• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITA KOMBËTARE E BASHKIMIT TË GJERMANISË

October 4, 2018 by dgreca

DITA KOMBËTARE E BASHKIMIT TË GJERMANISË DHE MARRËDHËNIET AMERIKANO-GJERMANE/

3 frank-shkreliNga Frank Shkreli/

Tre Tetori shënon Ditën e Bashkimit Gjerman (Tag der Deutschen Einheit), dita kur kujtohet përvjetori i Ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, festë kombëtare e bashkimit gjerman ç’prej vitit 1990, menjeherë pas shembjes së Murit të Berlinit.  Për të rikujtuar pakëz historinë, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, Gjermania u nda në katër sektorë ushtarakë, të kontrolluar nga Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik. Si përfundim, më 23 Maj, 1949 sektorët e kontrolluar nga Londra, Parisi dhe Washhingtoni, formuan Republikën Federale Gjermane, ndërsa me 7 Tetor, 1949 sektori që kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik mori emrin Republika Demokratike Gjermane.  Të dy këto shtete, si pasojë e kësaj ndarjeje, zhvilluan sisteme politike dhe ekonomike krejtësisht të ndryshme nga njëri tjetri. Si pasojë e tensioneve politike në atë kohë në Evropë, si dhe midis bashkëkombasve të dy shteteve gjermane — njëra kapitaliste e tjera komuniste — kishte pak ose pothuaj aspak kontakte midis tyre.

Jeta në Gjermaninë lindore (komuniste) karakterizohej nga shtypjet ndaj kundërshtarëve politikë, ndërkohë që mijëra qytetarë të saj ishin nën shinjestrën e Stasi-t, policisë sekrete famëkeqe gjermano-lindore, që njihej për brutalitetin e saj ndaj kundërshtarve të regjimit komunist.  Ishte 4 shtatori i vitit 1989 kur qytetarët e Leipzigut zhvilluan protesta paqësore kundër qeverisë komuniste të Gjermanisë Lindore.  Protestat, të cilat u përhapën dal nga dalë anë e mbanë vendit, kërkonin bërjen e reformave politike dhe hapjen e kufijve.  Më në fund, me 9 Nëntor, 1989 pikat e kontrollit midis dy gjermanive u hapën dhe gjermanët u lejuan të udhtonin lirisht nga njëri shtet në tjetrin.  Kjo datë në të vërtetë, shënon edhe shembjen e Murit të Berlinit.  Të gjitha këto ngjarje të vitit 1989 çuan më në fund në nënshkrimin e “Traktatit të Bashkimit” nga udhëheqsit e të dy shteteve gjermane, në Gusht të atij viti duke e bërë kështu Bashkimin e Gjermanisë, në fakt, një akt zyrtar, më 3 Tetor, 1990.  Ditë kjo që festohet çdo vit anë e mban Gjermanisë së bashkuar, por ndryshe nga shumica e vendeve të tjera në raste të tilla, valvitja e flamurve në shtëpiat private, paradat ushtarake ose fishekzjarret, nuk manifestohen aq shumë në Gjermani.

Është pikërisht me rastin e kësaj dite që Sekretari Amerikan i Shtetit Michael R. Pompeo, në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i dërgoi të martën një mesazh urimi popullit të Gjermanisë.  “Gjermania është njëri prej aleatëve tonë më të ngushtë dhe një vend udhëheqës i pazevëndsueshëm në Evropë”, shprehet kryediplomati amerikan në urimin e tij dhe shton se, “Ndërsa po afrohet 30-vjetori i shembjes së Murit të Berlinit, ne kujtojmë atë ngjarje me rëndësi, jo vetëm për ribashkimin gjerman, por edhe për demokracinë dhe lirinë anë e mbanë globit”. Në këtë ditë me rëndësi, theksoi Z. Popmpeo, “Ne festojmë frymën e bashkimit si dhe vendin që zë Gjermania, si një fener ndriçues për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqe.”

Me këtë rast Sekretari Amerikan i Shtetit tha se kultura dhe traditat gjermane janë aspekte të pandashme të përvojës dhe jetës amerikane dhe solli në kujtesë se në Shtetet e Bashkuara, më shumë se 45-milion veta janë me prejardhje gjermane. “Vlerat tona të përbashkëta, lidhjet e forta popull me popull, si dhe interesat e përbashkëta për të krijuar një botë të begatë dhe të sigurt, përbëjnë gurthemelin e fortë të marrëdhënieve tona”, ka nënvijuar kryediplomati amerikan Pompeo, në mesazhin e tij drejtuar gjermanëve në Berlin dhe anë e mbanë Gjermanisë me rastin e 28-vjetorit të ribashkimit të gjermanëve.  Ai u uroi atyre “begati të vazhdueshme dhe i falënderoi gjermanët për kontributin e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve të pathyeshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë. “Së bashku, ne jemi me të vërtetë, Wunderbar”, (të shkëlqyeshëm) ka përfunduar mesazhin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo, dërguar popullit gjerman me rastin e 3 Tetorit, Ditës së ribashkimit të dy gjermanive.

Është e vërtetë se marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Gjermanisë, historikisht, kanë qenë shembullore në çdo pikëpamje, por vitet e fundit vihet re një atmosferë kritikash ndaj politikave të njerës se tjetrës palë, sidomos në fushën e politikës ndërkombëtare por edhe në arenën ekonomike.  Është pikërisht në këtë atmosferë tensionesh e kritikash të shprehura madje edhe publikisht — në pikëpamjet politike transatlantike, nga nivelet më të larta të dy palëve — që Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Z. Heiko Maas po viziton këto ditë Washingtonin, për bisedime midis dy palëve dhe për të inauguruar Vitin e Miqësisë Gjermano-Amerikane.  Sipas Deutshe Welles, para se të nisej për në Amerikë, Kryediplomati gjerman u shpreh se marrëdhëniet transatlantike mbeten jetike, megjithë politikat kontraversiale të Presidentit Trump.  Por megjithkëtë, Gjermania, ka thënë ai para se të nisej për në Washington, duhet të zhvillojë një dialog intensiv me Shtetet e Bashkuara, në një kohë ndryshimesh me rëndësi në politikën dhe në pikëpamjet transatlantike, mbi zhvillimet midis palëve.  Por, ai ka shtuar se megjithë ndryshimet që mund të ekzistojnë mbi çështje të ndryshme politike, ushtarake dhe ekonomike midis Washingtonit dhe Berlinit, marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve janë të “panegociueshme”, ka theksuar Ministri i jashtëm gjerman.  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më me rëndësi i Evropës”, citohet të ketë thënë ai.

Ndryshimet në pikpamjet transatlantike midis Administratës së Presidentit Trump dhe vendeve evropiane, përfshirë Gjermaninë, janë pasqyruar mbi disa çështje, përfshirë marrveshjen nukleare me Iranin, gjëndjen aktuale në Siri, ndryshimet klimaterike, tregtinë dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake nga vendet anëtare të Aleancës së NATO-s.  Çështje këto të cilat, të pakën në sipërfaqe, duket se kanë tensionuar marrëdhëniet transatlantike, përfshirë edhe ato midis Washingtonit dhe Berlinit.  Por thelbësoret e marrëdhënieve gjermano-amerikane, siç janë vlerat e përbashkëta, të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut nuk janë prekur, megjithë atë që mund të konsiderohet si tension i tanishëm në këto marrëdhënie.   Sekretari i Përgjithshëm i Institutit Goethe, Johannes Ebert, në një intrevistë me Deutshe Wellen ka folur për çështjet që i ndajnë dhe ato që i bashkojnë gjermanët dhe amerikanët.  “Duhet të bëjmë një diferencim midis vlerave bazë dhe interesave dhe objektivave të njerës ose tjetëres palë. Të dy vendet”, sipas tij, “Janë gjithnjë të angazhuara ndaj vlerave të lirisë.  Vlera të tilla nuk ndryshojnë, madje as në kursin e politikës së përditshme”, ka theksuar Johannes Ebert.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Zoti Maas, një pjesë të vizitës së tij në Washington do ua kushtojë këtyre çështjeve për të cilat mund të ekzistojnë mosmarrveshje, në bisedimet zyrtare që ai do të zhvillojë në Washington me homologun e tij, Sekretarin Amerikan të Shtetit, Z. Pompeo, me Këshilltarin e Presidentit Trump për çështje të Sigurisë Kombëtare, Z. John Bolton, me Përfaqsuesin Amerikan të Tregëtisë, Z. Robert Lighthizer dhe me anëtarë të Kongresit Amerikan.

Por arsyeja kryesore e vizitës së Ministrit të Jashtëm gjerman në Washington është pjesëmarrja e tij në hapjen e aktiviteteve për Vitin kushtuar Miqësisë Amerikano-Gjermane.  Sipas burimeve gjermane, gjatë vitit të ardhëshëm, anë e mbanë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të mbahen më shumë se 1000 aktivitete me objektivin për të promovuar kontaktet dhe mirëkuptimin midis popullit gjerman dhe atij amerikan.   Sekretari i Përgjithshëm i Institutit Goethe, Johannes Ebert  shpjegoi për Deutshe Wellen, objektivat e Vitit kushtuar Miqësisë Amerikano-Gjermane në Shtetet e Bashkuara, duke u shprehur se pasi pothuaj 50-milion amerikanë kanë rrënjë gjermane, “Ne duam që t’i forcojmë këto marrëdhënie, por njëkohësisht ne dëshirojmë që të diskutojmë gjithashtu, haptas, pikëpamjet tona të ndryshme.  Kjo nuk është një kontradiktë në vetvete.  Me fjalë të tjera, duam një diskutim mbi gjërat që po shkojnë mirë në marrëdhëniet tona – por duam të bisedojmë edhe për çështjet të cilat, aktualisht, na shqetësojnë për momentin”, është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i Institutit gjerman Goethe, Johannes Ebert mbi pritshmëritë e tija për Vitin kushtuar Miqësisë Amerikano-Gjermane.

Ndërkohë që Gjermania festoi me 3 Tetor, 28-vjetorin e ribashkimit të saj dhe ndërkohë që Gjermania shpalli këtë javë Vitin kushtuar Miqësisë Amerikano-Gjermane, një gjë mbetet e qartë.   Se megjithë problemet e vërteta aktuale ose sipërfaqësore, ose sfidat e imagjinuara në marrëdhëniet amerikano-gjermane – Gjermania mbetet për Shtetet e Bashkuara partneri më i fortë dhe më i vlefshëm i Washingtonit, si dhe udhëheqës i Bashkimit Evropian dhe vendi që luan një rol kritik në marrëdhëniet në nivel botëror, për një numër çështjesh me rëndësi kyçe për interesat e Shtetevet të Bashkuara dhe për paqën dhe sigurinë në botë. Si e tillë dhe megjithë ndryshimet nga koha në kohës midis tyre mbi zhvillimet në botë dhe në marrëdhëniet dyplaëshe — kjo miqësi midis Washigtonit dhe Berlinit, mbetet kritike për begatinë, sigurinë dhe paqën në Evropë dhe në botë.  Lidhjet e ngushta e mqiësore Washington-Berlin shërbejnë, njëkohësisht, edhe si garanci dhe mbështetje ndaj interesave kombëtare afat shkurtëra dhe afat gjata të shqiptarëve në trojet e veta, në Ballkanin Perëndimor.  Nëqoftse ekzistojnë dy shtete që janë të pazevëndësushme për fatin e Kombit shqiptar dhe për të ardhmen e tij, ato janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania. Marrëdhëniet e forta dhe miqësore midis tyre janë gjithashtu edhe në interesin kombëtar të shqiptarëve!

 

1 Brandenburg”Sekretar i Përgjithëshëm Gorbaçov, nëqoftse kërkon paqën, nëqoftse kërkon begatinë për Bashkimin Sovjetik dhe për Evropën Lindore, nqëoftse kërkon liberalizimin – eja këtu tek kjo portë.  Zoti Gorbaçov, hape këtë portë, shembe këtë mur.”  Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ronald Reagan, Berlin, 12 Qershor, 1987/

1 rrezimi i murit

Porta Brandenburg, simboli i ndarjes së Berlinit dhe Gjermanisë gjatë Luftës së Ftohtë, është tani simboli kombëtar i paqës dhe i bashkimit gjerman.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Bashkimi i Gjermanise, Frank shkreli, Marrdheniet me Ameriken

Elegji per herion shqiptar ne Tampa, Dhimiter Andoni

October 3, 2018 by dgreca

2 edhe kjo heroiNga Piro POLOSKA/1 Tampa

Kane kaluar vecse pak dite kur komuniteti ne Tampa Bay degjoj nga te gjitha mediat locale, audiovizive dhe te shkruara, se i riu shqiptar 22 vjecar Dhimiter Andoni kishte humbur jeten ndersa kishte mundur te shpetonte nje drejtues automjeti ne rezik. Ishe vecanerisht komuniteti shqiptar ne kete zone qe e perjetoi me dhimbshem humbjen e nje prej djemve te vet me te mire.1 elegji heroi

Dhimitri u lind ne Zicisht te zones se Devollit, ai gjithmone ka qene nje njeri me ambicie te medha dhe piksynime te larta per jeten. Si nje nxenes me perfundime te shkelqyera ne aresimin 8 vjecar, Dhimitri fitoj te drejten per te vazhduar studimet e mesme ne kolegjin Maltez te qytetit te Korces. Nje kolegj ne gjuhen angleze, me kerkesa te larta pedagogjike dhe kurikulum te nje niveli teper te larte dhe bashkekohor. Gjate viteve te studimit ne kete kolegj spikati talenti I jashtzakonshem i djaloshit te ri i cili edhe ne saje te punes se tij te palodheshme, ariti te behej nje nga nxenesit me te mire te ketij kolegji. Mbas perfundimit te arsimit te mesem, Dhimitri fitoi te drejten e studimeve te larta ne Gjermani, ku ariti te perfundonte vetem dy vitet e para per arsye se tre vjet me pare, ai dhe familja e tij emigruan ne SHBA, ne Clearwater, Florida.

Jane vetem tre vjet jete ketu, por qe vlejne me shume se 30 vjet per nga intensiteti dhe aritjet qe ky djalosh ariti te permbushte ne nje kohe kaq te shkurter. Dhimitri ariti te behej nje student i shkelqyer I finances ne USF duke patur nje GPA per tu admiruar. Profesoret dhe bashkestudentet e tij e kujtojne me shume respect si nje shok te virtytshem, si nje student qe anjehere nuk e kurseu ndihmen per kedo. Dhimitri ishte njeriu i enderrave te medha, te cilat kishte filluar ti realizonte. Ai kishte nje pozicion te admirueshem pune tek “Wells Fargo Bank” ne grupin e sigurise ndaj krimit ekonomik, ku edhe ka patur suksese spektakolare, sic ishte rasti I ndihmes se tij te vecante ne zbulimin e nje grupi qe kryente falsifikimin e parave, me shtrirje ndershteterore. Dora e Dhimitrit shtrihej pa hezitim per te ndihmuar cdo njeri. Si nje sudent me nje Anglishte perfekte, ai ishte i kudo ndodhur me perkethimet e tij per komunitetin.

Shoqata Vatra ne Tampa Bay, duke patur si moton e saj paresore ndihmen dhe kontributin ndaj komunitetit shqiptar, I ka qendruar prane familjes, ne keto dite te humbjes se madhe dhe te dhimbjes se pa pershkruar, duke I dhene familjes force te kaperzeje kete tragedy. Me fushaten e ndihmave per familjen te organizuar nga shoqata Vatra ne Tampa Bay, u ariten te mblidhen me shume se $20,000. Gjithe komuniteti shqiptar, u bashkua me dhimbjen e familjes moralisht por ne te njejten kohe nuk hezitoi te jepte edhe ndihmen e tij financiare per te ndihmuar kete familje qe vetem 3 vjet ka ne emigrim.

Ishte nata e 20 Shtatorit ’18, kur rreth ores 9:00 pm Dhimitri ishte duke u kethyer nga shkolla per ne shtepi pas nje leksioni qe do te ishte i fundit per te. Ne rrugen e kethimit ai pa nje drejtues automjeti qe humbi kontrollin e automjetit dhe ndodhej ne rrezik per jeten. Nuk e di ekzaktesisht se cfare mund te bente nje njeri i zakonshem ne ate situate, ne nje nate me shi perballe nje njeriu te panjohur ne nevoje. Por atje ishte Dhimitri, nje njeri jo i zakonshem, nje njeri qe ne karakterin e tij kishte humanizmin e vertete dhe altruizmin pakufi per cilindo qe do kish nevoje per te. Ka qene kjo force e brendeshme unike, e permasave qe jo te gjithe e kane, qe e shtyu te merte hapin dhe pa hezitim e me trimeri te ndihmonte njeriun, jeta e te cilit ndodhej ne rrezik. Mbasi dha ndihmen qe duhej, sigurisht me shpirtin plot drite dhe ngazellim per aktin qe kishte kryer, Dhimitri ishte duke u kethyer tek makina e tij ne ane te autostrades I-275. Ai nuk e dinte se ndersa ai shpetoi nje jete, vdekja tinzare e priste atje prane, fshehur ne skutat e erresires se nates. Ishte nje makine qe vinte nga pas si nje hijene, qe goditi djaloshin dhe u deshen vetem disa seconda per te kapecyer kufirin jete-vdekje. Jeta e Dhimitrit tragjikisht u nderpre atje, nje zemer e mbushur plot dashuri dhe zjarr rinor ndaloi se rahuri, nje shpirt i dlire u shkeput nga ai trup i pashem dhe fluturoi drejt parajses. Dhimitri nuk mundi te kethehej me ne shtepine e tij ku e prisnin me ankth nena dhe babai. Ai fali gjene me sublime, dha jeten e tij per te shpetuar nje jete tjeter! A ka act me heroik se ky? Akti i tij eshte frymezues per te gjithe ne. Dhimitri eshte pa diskutim nje hero. Heronjte gjithmone jemi mesuar ti shohim te rinj, te bukur dhe qe kur vjen momenti ne jete, lene gjithshka menjane dhe nuk kursejne as jeten e tyre ne emer te humanizmit dhe dashurise per njerezit. I tille ishte heroi yne me i ri Dhimiter Andoni. Ai ishte i nje djalosh i pashem sykalter, ishte vetem 22 vjec, ne kulmin e rinise, energjise dhe endrave te tij. Akti qe kreu e ben figuren e tij edhe me te bukur, I jep forcen e ideales. Gjithe komuniteti shqiptar eshte krenar per Dhimitrin, i cili i tregoi te gjitheve se kush jane shqiptaret e vertete, cfare vlerash te larta morale ata mbartin.

Dhimitri u largua ne banesen e tij te perjeteshme por kujtimi i tij do te mbetet gjithmone I bukur dhe rrezellites. Si nje engjell, i retuar nga aureola e dashurise per njerezit, ai do te qendroje mbi ne duke na dhene shembullin e heroit, e njeriut me virtytet me te larta humane.

Dhimitri shte njeriu qe ne ember te dashurise per jeten, fali jeten e tij! Ai do te mbetet nje hero qe do frymezoje gjeneratat me figuren e tij, ai do te mbetet ne memorjen kolektive si imazhi i njeriut qe zgjat doren e ndihmes te kushdo ne nevoje. Ai do te jete gjithmone i rrethuar nga dashuria e njerezve dhe nga dhimbja e thelle per ikjen kaq te vrullshme si vete rinia e tij. Si te gjithe heronjte Dhimiter Andoni do te mbetet I paharuar ne memorjen kolektive. Humbja dhe akti i tij heroik i miresise, do te na frymezoje te gjitheve ne per te qene me te mire, per te ndihmuar me teper njeriun qe kemi ne krah, sepse keshtu e nderojme edhe me teper heroin tone!

Filed Under: Featured Tagged With: Dhimiter Andoni, heros ene, Piro Poloska

“Te Monumenti me lule/ Shqiponjat me këngë ulen …”

October 3, 2018 by dgreca

1 Kenga Labe

Festivali Folkorik “Buçet Kënga Labe”: Drashovicë, 2018/

1 drashovicaShkruan:MSc. Albert HABAZAJ, studiues i Etnologjisë dhe Folkorit/*

Duke u marrë me mbarëvajtjen dhe realizimin sa më të përsosur artistik dhe estetik të Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018,kujtesa sociale na sjell para syve festimet aq të bukura, simbolike e mbresëlënëse, kur duke filluar qysh në vitet 1960, te rrepet e Drashovicës, çdo 14 shtator e çdo vit shndërrohej në një ditë sa të gëzueshme aq krenare, që i tejkalonte përmasat lokale dhe shënohej në ngjarjet e nivelt kombëtar për nga niveli i organizimit, realizimit dhe mesazheve që përcillte ndër banorë e nëpër breza.Mbështetur në këtë përvojë të mrekullueshme, synimi është që kjo ditë e shënuar e vjeshtës së parë në të ardhmen të jetë dita e festivaleve folkorike me tematikë “Buçet kënga labe”. Sivjet, të shtunën e të dielën e datave 15 dhe16 shtator u zhvilluaFestivali Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018 në njëatmosferë etnofestive model dhe vërtet emocionuese. Morën pjesë 19 grupe labe, që aktualisht bëjnë jetë aktive folkorike, banorë të fshatrave të 3 bashkive: Himarë, Selenicë e Vlorë. Organizatore e këtij Takimi Folkorik: Shoqata Kulturore-Atdhetare “Drashovica”. Ndihmoi organizimin Piro Bregaj. Udhëheqës artistik i Festivalit ishte Albert Habazaj. Ideja dhe realizimi ishte i shpirtit të madh e bujar të birit të Drashovicës e Vlorës, labit 24 karatësh, kryefisnikut të kulturës shqiptare Dr. Bujar Leskaj, të cilit i shprehim mirënjohje dhe falënderime të pafundme. Takimi Folkorik i Drashovicës përfundoi shkëlqyeshëm. Për këtë realizim shembullor kanë meritë të 163 artistët popullorë të zonës, për interpretimin virtuoz, kostumet folkorike, pasuruar e zbukuruar sipas traditës, për disiplinën e lartë artistike, si dhe 2 prezantueset: Ana H. Meçaj, studente e Universitetit “Ismali Qemali” dhe Hava Çelaj Muçaj, mësuese, të veshura plot hijeshi sipas kostumografisë tradicionale të krahinës. Ende më vjen në vesh e freskët, kumbuese, e mirëfilltë jehona e asaj mbrëmjeje magjike të së shtunës së atij Takimi Folkorik. Si vëlla, si mik e shok, si djalë Labërie nga Tërbaçi himariot i Lumit të Vlorës më tepër sesa si Udhëheqës artistik iFestivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018”, falënderoj nga zemra të gjithë artistët popullorë, ata këngëtarë biblila e ato këngëtare thëllëza të labërishtes sonë të dashur në këngë e valle të kënduara, sipas stileve muzikore, varianteve dhe nënvarianteve të çdo fshati, grupet pjesëmarrës në këtë fetsë polifonike labe, si dhe përgjegjësit e grupeve, me të cilët bashkërenduam aq mirëkuptueshëm, me përgjegjësi e harmonishëm ditë e netë pune shpirtërore e fizike për të realizuar synimin: të kënaqnim banorët dhe artistët me paraqitjen tonë. Pa komente, por me përulje të thellë po i përmendim grupet pjesëmarrës dhe përgjegjësit përkatës:

1.Grupi “Drashovica” – Nazmi Kola;

  1. Grupi “Ali Asllani” – Defrim Mustafaraj;
  2. Grupi i Armenit – Gjelosh Hodaj;
  3. Grupi “Bilbili” – Sejmen Gjokoli;
  4. Grupi “Buronjat labe” – Mecan Myrtaj;
  5. Grupi “Çipini” – Tomorr Lelo;
  6. Grupi “Djemtë e Vlorës” – Lefter Lamani;
  7. Grupi i Dukatit – Fatosh Likoj;
  8. Grupin tim të zemrës “10 Shqiponjat e Tërbaçit” (A.H);
  9. Grupi i Gorrishtit – Gëzim Rakipaj;
  10. Grupi “Ismail Qemali” Kaninë – Piro Bregaj;
  11. Grupi “Jehona Labe” – Berdo Berdaj;
  12. Grupi Kudhës-Grehot (Sevaster) – Ëngjëllush Dapaj;
  13. Grupi i Lapardhasë – Nazif Cela;
  14. Grupi “Pavarësia” – Sofokli Bega;
  15. Grupi “Bejkë e bardhë” i Pilurit – Kristo Çipa;
  16. Grupi i Vezhdanishtit – Fuat H. Breshani; si dhe:
  17. Grupin e Dushkarakut – Feta Dëraj;
  18. Grupi e Selenicës – Paskal Kota, që bashkë me grupin e Armenit ishin tre grupet që, edhe pse u paraqitën në çastin e hapjes së Festivalit, u futën në program (j/r). Veçse, pa bashkëpunimin e frytshëm me ta Takimi “Buçet kënga labe” nuk do të realizohej kaq bukur. Mirënjohje, miq të mirë! Ju këndoftë zemra o thëllëza e bilbila të këngës labe!

Për banorët bujarë të Drashovicës, krahinës së Lumit të Vlorës, artistët popullorë të grupeve labe të Vlorës, miqtë e respektuar dhe të ftuar të tjerë gëzimtarë në këtë festë popullore, zotërinjtë e pushtetit vendor, pjesëmarrës në këtë ngjarje të madhe kulturore të folkorit zonal, para se të fillonte Takimi Folkorik dhe pa prezantim doli në skenën natyrore tek Monumenti i Drashovicës grupi polifonik i fshatit Drashovicë dhe përshëndeti me këngën: “Drashovica është me rrënjë”). Gjykojmë se, në atë mbrëmje të rrallë festive labërore, të gjithë festivalistët, përfshi dhe anëtarët e jurisë, me kryetar aktorin e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar Bujar Asqeriu “Nder i Kombit”, anëtarë: Novruz Bajrami, arkeolog, e kostumograf, si dhe kompozitorin e këngëtarin e njohur vlonjat Artur Dhamo “Mjeshtër i madh”, kontribuam në standardin e raportit të drejtë midis të mirëfilltës (autentikes) dhe spektakolares, jo thjeshtë duke paraqitur çdo grup dy materiale polifonike, një të traditës, një risi mbi shtratin karkteristik, me kostumet popullore të duhura, me tekst, melodi e interpretim artistik virtuoz për të lënë në kujtesën e regjistruar vulën autentike të çdo stili e nënstili muzikor të Labërisë së Lumit të Vlorës, Dukatit, Himarës, Topalltisë e Kudhës-Grehot Sevasterit. Ndamë bashkë emocionet e fuqishme, të bukura dhe krenare që na shkaktoi pozitivisht ai mjedis kaq i bukur e festiv, ata banorë bujarë të Drashovicës, ata njerëz të mrekullueshëm, me artistet dhe artistët popullorë të talentuar, që e firmosën me zërin e shpirtit të tyre të shtunën e 15 shtatorit 2018 si Ditën e këngës dhe valles labe.

Drashovica – Harku i Triumfit shqiptar, djep i shenjtë polifonie labe. Mbi shushurimën e Shushicës, me monumentin e bukur historik, të betejave legjendare të përmasave termopiliane (1920, 1943), ngritur, i tëri në bronz, që lidh të dy faqet e historisë në një të vetme dhe banorët e quajnë “Harku i Triumfit shqiptar” shfaqet Drashovica si një portë e hapur për t‘u futur pa trokikur në Luginën e Lumit të Vlorës. Ngritur mbi grykat e maleve e shpateve, Labëria e Vlorës, mbart si mesazh për brezat personazhe, ngjarje, data, episode dhe bëma të paharruara, në kohë e në hapësirë.Çdo qafë mali, çdo shpat, çdo grykë e rrëpirë këtu flet për një histori, për një betejë legjendare, për një sfidë ndaj pushtimeve të huaja. E vërteta është që banorët e Labërisë së Vlorës, janë edhe artistë prej natyre, me botë të brendshme të pasur, me shpirt të pastër e të lirë si zogjtë që fluturojnë mbi qiellin e Lumit të Bardhë e dy deteve të kaltra në mozaikun lirik, që të rrëmben, si me një magji gati hyjnore.Labëria ka traditë shumë të pasur folkoristike dhe ka patur grupe të famshëm, deri në nivel kombëtar e ndërkombëtar, por këto thesare të paçmuara të shpirtit popullor duhet të transmentohen fisnikërisht brezave.

Programi. Organizatore e Festivalit “Buçet kënga labe” është Shoqata Kulturore – Atdhetare “Drashovica”, me kryetarë Novruz Bajramaj dhe Ardian Resuli; ndihmoi organizimin Piro Bregaj; udhëheqës artistik Albert Habazaj. Ideja dhe realizimi i këtij festivali tepër të veçantë është shpirti i madh e bujar i birit të Drashovicës e Vlorës, Labit 24 karatësh, kryefisnikut të kulturës shqiptare dr. Bujar Leskaj, aq të dashuruar me këngën e vallen labe!  Në këtë festival, që Ideatori dhe Realizuesi dëshiron ta kthejë në traditë të përvitshme, morën pjesë këngëtarë e vallëtarë popullorë të grupeve labe, që aktualisht kanë jetë aktive folkorikenga tre bashki: ajo e Himarës, e Selenicës dhe e Vlorës. Si Grup i vendit mikpritës, çel festivalin Grupi polifonik i fshatitDrashovicë, me përgjegjës Nazmi Kola: -“Drashovica është me rrënjë”, teksti: Nazmi Kola, marrës Flamur Serjani, kthyes Xheladin Runa, hedhës Ferdinand Runa; -“Moj kunadh’ egër!…”,teksti Nazmi Kola, marrës Frederik Kola, kthyes Xheladin Runa, hedhës Ferdindand Runa; -“Ku këndon labçe belxhiku” valle e kënduar burrash, teksti popullor, marrës Flamur Serjani, kthyes Xheladin Runa, hedhës Frederik Kola. Përveç grupit vendali të Drashovicës, që, sipas të drejtës zakonore, ka dhe rolin e mikpritësit dhe u paraqit me tre numra, çdo grup tjetër shfaqi në skenën natyrore aq hijerëndë e po aq lirike të Monumentit të Drashovicës dy numra, siç qe kërkesa, një të traditës, një risi. Në vijim, paraqitja e vlerave folkorike të grupeve vijoi me korrektesë sipas programit, duke ndjekur kriterin alfabetik të emërtimit të grupeve pjesëmarrës në festival:2. Grupi “Ali Asllani”, përgjegjës Dëfrim Mustafaraj:-“Këngë për Ali Asllanin”, teksti: Tomorr Lelo, marrës, Dëfrim Mustafaraj, kthyes: Adriatik Revaj, hedhës, Valter Hodo;-“Moj, Mavrov’ e Drashovicë”, teksti popullor, marrës Ismet Binaj, kthyes Adriatik Revaj, hedhës Dëfrim Mustafaraj.3. Grupi “Bilbili”, përgjegjës Sejmen Gjokoli:-“Labëri, me supezënë”, teksti: Muhamet Tartari, marrës Bilbil Basho, kthyes Sadik Hodo, hedhës Mirjan Agaraj;-“Hyn e del një hënë”, teksti Lulzim Lekdushi, marrës Piro Latifaj, kthyes Sadik Hodo, hedhës MirjanAgaraj.4. Grupi “Buronjat Labe”, përgjegjës Meçan Myrtaj:-“Malet-o!”Jona, Labëria”, teksti Nertesi Asllani, marrës Meçan Myrtaj, kthyes Gëzim Veraj, hedhës Numan Canaj;“Jona, Labëria nëna”, teksti Astrit Zogaj, Marrës Numan Canaj dhe Meçan Myrtaj, kthyes Gëzim Veraj, hedhës Besnik Agaj.5. Grupi “Çipini”, përgjegjës: Tomorr Lelo, “Mjeshtër i madh”:-“Trimat e zgjedhur me dorë” për dëshmorët e Njëzetës, teksti Tomorr Lelo, marrës/ solistë Tomorr Lelo, Gëzim Rakipaj, Vendim Zykaj e Katina Beleri “Mjeshtre e madhe”; kthyes Golik Likaj “Mjeshtër i madh”, hedhës Vendim Kapaj “Mjeshtër i madh”;-“Drashovicë, portë istikami”, teksti Tomorr Lelo, marrës Bexhet Mahmutaj, kthyes Golik Likaj “Mjeshtër i madh”, hedhës Vendim Kapaj “Mjeshtër i madh”. 6.Grupi “Djemtë e Vlorës”, përgjegjës Lefter Lamani:-“Kënga juaj e bekuar”, teksti Nertesi Asllani, marrës Vasil Sera, kthyes Sefer Gjika, hedhës Përparim Goxhi;-“Kur më shkon me hap sorkadhe”, teksti Nertesi Asllani, marrës Ahmet Rrapaj, kthyes Sefer Gjika, hedhës Përparim Goxhi.7. Grupi i Dukatit, përgjegjës Fatosh Likoj:-“Nuk harrohen ato vite”, teksti Pelivan Bajramaj, marrës Fatosh Likoj, kthyes Syrja Brahimi, hedhës Aranit Kulluri;-“Telat-o po venë e vinë”, teksti popullor, marrës Barjam Hunda, kthyes Syrja Brahimi, hedhës Aranit Kulluri.8.Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, përgjegjës Albert Habazaj;-“Mesazhi i nënave: Ligjëro, moj kënga labe!” teksti Albert Habazaj, marrëse Shpresa Kapo Çelaj, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Vito Shiroku Vera;-“Nënave u falet Vlora”- valle e kënduar grarishte, teksti Albert Habazaj, heq vallen Shpresa Kapo Çelaj, marrëse Lirjana Rrapaj Kapo, kthyese Liri Gaçe Shkurtaj, hedhëse Vito Shiroku Vera.9. Grupi iGorrishtit“Vatra Gorrishjote”, përgjegjës: Gëzim Rakipaj:-“28 mijë dëshmorë”, teksti Arap Caushaj, marrës Isa Rakipaj, thyes Xhenet Xhelili, hedhës Përparim Sherifi;-“Shqipëri, moj hallemadhe”, teksti Festim Skëndaj, marrës Gëzim Rakipaj, thyes Lekmi Beqiraj, hedhës Fatos Avdulaj.10. Grupi “Ismail Qemali” Kaninë, përgjegjës Piro Bregaj:-“Maj’ e këngës ata mbenë”, marrës Piro Bregaj, kthyes Besnik Merkaj, hedhës Fatjon Hyseni;-“Donika, zonjë e Kaninës” marrës Fatjon Hyseni e Piro Bregaj, kthyes Petro Limaj, hedhësVasil Halilaj.11. Grupi “Jehona Labe”, përgjegjës Berdo Berdaj:-“Hajmedet, o Skëndo Lumi!”, teksti popullor, marrës Berdo Berdaj, kthyes Viron Laci, hedhës Resmi (Mico) Ferraj;-“Drashovicë, moj portë e hapur”, teksti Nertesi Asllani, marrëse Fatbardha Hosi Brahimaj, kthyes Viron Laci, hedhës Resmi Ferraj.12. Grupi Kudhës-Grehot, përgjegjës Ëngjëllush Dapaj:-“Këngë për Pavarësinë” teksti Apostol Basho, marrës Ëngjëllush Dapaj, kthyes Salo Kanaj, hedhës Fako Fakaj;-“Një kala në Tepelenë”, teksti popullor, marrës Ëngjëllush Dapaj, kthyes Salo Kanaj, hedhës Fako Fakaj.13. Grupi iLapardhasë, përgjegjës Nazif Çela, “Mjeshtër i madh”:-“Ilegalët”. Teksti Feti Brahimaj, marrës Nazif Çela, kthyes Golik Likaj (të dy “Mjeshtër i madh”, hedhës Meleq Çelaj;-“O moj vajza bregdetare!”, teksti Feti Brahimaj, marrës Nazif Çela, kthyes Golik Likaj (të dy “Mjeshtër i madh”), hedhës Meleq Çelaj. 14.Grupi i Armenit, (ardhur në çast, j/r.) përgjegjës Gjolek Hodaj: -“Që kur m’u largove”, teksti Lefter Haxhiraj, marrës Sokrat Sejdiraj, kthyes Ervis Kocka, hedhës Lavdosh Aliraj; “E mban mënd, moj Drashovicë”, teksti Feti Brahimi, marrës Petrit Nuredini, kthyes Ervis Kocka, hedhës Lavdosh Aliraj.15. Grupi “Pavarësia”, përgjegjës Sofokli Bega: -“Drashovicë, harku i legjendës”, teksti Sofokli Bega, marrës Sofokli Bega, kthyes Ladi Alikaj, hedhës Skënder Habili;-“Kënga labe, kënga ime”, teksti Sofokli Bega, marrës Sofokli Bega, refreni David Muhaj, kthyes Ladi Alikaj, hedhës Skënder Habili.16. Grupi i Dushkarakut,(j/r. Bashkia Selenicë), përgjegjës Feta Deraj: – “Pleqtë me feste të kuqe” (këngë ode), teksti popullor, marrës Ilirjan Gabovaj, thyes Ariz Rrokaj, hedhës Bujar Sinani; “Gjeta një thëllëzë”, teksti Zaho Balili, marrës Bujar Sinani, Feta Deraj, thyes Xhezmi Hyseni, hedhës Përparim Sulçe.17.Grupi “Bejkë e bardhë” i Pilurit, përgjegjës Kristo Çipa:-“Ylli sytë e bukur lau”, teksti Kristo Çipa, marrëse Zaharulla Koka, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri;-“Kemi ty, o Skënderbe!”, teksti Kristo Çipa, marrëse Ermioni Mërkuri, kthyes Dhimitraq Bala, hedhëse Leni Mërkuri.18. Grupi i Selenicës, (j/r.) përgjegjës Paskal Kota: “Malinë, e zeza malinë!”, teksti Përparim Çunaj, marrës: Përparim Çunaj, kthyes: Perlat Haxhiraj, hedhës: Tomor Haxhiraj; “Çtë bëjë fukarai?!”, teksti Përparim Çunaj,marrës: Përparim Çuni, kthyes: Perlat Haxhiraj, hedhës: Tomor Haxhiraj.19.Grupi i Vezhdanishtit, përgjegjës Fuat H. Breshani: -“Portë e madhe e Labërisë”, teksti Ëngjëllush Tahiri, marrës Ëngjëllush Tahiri, kthyes Nebi Sina, hedhës Izedin Sina; -“Për ty, Vlora hane-hane”, teksti Nexhip Sera, marrës Ëngjëllush Tahiri, kthyes Nebi Sina, hedhës Izedin Sina. Çmim të parë mori grupi Grupi “Jehona Labe”, çmim të dytë grupi i Laparadhasë dhe çmim të tretë grupi i Vezhdanishtit.

Mesazhet e Festivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018. Ky festival merr vlera të larta, sepse mban bukur gjallë shpirtin e popullit, të banorëve labë në këngë e valle popullore sipas stileve muzikore dhe nënstileve, varianteve dhe nënvarianteve të vendbanimeve me artistë labë, bij të këtij populli aq të fisëm të Labërisë, të shtrirë në tri bashki: Vlorë, Himarë e Selenicë ku këndojnë, kërcejnë (valle të kënduara) dhe qajnë sipas natyrës dhe traditës labe, kaluar brez pas brezi e shekull pas shekull si stafetë shpirti për gëzime e dhimbje. Aq më tepër shtohen këto vlera, sepse jemi në kohën kur Folkori duhet të përballet me sfidat e globalizmit dhe ruajtja e tipologjisë polifonike në kuadër të urbanizimit jo vetëm nga bartësit e folkorit, por edhe nga nipërit e mbesat e tyre, nga ne, studiuesit, miqtë e dashamirët e polifonisë labe (këngës dhe valles labe) kërkon të bëhemi misionarë të shpirtit të popullit të krahinës sonë në kënëge valle labe. Nga takime të përmasave të tilla vetëzbukurojmë jetën tonë, japim e marrim përvoja folkorike etnopolifonike në lokalitetet tona e qendrat e banuara nga labër, përfitojmë e nuk humbasim. Për këto arsye e shumë mesazhe të tjera të dashurisë së madhe, konkrete dhe pa u dukur ndaj vendlindjes, ndaj etnokulturës dhe folkorit të krahinës sonë të përbashkët të origjinës apo vendlindjes bujari ynë Bujar Leskaj e shton natyrshëm, vetvetiu përditë e më tepër respektin tonë për ç’ka jep nga shpirti i tij, nga fjala, nga zemra, nga mendimi dhe të ardhurat e tij financiare, që s’janë pak për Vlorën e Labërinë, por ai nuk do që t’i përmendim, biles shpesh herë dhe mërzitet. Mirënjohje dhe falënderime të pafundme prof. Bujar Leskaj për këtë kontribut të madh që po jepni për folkorin e Labërisë, që ai mos të shuhet, por të jetë i ndezur brez pas brezi, të trashëgohet nip pas nipi e mbese pas mbese në këto treva e të fluturojë tutje hapësirave labe me thëllëza e bilbila!

 *) E dergoi per Diellin autori Albert Habazaj, Udhëheqës artistik iFestivalit Folkorik “Buçet kënga labe”, Drashovicë, 2018

*Per me shume fotografi svigni ne facebook dielli vatra

Filed Under: Featured Tagged With: Albert Habazaj, Drashovice 2018, Festivali i polifonise labe

Përkujtohet protesta e 1 Tetorit 1997 në mbrojtje të arsimit shqip

October 1, 2018 by dgreca

1 kos ars-Nga protesta studentore e 1 Tetorit 1997 në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe raportoja nga Prishtina në Tiranë se “forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit” që ishte në një shtëpi private të shqiptarëve në Lagjen Velania të Prishtinës, se “në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”.

3 arsimi 1Raportoja për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë, se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.1 rugova qesh Theksoja përkrahjen e gjithë popullit për protestën: “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kane dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”/4 ars policia

-Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kujtojnë protestën studentore të 1 Tetorit 1997 në Kosovë: Dinamikë e re, kthesë e madhe/

5 arsim fill

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 1 Tetor 2018/ Në Kosovë përkujtohet e vlerësohet protesta e fuqishme e studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Prishtinës, e para 21 viteve, 1 tetorit 1997, në mbrojtje të arsimit shqip, për lirimin e Universitetit e shkollave të okupuara nga regjimi i dhunës serbe që nga viti 1991.Nga protesta e nisur në Lagjen Velania e shtëpive të shqiptarëve të shndërruara në universitet, pikërisht para 21 vitesh, drejtpërdrejtë nga protesta, raportojo nga Prishtina në Tiranë se “ka shumë studentë të plagosur pas ndërhyrjes së policisë serbe”,  se “janë rrahur edhe shumë vajza – studente të Fakultetit të Mjekësisë sepse donin të ndihmonin studentët e lënduar” dhe theksonte përkrahjen e gjithë popullit për protestën. “Në tërë qytetin e Prishtinës, ku kanë dalë mbi 100,000 qytetarë, përkundër shtetrrethimit policor, mbretëron një atmosferë tepër e rëndë dhe e jashtëzakonshme”, dëshmoja si korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) nga Prishtina përmes telefoninit në 1 tetor 1997.
Raportimi bëhej edhe nga ambientet e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës në lagjen Velania, ku ishte vendosur në një shtëpi private pas dëbimit të dhunshëm e të përgjakshëm të shqiptarëve të Kosovës nga objektet shkollore e universitare.

“Forcat policore kanë bllokuar edhe ndërtesën e rektoratit. Në rektorat janë strehuar shumë studentë të lënduar, ndërsa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjellës”, raportoja nga vendngjarja, ndërsa që në njoftimet e para për ndërhyrjen e egër të forcave serbe kundër mëse 30,000  studentëve shqiptarë protestues bëja të ditur se “për në Velani janë drejtuar dhe tanket”.

Të mbështetur edhe edhe me pjesëmarrje në protesta nga rektori historik i Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, drejtues të Lëvizjes Studentore në Kosovë në atë kohë ishin Bujar Dugolli, Muhamet Mavraj, Albin Kurti, Driton Lajçi, Ernest Luma e të tjerë. “Studentët 21 vjet më parë treguan se e pamundshmja është asgjë”, theksohet sot në një titull balline të gazetës kosovare  “Epoka e re”, e cila protestat studentore të vitit 1997 i vlerëson si një ngjarje e rëndësishme për Universitetin e Prishtinës dhe për Kosovën.

Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968, para plot gjysëm shekulli. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës.

Gazeta e rezistencës “Bujku”,  kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, e që ishte e vetmja në gjuhën shqipe në Kosovë në atë kohë, që sfidonte ndalimin e dhunshëm të gazetës tradicionale Rilindja, para  27 viteve – në 3 shtator 1991 shkruante në titujt e ballinës: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë – Fillimi i vitit shkollor shtyhet deri më 1 tetor – Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”. Në numrin pasues shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla”… Gazeta nuk u ndal edhe kur u ndalua, vijoi të dalë duke qenë pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, me orientim e përcaktim të fuqishëm perëndimor euroatlantik…

Titujt e gazetës si dëshmi i lexoj edhe në një film dokumentar nga  greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë, të nisur nga simboli i rezistencës Adem Demaçi, në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, të zhvilluar para  çerek shekulli, nga 24 maji deri në  3 qershor të vitit 1993.

Trokëllima e telexit, të lidhjes së vetme të mundëshme nga Prishtina në Tiranë në atë kohë, të raportimeve që bëja  për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë, duke nisur nga 24 maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe. Flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”

Në atë mbrëmje të 31 majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po vijonte të bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim…

THAÇI E HARADINAJ: KOSOVA MË 1 TETOR 1997, DINAMIKË TË RE E KTHESË TË MADHE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kujtojnë sot protestën studentore të 1 Tetorit 1997.

Presidenti Thaçi: Sot janë bërë 21 vjet, por ende i kemi të freskëta kujtimet nga demonstrata e 1 Tetorit 1997. Ishin ditë kur studentët dhe të rinjtë tanë nuk e duronin më dhunën dhe nëpërkëmbjen e përditshme të policisë serbe, si dhe shtypjen e çdo të drejte politike dhe kombëtare nga regjimi serb. Demonstrata paqësore e studentëve të Universitetit të Prishtinës, me mbështetje masive, i dha dinamikë të re zhvillimeve politike në Kosovë.

Shumë të rinj dhe të reja nga Universiteti i Prishtinës, më pas, iu bashkuan radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Falë përpjekjeve të shumë gjeneratave, Kosova arriti objektivat e saj historike: çlirimin, lirinë dhe pavarësinë! HTH

 

Kryeministri Haradinaj: Popullit tonë në përpjekjet për liri asnjëherë nuk i janë shuar shpresat. Më 1 Tetor 1997 u bë kthesa e madhe me protestën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë. Kujtojmë sot me krenari guximin e kësaj rinie, për t’u ngritur mbi padrejtësitë dhe për ta paralajmëruar e legjitimuar ndryshimin e madh, luftën çlirimtare. Për të ditur kah po shkojmë duhet të dijmë nga erdhëm deri këtu! Le të jetë dita e 1 Tetorit përkujtuese e rrugës që kaluam së bashku. Njëherit të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime dhe shumë fat për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara! RH

***

RAPORTIME TË 30 SHTATORIT E 1 TETORIT 1997:

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/izCKtqqUjSs/RWH7-u3CFCsJ

PROTESTAT NE KOSOVE FILLOJNE ME 1 TETOR -Keshilli Organizativ

PRISHTINE, 30 shtator /ATSH-Behlul Jashari/ – Keshilli
Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines vendosi dje
qe protestat paqesore te studenteve per lirimin e objekteve te
pushtuara shkollore e universitare do te fillojne me 1 tetor,
beri te ditur njeri nga udheheqesit e Unionit te Pavarur te
Studenteve, Albin Kurti.
“Pas takimeve qe paten perfaqesuesit e studenteve ne
Keshillin Organizativ ne nivel te Universitetit te Prishtines,
per protestat paqesore studentore, me presidentin e Republikes
se Kosoves dr. Ibrahim Rugova, si dhe me delegacionin e diplomateve
europiane dhe amerikane, qe qendruan dje ne Kosove, konfirmojme
edhe nje here qe protestat do te fillojne me 1 tetor 1997”,
thuhet ne vendimit e Keshillit Organizativ.
Unionit i Pavarur i Studenteve te Universitetit te Prishtines.
do te jape sot nje konference per shtyp./MY/kled/

PROTESTAT PAQESORE NE KOSOVE DO TE FILLOJNE NESER PARADITE

PRISHTINE, 30 shtator /ATSH/- Ne Kosove protestat paqesore
studentore per lirimin e objekteve te pushtuara arsimore do te
fillojne me 1 tetor ne oren 10:30, -behet e ditur per ATSH-ne
nga Keshilli Organizativ i Universitetit te Prishtines.
Protestat e studenteve, te debuar 7 vjet me pare nga objektet
shkollore dhe universitare prej autoriteteve serbe do te fillojne
me marshimin drejt qendres se qytetit te Prishtines, ku do te
kalohet pergjate shetitores kryesore te qytetit dhe me pas ne
lagjet e tij.
Studentet do te mbajne distiktiva si shenja identifikuese
dhe eshte kerkuar qe ata te jene te veshur me te bardha nga
brezi e lart. Ne protesta nuk do te kete brohoritje, pasi te gjitha
mesazhet dhe kerkesat e studenteve do te jene te shkruara neper
pankarta.
Kujdestaret per mbajtjen e rendit do te jene studente qe do te
mbajne shirit te kuq, kurse studentet vezhgues te protestave
do te mbajne shirit te kalter.
Ne kete menyre do te veprohet edhe ne qytetet e tjera te
Republikes se Kosoves, ne te cilat ndodhen shkollat e larta te
Universitetit te Prishtines.
Keshilli Organizativ i ka bere thirrje qytetareve qe te
solidarizohen me kete proteste paqesore te studenteve duke dale
se bashku me ta ne rruge dhe duke iu nenshtruar me perpikeri
strategjise se studenteve. Qytetaret duhet te jene te qete e te
heshtur, -kumtohet nga Keshilli Organizativ.
Sot ne Prishtine, nje dite para fillimit te protestave,
Unioni i Pavarur Studentor do te zhvilloje nje konference
shtypi. /B.J/AG/kled/

https://groups.google.com/forum/?hl=en#!msg/bit.listserv.albanian/mjLGD2xVlpI/jLmmVXWhRjIJ

POLICIA NDERHYN ME GAZ LOTJELLES NE PROTESTAT E STUDENTEVE NE
PRISHTINE

PRISHTINE, 1 tetor /ATSH-Behlul Jashari/ – Policia serbe
bllokoi studentet shqiptare protestues ne Prishtine dhe u dha
ultimatum per shperndarje. Rreth ores 11:50, policia nderhyri
duke perdorur gazlotesjelles ne lagjen Velania, ku ishin mbledhur
studentet. Per ne Velani jane drejtuar dhe tanket.       Nderkaq
forca te medha policore kane rrethuar Rektoratin e
Universitetit te Prishtines. Nje pjese e studenteve eshte
shperndare.
Ne Mitrovice protestuesit paqesore, studente te Fakultetit
Xehtaro-Metalurgjik e te Shkolles se Larte Teknike kane marshuar
rreth tre kilometra dhe pastaj jane ndaluar nga policia.
Kercenimit te dhunes ata i jane pergjigjur paqesisht dhe jane
kthyer ne vendin e nisjes.
Nga Vushtrica mesohet se ne te gjitha rruget, e sidomos ne
ato te drejtim te Prishtines, kishin ardhur perforcime te forcave te
policise, te cilet penguan nisjen e studenteve dhe qytetareve
te tjere per ne Prishtine. Edhe ne Vushtrice mbizoteron atmosfera e
tensionuar.
Studentet protestojne ne pergjigje te nismes se Unionit te
Pavarur Studentor per te kerkuar kthimin ne mjediset e tyre
shkollore, nga te cilat administrata serbe i deboi me force
shtate vjet me pare. /cela/pas

PRISHTINE: NDERHYRJA E POLICISE SERBE SHKAKTON TE PLAGOSUR NE
RADHET E STUDENTEVE SHQIPTARE

PRISHTINE, 1 tetor/ATSH/ – Ne Prishtine ka shume studente
te plagosur pas nderhyrjes se policise serbe ne protesten
paqesore te dites se sotme, te organizuar nga Uninon i Pavarur
Studentor i Kosoves, njofton Keshilli i Studenteve per Sherbime
Mjekesore.
Nje numer studentesh dhe profesoresh jane rrahur nga
policia nderkohe qe ka shume te arrestuar, te cilet me furgone
dhe autobuze dergohen ne stacionet e policise serbe dhe ne
burgje, ben te ditur me telefon korrespondenti i ATSH-se ne
Prishtine.
Edhe pse studentet kane ndenjur ulur, si shenje e
reagimit paqesor ndaj dhunes se eger, policia eshte versulur
brutalisht mbi ta me shkopinj gome dhe me mjete tjera. Me kete
rast jane rrahur edhe shume vajza – studente te Fakultetit te
Mjekesise sepse donin te ndihmonin studentet e lenduar.
Sipas korrespondentit te ATSH-se, pas ores 1300 Qendra
Studentore ne Velani dukej e shkrete. Ne vend te mbi 30 000
studenteve dhe protestueseve te tjere, hapesiren e kane pushtuar
forca te medha policore me autoblinda, tuba uji dhe armatime nga
me te rendat.
Forcat policore kane bllokuar edhe ndertesen e rektoratit.
“Ne rektorat jane strehuar shume studente te lenduar,
ndersa brenda hyn edhe tymi i gazit lotsjelles. Policet e
egersuar po shqyejne neper sheshe e rruge pankartat e studenteve
protestues. Ne tere qytetin e Prishtines, ku kane dale mbi 100
000 qytetare, perkunder shtetrrethimit policor, mbreteron nje
atmosfere teper e rende dhe e jashtezakonshme”,-deshmon
korrespondenti i ATSH-se nga Prishtina.
Unioni i Pavarur Studentor i Kosoves ka filluar sot
organizimin e protestave paqesore per lirimin e ambjenteve
shkollore, nga te cilat studentet shqiptare u debuan me force
shtate vjet me pare. /sara/

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-09-30.ata.html

[01] PROTESTS IN KOSOVE START ON OCTOBER 1 – Organizational Council

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – By Behlul Jashari: The Organizational Council of the University of Prishtine decided yesterday that the peaceful protests of the students to have the school and university building released will start on October 1, one of the leaders of the Independent Students’ Union, Albin Kurti, said.

“After the meetings that representatives of the students in the Organizational Council had with regard to peaceful students protests with the President of the Republic of Kosova Dr Ibrahim Rugova, and with the delegation of the European and American diplomats, in Kosove yesterday, confirm once more that the protests will start on October 1, 1997,” says a decision of the Organizational Council.

The Independent Students’ Union of the Prishtine University will give a news conference today. my/kled/xh/

Albanian Telegraphic Agency

[03] PEACEFUL PROTESTS IN KOSOVE WILL START ON OCTOBER 1 BEFORE NOON

PRISHTINE, SEPT.30 (ATA) – Peaceful protests of the students in Kosova for the release of the occupied school buildings will start on October 1, at 10.30 a.m., the Organizational Council of the Prishtine University told ATA.

The protests of the students who were not allowed by Serbian authorities to attend classes in their school and university buildings 7 years ago, will start marching towards the Prishtine city centre, passing through the main boulevard and then to city quarters.

The students will carry badges and they are asked to wear white blouses or shirts. During the protests the students will not chant any slogan because all the messages and demands of the students will be written in placards.

The people to keep order during the protests will be students wearing a red ribbon while the students who will observe the protests will have green ribbons.

The same procedure will be followed in other cities of the Republic of Kosova where there are affiliates of the University of Prishtine.

The Organizational Council appealed to citizens to side with the peaceful protests of the students by joining them on the streets and strictly respecting the strategy of the students. The citizens must be calm and silent, says the Council.

Today, one day before the beginning of the protests, the Independent Students’ Union will hold a news conference. bj/ag/kled/xh/k

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1997/97-10-01.ata.html

[05] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed. xh/

Albanian Telegraphic Agency

[08] POLICE INTERVENE WITH TEAR GAS IN PROTESTS OF STUDENTS IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT.1 (ATA) – By Behlul Jashari: Serbian police blocked the Albanian students who were protesting in Prishtine and ordered them to disperse. At about 11.50 a.m., police intervened by using tear gas in the quarter Velania where the students were gathered. Tanks are heading for Velania.

In the mean time, great police forces have surrounded the Rectorate of the Prishtine University. A part of the students have dispersed.

The protesting students of the Xehtaro-Metallurgical Faculty and of the High technical School in Mitrovice have marched about three kilometers and then have been stopped by police. They have peacefully turned back to the starting place after threats and violence.

Through all the streets in Vushtrice, especially through those leading to Prishtine, arrived reinforcements of police forces who prevented the flux of other students and citizens towards Prishtine. A tense situation is prevailing in Vushtrice too.

The students are supporting through their protests an initiative of the Independent Student Union to demand their return to the school premises from which the Serbian administration has forcefully expelled them seven years ago. cela/pas/xh/k

Albanian Telegraphic Agency

[09] ALBANIAN STUDENTS INJURED DUE TO SERB POLICE INTERVENTION IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in the peaceful protests today, the Students’ Council for Medical Services reports.

The protests have been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone. sara/lm (more)

Albanian Telegraphic Agency

[10] ALBANIAN STUDENTS INJURED BY POLICE IN PRISHTINE

PRISHTINE, OCT. 1 (ATA)- Many Albanian students have been injured as result of Serb police intervention in a peaceful protest today, the Students’ Council for Medical Services reports.

The protest has been organised by the Students’ Independent Union of Kosove.

A number of students and teachers have been beaten by police and many have been detained and taken to Serb police stations and jails, the ATA correspondent in Prishtine reports by telephone.

Although the students have been staging sit-down protests as a sign of peaceful reaction to savage violence, police have brutally interfered with batons and other means. Many young women, students of the Medicine Faculty have been beaten because of wanting to help the harmed students.

According to the ATA correspondent, after 13.00 the Students’ Centre in Velani seemed deserted. Instead of 30 000 other students and other protesters, the area was occupied by large police forces supported by armoured vehicles, water cannon and heavy armours.

The police forces have also blocked the rectorate building.

“Many injured students are sheltered in the rectorate, into which tear- gas penetrates. The angry police are tearing to pieces placards of the protesting students.”

“A very tense and unusual atmosphere is prevailing over the whole city of Prishtine, where over 100 000 citizens have taken to the streets, despite police curfew,” the ATA correspondent reports from Prishtine.

The Students’ Independent Union of Kosove started today the organisation of peaceful protest to demand access to school premises, from which the Albanian students were forcibly removed seven years ago. sara/lm/k

Albanian Telegraphic Agency

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, kosova kujton, protesta 1 Tetor 1997

Referendumi në Maqedoni dështoi

October 1, 2018 by dgreca

Zaev paralajmëron bisedime me opozitën për ndryshimet kushtetuese/1 Zaevi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev vlerëson se qytetarët me votën e tyre në referendumin e së dielës për Marrëveshjen për emrin me Greqinë, “kanë dhënë porosi të qartë se në cilin drejtim dëshirojnë të shohin të ecë Maqedonia”.Zaev e ka cilësuar referendumin të suksesshëm, ndonëse nuk u kalua pragu i daljes prej 50 për qind.

Ai tha se nga nesër fillojnë bisedimet me opozitën për të kaluar ndryshimet kushtetuese që janë pjesë e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrin dhe në ditët në vijim do të dihet se a ka mundësi që kjo marrëveshje të arrihet.

Kryeministri i Maqedonisë tha po ashtu se nëse dështojnë bisedimet, alternativë e vetme mbeten zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin në nëntor të këtij viti.

“Zgjedhjet do të ndryshojnë gjendjet në të mirë në funksion të numrit të deputetëve për votimin e ndryshimeve kushtetuese”, tha Zaev, duke iu referuar ndryshimeve kushtetuese që duhet të miratojnë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, me qëllim që të ndryshohet emri i shtetit nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, në Maqedoninë Veriore.

“Referendumi përfundoi. Qytetarët dhanë një drejtim të qartë se kah dëshirojnë të shkojë Maqedonia. Nëse ndokush në bisedime ofron ndonjë alternativë tjetër, ne jemi të hapur për bisedime. Por, askush nuk tregon se cila është alternativa për NATO-n dhe BE. Askush nuk thotë se ka marrëveshje më të mirë nga kjo që kemi arritur ose se mund të arrihet një marrëveshje më e mirë. Absolutisht janë shumë të qarta hapat kah duhet të ecë Maqedonia”.

“Nga ky aspekt, unë pres që të sillen me përgjegjshmëri të gjithë gjatë marrjes së vendimeve. Ngase në të kundërtën, nëse themi se nuk sjellim vendime të këtilla dhe nuk marrim pjesë në votim atëherë logjikisht pasojnë zgjedhjet”, u shpreh Zaev.

Sipas të dhënave paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoni, në referendumin e së dielës kanë dalë 36,311 për qind e trupit të përgjithshëm votues, apo rreth 585 mijë nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.

Të dhënat kanë të bëjnë me 85.7 për qind të materialeve të përpunuara nga vendvotimet. Nga ata që kanë dalë në votime, 532 mijë apo 91.5 kanë votuar “për” kurse 31 mijë apo 5.8 për qind kanë votuar “kundër”.

Rreth 1.8 milion qytetarë të Maqedonisë me të drejtë vote ishin ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.

***

Nuk kalohet pragu në referendumin e Maqedonisë

Në referendumin e së dielës në Maqedoni, sipas të dhënave paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në votime kanë dalë 36.11 për qind e trupit të përgjitshëm votues, apo rreth 585 mijë nga 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote.

Të dhënat kanë të bëjnë me 85.7 për qind të materialeve të përpunuara nga vendvotimet. Nga ata që kanë dalë në votime, 532 mijë apo 91.5 kanë votuar “për” kurse 31 mijë apo 5.8 për qind kanë votuar “kundër”.

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski ka thënë se procesi i votimit është zhvilluar kryesisht në atmosferë të qetë dhe demokratike me disa parregullsi të vogla, por që janë evituar pas ndërhyrjes së organeve përgjegjëse.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev refrendumin e së dielës e ka vlerësuar të suksesshëm pavarësisht daljes së ulët të qytetarëve në votime.

Zaev ka thënë se referendumi paraqet “sukses demokratik për Maqedoninë Evropiane” dhe se koalicioni “do të respektoj vullnetin e atyre që kanë dalë në votime”. Kryeministri i Maqedonisë ka thënë se nëse në Kuvend nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Suksesi është i përbashkët i vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve pavarësisht bojkotit të organizuar nga VMRO DPMNE-ja. Pres që shumica dërrmuese e qytetarëve që kanë votuar të kenë zgjedhur rrugën evropiane për Maqedoninë. Zëri i qytetarëve, vota e atyre që kanë votuar në këtë referendum konsultativ do të shndërrohet në aktivitete politike në Kuvend”.

“Vota e qytetarëve në Kuvend duhet të jetë votë që me përgjegjësi t’i vazhdojmë proceset për anëtarësimin përfundimtar në NATO dhe BE dhe për jetë më të mirë për fëmijët tanë. Pres nga deputetët e VMRO DPMNE-së që të respektojnë vendimin demokratik të shumicës së qytetarëve, në të kundërtën nuk do të kemi zgjidhje tjetër, do të duhet të përdorim metodën tjetër demokratike, zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka deklaruar Zaev.

Vlerësime për referendumin ka dhënë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili gjithashtu ka palajmëruar se procesi i zbatimit të marrëveshjes me Greqinë do të kalojë në Kuvend.

“Ne jemi të zgjedhur që të marrim vendime të rëndësishme, vendime të guximshme, e jo të kalkulojmë për zgjedhje të ardhshme. Me votën në Kuvend, ne përcaktojmë të ardhmen tonë, të ardhmen e gjeneratave që vijnë pas nesh, por edhe të ardhmen e rajonit të Evropës Juglindore”, ka deklaruar Ahmeti.

Procesi i votimit është vlerësuar pozitivisht edhe nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, duke uruar institucionet për zhvillimin e qetë dhe demokratik.

“Qytetarët të dielën kanë vendosur të ardhmen e Maqedonisë evropiane. Vota e sovranit është ajo që vendos ardhmërinë e këtij vendi. Shpresojmë se verditki i sovranit është në drejtim të një ardhmërie më të mirë për të gjithë qytetarët dhe se ky verdikt do të jetë bazë për proceset e ardhme në institucionet e sistemit“, ka deklaruar Xhaferi.

Por, ndryshe nga partitë në pushtet, opozita referendumin e ka vlerësuar të dështuar, sikur edhe politikat e kryeministrit, Zoran Zaev.

“Numri i qytetarëve që i kanë dhënë mbështetje, përkatësisht numri që kanë abstenuar është shumë më i madh se i atyre që kanë votuar marrëveshjen. Populli i tha “Jo” marrëveshjes me Greqinë. Populli tregoi pjekuri të lartë demokratike dhe ndërgjegje patriotike. Populli dërgoi mesazhin e fuqishëm për ruajtjen e emrit të Maqedoninë. VMR DPMNE-ja mbetet me popullin dhe do të fitojmë. Kjo nuk është vetëm se disfatë për referendumin, por edhe për krimin e kësaj qeverie. Qeveria ka humbur legjitimitetin dhe duhet të respektojë vullnetin e qytetarëve”, ka deklaruar lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ndërkohë, para Kuvendit të Maqedoni, kundërshtarët e referendumit kanë nisur festimin e siç thonë fitores së tyre për bojkotin e referendumit.

Para institucionit ligjvënës janë tubuar disa qindra qytetar në organizim të kongresit botëror maqedonas dhe të partisë pro-ruse “Maqedonia e Bashkuar”. Ata kanë përgëzuar siç thonë “guximin e qytetarëve të cilët nuk Iu përgjigjen thirrjen për të votuar marrëveshjen që kapitulluese për gjuhën, kulturën dhe identitetin maqedonas”.

Rreth 1.8 milion qytetarë me të drejtë vote ishin ftuar t’i përgjigjen pyetjes: “A jeni për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjen me Greqisë”.(Kortezi RFL)

***

 

Filed Under: Featured Tagged With: deshtoi, ndryshime Kushtetuse, Referendumi ne Maqedoni, Zaev

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 386
  • 387
  • 388
  • 389
  • 390
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT