• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një përurim i shkëlqyer për veprën që i kushtohet Heroit, Xhavit Haziri

April 1, 2023 by s p

SHKRUAN: Isuf Ismaili

Isuf Ismaili: Një përurim i shkëlqyer për veprën që i kushtohet Heroit, Xhavit Haziri

Para pak ditësh u bë përurimi i veprës jetëshkruese “Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri”   në praninë e rreth 200 pjesëmarrësve, në një sallë të madhe, në Achen të Gjermanisë, ku erdhën familjarët, shokët e heroit Xhavit Haziri, studiues e veprimtarë, si dhe bashkatdhetarë, të cilët shfaqën nderimet  e dëgjuan shumë dëshmi të dhëna, përshkrime ngjarjesh e idesh pikërisht për Xhavit Hazirin, si shëmbëlltyra më mirë e vazhdimësisë shqiptare dhe veprimtarisë atdhetare.

Përurimi i veprave dhe vlerave të mirëfillta kulturore, shoqërore e atdhetare ka një rëndësi të madhe, jo vetëm për pjesëmarrësit e një tubimi të tillë, por mbi të gjitha ka rëndësi edhe për vetë rrugën që duhet shtruar mirë,  në të cilën brezat e rinj e nisin jetën e vazhdojnë përpjekjen dhe veprimtarinë për të qenë edhe ata pjesë e rrënjëve dhe shpirtit atdhetar të etereve e stërgjyshërve të tyre. Njëkohësisht, veprat të cilat përshkruajnë jetën e veprimtarinë e dëshmorëve, heronjve e njerëzve të përkushtuar në rrugën e lirisë, pavarësisë, emancipimit, të humanizmit e atdhedashurisë, janë e do të jenë gjithmonë shkëlqimi më i mirë për vetë njerëzit që kanë qenë bashkëkohës të dëshmorëve e  heronjve, për njerëzit që janë dashamirës e për vetë brezat e së ardhmes. Vepra e poetit dhe veprimtarit Mustafë Krasniqi për heroin e popullit dhe të atdheut Xhavit Haziri, është një vepër ku shquhet jo vetëm përshkrimi për ta paraqitur  jetën dhe veprën së këtij heroi, por ajo së bashku me vepra të tjera për heronjtë e dëshmorët e atdheut janë edhe  porosi që e thërrasin ndërgjegjen shqiptare.  Kështu jeta e lavdishme dhe veprimtaria heroike e bijve e bijave më të mirë të atdheut, që dhanë çdo gjë, pra edhe jetën e tyre,  duhet të jetë një lidhje e natyrshme e vazhdimësisë  me brezat e popullit shqiptar, duke shprehur gjallërinë jetës  së tyre e duke pasur si busull drejtimi veprën e jetën pikërisht të këtyre heronjve e dëshmorëve si heroi Xhavit Haziri. Pikërisht, këtu është një moment për të dalë edhe te përurimi i veprës : “ Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri “. Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur vepra e dëshmorëve e heronjve përkujtohet e shënohet e përurohet nga brezat e rinj. Në këtë kuptim organizimi për përurimin e veprës për heroin Xhavit Haziri, nga familjarët e tij nga shoqëria e tij që u bë në Achen të Gjermanisë është një nga veprimtaritë e shkëlqyera atdhetare e shoqërore. 

Programin e këtij përurimi e udhëhoqi mësuesja e shkollës shqipe Elizabeta Statovci. Ajo pasi përshëndeti dhe uroi mirëseardhjen e të pranishmëve, pasi foli për rëndësinë e librit dhe heroit Xhavit Haziri ia dha fjalën menjëherë, shokut të idealeve të veprimtarisë e të burgut të Heroit Xhavit Haziri, bashkatdhetarit tonë, Binak Berisha. Ai në fillim tha:

─ Jam shumë krenar e i lumtur që shoh shumë njerëz në këtë mbrëmje për përurimin e e veprës së shokut tonë, Xhavit Haziri. Kjo më bën të ndjehem mirë, meqë shoh se mundi, sakrifica, veprimtaria dhe gjithçka që ka bërë Xhavit Haziri dhe shokët e tij ka dhënë frytet e çlirimit, lirisë e bashkimit të Atdheut! Dua ta falënderoj Mustafën e Arbenin të gjitha ata që dhanë ndihmesën e tyre në këtë mbrëmje përurimi, por arsyeja e vërtetë pse jemi këtu është heroi Xhavit Haziri. Për këtë hero, po ta kishin një të tillë popujt të tjerë, do të kishin bërë dhjetëra libra e filma.

Dua që në fillim ta bëj një vërejtje, për sa i takon titullit të veprës: “Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri” më duket se do të ishte mirë të thuhej  “Atdhetari udhës së madhe të lirisë”, sepse unë, Mustafa e disa shokë të Xhavitit, kemi mbetur në shtigje, ndërsa Xhavit Haziri e shtroi udhën e madhe të lirisë, udhë kjo në të cilën ka mundur të hyjë secili shqiptar. Megjithëkëtë, e falënderoj, Mustafë Krasniqin, sepse e ka bërë një vepër shumë të mirë për shokun tonë e heroin Xhavit Haziri. 

Xhavitin pata rastin e njoha në ditët e kohërat e vështira, kur vepronim ilegalisht për çlirimin e Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Jugosllavia pushtuese. Ai ishte një njeri i mrekullueshëm, vetë pamja e tij tregonte: mirësi, bujari, dashuri, atdhetarizëm, sakrificë etj., me ato syze që na shëmbëllente si heroi Qemal Stafa. Unë mund të flas edhe për kohë kur qemë në burgje. Ai qe stoik dhe nuk i trembej syri kurrë. Ai vepronte edhe në burgje dhe arrinte t’i bashkonte shokët, por edhe kurrë nuk u dorëzua gjatë torturave çnjerëzore që i bënte armiku dhe kurrë nuk gjunjëzua.

Më pas fjalën e mori Arbër Haziri, njëri nga pjesëtarët e familjes së Heroit Xhavit Haziri, ndër të tjera tha:

─ Jam shumë krenar, që sot keni ardhur për përurimin e kësaj vepre. Jeni shumë të nderuar të gjithë, por disa i falënderoj në mënyrë të veçantë, se kanë bërë qindra kilometra për të ardhur këtu, për ta nderuar Heroin Xhavit Haziri, për të na nderuar ne. Ju falënderoj nga zemra dhe unë nuk dua ta zgjas më shumë fjalën time, sepse studiuesit e veprimtarët para publikut do t’i thonë ato që kanë përgatitur. 

Ein Bild, das Decke, Person, Im Haus, Boden enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Mësuese Elisabeta sipas programit e ftoi profesor dr. Vaxhid Sejdiun. 

Profesor Vaxhidi e nisi fjalën e tij me përgëzimet për veprën e Mustafë Krasniqit, foli edhe për atë se kurrë nuk mund të thuhen të gjitha ato të dhëna, ngjarje  e veprimtari që i ka bërë një dëshmor, një hero, siç është Xhavit Haziri. Profesor Vaxhidi, duke bërë një punë të shkëlqyer sistematike e me përkushtim, analizën për veprën e kishte ndarë në disa nëntituj dhe ndër të tjera tha:

─ Nuk ka titull më të lartë, se titulli hero. Xhavit Haziri është hero, ai dha gjithçka për ne, për lirinë, për Atdheun, për të gjithë shqiptarët, për të gjithë Shqipërinë. Ne kemi nevojë të mësojmë, studiojmë e ta nderojmë veprën e tij e të dëshmorëve e heronjve të tjerë. Ne kemi nevojë të ecim sipas mësimeve e veprimtarisë që ata e bënë.

Si mund të përkufizohet, përpjekja, organizimi e veprimtaria e heroit Xhavit Haziri? Si mund t’i themi disa fjali të përmbledhura për punën, veprimtarinë, përkushtimin, sakrificat e tij e të shokëve të tij, gjeneratës së tij, të cilët qenë në shërbim të Atdheut?

Mund të themi me plot gojën, se ideali i tyre që i ka shtyrë, që ua ka mbushur shpirtin, që i ka  udhëhequr është gjuha, trojet shqiptare, Shqipëria, bashkimi i tërësisë së saj, flamuri shqiptar e motivet e shkëlqyera njerëzore.

Kështu, vijmë edhe te edukimi i Heroit dhe bashkëveprimtarëve, bashkëluftëtarëve, bashkëvuajtësve të tij, duke theksuar, se pikërisht ato që u cekën më sipër, ato ideale e motive që fëmijë e të rinj janë ushqimi i tyre shpirtëror, edukativ. Për ta, pra gjuha, kultura e Atdheu janë një e të pandara. Ky pra është mësimi më i mirë edhe për të gjithë ne. Të gjitha këto që u thanë lidhen pa u ndarë me atdhedashurinë.

Ndër të tjera profesor Vaxhidi tha se liria që e gëzon Kosova, si shteti i dytë shqiptar, për të cilin vepruan shqiptarët e të gjitha trevave shqiptare, kurrë nuk do të dilte në dritë, kurrë nuk do të vinte, pa sakrificën e veprimtarinë e heroit Xhavit Haziri e të shokëve të tij, bashkëveprimtarëve të tij, të cilët përkushtimin e veprimtarinë e kulmuan me krijimin e UÇK – së heroike dhe fitoren e çlirimin e Kosovës.

Profesor Vaxhidi, aty nga fundi tha:

─ Heroi ynë Xhavit Haziri dhe bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarët e tij ditën të bashkohen jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha trevat shqiptare, sepse vetëm bashkimi i shqiptarëve  dhe i të gjitha trevave të tona shqiptare sjell forcë, përparim kombëtar e shoqëror.

Më pas ma dhanë fjalën edhe mua edhe si redaktor i librit. Unë të them të drejtën fola për disa ngjarje e për rëndësinë e librit. Shokët që kanë shkruar më parë siç janë: profesor Vaxhid Sejdiu, e Mustafë Krasniqi e kanë përfshirë në shkrimet e tyre edhe atë që thashë unë, por edhe në librin “Atdhetari i shtigjeve të lirisë – Xhavit Haziri” e kam vështrimin tim, prandaj nuk do të doja t’ i përsërisja ato që kam shkruar e thënë, por dua të theksoj një moment kur e shfrytëzova pas recitimeve të nxënësve e fjalimeve të kumtuesve. Në atë rast thashë se është vështirë, madje e pamundur të përfshihen të gjitha ngjarjet e të dhënat në një libër të vetëm për heroin, prandaj do të doja që kushdo që ka të dhëna t’i mbledhë ato dhe t’i dërgojë te autori ose te njerëzit që mund të shkruajnë për heronjtë e dëshmorët dhe të botohen edhe libra të tjerë. Por, unë e shfrytëzova edhe këtë rast për të folur për arsimin, për gjuhën shqipe, për shkollat e nxënësit në diasporë, për rëndësinë që ka shkolla shqipe, për shqetësimet tona, sepse një pjesë e madhe e njerëzve tanë  po e bjerrin, po e humbasin gjuhën, kulturën e rrjedhimisht edhe shqiptarësinë tonë, prandaj me dhembje të madhe dhe emocione të fuqishme thashë:

─ Unë kam vënë re se një pjesë e madhe e fëmijëve nuk dinë shqip, nuk i dërgojnë prindërit  e tyre në shkollat shqipe, kjo është shumë e dëmshme, sepse gjuha është çelësi më i mirë që i hap dyert, të cilat i mbyll harresa, i mbyllin ndikimet e zhvillimet e dëmshme në vendet e huaja. Gjuha na e ruan zanafillën tonë, kulturën e shqiptarësinë.

Më pas, gati me lot në sy, thashë se edhe dëshmorët e heronjtë si Xhavit Haziri, vepruan, e derdhën gjakun për lirinë, pavarësinë e bashkimin e atdheut, por u flijuan edhe për ne në mërgim, për fëmijët tanë që të mos shuhen këtej në vendet e huaja, por ta ruajnë gjuhën e përkatësinë shqiptare, prandaj dërgoni fëmijët në shkollat shqipe e t’i mësoni të flasin shqip! Por, uroj që të mos shkojë dëm edhe puna e vepra jonë, si mësimdhënës!

Edhe vetë autori Mustafë Krasniqi, foli e i falënderoj pjesëmarrësit, foli me admirim për heroin Xhavit Hziri etj. Në këtë linjë foli edhe poeti Hasan Qyqalla.

Më pas me emocione e me nderim të thellë përshëndeti të pranishmit edhe Arsim Haziri, vëlla i Heroit Xhavit Haziri, i cili tha:

─ Të dashur bashkatdhetarë ju përshëndes në emër të familjes Haziri, në emër të shoqes e të dy djemve të Xhavit Hazirit! Kjo është një ditë plot mall e kujtime, por edhe gëzime se po shoh kaq shumë njerëz, shokë të Xhavit Hazirit, bashkëveprimtarë të tij e studiues për jetën e veprën e vëllait tonë.

Ai përshëndeti mysafirët nga Zvicra e Italia, njerëzit e afërm e të gjithë të pranishmit që e nderuan jetën e veprën e heroit Xhavit Haziri.

Nxënësit  e shkollës shqipe të mësueses së nderuar  Elizabeta Statovci, të cilët ajo i kishte përgatitur mrekullisht e të cilët mbanin veshur edhe kostumet kombëtare shqiptare, recituan vjersha për heroin Xhavit Haziri, por edhe disa krijime që vetë Heroit që i kishte shkruar.

Në fund po e theksojmë nderimin dhe respektin për Arsim Hazirin, Arbërin e për të afërmit e tyre të cilët na u gjetën pranë e na nderuan, na pritën e na përcollën me dashuri e përkushtim të madh vëllazëror. Nderime pa fud!

Lavdi të përjetshme Heroit Xhavit Haziri!

Ein Bild, das Decke, Person, Im Haus, Wand enthält.

Automatisch generierte Beschreibung

Filed Under: Emigracion

Albania

March 27, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Keltët në Balkan kanë lënë gjurmë. Zakonet, veshjet, toponimet janë disa – tradita e fustanellës është një; toponimet janë një tjetër.Emri Albania vjen nga fjala Alb, që keltët e morë me vete. E përdorën edhe disa kohë. Shqip është e përkthyer.Alb në gjuhën kelte do të thotë ‘i bardhë’; fjala ‘alb’ solli ‘alp’ e ‘arb’, por dha edhe shkëmb, shkëlqim, shqip, shqiponjë.Të huajt e quajnë vendin Albania, ndërsa shqiptarët e quajnë në gjuhën e tyre, Shqipëri, me të njëjtin kuptim.Kjo ndodhi rreth shekullit XVI, kur vendi sapo kishte humbur lirinë. Dhe emri Shqipëri doli në dritë, si kujtesë për këtë humbje.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Astrit Lulushi

Vatra jonë arsimore “Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut

March 25, 2023 by s p

Të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Zyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45. Nxënësit e shkollës shqipe në në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut së bashku me prof. Isuf Ismailin Vizioni i “Shkollës Shqipe” në Zvicër (që të hapim sa më shumë pika shkollore dhe të përfshijmë sa më shumë nxënës në orët mësimore të gjuhës amtare) gjithnjë e më tepër jo vetëm që po bëhet realitet, por edhe është shembulli më i mirë, që duhet ndjekur nga të gjithë.E kush më mirë se mësimi në shkolla mund të na e ruajë gjuhën e kulturën shqiptare! Në kuptimin e kësaj që e thamë, po veprojmë e punojmë me përkushtim, si mësimdhënës të gjuhës shqipe, këtu në mërgim, ndaj po i hapim sa më shumë dyert e shkollave për mësimin e gjuhës sonë. Kështu edhe të mërkurën më, 15 mars 2023 vatra jonë arsimore “ Shkolla Shqipe” në Zvicër hapi edhe një klasë për mësimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Feuerthalen, në kantonin e Cyrihut. Mësimin do ta mbajë çdo të mërkurë prof. Isuf Ismaili, në një nga klasat në shkollës “Stupmenboden” në Feuerthalen, nga ora 16:00 – 17:45. Si zakonisht, çdo hapje e klasave shkollore shoqërohet me gëzimin e papërshkrueshëm të nxënësve, të cilët posa marrin librat në dorë, dallohen për nga buzëqeshja, e cila është e veçantë, sepse më në fund edhe atyre iu jepet mundësia ( edhe pse janë larg atdheut) që ta mësojnë gjuhën e nënës. Nxënësit: Rioni, Dori, Amari, Ermali, Seiti, Jasini, Mirlandi, Omeri, Uthmani, Mirlandi, Sandra, Nilayi, Leyahi, Medini, Medina, Ahili dhe Ajani u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre që ata t`iu bashkëngjiten në rrugën e diturisë. Vlen të përmendet, se më të gëzuarit në këtë ditë, kur edhe i filluam orët mësimore në gjuhën shqipe, ishin prindërit, të cilët i sollën fëmijët e tyre në oborrin e shkollës. Ata premtuan që do të kontaktojnë edhe me prindër të tjerë, me qëllim që numri i nxënësve shqiptarë të vijë duke u shtuar në Feuerthalen dhe kështu të ketë mundësi të fillojmë edhe ndarjen e nxënësve në grupe. Ky qe një fillim i mbarë, ku nxënësit patën rastin të ndjekin shpjegimet e prof. Isuf Ismailit rreth punës dhe detyrave në këtë tremujorësh, me qëllim që ata të përvetësojnë sa më parë mësimin e gjuhës sonë: shkronjat, fjalët, drejtshkrimin dhe drejtshqiptimin e fjalëve dhe kështu këta fëmijë do të kenë mundësi të lexojnë dhe të shkruajnë sa më bukur në gjuhën shqipe. Nxënësit e «Shkollës Shqipe» në Feuerthalen, të Kantonit të Zyrihut, tani më kanë filluar me orët mësimore në gjuhën shqipe.Mësimi i mirë i gjuhës shqipe është detyrë e secilit shqiptar që e do vendin e tij, kulturën e tij dhe zanafillën e tij! Ndaj poeti ynë i madh, bilbili i gjuhës shqipe Naim Frashëri te vepra e tij për nxënësit shqiptarë: “Mësime” ka shkruar kështu: “Gjuha e bashkon kombin, e ndriçon, e nxjerrë nga errësira, shpirtin e mendjen e lartëson, vetitë i zbukuron, vetëdijen e të njohurit i lulëzon, vëllazërinë shton e miqësinë e shumon.” Shkruan: Vaxhid Sejdiu

Filed Under: Emigracion

Ish-diplomati Syla, ftesë qeverive tona t’i promovojnë shtetet në SHBA, Kanada dhe Izrael

March 24, 2023 by s p

Shani Pnishi/

Donat Syla, ish-konsull i përgjithshëm i Kosovës në Toronto të Kanadasë, u ka bërë thirrje qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës që të përkrahin një iniciativë të nisur nga ai për prezantimin e vlerave më të mira kombëtare para botës. Përmes një postimi në Facebook ai ka njoftuar se deri më tani janë publikuar nëntë artikuj në revista prestigjioze në SHBA, Izrael dhe Kanada, përmes së cilave promovohen të dyja shtetet. “Kjo ka ardhur si rezultat i vizitëss së mikut tim, gazetarit Dave Gordon në fillim në Kosovë pastaj edhe në Shqipëri gjatë shtatorit të vitit të kaluar” ka thënë ai. “Artikujt ne keto revista prestigjioze kanë pasur impakt të madh në prezantimin e vlerave më të mira të Kosovës dhe Shqipërisë para hebrenjeve të mbarë botës”. Syla ka njoftuar se një grup prej gjatë gazetarësh pritet të vijnë nga Kanadaja dhe SHBA-ja për të vizituar Kosovën dhe Shqipërinë gjatë muajit gusht të këtij viti, dhe si rrjedhojë do të ngritet imazhi i vendeve tona para botës. “Impakti i punes së tyre në ndërtimin e imazhit atraktiv të vendeve tona do të ishte pakrahasimisht më i madh sesa kosto që duhet të bartin institucionet në suportimin e vizites së tyre”. Në një deklaratë për gazetën “Dielli” Syla thekson: “Qëllimi i vizistës së tyre është të shkruajnë për historinë, traditën, kulturën dhe mikpritjen shqiptare. Planifikohet që vizita të jetë rreth shtatë ditë, dhe gjatë kësaj kohe ata do të vizitojnë vendet me peshë historike dhe kulturore në trojet shqiptare”.Ai e ka bërë publike ftesën që ia ka adresuar ministres së jashtme të Shqipërisë Olta Xhacka, ministres së jashtme të Kosovës Donika Gërvalla, ministres për kulturë të Shqipërisë Elva Margariti dhe ministrit për kulturë në Kosovë Hajrulla Çeku. Edhe sa ishte në detyrë në Kanada, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto të Kanadasë së bashku me organizatën hebreje të këtij qyteti “Yad Vashem” patën organizuar një ngjarje domethënëse për dy komunitetet këtu: shqiptare dhe hebreje. Të dyja bashkorganizuan ekspozitën me fotografi të shqiptarëve të Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare që i dolën në ndihmë popullit mik hebre në periudhën më të vështirë për ta, në Luftën e Dytë Botërore. Ekspozita e quajtur “Besa- Kodi i Nderit” u hap në prani të një numri të konsiderueshëm të komunitetit shqiptar dhe hebre në Kanada, si dhe në praninë e korit diplomatik në Toronto. Ngjarja qe pasquruar me pozitivitet nga disa media kanadeze.

Filed Under: Emigracion Tagged With: donat syla

Tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova

March 21, 2023 by s p

Ramush Haradinaj/

Janë tri objektiva të rëndësishme që duhet t’i arrijë Kosova qysh në fazën e parë të implementimit të marrëveshjes kornizë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;
Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;
Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!
Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • 70
  • …
  • 187
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT