• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ERENESTINA GJERGJI-HALILI: QOFTE E BEKUAR VATRA!

December 28, 2018 by dgreca

Me Erenestina Gjergji Halili në “ Vatra”, si në votër!/
2 erenestinaNga Dalip Greca/*
Kushdo që vjen në Vatër me dëshirën e mirë për t’u ngrohur shpirtërisht e konsideron “shtëpinë e Shqiptarëve të Amerikës” si një vatër tradicionale shqiptare, një Vatër zjarri (Ose votër, siç e shkruan Erenestina, që dashuron gegnishten e ambel të Fishtës, të cilin Vatra e pat pritë me dashuri në verën e vitit 1922), një vatër që të përcjell ngrohtësi, mirësi dhe respekt për ata që e mbajtë të ndezur votrën me zjarrin e atdhedashurisë. Vatra e shqiptarëve të Amerikës u konceptua edhe si një Faltore Kombtare, ku luftohet(jo thjesht predikohet) gjuha shqipe, kultura, traditat, Historia, ndjenja kombëtare, – një Faltore kombëtare , faltore të shqiptarizmit, ku të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, si motra dhe vëllezër të një gjaku, bashkohen dhe inspirohen për t’i shërbyer kombit. Ku më mirrë se rreth Vatrës(Votrës) punohet për çështjen kombëtare?
Me këtë synim erdhi, me synimin e ngrohjes pranë votrës, erdhi poetja, gazetarja, profesoresha e Universitetit të Tiranës, Erenestina Gjergji Halili. E pritëm me dashuri, respekt, e pritëm me këngë të vjetra që patën krijuar për të ngrohur shpirtrat e bashkatdhetarëve vatranët, Thoma Nasi, Kol Tromara e të tjerët. Mire se Erdhe në Vatrën e Shqiptarizmiës, i uroi i pari i Vatrës, kryetari i saj Dritan Mishto.
Një bisedë e lirë, një takim i ngrohtë reth Votrës. Ashtu siç shkroi Erenestina “folëm për librin si liri, për lirinë si”Tokë e premtuar”, këtu-në atdheun e Lirisë…”
Biseduam të lirë rreth lirisë, rreth poezisë, rreth librave të Erenstinës. Pyetje- përgjigje. Opinione. Bisedë e lirë, interpretim poezish .
Vargjet e poezisë”Th’rrmijat e dheut”, kushtuar Lazër Radit, marrë nga libri”Gja`ma e Erës” e Erenestinës, të interpretuara nga Dritan Haxhia, i heshtën edhe pëshpërimat e bisedave(sa keq që nuk e kam në tastierë a-në e Fishtës):
 
Ma mu`erën atdheun,
ma da`në copë e th’rrmi,
mandej ma vnu`ene n’xhep përdhu`ni
E m’tha`në shko!
U ktheva prep me dheun tem n’xhep,
Se dheu th’rret dheun,
E setra s’mbante ma`.
 
At’her’ kur panë qi dheu m’u ba` asht,
ma muerren prep e mue prep ja`shtë.
Ma ba`ne ishull njat-dhe’ temin,
se dheu s’i tret të pa`atdhetë,
se vetima s’gjuen çka` a`sht na`n dhe’,
se etnit s’i msuen çka` a`sht për ne ky dhe…
U e`nda me th’rrmija qysh se jam le’!
 
Bardhyl Ukcamaj kujton çastet e Dhjetorit ’90, ku dhe Erenstina ishte pjesë…Haxhi Dauti sjell mbresat e tij nga kontaktet e para me Tiranën, pjesmarrjen në Festival Kombëtar, Ilir Buçpapaj foli për raportin mes gegnishtes dhe gjuhës standarte, Lek Mirakaj solli marrdhëniet e ish të burgosurëve politik me Letërsinë, Cafo Boga foli rreth huazimeve të panevojshme në shqipen e gazetave dhe të televizioneve, Valbona Peraj foli për këngën dhe poezinë, Engjëll Ndocaj sjell çaste të bashkëpunimit në televizion, editori i Diellit sjell histori nga Dielli dhe Vatra… Biseda të lirshme.
Për kënaqësinë e pjesmarrsve Erenstina reciton poezinë “Gja`ma e burrave t’Dukagjinit” nga libri i saj”Gj’ma”.
 
Një interpretim i shkëlqyer me gegnishte e bukur të saj:
Houuu, ho!
 
Krahnuerha`pun,
duert na`n ijë, tanë k’ta burra, nj`a u pri.
Tan’ nji hap,
frymën ndalin, ka`mët përtokë, njiherësh rrahin,
kryet çuemun, me dvetë qiell….
 
Hou-uu,ho!
 
N’emën thrresin, vika`më qesin…
Rrqethët lisi n’rrajë t’veta,
gjeth’ e lvore zi po kan`në,
qyqja e malit, nda`li kangën,
kanë dalë burrat me qit gja`më!
 
Hoooou-ho!
 
Brra`m nji hap, nji hap brram..!
Duert prej ij’s rr’zojnë kada`lë
duert gjak, ne’lt i çojnë,
gjith’ prej dhimtet, krahnue’rt zblojnë….
 
Hou-ho, ho-oou-ho…t’mjer’t na` për ty!
Brra`m nji ka’më…nji zanë kjan…
 
Brra`m nji hap…dragoi ndalet…
 
Brra`m! E bjeshka duert ka n’gji…
Brra’m! E kroni s’bza`n, gjys’ngri…
Burrat l’shohen me ba`ll ra`mun…,
 
Oooo, t’merët na` për ty!
 
Brra`m nji hap, hooou-ho!
Brra`m! Brra`m! Hou-Hoooo!
Gja`më po ba`jnë, duert na`n ijë,
ta`n k’ta burra, nja`u pri’!…
 
Intepretim i mrekullueshëm sa të krijohet ideja se je në një skenë teatri, ku drama e Gjamës luhet para syve…
 
Më pas intervista nga televizionet: TVSH -Engjëll Ndocaj, TV Albanian Culture-Adem Belliu, RTV 21 Kosovë, Halil Mula, nga nëj gotë verë dhe biseda të lira rreth letërsisë.
*Per me shume fotografi shih ne Facebook

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Erenestina Halili, Vatra-Voter

VATRA, MIRËNJOHJE PËR MË TË MIRËT*

December 27, 2018 by dgreca

1 Faqe 1

Vatra kishte përzgjedhur disa nga figurat e saj të njohura për t’i nderuar në këtë përvjetor të 106-të të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe disa prej organizatave të komunitetit, që janë dalluar për qëndrime dinjitoze në prezantimin e çështjes kombëtare në SHBA.

Kush ishin ata?

Grupi i parë i nderuarëve me mirënjohje ishin të përzgjedhur vatranë që kanë më shumë se 50 vite anëtarësi të shkëlqyer në Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe që janë dalluar edhe si qytetarë shembullorë amerikanë.

I pari ishte përzgjedhur një vatarn i kahershëm i anëtarësuar në Vatër që në vitin 1968. Ai është bir i një familje të ndruar nacionaliste mirditore, familje antikomuniste, anëtar i degës së Vatrës në Michigan, Kujtim Qafa, i cili edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetsore kishte kishte sakrifikuar, duke udhëtuar 13 orë me makinë për të qenë në këtë manifestim të Vatrës.Mesazhi i Kujtimit ishte i qartë: Të jemi të bashkuar, të mbështesim kryetarin e Vatrës dhe ekipin e tij dhe ta mbajmë Vatrën në lartësinë e kohës. Unë tha ai, jam republikan me bindje, kam votuar gjithmonë për republikanët,por kur shkoi në Shtëpinë e Bradhë demokrati Obama, e mbështeta atë si shumica e amerikanëve sepse shumica e amerikanëve votuan për të. Kështu edhe në Vatër,mandatin në Kuvend e ka fituar kryetari Mishto.Le ta mbështesim atë dhe të shkojmë përpara….

Lista e të nderuarëve ishte e gjatë: vatrani i kahershëm Lumo Cungu, u nderua me të njëjtën motiv-50 vjet në Vatër dhe u shpall vatran i përjetshëm. Me të njëjtin motivacion, por pas vdekjes, u nderua Mustafë Elezi. Më pas Ndrecë Gjergji, me zë të dridhur nga emocioni falenderoi Vatrën për nderimin, duke e shpallë vatran të përjetshëm. Po në këtë grup ishte dhe një tjetër vatran, Vasel Ujkaj prej Michigani-edhe ai- vatran i përjetshëm.Mirënjohja iu dorëzua kryetarit Mondi Rakaj.

Tek të nderuarit e mbrëmjes ishin përfshirë edhe tre anëtarë të kryesisë së Vatrës; sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu, arkëtari i Vatrës-Marjan Cubi dhe kryetari i degës së Queensit Dr. Skënder Murtezani. Nga Këshilli i Vatrës ishin përzgjedhur për t’u nderuar Uk Gjonbalaj dhe Ahmet Hoti.

Nga komuniteti,Vatra kishte veçuar për të nderuar me mirënjohje,Televizionin Kultura Shqiptare, Adem Belliu, Shoqatën Rugova, Këshillin Shqiptaro-Amerikan me president artistin Haxhi Dauti dhe Shoqatën Albanian American Open Hand Association me president Aleksandër Nilaj.

Ndër individët e nderuar ishin përzgjedhur: Marash Mrnaçaj, i cili në krye të familjes antikomuniste arriti të arratisej nga Shqipëria, bashkë me pleq, fëmijë e bagëti, dhe gjatë të gjithë jetës, së bashku me familjen e madhe Mrnaçaj,u shqua në SHBA për mbrojtjen e çështjes shqiptare, ndërkohë që i biri i tij, Nika, u përjetësua si martir i Demokracisë. Në emër të Marashit, Mirënjohjen e mori, vëllai i tij, Pjetër Mrnaçaj, i cili me fjalë zemre falenderoi Vatrën dhe u bëri thirrje shqiptarëve të Amerikës ta mbështesin Vatrën dhe të bëhen pjesë e festave të tilla.

Pëllumb Lamaj ishte përzgjedhur prej Vatrës për qëndresën e tij antikomuniste në burgjet e diktaturës komuniste, për veprimtarinë e tij në mbështetje të çështjes Kombëtare, si një zë i fortë kundër ringjalljes së komunizmit dhe denocues i krimeve të diktaturës e promovues i figurave nacionaliste.

Falenderimin e tij Pëllumb Lamaj e bëri përmes një fjale të shkurtër dhe interpretimit të një poezie e shkruar prej tij.

Gjeto Ivezaj ishte një ndër të nderuarit me Mirënjohje prej Vatrës si intelektual dhe veprimtar i dalluar për çështjen kombëtare. I veçantë për mbështetje të Vatrës, për suportin e artistëve shqiptar dhe promovues i kulturës Kombëtare në SHBA, ishte përzgjedhur Demë Balidemaj.

Imzot Noli, Ati i Kishës Autoqefale Orthodokse në SHBA dhe bashkëthemeluesi i Vatrës, thoshte se Vatrën e mbanë gjallë anëtarësia e thjeshtë, ata që japin gjithçka për Vatrën. Katër nga të thjeshtët e zgjedhur për t’u nderuar nga Vatra ishin: Ilir Spata, Naim Gjeleshi, Arif Mata dhe Shpëtim Ndreu.

Ndër zonjat e nderuara nga Vatra gjatë mbrëmjes, e cila u duartrokit gjatë, ishte ,bashkshortja e anëtarit të Këshillit të Vatrës Valentin Lumaj, veprimtar i njohur për fe e Atdhe, – nëna shembullore e pesë fëmijëve, mësuesja e dalluar, zonja Merushe Lumaj.

Janë befasuar përfaqësuesit e familjes Drishti, kur kryetari i Vatrës Dritan Mishto, ka shqiptuar emrin e prindërve të tyre, Bahri e Zylfie Drishti, të cilët rritën fëmijë shembullorë, u lanë trashëgim gjuhën e bukur shqipe dhe kulturën kombëtare. Ishte veçuar për t’u nderuar nëna e tyre e mirë, Zylfie Drishti, e lindur në Tropojë, e shkolluar në Kosovë. Bijtë e Zylfies dhe Bahrisë, oficerët e policisë, Eddi dhe Arbeni, mbetën pa fjalë tek falenderuan Vatrën. Eddi ka folur shqip dhe ka përcjellë mesazhin: Bashkathdetarë, i sillni fëmijët dhe nipërit tuaj në këto festa të shkëlqyera të Vatrës nëse nuk doni që ta humbni identitetin kombëtar.Faleminderit Vatrës!( Mirënjohjet u dhanë gjatë darkës së Flamurit.

  • Fotot i gjeni ne Facebook dielli vatra. Më gjërësisht shihni Diellin e printuar Faqe 22-23

 

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Mirenjohje, PËR MË TË MIRËT*, Vatra

MEMORALI PER FEMIJET QE NUK I MBIJETUAN TMERRIT NE KAMPIN E TEPELENES

December 27, 2018 by dgreca

MEMORALI PER FEMIJET QE NUK I MBIJETUAN TMERRIT NE KAMPIN E TEPELENES- STAFI FALENDERON KONTRIBUESIT/

1 a Genta1 dritanq16 Vaterademi IlirMarash1 zyhdi2 simon16 takimi ne Yonkers

– EDHE VATRANET KONTRIBUTORE PER SHPIRTRAT E FEMIJEVE TE PAFAJSHEM-/

Redaksia e Gazetes Dielli ka marre kete informacion nga Stafi MEMO:Stafi i MEMO-s ju shpreh mirenjohjen per kontributin tuaj ne ndertimin e Memorialt te Femijeve qe nuk i mbijetuan tmerrit te Kampit te internimit ne Tepelene.

Ju jemi mirenjohes per besimin dhe perkrahjen Tuaj ne kete nisme.

Rruga per ndertimin e  memorialit dhe muzeut do te jete e gjate dhe aspak e lehte. Mjerisht komplekset e trajtimit te se shkuares jane akoma te konsiderueshme per shoqerine shqiptare.

E gjate persa duhej bere kohe me pare, dhe e veshtire, sepse veprat e permasave te tilla shkaktojne perplasje e termete pas nje periudhe te gjate heshtjeje.

Heshtja nuk do te rehatohet me ne kujtesen e shqiptareve!!!

Mund t’ia dalim,vetem nese jemi bashke!

Me poshte po ju njohim me disa te dhena teknike dhe organizative mbi realizimin e Memorialit:

Faza e pare:

Rrethi i qepariseve: rreth 300 te cilet kane nisur te mbillen gjate muajit nentor per motive qe shpjegohen nga specialistet e Green Farm. Ne kete faze eshte parashikuar edhe realizimi i impiantit te vaditjes si dhe perkujdesja dyvjeçare nga Green Farm dhe ing. Kleanthi Mandi, drejtor i AKZM (Agjencia Kombetare e Zonave te Mbrojtura).

Faza e dyte:

Realizimi i “platformes se paqes”: ne te cilen do te gdhenden emrat e te gjithe femijeve te vdekur ne kete kamp. Shume nga keto femije jane ende anonime.

Per plotesimin e listes se viktimave kemi nevoje jetike per kontributin tuaj. Ju lutemi te na shkruani dhe te na ndihmoni me informacione, te cilat ne do te mundohemi t’i certifikojme nga instancat perkatese shteterore.

Lista e emrave qe kane kontribuar deri tani:

  1.   Gjon Radovani
  2.   Ema Andrea
  3.   Sara Kapo
  4.  Antonela Hako
  5.  Adi Hako
  6.   Teit Gjini
  7.   Albina J. Gjergji
  8.   Kozeta Kurti
  9.   La Clinique de Paris Tirana
  10. Mand Peza
  11. Marcela Lati
  12. Neritan Liçaj
  13. Nirvana Dovana
  14. Keti Koci Curani
  15. Ori Eleni Kuçi
  16. Antoneta Ndreka
  17. Majlinda Bregu
  18. Milva Ekonomi
  19. Abi Dodbiba
  20. Albi Greva
  21. Anastasi Prodani
  22. Ina Kasimati
  23. Rita Gjeka
  24. Alfred Rushaj
  25. Ela Cenomeri
  26. Jozefina Radovani
  27. Silva Radovani
  28. Adrian Radovani
  29. Bruna Jakovi
  30. Aida Tirana
  31. Loreta Bega
  32. Nertila Vasili
  33. Balina Bodinaku
  34. Enkeleda Kasa
  35. Erkid Veizi
  36. Eni Karagjozi
  37. Lorina Maqina
  38. Eda Halili Badra
  39. Majlinda Miho
  40. Niko Peleshi
  41. Rudina Hysni Dema
  42. Lek Preng Pervizi
  43. Gentiana Mara Sula
  44. Briken Fejzullai
  45. Briken Fejzullai
  46. Jonida Shehu
  47. Xhenisa Shehu
  48. Altin Basha
  49. Rovena Lule Kuka
  50. Iliriana Ardian Trebicka
  51. Gentian Doda
  52. Valentina Bonizzi & Driant Zeneli
  53. Martina Banushi
  54. Rina Radovani
  55. Astrit Alikaj
  56. Ylli Gurra
  57. Abaz Hado
  58. Merita Rexha Tërshana
  59. Nora Kushti
  60. AN-Nonim
  61. Holta Koci
  62. Julka Gramo
  63. Orjeta Celi
  64. Edmond Ulbani
  65. Ermira Struga
  66. Jalldis Shijaku
  67. Alessandra Bertini
  68. Luljeta Luli Progni
  69. Gjetë Kadeli
  70. Gjetë Kadeli
  71. Sokol Bushgjokaj
  72. Kristale Rama
  73. Ilir Meta
  74. UNDP Albania Brian J. Williams
  75. Voltana Ademi
  76. Emanuela Pepkola Zaimi
  77. Ines Meqemeja
  78. Ester Meqemeja
  79. Darina Kokona
  80. Roland Bejko
  81. Anila Collaku & Dukagjin Çollaku
  82. Ardita Repishti
  83. Arben Derhemi
  84. Dhurata Çupi Tyli
  85. Roden Keta
  86. Merita Meçe
  87. Enriketa Eni Papa
  88. Aleksandra Tasi
  89. Marjana Papa
  90. Ajola Xoxa
  91. NBG Staf – Dega Bllok
  92. Familja Dojani.
  93. Kasem Hoxha
  94. Teuta Xhindi
  95. Renis Tershana
  96. Aferdita Deda
  97. Fran Ivezaj
  98. Alfred Jazxhi
  99. Mimi Kodheli

100.Mati Serreqi

101.Carlo Scippacercola

102.Gema Carretero

103.Matura 2019.Shkolla:“Tirana Jone“

104.Elona Resulaj

105.Ajka Kallaku

106.Jon Gjebrea

107.Anna Gjebrea

108.Ajer Isai

109.Jonida Bardho

110.Jozef Fasching

111.Shkolla Austriake „Peter Mahringer“

112.Shkolla Austriake „Peter Mahringer“

113.Shkolla Austriake „Peter Mahringer“

114.Shkolla Austriake „Peter Mahringer“

115.Adela Gjergjani

116.Astrit Patozi

117.Elisa Spiropali

118.Zamira Kita

119.Ilda Zaloshja

120.Capital Point

121.Pranvera Skenderi Berberi

122.Silvia Kacarosi

123.Aleksander Kurti

124.Kole Kurti

125.Igli Cara

126.Doklea Ademi

127.Sabina Kodra

128.A.W.A

129.Eglantina Gjermeni

130.Megi Gjermeni

131.Niki Dulaku

132.Noah Dulaku

133.Alina Karaulli

134.Familja Begea

135.Drin&Ditmar Berisha

136.Jozef Shiroka

137.Matilda Mirakaj

138.Kelvin Zifla

139.Eriona Kakeli

140.Rajmonda Bulku

141.Agron Shehaj

142.Elti Fusha

143.Green Farm

144.Euro Garden

145.Nxenesit e Shkolles „Vincens Prendushi“ Durres

146.Genc Ruli

147.Qendra“MARIA MAZZARELA“

148.Elmaksida Berisha

149.Merita Kazazi

150.Gzim Rruzhdi Piraniqi

151.Eduard Marashi

152.Shkolla „COR JEZU“

153.Gerald,Malvi SULA

154.Joakin Baqli

155.Rudina Xhillari

156.Arjan Stajka

157.Albert Nikolla

158.Sander Lleshi

159.Agron Gjekmarkaj

160.Andrea Zaja

161.Nikolin Kuxhija

162.Meri Stajka

163.Marina Stajka

164.Anila Stajka

165.Jak Bushati

166.Simon Mirakaj

167.Sokol Mirakaj

168.Armand Maho

169.Teatri METROPOL

170.Teatri METROPOL

171.Teatri METROPOL

172.Jace Hysolli

173.Bledar Vorpsi

174.Xhavit,Fiqerete Vorpsi

175.Gianni Stellagrande

176.Noela Ruco

177.Arta Vorpsi

178.Edmond Vorpsi

179.Myrshit Vorpsi

180.Megi Topalli

181.Genar Topalli

182.Viktor Luca

183.Tefta Bejko

184.Andi Tepelena

185.Joanna Topalli

186.Kolec Topalli

187.Oltion Kadiu

189.Drita Mishto

190.Nustret Alizoti

191.Gani Veliu

192.Gjergj dhe Aida Balaj

193.Zef Balaj

194.Shahin Dema,Sahade Dema,Flutur Dema

195.Fatmire Dema,Lirie Dema,Orchida Harizaj

196.Marash Mrnacaj

197.Gjek Gjonlekaj

198.Agim Rexhaj

199.Marjan Cubi

200.Dalip Greca

201.Ramiz Mujaj

202.Ndue Perlleshi

203.Mhill Gjuraj

204.Gezim Nika

205.Ilir Ademi

206.Mark Mernaci

207.Nikoll Sokoli Vushaj

208.Ervin Dine

209.Ilirjan Blloshmi

210.Ilir (Mustafa) Gjini

211.Gjin Mustafa

212.Yzedin Belliu

213.Sulo Lekdushi

214.Albanian Culture TV

215.Adem Belliu

216.Zyhdi Karagjozi

VATRA , BASHKEPUNIMI ME AIDSSH

Fotografite shoqeruse jane marre takimi i perbashket i Vatres me AIDSSH me 1 Dhjetor 2019 ne Royal Regency.

Me ftesë të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në kuadër të bashkëpunimit me Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit arriti në SHBA zonja Gentiana Sula, kryetarja e këtij institucioni së bashku me bashkëpunëtorët.Të enjetn me 29 nëntor zonja Sula e shoqëruan nga z. Simon Mirakaj vizituan Vatrën , ku u pritën nga kryetari i saj z. Dritan Mishto. Gjatë takimit u biseduan fushat e bashkëpunimit. Zonja Sula e shoqëruar nga kryetari i Vatrës vizitoi edhe familjen Mrnacaj, një nga familjet tipike e persekutuar dhe e ndjekur nga Sigurimi i shtetit. Familja u vuri në dispozicion materiale shkrimore dhe fotografike.

Me 30 Nëntor, Zonja Sula së bashku me ekipin e saj ishin musafire të Vatrës në Festën e Flamurit, 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Kryetarja e AIDSSH u duartrokit gjatë fjalimit të saj përshëndetës.

Të Shtunën me 1 Dhjetor kryetarja dhe ekipi që e shoqëronte ishin përballë komunitetin në takimin informues organizuar nga Vatra në Royal regency Hotel në Yonkers. Gjatë takimit zonja Sula dhe shoqëruesit e saj sqaruan publikun rreth veprimtarisë së Institucionit dhe kërkuan bashkëpunim e pjesmarrje në procesin e zbardhjes së persekutimit e përndjekjes gjysëmshekullore të shqiptarëve, ku një pjesë e madhe e shqiptarëve të Amerikës dhe të afërmit e tyre në Shqipëri ishin objekt përndjekje e survejimi. Në simpoziumin që organizoi Federata Vatra, u bë prezantimi i projektit të dëshmive gojore dhe punës për muzealizimin e kampit të Tepelenës, të konkretizuar në botimin e parë të librit të dëshmive dhe në mbjelljen e pemëve të Memorialit të fëmijëve që humbën jetën atje.

Pas takimit informues shumë nga pjesmarrësit plotësuan formularët dhe u bënë pjesë të kontributit për Memorialin e Tepelenës.

Më pas zonaj Sula dhe ekipi i saj shkuan në Washington për të nënshkruar marrveshjen e bashkëpunimit me Zërin e Amerikës.

 

Filed Under: Featured Tagged With: MEMORALI, NË KAMPIN E TEPELENËS, PER FEMIJET QE NUK I MBIJETUAN TMERRIT

VITI 2018, NGJITJA E VATRËS; 2019- VITI I DIELLIT 110 VJEÇAR

December 26, 2018 by dgreca

1 dielli dhjet

NGA DALIP GRECA/

Vatra dhe Gazeta e saj”Dielli”, përmbyllën në fund të 2018-tës një vit punë dhe përpjekje duke siguruar vazhdimësinë e binomit të pandashëm VATRA-DIELLI, pa të cilët nuk mund të ketë kuptim Historia e Shqiptarëve të Amerikës.

2018-a shënoi rritje një ngjitje cilësore në veprimtaritë e Vatrës dhe vazhdimësi në publikimin e gazetës Dielli në print dhe online. Vetë Vatra zhvilloi një sërë veprimtarish, duke mbetur në krye të komunitetit ashtu si 106 vite me radhë: Priti e përcolli personalitete të jetës politike, artistike, publike si: studiues të njohur, ministra, Kryetar Parlamenti, President, kryetar Partish, artistë, gazetarë etj. Pavarësisht gurëve që iu hodhën mbi të, edhe nga të vetët, Vatra rriti cilësinë e veprimtarive: Udhëhoqi dhe bashkëpunoi me komunitetin. Në vitin Kombëtar të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu dha kontribut ciëlsor, duke u bërë pjesë e rëndësishme në tri nga veprimtaritë më të mëdha të Diasporës : në Nju Jork në bashkëpunim me Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” ishte pjesë e Simpoziumit shkencor, në Michigan, ku së bashku me degën e saj shumë punëtore, ekipi i Vatrës ishte pjesë e manifestimit tre ditor për heroin Kombëtar dhe së fundi në Boston, ku në bashkëpunim me Kryekishën e Shëngjergjit dhe Bibliotekën Noliane dha sërish kontributin e vet.

Në të gjitha këto veprimtari, krahas evidentimit të historisë, Vatra përcolli mesazhin e bashkimit: “Ne shqiptarët e Amerikës duhet të kapemi fort pas mesazhit që na ka lënë heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu- Bashkim! Të gjithë duhet t’i lëmë mënjanë ndasitë sepse sfidat e mëdha që ka përpara Kombi, kërkojnë vetëm bashkim”, do të deklaronte kryetari i Vatrës, z. Dritan Mishto.

Vatra mbajti qëndrim dinjitoz në respekt të figurës atdhetare të Mid’hat Frashërit duke bashkëpunuar me intelektualë dhe me të përndjekurit deri në përcjelljen për në Atdhe.

Gjatë vitit 2018 Vatra e shqiptarëve të Amerikës shpalosi një strategji të re të marrdhënieve shqiptaro-Amerikane, në opozitë me shtetarët shqiptarë, që guxuan dhe votuan kundër aleatit strategjik të Kombit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes veprimtarive cilësore promovuse siç ishte rasti i librit të ambasadorit Mal Berisha”Herman Bernstein” apo librin e Frank Shkrelit “Demokracia nuk pret”,  Vatra apeloi për një strategji të re dhe forcimin e madhënieve Shqiptaro-Amerikane.

Vatra gjatë këtij viti organizoi një festë model të Ditëlindjes së saj, duke organizuar manifestimin më madhështor, ku vlerësoi figura-ikonë të Diasporës shqiptare në Amerikë: Dr. Elez Biberaj, Prof. Sami Repishti dhe shkrimtarin Naum Prifti.

Një tjetër manifetsim model ishte edhe ai i organizuar me rastin e 106 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku sërish u nderuan prej Vatrës personalitete të vetë Vatrës, por dhe të komunitetit.

Nuk mund të lihen pa përmendur edhe veprimtaritë e degëve gajtë këtij viti, ku veçojnë : Dega e Vatrës në Michigan, dega në Queens, dega në Tampa Bey , Jacksonville, Hartford, Toronto etj. Organizimi i veprimtarivë nga degët tregon se Vatra nuk është më si dikur e mbledhur në Bronx, por  merr frymë lirisht në shumë shtete.

Edhe gjatë këtij viti Gazeta “Dielli’ ka përcjellë shqetësimet dhe opozicionin e Vatrës me qeveritë përkatëse në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, në raport me ineteresat e Kombit përmes deklaratave,analizave dhe komenteve. Veçojmë deklaratat për transparencën e qeverisë ne lidhje me kufirin detar me Greqinë, apo retorikën për kufijtë e Kosovës me Serbinë, qëndrimin korrekt për kujtesën përmes debateve për Kampin e Internimit në Tepelenë, dhe jo vetëm atë; publikimin e platformës së Vatrës për njohjen e krimeve të komunizmit, bashkëpunimi me Institutin e Informimit të Dosjeve të Sigurimit të kohës së diktaturës, është një tjetër mundësi për kontribut nga Vatra.

Federata ka denoncuar në vazhdimësi kriminalitetin dhe korrupsionin në shtetet shqiptare. Ajo bashkoi zërin me studentët e Shqipërisë, duke i bërë thirrje qeverisë që të dëgjojë zërin e tyre dhe të plotësojë kërkesat. Bashkë me Vatrën në qendër u bashkuan me studentët edhe degët e saj, ku veçojmë deklaratat e Michiganit dhe Tampa Bey.

Viti që po troket, 2019-ta, është viti i Diellit, pasi gazeta që vjen prej kohës së Rilindjes, do të festojë Ditëlindjen e 110. Dielli përherë i ka dhënë zë Vatrës, jo thjesht si zëdhënës i saj, por ka ndriçuar rrugën. Merita është e atyre që e drejtuan. Ky përvjetor duhet të jetë edhe homazh, edhe vlerësim për ata që i dhanë gjithçka Diellit, editorët.

“Dielli” ishte ungjilli i shqiptarëve të Amerikës,të cilët të mbledhur rreth Vatrës, e kthyen atë në udhërrëfyes në kohë të trazuara,kur kombi shqiptar përjetonte çastet e vështira të egzistencës.Do të mjaftonte shfletimi i programit të kësaj gazete për të gjykuar mbi misionin,orientimin,guximin dhe arritjet në fushën e atdhetarisë, shtetsisë dhe gazetarisë shqiptare. Gazeta “Dielli” qe me fat sepse që në numrin e parë trashëgoi erudicionin e Fan Nolit, stilin e tij sa ironik aq dhe sarkastik;e më pas edhe përvojën e vyeshme e stilin polemizues,por dhe plot elegancë të  Faik Konicës,pasuar nga Kristo Dako, Kristo Floqi, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Rafat Gurrazezi,Qerim Panariti,Nelo Drizari, Athanas Gega, Xhevat Kallajxhiu, Peter R. prifti, Blial Xhaferri, Edëard Liço, Arshi Pipa, Anton Çefa e deri tek editori i sotshëm, që në këtë përvjetor të 110-të, mbush 10 vite në drejtimin e gazetës.

Përvjetorët e Diellit përherë kanë përbërë ngjarja për Vatrën. Ato janë kthyer në manifestime dhe fushata dobiprurëse për Diellin dhe vetë Vatrën. Kujtojmë 50 vjetorin e Diellit, ku fushata e organizuar për festimin e ditëlindjes së artë, ripërtëriu vetë Vatrën dhe Diellin. Vatranët u hodhën në sulm të entuziazmuar se gazeta e tyre kishte mbushë 50 vjet dhe plot bujari mbushën arkën e Vatrës. Vatra atë kohë hapi fushatën për të festuar”Dielli’s Golden Anniversarry” me moton: Krenarë për Diellin- Një Gjysmë shekulli në Shërbim të popullit shqiptar”. Vetë editori i parë i Diellit, Imzot Noli deklaronte”S’është një egzagjerim të thom se 50 vjetori i Diellit është një ngajrje historike me rëndësi, për këtë shkak Federata Vatra meriton përhirimet e të gjithë shqiptarëve t’Amerikës, që vendosi ta festojë këtë ditë ashtu si e meriton….”

Noli uronte:”Uronj me gjithë zemër që DIELLI, gazetë e parë në gjuhën shqipe që u botua e përditme, të arrinj të festojë dhe 100 vjetorin!(Lexojeni te plote ne Diellin e printuar)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dielli 2019, Vatra 218

THACI : ME SERBINE E KEMI FITUAR LUFTEN, TASH TE FITOJME PAQEN

December 26, 2018 by dgreca

PRESIDENTI THACI NE KUVEND: ME SERBINE E KEMI FITUAR LUFTEN, TASH DUHET TE FITOJME PAQEN/

1 Thaci Kuvend
KOSOVA KA PËRKRAHJEN E MIKUT MË TË MADH DHE SHTETIT MË TË FUQISHËM, SHBA-së/
 
-Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi sot në fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovës: I jemi mirënjohës që në letrën e tij presidenti Tramp e dallon Kosovën si partner vendimtar për paqen dhe zhvillimin në tërë kontinentin e Evropës. Duhet të marrim me seriozitetin më të thellë ftesën e presidentit Trump kur thotë që “nxis ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik” dhe “të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe”. Kemi përkrahjen e mikut më të madh dhe shtetit më të fuqishëm, SHBA-së/
 
PRISHTINË, 26 Dhjetor 2018-Gazeta DIELLI, me korrespondentin e saj, e akredituar në Presidencën e Kosovës
 
FJALIMI VJETOR I PRESIDENTIT THAÇI PARA DEPUTETËVE NË KUVENDIN E KOSOVËS – 26 Dhjetor 201
 
I nderuar Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli,
E nderuara Kryesi e Kuvendit,
Të nderuar anëtarë të Qeverisë së Republikës së Kosovës,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës.
Jam i lumtur dhe krenar të prezantoj të arriturat e Kosovës në këtë vit jubilar që po e lëmë prapa.
Por, edhe të tregoj për rrugën që kemi përpara dhe mundësitë që sjell për zhvillim edhe më të madh të republikës sonë
Viti 2018 ishte vit jubilar në të cilin shënuam dekadën e parë të shtetit të Kosovës.
Në dhjetë ditë festime në muajin shkurt, janë shpalosur të arriturat e Kosovës në dhjetëvjetorin e parë në çdo fushë të jetës.
Duke u marrë me çështjet e përditshme nganjëherë harrojmë të shohim se sa larg kemi arritur.
Prandaj, dhjetë ditë festë ishin rast i mirë për të kujtuar se ku kemi qenë dhe ku jemi sot.
Nga një vend i shkatërruar nga gjenocidi i ushtruar nga shteti i Serbisë, jemi ngritur në një shtet të pavarur e sovran.
– Me zhvillimin më të shpejtë ekonomik në rajon
– Me legjislacionin më të avancuar në rajon;
– Me institucione demokratike e të qëndrueshme;
– Me suksese në shëndetësi e arsim, në shkencë e art, në sport e në kulturë.
I kujtuam sakrificat dhe angazhimin për liri.
Do t’u jemi përherë mirënjohës atyre që dhanë çdo gjë për lirinë që gëzojmë ne sot.
Dëshmorëve dhe familjeve të tyre.
Dhe zotohemi që do të bëjmë çdo gjë që vuajtjet të mos përsëriten, për askënd.
Këtë e bëjmë për gjeneratat që do të vijnë.
Por, e bëjmë edhe për qytetarët e sotëm të Kosovës, heronjtë e vërtetë të suksesit të Kosovës.
Më lejoni të përmend një fakt që kishte humbur në vorbullën e lajmeve për 10 vjetorin e pavarësisë.
Gati gjysmë milioni qytetarë nga e tërë Kosova e nga diaspora jonë e madhe, kanë festuar më 17 shkurt dekadën e parë të shtetit të Kosovës.
Dhe në festimet që zgjatën tërë ditën nuk është shënuar asnjë incident.
Kjo tregon përkushtimin e qytetarëve të Kosovës për rend, qetësi dhe siguri.
Të nderuar deputetë,
Të nderuara zonja dhe zotërinj,
Si president i vendit edhe në vitin 2018 kam përfaqësuar vendin, brenda dhe jashtë.
Kam pritur në Kosovë presidentin Pahor të Sllovenisë dhe presidentin Junker të BE-së, kancelarin Kurz të Austrisë dhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë.
Kam realizuar vizita bilaterale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjermani, në Britani të Madhe, por edhe në vendet e rajonit, në Bullgari, në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në Maqedoni.
Kam përfaqësuar Kosovën në forumet më të rëndësishme ndërkombëtare, si takimi i Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe takimet tjera të këtij forumi në Montreal të Kanadasë dhe Gjenevë të Zvicrës.
Po ashtu, e kam përfaqësuar edhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në Forumin e Paqes në Paris.
Kam përfaqësuar Kosovën edhe në Samitin e Sofjes të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Samitin e Alpbach në Austri, në Konferencën e Sigurisë së Mynihut.
Por, edhe në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Kore.
Në Jerevan të Armenisë, në samitin e vendeve të Organizatës së Frankofonisë kemi avancuar postin tonë nga shtet vëzhgues në anëtar të asociuar
Në të gjitha këto forume kemi bërë të qartë që Kosova është e përcaktuar për paqe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë
Që Kosova është e përkushtuar për dialog dhe paqe.
Që Kosova angazhohet me tërë forcat që sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së.
 
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Edhe viti 2018 ka pasur momente kur është bërë i rëndë dhe kur kemi përjetuar humbje,
Këtë vit kemi humbur Adem Demaçin dhe Fadil Vokrrin.
Nuk ka fjalë që përshkruajnë këtë humbje.
Do ta ruajmë dhe nderojmë kujtimin duke vazhduar të punojmë për atë që ëndërronin edhe ata.
Dhimbje kemi përjetuar edhe nga mospranimi i Kosovës në INTERPOL, por edhe për shkak të vonimit të vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë nga ana e BE-së.
Jam krenar që si shtet, si shoqëri, kemi bërë çdo gjë që është kërkuar nga ne. Kemi plotësuar çdo kriter, edhe për anëtarësim në INTERPOL, edhe për liberalizim të vizave.
Mungesa e vendimit të drejtë në këto dy raste nuk është humbje për ne.
Por, nuk është as dekurajim që të vazhdojmë për forcimin e shtetit tonë.
Këtë e bëjmë, sepse mbi të gjitha është në interesin tonë, në dobinë tonë.
Jemi përballur edhe me plagët e hapura nga e kaluara e dhimbshme.
Kam emëruar Ekipin Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.
Kam dekoruar zonjën Vasfije Krasniqi–Goodman për guximin që të flasë hapur dhe të kërkojë drejtësi për vete dhe për mijëra viktima tjera të dhunës seksuale, të ushtruar nga forcat policore dhe ushtarake të shtetit serb gjatë luftës në Kosovë.
Jam ndier krenar sidomos me të arriturat e artistëve dhe sportistëve tanë.
Si çdo qytetar tjetër i Kosovës jam krenar me të arriturat e këngëtareve tona në botë, me të arriturat e piktorëve dhe arkitektëve.
Jam krenar me të arriturat e xhudisteve e të xhudistëve.
Me të arriturat e futbollistëve tanë.
Është bërë e gjatë lista për t’i përmendur me emër një nga një.
Si president më ka gëzuar fakti që kam dekretuar pakon e ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.
Që nga dita e parë në Zyrën e Presidentit, jam angazhuar që të përkrah sa më shumë fuqizimin e drejtësisë.
Kjo pako që përfshinë ndryshimet në Kodin Penal, Ligjin për Gjykatat, për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë dhe ligje tjera, që do të forcojmë edhe më tutje sistemin tonë të drejtësisë.
Por, zonja dhe zotërinj,
Jam ndier veçanërisht i lumtur dhe krenar që tek unë kanë arritur për dekretim tri ligjet me të cilat hapet rruga që Forca e Sigurisë së Kosovës të bëhet ushtri e Kosovës.Shpesh jam ndier i vetmuar në angazhimin tim për themelimin e ushtrisë së Kosovës.
Por, jam i lumtur që më në fund i tërë spektri politik i Kosovës u bë bashkë rreth këtij synimi për transformimin e FSK-së.
Ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës u them se ata e kanë merituar që moti këtë.
Me punën e tyre, me profesionalizmin e tyre, ata që moti janë ushtarë të Kosovës.
Forca e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë të mbetet forcë profesionale e standardeve të NATO-s, forcë shumetnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në shërbim të paqes në Kosovë, në rajon dhe më gjerë.
E mirëpres edhe faktin që spektri politik kosovar ka filluar të bëhet bashkë rreth sfidave dhe mundësive imediate për shtetin tonë.
Në radhë të parë e kam fjalën për sfidën e arritjes së një marrëveshjeje paqësore me Serbinë
Me Serbinë kemi një shekull armiqësi.
E kemi fituar luftën, ndonëse me çmim të lartë.
Tani është koha ta fitojmë edhe paqen me Serbinë.
Për veten tonë dhe për gjeneratat që do të vijnë.
Prandaj e mirëpres themelimin e Ekipit Negociator nga Kuvendi i Kosovës dhe fillimin e punës për marrëveshjen me Serbinë.
Kjo marrëveshje duhet të jetë përfundimtare, gjithëpërfshirëse, e arritur në proces paqësor e të ndërmjetësuar nga Bashkimin Evropian dhe mbështetur plotësisht nga SHBA-ja.
Kjo marrëveshje duhet t’i sjell Kosovës njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në Kombet e Bashkuara.
Ndërsa, rajonit dhe Evropës do t’i sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitet.
Të nderuar deputetë,
Dy letra të arritura në zyrën time këtë muaj tregojnë se jemi në rrugë të drejtë.
Letra e presidentit Macron të Francës e lavdëron angazhimin tonë për paqe e stabilitet.
Por, edhe më e fuqishme është letra e presidentit Trump, e shtetit më të afërt tonë.
I jemi mirënjohës që në letrën e tij presidenti Tramp e dallon Kosovën si partner vendimtar për paqen dhe zhvillimin në tërë kontinentin e Evropës.
Duhet të marrim me seriozitetin më të thellë ftesën e presidentit Trump kur thotë që “nxis ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik” dhe “të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe”.
Kemi përkrahjen e mikut më të madh dhe shtetit më të fuqishëm, SHBA-së.
E kemi përkrahjen BE-së dhe të shteteve anëtare të saj.
E kemi përkrahjen e botës për të arritur marrëveshje paqësore, përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse me Serbinë.
 
Të humbim këtë rast, siç thotë edhe presidenti Trump në letrën e tij, do të ishte kthim tragjik prapa dhe do të humbnim një mundësi që nuk do të përsëritet edhe një kohë të gjatë.
Prandaj sot, si President i Kosovës, nga foltorja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ne emër të qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës, konfirmoj se Kosova është gati për dialog.
 
Kosova zotohet se do ta arrijë marrëveshjen finale me Serbinë.
 
Lidershipi dhe qytetarët e Kosovës presin me padurim bekimin e kësaj marrëveshjeje në Shtëpinë e Bardhë, nën lidershipin tuaj president Trump.
Të nderuar deputetë,
Të nderuar qytetarë të Kosovës,
Urime festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Viti i Ri.
Gëzuar!

Filed Under: Featured Tagged With: Kuvend, Lufat dhe Paqa, Presidenti Thaçi, Serbia

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 363
  • 364
  • 365
  • 366
  • 367
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT