• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FMN, vizitë në Kosovë deri në 5 prill

March 25, 2016 by dgreca

– Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti takohet me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar/

  PRISHTINË, 25 Mars 2016/ Ministri kosovar i Financave Avdullah Hoti ka pritur sot në takim delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane, me rastin e fillimit të vizitës së tyre në Kosovë. Ministri Hoti ju uroi mirëseardhje delegacionit të Misionit të FMN-së dhe i informoi ata për performancën ekonomike e fiskale në vitin 2015, për ecuritë në dy muajt e parë të vitit 2016, si dhe për performancën e pritur për pjesën e mbetur të këtij viti.

 Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për përmbushjen e kritereve strukturore, ashtu siç është paraparë me Programin Stand-By. Për sa i përket vitit 2015, ministri Hoti informoi Misionin e FMN-së se të gjitha targetet fiskale, sipas Programit Stand-By janë përmbushur me sukses. Deficiti buxhetor ka qenë nën kufirin e pajtuar; shpenzimet rrjedhëse nën maksimumin e programit dhe bilanci bankar mbi kufirin minimal. Të gjitha këto targete janë arritur falë performancës së mirë të të hyrave buxhetore, kontrollit dhe monitorimit më të mirë të shpenzimeve.Ndërsa, sa i përket fillimit të vitit 2016, ministri Hoti bëri të ditur se të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore janë duke performuar shumë mirë, ndërsa shpenzimet buxhetore janë në linjë me planifikimet.

 Shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane  e vlerësoi lart përmbylljen e vitit fiskal 2015 dhe ecuritë pozitive të programit.Hoti dhe Miniane u pajtuan për të vazhduar me bashkëpunimin e mirë dhe implementimin me sukses të Programit. Ekipi i FMN-së do të qëndroj në Kosovë deri më 5 prill,  ku përveç Ministrisë së Financave do të kenë takime edhe me përfaqësuesit e institucioneve tjera në Kosovë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: deri në 5 prill, FMN, vizite ne Kosove

Kosova, mundësi Diasporës në Bono Thesari

March 22, 2016 by dgreca

-Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti: Ne si Ministri do të vazhdojmë koordinimin me Bankën Qendrore në aspektin e emetimit, por edhe me Ministrinë e Diasporës sa i përket shpërndarjes sa më të gjerë të mesazhit njoftues për këtë mundësi të re/

PRISHTINË 22 Mars 2016-B.JASHARI/ Ministri i Financave në qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencë shtypi sot ka bërë të ditur se Ministria e Financave po e hap zyrtarisht kampanjën informuese për mundësinë e re të investimit që do t’i ofrohet diasporës sonë.“Këtë vit, për herë të parë do të emetojmë letra me vlerë, dedikuar diasporës tonë. Këto letra me vlerë do të quhen Bono për Diasporën dhe do të kenë afat maturimi prej 5 vitesh, mirëpo me mundësinë që investimi të shitet nëse paraqitet nevoja. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyeshme investimi për të gjithë bashkatdhetarët tanë, marrë parasysh që me ligj i tërë investimi është i garantuar nga shteti, por edhe interesi i fituar është i liruar nga tatimi. Ne si Ministri do të vazhdojmë koordinimin me Bankën Qendrore në aspektin e emetimit, por edhe me Ministrinë e Diasporës sa i përket shpërndarjes sa më të gjerë të mesazhit njoftues për këtë mundësi të re”, shtoi ministri Avdullah Hoti.Ai gjithashtu theksoi se gjatë kampanjës informuese në ditët dhe javët në vijim, do të njoftoheni edhe me detajet tjera në lidhje me këtë produkt, përfshirë edhe normën e interesit si dhe procedurat për investim. Në këtë Konferencë ministri Avdullah Hoti paraqiti para mediave edhe një kronologji të zhvillimit të hovshëm të këtij tregu që nga themelimi, ku bëri të ditur se ”Tregu i letrave me vlerë në Republikën e Kosovës filloi më 18 janar të vitit 2012, kur Ministria e Financave në bashkëpunim të ngushtë me Bankën Qendrore por edhe me sektorin bankar, emetoi për herë të parë Bono Thesari në vlerë 10 milionë euro dhe me afat maturimi 3 muaj”.

 “Mirëpo ky ishte vetëm fillimi, sepse në po të njëjtin vit, u lansua edhe Bono me afat 6 mujor, dhe viti 2012 përfundoi me gjithsej 74 milionë euro të emetuara. Në vitin 2013 (24 prill) portofoli i instrumenteve të ofruara u zgjerua edhe më tutje me lansimin e Bonos me afat 12 mujor dhe në po këtë vit u emetuan edhe 80 milionë euro Bono të reja. Në vitin 2014 (31 mars) u lansua edhe Obligacioni i parë qeveritar, me afat prej 2 vitesh dhe viti u përmbyll me emetimin e 102 milionë eurove. Ky vit gjithashtu është shënuar si vit ku për herë të parë kemi blerjen e Bonove edhe nga individë privatë, sepse deri në këtë vit blerësit ishin kryesisht institucione financiare ose pensionale. Viti 2015 ndërkaq do të mbetet si viti kur ky treg kishte zhvillimin më të hovshëm, ku  vlen të theksohet se u emetuan gjithsej 120 milionë euro Bono të reja si dhe u lansuan me sukses Obligacionet me afat 3 vjeçar dhe 5 vjeçar. Gjithashtu u zgjerua edhe baza e investitorëve: në bashkëpunim me Bankën Qendrore u ndryshua korniza ligjore për të lejuar edhe kompanitë e sigurimeve të blenin letra me vlerë, kurse investimi nga personat privatë tejkaloi 10 milionë euro”, shtoi Ministri Hoti.

Ai bëri të ditur se në vitin 2016 në qarkullim kemi një portofol të letrave me vlerë prej afro 400 milionë euro, kemi 6 instrumente me afat maturimi që fillon nga 3 muaj e shkon deri në 5 vite, kemi një treg sekondar që funksionon dhe me nivel të likuiditetit që rritet dita ditës, si dhe  kemi plane që të zgjerojmë bazën e investitorëve edhe më tutje.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, kosova, mundësi Diasporës, në Bono Thesari

Kosova lançon sistemin e ri me dërgesë të parë eksporti drejt Shqipërisë

March 21, 2016 by dgreca

PRISHTINË 21 Mars 2016-B.Jashari/ Dogana e Kosovës bëri sot lançimin e sistemit të ri, i cili mundëson uljen e kohës së eksportit dhe iu bën të mundshme eksportuesve që direkt nga depot e tyre të dërgojnë mallrat tek pranuesit në shtetet e tjera. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aktivizoi sistemin e ri përmes të cilit dërgesa e parë e eksportit kaloi kufirin me Shqipërinë nëpër pikën doganore të Vërmicës-Morinës.

“Kisha kënaqësinë sot që të marrë pjesë në inaugurimin e një qendre të rëndësishme, e cila do të thjeshtëzoi procedurat e doganimit dhe, po ashtu, do të rris efiçencën dhe do të ulë shpenzimet e kohës dhe të parave që i kanë pasur bizneset tona lidhur me këtë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Me sistemin e ri, ngarkesat e destinuara për eksport nuk duhet të paraqiten në terminal doganor përveç nëse ndonjë prej tyre sistemi i riskut e zgjedh për kontroll të detajuar. Deklarata eksportuese do të regjistrohet në formë elektornike në sistemin e Doganës përderisa mallrat ende janë në depo të subjektit.

“Lançimi i këtij sistemi të do të ndihmojë eksportin me theks të veçantë  prodhimin vendor, duke eliminuar barrierat e fundit për një eksport sa më të lehtë në vendet tjera”, tha drejtori i përgjithshëm  i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

Dogana në vitin 2015 ka arritur që të sigurojë të hyrat e nevojshme për buxhetin e Kosovës duke tejkaluar projeksionet dhe mbledhur për herë të parë mbi 950 milionë euro, derisa në fillimin e vitit 2016 shënoi rritje të hyrash në lartësinë prej 27 % më shumë se në vitin e kaluar.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: drejt Shqipërisë, Kosova lançon sistemin e ri me dërgesë të parë eksporti

Kosova në konferencën globale të sektorit minerar në Kanada

March 7, 2016 by dgreca

-Ministri Stavileci në margjinat e kësaj konference ka zhvilluar takime bilaterale me ministren për Tregti të Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland, me të cilën ka biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve/
PRISHTINË, 7 Mars 2016/Ministri kosovar i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci po merr pjesë në konferencën më të madhe në nivel global për industrinë minerare që mbahet çdo vit në Toronto të Kanadasë, me ç’rast do të prezantojë resurset minerale të Kosovës dhe mundësitë për investime në këtë sektor.
Njoftimi i dërguar thekson se, PDAC Konferenca Ndërkombëtare e Tregtisë dhe Këmbimit të Investimeve 2016 (PDAC International Convention, Trade Show & Investors Exchange 2016) është konferenca më e madhe për nga pjesëmarrësit, kompanitë dhe organizatat që merren me eksplorimin e mineraleve. Në të marrin pjesë rreth 1.000 ekspozues dhe 23.500 pjesëmarrës nga mbi 100 vende të botës.
Qëllimi i PDAC është të promovojë eksplorim e mineraleve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, duke inkurajuar teknikat bashkëkohore e mjedisore që rrisin sigurinë dhe performancën sociale në nivel ndërkombëtar.
Stavileci në kuadër të kësaj konference do të prezantojë mundësitë dhe projektet konkrete për investime në sektorin minerar, për çka edhe janë përcaktuar edhe zonat me interes të veçantë, me qëllim të nxitjes së investimeve të jashtme.
Ministri Stavileci në margjinat e kësaj konference ka zhvilluar takime bilaterale me ministren për Tregti të Jashtme të Kanadasë, Chrystia Freeland, me të cilën ka biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Gjithashtu, Stavileci ka takuar edhe drejtues të kompanive dhe organizatave të ndryshme./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosova në konferencën globale të sektorit, minera, r në Kanada

KOSOVA E PRANISHME NE TAKIMIN PER TRANSPORTET E ENERGJINE NE BRUKSEL

March 2, 2016 by dgreca

Ministri Zharku mori pjesë në takimin ministror për transport dhe energji në Bruksel/

Prishtinë, 02 mars 2016-Me ftesë të komisionerit për politika evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, z. Johannes Hahn, ministri i infrastrukturës, z. Lutfi Zharku mori pjesë në takimin ministror për transport dhe energji të WB 6 më 1 mars 2016 në Bruksel. Takimi u përqendrua në çështje kyçe të agjendës së konektivitetit, që ka për qëllim integrimin më të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe të lidhë, në mënyrë efikase, regjionin me Bashkimin Evropian. Ministri Zharku, në fjalimin e tij, foli për të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e transportit, me theks të posaçëm në “masat e buta” që kanë të bëjnë me lehtësimin e vendkalimeve kufitare, liberalizimin e tregut hekurudhor, adoptimin e udhërrëfyesve për masat inspektuese në sigurinë rrugore, definimin e kornizës strategjike për implementimin e Sistemit Intelegjent të Transportit,  planin për mirëmbajtje të të gjitha rrugëve në vendin tonë si dhe për investimet kapitale në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Ministri Zharku shprehu mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për iniciativën e nënshkrimit të Traktatit e Transportit. Në fund të takimit, ministrat adoptuan Deklaratën e Përbashkët me të cilën, ndër të tjera, shprehet përkushtimi i fuqishëm për “Procesin e Berlinit”. Përpos ministrit Zharku, në këtë takim ministror, mori pjesë edhe zëvendësministri i Ministrisë për Zhvillim Ekonomik, z. Gani Koci, i cili e mbuloi fushën e energjisë.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Bruksel, Kosova ne takimin, transport e energji

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 217
  • 218
  • 219
  • 220
  • 221
  • …
  • 233
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!
  • PERSONALITETE TË MËRGATËS SHQIPTARE NË MICHIGAN VIZITUAN KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE TË SHËN THOMAIT
  • VATRA CHICAGO ORGANIZOI “ALBANIAN BOOKFEST 2026”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT