• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”

December 27, 2025 by s p

Në  Itali, është mbajtur Konferencë, mbi diskriminimin  në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc.

/Kumtesa  e paraqitur në Konferencën e mbajtur në  Lugo Di Ravenna-Itali, nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,  kushtuar çështjesë së Krahinës që nuk e ka  të zgjidhur statusin politik, përkundër Referendumit dhe luftës së UÇPMB-ës/

E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, znj.Elena Zanoni,  

I nderuar  Presidenti Granit Muçaj, zv.Presidenti Eris HOXHA,

I nderuar  Presidenti i Nderit Petrit Aliaj,  dhe Sekretarja e Federatës, dr.Ninfa Pema, e gjithë Grupit të Punës,

Të nderuar Studiues, Intelektualë, Veprimtarë të Çështjes Kombëtare,

Të nderuar Përfaqësues të institucioneve shtetërore, qendrore e lokale, këtu në shtetin  demokratik mikëpritës në Itali, 

Të nderuar Përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, 

Jemi tepër të nderuar, që jemi ftuar në këtë Konferencë, po ashtu vllazërisht jeni të falenderuar, për këtë organizim, dhe ku po mbahet  nën patronatin, e Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,  Konferencë me temën:

“Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, në bashkëpunim të ngushtë me Shoqatën “VATRA SHQIPTARE” dhe me të ftuar nga Kosova Lindore,  “DIASPORA 2025”, jemi mbledhur në këtë konferencë, me pjesëmarrës të së drejtës Kombëtare e Ndërkombëtare, Drejtues të Organizatave Shoqërore, Personalitete të Kulturës shqiptare, Autoritete vendore dhe përfaqësues nga hapsira e jonë shqiptare, dhe gjithëandej diaspora do të mundohem përmesë kësaj kumtese, të  ndarë në 3 kapituj të ndarë në periudha kohore, si:

 “Kosova Lindore, DJE’’,në gjitha zhvillimet e rëndësishme historike  për formimin e shtetit Shqitarë, nga kjo Krahinë është dhën kontributi, që nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresin e Alfabetit në Manastirë, shpalljen e Pavarësisë,po ashtu  shqiptarët  pas luftës së dytë botërore, ishin pjesë e Jugosllavisë edhe me shqiptarët e Kosovës, shqiptarët në  Meqedoninë e Veriut, Shqiptarë në Malë të Zi, dhe Shqiptarët në pjesë tjerë të hapsirës së Jugosllavisë të asaj kohe duke përfshi edhe Shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut. 

Me filimin e frymës demokratike në Evropën Lindore, ne shqipatarët, u organizuam dhe formuam subjektet Autoktone Politike, por edhe u kyqëm aktivist duke kontribuar në Këshillin Koordinuese të  Partive Politike të Shqiptarëve në ish-Jugosllavi, pastaj mbajtëm dhe oraganizuar Referendumin e  1 e 2  marsit të vitit  1992,pastaj  është kryengritja e armatosur dhe lufta e UÇPMB-ës, në mbrojtje të pragut, dinjitetit dhe identitetit, në këtë kohë kjo Krahinë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Për herë të parë në historinë e kësaj Krahine, ishte ngritur, në nivelin më të lartë të internacionalzimit të çështjes, sensiblizimit deri në instanca të BE-ë, Paktit ushtarak Veri-Atlantik ATO-s dhe mekanizma të OKB-ës.Megjithëkëtë Republika e Serbisë, nuk ka respektuar plotësisht detyrimet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e pakicave kombëtare, nuk ka zbatuar  të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni  në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022. BE-ja dhe institucionet e tij jo nuk kan kushtëzuar avancimin e procesit, kurse OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe partnerët transatlantikë nuk kan intensifikuar monitorimin dhe dialogun institucional, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ka dërguar një mision monitorues në këtë Krahinë. Republika e Serbisë, nuk ka respektuar njohjen e diplomave, tekstet shkollore, nuk është duke  garantuar përdorimin zyrtar i gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare shqiptare në përputhje me ligjin dhe standardet evropiane.Republika e Serbisë, nuk ka  siguruar  përfaqësim proporcional dhe të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, dhe nuk ka ndërprerë çdo praktikë administrative që prodhon efekte të spastrimit etnik përmes mjeteve burokratike.

“Kosova Lindore-SOT’’,   përballet dhe ballafaqohet me një spastrim Etnik-diskriminim, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve Shqiptarë të Preshevës, Medvegjë,e  Bujanocit, Serbia, nuk po e zbaton  Marrëveshjen e Konçulit, të arritur datën 20 maj 2001, Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar Marrëveshjen e Konçulit,por kemi,si: 

I. Prezenca e forcave Serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,  

II. Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, 

III. Policia Multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në Policin Multietnike,

Kur kësaj i shtojm dhe përdoret një Gjuhë me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, Serbia, vazhdon shkelje, cenim, mohim, diskriminimi në parfaqësim në institucione Lokal dhe Qendror të Republikës së Serbisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminim edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik. Në të gjitha segmentet e shtetit jemi me përfaqësim në disproporcion me përqindjen e popullësisë së këtyre komunave dhe Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik, u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik. 

Të nderuar pjesëmarrës në këtë  Konferencë me temën shumë domethënjëse “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”,  

Do të mundohem në kapitullin, e 3-të, të kësaj kumtese të  përshkruaj: 

“Kosova Lindore-SFIDAT E SË ARDHMES”, këtë Krahinë e presin sfida nga më të ndryshme, jo të lehta, mbi të gjithë të vetëm vazhdojm dhe të jemi e tregohemi  duke iu paraqitur të  koordinuar,  harmonizuar duke vazhduar të shfaqim çështjen ton, çdo herë tepër të artikuluar të unifikuar, me kërkesa të qarta, gjithnjë edhe me Prishtinën dhe Tiranën Zyrtare, do të duhej të ndërtojn dhe miratojn një qëndrim, por edhe të avokojn dhe lobojn  në instanca e makanizma më të larta  të BE-së  dhe OKB-ës, pasi   Krahina e jon nuk e ka të zgjidhur statusin politik.\

Pas disa raportimive nga BE-ja, se Serbia, nuk i ka të zgjidhur të drejtat e pakicave, dhe është miratuar një Rezolut, më 8 korrik  2022,  nga Parlamenti Evropian, që kërkohet hetim për pasivizimin e vendbanimeve për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  mbi   spastrim etnik-diskriminim. Është shumë shpresë dhënëse që  më 2 dhjetor 2025, Kongresisti Amerikan Keith SELF,  në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë, prezantoi Rezolutën e parë në historinë e Kongresit Amerikan për çështjen e Krahinës son. 

Po ashtu është për ta përshëndetur diskutimin, mbi ngritjen e çështjesë së Krahinës son, nga Presidenti Shqiptarë Bajram Begaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, më 24 shtator 2025.

Kjo Krahinë  përkundër vullnetit plebishitar të shprehur e manifestuar në Referendumin e  datës 1 e 2 Mars 1992,dhe kryengritjes së armatosur UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe  arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, kërkon me të drejtë zgjidhje dhe do të duhej të ngritet, shtrohet e debatohet nga SHBA-ja, nga BE-ja, duke përfshi edhe nga OKB-ja.

Mospërfaqësimi  me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore, moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, mosdemilitarizimi i plotë i kësaj Krahine, moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik, këto jan SFIDAT E SË ARDHMES, të kësaj  Krahine. 

Një ndër shumë sfida të mbijetesës në ruajtjen e substancës, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të internacionalzimit. 

Në përfundim të 3 kapitujve të kësaj kumtese

Do të ishte në interes që nga gjithë pjesëmarrësit të kësaj konference që përbëhet nga studiues, Intelektualë, Veprimtarë, Përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali,bashkarisht  të hartohet e përgaditët një REZOLUTË, nga këndvështrimi i përbashkët, që do t’ju dërgohet Parlamentit Italian, Parlamentit të Serbisë, Parlamentit Shqiptar,duke përfshirë edhe Kryeministrat, Presidentëve dhe Ministrive  përkatëse, por edhe Këshillit Europian dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Parlamentit Europian, deri në OKB dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB-ës.

Kjo REZOLUTË, ka bazë të juridiksionit, akteve dhe konventave më të larta të BE-së, OKB-ës, pra  thirret  në mbështetje në parimeve universale të të drejtave të njeriut dhe standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Nenin 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (1953), në Nenin 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike (1966), në Aktin Final të Helsinkit (1975), në Deklaratën e OKB-së mbi të Drejtat e Personave që u përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore (1992), Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (1998), 

Të gjithë ne, gjithnjë të harmonizuar  të vazhdojm të paraqitemi para gjithë opinionit,dhe palës ndërkombëtare duhet të refektojm, edhe në planin, dhe strategjin e platformën e unifikuar se edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë, sepse kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë.

Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, kryemesazhi se vërtet duhet të jemi një zë i artikuluar, ende na duhet  vazhduar  të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore  për të drejtat individuale e kolektive.

Tirana dhe Prishtina zyrtare, më së miri e mbrojn FRYMËN  SHQIPTARE pikërisht në këtë Krahinë.

Edhe konferenca  sotit e organizuar nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, është një kontribut, vetëm nëse angazhohemi të gjithë pa dallim, sikurë që vepruan RILANDASIT TAN, më shpejt e sigurt do të arrijm të realizojm    në sigurimin e një të ardhme më të ndritur dhe të sigurt për Shqiptarët kudo.

Me konsiderat të pa fund, për gjithë secilin prej jush, në këtë Konferencë. 

Ju faleminderit, dhe  përgëzime në këtë  gjesti fisnik dhe për mikpritjes vllazërore,  gjithashtu na nderoi me prezencën e  saj edhe   Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, znj. Elena ZANONI, për pjesëmarrje dhe mbështetje për këtë aktivitet. 

Mirëutakofshimi në aktivitetet tjera të radhës, kudo në hapsira tona Shqiptare  në interes të kauzës së drejt për liri, të Krahinës son.

Lavdi jetë dhe veprave e të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirin dhe mbajtjen gjallë të FRYMËS SHQIPTARE  të Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit.

Kumtesa e Refik HASANI-t, Master Shkencor, nga Bujanoci, e paraqitur  para të pranishmëve në konferencën, me temën: “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, e organizuar nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në LUGO DI RAVENNA,  të Italisë, më 21 dhjetor 2025.

*Autori, është njohës i rrethanave në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, kontriboi në tryeza, debate e aktivitete, është një aktivist i dalluar në shërbim të zgjidhjes së drejtës të kauzës së kësaj Krahine, Veprimtar shumë i njohur në gjithë hapsirat Etnike shqiptare, që mirret aktivisht  me publicistik, si dhe studime e hulumtime,  ku ka treguar angazhim në tribuna, tryeza dhe paraqitje publike dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm ka organizuar edhe dhjetra  debate publike me temën dhe çështjen që lidhet nga kjo Krahinë, ka marrë pjesë në shumë paraqitje,  dhe në disa  konferenca shkencore të organizuara. Është autor i dhjetra vështrimeve të hulumtuara.

 Shenimet mbi autorin, jan marrë si:

**https://tupalla.com/wp/mr-sc-refik-hasani-njohes-iniciator-i-shume-ceshtjeve-per-luginen/

Filed Under: Analiza

SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor

December 23, 2025 by s p

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, nuk është thjesht një aleate formale, por një pikë kyçe gjeostrategjike në krahun juglindor të Aleancës. Kosova përfaqëson një interes strategjik afatgjatë për Uashingtonin. Prania e KFOR-it dhe mbështetja amerikane për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë elementë thelbësorë për parandalimin e konfliktit dhe ruajtjen e ekuilibrit të sigurisë në rajon.

Shpallja e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Gadishullit Ilirik, si rajon strategjik që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është lajmi më i mirë që kemi marrë si shqiptarë në 35 vitet e fundit.

Nuk do të ndalem te përfitimet dhe ndikimi që ky akt i Presidentit Trump do të ketë në ekonominë e të gjithë Gadishullit Ilirik, por dëshiroj të fokusohem te mënyra se si politika dhe mediat në Shqipëri e pritën këtë akt madhor. Politika e vetëquajtur “pro-amerikane” sorosiane, si në pushtet ashtu edhe në opozitë, heshti. Një heshtje e turpshme që i identifikon qartë jo vetëm si antishqiptare, por edhe si globaliste ideologjike, të cilat nuk punojnë për interesat e shqiptarëve.

Dihet se sa e rëndësishme është siguria në këtë botë të trazuar, e cila ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, në rritjen e mirëqenies së Kombit Shqiptar dhe në ndaljen e shpopullimit. Fatkeqësisht, mediat e kapura shqiptare nuk kanë kohë ta trajtojnë këtë temë madhore, pasi janë të zëna duke diskutuar nëse kërkesat e SPAK-ut për pezullim apo arrestim të Ballukut janë të ligjshme apo jo, pa thënë asnjë fjalë të vetme nëse janë vjedhur apo jo paratë publike.

Për të qenë i sinqertë, nuk i kam ndjekur mediat e Kosovës, megjithëse nuk besoj se situata është shumë ndryshe, pasi kanë kaluar pothuajse pesë vite dhe ende nuk është ratifikuar marrëveshja e iniciuar nga Presidenti Trump në fund të mandatit të tij të parë, së bashku me njohjen nga ana e Izraelit.

Futja nën ombrellën e mbrojtjes amerikane do të ndikojë drejtpërdrejt edhe në zhvillimet politike. Strategjia amerikane për partnerët politikë në Evropë do të mbështetet te forcat që ndajnë vlera të përbashkëta me konservatorët amerikanë, siç është shpallur nga Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.

Nuk besoj se ka shqiptarë që mendojnë se politikanët që kanë uzurpuar pushtetin dhe opozitën mund të vazhdojnë të konsiderohen aleatë strategjikë të Administratës së Presidentit Trump. Kjo sepse Presidenti Trump ka shpallur si prioritete strategjike të mbrojtjes amerikane luftën kundër emigracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe karteleve të drogës, duke i cilësuar organizatat leftiste dhe rrjetin Soros si struktura kriminale dhe terroriste.

Shqiptarë, zgjohuni! Praktikisht njihemi si një popull pro-amerikan, por nuk mund të përfaqësohemi më nga një qeveri e korruptuar, të cilën e shohim çdo ditë dhe do ta shohim edhe më qartë në muajt e ardhshëm, ku më shumë se gjysma e saj, përfshirë Kryeministrin, janë të lidhur me rrjetin Soros. Ndërkohë, opozita drejtohet nga persona “non grata” në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku shumica e bashkëpunëtorëve të tyre janë larguar nga pushteti në vitin 2013 për të njëjtat arsye për të cilat duhet të largohen edhe sot.

Dihet që siguria kushton shtrenjtë, por falë pozicionit strategjik të Gadishullit Ilirik dhe popullit shqiptar pro-amerikan, Presidenti Trump na përfshiu në strategjinë e mbrojtjes kombëtare amerikane. Për këtë duhet të jemi mirënjohës përjetësisht ndaj Amerikës dhe Presidentit Trump, por mbi të gjitha nuk duhet të punojmë kurrë pas krahëve të Shteteve të Bashkuara. Të paktën këtë e kemi detyrim moral për gjithçka që Amerika ka bërë për Kombin Shqiptar.

Ajet Delaj

New York

Filed Under: Analiza

“Histori e vajzës rebele”

December 23, 2025 by s p

Lutfi Brami/

Ndryshe nga botimet e mëparëshme, ku autori ka pasqyruar pjesë nga jeta e tij dhe njerëzve të tij, të shokëve e miqëve ; Këtë radhë ,shkrimtari Vlashi Fili, ngjarjen e ka dëgjuar nga personazhi kryesor. Romani “Histori e vajzës rebele” është një rrëfim tronditës dhe emocional, që përshkon jetën dramatike të një gruaje të re, e cila, ndonëse e lindur në varfëri dhe vuajtje, shfaqet si një figurë e fuqishme, rebele dhe e pashoqe në qëndresën e saj ndaj padrejtësisë. Romani e vendos lexuesin në Shqipërinë e viteve 1930–1940 e më vonë, një periudhë e errët dhe plot trysni, ku rendi patriarkal, dhuna ndaj grave dhe mungesa e drejtësisë ishin plagë të thella të shoqërisë.

Romani ndërtohet mbi një strukturë lineare, por me kthime retrospektive,që pasurojnë zhvillimin emocional të ngjarjes. Fillimi nis me historinë e një vajze të varfër, Nebo dhe përmes kapitujve të shumtë shpaloset një rrugëtim i gjatë jetësor, i mbushur me trauma, dhimbje, por edhe momente shprese. Autori përdor një rrëfim, që i jep lexuesit mundësinë të futet thellë në ndjesitë e personazheve, sidomos të Nebos. Rrëfimi është emocional, por jo melodramatik, dhe arrin të ruajë një ekuilibër mes realitetit brutal dhe ndjeshmërisë njerëzore. Vlen të theksohet mënyra se si autori ngre tensionin psikologjik përmes kontrastit mes anës së jashtme dhe brendësisë së personazheve. Nga njëra anë, kemi një grua të shtypur dhe të traumatizuar nga shoqëria; nga ana tjetër, kemi një shpirt luftarak që nuk dorëzohet as para burgut, as para vdekjes.Nuk po ndalem në përmbajtjen e librit por në analizë të shkurtër të personazheve kryesor.

Personazhet kryesor të romanit

Nebua

Nebua, protagonistja e romanit “ Vajza rebele “, është një figurë e skalitur me finesë psikologjike dhe emocionale nga autori Ajo lind në një familje të varfër, por është e mençur, jetësore dhe me një shpirt rebel. Ishte një vajzë çapkëne, shumë e hedhur,kryeneçe, zevzeke, luante kryesisht me djemtë e fshatit,të cilët shpesh i druheshin. Kur ndonjë bënte hile në lojë gati sa t`i qëllonte , siç ndodhi në një rast.Nuk e duronte padrejtësinë. Ashtu siç shprehej e ëma se ajo ishte nisur për vajzë dhe kishte dalë djalë.Shpesh i fliste ti je pulë dhe nuk bëhesh dot kaposh,Shpesh herë i thoshin se ishte si mace e egër e të vërsulet – thosh Mesuri një fqinj.Martesa e saj me një “djalë të pasur” shënon fillimin e një kalvari torturash ,që kulmon me vrasjen e burrit , një krim i kryer si akt vetëmbrojtjeje ndaj dhunës çnjerëzore që ai ushtronte mbi të.I kishte vrarë dy gratë e mëparëshme.

Figura e Nebos është zemra e romanit. Ajo përfaqëson një grua që e tejkalon kohën dhe kufijtë kulturorë. Nebua nuk është thjeshtë një viktimë ; ajo është simbol i rezistencës dhe i vetëdijes femërore, që përballet me një botë të dhunshme, patriarkale dhe mizore.Ajo kalon nga një vajzë naive, në një grua e martuar me një vrasës serial, në një nënë e dënuar me vdekje, në një e mbijetuar ,që e kërkon djalin e saj për dekada. Ky transformim i thellë është ndërtuar me shumë kujdes dhe përmban një thellësi psikologjike të rrallë në letërsinë shqiptare moderne.

Nebua është një simbol i gruas që nuk dorëzohet përballë mizorisë, një zë i heshtur i mijëra grave, që janë shtypur e injoruar ndër shekuj, por që mbajnë në vetvete forcën për të jetuar, për të luftuar, për të dashur. Kur lexova këtë libër më erdhi ndër mend libri i shkrimtarit Haki Stërmilli “ Sikur të isha djalë “ , që bën fjalë për periudhën e vitit 1936 ,ku personazhi kryesor ,Dija i thotë të dashurit të vet, Shpendit se : Sikur të isha djalë do t`i tregoja botës mashkullore, se dora që përperkund djepin është ajo që rrotullon boshtin e shoqërisë njerëzore “

Pajtimi

Figura e Pajtimit, djalit të lindur në burg, bart një simbolikë të fortë: njeriu që lind në errësirë dhe kërkon dritën. Ai rritet i shkëputur nga e ëma, por tërheqja ndaj rrënjëve është kaq e fortë, sa e bën të ndërmarrë një udhëtim kërkimi shpirtëror. Emri i tij, Pajtim, është një simbol letrar i veçantë: pajtimi mes brezave, mes të kaluarës së dhimbshme dhe të ardhmes me shpresë.

Linja rrëfimore dhe temat kryesore në roman

Autori e ka strukturuar romanin në 93 nën ndarje apo tituj.

Disa nga temat kryesore janë :Dhunimi i gruas dhe drejtësia e munguar. Historia e Nebos hedh dritë mbi dhunën sistematike, që gratë përjetonin, ku drejtësia shpesh ishte në anën e agresorit.

Një nga pjesët më prekëse të romanit është ndarja e detyruar e Nebos nga djali i saj i porsalindur, Pajtim, që simbolizon dhimbjen e përhershme të një nëne, e cila e kërkon birin për dekada të tëra.

Falja mbretërore dhe mundësia e dytë. Pas një kërkese për falje, Nebua i shpëton dënimit me vdekje. Ky akt sjell në skenë shpresën dhe rifillimin, megjithëse plagët nuk mbyllen lehtë.

Mërgimi dhe bashkimi familjar.Pas shumë vitesh, pas rënies së komunizmit, Nebua përfundon në SHBA ku, në një kthesë të vonuar të fatit, i biri e kërkon dhe e gjen. Momenti i ribashkimit është kulmi emocional i romanit, një shkrirje e dhimbjes dhe dashurisë, që s’ka njohur kufij kohe a hapësire.

Gjuha, stili dhe simbolika

Vlashi Fili përdor një stil të thjeshtë, por të fuqishëm dhe emocional. Gjuha është e përshkuar nga një ndjeshmëri e hollë për realitetin e ashpër dhe për botën e brendshme të personazheve. Përdorimi i dialogëve të ngrohtë dhe spontan, sidomos në skenën e fundit mes nënës dhe birit, e bën romanin të prekë zemrën e çdo lexuesi.

Figurat letrare : Krahasimet , epitetet, personifikimet , Pasthirrmat, nofkat, përshkrimet etj. e bëjnë librin më emocional . Të tilla janë : capkëne , fyçkë,, kokë mushkë,, kryeneçe, zevzeke,grifshë me dy koka,trimëreshë , heroine, qullac,fytyrë si fund tigani,nuk ka ngelur laraskë pa bisht,faqja e kodrës si shullëh,… si të kishe vënë saçin,Nuk e mora vesh këtë kërriçin tim, shprehjet : “Po të keqen Nebua”,”Jo të keqen Nebua”,”Ashtu është xhan i Nebos”. “Ke të drejtë shpirti i Nebos” etj“.

Romani është i mbushur me simbolikë të shumëfishtë, që i jep veprës një përmasë më universale:

Kasollja e fëmijërisë është simbol i varfërisë, por edhe i pastërtisë shpirtërore.Shtëpia e burrit të pasur – duket si shpëtim, por shndërrohet në burg. Është simbol i fasadës që fsheh dhunën dhe shtypjen.

Burgu i Gjirokastrës është simbol i izolimit të gruas dhe vuajtjes së saj në një shoqëri që nuk e dëgjon.Lindja e fëmijës në burg është simbol i shpresës që lind edhe në vendin më të errët.

Zëri i nënës në fund të romanit është simbol i identitetit dhe i rikthimit te origjina.Në kujtesë nga romani“Histori e vajzës rebele” mbetet citati në faqen e fundit të romani: “ Qajnë burrat, që dëgjiojnë zërin e nënës, mbas një jete të tërë të humbur”

Vlerat historiko-shoqërore e letrare dhe vendi, që zë në letërsinë shqiptare

Romani është thellësisht i ngulitur në realitetin historik të Shqipërisë së para dhe gjatë diktaturës komuniste, por nuk kufizohet vetëm në të. Ai trajton temat e përjetshme të:

Dhunës sistematike ndaj gruas,shtypjes klasore dhe martesave të imponuara, padrejtësisë ligjore dhe mungesës së zërit të gruas në sistemin gjyqësor, mërgimit dhe çrrënjosjes identitare, kërkimit të përkatësisë në një botë të shpërbërë.

Në këtë mënyrë, romani ndërthur historinë personale të një gruaje me historinë kolektive të një populli, që për dekada ka jetuar nën shtypje e censurë. “Histori e vajzës rebele” hyn në grupin e atyre romaneve që rikthejnë vëmendjen te figura e gruas shqiptare, jo si objekt pasiv i ngjarjeve, por si subjekt aktiv i rezistencës dhe mbijetesës.Në një periudhë kur letërsia shqiptare po përpiqet të çlirohet nga dogmat ideologjike dhe të rifitojë ndjeshmërinë njerëzore, romani i z. Vlashi Fili ,sjell një narrativë ndryshe, të guximshme dhe të nevojshme.

Pse duhet studiuar romani “Histori e vajzës rebele”?

Romani “Histori e vajzës rebele” i Vlashi Filit nuk është thjesht një histori personale e një gruaje të shtypur — është një pasqyrë e thellë e realitetit shoqëror shqiptar, ku dhuna, varfëria, padrejtësia dhe mungesa e zërit të gruas kanë qenë plagë të pashëruara për dekada.

“Histori e vajzës rebele” është më shumë se një rrëfim tronditës – është një dëshmi njerëzore dhe shoqërore. Ky roman duhet studiuar sepse na kujton se pas çdo gruaje të heshtur ka një histori të pathënë, një vuajtje të padukshme dhe një forcë të jashtëzakonshme. Nëpërmjet figurës së Nebos, autori na fton të reflektojmë mbi të kaluarën, të kuptojmë të tashmen dhe të ndërtojmë një të ardhme më të drejtë për çdo zë të shtypur.

Romani mbart një mesazh të fuqishëm: asnjë grua nuk duhet të mbetet e heshtur përballë dhunës. Edhe në një shoqëri konservatore dhe të padrejtë, zëri i gruas mund të bëhet burim ndryshimi. Për më tepër, historia e Nebos është universale,një histori që flet për nënat që humbin fëmijët, për fëmijët që kërkojnë rrënjët, për vuajtjen, durimin dhe dashurinë që triumfon.

Me një rrëfim të sinqertë, personazhe të paharrueshëm dhe një dramë njerëzore që prek thellë, “Histori e vajzës rebele” është një vepër që meriton të lexohet jo vetëm për vlerën letrare, por edhe për ndikimin që mund të ketë në ndërgjegjësimin shoqëror.

Romani është një homazh për të gjitha gratë, që kanë vuajtur në heshtje, por që brenda tyre kanë mbajtur një fuqi të pashoqe për të dashur, për të falur dhe për të jetuar.

“Histori e vajzës rebele” nuk është vetëm një rrëfim letrar, por një dëshmi sociale dhe emocionale. Me këtë roman, Vlashi Fili i jep zë një brezi grash të heshtura që kanë përballuar dhunën, izolimin dhe padrejtësinë me guxim dhe dashuri të pashtershme.

Ky roman është një thirrje për kujtesë dhe ndërgjegjësim, një rrëfim që mbetet gjatë në mendje e zemër.Ai duhet studiuar sepse:

Ngre zërin për të heshturit, në veçanti për gratë shqiptare, që kanë jetuar në hije, por kanë mbijetuar me dinjitet dhe forcë. Ai ofron një perspektivë të rrallë letrare dhe shoqërore mbi gjendjen e gruas në kontekstin historik të Shqipërisë para dhe gjatë regjimit komunist.

Përçon vlera njerëzore universale si: dashuria e nënës, qëndresa, shpresa dhe kërkimi i identitetit.

Nxit reflektim mbi trashëgiminë emocionale dhe kulturore dhe mbi mënyrën se si trauma kalon nga brezi në brez.Është një tekst i pasur për analizë letrare, me simbolika të forta, ndërtim të thelluar të personazheve dhe teknikë rrëfimi që përzien tragjedinë personale me realitetin kolektiv.

Në një kohë kur letërsia ka nevojë të rikthejë ndërgjegjësimin shoqëror, “Histori e vajzës rebele” është më shumë se një roman, është një thirrje për kujtesë, drejtësi dhe përballje me të shkuarën.

Po e shoqëroj këtë shkrim me një poezi timen të frymëzuar nga ky roman :

“Zëri i heshtur”

(Frymëzuar nga romani “Histori e vajzës rebele”të shkrimtarit Vlashi Fili)

Në kasollen ku shiu flet me çatinë,

lindi një vajzë me sy si zjarri.

E varfër si fjala ,që s’thuhet dot,

Me shpirt që s`ka frikë nga burgu e litari

E shitën për bukë në një shtëpi të huaj,

ku e pasura fshihte një burrë që vret.

Ajo s’kishte zë, por kishte duar,

dhe kur dhuna erdhi,ajo krijoi tërmet,

Në burg, nën gurë, lindi jetë e re,

një fëmijë mes dhimbjes, i quajtur Pajtim.

Në të errëtën, ajo prapë ëndërronte,

një ditë ta shihte, ta thërriste: “bir im!”

Vitet shkuan si hije pa emër,

ajo kërkoi … ai nuk e dinte.

Por zemra e nënës nuk harron kurrë,

as kur mbi të mot e harresë të binte

Dhe kur në fund, zëri i saj u dëgjua,

biri i tha: “Po qajnë burrat, nënë…”

Sepse ka zemra që digjen ngadalë,

nga mungesa e një përqafimi të padhënë.

Filed Under: Analiza

Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!

December 22, 2025 by s p

Arian Galdini/

Një vulë mbi letër. Një datë që nuk lëkundet. Një emër që nuk fshihet. Një afat që e detyron shtetin të mos ikë nga barra e marrjeve të përgjegjësive të plota. Ky nuk është zbukurim. Është ora e ligjit, çasti kur pushteti pushon së qenuri zë dhe bëhet përgjigje, kur fjala zbret nga tribuna dhe hyn në zyrë, kur qytetari pushon së luturi dhe nis të kërkojë si i barabartë.

“Kur shteti shqiptar merr përgjegjësi të plota” do të thotë, pritja merr fund si zakoni më i poshtër, dera merr roje, harresa pushon së qenuri mënyrë pune. Do të thotë një përgjigje e shkruar, e datuar, e nënshkruar, me përgjegjës të emërtuar. Çamëria është prova jonë më e rëndë, sepse shtron pyetjen vetiu, a jemi popull që e mban dhimbjen si rrëfenjë, apo popull që e shndërron dhimbjen në kërkesë të lexueshme, të provueshme, të gjykueshme?

Sepse kur një çështje nuk futet në rregullin e shkrimit, kur nuk mban emër, afat, përgjegjës, ajo digjet e fiket si kashtë, pa u bërë kurrë rrugë. Dhe dhimbja pa rrugë prodhon dy burgje, mërzinë e pafund dhe nervin pa drejtim. Në burgun e mërzisë, plaga kthehet në pluhur, në burgun e nervit, plaga kthehet në shkop.

Në të dyja rastet, humbet drejtësia.

Çamëria është e drejtë e shqiptarëve autoktonë të asaj krahine, shqiptarë të dëbuar nga vendi i vet, të zhveshur nga pasuria, të goditur me dënime në mungesë, dhe të penguar shpesh edhe të shohin vendlindjen, në kufi, në hyrje, në rrugë, në varre. Ky pengim s’është vetëm plagë e djeshme, është pengesë e sotme, që e mban një bashkësi shqiptare të ndarë nga rrënja e vet.

Unë e shkruaj këtë si qytetar, si prind, si shqiptar, me barrë morale, me respekt për faktin, me synim paqësor dhe me horizont perëndimor. Fitore, këtu, nuk është triumfi mbi tjetrin, është kthimi i së drejtës në trajtë që duron kritikën, duron kohën, duron gjykatën. E shkuara na thërret të mos gënjejmë. E tashmja na thërret të mos shpërndahemi. E ardhmja na thërret të mos shndërrohemi në britmë.

Dhe fjala e fundit, në çdo kulturë të denjë, është përgjegjësi.

Çamëria ka shumë emra.

Por ka edhe një emër që e mban mbi shpinë si barrë të gjatë, Servet Mehmeti.

Ai erdhi fëmijë në Shqipëri, u rrit me një nënë që ia zbukuronte varfërinë me këngë çame dhe ia mbyllte detin e lotëve me buzëqeshje.

Në shtëpinë e tyre mungonin sendet, nuk mungonte dinjiteti.

Dhe kjo është gjëja më e rrallë, nënë që nuk e kthen mungesën në helm, por në këngë, nënë që nuk e kthen dhimbjen në mallkim, por në urtësi.

Serveti nuk kërkon hakmarrje.

Kërkon bregun. Kërkon varrin.

Kërkon pragun.

Kërkon të mos i trajtohet kujtesa si faj.

Kur dëgjon “Çamëria s’ekziston”, e ndien si të të thonë “s’ke lindur”.

Ky është mohimi në formën më të ftohtë, mohim i një njeriu, jo vetëm i një teme.

Prandaj pyetja “si i marrin letrat në arkiva çamët, kur u bëhet peng hyrja?” është pyetje shteti, jo pyetje stili.

Aty ku njeriu s’e kalon dot kufirin, e drejta nuk matet me këmbë, matet me shkrim.

Kur njeriu nuk lejohet të prekë pragun, shteti i tij duhet të dijë të prekë ligjin.

Përndryshe “arkivi” mbetet fjalë e bukur që s’i shërben askujt, përveç atij që do ta zgjerojë pritjen derisa pritja të duket fat.

Në një nga ata dimra të fundluftës, një djalë i vogël, le ta quajmë vetëm “djali”, mbajti në xhep çelësin e derës së shtëpisë.

Çelësi ishte i vogël, por kishte peshën e një bote, oborr, pemë, erë buke, zë nëne, hap babai.

Karvani ecte drejt së panjohurës, njerëzit s’kishin kohë të merrnin gjëra dhe morën vetëm atë që mban njeriun njeri, pak rroba, pak dokumente, pak turp.

Vitet kaluan. Djali u bë burrë.

Kur u kthye, siç kthehen njerëzit që s’duan gjak, por dritë, gjeti një gardh të ri, një pronar të ri, një letër të re, një heshtje të re.

Çelësi i vjetër nuk hapej askund, nga ai çast, ai ishte vetëm provë, jo hyrje.

E mbajti në pëllëmbë dhe e kuptoi se dera, në botën moderne, nuk është më dru, është shkrim.

Dhe këtu nis drama e së drejtës, kur çelësi mbetet pa derë, kujt i përket dera?

Po e them një herë, qartë, që të mos kemi dy bosht që garojnë: Çelësi është kujtesa. Dera është e drejta.

Shkresa është shtegu midis tyre.

Kur shtegu mungon, çelësi bëhet relike dhe dera bëhet mohim.

Kur shtegu ndërtohet, kujtesa shndërrohet në rrugë.

Këtu nuk pranoj gjuhë të turbullt.

Çamët janë shqiptarë të Çamërisë, autoktonë në atë krahinë, me jetë, punë, familje, pasuri, zakone, këngë e varre.

Fjala që e zvogëlon identitetin për ta bërë më të lehtë mohimin është thikë e butë, nuk pret me zhurmë, por të lodh ngadalë.

Kjo nuk është tezë, është vijë e hapur, gjuha e përditshme, emrat e vendit, mbiemrat, zakonet, këngët, varrezat, kujtimet e ruajtura brez pas brezi, dhe fakti i thjeshtë se Shqipëria është shteti amë.

Ngjarjet e viteve 1944–1945 ndaj shqiptarëve të Çamërisë janë përshkruar nga autorë të ndryshëm si një përzierje e dhunës ndaj civilëve, dëbimit masiv, plaçkitjes e konfiskimit të pasurisë, dënimeve në mungesë dhe mohimit të kthimit.

Fakt i rëndë është ky, një bashkësi shqiptare u shkëput nga trojet e veta dhe u hodh tej kufirit në klimë frike e dhune.

Po, në atë kohë ka pasur individë që u lidhën me pushtuesit, siç ka pasur në shumë vende e shumë bashkësi në kohë pushtimi, por trajtimi i Çamërisë nuk ishte ndëshkim ndaj atyre individëve, ishte goditje ndaj një krahine të tërë shqiptare.

Kur ndëshkimi shndërrohet në kolektiv, drejtësia rrëshqet në hakmarrje.

Këtu patriotizmi ynë matet me një gjë, a guxojmë ta kërkojmë të drejtën me standard, pa e shitur shpirtin te padrejtësia?

A guxojmë ta mbrojmë Çamërinë duke e mbrojtur edhe ligjin, sepse vetëm ligji e detyron botën të dëgjojë?

Prandaj fjala duhet të jetë e matur dhe e fortë njëherësh.

Disa fjalë kanë prag juridik që nuk e kalon dot një shkrim, por e kalon vetëm një gjykim ndërkombëtar.

Termi “gjenocid” është një prej tyre.

Ta përdorësh si shkelm në derën e diplomacisë i jep palës tjetër strehën e lehtë, “propagandë”.

Kjo s’do të thotë të zbehësh dhimbjen, do të thotë ta mbrosh kauzën.

Kauza fiton më shumë fuqi kur flet me fjalët që qëndrojnë në dosje, dëbim i dhunshëm, dhunë ndaj civilëve, konfiskim pasurie, humbje të të drejtave, mungesë shtegu ankese, mohimi i kthimit.

Dhe po, luftërat sjellin viktima të pafajshme kudo.

Por me shqiptarët e Çamërisë ndodhi diçka më shumë se kaq, u zbrazën vendbanime, u mbyllën dyer, u sekuestruan pasuri, u mohua kthimi.

Kjo nuk është “pluhur lufte” që e merr era, është politikë që kërkon trajtim të drejtë sot.

Këtu duhet të flasim shqip e prerë, mohimi është politikë shteti.

Dhe mohimi mbahet me një mjet të ftohtë, ndalimin e hyrjes ose pengimin e hyrjes për njerëz të lidhur me Çamërinë.

Kur një bashkësi nuk lejohet të prekë varret, shtëpitë, pronat, arkivat, mohimi bëhet edhe më i lehtë, pengesa e bën provën të vështirë.

Prandaj pyetja “si i marrin letrat në arkiva çamët?” nuk është retorikë, është test i realitetit.

Dhe përgjigjja duhet të jetë shqiptare në vullnet dhe perëndimore në mjet.

Tri rrugë të qarta, paqësore dhe të zbatueshme:

1. Përfaqësimi ligjor brenda territorit ku ndodhen arkivat

Kur kufiri bëhet mur, Perëndimi ka një përgjigje, përfaqësimi ligjor. Arkivat, regjistrat e tokës, gjykatat, nuk preken vetëm me trup, preken edhe me autorizim, me avokat, me kërkesë zyrtare, me udhë administrative e gjyqësore. Kur njeriu s’hyn dot, hyn shkresa.

2. Gjurmë e shkruar e çdo refuzimi

Çdo kthim mbrapsht, çdo ndalim, çdo pengesë, kthehet në shkresë, kush refuzoi, pse refuzoi, sipas cilit akt, në cilën datë. Refuzimi pa shkrim është mjegull. Refuzimi me shkrim bëhet provë.

3. Ndërkombëtarizimi i provës, jo i zhurmës

Kur pengesa bëhet sistem, çështja del nga nervi dhe hyn në standarde, liria e lëvizjes, e drejta e pasurisë, e drejta e ankimit, ndalimi i dallimit të padrejtë.

Një shtet i vogël fiton duke e bërë çështjen të lexueshme për botën, jo duke i rritur temperaturën vetes.

Ky është shqiptari i pjekur, ai që nuk e lëshon të drejtën, por e kërkon me mjetet që e bëjnë të dëgjueshme.

Kur ligje të kohës së luftës shndërrohen në hije të pasurisë së sotme, fjala “histori” nuk mjafton.

Duhet mekanizëm.

Duhet të kuptohet se “pasuria e shpallur armike” nuk është metaforë, është kategori që ka prodhuar bllokime, administrime, kufizime.

Dhe kur praktika mbetet e paqartë, ajo paqartësi nuk bie mbi zyrën, bie mbi familjen, mbi trashëgimtarin, mbi njeriun e zakonshëm që kërkon një të drejtë të thjeshtë.

Mbyllja politike pa qartësi praktike mban gjallë konfliktin e vonshëm.

Qartësia praktike është paqja e shkruar.

Dhe kur mjegulla zgjat, ajo nuk bie mbi karrige, bie mbi njerëz si Serveti.

Mbi djalin me çelësin.

Mbi familjen që ka pasur shtëpi dhe sot ka vetëm kujtesë.

Këtu është zemra e rrugës paqësore, pasuria dhe shtegu i ankimit.

Në ndërtimin perëndimor, pasuria nuk është vetëm send, është siguri jete, vijimësi familjeje, hapësirë lirie.

Kur privimi është i paarsyeshëm, shoqëria mëson frikën si zakon.

Kur ankimi s’është i mundur, shoqëria mëson nënshtrimin si zgjuarsi.

Prandaj kërkohet kthesa jonë më e vështirë, nga përgjithësimi i përbashkët te rasti i veçantë i dokumentuar.

Europa e njeh njeriun e vetëm si subjekt të së drejtës.

Për këtë arsye, në vend të thirrjeve të mëdha, duhet pako rastesh të provueshme, zinxhir pasurie, akte origjine, trashëgimi, regjistra, dëshmi përdorimi, prova konfiskimi ose pamundësie posedimi, dhe harta e shtegut të ankimit.

Në praktikën europiane, padrejtësitë pronësore të së kaluarës trajtohen me kthim fizik, me shpërblim, ose me përzierje të të dyjave.

Çamëria nuk kërkon asgjë më shumë, kërkon të hyjë në këtë radhë të drejtash, jo të mbetet në radhën e përjashtimeve.

Dua t’i jap lexuesit një pamje, jo një nen:

Një dhomë ruajtjeje dokumentesh.

Pluhur i imët mbi dosje.

Një tavolinë druri e gërryer nga bërrylat e leximit.

Një i moshuar që nxjerr nga xhepi një letër të palosur katër herë.

Një këshilltar ligjor që e hap ngadalë, e rrafshon me pëllëmbë, e ndjek me gisht rresht pas rreshti.

Zëri s’ngrihet. Vetëm letra flet.

Këtu lind ideja jonë shqiptare, e fortë dhe e zbatueshme: Dosja e Parcelës.

Çdo pretendim të mos jetë “Çamëria” në ajër, por dosje me numër, numër parcele, planvendosje, zinxhir pasurie, dokumente të ruajtura, përkthim ligjor i rreptë, dhe përmbledhje njëfaqëshe në shqip, greqisht dhe anglisht.

Një dosje e tillë nuk kërkon të besohet, kërkon të lexohet.

Dhe për të mos mbetur në fjali, njëqind shembuj prove.

Njëqind dosje të plota, të përgatitura me rregull, të përkthyera me saktësi, të gatshme për çdo tryezë ndërmjetësimi dhe çdo udhë ligjore ku lejohet.

Jo sepse fitohen të gjitha.

Por sepse provohet se kauza ka hyrë në epokën e provës.

Dhe prova është valuta e vetme që e kthen historinë në drejtësi.

Këtu e them pa zbukurim, edhe ne, në Shqipëri, e kemi përdorur shpesh Çamërinë si fjalë të madhe në fjalime dhe si fjali të vogla në punë.

Kemi bërë thirrje pa dosje, deklarata pa afat, ndezje pa shteg.

Kjo e ka lënduar besueshmërinë e vetë kauzës.

Dhe unë e kam ndier këtë faj në tryeza ku fjala u rrit më shpejt se dokumenti.

Kjo nuk e ndryshon atë që ndodhi.

E shpjegon vonesën e sotme.

Dhe vonesa, për një njeri të përzënë, është plagë e dytë.

Por ka edhe një zë që e mban kauzën të pastër, zëri i gruas së moshuar çame që thotë: “Nuk dua që nipërit e mi të urrejnë. Dua të dinë ligjin. Dua të mbajnë mend historinë. Dua të jetojnë të qetë mes njerëzve.”

Ky është patriotizëm i lartë, ai që e mbron të vërtetën pa e shitur shpirtin te urrejtja.

Çamëria fiton vetëm me formë perëndimore, provë, udhë ligjore, shteg ankese, përgjegjësi të emërtuar.

Pesë shtylla të qarta, shqiptare në synim dhe perëndimore në mjet:

1. Bërthama e provës, ekip i përhershëm, rregull verifikimi, botim i rregullt.

2. Pako e pasurisë së veçantë, portofol rastesh, rast pas rasti.

3. Qartësia praktike, heqje e zonave gri me gjuhë të saktë.

4. Dialog me prodhim, procesverbal, afate, prodhim të numërueshëm.

5. Etikë e palëkundur, asnjë dënim i përbashkët, asnjë poshtërim.

Dy mjete:

• Regjistri i hapur i pretendimeve të dokumentuara.

• Shtëpia e përkthimit ligjor (shqip–greqisht–anglisht).

Tri ide të forta, të zbatueshme, paqedashëse:

• Fondi i besuar i ndërmjetësimit, zgjidhje e veçantë, rast pas rasti, me palë të tretë të besueshme.

• Komisioni i hapjes së arkivave, rregull botimi, rend pune shkencor, afate.

• Rendi i përgjegjësisë vetjake, gjykim vetjak, prova, standard, askush nuk mbyllet pas derës së dënimit të përbashkët.

Kjo, e kthyer në gjuhë pune, mund të lexohet si një udhë afatmesme: Çamëria 2030.

Dhe këtu e them prerë, si detyrim shteti, Republika e Shqipërisë nuk mund ta trajtojë më Çamërinë si çështje komuniteti.

Çamëria është detyrim shtetëror.

Detyrim për të dokumentuar, përfaqësuar dhe çuar deri në fund çdo rast, me ligj, me përkthim, me këmbëngulje, pa zhurmë dhe pa dorëzim.

Çamëria nuk është dosje e një shoqate. Është dosje e shtetit shqiptar.

Çdo çështje kombëtare që kërkon fitore paqësore kërkon një objekt-bosht.

Çamëria e ka objektin e vet, shkresën.

Një shkresë me emër përgjegjësie dhe me afat.

Një popull nuk fiton kur e rrit temperaturën, fiton kur e bën shtetin të lexueshëm, edhe për veten, edhe për tjetrin, edhe për botën.

Mjafton një rresht.

Në fund, nuk mbetet as britma, as premtimi. Mbetet një rresht i thjeshtë në një letër, me emër, me përgjegjës, me afat.

Çdokush që ka humbur shtëpinë di ta lexojë atë rresht më mirë se çdo fjalim.

Dhe kur ai rresht kthehet në zakon, e drejta s’është më zë, është derë.

Atëherë çelësi pushon së qeni relike dhe kthehet në shtëpi.

Filed Under: Analiza

“Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*

December 20, 2025 by s p

Prof. Luan Përzhita/

Ishte viti 1982 kur u emërova arkeolog në Qendrën e Kërkimeve Arkeologjike – Bërthama e rrethit të Kukësit. Pothuajse çdo vit vizitonim fshatrat e Kukësit dhe të Hasit, duke shënuar të dhëna për pika dhe gjetje arkeologjike. Kur u afroheshim fshatrave të Kosovës që ndodheshin në vijën e kufirit ndarës me ish-Jugosllavinë bisedonim për kulturën e kësaj treve dardane. Ndonëse kaq afër gjeografikisht në atë kohë ishte e ndaluar që të vizitoje qendrat e kësaj treve. Ne i konsideronim me shumë fat profesorët tanë S. Anamali, S. Islami, M. Korkuti, që kishin arritur të bënin gërmime arkeologjike në vitin 1980 se bashku me kolegët kosovarë Z. Mirdita, K. Luci etj., në tumat e Llashticës në Gjilan. Nga bisedat e tyre dëgjonim me shumë kuriozitet se si ata kishin zbuluar në këtë nekropol kulturën ilire të kësaj  treve. 

Gjatë viteve 1970 në rrethin e Kukësit, ku pas ndërtimit të hidrocentralit të Fierzës u përmbytën shumë toka në një gjatësi rreth 90 km, janë kryer një sërë fushatash gërmimi arkeologjik si në Kolsh, nga prof. M. Korkuti, në nekropolin tumular të Çinamakut, Kënetës, Bardhocit, Krumës etj., nga prof. B. Jubani dhe prof. A. Hoti, të cilët kishin vënë re se kultura ilire e zbuluar është e ngjashme me atë në Kosovë. 

Teksa shikonim fshatrat e Kosovës si Vermica, Dobruzhda, Shkoza, pak më tej Zhurin etj., në brezin e atëhershëm të kufirit, përpiqeshim që të përcaktonim, natyrisht këtu hynte në punë edhe imagjinata, vendet arkeologjike për të cilat kishin shkruar kolegët tanë kosovarë E. Shukriu, E. Dobruna, N. Ferri, Z. Mirdita, i paharruari A. Stipçeviç, si dhe historiani A. Hadri. E çuditshme po të mendosh sot se studionim për të njëjtën kulturë, për të njëjtën popullsi, që kishte të njëjtat tradita, trashëgimi kulturore, gjuhë dhe zakone, por që një “mur” teli me gjemba që quhej klon e kishte ndarë mundësinë e depërtimit në gjysmën tjetër të trupit të kësaj kulture. 

Besoj se tashmë mund të kuptohet lehtë se si jemi ndjerë ne kur Kosova  fitoi pavarësinë në vitin 1999. Menjëherë u organizuan takime me kolegët tanë në Kosove, K. Luci, F. Peja, H. Mehmetaj dhe krijuam një grup të përbashkët arkeologësh, duke punuar fillimisht për evidentimin e qendrave arkeologjike të Kosovës dhe paralel u inicuan gërmime arkeologjike në disa qendra të rëndësishme antike. Jo rastësisht një pjesë e rëndësishme e shënimeve të mia në këtë libër i kushtohen periudhës antike të Kosovës. Së bashku me kolegët e mi, kisha vizituar mbi 1000 fshatra në Kosove dhe konsultuar pothuajse të gjithë qendrat arkeologjike të gërmuara para viteve 1990. Kështu krijova një ide të qartë dhe të saktë për historinë e lashtë të kësaj treve dardane.

Ditën kur Kuvendi i Kosovës shpalli Pavarësinë si shtet, u ula dhe shkruajta një artikull me titull “2400 vjet shtet Dardan”, të cilin e botova në një gazetë në Tiranë për t’i bërë të ditur publikut se ky vend e ka njohur shtetin mijëra vjet më parë. Në shënimet e mia i kam kushtuar një vend me rëndësi të gjithë historisë antike të Kosovës, nga epokat prehistorike, rreth 6000 vjet më parë, shtetit Dardan, Dardanisë bizantine, si dhe figurave historike me origjinë nga kjo trevë. Një vend me rëndësi në këto shënime kanë edhe gërmimet arkeologjike që kemi zhvilluar së bashku me kolegun F. Peja, në fshatin Cifllak të Rahovecit. Aty u njohëm me  Z. Fasli Thaçi (ndjesë pastë), një burrë shumë gazmor, i qeshur dhe bujar. “Unë nuk jam arkeolog, më tha ai, por e di se themelet e shtëpisë time janë ndërtuar mbi troje shumë të vjetra të ilirëve. Nëqoftëse nuk besoni jeni të mirëpritur që të gërmoni në kopshtin e shtëpisë edhe pse tani është plot me perime”. E duke buzëqeshur shtoi: “E kush pyet, boll që ia arritëm kësaj dite që të dimë historinë tonë!”. Që nga ajo ditë shtëpia e Fasli Thaçit u bë dhe shtëpia e arkeologëve. Menjëherë e kuptuam se kishim të bënin më një qendër të rëndësishme antike të Kosovës, një vendbanim i cili përmbushte të gjitha kushtet për zhvillimin e jetës në antikitet.

Trevës dardane i dedikohen në këtë libër edhe disa shënime të mbajtura gjatë gërmimeve arkeologjike që kam bërë në Kukës, ku do të veçoja Qytezën në kodrën e Pecës, qendrën e parë qytetare në këtë krahinë për shek IV-II para Krishtit, ku kemi gjetur një vule të shek. IV me emrin e lashtë të Kukesit. Këtu pata fatin të zbuloj një objekt të mrekullueshëm, një llampë me shenjtorë të kohës paleokristiane të shek. VI, e cila përfaqëson një objekt unikal- i vetmi në Europë- të cilin e kam publikuar së bashku me kolegun e njohur francez, Fransua Baratte (profesor në Universitetin e Sorbonës Paris IV në Francë) në revistën e mirënjohur në fushën e arkeologjisë “Cahier Archeologique”.

Në vitin 2000 fillova gërmimet arkeologjike në kalanë e Grazhdanit në Dibër. Kur e vizitova për herë të parë këtë kala u befasova nga madhështia e saj. E ngritur në mes të një pllaje pjellore, me mure 3 km të gjatë, me 44 kulla dhe 3 hyrje, më krijoi përshtypjen se kishte ardhur koha të zbulonim të fshehtat e kësaj qendre të rrethuar nga heshtja prej shekujsh. Pas shumë vitesh kërkime dhe studime që lidhen me rëndësinë e kësaj qendre po botoj disa shënime mbi rolin që kishte kjo kala, e cila i dha emrin krahinës së Dibrës së sotme.

Pas rrëzimit të murit të izolimi, filluam kontaktet e para me kolegët e vendeve perëndimore. Në këtë rast isha i previligjuar sepse që nga viti 1995 u bëra pjesë e ekipit shqiptar, që do të bashkëpunonim për 10 vjet me kolegë nga Britania e Madhe për projektin arkeologjik të Butrintit. 

Kjo perlë e arkeologjisë mesdhetare dhe boterore, që të mahnit me bukuritë dhe madhështinë e monumenteve, të frymëzon dhe të fut natyrshëm në botën antike, ku ndërthuret historia e formimit, zhvillimit dhe lartësimit të një qyteti antik që si rrallëherë, ndonëse i zbrazur, të ofron ende ngrohtësi. Në këtë qytet kanë kaluar figura me përmasa botërore, janë zhvilluar ngjarje me rendësi historike, janë ndërtuar vepra me nivel të lartë nga disa inxhinjerë të njohur. Qytet me teatër dhe gjimnaz, me tempuj dhe ujësjellës. 

Pas punës, në orët e mbrëmjes, fillova të shënoj diçka për ketë qytet që dëshiroj ta ndaj me ju. Së bashku me kolegun tim, prof. William Bowden (profesor në Universitetin e Notingemit – Angli), na pëlqente të vizitonim një qendër arkeologjike buzë liqenit të Butrintit që quhej Diaporit. Në burime historike antike kishim lexuar se Butrintin e kishte vizituar  i madhi Ciceron për të respektuar mikun e tij pronarin e Butrintit, Pompon Atikun. Ciceroni e përshkruante aq bukur vilën e mikut të tij sa na dukej sikur rrënojat e kësaj vile fshiheshin pikërisht në Diaporit. Të nxitur nga kjo histori, në vitin 2000 filluam gërmimet arkeologjike në Diaporit që zgjatën deri në vitin 2006. Një qendër që të lë pa frymë nga bukuria natyrore dhe madhështia e ndërtimeve që ajo përmban. E kisha shumë të vështirë që kënaqësinë e përjetuar në zbulimin e kësaj qendre të mos e ndaj me lexuesin. Prandaj në mënyrë shumë të shkurtër kam shkruar në këtë libër për Ciceronin dhe madhështinë e vilës së Diaporit.

Në këtë botim mendova të hedh disa të dhëna edhe për rrugët e rëndësishme tregtare dhe ushtarake që ishin ndërtuar në këtë kohë në Iliri. Gjatë kërkimeve në Shqipërinë e Veriut dhe në Kosovë, ndonëse ky territor ishte i mbushur me qendra dhe gjetje arkeologjike vazhdimisht ngriheshin disa pikëpyetje mbi zbulimin e disa objekteve që vinin nga brigjet e Italisë. Ne e dinim se një nga rrugët më të rëndësishme të komunikimit mes territorit tonë në antikitet dhe bregdetit të Adriatikut e më gjerë ishte rruga Egnatia. Por kjo trase nuk kalonte në veri dhe në Kosovë. Më tej vizituam shumë vende që nga Lezha e deri në Prishtinë, ku zbuluam se lidhja e trevave të Veriut dhe Kosovës janë realizuar nga një trase tjetër rrugore, e cila ishte ndërtuar paralel me rrugën Egnatia dhe njihet me emrin Lissus- Naissus (Lezhë-Nish). Kjo trase bashkohej me rrugën Egnatia nëpërmjet luginës së Drinit të Zi. 

Një pjesë e shkrimeve në këtë libër lidhen me burimet historike të autorëve antikë. Gjatë leximit më bënte përshtypje figura e një personaliteti të madh, fillimisht si gjeneral i ushtrisë dhe me pas si mbret i ilirëve – Skerdilajdi, vëllai i mbretit Agron. Kjo figurë ishte anashkaluar dhe nuk gëzonte vendin që i takonte në histori. Me dëshirën që të kontribuoj sadopak në vlerësimin e kësaj figure ushtarake, politike dhe diplomatike të botës antike ilire vendosa që në këtë libër të botoj edhe një studim të përgatitur për këtë qëllim. 

Nga pika më e lartë e kalasë së Lezhës vështroja gjithë hapësirën përreth, detin Adriatik, Shëngjinin dhe Drinin e Lezhës, duke u përpjekur të kuptoja luftën që Filipi i V të i Maqedonisë zhvilloi kundër Lisit në vitin 213 para Krishtit. Ku mund të jetë lumi Ardaksan që përmendet nga historianët antikë? Kështu lindi ideja për punimin rreth identifikimit të lumit Ardaksan.

Figurat e shquara që shkruan historinë e Botës Antike si Konstandini, Justiniani etj., natyrisht që nuk mund të mbeten jashtë shënimeve të këtij libri, pasi kontributi i tyre është epokal dhe njëkohësisht ata janë pjesë e pandarë e historisë së kombit shqiptar. 

Shpresoj se këto shënime do t’ju sjellin sadopak atmosferën e ngjarjeve, figurave, historisë dhe kulturës së botës antike të shqiptarëve. Ato përmbajnë punime të shkurtra mbi ngjarje që kanë ndodhur në kohën e lashtë, figura historike të botës antike, zbulime me rëndësi arkeologjike, kuriozitete të kohës, etj. 

Libri i drejtohet një lexuesi më të gjerë se mjedisi i ngushtë shkencor, siç janë nxënësit e shkollës së mesme, studentët, si dhe të apasionuarit e historisë dhe arkeologjisë. Shpresoj që nëpërmjet këtij botimi të sjellim para jush në mënyrë të kuptueshme përmbajtjen e studimeve. Siç do të lexoni më poshtë shënimet janë shkruar gjatë një periudhe të gjatë kohore, herë herë duke plotësuar ecurinë e punës time si arkeolog në Shqipëri dhe në Kosovë.   

*Botim i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Tiranë 2022, volumi 283 faqe, (shqip & anglisht). 

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • …
  • 979
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DASHURIA NDAJ ATDHEUT – THEMEL I NDËRTIMIT DHE ZHVILLIMIT TË SHTETIT
  • THE SPHERE (1929) / HISTORIANI GJERMAN, FRANZ BABINGER : “VIZITA IME TEK DERVISHËT E KRUJËS, NJË KOMUNITET I JASHTËZAKONSHËM…”
  • Njoftim publik nga Shoqata Malësia e Madhe – NY
  • “Gjergj Kastrioti Scholarship Fund”
  • Gazeta “Shqiptari i Italisë”
  • KONSULLATA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË SHTUTTGART SHËNOI DITËN E PAVARËSISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE PËRURIMIN E HAPËSIRAVE TË REJA TË KONSULLATËS
  • “SKËNDERBEU SHQIPJA QË NDALOI PERANDORINË OTOMANE” E AUTORËVE ITALIANË: ALDO DIOMEDES DHE CLAUDIO DI GIÁ
  • KANDIDAT PËR KËSHILLIN BASHKIAK NË LEWISVILLE, TEXAS, ADRIAN DOKO: “SHQIPTARËT JANË SHEMBULL I INTEGRITETIT, FAMILJES DHE UDHËHEQJES”
  • Ekzistenca e kombit shqiptar varet nga ekzistenca e kombit amerikan
  • Flamuri Shqiptar: Nga Emblemë Perandorake në Identitet Kombëtar
  • ATHANAS GEGAJ VEPRIMTAR DHE STUDIUES SHQIPTAR NË AMERIKË  I SHQUAR PËR ROLIN E TIJ NË ÇËSHTJEN KOMBËTARE 
  • DR. ATHANAS GEGAJ, EDITORI I DIELLIT DHE SEKRETARI I VATRËS U PËRKUJTUA NË NEW YORK
  • Ismail Qemali në gazetën franceze “Le Bloc”
  • Grupi artistik shqiptar “Albanian Eagles Dance” përformoi në “ArtFest Fort Myers” në Florida
  • INSTITUCIONALIZIMI I BARAZISË SË SHQIPTARËVE – NGA MARRËVESHJA POLITIKE TE GARANCIA JURIDIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT