
UNDP: Korrupsioni, problem i dytë pas papunësisë në Kosovë

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca

by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/
Nga data 22 tetor 2016, po zhvillon një vizitë portuale në Durrës anija minakërkuese franceze CPT “Lyre”, M648. Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit dypalësh midis Flotës Detare Franceze dha asaj shqiptare dhe ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit midis flotave të dy vendeve, shkëmbimin e eksperiencës për operacionet nënujore EOD, në këtë kuadër zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta në rajoninin e gjirit të Durrësit. Mbas shoqërimit në ujrat tona nga Motovedeta R-118, për të pritur anijen e flotës franceze në molin 5, kishin dalë kuadro të Forcës Detare, Autoritetit Portual Durrës dhe personel nga Ambasada Franceze në vendin tonë. Në ditën e parë të qëndrimit anijen franceze e vizituan kuadro të Flotës Detare, Ambasadori i Francës në Republikën e Shqipërisë dhe mediat qendrore e lokale. Kapitenia e anijes, Anne Sophie Borrad e cila e drejton minakërkuesen “Lyre” që nga fillimi i këtij viti,{dhe një nga 10 kapitenet femra në Flotën franceze} u shpreh se qëllimi i vizitës në Shqipëri është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe me ushtrinë e flotën shqiptare dhe zhvillimi i stërvitjeve të përbashkëta në thellësi të ndryshme të detit bashkë me zhytësit e marinës shqiptare. Gjithashtu anija u vizitua nga ekipi i Qendrës së Zhytjes në Pashaliman, i cili u njoh nga specialistët francezë me pajisjet, aparaturat dhe disa nga operacionet që ka kryer grupi i zhytësave franceze të M648. Anija franceze “LYRE” ka një gjatësi prej 50 metrash dhe është e specializuar për të kryer operacione nënujore dhe cminime. Ajo është e pajisur me sonar, robotikë nënujore dhe një ekip zhytësish për cminime që mund të kryhen deri në 120 metra thellësi. Në ditën e dytë të qëndrimit në portin e Durrësit, personeli dhe marinarët e anijes franceze zhvilluan vizita në objektet muzealë dhe kulturorë të qyteteve Durrës, Berat, Tiranë e Krujë. Para largimit nga porti i Durrësit, ekuipazhi i anijes franceze do zhvillojë stërvitje me zhytësat tanë, konkretisht, përdorimi i barokamerës, zbulimi dhe kërkimi i një mine detare, përdorimi i aparaturave të anijes për këtë qëllim, zhytje në thellësi të ndryshme, neutralizimi dhe asgjesimi i minave detare, ndjekja e operacionit nga salla operacionale e anijes, etj. Anija CPT “LYRE” largohet nga porti i Durrësit më 24 tetor 2016. {Sh.Kërcelli}.
by dgreca
“In God We Trust”, pse kjo frazë është vendosur në dollarin amerikan?/

Më tetor të vitit 1957, në kartëmonedhën amerikane shfaqet për herë të parë shprehja “In God We Trust” si alternativë apo zëvendësuese e motos jo-zyrtare “E pluribus unum”. Disa thonë se shprehja “Në Zot ne besojmë” është marrë nga himni i Amerikës “The Star-Spangled Banner”. Strofa e katërt përfshin frazën, “Dhe kjo të jetë motoja jonë: Në Zot është besimi ynë”. Në judaizëm dhe krishterim, motoja “Në Zot ne besojmë” ngjason me vargje nga Bibla, përfshi Psalmet (118:8, 40:3, 73:28) dhe Fjalët e Urta (29:25). Feisal Abdul Rauf, imam mysliman shkruan se fraza “Në Zot ne besojmë”, përkon me mësimin islam, dhe ofron dy paragrafë nga Kur’ani (3:193 dhe 2:285). Në mënyrë të ngjashme, Melkote Ramaswamy, dijetar amerikan hindu, shkruan se, prania e frazës “Në Zot ne besojmë” në monedhën amerikane është kujtesë se Perëndia ndodhet kudo, pavarësisht nëse jemi të ndërgjegjshëm apo jo. Pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, të gjitha shkollat publike në Shtetet e Bashkuara u pajisën me parulla “In God We Trust”, të cilat u vendosën në zyra, biblioteka, kafene, korridore dhe klasa…
by dgreca
AKP diskuton gjendjen në Trepçë/
-Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit shqyrtoi propozimin për ofrim për shitje përmes procedurave të tenderimit të 12,000 tonëve të mbetjeve të pluhurit të plumbit sipas kërkesës nga Trepça Veri. Aprovoi propozimin sipas kërkesës së Trepçës Jug për lejimin e shitjes së koncentrateve të plumbit dhe zinkut për vitin 2017/
PRISHTINË, 18 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, kryesuar nga Petrit Gashi, në mbledhjen e sotme, ku menaxhmenti raportoi për aktivitetet e muajit shtator 2016 dhe për proceset e planifikuara në të ardhmen, diskutoi edhe raportin mujor të punës për gjendjen në Trepçë. Në këtë mbledhje Bordi shqyrtoi propozimin për ofrim për shitje përmes procedurave të tenderimit të 12,000 tonëve të mbetjeve të pluhurit të plumbit (Pb) sipas kërkesës nga Trepça Veri, shitjet e së cilës do të kishin ndikim jo vetëm financiar por edhe në përmirësimin dhe mbrojtjen e ambientit. Poashtu, Bordi diskutoi dhe aprovoi propozimin sipas kërkesës së Trepçës Jug për lejimin e shitjes së koncentrateve të plumbit dhe zinkut në këtë ndërmarrje për vitin e ardhshëm 2017.Bordi gjithashtu konfirmoi vendimin emergjent të kryesuesit dhe zëvendës kryesuesit për anulimin e kontratës për këmbim prone me komunën e Deçanit për arsye të ndërtimit të shkollës dhe mori vendim që të kërkoi nga Ministria e Administratës dhe Pushteti Lokal shqyrtimin e interesit publik të kërkesës për ndërtim të objektit banesor.
Një ndër vendimet e rëndësishme ishte aprovimi i shitjeve të aseteve në likuidim nr. 27, për çka Menaxhmenti dhe Bordi i Agjencisë kanë bërë përgatitje për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.Agjencia ka bërë ndryshime në politikat operative dhe ka miratuar procedurat e shitjes, rregullat e përgjithshme të tenderit, gjithnjë me qëllim të përmirësimit të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe aseteve të tyre dhe lehtësimit të pjesëmarrjes së investitorëve dhe tërheqjes së numrit sa më të madh në tenderët që pritet të zhvillohen.Vala e re e shitjes së aseteve në likuidim nr. 27 do të përmbajë gjithësej 54 asete nga rajone të ndryshme të Republikës së Kosovës, ndërsa shpallja e tenderit do të bëhet në 24 nëntor e ceremonia e dorëzimit dhe hapjes së ofertave do të mbahet një muaj më vonë, në 4 dhjetor.
Gjithashtu, Bordi aprovoi raportet e shpërndarjes së përkohshme të mjeteve për kreditorët e pesë ndërmarrjeve shoqërore që janë në proces të likuidimit: “Kompresori”, NHT “Rugova”, “Vrella”, “Drithnaja” dhe “Flamme-ing”. Shuma e fondeve për shpërndarje është 214.838 euro.Bordi po ashtu miratoi raportin për shitjen e banesave të ndërmarrjeve shoqërore, i cili ka përmbajtur 19 kërkesa të palëve.U mor vendim edhe për disa qiradhënie, ndërsa mbledhja e ardhshme e Bordit është caktuar për datën 31 tetor 2016.
by dgreca
-Dhe historiku i gjigandit ekonomik të Kosovës/
-Çka raportoja para 20 viteve, në 9 tetor 1996, dhe para 19 viteve, në 16 shtator 1997, për arin, Trepçën e thëngjillin e pasurive nëntokësore të Kosovës dhe shfrytëzimin kolonial të tyre/
Shtypi i Kosovës, kryetitull balline sot: “Trepça” hyn në qorrsokak/
SPECIALE – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 15 Tetor 2016/ Brenda 45 viteve, nga viti 1945 deri në 1990, në Trepçë janë prodhuar gjithsej 10.710 kg ari i pastërtisë së lartë. Mesatarja ishte 238 kg ari për një vit, sipas të dhënave të ekspertëve, njohësve të gjigandit ekonomik të Kosovës. Edhe 113 tonë argjend të pastër brenda një viti është një nga të dhënat e prodhimit në Trepçë në atë kohë.
Në faqen zyrtare të Ndërmarrjes Trepça shkruan:
HISTORIKU
Miniera Trepça në Stantërg i përket qytetit të Mitrovicës. Mitrovica është pa dyshim ndër qytetet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë por edhe në gjithë Gadishullin Ballkanik e më gjerë, për nga pasuritë minerare. Shtrihet në fushën aluviale të lumenjve: Ibër, Sitnicë dhe Lushtë ,si dhe në shpatet e kodrave që e rrethojnë. Mitrovica gjendet në lartësinë mbidetare 508 – 510 m dhe ka pozitë të mirë gjeografike.
Vendi ynë është i begatë me pasuri natyrore, veçanërisht është i njohur për mineralizimet e Pb – Zn – Ag, për të cilat dihet që nga kohërat e lashta.
Që atëherë, pasuritë e Kosovës shfrytëzoheshin nga paraardhësit tanë ilirët, më pas nga bizantinët, sasët, turqit dhe së fundi nga okupatori serb. Që në kohërat e lashta është ditur për vendburimet polimetalore të sulfureve të Pb, Zn, Ag, Au, në Kosovë. Këtë e kanë vërtetuar zbulimet e shumë punimeve të vjetra minerare: galeri, puse, vegla të punës, që janë përdorur në kohëra të ndryshme gjatë shfrytëzimit të mineralizimeve të këtij lloji, si dhe mbetjet nga shkrirja e tyre. Disa nga vendburimet sulfure (Trepça në Stantërg, Belo Brdo, Cërnac, Përroi i ngjyrosur – Artanë), edhe sot pas luftës së fundit në Kosovë (1998/99), gjenden në shfrytëzim. Ndërkaq vendburimet si: Hajvalia, Badovci dhe Kishnica janë të zhytura në ujë dhe kanë mbetur pa kurrfarë mbikëqyrje edhe pse para luftës (periudha 1988/99), ishin prodhues të rëndësishëm të xehes së Pb, Zn dhe Ag etj.
Për herë të parë në literaturë emri Trepca përmendet më 1303, në dokumentet që ruhen në arkivin e Dubrovnikut (Republika e Kroacisë), si dhe në arkivat osmane në vecanti për rajonin e Artanës.
Për zhvillimin e xehetarisë në territorin ku gjenden minierat e Trepçës, dihet qysh në kohën ilire e romake, e që vazhdon deri në Mesjetë. Ndërkaq, më vonë zhvillimin më të vrullshëm xehetaria e arrin në shekullin e XIII.
Hulumtimet e para gjeologjike filluan në vitin 1924, atëherë kur gjeologët anglez filluan kërkimet gjeologjike për mineralizimet polimetalore sulfure të Pb – Zn, në suaza të fushës xeherore të Trepçës në Stantërg. Më vonë saktësisht në vitin 1926, në Londër formohet një shoqëri aksionare e njohur me emrin Trepca Mines Limited e cila merr me koncesion shfrytëzimin e këtij vendburimi për 50 vjet.
Në vitin 1930, fillon prodhimi provues i mineralizimeve sulfure të Pb – Zn në këtë vendburim. Gjatë luftës së dytë botërore gjermanët e mbajnë minierën e Trepçës në Stantërg në gjendje pune, por me një nivel të zvogëluar të prodhimit. Ndërsa nga vitin 1945 e këndej, deri më 1990, miniera ka punuar pa ndërprerë, me një kapacitet mesatar të prodhimit rreth 600 000 ton në vit. Gjatë kësaj periudhe në shfrytëzim ishin këto minera: Stantërg, Cërnac, Belo Brdë, Koporiq dhe Zhuta Perlla – Albanik (ish Leposaviq); Kishnica, Hajvalia, Badovci dhe Përroi i Ngjyrosur – Artanë. Bazuar në statistikën e prodhimit miniera e Trepçës në Stantërg, nga viti 1930 deri në vitin 2000, ka pasur këtë ecuri të prodhimit.
Ndërkaq, pas luftës, gjatë periudhës 2000 – 2004, miniera nuk ka prodhuar, por ka qenë në permanizim, hulumtim dhe përgatitje të punishteve për prodhim. Kështu në vitin 2005 miniera ka filluar me prodhimin e xehes së Pb dhe Zn me kapacitet minimal.
Suksesi më i madh i kombinatit të Trepçës u arrit në vitin 1983, atëherë kur Trepça eksportoi mallra me vlerë prej 103 milion dollarë, duke u radhitur në vetin e 5 të eksportuesve në ish Jugosllavi. Për 58 vjet të punës prodhuese, kombinati i Trepçës ka prodhuar 33 milion ton xeheror me përmbajtje mesatare 9% (Pb dhe Zn), apo rreth 3 milion ton metal (Pb dhe Zn).
Përveç kësaj në metalurgjinë e Trepçës dhe fabrikën e pasurimit, në kohëzgjatje të ndryshme, janë prodhuar këto sasi të metaleve të çmueshme:
Në periudhën dhjetë vjeçare: 1975 – 1985, prodhimi mesatar vjetor në kombinat ka qenë:
Vendburimi polimetalor i Pb, Zn, Ag dhe Au në Stantërg, është ndër vendburimet polimetalore më të njohura në Evropë, për nga madhësia dhe më atraktivi nga shumë llojshmëria e mineraleve dhe bukuritë kristalore që ka ky vendburim. Bazuar nga bukuritë mahnitëse të kristaleve ka ekzistuar ideja e themelimit të muzeut të kristaleve në Stantërg. Kështu, në vitin 1964 u themelua Muzeu i Kristaleve të Trepçës në Stantërg. Në atë kohë kishin filluar grumbullimet e para të mineraleve dhe më pas, vendosja e tyre në muze. Fillimisht numri i nxjerrur i kristaleve ishte i vogël, mirëpo me kalimin e kohës ky numër erdhi duke u rritur deri në ditët e sotme. Numri i kristaleve të nxjerruar nga vendburimi Trepça është i madh dhe vështirë të dihet numri i saktë i tyre. Mirëpo, në fondin e muzeut të kristaleve Trepça, aktualisht gjenden të ekspozuara 1560 eksponante.
DY RAPORTIME, PARA 20 E 19 VITEVE
Dy raportime që kam bërë në Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë (ATSH-ATA), njëri para 20 viteve, në 9 tetor 1996, dhe tjetri para 19 viteve, në 16 shtator 1997, për arin, Trepçën e thëngjillin e pasurive nëntokësore të Kosovës dhe shfrytëzimin kolonial të tyre:
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1996/96-10-09.ata.html
PRISTINA, OCT 9 (ATA)- By B.Jashari, Kosova is asking its own gold from the former Yugoslav resources, in the context of its right to inherit assets of the federation, where it had an equal status with six other federal units.
Last week President of the Republic of Kosova, Dr. Ibrahim Rugova, asked Switzerland to block in its own banks the gold reserves of former Yugoslavia, until Kosova’s right to inheritance is accepted.
The gold reserves of former Yugoslavia continue to be a state secret but Albanian experts say that approximately it can be estimated as Kosova’s share. Figures what Trepce’s output can be or has been in a year are very well known.
According to a scientific analysis on Kosova’s resources, academician Minir Dushi has jumped to the conclusion that some 686 kg of gold and 204 tons of silver can be turned out in one year by “Trepce”.
Former director of “Trepce”, Aziz Abrashi, has admitted that in cases of “low productivuty”, Trepce’s annual output was 270 kg of gold and 113 tons of silver, of great purity.
According to experts and witnesses the whole gold extracted from the Kosova mines whose quantity has always been kept secret during the whole existence of former Yugoslavia, has been taken and sent to Belgrade, to the state’s treasury, under a tight surveillance.
The return of gold, which is an unalienable asset of Kosova, is an important segment of former Yugoslavia’s inheritance. But without Kosova there can be no inheritance, and for this correct approach, the state and political leadership of Kosova demands and expects internationally backing as well as support from the former Yugoslav republics. p.pa/jz/lm/Z/
http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-16.ata.html
PRISHTINE, SEPT 16 (ATA)-Discovery and intensive exploitation of coal resources of Kosova is at the centre of a study undertaken by the Mineral-Metallurgical Faculty of Belgrade, for the supply of the whole energy system in rump Yugoslavia.
The project envisages the construction of nine heat-power stations, with a 2 800 Megawatt capacity, which will be added to the seven heat-power-station block set up earlier, with a 1.500 Megawatt capacity.
According to the above project there are 20 billion tonnes of coal reserves, which would be enough for a 1 500 year period. B.J. P.Ta/pas/lm/sh/
NJË SHKRIM SOT I SHTYPIT TË KOSOVËS, KRYETITULL E KRYEARTIKULL BALLINE:
“Trepça” hyn në qorrsokak/
Tri njësitë thelbësore të “Trepçës” – minierat me flotacion në Stan Tërg, minierat me flotacion në Kizhnicë dhe Artanë dhe minierat me flotacion në Leposaviq – rrezikojnë të shkojnë në likuidim nga 2 nëntori, në rast se deri atëherë Gjykata Kushtetuese nuk e nxjerr verdiktin përkitazi me kontestin e ngritur nga deputetët e Listës Serbe ose nuk vendos për masë të jashtëzakonshme.
Kjo për shkak se ligji me të cilin ato njësi janë transformuar në shoqëri aksionare, nuk mund të hyjë në fuqi pa e dhënë verdiktin final Kushtetuesja, shkruan sot Koha Ditore.
Ligji është miratuar në fund të javës së shkuar dhe e bën Qeverinë pronare të 80 për qind të aksioneve në këto miniera e flotacione.
Por, një ditë më parë, atë e kanë bërë lëndë të Kushtetueses deputetët e Listës Serbe, të cilët kanë kundërshtuar ligjin si për përmbajtjen, ashtu edhe për procedurën nëpërmjet së cilës është miratuar.
Shkaku i kësaj, ligji nuk do të hyjë në fuqi brenda afatit të rregullt kushtetues.