• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidentja Osmani takoi Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher

September 25, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Gjatë qëndrimit në New York, takova Sekretarin për Marrëdhënie me Shtetet të Selisë së Shenjtë, Kryeipeshkvin Paul Gallagher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e Shenjtë.


Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën.

Filed Under: Emigracion

Kolonel Ahmet Krasniqi, in memoriam…

September 22, 2025 by s p

Dr. Elmi Berisha/

Në çdo përvjetor të kalimit në përjetësi të Kolonelit legjendar Ahmet Krasniqi, strategut e heroit të lirisë së Kosovës, më sjell të gjalla në memorien time kujtime lirie, trimërie, guximi e pavdeksie. 27 vite kanë kaluar dhe trashëgimia e Kolonelit të Lirisë mbetet frymëzuese, e përjetshme dhe e pavdekshme për mua dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të kohëve të luftës e betejave për komb e atdhe. Është krenari dhe nder i jetës sime bashkëpunimi i ngushtë me Kolonel Krasniqin në sfidat e betejat për lirinë e Kosovës dhe çështjen kombëtare. Miku im i përjetësisë Kolonel Krasniqi ishte një patriot e atdhetar, trim e guximtar, intelektual e veprimtar, strateg e vizionar. Ahmet Krasniqi qëndron përjetë në themelet e kombit dhe të ndërgjegjes sonë kombëtare.

Ministri i parë i Mbrojtjes së Kosovës me krenari historike qëndron gurë-themel i krijimit të shtetit e ushtrisë së Kosovës. Ai veproi e drejtoi me dinjitet, ndershmëri e profesionalizëm, ai frymëzoi dhe rrezatoi vlerat më të denja njerëzore, profesionale e atdhetare. Kolonel Krasniqi na trashëgoi dinjitet, guxim, nder e trimëri. Kombi do ti jetë përjetë mirënjohës, dhe ne miqtë e tij do ta kujtojmë e sdo ta harrojmë përjetë.

Nder dhe lavdi jetës e veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit.

Filed Under: Emigracion

Big news out of Washington!

September 21, 2025 by s p

AFA/

For the first time in more than two decades, important language on the Balkans has been reauthorized, thanks to the leadership of Chairman Mast R-FL. This historic step recognizes the strategic importance of our region and lays out clear U.S. policy priorities:

✅ Supporting Kosovo’s independence and future membership in NATO

✅ Pressuring Serbia to reduce ties with Russia and China

✅ Exposing Serbia’s cooperation with Russia, China, and Iran in technology and security

✅ Expanding sanctions against those obstructing peace and stability in the Western Balkans

We are proud that Albanians for America has been actively engaged with policymakers throughout this process, making sure the voices of our community and our homeland are heard in Washington.

A huge thank you to Congressman Keith Self R-TX for ensuring this critical language was included in the Chairman’s mark, and to Chairman Mast R-FL for his leadership in bringing this forward for the first time since 2002.

Together, we continue to strengthen the bond between the United States and Kosovo, securing peace and stability for the region, and ensuring the sacrifices of our people are honored with lasting freedom. 🇽🇰🤝🇺🇸. Check the link here to read AMENDMENT TO H.R. 5300 OFFERED BY MR. MAST OF FLORIDA. https://docs.house.gov/…/BILLS-119-5300-M001199-Amdt-65…

Filed Under: Emigracion

DIOGUARDI NË STRUGË NË VITIN 1991

September 20, 2025 by s p

Bexhet Asani/

Ishte viti 1991. Sa kishte filluar shpërbërja e Jugosllavisë. Trysnia e UDB-ësë jugosllave po zbehej. Tanimë struganët filluan të merrnin frymë, frika se do të ndiqeshin e do të burgoseshin nuk ishte. Lajmi se do të vinte DioGuardi kishte kapluar qytetin e Strugës. Të përndjekurit dhe të burgosurit politikë ishin të ngazëllyer. Një Superfuqi siç ishte Amerika, kishte kthyer sytë nga shqiptarët. Te Amerika shikoni engjëllin mbrojtës. Nuk u zhgënjyen falë Skënderbeut të dytë Xhozef Diogardit (Joseph DioGuardi), senatorëve, presidentëve që nga Bushët e deri te Klintoni e Bajdeni. Dhe sot asgjë s’ ka ndryshuar nga administrata e presidenti Tramp, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë engjëll mbrojtës i popullit tragjik shqiptar në shekuj.

Unë pata nderin ta takoja kongresmenin e atëhershëm Xhozef DioGuardin. Atë e shoqëronte ish i burgosuri politik, profesori i anglishtes Shpëtim Pollozhani e që bënte punën e përkthyesit. Më kujtohet shumë mirë se pyetjen që ia bëra DioGuardit, e përktheu Shpëtim Pollozhani. DioGuardi vizitoi Veleshtën. E shoqëriva edhe në Veleshtë. Fotografia që shikoni është shkrepur në Veleshtë. Në mes duke i rënë duarve i gëzuar është Naser Hani nga Veleshta, djathtas në profil është profesor Aliriza Lloga nga Livadhia, në mes duket qartë DioGuardi dhe pas DioGuardit jam unë, Bexhet Asani nga fshati Zagraçan. Do të jetë mirë të identifikohen edhe pjesëmarrësit e tjerë, kush i njeh?!

Për herë të dytë Dioguardin e takova në Nju Jork, në vitin 2018 pas 27 vitesh në Sipoziumin Shkencor që mbajtëm në Kolegjin Monro me rastin e 550 vjetorit të shkuarjes së Gjergj Kastriotit në amshim.

Më 2018 patëm një takim të përzemërt me DioGuardin. Sa iu prezentova se jam nga Struga, menjëherë më pyeti: a e njeh Shpëtim Pollozhanin?! I thash se e njoh. Pas bisedës i shkrepëm këto dy fotografi me ish kongresmenin Josef DioGuardin – Skënderbeun e Dytë.

Struganët në veçanti dhe shqiptarët në përgjithsësi nuk e kanë harruar DioGuardin. Struganët sot e kësaj dite janë aktiv në Lobin shqiptaro-amerikan me në krye Skënderbeun e Dytë Xhozef DioGuardin. Me këtë rast vargjet të cilat janë krijuar për rilindësin Jeronim de Radën, i përgjigjen edhe heroit të Kosovës:

Atë që bëri e Skënderbeu me shpatë,

Ti e bëre me penë, o, i madhi DioGuard!

Filed Under: Emigracion

“Kosova Euroatlantike e rrezikuar nga paranojat sovraniste”

September 16, 2025 by s p

Gjeneral ® Piro Ahmetaj/

Për shkak të detyrave dhe funksioneve të larta që kam ushtuar, 26 vitet e mbas clirimit të Kosovës nga Pushtuesit Serb, kam ndjekur me përgjegjësi shtesë gjendjen e Sigurisë në Kosovë. Në të njëjtën kohë (sigurisht kam bërë detyrën) vlerësimet dhe rekomandimet strategjike për paqen dhe sfidat Euroatlantike të Kosovës, i kam prezantur në forumet më të larta të sigurisë, në konferenca, panele dhe qindra publikime në kryeqytetet e Ballkanit, përfshi Beograd, në CSCE si dhe IoW në Washington, në Bruksel, Qëndrën Marshall, Gjermani, Kolegjin e NATO-s dhe në 32 Kryeqytetet anëtare.

Në pamundësi për tu dhënë përgjigje të dedikuar studiove televizive, gazetave dhe portaleve të interesuara, në vijim po paraqes një përmbledhje strategjike mbi “pezullimin pa afat të dialogut të ShBA me Qeverinë Kurti”, çka vijon të dominojë debatin strategjik dhe publik në Prishinë, Tiranë, Washington, etj:

Pikësëpari, po citoj të pjesë nga deklarata e Ambasadës: “SHBA-të kanë pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën për shkak të shqetësimeve nga veprimet e qeverisë së përkohshme”, si dhe në të mëncur nëvizohrt se: “ShBA mbeten të përkushtuara për të çuar përpara interesat e përbashkëta me popullin e Kosovës”.

Pra, përtej mllefeve bollshevike të pushtetit, në njoftimin e ambasadës së SBA, konfirmohet se: “ka ngrirë dialogun me Qeverinë e Kryeministrit Kurti dhe JO me popullin e Kosovës”!

Së dyti, këtë deklarat të ShBA e gjej si mesazhin më të rëndë mbas çlirimit të Kosovës në 12 Qershor 1999. Gjithashtu duhet thënë se ky “zhgënjim i Washingtonit” nuk eshte as i pari dhe as ka ardhur brenda një dite, por si pasojë e oshilacioneve sovraniste të Pushtetarëve në Prishtinë, si dhe delireve bollshevike si: “për marrëzinë e mbrojtjes me forcat e veta, do rrisin shpenzimet e mbrojtjes 1 miliard € apo prodhojnë dronë made in Kosovo, etj brrockulla enveriste mbi lirinë dhe sovranitetin”!

Në lidhje me Dronët “made in Kosovo”, sjell në kujtesë se: “Serbia ka mbi 6000 dronë luftarak të gjeneratës së fundit”, por edhe faktin që për tu armatosur gjer në dhëmbë po shpenzon rreth 2.3 Miliard € në 2025, pa konsideruar 1.64 miliard për dronë dhe raketa nga Izraeli, rreth kontrata 3 Miliard € me Francën për 12 avionë Rafale, 2 miliard € me Kinën, pra te total mbi 5 % të GDP-së vjetore të Serbisë (8 herë më shumë se Shqipëria & Kosova së bashku) ?!? Thënë ndryshe, Serbia zotëron fuqi ushtarake që asnjë nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mundet ta gjunjëzojē më vehte, pra pa prezencën e ShBA/NATO.

Me këtë rast, shpreh shqetësimin, për të mos thenë neverinë strategjike jo vetëm për: “mos-mirënjohjen cinike ndaj USA, riciklimin e kakofonisë Enveriste dhe paranojave sovraniste”. Parë kështu po adresoj një pyetje, shumë të thjeshtë: “Nëse ShBA/NATO, konfirmojnë tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova (që sigurisht një ditë do të ndodhë) = kush është opsioni i Kryeministrit në detyrë për të mbrojtur tërësinë teritoriale dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës si dhe interesat gjeopolitike të Kombit shqiptar” !? (pyetje që lejen e vetëvendosësve të z.Kurtit kërkon përgjigje edhe nga Tirana Zyrtare).

Së treti, duke u përulur për rënët si dhe nderuar sakrificat në shekuj të Shqiptarëve, mbas 26 vitesh besoj edhe fortë se në koshiencën mbarëkombëtare dhe Institucionale, do të mbetet përjetësisht e skalitur, që: “çlirimi nga pushtimi Serb në 1999, nuk u arrit vetëm nga luftërat, gjaku i derdhur, qëndresa si dhe sakrificat sublime në shekuj të popullit të Kosovës”!

Për këtë mjafton të sjellim në memorien kombëtare, që ShBA/NATO/UK, u angazhuan për herë të parë në luftë “jashtë artikullit 5” si dhe falë kësaj fuqie ushtarake, Millosheviçi u gjunjëzua dhe tërheqi forcat pushtuese (ushtarake & policore) deri në kufijtë e përcaktuar nga rezoluta 1244, si dhe të shenjtëruar në Flamurin Zyrtar të Kosovës.

Po ashtu për shkak të së vërtetës, sjell në vëmendje që në Kumanovë (Qershor 1999), Kosova nuk ishte as palë nënshkruese, as vëzhguese, megjithëse aty u vendos shkrirja dhe shndërrimi i UCK në Forcat e Sigurisë së Kosovës ndërsa siguria territoriale, ju ngarkua KFOR-it, me mbi 37 mijë forca këmbësorie në terren nga 36 shtete.

E thënë më qartë, as ligjëratat marksiste mbi lirinë dhe as bejtet patriotike për të drejtat sovrane nuk do munden kurrësesi të errësojnë rolin përcaktuese të ShBA/NATO për çlirimin e Kosovës dhe as peshën kritike që vijojnë të mbajnë për paqen, stabilitetin si dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës. Kështu, çlirimi i Kosovës nga pushtuesit Serb, meriton të skalitet jo vetēm si data e mirënjohjes Kombëtare ndaj ShBA por edhe e falënderimeve ndaj 32 vendeve anëtare si dhe mbi 500 mijë ushtarakëve/misionarëve të KFOR-it për peshën kritike që vijojnë të mbajnë për bashkëjetesën dhe st.abilitetin demokratik në Rajon.

Së katërti, 10 vitet e fundit i kam adresuar në Shqip, Anglisht, Serbisht, etj, edhe oshilacionet/tmerrin e z Vučić, nga “Shqipëria e Madhe”, disa pyetje fare të thjeshta: “ndërkohë që Serbia nuk kërcënohet nga asnjë vend i rajonit (përfshi RSh/Kosova), përse shpenzon më shumë se 2 miliard € në vit dhe pse armatoset “deri në dhëmbë”, me Tanke, 18-Mig/29, 12-Rafale, Helikopterë Mi-35, raketa Pantsir-S dhe FK-3 (Kineze), etj ((?) si dhe përse 3/4 e fuqisë ushtarake i ka dislokuar në kufijtë shtetërorë të Kosovës?

Gjithësesi, më duhet ta përsëris qartë, përfshi për sovranistët folklorikë të Prishtinës: “VETËM përsa kohë të ketë prezencë të SHBA/NATO në terren, agresioni ushtarak kundër tërësisë territoriale të Kosovës (nën përgjegjësinë e KFOR-it), përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet mision tërësisht i pamundur”. E thënë ndryshe, riciklimi i maktheve të Millosheviçit 26 vjet mbas humbjes turpëruese të luftës me NATO-n, mund të ushqejë agjendën e radikalëve në Beograd, interesat e krimit të organizuar, apo sorrat rreth liqenit Ujmanit, por kurrësesi nuk munden të trembin kombin Shqiptar si dhe as fuqinë e sprovuar (në 1999) të Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE!

Në SHTESË, po paraqes respektivisht edhe: “katër gjetje dhe rekomandime strategjike”:

Mbrojtjen e sovranitetit dhe statusquo-së së Kosovës si dhe zhvillimi i interesave gjeopolitike (mbarë-Kombëtare) në Rajon dhe Mesdhe, Shqipëria dhe Kosova, mund t’i realizojnë vetëm duke skalitur mirënjohjen zyrtare si dhe forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me USA/NATO/BE.

Pa u konsuluuar, Prishtina Zyrtare nuk do duhet kurrësesi të ndërmarrë vendimarrje me impakte strategjike, që minojnë themelet e besimit nga/me “Çlirimtarët/USA, që mbajnë ende peshë kritike për paqen, sigurinë dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës”. Ndërsa përtej qeverisë së përkohshme/radhës, faktorët mendjehapur të Prishtinës do t’i këshilloja vëllazërisht që: “përtej marrëzisë së vetëmbrojtjes territoriale apo delireve bollshevike të (mbi) pushtetit”, ardhmërinë e vendit, ta konsiderojne si sfidë kombëtare ku qytetarët pavarësisht përkatësive etnike, fetare dhe politike të garantohen si të barabartë para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosovës, nga konsumatore në kontribuuese për paqen dhe integrimin në NATO dhe BE.

Duke duartrokitur “marrëveshjen mes Kroacisë, Kosovës dhe RSh në fushën e mbrojtjes”, e çmoj si emergjencë kombëtare ngritjen e një “Grupi të urtësh/mendjehapur”, që përulen para përgjegjësive shtetërore për të përgatitur një Platformë afatgjatë: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”. Platformë që nuk kërcënon (as Serbinë), por do të kontribuojë si një balancë për paqen afatgjatë si dhe integrimin e Rajonit.

Aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington dhe Bruksel, Londër, etj do t’ju sugjeroja që perspektivën e dialogut strategjik me Kosovën ta para-kushtëzojnë JO me “deliret e pushtetarëve që janë apo do vijnë”, por me një Matricë Masash të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave Prishtina Zyrtare të “imponohen dhe monitorohen nga USA/NATO/BE”.

Gjithësesi, përkundër riciklimit të delireve sovraniste të pushtetit apo rikthimit te burimet//rrënjët e konflikteve të përgjakshme, mbas 26 vjetësh besoj edhe më fort se paqja mbetet opsion dhe misioni i vetëm në interes të sigurisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën Euroatlantike edhe për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,

Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO,

Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,

Themelues i Përfaqësise se RSh në SHAPE/NATO

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”
  • MIRO TËRBAÇJA, SHQIPONJË E HISTORISË
  • Hirësia e Tij Nikodhimi, Peshkopi i Bostonit dhe Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë kreu vizitë 10-ditore në Shqipëri
  • Shqipëria dhe Kosova në Bordin e Paqes: Nga historia e plagëve drejt arkitekturës së paqes globale
  • PAQE PËRMES FORCËS, DREJTËSI QË GARANTON STABILITET, JO PASIGURI
  • Kosova pays the price as its liberation leaders are persecuted, not prosecuted
  • Çfarë sjell shkretimi shpirtëror në një tjetër shekull zhgënjyes përmes antologjisë së nobelistit Eugenio Montale
  • FAN (1971) / “TË PISH E TË HASH NË SHQIPËRI” — REPORTAZHI EKSKLUZIV BOTËROR I TELEVIZIONIT ZVICERAN
  • Folklori çam, i gjallë edhe në botën moderne!
  • Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë
  • Kontributi i Prof. Emeritus Injac Parrinos në shkencat albanologjike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT