• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E VËRTETA DHE SI POEZI SJELL PAQE DHE DREJTËSI

October 25, 2019 by dgreca

–Përmbledhja “Shiu i fytyrës time” i Visar Zhiti vlerësohet me çmim në Panairin e Librit në Beograd/

Në Panairin e Librit në Beograd, ndër më të mëdhenjtë në Europë, i cili vazhdon të jetë i hapur, u bë dhe përurimi i librit me poezi të poetit dhe shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, i porsa dalë në gjuhën serbe, “Kisha mog lica” (“Shiu i fytyrës time”) si dhe takimi i autorit me lexuesin, gazetare dhe shkrimtarë serbë e të huaj në këtë panair,  organizuar nga shtëpia botuese “Alma”.

Poezia e Visar Zhiti është jashtzakonshme, – tha në çelje të diskutimit  presidenti i “Alma”-s, Dr. Gjore Otasheviç, – e sjellë po kështu dhe në përkthimin mjeshtëror të Smajl Smakës.

Visar Zhiti shkruan ashtu siç jeton, – tha ndër të tjera drejtuesi i kolanës së botimeve “Shkrimtarë nga Europa”, akademik Milutin Gjuriçkoviç, redaktor dhe autori i parathënies së përmbledhje “Shiu i fytyrës time”. Pastaj ai foli për vlerat e poezisë së Zhitit, e përkthyer në shumë gjuhë si dhe për vlerat e jetës së Visarit, ish i burgosur politik, deputet dhe ministër kulture, etj.

Në takim u lexua dhe fjala e studiuesit, kritkut dhe poetit nga Kosova, Prof. Agim Vinca, e cili e shikonte poezinë e Zhiti si dëshminë e një ecjeje të një uni kolektiv.

Pasi u recituan poezi nga libri, madje dhe nga ato me temë për Kosovën, Visar Zhiti, i ftuar nga Tirana posaçërisht për këtë veprimtari, pasi falenderoi, për botimin dinjitoz të librit të tij dhe organizatorët e takimit, tha se vinte për herë të parë në Beograd, erdhi “me druajtje, me kërshëri dhe gëzimin e shkrimtarit për raste të tilla. Kufiri me ju ka qenë i ndaluar, – vazhdoi Zhiti, – gjatë diktaturës, marrëdhëniet në shekuj kanë tipike ballkanike, me drama, – dhe kujtoi se –  ne në burgun e dikurshëm kishim të dënuar që ishin arratisur në Jugosllavinë e dikurshme dhe, sipas një marrëveshje të fshehtë, ata i kthenin, ku i dënonin rëndë… Tani kam ardhur unë me poezi, gjej një metropol culture dhe ky takim është dhe metaforë e bukur, bashkohen poezi nga Tirana, me përkthyes nga Kosova dhe botues nga Beogradi, të shikojmë së bashku përpara,” – përfundoi fjalën e tij Zhiti për të cilën u duartrokit dhe u vlerësua.

Shoqata e poetëve dhe përkthyesve nga Mali i Zi i dha Visar Zhitit në këtë takim çmimin e saj të vaçantë për librin në serbisht “Shiu i fytyrës time”.

                Takimi, ku kishte dhe kamera të televizonit beograda, u mbyll me një koktejl miqësor.

                Më pas dhe një shëtitje në rrugën historike “Shkodra”, që vendasit e quajnë “Skadarlije”, plot me turistë dhe rini dhe hare mbrëmjesore. Edhe libri i Visarit me një poezi për këtë rrugë hapet, ku kishte shëtitur dhe i biri i tij dhe poezia shoqërohet me një skicë nga piktori shqiptar Gjergj Kola.

                Poezia na bashkon më mirë se shumëçka, ajo është culture, dashuri, por dhe e dëshmi e së vërtetës dhe drejtësi. 

                                   Sipas “Lajmëtari i së mirës”

DITARI I ZHITIT, ORUELLIAN DHE KAFKIAN

(Parathenia e librit “Shiu i fytyrës time”)

Nga Dr.Milutin Gjuriçkoviç           

“Forcë e madhe është te njeriu,              

që di  të hesht  edhe kur ka të drejtë”                                   

  Lev Tolstoj

Si rrallëkush nga poetët bashkëkohorë shqiptar me arsye, natytisht ka përjetuar reputacion të tillë ndërkombëtar  , siç është rasti me Visar Zhitin , poetin , prozatorin e njohur, shkrimtarin, eseistin,përkthyesin, dhe me disidentin politik, i cili krejtësisht i pafajshëm është dënuar dhe është burgosur nëpër kazamatët dhjetë vite të  plota. Pas daljes nga burgu, ai  ka pasur përkrahjen e shumë intelektualëve, të shkrimtarëve e të personaliteteve publike. nga e gjithë bota, filluar që nga Umberto Eco, Sebastiano Grasso, Kevin HIgins, Robert  Elsi, madje edhe nga Filip Davidi ynë.                                                      Opusi i tij letrar është shumështresor dhe në aspektin  zhanror i  llojllojshëm .Pothuaj me sukses të njejtë shprehet dhe dëshmohet  në poezi, tregim, roman, ese, publicistikë dhe në përkthim. Është përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe është fitues i një sërë çmimesh në vendin e vet dhe botën e jashtme.

Para nesh  është përzgjedhja komplekse e poezisë se Visar Zhitit që nga përmbledhja e parë deri tek libri i fundit poetik, që dëshmon në masë të mjaftueshme harkun  zhvillimor poetik .metamorfozat krijimtare, ndikimet, gërsheti-met lirike  dhe mëvetësinë , autenticitetin e shprehjes.                                                                                               Këto poezi, në fakt në mënyrën më të mirë tregojnë sesi jeta dhe poezia gërshetohen reciprokisht dhe identifikohen, pa kurrfarë mistifikimesh  apo mbindërtimi artistik . Ç’është e vërteta , poeti shkruan ashtu siç jeton dhe si ndjen, respektivisht ashtu siç e përjeton botën  e brendshme (psikologjike, etike) dhe të jashtme (fizike, historike), me të cilën ka shumë mosmarrëveshje, paqartësi dhe sfida.

Që në shikimim të parë mund të hetohet se poezitë kanë varg të lirë, metrikë të thyer dhe dozë të caktuar narracioni , e cila e ndërlidhur me  liriken, epiken dhe dramatiken të gjithë përmbledhjes i jep vulë të veçantë dhe rëndësi e kuptim  artistik . Duke udhëtuar nëpër botë dhe duke takuar e njohur njerëz  të rinjë, vise dhe vende, Zhiti e shkruan një ditar të një lloji të veçantë të kujtimeve dhe të shtegtimeve, në të cilin ka  edhe  “llum të hidhur të përvojes”, siç do të thoshte Danilo Kishi ,e që në radhë të parë ka të bëjë me burgosjen  dhe izolimin krijues të tij. Disa poezi  madje kanë  atmosferë orveliane dhe kafkiane në sensin  e simbolizimit  të çuditshme dhe të shprehjes se absurdit të  kësaj bote.     

Poezitë e tij nuk janë vetëm kryengritëse e plot revoltë dhe pezm  të pakënaqësisë  aq sa janë plotë dashuri , njerëzillëk  dhe falje («Aq afër e të ndarë ” ). Ai, para se gjithash është njeri ,e tek pas kësaj poet . Krijues me shpirt etik  dhe me motiv mëmëdhetar , i cili di të falë dhe i cili nuk urren askënd. Këtë e dëshmon edhe titulli i poezisë “Ju dua Ju  të gjithëve” . Ai është kozmopolit , njeridashës i theksuar  dhe vrojtues , analist  dhe komentues, i cili urtësisht e stoikisht i përballon të gjitha padrejtësitë dhe krajatat të cilat e kanë goditur në jetë.

Duke e përjetuar tërë helmin e jetës,  padrejtësitë e ndry- shme, ndërskambëcat, shantazhimet  e të keqijat, poeti nuk ua kthen njësoj, veçse me gjerësinë , me spontanitetin e natyrshëm  dhe me urtësi  dëshiron që të gjitha këto t i tejkalojë  dhe mos tua lë harresës. Në këtë sens poezitë e tij janë gjurma të papërseritshme dhe dëshmi m,gjegjësisht vrragë shpirtërore  dhe kujntime të dhimbshme  të cilat edhe nuk harrohen aq shpejt.

Nuk është e tepërt të thuhet se disa poezi  kanë në një- farë dore, kuptim testamentar, respektivisht amaneti  se të gjitha mund të falen  por jo edhe të harrohen.

Më bëhet se poetika e Zhitit, filosofia jetësore dhe fenomenologjia e krijimtarisë është në përputhne adekuate me qëndrimin e njohur të Rajner Marije Rilkes, i cili atëbotë kishte thënë:

«Кush flet për fitoren ?

Të rezistosh është e tëra”

Pra nuk është e vështirirë  ta zbulosh dhe ta njohesh  jetën e poetit dhe punën e tij ,raportin e tij njerëzor dhe kozmopolit  ndaj të gjithë njerëzve  dhe  vendeve  të cilat i përmend dhe të cilat e preokupojnë fantazinë , kërshërinë dhe vëmendjen e tij.  Në këtë kontekst  kanë lindur poezitë antologjike,  të cilat ia ka kushtuar djalit të tij, me rastin e qëndrimit  në Beogradit, në Rrugën “Shkodra”

Në saje të përkthimit të frymëzuar e të suksesshëm të Smajl Smakajt , kemi rastin që më plotësisht  ta kundrojmë , në mënyrë kritike ta vlerësojmë dhe estetikisht  ta njohim poezinë e poetiken e Visar Zhitit, e cila për shumëçka është e jashtëzakonshme , e veçantë , e vetëvetishme, dhe jetësisht e fuqishme 

     Beograd  25 qershor 2019.

Përktheu nga origjinali Smajl Smaka

Filed Under: ESSE Tagged With: Visar Zhiti-“Shiu i fytyrës time"-Cmim ne Beograd

EULOGY

October 22, 2019 by dgreca

  • I lost my best friend on this Earth, I have gained an angel in heaven…./

By Sophia Shkreli/

I would like to start by thanking Dom Pjetri, Dom Gazmendi and Deacon Mark and all of you who have gathered here today in honor of my grandfather. 

To some of you who may not know me my name is Sophia I’m Marash’s granddaughter. 

To most of you who know my grandfather, you probably know him to be a very kind, hard working, and generous person. He was a great story teller and jokester, always making people laugh. 

To those of us who are close to him know there is so much more to him, just by looking at how he lived his life. 

My grandfather was a very happy, grateful man. He was devoted to his family that

he thanked God, everyday for. He was a simple man who worked hard so he can provide for his family and help those in need.  He was very loving, and hospitable to all. He made everyone feel special in his presence.

 His favorite thing in the world was his family. There is no where in the world that he would rather be than spending time with his wife, children and grandchildren. I am sure everyone would agree with me that they always felt joy in his presence too. 

My grandfather worked most of his life, so a lot of people know him to be a physically, strong man. But he was so strong in many ways. He was very strong mentally; very focused and wise, and he was strong spiritually. 

If I were to say one thing I admire the most about my grandfather it would be his faith and devotion to Mary. He lived a life with many struggles and carried many crosses. But when his faith was tested the most he Put all his trust in Jesus. Even on his death bed he grasped onto the rosary, with his heart open to the promises of Jesus. 

Although I’m saddened today because Tata you will be very missed by me and many. I am grateful for the time we had with you. 

Just like you taught me, I trust in God too, and know you are in paradise bc you are a pure, gentle soul who has lived his life righteously. I know you are greeted by Jesus at the gates of heaven and your son awaits you with open arms. 

I am honored to having known you and having the honor to call you grandfather. You have touched our lives in beautiful ways, and taught us what it means to be a good person in the world. Although I lost my best friend on this Earth, I have gained an angel in heaven. We all love you and will miss you always.

Filed Under: ESSE Tagged With: Sophia Shkreli-Eulogy-Marash Mrnacaj

Kanë thanë per Pader Gjergj Fishten:

October 15, 2019 by dgreca

Zgjodhi dhe përgatiti për botim Anton Çefa/

Eqrem Çabej :“Fishta qe një bir i  vërtetë i polemit të tij dhe bash nga kjo rrenjosje te trualli i vet ay u bë . . . poeti kombëtar i Shqipërisë. Veçse ç’i fali vendi poetit, ky ia përligji në trajtë të fisnikësuar të artit. Sepse vepra e tij u bë pasqyra besnike, fytyra e kthjelltë e gjith vërtetësisë etnike, trimërisë së ashpër, burrërisë luftarake, krenarisë raciale që ka mundur të ruajë gjer sot jeta shqiptare. Tërheqës si njeri, original e i madh si shkrimtar . . . Lahuta është dhiata e shtrenjtë e poetit lënë trashëgim nipnis s’kohve t’vona ene për të lè”.

Lasgush Poradeci :

“Vajta t’a shoh rishtas në 1937, në Shkodër . . .Në librin tim të falur i kisha shkruar pjesën e njëqindtë nga ç’desha: “Njeriu i Zotit, meditans dhe militans, Burrit shqiptar përfaqësonjës, më të madhit epik të shekullit”.

Martin Camaj :

“Me Fishtën nxen fill zhvillimi i gjuhës së shkrueme shqipe tue u nisë drejtpërdrejtë nga bazat e të folmes popullore. Përvoja e trashëgimi i Fishtës po në këtë drejtim asht gur themeluer i gjuhës letrare shqipe pa përjashtim rrymash, tue përfshi edhe ata shkrimtarë, njofsa dhe shijuesa të thellë të letërsisë moderne prendimore . . .”

Kristaq Cipo :

“At Gjegji ka qenë për ne, deri ditën që mbylli sytë, Patriarku i letrave shqiptare e Poeti më i madh i vendit tonë. Vorri i ti do të jetë për ne, e gjatë kavaljeteve, një faltore e vogël evarije për Shqiptarët e vërtetë.”

Luigj Gurakuqi :

“ . . . Po, mbas gjurmës s’ate . . . si n’luftë mizore na leu hylli i Shqipnisë qi Knjazit tuten i a shtini at herë, kështu Hylli i Zanës Arbnore leu me Lahutë.”

Pashko Gjeçi :

“Poeti Kombtar . . .At Fishta asht e duhet të mbesë poet i forcës, i njaj force primordiale e kaotike . . . nji rrymë e furishme energjije, gadi nji dihatje titani asht poezia e At Fishtës. . . . Gjergj Fishta ka dhanë kontributin e vet të fuqishëm për të përforcue ndërgjegjën kombëtare e për të pasunue vizarin tonë të madh shpirtnuer: gjuhën.”

Ali Klisura :

Fishta zotnon pushtetin  krijues të poezis, ket dhuratë qiellore, në nji mënyrë të çuditëshme edhe si esencë përtrijse e artit të tij të zgjedhun asht nji atdhedashtëni e flakët shejte.

Arshi Pipa:

Fishta nuk asht At Gjergji, por asht goja e popullit, zemra e popullit qi rrahë në fjalën e tij.  Unë jam i mendjes se Fishta ishte në origjinë nji poet lirik, por të nji lirismi të fuqishëm, kryengritës jo lotues melankolik, por burrnuer, ushqye me langun me të cilin ushqehen lisat e pishat mes shkambijvet, nji lirizëm luftarak porsi ay i Pindarit a ma mirë ay i Tirteut.”

Skënder Buçpapaj:

“Fishta është poeti më i kompletuar i poezisë shqipe.”

Kolec Çefa

“Fishta ashtë krijesa shumëkulturore ma e talentuara, ma e fuqishmja, ma patriotikja e ma prodhimtarja e letrave shqipe. Asht personalitet i veçantë e i shumanëshëm, unik, e akoma i papërsritshëm, që ka lanë gjurmë të mençura e të thella në shumë fusha të dijes e të kulturës shqiptare.”

Filip Fishta

“Nuk kam dyshim t’a cilësoj At Fishten – pa dashtë të baj smadhime retorike – si njerin ma besnik të shprehjes së ndiesive shejte dhe bujare të Kombit tanë, në nji gjuhë të pakund krahasim, sa me meritue të quhet ma i madhi Poet kombtar qi njohu bota shqiptare deri më sot.” 

Sejfulla Malishova:

“ . . .mendes së fuqishme të Fishtës Shqipnia i do dijtë poezitë ma të mira epike, lirike, dramatike.”

Mitrush Kuteli: 

“Fishta zë kryet e vendit në poezinë shqipe.”

Kristo Maloki:

“Gjergj Fishta ka hy një herë e përgjithmonë në panteonin e Kombit shqiptar. . . si rapsod i naltë i Maleve t’ona, si personalitet publik, si tribun i popullit dhe si pishëtar kulturor.”

Ernest Koliqi “Fishta heshti, por kangët  e tija do të tingëllojnë të gjalla deri sa  të flitet shqip nën kupë të qiellit.”

Lefter L. Dilo:

“Shqipëria e luftëtarëve qan me gjithë zemër e me pikllim Ushtarin e pendës, Poetin e vet  kombëtar . . . Mësuesin e të gjithë Shqiptarëvet . . . Mbretin e Poetëve shqiptarë.”

Mustafa Kruja:

“Zija qi i paska ra Shqiptaris me dekën e ma të madhit Këndues të virtyteve të saja më preku thellësisht.”

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa-Per Fishten-Kane Thene

PAPA GJON PALI II

October 15, 2019 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

PORTRETI  I  TIJ  REFLEKTOI  GJITHKUND  DRITEN !/

Tue fillue që në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut e deri në ate moderne, ku çdo çast diskutohej kenja ose moskenja e tansisë sonë toksore si Shtet, roli i Vatikanit ka kenë gjithmonë vendimtar për fatin tonë. Unë nuk kam në mend me ba përsëritjen e atyne fakteve historike në lidhje me këte që thashë, as përsëritjen e atyne ngjarjeve ku diskutohej se kujt i përket Korça apo Gjinokastra, Kosova apo Çamëria, Hoti apo Gruda, Himara apo Vorio Epiri, por do të cilësoj se rishikimi dhe rivlersimi i të gjitha momenteve kyçe për fatin e Shqiptarve dhe i Tokës së Tyne që thirret Shqipni, asht i lidhun për Eshtnat e Klerit Katolik Shqiptar, gjithmonë besnik ndaj Papës dhe Vatikanit që në ekzistencën e Katoliçizmit në Shekullin e Parë të Epokës së Re. Kjo besniki e Klerit dhe e ndjekësve të Besimit Katolik në Shqipni asht vlersue dhe vlersohet nga të gjithë Papët e Kishës Katolike. Merita historike i përket Alpeve sëpse, Ata e kanë pague ma shtrenjtë se kushdo qendresën tue fjetë me armë në nënkrejsën shekullore të cungës apo të gurit palatuem, gja që e dëshmon gjaku i derdhun rrëkajë ndër ato vise.

Në Vatikan Kardinali Vojtila vjen Papë mbas 445 vjetësh të kenjes italian. Ardhja Tij me 16 Tetor 1978 si Papë në Vatikan nga Polonia kur endè zgjedha komuniste asht mbi Popullin Polak dhe, që në vitin 1980 Ai tha se, karrshi tokave të lame me gjak Shqiptarësh në Jugun e Italisë n’Otranto, ku u bane betejat e famëshme kundër pushtuesve turq, “asht prap sot një popull i vogël që po vuen shumë nga diktatura tjetër, asht Populli Shqiptar, për të cilin unë lutem përditë.”

Ardhja Papë e Gjon Palit II ka dy shpjegime me shumë vlerë për me u kuptue sësa i Madh qendron Portreti i Tij në Historinë Botnore: Ai vjen nga një vend ku vazhdon me kenë komunizmi stalinjan në pushtet dhe, asht një Kardinal Vojtila që e ka provue até mbi shpatullat e Tija. Ai vjen në Selinë Botnore të Katoliçizmit Dymijvjeçar në Romë kur komunizmit totalitar “Ai i zbuloi anën shpirtnore të Njeriut”, Ky dhe vetëm Ky asht misteri i Madhështisë së Tij, sëpse askush para Tij nuk ka mujtë me kuptue anën shpirtnore të Njeriut në sistemin totalitar e, me i zhbërthye prangat e tiranisë komuniste barbare me tri fjalë të vetme:

“NON ABBIATE PAURA !”, “MOS KENI FRIKË !” sëpse, Ai njeh parimin filozofik të historisë: “Kur një Popullit i ikë frika, shpejt Atij i vjen LIRIA !” dhe, mbas takimit me Regan në Qershor 1987, Vojtila shpartallon komunizmin ateist me Kristjanizëm… pra, pa gjakderdhje dhe vetem me paqë, por jo me paqë nën kamxhik dhe kallashnikov…

Kujtoni për një moment takimet dhe bisedat me Regan dhe Gorbaçov. Asnjë takim nuk asht ba në bazat e rraketave, bunkeret, nëndetëset apo zonat e fluturimeve kozmike, por në dhomën e pritjes së Papës Gjon Pali II, në një tavolinë kuadrate, të lëmutë, të bardhë, të pastër dhe të shndritëshme siç ishte Ai vetë, ku, mbështetëshin vetëm katër duer…që porsa lidheshin Burrnisht njena me tjetrën: “Nënshkruenin marrveshje paqe e dashnije të pakufi për mbarë Njerzimin!”Ky ishte Papa Polak Karol Vojtila që ndryshoi Historinë!

Ky ishte Ai Burrë “që lutej çdo ditë për Popullin Shqiptar dhe për të Shqiptarët e të gjitha Besimeve…” Ky ishte Ai Burrë që do të thente akujt shekullor të Adriatikut dhe do të shpartallonte Perdën e Hekurt gjysëm shekullore të komunizmit, acari siberian i së cilës na kishte izolue nga krejt Bota Europjane Përparimtare!”…. Ky ishte Polaku Vojtila, që kur Bashkimi Sovjetik kërcënoi Poloninë për këto lëvizje demokratike atje, Ky deklaroi: “Nëse një ushtar sovjetik do të shkelin kufinin polak, unë do të çveshëm si Papë dhe do të shkoj me luftue për Lirinë e Atdheut tem!”

Ai dinte me çmue Lirinë dhe Pavarësinë e Popujve të gjithë Botës e, jo, pa qellim tha në Kathedralën e Shkodres së dhunueme: “Historia endè nuk e ka njohë atë që ka ngja në Shqipni. Pra, të dashtun Shqiptarë, drama e juej duhet me i interesue gjithë kontinentit Europjan! Asht e domosdoshme që Europa mos të harrojë!”…

Asnjëherë fjalët e Vojtilës nuk do të quhen kujtesë, as në historinë e Shqipnisë dhe as në ate të Europës, por asht një vërejtje e randë që Papa i bani Europës, dhe Historisë së saj: “Historia endè nuk e ka njohtë ate që ka ngja në Shqipni..” Por, nuk mjaftohet me kaq, mbasi Ai e di se Europa kjoftë edhe pjesërisht nuk asht aq e paditun për çka asht ba tek na, prandej, fati i Shqipnisë nuk duhet të mbesin në dorën e “një pjesës” së Europës, po “drama e juej duhet me i interesue gjithë kontinentit Europjan!”, pra “duhet”, asht detyrë, asht kusht e jo mundësi, që mundet ose jo, po, prap ma e percaktueme “Asht domosdoshmeni që Europa mos të harrojë!”…

***

E, çka mos të harrojë? Të mos harrojë të tashmen por, as të shkumen, sëpse, këtu, asht fjala pikërisht për vendin që mbrojti Ate Europë nga invazioni turk, po, që Ajo, shtihet se “ka harrue”.., ose ma mirë me thanë se ban sikur e ka harrue…

Ja, pra, kjo asht “domosdoshmenia” e Shqipnisë së Lirë dhe Demokratike!

E në darkë asht po, Ai, Papa Gjon Pali II, që përballë Mikut të Vet Gjergj Kastriotit Skenderbeut, në sofren bujare e mikpritëse Shqiptare, me 25 Prill 1993 në Tiranë, tha:

●”Shqipni qëndro në naltësinë e kësaj Beteje të Madhe!”…

“Në vendin tuej të vishkulluem mashumëse asnjë vend tjetër nga përsekutimi asht e thjeshtë me gjetë gjurmët e Katakombëve të lashta Kristjane dhe t’arenave ku, dëshmitarët e Krishtit hidheshin me dhunë për me ushqye bishat. Këtu kje një luftë e ashpër kundër Fesë, simbas një vije dogmatike të një programi shoqnor dhe politik, i mbështetun nga ideologjia komuniste. Dukej sikur mjeti ma i domosdoshëm për me realizue e trumbetue “Parajsën në tokë” kje tue i mohue njeriut atë forcë që e lidhë me Krishtin, forcë kjo rreptësisht e dënueme si një “dobësi e pandershme për njeriun”.

Në të vërtetë kjo forcë e pame jo me atë sy ishte ma shumë dishka shqetësuese për ata, ashtu si e treguen faktët. Përsoni njerëzor në të vërtetë me energjinë që vjen nga Feja nuk lejon lehtësisht të hidhët në anonimatin kolektiv.

Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit. Asht e vërtetë se edhe në Përandorinë Romake janë ba përndjekje të ashpra ndaj të Krishtenëve, por atëherë ishte fjala për Shtet i cili në emën të një Feje, asaj pagane, luftonte ata që mbështetshin Ungjillin e Krishtit.

Kurse këtu, Shteti asht përpjekë me shue çdo shprehje fetare në emën të një ateizmi radikal, të mbështetun në një sistem universal dhe përgjithësues.

E gjithë kjo ndodhte në një kohë kur askush nuk mund të ndërhynte për me mbrojtë dinjitetin e njerëzve që u ishte mohue gjithshka, tue i çveshë deri nga ma “njerëzorja”, liria e tyne. Drama e Juej Shqiptarë të dashtun zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Europian dhe asht  e domosdoshme që Europa mos t’Ju harrojë.

Dhe në fakt ky duhët të jetë pikësynimi sot, me këthye shpejt fletën tue mos harrue atë që ka ekzistue, për me shikue përpara. Pikëpamje kjo, që në një prizem vështrimi asht e drejtë e, madje, e domosdoshme, por me një kusht, që me mbetë gjithmonë në kujtesën tonë ajo që ngjau në të kaluemen…

Në emnin tand Popull Shqiptar, po i drejtohëm këtu Komunitetëve Ndërkombëtare që ta këthejnë vëmendjen e tyne vëpruese ndaj kërkesave të zhvillimit tand të përgjithshëm. ●Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”

***

Europa pra, duhet ta dijë o sot, ose kurr: Pikrisht, kur Shqipnia edhe i perket Asaj…

●Vetëm kështu, mund të mëkambët Paqa në këte zonë të Ballkanit, të përgjakun nga konfliktet vllavrasëse të ulta e të pakuptim…”

Mendoj se, Bashkimi Europjan sot i kujton mirë Fjalët e Papës Gjon Pali i II..!

                Melbourne, 15 Tetor 2019.

Filed Under: ESSE Tagged With: Fritz Radovani-Papa Gjon Pali II

DIOGJENI

October 6, 2019 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Natyrë e qetë, njeriu gjithmonë i gënjyer, kurrë nuk e njeh të vërtetën. Kjo e bën atë cinik në shprehje që kërkon ta tregojë duke u veshur ndryshe, fare thjesht, pa kostumin e radhës, por me një mantel të hedhur krahëve dhe një shkop për t’u mbështetur. Nga veshja ndryshe dalloheshin cinikët në botën antike. Manteli ishte aludim për Sokratin dhe mënyrën e veshjes së tij, ndërsa shkopi ishte simbol i Alkaeut, Alkidit apo Herakliut, birit të Zotit ose Zeusit. Manteli dhe shkopi u bënë aq domethënës në kohën e lashtë sa ata që dinin të shkruanin mendonin se duke u veshur keq, mund të bëheshin filozofë.
Historia e cinizmit fillon me Antistenin, rreth vitit 400 pes. Debatet ai i zhvillonte në Athinë në gjimnazin Cynosarges – Qeni i bardhë – quhej sheshi. Kështu, fjala cinik – qen, filloi të përdorej si fyerje për pasuesit e tij. Antisteni ishte bashkëkohës i Platonit dhe nxënës i Sokratit. Por pikëpamjet e tij filozofike ishin më komplekse sesa thjeshtimi i mëvonshëm që pësoi shprehja cinizëm.
Sipas Diogjenit, ai (Antisteni) shkruante mbi gjuhën, dialogun dhe letërsinë duke i vënë ato mbi etikën apo politikën. Ndjekësit e filozofisë së tij predikonin një jetë të varfër:
“Kam mjaft për të ngrënë derisa uria ime të shuhet, mund të qëndroj pa ujë derisa etja të marrë fund. Ç’nevojë kam për një këmishë më të ngrohtë kur kam muret e zhveshura të shtëpisë sime?”
Diogjeni (412–323 pes), mbizotëron historinë e cinizmit – si filozofi – si asnjë figurë tjetër. Ai fillimisht shkoi në Athinë, duke ikur nga qyteti i lindjes, Synope, pasi babai i tij, hyri në telashe për falsifikim monedhash. Kjo akuzë e ndoqi edhe Diogjenin; shprehja “mbrojtës i monedhës” u bë proverbiale kur kundërshtoheshin vlerat e tij. Tradita thotë se Diogjeni u bë dishepulli i Antistenit, por nuk dihet në se dy filozofët u takuan ndonjëherë.
Diogjeni megjithatë ndoqi mësimet e Antistenit dhe mënyrën askete të jetesës. Asket vjen nga greqishtja askein – ushtroj, por edhe për të treguar njeriun që “s’ka”.
Ekzistojnë shumë anekdota për asketizmin ekstrem të Diogjenit; ai hoqi dorë nga çdo pasuri që kishte dhe flinte në një qyp në anë të rrugës, mishin e hante të gjallë, ndërsa ditën predikonte duke kritikuar “njerëzit e këqinj që i binden epshit ashtu si shërbëtorët u binden zotërve të tyre”. Megjithëse është e pamundur të tregohet se cilat nga këto histori janë të vërteta, ato ilustrojnë karakterin e njeriut filozof përherë cinik, që linte të kuptohej se interesat filozofike qëndrojnë mbi politikën dhe ndryshojnë në varësi të kohës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi-Diogjeni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 257
  • 258
  • 259
  • 260
  • 261
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT