Në përvjetorin e parë të ndarjes nga jeta të gazetarit, publicistit dhe pedagogut të njohur Agron Bala shtëpia botuese ALBAS ka botuar një libër të titulluar STATUS. Në këtë libër janë përmbledhur statuset e Agron Balës të shkruara në rrjetet sociale gjatë dy viteve të fundit. Opinionet e shkurtra rreth problemeve të shoqërisë shqiptare flasin qartë për stilin e një gazetari vëzhgues në detaje, të mprehtë në ironi, të lirë në mendime e ndjesi, plot humor për miqtë dhe aq të thella kur ai filozofonte për jetën, vdekjen dhe dashurinë. Të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij ishin mësuar ta shihnin Agronin me vite të tëra në ekranin e Televizionit Publik Shqiptarë në programin “7×7” dhe studentët në auditorin e universitetit. Prej një viti ai nuk është më mes të afërmve, miqëve dhe studentëve të tij të dashur dhe gjithsecili prej tyre mund ta ketë tashmë profesor Gonin përmes këtij libri në raftin e biblotekës.
MAQEDONI-MËRGIMTARËT KËRKOJNË STABILITET DHE SIGURI
INTERESIMIN PËR TË INVESTUAR NË VENDLIDJE E FRENON SITUATA/
-Shumë mërgimtare dibran nga SHBA – ja duan të investojnë në vendlindjen e tyre Dibrën , por problemi qëndron tek pasiguria dhe mungesa e stabilitetit politik në vend , thotë Ibrahim Kolari investitori i parë nga SHBA në Dibër pas proceseve pluraliste .,,Ka shumë mërgimtarë dibran që do të investojnë në Dibrën e tyre por kërkojnë garancë për investimet ,, të cilët tani mungojnë thotë Kolari.
Dibër , janar 2017– Pas proceveve pluraliste në vendin tonë , një pjesë e mërgatës dibrane në SHBA, ka shprehë interesim për të investuar në vendlinjde . Por edhe pse ka patur shumë paralajmërime numri i atyre që investuan në Dibër është shum i vogël. Si problem kryesor për frenimin e investimeve nga ana e mërgimtarëve paraqitet siguria për investimet dhe stabiliteti politik i vendit .
Mërgimtari dibran Ibrahim Kolari i cili është biznismen i suksesshëm edhe në SHBA ishte i pari që bëri investime në sferën e ndërtimtarisë në vendlindje . Ai në fillim të viteve të 2ooo- ta privatizoi ndërmarjen nëdrtimore shtetërore ,,Korabi,, duke e regjitruar atë si ,,Korabi Redy Mix ,, . Meret me prodhimin moder të betonit me një tekonogji më moderne , duke investuar për paisje të standardeve botërore, me prodhimtari ditore prej 15oo M3, dhe me Pompa miksi me lartësi prej 48 metrosh . Ai nga 3 të punësuar ka rritur numrin në 13 dhe sot punon me sukses . Edhe pse ka një rritje të punës, ai thot se ka pengesë birokratike por problem për investime të reja është edhe situata e sigurisë dhe stabiliteti nëpërgjithsi. ,,Këtë e thonë edhe biznismenë dibranë në Amerië të cilët janë të gatshëm që të investojnë në Dibër dhe ti ndihmojnë edhe vendlindjes por edhe biznesit të tyre,, thot Ibrahim Kolari . Ka interesim për të investuar në shumë sfera por problemi i sigurise dhe stabilitetit është primar shton ai. ,,Kam bindjen se është një numër i madh i dibranëve që duan të investojnë parat e tyre në Dibër por jon në një situatë të këtillë,, thekson bashkëbiseduesi i jonë, i cili shpesh viziton vendlindjen dhe biznesin e tij .
Deri sot në Dibër kanë investuar edhe biznisment dibran nga Amerika , familja Rusi në sferën e shendetsisë , familja Dobrova në në industri dhe Kol qendër, dhe famija Sela poashtu në një Kol Qendër . Por nëse meret parasysht fuqija ekonimike e mërgimtarëve dibran këta janë pak investime me që edhe shum të tjerë presin kushte më të mira për investim në vendlindjen e vet .
Ibrahim Kolari i cili në SHBA ka migruar në vitin 1979 në Amerikë ka shum sukses me bizneset e tij, thot se për nje kohë të shkurtër , ka mundur të hapë firmën APEC Roofing Corp në Brooklin , e cila tani po menaxhohet nga djali i tij Dritan Kolari e pastaj edhe ka hapur edhe kompani të tjera të cilët punojnë me sukses. Duke marë parasysht se Ibrahim Kolari përveç biznesit meret edhe me aktivitete kombëtare dhe humane nëpër shoqatat mbardibrane dhe mbarkombetare në SHBA, ai vlerson se mërgimtarët në Amerikë në çdo moment duan që të investojnë . Ka investime por ata janë ti numrosh me gështinj shton Kolari . ,, Mërgimtarët mes të cilëve edhe unë vetë, pres më shum siguri dhe stabilitet por edhe ndryshimin e Ligjeve për të investuar në Maqedoni ,në këtë aspekt në Dibër thot Ibrahimi dhe shton se kjo duhet të ndodhë me qëllim që të ket një zhvillin të Dibrës, dhe të parandalohet mërgimi i të rrijnve të cilët edhe me diploma fakulteti braktisin vendlindjen me që skanë punë vite me rradhë. Ai në SHBA është një ndër aktivistët më të denjtë dibran . Në vitin 1986 është një nga themeluesit të shoqatës Dibra Fond , kurse në vitin 1988 si nënkryetar i shoqatës dibrane sëbashku me aktivistët e tjerë ndërton shkollën dhe xhaminë . Atë vit bëhet edhe antar i kryesisë të shoqatës Vatra , kurse në vitin 1994 bëhet antar i Ligës Shqiptaro –amerikane me kryetar Jozef Diogardi . Në vitin 1996 , me shokët themelon Shoqatën atdhetare Dibra me Kryetar Emin Cilvulin. Në 2002. Themelues i Keshilli shqiptaro Amerikan, me kryetar Sami Repishtin.. Kolari la qenë udhëheqës I shum aktiviteteve kombëtar dhe humanitare në interes të kombit dhe Dibrës, dhe ka dhanë përkrahje për punën e shoqatave dibrane .,, Në të gjithë shoqatat në Amerikë , vlersohet se dibranët në mërgim duhet të bëjnë më shum për vëllezërit e tyre në vendlndje . Por duhet ndryshuar shum çka në vend thot Kolari dhe shton se pikërisht për këtë ka qen kandidat për kryetar I Dibrës në vitin 2o13 , dhe tani kandidat për deputet në Kuvendin e Maqedonisë I Aleancës për Shqiptarët.
Dibranet në SHBA , kanë dërgesa të majme për familjarët e tyre që jetojnë në vendlindje , me që në Dibër 1/3 e polullates jeton në varferi të skaljshme. Por shton Kolari, biznismenët nga mërgimi shum shpejt do të hapin biznese dhe vende pune në vendëlindje nëse definitivisht në vend ka stabilitet dhe siguri për investime.
Kosovë-Zvicër, marrëveshje për sigurime sociale
– Qeveria e Kosovës në mbledhjen e dytë në 2017-tën/
-Aprovimi i dy udhëzimeve administrative të parapara me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit, që u ndihmua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, bën kompletimin e legjislacionit të nevojshëm të kësaj fushe dhe rrjedhimisht mundëson fillimin e kompensimit të viktimave të krimit/
PRISHTINË, 13 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Qeveria kosovare, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të 127-ën me radhë, të dytën në 2017-tën, ku miratoi Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Konfederatës së Zvicrës dhe Republikës së Kosovës.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, tha se efektet pozitive që do të dalin nga kjo marrëveshje janë të mëdha për qytetarët e Kosovës të cilët kanë punuar dhe punojnë në Zvicër.
“Qytetarëve të dy shteteve do t’u mundësohet lëvizja e lirë që të punojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, siç janë pensionet e moshës, pensionet familjare, pensionet invalidore të punës dhe të drejta tjera nga fusha e sigurimit social. Në veçanti, me këtë marrëveshje, qytetarëve të Kosovës të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën e Zvicrës do t’iu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtë që pensionin e tyre ta marrin në shtetin e tyre, pra në shtetin e Kosovës. Në bazë të kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet e drejta për t’i bashkuar edhe periudhat kontributive”, ministri Abrashi.
Me miratimin në parim të kësaj nisme nga qeveria e Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si bartëse e këtij procesi në bashkëpunim me institucionet tjera relevante, sikurse Ministria e Jashtme, do të angazhohet në negocimin e kësaj marrëveshje duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera të aplikueshme. Miratimi i kësaj nisme e autorizon Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale që të fillojë menjëherë negocimin e marrëveshjes për sigurime sociale mes Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, negociata që parashihet të fillojnë javën e ardhshme.
Kryeministri Isa Mustafa vlerësoi rëndësinë e kësaj marrëveshje, e cila adreson problemet e qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër.
“Unë e konsideroj se është një hap shumë i rëndësishëm, sepse ka pasë shumë probleme sa i përket sigurimeve sociale me Zvicrën dhe mendoj se është një sukses i qeverisë që ne ta përmbyllim këtë proces tepër të rëndësishëm që drejtpërdrejt adreson problemet e qytetarëve tanë që kanë punuar atje”, tha kryeministri Mustafa.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar edhe dy udhëzime të parapara me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
Udhëzimi Administrativ për Mënyrën e Kompensimit Përfshirë edhe Llogaritjen e Kompensimit për Dëmtimet e Shumëfishta dhe Udhëzimi Administrativ për Regjistrat për Parashtruesit e Kërkesës dhe për Vendimet e Lëshuara rreth Kompensimeve u ndihmuan nga Ambasada Amerikane në Prishtinë dhe bënjë kompletimin e legjislacionit të nevojshëm të kësaj fushe dhe rrjedhimisht mundësojnë fillimin e kompensimit të viktimave të krimit.
Qeveria e Kosovës, e koalicionit të dy partive më të madha, PDK e LDK, ku përfshihen edhe parti të vogëla dhe minoritetet, ka një muaj që vijon punën në vitin e tretë, pas zgjedhjes në 9 dhjetor 2014 në Kuvendin kosovar të konstituuar një ditë më parë, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.
Mbledhja e parë e qeverisë së Kosovës drejtuar nga Mustafa është mbajtur në 12 dhjetor 2014, pasi në të njëjtën ditë u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së kryeministrit. Gjatë vitit 2016 qeveria e Kosovës ka zhvilluar 57 mbledhje të rregullta, së fundi në 30 dhjetor.
NJOFTIM PER KOMUNITETIN SHQIPTAR
Njoftohet komuniteti shqiptar se Gëzim Nika me vëllezërit dhe me famlijen, qesin hatrin për Nënën, Katrinën, e cila ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, në Llugaj, Tropojë, Shqipëri, më 2 Janar 2017.
Hatrin e qesin të Shtunën më 14 Janar 2017, prej orës 10am – 4pm, në “Royal Regency Hotel”, 165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710, Telefoni: (914) 476-6200.
Federata Vatra dhe Gazeta “Dielli” ngushellojne Gezim Niken me vellezer dhe Familje.
Ne Foto: Katrinë Bushgjokaj 23/11/1941 – 2/1/2017/
Mundësi trajnimi në SHBA, datat kur duhet të aplikoni
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar se, kanë nisur aplikimet për programin veror të shkëmbimit Ben Franklin. Përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’, ambasada e SHBA fton të gjithë të interesuarit që, brenda datës 15 Shkurt të këtij viti të bëjnë aplikimin e tyre. “Aplikimet për vitin 2017, për Programin Veror Transatlantik Benjamin Franklin janë hapur. Ju lutem dërgoni me e-mail aplikimin e plotë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, deri më 15 Shkurt 2017. Aplikimet duhet të dërgohen në këtë adresë:-e maili, CultureandEducationTirana@state.gov. Programi Veror Transatlantik Benjamin Franklin 2017, do të zgjasë 4 javë, nga Qershori deri në Korrik 2017, në universitetin Wake Forest në Winston-Salem, North Carolina”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Programi 4-javor, do të akomodojë 55 kandidatë nga mosha 16-18 vjeç. Ky program do të mirëpresë 45 studentë evropianë dhe 10 amerikanë. Aktivitetet e këtij programi përfshijnë diskutime për çështje globale me interes të përbashkët, trajnime mbi lidershipin dhe median, zhvillimin e bashkëpunimit për projekte, shërbim komunitar, udhëtime mësimore dhe planifikim për projektet në vazhdim.
- « Previous Page
- 1
- …
- 161
- 162
- 163
- 164
- 165
- …
- 183
- Next Page »
