• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TIRANA NËN KTHETRAT E COVID-19, KU PO SHKON SHQIPËRIA?

July 6, 2020 by dgreca

Dr. Gëzim Xhepa, anatomist dhe kirurg plastik, profesor në Universitetin e Mjeksisë Tiranë, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, betejën që po zhvillon Shqipëria ndaj Covid-19, analizon përhapjen e virusit veçanarisht në Tiranë, ku shifrat aktuale të ritmit të infektimit të shfaqura në komunikatat zyrtare, jo vetëm nuk dëshmojnë realisht shpërndarjen e virusit, por përkundrazi, po shndërrohen nga instrumenta sensibilizimi, në instrumenta paniku dhe frenues të imunizimit natyral. Me PhD Gëzim Xhepën bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

SHQIPËRIA PËRBALLË COVID-19

Shqipëria përjetoi dhe përjeton një situatë të zbutur COVID-19, të ngjashme me fqinjin tonë jugor Greqinë, si dhe Italinë e Jugut, larg dramës dhe panikut të vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore. Sipas mendimit të shumë mjekëve në Shqipëri, sidomos mjekëve të familjes, pikun e vet epidemia e ka pasur në fund të janarit dhe fillimit të shkurtit, duke u përzierë me gripin stinor AH1N1, i cili në këtë vit rezultoi me komplikacione më të shumta pulmonare, me simptoma të ngjashme me Covidin. Në favor të kësaj ideje janë dhe pamje skanerografike të mushkërive gjatë kësaj periudhë, të ngjashme me ato që cilësohen sot me specifitet të lartë për COVID-19, të evidentuara nga Dr. Renato Osmenaj, në Spitalin Infektiv, ku të sëmurët nuk shtroheshin për sëmundje pulmonare, por për gjendje temperaturash të larta të padominuara gripale. Nga ana tjetër, testet për gripin AH1N1 në këtë periudhë rezultojnë me pozitivitet 22% për të sëmurët e shtruar, në ndryshim nga vitet e tjera kur pozitivieti varion nga 55 – 60%, duke sugjeruar se një pjesë e mirë e të sëmurëve me simptomatologji gripale, i përkisnin një virusi që ende nuk ish në protokoll gjurmimi. Në mendimin tim, kjo analizë ka vlera praktike, pasi dëshmon që epidemi të tilla përballohen shumë mirë nga mjeku i familjes, i cili trajtonte dhe menaxhonte në këtë periudhë të sëmurët jashtë panikut që kishte të bënte me gripin COVID-19. Strategjia e gabuar e vënies në kontakt të të sëmurit vetëm të një numri unik (për Shqipërinë 127), duke lënë jashtë loje mjekun e familjes vetëm rëndon rastet dhe nxjerr jashtë kontrollit sëmundjen. Lombardia vërtetoi se viktimat e kësaj sëmundjeje prodhohen nga një sistem shëndetësor i rënë në kolaps nga kaosi dhe paniku, ku bie forca selektive dhe trajtuese e mjekut të familjes, dhe një fluks i papërballueshëm të sëmurësh përplaset në spitale.

KLIMA DHE VAKSINA E GRIPIT FAVORIZON EPIDEMITË GRIPALE

Shqipëria u ballafaqua me panikun e sëmundjes në fund të shkurtit dhe fillim të marsit, gjatë krizës Lombarde, e cila jo vetëm për dramatizmin e saj, por edhe për hyrjet dhe daljet e shumta me veriun e Italisë, prodhoi në këtë periudhë një valë të dytë epidemike, e cila u dominua me vendosjen e një sistemi drastik izolimi, i pashembullt në vendet fqinjë. Megjithatë dokumentimi dhe gjurmimi i rasteve tregoi se sëmundja kishte filluar të protokollohej në periudhën rënëse të valës dhe ishte e paaftë të prodhonte viktimat që konstatoheshin në vendet e Evropës. Në këtë periudhë u konstatua nga Instituti i Studimeve Gjenetike të Londrës, që ora biologjike e virusit, fliste për ekzistencën e tij në të gjithë kontinentet që në muajt e fundit të 2019. Pra sëmundja nuk po shkaktohej nga prezenca e virusit, por nga situata klimatike që favorizon epidemitë gripale. Kjo u konstatua dhe me avancimin e sëmundjes drejt veriut muaj pas muaji. Nga ana tjetër prezenca e viktimave më të shumta në vendet e zhvilluara, në raport me vendet më të prapambetura, për mendimin tim ka të bëjë edhe me aplikimin në rutinë dhe të protokolluar të vaksinave të gripit. Në Lombardi këto vaksina aplikoheshin në mënyrë të rregullt në popullatën e moshuar dy herë në vit, pasi imuniteti ndaj virusit të gripit është i përkohshëm për shkak të mutacioneve të shpeshta të tij. Kjo bëri që organizmi i përgatitur në luftë virtuale me viruse të zbutur, cedoi në ballafaqimin me një virus pa vaksinë të gatshme. Këto moshat në Shqipëri dhe Italinë e Jugut nuk aplikojnë rregullisht këtë vaksinë, duke shfaqur një rezistencë natyrale. Nga ana tjetër, sipas virologëve francezë, aplikimi i shpeshtë i vaksinave prodhon situata alergjike në organizëm, për shkak të veshjes proteinike të virusit, ku ballafaqimi me një virus natyral, shkakton dëmtime të organizmit, jo më, për shkak të agresivitetit të virusit, por për shkak të reaksioneve agresive imunitare në organizëm. Pra për një arsye apo tjetër, Shqipëria dhe ballkani dëshmuan se shfaqën një rezistencë natyrale ndaj sëmundjes.

KEQMENAXHIMI I MASAVE BLLOKUESE

Ndonëse Shqipëria, përfitoi nga vendosja e masave bllokuese, keqmenaxhimi i tyre prodhoi efekte të kundërta. Qeveria shqiptare në kulmin e panikut, nga një sistem shëndetësor i kolapsuar dhe destruktuar në 30 vite nën agresivitetin e një korrupsioni, ndonëse brenda 4 javësh evidentoi një trend të rënies të shkallës së infeksionit në popullatë të targetuar (në kontakt të drejtpërdrejtë me virusin) në 5%, nuk morri kurajën e zhbllokimit gradual të masave shtrënguese për 10 javë, duke frenuar vijimin e imunizimit gradual natyral të popullsisë nga kontakti me virusin. Kjo periudhë paniku qeveritar me tejzgjatje izolimi, prodhoi efekte të kundërta reagimi me shkeljen dhe neglizhimin e gjithë normave të distancimit. Fjaskoja e suksesit që trumbetonte qeveria shqiptare të prezencës së vetëm 11 viktimave/ 1mln. banorë në fund të periudhës së izolimit, në raport me Greqinë e masave më të moderuara bllokuese që shfaqte 14 viktima/ 1mln, ju desh vetëm 1 muaj të shuhej, ku Shqipëria aktualisht prezantohet me 23 viktima/ 1mln banorë, përkundrejt 18 viktimave/ 1mln banorë të Greqisë. Kjo dëshmon se ballafaqimi me virusin është i pashmangshëm dhe përfitues në këtë periudhë për shkak të uljes së dozës së ekspozimit së virusit, që çon në imunizim dhe jo në sëmundje. Izolimi nuk eliminon virusin, ai vetëm zbut fluksin në spitale, duke shmangur viktimat nga mbipopullimi i tyre.

SHIFRAT AKTUALE SI INSTRUMENTA PANIKU E FRIKE

Shifrat aktuale të ritmit të infektimit të shfaqura në komunikatat zyrtare, jo vetëm nuk dëshmojnë realisht shpërndarjen e virusit, por përkundrazi, po shndërrohen nga instrumenta sensibilizimi, në instrumenta paniku dhe frenues të imunizimit natyral. Kjo dëshmohet dhe nga mospërputhja e ëorldmeter-it që flet për 11mln. të infektuar në rang global, kur studimi gjenetik anglez, duke u nisur nga ora biologjike e virusit (numrit të mutacioneve) fliste para 2 muajsh për kontakte me virusin në 10% të popullsisë globale (700mln të infektuar). Atëhere e gjej me vend tezën e kryepidemiologut të Maqedonisë, i cili kërkon të standardizohet vlerësimin e agresivitetit të sëmundjes nga numri i të sëmurëve dhe viktimave. Në këtë këndvështrim, me heqjen e masave bllokuese në Shqipëri, pas një dyndjeje larg çdo mase distancimi nga një popullsi e revoltuar, shifra e të shtruarve nuk kaloi asnjëherë 80 të sëmurë dhe numri i vdekjeve mbeti në të njëjtën frekuencë me atë të periudhës së izolimit, në kushte shpesh ku të viktimat vuajnë nga sëmundje të rënda të papajtueshme me jetën. Pra aktualisht, kjo periudhë nuk favorizon sëmundjen, virusi duket se i ka rënë agresiviteti, dhe me keqardhje them se shumë kolegë të panikosur, që shohin ëndrra me kriza epidemike, janë plotësisht të gabuar dhe me panikun që përhapin po frenojnë jetën normale të popullatës dhe imunizimin natyral të saj. Po kështu, sipas mendimit tim, nuk është e qëndrueshme edhe ideja e pritjes së një vale të dytë pandemike në vjeshtë nga virusi, pasi ky virus kaq i dobët me sëmundshmëri vetëm në 10% dhe vdekshmëri në 1% të të infektuarve, ky virus që në goditjen e tij të parë prodhoi vetëm 500mijë viktima përkundrejt 1.5mln. të një gripi të zakonshëm, me mutacionet e tij do të jetë i aftë të prodhojë një pandemi botërore, vetëm nëse kjo krijohet në mënyrë artificiale nga politika paniku propagandistik mediatik dhe reflektimesh në rrjetet sociale.

PANIKU COVID-19, DOMINOI MBI KANCERIN, SËMUNDJET KARDIOVASKULARE E CEREBRALE

Është në rastet e rralla, për të mos thënë unike të periudhës moderne të mjekësisë, kur kurba epidemiologjike e një sëmundje dominon mbi dhjetra sëmundje shumë më vdekjeprurës dhe me frekuencë shumë më të lartë prezence. Paniku i vdekjes nga COVID-19, dominoi mbi kancerin, sëmundjet kardiovaskulare, cerebrale, si dhe sëmundje të tjera, duke prodhuar viktima të heshtura shumë më të shumta në numër se sa viktimat e deklaruara të Covidit. Nga ana tjetër, mosha e tretë nën stresin psikologjik për gogolin që e pret te dera në kushte izolimi fizik në shtëpi, nën presionin e një paniku të prodhuar nga një angazhim i ethshëm politiko-mediatik global, jo vetëm po përjeton agravimin sëmundjeve që ka, por po avancon në komplikacione trombotike, skleroza senile, plakje dhe shkurtim jete, ku roli i stresit agresiv është dominant. Të gjithë kësaj tabloje botërore, në Shqipëri i shtohet dhe vendimi i Qeverisë shqiptare për ta pozicionuar Institucionin Covid – 1 në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, duke nxjerrë jashtë loje të vetmin institucion akademik dhe shkencor mjekësor, që mbulon problemet serioze shëndetësore, jo vetëm në popullsinë shqiptare, por edhe për gjithë trevat shqipfolëse. Nën presionin e panikut nga prania e një qendre trajtimi Covidi në këtë institucion, pacientë me sëmundje serioze që nuk u jepet dot zgjidhje në spitalet rajonale, pranojnë të rëndohen në shtëpi, por vetëm t’i shpëtojnë këtij infeksioni. Ndërkohë që pozicioni më i përshtatshëm për qendrën e trajtimit të Covidit, do ishte Sanatoriumi i përqendruar në zonën e Saukut, mes gjelbërimit, i specializuar për patologjitë pulmonare, dhe që aktualisht, me statusin e spitalit rajonal, inkorporon në vete të gjithë specialitetet, për trajtimin e komplikacioneve të mundshme në të sëmurë me Covid. Ky spital është vetëm 20 minuta nga QSU “Nënë Tereza”, gjë që lejon ndihmën në kohë reale nga specialistët e kësaj qendre, për çdo problem tepër të specializuar në të sëmurët në trajtim. Kjo do të zhbllokonte QSUNT, dhe do të lejonte ndjekjen normale të të sëmurëve me sëmundje të tjera.

MASKA ËSHTË MJET KUFIZUES, POR JO FRENUES I SHPËRNDARJES SË VIRUSIT

Parimi i përdorimit të maskës është i thjeshtë. Ajo duhet të përdoret aty ku është i pamundur aplikimi i distancimit social. Maska është mjet kufizues, por jo frenues i shpërndarjes së virusit, në mjedise të mbyllura dhe me kontakt të afërt mes individëve. Por përdorimi i saj është paradoksal në mjedis të hapur dhe për periudha të gjata kohore. Duhet të kuptojmë se një ndër format e menaxhimit të një epidemie gripale dhe trajtimit të saj është ajrosja dhe oksigjenimi. Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen për pasojat e maskave nga përdorimi i tejzgjatur dhe në mjedise të hapura sidomos në moshën e tretë, pasoja që variojnë nga kufizimi i oksigjenimit të organizmit (nga thithja e dyoksidit të karbonit brenda maskës), alergjizimi i rrugëve respiratore, zhvillimi i mikozave (myqeve) në rrugët respiratore, e deri në mbivendosjen e florës patogjene mikrobiale (nga kontaminimi i maskave). Kudo theksohet se armiku numër një i virusit është oksigjeni dhe rrezatimi i diellit, dhe nga ana tjetër i detyrojmë njerëzit të marrin frymë brenda një maske, duke dhënë e marrë dyoksid karboni, duke dhënë e marrë mikrobe dhe viruse, duke rritur dozën dhe kohën e infektimit prej tyre. I këshilloj moshës së tretë, mbajtja e maskës në mjedis të hapur jo vetëm nuk ndihmon në mbrojtjen nga virusi, por përkundrazi rëndon gjendjen e rrugëve të tyre të frymëmarrjes, duke lehtësuar vendosjen e viruseve dhe mikrobeve në to.

KUR DO ZHDUKET VIRUSI COVID-19?

Viruset, ashtu si edhe mikrobet nuk zhduken, ato bashkëjetojnë me ne dhe, duke qenë më të dobëta transformohen, për të mbijejtuar. Viruset e familjes Corona, kanë qënë dhe do të vazhdojnë të jenë, ato vetëm transformohen duke prodhuar nëntipa dhe tipa të rinj, që në momente të caktuara bëhen agresivë. E vetmja mbrojtje ndaj tyre është përgatitja e organizmit në përballje sa më natyrale me ta. Çdo deformim i imunitetit natyral të organizmit nëpërmjet vaksinave, në viruse që lënë imunitet të përkohshëm, siç është gripi, jo vetëm nuk është dobiprurës, por shpesh është dëmtues për organizmin. Duhet të kthejmë sytë nga imunologjia klasike, kur prodhimi i vaksinave për sëmundje me imunitet të përkohshëm ishte nonsens. Asnjëherë lufta e strukturave biologjike të tilla të thjeshta, sa nuk mund të quhen as mikroorganizma, nuk mund të jetë shkatërruese për specien humane të organizuar dhe konsoliduar si një perandori dominante e jetës biologjike, në evolucionin e saj miliona vjeçar.

PANIKU QEVERITAR DHE MJEKËSOR PRODHUAN KATASTROFA SOCIALE, EKONOMIKE DHE POLITIKE

Detyra e mjekësisë është të dominojë sëmundjet në emër të mbrojtjes së jetës dhe jo shkatërrimit të saj. Strategjia gjithëbotërore e menaxhimit të kësaj situate, në rastin më të mirë dëshmoi për shkarjen nga e mjekësisë moderne nga parimet klasike dhe lapsus në strategjinë e trajtimit e një gripi, ndërsa në rastin më të keq, flet për një agresivitet dhe mungesë kontrolli në botën e zvogëluar nga rrjetet sociale dhe informacioni i pakontrolluar, të cilat krijojnë presione, duke futur në panik qeveri dhe mjekësi dhe prodhuar katastrofa sociale, ekonomike dhe politike, ekuivalente me bomba atomike dhe luftëra botërore. Paniku i prodhuar dhe nga mjekë dhe grupe mjekësore, që në mënyrë jo profesionale, deklamonin kataklizmonë botërore dhe i jepnin ngjyrat e kuçedrës këtij virusi, duke marrë rolin e Kasandrës, duhet të kuptojnë që paniku nuk prodhon reagim pozitiv te pacienti apo popullata dhe nuk ka të bëjë me ndërgjegjësimin që prodhon bindja e të sëmurit dhe optimizmi i tij. Ku janë ata mjekë dhe hulumtime shkencore, që parashikonin apokalipsin, aktualisht në fundin e kësaj vale epidemike, me ⅓ e viktimave të një gripi të zakonshëm, por me një bilanc apokaliptik destruksioni psikologjik, social, ekonomik, arsimor, etj., ku peshën e shkaktarit dhe provokatorit kryesor e mban mjeksia botërore, e futur në vorbullën e një paniku të pajustifikuar, ku misioni i përmirësimit, mbrojtjes dhe konsolidimit të jetesës, u transformua në misionin shmangies të domosdoshme së vdekjes me çdo kosto.

ARMIKU MË I MADH I JETËS ËSHTË PANIKU DHE STRESI

Së fundi mund të them se armiku më i madh i jetës është paniku dhe stresi. Çdo organizëm solid dhe i pa terrorizuar është i aftë të ndeshet me sëmundjen dhe të triumfojë. Për dominimin e kësaj situate, ju bëj thirrjen e një mjeku të shquar francez: “…I sëmurë, unë (si mjek) dhe sëmundja jemi në anë të ndryshme të barrikadës, varet me kë bashkohesh ti, të përcaktojmë triumfatorin…!”. Të gjithë e dini që herpesi bashkëjeton me ju, ai qëndron brenda organizmit pa ju shqetësuar dhe merr krah dhe shpërthen në buzët tuaja, në periudha stresi, lodhjeje dhe sëmundjeje. Vetë worldmeteri Covid flet për kurbë në rritje të të infektuarve dhe kurbë në rënie të vdekjeve. Qetësia dhe trajtimi i sëmundjes me parimet e gripit të zakonshëm, jo vetëm nuk do të prodhojë viktima, por dhe do kthejë vitalitetin në planetin e rënë në kaos dhe kolaps.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Gezim Xhepa, kthetrat e COVID, Sokol Paja, tirana

4 KORRIK 1923 VATRANET ME KONICEN REGJISOR SHFAQEN “OTHELLON”

July 5, 2020 by dgreca

ME 4 KORRIK 1923- FAIK KONICA VURI NË SKENE TRAGJEDINË ”OTHELLO” TË SHQIPËRUAR NGA NOLI/

– OTHELLO- Shfaqja pati sukses të plotë. Faik Konica e njoftonte përkthyesin e tragjedisë Nolin, që atë kohë ndodhej në Vjenë, me telegram: Arlington Theatre, 4 July, Wonderful performance of Othello in Albanian. (Performancë e mrekullueshme e Othellos në shqip)…/

-Noli përgjigjej po nga Vjena me telegram: “Përhirimet e mija zonjave dhe zotërinjëve që lojtë Othellon”!
-Dielli i datës 7 Korrik 1923 e përshkruan suksesin në vend të dukshëm, në faqen e dytë, në vend të editorialit, me vijim në faqen 5. Është vetë Faik Konica, regjisor i shfaqjes, që përshkruan suksesin e trupës së teatrit të Vatrës.

KUR FAIK KONICA VINTE NË SKENË TRAGJEDINE “OTHELLO” DHE INTERPRETONTE ROLIN E DUKËS SË VENEDIKUT

NGA DALIP GRECA

104 vite te shkuara, Gazeta “Dielli” e numrit 25 Maj 1916 përcillte me entuziazëm njoftimin: U mbarua së shtypuri tragjedia e Othellos e shkruar prej dramatistit më të madh të botës, pas Krishtit, William Shakspear, e shqipëruar prej Inglishtes në vjershë prej At Fan Nolit. Kjo është e para vepër klasike që kthehet nga Inglishtja në Shqip. Shqiptarët e Amerikës duhet të jenë kryelartë që kjo vepër me rëndësi u shtyp prej Vatrës, e cila nuk dëshiron që të jetë e para vetëm në fushën e politikës, por edhe në fushën e letrave të bukura. Përkthimi mbanë në faqen e pare dedikimin kushtuar Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”
Faik Konica, që ishte rikthyer në Amerikë me 22 shtator 1921, pas një qëndrimi për më shumë se një dekade në Europë, i zgjedhur në krye të Vatrës në mungesë, kishte marrë mbi vete barrë të mëdha për të nxjerrë në dritë kombin shqiptar. Krahas gazetës Dielli, ku ai ishte realisht kryeredaktor i saj, duke e përdorur si tribunë të mendimit të lirë, ai përdori edhe forma të tjera të zgjimit kombëtar, veçanërisht teatrin për zgjimin kulturor. Konica krijoi grupin e teatrit të Vatrës, dhe përzgjodhi për ta vënë në skenë tragjedinë Othello, të shqipëruar prej Imzot Nolit.
Tragjedia “Othello” u shfaq për herë të parë me 4 Korrik 1923 në Arlington Theatre, Boston, (skenë ku pesë vite më vonë do të shkëlqente edhe më i shquari i kohës prej racës shqiptare Aleksandër Moisiu gjatë një turneu në SHBA). U zgjodh Dita e Pavarësisë së Amerikës për të dhënë shfaqjen e parë në kuptimin simbolik, si Atdheu i dytë i shqiptarëve. Gazeta Dielli ruan gjurmët e përgatitjes dhe vështirësitë që u hasën për ta vënë në skenë një nga kryeveprat e Shkespirit. Problemi më i madh ishte gjetja e aktoreve femra në rolet e Desdemonës, të Emilisë dhe të Biankës. Disa herë editori i Diellit Andon Frashëri publikoi thirrje në faqet e gazetës, duke u lutur zonajve dhe zonjusheve që të paraqiteshin për të marrë rolet e tragjedisë. Përgjatë vitit 1922, kur nisën përgatitjet, thirrje të tilla u publikuan në disa numra. Më në fund u gjetën tri zonja që pranuan të merrni rolet.
Përgatitjet në tavolinë bëheshin në zyrën e Vatrës. Përgjegjësi për organizimin e përgatitjeve ishte Andon Frashëri, por ndihmuan edhe George Prifti e Aqile Tasi, ndërsa regjisor ishte vetë Faik Konica, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Vatrës dhe Menaxher i Diellit.
Para se të jepej shfaqja Dielli udhëzonte shqiptarët e Amerikës të lexonin tragjedinë e pvrkthyer nga Noli se ashtu do ta kuptonin më mirë dhe më lehtë shfaqjen.
Shfaqja pati sukses të plotë. Faik Konica e njoftonte përkthyesin e tragjedisë Nolin, që atë kohë ndodhej në Vjenë, me telegram: Arlington Theatre, 4 July, Wonderful performance of Othello in Albanian. (Performancë e mrekullueshme e Othellos në shqip)…
Noli përgjigjej po nga Vjena me telegram: “Përhirimet e mija zonjave dhe zotërinjëve që lojtë Othellon”!
Dielli i datës 7 Korrik 1923 e përshkruan suksesin në vend të dukshëm, në faqen e dytë, në vend të editorialit, me vijim në faqen 5. Është vetë Faik Konica, regjisor i shfaqjes, që përshkruan suksesin e trupës së teatrit të Vatrës.
Faiku nuk e fsheh gëzimin e madh si regjisor e aktor, por mbi të gjitha e sheh arritjen e suksesit si vepër të Vatrës. Në artikullin e tij hasen elementët profesionistë të kritikës letrare dhe skenike. Ai analizon vlerat e tragjedisë dhe lojën e personazheve amatorë. Jo vetëm kaq, por ai e quan shfaqjen në gjuhën shqipe si hapin e parë drejt themelimit të Teatrit Shqiptar, pavarësisht se ngjarja ndodhte në diasporën e largët, përtej oqeanit, në SHBA.
Konica e trajton vënien në skenë të tragjedisë si histori të mundimeve për të përhapur kulturën ndër shqiptarët e Amerikës. Ai shkruan se 4 korriku 1923, do të mbetet si një datë e paharruar në historinë tonë. Atë ditë u luajt në Arlington Theater të Bostonit për të parën herë në gjuhën shqipe një vepër dramatike e vërtetë, tragjedia e pavdekshme e Shekspirit ”OTHELLO” dhe u luajt si duhet, me zonja në rol të zonjave, që në atë kohë dukej gjë e pamundur, kur merr në sy trurin e pagdhendur dhe shpirtin e pa t’holluar të shumicës së shqiptarëve. Faiku Konstatonte se suksesi qëndronte në vullnetin e bashkuar me të kuptuarit të thelbit të problemit. Vetëm kështu u kapërcyen të gjitha pengesat. Konica shkruante: ” Kuptimi dhe vullneti i tri zonjave dhe i të afërmëve të tyre bënë të mundur vendosjen e gurit të parë në themelet e Tatrit shqiptar. “
Konica e konsideron këtë moment si themelimin e Teatrit shqiptar. Regjisori Konica e vlerëson shumë angazhimin e atyre zonjave të nderuara që për të realizuar këtë shfaqje u duhej të udhëtonin nga larg, prej Usteri e Hudsoni në Boston dhe jo vetëm një e dy herë, por për katër muaj radhazi sa vazhdoi përgatitja dhe vënia në skenë e tragjedisë. Ato prishën rehatinë e tyre pa asnjë interes, pa asnjë përfitim. Gjithçka ishte vullnetare.
Dhe pema, i dha frutet, mundimi nuk shkoi kot; Othellua u luajt në një mënyrë çuditërisht të bukur, do të konstatonte Konica pas shfaqjes. Për shembullin që dhanë, veçanërisht zonjat, çdo shqiptar çdo mik i kulturës dhe i përparimit do t’u jetë përherë mirënjohës zonjave Henrietta V. Miller, Antigoni V. Kosta dhe Virginia T. Miller.
Analiza e Konicës: Rolin e Desdemonës e luajti me shumë talent zonja Henrietta Miller- Fisnikëria e bashkuar me vuajtjet, dëshpërimi i përulur që s’ngre krye kundër padrejtësisë më të madhe, besnikëria dhe dashuria deri në fund, të gjitha këto ndjenja gjetën aktore me shfaqje të hollë e të mënçur tek zonja Henrietta Miller, e cila edhe nga pamja fizike kishte dukjen e Desdemonës. Vjershëtori anglez Milton, e përshkruante heroinën Shekspiriane me këto fjalë:” Grace was in all her steps, heaven in her eyes, In every gesture dignity and love.”( Hiri ishte në të gjitha hapat e saj, qielli në sytë e saj, në çdo gjest, dinjitet dhe dashuri. “)…
Pa fjalë konstatonte Konica, zonja Henrietta Miller i afrohej këtij përshkrimi më tepër se shumë aktore profesioniste, që kemi parë në rolin e Desdemonës.
Rolin e Emilisë e luante zonja Antogoni V. Kosta, e cila shfaqi në skenë një rol dramatik me të vërtetë të çuditshëm. Tek analizonte lojën aktoreske të Antigonit, Konica konstatonte:” Pa dalë përpara si amatoret axhaminj që duan kurdoherë të duken, e hequr si mënjanë, me një zë aq natyral, sa na dukej se s’ishim përapara një lodre skenike, por përpara ngjarjesh të vërteta dramatike. Zonja Antigoni në akt të fundit, ku e kërkonte roli, tregoi një fuqi e një gjallësi me aq tragjicitet e pathos, sa s’gjejmë fjalë që ta lëvdojmë.”
Zonja e tretë aktore, Virginia T. Miller, provoi se në një vepër Shekspiriane, nuk ka rol të vogël. Zëri i kulluar i saj, mënyra e bukur me të cilin e shqiptoi dhe gjallësia çupërisht me të cilën e interpretoi pjesën e saj, i dhanë rëndësi të madhe rolit të shkurtër të Biankës.
Rolin kryesor, peshën e tragjedisë e kishte marrë përsipër Zoti Vançi I. Miller. Në provat e para që ishin bërë në muajin mars, regjisori Konica, ishte treguar skeptik dhe ishte trembur ngaqë nuk ishte i sigurtë nëse Vançi Miller do t’ia dilte që të përcillte me realizëm e tragjizëm rolin e Arapit të Venedikut. Por pas çdo prove, skepticizmi paksohej dhe Vançi tregohej me vullnet të madh dhe ia arriti që të skaliste figurën tragjike të Arapit. Kur u ngrit perdja e skënës së Arlingtonit me 4 Korrik, loja aktoreskte e Arapit të Venedikut, interpretuar nga Vançi, ishte e përkryer. Zoti Miller hyri thellësisht në shpirit të tekstit shekspirian dhe u dha spektatorëve një fytyrë tragjike me plot forcë, me zjarr, e me dukje vërtetësie.
Faiku analizon rolin e Miller: ”Për ne që ndodheshim prapa skenës, aktrimi i përkryer i zotit Miller na dha një kënaqësi artistike të plotë, po mendimi i shikuesëve në sallë pas shfaqjes, ndryshon:Këta lëvduan lodrën skenike, lëvizjet dhe tonin e z. Miller si shumë të mira, por kishin një ankesë; fjalët e tij s’dëgjoheshin çkoqur dhe s’merreshin vesh lehtë.”
Por Faiku thotë se ai kishte shkuar gjatë provave, një ditë para shfaqjes me spektatorë, në fund të sallës dhe e kishte dëgjuar qartë dhe shkoqur zërin e Millerit. Ndoshta emocionet kishin ndikuar.
Gjithësesi Konica arrin në konluzionin se: “Si do që të jetë, z. Miller na dha një Othello të paharrueshëm, të besueshëm.”
Tek analizonte rolet e aktorëve të tjerë” gjatë shfaqjes së 4 korrikut, Faiku shkruante:”Mendimet e kritikëve ndryshojnë në është më i madh e më i rëndë roli i Othellos apo i Iagos. Ka që thonë se Othello është më i rëndë, ka të tjerë që të atillë vlerësojnë rolin Iagos, më të rëndë. Një gjë është e sigurtë, shkruan Konica, roli i Iagos është shumë më i gjatë: në tekst anglisht të Shekspirit, Othellua ka 888 vija për të folur, ndërsa Iago ka 1,117.Pas Hamletit dhe Richardit të III-të, roli i Iagos është më i gjati i tërë repertorit Shekspirian.Por pengimi i gjatësisë , konstatonte Konica, nuk është aq i madhe pranë mundimeve të lojtjes aktoriale. Roli i Iagos kërkon hollësi, ndjenjë, do thellësi mendimi e loje aktoriale, do gjallësi dhe shpejtim, do ndryshim lëvizjesh edhe në zë dhe në fytyrë, edhe në sjellje. Të gjitha këto kondita Z. Andon Frashëri , që luajti rolin e Iagos, i përmbushi me një talent që meriton më të mëdhatë lëvdata.
Rolin e Kasit, e kishte marrë mbi vete zoti Harry T. Ratsey, i cili u shfaq në skenë si një aktor me zotësi të rralla. Me sa bukuri i deklamoi këto radhë nga skena e parë e aktit të dytë , kur Desdemona arrin në Qipro:

Furtuna vete, det’ i egër, er’ r rreptë,
Shkëmbinjt’ e prerë edhe rëra e përmbledhur,
Të fshehur tradhëtore që përpijn’ anijet,
E njohnë’ bukurin’ e s’deshën që t’a ngasin,
Dhe lanë pa rrezik të shkojë pranë tyre
E perëndishmja Desdemone….

Konica analizon detajet: Në skenën e tretë të aktit të dytë , me ç’ndenjë dramatike të vërtetë i tha fjalët e famshme:
– Nderin, nderin, nderin…!
Ah, e humba nderin! …
Humba pjesën e pavdekshme të vetes sime dhe ajo që më mbetet është kafshërishte.
Nderin, Iago, nderin!…..
Regjisori Konica në analizën e tij ua bën qejfin të gjithë aktorëve:”- po në mes aq talentesh të lindura prej natyre dhe të papritura që na shfaqi të lojturit e Othellos, ndofta më i çuditshmi ishte ai i zotit Sotir Pepivani, i cili si Roderigu, shfaqi para nesh një zotësi që mund të barazohet me zotësinë e një aktori profesionist. Z. Pepivani sikur ish i lindur për rolin e Roderigut me aq bukuri natyrale hyri në lëkurën e fisnikut Venecian.”
Zoti Xhevat Harxhi e mbajti mirë rolin e Montani-t, dhe si në skenë të pirjes, si në atë duelit, e të plagosjes, diti ta ndryshojë zërin dhe fytyrën,siç e kërkonin rastet e rolit.
Zoti Sotir Mborja u tregua i shkathët, përcolli zemrimin dhe forcën e duhur. Roli i tij, sado i shkurtër, shërben si një pe’ që lidh tërë aktin e parë, dhe një gabim interpretimi nga ai, sado i vogël mund të çqepte tërë aktin.Loja e tij në skenë ishte nga më të mirët. Në të dy rolet e tij, si të Kasnecit të aktit të parë, dhe si Gratiani, i ungji i Desdemonës në akt të fundit, z. Thomas Anastas doli dy herë faqebardhë. Fjalët përpara Desdemonës së vdekur:
– E mjerë Desdemone, ç’fat të priste!….-I tha me një ndjenjë tragjike të matur, që bëri efekt të madh në skenë.
Z. George Prifti, si senator i parë, z. Vasil Petro, në të dy rolet si gastor dhe si oficer, z. Llambi Dishnica si Zot i parë, z. Stefan Theodhor, si Zot i dytë, z. Ilo Moni si lajmëtar, i luajtën mirë rolete tyre.
Z. George Prifti dhe i nënshkruari(Faik Konica) muarën nga një pjesë të vogël për t’u dhënë kuarajë aktorëve të tjerë, por puna jonë e rëndë ishte mbrapa skenës, komenton Konica.
Ai e vlerësonte se kontributi i George Priftit(që më vonë, pasi vetë u emërua amabasaador në Uashington, Priftin do ta emëronte Konsull të Shqipërisë), ishte pjesë e suksesit, pranë të cilit radhiste edhe kontributin e editorit pasues të Diellit, Aqile Tasi.
Një numër i konsiderueshëm të rinjësh shqiptarë kishin ndihmuar duke luajtë rolet e oficerëve, ushtarëve, trimave, qytetarëve të Qipros, që me sjelljen e tyre fisnike i kishin dhënë lojës skenike bukuri. Përfundimi i Faikut ishte ky: “Të lojurit e Othellos në Arlington Theater të Bostonit me 4 korrik 1923 ka qenë shumë më tepër se një lojë aktorësh amatorë; ka qenë për të parën herë në gjuhën shqipe, përfaqësim i fortë dhe i bukur i një kryevepre tragjike.”
Faik Konica shkruante se për ta parë shfaqjen kishin ardhur jo vetëm nga Bostoni e rrethinat por edhe nga Pensilvania, nga Detroiti, nga Nju Jorku etj.
Pas shfaqjes në gazetën Dielli pati shkrime vlerësues nga Refat Gurrazezi dhe nga vatranë të thjeshtë që përgëzonin trupën e teatrit dhe regjisorin Konica. Por edhe para se të shfaqej tragjedia Dielli i përcolli me shkrime kurajuse provat. Bie në sy artikulli i shkruar nga Haki Blloshmi që botohej në Diellin e 9 Qershorit 1923. Blloshmi shkruante dhe lëvdonte kryetarin e Vatrës: Një shfaqje e shkëlqyer. Merr pjesë edhe kryetari ynë Faik Konica si regjisor, por edhe aktor duke lojtur rolin e Dukës së Venedikut. Ja një veprim i duhur në moshën e shkuar të tij për të inspiruar djemtë e rinj në këtë art kaq të bukur.Pjestarët e trupës teatrore që luajnë Othellon duhet të punojnë me energji dhe të mos dëshpërohen shpejt po të kenë durim. Emri i tyre do të zerë një vend të çquar në radhën e parë të meritës në tetatrin theatral në botën shqiptare.Edhe veprimi i tyre do të quhet një shembull atdhesie për stërvitjen e popullit injorant.
Nëse shfaqja në gjuhën shqipe e tragjedisë Othello në Tatrin më të njohur të asaj kohe-Arlington, konsiderohet si gur themeli për tatrin e ardhshëm shqiptar, analiza e shfaqjes prej Faik Konicës, mendoj se shënon hapat e parë të analizës së kualifikuar të një shfaqjeje.
Gjatë një pikniku të Vatrës në vjeshtë 1923, grupi teatror vatran shfaqi edhe komedinë “Mustaqet” të shkruar prej vetë Faik Konicës. Është folur pak për këtë komedi nga studuesit.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Konica, noli

NË KËTË 4 KORRIK MUNGON VETERANI I USHTRISË AMERIKANE, FISNIKU I DIBRËS, JONUZ NDREU!

July 5, 2020 by dgreca

Nga Dalip GRECA/
Në këtë 4 Korrik të Ditës së Pavarësisë së Amerikës, mungon një veteran i Ushtrisë Amerikane, që me Flamurin e këtij vendi, në radhët e ushtrisë më të fuqishme të Botës, ishte për gjysëm dekade ushtar i Lirisë. Kudo ku shërbeu, në SHBA, Gjermani Islandë, ai nderoi racën dhe gjakun shqiptar. Për merita është dekoruar nga Amerika. Sot, në emër të Tij, urimet për Ditën e Pavarësisë së Amerikës, i përcjell Familja,por edhe Vatra, së cilës ai i shërbeu me devocion, Dielli, të cilin ai e mbështeti plot bujari- HAPPY JULY 4TH!
****
Të Martën, 7 Prill 2020, në orën 10 të paraditës, në Laurel Grove, në Totowa, New Jersey, iu dha lamtumira e fundit, fisnikut të Dibrës, Jonuz Ndreut, nipit të Heroit të Kombit Elez Isufi, i biri i Cen Elezit, antikomunisti,demokrati, ushtari i dekoruar për merita në Ushtrinë Amerikane.Diktuar nga kushtet e pandemisë nuk iu bënë dot nderet ashtu siç i meritonte, ai u përcoll nga një numër i kufizuar familjarësh dhe klerikët fetarë.Komuniteti do të donte që të ishte i gjithi atje, vatranët do të ishin të parët për të përcjellë ikonën e vet, por nuk u lejuan.Kryetari i Vatrës, z. Elmi Berisha, ka përcjellë ngushëllimet në emër të gjithë vatranëve dhe ka planifikuar pas kthimit në situatë normale, një nderim të veçantë, ashtu siç e meriton për vatranin-ikonë, ish anëtari i Këshillit të Vatrës prej më shumë se 3 dekadash.
Jonuz Ndreu u lind me 10 Mars 1930 në Sllovë të Peshkopisë dhe ndërroi jetë në shtëpinë e tij me 3 Prill 2020. I qoftë i lehtë dhe’u i Tokës së lirë!
FISNIK EDHE NË VUAJTJE
Fisniku mbetet fisnik, edhe në çastet e vështira të jetës.Kështu ndodhi me Jonuz Ndreun.Shtatë vite të shkuara, në nëntor 2013, ku ai pësoi goditjen e parë, edhe pse shtati i lartë si lisat e vendlindjes ishte shembur në shtrat, sytë kishin dritë e shpresë:-Do të ngrihem shpejt!,- na dha më shumë zemër ne, që ishim ligështuar dhe hutuar nga rrëzimi i tij i beftë prej strokes,se sa vetes, duke hedhur vështrimin sa tek zonja Bale, tek vajzat, që e kishin rrethuar, si për t’i siguruar përkujdesje.Ndoshta mjeku ia kishte bërë të qartë se nuk do të mund të ngrihej sërish në këmbë, por ai nuk jepej. Ka qenë 3 nëntor 2013, kur së bashku kryetarin e atëhershëm të Vatrës dr. Gjon Buçaj dhe Zef Përndocaj, qëndronim pranë krevatit të tij në Oreange Reggional Center, në Middletown, New York. Ai për asnjë çast nuk e dha veten, por nisi të bisedonte shtruar, duke na pyetë për familjet dhe për vatranët.Të folurit nuk ishte prekur.
U përpoqëm që bisedën ta largonim nga sëmundja,duke u kthyer tek vizita e fundit e tij në Shqipërinë e dashur, për të cilën si familje e fis, Elezët-Ndretë, nuk kursen as jetët. Në majin e vitit 2013, ai ishtë i ftuar nga Bashkia e Dibrës dhe Presidenca Shqiptare, me rastin e rivlerësimit të Heroit të Kombit, Legjendës që u kthye në tmerr për sllavët, duke mbrojtur trojet e Arbërit, Arushës së Malit, Elez Isufi. Përherë Jonuz Ndreu ndjehej krenar që ishte nip i Elez Isufit, dhe bir i Cen Elezit, të cilin e zhdukën serbët në rrethana misterioze.Krenar për paradhësit e tij, krenar që e mbajti lartë veprën dhe emrin e tyre në shërbim të Kombit, ai u përpoq në jetë, që të ishte i denjë për fisin e vet.
Pas pesë ditësh shkova sërish që ta shihja patriotin fisnik në spital. Ishte 8 nëntor 2013. Atë radhë isha me dr. Skënder Murtezanin.Sërish na priti me dritë në sy. U gëzua. Dr. Skënderi e vizitoi dhe i rrahu shpatullat:-Mos u dorëzo!-,i tha.
Jo jo,kurrë, nuk kam për t’u dorëzuar.Kurrë nuk jam dorëzuar në jetë edhe kur kam qenë pa shpresë jete! Dhe tundi kokën.
Dhe nuk u dorëzua, edhe pse nuk u ngrit më në këmbë.Në gëzimet e familjes dhe në festat e Vatrës,në Ditën e Flamurit Kuq e zi, apo në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ai u soll plot fisnikëri, nuk mungoi kurrë. Burrat e Dibrës, miq e kushërinj, e shoqëronin përherë. Kishin hije, kur e rrethonin të gjithë së bashku simbolin e fisnikërisë!Kishin të drejtë, ai ishte më shumë se Simbol i Dibrës. Dukej se prania e tij në festa i jepte forcë. Nuk mungonte as në morte.Fisnik,si ai! Fisnik edhe në qëndresë, edhe në vuajtje. Dinjitoz dhe i papërsëritshëm!
NJË JETË PLOT NGJARJE, PËRHERË NË KËMBË
Jonuz Ndreu u përkund që në fëmijëri në shtratin e historisë kombëtare,ku të parët e tij, ishin në ballin e qëndresës, në frontin e luftës, personazhe të historisë. Nipi i Elez Isufit, i biri i Cen Elezit,fëmijërinë e kaloi përmes krismave të luftës dhe në kampet e izolimit në Berat, Kuçovë, periferitë e Tiranës, ndërsa rinia iu përkund nën privimet e dhunën e pushetit të dhunshëm.Me intuitë e ndjeu pamundësinë e jetësës nën pushtetin e dhunës dhe vendosi të arratisej.Arratisja e parë dështoi, ndërsa e dyta, qe me sukses.
Ishte ende i parritur kur 17 vjeç e dërguan në hekurudhë, në sektorin e Rrogozhinës. Që aty nisi aventura e arratisjes. Arratisja e parë nisi me 6 maj 1949, por dështoi se hafija i sigurimit kishte depërtuar brenda grupit.Mes tyre ishte një person i filturat nga Sigurimi i shtetit,që i çoi drejt kurthit. Pas tri ditë rrugëtimi të vështirë, ranë në duart e rojeve jugosllave që i burgosën. Pas 21 ditësh izolim, Jonuzi, duke qenë se ishte nën moshë, e kthyen sërish në kampin e punës.Qëndroi gjashtë muaj në kamp, duke u përballë me jetën e vështirë. Në fillimin e muajit nëntor 1949, atij së bashku me një grup shokësh, iu krijuan sërish rrethanat për t’u arratisur. Këtë herë aventura doli me sukses, në Maqedoni. I dërguan në kampin që ndodhej në Trashevë. Shtatë muaj qëndroi aty. Në këmbë, me dinjitet.Më pas u trasferua në Sarajevë.Provoi punë të ndryshme, si punëtor e si mekanik. Dikur i kthyen prapë në Maqedoni. Qëndruan pak kohë në Gostivar, më pas në Serbi, në Pançevo. Aty takoi dy xhaxhallarët e tij,që kishin qenë të burgosur në burgjet serbe. Mësoi prej tyre lajmin e dhimbshëm; babai, Cen Elezi, kishte vdekur në rrethana misterioze. I dhembi zemra, i rënkoi shpirti, por nuk e dha veten. Sërish në këmbë. Sllavët nuk ia falnin Elezëve plumbat e marrë nga Gjenerali me shajak…Për gjashtë vjet Jonuz Ndreu përjetoi klavarin mes përbuzjes sllave nëpër Ish jugosllavi.Në vitin 1955, pasi kishte kaluar edhe kampin e tmerrshëm të Gerovës, ai do të prekte Lirinë e Perëndimit, do të dilte në Itali, ku u vendos në Kampin e Kapo-s, që administrohej nga anglo-amerikanët.Ëndërr kishte Amerikën, ku jetonin të afërmit.Po si të shkonte atje?
Ndër alternativat që iu paraqitën, ai parapëlqeu që të regjistrohej që në fillim në ushtrinë amerikane.Hartoi kërkesën dhe e paraqiti,iu aprovua.Shkoi në ushtrinë amerikane, ku fitoi një tjetër përvojë, disiplinë, kulturë. Me vullnet kapërceu çdo vështirësi, madje dhe sëmundje e shtrime në spital. Fillimisht shërbeu në një bazë ushtarake në Karolinën e Jugut, pas 8 muajësh e transferuan në një tjetër bazë në Kolorado, në Fort Devis. Më pas u trasferua në një bazë ushtarake amerikane në Berlinin perendimor në Gjermani Federale, por atje shëndeti nuk i mori për mirë, e shtruan në spital.Pas daljes nga spitali e trasferojnë në Islandë. Qëndroi atje 1 vit.Klima i mori mirë për shëndetin.Pas një viti e transferojnë në Amerikë, në bazën ushtarake Fort Er në Massachusets. Shëndeti i mori për mirë, por s’kaloi shumë kohë dhe e trasferojnë sërish në Berlinin perëndimor.Aty qëndroi 18 muaj, derisa e kreu përfundimisht detyrën për të cilën ishte betuar. E kreu shërbimin ushtarak në mënyrë shembullore.Për rezultate të shkëlqyera në radhët e ushtrisë amerikane atë e graduan Kapter i Parë. Motivacioni që mbart gradimi është “Për merita në Këmbësori”. Ai u vlerësua disa herë dhe u pajis me çertifikata zyrtare mirënjohjeje,Urdhëra vlerësimi, dhurata të shumta nga personalitete të larta të Ministrisë së Mbrojtjes Amerikane.
Pas ushtrisë, ku shërbeu 5 vjet, ai ndërtoi jetën e lirë,krijoi familjen dhe u shqua në veprimtaritë politiko-atdhetare të komunitetit,por shpirtin e rehatoi me Vatrën, ku punoi pa u lodhur, kontribuoi me bujarinë e dibranit.Ai ishte shembullor edhe në punën e përditshme, që kishte siguruar, si supervajzer në kompaninë Daglas Management.Jo pak, por 37 vite kaloi ai në këtë kompani,nga viti 1968 dhe deri në vitin 2005, kohë kur doli në pension.
Jonuz Ndreu do të mbetet në Kujtesën vatrane dhe të gjithë Diasporës shqiptare, si etalon i fisnikërisë.
Pusho në paqë njeriu i mirë, Jonuz Ndreu!

Filed Under: Featured Tagged With: Fisniku I Dibres, Jonuz Ndreu

4 KORRIKU DHE STATUJAT

July 4, 2020 by dgreca

Refleksion nga Rafael Floqi/
4 Korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania. Presidenti Donald Trump i filloi festimet e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Amerikës, me një tubim në Monumentin kombëtar “Mali Rushmore”, ku iu drejtua turmës me fjalët se fëmijët e tyre po mësojnë në shkollë “të urrejnë vendin e tyre”. Presidenti foli para një turme entuziaste duke këmbëngulur se sulmet nga e majta radikale, siç e quajti ai, duhet të ndalen që të mbrohet mënyra amerikane e jetesës.
Presidenti paralajmëroi pjesëmarrësit në tubim se demonstratat kundër padrejtësisë sociale që janë përhapur në të gjithë vendin pas vdekjes së George Floyd gjatë arrestit, kërcënojnë themelet e qeverisjes amerikane. Zoti Trump sulmoi ashpër “turmat e zemëruara”, duke iu referuar protestuesve që janë përpjekur të heqin simbole që shihen prej tyre si raciste si dhe të rrëzojnë monumente që nderojnë figura të Konfederatës.
“Ata duan të rrëzojnë bindjet tona, kulturën dhe identitetin që e kanë bërë Amerikën vendin më dinamik e tolerant në historinë e botës. Bashkëkombasit e mi, amerikanë, ka ardhur koha të ngremë zërin me fuqi dhe të mbrojmë integritetin e atdheut tonë,” tha presidenti.
Ndonjëherë heronjtë bien, shumë vite pas vdekjes së tyre
A është ky një veprim turpi? A është rinovimi i krenarisë së humbur kombëtare? Vandalizëm? Apo është thjesht një veprim i impulsit njerëzor të çuditshëm? Këto pyetje kanë vazhduar të ndjekin të gjithë ata që e duan Amerikën dhe jetojnë në Amerikë në këto ditë.
Dy statuja të Kristofor Kolombit, eksploruesit udhëtimin e të cilit në Amerikë e kishin lidhur Evropën me Botën e Re – u sulmuan mes protestave të përhapura të anti-racizmit në të gjithë SHBA. Nëse do të kishim parë optikën e mediave, duhet të ishim tronditur nga dhjetëra mijëra njerëz që kishin hyrë në debat mbi disa statuja të figurave historike të lidhura me skllavërinë dhe racizmin që janë tërbuar që prej disa javësh. Zemërimi i ikonoklazmës së statujave në Shtetet e Bashkuara ka marrë një kthesë drejt teatrit të absurdit. Rrëzimi ose mbrojtja e statujave të themeluesve ose të heronjve kombëtarë, jo vetëm që tregon injorancën ndaj historisë, por edhe sulmon parimet e civilizimit perëndimor që lejojnë që të vazhdojë përparimi i mirëkuptimit mes racave.
Presidenti iu kundërvu lëvizjes për drejtësi sociale që është përhapur në vend, duke thënë se po bën të kundërtën dhe do të çonte në “shkatërrimin e drejtësisë dhe shoqërisë”:
A e keni pare lajmet, duke parë grupe të organizuara që tërheqin statuja – jo të ushtarëve të Konfederatës, por të Etërve tanë Themelues ose presidentëve të tjerë – dhe e keni pyetur veten duke pyetur veten se çfarë po ndodh?
Shkatërrimi i statujave është shpesh një pjesë e lëvizjeve revolucionare. Patriotët rrëzuan një statujë të Mbretit George III pasi Revolucioni Amerikan kur ai mori vrull, dhe ata që kërkuan lirinë nga zgjedha e mbrapshtë e komunizmit, hodhën poshtë monumentet për shtypësit e tyre, të Enverit, Leninit dhe Stalinit apo dhe Sadam Hyseini. Prandaj nuk është për t’u habitur që protestat për vrasjen e George Floyd kanë synuar të eliminojnë figurat e Konfederatës dhe kjo është e justifikueshme. Monumentet për ata që përcjellin këtë ndjenjë revoltuese nuk kanë vend në një Shtetet e Bashkuara që i kushtohet parimit të kundërt – që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.
Ne mund të përpiqemi t’u japim këtyre grupeve të drejtën e dyshimit. A ishte shumë e errët dhe ata nuk panë që po hidhnin poshtë një statujë të George Uashingtonit? Ndoshta sistemi ynë arsimor ka dështuar dhe disa nuk e kuptojnë që Thomas Jefferson e shkroi Deklaratën e Pavarësisë dhe ishte një figurë kritike në luftën tonë për Pavarësinë? Apo që Ulysses S. Grant në të vërtetë luftoi për të shpëtuar Bashkimin, Konfederata iu dorëzua atij në Shtëpinë e Gjykatës së Appomattox dhe ishte një udhëheqës i shkëlqyeshëm në përpjekjet e Rindërtimit? Me siguri, ata harruan që Abraham Lincoln ishte nënshkruesi i Proklamatës së Emancipimit që çoi përfundimisht në heqjen e skllavërisë në Amerikë? Sot duan ta rrezojnë statujën e tij. Vallë amerikanët nuk e dinë historinë e tyre. Kjo gjë i mësohet çdo të mërguari në provimin e nënshtetësisë.
Por kjo nuk është ajo që po ndodh. Nuk di si t’u tregoj fëmijëve të mi të vërtetën, sepse e vërteta më bën të ndihem i trishtuar dhe i zemëruar.
“Ideologjia radikale për të sulmuar vendin tonë ka si parullë drejtësinë sociale. Por në realitet, do të shkatërrojë shoqërinë dhe drejtësinë. Ajo do ta kthejë drejtësinë në instrument të përçarjes dhe hakmarrjes. Do ta shndërronte një shoqëri të hapur e gjithëpërfshirëse në një vend të shtypjes, dominimit dhe përjashtimit. Ata duan të na mbyllin gojën, por ne nuk do të heshtim,” tha presidenti në dje në një nga fjalimet më të arrira të tij.
Po të shohësh median e majtë amerikane, heqja e këtyre statujave nuk është gabim. Grupet që heqin statuja po marrin sugjerimet e tyre nga figura të shquara në te gjoja elitës së kombit tonë. Ju mund t’i gjeni idetë e tyre në faqet e botuara të New York Times, në lajmet e CNN, MSNBC dhe madje edhe në librat shkollorë të fëmijëve tanë.
Presidenti mori pjesë në një tubim me rastin e Ditës së Pavarësisë me pjesëmarrjen e mijëra vetëve të mbledhur pa distancë fizike dhe ku presidenti dhe shumica e pjesëmarrësve nuk mbanin maskë. Gjatë tubimit në një amfiteatër pranë Monumentit Mali Rushmore të Dakotës së Jugut ku janë të skalitura në gurë figurat gjigande të katër presidentëve amerikanë, zoti Trump njoftoi se ka dhënë urdhër për krijimin e “Kopshtit Kombëtar të Heronjve Amerikanë” që do të ketë statujat e “amerikanëve më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë,” siç e prezantoi presidenti.
Zoti Trump foli për secilin nga presidentët e skalitur në faqen e malit — George Washington, Thomas Jefferson, Abraham Lincoln dhe Theodore Roosevelt.
Mediat e majta për të cilat, monumentet nuk ishin raciste kur i vizitonte Obama, Hillary Clinton apo Bernie Sanders, e kritikuan presidentin pse nuk përmendi elementë të tjerë të prejardhjes apo qeverisjes së tyre që kritikohen nga një pjesë e shoqërisë amerikane. Apo po ashtu, se Presidenti Trump nuk përmendi se mali ku ndodhet monumenti është tokë e shenjtë për popullatën indigjene amerikane, që e konsideron ngritjen e monumentin përdhosje të kësaj toke të shenjtë. E gjitha kjo s’ ka të bëjë fare me figurat as me shqetësimet e gjoja ambientalistëve si dhe politikanë e aktivistë kanë shprehur shqetësimin se fishekzjarrët dëmtojnë mjedisin delikat ekologjik të zonës dhe paraqesin rrezik për zjarre në bimësinë malore. Apo zyrtarë të shëndetit publik demokratë që kanë dhënë alarmin se aktiviteti në Dakotën e Jugut do të krijojë një vatër të re të epidemisë me një përhapje të shpejtë infeksionesh. Ata që nuk thonë gjë se një nga shkaqet e shtimit të korona virusit natyrisht kanë qenë edhe protestat e fundit. Ata që kërkojnë distancim fizik në plazh nuk ka problem pse nuk ekziston në protesta. Madje guvernatori i New Yorkut Mario Cuomo, u kërkoi me urdhër që mjekët të mos i pyesnin të sëmurët me Covid -19 nëse kishin marrë pjesë në protesta?
Çfarë po ndodh atëherë? Disa e quajnë atë një revolucion, por është një zhvendosje themelore e asaj se çfarë është Amerika se kush jemi, çfarë jemi dhe pse jemi një komb. Kush i pa për jetuar gjurmët e Revolucionit Kinez të Maos të konvertuar në lëvizjet ateiste kundër fesë të komunistëve shqiptarë , i kupton fare mirë ngjashmëritë absurde. Të rrëzosh monumentin e George Washingtonit pse kishte pasur skllevër, 250 vjet më parë, është si të shembësh monumentin e Ismail Qemalit pse mbante emrin bej dhe vinte nga në familje feudale , apo të shembësh Koloseun pse aty ndesheshin gladiatorët.
Këtë gjë as regjimi komunist shqiptar që s’ la gjë pa bërë në emër të një ideologjie të ngjashme nuk e bëri dot. Figurat historike duhet të analizohen në kohën e tyre, ndryshe historia nuk do të kishte vlerë.
Në njërën prej statujave të George Washingtonit të rrëzuar në Portland, qenë shkruar numrat 1619 në anën e tij. Por çfarë është 1619? Është një referencë për vitin që skllevërit afrikanë u sollën në Amerikën e Veriut për herë të parë. Është gjithashtu emri i një programi shkollor të ri të botuar nga New York Times që po u prezantohet fëmijëve tanë në shkollë.
Projekti i vitit 1619 mëson se Amerika, në thelb të saj, është një komb racist i papërballueshëm. Sipas Nikole Hannah Jones, ideatores të projektit të vitit 1619, Etërit Themelues luftuan për pavarësi nga Britania për të mos mbrojtur të drejtën e jetës, lirinë dhe ndjekjen e lumturisë siç thoshin se ishin, por për të mbështetur institucionin e skllavërisë. Kjo është një përmbledhje absurde e lindjes së kombit tonë, dhe është plotësisht e rremë. Ata nuk duan që të merreni me faktin se George Uashingtoni i liroi skllevërit e tij deri në fund të jetës së tij dhe u shpreh të shikoni një plan për shfuqizimin në vullnetin e tij. Ose ajo ikonë e të drejtave civile Martin Luther King luftoi për një trajtim të barabartë sipas ligjit duke përdorur Deklaratën e Pavarësisë së Thomas Jeffersonit.
Por anëtarët e Bordit të Çmimeve Pulitzer i injoruan ato detaje të bezdisshme dhe pasaktësi historike. Në fillim të këtij viti, ata njoftuan se po i japin Nikole Hannah Jones, themelueses të projektit 1619, njohjen më të lakmuar të vendit tonë dhe nderin më të lartë -Cmimin Pulitzer. Jo vetëm që i pranuan këto gënjeshtra si të vërteta, Bordi i çmimeve Pulitzer i festoi ato dhe sinjalizoi që edhe ne duhet t’i festojmë. Nëse ata mund t’ju bëjnë të pranoni këtë rishkrim të historisë, ata mund t’ju bëjnë të thoni ndonjë gjë. Emërtimi “ racist” është bërë një element i politikës të së majtës, dhe pas këtij epiteti, synohet të vihet kundërshtari politik me shpatulla pas muri. Kujtoni shpalljen veprim “racist“ të bllokimit të udhëtimeve nga Kina nga presidenti Trump, apo sulmin ndaj emërtimit ‘Virusi kinez”.
Javën e kaluar, Universiteti Princeton njoftoi se do të hiqte emrin e Woodrow Wilson, një nga presidentët më të dashur për kombin shqiptar, nga Shkolla e Punëve Publike dhe Ndërkombëtare, sepse “mendimi racist dhe politikat e tij e bëjnë atë një emër të papërshtatshëm për një shkollë ose kolegj, studiuesit, studentët dhe alumni i të cilit duhet të qëndrojnë fort kundër racizmit. në të gjitha format e saj, “tha presidenti i universitetit, Christopher L. Eisgruber. “Racizmi i Wilson ishte i theksuar dhe pasues edhe nga standardet e kohës së tij.” Por është e habitshme si mund të quhet racist një president që me planin e “14 Pikave” të tij mbrojti kombet e vegjël si Shqipëria pas Luftës së Parë. Masa nuk është përmbushur me të njëjtin inat si, të themi, përpjekjet në DC për të hequr një statujë të Abraham Lincoln duke qëndruar përkrah një skllavi të liruar të gjunjëzuar, kur shpall “Emancipation Proclamation” . Ku po vemi kështu?. Një universitet amerikan nga më në zë heq emrin e një prej presidentëve që udhëhoqi vendin gjatë Luftës së Parë Botërore me “ 14 pikat e tij , u bë arkitekti dhe pararendësi intelektual të Kombeve të Bashkuara. Dhe pse sipas prof. Aderson Bellegarde François i ligjit dhe drejtor i Klinikës së të Drejtave Civile në Georgetown University Law Center, kjo pse Wilson kishte ide raciste pse shfaqi një film në Shtëpinë e Bardhë dhe ndihmoi për ta parë edhe anëtarët e Kongresit dhe gjykatat e Gjykatës Supreme. Filmi i Griffith’s që ishte bërë mbi bazë të romanit The Clansman, që u shfaq në 8 shkurt, 1915, ku sipas tij i kishte pëlqyer Willson.( siç!) Politizimi i historisë dhe qarqeve universitare dhe akademike është baza ideologjike marksiste e tyre, që shkojnë deri në nonsens. Mungesa e mendimit ndryshe në kampuset universitare të çon në fashizëm ose komunizëm, një qime floku i ndan.
Për 244 vjet, e Katër Korriku ka qenë festa më e dashur e Amerikës. Ne festojmë mitologjinë e kombit tonë me parti, parada, piknik, Barbecues dhe fishekzjarre. Sky Rockets, Lady Fingers, Fountains and Weasels ndezin parqet, stadiume dhe lagjet e qyteteve urbane dhe zonave rurale me fishekzjarrë. Më shumë hoot dogs , birrë dhe pop soda konsumohen më 4 korrik sesa të gjitha pushimet e tjera. Më shumë flamuj amerikanë valëviten në lagje për kombit tonë sesa në çdo kohë tjetër të vitit. Është dita që shumica e amerikanëve shfaqin më shumë dashuri për vendin e tyre sesa ata për politikën e tyre. Dhe kështu duhet të mbetet.
Apo mos vallë sipas këtyre mendjendriturve që rrëzuan monumentin e Kristofor Kolumbit që është vlerësuar prej kohësh si një eksplorues i guximshëm dhe zbuluesi i Amerikës, udhëtimi i të cilit në vitin 1492 hapi rrugën për krijimin e SHBA më pak se tre shekuj më vonë. Shumë e konsiderojnë Kolombin si të parin nga shumë kolonizatorë evropianë që zhvilluan një fushatë shekullore të genocidit dhe luftës kundër popullsisë vendase. Thirrjet për të shfuqizuar Ditën e Columbus, festa kombëtare e SHBA e mbajtur në tetor, gjithashtu po rriten më shumë. Mos vallë sipas këtyre mendjendriturve mos duam t’ ja heqim dhe emrin Amerika vjen nga Amerigo Vespuci që zbuloi të gjithë kontinentit vite me vonë. (Përdorimi më i hershëm i njohur i emrit Amerikë daton në 25 Prill 1507)
Kështu, duke marrë si shënjestër zërat më të shquar të kombit tonë dhe elitat kulturore, “protestuesit” pa ligj po shkatërrojnë statujat e disa prej figurave të nderuara të vendit tonë. Ata thonë, dhe unë po parafrazoj, “Kushdo që ndihmoi në ndërtimin e Amerikës është racist sepse Amerika është një komb racist” – kjo është ajo që mendojnë. “Ju nuk mund të keni krenari në një vend që është i papërballueshëm racist. Ju nuk duhet ta nderoni flamurin që e përfaqëson atë. Dhe kur të paraqitet ai flamur, duhet të gjunjëzoheni. ” Kjo është më e madhe se një thirrje e thjeshtë për reformën në polici. Ky është një tregim dramatik i historisë amerikane. Nëse nuk e ndalim mund ta gjejmë veten të jetojë në një komb, që nuk do ta njohim.
Nga të gjitha ngjarjet e paharrueshme që ndodhën në 4 korrik, Pavarësia jonë mbetet përvjetori më i spikatur që festojmë në këtë ditë. Ai qëndron në lirinë dhe lirinë amerikane. Ajo përfaqëson themeluesit tanë që janë të vendosur për të drejtat tona dhe premtojnë të luftojnë këdo që qëndroi në mënyrën tonë për t’i ushtruar ato. Themeluesit tanë erdhën nga të gjitha sferat e jetës. Mjekët, avokatët, mësuesit, zejtarët, tregtarët dhe fermerët ata që kishin skllevër dhe ta që s’kishin të gjithë sollën diçka unike për Amerikën. Por ishin dy shkrimtarët e egër që krijuan një rol të rëndësishëm në themelimin tonë. Thomas Paine dhe John Locke kodifikuan gjuhën dhe idetë për të përcaktuar fatin e amerikanëve. Paine organizoi Revolucionin me pamfletin e tij “Common Sense”, dhe Locke ndihmoi të bindte besnikët melankolikë se ata mund ta mposhtnin fuqinë më të madhe të kohës, Britaninë.
“Qëllimi i ligjit nuk është për të shfuqizuar ose përmbajtur, por për të ruajtur dhe zgjeruar lirinë.” Na kujton edhe sot, John Locke. Ligj dhe rregull kjo është ajo që duhet. Gëzuar 4 Korrikun Amerikë !

Filed Under: Featured Tagged With: 4 korriku, Rafae Floqi, Statujat

VATRA: GËZUAR 4 KORRIKUN, DITËN E PAVARËSISË SË AMERIKËS

July 4, 2020 by dgreca

      Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”,Z. Elmi Berisha, uron 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

        VATRA për 108 vite ka parë tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleatin strategjik të Kombit Shqiptar.Kur Europa me traktate të fshehta apo nëpër konferencat ndërkombëtare,pa dhimbje, shkëpuste Tokat e Arbërit, për të kënaqur fqinjët,Vatra, plot besim e shpresë i drejtohej Washingtonit për ndihmë dhe mbrojtje. Që këndej, VATRA niste ambasadorët në Europë. Kjo miqësi u ideua nga themeluesit e Vatrës, Noli, Konica me bashkëpunëtorët.Ndjehemi krenarë për paraadhësit tanë, elita e kohës për Kombin.

       Që këtu, në vendin e Demokracisë, vatranët dhe të gjithë shqiptarët e Amerikës gjetën miqësinë me Presidentin Wilson,për të shpëtuar Pavarësinë e humbur gjatë Luftës së Parë Botërore,.. që këtu u përgatitën Trupat Vullnetare të Vatrës, që shkuan në Shqipëri,për të siguruar kufinjtë Jugor të kërcënuar nga fqinjët, këtu u përgatitën bijtë e shqiptarëve,që në radhët e Batalionit të Atlantikut, shkuan si aleatë të NATO-s për çlirimin e Kosovës!

Që këtu, me ndihmën e Zërit të Amerikës, dhe mbështetjen e fuqishme të shqiptaro-amerikanëve, nisi dhe rrëzimi i komunizmit në Shqipëri.

Për dekada, Vatra dhe të gjithë shqiptarët e Ameriëks, siguruan miqësinë e Presidentëve amerikan; Ronald Regan, Presidentit George H. W. Bush, Presidentin Bill Clinton, Presidentin George W.Bush dhe tash me Presidentin aktual Donald Trump, ku Vatra dhe shqiptarët e Amerikës,shpresojnë që Kosova martire, të konsolidohet si shtet i njohur ndërkombtarisht, duke siguruar anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

4 Korriku, Festa e Pavarësisë së Amerikës, është edhe festë e Shqiptarëve.

Gëzuar 4 Korrikun!

HAPPY JULY 4th!

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Happy July 4th, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 225
  • 226
  • 227
  • 228
  • 229
  • …
  • 902
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT