• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

U PREHËSH NË PAQE E PËRJETËSI MIKU IM AGIM KARAGJOZI

April 7, 2018 by dgreca

1 asllanNga Asllan BUSHATI/

Më 5 Prillë 2018 i dhamë lamtumirën e fundit në Long Island të NY, njerit nga pjesëmarrësit e Luftës Dytë Botrore(LDB) , ndoshta i fundit  nga komunitetit shqiptaro-amerikan, Agim Karagjozi.  Ai që në moshe te re mori pushkën në krah dhe doli në mal për të luftuar kundër pushtuesit i radhitur në forcat e Ballit Kombëtar.Askush nuk e dinte aso kohe (përfshi edhe të ndjerin Agim Karagjozin), se si do të rridhnin ngjarjet e pas luftës në Shqipëri dhe se kush do të vinte në pushtet. Por  ai si shumë të tjerë, e shihte Mithat Frashërin si njeriun më elitar të kohës , më të besueshmin, por  edhe si  birin e Abdyl Frashërit , shtyllës  kryesore të Lidhjes së Prizrenit. Me mbarimin e luftës, si pasojë e instalimit të regjimit komunist në Shqipëri, u detyru të braktiste atdheun duke emigruar në Itali e më pas në  Turqi ku në  këtë të fundit u diploma si inxhinjer në kolegjin amerikan. Në 1956 arrin në SHBA ku punoi në profesion për një kohë të gjatë duke manifestuar aftësi  organizuese e drejtuese  e  duke i shërbyer familjes e komunitetit me devotshmëri e përkushtim. Kjo i dha Agim Karagjozit,(pas  asaj të pjesëmarësit në LDB),  “medaljen” e dytë në sytë e bashkatdhetarëve, atë të  organizatorit e  profesionist  të zot  në punë ,që ndihmonte  e mbështeste familjet shqiptare për kapërximin e vështirësive të emigrimit. Dhe që nga 1960 i përkushtohet Vatrës  duke e bërë atë pjesë të zemrës, shpirtit dhe jetës së tij.

Unë pata rastin ta takoj për herë të pare të ndjerin Agim Karagjozi në vitin 1995, kur u bë  rivarimi i eshtrave të Faik Konicës në Tiranë. Ai ishte Kryetari  i Vatrës, kurse unë drejtuesi i ceremonialit shtetror  të pritjes dhe rivarrimit. Që në këtë takim, pashë tek ai, atdhetarin e flakët por dhe të përvëluar nga dashuria për vendlindjen. Fliste me shumë respekt  për Zotin Sali Berisha (aso kohe President i Shqipërisë) dhe për ish Ministrin e Kulturës Teodor Laco. Fliste me shumë mallë për cdo gjë në Shqipëri, por mbi të gjitha  thoshte  se shembja e diktaturës së komunizmit me në krye diktatorin  E.Hoxha, është fitorja më e madhe e të gjitha kohrave për vendin tonë.

Gjatë atij evendimenti,  pata rastin ta takoj e të bisedoj me të disa herë sa në takimin e fundit më tha: “ Ju falenderoj shumë për ndihmesën që na dhatë  dhe se prej këtij moment  ju konsiderojmë  anëtar nderi i Vatrës”. I thashë nuk kam bërë asgjë më shumë se sa detyrën ,por njëkohësisht ndjehem krenar për pranimin anëtar nderi në Vatër. Kur unë emigrova në SHBA (më 11 prillë 1998),  kontaktova ne të dhe mbetëm shumë miq deri në momentin që u nda nga kjo jetë.  Gjatë kësaj  periudhe njëzet vjecare në Vatër,  në cdo gjë kam patur e ndjerë përkrahen e mbështetjen e tij të pa kufishme si anëtar i theshtë, si anëtar i Këshillit Drejtues, si  Kryetar i Kuvendit të 2013-ës dhe si Nënkryetar.

Pasi u largu nga drejtimi i Vatrës (për arsye moshe), e kam vizituar shumë herë në shtëpinë e tij së bashku me drejtuesit e Vatrës : Dr. Gjon Bucaj, Agim Rexhaj, Zef Balaj, Zef Pernocaj, Marjan Cubi, Dalip Greca etj. Në cdo rast na  priste krah hapur e me shumë mallë dhe  ingranohej menjëherë në bisedë për cdo gjë që bëhej në Vatër. E lexonte gazetën “Dielli” rresht për rresht dhe gjithnjë jepte mendime për temat madhore. Me Dr.Gjon Bucaj diskutonte deri në detaje ceshtje të organizimit e drejtimit të Vatrës dhe ishte shumë i kënaqur me zgjerimin e Vatrës me anëtarësinë e re. Agim Rexhës i thoshte (nga respekti)  ke kaq kohë që nuk ke ardhur dhe më merr në ne telefon, ditë për dite bjeri telefonit. Zef Balës i tha një ditë:” Zef më ke pas mërzitur shumë me kundërshtimet në mbledhje sa një herë u bërë gati të nxirrja jashë. Do të kisha bërë shumë gabim se ti Zef e do Vatrën dhe ke dhënë  shumë për të. Prandaj të kërkoj shumë të falur.Kështu bënte shaka e romuze me Zef Përnocën e Marjan Cubin dhe një ditë u bë merak se pse nuk kishte ardhur me ne Dalip Greca. I thashë se Dalipi të bën shumë të fala,por ishte në gjendjë gripale prandaj nuk ka ardhur  duke menduar se mund t’ju a ngjishte edhe Ju.Po pse nuk thua  hapur më tha se Dalipit se i paska rënë flama. Kurse mua më tha se ato shkrimet e tua i lexoj me shumë ëndje dhe më për mendi një shkrim për Benjamin Gilman dhe një për  hyrjen e trenit serb pa leje në Kosovë.

Kujtimet janë të shumta  e të pa harruara për ish Kryetarin e Nderit të Vatrës, të ndjerin Agim Karagjozi . Në ndonjë  raste tjetër , do tju këthehemi  atyre se janë edhe pjesë e historisë së Vatrës . Por në  këtë shkrim të lamtumirës për të, dëshiroj të vecoj se ai me punën e kontributin tij i dha shpirtë Vatrës. Ne brezin vijues  na  mësoi  si ta  duam, forcojme e zgjerojme Vatrën tonë të dashur. Ajo ishte dhe mbeti një gjë e  e shenjë dhe e shtrenjtë  për Agim Karagjozin. Ne  tashmë na bie  barra ta ruajme, mbrojme e forcojme Vatrës si pasuri të madhe kombëtare dhe si amanet që nga Noli e Konica e deri tek Agim Karagjozi.

E nderuar qoftë puna, kujtimi dhe veprimtaria shumë vjecare atdhetare e Agim Karagjozit. I lehtë i qoftë dheu mbi arkivol. U prehësh në paqe e përjetësi  miku im i pa harruar.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: agim karagjozi, asllan Bushati, u prehesh ne Pake

Ne kujtim te Ing. Agim Karagjozi

April 5, 2018 by dgreca

Nga Ing. Viktor Daragjati/
Ishte vjeti 1974. Deshti fati qe te punojshem ne New York po ne te njaten mdermmarrje ingjenierie me te ndjerin Agim. Si ma i ri e jo i shkolluem ne gjuhen shqipe, kerkova ndime prej Agimit per me e redaktue nji artikull qe ishem tue pregatite per botim ne gazeten Dielli.
Ishem i trazuem me Diellin dhe posaçerisht me editorin e asaj kohe, Qerim Panariti. Ne at Kohe Dielli kishte botue disa artikuj te shkruem prej “turistavet” shqiptare mbasi ketheheshin prej vizitave ne Shqipni. Kuptohet se per me marre vize me vizitue Shqipnine e Enverit duhej te ishe filokomunist dhe jo vetem ne nivel ideologjik, por edhe me perkrahje financiare. Me dertonte shum qe Dielli i Nolit e Konices po bahej vegel e propagandes rrenimçare komuniste, e cila kishte per qellim me paraqite nji imazh te zbukuruem te nji shteti qe e konsideronte perparimin si nji rrezik per diktaturen e Enverit.
Artikulli qe ju pergjegjete “turistave” u botue ne faqen e pare te Gazetes “Dielli”, me titullin ironik “1944-1974 Tridhet Vjet Perparimi”. Kjo kje piknisia e diskutimeve qe pata fatin me shendrrue me te ndjemin Agim Karagjozi.
Ing. Agimi Karagjozi ishte jashtëzakonisht i pervujtun, i sinqerte, i rrespektueshem. Ai kishte bindjen se Vatra ishte shtylla ma e forte e emigracjonit shqiptar ne Amerike e si domos te emigracionit post komunist. Agimi ishte i merzitun me ngadalsine qe Pengonte Vatren per te mberrijte ne perfundimin se sistemi komunist ishte i damshem per atdheun tone. Drejtusat e Vatres nuk u perputheshin me mendimet e antarsise qe ne at kohe perfshinte edhe antare te grupevet politike antikomuniste.
Problemi nuk ishte fort i lehte. Ndryshime te ndryshme ne frymen ideologjike te mergates politike antikomuniste krijoishin ndasina te medha qe mund te rrezikoishin unitetin e Vatres. Por ne tjetren ane Vatra, qe kishte per detyre morale dhe si trashigimi historike per me e çue zanin ne dobi te popullit te vujtun shqiptar, nuk mund te rrinte ne heshtje.
Agimi me befasoj kur me tha se per kte mungese te pa pranueshem ishte gati edhe me dhan dorhjekje prej Vatres. Pra tue ndigjue Agimin dhe tue kuptue dilemen ne te cillen kishte ra mu duk se veprimi ma frutdhanes ishte per Agimin me ia paraqit kryesise se Vatres kritikat e tija pozitive para se me marr vendim. Agimi besonte se, si Federate PanShiptare, Vatra ishte organizata ma e prshtateshme per rolin bashkues te shqiptareve te lire ne Amerike. Kta do ta prandojshi fjalen e vjeter “si mbas vendit bahet kuvend” tue perkrah nevojen me meprojt vaxhdueshmenine e Vatres si organizate kombetare por apolitike. Pra idenat qellimisht partijake nuk do te kishin vend ne Vatren. Por ne tjetren ane Vatra do ti delte zot interesave te popullit shqiptar tue vu ne dukje neperkambjen e te drejtavet njerzore, kulturore, fetare dhe ekonomike.
Tue njofte mire karakterin e Agimit e di se nuk do t’i pelqenin lavdrimet, prandej i kerkoj falje memories se tij, por e verteta duhet te dihet. Agimi jo vetem qe vazhdoi me qene antari i Vatres, por ai e siguroi vazhdushmenine e saj me perkushtim te pashoq, tue marre pergjegjesine e Kryesise.
Pra, me urtesi, pervujteni e respekt te kushtetutes historike, me solidaritet, e bashkpunim dhe perkrahje vullnetare, Agimi dijti te forcoje themelin e Vatres mbi parimet qe e bajne Vatren organizaten shqiptare ma te vjeter dhe ma te respektueme ne bote.
Dr, Gjon Buçaj pat fatin me trashigue dhe me vazhdue punen e te ndjemit Ing. Agim Karagjozi per ma se 7 vjet, tue mundsue edhe krijmin e degave te reja (Washington DC) dhe rihapjen e degëve te vjetra (Michigan, New York, Florida, Connecticut ).
Uroj qe administratat e ardheshem, tue marre shembull veprimtarine e Ing. Agim Karagjozit, te vazhdojne ndershmenisht dhe me te njatin sinqeritet e pervujteni rrugen qe Eterit e Vatres na kane lane amanet.
Familjes Karagjozi ja paraqes ngushtellimet ma te sinqerta per humbjen e Agimi, njeriut te tynevte dashtun, por duhet te jene kryenalte per shembullin te shkelqyeshem qe Ing. Agim Karagjozi po len trashigim antarve te Vatres dhe mbare botes shqiptare.

Filed Under: ESSE Tagged With: Ing. Viktor Daragjati, ne kujtim, te Agim Karagjozi

Meditim në hipnozë

April 4, 2018 by dgreca

2-Alfons-Grishaj1-250x300

Nga Alfons Grishaj/Elefantët dhe delfinët mendojnë se, njerëzit janë të bukur. Siç duket, dimensioni i trurit ndihmon kuriozitetin në këtë përcaktim. Delfinët kanë qenë gjithnjë të palëkundur në zgjedhjen e tyre, kurse elefantët jo, sepse u manipuluan prej njeriut. Rreth 1500 vjet para Krishtit, ata filluan të përdoren si makina ushtarake (Gjithashtu , koka e elefantit në një trup njeriu njihet si një nga Zotat Indian,  quhet Ganesh). Asokohe vetëm njëherë u përdorën për paqe, rreth 475-500 vjet para Krishtit, nga Princi Siddartha Guatama  (më vonë  i quajtur Buddha) i Republikës Shakya, i cili përdori elefantët për presion ndaj kundërshtarit për të ndaluar luftën që të mos kish më gjakderdhje.

Perandori Çandragupta, kishte në përbërjen e tij ushtarake rreth 21 mijë elefantë. Persët dhe Indianët i përdorën në luftëra kundër Aleksandrit të Madh. Hanibali, pat formacion elefantësh kundër Romës, biles dhe Pirroja ynë i rreshtoi  në luftë kundër Romakëve. Luftëtarët e asaj kohe dëshironin të ishin elefantë  dhe me fuqinë e tyre ta shkatërronin armikun. Prej asaj kohe deri më sot, bota ka evoluar, por psikologjia është e  njëjtë.

Një ditë, i mbylla sytë dhe nisa të meditoja për njeriun e shndërruar në elefant dhe anasjelltas. Me këtë test, doja të dija se si sillet njeriu-elefant dhe a ndryshon sjellja e elefantit kthyer në njeri, i cili tashmë është i pamanipulueshëm nga njeriu… Ky ishte dhe thelbi i këtij “udhëtimi” që më dha më tepër se një përgjigje.

Po ç’ndodhi? Njeriu i kthyer në elefant shikonte njeriun si krijesën më të shëmtuar mbi dhe, biles shfrynte me një neveri të pashoqe. Elefanti-njeri, e shikonte  njeriun-elefant me trup të madh, të fuqishëm, duke ecur ngadalë si damë balloje, me noçkën e madhe, shërbyesen ideale të trupit gjigand që e bënte edhe më të adhurueshëm. Por, mendonte ashtu njeriu që u kthye në Elefant. Ai filloi të ulërinte dhe të shtypte çdo gjë të gjallë që nuk i bindej. Mbasi shtroi gjithë kafshërinë, u vuri taksa edhe mizave e pilivesave që bënin dashuri në ajër. Pastaj  iu rikthye “njeriut”: “Nuk e kuptoj  kush të ka krijuar ty, një send  kaq i vogël, i  shëmtuar… me dy këmbë të vogla thupre, nuk ke as krahë për të fluturuar, as sqep për të nxjerrë dhe shqyer sy, as dhëmbë të  mprehtë për t’u mbrojtur… atëherë pse duhet të jetosh?” Elefanti-njeri,  ngriti duart në qiell: “Kur isha unë si ti, Perëndi e bukur më dukeshe dhe kisha dëshirë të të mbaja në shpinë pafund; tani që ti je elefant kërkon të më shtypësh me peshën e fjalëve. Nuk do më lëndoje më shumë me peshën e putrës tënde mbi trupin tim, se me fjalët që më the.” Njeriu-elefant skërmiti dhëmbët dhe u çua në dy këmbë duke vënë putrën mbi trupin e elefantit-njeri. Me një forcë mizore e shtypi duke i shuar etjen ëndrrës shekullore të paqes mes krijesave. Pastaj u rrotullua, gjest që linte të kuptoje se qe gëzuar për vendimin që kish marrë. Me krenari fodulle shprehej se, qeniet inferiore si njeriu, nuk e meritonin të bënin pjesë në bashkësinë e forcës supreme, se ekzistenca e tyre ishte rastësore dhe e panevojshme, prandaj dhe nuk kishin kurrëfarë të drejte të shijonin frytet e natyrës. Këtë vendim ua komunikoi gjithë egërsirave, luanëve, tigrave, ujqërve, çakajve, çitave etj…

Në mbledhjen finale ai u shpreh gjithë neveri: “Thonë  se,  dikur  dhe  unë  paskam qenë njeri, në të vërtetë isha, por e urreja veten aq  shumë… sa  mundësia  e parë që m’u dha, u bëra si ju. Tani jam kënaqur! Më parë, gjuha juaj më dukej tmerr, tani jo vetëm e kuptoj, por dua ta flas deri në fund të jetës, sepse është gjuha e ekzistencës superiore që e flasin qëniet më të privilegjuara të rruzullit!”. Egërsirat u lëpinë dhe përshëndetën me ulurimë njëzëri. Ulurima në kor ishte  aq e tmerrshme dhe e fuqishme sa krijoi uragan tingujsh që fshiu nga faqja e dheut gurë e pemë, bashkë me to dhe  korin e  kuorumit.

Ngadalë, pa e ndjerë fare, nga  meditimi u zhvendosa në një gjendje hipnoze.   Një fëmijë me sy të mëdhenj blu u shfaq përballë meje. Mbolli ca lule molle, borzilok, livando, viollca, trëndafila të bardhë e lulekuqe. Aureola mbuloi dhenë. Natyra po rilindte. Bashkë me të dhe shpresa e epokës  së artë.

Filed Under: ESSE Tagged With: alfons Grishaj, Meditim në hipnozë

Njeriu dhe e vërteta

April 4, 2018 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Besimi është gjëja kryesore. Pa të njeriu nuk ka dëshirë e interes për asgjë. Besimi është frymë që vë trupin në lëvizje. Edhe ai që nuk beson në Zot, beson në diçka tjetër a tek vetja. Eshtë kjo arsyeja që njeriu nuk ka një të vërtetë apo gjithmonë është në kërkim të saj. Kur e vërteta është e qartë, e pakundërshtueshme, është e pamundur për njerëzit të përçahen, të ndahen a krijojnë parti e fraksione. Prandaj sot nuk kemi ajnshtainistë, galileolistë apo kolomboistë, sepse e vërteta e zbulimeve të tyre është e pranueshme, e qartë; por kemi marksistë, leninistë, stalinistë e çdo ‘istë’ tjetër, pasi e vërteta prej tyre mbytet, e drejta mohohet, liria shtypet.

Nëse natyra u përket të gjithëve, aq më shumë mbinatyra, e pakufishmja është pronë e tyre. Max Mūller thoshte se ajo që sot quhet Fe, në kohë të lashta quhej Ligj, Lidhje, Besë, fjalë e dhënë midis njeriut dhe perëndive. Një interpretim vjen nga Ciceroni, që e lidh fenë me “relego”, rilexim, lexim me vemendje për ta kuptuar thellësisht. Besimi, feja ishte diçka e brendshme e njeriut, ishte, kuptimi, fryma e tij. Më pas studiues në kohët tona, si Joseph Campbell, do të favorizonin po latinishten “ligare” e “ri- ligare” që solli “religion”, rilidhje midis Njeriut dhe Zotit.

Çfarë ishte është, qoftë politikan, i shtypur ose njeri i thjeshtë. Paranoja është imagjinatë, jo haluçinacion, e lindur nga persekutimi, që mund të quhet edhe fillimi i gjithçkaje, nga koha e Big Bangut të shkencës, apo e Fillesës së Zotit. Nuk ka njeri normal të mos ketë brenda vetes një lloj ndjenje faji, dhe nuk ka njeri që nuk ndjehet i përndjekur, qoftë edhe nga vetja.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Njeriu dhe e vërteta

IKJA E ING.AGIM KARAGJOZI- HUMBJE E MADHE PËR PATRIOTIZMËN SHQIPTARE

April 3, 2018 by dgreca

1 Mal BerishaNga Mal BERISHA/

Ndërron jetë ish – Kryetari i “VATRËS” (1992-2010) dhe Presidenti i Saj i përhershëm i Nderit, Ingj. Agim Karagjozi.Kur VATRA humb një burrë si Agim Karagjozi, i tërë Kombi Shqipëtar ka pësuar të njetën gjë.
Ai ishte njeriu që jetoi bashkë me ngjarjet më të mëdha të historisë tonë, i rreshtuar gjithmonë dhe përherë në frontin e të mirës së Kombit Shqipëtar, i frymëzuar nga idalet demokratike – perëndimore.
Ai ishte pasardhës i denjë i Konicës dhe Nolit. Patriotizma e vërtetë shqiptare humbi një emër të madh, një aktivist të shquar, një atdhetashës të paepur, modelin e urtësisë dhe mençurisë shqiptare, një antikomunist të betuar, njeriun që për dekada punoi dhe luftoi për kthimin e mardhënjeve normale midis Shqipërisë dhe SHBA – së dhe forcimin e tyre në vitet e post-diktaturës.
Nëse do të rrjeshtoja njerëzit e shquar të kombit tonë me të cilët kam patur nderin të njihem në tëra rrugët e jetës, një ndër të parët që do ta shënoja do të ishte Presidenti, tanimë i ndjerë i VATRËS, ingj. Agim Kargjozi.
Askush nuk jeton përgjithmonë, por lum ai që ikën nga kjo jetë dhe len një emër të nderuar si ky burrë.
U prehtë në Paqë!

(Kujtim i paharruar: Foto me Presidentin Agim Karagjozi, me të birin Zydiun, familjen time dhe Vatranët, me datën 6 Janar 2018, në Selinë e VATRËS në New York)

Filed Under: ESSE Tagged With: Humbje e madhe, Ikja e Agim Karagjozit, Mal Berisha

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 288
  • 289
  • 290
  • 291
  • 292
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT