• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Besimi, akt themelor i jetës sociale”

April 16, 2025 by s p

Agim Baçi/

Sociologu i famshëm, Niklas Luhman, në librin e tij, “Teoritë e shoqërisë” shprehet se “besimi është akt themelor i jetës sociale”. Pra, ne kemi faktet para syve, por kemi humbur besimin. Ne kemi kemi skandale të faktuara, por kemi humbur fuqinë tonë dhe qëndrimet morale përballë të keqes, përballë të padrejtës. Sepse ne publikojmë qëndrime në rrjete sociale por nuk bëhemi bashkë në një protestë kundër të keqes, kundër mashtrimit, kundër atyre që vijnë si të fortë për të na rrëmbyer votën.

Sa nga ne e dënojnë sot shpifjen, gjuhën e urrejtjes? Sa nga ne i refuzojnë politikanët që krenohen se arrijnë të vënë në vështirësi kundërshtarin përmes bullizimit, përmes sajimit të fakteve, sajimit të gënjeshtarve, të linçimit, dhe jo të dhënies së argumenteve? E nëse ne nuk arrijmë të jemi ndëshkues ndaj atyre që na gënjejnë, që mashtrojnë që përhapin dhunë, që ushqejnë urrejtjen, që bullizojnë, atëherë, përse duhet të presim ndryshimin?

Pra, ne sot jemi përballë faktit se, jo se nuk dimë për politikat e mbrapshta, por përballë faktit se këto që dimë sot nuk i përkthejmë në qëndrime morale, në reagime vetjake për të drejtën.

Ideja se “populli e di” nuk ka asnjë kuptim nëse ne nuk e mbrojmë të drejtën duke kërkuar aleancë të fortë. E nëse nuk reagojmë, ata që na drejtojnë do e kontrollojë gjithnjë e më shumë zemërimin tonë, duke na dhënë iluzionin se kemi demokraci përmes denoncimit në rrjete sociale, ndërkohë që këto qëndrime të veçuara, egosite të secilit prej nesh, mbeten thjesht në linçime e jo bashkim për një kauzë të drejtë. Madje në jo pak raste gjithçka mbetet thjesht në linçime anonime, në sharje.

Këto qëndrime të veçuara, egosite, më shumë se sa fuqinë tonë për të ndryshuar diçka që e kontestojmë, forcojnë hijen e komploteve rreth nesh, – “komplote” që i shërbejnë më së shumti atyre që duan të kontrollojnë këtë zemërim të qytetarëve ndaj keqqeverisjes përmes asaj që na e shesin për trasnparencë.

Filed Under: Emigracion

NJË PERLË SHQIPTARE NË ZEMËR TË GJENEVËS

April 14, 2025 by s p

Nga Ramazan Çeka/

“Shekulli i Parë – një festë e kujtesës kombëtare në Gjenevë”.

Gjeneva, një tjetër dritare shqiptare në zemër të Evropës. Një qytet që mban në gjirin e vet kulturat e botës, ku zemra shqiptare rreh me forcë e krenari, shqiptarët dëshmuan sërish se rrënjët e tyre janë të thella – të lidhura ngushtë me historinë, identitetin dhe krenarinë kombëtare.

“Shekulli i Parë”, vepra e autorit Sejmen Gjokoli, “Mjeshtër i Madh” bëri stacionin e katërt të rrugëtimit të tij, në një nga qytetet më simbolike të diasporës shqiptare – Gjenevë.

Ky libër është më shumë se faqe letre, është një pasuri për kujtesën tonë kolektive. Një dritare që e mban ndezur zjarrin e shqiptarizmës. Është një udhëtim nga rrënjët, nga gjaku e historia, drejt kujtesës që nuk duhet të shuhet kurrë.

Nën kujdesin e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë dhe Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, ky promovim u kthye në një rrëfim emocional, ku fjalët, muzika dhe kujtimet krijuan një përvojë të paharrueshme.

Z. Sejmen Gjokoli – ruajtës i trashëgimisë shpirtërore, ndau një pjesë të shpirtit të tij. Në sallë, fjalët rridhnin si rrëfim i një populli që nuk harron.

Të jesh pjesë e një ngjarjeje ku ndjehet fuqishëm shqiptaria, përtej kufijve amë, është një privilegj. Ky libër është një homazh për ata që ndërtuan themelet e lirisë dhe unitetit.

Të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë ishin personalitete të shquara të diasporës dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar, si Znj. Floreta Kabashi, Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë, Znj. Monika Zguro, diplomate nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, Musa Jupolli Kryetar i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë, Veli Genc Berisha – Hora e Skënderbeut- Zvicër, si dhe aktivistë të shoqërisë civile, miq të librit, dhe dashamirës të kulturës shqiptare që bashkuan zërin për një kauzë të përbashkët – ruajtjen e identitetit shqiptar në mërgatë.

Fjalën e mirëseardhjes e mbajti znj. Afërdita Krasniqi, një nga aktivistet më të shquara të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, njëkohësisht dhe moderatore e këtij eventi, e cila në krah pati edhe Kryetaren e Shoqatës së studenteve shqiptar.

Në këtë natë nderimi, nuk mund të mungonte një homazh për profesor Astrit Lekën – një udhërrëfyes shpirtëror, një zë që frymëzoi dhjetëra nisma kulturore në Gjenevë.

Kjo mbrëmje është një dëshmi e gjallë se, edhe larg atdheut, ne nuk harrojmë kush jemi.

Dokumentari për 100-vjetorin e Pavarësisë solli një tjetër valë emocionesh. Rrugët e Vlorës, zërat e mitingjeve, fytyrat e historisë, gjithçka u rikthye me krenari në sallën e UniMail-it.

Në çdo tingull, ndjejmë mallin e të parëve. Në çdo këngë, një histori që nuk duhet harruar.

E veçanta e kësaj mbrëmjeje ishte bashkëpunimi ndër breza – ku rinia shqiptare në Zvicër u bë zëri i së kaluarës dhe shpresa për të ardhmen.

Dhe kur fjala takon tingullin, lind magjia. Grupi muzikor “Hareja” sjell në skenë atë që ne e ndjejmë në zemër – Shqipërinë.

Më pas nën magjinë e muzikës performuan edhe disa muzikantë të mrekullueshëm, të ardhur nga Lozana. Muzika përshkoi mbrëmjen si një lutje për identitetin tonë.

Pas performancës së shkëqyer të “Bareshës”, fjalen e mori z. Sejmen Gjokoli, i cili mes duartrokitjeve foli për rëndësinë dhe faktet që pasqyrohen në librin e tij “Shekulli i Parë”.

Veprimtari i shquar Ali Mehmeti – një zë që frymëzon, përshëndeti këtë udhëtim që nuk është vetëm kulturor, por thellësisht shpirtëror.

“Shekulli i Parë” nuk është thjesht një libër. Është një udhëtim – nga zemra e Shqipërisë në zemrën e diasporës. Një kujtesë e fortë se historia jonë nuk është pluhur arkivash, por frymë që duhet të jetojë në çdo brez.

Kur bashkohemi, ne nuk jemi thjesht shqiptarë – jemi historia vetë që ecën, flet dhe këndon. Pa rrënjë, nuk ka drejtim. Pa kujtesë, nuk ka identitet.

Autori i librit z. Sejmen Gjokoli falënderoi auditorin dhe shoqërohet me këngë, valle dhe dashuri. Kërcime popullore, përqafime, autor që jep autografe.

“Shekulli i Parë” – një kujtesë që jeton. Faleminderit që e bëtë Gjenevën pjesë të këtij rrugëtimi krenar. Shqiptaria jeton përmes jush!

Filed Under: Emigracion

NYC’s first-ever Albanian-English Dual Language FULL-TIME public school to begin September 2025!

April 11, 2025 by s p

I am happy to announce that PS 108 in the Bronx is now accepting registrations beginning with kindergarten classes for the 2025–2026 school year! 🎉

Students will learn in both Albanian and English 5 days a week, taught by certified educators in a NYC Public School. This program supports bilingual development, academic success, and cultural pride. 🌍✏️

📍Location: 1166 Neill Ave, Bronx, NY

🗓️ Registration Deadline: May 2025

☎️ To register: 718-863-9829

ℹ️ For more info:

Mark Gjonaj –

347-398-6161

Drita Gjongecaj –

917-733-8434

Don’t miss this unique opportunity – enroll your child today!

*_Preserving our language will protect our unique identity and rich culture!🇦🇱_*

_📲 Please share on all social media platforms to help spread the word!_

*****

Të nderuar miq,

*📚 MË NË FUND!*

Shkolla publike e parë me Gjuhë të Dyfishtë Shqip-Anglisht në NYC FULL-TIME, fillon shtator 2025! 🇦🇱🇺🇸

Jam i lumtur të njoftoj se PS 108 në Bronx tani po pranon regjistrimet duke filluar me klasat e kopshtit për vitin shkollor 2025–2026! 🎉

Nxënësit do të mësojnë në gjuhën shqipe dhe angleze 5 ditë në javë, me mësues të çertifikuar në një shkollë publike në NYC. Ky program ndihmon në zhvillimin e aftësive dygjuhëshe, përmirëson rezultatet akademike dhe ruan kulturën dhe identitetin. 🌍✏️

📍Adresa: 1166 Neill Ave,

Bronx, NY

🗓️ Afati i regjistrimit: Maj 2025

☎️ Për të regjistruar: 718-863-9829

ℹ️ Për më shumë informacion:

Mark Gjonaj –

347-398-6161

Drita Gjongecaj –

917-733-8434

Mos e humbni këtë mundësi të veçantë – regjistroni fëmijën tuaj sot!

*_Ruajtja e gjuhës sonë do të mbrojë identitetin tonë unik dhe kulturën e pasur!🇦🇱_*

Filed Under: Emigracion

“Petro Marko – shkrimtar i lirisë”

April 8, 2025 by s p

Behar GJOKA*/

Petro Marko është shkrimtari më përfaqësues i dy kohëve, i dy mendësive të qëndrimit ndaj letërsisë, si dhe i vlerësimeve dhe anatemimeve të shqiptuara më herët, duke mbetur një rebel i përjetshëm, në jetë dhe letërsi. Ky autor, qysh në krye të herës, ndonëse në fillesa lëvroi poezinë dhe prozën e shkurtër, ndërkaq hyri dhe mbeti si një gur themeli i romanit , duke mbetur në altarin e letrave shqipe si kontributi më i vyer shkrimor prej tij, që simbas teorisë letrare, pason një zhanër tjetër, tanimë të fshirë nga mundësia e lëvrimit: “…epopeja është zhdukur dhe është dashur të tretet në një formë plotësisht të re, në roman…”, një proces që kohë më parë ngjau në letërsinë botërore, si dhe pak më vonë ky akt përlindës, ndodhi edhe në letrat shqipe, madje, gati – gati njëherit duke shënuar pjekurinë e tyre, në harkun e bashkëkohësisë, me lëvrimin e tipologjisë së larmishme të romanit.

Shfaqja e P. Markos në vitet ’30, si pjesë e brezit të shkrimtarëve të kësaj kohe, ku bënte pjesë edhe Migjeni, meteori i Brezit të Viteve ’30, ndërkohë, që ishte vetëm caku parak, dhe veçmas sendërtimi i përmasave shkrimore në lëvrimin e romanit në periudhën e bashkëkohësisë. Pa asnjë dyshim këto piketa të pranisë së tij, janë dy shenjat më të rëndësishme të referimit dhe qenësisë si shkrimtar. Tehu ekzistencial i letrave shqipe, në laminë e romanit, gjeti te P. Marko, pamëdyshje njërin nga lëvruesit e zot që iu përkushtua këtij zhanri, si dhe njërin nga mjeshtrat e shkrimit të prozës së gjatë, me jo pak kualitete shkrimtarie, të shpërfaqura estetikisht në disa prej teksteve romanore, që trashëgojmë prej tij.

Pohimi i bërë në këto kohë nga studiuesi Bashkim Kuçuku, kur shprehet: “Romanet e Petro Markos për cilësinë e artit të rrëfimit, që u ngrit në shkallare të lartë, të paarritur deri atëherë, për origjinalizmin dhe risitë, në rrafshin brenda letrar, kanë luajtur rol të rëndësishëm në formësimin e romanit shqiptar…” , gjë që më në fund, në mendimtarinë e studimeve letrare, përvijon përmasat e romancierit. Edhe vetëm për këtë aspekt, pra si një lavrues i gjerësishëm i zhanrit më të gjatë të prozës, që kapërcen dhjetëra tekste romanesh, e veçmas kontributi i vyer për konsolidimin e tipareve moderne të zhanrit të romanit, sidomos me tekstet, Hasta la vista, 1958 (pavarësisht strukturës klasike, në frymë përçon kohën e përplasjeve dhe dukjes së kahjeve moderne), Qyteti i fundit, 1960, Një emër në katër rrugë, 1973 (edhe pse kaloi në karton po atë vit), Nata e Ustikës, 1989, që botohet i plotë si dorëshkrim, tanimë me titullin Një natë e dy agime, në vitin 2002, romani për fëmijë Shpella e piratëve, 1964, e ndonjë tjetër, të cilët do të duhet të rilexohen në kontekstet e reja, e prej asaj gjendje, të rivlerësohet në meritat që bart përvoja shkrimore e Petro Markos, në shqiptimin e vlerave estetike në këto vepra.

Përvijimi i shenjave moderne, në disa prej romaneve të autorit, gjithnjë si akt rileximi, nuk do të thotë të heshtet, për faktin që disa romane të shkrimtarit, si Halimi, Ultimatumi, Të thjeshtët, Stina e armëve, e ndonjë tjetër, botuar në vitet e bashkëkohësisë, vetvetiu në pjesën më të madhe të hapësirës tekstologjike, janë përfshirë në rrjedhat e realizmit socialist, duke hyrë pashmangshëm në vorbullën e dysisë, të shkrimit brenda dhe jashtë modelit zyrtar, të realizmit socialist, një tipologji shkrimi e atyre konteksteve. Sa i përket qëndrimit të shkrimtarëve bashkëkohës të autorit, vlen të sillet në vëmendje një konkluzion domethënës: “Për ç’i takon zilisë deri edhe Aristoteli i lashtë e dinte që ai pikëllim i madh për çfarë mund të kenë të tjerët më të mirë se ti e gërryen dhe e bren vetë zilarin si ndryshku hekurin. Në një proces të tillë gati-metafizik zilia nuk mbetet veçse thesari i shpresave të zhgënjyera, i talenteve të lindura të vdekura, i sukseseve të dështuara. Ndërkaq, i rrethuar prej saj, shkrimtari ynë i dashur duket sikur i ka mbledhur një mbas një gurët me të cilët e kanë qëlluar a thua se ka qenë i vetëdijshëm që me ta do të ndërtohet një ditë piedestali i monumentit të tij…” , si një protretizim i kohës dhe madhështisë së jetës dhe veprës së P. Markos.

Në distancë kohore kupton, që kushdoqë botoi atëherë, nuk e shmangu dot këtë prani, të një gjendje të dyzuar dhe mbi të gjitha të detyrueshme. Vlerësimet e natyrës së përgjithshme: “Petro Marko e jetoi jetën si një njeri që kurrë nuk gjeti qetësi në luftën për idealet njerëzore…” , ndërkaq e përplotësojnë portretin e shkrimtarit të paepur në jetë dhe letërsi, adhuruesin e lirisë. Me vlerë mbi rolin e nevojës për tu ndalur gjerësisht në krijimtarinë e autorit, në të gjithë dimensionet kreative, është edhe ideja: “Petro Marko nuk është studiuar në strukturën komplekse të historisë së letërsisë shqiptare, por as edhe për profilin e tij të larmishëm, për të cilën duhet kohë, studime dhe angazhime studimore të zonës së epërme…” , si një parakusht për të depërtuar në universin e gjerë…

*Pjesë nga parathënia e librit.

Filed Under: Emigracion

34 vite më parë në Shkodër, në 2 prill 1991, u vranë nga diktatura katër Pishtarë të Demokracisë

April 2, 2025 by s p

Bujar Leskaj/

Themeluesi, anëtari i kryesisë së PD, student demokrat aktiv që nga takimi me Ramiz Alinë e deri tek organizimi i PD në Shkodër, Arben Broci; të rinjtë veprimtarë të PD: Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u vranë pabesisht, sepse guxuan t’ia thonë pa frikë diktaturës se koha e saj kishte përfunduar njëherë e mirë dhe shqiptarët kishin zgjedhur Lirinë dhe Demokracinë!

Në 2 prill 1991 u plagosën gjithashtu 87 qytetarë, të cilët protestonin kundër grabitjes së votës së lirë dhe dhunimit të zgjedhjeve të 31 marsit nga partia- shtet.

Heronjtë e 2 prillit nuk janë vetëm heronjtë e Shkodrës, djepit të qëndresës antikomuniste dhe demokracisë! Ata janë heronjtë e gjithë Shqipërisë!

Ëndrra, dëshira, guximi dhe përpjekja e Arben Brocit dhe e të gjithë atyre që sakrifikuan jetën dhe derdhën gjakun e tyre për ta bërë Shqipërinë një vend të lirë, qëndrojnë në themelet e ndërtimit të shtetit demokratik, të cilin kemi ende shumë punë për ta ndërtuar!

34 vite më pas, emrat e 4 martirëve të 2 prillit, thërrasin në ndërgjegjen tonë për të na thënë se e keqja ende nuk është mposhtur!

Përulem përpara veprës e kujtimit të përjetshëm të martirëve të 2 prillit!

May be an image of 5 people and text that says "NPERNE NEVER MOR COMMUNIS NUKEBUAM +10"

See insights and ads

Boost post

All reactions:

2323

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 185
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT