New Roshell “Daily Voice” : Gëzuar Ditëlindjen Bashkëvendasi ynë Joseph DioGuardi/
Nga Beqir SINA New York /
Babai i DioGuardit, Joseph Sr., emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Greci, Itali. Familja e tij i ka gjetur gjurmët e rrënjëve të saj – të vijnë nga shqiptarët Arbëreshë në Itali.
DioGuardi gjithashtu për më shumë se çerek shekulli shërben si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që ai e bashkë-themeloi me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare dhe analiste, Këshillatre për Çështjet Balllkanike në LQSHA.
NEW ROCHELLE, N.Y. – Gazeta e përditëshme e lokalitetit ku ai jeton – New Roshell “Daily Voice” ia ka uruar nëpërmjet një shkrimi publik, ditëlindjen – ish kongresistit të saj me një urim:”Happy birthday to New Rochelle s Joseph J. DioGuardi”.
Shkrimi i Donna Christopher, i cili me sa duket është në vend të një kartoline me rastin e ditëlindjes së tij, thotë se DioGuardi, është një kontabilisti certifikuar publik dhe politikani republikan, i cili u lind më 20,Shtator 1940.
Babai i DioGuardit, Joseph Sr., emigroi në Shtetet e Bashkuara nga Greci, Itali. Familja e tij i ka gjetur gjurmët e rrënjëve të saj – të vijnë nga shqiptarët Arbëreshë në Itali. Babai i tij jetën e emigrantit, e nisi si shumë emigrantë të tjer, italian në Amerikë, përfundimisht duke çelur një dyqan ushqimesh dhe fruta e perimeve në Lindje të qytetit të Bronx.
Kurse, Familja DioGuardi më pas u vendos në veri të New Yorkut, pjesën e sipërme të qyteit në Westchester County, në vitin 1957.
Babi i tij Joseph Sr. u martua me zonjushën Grace Paparella më 8 janar 1939, dhe çifti bëri martesën dhe u vendos në atë kohë në kantonin Orchard Hills në White Plains NY.
Vetë Joseph J. DioGuardi, është më i madhi i tre fëmijëve DioGuardi. Pas lëvizje e familjes në Westchester, ai dhe mbaroi shkollën e mesme, atje Fordham Preparatory School. Në vitin 1957, ai nisi një punë verore si kamarier – busboy, për Klubin Elmwood Country Club në Westchester County, duke qenë një kamerier shumë i mirë..
DioGuardi, u diplomua nga Universiteti Fordham në Bronx, në vitin 1962.
Pas përfundimit të kolegjit, ai u punësua në firmën e njohur të kontabilitetit Arthur Andersen & Co. Duke u bërë kështu një kontabilist i certifikuar publik dhe ka arritur statusin e partnerit në moshën 31 vjeç, pas 10 vjetësh të punës së tij në këtë firmë.
DioGuardi, shkruan gazeta e New Roshell “Daily Voice” është i specializuar në taksimet federale dhe shtetëror për organizatat jofitimprurëse, si dhe ekonominë tatimore të bamirësisë.
Ai shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve që përfaqëson Zonën elektorale 20, të Kongresit, të Qarkut të New York-ut nga 1985-89.
Mbas largimit nga Capitol Hill ai ka shkruar dy libra mbi kontabilitetin në Kongres, :”Unaccountable Congress it Doesn’t Add Up”
DioGuardi 6 vjet më parë, i hyri një sfide të vështirë poliitike. Ai ishte edhe kandidati republikan për SHBA-së në Senatin Amerikan, në Nju Jork, gjatë zgjedhjeve të pjesëshme, për zvendësimin e një vendi boshë në ligjëvënsin Amerikan, të vitit 2010, por humbi me kandidaten demokrate në detyrë Kirsten Gillibrand, e cila kishte zvendësuar Hillary Rodham Clinton.
DioGuardi gjithashtu për më shumë se çerek shekulli shërben si president i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, një organizatë që ai e bashkë-themeloi me gruan e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, një shkrimtare dhe analiste, Këshilltare për Çështjet Balllkanike në LQSHA.
Përndryshe 76 vjeçari Joseph J. DioGuardi, që duket mjaft i shëndetshëm, dhe më i ri se mosha që ka, ai është babai i dy fëmijëve, përfshirë edhe vajzën e tij – një figurë publike mjaft e njohur në televizionet amerikane, revistat dhe gazetat, ish- gjyqëtaria e spektaklit “American Idol” Kara DioGuardi.
Jakov says
Gezuar ditelindjen or mik qe nuk me permend fare .Jemi takuar se bashku ne nentor te 2007 ne Jerusalem ku se bashku me bashkshorten tuaj biseduam gjate per ceshtjet shqiptare .Ishit se bashku me z.Herman qe hapi ekspoziten fotografike ne Shqiperi .Pershendes me kete rast edhe zonjen tuaj Znj.Shirli ‘Te uroje edhe 24 vjet te tjera te sukseseshme .Besoje se te mjaftojne –po qe se jo me shkruaj qe ti shtoje akoma sepse kam emer biblik dhe me shkon fjala ATJE .Te pershendes nga larg miqesisht Jakovi
Lushnja says
Zoti DioGuardi nuk ka dita qe nuk drekon dhe darkon me shqipetaret per ceshtjen e popullit tone
Kole Gjeka Juncaj says
Kur nje amerikan me prejardhje arbereshe si zoti Dioguardi qe punon me panderprereje, zell e entuziazem per ceshtjen shqiptare deri qe vete xhelati Millosheviq e quan; “armik shume serioz qe i ka prish pune per ceshtjen serbe” ateher ne shqiptaret duhet t’ia vejme gishtn kokes! dhe Dioguardi duhet t’na sherbej si shembulli me konkret per ne, kur nje i huaji punon me shume se ne per vehten tone.
Zoti Dioguardi nga zemra ime vinore te uroj; Gezuar ditelindjen, inshalla i mbush 100 vjet e mbas jetofsh sa te duash ti vet.