• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Këshilltarët e gabuar të diplomacisë sonë kulturore

October 24, 2022 by s p

Ata që e kanë këshilluar Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës që të mbyllen qendrat kulturore në mëgrim, i kanë bërë një shërbim shumë të keq çështjes sonë kombëtare, sidomos në ato shtete ku gjuha dhe arsimi shqip janë më të rrezikuar. Askush nuk do ta besonte para disa viteve se një ditë do të jemi dëshmitarë të lajmeve të tilla ku mërgata jonë do të trajtohet si një jetim që ka mbetur në mëshirën e burokratëve të pashpirt që dërgojnë këshilla të gabuara në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.

Shkruan Mehmet PRISHTINA

Është e tepërt të numërohen meritat e mërgatës sonë në shumë procese të rëndësishme nëpër të cilat kaloi Kosova dhe gjithë bota shqiptare në përgjithësi. Por për mërgatën vazhdimisht flitet si për një pjesë të largët të trupit tonë, të cilën e thërrasim në ndihmë vetëm kur jemi keq. Atëherë kur nuk jemi mirë ekonomikisht, kërkojmë mbëshetje nga diaspora. Të mos flasim kur nuk jemi mirë politikisht. Vazhdimisht mërgatën e trajtojmë si një gomë rezerve, pa të cilën nuk guxojmë të nisemi në një rrugëtim të gjatë. Pra, mërgata jeton me ne dhe në ne, por nuk ia japim hakun që ka, sepse disi nuk duam ta pranojmë publikisht për rolin që ka ajo në jetën tonë të përditshme – private dhe institucionale.

Kur jemi te institucionet, mërgata herë trajtohet si “kuletë rezervë” që plotëson buxhetet e munguara shtetërore, herë si “makinë elektorale” që siguron kontigjent votuesish për të krijuar shumicë parlamentare, por asnjëherë si pjesë e pandarë e zhvillimit tonë si shtet dhe si shoqëri.

Historikisht, mërgata ka qenë motori lëvizës i të gjitha ideve çlirmtare, prandaj si e tillë ajo ka shkruar faqet më të lavdishme të historisë kombëtare. Pavarësia e Shqipërisë u “gatua” në mërgim dhe u finalizua pas përpjekjeve titanike të ideologëve tanë që vepruan në Stambollë, Selanik, Vjenë, Bukuresht, Sofje, Kajro, Romë, Gjenevë, Washington, Nju Jork, Boston etj. Ky rol i mërgatës mbeti i pandryshuar deri në momentin kur shtetet tona kombëtare u pavarësuan dhe u konsoliduan, por nuk duhet harruar se disa segmente të veprimtarisë kulturore e arsimore të diasprës sonë vazhdojnë të jenë të domosdoshme edhe në ditët e sotme. Kjo na imponohet sidomos në ato shtete ku fëmijët shqiptarë ballafaqohen me sfidat e shumta të integrimit, ku rreziku i asimilimit paraqet problem real jo vetëm për prindërit, por edhe për shtetet prej nga vijnë mërgimtarët tanë.

Për të parandaluar këtë murtajë asimiluese në mërgatë, një rol të padiskutueshëm e kanë luajtur qendrat kulturore, klubet dhe shoqatat e mërgimtarëve tanë, përmes së cilave janë amortizuar goditjet që vijnë nga ndikimet e kulturave e civilizimeve të huaja. Të ndodhur në këto rrethana të pa favorshme, shumë veprimtarë të mërgatës sonë janë detyruar të punojnë edhe vullnetarisht që shqipja të mos shndërrohet në gjuhë të huaj për fëmijët tanë në Europë, Amerikë, Australi, Turqi e gjetiu.

Por, kohët e fundit jemi dëshmitarë të një tendence negative që godet drejtpërdrejt mërgatën tonë, pasi që, siç është paralajmëruar, Qeveria jonë nuk do të mbështesë më qendrat kulturore në mërgatë.

Siç është e njohur, Në Zvicër Qendra Kulturore është mbyllur më herët, kurse në Suedi dhe në Stamboll nga 1 Mars 2020 nuk kane drejtorë të Qendrave Kulturore te Kosoves dhe qeveria nuk ka ndare buxhet per aktivitetin e tyre dhe me këtë ato de facto janë të mbyllura pasi qe nuk kane aktivitete.

Një veprim i tillë, përpos që është i pakuptimt, ai është edhe tepër i dëmshëm dhe me pasoja të rënda për të ardhmen e mërgatës sonë. Madje vet Donika Gërvalla, minister e Jashtme dhe e Diasporës më mire se kushdoi tjetër e di rolin e këtyre aqendrave kulturore në mërgatë, andaj ajo e para do të duhej të refuzonte këto këshilla aspak të qëlluara.

Në vend se institucionet tona të fuqizojnë mbështetjen për këto themelata në diasporë dhe të inkurajojnë njerëzit tanë që nuk kanë kursyer asgjë që të jenë në shëbim të arsimit dhe kulturës shqiptare në shtetet e ndryshme, ato e bëjnë të kundërtën: Ministria e Diaspores së Kosovës u mbyll dhe iu bashkangjit Ministrisë së Jashtme, në Shqiperi u mbyll Ministria e Shtetit për Diasporen, Qendrat Kulturore të Kosoves qe i kishte Kosova ne Zvicer, Suedi dhe në Stamboll nuk jane funksionale që nga 1 Mars 2020. Dhe me këtë po shuajnë shpresat që rinia jonë e mërguar, sidomos kuadrot me diploma e ekspertësh, një ditë ta ndjejnë veten pjesë e proceseve politike, shoqërore e ekonomike në Kosovë.

Ata që e kanë këshilluar keq Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës që të mbyllen qendrat kulturore në megrim, i kanë bërë një shërbim shumë të dëmshëm çështjes sonë kombëtare, sidomos në ato shtete ku gjuha dhe arsimi shqip janë më të rrezikuar. Një shqiptar (ka kursant nga mosha 9 deri në moshën 83), bie fjala, në Stamboll, tash e tutje do të jetë i privuar nga mundësia e ndjekjes së kursit në gjuhës shqipe, për arsye se ndonjë burokrati në Prishtinë i është tekur që ta shuaj Qendrën Kulturore në Stamboll dhe për pasojë të mbyll një dritare ku Qamil Bytyçi për çdo ditë sillte frymën shqipe të gjuhës dhe kulturës sonë.

Edhe përkundër faktit se në rastin e Turqisë kemi marrëveshje bilaterale ndershtetërore për hapjen e qendrave kulturore ne këtë shtet dhe anasjelltas !

Ai ka tre vjet që nuk merr rrogë por mbi baza vullnetare vazhdon të jep mësim në ambientet e Qendres Kulturore të Kosoves dhe gjithandej në Stamboll ku ka shqiptarë duke bërë mijëra kilometra udhë.

Askush nuk do ta besonte para disa viteve se një ditë do të jemi dëshmitarë të lajmeve të tilla ku mërgata jonë do të trajtohet si një jetim që ka mbetur në mëshirën e burokratëve të pashpirt që dërgojnë këshilla të gabuara në Ministrinë e Jashtme dhe të Diasporës.

Prishtinë, 23 tetor 2022

Filed Under: Emigracion

Përditësimet e politikave të Sherbimit Amerikan te Shtetesise dhe Emigracionit (USCIS) heqin pengesa për marrjen e shtetesise për aplikantët me aftësi të kufizuara

October 22, 2022 by s p

Harry H. Metuku/

Thelbi i ketyre lehtesimeve eshte: “Rishikimet në Formularin N-648 reduktojnë barrën për aplikantët dhe agjencinë duke eliminuar pyetjet dhe gjuhën që nuk kanë më dobi praktike ose ishin të tepërta. Ndryshimet më të dukshme përfshijnë eliminimin e pyetjeve se si çdo paaftësi përkatëse ndikon në funksione specifike të jetës së përditshme të aplikantit, duke përfshirë aftësinë për të punuar ose për të shkuar në shkollë. Rishikimet e formularit eliminojnë gjithashtu datat e diagnozës, përshkrimin e ashpërsisë së çdo paaftësie dhe nëse profesionisti mjekësor certifikues ka një marrëdhënie paraekzistuese me aplikantin. Më tej, rishikimi i formularit i lejon profesionistit mjekësor mundësinë për të treguar nevojën e një aplikanti për një heqje dorë nga betimi, duke eliminuar kështu nevojën për dokumentacion të veçantë mjekësor”. Per me teper, lexoni te plote lajmin e Sherbimit Amerikan te Shtetesise dhe Emigracionit (USCIS) dhe na kontaktoni per sqarime me te hollesishme ne numrin e telefonit te Zyres Ligjore:
Metuku Law P.C. : 212-480-4242 ose Email: Hhm@metukulaw.com. UASHINGTON-SHBA Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) njoftuan dje udhëzimet e përditësuara të politikave, për të sqaruar dhe përputhur me rishikimin e Formularit N-648, Certifikata Mjekësore për Përjashtimet e Aplikanteve me Aftësi të Kufizuar.
Në përputhje me qëllimin e kësaj administrate për heqjen e barrierave ndaj emigracionit të ligjshëm sipas Urdhrit Ekzekutiv të Presidentit Biden 14012, Rivendosja e Besimit në Sistemin tonë Ligjore të Emigracionit dhe Forcimi i Përpjekjeve të Integrimit dhe Përfshirjes për Amerikanët e Rinj, Formulari N-648 është shkurtuar dhe thjeshtuar më tej dhe ka udhëzime të reja per heqjen e barrierave për aplikantët dhe profesionistët mjekësorë.
Rishikimet e formularit janë gjithashtu në përgjigje të qëllimit të kësaj administrate për të hequr barrierat për popullsitë e pashërbyera sipas Urdhrit Ekzekutiv 13985, Përparimi I Barazisë Rracore dhe Mbështetja për Komunitetet e Pashërbyera Përmes Qeverisë Federale.
Ndryshimet u udhëzuan nga komentet publike dhe reagimet e marra në përgjigje të një njoftimi të Regjistrit Federal në lidhje me formularin dhe një Kërkesë për Input Publik (RPI), Identifikimi i Barrierave Përmes Përfitimeve dhe Shërbimeve të USCIS, të dyja të publikuara në prill 2021.
“Ky është një shembull i mrekullueshëm se si Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) po dëgjon publikun të cilit i shërben për të adresuar më mirë nevojat e tyre, duke përmbushur njëkohësisht përgjegjësitë si agjenci,” tha drejtori i USCIS Ur M. Jaddou. “Ndryshimet e bëra në Formularin N-648 janë një mënyrë tjetër në të cilën USCIS po heq barrierat ndaj natyralizimit, në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Biden 14012 dhe OE 13985.”
Aplikantët e natyralizimit me një paaftësi fizike ose zhvillimore, ose dëmtim mendor që i pengon ata të përmbushin kërkesat e testimit të gjuhës angleze dhe qytetare për natyralizim, mund të paraqesin formularin N-648 për të kërkuar një përjashtim nga këto kërkesa. Formulari duhet të plotësohet dhe vërtetohet nga një profesionist mjekësor.
Bazuar në komentet publike, rishikimet në Formularin N-648 reduktojnë barrën për aplikantët dhe agjencinë duke eliminuar pyetjet dhe gjuhën që nuk kanë më dobi praktike ose ishin të tepërta. Ndryshimet më të dukshme përfshijnë eliminimin e pyetjeve se si çdo paaftësi përkatëse ndikon në funksione specifike të jetës së përditshme të aplikantit, duke përfshirë aftësinë për të punuar ose për të shkuar në shkollë. Rishikimet e formularit eliminojnë gjithashtu datat e diagnozës, përshkrimin e ashpërsisë së çdo paaftësie dhe nëse profesionisti mjekësor certifikues ka një marrëdhënie paraekzistuese me aplikantin. Më tej, rishikimi i formularit i lejon profesionistit mjekësor mundësinë për të treguar nevojën e një aplikanti për një heqje dorë nga betimi, duke eliminuar kështu nevojën për dokumentacion të veçantë mjekësor.
Politika e përditësuar ofron gjithashtu udhëzime për ekzaminimet mjekësore teleshëndetsore dhe lejon USCIS të pranojë Formularin N-648 të aplikantit edhe pasi ata të depozitojnë Formularin N-400, Aplikim për Natyralizimin (Shtetesine).

Filed Under: Emigracion

Fjalë e lirë dhe shpiftje

October 20, 2022 by s p

Astrit Lulushi/

Ankesa dëgjohen se qeveritë janë shumë të paqëndrueshme; se e mira publike shpërfillet në konfliktet e palëve rivale; dhe se masat vendosen shumë shpesh, jo sipas rregullave të drejtësisë dhe të drejtave të palës së vogël, por nga forca superiore.  Sipas ligjeve të natyrës dhe të Zotit të natyrës, të drejtave dhe drejtësisë së patjetërsueshme, nuk ka besim apo liri publike. Është emërtim i gabuar që lejon socializmin teokratik të bëhet skllavpronar, tiran, pasi pushton tokën dhe mendjen; një tjetër argument për qeverisje.

Kohët e fundit, socialistët-komunistë tërhoqën projektligjin për shpiftjet, duke e lënë për herë tjetër; për njerëzit përbën fitore. Çdo përpjekje për të penguar shprehjen e lirë së mendimit është një akt josocial kundër shoqërisë. Kjo është arsyeja pse gjyqtarë dhe juritë që përpiqen të zbatojnë ligje të tilla e bëjnë veten qesharakë.

Kjo është arsyeja pse ligjet e gjuhës së urrejtjes janë kaq qesharakë. Në Shqipëri, secili ka të drejtë të predikojë shfarosjen e tjetrit nga pushteti. Megjithatë, është shoqëria, jo ligjet, ajo që i shtyn ata që veprojnë në skaj dhe i etiketon si të krisur. Kur përpiqeni ta mbytni atë lloj të foluri përmes ligjeve, thjesht krijoni një grup viktimash dhe disa do t’u japin atyre një vesh dashamirës. Kanadaja, meqë ra fjala, ka të njëjtin lloj ligjesh për gjuhën e urrejtjes, ndaj shiko çfarë thua dhe mos guxo ta lexosh Biblën me zë të lartë.

“Gjuha e urrejtjes” nuk është e paligjshme.

Unë kam çdo të drejtë të urrej këdo. Ndjenjat nuk mund të ligjërohen. Krimet e urrejtjes janë një korrupsion tinëzar i së drejtës zakonore ku një krim përkufizohet si një veprim i qëllimshëm keqdashës. Është faktori vendimtar për të përcaktuar nëse një vepër është kriminale apo jo. Ndërsa parlamenti nuk mund të bëjë asnjë ligj për të shkurtuar të drejtat e fjalës dhe shtypit, kryerja e një akti me qëllim keqdashës konsiderohet ende si kriminal, megjithatë, dënimi duhet t’i përshtatet krimit – cilat janë dëmet e drejtpërdrejta?

Të protestosh kundër një mase nuk është një veprim keqdashës, përveç rasteve kur të drejtat e tjetrit janë shkelur qëllimisht dhe me keqdashje.

Të punësosh një person bazuar në merita nuk është ‘urrejtje’ ndaj atyre që nuk janë. Të dëshmosh për mizoritë e kryera nga një tjetër nuk është urrejtje. Zbatimi i këtyre ligjeve në rastin më të mirë është selektiv. Mund të jetë mëkat të urresh, por nuk është krim.

Çdo përpjekje për të penguar shprehjen e lirë të mendimit është një akt kundër një sovrani individual. Kjo është arsyeja pse gjyqtarët dhe juritë që përpiqen të zbatojnë një despotizëm të tillë të paligjshëm e bëjnë veten tiranë.

E vërteta mund t’ju lëndojë më keq në zgjedhje sesa për çdo gjë që mund t’ju ndodhë. Njëherë e një kohë të largët: admirimi i hapur i Enverit dhe një shtytje për utopinë e tij të pafe, apo ndjekja e Marksit ishin ligj.

Utopia nuk përfshin fisnikërinë e jetës, sakrificën e foshnjave; një ekzistencë e privuar, e goditur nga varfëria, kaotike, e dhunshme, tiranike dhe despotike që sundimtarët e quajnë liri; dhe, të gjitha të drejtat siç diktohen nga teokracia e plotfuqishme etatiste. E vërteta nuk i dëmton zgjedhjet, aplikimi i tyre mundet. Fatkeqësisht e vërteta duket se është injoruar vonë.

Absolutisht, e vërteta mund të lëndojë. Qorto gjërat e fshehura të errësirës. Individët me mendje të errët në vendet e pushtetit, do të hiqen. Humanisti laik sjell zinxhirë për mendjet dhe pranga për kyçet e këmbëve të fëmijëve që nuk dyshojnë. Zgjedhjet perfekte në qëllim dhe vendosmëri në emër të Popullit, Një shumicë morale ka folur, unitet i pamohueshëm. Socialistët si Rama-Balla Inc., duhet të shpërngulen në Kubë dhe të shohin socializëm dhe zinxhirë. Citimet janë shumë të ngjashme me të vërtetën – të thjeshta.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Astrit Lulushi

Hapet «Shkolla shqipe» në Langnau të Kantonit të Bernës

October 20, 2022 by s p

 “Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare.  

Ein Bild, das Person, Boden, drinnen, stehend enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësuesen Leonora Zoto dhe koordinatorin e shkollës shqipe në Zvicër Dr. Vaxhid Sejdiun

Dje, me datën 19 tetor 2022 ishim në hapjen e pikës shkollore në gjuhën shqipe në Langnau të Kantonit të Bernës.  Klasa ku zhvillohej mësimi në gjuhën amtare ishte shndërruar në “zgjua bletësh”. Nxënës të cilët kishin ardhur në ditën e parë të mësimit ishin mjaft të motivuar nga dëshira e madhe për ta mësuar sa më mirë gjuhën e nënës.  Buzëqeshjet e tyre ishte diçka të veçanta, të bukura, hyjnore. Fytyrat iu shndrisnin nga gëzimi. Ata edhe pse për nga mosha dalloheshin, të gjithë për një ditë po fillonin mësimin në gjuhën amtare. 

Ein Bild, das Text, drinnen, Person, Tisch enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Nxënësit  e grupit të parë, të shkollës shqipe në Langnau, të Kantonit të Bernës

Fakt është se  “Shkolla shqipe” në Zvicër jo vetëm që një është një vlerë e shtuar në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, por tani lirisht mund të themi se nën drejtimin e profesor Dr. Vaxhid Sejdiut, i cili arriti t`i bashkoj prindërit dhe mësuesit rreth shkollës shqipe është shndërruar në lider të organizimit të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër dhe shembulli më i mirë i punës dhe angazhimit të këtij organizimi në mbarë mërgatën shqiptare..  

Klasa ku gjithë ata nxënës mësonin të dallonin shkronjat e shqipes, fjalët dhe gjërat elementare të saj dukej si një “zgjua bletësh” ku secili mundohej të punonte më shumë apo të merrte me vete sa më shumë shkronja dhe fjalë nga gjuha amtare. Një atmosferë mbresëlënëse ku Amelia, Ensari, Tara, Tuana, Amara, Aroni, Andi, Grita, Arjana, Alea, Riadi, Leona, Leonisi, Leo, Bleroni, Alina, Lediana, Eliana, Elisa, Lauresa, Diari, Edoniti, Ledioni etj. të cilët me përkushtim mundoheshin të merrnin sa më shumë dituri nga orët e para mësimore. 

Ein Bild, das Person, Gruppe, Personen, darstellend enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

“Shqiponjat” e shkollës shqipe në Langnau të lumtur, të gëzuar me rastin e fillimit të mësimit në gjuhën shqipe

Javëve të fundit prindërit së bashku me koordinatorin e “Shkollës shqipe” në Zvicër, Dr. Vaxhid Sejdiun pas disa konsultimeve dhe angazhimeve me prindërit e tjerë, së bashku edhe me mësuesen Leonora Zoton arritën suksesshëm t`i hapin dyert e shkollës shqipe me qëllim që fëmijët ta kenë sa më afër shkollën ku do të mësojnë në vazhdim gjuhën amtare. Ajo që bie në sy ishte gatishmëria e prindërve për t`i dërguar fëmijët në shkollën shqipe si dhe të lumtur që fëmijët e tyre shkollën e kanë shumë afër dhe vetë mund të shkojnë në shkollë. Pas mësimit, mësuesi dhe koordinatori i “Shkollës Shqipe” në Zvicër  së bashku me mësuesen Leonora Zoto i njoftuan prindërit për rregullat e shkollës, detyrat e përbashkëta me qëllim që pika shkollore të funksionoj sa më mirë. Siç u tha dhe nga prindërit në ditët në vazhdim do të vijnë edhe fëmijë të tjerë, si dhe nga java  e ardhshme mësimi fillon në dy grupe, në grupin e parë janë nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë dhe në grupin e dytë nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë. 

Shkruan: Isuf Ismaili

Filed Under: Emigracion

Ambasador Skënder Durmishi priti në takim Shoqatën e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”  të Suedisë

October 16, 2022 by s p

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Shkëlqesia e Tij z. Skënder Durmishi priti në një takim pune delegacionin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”  të Suedisë, në përbërje të të cilit ishin z.Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës dhe z.Viron Kona, shkrimtar dhe anëtar nderi i Shoqatës. 

Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të ndërsjellë mes Ambasadës së Kosovës në Shqipëri dhe Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, e cila është rezidente në Mbretërinë e Suedisë.

Kryetari i Shoqatës informoi gjerësisht z. Ambasador për veprimtaritë social-kulturore dhe letrare që zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë, siç janë probleme të ruajtjes së gjuhës shqipe, veçanërisht për fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë; çështje të botimeve letrare e publicistike, të traditave dhe të trashëgimisë kulturore e popullore shqiptare; çështje të integrimit sa më të mirë të mërgimtarëve shqiptarë në Suedi; përkujtimin dhe kremtimin e ngjarjeve madhore e festive të kombit shqiptar, etj.       

Ambasadori i Republikës së Kosvës z. Skënder Durmishi shfaqi interes për veprën “Thesari Kombëtar”, e si rrjedhojë u zhvillua një bashkëbisedim interesant rreth përurimit që iu bë kësaj vepre në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, më 15 korrik 2022 dhe vlerësimeve të kryesisë së Akademisë për këtë vepër me rrezatim të gjerë kulturor, letrar, gjuhësor dhe atdhetar.

Ambasadori Durmishi siguroi anëtarët e delegacionit për mbështetjen e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” të Suedisë nga ana e Ambasadës së Kosovës në Tiranë, forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit të mëtejshëm mes tyre, si dhe shprehi dëshirën për të marrë pjesë në ndonjë nga aktivitet kulturore të Shoqatës që do të organizohen në të ardhmën në Suedi.

I gjithë takimi u zhvillua në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe vëllazërore.

              Administrata e Shoqatës   

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • …
  • 180
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqiptarët dhe parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare dhe përgjegjësia evropiane
  • Në Ditën e Gjenocidit në Kosovë, nevoja e Kualifikimi Juridik Ndërkombëtar për Krimet e Kryera në Kosovë (1998–1999)
  • FUNDI I REZISTENCËS SË NACIONALIZMËS 1946-1947
  • ZBULOHEN KONGRESET E BALLIT KOMBËTAR
  • 15 janari është Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë!
  • Editori Diellit Dr. Athanas Gegaj përkujtohet në New York më 25 Janar 2026
  • Arsyet e vërteta pse ngriu procesi i vizave emigruese për në Amerikë për shqiptarët!
  • ERNEST KOLIQI ( 20 MAJ 1903 – 15 JANAR 1975)
  • SHQIPTARËT NË SANREMO!
  • “Punë hajnash-punë krajlash” dhe mendtarë që heshtin
  • MBRETI ZOG (1933) : “BASHKIMI I KOSOVËS ME SHQIPËRINË, NJË DËSHIRË E MADHE PËR TË CILËN NUK DO TË KURSEJMË ASNJË PËRPJEKJE PËR TA REALIZUAR…”
  • Perspective of a Trauma Surgeon and Former Health Minister of Health of Kosova
  • “I huaji”
  • JO NE EMRIN TIM!
  • Krimi kundër njerëzimit në Reçak dhe lufta e narrativave

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT