• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mozaik pa ngjyra

April 12, 2021 by dgreca

NGA ASTRIT LULUSHI/Ecja mbrapa duhet filluar për të gjetur daljen e humbur nga rruga ku jemi futur. Rrënimi i diktaturës na hodhi në kaos duke na shpërndarë në të gjitha drejtimet, dhe kur copat rranë e zunë vend u pa se ishin mbeturina nga regjimi i vjetër më së shumti. Udhëheqësit që zgjedhim nuk e meritojnë dhe aq më pak i meritojmë. Ata janë të lidhur aq shumë me të kaluarën sa që ecin dhe kokën e mbajnë të kthyer prapa. Shtylla kripe u bëfshin. Arsyet janë të ndryshme, por rezultati është i njējtë i zi mbizotëruar nga korrupsioni, zhvatja, mendësia e gabuar. Atëherë ç’na duhen? Pse i bëjmë varrin vetes, duke i besuar të ardhmen tonë atyre? Ne nuk jemi të paaftë, vetëm na kanë mësuar të jemi dembelë në të menduar. Le të çmësohemi, t’u heqim të drejtën për t’na sunduar. Kërkon ta bëjë Shqipërinë dorace – “nëse vota vidhet, do t’u presë dorën”. Do të ishte më mirë të pastrohet mendja, sepse dora e prerë nuk rritet. “Preferoj të jem injorant sesa i mençur në parandjenjën e së keqes”, thotë Eskili. 

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Mozaik pa ngjyra

Shkëlqimi i dytë i Jozefina Topallit

April 7, 2021 by dgreca

NGA MARJANA BULKU/

..Vetëm në politikë ndodh që suksesi të mos matet me votë . Arsyet janë të shumta dhe natyrshëm lidhen me qasjen tonë historike  ndaj politikës , herë me mosbesim e herë me frikë , herë me admirim e herë me zhgënjim, herë me manipulim e herë me verbëri marrdhënia jonë me politikën mbeti pêrherë e brishtë por gjithmonë një fenomen që duhet të ketë lidhje natyrale  me qytetarin për ta shndërruar atë në individ që ka edhe detyra por edhe përgjegjësi ndaj politikës .

Fushatat elektorale në Shqipëri dhe kudo në botë janë akte mobilizimi ekipesh partiake të cilat ftojnë dhe nxisin qytetarin drejt politikës me qëllim votën . 

Shumë nga partitë tradicionale të postpluralizmit pêrsërisin vetveten me strategji të njejta, njerëz të njejtë dhe ku marrdhënia me publikun është po ajo , përballë militantëve e me plot efekte duartrokitëse dhe brohoritëse pas pasthirrmash.

Deri këtu formati është i njohur ndaj edhe vëmendja ime ndjekëse ose jo e shuan çdo lloj kureshtje .

Pak ditë më parë një mike imja më pyet për Vajzën e Lëvizjes për Ndryshim të Jozefina Topallit e cila do të drejtojë Dibrën në proçesin elektoral të 25 prillit. Bëhet fjalë për Sandra Xheleshin , të cilën deri në atë moment nuk e njihja . Bëra një kërkim të thjeshtë falë mundësive që ofron koha dhe më shfaqet një portret rinor , më një CV premtuese. Kërkoj më tutje dhe ndjek një intervistë të saj ku binte në sy inteligjenca e kultivuar, kthjelltësia e gjykimit dhe një çiltërsi që rrallë herë  e gjen në qarqet e politikës aktuale . Të them të vêrtetën ndjeva admirim të veçantë për atë vajzë, për shqipen e saj të kulluar, për vullnetin dhe këmbënguljen për të shërbyer në vendet e Ballkanit sa më pranë Shqipërisë. Dua të ndalem gjatë në të gjitha cilësitë që transmetoi ai komunikim i thjeshtë e ku pashë një model rinie që e ëndërron kthimiin në atdhe , përmirësimin e politikës pêrmes ofrimit të cilësisë dhe dialogut, transparencës.

Nuk është e lehtë tia ofrosh Dibrës dhe Shqipërisë  këto dhe për më tepêr përmes fushës së  politikës e cila shihet si bastion i disave , të fortësh , jo fort të ditur deryrimisht.

Ndjeva admirim për Sandrën , pothuaj në një moshë me tim bir, i cili e la Shqipërinë kur ishte 14 vjeç , bashkë me mua , duke marrë me vete zhgënjimet , pikpyetjet, dilemat që politika në vend që ti zgjidhë i nyjëzon akoma dhe më shumë.

Sandra Xheleshi , të cilën vazhdoj të mos e njoh , po i ofron politikës së Dibrës një ZË të pakundërshtueshëm që nuk çirret e shan, por që me peshën e dijes , forcën e dashurisë dhe guximin për të ndryshuar të keqen që ka hedhur rrënjë është risi e bukur e zgjedhjeve të radhës .

A nuk ishte kjo ëndrra e kahershme që vendit ti prijë dija dhe urtësia?!

Ndodh që në politikë suksesi të mos marrë votë , por kujdes , ky nuk është sukses , por mjerim .

Mjerim i varësisë njerëzore nga militantizmi i sëmurë apo urrejtjes pa arsye.

Teksa dëgjoja thirrjen e brishtë të Sandrës për ndryshim, thellësisht mendoj se kjo gjeneratë mundet ta bëjë rele  atë , Dibra ka çfarë mësojë nga Sandra, stili i saj i komunikimit ,shkollimi i saj në Perëndim, jeta dhe dinamika atje, rregulli, disiplina institucionale, dija e thelluar, dialogu dhe transparenca , ndarja e përgjegjësive.

Dibra nuk duhet të shpêrdorojë vullnetin e asaj çka kjo bijëz përfaqson ; rikthimin e arsyjes dhe  dijes në politikë .

Vazhdoj të mendoj se Jozefina Topalli po i bën një tjetër shërbim politikës duke e shndërruar atë në një akademi elitare ku dija prin .

A do të kuptohet nga të gjithë?! E vështirë ! Dija dhe e reja zakonisht përqafohet nga të diturit .

Dhe ndodh që në politikë suksesi të mos votohet , por kujdes ky nuk është sukses i politikës por mjerimi i saj.

Filed Under: ESSE Tagged With: i Jozefina Topallit, Marjana Bulku, Shkëlqimi i dytë

KUJTESA-Vdekja largon prej nesh nje shok e mik te vjeter, prof. dr. Liman Varoshin

April 7, 2021 by dgreca

Shkruan:JULIKA PRIFTI-New York/

Lajmin e hidhur mortor të  prof. dr. Liman Varoshit e mora vesh nga nje email nga Tirana. Njoftimet e vdekjeve të miqve e të afërmeve tanë në këtë kohë të covid-19  vijnë me frekuenca marramendëse. Miqtë e babait nuk do t’i takoj më kur të vizitoj Tiranën, Prof.dr. Elmaz Eltarin, Prof,Dr. Skender Durresin, Prof. Dr.Robert Andonin. Dhe lista e miqve te mi te shuar tani ka shokun tim, Prof. Dr. Liman Varoshin. Nga botimi i  ATSH , me 19 mars, 2021 lexova shkrimin e  Ministrja e Arsimit , Sportit dhe Rinise, Evis Kushi e shprehjen e ngushëllimeve  per ndarjen nga jeta te ish-rektorit te Universitetit “Alexander Xhuvani’ ne Elbasan, prof . Liman Varoshi. “Me Liman Varoshin u njoha që në muajin e pare të fakultetit megjithëse studionim në degë të ndryshme. Në vitet 1978- 1983, vitet e studimeve tona në Fakultetin Filologjik të Tiranes, numri i studenteve ishte zvogëluar shumë. Dega e Gjuhëve të huaja ishte ajo që përbënte bazën e fakultetit tonë. Në degët Histori- Gjeografi e Gjuhë- Letërsi Shqipe kursi perbehej vetem nga një klasë. Me Limanin nuk u njohën në fillim të shtatorit, në Çermë të Lushnjes, ku i gjithe fakulteti ynë kryenim muajin e punës prodhuese.  Atij nuk i ishte plotësuar dëshira për të vazhduar studimet e larta për matematikë, lënda që i pëlqente më shumë e ku kishte zotësi të njohura.  Atë vit Elbasanit nuk iu dha asnjë e drejtë studimi në degën e matematikës. Kapriçioja e fatit e çoroditi Liman e nuk dinte çfarë drejtimi të merrte. Kur kishte plotësuar  kërkesën për vazhdimin e studimeve të larta, në dy preferencat e para, shënoi matematikë. Tani i duhej ta harronte dashurinë për matematikën e te zgjidhte një fushë tjeter… Me mik mundi të siguronte degën e historisë. I pelqente vetëm fakti se do të jetonte e do të studionte në Tiranë, por dega nuk i ngjallte asnjë emocion. I dukej se ajo ishte shumë larg shkencës së tij të dashur, matematikës.Për çudi, historia iu duk edhe  më e vështirë se matematika me të cilën ishte marrë me qejf qysh në femininë e tij. Ai filloi te dyshonte në zgjedhjen e tij dhe arritjen e rezultave të larta me të cilat ishte mësuar. Dyshimet iu fashiten  pas provime të para. Limani iu fut studimeve me këmbëngulje e me qëllim të qartë. Ai do të merrte nota të larta edhe pse dega nuk i pëlqente. Ndoshta resultatet e mira ndikuan në zgjimin e një dashurie të re, dashurisë për historinë e gjeografinë e vendit e të botës. Meqë kurset e degës Gjuhë-Letersi dhe Histori- Gjeografi kishin një numër të vogël studentesh, që nuk arrinte as 50 shumë leksione të së njëjtës lëndë, i kishim në të njëjtën orë e në të njëjtën sallë të fakultetit. Na vinte mirë kur kurset bashkohen e ambientet e mëdha të Filologjikut nuk dukeshin aq boshe e pa jetë sikurse ndodhte kur ishim vetëm me studentet e kursit tonë. Kështu me Limanin takoheshim rregullisht. Shpesh kalonim sëbashku dhe kohën e pushimit midis leksioneve. Kjo më shumë nga fakti sepse ai ishte shok dhome me Tomorr Plangaricën,  shokun e kursit tonë. Ne bisedonim lirshëm, tregonim shakara ose bënim shaka me njeri tjetrin, pa na mbetur qejfi edhe kur ato ishin “pa kripë”. Limani ishte njeri i qetë, nga ata që quhen të butë, pra ishte e lehtë të miqësoheshe me të e të kaloje kohën në shkallët e hyrjes në fakultet apo në derën e hekurt të oborrit ku rreshtoheshim për të blerë diçka tek karroca e gegës.Me mbarimin e fakultetit jeta na ndau. Unë punova  disa muaj mësuese në fshatin  Ndroq, ca muaj të tjerë në Tiranë e pastaj u  fillova të punoj si redaktore në Institutin e Folklorit e pas tij  në Institutin e Monumenteve të Kultures. Limani punoi mësues në një fshat të Mirditës e më pas në Elbasan. Pas disa vitesh ai fillon punën në Universitetin e Elbasanit. Deri ketu nuk ishim shumë larg. Me tren apo me makinë Elbasani ishte afër.  Rrugët tona u ndanë shumë nga ana distancore në vitit 1990, kur unë u  largova nga Shqipëria e humba çdo lidhje me shoqërinë e vjetër.Një ditë, disa vite më parë, lexova se prof. Liman Varoshit kishte ardhur për një vizitë pune në Nju Jork. Në gazetën “Dielli” lexova shkrimin e tij. Kësaj here distance ishte e shkurtër, por komunikimi nuk u arrit në kohë e ai u kthye në atdhe më parë se sa gjeta informacionin e tij.Në verën e vitit 2018, Limani me erdhi ndërmend gjatë një bisedimi me  Sofiana Pogën, shoqen e mire të gjimnazit. Ajo diskutonte me pasion për figura të ndryshme shqiptare që ende nuk kishin marrë vendin e merituar në librat e historisë shqiptare. Sofiana donte të gjente një dokument për Lef Nosin për një ngjarje të treguar nga gjyshi i saj, shok e bashkëpunëtor i Nocit. Mu kujtua Limani e pas ca përpjekjesh të vogla arrita të gjej numrin e tij të celularit. Nuk kisha biseduar me Limanin prej 35 vitesh. Si flitet me një njeri që  nuk e ke parë e nuk ke folur për një kohë kaq të gjatë? Si do të flasë ai me një person që nuk ka tituj akademik apo post shtetëror?  Ai vetë kishte tituj (prof. dr.)  e poste të rëndësishme ( zëvendësrektor  2000 – 2008 dhe  rektor i Universitetit të Elbasanit 2008-2016).  A do ta kish ndryshuar karakterin e tij koha, titujt dhe pozititat e larta? Ai më mbante mend e foli me mua lirshëm e çilter si dikur në fakultet. Limani kishte mbetur  njeriu që kisha njohur vite më parë; inteligjent, fjalëpakë, dhe i gatshëm për të ndihmuar.Ne vajtëm në Elbasan ta takonim në një pasdite të këndshme të muajit gusht. Ai erdhi me të shoqen, Elen. Unë megjithëse takohesha për herë të parë me të e pas shumë vitesh me Limanin u ndjeva mirë. Perendimi i diellit veror, freskia e restorantit brenda kalase , bisedat e këndshme e  interesante i bënë orët të kalonin pa u  kuptuar. Biseda rridhte si ujët e Shkumbinit,  lirshëm e me bollëk,  ndoshta edhe pse historia ishte fortesa e Sofianës ashtu siç ishte edhe e prof. Limanit. Nga studimet në universitet  unë kujtoheja vetëm emrin e  Lef Nosin. Po Sofiana e Linami nuk pushonin së foluri për aktivitetin e tij. U ndjeva pak keq qe nuk e njihja aktivitetin e kësaj figure të shquar për shokët e mi.  Rasti na u dha që të dilnim në fotografi përpara bustit të tij Lef Nosit e kështu emri i tij u skalit në mendjen time.Darka në Kalanë e Elbasanit,  shëtitja në qytet, biseda e këndshme kanë mbetur në kujtesën time si një nga netët më të bukura në vizitën në atdhe.Me Limanin filluam ta mbanim kontaktin me email. Në raste festash nuk mungonim ti dergonim njeri- tjetrit urime të ngrohta. Më 7 mars 2021 unë i dërgova një email për t’i uruar Ditën e Mësuesit, e për çudi  nuk mora përgjigje. Veç për asnjë moment nuk mendova se ishte sëmurë. Mendova se ishte i zënë me përgatitje leksionesh apo librash të rinj.Liman Varoshi do të rrojë mes  publikimeve të vepra të tij  si: “Europizmi si Histori Mendimi”, “Lufta e Ftohtë në Evropen e Lindjes”, ” Dukuri dhe personalite në Albanologji  (me bashkautor Mustafa Kadzadej). Do të rrojë në historinë e krijimit të logos së Universitet të Elbasanit ( ku ai ishte ideator dhe kontribues). Po më shume se kudo Liman Varoshi  do të mbetet në mendjet e zemrat e studentëve, profesorëve dhe gjithë atyre njerëzve që kanë pasur mundësi ta njohin e të punojnë me të.Liman Varoshi me punën e me arritjet e tij shkencore e kërkimore në veprat e ndryshme që na la trashëgim do të mbetet si shembull i një shkencëtari të  palodhur e të suksesshëm në fushën e historisë. Me personalitetin e tij human do të mbetet një shembull i vyer për tu ndjekur nga brezi i ri, 

Filed Under: ESSE Tagged With: Julika Prifti, Prof.dr. Liman Varoshi

RRËFIMI I TRISHTË I VDEKJES SË INXHINIERIT NGA COVID 19!

April 4, 2021 by dgreca

Ruzhdi Morina, inxhinier i diplomuar i teknologjisë, studime pesëvjeçare!/

Nga Idriz MORINA*/

U bë një javë vëlla i dashur, nga kur kuptuam se jeta jote ishte në rrezik…

Më thirre herët në mëngjes, ora 6.30, të dilja në ndihmë të sillnim në Prishtinë, nga Gjilani ku ishe tashmë dy ditë i shtrirë, që gjendjen tënde e konsideronin stabile…mjekët pa t’i lëshuar sytë, përveç kur kjo u kërkohej miqësisht dhe jo si detyrim profesional e njerëzor.

Në këtë spital pash një trishtim të madh, një mjek kujdestar për dy reparte, për infektiven dhe pulmologjinë.

Aty e pashë se mjekët i kishin braktisur pacientët, në duar të familjarëve dhe të Zotit, janë (të paktën gjatë vikendeve).

Fraksiparina, tu dha vetëm të dielën, edhe pse në spital u shtrove me gati trefishim të ngjizjes së gjakut, dhe vetëm pasi reaguam pse nuk iu dha ai ilaç, t’hollues gjaku.

E diela kishte nisur jo mirë. Pasdite të kishte filluar përkeqësimi, oksigjeni të kishte rënë, por askush, asnjë mjek nuk kishte reaguar.

Vonë në mbrëmje filluam përpjekjet për të dërguar në Prishtinë.

Pas disa diskutimeve edhe një mjek kërkoi që të mbeteshe deri në mëngjes në Gjilan, për ta vëzhguar gjendjen… (por, realisht askush se përcillte)…

Herët në mëngjes në ora 5.00, tekniku që kishte ardhur për analiza gjaku, nuk arriti ta merrte me gjilpërën që kishte… shkoi dhe solli një tjetër, tha se gjaku t’ishte trashur.

Në ora 6.30 fiks, më thirre të dilja në ndihmë duke të sjellur në Prishtinë…

Kurrë nuk do ta harroj atë moment, kur në vend se të shtrinim në klinikë për trajtim më të mirë anticovid, u desh me urgjencë të këshillohesha me specialisten e pranimit në infektiv, me njoftimin shokues se oksigjeni të kishte rënë edhe 45, e se tani e kishe 52…

Specialistja u stresua, jo se e dinte se kush ishe e të njihte, por u trondit se para duarve të saj mund të ishe një viktimë më shumë…

“Ju lutem mos ma sillni këtu, s’kam çfarë t’i bëjë, do të më vdes këtu”, tha dëshpërueshëm me një zë shumë njerëzor, sikur ne të tre të kishte kohë, që njiheshim, e jo që as ne dhe as ajo nuk na dinte emrat!

Në dëshpërim e i tmerruar, e pyeta se ku pra duhet ta dërgojmë…?

“Dërgone drejt në Intensive, MIQ, kati 4 mbi emergjencë”!

Telefonin e mbaja hapur, dhe i kërkova ta sillnin para emergjencës, dhe nga aty drejt Intensives. Ishte e vetmja shpresë për ne…

Kërkesa tjetër gati shokuese e teknikut që po kryente bartjen, ishte, “siguroje një oksigjen mobil, sa më parë, nuk kemi oksigjen mjaftueshëm, dhe me atë që kemi është e pamundur ta fusim në Intensive, nuk është mobil!”

Me vrap e pa frymë arrita tek Emergjenca, e siguruam bocën mobile, e morëm bashkë me teknikun sapo mbërriti…

Çdo sekondë ishte i madhë, isha pa frymë, edhe më pa shpresë u ndjeva, kur e pashë vëllain, u trondita, gjendja e rënduar… me aq sa kisha dijeni nga mjekësia, e thirra oh Vëlla, Aga Di! zgjohu mbërrite në Prishtinë…! mori frymë me gulçim, thuajse në të qarë ma konfirmoi, duke ngritur kokën, e lëvizur edhe krahun e majtë pak, ndërsa ishte i vendosur në anën e djathtë, ashtu si e pate pozicionin në spital… oksigjeni (saturimi) ishte 52, derisa e ndërruam bocën ra pak, e zbritëm, dhe e nisëm, me të shpejtë, vazhdoja ta thërrisja, që të mos e humbiste vetëdijen, e po aq edhe nga dhimbja dhe dëshpërimi, o vëlla mos më lë, oh vëlla im, vëlla…

arritëm në Intensive, mua më kërkonin të largohesha, vazhdova ta përcillja nga më larg,

sapo ia vendosën zorrën e oksigjenit në maskë, shpërtheu oksigjeni duke u hequr zorra nga muri, sapo e vendosi aty, iu largua nga goja, dhe sapo ia vendosi në gojë u largua nga muri sërish… më shpërthyen emocionet, i bëra thirrje, o ndërroni zorrët (si një ish mjeshtër pajisjesh me presion, e kuptova se ato nuk janë në rregull, sepse përsëritja nuk ishte aksidentale, ishin zorrë pa kualitet, kjo ishte e tmerrshme)… unë po dal, vetëm ndërroni… dikush tha “kjo ndodhë”, tash është në dorën tonë! Por, për mua ishte tmerruese; kjo më goditi, ndjeva sikur po ndodhte vrasja e shpresës… me lotë në sy, i thyer me zor… më lejuan të mos largohesha krejt… pas pak erdhi gruaja ime Violeta, me mantel pune, e lejuan të futej, veshi rrobat mbrojtëse…”

S’kisha ku të merrja asnjë informacion, çdo sekondë ishte minutë, çdo minutë po më bëhej orë e …. javë!

Ma në fund doli, më dha pak shpresë Violeta, oksigjeni iu rrit në 80, tensioni 165 me 109! Dolëm, të siguronim plazmën, tashmë unë i kisha analizat e mia serrologjike, ato treguan se dikur e kisha kaluar gripin, antitrupat i kisha 4.18 (sipas vlerave tjera referente 41.8).

Donim që gruaja t’ia jepte plazmën e gjakut, nivelin e antitrupave e kishte më të lartë, mbi 13 apo mbi 130, por kjo nuk iu lejua nga transfuzioni…

Ora 13.52 min, e mbarova dhënien e gjakut.

I luta, që sa ma parë ta përcillnin për intensive…

e njoftova nënën, që priste me trazim, nuk dinte asgjë për përkeqësimin e gjendjes, as për situatën e re kritike…

Iu ula pranë, pasi i kisha njoftuar më parë thuaja të gjithë se gjendja jote Aga Di, ishte kritike,… i vetëdijshëm se gjërat po shkonin për së keqi, dhe mund të pritej edhe më fatalja…

S’mund të përmbahesha më, kisha kërkuar edhe rrugës një vend të shkrehesha në vaj… Nëna e tronditur (87 vjeçare), shpërtheu në dhembje, Ah, Ruzhdi, djali im më paska vdekur… jo nënë gjallë është, por shumë keq,… jo s’po më kallxon se paska vdek… Jo, nënë është në shok-dhomë (sepse se kuptonte seriozitetin e situatës vetëm duke i thënë në intensive).

Ahhh birë, më paske lënë! Zot ndihmoje djalin tim, lehtësoja dhimbjet, shpëtoje!

Shkova, gjeta një mik, kardiolog, dhe më ndihmoi indirekt që gjaku im të pranohej nga transfuzioni e t’i jepej plazma e gjakut.

Ishte rreth orës 16.30… e takova një specializant në intensive, me të cilin tashmë kishim kontakte, të vënë nga mbesa Fitorja..

Po ashtu Durimi, takoi një teknik…

na thanë se posa të dilnin mjekët mund të hynim ta vizitonim, po prisnim me shumë vullnet, pasi na thanë se oksigjeni me Cpap, i ishte përmirësuar, në mbi 90 e deri në 100…

Ia shpërndamë njoftimin shumicës së familjes, si shenjë përmirësimi e shprese, gruas tuaj, Selvisë, nënës e me radhë…

Ora 17.00, isha ende duke pritur, po vazhdoja komunikimin me miqtë Dr.Ilirin e Dr.Bekimin. Nuk kishte vend për shumë shpresa, … Bekimi më kërkoi t’i siguronim dy barna… janë dëshmuar shumë efikase, njërin duhej ta kishte intensivja, më tha, e porositëm menjëherë ta kërkonin…

Ora 17.30, pas pak në vend të pritjes së ankthshme për vizitë, më thirrën për njoftim… gjendja e juaj vëlla tashmë ishte kritike, mezi ju kishin kthyer në jetë, isha unë fatkeqi që duhej të pranoja lajmin e tillë për ty, që vetëm mirë doja të dëgjoja, veç kobet kurrë, kurrë s’mund t’i pranoja.

Kjo më dërmoi u shkreha në vaj, në dhembjen pa shpresë… dhe sërish unë duhej të jepja lajmin e keq, pas atij të shpresës… se t’i vëlla mund të na lije shpejt, sepse u treguam të pafuqishëm të të shpëtonim…

Isha në ankth, sepse mjeku më tha, mos u largo… nuk mund t’i jepej më asnjë ilaç tjetër pas atyre për mbajtje në jetë, jo pa e marrë veten, e për këtë pak shpresa kishin mbetë!

Vazhdonte të binin telefonat, tmerri im vazhdonte me ankthin e pritjes, me lotët rrëke për rrjedhën tragjike të fatit tonë…

Ora 18.00, më thërrasin dy mjekë, … i afrohem ende me shpresë se mos gjërat ndryshuan për mirë…

E filloi mjeku më i pjekur në moshë me tregimin e situatës së parë… e dëgjoja ende me shpresë se ti vëlla ende jeton, nuk je dorëzuar… por, në fund ma dha lajmin kobëtar, … nuk arritëm ta mbanim në jetë pas sulmit të dytë!

Këtu morën fund shpresat, jeta jote im vëlla ishte prerë… thyerja ime s’kishte të ndalur, veç shpirtit të këputur, vajit në zë duhej ta jepja lajmin e zi, të zisë sonë familjare, se t’i vëlla na la, duke u bashkuar me babanë në udhëtimin drejt qiellit dhe botës së amshueshme!

  • Redaksia e Gazetes”Dielli” ne SHBA i percjell ngushellimet me te sinqerta kolegut Idriz Morina per humbjen e vellait te tij te dashur! I pushofte shpirti ne Paqe Ruzhdi Morines!

Filed Under: ESSE Tagged With: Idriz Morina, Inxhinieri, qe humbi jeten nga COVID, Ruzhdi Morina

“Urime për 4 Prillin, datën e vërtetë të anëtarësimit të RSH në NATO” !

April 4, 2021 by dgreca

Nga Gjeneral * Piro AHMETAJ/

Të dashur bashkëAtdhetarë 🇦🇱 #WeAreNATO/

Para së gjithash,  dëshiroj të uroj përzemërsisht Gëzuar 12 vjetorin e anëtarësimit të RSH 🇦🇱 në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO)!

Së dyti, për të tejkaluar 1 Prillin, e njohur si dita burokratike “e gënjeshtrave”, si datë e VËRTETË e anëtarësimit zyrtar të RSH në NATO, është “legjitimuar” 4 Prilli, datë e cila si bekim, përkon edhe me themelimin e Aleancës (4 Prill 1949) ! 

Mbi këtë logjikë, prej 12 vitesh, 4 Prilli është celebruar si data e Anëtarësimit zyrtar, çka konfirmohet edhe nga arkivat zyrtare, ato të medias, portaleve, statuseve, etj! 

Kështu, përtej protagonizmit cinik të “Gjinove,  sekserëve dhe rambo-kamikazëve të pushteteve” që “si gravata ..” u janë dhuruar poste zyrtare,  ani që s’kanë bërë asnje ditë punë, por si “për 1 Prillin” bejnë statuse me vetë-lëvdata paranojake si dhe shkruajnë libra me përralla për fëmijët e kopshteve ose “ufot” = besoj edhe më fort se data 4 Prill i jep vlerë shtesë kësaj ngjarje kombëtare! 

Së treti, pa mëdyshje anëtarësimi në NATO mbetet histori suksesi, krenarie dhe përkushtimi Kombëtar ! 

Më 4  Prill, 12 vjet më parë Kombi ynë realizoi një ëndërr shekullore: “i`u bashkuan Aleancës më të fuqishme ushtarake të njerëzimit por edhe familjes së vlerave perëndimore. 

Prandaj sa më shumë vite kalojnë, aq më madhështore meriton të skalitet në memorien e nderimit të kombit, si një arritje me peshë gjeo-politike për Kombin dhe mbarë-Shqiptarët ! 

Së katerti do të ishte shumë e padrejtë të mos i njihet merita ish-Presidentit, ish- Kryeministrit Dr. SALI BERISHA, i cili me vizion shtetari dhe me përkushtim shëmbullor projektoi, udhëhoqi dhe finalizoi këtë aspiratë kombëtare duke nënvizuar që, për 20 vjet (1993-2013), kjo arritje u realizua me konsensus të gjerë politik dhe mbështetje mbarëpopullore!

Respekt ndaj një gjenerate ekspertësh elitarë (diplomatë, ushtarakë dhe civilë), që u shkolluam, u rritëm, kontribuam me gjithshka sa mundem dhe i`a dolëm për të transformuar sistemin: “konceptin e sigurisë kombëtare, strukturat, kulturën e planifikimit dhe bashkëpunimit me NATO-n”.

Në ketë datë, përulemi ndaj kapiten Feti VOGLI, dëshmorit të parë atdheut në NATO si dhe shprehim mirënjohjen për sakrificat e rreth 10 mijë ushtarakëve që kanë kontribuar dhe vijojnë në krah të NATO-s, në Bosnjë, Gjeorgji, Irak, Afganistan, Kosovë, Mali, Estoni, etj. 

Në planin personal, mbetem përjetësisht i privilegjuar që mu dha mundesia për të kontribuar modestisht gjatë procesit 15 vjeçar (1999 – 2013), si dhe që 12 vjet më parë mu besua drejtimi i një ekipi negiociatorësh mëndjehapur, që i dhamë frymë dhe shpirt: “realizimit të detyrimeve të anëtarësimit në NATO (2009), si dhe nënshkrimin e 10-ra marrëveshjeve teknike, duke e lartësuar flamurin kombëtar ndër 5 vendet model të Aleancës  (shtator 2013)”!.

Së pesti, për fat të keq, mbas 2014, përqasja e Tiranës, sistemi i sigurisë, mbrojtja e interesave kombetare, zgjedhjet dhe standartet e demokracisë funksionale kanë bërë hapa “të frikshëm” mbrapa, duke e kërcënuar seriozisht “karrigen me meritë” të RSH në tavolinën e NATO-s! 

Përballja me tërmetet  dhe Covid–19, ulja drastike e buxhetit, arroganca bollshevike, korrupsioni, shpërdorimi i burimeve të mbrojtjes, ri-konfirmojnë domosdoshmërinë kritike që ka: “Depolitizimi, trasformimi i strukturave, modernizimi kapaciteteve; përmirësimi rrënjësor i bashkëpunimit mes strukturave shtetërore, në interes të sigurisë së jetës, shëndetit, pronës dhe mirëqenies së qytetarëve; rikthimin e besimit në vlerat euro-atlantike; mbrojtjen e interesave kombëtare; përmbushjen e detyrimeve & rikthimin e dinjitit të RSH në NATO”!

Edhe një mesazh përmbyllës për politikën: “përkushtimi, sakrificat sublime, përgjegjshmëria e spikatur dhe përulësia fisnike e diplomateve, ushtarakëve, policisë, inteligjencës, mjekëve, infermierëve, personelit të emergjencave civile, etj, meritojnë të trajtohen me dinjitet”.

Data 4 Prill përkon (si bekim) me 72 vjetorin e NATO-s, prandaj i`u përcjellim urime të ngrohta qytetarëve dhe kolegëve të 30 vendeve të Aleancës.

Gëzuar 12 vjetorin e anëtarësimit në NATO ! Zoti e bekoftë Kombin dhe mbarëShqiptarët.

#WeAreNATO, 

Gjeneral ® Piro AHMETAJ, Ekpert i Lartë për

Sigurinë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut,

Ish- Këshilltar i Sigurisë Kombëtare-PD, 

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSH, 

Zv/SHSHPFA & Përfaqësues i RSH në SHAPE/NATO.

Filed Under: ESSE Tagged With: 4 Prilli, Anetaresimi I Shqipërisë ne NATO, General Piro Andoni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 210
  • 211
  • 212
  • 213
  • 214
  • …
  • 606
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT