• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MËSUESJA VERA SHKURTI NË GREQI, NJË ZË I QETË RILINDËSISH

October 17, 2014 by dgreca

Nga Nexhmije Mehmetaj/Mësuese në Zvicër/
“Vera- mësuese në dy ishuj”- Një film dokumentar nga Abdurahim Ashiku dhe Arian Melonashi nën vështrimin e Nexhmije Mehmetaj, mësueses nga Kosova që për më se një dekadë u mëson fëmijëve të mërgimtarëve në Svicër të shkruajnë, lexojnë, recitojnë dhe këndojnë në gjuhën e nënës, gjuhën e bukur shqipe…
Dokumentari për herë të parë u shfaq për mësuesit mërgimtarë mbledhur në seminarin e 10-të mbarëkombëtarë për mësimin plotësues të gjuhës shqipe më 31 korrik 2014 në Berat…
Një pikë loti mbi qerpik u mbeti mësuesve ndërsa ndiqnin Vera Shkurtin, mësuesen e ishujve Tinos e Siros në hapësirën detare të Egjeut, një pikë që do të formonte një rrjedhë malli dhe dashurie për Verën dhe mësuesit në Greqi, që tash që nga 7 marsi 2001 përpiqen me një vullnet të jashtëzakonshëm të hapin shkolla për tu mësuar fëmijëve, pa asnjë shpërblim, përmes privimeve të panumërta , gjuhën e nënës…
Pritet që shpejt filmi dokumentar do të jepet i titruar në gjuhën greke për banorët shqiptarë dhe miqtë e tyre grekë që ndihmuan për hapjen e shkollave shqipe në dy ishujt e Egjeut.
Nexhmije Mehmetaj nënvizon:
…Në disa qytete mërgimtarët kanë hapur shkolla, në të cilat mësuesit vullnetarë, pa rroga, ua mësojnë fëmijëve shkrim – leximin në gjuhën shqipe.
….Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë, mjerisht, nuk e hapi edhe të vetmen një shkollë shqipe të mësimit plotësues, diku në Evropë, kështu duke e lejuar shprishjen e kombit shqiptar.
…Duke parë e përcjellë filmin “Vera-mësuese në dy ishuj” ndjen se ecën dhe nëpër kohën e romantizmit të kaluar të motrave të ndritshme Qirjazi që bënë aq shumë për shkollat e para të shqipes dikur.
…Në traditën shqiptare mësuesit i kanë prirë lëvizjes kombëtare e jo rastësisht ata janë martirë ndër të parët. Emrat dihen nga historia.
… Vetë emërtimi “Vera-mësuese në dy ishuj” është një zë me shqetësime, për gjuhën tonë dhe kulturën shqiptare, për edukatën familjare, për lidhjen e saj me trashëgimin e të parëve, hap një etapë të re në fushën e arsimit dhe të kulturës shqiptare.
… Mësuesja Vera e fillon punën me të njohurit me prindërit, t’i bindë se gjuha amtare është e rëndësishme për fëmijët edhe në kushte larg atdheut. Në anën tjetër merr nismën për t’i parashtruar organeve arsimore greke kërkesën për mbajtjen e mësimit të gjuhës shqipe në shkollën greke. Për fat të mirë autoritetet greke kanë gatishmëri, u lejon falas klasën. Në këtë rast, ajo “luan” rolin e ambasadorit të Shteti – amë, ka dhe s’ka ambasadë shqiptare në Greqi.
… Është e domosdoshme që në kuadër të Ambasadës shqiptare të caktohet një person që do të merrej me koordinimin e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Mësuesit të verifikohen dhe t’u lëshohen vendimet dhe t’u rregullohet marrëdhënia e tyre e punës. Kështu duke njohur vetveten do të na njohin dhe të tjerët.
.. Sipas mendimit tim filmi duhet të paraqitet në festivalin e përvitshëm Doku Fest, në Prizren.

* * *

E nisa qetësisht, pastaj me tepër vëmendje kam parë dokumentarin,“Mësuesja e dy ishujve …” të publicistit Abdurahim Ashiku (skenari) realizuar me mjeshtëri nga regjisori Arjan Melonashi.
Në llojin e vet, filmi dokumentar hyn në krijimet që janë sa thesar kulture për njeriun- mësues dhe mjekim për shumë plagë kombëtare.
Në ndërtimin e tij jepet një panoramë mërgatës së re shqiptare e ngulitur në skajet më të largëta të Greqisë, në ishujt Tinos dhe Siros të lidhur me detin Egje. Ndërkaq mësova se jetën e bashkatdhetarëve tanë në Greqi para se gjithash e karakterizojnë përpjekjet për të ruajtur identitetin dhe integritetin e vet kombëtar, kulturor dhe shpirtëror krahas integrimit në shoqërinë pritëse. Dhe, në disa qytete mërgimtarët kanë hapur shkolla, në të cilat mësuesit vullnetarë, pa rroga, ua mësojnë fëmijëve shkrim – leximin në gjuhën shqipe.
Për fatin e shqiptarëve në mërgim sikur edhe më përpara askush nuk interesohet, sidomos për të organizuar bashkëpunimin arsimor, kulturor me ta! Çka do të thotë kjo padrejtësi? Cili popull tjetër evropian ka sot kësi fati? Ministria e Arsimit e Republikës së Shqipërisë, mjerisht, nuk e hapi edhe të vetmen një shkollë shqipe të mësimit plotësues, diku në Evropë, kështu duke e lejuar shprishjen e kombit shqiptar.
Duke parë e përcjellë filmin “Vera-mësuese në dy ishuj” ndjen se ecën dhe nëpër kohën e romantizmit të kaluar të motrave të ndritshme Qirjazi që bënë aq shumë për shkollat e para të shqipes dikur. Me sa duket, shqiptarëve u duhet herë pas herë të përsërisin diçka nga e kaluara e tyre, pikërisht atë pjesë që të huajt apo rrethanat e krijuara prej tyre nuk e kanë lënë kurrë të piqet e plotë.
Kur them kështu mendoj sidomos te gjuha dhe shkolla shqipe të cilën fëmijët shqiptarë edhe pse larg atdheut nuk duhet ta harrojnë!
Pedagogia dhe patriotja Vera Shkurti, mësuesja vullnetare këtij fenomeni të pikëlluar i thotë “JO”, qoftë dhe duke përballuar në mundin e djersën saj e të familjes halle të vazhdueshme. Në mërgim vështirësitë janë të kuptueshme, ajo flet qetë si me zë rilindësish: “Kjo duhet bërë, e dikush duhet ta bëjë”! Sikur në epokën e madhe të Rilindjes sonë Kombëtare! Të kujton thënien e bukur të një dijetari vetëflijues për kombin e vet: ”Po s’u dogja unë, po s’u dogje ti, kush do bëjë dritë ” ?!
Më shumë se “Vera….. ”, s’do të fliste asnjë titull për një dokumentar që sjell rrugëtimin e saj atdhetare dhe arsimor.
“Mërgimtarët këtu punojnë të mbajnë familjen, d.m.th. kanë ikur nga halli e ndodhen në hall. Megjithatë mendjen nuk e ndajnë nga vendlindja, që ta ndihmojnë sa mundin atë”.
Ajo gjykon se shërbimi më i mirë për ta është që t’u mësojnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre për të ruajtur e përcjellë shqipen në breza. Në traditën shqiptare mësuesit i kanë prirë lëvizjes kombëtare e jo rastësisht ata janë martirë ndër të parët. Emrat dihen nga historia.
Vetë emërtimi “Vera-mësuese në dy ishuj” është një zë me shqetësime, për gjuhën tonë dhe kulturën shqiptare, për edukatën familjare, për lidhjen e saj me trashëgimin e të parëve, hap një etapë të re në fushën e arsimit dhe të kulturës shqiptare.
Mësuesja Vera e fillon punën me të njohurit me prindërit, t’i bindë se gjuha amtare është e rëndësishme për fëmijët edhe në kushte larg atdheut. Në anën tjetër merr nismën për t’i parashtruar organeve arsimore greke kërkesën për mbajtjen e mësimit të gjuhës shqipe në shkollën greke. Për fat të mirë autoritetet greke kanë gatishmëri, u lejon falas klasën. Në këtë rast, ajo “luan” rolin e ambasadorit të Shteti – amë, ka dhe s’ka ambasadë shqiptare në Greqi.
Shqiptarët në mërgim me doemos duhet ta ruajnë identitetin shqiptar, kulturën dhe gjuhën e vet! Kjo nuk është një reklamë “patriotike”e vjetruar, por për të ndërtuar identitetin dy kulturor e dy gjuhësor në të cilin edhe elementet e kulturës amtare edhe ato të vendit të ri kanë rëndësinë e duhur.
Kjo gjë ndihet më afër kur Shqipëria është anëtare e Këshillit të Evropës dhe e organizmave të tjerë ndërkombëtar, të ushtron autoritetin e bashkëpunimit për mes marrëveshjeve mes dy shteteve. Në bazë të misionit që ka, të përpiqet për integrimin e kulturës gjuhësore të nxënësve në kulturën evropiane dhe paralelisht me këtë edhe përgatitjen për ta njohur mësimin plotësues të gjuhës shqipe për fëmijët shqiptarë jashtë atdheut. Kjo natyrisht edhe një realizim i të drejtave dhe zbatim i detyrave të përcaktuara në ligjet ndërkombëtare të drejtave të fëmijës dhe e Republikës së Shqipërisë.
Është e domosdoshme që në kuadër të Ambasadës shqiptare të caktohet një person që do të merrej me koordinimin e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Mësuesit të verifikohen dhe t’u lëshohen vendimet dhe t’u rregullohet marrëdhënia e tyre e punës. Kështu duke njohur vetveten do të na njohin dhe të tjerët.
Natyrisht që vlera e filmit do t’i shtohej sikur të përmendeshin edhe emrat e mësueseve tjera që punojnë me përkushtim në Greqi. Do donim t’i shihnim këtu të gjithë: Valbona Hystiuna, Dashmirë Zaçe, Iris Hajdinaj në Selanik, Alma Hani, Almira Gjini e shumë të tjera.
Sipas mendimit tim filmi duhet të paraqitet në festivalin e përvitshëm Doku Fest, në Prizren, të gjendet mundësia që të përkthehet në anglisht.
Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Zvicër
Delemont, 13 tetor 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: Nexhmije Mehmetaj, nje ze rilndasish, Vera Shkurt

KUJTESE- 10 vjet pa Anita Bitrin

October 17, 2014 by dgreca

Dhimbje medeomos që do të vazhdojë gjatë, dhe do të mbetet në zëmërat tona, ndërkaq duke kujtuar Anitën, ne i bëjmë një nder të madh jo vetëm të ndjerës, por edhe vetvetes duke pasë parasyshë atë moton tonë që është “Të kthejmë gjithmonë kokën andej nga kemi ardhur” se i përkasim atij kombi dhe asaj kulture/
Nga BEQIR SINA, New York City/
STATEN ISLAND NYC : Anita Bitri-Prapaniku (8 janar 1968 – 19 tetor 2004) ishte një këngëtare e dalluar e asaj kohe në zhanrrin e muzikës pop dhe violiniste nga Shqipëria. Ajo iku nga kjo jetë në shtëpinë e saj Staten Island – Nju Jork – së bashku me vajzën e saj 8-vjeçare Sibora Nini. dhe nëna e saj 66-vjeçare Azbije.Të tre ikën së bashku në “gjumë”, për shkak të një vdekje – e cila simbas hetimeve të policisë njujorkeze, erdhi nga helmimi me monoksid karboni.
Pra, do të shkruante shtypi vendas ndodh dhe kështu. Që një, pakujdesi e tillë i merr jetën e një familjeje të tërë, ikin tre jetë, ikin dhe nuk vinë më. I tillë, ishte pra fati dhe për Anita Bitrin që i njëjti fat i keq – nuk kurseu as nënën e as vajzën e saj një engjëll. Ikën të tre së bashku në gjumë për në jetën e amnueshme.
Bitri, filloi të kënduarit e saj në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, dhe ajo u bë e famshme në Shqipëri, me këngën e saj “Dashuria e Parë”. Në kohën e vdekjes së saj, ajo ishte në proces të regjistrimit të dy albumeve, një në shqip dhe një në anglisht. Ai më fundit ishte për fatin e saj të keq – albumi që ajo nuk arriti t’a përmovoi :”Gjithmonë mes Jush”, një video-album, ky, me këngën me një titull profetik, e cila i ngjanë një parandjenje e ndërthurur me të gjitha profetitët e saj .
Anita Bitri emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996. Dashuria për violinën, ngjizja e pandashme me muzikën dhe suksesi, i cili vazhdoi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bëri Bitrin një histori jete të një artisteje të madhe, e një ylli të skenës shqipare, për ti bërë akoma më të prekshme tek publiku hapat e karrierës së saj në SHBA.
Ishte pra, dashuria për muzikën dhe suksesi që Anita, arriti t’ua dhuroj të gjithë bashkëkombësve të saj këtu në Shtetet e Bashkuara, për aq sa jetoj e punoj; këngët për kurbetin, dashurin për jetën, dashurin e një nëne për të bijën, këngë që dëshmojnë potencialin dhe forcën e madhe të artit që Anita Bitri krijojë gjatë gjithë karrjerës së saj.
Kështuqë, këngëtarja e mirënjohur Anita Bitri me stilin e saj të këngës së saj – kishte bërë emër të madhë në Shtetet e Bashkuara – jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek amerikanët. Anita Bitri ishte një zëdhënse e artit shqiptar, ajo ishte një nga këngëtarët më të spikatura shqiptare, ku pa të cilën muzika shqiptare humbi një nga gjeneratorët më të fuqishëm të muzikës shqiptare në SHBA.
Arben Bitri, vëllai i këngëtares, përmes emocioneve të mëdha dhe hidhërimit të thellë, ka deklaruar se këngëtaria mirënjohur shqiptare Anita Bitri, në jetën e amnueshme, duket sikur ajo “flututroi” në misionin që i dha asaj Nënë Tereza. Mbasi edhe videoklipi më i fundit i saj “Gjithmonë mes Jush”, ka qënë një parandjenjë e saj – për të qënë gjithëmon në mes nesh – për t’u kthyer përsëri në mes nesh me anë të këtyre këngëve” ka thënë vëllai i saj Arbeni.
Kolegët e saj nga komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara janë shprehur se :”ështe për të ardhur keq se Anita Bitri, iku nga ne pas një pune shumë të madhe në fushën e muzikës dhe të një besimi të madh tek muzika e bukur shqipe. Anita me zërin e saj thonë artistët shqiptarë në Amerikë, të mrekullueshem, arriti të hedh gjurmë të arta në historinë e muzikës shqiptare në SHBA. Arritjet dhe sukseset e Anitës, në Shqipëri dhe këtu në SHBA, janë për t’u admiruar.
Mbasi tani admiruesit e saj janë të shumtë, të cilat nisin qysh në fillimet e saja në festivalet e para të këngës së muzikës së lehtë shqiptare. Duke vazhduar më gjërë në atë veprimtarinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo edhe nda nga jeta. Anita, ishte gjithmon e dashur dhe e qeshur , e mençur, e plot talent, kujtojnë artistët dhe adhuruesit e saj .
Edmond Xhani – Kitaristë dhe drejtues i grupit muzikor “Alba” në SHBA-s, e ka konsideruar Aniti Bitrin – me të cilën ka interpretuar dhjetra herë në koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe SHBA, si mikeshën e komunitetit të artistëve kudo duke e quajtur atë ” motrën, artisten , këngëtaren e madhe shqiptare të të gjithë artistëve. Xhani, ka thënë se dhimbja e saj – ende nuk ka kaluar, mbasi sipas tij do të kalojnë muaj dhe vite dhe dhimbja e saj do të mbetet, ashtu siç do të mbetet edhe kujtimi i saj” thotë Xhani.
Duke shtuar se :”Çdo gjë do të ndodhë, sepse, ajo i dha shpirtin e saj muzikës i dha shpritin e saj artit shqiptarë . I dha pikërishtë, atë shpirtë artit shqiptarë, për të cilin ky artë edhe kishte nevojë, ka edhe do të ketë për këtë llojë arti.” pohon Edmond Xhani – Kitaristë dhe drejtues i grupit muzikor “Alba” në SHBA-s, .
Por, mendimi i përgjithshëm është se Anita Bitri ishte fare thjeshtë një zëdhënse e artit shqiptarë, ajo ishte një nga këngëtarët më të spikatura shqiptare , ku pa të cilën muzika shqiptare humbi një nga gjeneratorët më të fuqishëm të muzikës së lehtë. Sidomos tani kur të gjithë sjellim edhe mbas 10 vjetëve të ikjes së saj në jetën e amnueshme nëpër mend temperamentin e saj dhe stilin e saj energjik të këngës.
Natyrisht, që kjo dhimbje medeomos që do të vazhdojë gjatë, dhe do të mbetet në zëmërat tona, ndërkaq duke kujtuar Anitën, ne i bëjmë një nder të madh jo vetëm të ndjerës, por edhe vetvetes duke pasë parasyshë atë moton tonë që është “Të kthejmë gjithmonë kokën andej nga kemi ardhur” se i përkasim atij kombi dhe asaj kulture.
Mbasi nga ikja e saj i gjithë opinioni shqiptar dhe amerikan është prekur nga tragjedia “Bitri” e 19 Tetorit 2004. Ishte pikërisht këngëtarja ajo që për famë kishte kaluar kufijtë shqiptarë. Anita Bitri, që ka ndërruar jetë së bashku me nënën Hazbijen dhe vajzën e saj, Siborën ishte një tragjedi e cila preku thellësisht gjithë zemrat e shqiptarëve dhe bëri të mundur që Diaspora Shqiptare në Amerikë, të rimblidhej si kurrë ndonjëherë dhe me një pëshpëritje në nën një atmosfer të rëndë pikëllimi, në Kishën “First Evangelical Free Church” ne Brooklyn – New York tre ditë mbas tre jetë nuk ishin më në mesin tonë. Një koncert humanitar të organizuar nga komuniteti i artistëve shqiptar në Amerikë, pikërishtë ku asaj po i jepej lamtumira e fundit nga komuniteti i artistëve – i cili arriti të shpaloste bukurinë shpirtërore dhe virtytet fisnike të popullit tonë të mrekullueshëm me këtë koncert – përshpëritje.
Kurse, duke marr shkak nga kjo tragjedi, 10 vjetë më parë Qeveria e New Yorkut, miratoj ligjin për vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit duke shpëtuar nga ky gaz fatal me qindra familje të pafajshme. Në këtë linjë mbetet për tu vlerësuar qëndrimi i Qeverisë së New York-ut, të cilët me respektin dhe humanizmin që treguan ndaj kësaj tragjedie, si dhe me vënien e ligjit mbi vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit, emrin “Ligji Anita”, lehtësuan zemrat e plagosura të familjarëve dhe fansave të këngëtares së famëshme shqiptare Anita Bitri.
Ndërkohë, që një rrugë në qendër të Vlorës tani mban emrin “Anita Bitri”.
Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 Janar 1968 në një familje intelektuale.
Të gjithë admironin tiparet e bukura dhe të ëmbla të kësaj fëmije ëngjëllor. Edhe pse ishte në kopësht, ajo këndonte dhe recitonte pa pushim. Që në atë moshë dinte shumë poezi të njohura dhe imitonte shumë këngë të festivaleve. Vlen për të përmendur pjesëmarrja e saj në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës, ku paraqitet si valltare në rolin e “bletës punëtore”. Interpretimi i talentuar i Anitës tërhoqi vëmëndjen e pjestarëve të jurisë, të cilët e vlerësuan si kërcimtaren dhe këngëtaren më të mirë të këtij Festivali.
Sibora Bitri u lind në New York, më 8 gusht 1996.
Anita kishte një ëndërr të cilin Zoti ja plotësoj dhe kësaj krijese të bukur dhe tepër engjëllore i vuri emrin Sibora. Sibora që e vogël, demostronte interes për muzikën dhe po rritej me të gjithë atributet e një artisteje të vogël. Anita e rrethoi me një përkujdesje dhe një dashuri të jashtëzakonshme dhe i kultivonte dashurinë për muzikën dhe artin e bukur shqiptar.
Filloi të studionte piano që në moshën 5-vjeçare dhe mësusja e pianos ishte shumë entuziaste nga ky talent i lindur. Ndërsa pas një viti filloi të praktikonte dancën klasike duke u rregjistruar në një kurs privat edhe këtu talenti nuk deshte gjykime.
Studionte në shkollën publike 19 në Staten Island dhe ishte një nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore. Të binte në sy mirësjellja, edukata, thjeshtësia dhe inteligjenca e kësaj krijese kaq të ëmbël.
Kjo krijes kaq e bukur, e pastër si emri që kishte le të mbetet në kujtimet tona si symbol i ëmbëlsisë, dashamirësisë dhe inteligjencës. I përjetshëm qoftë kujtimi jotë, ëngjëll i bukur ëndërrimtar.
Hazbije Bitri u lind më 1 tetor të vitit 1938 në qytetin e bukur dhe të lashtë të Beratit, në një familje të thjeshtë dhe patriote.
I jati Rauf Ngraçani ishte njeri fisnik, shquhej për talentin e tij në muzikë. E jëma e Hazbies, (Behie) cilësohej nga të gjithë ata që e njihnin për gjenerozitetin dhe bujarin e saj të jashtëzakonshëm. Një nënë dhe grua model, cilësi që ja trashgoi dhe vajzës së saj të dashur Hazbijes.
Studioi për Mjeksi në shkollën e mesme dhe ushtroi aktivitetin e ndihmësmjekes që nga mosha 18-vjeçare dhe deri sa doli në pension me nderime dhe me respekt. Ishte një ndihmësmjeke model dhe e respektuar nga gjithë kolektivi dhe pacientët.
Model i nënës shembullore, bujare e qeshur dhe e thjeshtë, kështu do ta kujtojnë gjithmonë Biken të afërmit, shokët, kolegët dhe bijët e saj.
Shpirti i saj i pastër dhe bujar i duhej Nënë Terezës për qëllime akoma më të larta. –
I nderuar dhe i respektuar qoftë përjetë kujtimi i kësaj bije të perëndisë.

Filed Under: ESSE Tagged With: 10 vjet, anita Bitri, Beqir Sina, nga ikja

PALI VI – APOSTULLI I RI I BOTËS

October 16, 2014 by dgreca

Ne Foto:Papa Pali VI (1897 – 1978)/
Shkruan: Don Lush GJERGJI/
Giovanni Battista Montini u lind në Concesio (Brescia) në vitin 1897, në një familje të mirë intelektuale katolike, besimtarë të angazhuar në veprimet baritore të Kishës. U bë meshtar në vitin 1920. Më pas vazhdon studimet dhe doktoron në filozofi, drejtësinë kishtare dhe atë civile. Pastaj ndoqi edhe disa seminare në Akademinën Papnore për diplomat të Selisë së Shenjtë. Ishte intelektual i dalluar, shumë i ngritur dhe mendimtar i thellë, kështu që tërë jetën punoi rreth kulturës së përgjithshme njerëzore dhe asaj të krishterë.
Dëshiroi t’i kushtohet pastoralit famullitar, shërbimit të përvuajtur meshtarak, mirëpo planet e Zotit ishin tjera. Gati menjëherë pas përfundimit të studimit qe dërguar në Poloni, në Varshavë, në Nunciaturën Apostolike. Pas kësaj përvoje diplomatike qe ftuar në Sekretariatin Shtetëror të Vatikanit. Në këtë punë askurrë nuk qe udhëheqës i ndonjë seksioni, por meshtar i vërtetë dhe, sa herë që e kishte të mundur, është angazhuar me shumë gëzim në pastoral, në veçanti me rini, në rrëfime, predikime, në takime me botën e thjeshtë e të varfër.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore i ndihmonte të mjeruarve, mori pjesë në kërkimin e personave të zhdukur, të lajmeve dhe ndihmës për të gjithë, në shpëtimin e të plagosurve dhe të rrezikuarve. Tashmë në Romë ishte familjarizuar mirë në punët diplomatike dhe pastorale, gati në studimet e përhershme, ku kishte krijuar shumë njohje dhe miqësi.
Si njeri i mendimeve, studimit, leximit, brendësisë, kulturës, përvujtërisë dhe thjeshtësisë, pakëz i mbyllur dhe përmbajtur në veti, shumë i sofistikuar, i dashuruar në filozofi dhe teologji, krijoi rrethin e vet të miqve dhe të njohurve.
• NJERI I KISHËS DHE KULTURËS
Atë Hämingu për te thotë: “Ka pak njerëz të Kishës që kanë lexuar aq sa Pali VI”. Deri sa lexonte, ai meditonte, nënvizonte shprehjet, mendimet, përmbajtjet e rëndësishme. Sipas dëshmisë së kardinalit Sergjo Pigndollit ai kishte në duar katër vëllime dorëshkrimesh të ushtrimeve të tija shpirtërore. Ishte shumë i dhënë pas jetës së përshpirtshme, në meshtari. Pas përfundimit të punës ditore në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, thuajse gati rregullisht, çdo mbrëmje lexonte, shkruante, përkthente, përgatiste predikimet, takimet, u informonte në përgjithësi mbi ngjarjet në Kishë dhe në botë. Kishte njohuri të mira në shumëçka, thuajse gati në gjithçka. Në dialogim me të tjerët dinte të dëgjonte, të mësonte, të këshillonte. Mbi të gjitha përcolli jetën e Kishës në pjesë të ndryshme të botës.
Giovanni Battista Montini ishte njeri i „kulturës meditative“, siç thoshte atë Dezza, dhe pikërisht për këtë si papë kishte dëshirën e përhershme për dialog konstruktiv me kulturën bashkëkohore, me Kishat e ndara, me të gjitha religjionet e botës.
Mbi të gjitha ishte njeri i Zotit, apo siç thoshin disa miq të tij, “miku i Zotit”, meshtar i vërtetë, i kushtuar Hyjit, Kishës, në të mirë dhe shërbim të gjithëve. E donte thirrjen meshtarake dhe e jetoi besnikërisht, me përkushtim dhe gëzim të plotë.
Sipas bashkëpunëtorit dhe miku të tij të ngushtë; kard. Sergjo Pignedollit, figura e papës Palit VI nuk mund të përshkruhet, sepse ishte jashtëzakonisht i pasur shpirtërisht, jashtë çdo kornize dhe shembulli. E donte dhe nderonte çdo njeri dhe me entuziazëm ishte interesuar për fatin e njeriut dhe njerëzimit. Kishte dëshirë të thoshte se Kisha, të gjithë ne, duhet të jemi “ekspert në njerëzi!”.
Shpeshherë të tjerët nuk e kanë kuptuar sa duhet, ose e kanë keqkuptuar dhe interpretuar gabimisht. Ai e ka bartë edhe atë kryq gati gjatë tërë jetës së tij, dhe nuk është mbrojtur, arsyetuar…
• NGA SEKRETARIA E SHTETIT- ARQIPESHKËV I MILANOS
Montini ishte i befasuar, me emërimin për arqipeshkëv të Milanos, një ndër ipeshkvijtë e rëndësishme të Italisë dhe të botës, në zemrën e industrisë dhe pasurisë së Italisë veriore. Shumëkush ka menduar, ndoshta edhe ka thënë: “Diplomati Vatikanas – arqipeshkëv i Milanos!?” Ai kurrë nuk aspiroi për lavd apo pozitë të lartë kishtare, mirëpo ishte njeri i përgatitur për të zbatuar vullnetin e Hyjit, ishte i dëgjueshëm ndaj Kishës. Pranoi detyrën e re si të rëndë, delikate dhe kërkuese, mirëpo njëkohësisht edhe si dërgim të madh, duke llogaritur mbi të gjitha në ndihmën e Hyjit.
Si arqipeshkëv së shpejti filloi punën pastorale me stil të ri dhe kujdesin e veçantë për familje, punëtorë, për rini, për njerëzit e kulturës, për “Aksionin Katolik”, për solidaritet me të varfër.
Shpeshherë e me kënaqësi vizitonte famullitë e qytetit të Milanos, periferinë, për të parë – njoh – përjetuar personalisht kushtet e jetës, për t’u takuar me njeriun – besimtarin konkret në mesin e tij të jetës dhe të punës. Bashkëpunëtorëve të vet iu thoshte:” Bota është larg Zotit, Kishës. Për këtë është detyra e jonë t’ia afrojmë Zotit dhe Kishës me shembullin tonë, me kujdesin tonë pastoral, me çiltërinë tonë ndaj të gjithëve. Vetëm dashuria do të tregojë rrugën e vërtetë për të arritur deri te njeriu i sotëm, pavarësisht se ku ai jeton, punon, mëson, deri te njeriu konkret…”.
Shumëkush, duke parë angazhimin e tij të gjithanshëm në veprimtaritë pastorale, në kërkim të rrugëve dhe strategjive të reja të botës industriale dhe postindustriale, thoshin se është “kthyer” “Schusteri i dytë ”, duke aluduar në paraardhësin e madh të Montinit, një figurë e madhe dhe shenjtë e Kishës së Milanos.
Kështjella themelore e kardinal Giovanni Battiste Montinit, ishte dashuria ndaj Zotit dhe të afërmit, apo, siç thoshte ai: “dija për të dashur” për të “mos mbetur të përjashtuar dhe të vetmuar”. Me një rast u foli miqve të tij në Milano mbi vuajtjen e vetmisë dhe të vetmuarit, që ndonjëherë din të shndërrohet edhe në “momente ankthi”. Gjatë një bisede me Pignedollin në vitin 1962 ai tha: “Unë gjithë e më tepër po ndihem i vetmuar, gjithë e më tepër ndiej i braktisur nga njerëzit, sepse këta miq (fliste për miqtë e tij të vdekur, vr. ime) më ishin sikur urë.”
• PALI VI – APOSTULLI I RI I BOTËS
Pas vdekjes së papës Gjonit XXIII, në një konklavë mjaft të shkurtër qe zgjedh për Papë kardinal Giovanni Battista Montini (21 mars 1963). Mori emrin Pali VI për t’i përngja sa më tepër apostullit të madh të popujve, Shën Palit.
Menjëherë pas zgjedhjes, tha: “Pjesa më e mirë e pontifikatit tonë do të jetë kushtuar vazhdimit të Koncilit të Dytë të Vatikanit, nga i cili të gjithë njerëzit vullnetmirë presin shumë… Paqa nuk është vetëm mungesa e luftës, por jeta në drejtësi dhe në dashuri… Kujdesi ynë pastoral do të jetë i drejtuar kah vazhdimi i veprës së madhe të paraardhësit tonë të madh Gjonit XXIII – arritja e bashkimit.”
Pali VI tentoi që me vazhdimin e Koncilit në të gjitha mënyrat t’i shërbente Zotit, Kishës Katolike, gjitha Kishave të krishtera, botës mbarë. Përmes veprimtarive të ndryshme baritore, enciklikave, përmes takimeve dhe dëshmisë dëshironte të jetë, dhe ishte Urë – Urëndërtues – Pontifex mes Zotit dhe njerëzve, mes Kishës – Kishave dhe botës.
Shpeshherë ishte i lënë pasdore, i braktisur, sulmuar, i përjashtuar, i keqkuptuar dhe keqinterpretuar…Me dhimbje të madhe në zemër thoshte: “Ne shikojmë botën me simpati të madhe, mirëpo fatkeqësisht, bota këtë nuk po e vëren.”
Vuante për dashurinë ndaj të së vërtetës, për njeriun, për Kishën, të cilën e deshi aq shumë me tërë qenien dhe afshin e vërtetë të tij.
Kisha është Nënë dhe Mësuese e të së Vërtetës së shpallur, e dhuruar jetës, dashurisë të cilën duhet dhuruar të gjithëve, siç e shprehu Pali VI në enciklikën “Ecclesiam suam”, duke i dhënë Kishës drejtim, program, lartësim shpirtëror, si model njerëzor të cilin duhet kultivuar në dimensionet e gjithmbarshme dhe për të mirën e të gjithë njerëzve. Pikërisht për këtë, shumëkush atë e ka definuar si “Papa i dialogut”.
• DIALOGU SI DËRGIM
Për të pasur mundësi që të zhvillohej sa më mirë ky dërgim i madh, i dialogut mes të krishterëve të përçarë dhe të ndarë, si dhe mes feve të ndryshme në botën e sotme, në mënyrë sistematike dhe të vazhdueshme, Papa Pali VI themeloi “Sekretariatin për Jobesimtarë”, “Sekretariatin për Bashkimin e të Krishterëve”, si dhe “Justitia et Pax”, “Cor unum”, Sinodin Ipeshkvor, dhe po ashtu zgjeroi edhe kolegjin e kardinajve.
Ai udhëtoi thuajse në të gjitha pjesët e botës, që të nxiste dhe përhapte dialogun, që ta bënte Kishën sa më të pranishme në botë, që të “forconte vëllezërit në fe”. Dialogu përbëhet në promovimin e vetëdijes, nderimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellët kudo të jetë e mundur kjo, për të pasur mundësinë që bashkërisht ta realizojmë një botë më të drejtë dhe më të mirë.
Në hapjen e pjesës së dytë të Koncilit tha: “Çka na përket neve, ne jemi të gatshëm për faljen e çdo lloj gabimi apo lëndimi, por edhe të kërkojmë falje. Ati ynë qiellor le ta pranojë në mirësinë e tij këtë deklarim dhe në mes nesh le të mbretërojë paqja vëllazërore… Neve edhe më tutje do të punojmë për të dhënë shembull të mirë të jetës dhe dashurisë së krishterë. Edhe nëse ngjarjet nuk do të mund t’i përgjigjen pritjeve tona, ne do të ngushëllohemi me fjalët e Zotërisë: “s’ka gjë të pamundshme për Hyjin” (Lk 1, 37).
Për Dashurinë asgjë nuk është e pamundur. Për këtë Pali VI thoshte: “Le të hapen kufijtë e dashurisë… Ne do t’i duam të gjithë me dashurinë e Zemrës së Jezusit.”Në kërkim të paqes, të ballafaqimit me problemet e botës së sotme, në kërkim të bashkimit mes të krishterëve dhe në dialog me të gjitha religjionet, ishte i palodhshëm. Publikoi enciklikat: Ecclesiam suam, Mens maior, Mysterium fidei, Populorum progressio, Sacerdotalis coelibatus, Humanae vitae, Evangelium muntiandi.
Themeloi Ditën Ndërkombëtare të Paqes, më 1 janar për çdo vit: ishte shumë i angazhuar rreth Vitit të Shenjtë 1975 me kremtime të ndryshme nacionale dhe ndërkombëtare.
Dashuria për njeriun konkret, për Kishën e Krishtit, ishte kontributi i tij i madh. Patriku Ekumenik Atenagora I e përshkoi atë si “Pali II”, pas Shën Palit, apostullit të botës.
“Pontifikati 15 vjeçar i papës Palit VI, nuk ishte i lehtë, sikur as problematika bashkëkohore e botës dhe Kishës” kështu vlerësoi një gazetar i të përditshmes “Il Tempo”.
Për lëvizjen ekumenike Pali VI thoshte: “Askurrë nuk do të lodhemi së foluri se rruga të cilën duhet kaluar është e gjatë dhe e rëndë.”
Kardinali Franz König, arqipeshkvi i famshëm i Vjenës, duke vlerësuar pontifikatin e Palit VI tha: “Ishte njeri i zhvillimit e jo revolucionit, njeri i përparimit, e jo i ngutësisë së verbër… Ai ishte Papë ekumenik, por mbi të gjitha Papë i paqes. Si i tillë, do të hyjë në histori papa Pali VI”.
Atenagora I tha: “Unë papën Pali VI e quajta Pali II, për të pasur mundësi ta krahasoja me Apostullin (mendon në Shën Palin, vr ime). Të dy ishin shtegtarë dhe lajmëtarë të Ungjillit të gjithë popujve… Ai është profet i madh i së ardhmes… Unë isha gjithmonë afër papës Palit VI…”.
Pali VI, vuajti shumë, shkaku i përndjekjeve brutale të të krishterëve në vendet komuniste të Lindjes. Bashkë me kardinalin Agostino Casarollin, ishte krijues i Ostpolitikës (politikës Lindjes, Ost=Lindje), që do të thotë i politikës së dialogut edhe me regjimet komunisto-ateiste, me qëllim që të krijohet së paku një hapësirë minimale e lirisë për Kishën e heshtjes. Për shkak të këtij disponimi. guximi dhe kujdesi të përhershëm të tij, disa e quajtën “Papa i të drejtave të njeriut”.
Në Vitin 1965, foli në Selinë e Kombeve të Bashkuara mbi paqen, çarmatimin, varfërinë, mbi marrëdhëniet e reja ndërkombëtare. Fjalimin e tij e përfundoi me këto fjalë: “Kurrë më luftë!”
Mbi mbrojtjen e jetës, si dhuratë të Hyjit dhe prindërve, dhe kundër dështimit dhe mjeteve kontraceptive, publikoi enciklikën „Humanae vitae“, e cila kishte shkaktuar shumë shqetësime, mospëlqime, bile edhe kritika të hapura edhe përbrenda vetë Kishës. Mirëpo, ai i mbetet besnik Zotit, Kishës, vetvetes, edhe me çmimin e vuajtjes, shpeshherë i vetmuar dhe i braktisur nga shumica. Sot, pas një distance kohore, shumëkush në Kishën Katolike, në Kishat e ndara dhe në botë, përsëri zbulojnë personalitetin e madh të Papës Pali VI, mendimtarit, njeriut të lutjes, fesë, vuajtjes, guximit, thellësisë teologjike, të dialogut dhe dashurisë ndaj të gjithëve.
Në momentet e errësirës dhe ankthit për Kishën dhe botën, ai diti të qëndronte pranë timonit të anijes së Pjetrit, të jetë shenjë, Vëlla, Atë i të gjithëve, pa farë pompoziteti apo popullariteti të rrejshëm, por në qetësi, uratë, pendesë, që ta drejtonte njerëzimin kah e mira dhe e mbarja. Me tërë zemrën e tij i shërbeu Zotit, Kishës, botës. Vuajti shumë, mirëpo gjithmonë me dashuri dhe për dashuri. I qetë pushoi në paqen e Zotit në Castelgandolfo në vitin 1978.
• Papa Pali VI dhe e Lumja Nëna Tereze
Papa Pali VI ka përcjell me vëmendje, kujdes dhe dashuri atërore jetën dhe veprën e Nënës Tereze. Ja vetëm disa dëshmi dhe hapa konkret në këtë kuptim dhe drejtim. Deri sa shumë njerëz të Kishës, si dhe jashtë saj, nuk mund ta kuptonin karizmën e veçantë të Nënës Tereze, dashurinë flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe Njeriun, pa kurrfarë dallimi dhe përjashtimi, Papa Pali VI pati mirëkuptim dhe përkrahje të plotë për Nënën Tereze, nëpërmjet saj, si thoshte ai “për veprën e Zotit”.
Do të mbes në histori vizita e tij baritore Indisë (1964), me rastin e Kongresit Eukaristik. Gjatë ditëve 3-6 dhjetor 1964 ishte Kongresi Eukaristik në Bombay, me pjesëmarrjen e Papës si dhe të Nënës Tereze. Përshtypja e Papës për jetën dhe veprën e saj ishte aq e madhe, tronditëse, sa që vendosi t’ia dhuronte automjetin personal “Cadillac” me të cilin kishte lëvizur dhe udhëtuar në Indi me këtë motivim: “për t’i ndihmuar asaj në dobi dhe në të mirë të të varfërve”. Nëna Tereze e qiti këtë automjet në Loteri të Indisë dhe fitoi mjaft para, kuptohet, si gjithmonë për të varfërit ndër më të varfër. Ky gjest e bëri Nënën Tereze shumë të njohur në Kishë dhe në botë.
Më 10 shkurt të vitit 1965 me dekretin papnor “Decretum laudis” Papa Pali VI e kishte pranuar dhe lartësuar bashkësinë e “Misionareve të Dashurisë” si “kongregatë të të drejtës papnore”. Kjo ua mundësoi atyre që së shpejti të mund të përhapeshin dhe vepronin në mbarë botën. Fill pas kësaj mirënjohjeje dhe pranimi “Misionaret e Dashurisë” filluan zgjerimin në botë: në Venecuelë (26 korrir 1965), shtëpia e parë jashtë Indisë e kështu me radhë në Europë, Afrikë, Amerikë, kudo në botë.
Papa Pali VI përkrahu edhe themelimin e Shoqatës ndërfetre dhe ndërkombëtare “Bashkëpunëtorët e Nënës Tereze” më 29 mars 1969, duke dhënë bekimin dhe pëlqimin e tij.
Papa Pali VI i kishte dërguar një çek personal “për të varfërit e Nënës Tereze”, duke përkujtuar dhe ndihmuar gjithnjë veprën e saj në dobi të të mjerëve në Indi dhe në botë.
Më 22 gusht 1968 Nëna Tereze hapi shtëpinë e parë të “Misionareve të Dashuris”, në Romë në lagjën “Torfiscale”, gjithnjë me ftesë dhe bekim të Papës Pali VI.
Më 6 janar 1971 Papa Pali VI ia dorëzoi Nënës Tereze “Shpërblimin për Paqe – Gjoni XXIII”, që dëshmonte edhe një herë nderimin, përkrahjen, dashurinë e tij për Nënën Tereze, për “Misionaret e Dashurisë”, për të varfërit e botës.
Këto janë disa nga çastet e bashkëpunimit mes Papës Pali VI dhe Nënës Tereze.
• DUKE LUNDËRUAR NËPËR KUJTIMET E MIA
Ja një pjesë e rëndësishme e fjalës së rastit të Papës Pali VI drejtuar shqiptarëve nga vendet e ndryshme të botës me rastin e 500 vjetorit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, kur ndër të tjera tha:
“Të dashur bij të Shqipërisë!
Ju urojmë sot në mënyrë të veçantë mirëseardhjen juve, që jeni mbledhur për të kujtuar 500-vjetorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, hero i kombit tuaj dhe i emrit të krishterë, pranë kësaj Selie Apostolike, që mund ta konsideroni shtëpinë tuaj atërore.
Ju takojmë me shumë dëshirë: vërtet, e dimë se fryma, më të cilën kremtoni këtë përkujtim, është ajo tradicionale e fisit(racës) tuaj, i cili, përmbi çdo interes, ka vendosur gjithmonë vlerat tradicionale të besës apo të besnikërisë në çdo impenjim, të nderës apo të nderit të vërtetë dhe, të burrnisë apo të tërësisë së virtyteve burrnore.
Fatosi Skënderbe ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre virtyteve: ai jua ka lënë trashëgim, së bashku me lidhjen me miqtë e lashtë të atdheut tuaj, ndër të cilët rreshtohet me kënaqësi edhe Selia e Shenjtë, sepse u përket atyre, që nuk ju kanë lënë kurrë në baltë.
Këto virtyte, Gjergj Kastrioti i ka lënë amanet të shenjtë në atdhe e, edhe në diasporë e në mërgim.
E nëse historia ju ka parë të shtypur e të shpërndarë, mirësia e Zotit ka bërë që ju, me gjithë anëtarët e “gjakut tuaj të shprishur”, me aktivizmin e gjallë të lindur e me njohuritë e fituara, të ktheheni kudo në ndërmjetësues aleancash e bashkëpunimesh, që shpesh, ju kanë bërë paraprijës të ekumenizmit modern.
Urimi ynë, në këtë rast, për ju e për të gjithë shqiptarët, është që vuajtja të bashkohet gjithmonë me shpirtin tuaj tradicional heroik e, t’ju japë rast e meritë për të shërbyer si element mirëkuptimi e paqeje ndërmjet popujve e gjuhëve të ndryshme.
Do të realizohet kështu testamenti i Skënderbeut e, sërish, do të shkëlqejë në lavdi atdheu juaj, që është kaq i dashur për Ne e që e bekojmë me dashuri atërore”.

Pata rastin dhe kënaqësinë që personalisht ta takoja Papën Pali VI disa herë. Hera e parë qe me 7 shtator 1969 në Castelgandolfo, në Ditën e Studentëve të Kongregatës Propaganda Fide. Papa ishte me ne gjithë ditën, që nga mëngjesi e deri në orët e vona të mbrëmjes. Lozi me ne tombolë. Foli me ne sikur atë i mirë, kremtoi Eukaristinë me ne dhe për ne. Ishte sikur “njëri ndër ne”! Kur më prezantoi para Papës rektori i atëhershëm i yni mons. Jezerniku, Pali VI, më tha: “Jam i lumtur që së fundi edhe studentët shqiptarë mund të vijnë në Romë për t’u përgatitur për meshtari… E mjera Shqipëri, sa vuan! Guximshëm, Krishti e ka mundur botën!”
Në vitin 1975, kur udhëhoqa grupin e shtegtarëve të Ipeshkvisë Shkup-Prizren, Papa dëshironte t’na përshëndeste në gjuhën shqipe. Me këtë rast më tha kështu: “Gjithmonë i kam në zemër Shqiptarët, edhe sot dëshiroj të jenë afër meje, para syve të mi, që t’iu tregoj dashurinë time.” Dhe pikërisht ishim në rendin e parë (gjatë Audiencës së përgjithshme, vr. ime) në Sheshin e Shën Pjetrit, afër Papës.
Gjatë viteve të studimeve të mia në Romë (1969-1975), Papa Pali VI për mua ishte orientim i sigurt, frymëzim i madh, shpeshherë edhe ngushëllim për Kishën tonë martire. Kishte një buzëqeshje të dhimbshme, ecje të ngadalshme e të rëndë, sytë të thelluar, zgjeruar, duart e dobëta, trup të plogështuar e të sëmurë… Por, prapë rrezatonte me shpresë, siguri, me përvujtëri dhe thjeshtësi, dhe qysh në këtë jetë ofronte “pamjen” e amshimit.
Sa herë nga dritarja ime në Kolegjin Urbanian mbi Gianicolo kam shikuar dritaren e Papës…Deri sa flinte qyteti, në dhomën e Palit VI deri në orët e vona qëndronte drita e ndezur.
Provania e Zotit ose rastësia deshi që të jem në Romë edhe me rastin e vdekjes së Palit VI (6 gusht 1978). Qysh atëherë kam pasur mundësi të shihja, përjetoja për së afërmi këtë humbje të madhe. Qyteti i amshuar ishte thuajse i zbrazët, njerëzit ishin të pikëlluar. Secili dëshironte të komentonte jetën dhe vdekjen e Papës.
Jean Guitton duke analizuar dy papët e fundit shkruante kështu: “Papa Gjoni XXIII ishte pilot, ai i cili i jepte Kishës krah për të pasur mundësi të fluturimit – të depërtimit në botë. Ishte ky një guxim, një vepër e rëndësishme dhe profetike. Papa Pali VI kishte detyrë edhe më të vështirë dhe delikate, të realizonte Koncilin – ta tokëzonte aeroplanin i cili fluturonte…”
Një fjalë e urtë popullore shqiptare, thotë: “Vdekja gjithçka mbulon, vdekja gjithçka zbulon”. Për Papën Pali VI mund të themi: qysh pas vdekjes, janë të shumtë ata që zbuluan se ishte i madh, shumë i madh. Shumë njerëz do të duhet ende ta zbulojnë, kuptojnë, ndjekin.
Papa Pali VI lumturohet më 19 tetor 2014, ditën e Misioneve, ditën e lumturimit të Nënës Tereze, “përputhje” kjo që e ka dashur Zoti, Provania e Tij, Papa Françesku, që vetvetiu flet dhe dëshmon shumë.

Filed Under: ESSE Tagged With: APOSTULLI I RI I BOTËS, don Lush Gjergji, PALI VI –

Flamuri që zbriti nga qielli në Beograd, ngjallë emocione në Sanxhak

October 16, 2014 by dgreca

Isa Boletini babai i luftëtarit Pajazit Boletinit i cili udhëhoqi vullnetarët shqiptarë nga Kosova, në mbrojtjen e Sanxhakut, portreti i të cilit ndodhej në flamurin që zbriti nga qielli në Beograd, i bënë sanxhaklinjtë të krenohen me te.
Nga Ismet Azizi/
Në flamurin që fluturoi lartë mbi stadiumin e ish APJ ( JNA) janë paraqitur territoret e “Shqipëri së Madhe”, me datën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 28 11 1912, me tekstin: “vendasit” dhe ilustrimi me dy figurat e historisë shqiptare, shkruan sandzakavaz.
Përveç Ismail Qemajlit, ishte edhe Isa Boletini, disident në Perandorinë Osmane në periudhën para përfundimit të sajë, udhëheqësi i ushtrisë kundër pushtimit serb dhe malazez të viti 1912-1916, mandej kundër ushtrisë austriake dhe bullgare gjatë Luftës së Parë Botërore.
Sanxhaklinjtë ndihem krenar me Isa Boletini i cili ishte i afërt me Jusuf Mehonjiqin dhe lëvizjen së tij, në mbrojtjen e tokave nga çetnikët.
Djali i Isa Boletini Pajaziti, ishte një nga organizatorët dhe drejtuesit e marshimit drejt Pazarit të Ri dhe rrethinës në Luftën e Dytë Botërore, të cilin marshim e bënë forcat shqiptare nga Kosova për ti mbrojtur civilët e Sanxhakut nga sulmet çetnike.
Pajazit Boletinin, Aqif Efendi Blyta, e kishte emëruar komandant i të forcave të cilat ishin në mbrojtje të Sanxhakut, të cilat kishin arritur nga Kosova pas sulmit të parë që kishin ndërmarrë çetnikët në nëntor të vitit 1941 në Novi Pazar. Në këtë luftë Pajazit Boletini ishte në bashkëveprim me komandantët e shkëlqyer Xhemail Koniçaninin dhe vëllezërit Dreshaj, dhe aksioni në mbrojtje e këtyre trojeve ishte ekzekutuar në mënyrë të përkryer.
Në Betejën e Pazarit të Ri kanë dhënë jetën 144 luftëtar shqiptarë nga Kosova. Varret e të cilëve ndodhën në varrezat më të mëdha të Pazarit në Gazillar. Nga Peshteri kishin arritur rreth 2000 ushtar të udhëhequr nga Mulla Jakupi Bishevës heroike. Çetnikët gjatë këtyre 65 ditëve ( nga 2. tetori deri më 7. dhjetor 1941) organizuan tri sulme drejt Pazarit të Ri, ndërsa policia e Pazarit nën udhëheqjen e Haqif Blytës,kishte kryer nji kundërsulm të fortë në drejtim të Rashkës. Në këtë luftë pran Rashkës dallohej “ trimi në kalë të bardhë” Xhemajl Koniqanini cili udhëhoqi luftëtarët e rrethinës së Tutinit.
Dr. Ejup Mushoviqi në veprën e tij “ Novi Pazar i okolina” thot: “ Sulmi i parë ndaj Pazarit të Ri është kryer me 4. nëntor 1941. Qëllimi i sulmit ishte marrja e qytetit nën kontroll dhe shfarosja i popullsisë Myslimane… Sulmi ka zgjat nga ora 4 deri në ora 10- të. Ky sulm i çetnikëve ishte i pasuksesshëm. Pas këtij sulmi Haqifi në qytet solli forca të reja dhe në shenjë hakmarrje organizoi sulmin ndaj Rashkës. Ky sulm filloi më 16 nëntor në ora 10-të , dhe u kryer më 17 nëntor rreth orës 16-të. Në këtë sulm morën pjesë 2.600 shqiptarë dhe boshnjak të armatosur më mirë. Sulmi tjetër i çetnikëve në Pazarin e Ri është kryer më 21 nëntor me forca më të mëdha se sa herën e kaluar. Ky sulm zgjati vetëm një ditë. Gjatë këtij sulmi çetnikët i djegën të gjitha fshatrat myslimane nga Pozhega e deri në Vuqiniq. Kësaj here Pazari i Ri me sukses është mbrojtur. Sulmi i tretë i Pazari të Ri ka qenë më specifik. Në këtë sulm kanë marrë pjesë edhe gjermanët, të cilët çetnikët i kishin mashtruar sepse iu kishin thënë se qytetin e kanë nën kontroll komunistët. Posa filloi sulmi, rreth orës 4 më 4 dhjetor, gjermanët kishin zbuluar mashtrimin dhe ishin kthyer në Rashkë bashkë me çetnikët”
Pas sulmit të parë, i të çetnikëve , Haqifi organizoi një kundërsulm me qëllim që t’iu shkaktoj dëme të mëdha. Me këtë rast përveç forcave të ardhura nga Kosova , ishte i ndihmuar nga komandati i milicisë së Tutinit Xhemajl Koniqaninit dhe nga vëllezërit Dreshaj. Kishin pasur mundësi ta marrin Rashkën nën kontroll por ishin sugjeruar nga gjermanët që mos të bënin një gjë të tillë.
/Ismet Azizi/

Filed Under: ESSE Tagged With: Flamuri që zbriti nga qielli në Beograd, Ismet Azizi, në Sanxhak, ngjallë emocione

DEMIRE XHYDOLLARI-DUROLLARI, NËNËMADHJA QË JETOI KOMBËTARISHT PËR TË GJITHË SHQIPTARËT

October 14, 2014 by dgreca

Shkruan: Dukagjin HATA/
Disa kohë më parë, shkrimtari dhe publicist i njohur Ramiz Lushaj më foli për një libër që kishte në dorë dhe që i kushtohej një nëne të veçantë, jo vetëm nga pesha e viteve që mbajti mbi supe, por mbi të gjitha nga mesazhet që përcjell jeta e saj. Bëhej fjalë për nënën e Guri Durollarit, një nga figurat më të njohura të monarkisë në diasporën shqiptare, në SHBA.
Tani që kam mbledhur shumë informacion mbi jetën e saj dhe kam në dorë shënimet e mikut tim dhe të disa autorëve të tjerë për këtë ikonë të vlerave atdhetare, e kuptoj se një libër kushtuar kësaj figure është jo vetëm i mundshëm, por dhe i nevojshëm.
Në biografinë e një njeriu ka një moment që spikat dhe e veçon atë si inidivid, duke e bërë jo vetëm të dallueshëm nga të tjerët, por mbi të gjitha bartës e përcjellës të një mesazhi që vlen për të tjerët, jo vetëm për kohën e tij dhe bashkëkohësit, por edhe për brezat që do të vijnë. Këtë çast, Stefan Cvajku, njëri nga shkrimtarët dhe biografët më të mëdhenj të planetit tonë, e quan “shkrepëtimë hyjnore” dhe ka të bëjë me vetëdijen e njeriut për atë se çfarë përfaqëson ai në këtë botë, nga vjen, çfarë është dhe ku do të shkojë.
Këto përsiatje po më përsilleshin në mendje, teksa me mikun tim të vjetër Ramiz Lushaj po flisnim për një personazhe reale të librit të tij më të fundit, një atdhetare me trashëgimi gjenetike, një ikonë e alternativës mbretërore, një grua jeta e së cilës kaloi duke cekur tre shekujt e fundit, pasi lindi më 14 shtator 1895 dhe ndërroi jetë më 26 prill 2011, plot 115 vjeç.
Mjafton vetëm ky fakt që ajo ta meritojë këtë libër. Por ky nuk është fakti kryesor. Kryesore janë bëmat e saj, ajo qëndresë e pabujë kundër të keqes, duke mbjellë në çdo hap të jetës mirësi e dashuri.
Quhej Demire Xhudollari-Durollari dhe ishte nga fshati Hudënisht i rrethit të Pogradecit, bijë e një familje të pasur, që në kohët e trazuara të shqiptarisë pati dhënë kontribute për komb e atdhe.
Kjo histori e kësaj dere të madhe fisnikësh njohu kulmet e saj gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, ku pinjollët e saj qenë miq të përbetuar e bashkëluftëtarë të Abdyl Frashërit, përkrahës e mbështetës të Qeverisë së Vlorës, bashkëluftëtarë me ikona të mendimit e veprimit kombëtar, si Themistokli Gërmenji, Sali Butka, Kahreman Vinçani e të tjerë.
Bëmat e tyre i njohu Korça, kur në vitet e errëta të urdisë shoviniste, e çliruan këtë djep të shqiptarizmës nga vandalët grekë dhe ngritën me madhështi në sheshin e qytetit flamurin me shqipen dykrenare.
Nanëmadhja Demire Durollari i përkiste një geni fisnik, një race të pastër shqiptare, një soj aristokratik me zemër e shpirt mbretnor; ishte një qëndrestare në jetën e saj të gjatë, që rrodhi mes lumenjsh të rrëmbyer të një jete të pazakontë.
Ajo nuk jetoi thjesht për veten, për familjen, për bijtë e saj, nipërit, mbesat, stërnipërit e stërmbesat, për bashkëkombasit e saj në tokën e re, që e donin sikur ta kishin nënë e shkuar nënës. Ajo jetoi, mbi të gjitha, për të dëshmuar se kombi ishte mbi gjithçka, edhe mbi shtresimet klasore e shoqërore, edhe mbi politikën dhe ideologjinë; flamuri ishte përbetimi dhe kauza rreth të cilës vorbulloi jeta e saj e pasur në mbresa dhe emocione.
Ajo mbante mend dhe përlotej nga mallëngjimi, kur kujtonte se si në shtëpinë e saj, gjatë Luftës Antifashiste u zhvillua Kongresi i Dunicës, Kongres i Lëvizjes Monarkiste, se si morën rrugë aksionet e nacionalistëve kundër pushtuesit të huaj dhe u hodhën themelet e një Shqipërie të re demokratike, themele që u minuan që në krye të herës nga pushtuesit e brendshëm komunistë, të cilët e kthyen vendin në një kasaphanë të luftës vëllëvrasëse midis shqiptarëve.

Gjithë ky makth, ky kalvar zezan që do ta ndiqte si një mallkim këtë grua të hekurt dhe familjen e saj të re, nuk e përkuli këtë viganeshë, që kudo shkeli përçolli frymën e atdhedashurisë dhe besatimin e lirisë së munguar.
Diktatura nisi marrshimin e saj funebër duke shkelur me çizmet e përgjakura mbi pronat dhe pasuritë e familjeve të mëdha shqiptare, siç ishte familja Durollari, të cilën e shpalli “kulakë” dhe nisi ora e “gjuetisë së shtrigave”.
Ky rreth që po shtrëngohej gjithnjë e më shumë e detyroi Nanëmadhen Demire Durollari (Hudenishti) të arratiset për në Maqedoni me fëmijët e saj, atë mot të largët, në mes të gushtit 1949.
Në Maqedoni, djali i saj i vetëm, Guri Durollari, burgoset në burgun e Idrizovës nga sllavo-maqedonasit, për shkak të pikëpamjve të tij nacionaliste, për faktin se pati shfaqur ide të hapura monarkiste dhe se në bibliotekën e shkollës ku mësonte pati vizatuar Flamurin Kombëtar Shqiptar.
Pas një endje biblike në tokën e huaj, ku erërat e pansllavizmit sillnin herë-herë rrebeshe mbi fatin e kësaj gruaje zemërçelik dhe të familjarëve të saj, rasti dhe fati të mpleksura bashkë e sollën që familja Durollari të përfundonte në SHBA, në tokën e lirisë dhe të demokracisë së përbotshme.
Nisi një erë e re në jetën e kësaj Nëne të madhe, e cila nuk ishte vetëm nëna e Guri Durollarit, por nëna e gjithë monarkistëve, nëna e gjithë shqiptarëve që kishin lënë trojet e tyre etnike dhe jetonin me lot në sy e mall në zemër në SHBA.
Në cdo odë burrash e kafene, sallë mbledhje e podium ku mblidheshin shqiptarët, ajo do të ishte aty, e pranishme jo vetëm fizikisht e shpirtërisht, por dhe me fjalën dhe ndihmën e saj të pakursyer.
Nanëmadhja Demire Durollari, ishte ndër të parët prej emigrantëve politikë që erdhi në Shqipëri, së bashku me djalin e saj Dr. Guri Durollari, një monarkist i devotshëm, që e mbarti dhe vazhdon ta mbart kauzën mbretërore, këtë kauzë të mohuar arbitrarisht nga një klasë politike renegate, si një testament që ia la nëna e tij fisnike dhe ai ua lë bijve të tij si kod trashëgimie.
Asaj iu përlotën sytë nga plagët e vendit të saj, të kalvarizuar në një kauzë absurde, që nuk e çoi popullin askund, përveçse në prag të theqafjes ekzistenciale. Trupi i therte nga plagët, shpirti nga dhimbjet, por ajo nuk rënkoi, as mallkoi, as kërkoi hakmarrje.
Ajo kishte në shpirt një ëngjëll paqeje që i thërriste për falje, pasi e dinte se nga falja vjen pendimi e nga pendimi- kthesa e ajo grua gjigande, ajo nënë titanike, e donte vendin e saj të shndërruar në erën e re të lirisë dhe demokracisë.
Ajo shkeli në çdo gur ku pati shkelur dikur këmba e saj, u çmall me çdo pllajë e rrugë, duke bërë një përpjekje sizifiane për t’u ngritur mbi plagët e një kohe të pakohë, mbi hakmarrjen, për ndëshkimet kriminale që komunizmi kishte bërë ndaj njerëzve të saj.
E rreshtuar në grupimet e atyre që kërkonin Mbretëri Kushtetuese, ajo ju bëri thirrje popullit shqiptar nga podiumet e kongreseve dhe në televizione shqiptare e të huaja për pajtim-vëllazërim, për drejtësi e paqe, në një shtet ku të sundonte ligji dhe e drejta dhe të merrte fund njëherë e përgjithmonë barbaria dhe babëzia.
E mbushur plot me brengë e dëshirë për ta parë vendin e saj të ndryshuar realisht dhe jo vetëm si fasadë, me t’u kthye nga Shqipëria, shumë e preokupuar për hallet e vendit të saj, u lidh me një korespondencë me presidentin e SHBA-së, Xhorxh W. Bush, të cilit i kërkoi përkushtim të veçantë për çështje të demokracisë e ekonomisë në Shqipëri, si vendi më i varfër në Europë.
Pa kaluar një muaj, më 27 gusht 2004, në derën e kësaj nëne shpirtflori troket postieri dhe i sjellë një zarf, dërguar nga Presidenti i SHBA-së. Në një foto-kartolinë, ku kishte dalë me bashkëshorten e tij, Laurën, Presidenti Bushi i shkruante, ndër të tjera, se “Shqipëria do të ecë në rrugë të mbarë”, duke i premtuar se Ai dhe SHBA do të ishin në krah të saj.
Dhe nuk do të zgjaste shumë e vendi i shqipeve do të anëtarësohjej në NATO, Kosova do të fitonte lirinë e mohuar gjatë një shekulli barbar, vetë presidenti gjenial do të vizitonte Shqipërinë e do të mrekullohej nga mikpritja shqiptare. Ndërsa nëna me shpirt hyjnor, Demire Xhudollari-Durollari, do të prehej e qetë në varrezat publike në Nju Xhersi të SHBA-së, me gjurmët e lëna pas që do të enden si kujtim e baltim dashurie mbarëshqiptare në përjetësi…

Filed Under: ESSE Tagged With: Demire Xhydollari, Dukagjin Hata, Nenemadhja Durollari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 538
  • 539
  • 540
  • 541
  • 542
  • …
  • 613
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT