• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mrika Mrnaçaj , 111 -vjeçaria, që fitoi shtetësinë amerikane të firmosur nga Presidenti Ford

February 27, 2014 by dgreca

Mrika Mrnaçaj, dëshira e nënës shqiptare për të jetuar dhe vdekur në një vend të lirë

Nga Beqir SINA/

Mrika Mrnaçaj, ishte 110-vjeçare, kur, në vitin 1974, mbërriti në SHBA dhe kërkoi strehim politik për të jetuar në liri.Në vendin që kishte lënë pas mbretëronin frika, kërcënimi, arrestimet masive, demaskimet publike në sallat e kuqe, poshtërimet e të tjera dukuri të kësaj natyre. Në New York, ajo jetoi me me dy djemtë e saj, Marash dhe Peter Mrnaçaj, ndërkohë që djali tjetër i saj, Nikolla, i mbetur në Shqipëri, kaloi 25 vjet në burgjet e tmershme komuniste, kurse familja e tij u dërgua në kampin e internimit në Savër të Lushnjes.

Gazeta njujorkeze e asaj kohe “The Broënsville Herald” (5 November 1975 – Page 16) ishte e para që do të shkruante, gati katër dekada më parë se: “Edhe pse më të sigurt politikisht në Jugosllavi, Znj Mrnacaj – përfundimisht kishte kërkuar për të lënë atë vend – dhe emigruar në SHBA, duke i thënë avokatit të saj se dëshira e saj ishte që të jetonte dhe të vdiste në një vend të lirë”. Dëshira e saj më në fund u plotësua në dhjetor 1975, shtetësinë e saj amerikane e nënshkroi Presidenti i atëhershëm I Shteteve të Bashkuara, Gerald Ford.

Lajmi që një grua 111-vjeçare ishte bërë qytetare amerikane pati jehonë të madhe në shtypin amerikan, në agjensitë më prestigjoze të lajmeve dhe në televizionet më kryesore të vendit.

Një nga djemtë e saj, në Yonkers – New York, kujton sot: “Dy ditë mbasi ajo arriti këtu në Amerikë, shkova në zyrën e avokatëve. Kur avokati im pa datën e lindjes së saj më tha se ky është lajm sensasional dhe duhet të njoftohen për këtë televizionet dhe gazetat. Ai fillimisht bëri një telefonatë në një gazetë locale (The Broënsville Herald) e cila, e botoi menjëherë lajmin”.

Prej nga ajo telefonatë dhe nga lajmi i botuar në atë gazetë, më shumë se 10 kanale të lajmeve dhe gazeta anembanë në SHBA, kontaktuan me dy djemtë e saj Marash dhe Peter duke kërkuar informacione në lidhje me nënën e tyre. Në këtë histori u përfshi edhe një kongresist, i cili ishte me ndikim atëhere në Washington – Mario Biaggi. Kongresisti Mario Biaggi thuhet se ka kontaktuar drejtëpërsëdrejti me Presidentin Ford dhe e informoi atë që ky ishte personi më i vjetër në historinë amerikane, që jetonte në New York dhe ishte duke kërkuar shtetësinë e saj amerikane, për të jetuar në Amerikë, sipas saj e lirë edhe për të votuar, si qytetare amerikane .

Sipas gazetës “The Broënsville Herald”, Presidenti Gerald Ford i ktheu menjëherë përgjigje se e kishte miratuar kërkesën e saj për shtetësinë amerikane dhe brenda një jave ajo mori shtetësinë e saj amerikane, duke hyrë kështu në faqet e librit të historisë së emigracionit amerikan . Shtypi amerikan i asaj kohe e ka cilësuar si një rast të rallë, i pari e i vetmi i tillë deri tani në historinë e emigracionit amerikan.

Mirëpo, lajmi nëpërmjet kanaleve të spiunazhit (Misonit të Përhershëm Shqiptar pranë OKB-së në New York) mbrriti “vetëtimthi” edhe në Shqipërinë komuniste dhe natyrisht që nuk u kapërdi kollaj nga regjimi diktatorial në Shqipëri. Mbasi pasojat e tij, do t’i vuante djali i saj Nikolla dhe familja e tij në kampin e internimit në Savër – Lushnje.

Me vetëm tre deshmitarë të rremë Nikolla u arrestua dhe u dënua, për agjitacion propogandë me 10 vjet burg. Ai bëri 9 vjet e disa muaj deri sa u lirua për arsye shëndetësore mbasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Vdiq në kampin e internimit në Savër të Lushnjes. Tragjedia do ta godiste edhe njëherë familjen, kur një prej nipave të saj – Nick Mrnaçaj i biri i Marrashit, dhe Mrise Nik Mrnaçaj(Nick Mrnacaj), humbi jetën e tij me 22 Prill, të vitit 1990, në moshen 31 vjeçare, pas një demonstrate kundër regjimit të Tiranës në SHBA.

Prefektura e Uestçeterit (Westchester) e ka shpallur si simbolin e antikomunizmit shqiptaro-amerikan duke e quajtur “Heroi shqiptar, që vdiq për lirinë e vendit të tij të lindjes”. Kjo prefekturë, ku banonte, në zonën e Nju Jorkut, ka caktuar edhe një ditë fundprilli si ditë përkujtimore e emëruar “Ditë e lirisë shqiptare – Nik Mrnaçaj”.

Shqiperia e lirë dhe demokratike, më 1993, i akordoi nipit të Mrikë Mrnaçajt, Nick Mrnaçajt, me vendim të posaçëm nga ish Presidenti i parë demokrat, dr. Sali Berisha, medaljen “Martiri i Demokracisë” me morivacionin: “Luftoi gjithë jetën në mërgim kundër ideologjisë komuniste me flamurin e luftës për liri e demokraci”. Një shkollë fëmijësh e ciklit të mesëm në Tamar – Kelmed(Malesia e mbi Shkodrës) ka marrë emrin e tij dhe quhet Shkolla e Mesme “Nik Mrnaçaj”

 

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: 11 vjecarja, Mrika Mernacaj, nga Presidenti Ford, qe fitoi shtetsine

Në Vjenë nxënësit i kënduan pavarësisë

February 26, 2014 by dgreca

I.Lladrovci: “Ne e falënderojmë Austrinë për mbështetjen e gjithanshme që i jep mësimit në gjuhën shqipe”.  “…përpjekjeve shekullore e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari si kryevepër madhore e sakrificës për Lirinë e Kosovës.

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë/
Në sallën e bukur të bashkisë së pesëmbëdhjetë të Vjenës ishte festë e vërtetë e cila dukej gjithandej hapësirës, në fytyrat e buzëqeshura të mërgimtarëve, në veshjen solemne të nxënësve me kostumet e bukura kombëtare. Kështu e kërkonte gjashtë vjetori i pavarësisë së Kosovës. Tani 17 Shkurti datë historike për kombin shqiptar e cila erdhi pas përpjekjeve shekullore e kurorëzuar me luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Komandantit Legjendar Adem Jashari si kryevepër madhore e sakrificës për Lirinë e Kosovës.

Manifestimin në ambientin bukur e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe personeli i Ambasadës së Republikës së Kosovës, Valbona Fazliu-.Rrecaj, këshilltare; Zana Rugova, sekretare e parë; Yllka Geci, sekretare;  Imer Lladrovci, konsull. Nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, Dede Prenga atashe ushtarak. Z. Fitim Nuhiu  nga ambasada  e Republikës se Maqedonisë në Austri. Morën pjesë edhe aktivistë nga shoqatat shqiptare nga Vjena e rrethina. Familja e skulptorit të njohur, Destan e Barbara Gashi; Avdyl Gjocaj, veprimtar, vëlla i dëshmorit Agush Gjocaj; Anton Marku, poet etj. Pas  himnit kombëtar dhe atij të Kosovës, nxënësit kënduan këngën korale “Për Mëmëdhenë”. Mësuesit: Shqfqet Gashi, Hazir Mehmeti, Osman Ademi, Miradije Berisha, Ibrahim Hasani dhe Ina Arapi i përgatitën nxënësit dhe organizuan rrjedhën e programit të ndihmuar edhe nga disa prindër veprimtarë. Sabrina Konerth, Peter Jäger  nga bashkia e pesëmbëdhjetë e qytetit e ndihmoi aktivitetin me ofrimin e lokalit të bukur. Fëmijët i kënduan atdheut, dëshmorëve të lirisë që nga Iliria e deri tek Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata recituan vjersha kushtuar jetës sonë në mërgim dhe në atdheun aq shumë të dëshiruar. Nëna Tereze frymoi me zërin e ëmbël të fëmijëve në skenën solemne. Piano në këndin e majtë lëshoi tinguj madhështorë në përcjellën e këngës shekullore arbëreshe e luajtur nga Vlora Jonuzi.

Për rrjedhën e programi me sukses u bë nga mësuesi me përvojë z.Osman Ademi, bashkë me grupin e tonteknikës. Në përshëndetjen e saj në emër të Ambasadës së Kosovës, znj.Valbona Fazliu-Rrecaj, mes tjerash tha:” Jam e lumtur të ju përshëndes në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri dhe t’ua uroj gjashtëvjetorin e pavarësisë. Liria erdhi fal sakrificës së popullit shqiptar dhe luftës së tij. Ju përgëzoj të gjithë juve që keni organizuar një mbrëmje të tillë. Veçan dua t’i përshëndes nxënësit e mësuesit e tyre, për përpjekjet e mëdha në ruajtjen e kultivimin e gjuhës së bukur shqipe këtu në mërgim. Urime”. Të pranishmëve festen ua uroj në emër të Ambasadës së Shqipërisë në Austri z.Dedë Prengu, atashe ushtarak. Në fjalën e tij z.Imer Lladrovci theksoj rëndësinë e mësimit në gjuhën amtare për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare. “Ne e falënderojmë Austrinë për mbështetjen e gjithanshme që i jep mësimit në gjuhën shqipe”.

E veçantë ishte recitimi i poezisë kushtuar dëshmorit të lirisë Agush Gjocaj i cili nga kurbeti u kthye në Lapidar Lirie në ecjen tonë drejtë lirisë që sot e gëzojmë. Dikur edhe Agushi këtu ishte pjesë e jetës në mërgim. Sot nipi i tij  Agush Gjocaj, nxënës, jetësoi emrin dhe amanetin e xhaxhait që kurrë të mos harrohet Kosova, liria e saj e fituar me kaq sakrifica.
Vargu i nxënësve të programit është i gjatë: Fiona Murseli, Melos Zeqiri, Blina Gashi, Rina Mavraj, Krenar Miftari, Laurent Qestaj, Erenik Pepshi, Amra Bajrami,Lisa e Lira Fetahaj,Erzana Isamaili, Krenar Miftari, Melisa Mavraj, Erzana Ismaili, Leonard Berger.

Sara Bislimi, Reanta Osmanaj, Albiona Murati, Oltian Rrecaj, Loreta Limani,Butrint Rexha, Fabiona Gajraku, Leart Gërdella, Enea Shira, Bellina Jovani, Brini Baci, Sara Emini, Recitali: Fjolla Ademi, Emirjeta Veseli, Elbasan Veseli, Flamur Lladrovci, Diellëza Kuqi, Fitim Bilalli, Besjana Ademi, Ilir Hasanaj, Erlinda e Fatjona Gajraku, Vesa Zeqiri, Lorik e Leonit Ademi. Skeqe: Detiar Osmani, Elona Kabashi, Valentina Morina, Butrint Rexha, Melisa Mavraj,

Blerta Ismaili-   interpretoi me mjeshtri këngën e njohur shkodrane “Luleborë” në përcjellje të tingujve të pianos luajtur nga Vlora Jonuzi,

Pika e parafundit ishte kënga e vallëzuar “Pavarësia”, nën koreografinë e nxënëses krijuese Flutura Ademi. Mbyllja solemne u bë me këngën “Xhamadani vija, vija” e kënduar nga të gjithë pjesëmarrësit. Kjo la për të kuptuar se kremtimet në mesin e mërgimtarëve tanë janë në frymën kombëtare e nxitëse në ruajtjen e gjuhës e kulturës së lashtë shqiptare. Kjo zor se do të ndodhë pa mësimin në gjuhën amtare e cila në Austri është gjithanshëm e mbështetur nga organet mësimore përkatëse. Nxënësit e kanë të garantuar mësimin e gjuhës amtare pa pagesë, tekste falas. Këtë vit shkollor për herë të parë nxënësit shqiptarë mësojnë në abetaren e tyre e mbështetur nga Ministria e Mësimit, kanë disa fjalor shqip-gjermanisht dhe tekstet shkollore të botuara nën mbështetjen e DDr.Basil Schader, albanolog dhe mik i madh i shqiptarëve nga Zürichu. Po ashtu me përkrahjen e  Ministrisë së Arsimit të Kosovës dhe Ministrisë së Disaporës e cila mbështeti botimin e “Mësimi shqip në Austri- Monografi” , një dokument me vlerë veprimtarisë së pandërprerë të atdhetarëve shqiptarë në Austri për themelimin e klasave dhe gjithë përfshirjen e nxënësve.

 

Filed Under: Emigracion, Reportazh Tagged With: Hazir Mehmeti, i kenuan pavaresise, ne Vjene, nxenesit

VIKTIMAT E DHUNES NE FAMILJE MUND TE FITOJNE STATUS TE LIGJSHEM

February 26, 2014 by dgreca

NGA DEA SHKUPI/ Avokate/

Shume shpesh me bie rasti te takoj emigrante, sidomos gra dhe nena shqiptare qe kane ardhur ne Shtetet e Bashkuara me bashkim familjar pas nje martese te shpejte ne Shqiperi dhe pa e njohur mire bashkeshortin. Per fat te keq shume nga keto martesa nuk funksionojne dhe shkaktojne nje vartesi te personit te sponsorizuar nga bashkeshorti me status qytetaresie apo me karte jeshile.

Shume njerez qendrojne ne keto martesa dhe durojne situata nga me te rendat, per shkak te frikes se do t’i kthejne nga kane ardhur. Ato durojne shume dhune e shume fyerje e poshterime me shpresen se nje dite do te fitojne statusin legal. Shpesh sponsorizuesi e perdor kete per t’i mbajtur shtypur e per te vazhduar abuzimin.

Pasi kam marre shume e-maile dhe telefonata per kete ceshtje, kam vendosur t’i drejtohem publikut Shqiptar me disa shpjegime persa i perket statusit te viktimes se dhunes ne familje.

Ne qofte se ju jeni martuar me nje qytetar Amerikan ose Permanent Resident, dhe jeni duke vuajtur per shkak te abuzimit te ketij personi ndaj jush ose femijeve tuaj, ju nuk keni pse te qendroni ne ate situate por mund te aplikoni per te marre status si viktime e dhunes ne familje. Kjo dhune nuk ka nevoje te jete vetem fizike. Abuzimi psikologjik konsiderohet gjithashtu i mjaftueshem per te kerkuar statusin si viktime e dhunes ne familje. Ne qofte se bashkeshorti ose bashkeshortja juaj, ju ofendon me fjale te ndyra, ju flet ne nje menyre te tille qe ju ben gjithmone te ndiheni i/e poshteruar, ka shume mundesi qe juve mund te fitoni status si viktime e dhunes ne familje. Shembuj te tjere jane: ne qofte se bashkeshorti/bashkeshortja juaj kontrollon gjithe financat e shtepise dhe nuk ju lejon juve te dini ose te merreni me gjendjen financiare te familjes tuaj; bashkeshorti/bashkeshortja juaj lejon abuzim ndaj jush prej anetareve te tjere te familjes; etj.

Pas aprovimit te aplikimit te statusit te viktimes se dhunes ne familje, juve mund te aplikoni per green karte nje vit pas aprovimit te statusit. Qeveria Amerikane i ka dhene mundesine me kete peticion, mijerave emigrante qe te bejne hapa drejt legalizimit pa qene nevoja te qendrojne nen zgjedhen e nje bashkeshorti/bashkeshorteje abuzuese.

Megjithese ligji mbi te cilin bazohet ky peticion quhet Akti Kundra Dhunes ndaj Grave (VAWA), ky ligj i aplikohet gjithashtu edhe burrave te martuar me qytetare amerikane ose permanent resident qe vuajne nga nje situate e tille ne familje. Dhuna ndaj familjareve eshte shume me shpesh psikologjike sesa fizike, dhe shume njerez mund te ndodhen ne nje situate te tille dhe nuk e kuptojne as vete.

Martesa dhe familja jane institucione te shenjta dhe eshte krim te abuzosh situaten dhe te ushtrosh dhune ndaj personit me te afert ne familje, sidomos kur ata varen nga ju. Shteti Amerikan e lufton dhunen ne familje me ane te ligjeve te ndryshme qe i hapin rrugen viktimave te kerkojne ndihme dhe strehim nga dhuna e familjareve te tyre. Keto ligje perfshijne edhe emigrantet te cilet nuk duhet te kene frike te kerkojne ndihme ne situtuata te padurueshme dhe cnjerezore.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: avokate, Dea Shkupi, mund et fitojne, ne familje, status te ligjshem, Viktimat e dhunes

SOJE TË LARGËT…

February 23, 2014 by dgreca

Nga cikli “Takim me arvanitët”/

Nga Abdurahim Ashiku /

Ata ishin pranë e pranë, ulur në karrige të drunjta, me nga një filxhan kafe përpara. Na prisnin, ndaj kishin dalë në qendër të fshatit, aty ku nuk i shpëton syrit asnjë lëvizje, as nga fshati, as nga rruga që zbriste drejt ultësirave të Livadhjasë. Lami mbante në krah të djathtë një shkop me vegjën e çobanit kur kap delen apo qengjin për këmbësh. Jorgoja thjesht qëndronte me qeshjen që pasi merrte ujin e shpirtit e reflektonte atë në buzë e në fytyrë. I fiksova të dy në fotografi siç do fiksoja dy lisa rrënjëthellë në tokë e degëkërkues në qiell. I pari, Lami, ishte “njëqind pa tre” kurse Jorgoja “nëntëdhjetë edhe tre” vjeç…

Lam Qefalain  e përcollëm në një bisedë të re dhe të vjetër, një bisedë në Saranti, kohë më parë, dhe një bisedë në Kukuri, ditë më parë…

Jorgo Qefalain po e përcjellim sot në qendër të fshatit Kukuri, në një bisedë ku shqipen e nxjerr nga shekujt dhe ta ve përpara për ta gjerbur bashkë me kafenë…

*   *   *

Si je me Lamin?

Jam Soji i largët.

Sa vjet je?

Sa vjet jam? Enja dhe një.

Nëntë dhe një?

Jam nani nëntëdhjetë e një.

Sa fëmijë ke?

Tre. Dy vasha dhe një djalë. Po nani janë shumë. Janë njëzet.

Janë njëzet?

Plakën nuk e kam. E kam bartur (varrosur) gruan. Nani kam katër pesë vite që e kam bartur.

E ke bartur…Si edhe Lami?

Po.

Sa vjet ndeje me gruan?

Sa vjet ndenja me gruan? U martuasha ikoshi hronja (njëzet vjeç). Dhe tani kam pesë vjet që e kam bartur. Të bëjmë një llogari. Jesh ikoshi hronja ku u martuash. Deri në eneninda (nëntëdhjetë). Janë evdhominda (tetëdhjetë). Kam pende hronja (pesë vjet) që bëra. Eksinda pente (gjashtëdhjetë e pesë) bëmë me gruan.

Dhe bëre me gruan tre fëmijë?

Tre. Tre fëmijë.

Sa nipër ke?

Nipër kam…

Sa nipër dhe mbesa?

Nipër dhe mbesa? Kam tërë e tërë…Katër ka vajza e madhe. Di ka djali, di vasha, njëra e martuar ka di djelm e një vajzë. Jemi ikoshi ena (njëzet e një) tërë e tërë ikogjenia (familja).

Njëzet e një?

Po, njëzet e një. Jemi tërë ikogjenia nani. Kemi bartur edhe një djalë, na vdiq…

Me se je marrë? Çfarë pune ke bërë?

Ç’ë punë kam bërë? Katër vite bëra stratiot (ushtar), më muarnë në polemi (luftë). Pasandaj erdha këtu bëra me dhen. U bë çoban. Martova familjen. Në evdhominda ena (shtatëdhjetë e një) i shita dhentë dhe vajta në një ergostasio (punëtori) që është në Thivë. Atje bëra dhekapente hronja (pesëmbëdhjetë vjet) dhe mora sintaksë (pension) nga IKA. Edhe rri nani.

Me dhen kush merret tani? Ke dhen?

Jo, fare. Nuk kam më dhen. S’kam të bënj që kur i shita në evdhominda ena. Martova djelm. Mbeta me gruan. Gruan e kish sëmurë, nuk më ndiq dot dhe i shita dhentë. Kështu vajta në ergostasio. Edhe atje mora sintaksën dhe nani rri.

Mbani mend ndonjë këngë apo poezi në gjuhën arvanite?

Nuk e kuptoj

Këngë, që këndonin…

Që këndonin? Unë jesh çoban. Që të gjegjesh vejë por të bëj ato nuk bëj.

Jo, kështu, me fjalë…

Me fjalë thom. E nuk e thom dot. Ki do të marri gjëra po unë nuk di.

Ndërhyn Lami. Ka një këngë.

Kukurati gropa – gropa

i ka vashat po si lopa.

E kam dëgjuar këtë në Salaminë. Atje këndonin:

Ambelaqi gropa – gropa

I ka vashat posi lopa.

Pse e thonë këtë?

I ka të mira. I ka prodhuese.

Qesh me shpirt.

Çfarë pemësh rriten në katund ?

Si?

Çfarë sojesh?

Dardha, molla, migdale (bajame), qerese (qershi), vishna, arrë. Dardhë, kumbula…

Po në pyje, çfarë sojesh ka ?

Pyje?

Dhasos…

A ! Bredh, dushqe…

Me se merren ato që rrinë në katund?

Kanë mbet ca çobanë të pakët se palja (më parë) jeshëm tërë çobanë. Tani janë pakësuar. Janë pesë gjashtë djelm çobanë. Palja më të shumtët jeshën çobanë. Dimrit vejë tërë poshtë në Saranti, në vrri. Nejëm atje. Këtu mbeteshim të pakë. Shkonim me tërë ikogjenjë (familje), me djem të vegjël tërë poshtë.

*   *   *

Ndërsa bisedonim, tek ngrinte e gjerbte kafenë, më tërhoqi vëmendjen një gisht i prerë. Nuk e pyeta. Mendova se ishte nga ato plagë që lidhen me punën e rëndë të çobanit apo në ndërmarrjen ku kishte punuar…

E lexoi vështrimin tim dhe ma tha vetë…

Ishte një “dhuratë” nga Lufta e Dytë Botërore. Avionët gjermanë e kishin bombarduar disa herë fshatin në kërkim të jetëve të partizanëve grekë që për strehë kishin Kukurin, fshatin e vogël midis maleve, larg, një ditë larg më këmbë nga qyteti i Thivës…

Një cifël nga bombat që dogjën e shkatërruar fshatin i kishte prerë gishtin…

Kukuri, 9 gusht 2008

Abdurahim Ashiku 

Nga libri: “Njerëz që i dua vol. 3”

Filed Under: Emigracion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, Soje te larget, Takim me arvanitet

Shqiptarët që emigruan nga Greqia dhe Italia në Amerikë në vitin 1958

September 1, 2013 by dgreca

Në numrin e 31 Janarit 1958 të gazetës së përmujshme “Shqiptari i Lirë”, organ  i Komitetit Shqipëria e Lirë, në shkrimin me titull” Marrëveshje për emigrim në U.S.A, njoftohej se Komiteti, pas shumë bisedimesh e përpjekjesh, kishte arritë në një marrëveshje me Qendrën e Këshillës së kishave të Përbotshme”Orld Council of Churches”(W.C.C) në New York, për të lehtësuar brenda mundësive të ligjeve amerikane, emigrimin e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.Behej fjale per shqiptaret qe kishin mbetur neper kampe.

Komiteti porosiste emigrantët shqiptarë që dëshironin të emigronin në SHBA duhej të regjistroheshin në zyrat përkatëse të Kishave në vendet ku ata qëndronin. Njëkohësisht duhej që të lajmëronin përnjëherë Komitetin Shqipëria e Lirë, i cili do të kujdesej për të shpejtuar formalitetet zyrtare dhe ato të garancive të nevojshme. Shqiptaret nen kujdesin e Qendres Boterore et Kishave dhe me garancite e Komitetit Shqiperia e Lire, nisen te arrinin ne New York ne korrik 1958.

LISTA PER KORRIK 1958

Në faqen 4 të gazetës Shqiptari i Lirë të 31 korrikut 1958 botohet ky njoftim i shkurtët: me gëzimin më të madh lajmërojmë ardhjen si emigrantë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ndërmjetësinë dhe ndihmën e Këshillës së Përbotshme të Kishavet”World Council of Chirches”(W.C.C), në akord me Komitetin “Shqipëria e Lirë” të këtyre bashkatdhetarëve tanë:

1-Tasi Dumi(Arrinë në New York me 5 gusht 1958, me vaporin “Giulio Cesare”

2-Hysni Goubere, dy veta( Vjen nga Greqia)

3-Skënder Hitaj(nga Greqia)

4-Jani Nikolla(nga Greqia)

5- Zulfi Lika(Greqia)

6-Mustafa Ismail Qepriti(Greqia)

7-Sejfi Zhunga(Greqia)

Shënim: Keta te fundit arrijnë në New York më 7 gusht 1958 me vaporin “Olympia”

GUSHT 1958

Në numrin e Gazetës “Shqiptari I Lirë” , organ I Komitetit “Shqipëria e Lirë” që është botuar me 31 Gush 1958, nën okielion”Mirë Se Vini”!, botohet lista shqiptarëve që emigruan nga Europa. Për tërheqjene  shqiptarëve të mbetur udhëve të Europës nëpër kampe Komiteti Shqipëria e Lirë bashkëpunonte me “Methodist Committee for Overseas Relief”-degë e e Church World Service që merrej me problemet e emigrimit të shqiptarëve. Pikërisht ajo njoftonte s enëj grup shqiptarësh nga kampi Lavros në Greqi sapo ksihin mbaruar formalitetet për emigrim drejt SHBA.

Ja lista:

1-Mehmet Bahia nga katundi Bishqem, Elbasan

2-Syria Frashëri nga katundi Brestan, Ersekë

3-Mihal Loci nga katundi Grava, Delvinë

4-Spiro Nashollari nga Stribeci, Përmet

5-Hajro Selmanaj nga Golimbas, Vlorë

6-Lutfi Spaho nga Bitincka, Korcë

7-Rifat Ndreu me familje

8-Mehmet Xhediku nga Kastrioti, Peshkopi(ky nuk e kaloi vizitën mjeksore dhe emigrimi  është shtyrë për më vonë)(Listën e plotë  mund ta lexoni në Diellin e printuar)

Filed Under: Emigracion Tagged With: me 1958, ne USA, Shqiptaret qe emigruan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 174
  • 175
  • 176
  • 177
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT