• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjermania, ndër donatorët më të rëndësishëm për Kosovën

January 20, 2016 by dgreca

-Ministri i Financave Avdullah Hoti priti në takim Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë Hans – Joachim Fuchtel-
PRISHTINË, 20 Janar 2016-B.Jashari/.-Ministri kosova i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Republikës Federale të Gjermanisë, Hans – Joachim Fuchtel.
Me këtë rast, ministri Hoti falënderoj Fuchtel për vizitën dhe njëherit u shpreh mirënjohës ndaj Republikës Federale të Gjermanisë për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin, si një ndër donatorët më të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.
Ministri Avdullah Hoti e njoftoi Sekretarin Shtetëror Parlamentar të Ministrisë për Bashkëpunim Ekonomik të Gjermanisë Hans – Joachim Fuchtel për Marrëveshjen Kornizë ndërmjet qeverisë së Republikës së Kosovës dhe qeverisë Federale të Republikës së Gjermanisë, ku negociatat mes të dy ekipeve kanë përfunduar në muajin shtator 2015 dhe drafti është përcjell në BMZ për konfirmim final, para se të fillojmë me ndjekjen e procedurave për autorizim për nënshkrim të saj.
“Qeveria e Republikës së Kosovës e mirëpret nënshkrimin e kësaj marrëveshje me shpresën se nuk do të ketë nevojë që të nënshkruhen Marrëveshjet për Bashkëpunim Teknik dhe Financiar për vitin respektiv, pasi që procedurat të cilat duhet të ndiqen për to janë duke shkaktuar shumë vonesa në implementimin e projekteve. Gjithashtu në takimin e fundit konsultativ në mes të dy qeverive në vitin 2015, jemi pajtuar që konsulta të mbahen në baza dy vjeçare duke filluar nga viti 2017”, ka shtuar ministri Hoti.
Ai tha se, duke pasur parasysh se furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijes paraqet ende problem për qytetarët e Kosovës, financimi i projekteve që do të kontribuonin në përmirësimin e kësaj gjendje është shumë i mirëseardhur.
“Zgjidhja e këtij problemi paraqet gjithashtu një ndër kushtet që duhet të plotësohen për anëtarësim në BE. Qeveria e Gjermanisë e ka mbështetur qeverinë e Kosovës vazhdimisht në këtë sektor përmes investimeve në komponentë të ndryshëm, ku vlen të theksohet kontributi i qeverisë gjermane për Kosovën në projektin e interkoneksionit me Shqipërinë, mbështetja në Termokos, ujë të pijshëm dhe shumë projekte të tjera”, tha ministri kosovar, Hoti.
Ndërsa, sa i përket situatës ekonomike në vend, ministri Hoti theksoi se rritja ekonomike në Republikën e Kosovës është mbi mesataren e rajonit, në vitin 2015 rritja ekonomike ishte rreth 3.8%, kurse në periudhën afat mesme 2016-2018 presim një rritje 4.4%.
“Qeveria e Kosovës për vitin 2016 do të jetë e fokusuar në luftën kundër ekonomisë jo formale e cila po pengon zhvillimin ekonomik të Kosovës, për këtë presim edhe ndihmën e partnerëve tanë”, ka shtruar ministri i Financave Avdullah Hoti.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: gjermania, ndër donatorët më të rëndësishëm, per Kosoven

Këto ditë në Davos: Nuk janë ditët më të mira të ekonomisë globale

January 20, 2016 by dgreca

Këto nuk janë ditë të mira për ekonominë globale, këtë e kanë konfirmuar delegatët që në ditën e parë në Forumin Botëror të ekonomisë, i cili po mbahet në qytetin Davos të Zvicrës.
Revolucioni i katërt industrialë ishte boshti kryesor i bisedave mes ekspertëve të ekonomisë e po ashtu sulmet terroriste, kriza e refugjatëve dhe zhvillimi shumë i shpejtë i teknologjisë bëri që të mblidhen bashkë në qytetin alpin zviceran shumë nga biznesmenët më të fuqishëm botërorë, udhëheqësit politikë apo edhe aktivistë të ndryshëm. “Shumë marrëdhënie janë ndërtuar në këtë takim” dhe kryetari i firmës konsulente KPMG. Pjesëtarët mbrojtën argumentin se paqëndrueshmëria është ajo e cila kërcënon përkeqësimin e ndjeshëm të financave.Tashmë edhe ekonomia kineze nga e cila ishin pritshmëritë më të mëdha nuk ka më rritje spektakolare. Për ekonominë kineze rritja në vitin që sapo u mbyll rritja ishte 6.9 përqind krahasuar me 7.3 përqind të vitit 2014, duke shënuar kështu ritmin më të ngadaltë në çerekshekulli. Avancimi i Kinës do të ishte një shtysë e rëndësishme për ekonominë globale, ndaj dhe investitorët e shohin me shqetësim ngecjen e saj. Po ashtu, nga ana tjetër paneli i Davos konstatoi se borxhet dhe kreditë janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që të ardhurat janë pakësuar duke nxjerrë kështu një bilanc negativ. Dilema që kishin ekspertët u vërtetua edhe me raportin e një dite më parë të “Oxfam”, i cili fliste për pabarazinë e madhe. 62 miliarderët më të pasur kanë të ardhura më të larta se sa gjysma e popullsisë globale. Po ashtu në Davos u theksua fenomeni se në vendet në zhvillim ekonomitë kanë pasur rritje të ngadalta ose në rastin më të keq nuk kanë pasur farë. Maurice Obstfeld, krye-ekonomisti i FMN-së tha se tregjet financiare janë tronditur që në fillim të vitit dhe një balancim i tyre është një proces që do të marrë kohën e tij. Në ditët në vijim panelit të madh të ekonomisë në Davos pritet t’u bashkëngjiten John Kerry, përfaqësues të Iranit dhe të Arabisë Saudite, si dhe Kryeministri izraelit.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Davos, ekonomi globale

Ekonomi-Ja cila është kostoja e fillimit të një biznesi në Shqipëri!?

January 16, 2016 by dgreca

Të nisësh një biznes ka një faturë të caktuar financiare. Por cilat janë kostot totale të nisjes së një aktiviteti privat dhe si luhaten ato në vendet e rajonit. Të dhënat janë marrë nga një raport i hollësishëm analitik i Bankës Botërore, pjesë e raportit “Doing Business”. Së pari, janë kostot për regjistrimin e biznesit. Edhe pse procedura e regjistrimit në QKR kushton vetëm 100 lekë, Banka thotë se paralelisht biznesi është i detyruar të regjistrohet edhe në bashki, ku kostoja është dhjetra herë më e lartë. Kjo bën që hapja e një biznesi në Shqipëri të kushtojë sa 10.4 për qind e të ardhurave mesatare për frymë. Sipas Bankës Botërore ky është niveli i dytë më i lartë në rajon pas Bosnjes ku hapja e një biznesi kushton sa 14.8 për qind e të ardhura. Ndërsa në vendet e tjera treguesi varion nga 0.1 për qind deri në 7.3 për qind e të ardhurave mesatare. Por vec kostove të regjistrimit, ngritja e një ndërmarrje kërkon edhe shpenzime të tjera. Një ndër to është lidhja e biznesit në rrjetin elektrik. Sipas Bankës Botërore në Shqipëri kostoja për t’u lidhur në rrjetin elektrik është sa 491.4 për qind e të ardhurave për frymë. Ky është niveli më i lartë në rajon, pasi në vendet e tjera lidhja në rrjetin elektik kushton nga 70 për qind në Greqi deri në 464.8 për qind në Mal të Zi. Por shpesh bizneset zotërojnë edhe prona, të cilat duhet ti rregjistrojnë. Edhe këtu ndërmarrjet shqiptare paguajnë koston më të lartë në rajon. Më konkretisht regjistrimi i një prone në Shqipëri kushton mesatarisht sa 10.2 për qind e vlerës së saj, ndërsa në vendet e tjera të rajonit treguesi luhatet nga 3.1 në 5.2 për qind. Dekadën e fundit, Shqipëria ka ndërmarrë një sërë masash për të ulur kostot e biznesit. Por sic tregojnë dhe shifrat e Bankës Botërore, të paktën në pjesën burokratike dhe atë proceduriale bizneseve në Shqipëri u duhet të paguajnë më shumë në raport me të ardhurat se sa ato të vendeve fqinje. 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Ja cila është, kostoja e fillimit, ne Shqiperi, të një biznesi

Kosova, sfida të zhvillimit ekonomik

January 13, 2016 by dgreca

-Presidentja Jahjaga vizitoi Malishevën, Rahovecin, Suharekën, Shtimen dhe Lipjanin/
-Kryeministri Mustafa kërkoi eliminimin e problemeve të bizneseve që lidhen me energjinë elektrike/
PRISHTINË, 13 Janar 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, të Odës Ekonomike Amerikane dhe të Odës Ekonomike Gjermane, vazhdoi sot vizitat në komunat e Kosovës, ku takoi kryetarët e komunave dhe drejtues të tjerë lokalë.
Në takime u diskutuan sfidat e zhvillimit ekonomik, përkrahja për bizneset dhe krijimi i lehtësirave për to, me theks të veçantë tërheqja e investimeve të huaja.
Gjatë takimeve me kryetarët e komunave, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, kryetari i Odës Ekonomik Amerikane, Arian Zeka, dhe kryetari i Odës Ekonomike Gjermane, Albert Matoshi, shtruan problemet me të cilat përballen bizneset në përgjithësi, me theks të veçantë bizneset që përfaqësojnë këto oda.
Kryetarët e komunave, ai i Malishevës Ragip Begaj, i Rahovecit Idriz Vehapi, i Suharekës Sali Asllanaj, i Shtimes Naim Ismajli dhe ai i Lipjanit Imri Ahmeti paraqitën para Presidentes dhe drejtuesve të odave ekonomike përpjekjet që bën pushteti lokal për të bashkëpunuar dhe për të krijuar kushte për bizneset vendore dhe të huaja dhe problemet e sfidat që duhet tejkaluar në këtë fushë, për të krijuar kushte edhe më të favorshme për bizneset, sidomos krijimin e kushteve për investitorët e huaj. Ata paraqitën raste dhe praktika specifike të komunave të tyre dhe projekte konkrete, për të cilat kërkohet përkrahja edhe e institucioneve në nivel qendror.
MUSTAFA: PRIORITETI KRYESOR, ZHVILLIMI EKONOMIK
Prioriteti kryesor i qeverisë së Kosovës për këtë vit është zhvillimi ekonomik, theksoi sot kryeministri Isa Mustafa, ndërsa kërkoi përkushtim maksimal të të gjitha instancave në këtë rrugë, e cila do të krijojë mundësi për hapje të vende të reja të punës dhe zhvillim të vendit.
Ai i vuri theks të posaçëm avancimit të mëtejshëm të ambientit të të bërit biznes në Kosovë, ku rol të rëndësishëm kanë edhe Zyra e Rregullatorit dhe distributori i energjisë, KEDS.
Kryeministri Mustafa, ka pritur në takim me George Karagutoff, drejtor i Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) dhe Enver Halimin, kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ku janë trajtuar problemet e ngritura nga bizneset kosovare që kanë të bëjnë me aspektet operacionale e teknike të KEDS-it dhe çështjet e tarifave që ndërlidhen me ZRRE-në.
Gjatë takimit, kryeministri Mustafa, theksoi shqetësimet reale dhe vështirësitë me të cilat po përballen bizneset që lidhen me problemet me energjinë elektrike, kryesisht rreth instalimeve të reja që ndërmerren nga vet bizneset dhe tarifat për kyçje në energji elektrike.
Në takim, kryeministri Mustafa ishte i shoqëruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.
Gjatë takimit, u theksua edhe vërejtja e vazhdueshme e bizneseve lidhur me sistemin tarifor në vend, ku bizneset paguajnë tarifa të ndryshme për energjinë e njëjtë të konsumuar gjatë gjithë vitit.
Përfaqësuesit e KEDS-it shprehën qëndrimin e tyre se disa nga vërejtjet e mëparshme të bizneseve janë adresuar, por se mbetet në përgjegjësi të rregullatorit që të adresoj çështjet tarifore, maxigrafin dhe të ngjashme. /b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosova, sfida, të zhvillimit ekonomik

SHBA-të, mbështetje Kosovës edhe në bujqësi

January 12, 2016 by dgreca

-Ambasadori Delawie tha se ka shumë potencial në sektorin e bujqësisë si një shtytës i rritjes ekonomike në Kosovë, dhe se ardhmëria e këtij sektori do të jetë e lidhur me zhvillimin e kulturave me vlera të larta dhe rritjen e qasjes në financa për agrobiznese/ Ministri Krasniqi takoi ambasadorin Greg Delawie/
PRISHTINË, 12 Janar 2016/ Ministri kosovar i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar rreth politikave programore në bujqësi, me theks tek programet vjetore mbështetëse.
Ambasadori Delawie tha se ka shumë potencial në sektorin e bujqësisë si një shtytës i rritjes ekonomike në Kosovë, dhe se ardhmëria e këtij sektori do të jetë e lidhur me zhvillimin e kulturave me vlera të larta dhe rritjen e qasjes në financa për agrobiznese.
Ministri e falënderoi ambasadorin për përkrahjen që SHBA-të përmes USAID ka dhënë për Kosovën, me projekte të vazhdueshme edhe në bujqësi, në veçanti projekti NOA dhe tani projektin AGRO, që kap një vlerë prej rreth 12 milionë dollarëve. Ai tha se bashkëpunimi me USAID është i vazhdueshëm dhe që po jep mjaftë rezultate, dhe shfaqi interesin që ky bashkëpunim të jetë edhe në nisma të reja.
Ministri njoftoi ambasadorin për të arriturat gjatë vitit 2015 dhe sfidat që mbesin në këtë sektor. Bujqësia, tha ministri, është prioritet i qeverisë dhe në fakt përben një prej shtyllave kryesore të zhvillimit ekonomik. Në vitin 2015 vit, njoftoi ministri, janë ndarë 43 milionë euro për mbi 37 mijë fermerë në grante dhe subvencione, me ç’rast janë hapur agrobiznese e ferma të reja, si dhe janë hapur po ashtu edhe 2500 vende të reja pune direkte në bujqësi. Kjo përkrahje, theksoi ministri Krasniqi, do të vazhdojë edhe këtë vit, duke avancuar politikat programore, me zgjerim dhe rritje të mbështetjes dhe duke pasur gjithmonë në fokus gjithëpërfshirjen në mundësitë që ofrojnë masat mbështetëse të ministrisë.
Ai theksoi se në vitin 2015 është rritur transparenca dhe efikasiteti në implementimin e programit. Kjo, shtoi ministri, do të vazhdojë gjatë gjithë mandatit me qëllim që masat mbështetëse të japin sa më shumë rezultate dhe të rritet besimi në mundësitë që jep bujqësia./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: edhe në bujqësi, mbështetje Kosovës, SHBA-të

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 217
  • 218
  • 219
  • 220
  • 221
  • …
  • 229
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË PORTRET QË VAZHDON TË PASUROHET
  • Përkujtojmë sot, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, rilindësin Jeronim de Rada
  • LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË KOSOVËS, Z. ALBIN KURTI
  • Skënderbeu në prozën dhe shtypin amerikan
  • Kur harrojmë historinë dhe rrënjët tona, rrezikojmë të humbasim vetveten
  • SHBA-ja dhe Izraeli nisën njё sulm të madh ndaj objektivave në mbarë Iranin
  • “Portret Historik” – Mehdi Frashëri: Një profil mes shtetformimit dhe historiografisë
  • Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar
  • EDITORI I DIELLIT DR. ATHANAS GEGAJ, PERSONALITET I VATRËS E SHQIPTARËVE TË AMERIKËS
  • Kosova’s Fight For Justice And Healing Starts In Albanian Homes
  • FILARMONIA E KOSOVËS  KONCERT FESTIV NË VJENË
  • Refat Gurrazezi, djaloshi nga Skrapari që drejtoi në SHBA për 11 vjet gazetën “Dielli” dhe për 14 vjet ishte sekretar i “Vatrës”
  • JAKUP KRASNIQI, MISIONARI I MADH LËVIZJES KOMBËTARE
  • Kush e bleu kokën e Ali Pashë Tepelenës: Fundi i luanit të Janinës
  • PËR LIBRIN E SHPENDI TOPOLLAJT “KADAREJA I PAVDEKSHËM”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT