• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qeveria e re e Kosovës

June 30, 2014 by dgreca

Nga Uk LUSHI/
Zgjedhjet e Përgjithshme të 8 qershorit në Republikën e Kosovës proceduralisht u zhvilluan shkëlqyeshëm. Qytetarët (si ata që votuan si ata që nuk votuan) qëllimshëm prodhuan një rezultat i cili nuk përcakton fitues të pastër. Me deklarimin shatra-patra të vullnetit të tij populli i Kosovës u ka dërguar skalioneve politike vërejtje serioze se nuk janë duke punuar mirë dhe nëse nuk përmirësohen, shumë shpejt dhe pa paralajmërim, mund të hidhen në koshin e të kaluarës dhe turpit politik.
Mirëpo kastat politike të Kosovës, në vend se të reflektojnë për metoniminë e pakënaqësisë popullore, akoma pa u bërë certifikimi i numërimit të votave, nisën një lojë politike prozaike dhe të paskrupullt. Tash për tash, kundruall qëndrojnë dy taborë xhindosja e të cilëve me njëri-tjetrin është brengosëse. Në njërën anë janë rreshtuar PDK me një grumbull partiçkash, kurse në tjetrën janë fortifikuar LDK, AAK dhe Nisma, me Lëvizjen Vetëvendosje në prapavijë.
Partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje demokratike natyrisht që e kanë të drejtën e patjetërsueshme të afrohen dhe lidhen me cilëndo organizatë politike që duan, por çdo subjekt politik është i obliguar të marrë parasysh edhe pasojat për vendin të çdo veprimi që bën e, bile, edhe që nuk bën. Pasojat e lëvizjeve politike bëhen jashtëzakonisht të rëndësishme veçanërisht kur ka ngërç në sistemin politik. Përfaqësuesit e zgjedhur në një shoqëri demokratike nuk duhet kurrë të bëjnë pushtetin prioritet mbi shtetin. Lojërat taktike për fuqi pushtetare mund t’i kushtojnë Kosovës shumë dhe duhet të ndalohen përnjëherësh. Patriotët e vërtetë kontribuojnë jo vetëm kur kanë pushtet, por edhe në opozitë.
Vendi ynë ka probleme të rënda që mund të na eksplodojnë në duar çdo çast. Nuk kemi kohë për byrytje ambiciesh të papërmbajtura dhe intriga të poshtra. Republika e Kosovës nuk e ka përfunduar përpjekjen e madhe të shtet-ndërtimit. Fqinja jonë në veri-lindje, Serbia, ende mundohet t’i realizojë ëndrrat e saj hegjemoniste, paksëpaku pjesërisht, dhe, nëse i krijohet rasti dhe nëse lejohet, mund të tentojë të ndërhyjë në territorin tonë si Rusia në Ukrainë. Ekonomia është e lodhur dhe në nevojë për reformim formal dhe përmbajtjesor. Papunësia, varfëria dhe boshllëku i mosekzistencës së klasës së mesme rrezikojnë shpërthime sociale fatale. Bota dhe bashkësia ndërkombëtare, që ne e kemi për qejf t’i quajmë miqtë tonë— duke harruar se në marrëdhëniet e shteteve nuk ka dashuri por vetëm interesa— kanë probleme më urgjente se gjendja dhe meskinitetet e pjesës së madhe të pjellës politike të Kosovës dhe nuk na kanë në qendërvëmendje siç gabimisht beson një pjesë e popullit tonë. Në fund të fundit ne vetë duhet të arrijmë në stadin ku ndërkombëtarët duhet t’i mbajmë në distancë partnershipi për çështjet dhe aspiratat tona. Gjithashtu na duhet edhe një grimë kohë derisa vërtetë të kemi elita dhe politikanët nuk guxojnë që me veprime të papërgjegjshme të shtyjnë fillimin e punës së madhe që na pret të gjithëve. Shumë njerëz kanë dhënë mund, djersë dhe gjak që Republika e Kosovës të bëhet. Porse bërja nuk është e mjaftueshme. Republika duhet të forcohet dhe çimentohet si mekanizëm i përhershëm i popullit të Kosovës.
Sido që do të ndodhë, Kosova assesi nuk do të mbetet pa qeveri. Mirëpo kjo kohë e kërkon një qeveri të re ndryshe. Momenti dhe zhvillimet politike, pavarësisht cili grupim e merr mandatin zyrtar ta formojë ekzekutivin, kushtëzojnë një qeveri mikse— gjysma me politikanë dhe gjysma me ekspertë dhe teknokratë. Politikanët kanë nevojë për ekspertët sepse tashmë është e qartë që nuk e kanë kapacitetin të zgjidhin problemet që janë bërë stivë, ndërkaq ekspertët i nevojisin politikanët sepse nuk posedojnë legjitimitetin zgjedhor dhe mbështetjen e infrastrukturës partiako-politike. Qeveria e re me këtë kombinacion do të ketë pushtetin për një periudhë kalimtare ndërsa do të prishë klientelizmin dhe status quo-në që e ka përfshirë Kosovën në vitet e fundit dhe njëkohësisht do të godasë vatrat e korrupsionit dhe istikamet e forcave që kanë shfrytëzuar shtetin për interesa të ngushta. Dihet që qytetarët e Republikës së Kosovës janë më të izoluarit në Europë dhe kjo katastrofë duhet kthyer në vendosmëri që agjenda e integrimeve kombëtare dhe europiane të përshpejtohet. Së fundmi, angazhimi kryesor i këtij ekzekutivi të ri me politikanë me autoritet dhe profesionistë të ditur duhet të përqendrohet në përgatitjen e Republikës për zgjedhjet e ardhshme dhe transfuzionin e klasës politike me kuadro të afta dhe përgjegjshme.
Kosova ka personalitete me zotësi si brenda shtetit ashtu edhe në Diasporë. Populli ynë ka pasur suksese të mëdha në luftën për lirinë e Kosovës pikërisht pse arritëm të mobilizojmë krejt kapacitetet njerëzore dhe materiale si popull. Kosova demokratike dhe vend i mundësive për të gjithë ka qenë ëndrra e heronjve dhe martirëve të saj që flijuan jetët e tyre dhe ajo është edhe ëndrra e shumicës sonë absolute.
Në çdo shtet me demokraci të mirëfilltë zgjedhjet parlamentare janë një ngjarje e gëzueshme. Qytetarët shkojnë në vendvotime për të kryer detyrimin dhe të drejtën e tyre më të rëndësishme. Populli i mrekullueshëm i Kosovës nuk do t’i falë më ata që u ka besuar me përfaqësim dhe pushtet. Është rasti i fundit që këtyre qytetarëve që kanë sakrifikuar përgjatë një jete njeriu t’u jepet një qeveri që do të krijojë bazën që qeveritë pasardhëse dhe të reja gjithmonë të gjejnë vendin më mirë se sa kur e kishin marrë nën kujdes atë qeveritë në ikje. Qeveria e vetme që mund ta ndryshojë kursin e deritanishëm të keq do të jetë një qeveri e re, e cila doemos duhet të jetë mikse.

Filed Under: Analiza Tagged With: e kosoves, Qeveria e re, Uk Lushi

SHQIPERIA,VEND I DENJE PER ANETARSIM NE BASHKIMIN EUROPIAN

June 28, 2014 by dgreca

Nga Sami Repishti*/
Ridgefield,CT.SHBA.- Sot, 24 qershor 2014, agjensite nderkombetare te lajmeve njoftojne se Ekzekutivi (Keshilli i Ministrave te Jashtem) i 28 vendeve anetare te Bashkimit Europian, vendosi unanimisht te jape per Shqiperine statusin e kandidatit per anetarsim ne Bashkimin Europian. Urime Shqiperi, urime!
Mbas pranimit ne NATO, qe siguron pavaresine dhe integritetin tokesor te atdheut tone, statusi i kandidatit sot, dhe ma vone anetarsimi i plote ne Bashkimin Europian, shenon hymjen e Shqiperise ne nji bote ku mbretnon paqa, shteti ligjor, demokracia, dhe ne nji perqindje te nalte edhe prosperiteti ekonomik e zhvillimi qytet nues i shoqenise shqiptare. Sukses i madh! Pergjegjsi akoma ma e madhe!
Bashkimi Europian (BE) ashte nji krijese politike e imponueme nga nevoja ekzistenciale: me pengue lufta te reja shkaterrimtare ne mes te shteteve fqinj.
Ideja e nji Europe te Bashkueme nuk ashte e re. Por ne vitin 1945, ajo u imponue si nji domosdoshmeni, “hic et nunc”, para se ciles mediokriteti arkaik heshti. Tue kalue neper nji proces te gjate por te kujdesshem, ne vitin 1951 u krijue CECA (konsorciumi franko-gjerman per qymyrin dhe çelikun) qe zgjidhi problemin qendror te landeve te para per nevoje lufte. Francezi Robert Schumann, fitimtar,i bani thirrje per bashkepunim gjermanit Konrad Adenauer, i mundun. Ishte ky nji hap qe nxori Gjermanine nga psikoza e disfates ushtarake, dhe e inkuadroi ate ne gjiun e Europes se lire. CECA ishte nji sukses i madh politik e ekonomik qe lidhi dy ish anmiqt e medhej europiane ne ndertimin e nji paqeje te qendrueshme ne Kontinent.
Rruga e gjate per formimin e BE-se kaloi me sukses faza te randesishme bashkepunimi dhe perparimi ekonomik e social qe forcuen themelet e demokracise ne Europen perendimore dhe, si rrjedhim, ushtruen nji influence vendimtare ne levizjet per liri qe u zhvilluen ne “Europen e grabitun” (M.Kundera) te perandorise sovjetike. Ne Berlin, ne Vroclav, ne Hungari, ne Prage, dhe ne Gdansk te Polonise, me levizjen Solidarnost, (1980) filluen te tronditen themelet e sovjeteve. Me 4 nandor 1989, rrezohet Muri i Berlinit, Gjermania ribashkohet (tetor 1990), dhe fillon ekzodi i pakontrollueshem i refugjateve anti-komuniste. “Europa e grabitun” kthehet ne gjiun e “Europes se Lire”!
Me vrasjen e Çausheskut, Rumani, edhe Shqiperia lekundet nga levizja heroike e studenteve tone (dhetor 1990) dhe pak muej ma vone diktatura komuniste 45 vjeçare rrezohet si nji keshtjelle prej karte nen peshen e deshtimit te mbrendshem politik, ekonomik e shoqenor. Gjate kesaj periudhe, asnji zhvillim europian nuk u “kuptue” nga komunistet shqiptare, kufoma te ngurrezueme qe nga viti 1945, tashma mase subjektesh robotike me mentalitetin e bindjes pa kondita ndaj PPSHse
Sot, Europa ashte e lire, e plote, demokratike, pa kufij-pengese dhe perballon te ardhmen me konfidence. Ligjet edhe rregulloret e ketij organizimi madheshtor jane te kodifikueme ne “acquis communautaire’-in voluminoz (me afer 85.000 faqe qe kerkojne te pakten dy vjet per nji lexim te kujdesshem…!)
***
“Europa” ka marre nji kuptim konkret ne Mesjeten e hereshme. Mbas dyndjeve barbare qe shkaterruen Perandorine Romake (476 AD),u ngrit ne Europe nji force e re, dinamike, me nji te ardhme premtuese: Krishtenimi. E prirun kah paqa dhe me predikim per dashuni per njeni tjetrin, besimi i ri rindertoi “shoqenine” europiane dhe “familjen” europiane. Tue denue dhunen e tue predikue faljen e fajit, krishtenimi zbuti atmosferen luftarake te fiseve barbare dhe krijoi premisat per nji shoqeni “te qytetnueme” Ai permbante ne vetevete cilesite e nji qytenimi qe u njoh si “christianitas”.
Manifestimi i plote i ketij qytetnimi u arrit ne vitin 800 A.D. me kunorezimin e Karlit te Madh (Charlemagne) ne Aachen, si Perandor i Perandorise se Shenjte Romake E ndertueme mbi baza morale, shenjtenimi i jetes se njeriut, denimi i dhunes dhe i poligamise, dhe mohimi i divorcit , Kisha Katolike Romane hodhi bazat e qendrueshme te shoqenise dhe te familjes europiane, berthame e qytetnimit te sotem perendimor.
Ky zhvillim ne drejtimin e duhun, me te gjitha peripecite, siguroi perparimin e Europes. Aty lindi dhe u zhvillue renaissance-a, humanizmi, iluminizmi francez, idete sociale …. . Ideja se “njeriu i lire” ashte vlera ma e madhe dominoi mendimin europian, dhe me te gjithe nacionalizmet, internacionalizmet dhe levizjet shkaterrimtare qe vorrosen “Europen e vjeter”, ne vitin 1945 . filloi ndermarrja historike e BE-se, e deshirueme nga te gjithe, dhe e perfundueme me Traktatin e Lisbones 13 dhetor 2007 (ratifikue 1 dhetor 2009).
Europa e sotme ashte nji Europe e lire, paqesore, demokratike dhe pa kufij pengese, nji Europe e vendosun me mbrojte e zhvillue ma tej te drejtat dhe lirite individuale te njeriut. Ajo qe mbetet akoma, ashte pranimi nga kombet e ndryshme me abdikue disa te drejta te sovranitetit kombetar ne favor te nji Europe politike ma te plote, super-nacionale, e formueme vullnetarisht me te drejta te barabarta. “Problemet qe Europa ka perballue ne keto pese vitet e fundit,- shkruente gazeta The New York Times me 22 maj 2014,- tregojne se nevoja per nji bashkim europian ashte sot edhe ma e madhe se asnjihere ma pare”.
Gjate te gjithe ketij itinerari europian me ngjarje te rendit te pare, Shqiperia jetoi e shkeputun me dhune nga forca te jashteme anmiqsore. Ne Mesjete, kryesisht nga invazioni ushtarak otoman qe shkaterroi vendin tone si ndeshkim per rezistencen shqiptare, dhe pengoi afrimin tone me Europe, deshira e madhe per kulture e perparim u ba e pamundeshme. Si rezultat, per afer pese shekujsh te gjate Turqia mbajti vendin tone si koloni ushtarake me rrjedhime negative per zhvillim, me shkeputje nga bota perendimore, dhe me reduktimin e Shqiperise ne nji krahine te humbun te Perandorise otomane, efektet e se ciles ndiehen akoma ne shoqenine tone sot te disorientueme.
Perseri, ne vitin 1945, nji kombinacion faktoresh negative, te mbrendshem dhe te jashtem, transformuen nji te ardhme premtuese ne nji katastrofe qe rrezikoi vete ekzistencen e vendit si pjese e shoqenise europiane. Komunizmi qe u vendos me dhune te skajshme ne Shqiperi, jo vetem qe trathetoi gjakun e deshmoreve te rame per lirine e atdheut, traditen tone kombetare per liri, por vrau pa meshire çdo perpjekje te mendjeve fisnike me qene pjese e Europes se qytetnueme. Vlerat kombetare te beses, mikpritjes, burrenise, nderit personal, dhe te pavaresise se individit ne shoqeni u zevendsuen nga nji sistem shtypes kriminal, i lindun nga genjeshtra, dhe i ushqyem me urrejtje, tratheti, spiunim, e dhune te skajshme…!
Ky zhvillim i mbrapshte ndoshta spjegon mungesen e nji “pranevere shqiptare” gjate 45 viteve te shtypjes komuniste, si dhe gjate zgjuemjes nga gjumi diktatorial. Kjo mungese tregon ekzistencen e te metave strukturale ne shoqenine tone civile. Ajo ma kryesorja ashte, per mendimin tim, humbja e frymes se bashkesise ne shoqeni, “empatia”, ne mes te qytetareve; si rrjedhim, ndjenja dhe bindja se grindjet dhe perballimet absurde qe torturuen Shqiperine qe nga dita e Pavaresise kombetare e deri sot … jane nji rruge-dalje! Ky trajtim “partisan” i problemeve publike, nuk perfaqson interesat legjitime te mbar popullit shqiptar.
Mashtrimi ne politike, nuk ashte politike; ai ashte mashtrim i thjeshte dhe ka rrjedhime. Poshtenimi i kundershtarit politik nuk ashte fitore; ashte shkaterrimi i gjysmes se kombit qe guxon me mendue ndryshej. Dhe kambengulja fanatike per mbajtje, ose rikthim, me çdo kusht ne pushtet ashte nji formule e destinueme me deshtue sepse ashte e gabueme ne teori dhe nuk ka te ardhme ne praktike. “Pushteti” ne politike ashte mjet, jo qellim si ne diktaturen e proletariatit. Qellimi i pushtetit ashte administrimi i vendit qe synon perparimin e sigurise se pergjitheshme , pa dallim, pa perjashtim, ashte ngritja e nivelit ekonomik e kulturor te popullsise, ashte forcimi i kohezionit social te shoqenise shqiptare, sot te fragmentueme.
Sepse, ne qofte se vuejtja e shqiptarit ne Kelmend nuk prek zemren e shqiptarit ne Konispol, koncepti i nji “kombi shqiptar” ashte thjesht nji iluzion, nji koncept abstrakt!
***
Agresioni rus ne Krime dhe Ukraine, dhe kercenimet kineze kundrejt fqinjve te vet jane shenja frikesuese se ideologjia komuniste nuk pranon disfaten e plote. Bota e Lire po ndergjegjsohet dhe shikon me shqetesim, e vendosmeni njikohesisht, kete zhvillim kercenues. Europa e Bashkueme ashte pjese thelbesore e Botes se Lire, bota ku shqiptaret aspirojne te anetarsohen. Jemi ne nji periudhe zhvillimi te multi-lateralizmit, para nji kerkese frantike per zgjidhje te perbashketa te problemeve te perbashketa. Bota e sigurise dhe stabilitetit qe u ndertue ne San Francisco me 1945, bota e OKB-se, kerkon nga çdo qeveri “reparimet” e nevojshme per evitimin e jo-stabilitetit dhe konfliktit shkaterrues. Koncepti i “qeverisjes” ne boten tone sot ashte nji sfide per çdo vend, pavaresisht nga madhesia, popullsia, niveli i zhvillimit e raportet me boten e jashteme.
Fashizmi u mund ne lufte; komunizmi deshtoi si sistem ekonomik e social i padrejte, “…nji çizme shtypse ne fetyren e njeriut,….e perhere!” (G.Orwell) Mbas katastrofes mbeti rishikimi i orientimit te ri: liberalizmi tradicional dhe adaptimi i tij kerkesave te demokracise. Gideon Rose e permbledh konsensin per kete orientim:” …pranimi i “shtetit” si asistence sociale, prirja per nji decentralizim te pushtetit, nji system i ekonomise se perzieme, dhe pluralizem politik”. Ky “orientim” kerkon nji bashkejetese te kapitalizmit me nji demokraci te mirefillte per masat e gjana popullore, nji situate ku klasat qe vuejne pse nuk kane za, ose perjashtohen nga procesi ekonomik prodhues, duhet te jene pjese perbase e sistemit. Sot, theksohet “pabarazia ekonomike” ne nji shoqeni ku “drejtori” paguhet 500 here ma shume se “punetori i thjeshte”, nji fenomen negativ qe jo vetem pakeson prodhimin ekonomik, por bren bazen e mbeshtetjes se qeverise nga “qytetaret” e vet qe perjetojne padrejtesine, e nuk gezojne pjesen qe u takon ne te miren e pergjithshme.
Na duhet nji “shtet providues” (etat proviseur) me nji system asistence sociale per te harruemit e shoqenise. Ky qendrim ashte thelbesor, sidomos ne ditet tona kur çdo forme e “socializmit” ashte demaskue nga eksperienca. Kete pergjegjsi, ne Europe, e mori persiper me sukses “demokracia kristiane” dhe institucionet shtetnore per perkujdesje.( Schumann-Adenauer-De Gasperi)
Ne nji periudhe pothuejse çmendurie mbas kapitalit, pavaresisht si grumullohet, tragjedia e jone moderne konsiston ne pa-aftesine tone me kuptue se ky orientim hedonist nuk sjelle lumtuni; ai permban ne vetevete tjetersimin e plote te individit nga bota ku jeton, perfundim kryesor i nji çmendurie kolektive.
Kemi nevoje per nji “bashkepunim vullnetar” nji prirje qe zhvillohet si refuzim i qendrimeve mbizotenuese, tanima te diskreditueme: vazhdimesi perballimesh, nenshtrim pa kondita, rivalizim te perhereshem; nji prirje qe synon bashkepunim te balancuem me kujdes.
Na shqiptaret kemi nevoje urgjente per nji rikthim sa ma te shpejte te lirise dhe dinjitetit te te gjithe qytetareve qe akoma frikesohen nga “dora” qeveritare dhe nga “grushti” i hijeve te zeza partiake qe kane zane per fyti vendin tone. Shqiperia duhet te shpetoje veten nga “vetja” e saj, para se te kerkoje ndihmen dhe bashkepunimin ne Europe, e te mos lejoje te cilesohet “shtet i falimentuem”,( pershtypje qe fitohet nga sjellja e deputeteve “partiake” ne Kuvend ), te mos cilesohet si nji vend qe damton ma shume nga qenia jashte BE se mbrenda saj. Ata qe mendojne se nen kontrollin e BE vendi i jone do te “riformohet” si nji shtet ligjor, ndoshta kane te drejte; por kjo zgjidhje jo-fatlume damton rande dinjitetin tone kombetar, dhe per shume kohe! Shqiperia nuk e meriton kete perçmim!
Shqiptaret kane nevoje per nji autoritet legjitim, nji shtet ligjor, nji administrate funksionale, me rregulla, dhe per kete qellim duhet te punojne te gjithe, tue ndertue institucione demokratike qe sherbejne si ndermjetese ne mes te “shtetit” dhe “qytetarit”. Ma konkretisht, perfaqsues i BE-se ne Shqiperi, Z. Clive Rudebold deklaroi ne Tirane: ”Kerkesat kryesore jane: zbatimi i ligjit, mbarevajtja ekonomike, institucione demokratike, dhe mbrojtja e te drejtave te njeriut. Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuem…”
Nuk pritet ndonji perfitim nga konfidenca e teprueme ne aftesite e nji “udheheqsi” ose te nji partie politike qe kerkon dominimin e plote te jetes se vendit. As pritet ndonji perfitim ne dobesimin, deri ne shumje, te kundershtarit qe mendon ndryshej. Nuk duhet perjashtue gjysma e popullsise. Sepse, e verteta dhe zgjidhja pozitive e problemit nuk jane gjithehere ne anen e shumices. Mendje te ndrituna shpesh here revoltohen. Duhet respektue mendimi i tyne, sepse zakonisht ata i largohen zgjedhjeve te thjeshta, e sidomos sloganeve partiake mashtruese. Bota e sotme ashte ma komplekse se kurdohere ma pare. Me kuptue kompleksitetin e saj, me zbulue sekretin e saj, me punue me sy e veshe te hapun para saj, jane kondita themelore per sukses.
Keshtu e shoh une Shqiperine time qe pritet te hyje ne Europe, e kerkon te perfitoje nga Europa. Europa ka nji te ardhme te ndritun, ne paqe dhe e plote. Na nuk mund te ndryshojme historine me ideologji te diskreditueme. Na duhet te jemi agjente pozitive te historise europiane, aktiviviste perkrahes te paqes e stabilitetit politik ne Europe, pjesemarres te marshit triumfues te njerezimit drejt lirise se plote te njeriut.
Per Boten mbar, Shqiperia ashte vetem nji “vend”; per ne, shqiptaret, ky “vend” ashte Bota mbar!
* City University of New York

Filed Under: Analiza Tagged With: BASHKIMIN EUROPIAN, PER ANETARSIM NE, Sami repishti, shqiperia, VEND I DENJE

Edhe pas 70 viteve nga gjenocidi grek ndaj popullatës çame, Greqia akoma i shkel Konventat

June 26, 2014 by dgreca

Nga Isuf Bajrami*/
Në kohën e sotme përveç Serbisë, edhe Greqia është shteti në Evropë, që shkel në mënyrë flagrante disa nga konventat kryesore, mbi të cilat mbështetet rendi i ri ndërkombëtar. Këtë shkelje të përbindshme më shumë e ndien popullsia mbi 200.000-she shqiptare, e dëbuar me dhunë e gjenocid nga trojet e veta etnike në Çamëri.
Para 70 vjetësh, forcat më të errëta të nacionalizmit grek, të nxitura nga qeveria e tyre dhe të drejtuara nga kriminelët e luftës, gjeneralët Zerva e Plastira, bënë spastrimin etnik të Çamërisë nga pjesa e popullsisë shqiptare. Në këtë veprimtari kriminale, rol aktiv ka luajtur edhe kisha greke bizantine me krerët bashkëpunëtorë të nazifashistëve, Spiridhoni e Dhorotheu.
Pastrimi etnik në Çamëri kishte filluar qysh në vitin 1913 dhe ishte shoqëruar me vrasje masive, ku vetëm në vendin e quajtur Përroi i Selanit u masakruan 72 krerë, intelektualë dhe personalitete të grupit etnik shqiptar në Greqi.
Gjatë një periudhe 30-vjeçare, çamët e pambrojtur iu nënshtruan të ashtuquajturës reformë agrare, ku iu grabit toka dhe iu shpërnda kolonëve grekë, të sjellë nga Azia e Vogël në vitet ’20, iu mohua e drejta e shkollës në gjuhën amtare e deri tek e drejta e votës dhe jeta u katandis në skajet e padurimit.
Para se të fillonte Lufta e Dytë Botërore, çamët u paragjykuan dhe u internuan në ishujt e Egjeut, etj. Atyre që u thirrën në ushtri, iu dhanë kazma e lopata, duke i trajtuar si robër lufte. Megjithatë, gjatë luftës çamët dhanë një kontribut të çmuar me pjesëmarrjen e tyre në batalionet ”Çamëria” e “Ali Demi”, ku morën pjesë mbi 1000 luftëtarë, krahas formacioneve çlirimtare greke e në përbërje të tyre, fakte këto të vërtetuara qartë me dokumente e libra të shkruara nga vetë autorët grekë të të dy krahëve politikë, si dhe nga misionet ushtarake aleate (Jani Sharra, Niko Zhangu, Mihal Miridhaqi, C.M.Uoodhouse etj).
Por, të gjitha sakrificat e kësaj popullsie në Luftën Çlirimtare u mohuan nga autoritetet greke në fund të Luftës dhe vazhdojnë të mohohen deri në ditët e sotme.
Për këtë në mënyrë absurde, shteti grek mban “de jure” në fuqi Ligjin e Luftës Nr. 2636/1940 si dhe ligjet, pjella të tij, 4506/1966 e 1664/1998.
Në kohën kur është dekretuar Ligji i Luftës me Shqipërinë, çamët ishin shtetas grekë dhe ky ligj s’kishte të bënte fare me ta. Ai mbahet sot si gozhda e Nastradinit dhe për të dëshmuar para botës së qytetëruar se si Greqia shkel konventat ndërkombëtare, të nënshkruara nga vetë ajo.
Greqia vazhdon të shkelë sot “Konventën mbi Mosparashkrimin e Krimeve të Luftës dhe Krimeve Kundër Njerëzimit”, hyrë në fuqi më 11 nëntor 1970.
Kjo Konventë rikujton rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, datë 13 shkurt 1946 dhe 31 tetor 1947, në lidhje me ekstradimin dhe ndëshkimin e kriminelëve të luftës dhe Rezolutën 95 të 11 dhjetorit 1946, që konfirmon parimet e së Drejtës Ndërkombëtare, të njohura nga Statuti i Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare të Nurembergut dhe nga vendimi i atij gjyqi, si dhe Rezolutat e dhjetorit 1966, nëpërmjet të cilave Asambleja e Përgjithshme ka dënuar shprehimisht si krime ndaj njerëzimit shkeljen e të drejtave ekonomike dhe politike të popullsive autoktone, siç është popullsia e martirizuar e Çamërisë, ku pjesës myslimane iu grabitën pronat, kurse popullsisë së krishtere i mohohet sot identiteti kombëtar, shkolla dhe gjuha amtare.
Në neni 1 të kësaj Konvente, theksohet se:”… krimet e luftës janë të pa parashkrueshme, cilado qoftë data kur janë kryer”.
Gjithashtu, në pikën b të nenit 1, dënohen pa kufi kohor: “Dëbimi nëpërmjet një sulmi të armatosur ose pushtimit dhe aktet çnjerëzore …, si dhe krimi i gjenocidit, ashtu siç është përcaktuar në Konventën e 1948, për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të gjenocidit, qoftë dhe kur këto akte nuk përbëjnë shkelje të së drejtës së brendshme të vendit ku janë kryer”.
Për cilindo nga krimet e kryera në Çamëri, dispozitat e kësaj konventa kërkojnë të vihen në zbatim edhe “ndaj përfaqësuesve të autoritetit të shtetit që tolerojnë kryerjen e tij”, theksohet në nenin 2, pra edhe qeveria aktuale ka përgjegjësi për çfarëdo qëndrimi zvarritës në dhënien e të drejtave të mohuara popullsisë çame në ditët e sotme.
Në nenin 4, Konventa e detyron Greqinë “të marrë të gjitha masat legjislative e të tjera që do të jenë të nevojshme, për të siguruar mosparashkrimin e krimeve të përmendura në nenet 1 dhe 2 …, si për sa u përket ndjekjeve, ashtu edhe për sa i përket dënimit, atje ku mund të ekzistojë një parashkrim, me ligj apo me një mënyrë tjetër, ai do të hiqet”.
Në kundërshtim të plotë me Konventën e Mosparashkrimit të Krimeve të Luftës, shteti grek nuk ka nënshkruar edhe Protokollin Nr.4 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo është bërë qëllimisht për të mbajtur të pushtuar Çamërinë, në kuadrin e strategjisë greke të “Megali Idesë”, të parit traktat nacionalist antinjerëzor në historinë e Evropës. Në pikën 1 të nenit 3 të këtij protokolli, theksohet: “Askush nuk mund të dëbohet me anë të një mase individuale ose kolektive nga territori i Shtetit, shtetas i të cilit ai është” dhe në pikën 2 të të njëjtit nen nënvizohet: “Askujt nuk mund t’i hiqet e drejta për të hyrë në territorin e Shtetit, shtetas i të cilit ai është”.
Nga ana tjetër, Greqia si anëtare e Këshillit të Evropës e ka ratifikuar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut e, megjithatë, ajo vazhdon të shkelë të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë, duke i akuzuar pa të drejtë si bashkëpunëtorë të nazifashizmit.
Në pikën 2 të nenit 6 të kësaj Konvente thuhet: “Çdo person i akuzuar për një shkelje të ligjit, prezantohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij të provohet ligjërisht”.
Në fakt, pafajësia e çamëve është provuar ligjërisht nga Gjykata e Diktimit të Janinës, në shkresën me numër protokolli 1837, datë 29 shtator 1976, dërguar Ministrisë së Rendit Publik, Drejtorisë së Shërbimeve Kriminale në Athinë.
Pra, ka ardhur koha që pas këtij spastrimi etnik me dhunë të Çamërisë, Greqia të kërkojë falje publike për 2900 viktimat e pafajshme të masakruara, për 40.000 vetët e dëbuar me dhunë, për 68 fshatrat e qytetet e grabitura e të djegura, të gjitha objektet e kultit të rrënuara dhe 60 vjet shfrytëzim të padrejtë të pasurive të tyre. Të marrë të gjitha masat për të siguruar kthimin e çamëve në vendin e tyre në Çamëri, me dinjitet, sipas të gjitha Konventave Ndërkombëtare që ajo vetë i ka ratifikuar.
Shteti shqiptar, krahas punës me fqinjët jugor, të vërë në dijeni OKB-në dhe gjithë organizmat e interesuara evropiane dhe amerikanë, se si “i zbaton” Greqia konventat dhe kartat ndërkombëtare.
Gjilan; 25.06.2014

***
Dokumente historike

Ligji i Luftës Greqi – Shqipëri – Itali i vitit 1940

Shkruan: Isuf B.BAJRAMI
Gjilan, 27. II. 2008

Ligji i Luftës që Greqia i shpalli Shqipërisë dhe Italisë, i cili ende nuk është shfuqizuar vazhdon t’i ruajë efektet e tij mbi ndëshkimin ndaj shqiptarëve. I vetmi shkak për të cilën është penalizuar Shqipëria në këtë sanksion të gjendjes së jashtëzakonshme është fakti që nëpërmjet territorit Shtetit shqiptar marshuan në vitin ‘40 ushtarët fashistë – italianë për të pushtuar Greqinë!

Në këtë ligj përshkruhen me hollësi sasia e pronave dhe pasurive, që bllokohen si efekt dëmshpërblimi. Ndërkohë nëpërmjet neneve të tij, pasqyrohet rruga gati e pamundur për t’i rikthye ato prona me komisione shtetërore, që do të duhet të mblidhen për secilën prej tyre, me praninë e ministrave dhe ekspertëve të zyrave të shumta, të cilët është krejt e pamundur për t’i ulur në një tavolinë.
Në këtë akt ligjor të Athinës ka sanksione edhe për pronat apo pasuritë italiane, që sipas Traktatit të Paqes së Parisit në 1946, u sekuestruan përfundimisht dhe kaluan në dorë të palës greke, si pjesë e dëmshpërblimeve që italianët si vend sulmues duhet t’ia paguanin Greqisë.
Çështja e pronave të bllokuara të shqiptarëve vazhdon të mbetet një proces i ngrirë si vetë procedura me këtë Ligj. Për më tepër që ky Ligj është bazamenti juridik edhe i disa ligjeve dhe akteve të tjera juridike e normative që ka marrë Athina për çështjen e pronave të shtetëzuara dhunshëm të shqiptarëve që në fillimin e viteve ‘40.
Kjo procedurë që është ripërsëritur kohë pas kohe, madje deri në vitin 2006 ka pasur si synim bllokimin e kësaj pasurie që arrin në miliarda dollarë.

GAZETA QEVERITARE E MBRETËRISË SË GREQISË

Athinë, më 10 nëntor 1940

Pjesa e Parë
Numër botimi 379
Përmbajtja
Ligje detyruese
Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike.
Rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të dispozitave të organizimit sigurues të rreziqeve të luftës dhe ligjeve detyruese.

Dekret
Rreth përcaktimit të shteteve armike sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 1636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe zbatimit në lidhje me këto shtete, të dispozitave të këtyre ligjeve.

LIGJE DETYRUESE – RAPORT MOTIVUES

Rreth planit të ligjit Detyrues, “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”.
Drejtuar Lartmadhërisë së tij, mbretit
Lartmadhëri
Rëndësi që kanë të gjitha burimet ekonomike të shtetasve të palëve ndërluftuese, gjatë zhvillimit të luftës bashkëkohore, u duk nga lufta e fundit botërore, ku të gjitha shtetet ndërluftuese dekretuan ligje me të cilat bëhet e pamundur shfrytëzimi i burimeve të shtetasve të armikut, të prejardhura nga pasuri që ndodhen në territorin kombëtar dhe ndalohet çdo lloj akti juridik në favor të shteteve armike ose të shtetasve të tyre. Kjo masë u mor edhe gjatë luftës së tanishme, pavarësisht nga shtetet që morën pjesë në të. Me paraqitjen e këtij plani “Për ligjin detyrues”, dekretohet një gjë e tillë edhe për ne. Dispozita e planit në një pjesë të madhe janë përsëritje e ligjit 1073 të vitit 1917, por të plotësuara me rrjedhimet që kanë ardhur si rezultat i zbatimit të këtij ligji, me qëllim që të përjashtohet çdo veprimtari ekonomike direkte ose indirekte e shtetasve armike në shtetin tonë gjatë kohës së luftës. Gjatë hartimit të këtij plani u morën gjithashtu parasysh edhe ligjet që miratuan palët e tjera ndërluftuese. Dispozitat e ligjit bëhen dispozita definitive dhe çdonjëra prej tyre vihet në zbatim me dekretet mbretërore të botuara mbi bazën e propozimit të kryetarit të qeverisë dhe të ministrit të Financave. Plani i paraqitur synon në realizimin e qëllimeve të lartpërmendura, prandaj lutemi të keni mirësinë që ai të gëzojë miratimin tuaj.
Athinë, më 08 nëntor, 1940

Shtetas të devotshëm të Lartmadhërisë Suaj
Ministrat
i Drejtësisë
i Financave
Ajis Tabakopullos
Andhr. Apostolidhis

Ligji i Forcës Nr. 2636 1940
“Rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurisë armike”
Jeorjios B’
Mbret i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosëm dhe urdhërojmë:

Kapitulli A’

Neni 1
Armiq

Armiq sipas kuptimit të këtij neni, konsiderohen:
a. Shtetet, kryetarët e këtyre shteteve dhe personat juridike të juridiksionit shtetëror të tyre, të cilat përcaktohen secili në veçanti si armik nëpërmjet Dekreteve Mbretërore të botuara me propozim të Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministrit të Financave, sipas kuptimit të këtij Ligji.
b. Persona fizikë, të cilat kanë shtetësinë e shteteve armike, sipas rastit a), ose ata që kanë banesë, ose banim të përhershëm në to.
c. Personat juridikë të juridiksionit privat dhe çdo bashkim personash, ose pasurish, përderisa kanë qendrën drejtuese të tyre në shtetet armike, sipas rastit, ose janë nën influencën ligjore, ose ekonomike të armiqve, sipas këtij neni.
2. Nuk janë armiq, sipas kuptimit të këtij ligji, personat fizikë, të cilat kanë fituar nënshtetësinë e shtetit armik, por janë me kombësi greke dhe banojnë në shtete të huaja, ose shtet aleat.
3. Në rast se ekzistojnë dyshime në lidhje me karakterizimin si armik të cilitdo personi ose bashkimi, sipas paragrafit 1, vendoset pas mendimit të komitetit, sipas nenit 19, të Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare, me vendim të përbashkët të tyre.

Neni 2
Ndalimi i shkëmbimeve

1. Ndalohet dhe është i pavlefshëm çdo shkëmbim tregtar dhe çdo marrëveshje midis personave, pavarësisht nga shtetësia, që banojnë në Greqi, dhe armiqve, si dhe çdo akt i administratës, ose akt i njëanshëm i personave që banojnë në Greqi, përderisa për të nëpërmjet saj, fitojnë të drejta, ose përfitojnë armiqtë.
2. Aktet që lidhen një gjashtëmujor para vënies në zbatim të këtij ligji, mund të shpallen të pavlefshme me rrugë gjyqësore, pas padisë së ushtruar, nga shteti, pas mendimit të komitetit sipas numrit 19.

Neni 3
Ndalimi i kryerjes së veprimeve ligjore

Përmbushja në Greqi e çdo veprimi ligjor dhe përmbushja e çdo detyrimi kundrejt armiqve, për cilindo arsye, ose përderisa nga përmbushja e tyre përfitojnë armiqtë bëhet me gjobë pavlefshmërie kundrejt administratorit, sipas nenit 12, dhe në qoftë se ai nuk ekziston në Arkën e Depozitimeve dhe Huave dhe ndalohet kryerja me cilindo mënyrë direkte të huadhënësit e armiqve.

Neni 4
Persona të familjes

Ndalimet në nenet 2 dhe 3 kanë fuqi edhe për personat e familjes.

Neni 5
Përjashtime

Me vendim të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit, sipas nenit 19, për raste të veçanta, mund të bëhen përjashtime nga dispozitat e neneve 2, 3 dhe 4, përderisa një gjë të tillë e imponojnë arsye të veçanta dhe vetë nevoja e mbajtjes se personave dhe familjeve, sipas nenit 1, b.

Kapitulli B’
Pasuritë armike

Neni 6
Sekuestrimi

Pasuritë armike në Greqi me hyrjen në fuqi të këtij ligji ndalohen dhe është i pavlefshëm disponimi i këtyre pasurive tek armiqtë, ose në shkelje të dispozitave të këtij ligji.

Neni 7
Pasuri armike në Greqi

Si pasuri armike në Greqi konsiderohen elementet pasurore të mëposhtme, përderisa u takojnë ligjërisht ose ekonomikisht armiqve, sipas kuptimit të nenit 1:Elemente të patundshme dhe të tundshme të ndodhura në Greqi.
Letra me vlerë dhe tituj të tjerë të çdo lloji të ndodhura në Greqi, obligacione të shtetit grek, të firmave, të organizmave me selinë administrative të tyre, ose qendrën e tyre në Greqi, akoma edhe titujt përkatës të ndodhura jashtë shtetit.
Para dhe lloje të tjera pagese të ndodhura në Greqi.
Aksione të firmave, të cilat kanë selinë administrative të tyre ose qendrën e shfrytëzimit në Greqi, pavarësisht nga fakti nëse këto aksione janë të mishëruara në letra me vlerë, ose jo, dhe në qoftë se këto mishërime ndodhen në Greqi, ose jashtë shtetit.
Kërkesa ndaj debitorit me banesë, ose me banim të përhershëm në Greqi, ose kërkesa të prejardhura nga shkëmbimet të firmës tregtare në Greqi.
Të drejta të pasurisë industriale dhe intelektuale, të cilat mbrohen në Greqi.
Të drejta mbi elementet pasurore të përshkruara në pikat a-f.
Të drejta nga marrëveshjet rreth elementeve pasurore të pikave a-f.
Çdo element tjetër pasuror i ndodhur në Greqi.
2. Përjashtohen nga dispozita e paragrafit të mësipërm elementet pasurore, të cilat u përkasin shtetasve grekë me banesë, ose banim në shtete armike.

Neni 8
Sekuestrimi i përkohshëm.

Me ligj, konsiderohen nën sekuestrim të përkohshëm, të gjithë ata që gjatë zbatimit të këtij ligji janë pronarë me cilëndo arsye të pasurive armike, sipas nenit 7, si dhe drejtuesit, administruesit, sekuestruesit, këshilltarët ose cilitdo kujdestarë ose debitorë të elementeve pasurore të tyre, përderisa këta zotërues të pasurive armike janë pronarë të këtyre elementëve pasurore.

Neni 9
Marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara.

Në lidhje me marrëdhëniet rreth pasurive përkohësisht të sekuestruara zbatohen përkatësisht, me rezervimet e dispozitave të këtij ligji, dispozitat e procedurës civile për konfiskimin konservator, në emër të debitorit sipas nenit 8 të sekuestrimit të përkohshëm që ka vendin e tretë dhe të administratorit sipas nenit 12, që ka vendin e kreditorit.

Neni 10
Të drejtat e të të tretëve jo armiq.

1. Sekuestrimi nuk pengon të tretë jo armiq, të ushtrojnë të drejtat e tyre kundër pronarit, pasuria e të cilit është në sekuestrim dhe të kërkojnë plotësimin e tyre, sipas ligjeve analoge, kjo me rezervimet e dispozitës së paragrafit 2 të nenit 2. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, tjetërsimet, regjistrimet në librat e Hipotekës ose në regjistrat themeltarë të anijeve, ose të parashënimet kanë fuqi vetëm për sa kohë që bëhen mbi bazën e një titulli me vendim gjyqësor, ose me dëshirën personale të mëparshme nga zbatimi i këtij ligji dhe bazuar në dokumente shtetërore ose private me datë të saktë, me rezervimet e paragrafit 2 të nenit 2.

Neni 11
Deklaratat e pasurive armike

1. Të detyruar për deklaratë të pasurive armike në sekuestrim janë:
Pronari i pasurisë armike. Cilido qoftë sipas nenit 8 është sekuestrues provizor i pasurisë armike.
2. Ata që sipas paragrafit 1 janë të detyruar të bëjnë deklaratë, duhet që brenda një muaji nga hyrja në zbatim e këtij ligji, të paraqesin te nëpunësi i Shërbimit Ekonomik Shtetëror deklaratë të hollësishme në dy kopje, për të gjitha elementët pasurore armike, ose të debitorëve të tyre. Për këtë deklaratë, nuk paguhet asnjë lloj takse.
3. Afati i paraqitjes së deklaratës mund të shtyhet me një akt të Ministrit të Financave të botuar në Gazetën Qeveritare.
4. Ata që paraqesin elementet e pasurisë armike pas përfundimit të afatit, përderisa nuk janë të detyruar të bëjnë deklaratë, sipas dispozitave të këtij neni kanë të drejtën e pagesës deri në tre për qind të vlerës së tyre të përcaktuar kundrejt këtyre elementëve me vendim të Ministrit të Financave.

Neni 12
Administruesit

1. Administruesit e pasurive armike nën sekuestrim janë nëpunësit e Shërbimit Ekonomik Shtetëror të vendit ku ndodhet çdo element pasuror.
2. Aty ku janë shumë nëpunës të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, administrator emërohet njëri prej tyre, me vendim të Ministrit të Financave.
3. Me vendim të të njëjtit ministër, lejohet të emërohen administratorë në vend të nëpunësit të Shërbimit Ekonomik Shtetëror, nëpunës të tjerë shtetërorë ose privatë në qoftë se ushtrimi i administrimit nga nëpunësi Ekonomik Shtetëror, nuk është ai që duhet.

Neni13
Detyrat dhe pushteti i administratorëve.

1. Administratorët kanë për detyrë gjetjen, regjistrimin, mirëmbajtjen dhe sipas destinacionit të zakonshëm, shfrytëzimin e pasurive të sekuestruara, duke marrë për këtë qëllim gjithmonë masat e duhura, kanë për detyrë të synojnë në kënaqjen e kërkesave të sekuestruara, si edhe kënaqjen e të drejtave të të tretëve, kundër pronarit të pasurisë së sekuestruar. Administratorët fillojnë nga puna, me hyrjen në zbatimi të këtij ligji, ose me përcaktimin e pronësisë të pasurisë armike të sekuestruar.
2. Administratorët përfaqësojnë në mënyrë të plotë, në rrugë gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, pronarin e pasurisë së sekuestruar brenda kufijve të detyrave, të përshkruara në paragrafin 1 dhe tek ata dhe vetëm tek ata, publikohen detyrimisht gjithnjë dokumentet gjyqësore ose jashtëgjyqësore të çdo natyre, që kanë të bëjnë mepasurinë e pronarit.
3. Çështjet që kanë të bëjnë me administrimin e pasurive nën sekuestrim, mendime të Ministrit të Financave, të botuara në Gazetën Qeveritare. Me të njëjtat vendime rregullohen çështjet e funksionimit të Shërbimit Qendror, në zbatimin e këtij ligji.
4. Pagesa e administratorëve përcaktohet nga Ministri i Financave, pas dhënies së mendimit të komitetit të përshkruar nga neni 19.

Neni 14
Vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve

Përderisa nuk bëhet fjalë për firma të kategorive të veçanta, me vendim të Ministrit të Financave, të Ekonomisë Kombëtare dhe të Ministrit kompetent sipas natyrës së ndërmarrjes, mund të lejohet vazhdimi i funksionimit të ndërmarrjeve tregtare ose industriale që janë nën sekuestrim, me të njëjtin titull ose me titull të ndryshëm dhe me cilado burime të tjera. Si administratorë të këtyre ndërmarrjeve, mund të jenë po ata drejtues që ishin, përderisa nuk janë armiq, ose të emërohen si administratorë mevendime të përbashkëta të ministrave të lartpërmendur, persona të ndryshëm, nëpunës shtetërorë ose privatë, me kushte që përcaktohen me vendim, lidhur me vazhdimin funksionimit të ndërmarrjes.

Neni 15
Detyrimi i informimit.

Çdo pronar dokumentesh, librash ose të dhënash, të cilat janë të nevojshme për gjetjen, përcaktimin, ose administrimin e pasurive armike në sekuestrim, sipas nenit 6, është i detyruar t’i vërë ato në dispozicion të administratorëve, në qoftë se ato kërkohen.

Neni 16
Akte urgjente.

Deri në botimin e vendimeve sipas nenit 13, paragrafi 3, lejohet jepja me qira e pasurisë civile, ose bujqësore, ose shitja e detyruar e objekteve, që ndodhen në rrezik degradimi, ose nënvleftësimi me ankand të shpejtë, ose edhe pa të, nga sekuestruesi provizor, ose nga administratori, pas miratimit të Ministrit të Financave dhe pas mendimit të Komitetit sipas nenit 19.

Kapitulli C’
Dispozita të përgjithshme.

Nga dispozitat e këtij ligji mund të bëhen përjashtime me kushte, ose pa kushte, me vendime të përbashkëta të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë Kombëtare të botuara në Gazetën Qeveritare, në lidhje me disa kategori aktesh, në lidhje me disa persona ose disa akte.

Neni 18
Dispozita penale.

1. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 2, 3, 4, dhe 6, dënohet me burgim deri në dy vjet, ose me gjobë deri në pesëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se këto akte nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.
2. Trupi gjykues bashkë, me dënimin, mund të urdhërojë edhe konfiskimin e elementeve pasurore, të cilat kanë të bëjnë me shkeljen.
3. Kushdo që shkel dispozitat e neneve 11 dhe 15 dënohet me burgim deri në gjashtë muaj, deri në njëqind mijë dhrahmi, ose me të dy këto dënime, në qoftë se aktet nuk dënohen me dënim më të rëndë, sipas dispozitave të ligjeve penale të përafërta.

Neni 19
Komiteti i zbatimit të ligjit dhe llogaritjes së sekuestrimit të pasurive armike.

1. Për ndjekjen e zbatimit të këtij ligji, për kontrollin e administratorëve dhe dhënien e mendimit për çdo çështje që mund të rezultojë nga zbatimi i këtij ligji, krijohet një komitet i përbërë nga një Këshilltar i Shtetit, ose Gjykatës i Shkallës së Lartë, të Gjykatës së Apelit, si kryetar dhe një prej Profesori ose Docenti ose i së drejtës private, shtetërore ose i së drejtës ndërkombëtare të Universitetit, ose i ndonjë shkolle të lartë, të cilët emërohen nga plotësuesit e Ministrit të Drejtësisë, prej një punonjësi të lartë të Ministrisë së Jashtme, një punonjësi të lartë të Ministrisë së Financave dhe një punonjësi të lartë të Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, të emëruar nga Ministrat kompetentë bashkë me plotësuesit e tyre. Sekretar komiteti emërohet një punonjës i Ministrisë së Financave, megradë të paktën të klasit a’ dhe me vendim të Ministrit të Financave. Me vendim të këtij Ministri mund të emërohet në komitet një punonjës i kësaj Ministrie dhe një referues pa të drejtë vote. Tek anëtarët e komitetit dhe tek referuesi jepen për seancë dyqind e pesëdhjetë dhrahmi dhe te sekretari njëqind e pesëdhjetë dhrahmi.
2. Gjithnjë të ardhurat kesh nga administrimi i pasurive të sekuestruara, depozitohen në një llogari të veçantë, që ruhet në bankën e Greqisë me titullin “Llogari sekuestrimi i pasurive armike” dhe e cila lëviz me urdhër të Ministrit të Financave, me autorizim nga kryetari i komitetit, sipas nenit 1 të këtij ligji. Nga kjo llogari paguhen të gjitha shpenzimet për zbatimin e këtij ligji
3. Deri në fazën e grumbullimit të një sasie të mjaftueshme, për përballimin nga shtetit dhe nga kredi të shënuara në bilancin e shpenzimeve të Ministrisë së Financave, të cilat jepen nga llogaria e përshkruar në paragrafin më lart.

Neni 20
Zbatimi i ligjit

Me dekrete Mbretërore të botuara pas propozimit të Ministrit të Financave rregullohet çdo çështje, që ka lidhje me zbatimin e këtij ligji.

Neni 21
Fuqia dhe zbatimi
1. Ky ligj hyn në fuqi më datën 28 tetor 1940.
2. Dispozitat e këtij ligji hyjnë në zbatim plotësisht, ose pjesërisht me dekret mbretëror, i cili botohet mbi propozimin e Kryetarit të Qeverisë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit të Financave, nga dita e botimit të dekretit, ose edhe me fuqi prapavepruese. Në të njëjtën mënyrë përcaktohet, ose plotësisht, ose pjesërisht përfundimi i zbatimit të këtyre dispozitave.

Athinë, më 10 nëntor 1940.
Jeorjis B’
Këshilli i Ministrave
Kryetari
Metaksas
Anëtarët:
Ajis Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis;A. Ikonomu;S. Polizogopullos;N. Papadhimas;I. Spenxas;S. Papavasiliu;P. Ikonomakos;K. Burbulis;H. Lis;H. Alivizatos;Th. Nikoludhis; J. Zafiropullos;K.Manjadhaqis;A. Xifos;M. Qiriakopullos;K. Koxias.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit
Athinë, më 10 nëntor 1940
Ministri i Drejtësisë
Ajis Tabakopullos
Ligjet detyruese nr. 2637. 1940
Rreth modifikimit dhe plotësimit të dispozitave në lidhje me Organizmin Sigurues të Rreziqeve të Luftës dhe Ligjeve Detyruese.

Jeorjios B’
Mbreti i Grekëve
Mbi bazën e propozimit të Këshillit tonë të Ministrave, vendosim dhe urdhërojmë:

Neni 1
Pjesët a dhe b, të paragrafit 1, të nenit 18 të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u modifikua nëpërmjet nenit 3, të ligjit Detyrues të 2355/1940 dhe nëpërmjet nenit 6, të ligjit Detyrues 2557/1930 zëvendësohen si më poshtë:
Të trupave (anijeve dhe mekanizmave), të anijeve tregtare. Të çdo mjeti transportues, nëpërmjet detit ose tokës, që transporton çdo lloj ngarkese pavarësisht nga destinacioni dhe nga vlera e saj.

Neni 2

Në fund të paragrafit 7, të nenit të ligjit Detyrues 2116/1939, ashtu siç u plotësua nga ligji i Forcës 2557/1940, shtohen paragrafët 8 dhe 9 si më poshtë:
8. Në rast se bëhet fjalë për punëtorë deti të huaj për llogaritjen e dëmshpërblimeve të lartpërmendura, merret parasysh rroga bazë e zakonshme e punëtorëve vendas, e specialiteteve respektive, dhe jo rroga e punëtorit të huaj, për të cilën është lidhur marrëveshje, për çdo rast konkret.
9. Në dëmshpërblimin për arsye papunësie të nenit 4004, shtohen edhe shpenzimet e mbajtjes në shtet të huaj të personave, që kanë shpëtuar nga mbytja e anijes, deri në ditën që do të rikthehen në atdhe, dhe shpenzimet për gjetjen e tyre, punë në lundrime të tjera, por për çdo rast, për një kohë jo më të madhe se dy muaj nga mbytja e anijes, përveç se në raste të jashtëzakonshme me vendim të posaçëm të Ministrit të Flotës Tregtare Detare, të botuar pas mendimit të Këshillit Drejtues të Organizimit Sigurues të Rreziqeve të Luftës përcaktohet ndryshe.
Athinë, më 09 nëntor 1940

Jeorjios B’
Këshilli i Ministrave
Kryetari
Metaksas

Anëtarë:
A.Tabakopullos; I. Dhurendis; A. Apostolidhis; I. Arvanitis; J. Nikolaidhis; N. Papadhimas; I. Papavasiliu; P. Ikonomakos; K. Burbulis; Th. Nikoludhis; K. Majnafhaqis; A. Xifos; M. Qiriakopullos.
U verifikua dhe u vu vula e madhe e shtetit
Athinë, më 10 nëntor, 1940
Ministri i Drejtësisë
Ajis Tabakopullos
Rreth përcaktimit, si armike të shteteve sipas kuptimit të ligjit detyrues nr. 2636/1940 të Italisë dhe Shqipërisë dhe vënies në zbatim në lidhje me këto shtete të dispozitave të këtij ligji.
Jeprjios B’
Mbret i Grekëve
Duke marrë parasysh dispozitat 1 dhe 21, të Ligjit Detyrues nr. 2636/1940 “rreth akteve ligjore të armiqve dhe sekuestrimit të pasurive armike”, mbi bazën e propozimit të Kryetarit të Qeverisë sonë, të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Ministrit tonë të Financave, vendosim dhe urdhërojmë: Përcaktojnë si shtet armik, sipas kuptimit të ligjit detyrues 2636/1940, Italinë, pas marrjes prej saj të tokave perandorake dhe kolonive të saj, si dhe Shqipërinë.
Vëmë në zbatim plotësisht dispozitat e ligjit të mësipërm në lidhje me këto shtete prej datës 28 tetor 1940.
U ngarkojmë Ministrave tanë të Punëve të Jashtme dhe të Financave detyrën e botimit dhe vënies në zbatim të këtij dekreti.
Athinë, më 09 nëntor 1940
Jeorjios B’
Këshilli i Ministrave
Kryetari
Metaksas
Ministri i Financave
Andreas Apostolidhis
* I dergoi per Diellin, vete autori

Filed Under: Analiza Tagged With: Edhe pas 70 viteve, Greqia akoma, i shkel Konventat, Isuf Bajrami, nga gjenocidi grek ndajë, popullatës çame

SHUMICA E RE KA 63 DEPUTETË, OPOZITA E RE KA 37 DEPUTETË

June 26, 2014 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/
Pa llogaritur deputetë e pakicave (20 sish), të 100-ët e Kuvendit të Kosovës janë ndarë në këtë mënyrë midis shumicës së ardhshme (LDK-VV-AAK-NISMA) dhe pakicës së ardhshme (Misioni i Ri): Shumica e re ka 63 deputetë, ndërsa opozita e re ka 37 deputetë.
Konkretisht: Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka 30 deputetë + Vetëvendosja, që ka 16 deputetë + Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që ka 11 deputetë + NISMA, që ka 6 deputetë (30+16+11+6) bëjnë 63 deputetë.
Duke pasur parasysh qëndrimet e pakicave, të cilat kanë deklaruar asnjanësinë e tyre, pra mospërfshirjen në asnjë loje politike të partive shqiptare të Kosovës, të çfarëdo pozite apo opozite, atëherë i bie që shumica e re të ketë 63% të Kuvendit të Kosovës, ndërsa opozita e re të ketë 37% të përbërjes së tij.
Në media dhe qarqe të ndryshme në Prishtinë, madje edhe në Tiranë është spekulluar këto ditë se Kosova ndodhet në prag të një krize institucionale, çka në fakt nuk manifestohet askund, qoftë në rezultatet përfundimtare zyrtare që shërben Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, qoftë në konfigurimin e ri të formacioneve qeverisëse dhe opozitare të saj.
Me 37 deputetë, sa i ka opozita e re, është e pamundur të përfytyrohet një mundësi e shkaktimit të krizës institucionale nga ana e saj. Këtë e thotë realiteti i kulluar statistikor. Realiteti logjik e përforcon më tej këtë fakt kokëfortë: të gjitha praktikat e thonë se shumicat qeverisëse janë ato që paraqiten të konsoliduara në radhët e tyre.
Krahasuar me shumicën e mëparshme, atë të tri viteve të fundit, e cila erdhi zvarrë, duke u mbështetut vetëm tek koniunktura e caktuar – ajo e beisedimeve që ishin ndërmarrë me Beogradin, shumica e re do të jetë shumë më e fuqishme dhe do të kishte baza shumë më të forta për t’ia siguruar Kosovës një qeverisje të qëndrueshme në katër vitet e ardhshme dhe për të kryer reformat e domosdoshme dhe urgjente në të gjitha fushat e jetës së Kosovës.
Është spekulluar, sidomos në qarqe tejet të dyshimta të Tiranës, se diplomatët perëndimorë, gjoja për të shmangur krizën institucionale, po këmbëngulin pranë faktorëve politikë shqiptarë që të krijojnë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse, me të gjitha partitë shqiptar dhe të gjitha partitë e pakicave. Sipas këtij spekullimi, vetëm një qeveri e tillë teknike do të ishte në gjendje t’iu përgjigjej sfidave që i vë përballë bashkësia ndërkombëtare Kosovës në këto katër vite.
Kjo formë dhe të gjitha format e tjera të përçudshme që kanë qarkulluar në mediat e Tiranës dhe Prishtinës, janë kthim i Kosovës prapa, në forma të cilat ajo i ka provuar në vitet e para të pas çlirimit apo në mandatin e parë të pas zyrtarizimit të pavarësisë. Të gjitha ato forma kanë prodhuar kriza pas krizash dhe janë faktori kryesor që e kanë mbajtur Kosovën në këtë gjendje të as shtetit dhe të as protektoratit ndërkombëtar apo evropian.
Sado e ndrojtur të ketë qenë vota e 8 qershorit, ashtu siç e kanë theksuar edhe mediat perëndimore, si rezultat i frustrimit të madh të votuesve – e pasqyruar në abstenimin e qindra mijë votuesve, ajo duhet lexuar në logjikën e saj të vërtetë: Një kryesim qeverisjeje të ardhshme nga ana e PDK dhe e Thaçit, apo një pjesëmarrje e tyre në një qeverisje të ardhshme do të ishte e papranueshme dhe e kundërshtueshme nga ana e popullit të Kosovës.
Skenarët me kriza institucionale, me zgjedhje të reja do t’i shërbenin vetëm së shkuarës. Dhe Kosova ka nevojë jetike të ndahet nga çdo shkuar qoftë më e largët, qoftë më e afët e saj, përfshirë edhe këtë të tranzicionit pesëmbëdhjetëvjeçar të saj.
Këtë do pasur parasysh edhe nga faktorët e interesuar për konsolidimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës, për konsolidimin e demokracisë në Kosovë dhe për mbarëvajtjen e rajonit perëndimor të Ballkanit.

Lista zyrtare e deputetëve në Parlamentin e Kosovës
– 2014-06-26 15:56:12

PDK

1. Hashim Thaqi 166,458
2. Kadri Veseli 54,883
3. Enver Hoxhaj 22,179
4. Elmi Reçica 18,015
5. Hajredin Kuçi 17,987
6. Memli Krasniqi 16,094
7. Rafet Rama 15,426
8. Arsim Bajrami 15,191
9. Raif Qela 15,035
10. Agim Aliu 14,877
11. Fadil Beka 14,392
12. Labinotë Demi – Murtezi 14,232
13. Sala Berisha – Shala 14,180
14. Bekim Haxhiu 13,699
15. Xhavit Haliti 13,339
16. Ramiz Kelmendi 13,310
17. Latif Gashi 12,527
18. Adem Grabovci 11,964
19. Azem Syla 11,146
20. Zenun Pajaziti 10,884
21. Agim Çeku 10,802
22. Naim Fetahu 10,750
23. Nuredin Lushtaku 10,745
24. Besim Beqaj 10,524
25. Nezir Çoçaj 10,478
26. Gëzim Kelmendi 10,041
27. Rrustem Mustafa 9,484
28. Mexhide Mjaku – Topalli 7,607
29. Flora Brovina 7,557
30. Blerta Deliu – Kodra 7,477
31. Edita Tahiri 7,442
32. Margarita Kadriu – Ukelli 7,100
33. Selvie Hakimi 6,438
34. Vlora Çitaku 6,177
35. Xhevahire Izmaku 5,792
36. Luljeta Veselaj Gutaj 5,761
37. Safete Hadergjonaj 5,182

LDK

Isa Mustafa 121,052
2. Vjosa Osmani 39,925
3. Teuta Rugova 37.157
4. Anton Quni 24,315
5. Ismet Beqiri 17,576
6. Nuredin Ibishi 15,796
7. Arben Gashi 14,879
8. Haki Demolli 14,820
9. Kujtim Shala 14,654
10. Sabri Hamiti 12,833
11. Armend Zemaj 11,160
12. Avdullah Hoti 10,886
13. Hykmete Bajrami 10,207
14. Njomza Emini 9,683
15. Naser Osmani 9,647
16. Lirie Kajtazi 9,300
17. Hatim Baxhaku 8,881
18. Shpejtim Bulliqi 8,856
19. Muhamet Mustafa 8,585
20. Fatmir Rexhepi 8,527
21. Ali Sadriu 8,409
22. Sadri Ferat 8,400
23. Adem Salihaj 8,266
24. Blerim Grainca 8,049
25. Agim Ademaj 8,008
26. Salih Morina 7,984
27. Alma Lama 7,486
28. Besa Gaxheri 7,266
29. Teuta Sahatqia 7,224
30. Doruntinë Maloku-Kastrati 7,194

Vetëvendosje
1. Albin Kurti 63.598
2. Visari Imeri 29.650
3. Glauk Konjufca 16.465
4. Ilir Deda 15.753
5. Dardan Sejdiu 14.727
6. Rexhep Selimi 12.126
7. Liburn Aliu 10.399
8. Besnik Bislimi 9.765
9. Smail Kurteshi 8.348
10. Mytehar Haskuka 7.907
11. Sali Salihu 7.786
12. Aida Dërguti 9. 808
13. Puhie Demaku 15.270
14. Albulena Haxhiu 7.975
15. Shqipe Pantina 3.988
16. Besa Bahtia 4091

AKK

1. Ramush Haradinaj 50,391
2. Daut Haradinaj 11,590
3. Pal Lekaj 8,481
4. Donika Kada Bujupi 6,150
5. Bali Muharremaj 6,135
6. Blerim Shala 5,833
7. Time Kadrijaj 5,751
08. Rrustem Berisha 5,663
09. Lahi Brahima 5,641
10. Teuta Haxhiu 4,000
11. Melihate Tërmkolli 2,589

Lista Srpska
1.Bojan Mitiq, 8.914
2.Velimir Rakiq, 8.861
3.Sllavko Simiq, 8.586
4.Sllobodan Petroviq, 7.528
5.Sasha Millosavleviq,7.189
6.Millka Vuletiq,7.074
7.Milena Miliq 7.056
8.Jasemina Zhivkoviq 6.324
9.Jwelena Bontiq 6311
Nisma

1. Fatmir Limaj 26,770
2. Jakup Krasniqi 18,600
3. Haxhi Shala 7,285
4. Shukrije Bytyqi 6,024
5. Zafir Berisha 4,609
6. Valdete Bajrami 3,754

Partia demokratike Turke
1.Mahir Jagxhillar 3.377
2.Mufera Sribica Shinik 1.942

Koalicioni Vakat
1.Rasim Demiri 2460
2.Duda Balje 1.920
Progresivna Demokrasta Stranka
1.Nenad Rashiq 4.212
Parti demokratike e Ashkalive të Kosovës
1.Danush Ademi 1.784
Nova Demokratska Stranka
1.Emilija Rexhepi 1.781
Partia Liberale Egjiptiane
1.Veton Berisha 1.204
Partia e Ashkalive për Integrim
1.Etem Arifi 989
Koalicija za Goru
1.Adem Hoxha 682
Kosovaki Nevi Romani Partia
1.Kujtim Paçak 280

Filed Under: Analiza Tagged With: 37 DEPUTETË, E RE KA, KA 63 DEPUTETË, Opozita, SHUMICA E RE, Skender Bucpapaj

Kanosja e ekstremizmit islam në Kosovë

June 21, 2014 by dgreca

Nga Aida Dismondy/
Përveç morisë së lajmeve të lojes politikane “e ka kush e ka”, shtypi i javës së kaluar njoftoi një lajm jo pak shqetësues. Lajmi ka të bëjë me përpjekjet e sulmeve kamikaze prej atyre shtetasve të Kosovës që janë trajnuar në kampet e ekstremizmit islam të Alkaidës dhe ISIS. Forcat policore deklaruan se ky lajm nuk përbën shqetësim. Në fakt, njoftimi tregon se demokracia e Kosovës rrezikohet seriozisht jo vetëm nga situata kaotike politike, por dhe nga ekstremizmi vendor islamist që qëllimshëm do të shkaktojë shok dhe frikë duke i shtuar kështu njëmijë e një problemeve me të cilat momentalisht ballafaqohet shteti i Kosovës. Duhet theksuar se lindja e ekstremizmit ështëtepër e lidhurme mungesëne stabilitetit politik të një vendi.
Literatura sugjeron se historikisht faktorët qëçojnë në rritjen e ekstremizmit vendor, fetar apo jo, janë: margjinalizimi, kriza politike, korrupsioni, çeshtje socio-ekonomike, e rritja e papunësisë mes të rinjve. Përgjatë historisë njerëzore këto probleme dhe friksione kanëçuar që popullsia të inatoset dhe të ndjehet e pasigurt. Është në natyrën njerëzore të kërkojë siguri e, kur shumëçka përreth duket se po shëmbet kërkohet siguri diku tjetër, tek një grup a person që e ofron këtë siguri. Kur kjo pasiguri është e shtrirë në popullatë atëherë ajo shfrytëzohet më pas nga grupe vendore ekstremiste si terren i frytshëm për të mbjellë farën e ideologjive të tyre, pra, për të avancuar axhendën e tyre. Në procesin e mbjelljes së farës së ideologjisë ekstremistet i japin formëedhe nocioneve të reja të shoqërisë. Këto nocione nuk përputhen asesi me nocionet e demokracisë që udhëheqin një republikë laike.
Vlen të përmendet se kur bëhet fjalë për ekstremizëm vendor nuk është fjala vetëm për atë fetar, ekstremizmi e gjen shfaqjen e tij nëçdo aspekt qoftë ky në atë ultra konservator, ultra-nacionalist, ultra-progresist apo dhe në manifestime të ndryshme që divergjojnë nga normat e pranuara të një shoqërie të caktuar. E përbashkëta e këtyre sjelljeve ekstreme qëndron në dëshirën për të imponuar një identitet të caktuar të veçantë. Rasti më i afërt ishte ultra-nacionalizmi i Sllobodan Miloshevicit. Në këtë lloj ekstremiteti është dhe ai fetar, me saktë islam.
Kur bëhet fjalë për ekstremizmin islam shënjester nuk është një individ i caktuar apo një grup i caktuar i popullatës, përkundrazi shënjester është shteti laik dhe vlerat demokratike të tij. Ekstremistët islamikëkërkojnë imponimin e vlerave fetare të një grupi të caktuar dhe jo vlerat demokratike që respektojnë lirinë fetare të të gjithë popullsisë pa favorizuar këtë apo atë grup fetar. Sipas ekstremistëve fetarëçdo e keqe mbin nga vlerat e shtetit laik e demoktratik e që e keqja të mos sundojë më shteti demokratik duhet asgjesuar, në mos asgjesuar duhet hedhur në status shoku ku të mbisundojë terrori mendor dhe fizik. Këtë qëllim kanë dhe ekstremistët islamistë te tipit Alkaida dhe ISIS dhe bashkëluftuesit e tyre kamikazet kosovarë. Fakti që qindra meshkuj shqiptarë të Kosovës iu janë rradhitur këtyre organizatave e bën kanosjen e ekstremizmit islam në Kosovë tepër të rrezikshme.
Momentalisht Kosova ka terrenin e favorshëm për të rritur ekstremizmin. Jemi ne dije të pasigurisë ekonomike e se mbi 45% e fuqisë punëtore janë pa punë. Ndërkohë jemi vene ne dije ditët e fundit që politikanët vazhdojnë ditë mbas dite të zihen për karrike dhe njëkohësisht rradhisin e publikojnë milionat që kanë vënë përgjatë këtyre viteve të lirisë së Kosovës. Miliona euro që nuk përputhen me fitimprurjen e të ardhurave të marra nga puna. Duket qartë se ekonomia e Kosovës është rritur vërtetë per politikanët, të cilët kanë dhe aftësinë për të bërë jo një, por tre a katër punë, ndërkohë që shumica e popullsisë mezi gjen një punë, apo ka shtetas që jetojnë në varfëri totale. Këtyre anomalive sociale dhe ekonomike ky kaos politik nuk ka sesi të mos ndezë inatin e njerëzve, nuk ka sesi te mos i bëjë njerëzit të mendojnë sesa i padrejtë po sillet shteti demokratik ndaj tyre. E natyrisht, nuk ka si të mos ndez hovin e hoxhëve e muhamedanëve ekstremistë islamë që thërresin e rekrutojnë mendjen e dobëta për t’iu dhënë xhenetin xhihadist. Të jemi tepër të qartë, feja islame nuk e përkrah xhihadizmin që proklemojnë këta hoxhallarë e ndjekësist e tyre. Ndaj, të jemi të kujdesshëm të mos mësyjmë si te rrezikshëm çdo kënd që ka zgjedhur islamizmin si fe apo e praktikon atë. (Autorja e këtij shkrimi rrjedh nga familje hoxhallarësh.)
Ne Kosove, rezultatet e pakenaqesie shihen në rritjen e ekstremizmit fetar vendas dhe më e keqja rritjen e atyre segmenteve ekstreme të cilët jane gati te vrasin. Kamikazët islamistë në literaturën për terrorizmin klasifikohen si më të rrezikshmit.Shpesh qeveritë nuk iu venë vesh ekstremistëve pasi i mendojnë si njerëz të vetmuar që nuk veprojnë në koncert me ndonjë organizatë tjetër, por zgjohen vetëm, kur këta bejnë vrasje masive. Ndryshe qëndron rasti në Kosovë,keta individe dihet se janë të mirë-organizuar e trajnuar pikërisht në kampet e Alkaidas dhe të ISIS gati për të shkaktuar vrasje në momentin, kur thirren. Rrjedhimisht organet policore, forcat e sigurimit te shtetit dhe te KFOR ushtrojnë një faux pas gjykimi, kur e zbusin rrezikun që kanoset nga këta individë. Në SHBA një informacion i tillë do të kishte vënëçdo shtet dhe shtetas në vigjilencë e gatishmëri.
Këta ekstremistë janë te tipit me të cilët nuk mund të negociohet pasi ata janë gati të japin jetën në emër të xhenetit apo xhihadit për të asgjesuar shejtanin – shtetin demokratik të Kosovës. Si zgjidhje afat-shkurtër ky problem i përket sigurimit. Por, për jetëgjatësinë e shtetit si shtet laik e demokrat dhe zvogëlimine eleminimin e rrezikut ekstremist islam kërkohet vendosja urgjente e stabilitetit politik që të formohet një qeveri me prioritet rritjen realiste te konfidencës së popullatës se shteti demokratik do të jetë në funksion të të gjithëve, dhe se shtetasi do të ndjehet i sigurtë në një Kosovë që po menaxhohet mirë, e që do të jetënjë shtet që po maturohet, që respekton dhe ndjek ligjin e është serioz për progresin e tij.

© Aida Dismondy 21 Qershor, 2014

Filed Under: Analiza Tagged With: islam në Kosovë, Kanosja e ekstremizmit, Nga Aida Dismondy

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 877
  • 878
  • 879
  • 880
  • 881
  • …
  • 970
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një reflektim mbi “Strategjinë Kombëtare të Mbrojtjes” të ShBA-së, miratuar ditët e fundit
  • “Ukrainë, paqe e pamundur me pushtuesin (Putinin)”
  • INSTITUTI I KUJTESËS KOMBËTARE SHQIPTARE NË STUTTGART
  • Presidentja Osmani priti në takim Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, z. Riho Terras
  • ROLI I SALI BUTKËS NË SHPALLJEN E REPUBLIKËS SHQIPTARE TË KORÇËS
  • Klubi “Flas Shqip” dhe “Vatra Miami” organizuan festë madhështore në nder të Flamurit Kombëtar në Miami Florida!
  • Nxënësit e Alba Life valëvisin Flamurin Shqiptar gjer në kupë të qiellit në Bronx
  • Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York
  • NYC Flag-Raising Ceremony at the Charging Bull on Wall Street with Mayor Eric Adams!
  • Dr. Rexhep Krasniqi, një jetë e përkushtuar për arsimin, kulturën dhe çështjen shqiptare
  • LASGUSH PORADECI, NJERIU TOKËSOR
  • ROMANI “I ARRATISURI”- VLERA TË SPIKATURA TË RRËFIMIT BASHKËKOHOR
  • E ardhmja e kombit, e përkrahur nga LAPSH-i, prindërit dhe dashamirësit e gjuhës shqipe, kremtoi 28 Nëntorin në zemër të Zvicrës
  • Libri “Fortesat e Drinit në shekujt IV–VI” 
  • NJË REFLEKTIM PERSONAL NË 10-VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM  TË SH. T. Imzot RROK MIRDITËS KRYEIPESHKVIT TIRANË-DURRËS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT