• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festa e Shën Nënë Terezës në Katedralen në Prishtinë

September 5, 2018 by dgreca

1 Kated jash-Para një viti, në 5 Shtator 2017, u bë shugurimi i Katedrales Shën Nënë Tereza në kryeqytetin e Kosovës, në festën shumë solemne dhe madhështore me pjesëmarrje edhe shqiptarësh – vatranësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet/2 Kated

-Para 15 viteve, në Vatikan, në 20 Dhjetor 2003,  Presidenti Ibrahim Rugova e njoftoi Papa Gjon Palin II, në pritjen në audiencë, me përgatitjet që po bënte Ipeshkvia e Kosovës për ndërtimin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë. 6 Katedr

Gurthemeli i Katedrales është vënë në 26 Gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë/1 zefi ne qender

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/*1 Marjani ne qender

PRISHTINË, 5 Shtator 2018/  Në Festën e Shën Nënë Terezës 2018, sot në mesditë në Katedralen me emrin e saj në Prishtinë mbahet Mesha solemne, e udhëhequr nga Delegati Apostolik për Kosovë,  Monsinjor  Juliusz Janusz dhe Ipeshkvi i Kosovës,  Imzot Dodë Gjergji.1 Imzot Dode Gjergji

“Sivjet, në mënyrë të veçantë do të kujtojmë 1 vjetorin e shugurimit të Katedrales dhe 90 vjetorin e nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës për misione në Kalkuta të Indisë”, theksojnë në Ipeshkvinë e Kosovës.1 Rugova

Në Kosovë, Ditët e Nënë Terezës nisën në përvjetorin e ditëlindjes së saj në 26 Gusht të vitit 1910 për t’u përmbyllur në 5 Shtator – në ditën e përvjetorit të kalimit në amshim në vitin 1997.1 Papa Pali II

Në ditën e parë, Ipeshkvia e Kosovës, me rastin 90 vjetorit të nisjes së Shën Nënë Terezës për në Indi organizoi Akademi kulturore-shpirtërore në Katedralen me emrin e Shenjëtëreshës Shqiptare, ku u hap edhe një ekspozitë me dokumente sipas fondeve të Arkivit Shtetëror të Dubrovnikut për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, në 550 vjetorin e vdekjes së tij,  e përgatitur nga studiuesi Dr. Gjon Berisha.1 NobelShqiptarja Gonxhe Bojaxhiu, e lindur në 26 Gusht të vitit 1910 në Shkup, u bë Motra Tereze e Loretos (1929); Nënë Tereza – “Misionare e Dashurisë” (1950); Nobelistja e Paqes (1979), e Lumja Nënë Tereza (2003); Shën Nënë Tereza (2016).

Në 10 Dhjetor 1979, sipas raportimit në atë kohë të gazetës tradiconale të Kosovës Rilindja,  Nëna Terezë, pasi kishte pranuar Çmimin Nobël për Paqe në Oslo ka deklaruar: “Përsa i përket prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane përkah nënshtetësia, motër murgeshë katolike, përkah thirrja, që i përkas tërë botës…”Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza u bë para një viti në 5 Shtator 2017, në ditën e 1 vjetorit të shenjtërimit e të 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedraljes-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe shqiptarësh- vatranësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Shqiptarët nga Amerika – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me 2 milionë dollarë, që janë mbledhur dhe janë dorëzuar.

Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, atëherë Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit Teodor Mekkerik.

“Sot është një ditë e madhe për kryeqytetin dhe për gjithë Kosovën, sepse po e bekojmë gurin e themelit të një tempulli të shenjtë, që i kushtohet Nënës së dashur shqiptaro-kosovare dhe Nënës së Njerëzimit – të lumturës Nëna Tereze – asaj që lartësoi nderin e Kosovës dhe të shqiptarëve në gjithë planetin duke i afirmuar vlerat tona dhe duke ndihmuar gjithë njerëzimin”, shprehej gjatë ceremonisë Presidenti Rugova.

“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.

Në vitin 2003, më 19 tetor, Presidenti Ibrahim Rugova në Vatikan ka marrë pjesë në ceremonitë e lumturimit të Nënës Tereze, misionares shqiptare Gonxhe Bojaxhiu me origjinë nga Kosova, lindur në Shkup. Para më se gjysmë milioni njerëzve, në sheshin Shën Pjetri në Vatikan, Papa Gjon Pali i Dytë ka lumturuar Nënën Terezën, së cilës Vatikani iu referohet si “Nënë Tereza e Kalkutës”.Në Vatikan, në 20 Dhjetor 2003, ditë e  shtunë, Ati i Shenjtë Papa Gjon Pali II-të e priti në audiencë Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Audienca, që zgjati rreth 20 minuta, ishte shumë e përzemërt.
Në fillim Presidenti Rugova e falënderoi Papa Gjon Palin II për beatifikimin e Nënës Tereze. Pastaj, Presidenti Rugova e njoftoi Atin e Shenjtë me progresin që është arritur në Kosovë në të gjitha fushat e jetës.

Presidenti kërkoi nga Ati i Shenjtë që që të lutet dhe të ushtrojë ndikimin e tij për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës.Presidenti Ibrahim Rugova e njoftoi Papa Gjon Palin II me përgatitjet që po bën Ipeshkvia e Kosovës për ndërtimin e Katedrales në Prishtinë.
Ati i Shenjtë e vlerësoi progresin që është arritur në Kosovë dhe shprehu interesimin e tij për shumë çështje të zhvillimeve pozitive në Kosovë.
Gjatë audiencës, Ati i Shenjtë e përmendi edhe Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Heroin Kombëtar të shqiptarëve.
Presidenti Rugova ia uroi Papës Gjon Pali II Këshëndellat dhe Vitin e Ri, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë. Poashtu, edhe Ati i Shenjtë i uroi Presidentit të Kosovës Kërshëndellat dhe Vitin e Ri.
Në fund të audiencës, Presidenti Rugova i dhuroi disa dhurata Papës Gjon Pali II: Medalonin e Nënës Tereze, Medalonin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe kristale të çmueshme të Kosovës.

Ati i Shenjtë i dhuroi Presidentit Rugova medalje papnore të punuara me rastin e 25-vjetorit të shërbimit të tij si Papë.

Pas audiencës tek Ati i Shenjtë, Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugiva u prit nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Hirësia e Tij, Kardinal Anxhelo Sodano, me të cilin pati një bisedë të gjatë miqësore e përmbajtësore.

Edhe 10 vite më herët, më 11 Mars 1993, Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin Rugova nga i cili mori një Promemorie për çështjen shqiptare. Po më vitin 1993, më 27 Prill gjatë vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri, Presidenti Rugova është takuar me të në Tiranë dhe i ka dhuruar një gur nga muret e qytetit të Ulpianës në shenjë kujtimi për dy martirët e krishterimit, Florin e Laurin.

Katedralja Nënë Tereza në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Katedralja, Prishtine, Shen Tereza

MARTIRIZIMI I HESHTUR I NЁNЁ TEREZЁS

September 3, 2018 by dgreca

1 Nene Terza EugenNga Eugjen Merlika/Kaluan dy vjet nga shёnjtёrimi I Nёnё Terezёs, nga dita kur Papa Françesku shpalli shёnjtore tё parёn grua tё lindur nё kombin shqiptar. Duke sjellё ndёr mёnd atё ditё tё madhe pёr Shqipёrinё, mendimi shkon tek anakronizmi qё karakterizoi marrёdhёniet e kёsaj Bije fisnike me shtetin e tё parёve tё saj. E lindur nё Shkup, qyteti i pestё pёrsa i pёrket popullsisё (15.000 banorё) nё Shqipёrinё osmane, mё 1910, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu mbeti pa baba nё moshёn nёntё vjeçe. Ajo u rrit sё bashku me vёllain Lazёr dhe motrёn Age, nёn kujdesin e nёnёs sё saj, Drane, njё grua fisnike dhe e fortё, e mbruajtur me parime familjare, fetare e qytetare tё palёkundёshme. Kjo grua e rrallё pёr nga karakteri, kur Gonxheja mbushi 18 vjeç, u vu para njё kёrkese e cila e bёri tё mendohej 24 orё. Vajza e re kishte vendosur nё zemrёn e mёndjen e saj t’i kushtonte jetёn e saj Jezu Krishtit dhe Shёn Mёrisё. Nёna qё e kishte ushqyer vetё tё bijёn me besimin e krishterё, edhe se do tё kishte dashur t’a kishte gjithonё pranё vetes mё tё voglёn e fёmijёve, e pranoi lutjen e saj me kёto fjalё : “Shko, bija ime. Vere dorёn tёnde n’atё tё Jezuit e shih pёrpara. Kujtohu gjithmonё se po na le pёr tё varfёrit. Mos e kthe kryet mbrapa, gjithmonё pёrpara.” Ishte njё vendim qё nёna Drane e pagoi shumё shtrenjtё, sepse pёrcjellja e bijёs nё stacionin e Zagrebit, mё 28 tetor 1928, do tё mbetej nё kujtesёn e saj deri sa pati jetё, sepse vogёlushen e saj imcake nuk e takoi mё kurrё. Askush, asnjё frymor nuk mund parashihte atёherё njё dramё tё tillё, por shekulli i njёzetё, me ardhjen e komunizmit nё planet, qe mjaft dorёlёshuar n’tё drejtim, nё ndarjen e njerёzve, deri nё ditёt tona kur nё Kore po takohen nёnat me bijtё mbas 65 vitesh…

Anjeze Gonxhe Bojaxhiu, duke kujtuar ata çaste shkruan: “18 vjeç vendosa tё le shtёpinёtime. Qё atёherё nuk kam patur asnjёherё dyshimin mё tё vogёl se mos kam gabuar. Ishte vullneti i Zotit: zgjedhjen e bёnte Ai. Hyra nё murgeshat e Loretos. Nё Loreto isha murgesha mё e lumtur e botёs.” Nё vitin 1937 u shugurua murgeshё e mori emrin Tereza. Vazhdoi veprimtarinё e saj, kryesisht mёsimdhёnёse, nё njё shkollё tё St. Mary High Scool, nё tё cilёn studjonin bijtё e bijat e kolonёve anglezё. Thuhet se ditёn e parё tё mёsimit e filloi duke larё dyshemetё e shkollёs e se gjatё mёsimit i linte dritaret hapur, qё nxёnёsit e saj tё shihnin poshtё mjerimin e Kalkutёs.

10 shtatori 1946, nё njё natё tё paharruar kontakti me Shёn Mёrinё dhe Jezusin, ndryshoi jetёn e saj me njё vendim tё befasishёm e befasues: hiqte dorё nga mёsimdhёnia e dilte mes tё braktisurve tё Kalkutёs, pёr t’i u gjendur pranё atyre nё çdo çast tё jetёs. Zhvillimet e mёtejshme janё tё njohura e, nё sajё tё pёrkushtimit tё saj tё jashtёzakonshёm pёr shёrbimin kundrejt tё varfёrve tё Kalkutёs, Nёnё Tereza u bё njёri nga personazhet mё tё njohur e tё respektuar tё botёs. Por kёsaj fame botёrore, nё Vendin e saj, tashmё nё Shqipёrinё komuniste, ku banonin nёna Drane dhe motra Age, emri i saj ishte i njohur vetёm pёr agjentёt e Sigurimit tё shtetit. Shqipёria zyrtare kishte ngritur njё mur tё lartё heshtjeje e mospёrfilljeje kundrejt emrit dhe veprёs sё murgeshёs legjendare tё Kalkutёs. Fama e saj si e zgjedhura e Krishtit e zbatuese e mёsimeve tё tij nё shёrbimin mes tё vobektёve tё botёs, nuk i shkonte pёr shtat njё regjimi kriminal qё projektonte luftёn e paprerё kundёr besimeve fetare, nё veçanti atij tё krishterё.

Nёnё Tereza gjatё gjithё atyre viteve kishte shkёmbyer letra me familjaret e largёta, qё kishin mbetur nё Shqipёri, ndёrsa i vёllai gjёndej nё Palermo tё Siqilisё. E zotuar plotёsisht nё misionin e saj sublim nё Kalkutёn e largёt, Nёnё Tereza nuk ishte plotёsisht e njoftuar mbi ndryshimet qё kishte pёsuar atdheu i saj mbas luftёs sё Dytё botёrore dhe mbi kushtet nё tё cilёt jetonin nёna dhe motra e saj. Mё 1960, pёr herё tё parё la Hindinё dhe erdhi nё Evropё. Zbriti nё aeroportin e Romёs ku u takua me vёllane dhe bijёn e tij. Kishin kaluar 32 vite qё nga ndarja e fundit e takimi qe shumё i pёrmallshёm me vёllanё dhe mbesёn Age, qё kishte marrё emrin e hallёs sё panjohur. Pёr atё takim po sjell kёtu njё fragment nga njё intervistё e asaj gruaje, Age Bojaxhiut, dhёnё gazetarit tё ndjerё Paolo Scarano, pёr numurin 39, tё 30 shtatorit 1997, tё sё pёrjavёshmes GENTE, e tё ribotuar nga po ajo revistё nё shtator 2016, nё njё numur tё posaçёm kushtuar Nёnё Terezёs:

“… Babai foli shpejt pёr nёnёn dhe motrёn Age. Duhet tё bёjmё diçka pёr t’i nxjerrё nga Tirana.”i tha Nёnё Terezёs. “Besoj se mund t’a bёjmё” i u pёrgjigj ajo, duke e inkurajuar. “Kam miq shumё tё rёndёsishёm, tё shpёrndarё nёpёr botё, qё mund tё na ndihmojnё” i u rrёfye ajo…

Qё atёherё halla u vu nё lёvizje, duke pyetur pёrfaqёsues tё diplomacisё ndёrkombёtare. Pikёrisht n’ato ditё ajo shkoi nё ambasadёn shqiptare nё Romё, ku gjeti njё mur moskuptimi. Edhe mbasi la Romёn halla ime vazhdoi ndёrmjetёsinё e brishtё pёr t’i kthyer lirinё nёnёs e motrёs sё saj…

Ҫёshtja e Nёnё Terezёs dhe babait Lazёr kishte prekur zemrat e tё mёdhenjve tё botёs. Personalitete si Sekretari birman i Kombeve tё Bashkuara, U-Thant, presidenti francez Charles de Gaulle, presidenti amerikan John Kennedy, kryeministreja indiane Indira Gandhi, por as ata nuk arritёn tё shkundin autoritetet e Tiranёs. Koha kalonte dhe shpresat pakёsoheshin…

Njё ditё babai mori njё mesazh sfilitёs nga gjyshja. I drejtohej edhe hallёs time, Nёnё Terezёs. Nga ajo letёr mёsuam se ajo dhe halla Age ishin tё sёmura: i vetmi nder qё i kёrkojmё Zotit – shkruhej – ёshtё ai qё tё mund t’u pёrqafojmё. Tashmё ishte kthyer nё njё vrapim kundёr kohёs. Halla arriti tё sigurojё ndёrhyrjen e ministrit tё Jashtёm francez, Couve de Murville, qё kishte njohje shumё tё mira nё Kinёn popullore tё Mao Tse – tungut. De Murville mori nga Tirana njё pёrgjigje çarmatosёse…”

Deri kёtu ёshtё dёshmia e mbesёs sё Nёnё Terezёs. Nё tё njёjtёn ditё qё Maurice Couve de Murville thirri ambasadorin shqiptar, duke i u lutur t’i pёrcillte udhёheqёsit Hoxha kёrkesёn, edhe n’emёr tё gjeneralit De Gaulle e tё Jacqueline Kennedy-t, drejtuesi mё i lartё i Shqipёrisё thirri shpejt ministrin e Mbrёndshёm dhe i kёrkoi tё dhёna mbi Nёnё Terezёn dhe familjaret e saj nё Tiranё, pёrfshirё kёtu edhe tё gjithё njerёzit qё shkonin t’i shihnin dy gratё e shkreta. Pёr Nёnё Terezёn ministri foli si pёr njё “agjente tё rrezikёshme” qё “pёrdorej nga Gjon Pali II pёr veprimtari propagandistike kundёr Vendit tonё”, qё ishte njё “armike e jona”, e cila “duhej tё mbikqyrej edhe nё Hindinё e largёt, sepse kёrcёnonte lirinё e Shqipёrisё”. Ministrit tё Jashtёm francez i u pёrgjigjёn se “dy gratё nuk ishin nё gjёndje tё udhёtonin”, njё gёnjeshtёr e madhe sa njё mal.

Kur murgesha e madhe shtatshkurtёr e kuptoi se ishte e pamundur tё vinin nё Itali nёna dhe motra e saj, i kёrkoi vizёn konsullatёs shqiptare nё Romё, pёr tё shkuar ajo nё Shqipёri. Nuk pati asnjё pёrgjigje. Atёherё, me kёrkesёn e Vatikanit, u krye njё ndёrhyrje nga ministria e Jashtwme italiane, me njё letёr tё Drejtorit tё pёrgjithshёm tё Ҫёshtjeve politike. Ky i fundit u thirr nga ambasadori shqiptar qё i pёrcolli kёtё pёrgjgje: “Plaka nuk mund tё largohej nga Shqipёria pёr kura mjekёsore, mbasi niveli i spitaleve atje ishte i shkёlqyer. I biri dhe e bija, qё jetonin jashtё, duhej t’a kishin marrё parasysh mallin pёr nёnёn, kur u larguan nga Vendi dhe e braktisёn atё.”

Qe njё pёrgjigje e turpёshme dhe poshtёruese, mё tepёr pёr atё qё e jepte, pjellё e njё cinizmi skajor tё komunistёve shqiptarё, por edhe e njё padije tё plotё mbi çёshtjen pёr tё cilёn jepnin vendimin, mbasi Anjeze Gonxhe Bojaxhiu ishte larguar nga Evropa pёr nё Hindi qё mё 1928. Sigurisht ka qёnё njё pёrgjigje e urdhёruar shprehimisht nga udhёheqja “e ndritur” e Tiranёs zyrtare, njё pёrgjigje qё i vinte njё njollё tё zezё jo vetёm regjimit, por edhe popullit qё pёrfaqёsonte ai regjim, pёr tё cilin sentimentalizmi ishte njё “sёmundje borgjeze” pёr t’u luftuar.

Tregon mbesa: “Nё jetё”, i tha Nёnё Tereza tё vёllait, “kam arritur tё kem, nёpёrmjet dashurisё, gjithshka qё kam kёrkuar. Fatkeqёsisht nё kёtё rast ka pengesa, tё cilat dashuria nuk ёshtё e aftё t’i rrёzojё.” Ishin pengesat e muret e ideologjisё staliniste shqiptare qё e quante besimin fetar njё “opium pёr popullin”, dhe tё urrejtjes qё vetё regjimi ushqente paprerё kundrejt atyre shqiptarёve qё nuk i nёnёshtroheshin diktaturёs sё tij e qё jetonin jashtё Shqipёrisё. Ishte ajo ideologji dhe ajo urrejtje nё bazёn e mospёrfilljes sё plotё dhe tё heshtjes sё paepur qё mbёshtillte emrin e Saj, nё shtetin socialist shqiptar, duke e kthyer nё njё tё panjohur tё pёrsosur, edhe kur bota e mbulonte me çmime dhe diploma “honoris causa”.

Atёherё Nёnё Tereza shkoi vetё tё takonte tё ngarkuarin me punё tё ambasadёs shqiptare e doli me lot nё sy nga ai takim. Njёri nga biografёt e saj, ipeshkvi kosovar Don Lush Gjergji, qё e shoqёroi deri nё derёn e pёrfaqёsisё diplomatike dhe e priti kur ajo doli qё andej, shkruan nё librin e tij “Nёnё Tereza e jonё”: “Pёr herё tё parё pashё lotё nё sytё e saj. I drejtoi sytё nga qielli dhe tha: “O Zot, un e kuptoj dhe e pranoj kёtё vuajtje pёr veten time, por ёshtё shumё e vёshtirё t’a pranoj e t’a kuptoj pёr nёnёn time e cila, nё pleqёrinё e shtyrё nuk dёshiron tjetёr, veçse tё mё shohё pёr tё fundit herё”. Ёshtё shumё e hidhur dhe trishtuese ajo thirrje dhimbjeje, e dalё nga loçka e zemrёs sё murgeshёs mё tё njohur tё globit, qё mundohej çdo ditё tё lehtёsonte dhimbjet fizike e shpirtёrore tё tё varfёrve, tё sёmurёve e tё mjerёve tё gjithё kontinenteve, por qё duhej tё vuante nё heshtje pёr nёnёn e saj, tё cilёn nuk mund t’a shihte pёr tё fundit herё. Kjo ndodhte, jo thjesht pёr njё veprim burokratik tё ndonjё nёpunёsi tё pandёrgjegjshёm, por pёr njё vendim tё drejtuesve mё tё lartё tё njё regjimi çnjerёzor e kriminal, qё ngjasonin mё shumё me hienat e etura pёr gjak se sa me qёnie njerёzore.

Populli ynё ka patur nё tё shkuarёn drejtues, tё cilёt kanё shfaqur burrёrinё e guximin tё shpёtonin qindra jetё hebrenjsh, gjatё luftёs sё Dytё botёrore, edhe duke qёnё nёn pushtimin nazist. Drejtuesit komunistё tё kohёs sё socializmit janё bёrё zёdhёnёs tё njё turpi kombёtar, duke i mohuar njё bije tё tokёs sё tyre tё takonte nёnёn e saj para se tё vdiste, vetёm e vetёm se ajo ishte njё murgeshё katolike, edhe se kampione botёrore e bamirёsisё tё shekullit tё saj. Sot e kёsaj dite ky akt barbar lihet nё heshtje, ligjёrohet nё heshtje. Nё poshtёrsinё e tyre askush nuk ka ndershmёrinё tё kёrkojё falje, pёr sfilitjen shpirtёrore qё i shkaktuan shenjtёreshёs shqiptare.

E nёnёshtruar pamundёsisё tё takonte nёnёn dhe motrёn, Ajo u shkruajti atyre: “Nuk mund tё bёj gjё tjetёr pёr ju, veçse tё lutem!” Mbas pak kohёsh mёsoi lajmin e ndёrrimit jetё tё nёnёs e mbas dy vitesh dhe atё tё motrёs. “Kishin vdekur mё shumё nga vetmia se sa nga sёmundja.”, shprehet Age Bojaxhiu nё intervistёn e saj. Nёnё Tereza mori fotografinё e fundit tё nёnёs me kushtimin: “Gonxhe, nёna jote tё puth”. Vuri njё gur nё zemёr e nuk foli mё kurrё pёr atё realitet tё hidhur. Murgesha shqiptare, e vogёl nga trupi, por e madhe nga shprti e mёndja, vazhdoi veprёn e saj tё bamirёsisё nё tё gjithё botёn, madje duke mundur tё depёrtojё me Misionaret e saj tё Bamirёsisё edhe nё BRSS apo nё Kubёn komuniste tё Fidel Kastros. Nё sajё tё asaj pune titanike, tё pashembullt nё historinё e botёs, Ajo fitoi respektin dhe dashurinё e njerёzve, nga mё i pёrvuajturi i tё varfёrve deri tek pasuesit e Shёn Pjetrit nё Selinё e Shenjtё, nga shoqёritё civile tё Vendeve tё ndryshme deri tek pёrfaqёsuesit mё tё lartё tё politikёs dhe institucioneve botёrore.

Megjithatё malli dhe dhimbja pёr Vendin e saj mbeteshin tё strukura nё njё qoshe tё heshtur tё zemrёs sё saj. E nxirrte atё mall nё takimet e rralla me bashkatdhetarё tё saj, si me Angela Muka Merlika, motra e Mustafa Krujёs, me tё cilёn komunikonte edhe ndёrmjet letrash. Por armiqёsia e shfaqur nga Vendi i saj zyrtar e plagoste nё thellёsi dhe e hidhёronte. Njё herё, mё 1986, nё Meksiko, me rastin e njё mbledhjeje botёrore tё FAO-s, deshi tё fliste me pёrfaqёsuesen shqiptare, ministren e Industrisё sё lehtё e tё ushqimit, zonjё Vito Kapo. I u afrua, i foli shqip, por zonja e lartё e regjimit, pёrpara murgeshёs sё imёt, tё veshur me tё famёshmin “sari”, u tregua skajshmёrisht e pacipё deri nё tё pabesueshmen, duke i u pёrgjigjur mbajtёses sё njё Ҫmimi Nobel pёr Paqen, se ajo “nuk kishte asgjё pёr t’i thёnё asaj” e duke e lёnё vetёm nё mes tё sheshit!!! A ishte kjo sjellje harbute frut i frikёs sё ministres, apo i bindjes sё saj komuniste nuk e dij dhe do tё isha shumё kurioz tё dinja nёse, nё vitet e mёpasme, gjatё vizitave tё Nёnё Terezёs nё Shqipёri, zonja Vito Kapo ёshtё munduar t’a takojё Atё e t’i kёrkojё tё falur pёr gjestin e saj tё urryer….

Ky qe, me pak fjalё, qёndrimi i Shqipёrisё komuniste kundrejt bijёs mё tё madhe tё historisё sё saj. Nga fundi i regjimit Asaj i u lejua vizita nё atdhe, pёr tё cilin ajo gjithmonё ka shpallur hapur origjinёn dhe pёrkatёsinё e saj, madje para gjithё botёs, nё fjalёn e mbajtur me rastin e ceremonisё sё dhёnies sё Ҫmimit Nobel. Shkoi tek varret e thjeshta tё nёnёs dhe motrёs, u lut mbi ta e vuri dy kryqe druri. U prit nga e veja e diktatorit dhe nga kryetari i shtetit, duke marrё prej tyre njё pёrgjigje mohuese tё prerё pёr kёrkesёn e saj rreth mundёsisё sё hapjes sё shtёpive tё Misionareve tё Bamirёsisё nё Shqipёri. Pёrgjigja u motivua me argumentin e rremё se nё Shqipёri nuk ekzistonte dukuria e varfёrisё. Qe njё argument krejtёsisht i paskrupull, po tё mbahet parasysh varfёria proverbiale e shqiptarёve nё fundin e viteve 80.

Shqipёria pas komuniste  i ktheu nderimin e pritjes vёllazёrore Nёnё Terezёs, duke njohur vlerat e pёrmasave botёrore tё veprёs sё Saj e duke e quajtur si pёrfaqёsuesen mё tё ndritur tё kombit nё botё. Nё shenjtёrimin e Saj nё Vatikan, mё 4 shtator 2016, morёn pjesё masivisht autoritetet shtetёrore e politike tё dy shteteve shqiptarё. Por edhe n’atё ditё madhёshtore pёr krishterimin dhe shqiptarёt, asnjё nuk pati kurajon tё thoshte dy fjalё pёr martirizimin e heshtur tё dikurshёm tё Nёnё Terezёs, pёr tё kёrkuar me gjithё zemёr falje para shpirtit, kujtimit e veprёs sё saj titanike. Edhe se drejtuesit e sotёm nuk janё pёrgjegjёs pёr barbarinё e paraardhёsve tё tyre, kёrkimi i faljes do tё ishte njё gjest fisnik e do tё dёshmonte dёnimin e asaj mizorie, veprim qё e hasim shumё rrallё, nё nivel zyrtar, nё jetёn e kёtyre viteve.    

Po e mbyll kёtё pёrsiatje tё dhimbёshme mbi Shenjtёreshёn e madhe, Shёn Nёnё Terezёn, me njё tjetёr fragment tё shkurtёr nga intervista e mbesёs Age : “Nuk shprehu kurrё ndonjё fjalё pezmatimi pёr atё ngjarje tё trishtuar. Pak, sepse nuk dёshironte tё fliste pёr politikёn. Por, mbi tё gjitha, sepse nё zemrёn e saj kishte falur ata qё i kishin shkaktuar atё dhimbje sfilitёse aq tё gjatё. E gjithё kjo, ndoshta, n’emёr t’atij virtuti heroik, pothuajse kurrё tё zbatuar nga qёniet njerёzore e qё quhet falje e dashuri”. Si bijё e zgjedhur e Jezu Krishtit, ajo nuk mund tё tregonte ndryshe shёnjtёrinё e saj, veçse  duke falur nё heshtje ata qё e kishin bёrё tё vuante gjatё nё heshtje. “Tё tjerat janё heshtje”, ishin fjalёt e fundit tё Princit tё Danimarkёs…

Shtator 2018

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Merlika, I NЁNЁ TEREZЁS, MARTIRIZIMI I HESHTUR

FAMILJA CUBI CELEBROI FESTEN E SHEN TEREZES

September 3, 2018 by dgreca

1 dom Pjetri OK
1 a Marjani flet1 agim
1 valle1 Tav dom Pjetri1 dalip

Familja e Marjan Cubit ne Nju Jork organizoi mbremjen e se Dieles me 2 Shtator 2018 ne restorantin East WoodManor Festen e Shen Nene Terezes. Si çdo familje katolike familja Cubi ka pase festuar Shenjtin e krahines, sipas tradites te te pareve te vet. Tash qe Nena Tereze eshte shpalle Shenjtereshe, ne zgjodhem Shen Terezen per Shenjt, tha z. Cubi per gazeten Dielli.
Z. Cubi e ka takuar Nene Terezen ne te gjalle te sak, ka preker veren dhe bamitresite e sak, ka shkuar edhe ne Kalute sebashku me bashkatdhetare te tjere per t’i dhêne Lamtumiren. ka shkuar ede ne Vatikan kur u shenjterua… Eshte Shenjti qe ka bere aq shume per te varierait e te gjithe botes, por dhe Shenjti qe ia ngrit aq shume emrin Kombit tone.
Bekimin e Festes e ka bere famullitari i Kishes Zoja e Shkodres Dom Pjeter Popaj, i cili pasi foli per figuren e Nene Terezes, e vleresoi organizimin e Festes se Shen Terezes nga Familja Cubi.
Marjan Cubi ka falenderuar dom Pjetrin dhe pjesmarresit qe iu pergjigjen Fteses se Tij. Me pas ai ka treguar perse zgjodhi qe ai dhe Familja e Tij, vllaznia dhe mqiesia, nga ky vit e pas te celebroje si feste te tyre Shen Nena Tereze. Ne emer te Vatres ka pershendetur zv/Kryetari Agim Rexhaj. Permes kengeve dhe valleve festa ka vazhduar deri ne oret e vona…

(Per me shume do te lexoni ne Diellin e printuar, me hume fotografi shini ne Facebook)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Familja Marjan Cubi, Festa e Shen Terezes

Njoftim Mortor dhe Rrëfimi për ish Partizanin Mbretëror

September 1, 2018 by dgreca

Siç shkruan Gazeta Illyria, veprimtari veteran i komunitetit, Sadik Perolli, babai i biznesmenit te njohur Skënder Perolli,ka ndërruar jetë.Sipas njoftimit të familjes  të pamet do të mbahen:

Sadik-Perolli-640x431

Të hënën, 3 shtator, në orën 6:00 PM – 9:00 PM Në Shtëpinë e Funeralit “Browning Forshay”

557 Lafayette Avenue,

Hawthorne, New Jersey 07506

Ditën e martë nga 9:00 AM deri më 11 AM do të mbahen shërbimet përgatitore për udhëtimin drejt varrezës “Rosemont”, në Elizabeth, New Jersey.

Federata Vatra i shpreh ngushëllimet families Perolli.

Gazeta Illyria riboton me kete rast shkrimin e mëposhtëm:

Rrëfim për një tragjedi shqiptare/

Kur  Sadik Ukperaj (Perolli) mbronte kufirin nga provokacionet greke në jug të Shqipërisë, shteti i pushkatoi të atin në Perollaj, si strehues i nacionalistëve antikomunistë. Më 1990, djali i tij, Skënderi, ishte pjesë e delegacionit amerikan që rivendosi marrdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe USA.

Nga Dalip Greca*/

Sadik Ukperaj (Perolli) është një ndër shqiptarët e emigruar në mesvitet gjashtëdhjetë në ShBA. Është në moshë pensioni dhe siç thotë vetë, ka një pension të mirë, falë punës me benefite në Nju Jork. Ditët i kalon në shtëpi me nipër e mbesa, sheh emisione televizive, sidomos në gjuhën shqipe, dhe ndonjëherë takohet edhe me shoqërinë e vjetër, e cila përbëhet prej tij dhe dy legalistëve të tjerë; Hajdar Tonuzit dhe Idriz Fetahut. Jetojnë së bashku në Brooklyn dhe për të kujtuar shoqërinë e vjetër dalin shëtitje ose kalojnë ndonjë drekë bashkë. Ashtu si edhe legalisti veteran, Hajdar Tonuzi, edhe Sadik Ukperaj, para se të antarësohej në Partinë e Mbretit, në rininë e tij, ka qenë partizan i Nacionaçlirimtares.

Por siç shprehet ai, partizan jo me dëshirë e vullnet, por partizan me zor. Kur kalonin brigadat partizane nëpër veriun e Shqipërisë drejt Kosovës shkonin shtëpi më shtëpi dhe merrnin me vete djemtë që gjenin aty. Kështu i pat ndodh edhe Hajdar Tonuzit. Gjithësesi që të dy u bënë përkrahës dhe anëtarë aktiv të partisë së Mbretit pasi lanë vendlindjen dhe kaluan në mërgim.

Partizan në Kosovë

Sadik Ukperaj ka lindur me 20 shtator 1920 në Perollaj të Hasit në Shqipërinë e Veriut. Është i biri i Ramadan Binakit. Mbiemri Perolli, që përdoret krahas Ukperaj, përcakton fshatin e lindjes ose vllazninë Perollaj. I ati i tij , Ramadan Binaki, ka qenë derë e përmendur në Has e të gjithë Malësinë e Gjakovës. Përmendet si pikë orientimi për bujari e atdhetari.Në kohën e luftës ai u përpoq që të mos përzihej me asnjë pale ndërluftuese, por të shihte punët e tij dhe të vllaznisë së vet. Mirëpo, një ditë vjeshte, aty nga fillimi i tetorit 1944, brigada e pestë që komandohej nga Veli Nimani, kalon nëpër Has, shkon dhe në Perollaj, dhe merr me vete djemtë që gjenë nëpër shtëpi.Sadiku, atëhere  24 vjeçar, nuk pati kohë të thoshte as ”Po” as”Jo”, ashtu siç ishte i veshur, me një këmishë të hollë italiane dhe me një xhaketë verore të Essesëve gjerman, u fut nën komandën e komandantit të batalionit, i cili me sa kujton sot, quhej Ismail Goga.

Kohëluftën Sadiku e kujton me trishtim e dhimbje.Edhe pse lufta ishte në përfundim dhe gjermanët kishin marrë rrugën e tërheqjes, brigadat partizane shqiptare, në emër të internacionalizmit “proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni” kishin kaluar nëpër viset e Jugosllavisë dhe në tokat e Kosovës dhe vazhdonin luftën.

Ukperaj e kujton atë kohë më shumë si kohë vuajtjesh, ku për ditë të tëra, tri a më shumë ditë e net, nuk kishin vënë në gojë as një kafshatë bukë, ndërkohë që ishte dimër i ashpër secili ishte i veshur keq. Ndërsa përsa i përket armatimit ai kujton se nuk kishte më shumë se 20 fishekë me vete dhe me ato do të luftohej gjermani!

Në ditarin e kujtesës së tij, parakalojnë ngjarje dhe vende, ku ai me formacionin partizan, ku ishte rreshtuar, kaluan në dimrin e ashpër të 1944.

Ish partizani Ukperaj kujton se komandanti i Brigadës 25, Veli Nimani ishte  sëmur rëndë dhe kishte mbetë në spitalin e Prizrenit dhe komandën e kishte marrë Nuri Arapi. Ishin kohë të vështira. Kosovës po i përgatitej t’i ngulej thika pas shpine. Bashkimi i përkohshëm i saj me Shqipërinë dukej se kishte qenë një ëndërr e shkurtër.

Ukperaj kujton se marshohej në të ftohtë në gjurmët e autokolonave të gjermanëve.

Kur i kërkoj që të tregojë ndonjë episod nga lufta, ai mendohet për një çast dhe më pas kujton se një ndër përprjekjet që i vjen ndër mend, është ajo e zhvilluar në Preakole, ku bora ishte deri në brez dhe armatimi për të qarë hallin. Ukperaj kujton se zbrazën disa fishekë atje dhe më pas u tërhoqën.

Pasi mendohet pak, shton: “Më kujtohet ndodhia e një nate, me një ushtar që po mburrej se kush ishte e çfarë do t’i bënte armikut po t’i dilte përpara. Pasi mbaroi së foluri, më pyeti se çfarë mendoja. Unë i thashë se për këdo që ishte dikushi në grupin tonë, preferoja të dëgjoja nga të tjerët dhe jo nga ai vetë.

Mëngjesin e të nesërmes kur filluan të shtënat po ai burrë ishte fshehur në një kanal me automatikun e tij, duke u dridhur prej frikës. I thashë se armiku ishte ende duke pritur që të dilte ai trimi i madh që po fliste një natë më parë. Gjithësesi ia mora automatikun dhe vazhdova rrugën.”

Sadik Ukperaj ka kaluar më shumë se dy muaj nëpër malet e Kosovës; Ka luftuar në Prizren, në Mitrovicë, në Ashkë, Senicë, Apole, Bukovik etj. Kujton se në Gjilan kishin urdhër të zinin Mulla Idrizin. Sadiku ishte pikërisht me skuadrën që mori urdhërin që të shkonte tek shtëpia e tij. Aso kohe i kishin rrasur në shpinë një mitroloz 12, 7 milimetrësh. Për t’i dhënë shenjë mullait, u shkrehën pushkët para se të ngjiteshin tek shtëpia e Mulla Idrizit, që ishte në një bokërrimë. Kështu që Mullai iku para se të mbërrinte atje skuadra partizane.

Herë pas here ish partizani i marrë me zor në radhët e ushtrisë ndjehet i lodhur nga kujtimet e kohës së largët. Duke përfitur nga një heshtje e pazakontë, pas rrëfimit të një episodi të trishtuar, i drejtoj një pyetje disi provokuese:

– A nuk ndjeni ndonjë peng për faktin se Kosova nëpër të cilën ju luftat iu dorëzua Jugosllavisë nga Enver Hoxha, i cili në ato kohë që ju ishit në radhët e ushtrisë partizane mbante postin më të lartë, atë të komandantit të përgjithshëm?-

Sadik Peraj, përsëri pllakoset nga një heshtje disaminutshe dhe duket se  ndjen një dhimbje të pafajësisë së vet. Më pas ngre kokën dhe më sheh me vështrim të përqëndruar:

– Nuk ishte faji ynë, pjesën më të madhe tonën i kishin marrë ashtu si edhe mua, me zor. Përgjegjësia është e komunistëve me Enverin në krye. Ku e dinim ne se çfarë bëhej me Kosovën. Ne kishim shkuar të çlironim vëllezërit tanë të gjakut. Mendoj se përgjegjësi historike edhe mbajnë  fuqitë e mëdha që ndanë fatet e pasluftës. Shqipëria qëlloi në Ballkan, të cilin  të mëdhenjtë ia lanë në pjesë Rusisë dhe Jugosllavia; kjo e fundit ishte e përkëdhelura e Stalinit.

Komunistët i pushkatojnë të atin kur ai mbronte kufinjtë në jug

Si shumë nga familjet shqiptare, edhe ajo e Sadik Ukperajt nga Hasi, është mbartëse e një historie tragike, të shkaktuar nga diktatura komuniste. Pasi ikën nga Kosova, Sadikun e trasferojnë në Jug të Shqipërisë, ku kishte trazira nga grekët, që po ndërmerrnin provokacione kundër kufijve të Shqipërisë. Ai ishte dislokuar në Dropull dhe për shumë kohë iu desh që të stacionohej në Kakavijë, ku provokimet ishin të vazhdueshme. Por ndërsa ai sakrifikohej për të mbrojtur kufijtë e Atdheut, në familjen e tij në Perollaj po shkruhej historia tragjike e atit të tij, i cili nuk shihej me sy të mirë nga regjimi i ri komunist. Shtëpia e tyre në Perollaj po vëzhgohej natë e ditë për shkak se dyshohej si bazë ku strehoheshin nacionalistët që nuk i kishin ulur armët, edhe pse lufta ishte deklaruar e përfunduar.

Pasi kishin mbledhë faktet e duhura, komunistët e shpallën familjen Ukperaj si bazë të”armiqëve të popullit”, që strehonte”diversantë”. Arrestuan të atin e Sadikut, Ramadan Binaki. Dhe ashtu siç e kishin në praktikën e tyre ai u dënua edhe pse nuk kishte kryer asnjë akt të dhunshëm apo të dënueshëm, por thjesht u kishte çelë derën nacionalistëve, që ishin dhe miq të familjes, si Muharrem Bajraktari me luftëtarët e vet.Për të terrorizuar ata që mbështesnin nacionalistët, babait të Sadikut i dhanë një dënim ekstrem. Ai u pushkatua dhe familja që nga ai çast do të ishte me shenjë për regjimin e epitetuar si ”Armike e pushtetit popullor”..

Sadikut, që aso kohe vazhdonte të shërbente në mbrojtje të kufijëve të atdheut të rrezikuar, iu desh që të gëlltiste lotët e dhimbjes dhe ta vajtonte në heshtje atin e tij.Që nga ai çast ai e pa se nuk ishte i besuar i atij pushteti dhe që nga ai moment do t’i duhej që të bënte kujdes se ata nuk do t’ia falnin faktin se ishte “I biri i armikut të popullit”.

Arratisja, 40 vetë bashkë  me bagtitë

Tregimi i Sadik Ukperaj për të atin është i dhimbshëm: “Kisha kohë që nuk isha parë me tim atë. Askush nuk ma dha lajmin e pushkatimit të tij. Kur u lirova nga ushtria, në shkurt të 1947, shtëpinë e gjeta në zi. Vajtohej i pafajshmi, që nuk kishte kryer asnjë krim në jetën e vet. E kishin pushkuatuar në dhjetor të 1946.”

Ukperaj tregon se çdo ditë që kalonte ata ndjenin mbi vete peshën e dyshimit të regjimit komunist. Të gjithë; Sigurimi, Fronti, Këshilli e shihnin me dyshim familjen e tyre. Ndërkohë matanë kfirit kishin mbetur shumë kushrinj, nipër e të afërm të tjerë të familjes, të cilët herëpashere UDB-ja, pas prishjes mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë i dërgonin në tokën shqiptare me mision, që të propagandonin se Jugosllavia nuk i kishte bërë tradhëti komunizmit, Shqipëria dhe Stalini ishin në rrugë të gabuar. Me mision të tillë dërgoheshin dhe të afërmit e Ukperajt. Sigurimi shqiptar po e vëzhgonte nga afër familjen Ukperaj dhe plotësohej dosja: Kush hynte e kush dilte. Dukej se po afrohej koha e një dënimi të ri. Edhe pse kishte qenë partizan dhe ushtar i mbrojtjes së Popllit, Sadik Ukperaj po e ndjente rrezikun kanosës.

Miqtë e tyre që jetonin në Kosovë u kishin çuar fjalë:”Kur të jeni gati për të kapërcyer kufirin, na lajmëroni dhe ne vijmë e ju marrim.”

Dhe koha kishte ardhë. U caktua një natë prilli. Ishte natë e hidhur, e ankthshme, nata e ndarjes me gjithëçka të dashur. Sadik Ukperja ka bërë luftë me veten atë natë. Jo se kishte ndërmend që ta prapsonte vendimin e arratisjes, por në gjoks i ishte mbledhur një gulç, që po i merrte frymën. Mendimet i përplaseshin dhe ai s’mundëte t’i ftillonte. Vetë ish partizani me baba të pushkatuar, me ikjen mund të shpëtonte nga komunistët, por pas po linte gjithçka, varret e të parëve, po linte atin e tij të pushkatuar nga ata, po linte vendin ku ishte lindur dhe kishet kaluar 24 vjet jetë. Përjetonte dhe një dramë tjetër djaloshi, që ende nuk ishte martuar: Atje  po i  mbetej edhe e fejuara. Sipas zakonit ajo nuk mund të martohej pa i dhënë leje dera që e kishte kërkuar nuse. Dhe kohë më vonë, kur shkoi në Kosovë, Sadiku i dërgoi fjalë babait të fejuarës se e linte të lirë dhe të shihte e jetën e saj. Ai nuk do të mund të kthehej dhe atë s’mund ta mbante peng për gjithë jetën.

Atë natë para nisjes i kishin kaluar para syve dhe mendjes gjithëçka nga jeta. I ishte shfaqur edhe i ati i pushkatuar.

Gjithësesi vendimi ishte i formës së prerë. Ata, nipërit dhe kushërinjtë kishin ardhë që matanë kufirit dhe do të dinin që t’i nxirrnin pa rënë në sy të rojave të kufirit. Ishin të armatosur të gjithë.Si sot e kujton natën e 16 prillit 1949 Sadik Ukperaj. Në sytë i endet një perde e përhime lotësh, që bie në rezonancë me kohën e hershme, ku ai la vendlindjen.Tani i duket si një ëndërr e largët, e mbështjellë në mjegullnajëne  kohës. Ishte një karvan i tërë që do të kalonte kufirin. Plot 40 vetë, përfshi edhe qetë e arës të mbrehur në një zgjedhë. I kishin mbreh që të ishin më të kontrollueshëm. Kishin marrë edhe pesë lopë, kuaj e kafshë të tjera. Kufiri  u kalua me kujdes. U kapërcye në kohëndërrimin e rojave, pa përplasje dhe pa kurrfarë incidenti.E nesërmja i gjet në matanë kufirit.Shteti komunist i Shqipërisë dha alarmin të nesërmen, por ishte tepër vonë.

Rruga drejt lirisë

Jeta në Kosovë qe e vështirë. Gjatë të gjithë kohës nën kontrollin e sistemit policor jugosllav. Trajtohej si çdo familje tjetër emigrantësh nga Shqipëria.Kohën më të shumtë familja Ukperaj e kaloi në Gjakovë. Atje Sadiku krijoi familje, u martua me një vajzë vendase, gajkovare. Atje i lindën djemtë Skënderi dhe Esati.Pas 17 vitesh kërkoi që të nerrte një vendim të rëndësishëm për jetën; të ikte e të shpëtonte njëherë e mirë nga kontrollet policore.Këtë vendim e kishte përshpejtuar rënia e Rankovicit. Familjeve shqiptare u ishte thënë:Ju mund të ikni në Shqipër! Një fjalë goje, po si mund të shkoje si cjapi tek kasapi?! Familja Ukperaj ishte kundërshtare e regjimit komunist dhe si e tillë ajo do të dërgohej direkt ose në burg ose në kampe internimi. Kurrësesi nuk mund të kishte kthim pas.Sadik Ukperaj sjell ndërmend ato çaste kur atij i thanë se mund të largohej nga survejimi policor sllav nëse vihej në kontakt me familjen e Nderim Kupit. Në fakt ishte nëna e Nderimit ajo, së cilës ia dedikon ikjen nga ferri i survejimeve Ukperaj me familjen e vet. Nëna e Nderimit kishte të njohur në Beograd dhe i hapeshin dyert, kujton Sadik Ukperaj.

U siguruan dokumente të përkohshëm kalim-kufiri, duke shfrytëzuar pasaporta të shqiptarëve të Malit ët Zi. Nga Jugosllavia kaluan në Triestë, ku i vendosën në një kamp refugjatësh. Dy muaj i kaluan në një kamp refugjatësh në Latina. Fëmijët ishin ende në moshë të vogël, Skëndëri 16 vjeç, ndërsa Esati 8 vjeç. Dy muaj kaluan në kamp. Ishte një kohë që u shpenzua me intervista dhe mbushje formularësh. Në kampin e refugjatëve takuan me Shaban Gjurën, një nacionalist i njohur, që kishte luftuar në malet e Shqipërisë për rrëzimin e komunizmit.Ai  kishte mundësuar garancinë për në SHBA. Shpenzimet e udhëtimit dhe ushqimet i kishte marrë përsipër Kisha Katolike.

Pas dy muajësh udhëtuan për në Nju Jork. Kur mbërritën në Nju Jork gjithëçka ua kishin bërë gati. Shtëpinë e gjetën të rentuar dhe të mobiluar thjesht. E falenderuan Gjurën me shpirt.

Sadik Ukperaj sapo mbërriti në Nju Jork i hyri punës, ndërsa fëmijët i dërgoi në shkolla.Arriti të kursente, të mos bënte shpenzime të tepërta. Arriti që të blente shtëpi të vetën. Gjithëçka i eci mbarë. Kishte punë të mire, kishte shokë, përjetonte lirinë që kishte ëndërruar. Fëmijët iu bënë të mbarë. Tani jeton me djalin e  vogël, Esatin, por dhe Skënderi, djali i madh e trajton mjaft mirë, ndërsa vajza, e cila ka lindur këtu është martuar me një shqiptar nga Prizreni. Tani kanë shkuar dhe jetojnë në Prizren, ku kanë zhvendosur edhe biznesin e tyre. U ka ecur mirë deri tani.

Në partinë e Mbretit

Kur erdhi në Nju Jork Sadik Ukperaj fillimisht u mor me familjen dhe punën, por pas dy vitesh vendosi që t’i bashkohej me Organizatën Lëvizja e Legalitetit. U bë anëtar aktiv i Lëvizjes së Legalitetit. Më parë pat shumë ftesa nga partitë dhe organizatat e tjera, por iu përgjigj negativisht atyre për arsye se e shihte veten më afër monarkistëve

Aktiviteti i Lëvizjes së Legalitetit ka qenë një variacion që ka plotësuar boshllëkun e  jetës.Sadik Ukperaj atje gjeti miq dhe shokë, me një pjesë të të cilëve vazhdon që të takohet edhe tani.

Ka marrë pjesë nëpër Kongrese e përkujtime dhe ka qenë aktiv. Ai ishte një ndër të ftuarit në dasmën e Leka Zogut.Ende e ka në kujtesë atë dasëm madhështore, të ftuarit specialë dhe përmasat e  dasmës. Qëndruan atëherë katër ditë në dasëm. Ai ruan ende shumë fotogarfi, që fiksuan kujtimet e asaj dasme.

Sadik Ukperaj ka mendimin se komunistët kanë ushtruar presion dhe diversion ndaj partisë Lëvizja e Legalitetit. Synimi ka qenë për ta shkatërruar nga brenda. Ashtu siç është vepruar edhe ndaj partive të tjera nacionaliste në diasporë.

Pas 40 vjetësh, kthim në vendlindje

Fillimi i viteve ’90 do të sjellin ndryshime që askush nuk i kishte çuar ndërmend. Shqipëria dalëngadalë do të hapej dhe do të rivendoseshin marrdhëniet edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas një ndërprerje të gjatë prej 52 vitesh. Në ekipin amerikan që shkoi në Tiranë për rivendosjen e marrdhënieve ishte caktuar edhe i biri i Sadik Ukperaj Perolli, Skënder Perolli.Sadikut iu ngroh zemra dhe iu lagën sytë, kur i biri i tha se do të shkonte në Shqipëri me mision diplomatik dh se kishte vendosur që të merrte me vete dhe atë vetë, pra Sadikun. I kujton me një lloj krenarie ato çaste. Ndërsa i biri fliste, ai ishte mbërthyer nga emocionet. Kishte ikur natën nga vendi i vet, ishte arratisur me kokën të kthyer pas, pa menduar se do të vinte dita e kthimit… Dhe ja tani po shkonte me të birin, i cili ishte përfshirë me palën amerikane për të rivendosur marrdhëniet e ngrira, gati 50 vite të shkuara.

Kur zbriti në Tiranë ndjente një dhimbje të ëmbël. Nuk e kishte menduar kurrë në atë mënyrë kthimin në Atdheun e vet. Askush nuk mund të kishte një fantazi aq të ndezur sa ta parashikonte se një ditë ai do të kthehej përkrah të birit në një delagacion historik, që do të rivendoste marrdhëniet mes dy vendeve. Qëndroi 10 ditë në Hotel “Dajti” ku ishte  vendosur delegacioni amerikan.

Një nga momentet më të rëndësishme për të ka qenë ftesa e dr. Sali Berishës, të cilën e ka ende në kujtesë:

– “Një mbrëmje dr. Sali Berisha na ftoi për darkë në shtëpinë e tij me të ndjerët Ibrahim Rugova dhe Azem Hajdari, si dhe Bujar Bukoshin. Besoj se për shkak të moshës më thanë që të ulesha në krye të tavolinës.Ishte një mbrëmje e paharrueshme.”

Kur i biri kishte mbaruar punët e shtetit, i ati i kishte propozuar:

– A po shkojmë tani atje ku kam lindur unë?

– Po, babë, nisemi, i ishte përgjigjur i biri.

Dhe kishin udhëtuar drejt Hasit. I kishin prit me mall e me respekt. Kishin bërë festë në vllazni, dy ditë dreka dhe darka. Ishte çmallë Sadik Ukperaj dhe ndjehej i lumtur, që ia kishte arritur ta rishihte edhe një herë vendlindjen, edhe pse shtëpisë së vet nuk ia gjeti as gjurmët…

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, nderroi jete, Sadik Perolli

BOTIME PER NENE TEREZEN

September 1, 2018 by dgreca

Vepra kushtuar Nënën Tereze:/1 nena-e-dashurise

  • Nëna jonë Tereze, shqip, 1980; 1990; kroatisht, 1982; 1990; sllovenisht , 1983; italisht, 1983; 1985, 1988; frëngjisht, 1985; spanjollisht, 1988, 2016; hungarisht, 1990; anglisht, 1992.

1 don Lush Gjergji

  • Lule për Nënën, shqip, 1986; italisht, 1987.
  • Dashuria në vepër: Nëna Tereze, shqip, 1992; kroatisht, 1995.
  • Gonxhja jonë – Nëna e botës, 1998.
  • Madre della carità, italisht, 1990, ribotohet për çdo vit; anglisht, 1991; 2010; frëngjisht, 1993; spanjollisht, 1993, 2010; polakisht, 1994; gjermanisht, 1995; shqip, 2000; 2010; kroatisht, 2007; sllovenisht 2009.
  • Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Poezi dhe Uratë, zgjodhi: Dr. don Lush Gjergji, 1998; 2000.
  • Vivere, amare, testimoniare, La spiritualita’ di Madre Teresa, dy vëllime, italisht, 1995, ribotohet për çdo vit;  anglisht, 1998; polakisht, 1999.
  • Živjeti s Kristom, kroatisht, 1997.
  • Ljubiti s Marijom, kroatisht, 1997.
  • Svjedočiti s Crkvom, kroatisht, 1998.
  • Zraka Božje Ljubavi, kroatisht, 1998.
  • Madre Teresa, L’amore in azione, italisht, 2002; 2003, 2007; 2009; polakisht, 2002; 2003; litvuanisht, 2003; anglisht 2008; 2010.
  • Bog ljubi danas preko nas, kroatisht, 2003, sllovenisht, 2009.
  • Nëna Tereze, dashuria në veprim, 2010; anglisht, 2010; italisht, 2010; polakisht, 2010.
  • Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, shqip, 2010; italisht, 2010; anglisht, 2010; polakisht, 2010; rumanisht, 2010.
  • Shenjtëresha e Dashurisë. Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze, italisht, shqip, kroatisht, 2017.

Prishtinë, shtator 2018

Don Lush GJERGJI

***

BOTIME PËR NËNË TEREZËN NË GJUHËN SHQIPE

  1. 1. Lush Gjergji, Dashuria tërheqëse: Nëna jonë Tereze, Drita, Ferizaj, KS, Zagreb, 1980.
  1. Dr. Lush Gjergji,Lule për Nënën, Drita, Ferizaj, 1985.
  1. Ibrahim Kadriu , Nëna, Rilindja, 1988.
  1. Dr. Lush Gjergji,Nëna jonë Tereze. Dashuria tërheqëse, Botimi i dytë, Zagreb, Drita, Ferizaj, 1990.
  1. Ibrahim Kadriu,Qerrja e Dritës, Prishtinë, Zëri i Rinisë, 1990.
  1. Don Lush Gjergji , Dashuria në vepër : Nëna Tereze, Drita, Ferizaj, 1992.
  1. Franka Xambonini, Tereza e Kalkutës. Lapsi i Zotit, Tiranë, Shtëpia Botuese “Elena Gjika”, 1994.
  1. Don Pren Kola,Një jetë për të tjerët, Drita, Prizren, 1997.
  1. Frrok Kristaj, Nënë Tereze. Botim i revistës “Tribuna”, 3-4/1997.
  1. Don Lush Gjergji, Gonxhja jonë – Nëna e botës, SHSHK, Prishtinë, 1998.
  1. Nevin Kaula, Nënë Tereze, shqipëroi Gëzim Hadaj, Tiranë, “OMSCA” – “Afërdita”, 1998.
  1. Genc Leka, Agnes Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereze, New York, 1998.
  1. Kadri Mani, Nënë Tereza e Shqipërisë, Koha, 1998.
  1. Don Pren Kola, Nënë Tereza në fotografi dhe fjalë, Drita, Prizren, 1999.
  1. Jose Luis Gonzales-Balado,NENE TEREZA, me vet fjalët e mia,shqipëroi: Gëzim Hadaj, Shtëpia Botuese Koha, Tiranë, 1999.
  1. Lush Gjergji, Nëna e Dashurisë, SHSHK – FFK, 2000.
  1. Lush Gjergji, Nëna e Dashurisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2000.
  1. Frrok Kristaj, Sofra e Nënës, SHHB “Nënë Tereza”, Prishtinë, 2000.
  1. Mehmet – Kadriu Sherefid Rexhepi, Kohëngjeshje bamirësie, SHHB “Nënë Tereza”, dega në Gjilan, 2000.
  1. Pjetër Përgjoka, Punë dhe devotshmëri, SHHB “Nëna Tereze”, dega në Prizren, 2000.
  2. QibrijDemiri e, Gonxhe për Gonxhen, Ferpress, Ferizaj, 2000.
  1. Klajd Klapinova,Engjëll vuajtje dhe shprese, Shkodër, Camaj – Pipa, 2002.
  1. Renzo Allegro, Tereza e të varfërve, Bisedë me Nënën e Kalkutës. Përktheu Emil Cimbi, Albas, 2003.
  1. Liljana Verdho/ përpiloi/, Nënë Tereza, Bibliografia, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2003.
  1. Dr. Majkom Zeqo, Portreti i një shpirti, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, 2003.
  1. Ibrahim Kadriu, Shqiptarja e gjithë botës, roman biografik, Shtëpia botuese UEGEN,Tiranë, 2003.
  1. Nuhi Vinca, Te Deum Laudamus, Lirikë për Nënë Terezen, Prishtinë, 2003.
  1. Don Pren Kola,Nënë Tereza, dëshmi-kujtime-meditime-mbresa, Fjala Hyjnore, Prishtinë 2004.
  1. Nikë Anton Berisha, Nëna e Dritës, roman, Shpresa, Prishtinë, 2004.
  1. Maks Velo, Nënë Tereza, Vizatime,Botimi i dytë, Shtëpia botuese “55’, 2004.
  1. P. Pashko Gojçaj, Sytë e Shenjeshës, shqip – anglisht, poezi, Zani Shna Ndout, Tuz, botimi i dytë, 2004.
  1. Pjetër Përgjoka, Nëna Tereze frymëzim për jetën dhe veprën, Shpresa, Prishtinë, 2005.
  1. Pjetër Përgjoka – Rami Berisha,Dashuri për të gjithë “NËNA TEREZE”, SHHBK “Nëna Tereze”, Prishtinë, 2005.

35 Nikë Anton Berisha, Nëna Tereze: Jeta është vetë jeta e Zotit në ne,Sanctae Crucis, Prishtinë, 2007.

  1. Nikë Anton Berisha, Testamenti shpirtëror i Nënës Tereze. Fjala Hyjnore, Prishtinë, 2008.
  1. Nikë Anton Berisha, Errësira dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit dhe e hyjnimit të saj, Sanctae Crucis, Prishtinë, 2008.
  1. Kadrije Zejnullahu,Nëna ime Nëna Tereze, Tring Design, Tetovë, 2008.
  1. Dr. Gani Demolli, Një luftë më ndryshe, Kushtuar Shërbimeve Shëndetësore të SHHB “Nëna Terezë”, Koha Ditore, Pruishtinë, 2008.
  1. Nikë Anton Berisha, Shën Pali dhe Nëna Tereze, Botimi i dytë i plotësuar, Sanctae Cruscis, 2009.
  1. Don Lush Gjergji, Nëna Tereze, Shenjtëresha e Dashurisë, DRITA-VELAR, 2010.
  1. Don Lush Gjergji, Nëna Tereze, Dashuria në veprim, DRITA-VELAR, 2010.
  1. Leo Maasburg, Nëna Terezë, Histori magjepsëse, Shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës, Shkup, 2010.
  1. Nënë Tereza nderimi në trevat shqiptare, Don Ndue Ballabani, Tonin Çobani, Ylli Drishti, përktheu në anglisht Mimoza Çobani, Fondacioni Imzot Lazër Mjeda, Prishtinë, 2010.
  1. Mehmet Gëzhilli, nënë Tereza në shtypin shqiptar, Bibliografi, Argeta – LMG, Tiranë, 2010.
  1. Mehmet Gëzhilli, Nënë Tereza në sytë e botës, I, Autorë botëror për të, Argeta – LMG, Tiranë, 2010
  1. Demir Behluli, Shenjtëresha Shqiptare, Portrete dhe vargje për Nënë Terezen, Drita, 2012.
  1. Zef Prenaj, Monografi për Nënën Terezeë, Prishtinë, 2012.
  1. Alfred Beka, Në zemër të botës, Nënë Tereza, përktheu: Meditime, Rrëfime dhe Lutje, DEON – AB, 2014.
  1. Lutfi Alija, Agnes Gonxhe Bojaxhiu Nënë Tereza, Shtçpia botuese “Erik” Tiranë, 2015.
  1. Nënë TerezaShqiptarja nga Shkupi, Konferencë shkencore 26. 08. 2015, Scupi, 2015.
  1. Frrok Kristaj, Si e njoha Nënën Tereze, Shoqata e Shkrimtarëve “Shtjefën Gjeçovi”, Zym, 2016.
  1. Nëntëshja në përgatitje të kanunizimit të së Lumes Nënë Tereza e Kalkutës, Shkodër, 2016.
  1. Gjon Keka, Nënë Terezea, Arbërorja e famshme e të gjitha kohërave, Botart, 2016.
  1. Don Lush Gjergji, Jeta, dashuria, dëshmia, Përshpirtëria e Nënës Tereze, Drita, 2016.
  1. Çetta Kolë, Lutu për ne, Poezi për Nënën Terezë, Prizren, 2016.
  1. Don Lush Gjergji, Shenjtëresha e Dashurisë, Prej Shën Palit te Shën Nëna Tereze, Drita, 2017.
  1. Didie Chardes r, Nënë Tereza Një dritë për botën, Fjala Hyjnore, përktheu nga gjuha gjermane Don Pren Kola, 2017.

Prishtinë, shtator 2018

Pergatiti: Don Lush GJERGJI

***

LIBRATË NËNËS TEREZE NË GJUHËN SHQIPE

  • Gonxhe Bojaxhiu –Nëna Tereze, Dashuria fillon në shtëpi, shqipëroi dhe përgatit për shtyp Pren Kola, “Urtia”, Zagreb, 1991.
  • Nënë Tereza, Lutjet e Nënë Terezës,“Lisitan”, përkthyer nga Doruntina Çobani, 1994.
  • Nënë Tereza /Gonxhe Bojaxhiu/, Takohemi nëpër lutje, Poezi, zgjodhi dhe    përktheu Visar Zhiti, Tiranë, “Çabej”, 1997.
  • Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, Poezi dhe Uratë,zgjodhi dr. Lush Gjergji, SHSHK, 1998.
  • Nënë Tereza, Nënë Tereza Mëremërimë shenjtoreje,lutje – poezi, përzgjodhi, poetizoi: Visar Zhiti. Botimet “OMSCA-1”, Tiranë, 2000.
  • Nënë Tereza – Roxher Frere, Lutja freskia e një burimi, përktheu dhe përgatit për botim Ferdinand Ndocaj, Tiran, Milosao, 2003.
  • Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza – Mother Teresa, Mësomë të dua – Teach mi to Love, Poezi shqip – anglisht, Përkujdesja: Ali Podrimja, Sali Bashota; Redaksia: Dr. Don Lush Gjergji, Visar Zhiti; Perkthimi anglisht: Avni Spahiu; Veprat artistike i zgjodhi: Luan Mulliqi, Rozafa, Prishtinë, 2003.
  • Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, Mësomë të dua – Lehre mich zu lieben, , ARS Albanische Beratungsstelle / Basel –CH, Nga shipja në gjermanisht përktheu Hans-Joachim Lanksch, Rozafa, Prishtinë, 2003.
  • Nënë Tereza, Jeta 100 fjalë të urta dhe disa fotografi. Përmblodhi dhe përktheu Mr. Don Marjan Frrok Marku, Misioni Katolik Shiptar në Zvicrën Lindore, Sirnach, 2005.
  • Nënë Tereza, Më shumë dashuri, përtheu Laureta Çobani, Botimet Toena, 2003.

Prishtinë, shtator 2018

Perg: Don Lush GJERGJI

Filed Under: Featured Tagged With: Botime per Nene Terezen, don Lush Gjergji

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 396
  • 397
  • 398
  • 399
  • 400
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT