• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vite 1.8 miliardë dollarë

March 25, 2018 by dgreca

SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vite 1.8 miliardë dollarë/unnamed-2

-Ministrja Reshitaj në Washington në takim me EPA dhe  Departamentin e Marrëdhënieve me Evropën Jugore dhe Qëndrore në DASH. Përkrahje nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor/

unnamed-1Washington, 25 Mars 2018-Gazeta DIELLI/Në ditën e fundit të vizitës zyrtare të saj në Washington ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj u prit në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qëndrore, zyrtarë të lartë të Agjencisë për Mbrojtjen e  Mjedisit, si dhe të Byrosë për Burimet e Energjisë.

unnamed-3

Në Takimin e parë u prit nga  DepHan Goodman, zyrtar i Lartë për Kosovë, Louis Crishock, zyrtar për Diplomaci Energjetike pranë Byrosë për Burimet e Energjisë si dhe Justin Heung, zyrtar Ekonomik pranë Departmentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qëndrore.Në këtë takim ministrja Reshitaj shprehu vizionin e saj për mjedisin dhe prioritetet qeverisëse, angazhimin për të bërë publikun të vetëdijshëm për rëndësinë e energjisë së ripërteritshme.

Ajo falënderoi shtetin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe kërkoi përkrahje në fushën e promovimit dhe subvencionimit të ekonomisë së gjelber, miqësore me mjedisin.

Nga ana tjetër zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vitet e fundit 1.8 miliardë dollarë.

“Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë fusha duke përfshirë programin e shkencëtareve të rinjë ku  përmes Ambasades Amerikane vitin e ardhshëm do të sjellim në Kosovë ekspertë për fusha të caktuara që pala Kosovare i identifikon si të nevojshëm” deklaruan nder të tjerash zyrtarët  amerikan.

Në fund të takimit palët u zotuan që do të intensifikojnë veprimet e përbashkëta në nxitjen e investimeve kapitale në zhvillimin e qëndrueshëm të  vendit dhe mbrojtjen e mjedisit në veçanti.

Në takim me zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit ministrja Reshitaj kërkoi përkrahje për Agjencinë e Kosovës  për Mbrojtjen e Mjedisit, në ngritjen e kapaciteteve, ruajten e ekosistemeve, florës e faunës.

Gjatë vizitës zyrtare të saj në Washington Reshitaj mori përkrahje nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve, në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 1.8 miliardë dollarë, Behlul Jashari, SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vite

BE merr frymë lirisht – U shmang lufta tregtare me SHBA

March 23, 2018 by dgreca

Një luftë tregtare mes SHBA e BE duket të jetë shmangur për momentin. Sipas të dhënave të qeverisë amerikane, BE e partnerë të tjerë do përjashtohen nga doganat ndëshkuese për çelikun dhe aluminin që eksportojnë në SHBA.

Symbolbild EU USA Flagge (Getty Images/T. Charlier)

Një fitore e ndërmjetme për Europën: Në kuadër të samitit të BE vijnë lajme të mira, për krerët e BE, lajme që askush nuk guxonte t’i shprehte me zë të lartë. Tani të gjithë pranojnë se uniteti sjell fryte të mira për të gjithë. Kreu i Komisionit Euroian Jean-Claude Juncker është shprehur se “ne si Komision bëmë të qartë, se nuk duam një luftë tregtare, kjo nuk i vlen askujt, por edhe se jemi në gjendje të marrim masa adekuate.”

Edhe kancelarja Merkel u shpreh e lehtësuar duke theksuar se BE u prezantua në këtë çështje me unitet. “Kjo është gjë e mirë dhe një pohim për tregtinë e lirë dhe kundër proteksionizmit.” Presidenti francez, Emannuel Macron e vlerësoi përjashtimin e europianëve nga doganat ndëshkuese. “Dëshira ime është që të paktën, të vazhdojmë me rregullat e tregtisë botërore që janë të vlefshme për të gjithë ne.”

USA Peter Altmaier, Wirtschaftsminister in Washington (Getty Images/AFP/N. Kamm)Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier

Por bisedimet nuk kanë për të përfunduar kaq shpejt. Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmeier pret bisedime intensive në të ardhmen. Në gjashtë javët e ardhshme kemi mundësinë që “të negociojmë shumë të përqëndruar me palën amerikane”, tha ai për radion gjermane, Deutschlandfunk. Por për momentin ia kemi dalë që të shmangim një situatë të pasigurisë së madhe, tha ai.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: BE-SHBA, shmanget luffa tregtare

Ambasadori Lu: Të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare…

March 22, 2018 by dgreca

Deklarate e Ambsadori Lu ne takimini e Dhomes Amerikane te Trgetise/1 amb Lu

Anketimi i zhvilluar për Indeksin e Biznesit tregon se anëtarët e Dhomës Amerikane mbeten të shqetësuar për nivelin e taksave, burokracinë qeveritare, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, gjetjen e stafeve të kualifikuara vendase dhe nivelin e informalitetit.

Këto kanë qenë edhe për këtë Indeks Biznesi pesë shqetësimet kryesore.

Indeksi i biznesit ka shënuar një ulje të lehtë prej 1.33 pikësh, nga 43.78 në vitin 2016 në 42.45 në vitin 2017. Rezultatet e Indeksit të Biznesit 2017 – 2018, janë prezantuar sot në Asamble me të gjithë treguesit që masin besimin që kanë kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane në lidhje me parametrat kryesore të klimës së biznesit.

Një perceptim aspak pozitiv kanë patur bizneset anëtare të Dhomës Amerikane gjatë vitit 2017 edhe për klimën e brendshme politike, e cila ka rënë me 5.08 pikë si dhe për sigurinë në vend që ka pësuar rënie me 2.37 pikë.

Duke folur për rezultatet e Indeksit të Biznesit, Ambasadori Lu tha: “Ulja e lehtë e Indeksit këtë vit konfirmon se mbetet akoma shumë për t’u bërë, për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Legjislacioni, taksat dhe sistemet rregullatore duhet të nxisin një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe të drejtë”.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ambasadori Li, kristina, niveli i taksave

Festë-konkurs me dashamirësit e prodhuesit e verës në Montreal

March 22, 2018 by dgreca

Plot 15 vjet që në Montreal organizohet një festë-konkurs me dashamirësit e prodhuesit e verës/

Nga Ajet Nuro/1 Kiço Vathi

Ditën e premte, në datën 16 mars 2018, mora pjesë në një festë që është bërë tashmë traditë, në festën-konkurs, festën e verës. 2 MontrealAty, duke festuar postova një status fecebook me titull « Tradita vazhdon, festa e verës 2018!”. Kuptohet, miqët e mi më uruan ditën e verës. Por dita e verës për grupin që e feston atë ka një kuptim të dyfishtë dhe nuk kemi faj se vera si stinë dhe vera si pije janë homonime. 5 MontrealPor, organizatorët nuk harrojnë t’a organizojnë pikërisht në ditën më të afërt të mundëshme të festës sonë kombëtare, festës së verës që është 14 marsi.Unë kam vite që marr pjesë në këtë ngjarje, të veçantë për ngjyrat e saj, për nga elementet që i shtohen vit pas viti, për të papriturat që sjellin të pasionuarit pas verërave dhe rakisë që edhe pse larg at’dheut ku prodhimi i verës por sidomos i rakisë është një veprimtari normale e masive, ata me po atë pasion si edhe në vendin e origjinës, prodhojnë këtu verë dhe raki.4 Montreal

Kur i drejtohemi Kiço Vathit, organizatorit të palodhur të këtij aktiviteti, ai kujton se aktiviteti ka filluar në restoranin Parthenon në rrugën Van-Horne ku edhe u zhvillua disa vite me radhë pastaj edhe në restorantin shqiptar Varka por edhe në restorante të tjera deri në festën e këtij viti që u zhvillua në restorantin Focaccio me pronar zotin Sotiraq Shega.

Duke folur për konkursin që organizohet mes prodhuesve të verës, këtë vit morën pjesë 7 prodhues dhe pas të provuarit dhe votimit nga të gjithë pjesmarrësit, fitues u shpall zoti Kiço Vathi.

Çfarë simbolizon për ju ky aktivitet, i drejtohem zotit Vathi. Ai thotë se aktiviteti rritet çdo vit dhe kuptohet që ka vend edhe për përmirësime por, shton ai, por për mua si edhe për të tjerët rendesi ka fakti qe mblidhemi, komunikojme, diskutojme, provojme…

E mira e këtij grupi ose pjesa më e madhe e tyre, janë baza e shumë aktiviteteve të tjera që zhvillohen këtu në Montreal si kupa e futbollit, piknike apo edhe aktivitete të tjera kulturore e sportive. Aty pranë një gote me verë apo raki, rrjedhin bisedat për at’dheun e largët, për jetën e tyre në Kanada por dhe humori dhe kuptohet këngët e bukura të vendit tonë. Ndoshta, këtu qëndron edhe vlera më e madhe e këtij aktiviteti.Dua t’i falenderoj organizatorët për mundimin dhe ftesën e përvitëshme. Ky aktivitet padyshim është një vlerë që i shtohet shqiptarëve që jetojnë në metropolin e Kebekut dhe në rrethinat e tij.15 vite për një aktivitet nuk janë pak. Urojmë aktivitetin dhe pjesmarrsit, jetë të gjatë dhe integrim të të rinjëve për të mundur që aktiviteti të ruaj ngjyrat e verës dhe verërave kombëtare.

 Montreal 18 mars 2018

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ajet Nuro, Konkurs i veres, Montreal

PRANVERA PA LULE E RRUGËS SË ARBRIT

March 20, 2018 by dgreca

Dyshoj se nuk do të jetë e fundit…/

Le të gabohem unë…/
Le të festojnë dibranët…/

1 rruga e ArberitDhe një shënim për Gëzim Alpion: Bashkohem me ty kur shkruan: “Është për të ardhur keq që, ky brez politikanësh, duket sikur vepron, vetëm kur përballet me protesta rrugësh”.
Mjerisht kjo gjuhë në Dibër nuk njihet…1 Hap i shtrire

“Zyrtarisht”, me foto e filmime televizive, lopata e parë me dhe në “Rrugën e Arbrit”, është hedhur nga Fatos Nano në pranverën e vitit 2005. Vetëm “një lopatë” me një majë guriçkash marrë anës rrugës së vjetër në dalje të Bulqizës, dhe asgjë tjetër. Mbase, për njohje historike, relikte, nuk është vonë që atje mbi një “gurë ciklopik” nga ata që Skënderbeu u hodhi turqve osmanlinj në betejën e njohur të Fushë-Bulqizës, të gdhendet një basoreliev ku të shkruhet “Këtu nisi për tu harruar Rruga e Arbrit”.
Defterët e mëvonshëm të “hallvaxhinjve pushtetarë”, sipas veprimit “kaç e fug”, përcollën shumë majakazmash e majalopatash mbush me nga një “grusht dheu”, gërshërë e shiritash kuq e blu prerë nën bubullima daullesh e vikama adoleshentësh militantë duargrisur përplasjesh frenetike.
Zëri i dibranëve u ngjir së kërkuari “rrugën e tyre” që në fakt është “rrugë e të gjithëve”, udhë në lashtësi me emrin “Rruga e Arbrit”, udhë ilire që vinte në radhë karvanët nga Durrësi në Shkup e Varna të Bullgarisë,
Një peticion shkruar para 20 vjetësh dhe Rruga e Arbrit stela-stela sot, një peticion, një kërkesë  njerëzore firmosur nga 43 intelektualë dibranë e përcjellë strukturave të shtetit shqiptar të kohës që nga presidenti Berisha e me radhë teposhtës së kaskadës shtetërore deri tek prefekti i qarkut të Dibrës.
E gjeta midis relikteve të jetës time që çuditërisht nuk më ka rënë poshtë  rrugës së gjatë të ikjes dhe qëndrimit tash njëzet vjet në troje të huaja.
Gjeta edhe një dorëshkrim timin të marsit 1996 me titull “RRUGA E DIBRËS” – DREJT DIBRËS  me shënimin: “Alternativa për zhvillimin e zonave malore”.
Nuk mund t’i mbajë në arkivin tim, thjesht se ata i përkasin një hapësire  që lidhet me një trevë e me zëra që nuk kanë pushuar së ngrituri deri në shkallën më të lartë të pentagramit zërin  NDËRTONI RRUGËN E ARBRIT!
Nuk është thjesht një peticion që fillon me “Jemi një grup intelektualësh të rrethit të Dibrës…” është një pamflet historik, një thirrje brezash në shekuj që ecën në këmbë kësaj rruge duke shkruar biografinë e saj.
Citohet Aleks Buda në thënien e tij “Dibra ishte ndër pikat kyçe ku vihej në pikëpyetje ekzistenca e Shqipërisë në dy pjesë”.
Citohet Ana Komnena e cila kur flet për fisin ilir të Albanëve-Arbërve, përmend edhe krahinën Albanon që shtrihej gjatë rrugës midis Durrësit e Dibrës, krahina e Arbërisë, me qafa, rrugë të përpjeta dhe kulla të shumta.
Dijetari italian Antonio Baldaçi për këtë rrugë shkruante: “Qytetërimi Romak kishte zhvilluar një rrjet rrugor në Shqipëri, arteriet kryesore transversale të së cilës ishin Via Egnatia… pastaj ajo midis Durrësit e Dibrës duke kaluar nëpër Mat”
Vaid Kormaku, mësues dhe studiues i pasionuar i Dibrës, citohet si “i pari që përmendi faktin se rruga lidhte Stambollin me Detin Adriatik krahas “Via Egnatia” sipas itinerarit: Gallatë – Stamboll – Adrianopol – Filipopol, për të hyrë në trekëndëshin Sofie – Nish – Shkup, gjatë luginave Morava – Vardar, Lugut të Vardarit – Fushës së Pollogut – Gostivar – Mavrovë – Grykë të Radikës bri katundeve Trebisht – Radostush – Dibër e Madhe – Grykë të Vogël – Grykë të Madhe – Valikardhë – Qafë Buall – Guri Bardhë (Petralba) – Shkallë e Tujanit – Krujë – Durrës.
Intelektualët argumentojnë se “Që në mesjetën e hershme…Krahina e Arbrit ka qenë vendi i kryqëzimeve transversale e horizontale të trojeve etnike të kombit shqiptar – epiqendër e trojeve etnike. Këto rrugë janë kthyer në arterie të rëndësishme që kryejnë lidhjet e kombit në kohët moderne”.
Duke folur me gjuhën e argumentit historik etnik, intelektualët dibranë  deklarojnë se “Vetëm një rrugë dhe pikërisht ajo më strategjikja nuk është kthyer në rrugë moderne automobilistike. Është fjala për Rrugën e Arbrit, të quajtur më vonë Rruga e Katriotëve, Rruga Durrës – Fusha e Tiranës  – Tujan – Qafë Murrizë – Guri i Bardhë – Ura e Vashës – Plani i Bardhë – Qafa e Buallit – Vajkal – Ura e Qytetit (Valikardhë) – Homesh – Dibër.”
Protesta e tyre se… “Nuk ka krahinë që të lidhet me kryeqytetin dhe portin e Durrësit në mënyrën më diskrete dhe qesharake se krahina e Dibrës”… pason deklaratën – argument: “Mos të harrojmë se në qoftë se flasim për zona të populluara dhe bujqësore të Shqipërisë së sotme politike, këto janë pellgu i Korçës dhe Lugina e Drinit të Zi”.
Ata argumentojnë se “Kalimi i Qafës së Murrizit (1120 m.), sikur edhe pa asnjë tunel e shkurton rrugën 75 kilometër…”
Intelektualët nuk e mbajnë për vete idenë e ndërtimit të rrugës tradicionale nëpër Shkallën e Tujanit. Ata deklarojnë se ajo është shtruar për zgjidhje  që në vitin 1929 kur parashikohej ndërtimi i dy tuneleve njeri në hyrje të Shkallës së Tujanit dhe tjetri në të dalë të Shkallës…
Intelektualët argumentojnë se pushteti diktatorial kurrë nuk i dha Dibrës atë që i merrte…kromin, mermerin, pasuritë e mëdha të nëntokës e mbitokës, për të arritur deri në deklaratën e  vitit 1972 të kryeministrit Mehmet Shehu i cili tha se “…përmirësimin e kësaj rruge mund ta shfrytëzonte armiku për agresion mbi Tiranë” (?!)”, një argument qesharak që e la Dibrën me një rrugë me 4 metra gjerësi.
Grupi i intelektualëve Dibranë i kërkonte presidentit Berisha, qeverisë, institucioneve si dhe organizmave shtetërore e shoqërore që varen prej tyre…”T’i kthejë Dibrës rrugën e vet tradicionale që edhe dibranët të lidhen me kryeqytetin e vet më të shkurtër…”
Zëri i intelektualëve dibranë mbeti në “koshin e plehrave” të presidentit të atëhershëm të shtetit shqiptar, kryeministër për tetë vjet më vonë, në “koshin e plehrave” të kryeministrave që pasuan…Fatos Nanos, Ilir Metës, Pandeli Majkos, Edi Ramës…
Jo vetëm ai peticion, por edhe më i riu, ai i iniciuar nga Gëzim Alpion, Bujar Karoshi e të tjerë, firmosur online dhe me kalem në dorë nga 15 mijë dibranë e bashkëkombës në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e në të gjithë botën.
Me dhjetëra kanë qenë deputetët dibranë të të gjitha ngjyrave partiake ulur në karriget e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Asnjeri nuk u ngjit në tribunën e Kuvendit me peticionin e shkruar dhe me zërin e dibranëve të incizuar në dorë për të kërkuar me forcë ndërtimin e Rrugës së Arbrit. ASNJERI?!
Rruga e Arbrit është aktualisht stela – stela, arna – arna, pa kokë, pa trup, pa këmbë, pa zë e pa figurë.
Për ndërtimin e saj nuk mjafton nënshkrimi i 42 intelektualëve, nënshkrimi i mijëra të tjerëve. Pushtetarët nuk kanë veshë për të dëgjuar e as sy për të lexuar…
Për ndërtimin e saj është çjerrë me zërin e ngjirur në shkallën sipërore të pentagramit, tash tre vjet, pranverë, verë, vjeshtë e dimër kryeministri Edi Rama, herë me tepsi copa-copa e herë me tepsi bidevi për vete. Premtime, premtime, premtime… Shumë zhurmë, shumë zhurmë…Dhe asgjë.
Erdhi edhe pranvera e parë e tepsisë së madhe…
Me një tender që s’ka as germa për t’i lexuar e as fjalë për t’i dëgjuar…
Erdhi pa lule…
Pranvera pa lule e “Rrugës së Arbrit”…
Dyshoj se nuk do të jetë e fundit…
Le të gabohem unë…
Le të festojnë dibranët…

Abdurahim Ashiku

Athinë, pranverë 2018

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Rruga e Arberit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 165
  • 166
  • 167
  • 168
  • 169
  • …
  • 226
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave
  • Fitoi Çmimin e Madh në Saint-Saëns International Music Competition, Prof. Ina Kosturi: “Shpaloseni talentin shqiptar nëpër botë e na bëni krenarë”
  • “Ëndrra Amerikane” në Washington DC
  • Potret kushtuar guximtarit të përndjekur Qemal Agaj
  • Shqipëria Nuk Ka Nevojë të Bëhet Singapor — Ka Nevojë të Bëhet Baltike
  • “PRIJATARËT E LAVDISË” – POEZI NGA VALBONA AHMETI
  • Gjuhën shqipe nuk e humb Norvegjia, e humbim ne në shtëpi
  • Një letër – Dy intelektualë – Tri dekada më vonë
  • Propaganda…
  • 𝐃𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐜𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐌𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞𝐯𝐞: 𝐑𝐢𝐤𝐭𝐡𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐞̈𝐳𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐁𝐨𝐭𝐞̈ 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞
  • LËVIZJA KOMBËTARE – NGA AUTONOMIA TE PAVARËSIA E SHQIPËRISË
  • “VATRA” në Boston ju fton në “Albanian Boston Community Center” më 17 janar 2026
  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT