• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI DR. GJON BUCAJ

May 18, 2022 by s p

ASLLAN  BUSHATI/

Nëpërmjet njoftimit të familjes dhe VOA, mësuam se  më 15 maji 2022, u largu nga kjo jetë ish Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Bucaj. Ai lindi para 88 vitesh, në fshatin Arst të Pukës, në një familje me shumë tradita në mikpritje, bujari, pleqësi e burrëri, ku në krye të saj qëndronte i mirnjohuri i asaj krahine Mark Zogu. Gjoni pas kryerjes shkëlqyeshëm të shkollës bazë në fshat, me ndihmën e Ndoc Mirakës, u regjistru në shkollën unike  “Konvikti i Maleve” në Shkodër. Aty shkëlqeu në përparim në mësime, vecanërisht matematikë dhe histori. Në këtë periudhë një ndihmesë të madhe  i dha përsëri Familja Miraka e cila ishte bazike për ecurinë e tij.

Pas përfundimit të shkollës unike, u këthye në vendlindje i mbruajtur me ide atdhetare e antikomuniste. Por në këtë kohë rezistenca antikomuniste në veri, filloi të shuhej si nga mbeshtetja e pakët e perendimorëve dhe  minimi i jugosllavëve. Si për shumë të tjerë arratisja nga regjimi komunist u bë alternative e vetme edhe për Gjonin, të cilën e bëri realitet së bashku me familjen në vitin 1951. Në Jugosllavi pati trysninë e vazhdueshme të autoriteteve të atij vendi, vecanërisht të shërbimit sekret UDB. Megjithatë ai përfundoi gjimnazin në Prishtinë dhe u regjistru në Fakultetin e Mjeksisë në Shkup. Pa e përfunduar atë, u arratis për në Itali, ku kreu studimet e plota dhe u diplomu Doktor. Në Itali, me ndihmën e Kol Bibë Mirakës, u njoh me Ernest Koliqin, Familjen e Gjon Markagjonit e shumë shqiptarë të njohur. Në një mjedis burrash të mencur u armatos me më shumë dituri, për historinë, etninë dhe politikën. Kështu që në moshë të re u bë Nënkryetar i Blokut Kombëtar Indipendent (BIK), detyrë të cilën e mbajti deri në fillim të viteve 2000. Madje në zgjedhjet elektorale të vitit 1992 në Shqipëri (ku fitoi Partia Demokratike), mori pjesë në fushatë si i dërguar i BIK-së në përbërjë të të cilit ishin:  Gjon Bucaj Kryetar, Gjon Kadeli Nenkryetar dhe Viktor Daragjati anëtar, të cilët bënë thirrje që BIK të mbështestë PD-në.

Pas largimit nga Italia, u vendos në NY ku vazhdoi të punonte për BIK dhe Vatrën. Kur u themelu Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane  u bë edhe anëtar i saj, duke qenë i ingranuar në shërbim të ceshtjes Kombëtare në të tria organizatat njëherëshi. Në këtë periudhë, ai së bashku me familjarët e tij, doli  dhe foli në cdo demostratë (në NY e Uashington DC) duke mbështetur programet e Presidentit Rugova për clirimin e Kosovës.

Gjoni duke qenë  atdhetarë i spikatur, me punën e tij të virtytëshme, shpejt u bë shumë i mirnjohur në komunitetin shqiptaro amerikan sepse ai ishte i qetë, i matur e i urtë, fjalë pak e punë shumë për mërgatën shqiptare e për veprimtaritë në dobi të Kombit.

 Pas lënies së detyrës Kryetarit të Vatrës nga Zoti Agim Karagjozi, Dr. Gjoni (ish Nënkryetar) fillimisht u kooptu Kryetar i Vatrës dhe pastaj u rizgjodh  katër herë në këtë post deri në qershor 2017 ku u vetdorëheq. Në periudhën 2012- 2017 nën drejtimin e tij, Vatra u zgjeru me degë e antarësi të re, duke u bërë një zë më i fuqishën në SHBA dhe një forcë më gjeneruese e energjive kombëtare. U bënë aktivitete e veprimtari të spikatura si: akademi shkencore me rastin e 100 vjetorit të Vatrës, festimi i 100 vjetorit në NY, botime të rëndësishme, promovime librash e dokumentash të rëndësishme etj.

Me largimin nga kjo jetë të Dr.Gjon Bucaj, Vatra humbi ish drejtuesin e saj për shumë vite. Komunitetit shqiptaro amerikan humbi atdhetarin me karakter të fortë, burrin e urtë e të matur, intelektualin e sprovuar në luftën kundër komunizmit e shokun e mirë. Familja humbi njeriun më të dashur, i cili bëri cdo gjë që gjenerata pas tij  të jetojë mirë, të shkollohet e ti ketë dyert e jetës të hapura për veprimtari të dobishme në shërbim të vehtes e të Kombit.

U prehësh në paqe e përjetësi  Kryetari i Vatrës Dr, Gjon Bucaj (Nderi i Kombit). 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Gjon Bucaj

Për Kosovën Bashkimi Evropian fillon në shtëpi

May 9, 2022 by s p

Albin Kurti/

Sot, më 9 maj, në Ditën e Evropës, kujtojmë deklaratën e ministrit të jashtëm francez Robert Schuman. Kujtojmë idetë dhe idealet e themeluesve të Bashkimit Evropian të cilët pas shkatërrimit që sollën dy luftëra botërore e kuptuan që paqja për të qenë e qëndrueshme, duhet të jetë e lidhur me drejtësinë, barazinë, bashkëpunimin dhe mundësinë për një jetë më të mirë; se integrimi e ndërvarësia sjellin më shumë fitime dhe mundësi sesa rivaliteti e kundërvëniet.

Bashkimi Evropian është projekt dhe proces për Evropën dhe gjithë qytetarët e saj që besojnë në vlerat e lirisë dhe demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave, sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Këto vlera sot po mbrohen në Ukrainë. Atje, përballë një agresori e pushtuesi despotik, po mbrohet ideja e një Evropë të lirë dhe të bashkuar. Pikërisht në këtë ditë duhet të zotohemi për të mbrojtur e përshpejtuar projektin e Bashkimit Evropian duke integruar Kosovën, gjithë Ballkanin Perëndimor dhe gjitha shtetet evropiane paqedashëse të cilat përqafojnë vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë.

Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Ne besojmë në demokraci që lufton autokratët, në sundim të ligjit që lufton korrupsionin dhe në ekonomi të zhvilluar që rrit mirëqenien për të gjithë.

Me qeverisjen tonë po dëshmojmë se për Kosovën Bashkimi Evropian fillon në shtëpi duke jetësuar ndryshimet të cilat transformojnë vendin tonë dhe përshpejtojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Urime të gjithë qytetarëve 9 Maji – Dita e Evropës!

Filed Under: Emigracion

Presidentja Osmani ka takuar Nënsekretaren amerikane të Shtetit, znj. Uzra Zeya

May 8, 2022 by s p

Sot, në kuadër të vizitës në Kosta Rikë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu u takua me znj. Uzra Zeya, Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Administratën e Presidentit Joe Biden.

Me Nënsekretaren Zeya, Presidentja Osmani, ka biseduar për progresin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci si dhe intensifikimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA.

Në diskutim me Nënsekretaren Zeya, Presidentja Osmani ka folur për themelimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut si dëshmi e përkushtimit të institucioneve të Kosovës për përmbushjen e zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, përfshirë forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë, rolit të gruas në shoqërinë kosovare, avancimin e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe bashkëpunimin me shoqërinë civile dhe mediat.

Presidentja ka theksuar se Kosova qëndron në të njëjtën vijë me aleatët tanë në mbrojtjen e vlerave demokratike. “Në këtë kohë kur demokracitë anë e mbanë botës janë bërë cak i drejtpërdrejt i tendencave gjithnjë e në ngritje autoritare, Samiti për Demokraci është platforma që ka bashkuar vendet nga 4 anët e globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato”, ka thënë Presidentja Osmani.

Me ftesë të Presidentit Carlos Alvarado Quesada, Presidentja Osmani po qëndron në Republikën e Kosta Rikës, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të zgjedhur të Kosta Rikës, Rodrigo Chaves. Gjatë vizitës në San José, Presidentja do të takojë udhëheqësit shtetëror të këtij shteti si dhe do të realizojë takime me përfaqësues të shteteve tjera.

Filed Under: Emigracion

Presidentja Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës në Panama

May 5, 2022 by s p

Sot në Panama, Presidentja Osmani përuroi shtatoren e Shën Terezës, të punuar nga skulptori kosovar Bashkim Beqiri, në një ceremoni të organizuar bashkë me Ministren e Jashtme të Panamasë, Erika Mouynes dhe me Kryepeshkopin e Panamasë, José Domingo Ulloa.

Presidentja Osmani theksoi se ndihet e lumtur që Panamaja po e monumentalizon kujtesën për Shën Terezën. Kjo është edhe një mirënjohje për punën e saj, për vlerat e saj e për madhështinë e personalitetit të saj.

Ndër të tjera, Presidentja Osmani u shpreh se si bashkëkombës të saj jemi shumë krenarë me shëmbëlltyrën e Shën Terezës. Po kështu, shtoi ajo, i jemi mirënjohës popullit panamez për respektin e treguar me të gjitha nderet që mund t’i ofrohen një të shenjte.

Filed Under: Emigracion

Qeveria e Kosovës, interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara

May 4, 2022 by s p

Qeveria e Kosovës, interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara-Kryeministri Kurti bashkëbisedoi me avokatët mbrojtës të të burgosurve në Hagë/Prishtinë, 3 Maj 2022-Gazeta DIELLI/Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekipeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë. Takimi u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Republikës së Kosovës.Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta.Kryeministri Kurti propozoi që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta. Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me Kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara.

Filed Under: Emigracion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • …
  • 183
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT