjë gjë që na shqetëson, sepse nuk mund t’i ketë krijuar problem viktima dhunuesit të saj.
Nuk ka njeri të përgjegjshëm dhe jurist në botë që mund të guxojë ta konsiderojë dhe ta zerë me dorë ankimimin e LSI për Vorën, por këtu gjithcka mund të ndodhë, se jetojmë në Tiranë. Tashmë, jo në atë të Edi Ramës, por më shumë të Ilir Metës. Ndaj edhe po i drejtohem sot atyre, ju befte pushka top per Voren! Bashke me ju edhe atyre gjyqtareve te kolegjit, qe jane vene ne radhe per t’i demonstruar devotshmeri Metes, sepse ai u ka premtuar se do t’i coje ne Gjykate te Larte. Dhe pasi ta keni grabitur ne sy te te gjitheve, mos u ndalni me kaq. Merrini edhe ato bashki qe kane ngelur. Ca me metoden e Hasanit te Kukesit, ca me banda, dhe po nuk ia dolet keshtu, rrethojini me polici, mjafton qe te arrini qellimin. Mbase keshtu i zbutet edhe inati i Ilir Metes per Edi Rames, qe eshte shnderruar sot ne tragjedi shqiptare.
Zonja dhe zotërinj,
Keto ishin zgjedhje te pista, ndonese duhet pranuar qe tani se nuk do te jete e lehte qe te provohen si te tilla, megjithe perpjekjet tona te mëdha. Sepse goditjet e rënda ishin gati te nenujshme, pa kercitje te forta dhe pa shume krisma, ndonese edhe te tilla nuk munguan. Keto zgjedhje ishin nje lloj pushtimi i bute, ku qeveria, PS dhe LSI-ja nderhyne egersisht dhe nganjehere edhe me brutalitet dhe arrogance aty ku ndjeheshin te kercenuara, por duke lene edhe ishuj te qete zgjedhore, aty ku fitorja e tyre eshte vendosur qe ne kohen e Shefqet Tërmet Pecit. Kjo padyshim qe e veshtireson misionin tone per te provuar manipulimin e ketyre zgjedhjeve, por kjo nuk do te thote aspak se deformimi i vullnetit te zgjedhësve nuk ka ndodhur. Shqiptaret votuan pergjithesisht te trembur dhe te blere nga qeveria, ndonese keto femomene nuk kishin te njejtën dendesi ne pjese te ndryhme te territorit. Ne keto zgjedhje u rikthyen qarte metodat me te shëmtuara të historisë elektorale të Shqipërisë në këto 25 vjet dhe kam frikë se “prisni, prisni, nuk kemi parë gjë akoma”.
Edi Rama e konsideroi budalla cdo shqiptar qe do te votonte opoziten, dhe kercenoi me internim politik dhe financiar cdo perfaqesues te PD qe do te arrinte te fitonte me 21 qershor, si askush tjetër më parë në këtë vend, se për Europën as që bëhet fjalë që është jashtë cdo përfytyrimi. Sipas kësaj logjike i bie qe mjafton te fitosh nje here zgjedhjet poltike dhe nuk bie më kurre nga pushteti, sepse qytetaret jane te detyruar te votojne qeverine edhe per zgjedhjet lokale, pastaj ato politike… e keshtu me radhe. Me kujtohet ai miliarderi qe tha se kishte problem te justifikonte vetëm milionin e pare, se per te tjerët nuk kishte më asnjë veshtiresi.
Une nuk e di me siguri sa ka ndikuar kjo ne rezultat, por e verteta eshte se ne keto zgjedhje, edhe per shkak te kesaj perqasjeje, u rikthye frikshem perfshirja e policise, qe ishte harruar qe nga viti 2001, perdorimi i adminstrates, thirrja nen arme e bandave (si asnjehere tjeter), shitblerja e votes, gati publike, dhe c’eshte me e renda, ne kete fushate ishin me qindra mijera shqiptaret qe paten frike edhe te deklaronin hapur bindjet e tyre politike.
Dhe droja eshte se zgjedhjet e tjera do te jene edhe me te keqija. Me 21 qershor ne kaluam në nje stad te ri shitblerjen e votes, saqe kam frike te mendoj se cdo ndodhe ne zgjedhjet politike, kur protagonistet e kesaj merkatoje te peshtire do te jene vete ne fushen e betejes. Dua te nenvizoj fort faktin, qe keto zgjedhje nuk perbenin asnje kercenim politik per mazhorancen, e cila lundron prej kohesh ne ujera te qeta, madje eshte duke arritur nje shumice kushtetuese, ndonese nuk ka pasur zgjedhje të tjera politike pas 23 qershorit. Dhe gjithe ky ekstitim nuk mund te justifikohej ne asnje rrethane. Sepse pyetja eshte cfare mund te benin më shumë Edi Rama dhe Ilir Meta ne kushtet e nje qeverisje që mund të mbahej në numra te brishtë?
Dje degjova kryetarin e partise sime qe tha, pak a shumë, se ata, qe kane fituar, nuk i gezohen dot, per shkak se e dine si e kane arritur fitoren. Une nuk jam dakord me te. Po të ishte kështu, do të ishte gjysma e së keqes. Sepse do të ishte nje lloj ndjeshmerie e atij qe e di se e ka bere krimin, por ia njeh vetes kete problem. Do te ishte, gjithesesi, nje gjysëm reflektimi moral.
Ne fakt, nuk eshte keshtu. Edi Rama dhe Ilir Meta nuk i gezohen dot fitores, per arsye qe vetem me ndergjegjen e tyre nuk kane lidhje.
Zoti Meta eshte merzitur se nuk ka arritur 100 perqind te objektivave, kur e mendon veten se eshte ne apogjeun e pushtetit të tij. Dhe cuditet shume se si ka mundesi qe atij mund t’i dalë kush perpara dhe ta ndaloje ne Lezhe, Kukes, Pogradec, Mallakastër apo Vore? Dhe s’ka faj, ashtu sic kane mberritur punet, eshte vertet cudi se si dikush guxon e prish atij llogarite dhe humorin.
Ndërsa, Edi Rama eshte me shume i shqetësuar, se i eshte merzitur Iliri, se sa i gezuar qe ka mundur Partine Demokratike, rivalen e përjetshme. Ndaj edhe përvjetori i fundit i Partisë Socialiste ngjante, jo si festë, po si vaki. Dhe kjo eshte shume e rendë. Si kundershtarë poltikë, ne duhet te lumturoheshim, qe kemi nje kryeminister te dobet, por ky nuk eshte rasti. Sepse nga dobesia e tij perfiton dikush tjeter po nga brenda oborrit të pushtetit, dhe ky eshte Ilir Meta, edhe me i eger apo abuziv se kryeministri.
Të nderuar kolegë,
Nese do te flasim vetem per numra, edhe këto zgjedhje e kanë nje fitues, LSI-ne. Por edhe ajo vete nuk kenaqet prej saj, sepse është e lashtë sa bota thënia që stomaku i të babeziturit nuk ngopet kurrë.
Ka shume njerez sot qe thone se LSI eshte kanceri i Shqiperise, se Ilir Meta eshte e keqja e madhe e ketij vendi, dhe se vetem largimi i tyre do ta sjelle shpetimin e shumëpritur. Madje na akuzojnë ne kryesisht për mbijetesën e tij politike, pas publikimit të videos së famshme. Une nuk mendoj keshtu, sepse tek e fundit edhe LSI edhe Ilir Meta jane produkte “made in Albania”, natyrisht jo bio, por kjo nuk ka shume rendesi. Une mendoj se LSI, nuk eshte semundje, por krijese. Sepse askush nga faktoret e tjere politike nuk eshte i privuar nga semundjet, qe ajo bart, secili ne nje mase te caktuar. Ndaj askush nuk mund te mbetet dorëjashtë per derexhenë e sotme te sistemit. Natyrisht, jo te gjithe me te njejten peshe.
Suksesi i LSI-së, sipas meje, qëndron në faktin se si krijese ajo rritet shume me teper se cdo gjallese tjetër ne nje mikroklime te caktuar. Njesoj si perbindeshat e filmave fantastike, qe shnderrohen ne gjigande nga ambjentet pa drite dhe me lageshtire. Ndaj nuk ka kuptim, dhe as është e ndershme, qe t’i shpallet luftë LSI-së, vetëm pse ne kushtet e kenetës poltike ajo rritet më shumë se të tjerët, sepse tek e fundit ajo eshte një parti politike shqiptare.
Por a ka një zgjidhje për këtë? Unë mendoj se po. Ne duhet te ndryshojme me urgjence dhe vendosmeri ambientin mocalor, qe te shpetojme nga semundja dhe vetem kjo do te coje, jo vetem LSI-në, por secilen nga partite politike shqiptare, ne dimensionin e vet natyral.
Ka shume njerez, madje edhe politikane te se djathtes, qe nuk e respektojne Ilir Meten si kryetar Kuvendi. Ata mund te kene arsyet e tyre, te cilat ne te gjitha rastet hajne debat. Une per vete, jam legjitimist, ndaj e njoh si të tillë, megjithe rezervat e tmerrshme qe kam per te. Por une nuk mund te pranoj kurresesi qe ai, i cili eshte votuar dhe paguhet si kryetar i Kuvendit te jete njekohesisht edhe kryeminstër, edhe ministër Bujqësie, edhe ministër Drejtësie, edhe kryetar gjykate, edhe kryetar KQZ-je, edhe drejtor i pergjithshem i Gjendjes Civile, edhe drejtor policie, edhe prokuror, madje edhe pronar i të gjitha mediave, edhe… gjithcka ne kete vend. Sepse i tille eshte shnderruar ai edhe me kontributin tone. Për shkak të heshtjes sonë, oportunizmit, llogarive meskine dhe përshtatjes me të keqen ndër vite. Por kur them për Ilir Metën, e njëjta gjë vlen për Edi Ramën, apo për kryetarin e partisë sime, kur të vijmë në pushtet.
Megjithese e di qe ky eshte parlament difektoz, per te njejtat arsye, që na kanë cuar në këtë situatë, une prape jam i bindur se edhe ketu ka burra dhe gra dinjitoze qe mund t’i ndryshojne gjerat. Une e di se shume prej jush nuk e pranoni qe ky vend te shnderrohet ne prone private te nje, dy apo qofte edhe tre personave, të cilët me pushtetin absolut, jane shnderruar ne monstra, qe rrezikojne dhe kercenojne lirine e gjithësecilit ne Shqiperi. Ndaj edhe ende ka shpresë se edhe ketu mund te vijë nje reagim. Por edhe nese kjo nuk ndodh, per shkak te topitjes se cdo krenarie apo vlere qytetare brenda kesaj salle, jam shumë i sigurt se do te linde diku tjeter.
Nese ne nuk e bejme, nuk do te jete e larget dita qe do te na udheheqin te tjeret.
Unë e di se sot nuk është dita më e mirë që një përfaqësues i Partisë Demokratike të japë leksione demokracie. Por pavarësisht rezultatit të opozitës, këto që unë po them nuk kanë të bëjnë thjesht me 21 qershorin. Sepse, edhe po të kishte fituar, Partia Demokratike nuk mund ta përfaqësojë në asnjë rast të gjithë atë shumicë dërrmuese, që kërkon ndryshime të shpejta të gjendjes në këtë vend. Ata që e duan këtë janë shumë më tepër se PD dhe nuk janë vetëm të djathtë.
Une nuk besoj kurrë se shumicës këtu, djathtas apo majtas qofshin, do t’u pelqente te trajtoheshin si dhen, kur vjen fjala tek vendimmarrja, e cila cdo dite e me shume po perqendrohet e gjitha ne duar te dy apo tre kryetareve. Nuk shoh ndonje ndryshim te madh mes deleve ne kete salle, dhe te atyre qe pranojne ta shesin voten per 50 mije leke, kudo ne Shqiperi, pervec faktit qe cmimi yne eshte pak me i shtrenjte, rreth 1 mije euro ne muaj. Por thelbi eshte po ai. Ne nuk mund te pranojme me dëshirë dhe duatrokitje renien e Republikes, hedhjen ne kosh te kushtetutes dhe kalbezimin e sistemit.
Ky vend ka nevoje per shkundje, e cila ne rruge normale duhet te vije prej opozites, si perfaqesuesja zyrtare e atyre qe duan ndryshimin. I takon asaj te marre te gjitha pergjegjesite dhe eshte teresisht ne detyrimin e saj t’i prije kesaj levizjeje.
Une nuk kam tagrin te flas ne emer te saj, por si ish-nenkryetar i PD dhe deputet i saj e ndjej si detyrim qe te pranoj se edhe ne kemi pergjegjësitë tona tona ne kete katandisje, per shumicen e te cilave nuk kemi kerkuar ndjese. Por nuk eshte falja ajo qe ka vlere më shumë në këtë histori. Ne duhet te japim shembullin, me gjeste dhe me akte, jo vetëm me fjale, se do t’i largohemi me vendosmëri te gjitha praktikave, qe na cuan ne kete pike, duke marrë mbi vete cdo kosto. Se do te jemi te papajtueshem me trafikun e votave, qe nis ne parlament, e perfundon ne ndonje fshat te larget, ku vota shitet per nje grusht miell. Por edhe me klientelizmin, nepotizmin, babëzinë, arrogancën dhe sëmundje të tjera të pushtetit.
Gjate ketyre viteve jane shitur dhe blere deputete, gjykates, kryetare bashkish, kryetare komunash, prokurore, e nepunes te larte gjithefaresh, jo gjithmone per llogari te mazhorances se sotme. Natyrisht, dihet nga të gjithë, se pjesa më e madhe e atyre, qe futen ne merkato, jo rastësisht perfundojne tek cadra e LSI, e cila ka marre ekskluzivitetin e tregut, por kjo nuk e shfajeson kurresesi edhe Edi Ramen si bashkefajtor dhe bashkeautor.
Mbetem me shpresë që kjo shkundje do të ndodhë, sepse populli asnjëherë nuk gabon. Fitoret e mafias janë të përkohshme dhe se pasuritë e vjedhura nuk gëzohen kurrë gjithë jetën. Shqiptarët janë thjesht duke pritur një ofertë të re, që i nxjerr nga kjo shpifësirë, ku jemi zhytur të gjithë, dhe për momentin po bëjnë qejf Ilir Meta me Edi Ramën.
Ndaj, per te gjitha keto arsye, dhe te tjera si keto, jam i bindur se ne i humbem keto zgjedhje, por ju nuk i fituat dot.
*Fjalimi në Kuvend

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Patozi, ne humbem, nuk i fitoi zgjedhjet, por qeveria

Pirro Dhima, misionari i Mitropolit Sebastianos për aneksimin e Jugut të Shqipërisë

July 2, 2015 by dgreca

Nga Arben LLALLA/
Pirro Dhima, ish sportist i Republikës së Shqipërisë dhe pas 1991 sportist me ngjyrat e Greqisë dhe ish-deputet i partisë PASOK 2012-2015, në këtë krizë ekonomike që po kalon Greqia ka bërë disa deklarata për krahasimin ekonomik të Shqipërisë gjatë viteve të komunizmit. Por kush është Pirro Dhima që pëlotet këto ditë për të ardhmen e fëmijëve të tij?
Sipas poetit, shkrimtarit dhe publicistit Albert Zholi, Pirro Dhima me rrënjë është nga Progonati, një fshat i banuar vetëm nga shqiptarë. Por familja Dhima ashtu si Bollano në fillim të viteve 1920 emigruan në Himarë. Pas viteve 1990 Pirro Dhima emigroj në Konicë të Greqisë ku ra në kontakte me Mitropolitin grek Sebastianon, një antishqiptar i tërbuar. Aktiviteti i klerikut ortodoks Sebastiano kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve ka filluar që në vitet 1960. Gjatë një fjalimi në Qershor 1967 Mitropolit Sebastiano e shpalli veten Mitropolit i Jugut të Shqipërisë dhe deklaroj se do të luftonte për që Jugu i Shqipërisë ti bashkëngjitet Greqisë. Mitropoliti Sebastiano hapi një radio me përforcues të fuqishëm me qëllim që valët e saj dëgjoheshin në Dropull, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë etj. Kjo radio bënte propagandë antishqiptare, për nxitjen e një lufte greko-shqiptare. Më 1982 Sebastiano themeloj SFEVA, Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio Epirit, ndërsa më 1987 organizatën e fshehtë Panelene PASYVA për të njëjtën çështje. E pra, në fillim të vitit 1992, Pirro Dhima pa ditur asnjë fjalë greke ra në kontakte me Mitropolit Sebastianon i cili e përpunojë ish-sportistin shqiptar të propagandojë për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Me porosi të Sebastianos Pirro Dhima lidhi shoqëri të ngushtë me një antishqiptar tjetër të tërbuar Babis Karathanos cili nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA, (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio Epirit).
Ish-deputeti i PASOK-ut Pirro Dhima i cili u diplomua më 2011 për mësues i klasave fillore gjithnjë në intervistat që jepte shante kombin shqiptar të cilët sipas tij nuk i kishin lejuar të mësonte gjuhën e nënës greqishten, këtyre britmave antishqiptare i bashkoheshin shpeshherë babai dhe vëllai i tij. Enigmë është fakti se Pirro Dhima asnjëherë nuk e zë në gojë nënën apo ta nxirrte në TV. (Thonë se ka patur probleme me nënën që kur u martua me Anastasia Sdoygkoy e cila është shumë vite më e madhe se ai dhe ka punuar gazetare në televizionin shtetëror grek ERT, kur u njohën).
Pjesmarrës në çdo aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë
Në Dhjetor 2011, Shoqata e Vorio Epiriti me seli në Thesali të Greqisë i ndau Mirënjohje Pirro Dhimës për kontributin që jep për autonominë e e vorio-epirit.
Pirro Dhima në Mars-Prill të 2012, u nis për në SHBA me qëllim për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS”, të Himarës e cila gjendej në vështirësi ekonomike. Atje ai zhvilloj shumë takime me figura të larta të Lobit greke, pas kthimit Pirro Dhima u propozua kandidat për deputet me partinë PASOK.
Më 17 Shkurt 2013, ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi, Athinë për të përkujtuar 99 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Përçdo përvjetor të këtij aktiviteti marrin pjesë figura të njohura të minoritetit grek dhe të politikës së Greqisë. Pirro Dhima është njeri nga këta që nuk mungon për të qenë i pranishëm në përvjetorët e Autonomisë së Vorio Epirit. Me krenarin që feston çdo vit Autonominë e Vorio Epirit Pirro Dhima e ka shprehur edhe në Forumet Sociale si facebbok.
Për shërbimet ndaj kombit grek Pirro Dhima gëzon edhe një titull të lartë ushtarak.
Pirro Dhima në mars-prill do të qëndrojë në SHBA për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS”, të Himarës u vërtetua edhe zyrtarisht. Federata Mbarë Epiriotase e SHBA bashkë me Shoqëritë Epirotike të Masacuzets “Enosis Pindos” dhe Shoqëria Vorio Epirit “Epiri Verior i Bostonit të Madh” prezantojne aktivitet me 4 here kanë shpërndarë pankarta ku lajmërojnë takime me kampionin Olimbik të peshëngritjes shqiptarin e greqizuar Pirro Dhima.

Filed Under: Analiza Tagged With: aneksimi i shqiperise, Metropolitit Sebastianos, misionar, Pirro Dhima

Pse Pjeter Bogdani në gojën e tradhtisë kombëtare ?

July 1, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Shqiptar quhet ai, që ka lerë në atë toke, ku ka lindur i ati, gjyshi stergjyshi dhe katragjyshi i tij per mijëra vjet, që e ka folur atë gjuheë si nëna, gjyshja dhe katragjyshja e tij kane folur ne vatrën e familjes kur koha filloi te rridhte, quhet ai që ka të shenjtë nënë e at, nder e besë, qiell e tokë, quhet ai qe ndjek prijësin e vet deri ne sakrificë, quhet ai qe nuk ulët ne gjunjë para Perendisë por e nderon atë në këmbë, sepse Perendia e tij ja kerkon që ai te rrojë me dinjitet, quhet ai që lufton si askush tjetër, per të mbrojtur vatër e atdhe, femijtë vëlla e motër, dhe që nuk lufton për fe sepse fe e ka atdheun, ka të parët, ka diell e hënë, ka tokën ku ka lereë, ka gjakun dhe besën e dhënë.( dias10 )
Po sot si jemi?
Pjetër Bogdani përmend thënjen e Herodotit: Cezar Augusti “Dëshironte fort me pasun ndë ushtritë tinë t’arbëreshëtë. Përse thonj pësonjënë shumë e nuk druhen për hu e për het, se janë më zemërorë se të tjerëtë„ .
Pse u ngriten zërat kundër Pjetër Bogadanit ? A nuk jemi ata që në valën më errët kundërshqiptare:
“ Në vitin 1982, studiuesi e kritiku i njohur Ibrahim Rugova botoi te Rililindja e Prishtinës librin Vepra e Bogdanit 1675–1685, që konsiderohet një nga studimet më të mira të veprës së Pjetër Bogdanit.”
Pse i lejuam më të prapambeturit e kombit të flasin kundër kur Pjetër Bogdani ka hyrë në historinë e patriotizmit shqiptar dhe të kulturës shqiptare jo vetëm me veprimtarinë e vet kombëtare për të organizuar kryengritjen e përgjithshme antiosmane, por edhe me veprën e tij diturore-letrare “Çeta e profetëve” (Cuneus profhetarum), që e botoi në Padovë, më 1635 me ndihmën e një miku të vet.
A e dijmë që? “ Kudo që punoi , qoftë si peshkop i Shkodrës dhe administrator i kryepeshkopatës së Tivarit, qoftë si kryepeshkop i Shkupit, të gjitha këto detyra Bogdani i kreu jo vetëm si klerik, por edhe si patriot. Bashkë me predikimin fetar dhe nën petkun e klerikut ai edukonte te besimtarët edhe ndjenjën e dashurisë për liri e për atdhe dhe urrejtjen ndaj pushtuesëve osmane, nxiste dhe organizonte qëndresën kundër tyre dhe, jo rrallëherë, ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në kryengritjet antiosmane që shperthyen në atë kohë.”
Për t’u shpëtuar këtyre ndjekjeve, atij i është dashur shpeshherë të merrte udhët e maleve. Madje edhe sot nëpër vendet ku ka kaluar ka shpella që mbajnë emrin e tij e që tregojnë se ai është fshehur në to për t’u shpëtuar operacioneve ushtarake turke. Gjatë këtyre arratisjeve, me sa duket, ai merrte me vete biblotekën personale, ose , të paktën, dorëshkrimet e vyera, sepse sikurse e thotë vetë me keqardhje, gjatë këtyre shtegtimeve të detyrueshme atij i humbi (hupi si krypa nd’ujët-shkruan ai) dorëshkrimi i gramatikës së të ungjit.
Po kujt i pengonte Lufta turko-veneciane ? “Gjatë luftës turko-veneciane (1664-1669), ai u përpoq që të organizonte veprime të përbashkëta me venecianët kundër pushtuesve osmane. Po kështu edhe në konfliktin turko-austriak (1689) Pjetër Bogdani mori malin për të organizuar kryengritjen e armatosur, dhe, kur forcat austriake hynë në Prishtinë, me ta u bashkuan edhe rreth 500 luftëtarë të cilët kronisti austriak i cilëson “arnautë”, d.m.th. shqiptarë. Bogdani ishte faktori vendimtar i këtij bashkëveprimi, aq sa kronisti i mësipërm, kur vdiq, më 6 dhjetor 1689, në mënyrë lakonike shkruan se “me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë”. Dhe me të vërtetë, ushtria austriake filloi të pësonte disfata të përditshme.
Ai e rrespektonte kombin ,pa marrë parasyshë përkatsinë fetare dhe që “frytet e punës politike të Bogdanit për afrimin e shqiptarëve myslimane e katolike kundër zgjedhës shekullore, sidomos simpatinë që gëzonte ai tek shqiptarët myslimanë, e dëshmon edhe suksesi që pati më 1680, kur pajtoi brenda tri orëve fiset e Krasniqit dhe të Gashit, që ishin në gjakmarrje.”
“Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare”… por deshtën që ne ta harrojmë, ta shajmë që përveq eshtrave dhe varrit që s`i dihet ta ngrysim edhe emrin dh eta terrojmë veprën e tij
Dhe kush? Shikojeni videon “
https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro
Dhe shpirti i tij prej atdhetari :“Në vitin 1689 depërton ushtria austriake. Në nëntor kjo ushtri arrin në Prishtinë. Bogdani të niset me ushtrinë për Prizren, ku i inkuadron edhe 6.000 shqiptarë dhe bashkë me ta arrin atje. Atje sëmuhet nga murtaja. Kthehet në Prishtinë për shërim te mjekët gjermanë, po më kot. Vdes në fillim të dhjetorit 1689 në Prishtinë ku edhe varroset. Siç njoftonte nipi i tij Gjon Bogdani, menjëherë pas thyerjes së ushtrisë austriake ato ditë, tatarët dhe turqit e nxjerrin nga varri trupin e tij.
Me kulturën e tij të gjerë enciklopedike, me mendimet e tij përparimtare iluministe e atdhetare, me punën e gjatë këmbëngulëse më se tridhjetëvjeçare, Bogdani i dha letërsisë shqiptare dhe popullit shqiptar një vepër madhore, që kurorëzoi traditën e mëparshme letrare e kulturore dhe që paralajmëroi një periudhe të re të zgjimit gjithkombëtar.
Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkritarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj. Në vitin 2006, studiuesja Anila Omari, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë në Akademinë e Shkencave, botoi një studim të plotë të “Çeta e profetëve” të Pjetër Bogdanit. Në 950 faqe, studiuesja Omari ka sjellë të parin studim filologjik të veprës së Bogdanit, duke tentuar edhe një publik pak më të gjerë se ai me përgatitje shkencore..
Fahri Xharra, 01.07 15 Gjakovë
Literatura “
https://www.youtube.com/watch?v=H2Mb7JUXIro
http://www.forumishqiptar.com/threads/4939-Pjet%C3%ABr-Bogdani-pene-e-arte-n%C3%AB-letersine-Shqiptare
https://www.shqiperia.com/kategori/kat/knr/310/Pjeter-Bogdani
http://www.poezishqip.com/pjeter-bogdani/
https://sq.wikibooks.org/wiki/Vitviteja/Pjet%C3%ABr_Bogdani/dhe_muzik%C3%ABn

Filed Under: Analiza, Histori Tagged With: Fahri Xharra, Pjeter Bogdani

Orteg korruptiv me vepra Penale

July 1, 2015 by dgreca

Nga FLAMUR HARRI, ish i përndjekur politik/
Ne lufte u linda, ne lufte u rrita, ne lufte do te vdes. As kam patur, as kam as do te kem frike nga vdekja, sido qe te jete. Me kane konfiskuar djepen kur kam qene 18 muajsh. U rrita dhe u kalita ne kudhren e luftes se klasave . Njoh mire markizem – leninizem.Kur isha ne vitin e 3-te te gjimnazit mesuesi im i M-L nje stalinist. Me ngrinte ne mesim, une pergjigjesha shume mire. Ai si nje derr i terbuar me thoshte ulu ne vend 3 (tresh). Isha adoleshent. Per kete ekstremiste, ish nxenes i babai tim ne normale,per nje bire “reaksionari” vleresimi ishte i “dobet” se Partia kishte vene disa kritere. Kush kishte note 3 (tre) ne Markizem – leninizem nuk mund te vazhdonte studimet e larta. Me gjithe kete lufte te t”merrshme qe eshte zhvilluar ndaj meje dhe vellezerve te mije, une mbijetova pa rene ne kthetrat dhe kuthet e shumta te strukturave kriminale te regjimit Komuniste. Mjafton te bie nje shembull: ne hapat e para te demokratizimit te Shqiperise, te diktuara nga e kaluara dhe une mbeshteta proceset e demokratizimit te Shqiperise. Nje eksponent i sigurimit shqiptar i revoltuar nga qendrimi im me thote: Si na paske shpetuar ti Flamur Harri pa te futur “telen e qenit”. Pas 1991 kam mesuar se kam qene i survejuar nga 4+1 b.p . Sic e kam thene dhe me pare jam perfshire ne nje “ lufte te ashper ne mbrojtje te interesave morale, politike dhe pronesore te familjes Harri. Pas nje lufte mbi 10 vjecare me tre kryeministra shqiptare fitova pronen qe na kishte lene babai ne Tirane. Kam mbi 20 (njezet) vjet qe luftoj me horrat dhe morrat e Elbasanit per ti kthyer legjimitetin prones se Elbasanit te konfiskuar me vendim te gjykates Ushtarake, te armikut te popullit Sul Harri me akuzen absurde te “Krimeve kunder Shtetit” !! Me thoni nje vend ne bote ku nje mesues model i shkolluar ne Austri te denohet me kete akuze absurde. C”fare krimi beri Sulejmani, se shkolloi per 25 vjet rinine Shqiptare, se qe kundershtare i pushtimit fashist dhe atij komuniste. Se te dy regjimet e denuan me pushkatim, dhe se ne te dy kohet, rastesia dhe dashamiresia e nxenesit e ka shpetuar nga vdekja. E me gjithe ate 10 vjet burg Burreli i beri duke qene shembull qendrimi heroik e frymezues ne burgun famekeq, ne “Burrel ku hyne e nuk del” . Te ndalemi tek problemi i pazgjidhur i prones ne Elbasan. Sic kam theksuar ne artikullin: As kuqen as kane frike? Botuar ne gazeten “Dielli”, te Uashingtonit ne U.S.A per funksionimin e zinxhirit korruptive qe shtrihet nga gjykata e faktit Elbasan, vazhdoi ne Apelin e Durresit e ne gjykaten e larte, nuk mund te paragjykoja Gjykaten Kushtetuese . Si s”me ra pika kur me 23 a 24 Qershor 2015 me vjen pergjigja nga Gjykata Kushtetuese ku tre gjyqtare nuk pranojne gjykim?! Pra “peshku” sic thote populli yne: qenka qelbur nga “bishti deri tek koka”. Tmerr, fatkeqesi, per kete vend, per kete popull . Nje sistem pa drejtesi qe po “cmend” nje popull, po shkaterron nje shtet. Eshte momenti te falenderoj me gjithe shpirt e zemer per qendrimin qe po mbane ndaj gjyqtareve , prokuroreve e avokateve te korruptuar nga ambasadori Donald Lu dhe organizmave te Europes qe operojne ne vendin tone. Eshte koha optimale qe Amerika dhe Europa ne nje emerues te perbashket te godasin metastazat e se keqes ne Shqiperi. Ju dhe vetem ju mund ta shpetoni popullin dhe shtetin Shqiptare nga e “keqa e vogel” qe s”jell dem te madh per vendin. Me mire te godasim fort 500 apo 1000 bandite se sa te lejme te vuajne 3 miljone shqiptare. Vite me pare, duke analizuar s’terzgjatjen e zgjidhje se problemit te prones ne Elbasan pata arritur ne konkluzionin se trekendeshi “revolucionare” A.R.K.K.P.P . Elbasan Z.V.R.P.P. Elbasan dhe Gjyqtari Zihmi Shahu ishin “Muri I madh kinez” qe une duhet te kaloja. Denoncimi publik, qe une i bera kryetar Qazimit ne gazeten Telegraf te dates 14. Prill 2014 i pari qytetar Elbasanas qe e ben kete publikishte, sikur i tronditi disi stafin e I.N.U. te Bashkise Elbasan. Aq e vertete eshte kjo sa kryetar Leli me thote: Mos u merzit se atje tek ti me fadrome do ti shembim ndertimet pa leje, jo me tritol. Nje dite te bukur te 11 Qershorit 2015 me vjen nje vendim nga Prokuroria Elbasan. Ku une njoftohem se prokurori i ceshtjes Bledar Mustafaraj kishte vendosur pushimin e procedimit penal Nr.2902 te dates 24.11.2014 ndaj aluiznit. Me ra pika si ka mundesi qe:
Qytetari guxon, denoncon.
Dosjen e prones qe ne shkurt 2014 ne zyre drejtor Nallbatit ja dorezon. Per shume kohe s”ndihet, dosjen arkivon. Pas 14 muajsh prokurori ceshtjen pushon. Korrupsioni “shpeton” kush fiton?!
Kam hapur proces gjyqsore per kete vendim. Me kerkese te avokatit tim, kerkova dosjen hetimore. Me dhane 100flete. Pashe se mungonin shume shkresa dhe harta qe une kam depozituar ne ate institucion. Flete per flete me vemendje studioj. C”te shoh: Masaker korruptive penale te A.R.K.K.P.P. Elbasan, Z.R.R.P.P.E. Elbasan Aluizni dhe gjyqtari Zihni Shahu ne sinkron me njeri tjetrin kane bere ate qe kane bere. Por zbulimi me i madh eshte Z.QAZIM. Tutori ose “engjelli” mbrojtes i se keqes. Ky njeri s”dua ta ofendoj, ne postin qe ka e ka detyrim ligjor trajtimin e familjeve te masakruara nga regjimi komuniste. Ky palo pushtetare ben te kunderten konfiskon per se dyti pronen tone dhe ja shet F. G. kusheriri i pare i djalit te tezes se Qazimit. Ky njeri ka bere shume zullume ne Elbasan. Njerezit flasin nen ze. Une e kam bere luften me kete njeri balle per balle. Ky njeri ka ca aftesi “mbinjerezore” ben zap stafin e tij disa prej te cileve jane shume arrogante dhe bixhoscinj. Aftesia me spektakolare e Qazimit eshte menyra se si ai merret vesh me eproret ka shume zera nen ze qe e vertetojne kete aftesi:
Tani do rendis emrat e mekatareve, kunder nesh:
1. Emin Haxhiademi ish-kryetar I bashkise i perndjekur politik
2. Fatmire Dine Te P.D
3. Henrieta kungulli
Z.R.K.K.P.P. Elbasan
1. Zylfi Zylfollari
2. Rudina Plaka Te P.D
3. Klevis Kosova

Aluizni
1. Mimoza Trimi e L.S.I. me “4 trima”, njeri, Ibrahim Dulja, eshte larguar nga Shqiperia mbas denoncimit tim ne Gazeten “Telegraf”14 Prill 2014 . Eksperti topograf , sekseri i Z.Shahut qe me kerkoi 30 milione leke qe une te merrja pronen. Por mbi te gjitha me cudisin shkresat e firmosura nga Q.Sejdini i P.S qe pronen e familjes Harri e cileson si prone informale e kthen ne parcele ndertimi nga e cila perfitojne njerezit e aferm te Qazimit dhe trafikante. Te gjithe keto qe permenda kane mbrojtjen e deputeteve, ish deputeteve e zyrtare te rrangjeve te larta, disa prej tyre jane pezulluar nga puna. Vazhdoj te perballem per dite me vite te tera. “O tempora o mores” Jane keto raporte korruptive te lidhjeve te fuqishme qe keto njerez qofte ne Gjykaten e Apelit Durres, ne Gjykaten e Larte e se fundi kjo Gjykata Kushtetuese, qe nuk pranojne ankimimin.
Dhe une duroj sic duron mali me bore. Ne durojme, dhe populli i qete i bute i urte i Elbasanit duron, …… deri kur?
Tek kapricot e Francesko Gojes me kujtohet dicitura: Gomari i ka hypur hallexhijve ne kurris. Ne vesh i peshperit.
Ti qe per gje tjeter i zoti s’je. Mbame ne kurris se mire e ke.
Bemat dhe gjemat e Qazimit ne Elbasan shtohen dita dites, por a nuk e di ky mjeran se: sa ka pare, si kane qene, e ku jane shume ma shume trima e te fuqishem se ky. Koha do te beje te veten, t’a leme ne rrjedhen e saj. Populli yne thote: kur te del frika ke afer qederin.
Nje falenderim te vecante per ish drejtorin e prokurorise Elbasan Z. Gentjan Osmani i cili kishte nisur nje hetim serioz ndaj Aluiznit Elbasan. E transferuan Eugen Beci me vartesin e tij mbyllin hetimin. Turp, turp, turp.
Ne Shqiperi ska drejtesi, ska gjykim, ka paragjykim. E keqja ka hyre thelle.
Ujku, ujkun nuk e shqyen.
Familjariteti, oportunizmi dhe interesat politiko- ekonomike jane kundershtare e armiq te drejtesise te Shqiptareve.
Zoti shpetofte hallexhijte.
A ka zot qe te ndeshkoje mekataret.
Se fundi nje kerkese kam. Kerkoj hetim nderkombetare per zgjidhjen e problemit te prones se Familjes Harri. Me kete rast dua te falenderoj gazeten “Dielli” qe me jep mundesine e lirise se shkrimit te cilin nuk e gjej ne vendin tim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Flamur Harri, orteg korruptiv

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 780
  • 781
  • 782
  • 783
  • 784
  • …
  • 975
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj
  • Çfarë është një peizazh tingullor?
  • Populli dhe trojet shqiptare në gjeopolitikën e re euro-atlantike
  • Analizë strukturore e sovranitetit, krizës së konsolidimit shtetëror dhe implikimeve gjeopolitike
  • Arti popullor në kryeqytet si ajerngopja në malet e larta
  • “Pjesëmarrja në Bordin e Paqes, vlerësim dhe pëgjegjësi e shtuar për RSh”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT