Me heshtjen e shoqërisë nxitet dhuna. Thyeni Heshtjen, t’i themi: NDAL DHUNËS ndaj GRAVE & VAJZAVE!/
Opinion nga Raimionda MOISIU/
Ndërsa koha kalon, dita – ditës shikojmë një realitet të ri të krimit, një botë ku po lulëzon agresiviteti, urrejtja, hakmarrja, dhuna fizike, dhunimi verbal, sharje,frike tmerr makabritet, drame mjerim,dhuna sociale, morale, dhuna mashkullore e shpeshtë dhe e pandalshme ndaj grave e vajzave, si përgjigje ndaj frustrimeve dhe anktheve, që mbushin jetën mes të përditshmes njerëzore. Në vend që ne duhet të kërkojmë arsyet e këtij realiteti të dhimbshme e të mjerë, në vend që të shqyrtojmë degradimin e dhunshëm të personave që janë pjesë e shoqërisë, përballemi me heshtjen e kësaj shoqërie, heshtje që nxit akoma më shumë dhunën,përballemi me obskurantimin e mentalitetit shqiptar. Heshtja ndaj këtij realiteti të trishtë e “të ftohtë” po ndrydh standardet e mirësjelljes, po kontribuon në mungesën e respektit për shenjtërinë e jetës njerëzore në të gjitha kushtet dhe fazat e saj. Si rezultat i heshtjes të shoqërisë, jeta e grave dhe vajzave të reja është bërë tejet dramatike.Dhuna ndaj grave është forma më diskriminuese dhe shkelje e të drejtave të saj njerëzore. Dhuna ndaj tyre shkakton mjerim të pallogaritur, shkurton jetën dhe gra të panumërta që i gërryen dhimbja, ankthi, nën kërcënim e frikë për jetën e tyre, fëmijëve e të familjes. Dominanca e dhunës mashkullore dëmton familjet në të gjitha brezat, mjeron e varfëron komunitetin dhe përforcon forma të tjera të dhunës në shoqëri, kufizon rritjen ekonomike dhe minon zhvillimin. Shtrirja dhe shkalla e dhunës ndaj grave janë pasqyrimi i diskriminimit që gratë e vajzat shqiptare vazhdojnë të përballen. Heshtje që ka dramën e saj por që nuk do t’ia dijë askush! Më pas krime të tilla kthehen në diskutime të shpjegimeve psikologjike të krimit, duke përfshirë një rishikim të marrëdhënieve ndërmjet personalitetit, intelektit, sëmundjes mendore dhe sjelljes së dhunshme. Zgjedhje racionale e teori rutinë këto, për shkakun e integrimit të krimit, që bëhen jo vetëm material për gazetat, analistët, shoqatat jo qeveritare, drejtësinë e politikën, etj., etj.,-por dalin në konkluzionin se të gjitha veprimet e njeriut-duke përfshirë edhe dhunën, vrasjen, masakrimin, injorancën, pedofilinë, perversitetin-janë produkte racionale të vendimmarrjes në nivel individual. Pra, merren disa ditë me të, si ajo çudia më e madhe që zgjat tre ditë dhe përsëri;- HESHTJE!!!Shoqëria para se të intensifikojë shkakun e dhunës dhe shkaqet e kriminalitetit, duhet të thyejë heshtjen, që të jetë më mirë e në gjendje për të parandaluar dhunën që në fillesën e saj, ose të paktën të jetë në pozicionin për ta ndëshkuar atë, me identifikimin e autorëve të dhunshëm, trajtimin e rehabilitimin e tyre nëpërmjet disiplinave akademike, duke përfshirë antropologji, biologji, kriminologji, psikiatri, punë sociale, dhe sociologji –teori të veçanta këto, që shpjegojnë më së miri fillimin dhe insistimin e sjelljeve të dhunshme. Në anën tjetër të spektrit të dhunës e krimit qëndrojnë “krenare” variablat si varfëria, pabarazia sociale, dhuna fizike, sociale e morale, diskriminimi dhe inferioriteti maskilist, injoranca dhe mosarsimimi, papunësia, imoraliteti, etj. Sot në përqindjen më të madhe kemi një rini të papunë,- kemi një rini pa të ardhme. Edhe ajo rini që është arsimuar nuk ka ku të punojë, ndërsa vajzat e reja adoleshente dhunohen çdo ditë e orë, për mishin e tyre të njomë e të bardhë nga epshi hamshor i elitës së të kamurve, të zengjinëve pedofilë e perversë në moshë madhore, që për një unazë, për një fustan në mbrëmjen e maturës apo një nënë e re e divorcuar për një pjatë gjellë e bukë në tavolinë për engjëjt e saj, mbyllin sytë shkojnë në shtrat për një orë apo natë me ta, e më pas i vrasin i copëtojnë,-masakrojnë! A nuk mund të konsiderohen këto si shpjegimi i zanafillës të sjelljeve të dhunshme? Shoqëria hesht para këtij realiteti të dhimbshëm, mjeran e të trishtë!Por mos harroni se fytyra e dhunshme e shoqërisë, çorganizimi i komunitetit, privimi ekonomik, pabarazia sociale, imoraliteti dhe ndikimi i tendosjes së krimit, janë fokusi i parimeve të fytyrës së shtetit, kontrollit social në nivel individual e shoqëror, që vërtet sot për sot, është shumë vështirë për të negociuar me rishikimin e rrënjëve të dhunës e shkakut të krimit. Sepse idetë dhe gjuha e urrejtjes që del nga implikimet e mëdha të klasës politike e shtetërore ndikojnë pafundësisht në rritjen e fushëveprimit të dhunës fizike, sociale e ekonomike, nxitin heshtjen në përkufizimin e krimit e perspektivave kritike të rolit në marrëdhëniet e shtetit me shoqërinë si vazhdimin e kësaj dhune në jetën e përditshme. Rrethana të tilla si varfëria, mungesa e përkrahjes familjare dhe e shoqërisë që i rrethon, shkaktojnë një dhunë të drejtpërdrejtë. Faktorët e rrezikut të dhunës sikundër; mungesa e shpresës dhe ndjeshmërisë, vetëvlerësim i ulët, mungesa e dukshme e mjeteve për të jetuar, varfëria, impulsiviteti, pabarazitë e padrejtësitë sociale, që përfshijnë të rinjtë dhe e çojnë drejt dhunës e krimit. Për të ndryshuar këtë situatë dhe për të krijuar shpresë të qëndrueshme dhe mundësi për gratë e vajzat, të rinjtë e të rejat, shoqëria duhet të besojë në një qasje gjithëpërfshirëse dhe të harmonizuar. Pra, të gjithë së bashku si shoqëri të thyejmë heshtjen, të sigurojmë një kontekst social me strategjinë e fuqizimit në kuadër për të gjitha aktivitetet në komunitet, në shkollat e qendra të ndryshme sociale për edukimin e brezit të ardhshëm, rinisë, mbi modelet e reja të arritjeve, sigurimin e fuqisë punëtore dhe arsimore, të gjitha këto kolektivisht të vlerësohen në mënyrë për të ofruar mbrojtjen me të prekshme e të mundshme në parandalimin e dhunës. Prevelenca e vazhdueshme e dhunës kundër gruas është dëshmi e faktit se shoqëria jo vetëm duhet të thyejë heshtjen, por është domosdoshmëri e angazhimit të klasës politike, shoqërisë civile, kastës qytetare e intelektuale.Dhuna kundër grave nuk është as e pandryshueshme as e pashmangshme, mund të reduktohet me vullnet politik, social qytetar, intelektual, dhe burimet e nevojshme. Shoqëria të mos heshtë, por të identifikojë mënyrat për të mbyllur hendekun e kësaj heshtje e plage, mes detyrimeve morale, sociale, shtetërore, të drejtës për të qenë të lirë në një botë të lirë, ta sjellë në vëmendjen e publikut, të shoqatave të grave (jo qeveritare). Shteti të marrë përgjegjësitë e veta sipas normave dhe standardeve, me instrumentet politike të zbatimit, sensibilizimit dhe përpjekjet për të çrrënjosur dhunën kundër grave dhe krimin, duke e bërë prioritet kryesor e të rëndësishëm në nivel kombëtar. Me heshtjen e shoqërisë nxitet dhuna. Thyeni Heshtjen, t’i themi: NDAL DHUNËS!
Sot eshte Dita Nderkombetare e dhunes ndaj Gruas
KOSOVE-Ekonomia më 2014, viti më i rëndë
Nga Luljeta Krasniqi – Veseli/
Viti 2014 më aspektin ekonomik nga përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderohet të jetë vit i dështuar ekonomik. Në këtë vit, ata që pësuan më së shumti nga ngecja e proceseve ekonomike, thuhet të jetë sektori privat.
Mos krijimi i institucioneve të reja të Kosovës për gjashtë muaj,vlerësohet të jetë faktori kyç i cili ka ndikuar në ngecjen ekonomike.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se trendët ekonomike në Kosovë gjatë këtij viti kanë qenë negative.
“Ne e kemi shpallur si një vit të dështuar ekonomik, ai që ka pësuar më së shumti është sektori privat dhe mbi të gjitha është një tkurrje e këtij sektori privat, qoftë në krijimin e vendeve të punës, qoftë në promovim të prodhimeve kosovare, qoftë në atraktivitetin për partnerë dhe investitorë të huaj”, thekson Gërxhaliu.
Ekspertët e ekonomisë shtojnë se nëse nuk do të ndërmerren masa urgjente për përmirësimin e politikave që nxisin zhvillim ekonomik Kosova do të kalojë në një situatë edhe më të rëndë ekonomike.
Eksperti i ekonomisë, Gërxhaliu thotë se Kosovën e presin sfida të mëdha në aspektin ekonomik në vitet e ardhshme.
“Sfidat ekonomike do të jenë shumë të mëdha për vitin 2015, por viti 2014 do të duhej të shihej në agjendat kalendarike që kanë qenë një vit ndoshta njëri nga më të vështirët që nga pas lufta në vitin 1999”, thekson Gërxhaliu.
Sidoqoftë, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës vazhdimisht kishin folur për të arritura të mëdha në ekonominë e Kosovës dhe nëpërmirësim të dukshëm në gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve.
Por, raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare në Kosovë kanë treguar se Kosova nuk ka ecur në drejtim të duhur në aspektin ekonomik.
Në Raportin e rregullt ekonomik për Evropën Juglindore të Bankës Botërore, për Kosovën në vitin 2014, ky mekanizëm ka parashikuar që të ketë rritje ekonomike jo më shumë se 3.5 për qind.
Ekspertë të çështjeve ekonomike në fund të vitit të kaluar kishin sugjeruar autoritetete Kosovës që të fokusohen në tri çështje, siç është ndërtimi i Termocentralit “Kosova e re”, përmirësimi i ambientit biznesor dhe tërheqja e investimeve të huaja.
Por, që këto tri çështje në këtë vit nuk ishin arritur të realizohen dhe nuk ishte shënuar progres i duhur.
Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri vlerëson se ekonomia e Kosovës është në krizë të thellë dhe pa drejtim të duhur.
“Jemi në një situatë që mund t’i themi krizë ekonomike. Shkalla e varfërisë është shumë e lartë dhe e paimagjinueshme. Kosova është një vend i cili ka shkallë të lartë të varfërisë, shkallë të lartë të papunësisë dhe pa asnjë element të fillimit të zgjidhjes së problemeve”, shton ai.
Përfaqësues të bizneseve gjatë këtij viti vazhdimisht kishin alarmuar se shumë biznese, për shkak të mungesës së aktivitetit ekonomik që kishte ardhur si pasojë e moskrijimit të institucioneve të reja të Kosovës, nuk janë në gjendje të mirë afariste.
Gjatë këtij viti në Kosovë përveç fillimit të ndërtimit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit dhe dhënies me koncesion të kompleksit turistik ‘Brezovica’, nuk ka pasur ndonjë projekt tjetër.
Masakra e naziste e Borovës dhe masakra komuniste e Mirditës
NGA ILIR HASHORVA/New York/
Disa kohë më parë u përkujtuan dy masakra: 70 vjetori i masakrës së Borovës, të kryer nga nazistët dhe 65 vjetori i masakrës së Mirditës, të kryer nga komunistët. Përkujtimi u bë në mënyra krejt të ndryshme. Në rastin e parë pasardhësit e kriminelëve nazistë kokulur kërkuan ndjesë, në rastin e dytë pasardhësit e kriminelëve komunistë festuan kryelartë.
Masakra e Borovës ndodhi më 6 korrik të vitit 1943. Një autokolonë e madhe ushtarake gjermane ishte nisur nga Serbia, kishte kaluar nëpër Greqi, kishte hyrë në territorin shqiptar në Korçë dhe prej aty do të shkonte me shpejtësi drejt jugut, me qëllim, ndoshta arritjen në Greqi, për t’u bërë ballë forcave anglo-amerikane që mendohej se do të zbarkonin në jug të Greqisë. Gjatë rrugës, autokolona ndaloi në fshatin Borovë, nja 5 kilometra larg Ersekës. Drejtuesit e autokolonës biseduan me parinë e fshatit për të marrë vesh nëse kishte ndonjë rrezik rruga që do të bënin më tej. Paria e fshatit i siguroi se rruga nuk kishte asnjë rrezik dhe autokolona u nis duke përshëndetur parinë dhe fshatarët. Pak kilometra nga fshati, kur autokolona një pjesë të saj e kishte ende në Borovë, një pritë partizane, në vendin e quajtur Barmash, qëlloi mbi të duke vrarë e plagosur disa gjermanë dhe, pastaj, duke ia mbathur, e la fshatin nën hakmarrjen gjermane. Pas atij aksioni, autokolona u ndal dhe kreu një masakër mbi fshatarët e Borovës, duke vrarë pa dallim mbi 100 veta që nuk kishin asnjë lidhje me pritën partizane. Nuk dihet nëse ata u vranë si hakmarrje sipas rregullit gjerman që për çdo gjerman të vrarë do të vriteshin dhjetë të tjerë, apo të zemëruar nga prerja në besë e banorëve të fshatit që u thanë se rruga ishte e lirë. Nuk dihet, po ashtu, nëse partizanët kishin apo jo dijeni për bisedimet që kishin bërë në Borovë gjermanët me fshatarët dhe për garancinë që kishim marrë prej tyre për sigurinë që do të kishin në rrugë. Nëse partizanët e dinin se ç’kishte ndodhur në fshat, përgjegjësia e tyre për vrasjet e kryera nga gjermanët ishte shumë e madhe.
Masakra e Mirditës ndodhi më 17 gusht të vitit 1949. Më 7 gusht të atij viti u vra, nga grupimi antikomunist “Komiteti i Maleve”, Bardhok Biba, eksponenti më me rëndësi i komunizmit në Mirditë. Komiteti i Maleve, njëlloj si prita partizane e Barmashit, më pas ia mbathi, duke e lënë zonën nën hakmarrjen komuniste. Trupat ushtarake komuniste, nën urdhrat e Mehmet Shehut, bastisën me egërsi krejt zonën e Mirditës, arrestuan mbi 300 persona nga burrat më me ndikim të zonës dhe çuan në internim 300 familje, të gjithë pa asnjë lidhje me vrasjen e Bardhok Bibës. Nga personat e arrestuar, nga një gjyq i shpejtë i kryesuar nga Bilbil Klosi, u dënuan 14 veta me vdekje: 10 me pushkatim dhe 4 me varje. Në vendin ku qe vrarë Bardhok Biba, në Qafë të Valmirit, komunistët mblodhën mbi 2000 mirditorë për të parë ekzekutimet që do të kryheshin: këtë shfaqje të kriminalitetit dhe sadizmit komunist. Prej të arrestuarve, pak më pas, vdiqën nga torturat dhe tre persona të tjerë, duke e çuar numrin e të vrarëve për vrasjen e Bardhok Bibës në 17 veta. Në këtë mënyrë, komunistët shqiptarë ia kaluan për nga kriminaliteti edhe nazistëve gjermanë. Ka edhe një masakër tjetër komuniste edhe më mizore se ajo e Mirditës: është masakra që u krye me rastin e hedhjes së një sasie dinamiti në Përfaqësinë Diplomatike Sovjetike e cila nuk shkaktoi dëme në njerëz e, për të cilën, komunistë vranë 22 veta që nuk kishin fare lidhje me hedhjen e dinamitit, midis të cilëve edhe një grua, por masakra e Mirditës, për nga lloji, është më e ngjashme me atë të Borovës.
Ndryshimi midis masakrës së Borovës të kryer nga nazistët dhe masakrës së Mirditës të kryer nga komunistët është se ndërsa e para u krye në kushte lufte, në kushte kur njeriu kryen veprime që nuk i kryen normalisht në kushte paqeje, masakra e dytë, ajo komuniste e Mirditës, u krye në kushte paqeje. Ndryshim tjetër është se ndërsa e para kryhet nga një ushtri kundër një populli të huaj, masakra e dytë kryhet nga një ushtri kundër popullit të vet.
Të vijmë në kohën e sotme.
Në vitin 2013, me rastin e 70 vjetorit të masakrës së Borovës, erdhi nga Gjermania djali i njërit prej ushtarakëve nazistë që mori pjesë në atë masakër. Ai kishte lexuar në kujtimet e të atit për atë masakër dhe erdhi në Shqipëri dhe, para banorëve të zonës ku u krye masakra, kërkoi ndjesë në emër të të atit. Atë njeri nuk e dinte kush se ekzistonte dhe nuk mund ta vinte njeri para përgjegjësisë morale që të vinte e të kërkonte ndjesë. Megjithatë, ai erdhi, kërkoi ndjesë për atë që kishte kryer i ati i tij dhe në atë mënyrë u paraqit si një njeri që dënonte veprimet kriminale të të atit, si një njeri që ishte krejt ndryshe nga i ati. Një vit më pas, me rastin e 71 vjetorit të masakrës, shkoi po në atë vend ambasadori gjerman në Shqipëri dhe kërkoi edhe ai ndjesë në emër të popullit dhe shtetit të tij.
Në vitin 2014, me rastin e 65 vjetorit të masakrës së Mirditës, komunistët shqiptarë përkujtuan me ceremoni vrasjen e Bardhok Bibës, pa thënë asnjë fjalë për vrasjet dhe persekutimet që kryen paraardhësit e tyre mbi popullsinë e zonës së Mirditës si hakmarrje për atë ngjarje. Kjo është njëlloj sikur në Borovë të mos vinte djali i atij që mori pjesë në masakër, por të vinin djemtë e atyre që u vranë nga njësiti partizan komunist dhe të përkujtonin vrasjen e tyre.
Po e ndërpresim këtu shkrimin dhe po bëjmë një digresion të shkurtër, por të nevojshëm, për të vazhduar më pas për temën që nisëm:
Sa më primitiv të jetë njeriu, aq më shumë del në krah të species së tij, të llojit të tij, pavarësisht nëse specia e tij, lloji i tij, ka të drejtë apo jo. Një njeri i plotë, një njeri i moralshëm, nuk niset kurrë nga interesi i tij apo nga ai i të ngjashmit në lloj, për të përcaktuar qëndrimet. Tek ai instinkti i mbrojtjes së llojit, gati është shuar dhe është gjallëruar së tepërmi ndjenja e mbrojtjes të së drejtës dhe së vërtetës. Në këtë kuptim, kur ne nuk jemi të gatshëm të kritikojmë apo të dënojmë të afërmin tonë që ka kryer një krim, tregon se jemi ende në fazë primitive të zhvillimit njerëzor.
Kur është fjala për qëndrime ndaj të panjohurve, ndaj atyre që janë larg, përdorimi i kriterit të së vërtetës dhe të së drejtës, ndofta kryhet pa shumë vështirësi por, kur është fjala për interesa vetjake, për interesa të të afërmve, për interesa të të njohurve, për interesa të familjarëve, një njeri i zakonshëm e ka të vështirë të mos jetë përkrah tyre edhe kur ata nuk kanë të drejtë, pra e ka të vështirë të jetë i drejtë, të dalë në krah të së vërtetës. Ky qëndrim është instinktiv dhe rrjedh në përgjithësi nga natyra e njeriut e cila është në shërbim të mbijetesës së llojit.
Në një shkollë fillore amerikane u bë një vëzhgim për të vënë në dukje qëndrimin e fëmijëve ndaj njerëzve të tyre, qëndrim që do të tregonte nëse fëmija, i cili nuk është ndikuar ende nga kultura apo mjedisi, pra njeriu në formën primitive, vepron më shumë në bazë të ndjenjave, në bazë të instinkteve, apo në bazë të parimeve të drejtësisë. Të gjithë fëmijëve të shkollës iu dha nga një pyetësor në të cilin bëheshin këto pyetje: 1. A mendoni se duhen dënuar ata që prodhojnë drogën? 2. A mendoni se duhen dënuar ata që shpërndajnë drogën? 3. A mendoni se duhen dënuar ata që përdorin drogën? Të gjitha këtyre pyetjeve nxënësit e vegjël iu përgjigjën me një “po”. Për ta, të gjithë këta njerëz duhej të dënoheshin. Pyetja e fundit që u bëhej nxënësve ishte: Në qoftë se prodhuesi, shpërndarësi apo përdoruesi i drogës është: babai, vëllai, kushëriri apo shoku juaj, a mendoni se duhet dënuar? Kësaj pyetjeje gati të gjithë nxënësit iu përgjigjën “jo.”
Të vijmë aty ku e lamë:
Veprimet e gjermanëve të sotëm, ndonëse shtypi shqiptar i përshëndeti, janë ende krejt të pa perceptueshme për mendësinë, kulturën dhe ndjenjat tona. Duhet të jesh njeri me kulturë të vlerësimit suprem të së vërtetës, me kurajë morale dhe me ndjenja të forta fetare që të veprosh në atë mënyrë, gjëra që te ne ende mungojnë. Sjellja e gjermanit, e djalit të nazistit, në mediet shqiptare u interpretua më shumë si një dëshmi e fajësisë së gjermanëve, si një rast i pafajësisë së partizanëve, si një rast për të vënë në dukje martirizimin e banorëve të fshatit, sesa si një vepër e shkallës më të lartë të karakterit moral të gjermanëve të sotëm, si një dëshmi e denazifikimit të Gjermanisë së sotme. Ky veprim, përveç të tjerave, duhej të shërbente edhe për të bërë të mendonin mirë pasardhësit e kriminelëve komunistë që kanë persekutuar, torturuar e vrarë mijëra shqiptarë gjatë sundimit të tyre dhe t’i bënte të vepronin edhe ata si gjermani dhe si gjermanët. Këtu nuk kam parasysh pasardhësit e familjes së Enver Hoxhës, të cilët edhe sot e kësaj dite janë të bindur se sistemi kriminal që krijoi e zbatoi i pari i tyre ishte më i miri e më humani në botë, as ata që ishin dhe mbetën komunistë e mizorë, por kam parasysh njerëz të tillë si Gramoz Pashko, si Ardian Klosi, si Bashkim Shehu, si Edi Rama e shumë e shumë të tjerë si këta, të cilët e paraqitën dhe e paraqesin veten si demokratë, si kritikë të ashpër sistemit komunist, si kritikë të atij sistemi mizor e gjakatar, si kritikë të atij sistemi që ndërtuan dhe mbajtën me gjak prindërit e tyre të cilët persekutuan, dënuan, torturuan dhe vranë njerëz krejtësisht të pafajshëm.
Do të thoni ju, mirë të tjerët, por ç’ne Edi Rama, i ati i tij nuk ka qenë as gjykatës, as prokuror, as hetues kriminel, as anëtar i ndonjë skuadre pushkatimi, as spiun sigurimi, ai ka qenë artist. Po është e vërtetë, por ai ka qenë edhe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe si i tillë ia donte posti të vinte firma vdekjeje për persona që do të ekzekutoheshin. Do të thoni ju përsëri se firma e tij ka qenë formale, se ata që ishin caktuar për t’u vrarë, do të vriteshin me apo pa firmën e tij. Po. Kjo është e vërtetë, por ai megjithatë mban përgjegjësi. A e dini se me ç’kusht mori përgjegjësinë e të qenit anëtar i regjencës gjatë kohës së pushtimit gjerman Patër Anton Harapi? Përveç të tjerave ai vuri kushtin që të mos pritnin prej tij asnjë firmë për dënimet me vdekje.
Do të thoni prapë: sa para bën, si të kërkojnë ndjesë si të mos kërkojnë ndjesë pasardhësit e kriminelëve, ata që u çuan drejt vdekjes nuk do të ngjallen. Po edhe kjo është e vërtetë: ata nuk do të ngjallen, por pasardhësit e kriminelëve do të tregonin me atë rast se nuk ishin si prindërit e tyre, se ata tashti janë të ndryshëm prej tyre, se ata kanë kryer brenda vetes dekomunistizimin, se atyre u vjen vërtet keq për ata që masakroi komunizmi. A dini se ç’thoshte Gandi për lutjen? Lutja që bën dikush, nuk ndryshon planet e Zotit për të, por ndryshon vetë atë që lutet. Edhe kërkesa e ndjesës nga pasardhës të kriminelëve nuk do të ç’ bëjë atë që bënë paraardhësit kriminelë, por do të ndryshojnë vetë ata që luten për ndjesë, njeriun e sotëm, fëmijën e prindit kriminel.
New Jork, nëntor 2014 ILIR HASHORVA
PERMBYTJET- STINA E PESTE SHQIPTARE
*Në fushën shqiptare, janë ndërtuar vila, me avlli dhe mure të betonuara , biznese , punishte , pa pasur as një fletë të shkruar. Është asfiksuar krejt vendi/
*Të vetmit që nuk duan ta kenë të qartë shkakun e përmbytjeve janë politikanët shqiptarë të të gjithë ngjyrave, që grinden për gjëra të pa rëndësishme dhe kur vjen puna për marrvëshjen e pa diskutushme, të rregullimit të territorit fjalosen si gratë llafazane të mëhallës ./
Shkruan ILLO FOTO/ NEW YORK/
Ndërtimi i reliefit shqiptar i presupozon përmbytjet aksidentale . Ka më shumë se një dekadë, që zona më e begatë e vendit përmbytet masivisht , vit për vit , sikur pëmbytja të jetë një stinë,që vjen pa trokitur.Ishte rastësi, që nuk pati përmbytje masive, në vitin 2013.
Në datën 18 Nëndor 2014 u regjistrua një përmbytje masive , me jetë njerzish të humbura.Situata shqiptare e përmbytjeve , duhet të shqetësojë cdo shqiptar , qoftë shkakëtar, gazetar ose vuajtës i përmbytjeve të përsëritshme.
Kush pa njoftimet e shtypit , të datës 19 Nëndor , krijoi përshtypjen e pa ndryshuar se përmbytjet në Shqipëri janë pasojë e shkatërrimit të rrjetit kullus dhe e ndërtimeve të pa ligjshme , që janë kryer në fushë , gjatë këtyre dy dekadave e gjysëm . Këtë e thanë të tërë fshatarët e dëmtuar nga prmbytjet dhe jo vetëm ata . Njerëzit e vetëm, që nuk duan ta kenë të qartë shkakun e përmbytjeve janë politikanët shqiptarë të të gjithë ngjyrave, që grinden për gjëra të pa rëndësishme dhe kur vjen puna për marrvëshjen e pa diskutushme, të rregullimit të territorit fjalosen si gratë llafazane të mëhallës .
Ka apo nuk ligj në Shqipëri , për ruajtjen e funksionalitetit të tokës bujqësore , pak më intereson . Ka një ligj botëror : Në fushë nuk mund të ndërtosh as një qymez për pula, po qe se nuk siguron leje ligjore . Në vazhdim të kësaj , dënohet një lloj edhe kush lëshon leje të pa ligjshme .
Në fushën shqiptare, janë ndërtuar vila, me avlli dhe mure të betonuara , biznese , punishte , pa pasur as një fletë të shkruar. Është asfiksuar krejt vendi . Simbas disa shkrimeve, jasht truallit , në fushë , janë 300 mijë , por mund të jenë dhe më shumë ndërtime , që gjithnjë janë të pa ligjshme . Këtu nuk mund të ketë dualizëm : Të prishen ose jo.
Prishja e tyre është vonuar shumë. Duhet t’i prishin vetë pronarët kontravajtës , që e kanë bërë vitin shqiptar me 5 stinë. Për qef të zotrinjve pseudopronarë x dhe y , nuk mund të vihet në diskutim ekzistenca e vetë fushës dhe venbanimeve historike , që janë ngritur mbi të. Janë të pa shembullta ndërtimet e pa ligjshme , që janë ngritur në Shqipëri .
Në Kosovë ka ndërtime të jasht ligjshme , por rrezikojnë pak ose aspak kullimin dhe ujitjen . Shumica e tyre mund të tolerohen , ndërsa në Shqipëri shumica dërmuse e ndertimeve të fushës , nuk tolerohen. Duhet të pranojmë se kostua financiare e e prishjeve të ndërtimeve është e madhe , por kostua e gjendjes aktuale të fushës është me shifra të pa lexushme .
Qe nga viti 1957 , qe konsiderohet viti i kooperativizmit dhe deri sot , qeverrite shqiptare , qe kane zevendesuar njera tjetren , nuk i kane thene popullit realitetin bujqesor , por e kane zbukuruar ate . Kete po ben dhe Ministria aktuale e bujqesise , qe nuk na thote sa toke mbetet pa mbjelle dhe pse . Kete fakt dhe aq me pak synimin per reabilitim nuk e ze ne goje Ministri , qe gjoja menazhon token dhe ujrat e Shqiperise . E verteta e hidhur eshte fakti qe fusha bregdetare eshte teresisht jasht parametrave teknike te funksionimit . Behet fjale per nje fushe me sensibilitet te larte.
Kjo fushe eshte pasuria e pa lujtshme me e madhe e vendit dhe duhet shpetuar me cdo kusht . Deri me sot nuk e ka degjuar kush sinjalin “sos” , qe kjo fushe po e thote me ze te larte . Une nuk pretendoj se jam dikushi dhe mund te jap mend , per punet , qe jane te preokupuar politikanet tranzitive, por nje gje e di mire dhe me siguri : Po qe se nuk risistemohet Ultesira bregdetare shqiptare , vendi nuk gjen qetesine e domosdoshme ekonomike, sociale dhe gjeografike . C’dua te them me kete te fundit , gjografike . Dua te them se jane ne rrezik te permbyten ne menyre te pa kthyshme disa vendbanime , ndoshta dhe qytete .
Ultesira bregdetare eshte e Shqiperise , por eshte edhe e Europes . Fondet , qe duhen per te reabilituar Ultesiren bregdetare jane aq te medha , sa vetem Europa mund t’u dali per zot .
Ditet e fundit bene nje marrveshje historike , Amerika dhe Kina , per te investuar per ndryshimet klimatike , qe rrezikojne kataklizma globale . Te ne keto ndryshime kane ndodhur . Fusha eshte jasht funksionit dhe jo pak , por gat ¼ e siperfaqes bujqesore te vendit . Eshte nje kataklizem Ballkanik dhe Europjan . Per kete kataklizem nuk jane ndergjegjesuar politikanet shqiptare dhe s’ka si t’u kete rene ne mend te kerkojne ndihmen e Europes , ndoshta dhe te OKB se .
Konfiguracionit te reliefit, i vjen ne ndihme mungesa e sistemit te rregullt inxhinjerik siperfaqesor . Te dy faktoret te bashkuar , i bejne permbytjet e Ultesires bregdetare , fenomen rutine, ose stina e 5 vitit . Ketyre faktorve specifike i bashkohet edhe faktori i ngrohjes globele . U permbyt Serbia dhe Bosnja , vitin e kaluar, qe nuk i njohin permbytjet historikisht .Po te ishin vetem konfiguracioni gjeografik dhe ngrohja globale , do t’i prisnim permbytjet me gjakftoftesi , por situaten e ben emergjente mungesa e sistemit te kullimit unik siperfaqesor , te nje ultesire , qe ne disa kuota eshte nen nivelin e detit .
Shumica e kesaj toke , ka mbetur djerr , per dekada dhe nuk dihet per sa vite do te mbetet ende, ne gjendjen aktuale te mjeruar .
Kesaj pjese te reliefit shqiptar , nuk mund t’i kthehet asgje nga sa i ka humbur , po qe se nuk kufizohen permbytjet . C’eshte bere , nga Qeverria aktuale , per t’i dale perpara agresivitetit te permbytjeve ? Asgje , vec vullnetit te mire, per t’i kufizuar ato . Nje vit Qeverri socialiste e unifikuar ; Ultesira bregdetare eshte po ajo qe eshte trasheguar nga Qeverria para ardhese , duke pritur permbytjen e radhes . Jemi ne metoden shqiptare te vazhdimesise .Mbivleresohet rroli i hidrohorve , por funksioni i tyre eshte gjithnje e me i vogel , po qe se uji nuk percillet nga te tera pikat fillestare te fushes .
A mund te ishte ndryshe gjendia aktuale e Ultesires bregdetare ? Kete pergjigje duhet ta japin ata , qe kane marre persiper detyren e qeverrisjes .
Rrjeti kullus inxhinjerik , per t’u reabilituar , kerkon miliarda $ , gje qe nuk mund te realizohet me buxhetin modest , qe akordon Qeverria per bujqesine dhe mjedisin shqiptar . Duhet tjeter zgjidhje .
Ministria e Bujqesise nuk beri ndonje ekspozim se cila ishte gjendja e tokes bujqesore dhe e ujrave, per Ultesiren bregdetare, kur filloi punen si Ministri e tokes dhe e ujrave . ajo mori celsat e zyrave , qe jane ne bulevard dhe kaq. Ky eshte veprim shume formal , karshi marrjes ne dorezim te tokes dhe ujrave , qe jane pasuri pa magazine dhe pa celes . Aktualisht dhe tere kete ¼ shekulli , toka dhe ujrat shqiptare jane jasht kontrollit te pronarve dhe jasht kontrollit te shtetit . Ndertimet e pa ligjshme e kane kthyer fushen e Shqiperise ne truall ndertimi , pa rregulla , pa sistem kullus , pa rruge te perbashketa , pa sitem te mbledhjes te ujrave te zeza . Ky eshte nje mish-mash , qe nuk e gjen as ne parahistori.
Ndertimet e jashtligjshme rrezikojne mbytjen e qyteteve , sepse fusha konsideroht e permbytur ne menyre permanente. Si guxoj ta them kete ? Po te qe se fusha nuk do te ishte e permbytur , do punohej . Jane mbi 200 mije Ha. qe nuk punohen c’do vit , per ¼ shekull. A ka zot ky shtet ? Te gjitha qytetet bregdetare dikur jane permbytur dhe mbi to jane ndertuar te tjera . Kete e verteton arkeollogjia .
Nepermjet nje studimi shume te holle dhe shkencor , Europa dhe Amerika duhen te informohen per kete realitet te brishte tokesor te brgdetit tone . Per kete situate mjedisore kercenuse , duhet te kete dieni edhe OKBja . Lufta kunder terrorizmit dhe ajo , per mbrojtjen e mjedisit , perbejne detyren kryesore te shoqerise se sotme progresiste , ne mbare Globin .
Shqiperia nuk eshte as e Qeverrise as Ministrise se bujqesise , por keto organizma mbajne pergjegjesi direkte , per ate qe eshte e sigurte , qe do te ndodhi dhe nuk kane alarmuar problemin , deri ne instancat me te larta administrative te kontinentit dhe te botes.
Do te varet si do te reagoje kjo Ministri , ne se do te mbetet ne histori si Ministria e evitimit , apo e vazhdimesise te permbytjeve. Nuk ka pse te druheni , per kete njoftim . Politikanet e viteve te tranzicionit kane deklaruar se gjithcka e kane bere me ndergjegje te plote . Askush nuk ka thene nuk e marr pushtetin , sepse ka detyra te renda . Sa here lene pushtetin , e kerkojne prape , duke gjykuar se pushteti eshte vetem torte, por faktikisht dhe mbi te gjitha, eshte perkushtim.
Aktualisht , nga ana bujqesore , fusha shqiptare , quhet e permbytur , deri sa nuk te lejon te hysh ne te, per pune . Kushti i pare , per te kufizuar permbytjet , deri ne eliminim , eshte kullimi perfekt siperfaqesor. Ujitja eshte problem me dytesor . Rrjetin inxhinjerik siperfaqesor , te Ultesires bregdetare shqiptare , mund ta financojne programe te Europes, Amerikes ose te OKB se , qe jane organizma shume sensitive ndaj deformimeve mjedisore . Praktikisht ne kemi nje mjedis te aksidentuar , qe me siguri matematike , pritet te thellohet.
Emergjencat civile , kane treguar gatishmeri te larte gjat permbytjeve periodike , qe dihet sa kane qene dhe nuk dihet sa dhe si do te jene , por vendi eshte ne emergjence te perhershme , sepse vete gjendia e fushes , ndihmon permbytjet, sa here bie shi.
Shkaterrimi i rrjetit inxjinjerik shqiptar , e konsideroj demin me te madh ekonomik , qe i eshte shkaketuar Shqiperise , perfshire dhe demet e luftes.Per kete problem madhor , kam shkruar shume here , pas vitit 2000. Nuk ka rendesi shqetesimi im , vecanerisht per kete rrast kapital . Bujqesia fillon dhe mbaon ne toke . Organet vendimarrse dhe ato shkencore , qe lidhen me kete problem, i karakterizon nje heshtje varri . Jo qe nuk bejne as nje perpjekje ta zgjidhin , por nuk e zene fare ne goje,ose ta perfshijne ne evidencatper ndjekje.
Nje indiferentizem i tille eshte i pa shpjegushem . Ne te tilla rraste thuhet se dembersit do t’i denoje historia . Ne kete rast nuk mund pritet denimi historik i shkaktarve . Per kete dem madhor kombetar , kam njoftuar edhe Prokurine e pergjithshme dhe jam gati te deshmoj, ne se ceshtja do te gjykohet, deri sa une jam ende gjalle .
Illo Foto / Studjus –NY – Nendor 2014
“Çlirimtarët”, pushteti, dhe gjaku në mes
Nga Sulejman GJANA*/
Festat e fundme lokale kushtuar “çlirimit” të qyteteve pa luftë dhe bilanc lufte, me “çlirimtarë” që hynin në qytete e krahina pas largimit të gjermanëve me shpejtësi – nëpërmjet mjeteve të motorrizuara, janë një tallje me bujën e “çlirimit” dhe heroikën që duhet të mbartë akti i çlirimit të atdheut nga çizmja e huaj.
Por “çlirimtarët” harrojnë se për “trimëritë”, si dhe për të gjitha bëmat e tyre të pretenduara gjatë LDB, ka patur asokohe dhe gjenden ende dëshmitarë okularë, të cilëve u kujtohet kënga e famshme satirike tepelenase, e pamohuar asokohe dhe e përcjellë brez pas brezi, strofa e parë e së cilës thoshte: “O lele erdhi gjermani, me makina të mëdha / Ne u fshehëm prapa ferrës, shyqyr Zotit që s’na pa / Se po të na kish parë, do të kishim bërë hata / Do ia kishim grirë mishin, do ia bënim pastërma…”.
Sa here që populli i pyeste “trimat” shallkuqë e yllkuqë se përse nuk i kishin rënë ndonjëherë dushmanit, merrnin përgjigje se “nuk kishim dyfekë e fishekë, ndaj e lamë të kalonte…, ja sa të sigurojmë dyfekët e fishekët, pastaj do të na shohë dushmani se kush jemi”.
I bindur se komunistët “çlirim” quajnë boshatisjen e territorit të Shqipërisë londineze pas tërheqjes strategjike të gjermanëve drejt Berlinit, nuk mund të jem aspak dakord me një poet-“patriark”, që pretendon se e ashtuquajtura Luftë Nac-çlirimtare “është faqja më e lavdishme në të gjithë historinë e popullit shqiptar”.
Bilanci tragjikomik i të ashtuquajturës “LuftëNac-çlirimtare”, me pjesën e tij komike nuk justifikon as 1 % të shifrave të trumbetuara nga historiografia komuniste për gjoja okupatorët e vrarë gjatë LDB. Ndërsa me pjesën e tij tragjike të masakrimit të shqiptarëve jokomunistë në Luftën Civile gjatë periudhës 1943-1944 dhe më pas, gjatë shtypjes së rezistencës spontane apo të organizuar, është dhe mbetet thjesht bilanc rrëqethës. Mbetet bilanc tragjik dhe rrëqethës për numrin 10 herë më të lartë të shqiptarëve-viktima të një lufte absurde vëllavrasëse, në krahasim me okupatorët e vrarë. Dhe për këtë, meritën e vetme e të padiskutueshme e kanë komunistët shqiptarë me në krye themeluesit serbë të PKSH-së, që ishte thjesht një shtab i ri agjenturor i serbëve në kushtet e reja.
Pasi u mundën menjëherë dhe tepër shpejt në betejat e rezistencës së Prillit 1939, nga një prej fuqive më të mëdha të kohës e me pretendime të kahershme territoriale ndaj Shqipërisë londineze, por sidomos pas tradhtisë së pashoqe nga Fuqitë e Mëdha dhe Lidhja e Kombeve, shqiptarët e paarmatosur ranë shpejt në grackën e premtimeve për bashkimin e trojeve të tyre etnike nën Perandorinë e Italisë.
Pas aktit të pushtimit, natyrshëm filloi procesi i administrimit të trojeve shqiptare, tashmë nën “Perandorinë e Romës së Tretë”. Proces ky në të cilin u përfshinë si administratorë shumë irredentistë, që e menduan kolaboracionizmin si zgjidhja më oportune në kushtet e krijuara, me argumentin: të shpëtohej me çdo kusht ç’kish mbetur, sepse Shqipëria duhej doemos të mbijetonte atëkohë e të jetonte përjetësisht. Ajo ishte sipas tyre kryekauza dhe kryearsyeja; ndërsa atdhetarët duhet të ishin veçse kurbanë në altarin e saj. Përveç pakicës së arrivistëve të paskrupuj dhe inatçorëve të pandreqshëm me Mbretin Zog, fatkeqësisht shumica e pranoi kolaboracionizmin vetëpërbaltës “për të garantuar mbijetesën e atdheut dhe kombit”.
Mbretërorët shqiptarë e kundërshtuan me armë pushtimin dhe politikisht e diplomatikisht kolaboracionizmin, por në kushtet e krijuara kjo rrymë duhej pranuar si realitet dhe me të duhej negociuar si faktor me peshë reale në politikën dhe qeverisjen e atëkohshme të vendit. Dhe ky proces politik duhej kryer gjithmonë në interes të çështjes kombëtare, që kish dalë në plan të parë, e që kërkonte lëvizje dhe zgjidhje inteligjente, gjatë luftës dhe më pas, në konferencën e ardhshme të Paqes.
Të joshur nga vetëqeverisja e lejuar prej shqiptarësh, por me një mëkëmbës-kujdestar të Fronit italian mbi krye, e sidomos të joshur nga investimet fillestare italiane dhe nga ideja e vetëvendosjes finale të popujve pas nënshkrimit dhe publikimit të Kartës së Atlantikut në fundvitin 1941 nga Ruzvelti dhe Çurçilli, irredentistët shqiptarë në qeverisjen e kohës arritën ta bindin në shumicë popullin shqiptar se ajo situatë e përkohshme duhej shfrytëzuar për bashkimin e trojeve etnike dhe kapërcimin e saj me kosto sa më minimale njerëzore e materiale. Por këtë ide dhe situatë nuk mund ta pranonin kurrsesi komunistët serbë e grekë dhe monarkofashistët serbë e grekë, të cilët,bashkë dhe veç e veç, u joshën dhe u mbështetën edhe nga Aleatët e Mëdhenj, gjithmonë në këmbim të kontributeve të tyre ushtarake kundër Boshtit, sidomos pas hyrjes në luftë të BS më 22 qershor 1941. Ndaj të alarmuar, serbët dhe grekët futën menjëherë në veprim veglat dhe aleatët-kolaboracionistë të cungimit të mëtejshëm apo zhbërjes përfundimtare të Shqipërisë – komunistët internacionalistë shqiptarë, të vetmit në të gjithë botën, që jo vetëm nuk ngritën kurrë rishikimin e problemeve të pazgjidhura territoriale, por asgjësuan kundërshtarët e tyre nacionalistë pikërisht për shkak të shpalljes së kësaj kauze.
Është dhe mbetet proverbial për nga saktësia, konkluzioni se zhvillimet shqiptare pas themelimit të PKSH, dhe sidomos pas ardhjes në pushtet të komunistëve, janë thjesht zhvillime logjike, të programuara nga jashtë e të zbatuara me përpikmëri nga seti më i përbindshëm agjenturor e antishqiptar që ka njohur ky komb gjatë gjithë historisë së tij.
Bilanci tragjik në jetë njerëzore dhe dëme materiale e shkatërrim të zhvillimit perspektiv bazuar në projektet dhe trendin e para LDB, realizuar nëpërmjet zbatimit barbar të Luftës Civile dhe më pas të Luftës së Klasave, nuk mundej dhe nuk do të ish i përmasave të arritura, nëse nuk do të zbatoheshin nga strukturat më të zeza agjenturore e antishqiptare: PKSH dhe Sigurimi i Shtetit. Dhe kur i bashkëngjit këtij bilanci edhe bilancin tragjik të gjenocidit dhe spastrimit etnik të shqiptarëve, prej armiqve historikë, në trojet e mbetura jashtë kufijve shtetërorë, bëhet e qartë se Golgota shqiptare ka qenë e programuar më së miri dhe me qëllime afatgjata.
Thënë shkurt, farën e Luftës Civile në Shqipëri e futën komunistët serbë, të cilët shfrytëzuan kolaboracionizmin komunist për të shfarosur kundërshtarët politikë dhe për të terrorizuar mbështetësit e tyre dhe mbarë popullin, në synimin për të marrë dhe siguruar pushtetin kolaboracionist të shqiptarëve filoserbë e filogrekë të Shqipërisë londineze. Dhe për të ilustruar këtë të vërtetë do të mjaftonte fjalia lapidare e shkëputur nga raporti që Miladin Popoviç i shkruante Titos pas zhbërjes me urdhër të tij të Marrëveshjes së Mukjes: “Druzhe Tito… Nacionalistët shqiptarë në Mukje, me vendimin për krijimin e Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë Etnike dolën hapur për luftë kundër popullit serb dhe atij grek, prandaj urdhërova denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes dhe shpalljen hapur të luftës kundër tyre, me të gjitha armët, deri në asgjësim të plotë…”.
Historiografia komuniste shqiptare nuk mund ta mohojë faktin se inkursionin komunist në Vlorë pas Aktivit të Partisë të majit 1942, e kryesoi Dushan Mugosha me agjutant Enverin, për eleminimin e Xhepit, Qorrit, Xhindit, Çakërrit dhe të gjithë krerëve të çetës “Plakë” të Vlorës. Dhe kjo jo “për shkak të devijacionit trockist”, por sepse këta krerë kishin shprehur hapur pikëpamje nacionaliste, pakënaqësi për drejtimin e PKSH nga serbët dhe sidomos pakënaqësi për angazhimin në drejtimin e Lëvizjes komuniste në këtë zonë të mbarë klientelës proserbe të diskredituar publikisht të ish konsullatës jugosllave në Vlorë të fillimviteve‘20-të. Bërthamë agjenturore kjo që ish goditur nga shteti zogist pas zbulimit dhe dështimit të kryengritjes proserbe të Vlorës në vitin 1932, dekonspiruar asokohe bashkë me financimin serb dhe platformën agjenturore, në gjyqin special, nga rebeli i penduar Myqerem Hamzaraj.
Pas eleminimit me gjak të “fraksionit” të Vlorës, drejtimin e Lëvizjes komuniste atje e mori personalisht Dushan Mugosha, që qëndroi afro 18 muaj në Vlorë, ku rekrutoi edhe agjentët që u emëruan si drejtues të lartë në Tiranë dhe si atashehët e ambasadorët e parë të Shqipërisë komuniste në Beograd. Më pas, që të gjithë, u hierarkuan në majat më të larta të shtetit komunist shqiptar, por kryesisht në aparatin politik të PKSH, si dhe në drejtimin e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Mbrojtjes.
Dushan Mugosha në Vlorë, pasi rekrutoi si agjentë gjithë drejtuesit e lartë lokalë të PKSH dhe të njësive partizane, ngriti kursin për përgatitjen e xhelatëve dhe atentatorëve, që kryen tortura monstruoze dhe vrasje pas shpine e të hapura të elementëve kundërshtarë dhe familjarëve të tyre, duke mos kursyer as gratë, pleqtë dhe fëmijët e porsalindur. Do të mjaftonte për këtë dëshmia e Xhelal Staraveckës, që ka pohuar se, në prani të drejtuesve të lartë komunistë si Shahin Kadare etj. (afro 15 vetë), Dushan Mugosha ka mbytur të rinj të pafajshëm me tortura, si demonstrim konkret për xhelatët, gjatë të cilave u ka nxjerrë viktimave sytë, u ka thyer të gjitha kockat dhe u ka prerë organet gjenitale dhe kokën, sipas të famshmit “Zakonik i Stefan Dushanit”, që përshkruante dhe normonte ligjërisht torturat mbi kundërshtarët e serbëve, qysh në mesjetën e hershme.
Ndër të rekrutuarit e parë si agjent serb dhe i listuar i pari prej Mugoshës ndër 5 themeluesit e Sigurimit të Shtetit, ka qenë drejtuesi komunist në krahinën e Kuçit, Xheladin Beqiraj (Karadaku). Me urdhër të tij e të Tasim Alikos me shokë, komunistët kanë vrarë me akuza të pavërtetuara për “tradhti” kundërshtarët ballistë dhe kanë masakruar e kanë shuar familjarisht të akuzuar të tjerë, ndër të cilët edhe pleq, teksa “armiqve” dhe foshnjeve u kanë prerë kokat dhe ua kanë treguar ato fshatarëve, për t’i terrorizuar.
Historianët komunistë e kanë fshehur të vërtetën për masakrën që Mehmet Shehu kreu mbi 74 ballistë të zënë robër në fshatin Matjan të Lushnjës, e të cilën Fiqiretja e pohon me letrën dërguar Dushan Mugoshës, ku shkruan: “I dashur shoku Duq! Po të bëj me dije lajmin e gëzueshëm të ekzekutimit të 74 ballistëve në fshatin Matjan të Lushnjës. Mehmeti të ekzekutuarit i përzgjodhi paraprakisht në shumicë të besimit mysliman, ndërsa dhjetëra të tjerë të besimit ortodoks i fali dhe i dërgoi në shtëpi. E si mund t’i ekzekutonte ata fshatarë të gënjyer, që ishin të besimit ortodoks, pra të të njëjtit besim me atë të popullit të shtrenjtë e të lavdishëm serb?…” (Gjaku i tradhtuar – Vladimir Dedijer, Zagreb, 1949).
Të tilla krime monstruoze komunistët kanë bërë në të gjithë Jugun e Shqipërisë, para dhe pas kapitullimit të Italisë, madje deri edhe në prag, e pas “çlirimit” të vendit.
Historianët komunistë për 50 vjet ua fshehën shqiptarëve faktin se salla e Kongresit të Përmetit ishte mbushur, brenda dhe jashtë, me foto të Titos, dhe se Hoxha në këtë kongres lexoi raportin e shkruar nga Miladini. Fakt të cilin Popoviçi ia raportoi Titos, krahas emrave të koduar dhe karakteristikave të udhëheqjes së re komuniste.
Gjithashtu u fsheh për 50 vjet fakti i sulmit të koordinuar me 3 brigada partizane shqiptare dhe 2 brigada partizane maqedonase kundër fortifikatave të Halil Alisë dhe nacionalistëve dibranë në Fushë Aliaj dhe Maqellarë, dhe më pas kundër atyre të Xhemë Gostivarit në Gostivar, fundi i të cilëve ishte parashkruar nga propozimet dhe korrespondenca midis Titos, Tempos dhe Miladinit.
Me këtë rast komunistët, të cilët i kanë përjetësuar heroizmat e tyre kundër shqiptarëve në këngë, improvizuan këngën e famshme me vargjet e njohura: “Ngrije këmbën hidhe këmbën, Dibrës o t’i bëjmë t’ëmën”. Këngë të cilën e përshtatën dhe kënduan edhe në Lumë, Kosovë e kudogjetkë, ku bënë masakra mbi shqiptarët.
Ishte Miladin Popoviçi ai që urdhëroi goditjen me artileri të rëndë dhe topçinj italianë, nga kodrat e fshatit Priskë, të Pallatit Mbretëror ku u mbajt kuvendi i Asamblesë Kushtetuese në Shtator 1943, që shpalli Këshillin e Naltë të Regjencës, emërimin e qeverisë dhe krijimin e shtetit shqiptar me sovranitet edhe mbi territoret e Shqipërisë Etnike, konform Kartës së Atlantikut. Të nesërmen komunistët shpërndanë me trakte e myzhde lajmin me titull: “Ja si i përgjigjet populli Asamblesë tradhëtare, me top” !!!
Për të bërë terror mbi popullsinë civile dhe për të çuar në vend urrejtjen për Matin zogist, të cilin serbët kurrë nuk e shkelën dot, e jo më ta pushtonin, në gusht të vitit 1944, Mehmet Shehu shfrytëzoi pretekstin e vrasjes së dyshimtë të një partizani të Brigadës I gjatë marshimit pranë fshatit Val të Martaneshit, për të masakruar 22 burra e gra të pafajshëm.
Disa ditë më vonë, Shefqet Peçi, në krye të Brigadës V, duke shfrytëzuar vdekjen e një partizaneje të plagosur prej shumë ditësh diku tjetër e me plagë të infektuar, të cilën gratë e fshatit Kurdari e mjekuan si vajzën e tyre, masakroi 24 burra e gra të pafajshëm të Kurdarisë zogiste të Dyle bej Allamanit, që ishte mik i Mbretit Zog, i major Abaz Kupit dhe oficerëve të Misionit britanik Bill Maklin, Dejvid Smajli dhe Xhulian Emeri, atashuar pranë Shtabit zogist të A. Kupit. Partizanja e gjorë, në prag të vdekjes, duke e njohur zellin vrastar të komunistëve, pasi la amanetet, u kërkoi nënave dhe motrave kurdarase që “t’i fshihnin burrat dhe djemtë”, pasi do t’ua pushkatonin, por ata nuk e besuan, pasi kujtuan se po flet përçart në grahmat e fundit, por gabuan…
Një muaj më vonë, sërish një partizane e Brigadës V të Shefqet Peçit, e plagosur dhe e mjekuar nga nënat dhe motrat lumjane të fshatit Buzëmadhe, u tha atyre që të mos i lejonin burrat dhe djemtë të shkonin në takimin ku i kish thirrur Peçi, por përsëri gabuan. E përse të dyshonin, kur u kishin shtruar partizanëve bukë e jatakë, me zemër të bardhë e me të gjitha gostitë e festës së Bajramit?! Gabuan që besuan të vetëshpallurit “vëllezër të serbëve” dhe e paguan me jetët e 22 djemve e burrave të pafajshëm, të cilët u akuzuan se kishin vrarë nipin partizan të Peçit, Hysen Cinon. Natyrisht që po i akuzonin padrejtësisht, për një vrasje që ishte kryer larg fshatit të tyre dhe në rrethana të dyshimta. Dhe përsëri, mbi kufomat e tyre u këndua kënga: “Ngrije këmbën, hidhe këmbën, Lumës o t’i bëjmë t’ëmën”. Tamam si kënga me sharjen fyese për nënat dhe gratë shqiptare, kënduar nga neoçetnikët dhe paramilitarët e Arkanit në Stadiumin “Partizani” të Beogradit më 14 tetor 2014. Ngashmëri e frikshme kjo në stilistikën e krimeve dhe të fyerjeve e përdhosjeve, midis komunistëve shqiptarë të LDB e të kohës së pushtetit, me vëllezërit e tyre të idealeve, serbët.
Thuhet se masakrat në Buzëmadhe e në fshatrat e tjera të Lumës, Peçi i bëri me urdhër dhe në përmbushje të porosisë së serbëve, të cilët po realizonin me dorën e shqiptarëve amanetin e të parëve për hakmarrje ndaj Lumës dhe lumjanëve, që në betejat e qëndresës kundër pushtuesve serbë në vitin 1912 i kishin shkaktuar armikut shekullor mijëra të vrarë.
Në shtator 1944, zv/komandanti i forcave partizane të Kosmetit, Mehmet Hoxha, urdhëroi arrestimin e nënkryetarit të Organizatës Kombëtare Lëvizja e Legalitetit – OKLL, të zgjedhur në Kongresin e Zall Herrit, Patër Lekë Luli, brenda territorit shqiptar, në Iballë të Pukës. Mehmet Hoxha e masakroi personalisht Patër Lulin, sipas traditës dhe Zakonikut serb të Stefan Dushanit dhe metodave të mësuara nga instruktori Stefan Dushan Mugosha, me prerje gjymtyrësh dhe nxjerrje të syve, duke ia kujtuar në shpirtdhënie Mbretin e Shqiptarëve, Shqipërinë Etnike dhe Mukjen, për çka njoftoi me ngazëllim Titon, që ia shpërbleu duke ia vulosur karrierën në Jugosllavinë komuniste.
Historiografët komunistë nuk mund ta fshehin faktin e mbytjes në tortura dhe më pas zhdukjes së qindra intelektualëve antikomunistë të Tiranës, në bodrumet e Hotel Internacional nga 16-20 nëntor 1944. Gjithashtu, nuk mund të mohojnë burgosjen dhe internimin e qindra familjeve pronare të 804 vilave të sekuestruara në Tiranë nga ata që e mbuluan me flori LANÇ-në.
Po kështu vepruan “çlirimtarët” në të gjitha fshatrat e qytetet e veriut të Shqipërisë për të krijuar terror dhe nënshtruar gegët nacionalistë, antikomunistë dhe antiserbë.
Pas “çlirimit” të Shkodrës mbeti pa u “çliruar” Malësia, që rezistonte me Prekë Calin në krye. Tirana mori urdhër nga Beogradi dhe e ngarkoi Mehmet Shehun që të nënshtronte Malësinë dhe Prekë Calin. Shehu i kërkoi kreshnikut të dorëzohej. Prekë Cali refuzoi. U shpall alarmi dhe në ndihmë të Mehmet Shehut u dërgua edhe Brigada 23, teksa anën veriore të kufirit e zunë dy brigada komuniste malazeze. Kur Shehu i kërkoi Prekë Calit të dorëzohej dhe i premtoi “gjykim të drejtë”, kreshniku i Malësisë iu përgjigj: “Ma trego se je shqiptar sikur thue, tuj hjekë prej ushtrije trobojnicën, nryshi nuk dorëzohem”. Por Shehu nuk mund ta hiqte trobojnicën sllave, ndaj sulmoi duke djegur mbarë Malësinë dhe duke dhunuar gratë e fëmijët e pambrojtur. Për të shpëtuar nderin e grave dhe jetën e fëmijëve, kreshniku u dorëzua bashkë me 15 bij e nipër, shumica nën 17 vjeç. Asnjë gjyq nuk u bë, të gjithë u masakruan, dhe amaneti i shkijeve për “varjen e Prekë Calit me konop” u çua në vend.
Ish xhelati sigurims Pjerin Kçira, vartës i Zoi Themelit, u tregonte me mburrje shkodranëve se shefi i tij njëherë ishte vonuar në një zijafet, pasi kish mbytur në tortura një “armik”. Kur kish shkuar tek shokët i rraskapitur e me duar të përgjakura, u kish thënë se e kish lodhur për vdekje njëri që, në vend të rënkimeve, thoshte “Rroftë Shqipëria Etnike”. Të gjithë shokët i kishin thënë njëzëri “Sa mirë ia bëre tradhëtarit, tani shef hajde t’i pijmë dollinë”.
Gjatë viteve ’90-të, ish shifranti personal i Enver Hoxhës, Dyl Kadesha, deklaroi publikisht në media se e kishte njoftuar personalisht Enver Hoxhën për të gjitha radiogramet e dërguara nga Hysni Kapo, Ramiz Alia e Shefqet Peçi, lidhur me masakrat serbe në Kosovë, pas çarmatosjes në mirëbesim nga partizanët shqiptarë…, përfshirë edhe Masakrën e Tivarit. Sipas Kadeshës, Hoxha ngazëllehej vazhdimisht nga njoftimet dhe në një rast kishte përqafuar Xoxen, duke u shprehur se “ky është fundi i tradhtarëve”.
Ata kurrë nuk u penduan se vranë e prenë bashkatdhetarët me bindje të ndryshme politike në luftën për pushtet, ndonëse në shumicë ishin të paarmatosur. Ata kurrë nuk u penduan dhe nuk kërkuan ndjesë që mbytën me uri mbi 400 foshnja dhe qindra fëmijë e të rritur në “Aushvicin” e Tepelenës si dhe masakruan e zhdukën mijëra Shqiptarë në të gjithë vendin, gjatë dhe pas “çlirimit”. Madje Shefqet Peçi, para 20 vjetësh, deklaroi se jo vetëm që nuk ishte penduar, porse përsëri do të bënte të njëjtat masakra në Lumë e Kurdari kundër “armiqve reaksionarë”.
Ndaj dhe në këtë prag jubileu të 70 vjetorit të “çlirimit”, nëpërmjet Iliriana Spiro Kolekës, bash tek ministria e Kulturës dhe me financimet e saj, enveristët e papenduar u përgjigjen me vargje: “Ku shkove o Enver…/ ata që bashkë me ty luftuan, po të thërrasin…/ ata lëshojnë rënkime, ku je, kur do të kthehesh…”. Dhe këto ditë rënkimet e tyre kalojnë murët e çdo ministrie e çdo institucioni të shtetit duke i kujtuar popullit, anembanë vendit me ceremoni dhe portrete, se misioni akoma nuk ka mbaruar.
* Autori është Kryetar i PLL/
- « Previous Page
- 1
- …
- 863
- 864
- 865
- 866
- 867
- …
- 974
- Next Page »