Happy Birthday Joseph DioGuardi
In memoriam, GËZIM TEKI LIBOHOVA
Kur shkruaj kështu, mos e merrni stisje timen. Përkundrazi. Është një e vërtetë e paluajtshme, sa, kur thonë, nuk e lëviz as topi. E la me gojë.- tha i biri, Tekiu dhe nusja e Tekiut, Merita,- që të më varrosni në Lushnje. Dhe, ngaqë amanetin nuk e tretë dheu, Tekiu, u nis me një frymë në Lushnje. Bëri gjithë ato procedura që duhen dhe dje në ora 12 kortezhi mori rrugën për në Lushnje.
Po kush është Gëzim Libohova? Mbiemri është “tapia” që tregon origjinën e familjes. Por, sado libohovit, qenë shpërngulur që në vitet e paspavarësisë në Lushnje dhe qe lindur e rritur në një famije goxha të madhe: prej tetë fëmijësh. Të gjithë si familje kanë qenë me gjak atdhetarësh të vërtetë: qysh nga gjyshi i Gëzimit (Haliti), tek i ati, Tekiu dhe më tej tek vëllezërit e motrat. Babai i Gëzimit, Tekiu, ka qenë aq mik me Aqif PASHË BIÇAKUN, sa njërit prej djemëve të ij, i vuri emrin Aqif. Aqifi dhe djali tjetër i Teki LIbohovës, Skënderi, luftuan me armë në dorë në rreshtat partizane dhe, që të dy, janë dëshmorë të Atdheut. Edhe Gëzimi vet ka qenë partizan me brigadën e parë sulmuese, por…
Sado që kjo familje gjirokastrite mbështeti en-bloc luftën, një pjesë e familjes shikohej nga regjimi (partia e pushteti i kohës) me syrin e njerkës. Dhe ja pse:
Djali i madh i Tekiut, Rexhaiu, njihej nga Enver Hoxha dhe, ngaqë nuk dëgjoi që të bënte siç i foli “ariu në vesh”( nënkupto,Enveri), ndodhi, kur u çlirua vendi, ajo që nuk pritej:Rexhainë e futën në burg, e dërguan të “thante” kënetën e Maliqit dhe kjo”damkë” e qëllimshme, penalizoi pak a shumë dhe pjesëtarët e tjerë të familjes Libohova.
Sikur historia e familjes së Teki Libohovës (babait të Gëzimit) të shkruhej ashtu siç kanë ndodhur ngjarjet, atëherë do të shikoni një djalë 8-vjeçar në sallën e Kongresit të Lushnjes. E dini kush është? Djali i madh i Tekiut: Rexhaiu.Dhe nuk mbaron historia e Rexhaiut me kaq. Kur qe 10-vjeç, pa i marrë lejë askujt, i doli përpara dhe i uroi merëseardhjen senatorti francez: JUSTIN GUDAR. Francezi u befasua që në vitin 1922, një djalë 10-vjeçar në një qytezë provinciale si Lushnja të bënte këtë gjest kaq sinjifikativ. Si kavalier i vërtetë iu përgjigj befasisë me një ofertë shumë mikluese: ma jepni djalin ta shkolloj në Francë. Por oferta e kavalierit francez nuk u realizua. Gjysh Haliti nuk ndahej dot nga nipi.
Sidoqoftë, Rexhaiu u shkollua brenda e jashtë vendit. U bë një specialist finance; u burgos nga iltalianët, por më keq e pësoi nga Enveri. Pas burgosjes, hija e”luftës së kllasës” ra mbi familjen Libohova: tentativa për të bërë “Hero të popullit” Skënderin apo Aqifin (sado që u propozuan herë pas here) u arshivuan si të papërshtatshëm dhe nuk ndodhi kurrë që të bëhej një vizitë kortezie përkujtimore për dy vëllezërit dëshmorë as tek Tekiu dhe as tek Rexhaiu. Vizita jubilare bëheshin vetëm tek Gëzimi që shtëpinë e kishte dy çapa ë tej. “Lufta e kllasës bëhej dhe në gjirin e familjes.”
Kur shkruaj për Gëzim Libohovën jo vetëm si veteran të LUFTËS NÇL, por dhe si veteran të kulturës, kam parasysh gjithë atë veprimatri me vlerë të tij. Herë- herë më ngjan si komediografi i madh fracez, Molieri, që i shkruante dhe i vinte vet në skenë komeditë e tij dhe shpesh luante dhe si aktor. Kështu ka ndodhur dhe me Gëzim Libohovën. Aktor, shkrues tekstesh për t’u vënë në skenë; shkrues skeçesh; regjisor dhe në gjithë veprimtarinë e tij inkurajues talentesh në fushën e kulturës dhe artit. Nuk ka aktor, këngëtar, piktor, kompozitor që nuk ka kaluar “nëpër duarët” e tij. Njerëzit e kulturës dhe artit nga Lushnja, pa dyshim, e kujtojnë me mirënjohje këtë profesionist dhe njeri me zemër të madhe. Sikur t’i hedhësh një sy “biografisë së punës” të Gëzim Libohovës, pa dyshim që do befasohesh. Ai, sikur i ka bërë vetë tëra: nga a-ja tek zh-ja.
Natyrisht, në “vija të trasha”, mund të them: Gëzim Libohovën në vitet 1954-1956 e gjen drejtor të kulturës në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë. Mandej, tërë jetës në Lushnje:aktor, drejtor të shtëpisë së kulturës; inspektor të arsimit e kulturës; shef të seksionit të arsimit e kulturës; drejtor të shtëpisë së librit e filmit.
Për kontributin në luftë ka marrë dhe Medaljen e trimërisë ; të Flamurit; të Kujtimit. Po kështu me medlaje është çmuar dhe për veprimtarinë në punë. Jetoi gati 90-vjeç. Pothuajse, e jetoi shekullin e tij.
Para 10-vjetësh, ka humbur bashkëshorten e tij aq të mirë,LETIN, dhe kjo, pothuajse, e vrau moralisht. Pikërisht, këtë mungesë të madhe shpirtërore, sikur e malcoi nusja e shtëpisë (e Tekiut), inxhinierja-arkitekte, Merita, që u bë jo vetëm nusja, por si çupa që kujdeset për Babanë e saj. Kur shihja se si e ndjente veten , tek shtrëngonte me dashuri dorën e nuses së djalit,Tekiut, si i moshuar që jam, thosha:- Ah, sikur të kisha një nuse për djalin si Merita!
Gëzim Libohova e meritonte një shkrim të tillë. Në e bëra unë, kjo ndodhi jo se në Lushnjë nuk ka kush shkruan për të, por në këtë “shtegtim mizor” të posttranzicionit as nuk e di kush, në rron ti apo nuk rron. Ky “shtegtim mizor” nuk do thonjëza, por,sidoqoftë, mirë është që vlerat të mos”arkivohen”. I paharruar qoftë kujtimi për NJERIUN E MIRË: GËZIM TEKI LIBOHOVËN!
Shi në Nju Jork
(Mbresa )/
Nga Albana Lifschin*/
Ditë stuhie në Nju Jork. Erë e rrëmbyer dhe shi bashkë.
E para që e pësoi ishte çadra. Iu thyen telat, u mblodh e pastaj u var si një plaçkë pa vlerë. M’u kujtua buzagazi i Lumes në Tiranë kur i thashë se do të marr edhe çadrën me vete.” “Vërtet, do të duhet çadra në Nju Jork?”
Kur niset njeriu prej andej për të ardhur këtu, përcillet nga vështrime lakmitare, si për në parajsën e ëndërruar që jo gjithkush e ka për fat. Varfëria e madhe, trysnia psiqike prej kohësh i ka shtyrë njerëzit të ikin, të ikin… duke e menduar Amerikën si stacionin e fundit të prehjes, të qetësisë së shumëdëshiruar. Mjerisht edhe pas fitores së Demokracisë, ky mendim i përbindshëm që i rrëmben nënës fëmijën, familjes babain, gruas burrin, motrës vëllain, është ende prezent.
Stuhia vazhdon. Televizioni i këtushëm transmeton lajme e pamje përmbytjesh, makina të zhytura në ujë, njerëz të futur në ujë deri në gju, por pa viktima si në Lezhë, Malbardhë në Shqipëri. Spikeri paralajmëron njerëzit të mos dalin nga shtëpia, vetëm në raste të domosdoshme. Nuk di pse padashur buzëqesh me vete. Televizioni ynë në Tiranë nuk bën përkujdesje të tilla. Tek ne kur ka shi dridhen xhamat dhe era e fortë shkakton një farë frike. Njerëzit vështrojnë vrundujt e erës që pështjellin lagjen, shtëpitë, çatitë. Shiu hyn nga dritaret jo të puthitura mirë, duke krijuar shpesh herë rrëkera uji. Më e tmerrshme është kur ke ndonjë xham të thyer. Kurse këtu nga nga dritarja, stuhia shihet, por nuk ndihet. … Përgatis një kafe me qumësht. E shoqëroj me “Stella d’oro”-një mëngjes i lehtë si kundër i thonë këtu. Janë ditët e para dhe sa herë ulem për të ngrënë, mendja më shkon tek njerëzit e mi në Shqipëri. Po ata çfarë kanë ngrënë sot? Të ketë ardhur vallë rracioni i sheqerit që kanë dy muaj pa e parë me sy?
Televizioni flet tani për Somalinë. Somalia, Somalia, Somalia. Skelete anatomike që zgjasin gavetat për të marrë pak ushqim. Zë fytyrën me duar. Ruajna o Zot!
Radioja jep lajme në gjuhën shqipe ; “ Janë sulmuar dy italianë, pronarë të fabrikës së këpucëve… Nuk ka drita… “ Familja ime banon po në atë rrugë ku banom edhe presidenti Berisha. Është një rrugë fare e thjeshtë, por ne ishim më të privilegjuarit se nuk kishim gjithnjë errësirë. Dritat tek ne qëndronin më gjatë se të tjerët. Këtu mungesa e dritave dhe e energjisë elektrike është një absurditet, diçka e pakonceptueshme.
Këpus disa kokrra rrushi të verdhë. Tek ne dikur ky quhej rrush tajg. Dikur, pasi prej kohësh nuk e ka parë njeri me sy. Rrush i blerë në “Little Italy”, në Bronks. Përmasat e frutave, kokrrat e genjtenjave, arrat e stërmëdha( sa shumë i kërkojnë këto muaj në Tiranë per të bërë bakllavanë e vitit të ri) të portokalleve, bollëku i paimagjinuar i ekspozuar nëpër vitrina e tegzat jashtë dyqaneve, këto forma fantastike më bëjnë ta ndjej veten sikur më kanë hedhur këtu për të jetuar përallën e Shllafarisë. Kur ishim të vegjël e kishim shumë qejf këtë përallë, pasi na dukej se kullufitnim njëherësh të gjitha llojet e ëmbëlsirave, frutave e gjithë të mirat e kësaj bote.
Këtu ndodhet edhe redaksia e gazetës shqiptaro-amerikane ILLYRIA. Gazetarët e Ilirisë janë mjaft të interesuar për gjendjen në Shqipëri. Pyetjet e tyre janë të panumërta. Të interesuar, të shqetësuar, të përmalluar. Ç’tu them për një mbijetesë të dhimshme atje! Demokracia do ende punim,durim, tolerancë. Ajo nuk e gjen rrugën të shtuar me lule. Dhe biseda mbyllet me fjalët optimiste: “Do të rregullohet.” Dhe vështrojnë njeri-tjetrin në sy. Dhe përbrenda meje mbetet varur e shqetësuese pyetja: Po kur vallë?
Dhjetor,1992. Botuar tek gazeta ILLYRIA
O SHAKO XHAKË TËRBAÇI-I SHQIPËRISË ISH ILAÇI…
-
-portret për luftëtarin e shquar kundër shovinistëve grekë-1854…
-
Historia e Tërbaçit ( në Lumin e Vlorës) është si një pyll i dendur me trima e kapedanë, ashtu si e gjithë Labërisë. Por muza popullore veçon disa prej këtyre trimave. U ka kënduar atyre më shumë, ka thënë për ta cilësorë më të zgjedhur.Një i tillë trim-ka qenë edhe Shako Xhakë Tërbaçi.Ai ka shkëlqyer në luftimet kundër grekërve, në Mecovë, në vitin 1854. Në krye të forcave të Vlorës, bashkë me kapedanë të tjerë si : Selam Hasan Velçën, Sokrat Lekë Qeparoin, etj. Ata i përzunë andartët që nga malet e Vlorës e deri poshtë, në kufijtë jugorë të vendit.Në Mecovë u bënë luftime të ashpra kundër forcave të gjeneral Grivës.Në vijën e frontit shqiptar komandonte Mahmud bej Vlora ( i ati i Ismail Qemalit), së bashku me vëllain e tij-Selim Pashë Vlorën, Halit bej Frashërin (i ati i Naimit), Çelo Picarin, Hasan Çakon nga Kurveleshi, etj.Shako Xhaka-trim i lartë,Gjezdis nëpër rigatë,Kërkonte kufij të saktë.1)Sapo mori vesh invadimin e grekërve në jug, ai lëshoi kushtrimin:Kush doli në breg i pari?Shako Xhakë bajraktari,Pisqollë, jatagan-lari,Në çdo vend kordhëtari,Sokëllin sa tundej mali!Në ç’breg? Ka një breg në Tërbaç, i cili quhet “Bregu i alarmit”. Ai ka qenë vendi tradicional i kushtrimeve. Këtë herë armiku u shfaq larg në jug, por atdhetarët e japin kushtrimin që këtu, në malet e Labërisë. Bile Shako Xhaka “sokëllin në çdo vend”, me zërin e tij buçitës.“Shako Xhakë bajraktari”, dmth. se ishte flamurtar, prijës i një formacioni luftëtarësh popullorë. Ai dallohej nga pisqolla (koburja), jatagani, kordha, dhe zëri i tij i fortë në lugje e male.Kush u hodh Proto Mecovë?-I shkreti Mahmud bej Vlorë,Selami, një vetull-hollë…Por përkrah tyre ishte edhe:Shako Xhakë e Mahmud beu,Lumin përpjetë ç’e ktheu,Luftojnë sa tundet dheu.Shako Xhaka-ujk shëndreu,Brenda në armiq kërceu!…2)Imazhi i ujkut! Pasazhe madhështore të muzës së popullit.Sërish në Mecovë:Shako Xhakë bajraktari,Në Mecovë u hodh i pari;Ky Shako Xhakë Tërbaçi,I Shqipërisë ish ilaçi,Ilaçi i Shqipërisë,I vjen rreth e rreth kufisë,Për udut të Shqipërisë.1)Vetëdija kombëtare shkëlqen në shumë vargje për këtë trim, i cili lufton për idealin e madh të atdheut te vet. Ashtu si tek trimi i madh Zenel Gjoleka më parë:Pse lufton, a derëzi,Sos për mua a për ti,Po për gjithë Shqipëri!“SHQIPËRIA”-emri flamur që u gurgullon gjakun luftëtarëve.Dhe këta luftëtarë bëhen bllok kundër armikut që donte të zhvaste toka të atdheut tonë:Me jataganë në brez,U lidhë me besa-besë,Që t’i venë fre Moresë…2)Kështu shkëlqyen trimat e Vlorës e të jugut atje në Mecovë:Korak’ e shkreta Korakë,Kush u hodh e u bë kajkë?3)Tepelenas e vlonjatë,Që rrojnë me bukë thatë,Me mish të pjekur në napë.Në të gjitha këto prita e sulme ka marrë pjesë edhe Shako Xhaka. Për të nderuar emrin e tij atë e thirrën me emrin e fshatit “Shako Xhakë Tërbaçi”. Luftëtarët vlonjatë, thotë kënga, “e mbodhën Grivën sa dora”:N’ato zjarre e betejaE shpunë Grivën te reja.24 vjet më vonë, sërish trimi i Tërbaçit, Shako Xhaka, në bllok me luftëtarët e Lumit të Vlorës e të Bregdetit, i doli përpara grekut, në Lëkurës e Sarandë. Atje Shakua u mësoi luftëtarëve si të hapnin llogore e të ruheshin, ndërsa armiqve t’u jepnin dërmën:O Shako, ç’e bëre mirë,Ngrite tabjet4) në Muzinë,Një natë me suferinë,Ç’e përzunë gjiritlinë,Kapetan Kosta Forinë,Mbenë xathur, pa opingë,Si derrat në përcëllimë,S’e pa i pari të dynë,Lanë vrapin në Athinë…Në këtë betejë trimi Shako ishte 52 vjeç. Kujtesa e brezave i bën portretin: “Një trup i gjatë si bredh: i shkathët, mjeshtër i armëve; flinte edhe në borë. Ishte një shënues i rrallë. Merrte shenjë në llami”-siç thotë kënga për trimin e mëparshëm- “Beqir Labi gunëzi”, i 1847-ës. Muza i jep trimit Shako maksimën patriotike:“I Shqipërisë ish ilaçi”…_________________1)H.Skëndaj, “Gurra popullore e Tërbaçit”, T.2002, fq.172)M.Kokalari, “Trima të kryengritjeve Popullore”, T.1979, fq.1981)udute-kufi2)Greqisë3)theror4)llogoret
- « Previous Page
- 1
- …
- 344
- 345
- 346
- 347
- 348
- …
- 618
- Next Page »
