• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare

January 23, 2026 by s p

Prezentimi i Projektligjit  të REZOLUTËS, e iniciuar nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili  më 21 janar 2026, në  mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, inicoi duke prezentuar  Rezolutën me numër H.R. 6411, ku përmesë dëshmive të bollshme paraqiti diskriminimin sistematik të komunitetit etnik  shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

Kështu Rezoluta, pasi të kalojë vlerësimin e komisionit, kjo do të raportohet nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe do të dërgohet në të gjithë Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për votim. Pasi të miratohet sipas propozimit të parashtruar, Rezoluta në fjalë,  i kalon Senatit të SHBA-së, pasi  Senati miraton, rezoluta si projektligj do t’i dërgohet Presidentit të SHBA-së, për nënshkrim.

Miratimi i Projektligjit  të Rezolutës, është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies të mbrojtjes dhe avancimin e  të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve etnikë në Serbinë Jugore, njëkohësisht është edhe në mbrojtje të vlerave demokratike,  kurse për Krahinën ton ka veçori-dallohet  sepse jemi autokton, pastaj  kemi  shprehur vullnetin plebishitar, dhe kemi manifestuar sakrificën  edhe kemi mbrojtur pragun përmesë luftës së armatosur.

Ky është NJË ZHVILLIM ME TRETMAN dhe vlerë HISTORIKE që ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së, dhe çështja e Krahinës son në instanca e mekanizma  më të lart të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të SHBA-ës, Kjo fletë se në këtë  Krahinë ka një diskriminim sistematik dhe mbi të gjitha nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, pra është një kapitull i ri dhe një moment shumë domethënës për shqiptarët e kësaj Krahine, është një mbështetja thelbësore që tani e tutje nga Rezoluta me numër H.R. 6411, do të kemi  edhe nga  Admininstrata më e lartë Capitol Hill-Shtëpia e Bardhë.

Kjo shenon  se e kemi shprehur vullnetin plebishitar si Komunitet i organizuar  edhe kjo Krahinë i përket Evropës, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, dhe KËRKON ZGJIDHJE TË DREJTË, të pranueshme me ndërmjtësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtarë.

Pas ne kemi mbajtur Referendumin e  1 e 2 Mars 1992,dhe sakrificës dhe kryengritjes së armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, që mbrojti pragun, dinjitetin dhe identitetin e kësaj Krahine, por edhe  arritjes së Marrëveshjes së Konçulit.

Zbatimi i Rezolutës, së miratuar me numër H.R. 6411, është veprim konkret me efekte dhe ndikim ndërkombëtarë, dhe do të reflekton shumë pozitivisht edhe në ndërkombëtarizimin e mëtejm, të çështjesë së pazgjidhur të kësaj Krahine do të rritet, shtohet dhe presim intesifikim, dinamizim jo vetëm nga SHBA-ja por edhe nga instanca të BE-ës dhe OKB-ës, që vazhdimisht përmesë prononcimeve por edhe në tryeza, debate e konferenca shkencore jam përpjekur të arsyetoj formë të argumentuar, dhe tani po bëhen realitet.

Është për të përshëndetur pasi diskriminimi i kësaj Krahine  është  bërë pjesë e diskutimit zyrtar në nivelet më të larta të politikëbërjes amerikane dhe për ti shprehur mirënjohjen  e sinqertë jo vetëm Kongresmenit amerikan Keith SELF, por edhe Kongresmenëve tjerë si Demokratik dhe Republikan, por edhe komunitetit shqiptaro-amerikan në angazhimin dhe kontributin ku përmes avokimit, lobimit  të vazhdueshëm, takimeve dhe adresimeve me fakte, prova e dëshmi të bollshme u arrit të njihet e pranohet edhe zyrtarisht   diskriminimi sistematik që ushtron Republika e Serbisë ndaj etnikumit autokton shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

                                        Cila është rëndësia e Rezolutës-6411,nga SHBA-ja, dhe

                         çfarë do të thotë kjo për shqiptarët e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit

Prezentimi i Projektligjit  të Rezolutës me numër H.R. 6411, kjo do të thotë, se  etnikumi autokton shqiptarë në Rajonin e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, NUK ËSHTË VETËM ÇËSHTJE E BRENDSHME E SERBISË, përkundër që kemi mbajtur Referendumin e  1 e 2 mars 1992, dhe kemi sakrifikuar dhe ka ndodhur kryengritja e armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, por edhe  arritjes së Marrëveshjes së Konçulit, ka një diskriminim sistematik të Serbisë, e kjo tani e tutje është në garanci konkrete  nga SHBA-ja, në prezencën, monitorimin dhe garantimin për ruajtjen e dinjitetit, identetit në  barazi dhe  të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtave kolektive të shqiptarëve Etnikë në Serbinë Jugore, sipas akteve dhe konventave më të lartë evropiane dhe ndërkombëtare.

Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminimi klasik, pasi nuk ka zbatuar  të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni  në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, kur kësaj i shtojm, si:

Mospërfaqësimi  me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, mosmundësia e shkollimit në nivel Universiteti, moszbatimi që Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, pra mosintegrimi proporcional i shqiptarëve në strukturat shtetërore të ndieshme të sigurisë, moskthimi i Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-ës, në Preshevë, mosdemilitarizimi i plotë i kësaj Krahine, moskompenzimi i dëmeve të shkaktuara nga konfliktet e armatosura, mosinvestim nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim etnik, në Serbi jetojm në kushte pushtimi klasik, ndërprerja e menjëhershme e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi, stopimi i menjëhershmë i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime, u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik. 

Ndalja e diskriminimit ka rëndësi përfaqësimi proporcional i Gjykatësve, Prokurorëve, kthimin e Gjykatës në Preshevë, afrimi i shërbimeve shëndetësor duke hapur një Spitalë Regjional, me gjithë Klinkat përkatëse për pacientë të  Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke ngritur një Institut për trashigimi kulturoro-historike,kërkesë imediate është ndalja,  e të mbjellurit nxitur  frikë, militarizim,e psikozë.

Këto jan SFIDAT E SË ARDHMES, të kësaj  Krahine, dhe SHBA-ja përmesë jetësimit të  Rezolutës-6411, do të ndalë diskriminimin dhe do të zgjidhet drejt çështjen e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit. Rëndësia e Rezolutës-6411,nga SHBA-ja, është në ndaljen e pasivizimit dhe kthimin e të gjithë adresave të pasivizuara, ndër vite, krijimin e  një jete më të sigurt, dhe krijimin e lirisë së  plotë të  lëvizjes, kthimin e ushtrisë, armatimit dhe  arsenalit nëpër kazerma, pasi aktulisht jan 48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizim më të lartë në Evopë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime të ndryshme luftarake që jan në gatishmëri LUFTE.

Çfarë do të thotë nga SHBA-ja Rezoluta-6411,  kjo për shqiptarët e Rajonit të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit, është një përgjegjësi më shumë  të gjithë ne, të vazhdojm edhe më tej gjithnjë të harmonizuar  të vazhdojm të paraqitemi para gjithë opinionit, dhe palës ndërkombëtare, edhe në planin, dhe strategjin e platformën e unifikuar, një ndër kërkesat që duhet ti përmbahemi ne vetë shqiptarët, të mbrojm sakrificën dhe kontributin e luftës së armatosur si sfida të së ardhmes, ngritja, në nivelin më të lartë të ndërkombëtarizimit, që nënkupton ndërkombëtarizimit në instanca më të lartë të edhe të BE-s, e OKB-ës.

Rezoluta-6411,  do  të thotë, se   Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  është një hapësirë e ndjeshme gjeopolitike e Ballkanit, nuk i përketë vetëm Serbisë, por është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën, dhe mbi të  gjithë nuk e ka të zgjidhur statusin politik e juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, përmesë mjeteve politike e demokratike. Por të qëndrueshme, dhe me ndërmjetësimin e garantim të palës ndërkombëtare.

Rezoluta-6411,  për ne shqiptarët e kësaj krahine nënkupton se është në interes të kauzës së drejt për Liri, Barazi  të Krahinës son, është dhe mbetët se vërtet duhet të jemi një zë të vetëm,  kërkohet të jemi-tregohemi  të unifikuar, koordinuar,  harmonizuar duke vazhduar eshe më shumë të lobojm dhe Avokojm dhe të shfaqim kauzën si çështje ton të drejt tepër të artikuluar, para gjithë mekanizmave ndërkombëtarë, sikur që u treguam në Referendumin 1 e 2 mars 1992, në kryengritjen e armatosur të UÇPMB-ës, dhe arritjen e Marrëveshjes së Konçulit,  ende na duhet  vazhduar  të manifestojm rezistencë politike, me mjete paqësore  për realizimin e plotë të drejtave individuale e kolektive.

Rezoluta-6411,  për ne shqiptarët e kësaj krahine e ka kuptimin në radhë të parë të ruajm substancën në këtë Krahinë,  sepse vetëm kështu vazhdojm në mbrojtje, dinjitetit dhe identitetit, uroj që  ndërkombëtarizimit i çështjes të arrihet në nivelin më të lartë, pas kësaj Rezolute nga SHBA-ja, të vazhdohet edhe në nivelin më të lartë të BE-s, dhe  OKB-ës, që ta kushtëzojn dhe detyrojn Serbinë në realizimin  e  zbatimit të gjithë marrëveshjeve,  dhe kjo Krahinë përfundimisht të zgjidhë statusin Politik dhe Juridik të saj.

Vështrim nga Refik HASANI                                                                                                                          Datë, 23 janar  2026 

Filed Under: Emigracion

Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë

January 22, 2026 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Masakra e Reçakut përfaqëson një nga krimet më të rënda të kryera kundër civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë konfliktit të armatosur të viteve 1998–1999 dhe zë një vend qendror në Aktakuzën e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY). Sipas të dhënave të Tribunalit, kjo masakër nuk përbënte një incident të izoluar, por ishte pjesë e një fushate të gjerë, të përhapur dhe sistematike dhune, të ushtruar nga forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ) dhe të Serbisë kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Duke filluar nga 1 janari 1999 dhe deri në datën e ngritjes së aktakuzës, forcat e RFJ-së dhe të Serbisë, sipas Tribunalit, vepruan me urdhër, inkurajim ose mbështetje të drejtpërdrejtë të figurave më të larta shtetërore dhe ushtarake: Slobodan Millosheviq, Milan Millutinoviq, Nikola Sainoviq, Dragoljub Ojdaniq dhe Vlajko Stojilkoviq. Ky fakt dëshmon se dhuna e ushtruar ndaj civilëve shqiptarë nuk ishte spontane apo e rastësishme, por e lidhur ngushtë me struktura vendimmarrëse shtetërore dhe mekanizma të organizuar të pushtetit.

Megjithëse dhjetëra verifikues të OSBE-së ishin të pranishëm në Kosovë për të monitoruar situatën e sigurisë, armiqësitë nuk u ndalën. Përkundrazi, organizatat ndërkombëtare dhe ato për të drejtat e njeriut dokumentuan vrasje të shumta të civilëve shqiptarë, duke konfirmuar përmasat dhe natyrën sistematike të krimeve të kryera.

Ngjarjet e 15 janarit 1999 në Reçak

Sipas Aktakuzës së Tribunalit, më 15 janar 1999, në orët e hershme të mëngjesit, fshati Reçak, në komunën e Shtimes, u sulmua nga forcat e RFJ-së dhe të Serbisë. Sulmi filloi me granatime nga njësitë e Ushtrisë Jugosllave (VJ), duke krijuar një gjendje terrori dhe pasigurie të skajshme për popullsinë civile. Më pas, policia serbe hyri në fshat dhe filloi kontrolle sistematike shtëpi më shtëpi, një metodë e përdorur gjerësisht në operacionet represive kundër civilëve.

Banorët e fshatit që tentuan të largoheshin për t’i shpëtuar policisë u qëlluan në vende të ndryshme të Reçakut. Një grup prej rreth 25 burrash të paarmatosur u përpoqën të fshiheshin në një ndërtesë, por u zbuluan nga forcat policore. Ata u rrahën brutalisht, u nxorën nga ndërtesa dhe u dërguan në një kodër aty pranë, ku u ekzekutuan me armë zjarri. Në total, rreth 45 shqiptarë të Kosovës u vranë në dhe përreth Reçakut, çka përbën një vrasje masive të civilëve.

Kualifikimi juridik i krimit

Tribunali e përfshiu Masakrën e Reçakut në kuadër të krimeve kundër njerëzimit dhe shkeljeve të ligjeve ose zakoneve të luftës. Elementet kryesore që mbështesin këtë kualifikim juridik janë:

statusi civil dhe i paarmatosur i viktimave;

natyra e organizuar dhe sistematike e operacionit;

përfshirja direkte e forcave shtetërore, policore dhe ushtarake;

dhe lidhja e qartë e kësaj masakre me një fushatë më të gjerë dhune në Kosovë.

Pasojat dhe dimensioni i drejtësisë ndërkombëtare

Masakra e Reçakut pati ndikim të drejtpërdrejtë në reagimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe shërbeu si një moment kyç që çoi në organizimin e Konferencës së Paqes në Rambuje në shkurt 1999. Megjithëse bisedimet përfshinë përfaqësuesit më të lartë të Serbisë dhe RFJ-së, si dhe delegacionin shqiptar të Kosovës, ato dështuan në mesin e marsit 1999, duke hapur rrugën për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Megjithatë, pavarësisht përfshirjes së Masakrës së Reçakut në aktakuzat e ICTY-së, Tribunali i Hagës nuk dënoi asnjë udhëheqës serb drejtpërdrejt për këtë krim, ndonëse faktet, dëshmitë dhe hierarkia komanduese policore dhe ushtarake ishin të njohura dhe të dokumentuara. Kjo krijon një hendek të dukshëm mes të vërtetës faktike dhe rezultatit juridik.

Kur kjo situatë krahasohet me proceset e zhvilluara para Gjykatës Speciale në Hagë, ku në masë të madhe janë ricikluar dëshmitarë dhe materiale nga proceset e mëparshme gjyqësore të UNMIK-ut, bëhet e qartë se ekziston një tendencë për të krijuar një baraspeshë artificiale midis krimit shtetëror serb dhe krimeve sporadike individuale që kanë ndodhur në Kosovë gjatë ose pas luftës. Krime të tilla, në forma të ndryshme, janë evidentuar edhe në shoqëri të tjera pas konflikteve të armatosura, përfshirë Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore, si dhe në shumë vende që kanë dalë nga lufta.

Filed Under: Emigracion

Ne nuk harrojmë!

January 21, 2026 by s p

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork

Sot, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, së bashku me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare, nderuam viktimat e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë dhe kërkuam ndëshkimin ndërkombëtar të kryesve të këtij krimi ndërkombëtar, të sanksionuar me Konventën e OKB-së.

Ambasadori Blerim Reka dhe Mark Gjonaj, në emër të shoqatave shqiptare të Nju Jorkut, rikujtuan edhe një herë se Serbia vrau 13,950 shqiptarë, përdhunoi mbi 20,000 qytetare dhe qytetarë të Kosovës dhe se ende nuk janë gjetur 1,620 persona të zhdukur me forcë.

Ne nuk harrojmë!

We will not forget!

Filed Under: Emigracion

Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane

January 17, 2026 by s p

Hisen Berisha/

Groenlanda nuk është thjesht një territor i akullt në skajin verior të Atlantikut. Ajo është pika kyçe gjeostrategjike që kontrollon fushëbetejën (battlespace) mes kontinentit amerikan dhe dy rivalëve kryesorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Rusisë dhe Kinës. Kush kontrollon Grenlandën, kontrollon korridoret ajrore, detare dhe raketore mes Amerikës Veriore dhe Euroazisë, si dhe balancën e fuqisë në Arktik apo teatrin e ri të rivalitetit global të fuqive të mëdha.

Në terminologjinë strategjike të Pentagonit, Groenlanda përbën nyje kyqe të mbrojtjes strategjike, një pikë kritike të “forward defense” dhe “power projection”.

Kontrolli mbi të përmes një platforme strategjike të mbrojtjes së avancuar, nënkupton aftësi reale për parandalim raketor, mbikëqyrje hapësinore dhe reagim të shpejtë strategjik ndaj çdo kërcënimi ruso-kinez në hemisferën veriore.

Nga perspektiva historike-ushtarake, Grenlanda ka qenë pjesë integrale e arkitekturës së mbrojtjes amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore. Baza ajrore Thule (sot Pituffik Space Base) përbën një element kyç të sistemit amerikan të paralajmërimit të hershëm kundër raketave balistike ndërkontinentale. Kjo bazë nuk është simbol i imperializmit, por shtyllë e doktrinës së mbijetesës strategjike të Perëndimit përballë kërcënimit sovjetik dje, dhe atij ruso-kinez sot.

Reagimi i Danimarkës ndaj interesit amerikan për Grenlandën është ose politikisht egoist dhe strategjikisht i pamatur, ose i kushtëzuar nga frika historike ndaj Rusisë, apo në skenarin më shqetësues, një formë e kolaboracionizmit të heshtur evropian me Moskën, i toleruar për arsye koniunkturale, por i rrezikshëm për sigurinë afatgjatë të Perëndimit.

Në gjuhë të thjeshtë strategjike, Danimarka kërkon sovranitet simbolik mbi një territor që nuk është kurrë në gjendje ta mbrojë. Ky është një luks politik që ekziston vetëm sepse SHBA e ka garantuar sigurinë reale të Grenlandës për më shumë se shtatë dekada.

Në aspektin juridik dhe historik, Danimarka nuk e ka trajtuar Grenlandën si subjekt real sovraniteti, por si periferi koloniale me autonomi të kufizuar. Pretendimi i sotëm për sovranitet të plotë strategjik bie ndesh me faktin se siguria e Grenlandës është garantuar ekskluzivisht nga SHBA, pa asnjë kapacitet real mbrojtës nga Kopenhaga.

Bashkimi Evropian, në realitetin e sotëm gjeopolitik, nuk është i aftë të ekzistojë si subjekt i pavarur sigurie pa NATO-n, dhe NATO vetë nuk është gjë tjetër veçse një arkitekturë sigurie e mbështetur në mënyrë disproporcionale nga Shtetet e Bashkuara.

Pa SHBA, BE-ja nuk ka kapacitet ushtarak, politik dhe as ekonomik për të garantuar mbijetesën e vet strategjike.

Koncepti i “autonomisë strategjike evropiane” është një konstrukt ideologjik pa mbulim operacional, dhe duhet thënë se, pa inteligjencë amerikane, pa satelitë amerikanë, pa logjistikë dhe pa parandalim bërthamor amerikan, BE mbetet një projekt civil i pambrojtur.

Të dhënat aktuale të buxheteve të mbrojtjes dhe kapaciteteve operative tregojnë se shtetet kryesore të BE-së nuk janë të afta të projektojnë fuqi ushtarake jashtë kufijve të tyre pa logjistikën, inteligjencën, satelitët dhe komandën amerikane. Ideja e “autonomisë strategjike evropiane” mbetet më shumë konstrukt ideologjik sesa realitet operacional.

Kundërshtimi i rolit dominues amerikan në Grenlandë nga qarqe brenda NATOs apo Evropës është jo vetëm paradoksal, por edhe absurd. Deri në konsolidimin e asaj që njihet si Doktrina Trump, që është një rikthim i realizmit në politikën e jashtme të Shtëpis së Bardhë, mbi 70% e potencialit ushtarak dhe politik të NATO-s financohej drejtpërdrejt nga buxheti amerikan.

Pa këtë kontribut, NATO do të ishte një strukturë formale, një aleancë procedurale, e paaftë për veprim real, as instrument real parandalimi.

Doktrina Trump shënon shkëputjen nga iluzioni post-liberal, se rendi ndërkombëtar mund të mbahet vetëm mbi norma dhe deklarata, duke rikthyer realizmin klasik të marrëdhënieve ndërkombëtare, në mënyrë të ashpër, por të domosdoshme, sipas të cilit pa fuqi reale dhe forcë të besueshme nuk ka rend; pa rend nuk ka paqe; dhe pa Amerikën, Perëndimi mbetet strategjikisht i zhveshur. Grenlanda është pikërisht territori ku ky realizëm materializohet dhe shndërrohet në testin praktik të kësaj doktrine.

Rasti i Kosovës përbën një verifikim empirik (case study) të qartë të tezës realiste në politikën e jashtme që ofron Doktrina Trump, sipas së cilës mbijetesa e shteteve të vogla nuk garantohet nga normat abstrakte apo arkitekturat formale të së drejtës ndërkombëtare, por nga prania dhe projekcioni i fuqisë së një aleati mbrojtës.

Kosova si çështje e vendimmarrjes ndërkombëtare, e ekspozon dështimin e multilateralizmit procedural evropian dhe të arkitekturës normative të OKB-së, duke dëshmuar se këto mekanizma funksionojnë më shumë si struktura menaxhimi të krizës sesa si garantë realë të sigurisë dhe mbijetesës shtetërore.

BE-ja, e kufizuar nga konsensusi i brendshëm dhe nga logjika burokratike e vendimmarrjes, ka dështuar të ofrojë garanci strategjike, ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka mbetur i paralizuar nga vetoja dhe kalkulimet hegjemonike.

Në këtë vakuum, ndërhyrja e SHBA-së në vitin 1999 dhe prania e vazhdueshme strategjike e SHBA-së në Kosovë nuk ishin produkt i konsensusit normativo global, por rezultat i kalkulimit të fuqisë dhe interesit, duke dëshmuar se pa garancinë amerikane, parimet e sovranitetit, demokracisë dhe vetëvendosjes do të kishin mbetur deklarata pa mbrojtje reale përballë presionit hegjemonist dhe autoritar.

Pra Kosova si rast sui generis i të drejtës ndërkombëtare,

nuk ishin akt idealizmi normativ, por shprehje e pastër e fuqipolitikës realiste të Doktrinës Trump, duke konfirmuar se për shtetet e vogla si Kosova, siguria, sovraniteti dhe demokracia nuk mbrohen nga rezoluta dhe procedura, por nga aleanca me një fuqi që ka kapacitetin dhe vullnetin për t’i mbrojtur ato me forcë reale.

Prandaj, NATO nuk e “garanton” sigurinë e Evropës si subjekt autonom strategjik, por vetëm si funksion derivativ i fuqisë amerikane dhe britanike, duke mbetur e strukturalisht e kufizuar dhe e hendikepuar përballë mekanizmave globalë byrokratik të vendimmarrjes, si Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në këtë konfigurim të rendit ndërkombëtar, Grenlanda shfaqet si nyje kritike e arkitekturës së sigurisë globale, apo një pikë strategjike e parandalimit të avancuar që mbron territorin dhe interesat jetike të SHBA-së, siguron hapësirën euroatlantike dhe stabilizon rendin ndërkombëtar, jo përmes normave deklarative, por përmes parimit klasik të parandalimit me forcë (deterrence by force).

Në aspektin gjeoekonomik, Grenlanda përmban rezerva strategjike të mineraleve të rralla, jetike për teknologjinë ushtarake dhe civile moderne. Lënia e këtij territori jashtë kontrollit amerikan hap derën për penetrim kinez përmes investimeve “civile”, një model tashmë i provuar, i institucionalizuar dhe agresiv i Pekinit, i aplikuar me sukses në Afrikë, Azi dhe Ballkan.

Teoritë globaliste, qasjet sorosiste dhe konceptet që devijojnë nga konservatorizmi amerikan dhe parimet e Doktrinës Trump refuzojnë ta pranojnë këtë realitet të fuqipolitikës amerikane. Ato e injorojnë faktin se fuqia amerikane mbetet e vetmja garanci reale për ekzistencën e lirisë, barazisë dhe demokracisë, veçanërisht për kombet e vogla dhe të shpërfillura historikisht nga shtetet hegjemoniste.

Historia e shekullit XX dhe XXI është e qartë, çdo tërheqje amerikane, çdo vakum i fuqisë amerikane është shfrytëzuar nga regjime autoritare për zgjerim agresiv.

Nga Evropa Lindore gjatë Luftës së Ftohtë, deri te Deti i Kinës Jugore sot, nga ky akt strategjik nuk ka përjashtim, dhe tërheqja amerikane ka prodhuar konflikte dhe jo stabilitet.

Grenlanda është vijë e kuqe e këtij mësimi historik. Prandaj si një territor strategjik nuk mund të lihet pa mbrojtje amerikane që prevenon destabilizimin global.

Në kontrast, shumica e vendeve ku sundojnë regjime të majta autokratike me gjenezë komuniste vazhdojnë të prodhojnë represion, destabilitet dhe kërcënim për rendin ndërkombëtar.

Pikërisht përballë këtij realiteti, kontrolli strategjik amerikan mbi Grenlandën nuk është akt dominimi, por akt përgjegjësie globale, në mbrojtje të rendit demokratik përmes forcës reale.

Zhvillimet e fundit, përfshirë dislokimin simbolik të trupave të disa shteteve evropiane dhe anëtare të NATO-s në Grenlandë, në kuadër të ushtrimeve ushtarake, si dhe reagimet politike e gjykuese që i shoqëruan ato, nuk përbëjnë dëshmi të një autonomie reale strategjike evropiane, por një refleksi reaktiv dhe deklarativ ndaj një realiteti që Evropa nuk e kontrollon. Evropa po reagon, por nuk garanton; po kritikon, por nuk e mbron dot as vetën. Këto veprime, të shoqëruara me pretendime dhe akuza ndaj Shteteve të Bashkuara për shkelje të standardeve të NATOs apo të ndjeshmërive politike të vendeve anëtare, janë në thelb përpjekje për të kompensuar mungesën e kapacitetit real garantues me retorikë procedurale dhe gjuhë normative. Në praktikë, asnjë nga këto dislokime apo qëndrime nuk ndryshon faktin themelor se siguria e Grenlandës, e Evropës dhe e rendit euroatlantik mbetet e varur nga prania, fuqia dhe vullneti strategjik amerikan. Kritika ndaj SHBA-së, pa kapacitet për të marrë përsipër barrën reale të mbrojtjes, nuk është shprehje e sovranitetit evropian, por simptomë e varësisë strukturore dhe hipokrizisë strategjike që Evropa ende refuzon ta pranojë hapur.

Grenlanda, sot nuk është çështje e Danimarkës, as e nostalgjisë koloniale evropiane. Ajo është çështje e sigurisë globale. Dhe në këtë betejë të ftohtë të shekullit XXI, Doktrina Trump ofron qartësinë strategjike që Perëndimit i ka munguar për dekada, pa iluzione, pa globalizëm naiv, dhe me një të vërtetë të thjeshtë, se pa forcën amerikane, nuk ka paqe të qëndrueshme.

Filed Under: Emigracion

ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR

January 15, 2026 by s p

Nga Enver Lepenica

Këto ditë kam nxjerrë në qarkullim librin e ri “Kongreset e Organizatës dhe Partisë Balli Kombëtar”

Në këtë libër përshkruhet Kongresi i Parë të Organizatës Balli Kombëtar mbajtur në Berat më 3 dhe 4 janar 1944 dhe gjashtë kongrese të tjera tashmë të Partisë Balli Kombëtar mbajtur në Itali dhe i fundit në Detroit të SH.B.A.

Balli Kombëtar lindi në vitin 1939 në shtëpinë e Mid’hat Frashërit si alternativë për të luftuar për lirinë e vendit kundër pushtuesit të huaj. 

Studjuesit kanë arritur në përfundim se «Asnji lëvizje kombëtare në Shqipni nuk ka pasë jetën dhe gjallninë e Ballit Kombëtar. Asnji parti politike nuk ka qindrue me punë, me luftë me ballë hapët, sikurse ka qindrue Partia e Mid’hat Frashërit.

Asnji lëvizje shoqënore nuk ka përcaktue nji drejtim aqë të qartë për mirësimin e jetës shqiptare sesa Balli i lindun në luftë, i rritun në luftë, i burrënuem dhe i brumuem me djersë dhe gjak në kohën e robnisë fatale». (Shih: prof. Zef Pali)

Me marrjen e pushtetit nga Partia Komuniste, duke e njohur natyrën kriminale e diktatoriale të kësaj partie, shumë udhëheqës, komandnatë dhe ushtarë të Ballit Kombëtar emigruan në vendet e lira të Europës. 

Para se Mid’hat Frashëri të hypte në barkën për të dalë në emigrimin e pa dëshiruar në botën e lirë deklaroi shpërndarjen e organizatës Balli Kombëtar e cila e kishte kryer misionin e vet. Në mërgim i pari kongres u bë në Reggio Emilia me 150 veta më 31.12.1945. Aty Balli Kombëtar u shpall Parti Demokratike. U pranua statuti, Dekalogu, Tetë pikat e Nacionalizmës Shqiptare, si dhe parimet politike.

Tashmë Partia e Ballit Kombëtar Demokrat do të luftonte me të gjitha mjetet për të shpëtuar popullin shqiptar nga robëria komuniste. Për realizimin e këtij qëllimi të lartë Partia e Ballit Kombëtar vazhdoi të jetë e bashkuar dhe organizuar. Duke mbajtur Kongresin e Dytë në Romë në vitin 1948, Kongresi Tretë u mbajt në Napoli më 29 nëntor 1949, Kongresi i Katërt u mbajt Napoli më 24 shkurt 1954, Kongresi i Pestë u mbajt në Napoli më 10 mars 1957, Kongresi i Gjashtë u mbajt në Detroit më 10 – 11 tetor 1970. 

Udhëheqësit e Ballit Kombëtar ishin politikanë vizionarë prandaj ata bashkëpunuan ngushtësisht me anglo- amerikan siç kishin vepruar edhe gjatë Luftës Antifashiste në Shqipëri. 

Kështu Partia Balli Kombëtar do të ishte arkitekt i marrëdhënieve dhe aleancave me perëndimin demokratik. Ndërsa partia Balli Kombëtar ishte pranuar në NATO që në vitin 1949, Shqipëria u pranua vetëm pas 60 vjetësh më 1 prill 2009! 

”Në mërgimin e pa dëshëruem Mid’hat Frashëri, punoi për Shqipni me vrull djaloshar tue i dhanë zemër dhe kuxim gjithkuj. Si fryt i përpjekjeve të Tij qe krijimi i Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, edhe mbas pak ditësh dha shpirt, i kënaqun se i dhuroi Shqipnisë nji vepër të çmueshme…”, shkruan prof. Vasil Andoni. 

Bota demokratike, anglezët dhe amerikanët gjithnjë menduan se ç ‘duhej bërë për të rrëzuar regjimin gjakësor e diktatorial të Tiranës, për këtë arsye pas Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, anglo-amerikanët ngritën “Kompaninë 4000”, krahu i armatosur i Komitetit Kombëtar.

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Kujtesës së Martirëve dhe Viktimave të regjimit komunist, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bujar Nishani nderoi me Dekoratën e Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” efektivët e “Kompanisë 4000”, me këtë motivacion: 

“Në shenjë vlerësimi të lartë për kontributin e vyer dhe të pamohueshëm në përpjekje për rrëzimin e shtetit diktatorial hoxhist në Shqipëri, duke nxjerrë në pah vlera të çmuara atdhetare si dhe duke sakrifikuar jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe euroatlantike”.  

Partia Balli Kombëtar është e para parti politike shqiptare që pranohet në një organizatë ndërkombëtar “ Lidhja Katundare”.

*          *          *

Në pjesën e parë të librit përshkruhet Kongresi Parë i Organizatës Balli Kombëtar mbajtur në Berat më 3 dhe 4 janar 1944. 

Ky Kongres përshkruhet e analizohet me hollësi, për herë të parë në historinë tonë, duke saktësuar e kritikuar shumë shtrembërime që janë bërë në shkrime të ndryshme me qëllim apo pa qëllim. Një vend të veçantë zë kapitulli i kritikës së komunistëve të vjetër dhe atyre të ditëve tona të cilit vazhdojnë të falsifikojnë historinë. 

Në pjesën e dytë përshkruhen e analizohen Kongreset e Partisë Balli Kombëtar Demokrat dhe Partisë Agrare Demokratike Balli Kombëtar, në mërgim, rezolutat dhe rëndësia e kongreseve.

Fryma e kongreseve, rezolutat dhe vendimet ishin në harmoni me zhvillimet demokratike në Evropë. Kështu p.sh. në Kongresin IV theksohet: “Duhet të punohet për realizimin e idesë së Federatës Evropiane , nga e cila, të gjitha shtetet dhe sidomos kombet e vegjël si Shqipnia presin siguri, mirëqenie dhe liri”. (Gazeta ”Flamuri”, nr. 49 – 51, Vol. V – (VIII), dt. 31.3.1954, f. 2.)

Kjo frymë vazhdoi nga Kongresi Parë deri te i gjashti. 

Në pjesën e tretë përshkruhen e analizohen Kongreset e Partisë Balli Kombëtar pas vitit 1990 në Shqipëri.

Ri ngritja e Ballit Kombëtar, Kongresi Tetë, 17 -18 shtator 1993, Kongresi i Nëntë 31 maj – 1 qershor 1998 dhe ndarja e Ballit Kombëtar në dy parti. Kongresi i dhjetë u mbajt në vitin 2002. Kongresi njëmbëdhjetë mbahet në vitin 2003. Kongresi i dymbëdhjetë i Ballit Kombëtar u mbajt në vitin 2008.

Në një kapitull botohen Pankarta të lëshuara gjatë Luftës Antifashiste ku i bëhet thirrje popullit që të mos besonte mashtrimet e Partisë Komuniste, pasi ata janë diktatorë e prishës së familjes. 

Në fund në libër janë botuar 45 faqe me faksimile të dokumenteve historike shumica botohen për herë të parë dhe bibliografia. 

Libri gjendet në librarin ART’S në Tiranë, Bulevardi ZOG I dhe në Vlorë në librarin “TOENA” 

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 209
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT