• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

RRËFIMET E POETIT TË PAEPUR

September 15, 2014 by dgreca

NGA ANDRZEJ ZANIEWSKI/ VARSHAVË/*
….Të shkruaj Ty
mbi mëngjesin
a thua
pe ndonjë ëndërr
hape dritaret
mbi botën
përshëndeti
dallëndyshet
(Letra Evës)
Molibden – element metalik, që përdoret në aliazh të hekurit për prodhimin e çelikut, që ka një fortësi të dukshme. Gjithashtu në kombinim me kobaltin
kromin, volframin marrin veçori të jashtëzakonshme.
Në Kosovë ky mineral gjendet në gur gëlqereje,granit dhe shtresa kallaji.
Kosova shtrihet në molibden, ndaj, në burime minerale që janë të domosdoshme në prodhimin e materialeve kozmike, strategjike, aq shume të kërkuara e të domosdoshme në kohën e tashme.
Së këtejmi ai interesimi dhe ndjeshmëria e superfuqive, interesimi i tyre dhe pjesëmarrja në veprimet të lidhura me hapësirën jo fort të madhe gjeografike të
Kosovës, që ka një sipërfaqe prej 11 mijë kilometra katrorë.
A thua toka ka një koherencë apo lidhshmëri me ata, që lindin në të ? Sipas mendimit tim, me siguri. Grimcat e kësaj toke dhe të ajritmegjithatë
bëhen grimca të gjakut, të trupit, të eshtrave…
A thua këto mikroelemente përcaktojnë ndjenjat, sjelljet,mënyrën e jetesës…
Nuk di, po, më thotë mendja se kanë ndikim madje edhe vendimtar.
Mazllum Saneja u lind pikërisht në Kosovë, në qytetin e Gjakovës më 1945, një qytet me zulmë,që shtrihet në vetë zemrën e Gadishullit Ballkanik, rrethuar nga Bjeshkët e Nëmura. Shqiptarët si një popull i vetëm – askurrë nuk u bashkuan vullnetarisht në shtetin jugosllav, as në vitin 1918, ashtu edhe në vitin 1945. Shqiptarët gjithmonë janë konsideruar si një racë më e ulët: ‘Fajtor është Shqiptari që merr frymë / ec në dy këmbë / që flet shqip / që ha shqip / që
dhihet shqip ‘/ Ali Podrimja :‘Fajtor është Shqiptari’/.
Mazllum Saneja shkruan në gjuhën shqipe, në një gjuhë që përbën grupin e veçantë në mes të gjuhëve indoevropiane dhe, nuk ngjason me asnjë gjuhë
tjetër.
Gjuha shqipe ka mbijetuar dhe, është ruajtur falë gjenisë së popullit shqiptar, duke kaluar nga njëri brez tek tjetri, me gojë a me të treguar gojë pas goje, falë
këngës, legjendës. Po, Mazllum Saneja shkruan edhe ne gjuhën polake, të cilën e mësoi si autodidakt, ku më vonë ndjek kurset e gjuhës polake në Universitetet
e Varshavës, Vrocllavit dhe të Krakovit.
Sot Mazllum Saneja është emigrant në atdheun e tij të dytë –Poloni, i cili si një poet i shkëlqyer, outsider përshkon botën e vet – botën tonë, qarkullon në mes
të Prishtinës, Gjakovës dhe Varshavës e Krakovit,duke u përpjekur të na bind se vlen të ëndërrosh,të lektisësh, të mbrosh të drejtat e tua morale, të luftosh për vlerat universale përtej kohore, të drejtat njerëzore për liri, besim, mëvetësi, besnikëri, t’ i qëndrosh besnik idealeve të tua karshi vetvetes dhe botës.
Konceptet sot të zmbrapsura, të harruara dhe të flakura mënjanë çfarë janë – dinjiteti, nderi, ambicia,respekti, krenaria, virtyti, lavdia, ndërgjegjja – gjithnjë
për të janë më rëndësore, të gjalla, vendimtare në çdo hap, mbi vendimet e marra shpeshherë edhe karshi vdekjes, dëshpërimit, dhembjes, vuajtjes, hidhërimit.

* * *
Të shkruaj Ty
se udhëtimi im
po merr fund
në jetë
pata shumë humbje
bëra një jetë
endacaku dhe qiraxhiu
askurrë jeta
nuk më përkëdheli
e di
se ditët e mia
i kam të numëruara
ndaj
shpirti im është i pikëlluar

asnjë pikë loti
për mua
jeta e njeriut
qenka vetëm një udhëtim i pambarim
ndiej
madje edhe vdekjen
do ta kem të vetmuar
të shkruaj ty
që të mbahesh
si trime
( Të shkruaj Ty )
Duke i rrëfyer Evës, mikes besnike, poeti shfryn tërë dufin e mllefin, tërë vuajtjen e dhembjen,sepse vetëm Asaj i rrëfen sekretet e shpirtit të vet të
sfilitur, sepse vetëm Ajo e kupton thellësisht tipin e personalitetit të tij të ndërlikuar, ia kupton çdo gjest,shprehjen e fytyrës, mënyrën e të folurit, të shkruarit,mënyrën e të veshurit e të ecurit.
Femra. Femrat zaten gjithnjë i kanë mbështetur,frymëzuar, mësuar dhe pëshpëritur si të jetojnë dhe gjëja më e rëndësishme: janë përpjekur që t’i
kuptojnë. Dhe madje në çaste të humbjes, të disfatës,të dëshpërimit, të poshtërimit, që të qëndrojnë stoik,të mos dorëzohen karshi te papriturave të jetës…
Demoni i vetmisë, demoni tërë ankth e frikë, demoni kryengritës përplot zemërim dhe revoltë zë të zbutet,të qetësohet, të fashitet, dhe zbrazëtinë e vetmisë së poetit e zëvendëson mirëkuptimi dhe dashuria e femrës, e Evës. Mbaj mend sonetet e Petrarkës, ‘Letrat Elzës’ të Aragonit e deri te rrëfimet e Paul Eluard-it , deri te frazat subtile të Federico Garcia Lorces… e deri te ‘Letra Evës’ të Mazllum Sanejës.
Me Mazllum Sanejën gjithnjë takohem ndërmjet udhëtimeve të pareshtura tij. Ose është kthyer ose ka shkuar. Emigrant, refugjat, poet shtegtar i përjetshëm, udhëtar me valixhe në dorë në mes te Kosovës dhe Polonisë, apo mbase qytetar i botës ?
Jo! Mazllum Saneja na kujton shkëmbinjtë e përhimë të përkulur mbi rrjedhën e rrëmbyer të Drinit të Bardhë, dhe atëbotë kur kthehet në Gjakovë –rrëzë Pashtrikut e përgjatë Erenikut ëndërron me mall për Varshavën, Evën, për fushat e gjera të Mazovshes.
Dhe prapë nga Polonia për Kosovë, dhe nga Kosova për Poloni… Në të vërtetë atdheu i tij u bë udhëtimi-shtegtimi i përjetshëm.
Shtrohet pyetja: a thua ai e zgjodhi këtë fat? Apo fati atë? Ai – poeti, gjithnjë kthehet duke parë se do të udhëtojë. Udhëton duke parë se do të kthehet.
Le të dëgjojmë autorin e vargjeve tronditëse, duke kujtuar se kjo është rrëfim i një dashurie që askurrë nuk vdes, që është më e fort se vdekja:

Asgjë nuk do të na ndajë sepse kemi një tokë një ajër një qiell një diell
sepse ti je krejt ç’ndodh në kozmos sepse ti je Ervehe Penelopë Maria Valevska
një ditë do shkojmë në Domastion Itakë Krakov ngado edhe te Kepi Shpresës së Mirë do të kërkojmë hapësira të reja toka të reja ku do të ketë më shumë dritë më shumë ajër më shumë diell do të zbulojmë njerëz të mirë njerëz të kuptueshëm mbi gërmadhat e botës së vjetër do të ngremë një të re
botë të simbiozës së shpirtit arsyes e dashurisë një horizont të ri pa çelësa pa dryë
oh Eva
asgjë nuk do të na ndajë
ti ke hyrë në dridhmat e shpirtit tim
si në shpirtin e vjershave simbioze
( Nuk ndahet simbioza )
Jo, këto nuk janë rrëfime të një dashurie rinore, po janë rrëfime të një dashurie të pjekur, të vetëdijshme.
Mazllumi është gjithnjë në kërkim të së vërtetës për vetveten. Ai ndien nevojën e rrëfimit, të pëshpëritjes, të përshkrimit të ndjenjave të veta.
Ai jeton në bredhëritje në mes vendeve, të cilat e kanë zgjedhur. Apo ndoshta ndërmjet atdheve,në të cilat është i diktuar përmes fatit, situatës dhe gjithashtu përmes mbrojtjes së dashurisë. Për një moment mendohem se mos poeti i revoltuar nga realiteti i pasigurt dhe i ankthshëm këtu do të braktis vendbanimin e qiraxhiut të pakënaqur në një vend tjetër, sepse tashmë një kohë të gjatë e ka molisur ai fati i emigrantit të zhgënjyer në vetminë e mërgimit,duke dëgjuar nganjëherë ato fjalë të tmerrshme: këtu je i tepërt, i padëshirueshëm, ekziston në fusha të huaja të shahut. Ky model i jetës së hidhur gjithnjë i ka intriguar dhe tërhequr botën e njerëzve të pangopur dhe përbuzës, duke vëzhguar me ironi
dhe arrogancë botën e …vegjëlisë:
Thuamë e bukura Eva
kur do të përfundojë
udhëtimi ynë i pambarim me ujqër
udhëtimi i pambarim
i poetit pa atdhe
udhëtimi i purpurt
kur nga çdo anë shoh tortura
rreth e përqark shtëpisë sonë
se ujqërit monstrumë sa vijnë e shumëzohen
(Ngritja e mendjes)
Monstrumë të tillë – demonë – hiena, i njohim, i dimë nga përditshmëria e realitetit tonë polak. Ajo Indiferenca – Përqeshja – Inati –Mosdashja – Ironia –
Përbuzja – Poshtërimi … Ndjeshmëria e madhe e poetit – e përkthyesit të përkryer e brilant të poezisë çfarë është Mazllum Saneja – i cili gjithnjë në situata të vështira jetësore është gjendur para shumë provave dhe sfidave të llojllojshme, para miqësive të zhgënjyera dhe grackave të fshehura e të kurdis- ura, premtimeve të gënjeshtërta, e kushedi para sa e sa sjelljeve poshtëruese dhe të prapëta, të cilat poeti i mbarti në shpirtin e vet të vrarë me një stoicizëm.
Tronditës është ai besimi dhe karakteri i tij i pathyeshëm në fuqinë e fjalës, që është më e fuqishme se muret, grilat, burgjet, terrori, shfarosja. Dhe me fjalën poetike, Mazllumi shkruan dhe lëron vargun poetik me një mjeshtëri të rrallë.
Me forcën biblike të profetëve dhe me përulësinë e poetit, duke shkruar gjithnjë i vetmuar fillikat në grumbull njerëzish – tingëllojnë strofat e kësaj poezie, të destinuara për të gjithë ata që kanë mbijetuar ose mbijetojnë sikur autori. Dhe dashuria,një dashuri e thellë e një njeriu me përvojë dhe të thekur – e kredhur në zhgënjime është e përshkuar me plot frikë, shqetësime, çaste pasigurie dhe, si e
tillë duhet të jetë. Eva, heroina lirike e ‘Letrave’ e shikon poetin e vet-rebel, me një ndjeshmëri dhe mirëkuptim… Ajo dëshiron të jetë njëkohësisht grua
e vërtetë, mike besnike në përditshmërinë monotone,mbrojtëse, një engjëll – mbrojtës…
Bota rreth e përqark shtyp, këmbëngul, rrethon. Po kjo botë është edhe false, e gënjeshtërt, e pabesë, hipokrite,dhe e pamëshirë në gjykimet e veta, e verbër dhe e shurdhër në padrejtësitë gjithfarëshe – dhe tërë ky imazh e tmerron poetin e rraskapitur nga sprovat e jetës së vështirë, poetin gjithnjë më të moshuar, i
cili nganjëherë është i pafuqishëm… Vetëm dashuria dhe besnikëria e gruas së dashur i lejon atij të mbijetoi çastet më të hidhura dhe më të vështira në jetë. ‘Letra Evës’ janë një dëshmi e hidhur e kohës, reflektim i dilemave tona qytetëruese, të goditura e të ngjeshura me ndjenjën e vërtete e të madhe njerëzore.
Lexuesi i vëmendshëm me siguri ia shtron vetvetes pyetjen: Kush është Eva? Nga e ka prejardhjen? Ku banon? Ndaj, gjurmët janë të dukshme…
Ai qytet i blertë
Otvocki im
ai qytet i kaltër
Otvocki im
amebë e dashurisë
Gjithnjë në ëndrrën time
Përse Otvocki më është aq i afërt
( Otvocki )
Përgjigjja duket e qartë. Lidhshmëritë e padukshme ndërlidhin botën, në këtë rast, vendverimin turistik afër Varshavës me Kosovën, Prishtinën, Mitrovicën
Gjakovën… Lidhje të tilla paraqiten gjithnjë më shumë: figura e Evës bëhet gjithnjë më e afërt dhe e qartë
Të shkruaj Ty
i brengosur
si ndihesh

tekefundit
ke hallet tua të jetës
Si po ia del
me vetveten
Ndaj si të mbrohesh para jetës
që të shpëtosh jetën
sepse vetë jeta
hallemadhe është
( Të shkruaj Ty )
Me fuqinë dhe saktësinë e fjalës poetike Mazllum Saneja na përkujton Rafael Albertin. Në letrat e tij poeti damkos, stigmatizon turpin e botës së përdhosur çfarë janë luftërat, uria, dëshpërimi,spastrimet etnike, indiferenca dhe ospërfillja e tëpasurve karshi të varfërve.
Krenar, i paepur, poeti içiltër shqiptar nga Kosova, me emrin e Evës në gojë,
shkon përmes realitetit tim, banon, shkon, kthehet,një mik dhe mbrojtës, poet e më shumë se poet. Njeri,që duke e kuptuar thellë njerëzimin si një mision të
pareshtur në mes të humburve, të shastisurve, të pasigurtëve, të frikësuarve për të ardhmen. Poezia është po ashtu një armë e fuqishme, bashkëkohëse, e
saktë, për të goditur thellë në zemër, jo për të goditur, përkundrazi duke lënë një shkëndijë shprese. Nuk është lehtë të shohësh botën në tërë tmerrin dhe
lakminë e vet, dhe të ruash qetësinë, pamjen dhe fytyrën e qetë dhe të gurtë. Ca teoricienë thonë se, sa më shumë vuajtje, dhembje, aq më të thella janë fjalët
e poetit, aq më të bukura dhe kuptimplote.
A thua, ndaj, bukuria të jetë varur nga vdekja ,fatkeqësia, vuajtja?
Poezia e Mazllum Sanejës, ndonëse i kushtohet dashurisë, mbart në vetvete dhe këto damka. Poeti i revoltuar dhe i mbyllur në vetvete, nganjëherë i inatosur dhe i zemëruar vështron kohën si një materie e veçantë eksplozive, kupton ërcënimet e kufijve të lënduar dhe të brishtë, në të cilat ne veprojmë me guxim dhe indiferencë po më shumë në mënyre absurde.
Dashuria, dashuria e vërtetë është azil, një strehim i vërtetë, liman i qetë. Duhet t’i dorëzohemi dashurisë që të kuptojmë më mirë botën, që të mos i frikësohemi, që të mos ikim në panik , po të mbetemi…
Të shkruaj Ty
Këngë mbi Këngët
emri yt
vaj dëllinje
i derdhur
kopsht i dendësuar
lumë i rrëmbyer
burim drite
e bukur
si Jerusalemi

të shkruaj ty
mikja ime
( Të shkruaj ty )
Shpesh herë bisedojmë me Mazllum Sanejën për poezinë, për jetën, për të ardhmen… Për dashurinë poeti hesht, dashurinë e përmbushin poezitë e tij,
duke mbetur një botë intime…
Le të kthehemi tek molibdeni – minerali, i cili do ta bënte Kosovën një vend të pasur dhe të gëzueshëm.
Kjo ndodhi ndryshe dhe, nuk dimë se çfarë do të sjelldita e nesërme, dita e pasnesërme , për një dekadë apo fundi i shekullit të tanishëm… Megjithatë bota
nuk bëhet gjithnjë më e mirë, derisa njerëzit nuk e përfitojnë mençurinë paralelisht me zhvillimin dhe përparimin teknik, kompjuterizimin, internetin…
Megjithatë është vështirë t’i rezistosh krahasimeve sugjestive. Ngurtësia dhe fortësia e kompozimeve të molibdenit, fortësia e çelikut dhe fortësia e njeriut,
e shkrimtarit, qëndrueshmëria dhe pathyeshmëria e poetit i pa kompromis…
A thua mos është vetëm një koherencë e rastësishme?
*(( Mazllum Saneja: “Listy do Ewy”(Letra Evës),SHB “Komograf”
Varshavë, 2014)
Autori është poet, romancier dhe kritik i njohur letrar.Ky shkrim është botuar në numrin e fundit te revistes së njohur letrare“Nowe książki” të Polonisë.
Përktheu nga polonishtja: M.S.
Varshavë, Fundi i gushtit 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: Andrej Zaniewski, Mazllem Seneja, RRËFIMET E POETIT, TË PAEPUR

MËSUESIT E FSHATIT

September 15, 2014 by dgreca

Në udhëkryqe ndanë xhadeve ,ditët e shtuna dalin shpesh ,dhe zgjatin dorën nga makinat,herë dy nga dy herë veç e veç…..
Nga Gëzim Llojdia/
1.Më ngarkoi universiteti ku punoja, për të rrugëtuar në vatrat e dijes në lumin e Vlorës,ku mësojnë nga vocërrakët deri te gjimnazistët për këshillim karriere. Në timon vet dhe përpara kisha udhën e ngrënë nga disa faktorë :koha,lluca,suferina dhe ujërat.
Një zë i bukur sec më ndjell nga mikrofoni i një radioje ,krijimin më të bukur të Kadaresë,për mësuesit e fshatit:
Në udhëkryqe ndanë xhadeve.Ditët e shtuna dalin shpesh.Dhe zgjatin dorën nga makinat. Herë dy nga dy herë veç e veç.Po shpesh ata që janë Brenda.Me njëri-tjetrin shkëmbejnë fraza.Si shumë pretendime kanë.Mor shoku Jani, këto vajza.Dhe janë ata që bëjnë zhurmë.Që kanë për vete dyzet gojë.Që i shkruajnë letër presidiumit.Për një guzhinë po t’ju mungojë.Dhe ato presin makinën tjetër.Atje në rrugë atje në shi.Ato të urtat gjer në dhembje.Të thjeshtat gjer në madhështi.Tek presin, java që kaloi.Iu kujtohet si në tym.Klasa me nxënësit, gabimet.Q’u përsëritën në hartim.Në mbrëmje radion dëgjon njëra.Tjetrës në mend i vjen sërish.Shikimi i fotoreporterit.Q’andej kaloj rastësisht.Koha e fejesës i ka ardhur.Dikujt ndoshta i shkon çdo ditë.Pluhur i shkumësit, vello e bardhë.U bie mbi supe e i trondit.Po s’ngrenë ato botën në këmbë.Në komitet në ministri.Ato të urtat gjer në dhembje.Të thjeshtat gjer në madhështi.
Vllahina ka qenë një sektor ferme i NB Kotës.Ngrehinat e tipit të vjetër janë pallatet e aso kohe,të grupuara përmbi udhë.Të rejat ndërtime janë lokale ,më tej zyrat e ndërmarrjes së naftës,busti i njeriut që u shuri fshasitëve të ‘20,ultimatumin,emrin e ka Selim Mallkeqi.Vllahinën e kam gjezdisur nga të dya nët që e rreh xhadja.Nga sipër udha zbret nga fshtarat naftmbajtëse ,njërezervuar uji dhe nga poshtë duke ardhur nga ura e Peshkopisë ku bënte armë i biri i Xhixhisë…
Shkolla e katundit është sipër,mes një grumbulli banesash. Roja na hap portën. Pyesim.Të gjithë janë në shkollë. Ka ekzistuar një mëndim tërësisht i gabuar.Në shkollat e fshatit nuk bëhet mësim .Klasat të mbyllura dhe asgjë nuk përpinte. Hera-herës dëgjohej zëri i ndonjë mësuesi në dërrasën e zezë. Mësimi këtu nuk dallohej nga ai në qytet vetëm se shkolla ishte për ibret. Dyert që mezi mbylleshin,aq sa i hiqnim zvarrë, xhamat që mungonin në dyert dhe rrall e tek vihej edhe ndonjë gurë pas dere. Godina e shkollës ishte mjaftë e mirë por shteti aty kishte hequr dorë nga investimet që kurrë s’mbahet mend. Mësuesit ata të thjeshtët të palodhurit ishin si ata të poezia e Kadaresë. Vetëm se tani udhëtimet i kryenin me furgonë dhe nga xhepi i tyre.
2.Armeni ka shkollë të madhe , “Filo Ramadani “,quhet shkolla por në kontrastë me Vllahinë ka pak nxënës në shkollën e mesme. Duke ndjekur udhën e asfaltë e thyer ,shkolla e këtij fshati është ndër më të mirëmbajturat. Mermer,xheme,klasa të mëdha dhe ambiente të përshtatshme për të qenë shkollë.Mësuesi Qatip Mara ka shkruar kështu për shkollën e Armenit:Më 20 nëntor 1913 armenasit çelën shkollën e parë shqipe me mësuesin Nuro Ahmet Hoxha nga Tërbaçi Vlorës. Në librin “Armeni në rrugën e dtitës” autori Shpresim Kasaj thekson : “ Pleqësia e fshatit Armen ishte lajmëruar nga Vlora se më 20 nëntor do të hapej shkolla. Ishin marrë masat dhe ishte bërë rregjistrimi i nxënësve. Ishin 17 nxënës , nga mosha shtatë deri dhjetë vjeç. Ishin lajmëruar prindërit që të vinin bashkë me nxënësit te shkolla. Ditën e hapjes së shkollës u mblodhën në qendër të fshatit. Nënësit ishin porositur të mbanin tufa me lule . Nga Vlora erdhi mësuesi, një i deleguar dhe Osman Haxhiu.. nxënësit vrapuan drejt tyre dhe u dhuruan lule Pastaj me ta u përshëndetën gjithë paria e fshatit Osman Haxhiu, mori fjalën dhe prezantoi mësuesin dhe të deleguarin Ai, foli për rëndësinë e shkollës dhe arsimit shqip, dhe i uroi punë të mbarë të shkollës së Armenit. Pastaj , në emër të fshatarëve të Armenit, floën Refat Aliu e Sali Bedini, të cilët falnderuan Qeverinë e Vlorës ,për nderin, që i bëri fshatit të tyre, me çeljen e kësaj shkolle. Të gjitha fjalimet u pritën me duartrokitje dhe brohoritje për Qeverinë e Vlorës dhe Ismail Qemalin…Te sheshi Xhamisë ushtonin këngët dhe valet ushtonin këngët dhe valet. Komisioni i ngritur nga pleqësia e fshatit që më parë, po merrej me përgatitjet e drekës, që do të shtrohej me këtë rast. U therën njëzet e ca mishra e u shkuan në hell. Këngët dhe vallet, nuk pushuan për gjithë ditën. Në fytyrat e të gjithëve, kishte gëzim të madh, të paparë. Sali Bedini, që nuk e ndante mauzerin nga vetja, qëlloi atë ditë disa herë, në shënjë gëzimi dhe hareje. Pas tij, qëlluan dhe të tjerë ,duke i dhënë kësaj dite një atmosferë festive të paparë dhe një gëzim të papërshkruar. Dita e parë e punës më befasoi me mungesën e lokave shkollor për mësim. Në qendër të fshatit përball shtëpisë së kulturës ishte një godinë një katërshe me disa klasa për mësim., të cilat nuk plotësonin as kërkesat më minimale të klasës mësimore. Në largësi nga kjo godinë shkollore mbi mapon tregtare ishte improvizuar për mësim një tjetër godinë vjetërsirë me dy klasa mësimore, dhe në lagjen përball qëndrës së fshatit , në shtëpinë dykatëshe të familjes të pushkatuar nga pushteti komunist, ishin krijuar dy klasa mësmore. Në distancë nga njëra tjetra këto godina shkollore e vështirësonin orën e mësimit, sepse mësuesit ecnin me regjistër në dorë nëpër rrugët e fshatit. Në shumë fshatra të Vlorës ishin ndërtuar shkolla të reja, por për Armenin nuk ishte investuar. Kolektivi i mësuesve të shkollës më rrethoi me ngrohtësi u miqësova shumë shpejt me mësuesit vendas Lefter Haxhiraj, Kujtim Hasimi dhe Shpresim Kasaj. Ish mësuesi im Ylli Bora harmonizonte me humorin e tij jetën e kolektivit të mësuesve. Lefter Haxhiraj si mësues matematike ishte tepër korrekt dhe i përkushtuar për orën e mësimit të matematikës. Edhe pse kishte vetëm një dhomë ishte shumë mikpritës dhe dashamirës., ishte shumë ekzigjent në shkollë, në familje e shoqëri. Performanca e Lefter Haxhiraj ishte e admirueshme, një intelektual i mirë që rrezatonte kulturë qytetare .Kujtim Hasimaj me përvojën e gjatë në arsim , me humorin e tij ishte katalizator i harmonisë të kolektivit, ku shpesh herëdiversiteti i mendimeve dhe keqkuptimet eliminoheshin me taktin që ai përdorte. Mësuesi i gjuhës Shpresim Kasaj i apasionuar për letërsinë .Mësuesit vendas ishin të përgatitur nga ana shkencore, por drejtore shkolle emëroheshin të huaj. Megjithëse klasat ishin jo komode për mësim, aty të prisnin me shumë interes nxënës të zellshëm dhe shumë të edukuar. Në klasën e 8-tëtë vitit shkollor 1970-1971 ,sapo hyra në mësim dallova fytyra të qeshura, me sy tërë ndriçim të nxënësve Hair Hasani, Sokrat Sinaj, Margarita Deshaj ,Mbarime Koroveshi, Liri Veraj, Llamba Gjakatari etj, të cilët me përgatitje sistematike dalloheshin në përvetësimin e koncepteve shkencore. Në vazhdimësi njoha në procesin mësimor nxënës të tjerë të talentuar, si Margarita Haxhiraj, Aleksandër Haxhiraj, Agathi Gerveni, Ferdinand Haxhiraj, Shpresa Haxhiraj , Flutura Islami, Zhaneta Maliqi, Krenar Hasimaj, Arben Nuredini, Ismail Dinushi, Gëzim Islami, Vajsi Haxhiraj , Krenar Hasimi, Donika Veraj… E solla këtë pasazh për të treguar në çfarë kushtesh kanë punuar ata të thjeshtët,mësues dhe të sakrificës.
3.Kam zbritur nga Kuci,përmes rrjedhës së Shushicës. Shkolla,godina ndodhet në atë qafë ku dikur ishin edhe zyrat e kooperativës dhe spitali te ish-sarajet e Gjoleke. Shkolla ka pasur financime të përvitshme nga deputeti Fatmir Toci. Madje ajo ka një kalceto sporti që as në qytet nuk gjendet. Shkolla aty u transferua gjatë vitit 77 ,një ndërtesë e re dy kate me hapësira të mëdha ndërsa godina e vjetër te posta u transformua në konvikt .Aso kohe duhet thënë se në këtë shkollë nxënësit, që studionin vinin nga gjithë zona e lumit nga Vllahina,Drashovica,Kota,Bolena,Kallarati. Në kujtesë kam të skalitur emrat e disa mësuesve vendas,Cizja,Bako, Naimi, Vita,Bukuria,Gjena dhe Idajeti te shkolla e lumit dhe Dhimtri, Agroni,Fotua,Pirua,Stavri, Dafina të ardhura nga qyteti. Kadare duket sikur ka qenë në Kuc kur mësuesit,ditët shtuna prisnin makinat e druve ose gazin që sillte shtypin për të zbritur në qytet.
Siç dëshmon rasti i mësuesit Zaharia (Zahaj)shkruan Dr.Hasan Luçi, Kuçi ka patur shkollën e vet, qysh herët. Shkolla osmane në Kuç u hap në 1865, kurse më parë dërgoheshin edhe në Himarë, Janinë, Stamboll dhe në Evropë. Më 1916 u hap shkolla shqipe me mësues Neim Shehun. Në vitet = 20 u bënë tre shkolla. Më 1925 u ndërtua shkolla nga populli në qendër, u shtuan klasat në xhami dhe konvikti më 1929 për Kurveleshin. Vajzat e para kuçiote shkuan në shkollë më 1920. Më 1943 filluan kurset e analfabetizmit. Në shtator 1944 u hap shkolla e Grashecit, pastaj edhe 4 të tjera,që vijuan deri në vitet 70. Në 1946 u ndërtua shkolla 7 vjeçare, më 1971 konvikti i ri,më 1978 shkolla e mesme bujqësore. Nga çlirimi deri në 1986 mbaruan filloren 1100 nxënës dhe të mesmen 250 vetë. Sot ka 120 nxënës me 15 arsimtarë nga 30 mësues më parë.
Qëndra e sotme fshatit Kallarat. Shkolla qe mban emrin e Heroit të Popullit, “Mumin Selami”.Sipas dy autorëve në botimin: Kallarati ne shifra burimesh njerëzore”, botuar nga Llano Llanaj dhe Seit Jonuzaj, 2007,ka nxjerr këta mësues Mësues te periudhës se Pavarësisë: Meçan Selam Qejvani.Telo Duro Zhibaj.Mësues te periudhës se pasluftës se dytë botërore; Aferdita Xhafer XhaferajAida Lamçe Xhafera.Alfred Neki Xhaferaj.Alketa Qemal Jonuzaj.Altina Namaz Tozaj. Anila Razi Golloshaj. Ardian Çize Xhaferaj. Artur Lutfi Hoxhaj. Barjam Nuredin Karabollaj. Bashkim Muço Gjonbrataj.Bejkush Godo Karabollaj.Besnik Enver Strataj. Bilal Demo Breshanaj. Bilal Muslli Shakaj.Burbuqe Meçan Qejvana.j Çize Veip Xhaferaj.Çlirim Xhafer Xhaferaj. Dafina Meçan Qejvanaj. Dallandyshe Barxhul Jonuzaj. Dhurata Avdulla Qejvanaj. Donika Alem Qejvanaj.Eglantina Luto Demiraj. Elona Platon Jonuzaj. Eneida Niko Breshanaj. Entela Sami Karabollaj.Enver Xhebro Golloshaj. Fatmir Salo Mataj.Ferdinand Bilal Breshanaj.Feride Daut Shakaj. Gjinovefa Spiro Xhaferaj.Hadixhe Malo Llanaj.Hamit Hader Muharremaj.Hasan Boço Mehmetaj. Hiqmet Hasan MeçajIbro Veledin Rjepaj. Ibrush Maze Jonuzaj.Ilir Xhelo Jonuzaj. Jazo Barjam Davacaj.Kastriot Xhafer Xhaferaj.Klodiana Lavdi Hoxhaj.Kujtim Shaban Dautaj.Landi Servet Golloshaj. Lefter Jazo Hysaj.Liljana Dalan Memushaj.Liri Ago Qejvanaj. Llambro Velo Hysaj. Luiza Kujtim Dautaj.Luljeta Sadik Gjonbrataj.Lumturi Sherif Gjonaj. Maks Sinan Tozaj.Manushaqe Veledin Rjepaj. Marjeta Nexhip Memushaj.Marjeta Sulo Hoxhaj. Namik Llano Mehmetaj.Oltosta Servet Golloshaj. Petrit Ago Qejvanaj.Pranvera Sulo Hoxhaj. Proletare Kapo Habilaj. Qerime Hasan Meçaj (Arapi).Rajmonda Abaz Dautaj. Rajmonda Pelivan Shakaj.Rami Veip Memushaj.Rita Bilal Shakaj.Sami Shuko Karabollaj. Selim Xhebro Golloshaj. Servet Nelo Golloshaj. Shelege Mevlan Karabollaj. Shpresa Çune Qejvanaj. Sonja Cane Strataj. Suljote Ramiz HoxhajSulltane Razo Rjepaj.. Thelleza Sulo Hoxhaj.Vera Sulo Hoxhaj. Violeta Qerim Xhaferaj.Vitori Hyso Memushaj.. Vojo Jazo Davacaj.Vojsava Sami Davacaj. Xhemal Çelo Gjonaj. Xhiko Razo Rjepaj. Yllka Razi Golloshaj.
4.Në Horë Vranishtë,aty ku është qendra e komunës gjendet edhe shkolla .Ka prej vitesh aty që drejton mësuesi dhe poeti lab Muhamet Tartari.
Muhamet Tartari është poet dhe rapsod i Labërisë,thuhet në ëikipedia.U lind në vitin 1949 në Vranisht të Labërisë (rrethi i Vlorës). Shkollën 7 vjeçare e kreu në vendlindja dhe më pas përfundoi me rezultate të shkëlqyera shkollën e mesme Halim Xhelo në Vlorë. Pas dy vitesh si mësues vullnetar në veri (Kukës dhe Pukë) nis studimet për Histori-Gjeografi në institutin Luigj Gurakuqi në Shkodër. Ka punuar fillimisht si arsimtar. Më pas, i përfshirë në kërkimet lidhur me folklorin dhe këngën e Labërisë dhe veçanërisht të Vranishtit, Muhamet Tartari zgjidhet drejtues i grupit polifonik dhe drejtor i shtëpisë së kulturës në Vranisht. Grupi i Vranishtit, një ndër më të famshmit në Shqipëri, mer çmimin Evropa për Mbrojtjen e Folklorit në vitin 1986 nga Fondacioni Gjerman “Alfred Toepfer”. Grupi ka marrë pjesë në festivalet folklorike të Gjirokastrës dhe kompeticione të tjera të asaj kohe me vallen e burrave të Vranishtit si “Shpata jone gris fermanë”, “O trima vallen ma mbani” etj. Grupi i Vranishtit performon me vallen “Cili je ti more burrë” kushtuar Ismail Qemalit, e cila bëhet edhe kolonë zanorë e filmit “Nëntori i Dytë”.
Muhametin e gjeta atë ditë të plakur ngase vitet kanë rënduar shpatullat e këtij poeti brilant lab. Muhameti më shoqëroi nëpër klasa e shkollës. Ishte po ajo mëndje e hollë, që ka thurur kaq këngë labe dhe poezi që kanë merituar vëmendje. Poeti i Lapardhasë , Feti Brahimi ka shkruar për Muhametin:ku je Muhamet Tartari,je atje ku punon bleta. Je aty ku është behari,je aty te e vërteta. Nderim Muhamet Tartari,shtëpia jote si shteti. o Muhamet mene madhi,Muhamet Tartar -lezeti.
Ne Foto: Shkolla ne Kallarat

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Llojdia, MËSUESIT E FSHATIT

KRIZA E ARTISTIT DHE SUPERKRIZA E KULTURËS

September 12, 2014 by dgreca

Nga KOLEC TRABOINI/
Është krejt e natyrshme që në këtë demokraci të pambrrime, kur Shqipëria është në anarki dhe artistët në pikë të hallit, kur arti mezi merr frymë, të kemi dilema e zhgënjime të mëdha dhe të revoltohemi, të shprehemi edhe ashpër përtej etikës intelektuale publike, duke i hapur udhë kësisoj padurimit dhe zemërimit të pafre që është një hap larg nga kriza e personalitetit si shprehje e mjerimit social të artistit.
Maks Velo është artist dhe si gjithë artistët ka dilemat e veta, pakënaqësitë e mërzitë te cilat i shpreh në intervistën e vet dhënë gazetarit Alfred Lela, çfarë ka sjellë një reagim masiv të pakontrolluar nga vetëdija mbi gjëndjen e mjeruar të krijuesve shqiptarë. Ka plot të tilla ngjarje në jetën e artistëve jo vetëm pse kështu është natyra e tyre, por edhe sepse e tillë është koha në të cilën jetojmë. Një kohë që nuk është ashtu siç do të donte Maks Velo dhe intelektualët e tjerë shqiptarë të ishte.
Është krejt e kuptueshme që Velo është i zhgënjyer, por edhe ne jemi të zhgënjyer. Maksi ka shumë të drejtë të jetë jo vetëm i zhgënjyer, por edhe i lodhur, madje edhe të thojë se ky vend kësisoj, jo që nuk po bëhet, por edhe po çbëhet. Edhe këtu ka të drejtë. Është e lehtë t’i themi Maksit se gabove dhe t’i lëshohemi me breshëri fjalësh që tregojnë jo vetëm intolerancën, por edhe injorancën tonë publike. Por është më e vështirë, nga ana tjetër, të rrimë e të mendojmë e analizojmë se pse shkojnë intelektualët deri në këtë zgrip mohimi e urrejtjeje? Maks Velo ka të drejtë sepse janë të shtrembra shumë zgjidhje që janë bërë në këtë Shqipërinë tonë të vogël me sipërfaqe, por me halle të mëdha sa për një kontinent. Sepse ka shkatërrime marramendëse dhe është çudi si ende ky popull mbahet në këmbë. Ka të drejtë, se këtu është në modë shprehja, të vrasin e nuk të paguajnë, çfarë do të thotë se kalon në rrugë e vjen tjetri e i bie artistit Agron Aliaj dhe e vret në mes të bulevardit, në qendër të Tiranës ku nuk ka asnjë shkak të qarkullojnë mbi 100 mijë makina gjatë 24 orëve, kancer i gjallë në mushkëritë e kryeqytetasve dhe askush nuk thotë kurrgjë, e quajnë jetë moderne të kalosh në qendër të Tiranës makari për tangërllëk, për t’u pa. Po kështu në Durrës vjen një shofer dhe pa një pa dy e godet e vret në mes të rrugës shkrimtarin Perikli Jorgoni. Këta janë të njohur, po sa të panjohur prej egërsisë së njerëzve me vetura shkojnë me jetë të humbura. Ndoshta kjo duket pa lidhje, por një lidhje e ka, se jemi në firo të madhe me etikën e me kulturën qytetare dhe nuk ka pse t’i kërkojmë Maksit të jetë një engjëll, kur në rrugë përditë takon veç djaj, kur realiteti është një pisllëk i madh, ku etika është degraduar sa njeriu i kulturuar e ndjen vetën ngushtë, e kjo mungesë kulture e mediokriteti jo vetëm qytetar, por edhe institucional. Le të shkojmë më tej e të shohim si shihen shkrimtarët dhe artistët nga shteti shqiptar, çfarë përkujdesje tregohet ndaj tyre që bashkë me luftën për të mbijetuar në këte kaos bëjnë edhe artin, krijojnë vepra kur shpërblimi për këto është një hiçmosgjë. Po këtu në këtë Shqipërinë tonë halleshumë shkrimtarëve dhe artistëve u është marrë nga qeveria e mëparshme edhe selia e tyre që e kanë mbajtur dekada në diktaturë dhe me një të rënë të lapsit nxirren shkrimtarët e artistët në rrugë. Vjen qeverisja e re dhe as e vë ujin në zjarr kur paradoksalisht Kryeministri është një artist. Shkatërrohet Kinostudio nga qeverisja e mëparshme, po kjo qeverisja e re as që dëgjon fare kur protestojnë kineastët dhe kërkojnë që Kinostudio të kthehet në identitet si pjesë e traditës kulturore shqiptare, si një muze e tempull arti e jo siç është katandisur, rrëmbe kush të rrëmbejë si një mall pa zot. As nuk flasin fare. Bëjnë sikur nuk dëgjojnë, sepse aty janë mpleksur interesat e të dy partive që i duan televizionet që kanë pushtuar Kinostudion si megafonë personale. Politikë, politikë, politikë. Asgjë tjetër nuk prodhohet në këtë vend. Kultura është një handikap social dhe më kot përpiqen të na rrejnë sikur jemi inkluduar në ca marrëveshje kulturore paneuropiane kur arti, kultura e letërsia shqiptare janë në mjerim të plotë.
Edhe Maks Velo këtë bën, megjithëse revoltën kësaj radhe e ka paraqitur si një urrejtje. Po a nuk e dimë se një poet i madh amerikan i Beat Generation, Allen Ginsberg në revoltë e sipër, sepse gjërat nuk shkonin siç ai dëshironte, shprehet në një poezi “Fuck You America!”, por nuk u ngrit njeri me histeri ta linçonte poetin.
Jo vetëm Maks Velo, por të gjithë ne jemi të lodhur deri në rraskapitje. Këtu njeriu nuk ka vlerë. Këtu të hakërrehen në rrugë, këtu po të jesh artist pensionist duhet të shkosh në çdo 6 muaj të lëshosh një vërtetim se ende nuk ke vdekur, këtu marrëzirat kthehen në normë, por pse jo edhe në ligje, këtu subjektet reale janë në përmasa mitike. Çfarë janë “Shpirtrat e vdekur” të Gogolit përpara të gjallëve tanë që konsiderohen të vdekur. Dhe Çiçikov në këtë rast është shteti.
Si shoqëri shqiptare jemi tmerruar e traumatizuar edhe nga çfarë bën një islamik nga Kosova Lavdërim Muhaxheri duke prerë koka njerëzish, mirëpo kjo disave u duket si diçka e largët, që ndodh diku tjetër e nuk na përket neve e nuk ka të bëjë me ne, madje nuk u dashka folur për këtë se disave u preket sedra prej muslimani. Mirëpo a nuk i preu kokën Aishes një përbindësh si Shaban Norja? Dhe jo larg në Siri, por këtu diku në mes Durrësit e Tiranës. Veç nuk e fotografuan kokën e prerë të vajzës, nuk e pamë dhe e përjetuam ngjarjen me fjalë. Gjithsesi kritizerët e anatemuesit duhet të dinë se artistët kanë veçori se duke qënë më të ndjeshëm i përjetojnë ngjarjet në shoqëri në mënyrë emocionale të fuqishme dhe reflektojnë, nuk heshtin. Artistët kanë shpirt të madh human. Prandaj dhe vihen re të reagojnë aq ashpër sepse nuk pajtohen me një realitet absurd.
Në shumë pikëpamje Maks Velo është i motivuar në reagimin e tij dhe i motivuar në dilemat e tij. Nuk ka pse t’i japim pozicionit të tij ngjyrime antikombëtare, sepse nuk janë të tilla. Maks Velo është shqiptar dhe e do atdheun madje shumë më tepër se ata që e kritikojnë për t’u dukur, që janë lëshuar të gjithë njëzëri si në kohën e monizmit kur linçohej njeriu që nuk mendonte siç donte e urdhëronte partia. E do shumë më tepër sesa ata që thonë se gjithçka në Shqipëri shkon mirë e bukur, kur ne jemi me të vërtetë vendi i pesë anarkive, të cilat atdhetari i madh Fan Noli i shpalosi në parlamentin shqiptar më 27 Shtator 1923:
“1- Anarkia Fetare: Katër fe të ndryshme që nuk kanë zënë vend në zemrat e një populli pagan.
2-Anarkia Sociale: Këtu ska as klas bejlerësh as klas bujqësh as klas burzhuazie, këtu bujku është më be se beu dhe beu më bujk se bujku .
3-Anarkia Morale: Këtu qeni nuk e njeh të zonë, këtu karakteret dobësohen , qullosën dhe ndërrojnë formë e ngjyrë nga dita në ditë si në kaleidoskop .
Këtu ambicjet janë pa fre e pa kufi, këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha.
4-Anarkia Patriotike: Këtu brënda një dite si për magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kaperdisen si patriotë të mëdhenj ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose që janë puthur me andartet e i kanë ndihmuar të shënjtërojnë anë e mbanë Toskërinë. Këtu siç më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtar e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurt që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh .
5- Anarkia e Idealeve: Këtu idealet e shtrëmbëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit të Buharesë përfyten e përleshen për jetë a vdekje me idealet e gjalla, me elegantet e më të ndritshmet e perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë , që rritën në plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, kërpusha që mund ti copëtosh, por jo ti shqitesh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejen navale të Salaminës , një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë e atëherë e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, e atëherë e kapi me dhëmbë e s’e lëshoi gjersa i prenë kokën.
Sikur të ngjallej Herodi, përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që ti shqitesh këta tanët nga kolltuku duhet ti presësh jo vetëm duart e kokën por edhe këmbët dhe trupin.”
Po ta shohim gjëndjen sotme të Shqipërisë, Kosovës dhe tërë trojeve shqiptare në Ballkan do të vëmë re se këtyre anarkive mund t’u shtosh edhe pesë apo shtatë anarkive të tjera.
E si të mos mërzitësh pra kur sheh se pas afro një shekulli që Noli i madh i ka konstatuar këto fenomene negative në shoqërinë e shtetin shqiptar ato jo që nuk janë zhdukur, por janë thelluar e shumuar. Prandaj dhe duhet t’i jepet të drejtë Maks Velos në mllefin e tij ndaj të këqijave me të cilat ai dhe të gjithë ne përplasemi përditë. Mirëpo Maks Velo përpiqet që të keqen ta lokalizojë, të mos e paraqesë si fenomen social e psikologjik gjithëshqiptar, por e adreson në rajone të caktuara, sikur të këqijat tona të jenë thjesht epidemi provincash apo rajonesh. Mirëpo kjo nuk është e vërtetë. Këtu ai gabon në referimet e veta. Maks Velo përmend Laçin, por e keqja nuk është se përmend Laçin sepse laçjanëve u ka dalë vërtet nami për një lloj ashpërsie që degradon në dhunë e cila sigurisht buron nga papunësia e varfëria, por se me këtë i fut të gjithë Gegët në një thes. Maksi këtu e ka gabim fund e krye edhe sepse kështu dënon padrejtësisht edhe ata njerëz që ndajnë me të pakënaqësitë prej kësaj kohe mediokre. Ai është në të drejtën e tij të urrejë gjendjen, por jo ta përcaktojë këtë gjendje si rezultat i prapambetjes së zonave të veriut, për të cilën fajtor nuk ka si të jenë vetë banorët. Nga ana tjetër Maksi shfaqet si një adhurues i Kryeministrit. Dhe e shpreh këtë. Po Maksi duhet ta dijë se adhurimi për pushtetarët nuk është cilësi fort e dallueshme tek artistët e vërtetë. Po çfarë të bëjë Maksi që i duhet kryeministri!? Gjithkujt i duhet dikush në këtë vend, sepse pa mbështetje politike apo pushtetare nuk bën dot anjë punë, nuk boton asnjë libër, nuk hap dot asnjë ekspozitë. Ne jemi shembuj të gjallë të këtij absurdi të ushtruar prej nënpunësish e qeveritarësh mediokër. Dhe ta kesh mirë me kryeministrin do të thotë se Ministria e Kulturës të bëjë kujdes për Maksin për t’i krijuar lehtësira që në të vërtetë atij i takojnë, por që edhe mund të mos ia japin. Edhe në këtë vështrim Maks Velo është brenda dilemës së artistit. Por dihet një gjë, që ne verioret e dimë mirë, por edhe Maksi duhet ta dijë me shkakun se është nga bastioni i komisarëve, që pas vitit 1944, “Jugu” e ka sunduar me egërsi dhe urrejtje Veriun për 50 vjet, e jo sunduar, por vrarë e prerë, torturuar në mënyrën më mizore, sepse falangat e Enver Hoxhës, të quajtura forcat e ndjekjes kanë qenë mbushur me “toskë” të tipit Toger Baba, madje për dijeni, kur kanë hyrë brigadat e kuqe, në mes të qytetit që quhej Fushë Qelë, partizanët kanë hedhur valle me këto fjalë të cilat shkodranët kurrë nuk i harrojnë: “Kur e futi Toska këmbën mirë ja q… Gegës nënën”.
Tani ne mund t’i mohojmë këto, mund t’i quajnë qëllimkëqija e përçarëse, por ama janë të vërteta, jo vetëm se na i kanë thënë në fëmijëri ata që i kanë përjetuar këto ngjarje, por edhe pse një dëshmitar si Prenk Gruda i ka shkruar në librin e tij “Ditar i një zemre të lëndueme”. Por ne Gegët, ani pse i dimë si kanë qënë punët, kurrë nuk bëjmë marrinë të themi se i urrejmë Toskët. Kurrë! Kemi vuajtur shumë, por edhe jemi shumë fisnikë në përballimin e vuajtjes me dinjitet, At Zef Pëllumbi e zbulon këtë mrekullisht, gjithashtu njohim edhe institucionin e faljes. Jo ne nuk i urrejmë Toskët, nuk e fusin popullin në një thes me banditët e vrasësit se të tillë kudo ka.
Maks Velo bën një mëkat të madh që me tone urrejtje i vë gisht viktimës së komunizmit, Veriut, edhe për faktin se jugori, toska pra, erdhi një ditë që u bë viktimë e nuk mendojmë kurrë se kanë qënë gegët që e kanë rrasur në burg. Komunizmi dhe natyra policore nuk ka qenë në axhendën e gegëve, madje ata janë shquar për antikomunizëm.
Përsa i përket raportit me Islamizmin të cilin e urren hapur e pa mëdyshje Maks Velo, ai ka parasysh të gjithë ata që e përdorin fenë për qëllime të mbrapshta për terror e vrasje, por edhe ata që mbetën nën ndikimin e fesë dhe zhyten në një injorancë totale duke mos pranuar të qytetërohen. Sepse kemi edhe fakte tronditëse që meqë ngjasin përditë jemi mësuar tashmë si me çdo absurditet tjetër mbi këtë tokë. Sepse dalin me mijëra vetë në mes të Tiranës me të prapme përpjetë që nuk është kjo asnjë lloj kulture qytetare tradicionale. Nuk mund që kulti i fesë të cënojë kulturën qytetare laike. Secili ka shtëpi apo objekt kulti ku mund të kryejë ritualet e veta, dhe jo të na shfaqet asisoj në publik. E në këtë vështrim Maksi ka të drejtë në kundërshtinë e vet ndaj gjërave që nuk duhet të ngjasin e që nuk ka asnjë shkak t’i tolerojmë si qytetarë. Mjaft më, nuk shkohet më tej me ato të bërtitura me altoparlante nëpër minaretë e xhamive se po lemerisim njerëzit me arabishte sikur jemi në Jemen. A ka të drejtë Maks Velo, ky artist që ka kaluar përmes kalvarit të Spaçit, të kërkojë që Shqipëria të ketë identitetin e vet, të shprehë kulturën e vet perëndimore, që të mos jetë anëtare e Konferencës Islamike, që të mos na zymtësohet e ardhmja me pasthirrma orientale( po as greke e asnjë gjuhë tjetër) se kemi gjuhën tonë të bukur shqipe. Ne nuk mund ta pranojmë as revanshin babist e as regresin me injorancën e fanatizmin e tërbuar që kërkon të imponohet. Si të mos mërzitet kur shteti i skëterrës së Kalifatit Islamik (IS) e vë Shqipërinë e Kosovën në axhendën e vet për ta kthyer tokën e shqiptarëve në skëterrën e fanatizmit me të tërbuar që ka parë historia. Patjetër që do të mërzitet, do të lodhet madje edhe do të urrejë Maks Velo, po edhe ne do të mërzitemi edhe do të urrejmë gjithçka që kërkon shprishjen e kombit shqiptar e kthimin në errësirën mesjetare.
Ne mund të mos jemi të një mendje me mënyrën se si i shpreh Maks Velo mendimet e veta të ashpra, por nuk mund të mos e vrasim mendjen se përse shprehet ky artist kështu, dhe ku qëndron thelbi i të vërtetës për dilemat dhe urrejtjen e Maks Velos, që mund ta quajmë vërtet një krizë të artistit, por që shtrihet e mbivendoset në mjedisin e një superkrize të kulturës shqiptare që cënohet e rrezikohet gjithandej prej mendjelehtësisë së qytetarëve dhe mendje shkurtësisë së qeveritarëve që nuk po arrijnë të kuptojnë se “Hallallët” me mjekërr e kanë mbushur Tiranën, se fshatrat e Librazhdit kanë dalë nga shteti e zotërohen nga imamët e xhamive të paligjshme me predikime radikale vehabiste që njëjtësohen me Kalifatin Islamik. Pasi ta bëjmë këtë analizë për çka ndodh e bëjmë sikur nuk dimë gjë, mbase gjërat do t’i gjykojmë pak më ndryshe dhe do të nxjerrim dhe përgjegjësinë tonë historike se pse Shqipëria e Kosova ende janë në një gjendje të mjeruar, dhe sado me fjalë të bukura ta mbulojnë realitetin, ai është tmerrësisht i zymtë dhe këtë realitet të shëmtuar nuk mundesh të mos e urresh bashkë me të gjitha ata njerëz apo faktorë që i sollën shqiptarët deri në këtë zgrip të lemeritshëm.
E për të gjitha këto nuk është fajtor Maks Velo, dhe urrejtja e tij ndaj të këqijave të këtij vendi nuk është vetëm urrejtja e tij, dhe linçimi publik që po i bëjnë Maks Velos nuk shpreh asgjë tjetër veçse e vërteton më së miri kaosin tonë, mungesen e tolerancës, të etikës që nuk njihet fare, shfrimin e urrejtjes dhe mediokritetin publik me një superkrizë të kulturës, kulturë të cilën më së shumti e përdorim vetëm sa për maskë, se gjoja ne që e gjuajmë me gurë Maks Velon qenkemi engjëj të pamëkatë. Kujt ia shesim këto dokrra?!

Filed Under: ESSE Tagged With: Kolec Traboini, Kriza e artistit, superkriza e Kultures

Idealet e pushkatuara të Azem Hajdarit!

September 12, 2014 by dgreca

Shkruan: Dr. Bislim AHMETAJ/
Përditshmëria jonë e mbushur me ngjarje të rëdomta ka sjellë një zvetënim vlerash të përmasave të tilla, aq sa përpjekja njerëzore për ta përmirësuar jetën tënde dhe të atyre që të besojnë përmes punës, fjalës, dijes, solidaritetit social duken si kohë të mbuluara me ndryshk.
Ndaj edhe sot në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të pushkatimit të Princit të Mendjeve të Lira, Azem Hajdarit, gishtat e mi kur rrahin mbi tastierën e compjuterit ndjehen të rraskapitur, të mpitë, zbardhur prej topitjes dhe indiferencës . I frikësuar se s’kam për kë ti shkruaj këta rrjeshta pasi idealet për të cilat luftoj deri ditën që u pushkatua mu në zemër të Kryeqytetit Azem Hajdari , janë pushkatuar njëlloj si ai , bartësi i tyre.
Ideal i pushkatuar(I) !
Ai I priu Lëvizjes Studentore, lëvizje që solli përmbysjen e diktaturës dhe lindjen e pluralizmit politik, edhe pse në krye të këaj përmbysje historike ,ai nuk shfaqi për asnjë moment të jetës së tij të vrullshme politike urrejtje apo revansh për komunistët e ndershëm, sepse të tillë kishte edhe në familjen e tij (I ati partizan në Luftën e Dytë, I vëllai komunist). Dialogu, e verteta, programet dhe alternativat ishin armët e tij për konkurence dhe zgjidhje me kundërshtarët. Këto “armë” tani janë varur në muzeun e pluralizmit politik. Në familjen e tij politike kishte pronë fjalën e lirë dhe lidhjet me njerëzit. Tani nga qëndra e Tiranës dhe në të katër cepat e Shqiprisë politikeka gjen vec parulla, fasada, deklarata dhe kunderdeklarata. Pluralizmi politik ka marrë ngjyrat e kryetarëve të partive, kush e lyen rrotën i bahet qerrja Ferrari, kush e lëpin rrotën i behët qerrja Mercedes, kush e shtyn qerren ose lyp me e rregullue qerren vdes për një copë bukë, pikë. Një palë qenë lehin, pala tjetër e qenve shkon përpara, qytetarët mbetën në vend apo shkojnë poshtë e më poshtë, prapë pikë. Në më të parën ëndërr për të cilën luftoj dhe veproj Azem Hajdari për të ndërtuar një shoqëri politike perendimore , ku idetë, e verteta, ballafaqimi me dialog i tyre dhe gjetja e zgjidhjeve më adekuatë për të mirën e shumicës së mundëshme është pushkatuar…
Ideal i pushkatuar(II)!
Ai I doli në krah shtypit të lirë në kohën kur po lindte dhe segmente të mazhorancës së asaj kohe po ja zinin frymën. ( Azem Hajdari Kryetar I Këshillit Botues të gazetës opozitare “Koha Jonë”) Më vonë kur ndërruan mazhorancat do të ngujohej në uri para Televizionit Shtetëror, këtij zëdhënësi bajat të mazhorancave që kur është themeluar dhe deri sot në mëngjes. Koshient ai merrte mbi vetë një barrë e mision vizionar për të cilin bashkëmoshatarët e tij të Lëvizjes Studentore kishin rrezikuar edhe jetën në emër të fjalës së lirë, në emër të së vertetës. Ai dilte në mbrojtje të martirëve të fjalës së lirë që kishin sakrifikuar jetën dhe kaluar rininë burgjeve për lirinë e fjalës dhe peshën e saj. Sot media e shkruar dhe elektronike në masën 90% të saj është shndërruar në një instrument fitim prurës për poseduesit e tyre që janë një grushti biznesmeno-politikanësh apo politikano-biznezmenësh.
Ideal i pushkatuar (III)!
Ai ju doli në krahë dhe u bë një me ta, shtresës së të përndjekurve politik prej regjimit komunist , duke u përleshur me policinë dhe shtetin e mazhorancës që e kishte themeluar dhe drejtuar vet në fillesat e saj në dhjetor të 90-tës në mbrojtje të së drejtës së tyre. I bindur se kësaj shtrese shteti shqiptarë vecmas ajo mazhorancë i kishte borxhe të pakompensueshme morale dhe financiare. Morale se ishte “rezervat” i sigurtë votash , financiare se ishin ata njerëz që me punën dhe gjakun e tyre kishin tharë dhe shndërruar në tokë bujqësore qindra mijëra hektarë tokë, mund , gjak dhe djersë që u shpërnda me ligjin 7501 njerëzve që u gjetën duke e rrënuar dhe plackitur atë tokë në vitin 90- 92, ata kishin ndërtur dhjetra vepra inxhinjerike që prodhonin luks për elitat komuniste dhe para për bunkerët e ‘sigurisë’ se jetëve të tyre dhe sot e kësaj dite para për buxhetin e shtetit shqiptarë(Areoporti I Rinasit). Për fat të keq edhe sot në këtë përvjetor të mbrojtësit dhe avokatit të të drejtave të kësaj shtrese, ata janë në gjendje të mjerueshme dhe të paintegruar. Për më tepër sot shihen edhe si armiq e raksionare pasi në pushtet janë rikthyer bijtë dhe nipat e partisë që e drejtoj dhe e realizoj ndarjen e popullsisë në të shtypur dhe shtypës.
Ideal i pushkatuar (IV)!
Ai mbeshteti, inkurajoj dhe doli në krye të sindikalizmit shqiptarë, këtij segmenti jetik të shoqërive demokratike përëndimore. Pa eksistencën e sindikalizmit përëndimi nuk do të ishte ky që është sot, vendet e Bashkimit Europian nuk do ta kishin shtresën e mesme në masën 60 deri 80% të popullsive të tyre, atë bërthamë që I bën këto vende të forta, të qëndrueshme dhe konkuruese. Realiteti i sotshëm i sindikalizmit shqiptarë na thotë se ai kishte të drejtë edhe pse nuk ja doli ta fitonte betejën. Paraqitja sociale e vendit tonë me 55 miliarderë dhe mbi një miljion njerëz në kufijt e varfërisë tregon se sa të drejtë kishte Azem Hajdari kur luftonte dhëmbë për dhëmbë me qeverinë e tij për të themeluar sindikalizmin në Shqipërinë e postdikatturës komuniste.
Ideal i mbijetuar në agoni (V)!
Ylli polar I veprimtarisë politike e shoqërore të Azem Hajdarit ishte dhe mbet deri ditën e fundit të jetës së tij ceshtja jonë kombëtare. Kontributet e tij në këtë fushë janë të njohura dhe të vlerësuara kombëtarisht. Kosova shtet I pavarur , i njeh mirë dhe ja ka vlerësuar në maksimum kontributet për këtë realitet të ri të saj, shqiptarët e Maqedonisë dhe faktori politik atje rezervojnë respektin dhe krenarinë maksimale për vlerat dhe kontributet e tij në zgjimin, inkurajimin dhe mbështetjen e tyre për të qënë të barabartë në shtetdrejtimin e një shteti maqedon që akoma s’po gjen qasje në rrjedhë as me vetën e tij. Ëndrra për Bashkim Kombëtar është akoma gjallë në mendjet dhe zemrat e bashkëidealistëve të Azem Hajdarit të cilët për hirë të së vertëtës duhet thënë që në këto kohë shtrigash dhe krizash morale dhe ekonomike janë duke jetuar si “gaca nën prush”. Kjo ëndërr vazhdon të jetë e gjallë për një arësye krejt të thjeshtë, pasi për momentin nuk prodhon para për oligarkët e politikës dhe për arësyen tjetër aspak të thjeshtë se ka pas saj një aleat të madh që ka prodhuar liri për shume kombe të shtypura dhe të ndara në botë.
Në mbyllje të kësaj kronologjie për njërin prej njerëzve më karizmatik dhe më të rëndësishëm për shqiptarët në shekullin e njëzetë, shekulli që zgjoj dhe ngjizi shtetin shqiptarë , shekulli që na bëri me mbretëri, diktaturë komuniste,( diktaturë që e rrezoj Azem Hajdari studentët e dhjetorit, qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë) dhe këtë lloj demokracie që sigurisht që s’ka të krahasuar me diktaturën sic edhe nuk i krahasohet me demokracitë e vendeve ku kemi 24 vite që po synojmë të integrohemi, dua të apeloj individë dhe organizata që ta “trashin” zerin dhe veprimtarinë e tyre që idealet e pushkatuara të Princit të Mendjeve të Lira të ringjallen për të mirën tonë të përbashkët dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë të cilët do na anatemojnë nëse do ti ngujojmë sërish në diktatura oligarkësh si ajo e Putinit apo putanave të tjera që po I prodhojmë me indiferencën dhe heshtjen tonë.

Filed Under: ESSE Tagged With: bislim ahmetaj, Idealet e pushkatuara, të Azem Hajdarit!

“Vatra”, Noli, Konica dhe Wilsoni

September 11, 2014 by dgreca

* “S’ ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri . . . . Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe na sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësinë tonë kombëtare.” – Woodrow Wilson/
* “Wilsoni bëri më tepër se çdo njeri për indipendencën e Shqipërisë” – Fan Noli/
* “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument të pavdekur në zemrat e tyre.” – Faik Konica/
NGA ANTON CEFA/
Me hyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Luftë, udhëheqësit e “Vatrës” erdhën në përfundimin se fitorja kaloi nga Forcat e Boshtit, tek të cilat kishin shpresuar deri atëherë në zgjidhjen e çështjes shqiptare, në anën e Forcave Aleate (Antantës). Në mënyrë të veçantë, atyre ua ngrohi zemrat qenia në krye të këtij shteti të madh e presidentit Woodrow Wilson që “predikonte me gjithë zellin e një profeti biblik nevojën për një kod moral në politikën ndërkombëtare” 1).
Wilsoni qe përpjekur me ngulm ta mbante vendin e tij jashtë konfliktit dhe të zbatonte planet e tij reformiste, por me provokimet e herëpashershme të Gjermanisë dhe, sidomos, kur ajo fundosi katër anije amerikane, ai i kërkoi Kongresit t’i shpallte luftë asaj. 2).
Në fjalimin e tij historik para Kongresit Amerikan, më 2 prill 1917, ai deklaroi se “lufta qe bërë e paevitueshme, në emër të ruajtjes së paqes dhe demokracisë në botë. . . Ne nuk kemi asnjë dëshirë për pushtim apo dominim . . . nuk është gjë e lehtë të udhëheqësh këtë popull të madh e paqedashës në luftë. . . . Por e drejta është më e çmueshme se paqja dhe ne duhet të luftojmë për ato gjëra që janë të shtrenjta për ne . . . . Sot ka ardhur dita që Amerika të derdhë gjakun për parimet të cilat i dhanë jetën, lumturinë dhe paqen që ajo ruan . . . . Zoti e ndihmoftë!”3).
Më 8 janar 1918, Wilsoni propozoi “14 Pikat” e tij të njohura si bazë të bisedimeve për paqen. “Si njëri nga katër udhëheqësit e Konferencës së Paqes, ai luftoi burrërisht për të kontrolluar lakminë e vendeve fituese dhe u përpoq për të vendosur drejtësi për të gjitha kombet.” 4).
“14 Pikat”, ndër të tjera, kërkonin qw: politika e jashtme e një shoqërie demokratike të mbështetej në baza të shëndosha morale; zgjidhja e konflikteve të bëhej nëpërmjet marrëveshjeve të hapura, drejtësisë dhe vetëvendosjes së popujve; të kufizoheshin armatimet në maksimum dhe të përdoreshin ato thjesht për sigurimin e brendshëm; lundrimet e lira në detra të hapura.
Një nga arritjet më të mëdha në planin 14 Pikësh ishte formimi i Lidhjes së Kombeve. Në pikën e fundit të planit të Wilsonit për paqën, thuhej: “Një shoqatë e përgjithshme e kombeve duhet formuar . . . me qëllimin e sigurimit të garancive të ndërsjellta të pavarësisë politike dhe integritetit territorial të shteteve të mëdha e të vogla” 5).
Ai arriti t’i bindë shtetet fituese të pranojnë formimin e Lidhjes së Kombeve, të parën organizatë të madhe ndërkombëtare, tek e cila ai varte shpresën e një paqeje të qëndrueshme; por u zhgënjye thellësisht, kur, pasi u kthye në Amerikë, Senati – armik i tij – nuk e ratifikoi Traktatin.
Në këtë dokument përmendeshin zgjidhjet konkrete të shteteve të veçanta si Rusisë, Belgjikës, Francës, Italisë, Austro-Hungarisë, Turqisë, Polonisë. Në pikën 11 (po e japim të plotë në referencat) (6), flitej për shtetet e Ballkanit, por nuk përmendej Shqipëria.

* * *

“Deklaratat e Wilsonit rreth ‘luftës për t’i dhënë fund luftës’ dhe ‘e drejta e vetëvendosjes së kombeve’ u ngjalli shpresat popujve të shtypur për drejtësi në vendimet e bisedimeve për paqen. Vatra u bë një avokat militant i kauzës së aleatëve. Anëtarët e saj nënshkruan huat për luftën dhe I Përndritshmi Fan Noli vizitoi kampet ushtarake në Massachusetts, duke u mbajtur fjalime të zjarrta të rinjve guximtarë (është fjala për ushtarët shqiptaro-amerikanë, – sqarimi im, A. Ç)” 7).
Ja si shkruan Qerim Panariti: “Me hyrjen e Amerikës në luftë në Prill 1917, shpresat për çlirimin e Shqipërisë nga okupatorët u shtuan, po me zgjerimin e shpresave për shpëtimin e Shqipërisë, u zgjerua dhe aktiviteti i Nolit. Nolit tani s’i zinin këmbët dhe. Detyrat kishëtare s’mund t’i neglexhonte, Vatrën s’mund ta neverite. Personi i Nolit, oratori më i shënuar i racës Shqiptare n’Amerikë, u detyrua të bredhë nëpër kampet e rekrutimit ku ndodheshin djem Shqiptarë duke i këshilluar se hyrja e Amerikës në luftë do të shpëtonjë Shqipërinë dhe botën nga tirania militariste e autokrative monarqike të Evropës Qëndrale.” 8).
Në përpjekje për të ruajtur pavarësinë e Shqipërisë, të mohuar nga Anglia, Franca, Italia, udhëheqësit e “Vatrës” i joshi kërkesa e Presidentit për vetëvendosjen e popujve dhe ndalimin e traktateve të fshehta.
Më, më 4 korrik 1918, në pelegrinazhin e organizuar nga presidenti Wilson në Mount Vernon, vendi historkik ku është varrosur presidenti i Parë i Amerikës, George Washington, “Vatra” dërgoi Nolin, kryetarin e saj, për të përfaqësuar Shqipërinë. Në këtë mision, Nolit iu dha rasti të shtrojë shkurtazi problemin e Shqipërisë. Pas takimit që pati me Wilsonin, ai i dërgoi Komisionit Qëndror të “Vatrës” nga Washingtoni këtë mesazh: “Udhëtimi im këtu triumfoi. Fola dy herë me Presidentin Ëilson, i cili më dha shpresa të mëdha . . .” 9).
Fakti që nuk përmendej Shqipëria në Planin 14 pikësh qe shumë shqetësues si për të gjithë shqiptarët ashtu edhe për shqiptarët e Amerikës. Gjithsesi, Noli dhe drejtuesit e “Vatrës” kishin besim tek Wilsoni, tek premtimi që ai i kishte dhënë Nolit në Mount Vernon dhe sepse në pikën 11 flitej për garancitë ndërkombëtare për pavarësinë politike e ekonomike dhe integritetin tokësor të disa shteteve ballkanike; dhe, mbi të gjitha, sepse fryma e Fjalimit të Presidentit në planin e paqes ishte plotësisht në hullinë e vendosjes së të drejtave të popujve. Nga fundi i Fjalimit të tij, Wilsoni thonte: “Një parim evident përshkon gjithë programin që unë kam paraqitur. Është parimi i drejtësisë për gjithë popujt dhe shtetet, dhe e drejta e tyre për të jetuar në marrëdhënie të barabarta të lirisë dhe sigurisë me njëri-tjetrin, qofshin të fortë a të dobët”. 10).
Takimin e tij me Wilson-in, Noli ka për ta kujtuar me admirim e mirënjohje të thellë e vlerësim të lartë në disa raste. Në Fjalimin e tij drejtuar ushtarëve amerikanë me prejardhje shqiptare në Camp Devens, më 8 shtator 1918, ndër të tjera, ai tha: “Ne i kemi sytë nga Amerika për mëkëmbjen e pavarësisë shqiptare. Duke gjykuar nga rrjedha e zhvillimit të ngjarjeve në fushën e betejës, tani nuk ka asnjë dyshim që kjo luftë do të përfundojë me fitoren e Amerikës, që do të jetë një triumf për demokracinë botërore dhe kushtet e palës do të diktohen brenda territorit gjerman nga një arbitër botëror, që e do drejtësinë, siç është presidenti Wilson.” 11).
Po në këtë fjalim, duke bërë fjalë për takimin me Wilsonin, shkruan: “Kam patur nderin në një rast historik ta takoj këtë njeri të madh që tani është bërë orakulli i njerëzve të vuajtur. Ishte Dita e Pavarësisë, kur përfaqëusesit e të gjitha grupeve nacionale në Amerikë ishin ftuar nga presidenti Wilson për ta shoqëruar si miqtë e tij të huaj në jahtin Mayflover gjatë pelegrinazhit në Malin Vernon. Gjatë kthimit unë si lutës i përulur iu afrova dhe i thashë ta shpëtonte këtë racë heroike dhe të pashpresë, dhe t’i kthejë asaj bukën e jetës, lirinë. Dhe përgjigjja e tij fisnike ishte: ‘Unë do të kem një zë (votë) në Kongresin e ardhshëm të Paqes dhe atë do ta përdor në favor të Shqipërisë”. Dhe shton: “Unë nuk kam nevojë t’ua tregoj sa i fortë është ai zë dhe se çfarë vëmendje të respektueshme dhe të bindshme ka ai në gjithë botën, i shtyrë nga drejtësia dhe i përkrahur nga miqtë e fuqishëm amerikanë, më të fuqishëmit që bota ka parë ndonjëherë.” 12). Po në këtë Fjalim, duke folur për Wilsonin, thotë: “Wilsoni është i sigurt se do të fitojë e do të zërë vend në histori si Linkoln-i për humanizmin dhe si çlirimtar i të gjithë kombeve të mëdhenj dhe të vegjël. Kur do të shpallet paqja, Shqipëria do të rifitojë pavarësinë.”
Në mbrojtje të çështjes shqiptare, Noli, udhëheqësit e tjerë të “Vatrës” dhe personalitete amerikane, miq të Shqipërisë, botuan, në këtë periudhë, shkrime në “Dielli” dhe në revistën “The Adriatic Review”. Revista “Adriatic Review” u botua në Boston në gjuhën angleze, në vitet 1918-1919. Ajo i dërgohej zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane dhe personaliteteve tjera të shquara amerikane. 13). Në një nga numrat e kësaj reviste, u botua një memorandum, dërguar presidentit Wilson, më 27 nëntor 1918, në kohën kur Aleatët po planifikonin rishtas copëtimin e Shqipërisë. Memorandumi u firmos nga këta klerikë ortodoksë shqiptarë: At Fan S. Noli, At Naum Cere, At Marko Kondili, At Damiani, At Pando Sinica dhe At Vangjel Camçe, 14). Mbasi jepet një historik i shkurtër i copëtimit të Shqipërisë, etj., në këtë dokument thuhet: “Shqiptarët shpresonin që Amerika dhe Aleatët do ta ndihmonin me zemërgjerësi Shqipërinë të rimëkëmbej, duke zgjidhur çështjen ballkanike në baza të forta, duke shpëtuar një racë të lashtë e mjaft premtuese nga zhdukja dhe skllavërimi, e duke i dhënë asaj vendin që i takon midis kombeve të qytetëruara të botës, vend për të cilin u zhvilluan betejat më të ashpra e më të gjata në shekuj.”15). Stili i memorandumit është dëshmi e qartë e dorës së Nolit.
Noli dhe vatranët e konsideronin Wilsonin si të vetmin përkrahës në radhët e aleatëve fitues të luftës dhe kishin bindje të plotë që ai do ta mbronte Shqipërinë në Versajë. Edhe pse Wilsoni në “14 Pikat” nuk e kishte përmendur Shqipërinë, ata, vlerësonin frymën e propozimeve të Presidentit Amerikan, i cili në fund të Fjalës së tij, mbasi parashtroi planin për paqën botërore, pati theksuar: “Një parim evident përshkon gjithë programin që unë kam paraqitur. Është parimi i drejtësisë për të gjithë popujt e shtetet dhe e drejta e tyre për të jetuar në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, qofshin të fortë a të dobët” 16). Në shkrimin “Peshkop Noli dhe bashkësia shqiptare në SHBA”, Peter R. Prifti ka shkruar: “I impresionuar thellë nga idealizmi i Wilsonit, Noli u bë një përkrahës i pasionuar i demokracisë wilsoniane. Drejtësia ndërkombëtare, vëllazërimi njerëzor, simpatia për të dobëtit, paqja botërore qenë idealet dhe vlerat që Noli dhe shqiptarët e Amerikës i bënë të tyret dhe u përpoqën të jëtojnë në përputhje me to.” 17).
Vlërësimi i lartë i Nolit për Wilsonin shkëlqen në mënyrë të veçantë në Panegjerikun që ai mbajti në Kuvendin Themeltar të Shqipërisë, më 11 shkurt 1924, me rastin e vdekjes së presidentit Wilson. 18). “Amerika dhe tërë bota vajtuan këto ditë vdekjen e Wodrov Wilsonit, të njëzetetetit President të Shteteve të Bashkuar. Pranë Amerikës merr pjesë në këtë zi edhe Shqipëria e cila qanë në fytyrën e amerikanit të madh, idealistin bujar dhe mbrojtësin e tij më të fortë.” Mbasi vë në dukje të mirat ekonomike e politike që ka pasur Shqipëria prej shqiptarëve të mërguar atje dhe prej vetë shtetit amerikan, ai thotë: “Dhe kur themi Amerika, na kujtohet një emër, se të gjitha këto kanë ngjarë, kur nga Shtëpia e Bardhë e Washingtonit, administronte Shtetet e Bashkuara i shkëlqyeri dhe i shumëvuajturi President Wilson.”
Spikat, në Fjalimin e Nolit, idealizmi i Wilson-it dhe i vetë Amerikës.”Veç titullit ‘Amerikan’, Wilsoni ka për mirënjohjen tonë edhe një titull tjetër, atë të idealistit dhe të profetit të vëllazërimit ndërkombëtar dhe të paqes së përbotshme. Presidenti Wilson ishte idealist se ishte amerikan. Ata që kujtojnë se Ameriaka është vendi ku njerëzia kujdesen vetëm për të bërë dollarë, nuk e njohin Amerikën aspak. Fakti që një idealist si Wilsoni u zgjodh dy herë President, arrin për të provuar thezën tonë.”
Më pas me penelata të shpejta, në këtë panegjerik, që është një nga perlat më të çmuara oratorike të Nolit dhe gjithë oratorisë shqiptare, ai na jep mjedisin familjar e shoqëror ku u rrit e u formësua karakteri i Presidentit: “Wilsoni u rrit në kishë, në një rrethim fetar me ungjillin në dorë, i predistinuar apostull i një ideali kristianik e njerëzor”, dhe më poshtë: “në çdo gjest e në çdo fjalë çfaqej njeriu mistik i iluminuar, i dërguar prej Përendisë për një mision të shenjtë. Pranë një karakteri të çelniktë kishte mirësinë e Shën Françeskut.”
Duke cituar nga Fjalimi i Nolit, është vështirë të nxjerrësh citate të shkëputura për të dhënë vlerësimin e tij për Presidentin, sepse të trazon tundimi për ta përfshirë tërë fjalimin. Një tundim disi i veçantë të shtyn të mendosh dhe të bësh paralelizma mes idealistit tonë të madh, Nolit, dhe idealistit të madh, amerikan Wilsonit (A nuk qe edhe Noli një “apostull i një ideali kristian e njerëzor” e po aq edhe kombëtar?) Ngjan se kur flet për Wilsonin, Noli mediton për veten e vet, që, si Presidenti Amerikan, “Fuqinë e qeverisë e kërkoi dhe e fitoi si një qëllim, jo si një mjet për apostullatën e tij.”
Wilsoni u përpoq t’u detyrojë të dy palëve, fituesve dhe të mundurve, një paqe të drejtë të bazuar në idealet e tij, të përvijuar në “Katërmbëdhjetë Pikat”, “po në Versailles Wilsoni u ndodh si Danieli në shpellën e luanëve … Aleatët kujtonin se tërë programi idealistik i Wilsonit s’ishte veç një propagandë hipokrite për të gënjyer opinionin e përbotshëm”, thotë Noli. Dhe, vazhdon, duke përgjithësuar fatin e idealistëve, gjithnjë sikur mediton per veten e tij: “Se kjo është tragjedia e të gjithë idealistëve, që bota kujtojnë se idealizma është vetëm një maskë për të fshehur qëllime egoistike dhe materialiste të pavjelura.”
Drama e Wilsonit bëhët më e rëndë, kur kthehet në atdhe, sepse “dhe atë copkë të fitorjes që mundi të çkëputë nga thonjtë e luanëve të Versailles tani vendi i tij do t’ia rrëmbente nga duart … Senati Amerikan refuzoi të ratifikojë Paqen e Versailles, të kryesuar prej Paktit të Lidhjes së Kombeve . . . Dhe Evropa vazhdoi luftën nën maskën e paqes”. “Partizanllëku i vërbër më shumë se çdo faktor tjetër e shkatërroi Lidhjen e Kombëve.” 19), ka shkruar historiani amerikan Thomas A. Bailey, duke komentuar mosmiratimin e vendimeve të Versajës nga Senati.
Rishtas, por me detaje më të hollësishme, edhe në këtë Fjalim, ai rikujton takimin me Wilsonin në Washington, duke e cilësuar atë “kalorës të kohëve të kaluara në një kohë tragjike”. “Atëherë iu afrova – dhe i bëra një apel në emër të kombit tonë fatzi, dhe përgjigjen e tij bujare e mbanj mend sikur po e dëgjonj sot … Dhe e mbajti fjalën. Në janar 1920, një erë zije dhe dëshpërimi kish rënë në të gjitha anët e vendit tonë, i cili qe si i vdekur në agoni. Projektet e copëtimit të Shqipërisë, redaktuar prej Aliatëve, ishin njohur dhe pritej vetëm një firmë që të bëhej fakt definiti. Firma që mungonte ishte ajo e Presidentit Wilson, firmë që nuk u vu në atë projekt aq të padrejtë. Presidenti Wilson, jo vetëm që nuk vuri firmën, po u përgjigj dhe me dy nota, në të cilat mpronte të drejtën e Shqipërisë së vogël për vetëqeverim, dy nota që janë dy nga xhevahirët më të ndritshëm të karrierës së tij të shkëlqyer. Ato nota ndaluan copëtimin e Shqipërisë dhe na dhanë rasje të marrim frymë e të gatitim lirinë e Shqipërisë që gëzojmë sot. Që Prefekturat jugore nuk u invaduan para se të caktoheshin kufiret, kanë një shkak dhe shkaku është Presidenti Wilson.”
Noli e rikujton Wilsonin, gjithashtu, në Gjenevë, kur Shqipëria, e përfaqësuar prej tij, u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht: “Ndjeva një lëmsh mallëngjimi në grykë dhe më rrotullonte në kokë një emër, që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare, emri i Presidentit Wilson.”
Duke na dhënë me ngjyra të gjalla vdekjen e Presidentit Amerikan, Noli e vazhdon fjalimin me vlerësimet e panumërta për ëWlsonin, duke e quajtur atë: “profeti bujar i paqes njerëzore, ati spiritual i Lidhjes së Kombeve, titani dhe kalorësi idealist”. Dhe më poshtë: “Fara e idealit që mbolli do të rrojë e gjallë sa kohë ka zemra njerëzore në botë”; dhe më pas, duke iu drejtuar Kuvendit Themeltar në emër të tij dhe të shokëve të tij idealistë demokratë, Noli e tradhton veten kur thotë: “Lufta jonë s’ka qenë e kotë (është fjala këtu për luftën për demokraci gjatë viteve 1920-1923; shënimi im, A. Ç). Se atje ku ka varre si yti, atje ka jetë e ngjallje”.
Sikurse idealistët e mëdhenj, ëndërrimtarë dhe fisnikë, në vizionet e të cilëve ravijëzohet profecia e një të ardhmeje më të ndritur, Noli e përfundon panegjerikun e tij për Wilsonin dhe Amerikën: “Amerika, ajo nënë bujare që i ka dhënë botës Wilsonin, ka për të lindur edhe të tjerë kalorës si ay, kalorës të cilët të kenë sqytin e tyre kryefjalën e Virgjilit: “Regere parvos, debellare superbas” (Të mbrosh të vegjëlit, të mposhtësh kryelartët), të cilët mprojnë të vegjëlit dhe përunjin kryelartët, kalorës të cilët të vazhdojnë dhe të mbarojnë veprën e paqes, e vëllazërimit, e mirëdashjes ndërkombëtare.” Dhe vërtet, Amerika, në ditët më të vështira për kombin tonë, kur barabaria serbe e etur për gjak u përpoq të zhdukë nga faqja e dheut një pjësë të gjakut tonë, e lindi kalorësin e madh Bill Klinton që “të mbarojë veprën e paqes, të vëllazërimit e të mirëdashjes ndërkombëtare”. Dhe, po ashtu, ajo lindi George W. Bushin, i cili në vizitën më 10 qershor 2007, në Tiranë, deklaroi qëndrimin amerikan: “Kosova do të bëhët e pavarur.” Dhe, në emër të Amerikës, e njohu Pvarësinë e saj të shpallur më 17 shkurt të këtij viti.

* * *

Po, nga ledhet e fortesës së “Vatrës” qe edhe një tjetër shqiptar i madh që falënderoi Amerikën dhe presidentin Wilson për të mirat që blatuan për vendin dhe popullin tonë dhe vlerësoi lart idealet e tyre. Ai qe Faik Konica. “Jemi bindur se çdo shqiptar di dhe kupton – shkroi ai – se ç’borç të madh i kemi Wilsonit. Në qoftë se ka ndonjë shqiptar që s’merr vesh se shpëtimi dhe liria e vendit (të) tij i detyrohet kryesisht Wilsonit, ai nuk është njeri dhe duhet të kemi mëshirë për verbësinë dhe errësirën që i ka mbuluar trutë”. Dhe më poshtë: “Shqipëria ishte dënuar me vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, asnjë rreze shprese s’ndritte gjëkundi. Po e papritura ngjau, dhe kjo e papritur erdhi nga qëndrimi i Woodrow Wilsonit . . . Ndërgjegja e drejtësisë njohu përsëri zërin e madh, dhe u drodh nga gëzimi; se Wilsoni duke mbrojtur Shqipërinë nuk e mbronte një popull të vetëm, por mbronte gjithë popujt, e mbronte parimin” 20).
Kur vdiq presidenti Wilson, ai shkroi: “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Wilsonit një monument të pavdekur në zemrat e tyre. Edhe po t’ish i vogël për të tjerët, Wilsoni duhet t’ish i madh për Shqipëtarët”. 21).
Për ta përjetësuar emrin e këtij mbrojtësi të madh të atdheut tonë, Konica, në cilësinë e kryetarit të “Vatrës”, i propozoi, me anën e një kabllogrami, Kuvendit Themeltar në Tiranë që emri i Presidentit Ameriakn të regjistrohet në toponiminë shqiptare. Ja telegrami i Konicës:
“Ju lutem të shtroni një proponim për kqyrjen mirëdashëse të deputetëve pa ndryshim partie: Me vdekjen e ish-presidentit Wilson u çduk mbrojtësi i popujve të vegjël dhe shpëtimtar’ i Shqipërisë. Proponimi im është t’i jepet emëri Wilsonville ose Shën Gjergjit ose Sarandës. Juaji me respekt: (Nënshkruar) Faik Konitza.
Përgjigjja Konicës i erdhi më 11 gusht 1924: “Me vendim ministerial, Shën Gjini u pagëzua Ëilson” (Nënshkruar) Noli. 22). Dihet që në periudhën e diktaturës komuniste u zhduk nga harta e Shqipërisë emni i këtij Presidenti të lavdishëm.
Konica nderoi Mikun e Madh të Shqipërisë, duke nderuar kështu veten, “Vatrën” dhe gjithë kombin tonë. Disa ditë pas vdekjes së Wilsonit, pikërisht më 12 mars 1924, ai i dërgoi zonjës së nderuar të ish-Presidentit, Edith Bollin Galt Wilson, një kurorë të bukur prej njëqind trëndafilash, 50 të kuqe e 50 të bardha, të lidhur me një kordelë me ngjyrat e flamurit të Shqipërisë, ku qe shkruar me dorë: From the Albanian Federation Vatra, Boston, Massachussets”. 23). Veç kësaj, Konica i dërgoi zonjës së nderuar Wilson telegramin: “Jepmëni leje, Zonjë, të bëhem me respekt dragoman i hidhërimit të thellë e të kthiellët që ndjejnë Shqipëtarët, të cilët te personi i Presidentit të madh, burrit tuaj, kanë humbur mbrojtësin e të drejtave të tyre, një mik mirëdashës e të fuqishëm në orët më të zeza të rrezikut e të brengjeve.” 24).
Mirënjohja e popullit tonë për presidentin ëWlson dhe Amerikën, falëlënderimi dhe nderimi gjetën pasqyrim edhe në një këngë popullore të thjeshtë e të bukur, “Këngë për Madhërinë e Tij Wilsonin”. Për popullin tonë kënga është vlerësimi më i lartë, që ai i jep një njeriu për bëmat e tij të shquara, është një lapidar përjetësimi. Ja disa vargje të kësaj kënge:

Thërresim ‘Rroftë Amerika’
Madhëri e Tij Wilsoni,
Me katërmbëdhjetë pika,
I thotë Evropës qëndroni!”

“Një profesori amerikan, të quajtur Elmer J. Jones, – shkruan Jup Kastrati në biografinë e tij për Konicën – i bie puna të vizitojë vendin tonë. Në fshatin ku kalon, dëgjon një këngë për Wilsonin. Ia përkthejnë dhe ky ia dërgon Presidentit amerikan. Atëherë ky i fundit shfaq mirënjohjen e vet me letrën që po riprodhojmë poshtë:
“Vashington D.C. 26th January 1922
I dashur z. Profesor Jones,
Ju falënderoj sinqerisht për letrën tuaj dhe për përmbajtjen e saj. S’ ka dyshim se më gëzohet zemra kur mësoj për ndjenjat e bukura që ushqejnë kundrejt meje në Shqipëri. Duket se do të keni pasur një eksperiencë plot interes. Kujtoj se çdo takim me të tilla kombe ma sqaron më së miri pikëpamjen tonë përmbi rastet dhe përgjegjësitë tona kombëtare.
Me urime të përzemërta,
(Nënshkruar) Woodrow Wilson. 25).
Referenca dhe shënime
1). University of Knowlledge, “Great Leaders”, Edited by Franklin J. Meine, Ph. B., M. A. and Harris Gaylord Warren, Ph. D., p. 379.
2). “The New Webster’s International Encyclopedia”, Edition published by Trident Press International, Fl., 1998, p. 1188
3). Albana Mëlyshi Lifshin, “Udhëtim në Historinë Amerikane”, “Dita”, Tiranë, 2003, f. 225).
4). “Great Leaders”, p. 385.
5). Arthur S. Link “The Papers of Woodrow Wilson, vol. 45, 1984, p. 536.
6). Arthur S. Link. “14 Pikat”, Pika XI – “Rumania, Serbia dhe Mali i Zi duhet të zbrazen (nga forcat e huaja ushtarake – shënimi im, A. Ç), t’u rikthehen territoret e tyre; Serbisë t’i jepet dalje e lirë dhe e sigurt në det, dhe marrëdhëniet e disa shteteve ballkanike me njëri-tjetrin të përcaktohen nga negociatat miqësore, në vijat kufitare të vendosura historikisht, dhe, gjithashtu, t’u jepen garancitë ndërkombëtare për pavarësi ekonomike e politike dhe integritet tokësor për disa shtete ballkanike sipas kombësisë.”
7). The Albanian Struggle in the Old =orld and Ne+” – Compiled and +written by members of The Federal =riters’ Project of The =orks Progress Administration of Massachusetts, The =riter, INC. publishers, Boston, 1939, p.58.
8). Qerim Panariti, Fan S. Noli, Albumi II”, botuar në Boston, Massachusetts, 1966, f. 67
9). Idem, ibidem, f. 68.
10). Arthur S. Link, vepër e cituar.
11). ‘Noli: ‘Shqipëria i ka borxh Amerikës, përgatitur nga E. Alliu, gazeta “Illyria”, dt. 31 janar-3 shkurt, 2003″, f. 24.
12). Po aty.
13). Shih “The Albanian Struggle in the Old =orld . . .”, p. 59-60.
14). Refat Xh. Gurrazezi: “Historia e Federatës ‘Vatra”, Shtëpia botuese Globus R., Tiranë, 2006, f. 93-94.
15). “Noli: “Shqipëria i ka borxh Amerikës”, “Illyria”, 31 janar -3 shkurt 2003.
16). Arthur S. Link “The Papers of =oodro+ =ilson, vol. 45, 1984, 536.
17). Peter R. Prifti “Land of Albanians: A Crossroads of Pain and Pride”, Tiranw, “Horizont”, 2001, p. 229.
.18). Fan S. Noli, “= =ilson”, në”Portrete dhe skica”, Mbledhur dhe përgatitur nga dr. Nasho Jorgaqi, Shtëpia Botuese Enciklopedike, Tiranë, 1995, f.123-129. Të gjitha citimet nga ky fjalim janë marrë nga ky botim.
19). Thomas A. Bailey Woodrow Wilson and The Great Betrayal”, Published 1963 by Quadrangle Paperback, p. 38. Për këtë problem, po në këtë vepër, f. 187, lexojmë: “Prokurori i përgjithshëm i Amerikës në kohën e =ilson-it, Thomas G. Gregory, ka thënë: “Lidhja u hodh poshtë në SHBA jo pse ajo qe Lidhja e Kombeve, por sepse ajo qe Lidhja e =ilson-it, dhe sepse udhëheqësi i madh qe rrëzuar dhe nuk kishte asnjë tjetër që mund ta përdorte shpatën e tij të fuqishme”.
20). Muin Çami, “Jehona e vdekjes së Uodrou Uilsonit në mjedisin shqiptar”, Studime historike, Tiranë 2004, f. 35.
21). Prof. Dr. Jup Kastrati, “Faik Konica” (monografi), Gjonlekaj Publishing, New York, f. 173.
22). Idem, f. 174-175.
23). Idem, ibidem.
24). Idem, ibidem.
25). Idem, ibidem.

NE FOTO: Presidneti Wilson dhe delegatet e Kombesive ne SHBA, te ftuar nga presidenti me rastin e 4 Korrikut 1918. Shqiptaret u perfaqesuan me ikonen e tyre, Fan S. Noli, qe duket ne foto ne te majte te Presidentit. Dallohet lehte nga Jaka Prifterore.

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa, Konica dhe Wilsoni, noli, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 550
  • 551
  • 552
  • 553
  • 554
  • …
  • 613
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dr. Athanas Gegaj, editori i Diellit dhe sekretari i Vatrës përkujtohet në New York
  • SHQIPJA – GJUHË E MADHE E NJË POPULLI TË VOGËL, POR TË LASHTË E RRËNJETHELLË NË TROJET E VETA
  • Një vulë, një zarf, një epokë…
  • 20 Shkurti i 35 viteve më parë…
  • Mohimi i krimeve shpërfaqet si vazhdimësi e vetë krimeve
  • GJUHA AMTARE, NJË PJESË THELBËSORE E IDENTITETIT DHE TRASHËGIMISË SONË KULTURORE
  • Isuf Luzaj, poeti i mbërthyer në kryqin e kundërshtive!
  • Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, in memoriam…
  • Tefta Tashko‑Koço: Sopranoja e përjetshme e skenës shqiptare, muzikës lirike dhe identitetit kombëtar
  • Uniteti Kombëtar si Doktrinë Gjeopolitike: Shqipëria dhe Kosova në Arkitekturën e Re të Rendit Ndërkombëtar
  • PËR NJË NORMALITET NË MARRËDHËNIET SHQIPËRI-KOSOVË: JO FJALË BOSHE!
  • Ballafaqimi me të kaluarën, detyrë morale dhe parakusht për drejtësi, paqe dhe stabilitet afatgjatë
  • Ditët e fundit të kompozitorit të Himnit të Shqipërisë…
  • Butrinti dhe vija kushtetuese që Shqipëria nuk duhet ta kalojë
  • Universiteti i Tetovës lindi si “dielli pas errësirës”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT