• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Glorifikimi i “antifashizmit” si rehabilitim publik i Enverit

January 24, 2014 by dgreca

Nga Sulejman GJANA (*)/

Propozimi i LSI për festim madhështor të 70 vjetorit të “çlirimit”, për ngritje komitetesh shtetërorë dhe restaurim monumentesh e lapidarësh, 10 muaj para kohe dhe pa kurrfarë nevojash elektorale, rizbuloi nostalgjinë majtiste për “Komandantin legjendar” të ushtrisë partizane, dy herë “Hero i Popullit shqiptar” dhe një herë “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, shokun Enver Hoxha. Ky akt i paramenduar shpjegoi gjithashtu edhe prapavijën politike të debatit të paradokohshëm mbi figurën e Hoxhës, debat publik në të cilin, jo rastësisht, u përfshinë edhe personazhe tejet të rëndësishëm të letrave dhe politikës nga të dy anët e kufirit ndërshqiptar, sikurse Jakup Krasniqi, Rexhep Qosja e Kristo Frashëri, që u shprehën me superlativa për ish diktatorin. Qëndrim që dikur, në vitin 1991, teksa vuante muajt e fundit të dënimit në burgjet e Serbisë, në gazetën serbe “Veçerni list”, e mbajti edhe heroi i rezistencës antiserbe Adem Demaçi, që deklaroi se “Enver Hoxha ishte dhe mbetet burri më i madh që ka nxjerrë kombi shqiptar”.

Janë pikërisht këto vlerësime e qëndrime të këtyre personazheve në adresë të diktatorit, (të gjithë simpatizantë të Ramës), që më bëjnë të besoj se, jo rastësisht, u shfaq portreti i Enverit në “Varrezat e Kombit” dhe në foton që kryesocialisti futi për këtë eveniment në face-book-un e tij.

Natyrisht që kryeministri shkoi të bënte homazhet e 29 nëntorit në emër të shallkuqave pionerë dhe fatosë të dikurshëm të Enverit, bash për yllkuqat që dhanë jetën me emrin e Stalinit dhe Titos në gojë. Por ai shkoi gjithashtu t’i bënte homazhe edhe vetë monumentit “Nënë Shqipëri”, realizuar nga Kristaq Rama sipas modelit rus, imituar prej tij nga veprat skulpturore që i ishin fiksuar qysh kur studionte në Rusi, e ku gruaja-simbol ngren lart, me dorën e djathtë, simbolin yll me 5 cepa, që sipas Kristaqit na qënkesh simboli i Shqipërisë dhe i të rënëve për nder të saj.

Padyshim që skulptorët realizues të këtij monumenti ishin frymëzuar nga Enveri në vitet 70’, që la flokët e gjata sapo iu faneps ëndrra për të imituar rilindësit e mëdhenj, teksa era i merrte leshrat sa herë që shkonte në kodrat e Fuat beut për të vënë kurora mbi eshtrat e atyre që e sollën në pushtet.

Ndaj në imitim të leshrave erëflladitur të Enverit, skulptorët e Realizmit komunist me shkollim rus, nën drejtimin e Kristaqit realizuan draperinë valëvitëse të palave të fustanit të gruas-nënë shqiptare, e cila edhe kur ishte Shotë, Norë apo Tringë Smajli, kish ngritur lart veçse flamurin kuqezi, por kurrë yje të kuq.

Enveri me shokë e dinin mirë se, ata që ishin kalbur në varreza nuk ishin veçse komandantët dhe komisarët e “Akademisë” së Dushanit dhe Miladinit, të shoqëruar nga “Herojtë e Popullit shqiptar” të rënë në Spanjë për Republikën komuniste spanjolle, apo nga ata 600 partizanët e rënë për çlirimin e Malit të Zi dhe Bosnjes, gjatë inkursionit të brigadave shqiptare në Jugosllavi, sikurse thotë edhe kënga komuniste: “Nga Kuçi në Vishegrad / rrugën e lamë me gjak…”.

Mendoj se ka të drejtë miku im hokatar, kur thotë se procesionet e përvitshme në të ashtuquajturat “Varrezat e Kombit”, po t’i mbivendosësh dhe t’u heqësh vetëm cepat, pra veteranët e larguar nga jeta për arsye biologjike apo lufta e klasave, si dhe tek-tuk ndonjë rishtar të hierarkuar në pushtet, kanë pothuajse të njëjtën përbërje qysh prej 40 vjetësh. Dhe kjo sepse shallkuqat e dikurshëm janë bërë pushtetarë apo politikanë, ndërsa ish pushtetarët janë vetëshpallur veteranë, duke regjistruar paradoksin e qindra ish korrierëve partizanë, nga 5-12 vjeç, apo të “veteranëve” të sotshëm 70 vjeçarë, që kanë lindur kur ka mbaruar Lufta e Dytë Botërore. Çka do të thotë se, sipas tij, në Shqipëri është krijuar një grupim procesionarësh profesionistë, naivë e aspak idealistë, që besojnë se tek “Varrezat e Kombit” prehen frymorët që bartin shpirtin e lirisë dhe martirizimit të këtij vendi. Takëm ky, që po t’u shtosh edhe interesaxhinjtë politikë, krijon populacionin qesharak të “antifashistëve” të këtij vendi.

Fantazistët më të guximshëm e konsiderojnë risjelljen e fotos së Enverit nga Rama si një provokim të qëllimshëm për të nxitur debate që do ta mbanin atë në qendër të vëmendjes, (pavarësisht kostos së deklaratave, shkrimeve apo artikulimeve antienveriste qysh në janar të vitit 1991), i ngjashëm me kërkesat ndaj libretistëve të skeçeve të “Portokalli”-së, të cilëve u kërkonte çdo javë çfarëdolloj talljeje apo banalizimi të figurës së tij, gjithsesi të mjaftueshme për ta mbajtur atë gjithmonë në qendër të vëmendjes publike, në një skemë të njimendtë piari dhe marketingu politik.

Ndërsa analistët më të përkorë të Ramës e konsiderojnë risjelljen e Enverit si kënaqje e porositur e “hermafroditëve” majtistë shqiptarë, që paradoksalisht bashkojnë enverizmin me socialdemokracinë europeiste në amalgamën PPSH-PS, vetëm e vetëm për të qenë gjithëherët në pushtet. Sikurse veprojnë edhe me antifashizmin, që e përdorin thjesht për të legjitimuar pushtetin e djeshëm, atë të sotëm e atë të ardhshëm, për të cilin një eksponente e së Majtës shprehej dikur se “do ta marrim dhe do ta mbajmë deri atëherë kur askush nuk do të mund të kujtohet se kur e kemi marrë për herë të fundit”.

Kurse takëmi tjetër i pretendentëve për radiografë e skaneristë të Ramës, e lidh futjen në skenar të fotos së Enverit, me synimet e kryesocialistit shqiptar për të joshur majtistët e Kosovës e për t’ua bashkuar ata majtistëve shqiptarë, në përmbushjen e kahershme të ambicjes për të qenë lideri i shumicës së shqiptarëve, këtej e matanë kufirit. Qëllim të cilin, sipas tyre, e shpjegojnë të gjitha lëvizjet politike dhe ecejaket e panumërta të tij në segmentin Tiranë-Prishtinë.

Ndoshta kjo është pasojë e këshillave të Shkëlzen Maliqit, që besohet se i njeh jo pak kosovarët edhepse gjuhët e liga thonë se komunikon më lehtë serbisht sesa shqip, por ndoshta është edhe imitim i lojës politike të Berishës për t’u bërë e mbetur strumbullari i faktorit politik dhe i mbarë shqiptarëve në Ballkan, çka do ta rriste fuqimisht peshën e kryesocialistit në sytë e ndërkombëtarëve, krahas mbështetjes dhe jetëgjatësisë në pushtet.

Se për çfarë “antifashizmi” flet Rama, mjafton të shohësh lugatin e bojatisur së fundmi, që e shesin për “Partizan të Panjohur” e që u hakërrehet gojëshqyer bashkëqytetarëve që medemek “çliroi”, për të kuptuar simbolikën dhe gjëmën e çizmes dhe dyfekut të tij për 50 vjet. Sepse është pikërisht ky “partizan Meke” që la shkopin e dhive dhe mori skeptrin e Mbretit dhe Perandorit, për t’u shtrirë sa gjatë-gjerë në krevatin e të gjithëpushtetshmit dhe mbi kurrizin e shqiptarëve.

Po për çfarë “antifashizmi” flet Rama, që ka si elektorat ribentropo-molotovcat që dikur glorifikonin Hitlerin dhe racën ariane, që mburrnin Duçen, që si prekursorë freshistë frekuentonin dopolavorot e Xhovani Xhiros teksa shanin atdheun e prapambetur dhe “mbretin anadollak e shakaxhi të përparimit”, që u veshën balila për të parë Romën e për t’u bërë me gazmend nënshtetas të mbretërisë-perandori të Viktor Emanuelit III. Veprime e mendime të cilat vetëm gjysma syresh i braktisën kur Hitleri theu paktin Ribentrop-Molotov dhe sulmoi Rusinë, kurse gjysma tjetër mbetën anëtarë të Partisë fashiste që duatrokisnin Ettore Muti-n, Galeazzo Çiano-n e Francesko Jakomoni-n, për t’u bërë më pas komunistë. Dhe këto janë akuza të vetë Enverit për gjysmën e lidershipit të PKSH e të ushtrisë partizane, të cilët i eleminoi gjatë luftës për pushtet, natyrisht duke kursyer ca kokrra sa për farë, ngaqë në të vërtetë nuk kishte gjë me fashizmin korporatisto-kooperativist që kolektivizonte pronat private dhe që kishte si moto trekëndëshin revolucionaro-fashist “bukë, litarë, festa”.

Enveristët “antifashistë” të sotëm bëjnë sikur harrojnë se antifashistët e parë në këtë vend ishin zogistët dhe jo komunistët. Në fakt, pavarësisht shtrembërimeve të historisë gjatë diktaturës komuniste dhe pluralizmit, e vërteta është se ishin pikërisht komunistët që pritën me lule, si çlirimtarë, Çianon dhe Parianin, që shpallën se “fashizmi nuk po e pushtonte Shqipërinë por po e begatonte dhe nëpërmjet industrializimit po krijonte proletariatin që do të mundësonte krijimin e partisë komuniste, e cila do të bashkëjetonte në demokracinë fashiste sikurse PKI e krerët e saj Luixhi Longo e Palmiro Toliati (që më pas Duçja i burgosi si antifashistë prorusë), por kurrsesi si Francesko Mateoti, që e kërkoi vetë belanë duke iu kundërvënë pushtetit dhe jo duke bashkëjetuar paqësisht me të”.

Ky takëm harron se ishin vetëm legalistët zogistë ata që iu kundërvunë me armë pushtimit fashist nga 7-10 prill 1939, ndërkohë që komunistët u tubuan në dyert e burgjeve për të pritur “heronjtë” komunistë, që dilnin triumfatorë të çliruar nga vëllezërit fashistë, teksa këmbeheshin me mijëra antifashistët zogistë që u arrestuan, u dënuan me burgime të gjata dhe u internuan në ishujt e shkretuar të Italisë.

Ne legalistët zogistë nuk mburremi me luftën tonë kundër fashizmit, sepse nuk mund të konsiderojmë meritë detyrën ndaj atdheut dhe as gjobë pushteti gjakun e derdhur. Për ne antifashizmi është ideologji dhe jo vlerë, është pozicionim i detyruar dhe jo lejtmotiv. Për ne vlerë dhe detyrim madhor e i përjetshëm mbetet kombëtarizmi, Shqipëria Etnike dhe shqiptarët.

Nuk i shpikëm ne shqiptarët fashizmin dhe nazizmin, nuk i ftuam ne në atdheun tonë. Nuk e shpallëm dhe nuk e filluam ne Luftën e Dytë Botërore, por e filluan nazifashistët dhe e shpallën “plutokracitë” europiane që flirtuan deri në lodhje me Hitlerin, Duçen dhe Hirohiton, që bënë pakte me ta në emër të ekuilibreve të rinj europianë e botërorë dhe ndarjes së kolonive e zonave të influencës. E filluan dhe e shpallën ata që u prishën në pazaret e tyre të ndyra e shekullore, nga të cilat shqiptarët gjithnjë kanë dalë të humbur.

Ishin dhe mbeten komunistët e internacionalistët e këtij vendi ata që, për dekada, u janë qepur pas ndërkombëtarëve në blloqe e aleanca, vetëm e vetëm për të marrë e trashëguar pushtete, duke bërë pazar me trojet dhe interesat shqiptare.

Ne kombëtaristët kemi bashkuar historikisht dhe vazhdojmë të bashkojmë kontribute dhe vlera me fuqitë që u duan të mirën shqiptarëve dhe bëjmë aleanca që gjithmonë në fundore respektojnë dhe mbrojnë interesat e shqiptarëve.

Ne kërkojmë partneritet, respekt të ndërsjelltë dhe reciprocitet të vlerësimeve e qëndrimeve. Ne nuk flemë nëpër çartera e nuk i zemë derën askujt, nuk këndojmë hosanara majekrahi dhe nuk lypim miqësi e dashni me zor. Jemi dinjitozë, respektojmë vetveten, miqtë e sinqertë dhe vlerat tona.

Nuk e kemi problem nëse nuk na llogarisin tek antifashistët. Madje do të na bënin nder, pasi nuk kemi ndërmend që për ideologjira të na fusin në një vathë me Stalinin, Titon, Rankoviçin, Napolon Zervën, Millosheviçin e Sheshelin, e aq më pak me Enverin dhe bandën e gjakatarëve të tij.

Komunistët shqiptarë janë më unikalët në botë, teksa shpallën heroj dhe dëshmorë të shqiptarëve ata që u vranë në toka të huaja, duke luftuar për kauza dhe popuj të huaj, apo ata që u vranë në luftën civile me bashkatdhetarët, thjesht në kacafytjen për pushtet. Të vrarë këta që në të gjithë botën quhen veçse viktima të një lufte vëllavrasëse.

Edi Rama e di mirë këtë fakt allashqiptar dhe përvojë mbarëbotërore, të cilën e ka stigmatizuar aq bukur në librin e tij “Refleksione…”, me bashkautor Ardian Klosin, në vitin 1991.

Pikërisht vlerësimi real i Luftës Antifashiste si Luftë Civile gjatë LDB, u dha atij dhe Klosit mungesën e komplekseve për të shkuar në Paris e për të takuar pa droje kryeballistin Abaz Ermenji, i cili i priti mjaft mirë këta djelmoshë, të cilëve u ofroi ndihmë dhe miqësi të pakushtëzuar, paçka se Ardian Klosi ishte nipi i dëshmorit komunist të Pojskës, Ptoleme Xhuvani, si dhe nipi i gruas së diktatorit të fundit komunist, Ramiz Alisë, kurse Rama ishte biri i hierarkut më të lartë për artet dhe kulturën në Kuvendin Popullor (kryetar i Komisionit përkatës), dhe nip i Spiro Kolekës.

Por sot Edi Rama ka ndryshuar qëndrim dhe bindje nga koha e “Refleksioneve…” për LDB, ngaqë është bërë kryetar i partisë së trashëguar nga Enveri e Ramizi.

Sa për të ashtuquajturën Luftë Antifashiste Nacional-çlirimtare, do të mjaftonte emërtimi dhe bilanci qesharak i saj për ta harruar heroikën e pretenduar. Sepse në asnjë vend nuk ka luftë Nacional-çlirimtare (pra komb-çliruese), kur më shumë se gjysma e kombit, jo vetëm që mbetet jashtë kufijve shtetërorë e kombëtarë, por ripushtohet nga pushtuesit që morën arratinë për 4 vite pas shembjes së Jugosllavisë mbretërore nga Italia dhe më pas Gjermania gjatë LDB. Dhe ajo që është më e keqja, ripushtohet pasi çarmatoset në mirëbesim nga vëllezërit e një gjaku, të cilët ndihmojnë pushtuesit duke i vrarë bashkë me ta.

Le të pyetet Rrahman Parllaku se çfarë ka bërë Divizioni i komanduar prej Hysni Kapos, Ramiz Alisë, prej tij dhe Shefqet Peçit, gjatë qëndrimit afro 18 mujor në Metohi e Kosovë, deri në mesvitin 1946. Le të dëshmojë ai për ngjarjet, para komisionit parlamentar ende të pashfuqizuar në detyrën e tij për “hetimin e masakrës së Tivarit”.

Për afro 3 dekada, dhjetëra ndihmësit e Ndreçi Plasarit nuk gjetën më shumë se 2800 personazhe për t’i futur në kolanën e famshme “Yje të pashuar” e për t’i shpallur “dëshmorë”, ndonëse çereku kishin vdekur në krevat nga sëmundjet, ishin viktima të rastit, të gjendur në vendin e gabuar e në momentin e gabuar, pra pa armë në dorë dhe aspak në formacione luftuese, apo ishin jetëhumbur në aksionet për rindërtimin e vendit pas luftës, për çka kolana u bë objekt talljeje, sidomos për jetëshkrimet e sajuara, qesharake, stereotipe e të mbushura me heroika në adresë mjeranësh të pafat që i kapi plumbi, apo që kishin vdekur nga tifo e marrë nga konservat italiane që kishin pësuar bombazh biokimik.

Sa për okupatorët e vrarë italianë e gjermanë, do të mjaftonin deklarimet e oficerëve britanikë Dejvid Smajli, Bill Maklin, Xhulian Emeri dhe Piter Kemp, në librat e tyre, ku dëshmojnë se u kishin dalë rrylat e fytit për të bindur edhe më trimat e komunistëve, Mehmet Shehun e Nexhip Vinçanin për të ndërmarrë operacione sulmuese, apo për të bindur Shtabin aleat në Bari që të mos dërgonte ndihma për partizanët, sa kohë që nuk i vërtetonin betejat e tyre dhe okupatorët e vrarë me medalionet e marra prej tyre, që ishin edhe parakushti për furnizime.

Sipas këtyre britanikëve, nëse bëhet fjalë për ndoca qindra okupatorë të vrarë, më shumë se gjysmën i kishin vrarë ballistët dhe zogistët, krahas britanikëve, në aksione të përbashkëta apo të përveçme.

Madje këta oficerë të misioneve aleate, këmbëngulin se nga ky numër duhen përjashtuar italianët dhe gjermanët e vdekur në Shqipëri pas plagosjes në frontet e luftës italo-greke, apo që vinin nga Greqia pas pushtimit gjerman dhe pas luftimeve të tyre me britanikët, në ishuj dhe në stere.

Gjithashtu këta britanikë pretendojnë se nga numri i fryrë i okupatorëve të vrarë duhet të zbriten robërit e dorëzuar e të masakruar më pas nga komunistët, sikundër vepruan Mehmet Shehu dhe Kadri Hoxha me shokë, që i vranë robërit e gjorë për t’u grabitur rrobat, këpucët, orët, unazat dhe dhëmbët e florinjtë, në kundërshtim edhe me Konventën e Gjenevës për Robërit e Luftës. Fakt ky që i rrezikoi jetën Kadri Hoxhës gjatë misionit në Bari si përfaqësues i Shtabit komunist aleat shqiptar, teksa kolegët e tij perëndimorë e akuzuan për krime lufte dhe urdhëruan arrestimin e tij, çka e detyroi t’ia mbathte e të kthehej në Shqipëri, duke i shpëtuar dënimit.

E nëse i rikthehemi enverizmit të ditëve të mbrame të enveristëve në pushtet, duhet pohuar se Ramizi u tregua tejet dinak teksa ndërseu njerëzit e tij që u prinin turmave të revoltuara, për t’i drejtuar kah sheshet e për të rrezuar e hequr zvarrë bronxet dhe mermerët e monumenteve kushtuar diktatorit, duke shpëtuar paq familjen e tij, të Enverit dhe ato të bllokmenëve.

Dukej qartë që përvoja rumune i kish shërbyer si mësim, ndonëse Nexhmija bëri të xhindosurën duke e akuzuar se ishte bashkërrëzues i Enverit, pasi sipas saj kish çmontuar bullonat e bazamenteve të monumenteve.

Por edhe për bronxet dhe mermeret Ramizi u hakmorr ndaj shqiptarëve, teksa nxiti falangat enveriste të ndëshkojnë shqiptarët e rebeluar e të paarmatosur, gjatë terrorit që pasoi për 48 orë 20 shkurtin 1991, ku u masakruan mbi 20 të pafajshëm.

Komunistët që dijnë të luajnë me simbolikat, i përdorën ato mjeshtërisht për të kumtuar mesazhet e zeza për shqiptarët dhe ndërkombëtarët në fillimet e pluralizmit dhe sidomos në ngjarjet e shkurt-marsit të vitit 1991, kur rezistonin të hiqnin simbolet dhe emrin e diktatorit nga sheshet, institucionet dhe kudo ku e kishin vendosur në mbarë vendin.

Do të mjaftonte rasti i 14 vjeçarit Spartak Deliu, ekzekutuar me snajper në kokë, si kumt gjakatar mbarsur me simbolikën se ata shqiptarë që guxuan të rebelohen kundër diktaturës, do të merrnin si ndëshkim vrasjen e ardhmërisë me plumb në ballë, gjë që më pas nuk rezultoi e pabazuar, sidomos gjatë vitit 1997.

Pas pushtimit, të trembur nga kryengritjet e mundshme të matjanëve zogistë, fashistët ndërtuan në vendlindjen e Mbretit Zog (në qytetin e themeluar prej Tij, Burrelin kryqendër e krahinës), garnizonin më të madh të përqendruar në sheshe dhe kazerma që zinin një sipërfaqe prej 30 hektarësh, tejet i fortifikuar, ku ishin instaluar 5 mijë trupa dhe armatime të rënda, shoqëruar me njësi shtesë për mbrojtjen e burgut të tejmbushur me zogistë dhe të tjera që ruanin kampin stërmadh të Përqendrimit në Komsi, 10 kilometër në periferi të qytetit, ku ishin burgosur mijëra antifashistë nga gjithë Shqipëria e Ballkani, çka e kishte shndërruar Matin në një burg gjigant. Por më 31 korrik 1943, tre mijë zogistë matjanë sulmuan garnizonin fashist dhe njësitë shoqëruese në të gjitha drejtimet, duke i shpartalluar dhe duke mundësuar çlirimin e mijëra të burgosurve e të internuarve, të cilët i strehoi populli nëpër fshatra e male. Fashistët nuk mund ta toleronin këtë sfidë të zogistëve dhe ndonëse në prag të kapitullimit të plotë, vendosën ta ndëshkonin Matin zogist, të cilin e sulmuan me tre autokolona prej mijëra trupash të shoqëruara me mjete të blinduara, nga tre drejtime të ndryshme. Në këtë përballje të pabarabartë fashistët arritën t’i zhvendosin kryengritësit në male dhe të djegin thuajse gjithë krahinën.

Pas “çlirimit”, komunistët që kishin shtënë vetëm në ajër me bataretë e fitores, e përvetësuan 31 korrikun e zogistëve matjanë, pa harruar të zinin vendin e fashistëve në garnizonin e gatshëm, ku instaluan korpusin më të madh ushtarak të vendit, me mijëra trupa dhe armatime, nga frika e ndonjë kryengritjeje zogiste.

Pikërisht në këtë korpus, ku mbi 95 % e efektivit ishin jo matianë, komunistët kishin vendosur një bust të Enverit, që pas rënies së komunizmit mbrohej 24 orë me mitrolozë të rëndë gulinov dhe ushtarë të shumtë, në ndërresa të pandërprera. Pikërisht këtë korpus dhe ruajtjen e bustit të Enverit edhe pas 20 shkurtit 1991, i komandonte një oficer madhor enverist tropojan, B. K., i cili ishte betuar të ekzekutonte të gjithë kundërshtarët e regjimit që do të tentonin ta rrëzonin bustin. Dhe ky enverist i përzgjedhur simbolikisht nga Tropoja, rezistoi dhe qëndroi në detyrë deri në fund të gushtit 1991, bashkë me bustin, të cilin e hoqën vetëm kur arritën ta shkarkonin enveristin me urdhër special të ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Stabilitetit.

Padyshim që Enveri rron në zemrat e enveristëve, rron në mendjet e rehabilituesve që glorifikojnë 29 nëntorin e antifashizmin, duke u thënë shqiptarëve se “ushtria e lavdishme çlirimtare kishte një komandant që e udhëhoqi drejt fitores dhe u çliroi juve mosmirënjohësve…”. Enveri rron në zemrat dhe mendjet e të gjithë atyre bashkëpunëtorëve të tij që u vetërehabilituan teksa e lanë vetëm dhe ia faturuan për nja dy dekada, atij dhe sistemit, të gjitha të këqijat. Enveri rron në zemrat e ushtarakëve vrasës të kufirit, që ekzekutuan qindra djem e vajza që synonin të shpëtonin nga “parajsa” komuniste, rron në zemrat dhe mendjet e gardianëve dhe xhelatëve të qelive, rron në mendjet dhe zemrat e gjakatarëve të Sigurimit e ish hetuesve, që janë shndërruar më së shumti në juristë institucionesh, në gjyqtarë, prokurorë e avokatë, duke i lënë pakicën e pensionuar për shkak të moshës së shtyrë në “shoqatat e ushtarakëve të liruar”, që kërkojnë pensione të majme për hiç luftërat, por vetëm për gjakun e derdhur të shqiptarëve, si dhe medemek angazhimin e mundshëm si rezervistë të ushtrisë anëtare të NATO-s, kur ta lypë nevoja.

Shenjat e para të rehabilitimit publik të Enverit filluan me këmbënguljen për të ruajtur 29 nëntorin, për të përfunduar ironikisht tek pretendimi i një enveristi se të gjitha fajet i paskësh pasur sistemi, se i tillë ishte, dhe se edhe vetë Enveri ishte përndjekur fshehurazi nga Koçi dhe Kadriu në emër të sistemit, duke u rrezikuar madje deri edhe me jetë si kunat i Bahri Omarit. Thënë shkurt, sipas këtij takëmi edhe Enveri pas vdekjes, si dhe Nexhmija për së gjalli, duhet të regjistrohen në shoqatat e ish të persekutuarve nga regjimi komunist!!!

Komunistët dhe më pas socialistët si trashëgimtarë ideologjkë, të aseteve materiale dhe të elektoratit ish-komunist, edhe sot e kësaj dite nuk kanë kërkuar ende falje publike dhe nuk kanë shfaqur pendesë institucionale për krimet barbare ndaj bashkatdhetarëve, gjatë dhe pas luftës vëllavrasëse, për gjysmë shekulli. E vetmja që ka kërkuar falje individuale publike është ish hierarkja e lartë e nomenklaturës komuniste Liri Belishova, pasuar nga Bedri Spahiu në gjysmëpendesën e tij në promemorjen e botuar në vitin 1991.

Sa kohë që viktimat nuk u hakmorrën, vrasësit nuk shfaqën pendesë dhe asnjëanësit mbetën soditës pasivë, asgjë nuk ndryshoi dhe shqiptarët mbetën po ata në bilancin dhe kahjet e jetës së tyre nën diktaturë apo jashtë kufijve, në mërgatë.

Të papenduarit le të mbajnë antifashizmin, Enverin dhe damkën e Kainit, si për të vërtetuar thënien se “gungaçin e drejton veç tabuti”.(Ne Foto: Enver Hoxha me Dushsn Mugoshen dhe Miladin Popovicin)

(*) Kryetar i PLL( E falenderojme z. Gjana qe e dergoi shkrimin per gazeten DIELLI

Filed Under: Analiza Tagged With: glorifikimi i antifashizmit, i Enver hoxhes, publik, si rehabilitim, Sulejman Gjana

LIRIA NËN PRESION ANË E MBANË BOTËS

January 23, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Organizata  jo-qeveritare Freedom House me qëndër në Uashington, botoi më 23 Janar raportin vjetor mbi lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut anë e mbanë botës.  Në raportin, Liria në Botë 2014, mbi liritë politike dhe civile në çdo shtet dhe territor të botës,   Freedom House pohon se liria në botë ka rënë për të 8-tin vit me radhë.   Në raportin e 41 të Freedom Haus, që konsiderohet si enti më i vjetër dhe më i besueshëm mbi gjëndjen e lirisë dhe të demokracisë në botë, thuhet se  gjithsejt në 54 shtete, është shënuar një rënje e dukshme në fushën zbatimit të të drejtave politike dhe lirive civile, ndërkohë që në 40-vende janë venë re përparime në këtë fushë.    Në raportin vjetor thuhet se disa udhëheqës botërorë kanë përdorur, atë që  raporti cilëson, si “autoritarizëm modern”, për të thyer ose margjanalizuar opozitën politike , por pa e zhdukur atë krejtsisht, ndërkohë që sa për sy e faqe pretendojnë të ruajnë rendin,  qetësinë dhe begatinë.  Objektivi kryesor i autoritarëve modernë, thotë Freedom House, është kapja e institucioneve në përpjekje për të dominuar jo vetëm degët ekzekutive dhe legjislative të qeverisjes, por duan të kontrollojnë njëkohësisht edhe median, gjykatat, shoqërinë civile, ekonominë si dhe forcat e sigurimit. Këta pra janë, sipas raportit të Freedom House, autoritarët modern, të cilët i gjenë në çdo rajon të botës.

Raporti i sivjetëm thotë se zona e Euro-azisë  vazhdon të mbetet njëra prej rajoneve gjeografike më shtypëse në botë, duke thënë se Bjellorusia, Turkmenistani  dhe Uzbekistani janë ndër vendet më shtypëse të lirive në botë, ndërsa shton se Rusia ka rritur shtypjet duke intensifikuar persekutimin e kundërshtarve politikë dhe të grupeve etnike të pambrojtura anë e mbanë vendit.  Në raportin mbi Azinë thuhet se Kina, gjatë vitit të kaluar është treguar gjithnjë e më shumë jo tolerante ndaj kundërshtarve politikë, ndërkohë që autoritetet kineze, ndër të tjera, kanë arrestuar me dyzina aktivistë të cilët kanë bërë thirrje për reforma anti-korrupsion.

Në lidhje me Europën, raporti i Freedom House thotë se gjatë viti të kaluar, shumica e vendeve europiane treguan respekt për standardet demokratike dhe për liritë civile, edhe ndonëse disa prej tyre u përballen me lëvizje të tendencave  dhe të një natyre nacionaliste.  Raporti veçanërisht kritikon Kryeministrin e Turqisë, Recep Taip Erdogan se në qeverisjen e tij, ka treguar tendenca gjithnjë e më autoritare, duke përmendur  shtypjen e protestave në Stamboll dhe fushatën e tij që ka ndërmarrë kundër zërave kritikë në media.

Raporti  i përcakton 195 shtetet dhe 14 territore, si të ”lira”, “pjesërisht të lira” dhe “jo të lira”.   Raportet individuale për secilin shtet dhe territor do të botohen kur të jenë gati, por kjo hartë me ngjyra përcakton kategoritë e ndryshme për secilin vend dhe rajon botëror.

Zëvendës presidenti i Freedom House, dhe njëkohësisht autori i raportit,  Arch Puddington i tha rëvistës amerikane Atlantic me rastin e botimit të raportit se, “Gjatë 30-vjetëve të kaluar nuk është shënuar asnjë përparim i dukshëm përsa u përket lirive në vendet e rëndësishme autoritare dhe të cilat vazhdimisht kanë rezistuar demokratizimin —  siç është Rusia dhe vende të tjera në Euroazi,  përfshirë vendet e Lindjes së Mesme, si dhe Kina, Irani, Venezuela” ndër të tjera.  Zyrtari i Freedom House u shpreh se udhëheqsit e këtyre vendeve kanë mësuar nga shkatërrimi i Bashkimit Sovjetik, 20-vjetë më pare, që të mos ndërmarrim bërjen e reformave të rëndësishme, të cilat ata nuk mund i kontrollojnë, duke mos lejuar, ose të pakën duke penguar edhe veprimtarinë më të vogël të grupeve pro-demokratike të shoqërisë civile.  I pyetur për protestat nepër rrugë dhe sheshe, përfshirë Tajlandën, Turqinë dhe Ukrainën, Z. Puddington tha se në disa vende ekziston tendenca që politikën ta zëvëndësojnë me protesta, duke dhënë si shembull Turqinë dhe Ukrainën, ku udhëheqsit e këtyre vendeve, besojnë se nëqoftse kanë një shumicë prej 52-për qind të votave, kjo, sipas mendimit të tyre i lejon ata të bëjnë si të duan dhe çka të duan. Andaj, tha ai, kur këta udhëheqës tejkalojnë mandatin e tyre duke kërcënuar demokracinë, dhe duke shkelur liritë dhe të drejtat e njeriut, atëherë popullit nuk i mbetet gjë tjetër veç të dalë në rrugë e të protestojë.

Autori i raportit vjetor mbi lirinë në botë, Arch Puddington tha për median se, “Jetojmë në një kohë, kur udhëheqsit e vendeve autoritare janë më të sigurt dhe më arrogantë se në të kaluarën dhe se  tani midis tyre ekziston një lloj koalicioni, si të thuash, një aleancë e vendeve shtypëse, ” nënvijoi Z. Puddington.

Në lidhje me Shtetet e bashkuara, Raporti i Freedom House thotë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë një prej vendeve më të lira në botë, por Presidenti i kësaj organizate  kritikoi administratën e Presidentit Barak Obama se është treguar pasiv ndaj keqësimit të gjëndjes së lirive në botë, duke shtuar se Uashingtoni ka humbur rastet për të promovuar demokracinë dhe lirinë anë e mbanë botës.   Zyrtari i lartë  I Freedom House, Arch Puddington fajësoi gjithashtu edhe vendet demokratike në përgjithësi për mungesë interesimi në lidhje me shtypjen e lirisë në botë.  Në lidhje me këtë, ai tha se “vihet re një mungesë vendosmërie nga ana e vendeve demokratike ndaj forcave demokratike të cilave po u bëhet presion ndaj veprimtarisë së tyre në vendet e mëdha autoritare”, dhe i akuzoi vendet perëndimore se janë të “gatëshme  të bëjnë marrëveshje me shtetet autoritare me qëllim për të përmirësuar atmosferën diplomatike, por duke injoruar masat shtypëse të këtyre vendeve autoritare” ndaj popujve të tye, tha ai.  Në lidhje me këtë, raporti i Freedom House, pohon se vendet demokratike, e sidomos Shtetet e Bashkuara nuk janë treguar të gatëshme për të vepruar në mbrojtje të lirive në vendet që raporti i cilëson si autoritare.  Mbi këtë, eksperti Dejvid Shenker i Institutit Uashington i tha Zërit të Amerikës se, ” ndonëse publiku amerikan nuk është aspak i interesuar për një ndërhyrje tjetër ushtarake në Lindjen e  Mesme, madje sipas sondazheve nuk dëshiron asnjë përzierje diplomatike e as financiare…përkrahësit dhe aktivistët e të drejtave të njeriut anë e mbanë botës, i drejtojnë sytë dhe shpresat e tyre për mbështetje kah Shtetet e Bashkuara, por fatkeqsisht nuk po hasin në një përkrahje që ata do të dëshironin.”

Andaj, nuk është për tu habitur se kur Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera demokratike nuk promovojnë dhe nuk mbështesin liritë dhe të drejtat e njeriut kudo në botë, ndodhë kjo që raporti i sivjetëm i Freedom House pohon rishtazi se është viti i 8-të me radhë që e pësuan keq  liritë, të drejtat e njeriut dhe demorkacia anë e mbanë botës.   Mbështetja dhe promovimi i lirisë, i demokracisë dhe i individëve dhe grupeve që i mbështesin këto liri anë e mbanë botës, historikisht  ka qenë pjesë e pa ndarë e politikës së jashtme dhe ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.  Bota demokratike duhet të jetë më e angazhuar në mbrojtje të lirive individuale dhe në promovimin e demokracisë se ç’ka qenë gjatë dekadës së fundit, pasi duke promovuar vlerat e lirisë dhe të demokracisë në mbarë botën, ndihmon të tjerët të sigurojnë lirinë për veten e tyre dhe njëkohësisht mbron edhe interesat kombëtare të botës demorkatike. Pasi siç tha edhe presidenti i Freedom House, David Kramer, “kur liria është në rënje anë e mabnë botës, si rrjedhim, ka më pak vende stabile dhe më pak vende partnere, duke pakësuar kështu mundësitë për bashkpunim në botë.”    Prandaj, Shtetet e Bashkuara dhe e vendet aleate demokratike duhet ta marrin më seriozisht mbështetjen dhe  promovomin e lirisë anë e mbanë botës, duke e bërë atë pjesë të pandarë të politikës së jashtme dhe ndëkombëtare, ashtuqë që liria dhe demokracia anë e mbanë botës, vitin që vjen të shënojnë rritje e jo rënje.

 

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ane e mbane Botes, Frank shkreli, Liria nen presion

15 vjet pas krimit makabër në kafenenë “Panda”

January 23, 2014 by dgreca

Serbia nuk mundet ta mashtrojë përgjithmonë opinionin serb me shpifje e fabrikime në llogari të shqiptarëve…/

Nga Fetnete Ramosaj/

Pesëmbëdhjetë vjet pas kryerjes së krimit makabër në kafenenë “Panda” në Pejë, ku më 14 dhjetor 1998, u ekzekutuan gjashtë të rinj serbë, tre prej tyre të mitur, zyrtarët e lartë të Serbisë filluan ta pranojnë publikisht autorësinë e këtij krimi, ndonëse atëbotë me automatizëm ia mveshën Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse kjo e fundit gjatë gjithë kohës kategorikisht e mohoi përfshirjen në një akt të tillë terrorist. Dihet se këso kohe qyteti i Pejës kontrollohej dhe terrorizohej nga forca të shumta pushtuese serbe si: nga policia, ushtria dhe njësitet speciale: JSO (Njësitet për Operacione Speciale), OPG (Operativna Grupa / Grupet Operative), PJP (Posebne Jedinice Policije/Njësitë Speciale të Policisë), etj.

Ditë më parë “Kutinë e Pandorës” lidhur me aktin terrorist në “Panda”-n e Pejës e hapi publikisht para medieve serbe, ai që sot konsiderohet njeriu më i fuqishëm në Serbi, zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe (SRS) të Vojisllav Sheshelit, që në kohën e Millosheviqit ishte ministër i Informatave, i njohur për qëndrimet e tij ekstreme gjatë luftës në Kosovë, por edhe para saj), mbase për kusuritje politike me kryeministrin aktual të Serbisë, ish-zëdhënësin e luftës të Sllobodan Millosheviqit, Ivica Daçiq.

Vuçiq iu drejtua opinionit serb, duke ia bërë të ditur se Serbia ka kryer krime monstruoze dhe se duhet të ballafaqohen me shumë gjëra të tmerrshme. “Shteti ynë ka kryer krime monstruoze. I ka vrarë kundërshtarët politikë dhe të gjithë ata që nuk mendonin njëjtë me shtetin”, ka thënë Vuçiq, për të vazhduar se “janë shumë gjëra të tmerrshme me të cilat duhet të ballafaqohemi”, duke përmendur si shembull vrasjen e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda”, për të cilin tha se “nuk ka dëshmi se vrasjen e kryen shqiptarët, ashtu siç besohej”.

Ndërkaq, kreu i Lëvizjes së Ripërsëritjes Serbe (SPO), Vuk Drashkoviqi, e plotëson edhe më tutje mozaikun e këtij rasti, kur medieve serbe lidhur me këtë rast u deklaroi se Sigurimi Shtetëror i Serbisë (DB), në krye me Radomir Markoviqin, nëpërmjet “paramilitarit” Millorad Ulemekut – “Legija”-s, e ka kryer masakrën në kafenenë “Panda”. Sipas tij, krimi është kryer, me urdhrin e presidentit të atëhershëm serb Sllobodan Millosheviq.

Për ata që nuk e dinë, veç tjerash, Millorad Ulemeku – Legija (i akuzuar dhe i dënuar edhe për vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiq dhe krime të tjera të pasluftës), gjatë luftës në Kosovë, nuk ishte thjesht një “paramilitar”, siç e cilëson Drashkoviqi, por ishte komandanti i të ashtuquajturës Njësia për Operacione Speciale – JSO (Jedinice za Specialne Operacije), e cila ishte njësi ekzekutive e RBD-së (Resorit të Sigurimit Shtetëror serb).

Është me interes pohimi i Drashkoviqit (në gazetën “Kurir”) kur thotë se “vendimin për një seri të krimeve kundër serbëve dhe shqiptarëve që e kanë mbështetur Serbinë dhe e kanë akuzuar UÇK-në, e ka sjellë Millosheviqi, në nëntor të vitit 1998 dhe shtabi i tij strategjik”. (Ky pohim i vërteton ato që i kam shkruar në publikimet e mëhershme, ndonëse bazuar në fakte, gjatë periudhës në fjalë (që nga fillimi i dhjetorit 1998 deri në mars të vitit 1999), në serinë e vrasjeve “enigmatike” nga njësitet operative të sigurimit sekret serb nuk janë vrarë vetëm shqiptarët që e kanë mbështetur Serbinë, por janë vrarë madje edhe shqiptarë – atdhetarë të njohur, që një jetë u dergjën burgjeve e që punuan për çlirim e Kosovës, të cilët Beogradi zyrtar, pas vrasjes, nuk ngurroi t’i etiketojë si “qytetarë lojalë” të Serbisë, duke i vrarë për së dyti! Raste të tilla ka mjaft!).

Sipas Drashkoviqit, “atëherë u vendos që me një seri të sulmeve terroriste që do të kryente DB-ja, pra legjioni i vdekjes i Legijas, në sytë e ndërkombëtarëve UÇK-ja do të paraqitej si organizatë terroriste, dhe në të njëjtën kohë të shkojë në maksimum pasioni antishqiptar në Kosovë dhe në Serbi”. “Të gjitha këto veprime janë kryer nga i ashtuquajturi “Grupi Operativ i Përndjekjeve”, i formuar në atë kohë, që i kishte 18 njerëz në përbërje, të cilët ishin trajnuar nga Legija për aktivitete terroriste në Kosovë, përfshirë edhe krimin monstruoz në “Panda”, nënvizoi Drashkoviqi, i cili edhe vet personalisht në disa raste ishte objektiv i tentim-vrasjeve nga ana e të njëjtit njësit.

Sipas informatave të Drashkoviqit, derisa ish-kryeshefi i RDB-së, Radomir Markoviq, para disa muajsh ka kërkuar amnisti nga presidenti serb, Tomisllav Nikoliq, ai ka kërcënuar që do ta gjunjëzojë Serbinë nëse i publikon të gjitha krimet ndaj serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, si dhe ndaj serbëve e myslimanëve në Bosnjë, krime këto që i ka kryer Serbia me urdhër të Millosheviqit.

Lidhur me këtë, gazeta “Kurir” e Beogradit (e njohur për qëndrimet e saj antishqiptare), duke iu referuar burimeve të afërta me Qeverinë e Serbisë, shkruan se autoriteteve serbe u janë ofruar dëshmi se vdekja e gjashtë të rinjve serbë në lokalin “Panda” në Pejë, më 1998, është kryer nga shërbimet sekrete serbe, pra nga shteti serb. Sipas gazetës, Radomir Markoviqi, ish-kreu i DB-së, u ka ofruar dëshmi autoriteteve se sulmin e ka bërë Millorad Ulemeku – Legija. Markoviqi ka dëshmi për këtë, shkruan gazeta, derisa gjithçka është organizuar nga JSO. Qëllimi ishte që në sytë e ndërkombëtarëve UÇK të dilte si organizatë terroriste dhe të arsyetojnë sulmet në Kosovë. Nga ana tjetër, Ulemeku është i gatshëm të dëshmojë për përgjegjësinë direkte të Radomir Markoviqit në këtë krim. Ulemeku ka zbuluar se urdhri është dhënë nga strukturat serbe të sigurisë, pra se për vrasjen në Pejë urdhri ka ardhur nga kreu i DB-së, post të cilin e kishte Radomir Markoviqi, shkruan “Kurir”.

Se krimi monstruoz kundër të rinjve serbë në Pejë, është kryer nga forcat serbe, për mua personalisht, por edhe për të tjerët që e kanë studiuar sadopak veprimtarinë dhe elaboratet serbomëdha të hartuara qysh para 160-vjetësh e këndej, kjo nuk ka pasur asnjë dyshim, gjë që e kam nënvizuar edhe në publikimet e mëhershme. Kur ka ndodhur rasti kemi qenë të bindur se është vepër e sigurimit sekret serb dhe e “Dorës së Zezë” (sipas “Crna Rukës” famëkeqe), siç i referoheshin shqiptarët njësisë që këso kohe kishte filluar të bënte ekzekutime enigmatike në mbarë Kosovën, me theks të veçantë në rajonin e Pejës, të Istogut, të Mitrovicës, etj. Për krimet e tilla të Serbisë, kanë dëshmuar edhe dëshmitarë të koduar, ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të Millosheviqit, në gjyqin kundër këtij të fundit në Tribunalin e Hagës, të cilët kanë ofruar fakte të pakontestueshme se Serbia për të përfituar politikisht nuk i ka kursyer qytetarët serbë, madje duke kryer akte terroriste ndaj tyre, për të pasur pretekst për ndërmarrjen e fushatave të spastrimit etnik kundër “terroristëve shqiptarë”. Por ajo që është me rëndësi në këtë rast, adresimi për planifikuesit, urdhërdhënësit dhe kryesit e krimit është më i qartë, pikërisht në ajsbergun e politikës shtetërore të Serbisë: urdhrin e Sllobodan Millosheviqit dhe të shtabit të tij strategjik, e zbatoi ish-kryeshefi i Sigurimit Shtetëror serb, Radomir Markoviq, nëpërmjet komandantit të Njësisë Ekzekutive të RDB-së (JSO), Millorad Ulemeku – Legija. Me këtë linjë komanduese dhe ekzekutuese, ndërlidhen edhe krime të tjera, vrasje e masakra të shumta kundër shqiptarëve, zhdukja dhe zhvendosja e trupave të shqiptarëve të vrarë në drejtim të Serbisë, por është interesant se me Legijan e Markoviqin dhe me qarqet më të larta shtetërore të Serbisë  ndërlidhet edhe njëri ndër aktet më të rënda terroriste të pasluftës në Kosovë – vrasja e dymbëdhjetë banorëve serbë në fshatin Grackë e Vjetër të Lypjanit, në korrik të vitit 1999, e cila po ashtu iu mvesh shqiptarëve.

Të kthehemi edhe një herë te masakra e 14 dhjetorit në kafenenë “Panda” dhe zhvillimet që ndodhën pas saj. Së pari, akti terrorist në “Panda” u krye vetëm 12 orë pas vrasjes së komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij në pritën e ushtrisë serbe në Gorozhub të Hasit, ku u zunë rob edhe nëntë pjesëtarë të UÇK-së (të cilët një muaj më vonë u shkëmbyen me ushtarët serbë të zënë robër në Zonën Operative të Shalës) dhe sulmi në Pejë u krye për të tërhequr vëmendjen e opinionit dhe të diplomacisë ndërkombëtare nga krimet e ushtrisë serbe në Gorozhub, ku një pjesë e madhe e të vrarëve ishin ekzekutuar e masakruar nga afërsia pasi ishin zënë rob; Së dyti, njëkohësisht me këtë akt, filloi një ofensivë e ashpër diplomatike e Serbisë në arenën ndërkombëtare për ta shpallur me çdo kusht njëherë e përgjithmonë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste; Së treti, vrasjen në Pejë, Serbia e bëri dhe e përdori me qëllim që të thellojë urrejtjen kundër shqiptarëve, gjë që e dëshmojnë edhe grevat e demonstratat masive të serbëve që pasuan pas aktit; Së katërti, e bënë për të arsyetuar praninë e shtuar të forcave ushtarako-policore serbe, kinse për t’u mbrojtur nga shqiptarët dhe për të arsyetuar fushatën e keqtrajtimeve e arrestimeve në masë, rikthimin e forcave ushtarako-policore në terren dhe ndërmarrjen e ofensivave të reja kundër njësiteve të UÇK-së në Dukagjin, në Drenicë, në Llap, në Nerodime, etj.

Vrasjen e të rinjve serbë në kafenenë “Panda”, Serbia e shfrytëzoi për ashpërsimin e fushatës terrorizuese kundër shqiptarëve. Në ditët në vijim pasuan masakrat e tmerrshme si në Raçak të Shtimes, në Rakovinë të Gjakovës, në Rogovë të Hasit, etj. Pikërisht më 17 dhjetor, filloi fushata terrorizuese kundër banorëve të Pejës, veçanërisht kundër atyre të lagjes “Kapeshnica”, me ç’rast u arrestuan mbi 150 qytetarë shqiptarë. Të njëjtën ditë forcat ushtarako-policore serbe e ndërmorën edhe ofensivën e parë frontale, që pas vendosjes së vëzhguesve të OSBE-së në Kosovë, kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Që nga 17 dhjetori, për një muaj radhazi, deri më 18 janar 1999, forcat serbe përdorën gjithë makinerinë e rëndë në ofensivën kundër pozicioneve të UÇK-së në Gllogjan të Deçanit për të vazhduar në pozicionet luftarake në Ratish e Dashinoc, në një vijë frontale prej më se tetë kilometrash të gjatë, ku me gjithë epërsinë në teknikë lufte dhe në numër forcash (merrnin pjesë edhe njësitet ushtarake të Armatës së Tretë të Serbisë, të ardhura nga Nishi), njësitet e UÇK-së korrën fitore bindëse dhe i detyruan forcat serbe të tërhiqen me turp, veç tjerash, duke u mbetur në vendluftime disa tanke e blinda të shkatërruara, dy blinda në gjendje të rregullt, etj.

Është fakt i pamohueshëm se serbët kanë marrë pjesë masivisht në luftën e Kosovës dhe në tri luftërat tjera të përgjakshme që i shkaktuan në territorin e ish-Jugosllavisë në dekadën e fundit të shekullit XX. Këtë masivitet, përveç numrit të të vrarëve në operacionet luftarake në Kosovë e gjetiu, e dëshmon edhe numri tepër i madh i veteranëve serbë të luftës. Numri i tyre sillet prej 500 mijë (sipas Ministrisë serbe të Mbrojtjes), deri në 800 mijë sish (sipas organizatave të veteranëve serbë të luftës)!

Pranimi publik i autorësisë së aktit terrorist në “Panda”-n e Pejës, është një hap përpara në adresimin e drejtë të kryesve të krimeve dhe gjenocidit serb në Kosovë. Është në shërbim të faktit se Serbia nuk mundet ta mashtrojë përgjithmonë opinionin serb me shpifje e fabrikime në llogari të shqiptarëve. Familjarëve të të vrarëve serbë, Serbia duhet t’ua thotë të vërtetën për rrethanat, kohën dhe numrin e pjesëtarëve të forcave serbe të vrarë në frontet e luftës në Kosovë, pasi që deri më tani, asnjëherë para opinionit serb nuk e ka bërë publike të vërtetën për humbjet reale, për dëmet në njerëz, që i pësoi gjatë luftimeve në Kosovë. Në anën tjetër, Serbia deri më tani asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e bërë ndaj popullit shqiptar.

Shteti serb me çdo kusht është përpjekur të fshehë gjurmët e krimeve, gjurmët e varrezave masive, siç është edhe rasti i fundit me varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, zbardhjen e të cilës Serbia e pengoi për vite të tëra me dekrete presidentësh, ndërkaq kur u konfirmua ekzistimi i saj, pa kurrfarë shkaqesh po e zvarritin nxjerrjen e eshtrave të qindra shqiptarëve.

“Serbia mund të vazhdojë të gënjejë dhe të mohojë gjenocidin, por kjo nuk është mirë, sepse i gjithë rajoni është paralizuar për shkak të këtij mohimi”, do të shprehej vite më parë Janja Bec Neumann, ish-kandidatja për çmimin Nobel, dhe një ndër zërat e rrallë në Serbi që i ftonte bashkëkombësit e saj për pranimin e gjenocidit.

Në vazhdën e këtyre ndriçimeve të krimeve të kryera nga shteti serb, duhet kërkuar edhe ndriçimin e veprimtarisë së të ashtuquajturës “Drejtoria e Gjashtë” apo “Drejtoria e Vrasjeve” e Sigurimit Shtetëror Serb, e themeluar ekskluzivisht “për kryerjen e shërbimeve të fshehta dhe aktiviteteve operative jashtë vendit”, në të cilën janë këmbëkryq edhe dy akterët e lartë serbë, të akuzuar për rastin “Panda”, për vrasjen e gazetarit serb Sllavko Çuruvija, vrasjen e gazetares së BBC-së, Jill Dando, pastaj vrasjen në Grackë të Vjetër të Lypjanit e dhjetëra vrasje të tjera, të kryera brenda e jashtë Serbisë. Veçanërisht duhet të insistohet në ndriçimin e veprimtarisë së kësaj drejtorie në raport me Kosovën dhe me vrasjet politike që kanë ndodhur këtu, kur dihet se që nga viti 1999 deri në vitin 2003, Millorad Ulemeku me njësitin e tij ekzekutiv të RDB-së, ishte i vetmi që nuk i kishte shkëputur lidhjet me Kosovën.

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: 15 vjet pas krimit makaber, Fetnete Ramosaj, ne kafe panda

“ANËS LUGINËS SË PRESHEVËS”!?

January 21, 2014 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/

 Të nderuar miq! Këtë shkrim a shkarravinë do ta filloj me ca vargje të poezisë “Anës lumenjve” të Fan S. Nolit, ku ai i këndon vatanit dhe miletit./

“Ku e lam’ e ku na mbeti,/
Vaj-vatani e mjer mileti,/
Anës detit i palarë,/
Anës dritës i paparë,/
Pranë sofrës i pangrënë,/
Pranë dijes i panxënë,/
Lakuriq dhe i dregosur,/
Trup e shpirt i sakatosur.”/

Mbasi nuk e di me “tamam” se pse e shkroi këtë poezi Noli dhe kujt ia kushtoi, mua më mbetet të them se kjo poezi gjithsesi që nuk u qe kushtuar shqiptarëve të Maqedonisë, të Malit të Zi dhe në veçanti shqiptarëve të Anës së Luginës së Preshevës, të cilët sot e gjithë ditën e Perëndisë mbijetojnë edhe përkundër “mungesës” së përkujdesjes sonë kolektive ndaj statusit të tyre. Gjithsecili që merret me shkrime e ka pak të “sikletshme” të shkruajë vështrime të tilla, jo pse nuk do t’ua përfillin lexuesit, por për arsye se ato paragjykohen dhe urrehen këmbë e krye nga ata që kanë mendime krejtësisht ndryshe.

Pavarësisht se titulli i këtij shkrimi mund të paragjykohet a të shtrembërohet, do t’i referohem ndodhisë a takimit të paradokohshëm të Prizrenit, ku kryeministrat e dy shteteve shqiptare, gjegjësisht të Shqipërisë dhe të Kosovës, diskutuan çështje nga më të ndryshmet. Se a ishin ato të diskutueshme, parimore a çështje kombëtare, kjo ka pak rëndësi. Megjithatë, pasditen që përfundoi ai takim, opinionistët, analistët po edhe kolumnistët shqiptarë, gjithandej ku jetojnë dhe veprojnë (përfshi edhe artikullshkruesin), bënë “hyxhym” për të shkruar diç në lidhje me këtë takim, gjithsesi nga këndvështrimi dhe “takati” mental i tyre. Disa këtë “mbledhje” e konceptuan si një butafori mashtruese, ca si një takim propagandistik e recidivist, nacionalist dhe së fundi edhe simbolik. Kishte edhe të tillë që thanë se kjo mbledhje e dy kryeministrave ishte një kopje e zbehtë e Lidhjes së Prizrenit (1878) ose e Lidhjes së Dytë të Prizrenit (1943). Disa të tjerë thanë se ishte një “mbledhje” a një takim ndërqeveritar i ngjyrosur me simbolikë, metaforë, “fodullëk” (karakteristik për popujt e Ballkanit), një takim populist, partiak, folklorik dhe më pak historik (ata që thanë se ishte “historik” iu referuan shtëpisë së qytetit me shatërvan të bukur)…, një takim burrash “…, ku u përcollën mesazhe konkrete ndaj partneritetit (të munguar-nënvizim im) strategjik për intensifikimin dhe konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik, politik, kulturor dhe arsimor mes dy shteteve shqiptare”. Ca të tjerë, respektivisht “gojëkëqijtë”, Thaçin dhe Ramën i konceptuan thjesht si kalimtarë të rastit, po edhe si misionarë të kombit (!?) etj…, një takim ku kryeministri i Republikës së Shqipërisë, duke u ndier “superior”, ashtu pa “dashje” shkeli protokollin e takimit dhe e gjithë kjo sikur krijoi përshtypjen se nuk u mor vesh se kush ishte “i zoti i shtëpisë dhe kush mysafiri”(!?). Se ishin muhabete burrash, fjalë a premtime të vonuara, se ishte takim butaforik, nacionalist, historik a edhe gjithëkombëtar, mua nuk ma kap rradakja, por ama se ishte një takim gënjeshtre dhe talljeje me shqiptarët e Republikës së Maqedonisë, të Malit të Zi dhe në veçanti me ata të Luginës së Preshevës, nuk e luan as topi i sulltan Hamitit!

Ishte një takim ku u hetua kompleksi i inferioritetit të Hashimit, një takim me të folme paksa nëndialektore (“A ke nirthtë” – Hashim Thaçi). “E mira e këtij takimi” ishte se shqiptarët e dy shteteve fillimisht duhet të “integrohen me njëri-tjetrin” e mandej të trokasin në dyert e Evropës, si në aspekt ekonomik, kulturor, politik, po, qoftë edhe gjuhësor (hiq mënjanë shqiptarët që nuk u ftuan në atë takim). Sikur z. Rama dhe z. Thaçi  thanë se do ta konsolidojnë dhe do ta forcojnë kështjellën e harmonisë fetare  (e cila, si duket, në kohë të fundit ka filluar të luhatet, pasi që armiqtë tanë kanë filluar t’i ngjisin nga një bisht fesë së çdo shqiptari. Myslimanit ia ngjitën atë radikalizmin, shqiptarin ortodoks e konceptojnë si grek dhe katolikun si italian apo evropian)…, sikur deshën të thonë se sot e më pastaj nuk do ta anashkalojnë integrimin gjuhësor, nuk do të lejojnë që në të ardhmen të nëpërkëmben frytet e dala nga Kongresi i Drejtshkrimit (1972), nuk do të lejojnë të avancohet as gegërishtja, po as edhe toskërishtja.

Sikur në atë “mbledhje” ndërqeveritare, z. Thaçi dhe z. Rama thanë se, në aspekt të bashkëpunimit tregtar, shqiptarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë nuk mund të kënaqen me atë pesë përqindëshin e këmbimit tregtar mes dy shteteve. Sikur sot integrimi kulturor nuk mund të bëhet jashtë institucioneve, gjegjësisht pa i shembur barrierat e kufijve shtetërorë,  sikur çështjet arsimore mes dy shteteve, me përdorimin e abetares së ashtuquajtur mbarëkombëtare, hë për hë janë zgjidhur, sikur thanë se për t’u avancuar arsimi si veprimtari shoqërore, shqiptarët e dy shteteve duhet t’i harmonizojnë fillimisht planet dhe programet mësimore andej dhe këtej kufijve administrativë, sikur kryeministri i Republikës së Shqipërisë, z Rama, i tha Ramushit: “Or burrë, a mos vallë i harruam shqiptarët e tjerë t’i ftojmë në këtë mbledhje mbarëkombëtare”!?…, sikur Hashimi ia ktheu: “Vëlla i dashur, mos vallë Brukseli dhe Uashingtoni të pëshpëritën në vesh e të thanë se në këtë takim nuk ka vend për shqiptarët e tjerë që u mungon shteti…, a mos vallë të  thanë harroje Koço Danajn i cili në vijimësi llafos idenë për krijimin e Shqipërisë natyrale”(!?)

Për ta përfunduar këtë “muhabet dedikuar mbledhjes” në fjalë, do të parashtroj pyetjen se a mos vallë koha e sloganeve bajate (demagogjike), folklorike, folkpatriotike, mbase edhe nacionaliste, një herë e përgjithmonë ka ikur?!

Ndoshta sot, edhe pas këtij takimi mes z. Thaçi dhe Rama, shqiptarët e Luginës së Preshevës me gojën plot do ta parafrazojnë atë shprehjen proverbiale që thotë: “Ka mamaja, ka babai, i mjeri unë që nuk kam”!

“Më mirë të rrish i qetë dhe t’i bësh të tjerët të mendojnë që je budalla, sesa të flasësh dhe t’ua heqësh të gjitha dyshimet”, do të thoshte A. Linkolni.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Anes se Presheves, Fadil Lushi

Zoti flet shqip!

January 20, 2014 by dgreca

 “Gjaku shqipëtar që rrjedhë në venat tona më bëri të shkruaj këtë shkrim ,që ta kemi gjithëmonë afër që mos të harrojmë kurrë mëmëdheun tonë dhe gjuhën tonë ëmtare, vlerat e së cilës do t´ia njeh e ardhmja ”/

Nga Fahri XHARRA/

Në shkallë ndërkombëtare prej gjithë përfundimeve të tyre të verifikuara mirë, del se pellazgët, , i kanë sjellë Europës, ndër të tjera, alfabetin e parë, qytetërimin më të lashtë: mjeshtërinë, teknikat e dobishme, themelet e shkencës, mitologjinë etj., e në veçanti emrin e vetë Europës, kulturën e grurit, shpikjen e bukës, ndërtimin e qyteteve e bërjen e regjistrimeve, të ligjeve, të monedhave, të Lojërave Olimpike… (Dr. Dhimitër Pilika , 1994 ) Përfundimisht, origjina pellazgjike e kombit shqiptar, është provuar në mënyrë të padyshimtë, pa asnjë hije etnocentrizmi, nëpërmjet përputhjeve, ndihmesave, konvergjensave të pakundërshtueshme të mijëra të dhënave ndërdisiplinore, zakonisht të pabotuara, vendore, që u përkasin fushave të mëposhtme: historigrafisë, numizmatikës, epigrafisë, fizikës radiometrike, kimisë (së metaleve, tokave etj.), etnologjisë, folkloristikës, gjuhësisë, onomastikës, etimologjisë, antropologjisë, hematologjisë, ballkanologjisë, etruskologjisë, jurisprudencës, paleografisë, statistikës, demografisë, klimatologjisë etj.Dhe zbërthimin i këtyra që u thanë më lartë na japin Dhimitri Pilika , Edouard Shneider,Aristidh Kola (etj)  si dhe vetë qenja e jonë  që i mbijetoi Oqeaneve të Historisë dhe valëve të mëdha të saja përpirëse që herë e fundosnin e herë çitnin në sipërfaqe të jetës së pasardhësve   lashtësinë e vet.

Edhe pse shpesh thuhet që shkenca ende nuk ka arrijtur të zbërthen  origjinën racore të pellazgëve të humbur në natën e errët të kohës, prapë se prapë , lindja e këtij populli të lashtë në agun e  historisë së popujve mund të zbërthehet  përveq tjerash edhe me anën një  populli të lashtë që ende jeton dhe me gjuhën e atij populli që ende flitet. Prejardhja e një populli është e lidhur ngusht me prejardhjen e gjuhës se tij dhe një gjuhë e pavarur do të thotë një popull i veçantë. Zoti fliste Shqip!

Duke lundruar ne Oqenin  e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar , të vjedhur , të mëshehur  nga zilia historike e prejardhjes  se të mëvonëshmëve dhe  e cila  ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët  e asaj të vërteteje.

Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bër shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra , po në të njetën mënyrë  sikur një fëmi disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.
Herodoti (484-425 prK) na spjegon në mënyrë shumë bindëse përvojën me dy fëmij  në Egjypt.Mbreti i Egjyptit për të mësuar se cili ishte populli më i vjetër e bëri këtë: Dy fëmij të posalindur iu besuan nje gruaje së cilës iu kishte këputur gjuha në mënyrë që ajo të mos kishte mundësi të iu fliste fëmijve dhe në mënyrë instiktive të mos ndikonte te ata në formimin e  të folmës së tyre, sepse të gjitha gjuhët fillojnë të mësohen nga veshi( të ndëgjuarit). Herodoti spjegon që fjala e parë që ata kishin klithur ishte ” buk ”Duke kërkuar ndër të huajt , banorë të Egjyptit se nga cili  popull vinte kjo fjalë , ai gjeti  se ata ishin Frigjët ata që i thonin ”bukës”. Frigjët , (Frigasit) ishin pellazgë dhe ata e flitshin gjuhën e shqiptarëve të sotëm. Dhe vërtetë ishte fjalë monosilabike që është e mundshme nga fëmiu ( A.Kola, E. Schneider )

Për ti dhënë vendin e sajë  racës Pellazgjike  në llojin e njerëzimit, ne nuk do të shërbehemi me me cilësi anatomike ( Edouard Schneider) por me  gjuhën , përrallat dhe tregimet , legjendat dhe zakonet e Shqyptarëve të cilët janë të zbriturit e drejpërdrejt të Pellazgëve. Do të flasim për gjuhën  shqipe.Gjuha e pellazgëve duhet të ketë qenë një gjuhë admirative, ekslamative , demonstrative dhe imitative; kështu me një gjuhë monosilabike dhe konçize ku cdo rrokje , çdo zë e jep një kuptim të plotë.Ne mund të dijmë që njeriu i asaj kohe nuk ka mundur të përdor shprehje dy ose më shumë rrokëshe për të emërtuar diellin, yjet , tokën , ujin, zjarrin , frymën, njeriun , zogjët ,pemët

Nëse ne e marrim që gjuha e Shkyptarëve  diellit i thot dillë, qiellit Qillë ,  dheut Dhe, yjeve Hyll Hyi, zjarrit ziarm ose zierm ,frymës erë njeriut njer , zhtazës shtans ,; zogut shpen, pemës pem` ;kreut Kok´ ose kry , ujit uj´; shofim që të gjithë emrat janë të shkurtër ,të ëmbël për ndëgjim, shprehës kuptimplotë me një harmoni të madhe imituese.

Dielli e shprehë idenë e një qendreje ndriçuese :Dielli e fillon ditën : Nga Dielli rrjedhë dita pastaj drita dhe e drejta.Qielli e shpreh idenë bashkëkrijuese ( nga mitollogjia , bashkimi i qiellit me tokën e bëri njeriun)

Dhe , dheu e shprehë të zezën , terrin mbi tokë. Edhe sot thuhet .”Zi si dhe (dheu)”

Nir (njeriu) e shpreh gjendjen e njeriut të parë të vëmendshëm , i përmbledhur,  i përmbajtur karshi natyrës. Edourd Schneider e spjegon që  emri njeri rrjedhë nga dy fjalë

me ni (ndie) me ri ( me ndejt, qëndruar) , .

Për thellim më të madh të lexohen autorët e cituar më lartë

Një studim më i thellë të dërgon në gjuhën e Homerit , gjuhë e cila spjegohet vetëm me anën e shqipes së sotme. Spjegimet e mëtutjeshme të gjuhës së Zotit e tejkalojnë qëllimin e shkrimit , por ky shkrim le të jetë një grrithje në n gjuhën më të vjetër të botës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Zoti flet shqip

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 928
  • 929
  • 930
  • 931
  • 932
  • …
  • 984
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT