• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MES DALLGËS PREJ BALTE

January 22, 2016 by dgreca

Skicë nga Vjollca Tiku Pasku/
Nata derdhi errësirën në qenien e saj. Me bukurinë që zotëronte mund të çarmatoste një yll. Ajo ishte si një zambak, që përhapte arome femërore. Lëkura e bardhë e lëmuar, fytyra ovale e këndshme, qerpikët e gjatë nën sytë e shkruar, gjoksi i bëshëm si dy portokalle, beli i hollë me këmbët e drejta si te një balerine, vibronin joshje. Galeritë e fshehura të qiellit e kishin vendosur në tokë. Por toka ka dritë dhe errësirë. Kur ishte në dritë, gjysma e qenies së saj dridhej brenda errësirës. Hija që e ndiqte pas, dridhej… Varfëria vinte si errësira pa kuptuar. Atëherë ajo fillonte të shiste shtrenjtë trupin dhe me një klientelë të zgjedhur e të fshehtë.. Era iu fëshfërinte në vesh, duke i shtuar dëshirën për të ëndërruar me imazhe të gjalla. Ajo u bë një prostitute klasi… Ishte martuar me të parin që e kërkoi për grua, dhe lindi një vajzë. Për shkak të papunësisë i shoqi emigroi në shtetin fqinjë. Tani i ndodhur pa punë, e kishte prerë ndihmën ekonomike. Vajza ishte në vitin e dytë në universitet. Varfëria ishte një absurditet. Kështu hodhi hapin e parë. Lejoi të parin në pisin e natës ta puthte, ta përkëdhelte, e ta prekte pa fund në trupin e bukur kundrejt një shpërblimi të majmë…Pas tij, të dytin, të tretin e kështu me radhë. U shndërrua si një kukull e kurdisur, mes parasë, qejfit dhe trillit, madje “të merrte pjesë në politikë, dhe të bënte karrierë. Shpesh mendonte se “politika është një kurvë e ndyrë që lëkundet mes gënjeshtrash të thëna me diplomaci”. Në labirintet e natës, ajo luante shumë role: akrobate , zhonglere, psikologe naive, e futur nga halli në këtë rrugë, dhe duke pëshpëritur me zë, vajtonte ofshamat e jetës. Lotët i zbrazte si me si rubinet dhe atëherë zemra e meshkujve prekej dhe dyfishohej shpërblimi. Asaj i pëlqente nata , qetësia, mënyra se si zhvaste para. Errësira ishte ajo që mbulonte mëkatet ndërsa drita i nxirrte në pah. Në horizontin rozë, e shikonte veten si zëdhënëse të partisë e më pas rrugët do të hapeshin vetë. Bukurinë ia vishte dielli, ndërsa natën ia zhvishte hëna. Sa e sa herë kishte kërcyer nën avujt e alkoolit, duke u ulur nën prehrin e frymëmarrjes së keqe, duke u bërë pre e orekseve kafshërore. Më pas i lajkatonte, duke u zhvatur edhe qindarkën e fundit, atyre që ditën kalonin të kollarisur duke mbajtur fjalime të zjarrta , ndërsa natën lakuriq, në lundrimin e nxehtë, deri në majat e qejfit. E gjithë sofra e botës ishte nën këmbët e tyre. Një ditë në trafikun e natës së saj, erdhi vet kryetari i partisë. Ajo këndoi, kërceu, pinë verë të kuqe dhe rënkuan pa fund nga afshi i kënaqësisë. Në kulmin e kënaqësisë ai i tha: -Nëse do të vish me mua në Tiranë do të kesh një shtëpi që as në ëndërr nuk e ke parë, mjafton të jesh pranë meje. Ai priste falënderime të pafund dhe u habit kur ajo e falënderoi ftohtë. Ndaj e pyeti: -Më thuaj çfarë do, të premtoj se do ta jap.. -Dua të jem zëdhënëse e partisë dhe më vonë të më ndihmosh të jem kandidate për deputete, e të fitoj zgjedhjet… -Një porni deputete? -E pse jo , kam para edhe klas… Ai u mendua dhe nuk i foli. Ditët mbështilleshin nëpër net dhe ajo priste. Priste që era të frynte dhe të ngjitej lart e më lart… Një natë u zgjua e tmerruar. Thellë, thellë, ndërgjegjja e brente, e qëllonte me shkopinj vetëtime, por shumë shpejt hapte sytë dhe mendonte luksin që e rrethonte. Pas disa kohësh kryetari erdhi përsëri dhe i tha: -Ëndrrat e tua do të realizohen ngadalë, së pari do shohësh shtëpinë, është një mrekulli, pastaj do hysh në politikë…Por dhe ti duhet të më kënaqësh…Sot kam ftuar edhe një gonxhe tjetër për një treshe… -Okej, do bëj ç’të mundem, i dashur! –tha ajo dhe iu afrua ta lajkatonte dhe miklonte si bushtër. Pas pak në derë u shfaq një bukuri e freskët. Iu duk sikur pa veten e saj para njëzetë vjetëve. S’po u besonte syve, ishte vajza e saj. Iu duk sikur po e përpinte një dallgë balte dhe e treti…

Vjollca Tiku Pasku

Filed Under: ESSE Tagged With: MES DALLGËS PREJ BALTE, Vjollca Tiku Pasku

Ju tregoj Gjirokastren dhe Ismail Kadarene ne vitet e gjimnazit

January 22, 2016 by dgreca

Nga Illo Foto/New York/
Profesori Agron Fico, me njofton se Gjirokastra, qyteti i manxuranes, do te festoi , me 28 Janar , tetedhjetvjetorin e birit te saj te dashur,Ismail Kadarese,laurantit te urdhrit francez “Legjioni i nderit” . Me kete rast fatlum do te formuloj disa nga kujtimet, per bashkenxensin e kater viteve te gjimnazit, ne periudhen 1950-1954.Do te ndalem ne mjedisin qytetar, ku eshte rritur Ismaili dhe ne shkollen ne gjirin e te ciles u brumos si poet dhe nga ku evoloi ne shkrimtar te permasave boterore.
Gjimnazi ishte dhe mbeti shkolla solide e arsimimit.Gjimnaze kishin vetem, Tirana, Shkodra, Korca , Gjirokastra.Gjimnazin e Gjirokastres e ngriten nga themelet Franko-svicerianet, 92 vite me pare . Kane mbaruar kete gjimnaz , deri me sot,mbi 10.2 mije maturante, aq sa ishte popullsia e qytetit ne 1938 . Eshte ndertese e studjuar ne projektim, per akustike, optike , kalitje fizike , qe ploteson qellimin e edukimit komleks te nxenesve dhe pune normale te mesusve .
Hyrja, ne gjimnaz , behet ne dy shkalle , qe mbajne te rrethuar nje hapasire te gjere dhe te larte sa dy kate te godines . Nje hyrje e tille , nxenesit i mbush me fryme dhe mesusit jane ne gjendje , me nje veshtrim te monitorojne gjithe vargun e nxenesve , qe hyjne dhe dalin. Kur nxenesi hyn i vetem , ose nje grup i vogel , krijon pershtypjen se shkolla po i bie mbi koke. Ndjen nje marramendje te shtirur . Eshte autoriteti i shkolles, qe e qorton per te mos hyre i pa pergatitur mire . Kur kalon katin e dyte , mjedisi i shkolles te mirpret me drite . Shkolla di te perkedheli nxenesit sistematike . Behet fjale , per nje zgjidhje didaktike-inxhinerike perfekte, nepermjet ndertimit, gati 100 vite perpara .
Koridoret jane te gjere, plot drite, bejne rezonance dhe nuk mund te flasesh me ze te larte . Ne klasa dhe laboratore , rrine ulur deri shtatqind nxenes . Me te gjithe oborret, trualli , nuk besoj se ze me shume se tetqint meter katror . Siperfaqe e dobishme, perdorur rigorozisht me matematike . Ndertimi shkencor te edukon me force te embel.
Shkollat e mesme, ne Amerike jane te ngjashme, deri ne identike me gjimnazin e Gjirokastres . Nje bashkebisedusi im , me tha se shkollat amerikane ngjajne si keshtjella . Me dolli aty ku desha.
Ashtu jane dhe ashtu duhet te jene, ja prita une.
Nenkuptohet qe jeta posht tyre eshte nen pushtetin e dijes . Ketu hyn dhe siguria. Prindi e dorzon femijen ne nje keshtjelle, qe presupozohet e pa mposhtur . Gjimnazet e hershme e japin projektin tipik shkencor te shkolles. U zgjata per gjimnazin , sepse sa here lexoj ndonje gje per Ismailin , Gjirokastren dhe shoket e shkolles , ne sfond te kujteses vendoset gjimnazi i famshem i atij qyteti te kulturuar dhe historik.
Unikja e Varoshit, qe mbaroi Ismaili, si e gjithe Gjirokastra, kishte mesues te apasionuar . Gjimnazi mblodhi nxenes nga e gjithe Shqipria , sepse kishte te bashkengjitur nje konvikt , normal per kohen , me rreth 200 vende . Per Drejtorin e shkolles te qenit konviktor ishte garanci , qe vije nga familje me perberje te mire politike , e lidhur me luften . Per biografi dhe ambicje te semura u demaskuan publikisht shume nxenes dhe 3, prej tyre ( Ilia Tereska , Barjam Zyberi , Thanas Dhespa ) u burgosen , me akuza te stisura nga Sigurimi famekeq . Barjami vdiqi ne burg . Zjarri i luftes klasore mbahej i ndezur edhe midis femijve.
Cila ishte gjendja social –ekonomike e Gjirokastres , ne kohen , kur vijonte gjimnazin Ismaili ?
Statistikat per popullsine dhe siperfaqen gjografike , tregojne se rrethi renditet i katerti malor , ne 26 rrethe . Me gjith kete konfiguracion gjografik te brishte , popullsia fshat-qytet, ka jetuar ne nivelin mesatar te Republikes , ne mos me mire .
Lagjet periferike te qytetit merreshin me bujqesi dhe blegtori , jo ne menyre amatore , por me bujq dhe blegtore te shquar per kualifikim . Trasporti brenda qytetit behesh me kafshe ngarkese dhe me hamej . Qafen e pazarit nuk e kalonin lehte makinat . Komunikimi me rrethet fqinj ishte rrethanor . Kerkesat per te udhetuar drejt Tiranes , ishin shume me te larta se kapaciteti transportus i dy autobuzve , qe niseshin nga Sheshi i Cercizit . Duhet te shkruaje emrin , ne zyren perkatese dhe te prisje radhen , me gjakftofesi . Rruga per Tirane , rreth 240 Km. kryej per mbi 10 ore , duke pershkruar rrugen ushtarake te pa asfaltuar , qe gjarperonte ne kurrizin e malit te Tartarit, per te vijuar rrugen fushore Vlore – Tirane, 130 Km .
Bashveprimi me fshatrat e rrethit kishte krijuar nje tradite shume funksionale , per furnizim te ndersjellte . Keshtu ndothte dhe me qytetet fqinj . Ky nderveprim shmangte nevojen e transporteve te renda, qe ishin te kushtushme . Realizohej me harmoni dhe precizion koperimi nderqytetes .
Si kudo ne vend , vepronte sistemi i trisketimit , qe plotesonte minimumin jetik familjar . Mallrat bliheshin vetem ne lagjen, ku banoje, perfshire dhe buken e perditeshme . Kudo dukeshin plaget e luftes .
Mjedisi banus shkelqente nga pasteria dhe mirmbajtja . Kjo situate higjenike ishte identike edhe ne shumicen e shtepive te fshatit .
Ishte koha , qe sapo u ndertua ujsjellesi i qytetit . Perdorej pjeserisht edhe uji i sterrave . Per aq sa kam shetitur une , nuk kam pare as sot mjedise familjare , te pastra sa odate gjirokastrite . Ne Gjirokaster vazhdon jetesen nje popullsi , qe ka ditur te organizoi jeten ne menyren me racionale te mundshme , duke u mbeshtetur kryesisht ne burimet e brenshme natyrare dhe energjite e banorve, ku perfshihet dhe kurbeti .
Jeta mesimore –edukative ne gjimnazin “A. Zeneli “ zhvillohej brenda nje rregulloreje te studjuar dhe strikte . Autoriteti i nderteses plotesohej nga autoriteti i trupit pedagogjik te perfaqesuar nga Drejtori . Ne kete gjimnaz , kane pas dhene mesim personalitete te arsimit shqiptar . Permand pak prej tyre : Cifti Luigj dhe Arta Gjoni ( Franja ) , Thoma Papapano , Hysen Zavalani , Rustem Buzo , Fejzi Dika, Vehbi Bala , Mikel Koka , rusja Papkova etj . Te tere mesuesit e donin shume Ismailin , jo vetem se ishte i urte dhe i sjellshem , por sepse e dinin, qe lodhej shume .
Autoret , qe botonin libra, ne Shqiperi , ne ate hark kohor, ishin te numuruar . 17 vjecari nga Gjirokastra , Ismail Kadare botoi afer e afer , dy vellime me poezi nga me te frymezuarat e poetikes kohore shqiptare. Ishte eveniment i madh i kohes . Kjo pune , kerkonte angazhim te madh mendor dhe fizik per nje nxenes me ngarkese maksimale me mesimet ditore , por jo per Ismail Kadarene , qe kalonte adoleshencen , duke u kalitur si shkrimtar i famshem . I perballonte me sukses dhe humor te tera ngarkesat . Jeta ne klase dhe pas mesimit , me shoket, e clodhnin dhe i perteritnin energjite . I pelqente humori , gazmoret , improvizimet e ndodhive serioze te mesimeve . Nuk e gjeje kurre te ngrysur dhe te pa motivuar . E kishte te domosdoshme pozicionin ” afolio” te mendjes dhe shoket ja krijonin kete mundesi , ne c’do bisede, jasht mesimit .
Drejtori i gjimnazit , ishte i plotfuqishem dhe shprehte vullnetin e shtetit . Komiteti i Rinise luante rol paresor ne mardheniet midis nxenesve keshillit pedagogjik dhe Drejtorit . Organizata e Partise nuk kishte ndonje rol , sepse kishte shume pak antare . Kreret e komitetit te rinise i kishin veshur vetes nje autoritet , qe dhe vet e dinin se ishte i pa merituar dhe fallco. Nuk di ndonje rrast , qe aktivistet politike te shkollave te jene bere shkrimtare ose shkencetare te shquar . Kane qene kamardare , qe kane skopjuar rrugeve te jetes.
Sejcili mesus kishte autoritetin e tij , por mundoheshin te identifikonin autoritetin me ate te Komitetit te rinise . Te tera keto autorite ishin te rendesishme per mesimin, edukimin ,disiplinen . Autoriteti i tyre ishte i vendosur nga lart dhe u imponohej nxenesve dhe mesusve me mbledhje te gjata , denime , demaskime politike .
Anekdotat per ta nuk kishin te sosur . Dikush nga nga klasa paralel, hapi fjalen se Sekretari i komitetit te rinise , nxenesi K. B. mbante kobure . Drejtori i konviktit, A. V. qe varej nga shkolla, nuk e hoqi kurre koburen nga brezi . Merret me mend sa biseda me humor mund te riprodhohen per ngjarje te tilla . Humor behesh edhe per mesusit, kryesisht ne oret e fiskultures dhe mbasdrekeve tona gazmore .
Autoriteti tjeter i shkolles , Ishte autoriteti i Ismail Kadarese . Autoritet i heshtur, jozyrtar , i vendosur nga vete nxenesit dhe shumica e mesusve, pa suport shteteror . Ai nuk dilte ne presidiume dhe as nuk bente diskutime te zjarrta , ne mbledhjet e rinise . Ai ishte i perkishtuar mesimeve me korrektese dhe vijonin te botoheshin shkrimet e tij , qe shquheshin , per elegance dhe lirizem te rralle . Te rralla ishin firmat nga Gjirokastra , qe dukeshin ne faqet e gazetave te Tiranes. Kritika letrare ishte e rrepte dhe vigjilente edhe ndaj cilesise artistike te c’do shkrimi, qe botohej .
I tere shtypi i kohes ishte i nderuar kur botonte shkrimet e ketij te riu, qe po sfidonte te tera firmat tradicionale te shkrimtarve me mjeker . Fliste publiku , flisnin personalitetet , flisnin nxenesit ane e mbane vendit. Ishte bere poeti me i dashur i rinise . Vete autori heshte brenda modestise proverbiale . Nuk kishte nevoje t’i behej rekllame krijimtarise se tij . Shqiptaret e njohen nga shkrimet ne gazetat letrare , qe ishin me te lexuarat dhe shume popullore .
Ne propocion me heshtjen e Ismailit , rritej autoriteti i tij , brenda gjimnazit . Nxenesit dhe pjesa me e rendesishme e mesusve , syte i mbanin nga autoriteti i heshtur dhe ne rritje i Kadarese . Fama e tij po perhapej si llave vullkanike , qe nga Gjirokastra ne Tiranen e kultures , shkences dhe letersise; kudo ne Atdhe . Rinia shqiptare e etur per liri gjeti te vepra e Kadarese optimizmin dhe shpresen , per jeten me cilesore , nepermjet ndryshimit , qe duhet ta kryente vete . Vepra e Ismailit , nenkuptonte nje jete tjeter , jasht kufive te shtetit te izoluar nga Bota .
Gjimnazi , ishte nje fidanishte , ku ishin rritur personalitete , qe bene emer ne profilet e tyre si shkencetare , inxhinjere , mjeke ,shkrimtare, profesore . Keta e perkrahnin dhe e propogandonin vepren e Ismailit. Permend disa prej tyre : Dritero Agolli , Agim Shehu , Kleanth Koci , Ylvi Vehbiu , Dhimiter Munxuri , Agron Fico , Jorgo Bulo, Vedat Shehu, Kristian Bukuroshi, Sofokli Krongo , Mevlan Kabo , Mersin Zeko , Vllasi Janopullo etj . Sejcili prej tyre , ne jete , krijuan nje linje te tyre te punes , ku edhe fenomeni Kadare bashkudhetonte .
Kur erdhi ne klasen e pare te gjimnazit , djali bukurosh me syze , u homogjenizua shpejt dhe natyrshem me mjedisin e ri shkollor , klasen e I – B . Ismaili ishte i bere i njohur si autor poezish dhe proza te shkruara jo vetem ne shtypin e femijve “Pionieri” , por ne te tera gazetat qendrore letrare.
Biseda e pare e shokeve te rinj , ka qene per reportazhin e tij , “ Nje dite ne Kanine “ . Pushimet verore ai i kishte kaluar ne kampin e pionerve te Vlores dhe kishte shkruar , per Vloren , por dhe kete reportazh , qe ishte proze qe rrithte embel , e frymezuar , qe te rrembente.
E kishim lexuar perpara se Ismaili te vinte ne klasen tone . Prisnim te na jepte spjegime te hollesishme per vepren e tij , sic bejne rendom shkrimtaret . Ai u pergjigjej thate pyetjeve tona dhe shkrimin e konsideronte nje frymezim te zakonshem, kalimtar . Ashtu kot . Gjerat jane te thjeshta dhe te njohura . E veshtira nuk njifet , ndersa e pa njohura ende nuk duket ne orizont .
Ismaili e ka pasur bezdi te flasi per vete . E vleresonte veten shume me pak se opinioni , qe e ka rrethuar . Ai di te shkruaj artistikisht dhe kaq . Kjo pune nuk e lodh as ate , as lexusin e tij , qe e ndjek autorin e dashur hap pas hapi .
Ne i komentonim c’do mengjes shkrimet e tij , qe na pelqenin shume, jo vetem per ate se ishin te bukura por dhe per faktin , qe i kishte shkruar , shoku yne , qe ndante me ne shqetesimet e jetes rinore te nxenesit . Fizikisht e kishim ne klase autorin e “Frymezimeve djaloshore“ , vellimi me i lexuar nga rinia e kohes. Nuk dihej sigurisht kush e donte me shume njeri tjetrein , shkrimtari rinine e vendit , apo rinia e vendit shkrimtarin .
Klasa , ishte nje cerdhe e ngrohte , ku Ismaili rrethohej me dashuri te pa kufishme nga 28 shoket dhe dy shoqet , qe mbeten njerzit e dashur per njeri tjetrin , ne te gjithe jeten .
Pergjegjsit e klasave zgjidheshin me mirkuptim nga nxenesit dhe ndryshonin rrenjesisht nga karakteri i antarvet te Komitetit te rinise, detashmenti i Partise . Te dy paralelet tona kishin pergjegjesa klase dy djem te guximshem , te urte, te pjekur perpara kohe dhe te shkelqyer ne mesime . Kishin aftesi drejtuse dhe dinin te benin kompromise . Ne klasen “ A” pergjegjes ishte Polo Mihali , ndersa ne klasen tone , pergjegjes ishte Llukan Gjidede .Nuk u ndryshuan te kater vitet .
Lluka bashke me Arten, mesusen kujdestare , krijonin ne klase nje mjedis bashkepunus dhe te ngrohte . Ne klase e ndjenin mire veten dhe ata , qe gabonin dhe ata , qe u detyruan te mos e conin deri ne fund misionin e nisur te nxenesit . Mesuse Arta e ruante me xhelozi autoritetin e klases dhe te sejcilit nxenes . Na donte si femije , sepse nuk kishte femije biollogjike . Ismaili kishte interes per te gjitha lendet , perjashto matematiken dhe qe per fat, ishte lenda e mesuse Artes . Interes me te madh tregonte per historine dhe letersine, pa mohuar kuriozitetin per te gjitha shkencat . Ai dinte me hollesi jetshkrimet e njerzve te shquar , qe nuk ishin ne tekstet shkollore . Ne biseda dyshe fliste , per Fishten , Koliqin , per Lumo Skendon, Bari Omarin dhe intelektualet e politikes te viteve 30 , qe Diktatura , te denonte , po qe se u zije emrin ne goje .
Llogjiken dhe psikollogjine na i jepte nje mesus shume serioz dhe i distancuar dukshem edhe nga koleget e tij , Mikel Koka , i ardhur nga Durrsi . E paraqiti lenden e llogjikes si me te veshtiren ne rruzullin tokesor . Nuk kenaqej nga pergjigjet e as nje nxenesi . I erdhi radha Ismailit te ngrihej ne drrase . Pyetjes se mesusit , po thuaj nuk ju pergjigj fare . Me sa dukej, nuk e pat lexuar librin , por foli per tema llogjike te pa njohura nga ne, te klases . Mikeli nuk e fshehu habine dhe e pyeti , ku i kishte mesuar keto gjera , se ai nuk i kishte thene . Habia e tij u shua , kur Ismaili i renditi disa libra dhe autore , qe kishhte lexuar vetem per problemin ne se na sundon ose e sundojme mendimin e perparuar llogjik . Ismaili te lodhte me bibliografine , qe e mbeshteste c’do fenomen te diskutushem .
Rame rehat me Llogjiken si klase . Shumicen e ores Mikeli debatonte me Ismailin , per probleme llogjike , qe teksti nuk i permendte .
Luigji , mesusi i letersise , ishte ana tjeter e medaljes . Kishte qene dhe ne kolegjin jezuit . Ne spjegimet per Danten , doli nga vetja . Me shume recitonte se fliste . Nuk mbaroi me kaq. Kur u pergjigj Ismaili , per Dante Aligerin , per Propoganda Fiden , per hollesite fetare te kohes dhe per filozofine danteske , Luigji e harroi mesimin e radhes, sepse e donte Danten marrezisht . Nga ky momenet e tutje , Luigji,simpatine e Dantes e shkembeu me simpatine per Ismailin , qe per parafytyrimin e Luigjit , ishte pjekur mendimi , se kish te bente me nje gjeni , qe po lindte ne klasen , ku ai jepte mesime letersie . Bindjen Luigji e beri sunduse , per te gjithe mesusit, ne vitin e trete te gjimnazit. Ismaili e materjalizoi kete ide , me vepren e tij madhore , me trofete qe realizoi dhe te tjera , qe pritet t’i veri ne vend kauza e tij demokratike.
Diskutimet ishin te larmishme brenda dhe jasht klases . Disa thoshin Luigji nuk e njifte Danten sa Ismaili . Te tjere thoshin se e njifte dhe me mire ,por kishte frike se Drejtori e godiste si borgjez dhe jezuit ,” qe helmonte shkollen socialiste me ideollogjite borgjeze” . Keto nuk ishin thjesht hamendseime . Luigji ishte bere disa here problem i Keshillit pedagogjik , dhe ishte kritikuar hapur nga Drejtori , ne mbledhjen e pergjithshme te shkolles ,ku merrnin pjese mesus,nxenes,administrata.
Ismaili na pat thene , se shpenzonte pak kohe , per mesimet ditore , duke cfrytezuar ne maksimum , spjegimin e mesusvet . Shume kohe shpenzonte per gjuhe te huaja dhe lexime jasht shkollore . Mbante mardhenie me Lefter L. Dilo , drejtorin e muzeumi te qytetit dhe me librarin Alizoti , qe te dy ishin biblioteka, qe kishin marre formen e njeriut te gjalle .
Mjafton te sqaroj se Alizoti dinte permendesh te gjithe permbajtjen e librave , qe tregetonte. Ti kapje nje liber , nga rafti cfardo , Ai te spjegonte permbajtjen . E blije librin , pa menduar dy here .
Disa dite te javes , linim takim me shoket , per lojna mbasdreke ne Bashten e Teqese , nje kompleks i improvizuar i lojnave dhe i gjimnastikes. Rrastiste , qe nuk vinte Ismaili . Te nesermen na tregonte se nuk mund te linte pa perfunduar nje liber , qe nuk do te kishte ate interes, po ta nderpriste . Abuzonte mbi kohen e pushimit, te gjumit dhe te lojnave te moshes . I perkushtohej punes , qe ishte bazanmenti kryesor i talentit .
Nuk njifet ndonje rrast i nje gjeniu , qe ka ardhur nga rehatia personale . Ato talente te lindur , qe i ka privilegjuar prejardhia , e kane braktisur rehatine dhe kane zbritur ne rreshtin e njerzve te vuajtur . Keshtu ka ndodhur me lordin Bajron dhe me cifligarin Lev Tolstoi .
Ismail Kadare vazhdon te shkruaj me ritem te larte ne te dy sistemet . Vepra e tij gjeniale lindi dhe u konsolidua ne gjirin e popullit te thjeshte . Umbeshtet nga talenti dhe u rrit nga puna vetjake mbinjerezore . Nuk ka patur nevoje te ndihmohej nga askush.
Ne dedikimin , qe me ka bere ne fletoren time te kujtimve te matures, bashkematuranti Ismail Kadare , midis te tjerave shkruan : “Perpara se te kujtojme , le te jetojme!, qe te mos therrasim me von , sic thirri nje poet : Me kthe rinine ! “ ( fjaline e fundit e ka shkruar gjermanisht ) .
Keto fjali te ngjeshura , metaforike i ka shenuar maturanti 18 vjecar , Kadare , qe e priste dhe realizoi nje veper te madhe , shume dimesionale , ne hapesire , kohe dhe problematike .
Mbas gjimnazit , u ndava me Ismailin dhe u takuam rralle dhe spontanisht , sepse patem vektore te ndryshem jetesore . Ne ish fermen Levan , ku fillova punen , ne vitin 1960 , u njohta me shkrimtarin martir , Astrit Delvina . Ishte i interrnuar , por punonte si ndihmesmjek . Ismailin e kishte idhull . Ishte koha qe une lexoja fare pak . Astriti me paraqiste , ne mbremje , shkrimet e botuara , duke u perqendruar te c’do germe e shkrimeve te Ismailit . Kjo ndodhi deri ne vitin 1961 , kur Astriti u burgos dhe s’u pame kurre me .
Fotografine e Ismailit , me kornize te praruar , e sollen ne dhomen e pritjes , femijte e mi gjimnaziste te gjimnazit Lushnje , ne fillim te viteve 80 te shekullit kaluar . Aty eshte ende , sepse duhet ta percjelli brezi tjeter , qe ka lindur ne Diaspore . Brezat e lindur ne Diaspore e kane shume kollaj te familjarizohen me vepren e Ismailit , sepse gjithkush le te zgjedhi ta lexoi ne nje nga 50 gjuhet , qe eshte perkthyer . Nderi i tyre dhe i Qeverrise shqiptare , eshte te mundesojne , qe Ismaili dhe literatura tjeter shqipe, te lexohen ne gjuhen e Kristoforidhit, te Naimit, te Nolit , te Fishtes.
Arratisja e Kadarese nga Atdheu shenon historikisht fillimin e revolucjonit demokratik shqiptar, qe u finalizua me revolten studentore te dhjetorit 1990 . Franca u be per Shkrimtarin tone , Atdheu i dyte , duke i dhene gjithcka , qe ju mohua ne Atdheun meme. Ai mbeti vetem shkrimtar , perfaqesusi i perjetshm i popullit, ne tranzicionin demokratik te deformuar. Vepra letrare , e vijuar ne France, hedh drite mbi shume ngjarje shqiptare , trojet arbenore , Diasporen, Ballkanin dhe Boten mbare.
Mirnjohje per Francen e paqes, tolerances , shkences , artit , letersise dhe perparimit njerezor !
Illo Foto/ Studjus – NY- 20 Janar 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Gjirokastren dhe Ismail Kadarene, Illo Foto, ju tregoj, ne vitet e gjimnazit

DR. IBRAHIM RUGOVA: KOSOVA NË MIQËSI TË PËRHERSHME ME SHTETET E BASHKUARA

January 21, 2016 by dgreca

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes/
Nga Frank Shkreli/
Ndonëse 21 Janari 2016 shënon dhjetëvjetorin e ndarjes nga kjo jetë të ikonës së pavarësisë dhe udhëheqësin e Dardanisë antike, Presidentin Ibrahim Rugova, prijësin e madh të kombit shqiptar dhe udhëheqësin e parë antikomunist në Evropën juglindore.
Deri në vdekje, Dr. Rugova mbeti mik i Shteteve të Bashkuara dhe i udhëheqësve të saj dhe antarëve të Kongresit të të dy partive kryesore të këtij vendi, qofshin ata republikanë apo demokratë. Prandaj nuk është për tu habitur që në ngushëllimet dërguar familjes Rugova dhe popullit të Kosovës, me rastin e vdekjes së të ndjerit Ibrahim Rugova, Presidenti i atëhershëm, George W Bush — në emër të popullit amerikan dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara –u shpreh se “Jam tepër i pikëlluar nga vdekja e Presidentit Rugova, i cili për shumë vjetë udhëhoqi fushatën për liri, paqë e demokraci në Kosovë. Shtetet e Bashkuara, me vdekjen e Presidentit Rugova, humbën një mik me të vërtetë të madh, i cili njëkohsisht ka siguruar gjithashtu edhe respektin e mbarë botës, për qëndrimet e tij parimore kundër dhunës”. Duke shikuar nga e ardhëmja e Kosovës pa Presidentin Rugova, në mesazhin e tij të ngushëllimeve, udhëheqsi amerikan, ashtu siç kanë bërë edhe shumë zyrtarë amerikanë të niveleve të ndryshme gjatë viteve, ritheksoi atë që edhe sot është qendrimi zyrtar i Washingtonit se, “Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara që të bashkpunojnë me popullin e Kosovës, për të siguruar për të një të ardhme të qëndrueshme, demokratike dhe e begatë.”
Ndërsa Sekretarja Amerikane e Shtetit, në kohën kur ndërroi jetë Presidenti Rugova, Condoleezza Rice në mesazhin e saj të ngushëllimeve, është shprehur se, “Madje edhe ndërkohë që ai luftonte sëmundjen që më në fund i mori jetën, Presidenti Rugova punoi për të siguruar unitetin në radhët e udhëheqsve të Kosovës dhe popullit të saj. Shtetet e Bashkuara kanë humbur sot një mik të madh, ndërsa populli i Kosovës ka humbur gjtihashtu një udhëheqës të madh”, ka theksuar Condoleezza Rice në mesazhin e saj dhjetë vjetë më par”. Kryediplomatja amerikane në atë kohë u zotua se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë së punuari me mbarë popullin e Kosovës për ndërtimin e një shoqërie bazuar në parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe tolerancës, vlera që sipas saj, Presidenti Rugova i vlerësonte jashtzakonisht shumë.
Ai, siç është shprehur edhe Presidenti Bush, admirohej jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara por edhe nga e gjithë bota. Për cilin udhëheqës tjetër shqiptar mund të thuhet një gjë e tillë? Me një krenari atdhedashurie si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar i kohërave moderne, Presidenti Rugova me bashkëbiseduesit e tij, qofshin ata shqiptarë apo ndërkombëtarë, ofronte gjithmonë urtësinë, miqësinë e qëndresën, — vlera këto që gjatë shekujve kanë përbërë dhe kanë dalluar qenien shqiptare së bashku me besën, nderin e burrninë. Presidenti Rugova besonte se bota do të kishte respekt më të madh për ne shqiptarët në qoftë se u përmbahemi këtyre vlerave bazë të qenies arbënore. I frymëzuar nga këto virtyte, ai me durim, guxim e besim – filloi të rikthejë dinjitetin tonë kombëtar të nëpërkëmbur gjatë 50 vjetëve të fundit të shekullit të kaluar nga një ideologji krejt e huaj për qenien tonë. Me një ndërgjegje të thellë kombëtare, ai na vuri përsëri aty ku e kemi vendin, në radhë me popujt dhe aleancat perendimore. Fjala e jonë popullore thotë: “Burri i mirë me shokë shumë”. 10 vjetë më parë e humbëm Presidentin Rugova, por për hir të tij dhe vepërs së tij, Kosova dhe kombi shqiptar fituan shumë miq e dashamirës në të gjithë botën. Presidenti Rugova fliste pak, por jehona e mesazhit të tij u dëgjua anë e mbanë botës. Mesazhi i tij bëri që e gjithë bota të mësonte për hallet tona, dhe jo vetëm kaq. Mesazhi i Presidentit Rugova, sipas Bernard Kouchner, kryetarit të parë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e i cili e kishte takuar Rugovën për herë të parë në vitin 1991, ka qenë gjithmonë i njëjti, duke shtuar se, Ai ishte gjithmonë I qetë dhe kurrë nuk bërtiste” ka thënë Kouchner.
Presidenti Rugova bëri që e gjithë bota të jetë me shqiptarët. Siç ka thënë edhe Presidenti amerikan Bill Clinton – protagonisti kryesor i çlirimit të Kosovës – dhe i cili e kishte takuar Presidentin Rugova, se përsa i përkiste atij, “nuk kishte avokat që të shpjegonte më mirë hallet e kombit shqiptar dhe të drejtat e tij” se Ibrahim Rugova.
Presidenti Rugova i përket pra një grupi të vogël njerëzish, që me punën e tij për popullin e vet dhe për vlerat njerëzore, në të mirë të atdheut e të njerëzimit – lartësohen në atmosferat e universit — e që nuk mund të maten as nga koha e as nga hapësira. Në këtë 10-vjetor të ndarjes nga kjo jetë, Presidenti Rugova qëndron gjithnjë si një dëshmitar i punës dhe veprave të mëdha. Ndonëse sot është e lirë dhe e pavarur, Kosova, ndoshta si asnjëherë tjetër, ka nevojë për urtësi e fuqi mendore rugoviane dhe për frymëzim të vazhdueshëm për të dalë nga ngërçi politik që ka pllakosur vendin ashtuqë, Kosova dhe kombi shqiptar të kenë një të ardhme me ditë më të mira. I lutemi Zotit që në këtë përvjetor të kësaj humbjeje kaq të madhe, Kosova dhe udhëheqësit e saj të sotëshëm, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe duke pasur parasysh interesat e larta kombëtare – dhe duke lënë mënjanë ndryshimet politike dhe interesat ekonomike midis tyre, të shënojnë fitore të mëtejshme historike në avancimin e lirisë dhe demokracisë brenda vendit, por edhe njohje të mëtejshme në fushën ndërkombëtare, duke u frymëzuar nga kujtimi i Presidentit Rugova.
Si studiues i historisë dhe si atdhetar i vërtetë– që i dallonte mirë miqtë nga armiqtë e kombit shqiptar — Dr. Ibrahim Rugova, ishte i bindur se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të gjente miken dhe përkrahësen e të drejtave të shqiptarëve, ashtu siç ka ndodhur ç’prej përkrahjes së pavarësisë së Shqipërisë nga Presidenti Udrou Uilson e këtej. Ai ndërkombëtarizojë çështjen e Kosovës dhe njëkohësisht përforcoi edhe mëtej marrëdhënjet midis popullit amerikan dhe kombit shqiptar. Pas vizitës së tij të pare në New York dhe në Washington në vitin 1989, Kosova dhe kombi shqiptar kishin tani një zëdhënës ndryshe për hallet e veta. Ndonëse në rrethana shumë të vështira, ai ishte një zë i urtë që dëgjohej e respektohej nga të gjithë bashkëbiseduesit. Ishte një zë që fliste për të drejta të shqiptarëve në trojet e veta, për liri e demokraci për popullin e vet, dhe si asnjë person tjetër, siç ka thënë edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton, Dr. Rugova e shpjegonte çështjen shqiptare edhe nga nga pikëpamja historike dhe njerëzore. Si askush tjetër, Dr. Ibrahim Rugova i paraqiti botës përdhunimin historik të kombit shqiptar dhe komuniteti ndërkombëtar më në fund e ndëgjoi dhe filloi të interesohej për tragjedinë e Kosovës. Me urtësinë e tij të madhe, Dr. Ibrahim Rugova luftoi kundër pohimeve anti-shqiptare të të gjithë atyre që i paraqisnin shqiptarët si të egër, dhe si njerëz jo të zotët për vetqeverisje.
Si asnjë udhëheqës tjetër shqiptar, ai kishte një vizion të qartë për pavarësinë e Kosovës dhe për interesat kombëtare të shqiptarëve. David Binder, ish-korrespondent i gazetës New York Tajms i kishte thënë Zërit të Amerikës me rastin e vdekjes së Presidentit të Kosovës, se Ibrahim Rugova do mbahet mend për vendosmërinë e tij të palëkundur në promovimin e pavarësisë së Kosovës. “Ai zgjohej në mengjes duke predikuar pavarësinë e Kosovës dhe shkonte për të fjetur duke predikuar pavarësinë e Kosovës. Dhe sigurisht ai edhe endërronte për pavarësinë e Kosovës kur ishte në gjumë”, është shprehur për VOA-n ish korrespeondeti i New York Tajms
Si asnjë tjetër udhëheqës, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte kombi shqiptar për t’u radhitë ndershmërisht në radhën e kombeve të përparuara të perëndimit. Ai ishte i bindur në përkrahjen e perëndimit, e sidomos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për në rrugën e bashkimit dhe integrimit të kombit shqiptar me vendet perëndimore. E respektoja për bindjen e tij se komunizmi qe rreziku më i madh që i kishte ndodhur kombit shqiptar në shekullin e 20-të, si dhe për faktin se besonte me ngulm se kombi shqiptar duhej të ndërtonte bazat e ekzistencës së tij mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve. Ai nuk mburrej me retorikë të zbrazët, por me ide e vizione për një të ardhme më të mirë të kombit të vet duke i dhënë një emër të nderuar gjakut shqiptar. E respektova Dr. Rugovën se ai nuk ishte i frymëzuar nga ideologjia komuniste si shumë nga ata të brezit të tij që ishin rritur e shkolluar në atë sistem. Në të vërtetë, këta janë ende ndër kundërshtarët më të fortë dhe përbuzësit më të mëdhej të Presidentit Rugova. E po të kishin këta kritikë të Ibrahim Rugovës të njëjtin respekt dhe tolerancë ndaj kundërshtarëve të tyre politikë që ai kishte për ta, politika shqiptare do të ishte në një nivel më të lartë qytetërimi dhe nuk do ishte në shpellën ku gjëndet sot. Ndryshe nga këta, Ibrahim Rugova kishte parime gjykuese dhe një kulturë e qytetërim njerëzor plot urtësi, të gërshetuara me traditat dhe vlerat më të mira shekullore të kombit shqiptar. Ai ishte i vetdijshëm se trimëria dhe pushka, natyrisht e kanë vendin dhe kohën e vet për t’u përdour në mbrojtje të interesave të kombit. Por me shëmbullin e tij, ai gjithashtu tregoi dhe e la trashëgimi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet gjithashtu – në bashkpunim dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara, siç preferonte të deklarohej shpesh — duke i ruajtur nderin emërit shqiptar në botë, një mesazh ky shumë i përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm për kohën dhe sidomos për politikanët e sotshëm në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan. Këjo është trashëgimia dhe porosia e Presidentit Ibrahim Rugova në 10-vjetorin e vdekjes!

Filed Under: ESSE Tagged With: DR. IBRAHIM RUGOVA: KOSOVA, Frank shkreli, ME SHTETET E BASHKUARA, NË MIQËSI TË PËRHERSHME

ARDHJA DHE IKJA E PRIJËSIT

January 21, 2016 by dgreca

Në dhjetëvjetorin e vdekjes së Presidentit Rugova/
Nga Sinan Kamberaj-New York/
Ka të ngjarë që rrallëherë në histori ta ketë bekuar jeta një njeri, duke e pajisur me të gjitha vlerat morale e intelektuale, si Ibrahim Rugovën, prijësin emblematik te shqiptarëve, në kapërcyell të shekullit që e lamë mbas. Vyrtytet e tij prej intelektuali humanist, shkencëtari erudit, politikani pragmatist dhe burrështetasi e strategu vizionar, bënë që Ibrahim Rugova të radhitet, që në të gjallë të tij, në mesin e figurave më të shquara botërore.
Ibrahim Rugova u shfaq në nënqiellin e Kosovës si një Njeri i Veçantë, në një Kohë të Veçantë, ashtu siç shfaqen në këtë botë një herë në njëqind vjet Njerëzit e Mëdhenj. Ai iku nga kjo botë, poashtu, siç ikin Njerëzit e Mëdhenj, i heshtur e modest, posi një Profet, sapo e kreu Misionin e vet, Projektin e tij të Madh, çlirimin e Dardanisë së tij Antike nga pushtuesi shekullor sllav.
Si u shfaq në Zezonën e Madhe të Kosovës, Njeriu i Urtë, pacifisti i shpallur nga Perëndimi, dhe, siç tha me të drejtë një mik i tij këto ditë, ‘nacionalisti i kultivuar’, Ibrahim Rugova?
Pasi u shqua si një personalitet i veçantë, në vitet ’70, në Qarkun Kulturor të Prishtinës, në brezin që po bënte një kthesë të guximshme në fushën e mendimit kritik letrar dhe artistik shqiptar, duke e sfiduar shkollën e realizmit socialist, ose më mirë të thuhet atë antishkollë ideologjike, dhjetë vjet më vonë, Ibrahim Rugova po ngritej në skenën politike shqiptare të Kosovës, me poaq guxim, si një ideolog vizionar, me një platformë moderne politike, me Durimin si strategji dhe Pritjen si taktikë, dy postulate këto që vinin nga rrënjët e etnopsikologjisë shqiptare dhe të cilat, për fat të mirë, ishin në sinkroni me konceptin politik tē botës demokratike perëndimore.
I “gjeti” Prijësi shqiptarët siç i donte Ai, apo “e gjeten” ata Prijësin siç e donin vetë?
Ndodhi si në baladat e rinjohjes.
U bë publik pakti i heshtur; Ti do t’i prijsh “durimit” tonë, ndërsa ne do të respektojmë “predikimin” Tënd!
Kosova e kishte “humbur orën”. Ishte degraduar hovshëm jeta sociale e shqiptarëve nga goditja brutale e Beogradit hegjenomist. Pak, edhe me fajin e udhëheqjes së vet të përgjumur. Papritmas ngeli edhe pa Qeveri të besueshme, ndërkohë që Shoqata e Shkrimtarëve u bë qeveri e re morale e Kosovës, me Rugovën në krye të saj. Ai vinte aty me një bagazh kulturor e shkencor modern, si dhe me vyrtyte klasike morale shqiptare. Shoqatës së Shkrimtarëve, pra, asaj që ishte një Lidhje, një bërthamë kulturore për shumë vjet, i kishte rënë hise të bëhej edhe bërthamë politike. Ndaj, pikërisht në zyrat e saj u krijua Lidhja Demokratike e Kosovës. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i saj, i partisë së parë demokratike me atribute nacionale në Gadishullin Ilirik.
Më në fund e gjetën shqiptarët Prijësin e vet. Misioni i Prijësit ishte i rëndë; atë mund ta bartte mbi shpatulla vetëm ai që besonte dhe ishte i vendosur të mos tërhiqej nga synimi, për asnjë çast dhe për asnjë çmim.
Ky akt, në fakt, e kishte një prelud. Gjashtë muaj më parë, atëherë kur lidershipi autonom shqiptar i Kosovës e kishte çliderizue dhe çburrënue vetëvetën, duke e “çarë lisin me pyka nga trungu i vet”, Prijësi i Kosovës, pacifisti Ibrahim Rugova, do të jepte një mesazh, aspak pacifist:
“Në qoftë se Serbia do të përpiqet përsëri të shtypë identitetin tonë kombëtar, atëherë do të ketë një kryengritje. Unë vetëm mund t’i paralajmëroj serbët: edhe ata janë një popull i vogël. Në të kaluarën sa herë që një popull i vogël është përpjekur të luajë rolin e një fuqie në Ballkan, kjo ka përfunduar me tragjedinë e tij”, i kundërpërgjigjej Rugova vozhdit serb, më 26 qershor 1989, në gazetën gjermane Der Spiegel, ditën kur “Kasapi i Ballkanit” po i kërcënonte shqiptarët që kishin vendosur të mos i nënshtroheshin Beogradit.
(Atë ditë Millosheviqi kishte mbledhur, siç propagandonte media serbe, një milion serbë në Fushë – Kosovë, në kremtimin (!) e 600 vjetorit të humbjes së Betejës Mesjetare të Kosovës. Jehona e brohoritjeve dhe kërcënimeve nga serbët vendorë dhe të ardhur nga Serbia, shkonte deri në qiell).
Ibrahim Rugova me këtë akt ishte bërë Emblema e Kosovës.
Tashti ishte hapur rruga. Pakkush mund ta ketë ditur, ndoshta as ai vetë, se kjo rrugë do të ishte shumë e gjatë dhe e mundimshme, plot sakrifica, personale e kolektive, plot kthesa të papritura, me ngritje e rënie, me ringritje dhe rënie të sërishme mareriale e morale, deri në zgripc të zhdukjes.
Por, Kosova do të bëhej, thoshte çdo ditë Presidenti. Do të bëhej, sepse po u vinte “radha popujve të shtypur”, siç tha një tjetër mendje e ndritur shqiptare lidhur me Kosovën, në prag të luftës.
Jemi vetë ne dëshmitarë për zhvillimet e mëvonshme në Kosovë.
I takon merita Presidentit Rugova që arriti të ruante qetësinë dhe unitetin, bashkë me këto edhe substancën kombëtare, në një kohë që ishte tepër vështirë të ishe shqiptar i Kosovës, kur dinjiteti jo vetëm nacional, por edhe njerëzor po përdhosej çdo ditë nga barbaria serbe.
I takon merita Presidentit Rugova që për një decenie e organizoi një rezistencë paqësore aktive, duke refuzuar në mënyrë absolute institucionet e regjimit serb dhe duke ngritur institucione paralele shqiptare, për të mbajtur gjallë frymën e lirisë, por edhe ekzistencën fizike të shqiptarëve në Kosovën e pushtuar.
I takon merita Presidentit Rugova që Kosova nuk u implikua në luftërat idiotike, të shkaktuara nga Sebia, midis republikave sllave, motra midis tyre, me gjithë “pëshperitjet” bukur të zëshme, si dhe yshtjet për rebelim, që vinin nga qarqe të ndryshme, madje edhe brendashqiptare, që të hapej edhe “Fronti i Jugut”.
(Ne e kemi vendin tonë, Kosovën tonë. Ne nuk duam luftë. Kosova duhet të mbrohet nga një Forcë Ndërkombëtare. Kosova duhet të jetë e lirë dhe e pavarur. Pikë).
Kjo ishte motoja dhe mesazhi i përditshëm i Presidentit Rugova.
I takon merita Presidentit Rugova që arriti ta internacionalizonte çështjen e Kosovës në të gjitha qarqet politike e shtetërore ndërkombëtare dhe sidomos në qendrat e vendosjes. Si një politikan modern, ai nuk e kultivonte trillin e “gjetjes” dhe goditjes së “miqve të moçëm” të armiqve të shqiptarëve. Ai kishte prirje pozitive, me urtësi kërkonte miq, kudo që ishin ata, duke spikatur në gjetjen e Mikes më të Madhe të shqiptarëve, SHBA-në, vendin e Lirisë, “shpresën e fundit të njerëzimit”, siç ka thënë me një rast për Amerikën e shtrenjtë, Presidenti Abraham Lincoln.
Presidenti Rugova i ishte mirënjohës, në kuptimin proverbial, Amerikës, shpëtimtares së kombit shqiptar, tashmë një shekull, pa i harruar asnjëherë demokracitë perëndimore, vendet e Bashkimit Evropian, ato që e ndihmuan dhe e po e ndihmojnë kaq shumë Kosovën.
Një tipar dallues që e ka stolisur portretin moral të Presidentit Rugova dhe figurën e tij prej Trimi të Urtë, është fakti se Rugova nuk luajti vendit, në çastet më të vështira – qëndroi në Kosovë, në zemër të saj, derisa u kap peng në rezidencën e tij, nga forcet militare serbe. Akti i qëndrimit të tij në Kosovë, së bashku me familjen, është një dëshmi e gjallë e përgjegjshmërisë së tij për vendin dhe popullin e Kosovës. Ne, që jemi këndej Atlantikut, e kemi dëgjuar shpesh në takimet me komunitetin përgjigjen e tij, kur dikush “nga trimat” e nagcmonte, le të besojmë, pa të keq, “si guxonte të rrinte në Prishtinë e të fliste aq ashpër kundër regjimit serb”.
“E kam tankun serb, jo më larg se dy-treqind metra shtëpisë dhe nuk frikësohem. S’kam ku shkoj përtej shtëpisë sime. Ne po ndjekim politikë paqësore, ndaj do ta fitojmë lirinë dhe pavarësinë, sepse pavarësia është e vetmja zgjidhje për Kosovën. Ne do të fitojme”, thoshte ai qetësisht.
Liria erdhi; e përgjakur e me dhimbje nga më të rëndat e shpirtit.
Me çmim shumë të lartë e të pakompensueshëm. Ndoshta vetëm respekti ndaj Saj, pra ndaj Lirisë, mund ta kompensojë sadopak sakrificën sublime të të gjithë atyre që ranë në Altar dhe veçanërisht fëmijëve njomakë, grave të dhunuara nga barbarët, pleqve të martirizuar, si dhe të gjithë atyre të zhdukurve, të mbetur pa asnjë nishan.
Ibrahim Rugova, prijësi legjendar, po shuhej nga një “sëmundje e keqe”, që vdektarët hezitojnë t’ia thonë madje edhe emrin. Ai, siç ishte, e tha trimërisht dhe publikisht. Do tërpiqem ta luftoj, tha. Por, fatkeqësisht, s’ia doli, se nuk ishte në dorën e Tij.
Atë ditë janari të acartë, më 21, 2016, qindamijëra njerëz, me lotë të ngrirë, po e përcillnin Heroin e tyre, në një heshtje qiellore, në kortezhin funebër, drejt Velanisë së Dardanisë. Qinda burrështetas të Botës së Lirë, si dhe mijëra njerëz të shquar të shkencës dhe kulturës, i përkuleshin Prijësit të shqiptarëve, personalisht fizikisht, si dhe nga larg.
Ai e meritonte përkuljen.
Ibrahim Rugova ishte i lidhur si Anteu mitik me Tokën. Toka, Guri, Shtëpia, Miku, Flamuri – këto ishin Shenjat e Tij të Mëdha.
Dhe, fare në fund. Pse ishte i këtillë Ibrahim Rugova?
Nuk mund të thuhet me saktësi cilët ishin faktorët që ndikuan në krijimin e personalitetit të Ibrahim Rugovës. Mund të thuhet, ndërkaq, se ishin dy faktorë ndërveprues, ndoshta vendimtarë që kanë përcaktuar rrugën e tij jetësore, krijuese e politike: prejardhja familiare dhe formimi i tij kulturor perëndimor.
Ibrahim Rugova, jetimi nga Cerca, qyshkur u bâ me dijtë, nuk do të pushonte për asnjë çast së kërkuari me mendje, ditë e natë, eshtrat e babës dhe gjyshit, që të dytë të masakruar e të zhdukur pa nishan, nga ana e ushtrisë çetnike serbe, e maskuar me kapota partizane, në Istog.
Por, ai s’arriti t’i gjente kurrë.
Ibrahim Rugova do të burrërohej para kohe. Do ta “ruente Nâna”, siç thuhet në Kosovë për nënat që rrisin fëmijë jetimë. Do ta rriste Nâna Sofë me vuajtje dhe besim se një ditë do t’i dilte Zot shtëpisë, pa e ditur se po e rriste një djalë që kur do të bëhej burrë, do t’i dilte Zot, jo vetëm shtëpisë së tij, por Tokës së pushtuar e të larë me gjak, shekuj me radhë, Dardanisë Antike – zemrës së Ilirisë, duke u bërë një Emblemë e saj e përjetshme.
Prijësi i Kosovës mbante emrin e një Profeti dhe mbiemrin e një Mali, bjeshkës që takohet me Qiellin.
Qoftë i përjetshëm kujtimi i Tij.
——–
New York, 21 janar 2016

Filed Under: ESSE Tagged With: Ardhja dhe ikja, e Rugoves, Sinan Kamberaj

DHJETË VJET PA PRESIDENTIN E KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA

January 20, 2016 by dgreca

Nga Harry Bajraktari*/
Dhjetë vjet më parë, më 21 Janar, u shua nga jeta njëri ndër figurat më të shquara të kombit shqiptar, presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.Me emrin e tij identifikohet Pavarësia e Kosovës, ngjarja më e rëndësishme historike pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 1912 në Vlorë.Për ta fituar këtë luftë të ashpër mbi Serbinë, u desh mençuri, mund dhe angazhim për t’ i bindur SHBA dhe Bashkimin Evropian për të drejtën e mohuar historike të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi.Millosheviqi në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kishte ndërmarrë një terror të egër të përmasave të gjera për dëbimin e shqiptarëve jashtë Kosovës në mënyrë që ta ndryshonte strukturën e popullësisë në këtë pjesë të Ballkanit dhe Kosovën ta fuste në kuadër të një projekti të Serbisë së Madhe.
Në këto vite tejet dramatike Dr. Ibrahim Rugova, mori Kosovën në duart e tij për t’ i kundërshtuar pretendimet shoveniste të Millosheviqit dhe për t’ i hapur Kosovës rrugën e pavarësisë nga Beogradi fashist.
Duke qenë një personalitet i shquar kombëtar, intelektual me një kulturë evropiane, shkrimtar dhe hulumtues shkencëtor, e mbi të gjitha politikan i vendosur për realizimin e Pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova u angazhua që bashkësisë ndërkombëtare t’ i afrohej një e vërtetë tjetër nga e vërteta dhe propoganda e vjetër serbe. Dr. Rugova si vizionar që ishte, e dinte se alternativa e vetme për pavarësinë e Kosovës ishte Washingtoni dhe mu për këtë të gjitha aktivitetet diplomatike i orientoi nga kjo qendër botërore, ku nëpërmjet të saj ishin zgjidhur shumë kriza, luftëra e konflikte globale si dhe përfundimet e Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.
Qysh si student adhuronte botën perëndimore, prandaj edhe specializimi i tij në Francë s’ ka qenë i rastit.Për ta njohur këtë kulturë, ai lexonte dhe studijonte shkrimtarët dhe filozofët më në zë perëndimor.Kjo i ndihmoi në krijimin e personalitetit të tij, si studijues, intelektual dhe, më vonë, si politikan në një kohë kur Kosovës i duhej më së shumti.
Dr. Ibrahim Rugova lindi në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur populli shqiptar përjetonte masakra të shumta nga komunistët serbë. Më 10 Janar 1945 ia ekzekutuan babain dhe gjyshin. Ky i fundit kishte qenë i njohur në luftërat e organizuara kundër çetnikëve, të cilët bënin terror mbi popullatën shqiptare në krahinën e Rugovës dhe në pjesët tjera të veriut të Kosovës. I prekur thellë nga historia e babait dhe gjyshit të tij dhe nga ngjarjet e tmerrshme që kishin ndodhur ndaj shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas, Dr. Ibrahim Rugova në vitet e 90-ta mori një barrë të madhe mbi vete që përmjet filozofisë paqësore dhe luftës intensive diplomatike ta nxirrte Kosovën nga okupimi serb dhe nga mizoritë që kryente regjimi i Millosheviqit në atë kohë. Ndonëse e dinte se kjo rrugë s’ do të kuptohej drejtë nga shumëkush, ai i mbeti pranë kësaj filozofie deri në fund, por në asnjë mënyrë nuk hoqi dorë nga Pavarësia e Kosovës. Dhe kështu, me politikën e tij paqësore, fitoi simpati nga shumë liderë të vendeve demokratike në gjithë botën, e para se gjithash të SHBA. Pavarësia e Kosovës për të ka qenë e vetmja rrugë që do të sillte paqe në rajonin e Ballkanit.
Ngjarjet e viteve të 90-ta Rugovën e gjetën në detyrën e kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës dhe kryetar të LDK-së, parti e parë e pavarur në Kosovë krahas të ndonjë partie tjetër që selitë i kishin jashtë Kosovës. Kur Millosheviqi solli mijëra serbë në vitin 1989 në Gazimeston për të shënuar një përvjetor të një beteje të humbur dhe kërcënoi shqiptarët me dëbim masiv, Dr. Ibrahim Rugova në të njëjtën ditë para gazetarëve të jashtëm dhe të brendshëm, akuzonte politikën represive serbe ndaj shqiptarëve atëherë nën Jugosllavi. Deklarata e tij në këtë kohë, kur persekutoheshin intelektualët shqiptarë dhe izoloheshin në burgjet serbe, bëri jehonë të madhe në botën demokratike dhe brenda Kosovës. Ishte një thirrje për bashkimin e shqiptarëve kundër klithmave përplotë urrejtjeje të Millosheviqit. Nga ky vit (1989) ai u nis për ta fituar betejën diplomatike për Kosovën.

Nga viti 1989 u bëmë miq të pandashëm për çështjen e Kosovës

Nga dita kur e njoha Dr. Ibrahim Rugovën e deri në vdekje ishim bashkë për çështjen e Kosovës dhe çështjen e përgjithshme shqiptare. Dr. Rugovën për herë të parë pata rast ta takoja në seminarin, kushtuar 300 vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit, të cilin në New York e organizoi Kisha Katolike” Zoja e Këshillit të Mirë” në vitin 1989. Meqenëse Zoti Rugova ishte doktoruar mbi veprën e Bogdanit, ishte ftuar të fliste mbi këtë figurë të madhe të kulturës shqiptare.Nga kjo periudhë kam vazhduar kontaktet e mia me të për të mirën e Kosovës.
Kur u vendosëm me shtëpi në Armonk të New York-ut, ajo u bë një vendtakim për politikanë, diplomatë, intelektualë dhe njerëz të profesioneve të ndryshme që vinin nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e më vonë edhe nga Shqipëria. Në shtëpinë tonë në këtë kohë sillnim kongresmenë, senatorë e miq të tjerë amerikanë, mbështetës dhe dashamirë të çështjes së Kosovës. Disa muaj më parë, në Prill të vitin 1990, në Washington DC, një grup prej 20 intelektualësh erdhi për të dëshmuar mbi dhunën serbe në Kosovë. Në krye të këtyre intelektualëve ishte Dr. Ibrahim Rugova, kryetar i LDK-së dhe i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Kjo dëshmi u konsiderua fitorja e parë në fushën diplomatike kundër grupit serb që përfaqësohej nga ultranacionalisti, Dobrica Qosiq. Kjo dëshmi u drejtua nga Tom Lantos, përfaqësues i atëhershëm për marrdhënie me jashtë pranë Kongresit Amerikan së bashku me John Porter. Lantos ishte edhe një mik i shqiptarëve, i cili mbështeste zgjidhjen e problemit të Kosovës. Nga kjo dëshmi filloi njohja e Washingtonit me problemet që kishte Kosova me Serbinë.
Më 17 Shkurt, 1993 pata rastin ta shoqëroja presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën në WashinGton, ku pat një takim në Shtëpinë e Bardhë me Samuel Richard Berger, i njohur me nafkën ” Sandy” që ishte Këshilltar për Siguri Kombetare në administratën e presidentit Bill Clinton. Me Rugovën ishte edhe Dr. Alush Gashi dhe Dr. Shaqir Shaqiri. Kjo ishte vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë, ku Rugova kërkoi vendosjen e trupave të OKB-së në bashkëpunim me trupat e NATO-s në Kosovë dhe vënien e saj nën Protektoratin Ndërkombëtar deri sa ajo të fitonte pavarësinë.
Që nga viti 1990 kur presidenti Dr. Ibrahim Rugova ka ardhur në Washington apo në New York, gjithherë është kthyer në shtëpinë time në Armonk.Sipas kohës që ka pasur në dispozicion, herë ka ndejtur më shumë e herë më pak, por gjithherë është kthyer. Varësisht nga bisedat që zhvillonte me personalitetet e administratës Amerikane, ndërmirrte hapat aktual të veprimit. Në shoqërimin që i bëja në takimet e tij në Washington apo në New York kam hetuar se Dr. Rugova ka pasur edhe presion që të pranonte ndonjë zgjidhje që nuk shkonte në favor të Kosovës. Shpeshherë i thoshin se njëherë Ballkani duhet të inkuadrohet në Bashkësinë Evropiane e pastaj brenda këtij opcioni Kosova të bënte zgjidhjen e saj. Ndërsa ai shfaqte mendimin e tij të përkundërt se së pari pavarësia e më pas integrimi.Kjo për Rugovën ishte alternativa e vetme e zgjidhjes së konfliktit shqiptaro-serb.
Çdo takim që kam pasur me të, në të gjallë të tij, gjithnjë bisedat i lidhte me Kosovën dhe përgjithesisht me perspektivën e çështjes shqiptare. Një simpati të veçantë për Dr. Rugovën e ka pasur edhe im atë, Meta. Babain tim e pyeste për disa figura të rëndësishme kombëtare që kishin qenë të detyruar ta braktisnin Shqipërinë për shkak të ndjekjeve që u kishte bërë regjimi i Enver Hoxhës dhe ai jugosllav e të cilët, disa nga ta, ishin vendosur në New York, si Dr. Rexhep Krasniqi, Hysen Bej Prishtina, Abaz Kupi e shumë nacionalistë të tjerë. Dr. Rugova e njihte veprimtarinë e tyre, por dëshirontë të dinte më shumë për punën dhe jetën e tyre në Amerikë.
Derisa po e përcillja njëherë në Aeroportin “Kennedy” ku pas një vizite në SHBA po kthehej për Kosovë, presidenti i ndjerë Rugova më tha:” Harry do të punojmë së bashku deri në fund për çështjen e Kosovës”.

Presidenti Rugova për herë të fundit në SHBA

Për herë të fundit kur ishte në Amerikë, presidenti Rugova pas luftës, unë me Rrustem Gecin, organizuam një darkë të veçantë për të.Këtë darkë solemne e shtruam në një anie shetitëse nëpër ujrat e lumit Hudson rreth e përçark New York-ut, ku morën pjesë mbi 100 shqiptarë.Kjo ka qenë vizita e tij e fundit në SHBA.Në bisedë me të, më tha se tani po arrijmë tek shpallja e Pavarësisë së Kosovës, ku të gjithë kemi hise, se të gjithë kontribuam për të.
Varrimi i Rugovës ishte një referendum për pavarësinë e Kosovës.Ky ka qenë përkushtimi i tij sa ishte gjallë. Ky ideal i tij u përmbush vetëm dy vjet pas vdekjes së tij. “Amanetin e të parëve e kemi obligim ta çojmë në vend”, thoshte ai në biseda që organizonte me shqiptarët e Amerikës.
Nga viti 1991 e deri në vdekje, sa herë që janë mbajtur zgjedhjet për president të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova i ka fituar me shumicë apsolute të votave. I ndjeri ka qenë figurë unifikuese.
Sot pas dhjetë vjetësh të vdekjes, Dr. Ibrahim Rugova kujtohet me pietet të madh për kontributin e tij të jashtëzakonshëm kombëtar e mbi të gjitha si arkitekt i pavarësisë së Kosovës.
* Autori është veprimtar e biznesmen i shquar shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në New York

Filed Under: ESSE Tagged With: DHJETË VJET PA PRESIDENTIN E KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA, harry bajraktari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 397
  • 398
  • 399
  • 400
  • 401
  • …
  • 607
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT