• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Historia-ME 13 MARS U SHUA KRYEZOTI I SHQIPTARËVE TË AMERIKËS!

March 13, 2018 by dgreca

1 Noli 453 VJET NGA SHUARJA E FAN S. NOLIT/
1 a Varri i Nolit
 
*Vatra, Dielli dhe përcjellja e Imzot Nolit 53 vite të shkuara: Pusho në Paqe, At i dashur! Sa të rrojë raca shqiptare, aq do të rrosh dhe Ti në zemrat e popullit shqiptar.
2 noli_geneva1924
 
*Vatranët mbajtën 40 ditë zi për humbjen e atit shpirtëror, At Fan S. Noli/
2 ok Noli
 
* Misioni shqiptar në New York u ndalua që të merrte pjesë në varrimin e Nolit. Telegrami i Mehmet Shehut dhe i Halim Budos, tendenca për përçarjen e shqiptarëve të Amerikës.
2 Noli
 

* Shteti komunist i kërkoi Amerikës trupin e Nolit/
 
NGA DALIP GRECA/ Dielli arkiv/
 

Jeta e Imzot Nolit kishte marrë goditje në vjeshtën e vitit 1964. Më 2 Nëntor u operua. Mjekët kur e hapën
panë se brenda ishte shfaqur e keqja, sëmundja kanceroze që do t’i merrte jetën. E mbyllën sakaq. Pas 2 javësh doli nga spitali. Më 20 Dhjetor u nis drejt shtëpisë dimrore që ia kishte blerë Vatra në Florida. Atje, nën diellin e Floridës do t’i shtynte çastet e fundit të jetës. U shua më 13 mars, në orën 11 të ditës, kur Meri Xhons e kishte nxjerrë të përshëndetej me diellin e ngrohtë. Por gjithçka mbaroi aty. Ai u shua. Lajmi tronditës është përcjellë në Gazetën Dielli të 17 Marsit 1965, e mërkurë me titullin: Shqiptarë a e dëgjuat?
 
IMZOT NOLI NUK ËSHTË MË MES NESH!

 
Në komentin hyrës shkruhej me shkronja të zeza: Njeriu që përfaqësoi racën shqiptare si kryetar Fetar, si shkrimtar, si studiues, si poet, si udhëheqës, nuk është më.Ati i shqiptarëve, që kishte personifikuar të gjithë gjërat e shenjta të gjakut e të traditave shqiptare, vdiq me 13 Mars 1965 në momentin më të vështirë për komunitetin shqiptar në Amerikë dhe në tërë Botën e Lirë si dhe për shqiptarët në Shqipëri. Vatra e shqiptarëve të pastër përulet përpara trupit të kryetarit të saj të djeshëm dhe të sotshëm dhe i puth ato duar të bekuara, që lartësuan Kombin shqiptar dhe Vatrën tonë.
Komisioni i Vatrës urdhëroi 40 ditë zije për të gjithë vatranët për humbjen e prijësit shpirtëror. Përmes lotëve ata ngushëlluan njëri-tjetrin dhe pranë arkivolit të Atit të Kombit vajtuan: Pusho në Paqe, At i dashur! Sa të rrojë raca shqiptare, aq do të rrosh dhe Ti në zemrat e popullit shqiptar. Vatra do të qajë me lot, por edhe do të mburret në çdo kohë, që pati fatin të ketë si Atë, si themelonjës, si prijës, TY- Atin Shqiptarëve!
Në kohëndarjen nga jeta të atij që editoi i pari Diellin, Gazeta e Vatrës kishte për editor Athanas Gegën, një diejtar i kohës, një nacionalist antikomunist ndër më të betuarit, ndërsa kryetar i Vatrës ishte James Thanas.
Në faqen e parë të Gazetës DIELLI publikohej shkrimi i Editorit Gegaj:VATRANË: VDIQ ATI YNË!, ndërsa kryetari i Vatrës në të njëjtën faqe botonte përcjelljen zyrtare të lajmit tronditës:VDIQ ATI I TË GJITHË SHQIPTARËVE. Po në faqen e parë të Diellit, botohej edhe shkrimi”VATRA NË ZI”, një shënim shpirtëror i Antoni Athanans në gjuhën angleze, një esse nga Peter D. Peterson, si dhe mesazhe nga personalitete të botës shqiptare dhe të huaj.
 
VATRA E MORI LAJMIN TË NESËRMEN
 
Drejtuesit e Vatrës e kishin marrë lajmin e hidhur, të nesërmen e vdekjes, me 14 mars, ndërkohë që ishin në mbledhjen e bordit. Nga rekordet e Vatrës sjellim reagimin: I hidhëruar thellsisht nga kjo humbje e madhe, Komisioni ndërpreu rendin e ditës, mbajti një minut heshtje dhe më pas filloi nga përgatitjet për përcjelljen e Atit shpirtëror. Vendimi: I gjithë numri i Diellit do t’i kushtohej Nolit!Numri u përgatit në një kohë rekord: U punua të dielën, të hënën, të martën u dërgua në shtypshkronjë dhe u shpërnda të mërkurën. Të gjitha degëve iu përcoll me telefon e telegrame lajmi i vdekjes dhe botimi i Diellit. Ky edicion, që pati dhe një ribotim, u dërgua në të gjitha kolonitë shqiptare edhe në Europë e Australi.
 
LAMTUMIRË KRYEZOT!
 
Vdekja e imzot Nolit i pikëlloi thellë shqiptarët e Amerikës. Kryetari i Vatrës shkruante:”Ati i të gjithë shqiptarëve, kryetari ynë shpirtëror, u nda nga ne e na la të shkretë dhe të varfër. Me vdekjen e Tij mbyllet një kapitull i historisë shqiptare, sepse ne humbëm udhëheqësin tonë dhe themelonjësin e Kishës Kombëtare, Federatës Vatra, si dhe të parin prift shqiptar e të parin editor të Diellit. Kryezot dhe metropolit i Kishës sonë, burrë shteti, diplomat,shkrimtar i mbaruar, theolog, muzikant, orator i shquar, poet, studiues i çështjeve shqiptare.
Lamtumirë o Kryezot!
Lamtumirë Ati Ynë, vendin që leni bosh është e vështirë dhe e pamundur ta zërë ndonjë tjetër. Lamtumirë At, se po vete të shlodhesh nga puna e gjatë dhe nga zhurma e kësaj Bote duke u çliruar nga vargonjtë e kësaj jete dhe nga pamarrveshjet që ngjajnë në çdo shoqëri njerëzore. Po ndarja jote, na shqetësoi shumë e na la të shkretë. E të kërkojmë ndjesë se si bijtë e tu nuk e kemi bërë përherë detyrën tonë.
Veprat tuaja, At i dashur, do të çmohen më tepër paskëtaj. Është shumë zor që ta gëlltitim këtë hidhërim, se jemi në mes të valëve dhe s’ka kush të na dërgojë më, të na japë Këshilla për problemet e vështira, që kemi përpara. Ju keni qenë shtylla e fortë ku mbështetej i tërë komuniteti ynë, ju keni qenë shtylla jonë, dhe e popullit shqiptar.
Lamtumirë, o Ati ynë, se ti e kreve punën si një nga njerëzit më të përsosur të racës dhe gjakut shqiptar: Well done! We Will miss You very much!
Çlodhu në qetësi!
“Fortesa e Shqiptarizmës u përmbys”-Kështu e qau ikjen e Noli, dishepulli i tij, editor për 18 vjet i gazetës Dielli,sekretari i Vatrës Qerim Panariti.
 
UDHËTIMI I FUNDIT NGA FLORIDA NË BOSTON
 
Noli u shua me 13 Mars. Trupi i Hirësisë së Tij udhëtoi nga Miami i Floridës drejt Bostonit më 15 Mars.Shoqëruesi i tij në udhëtimin mortor drejt Bostonit ishte Geri Riska.Po atë ditë, pra të Hënën e 15 Marsit, në orën 3 e 30 minuta arriti në aeroportine Bostonit. Vatra dërgoi në aeroport që ta prisnin arkivolin: anëtarin e Bordit të saj z. Anthony Athanas, Barny Kirka-arkëtar i Vatrës, dhe Peter Chikos, Mangar i Diellit. Arkivoli me trupin e Imzot Noli nga aeroporti u dërgua në Funeral Home, ku e veshën me rrobat peshkopale. Me 16 Mars arkivoli u dërgua në Kryekishën e Shën Gjergjit. Trupi u ekspozua për vizitorët në mjedisët e KryeKishës së Shëngjergjit me 17, 18, 19 Mars 1965. Shqiptarët e shumtë që kishin ardhë edhe nga kontinete të largët, përuleshin me nderim para arkivolit dhe qanin me lot të nxehtë ikjen e prijësit. Drejtuesit e Vatrës i shprehën ngushëllimet para arkivolit të kryetarit të tyre, të mërkurën e 17 Marsit.
Editori Athanas Gegaj shkruante:”I veshur me rrobat e praruara episkopale, i mbuluar me Flamurin Kombëtar, …Ai dukej se po flinte gjumin e përjetshëm.Fytyra si në bronx, e zbehtë, pa shumë rudha.” Mbi arkivolin e Nolit u përulën mbi 5 mijë shqiptarë.
 
PËRCJELLJA NGA KRERËT FETARËE
 
Lamtumirën ia dhanë me lutje e fjalime të zjarrta Ikonom Sokrat Sotiri, i cili foli në gjuhën shqipe dhe Atë Sotir Dilogjika në gjuhën angleze.
Në Kishën e Shëngjergjit u organizuan ceremonitë e rastit. Krerët fetarë nuk i kursyen vlerësimet dhe lutjet. Imam Vehbi Ismaili, e cilësoi ikjen e Nolit si një fatekqësi, që goditi gjithë koloninë shqiptaro-amerikane, e mbarë popullin shqiptar, pse me këtë fatkeqësi shqiptarët humbën frymëzuesin e parë të ndjenjave kombëtare, udhëheqësin dhe Kryemësuesin e të gjitha Lëvizjeve Patriotike, fetare e kulturore në këtë vend të bekuar. Me këtë humbje, tha ai, shuhet një kandil që ndriçoi dhe udhëhoqi me sukses Lëvizjen e madhe kombëtare në SHBA.
Dijetari tjetër fetar, Baba Rexhepi, e konsideroi Nolin si një pishtar që ndriçoi botën shqiptare për gjysëm shekulli, njeriu që krijoi Atdhe, aty ku s’pat, këtu në Amerikë. Me ikjen e Nolit,tha ai, fiket një pishtar i ndritun që për më se një gjysmë shekulli i dha dritë botërisht Atdheut të largët me pendën e tij fatlume në lami të ndryshme të diturisë. Emigracioni shqiptar, i hershëm dhe i ri, humbi pionierin që u mundua dhe ia doli më së miri për të krijuar Atdhe aty ku s’pat. Në Amerikë Imzoti, mbas përpjekjeve të tij politike, me suskes e pa sukses- të kohës së rinisë,e zhvilloi veprimtarinë e vet të shumanshme në lëmin e diturisë, që spikati në tre drejtime kryesore: Histori, Liturgji dhe Muzikë. Por ajo që do ta bëjë të pavdekshëm Imzot Nolin në Historinë e hershme dhe të vonë të Diasporës shqiptare, është krijimi mes vështirësive i Kishës Orthodokse Metropolitane Shqiptare në Amerikë: Luftë nga të Huajtë dhe moskuptim nga të vetët!
Monsinjor Zef Oroshi, shkruante në ngushëllimin përcjellës:” Me rastin e humbjes së pazëvendësueshme të Metropolitit të Madh, dëshiroj t’u parqes bashkëvllaznve Orthodoks të Amerikës, në emën të Grupit Katolik Shqiptar- teksa të formuem, dhe timin personal, përdhimtuninat ma të thellat e ma të ndieshmet, njëheri tue i lutë Zotit të gjithëpushtetshëm, që t’i ndrisi Për zgjedhjen e Pas-Ardhsit dhe vijimin e veprës së pavdekshme të Metropolitit Fan Stylian Nolit: Për Fe e Atdhe!-R.I.P
At. Dr. Zef Oroshi.
NDARJA E FUNDIT- 20 MARS 1965 NË FOREST HILLS
Varrimi u krye të premten me 20 Mars 1965. Lulet dhe lotët e shqiptarëve të Amerikës i dhanë lamtumirën e fundit në një ditë të ftohtë, ditë me borë. Vatra kishte porositur të gjitha degët të përfaqësoheshin në përcjelljen e Atit, ata që s’kishin mundësi të porositnin kurora me lule. Në krye të kortezhit mortor printe Governori i Shteti z.John Volpe me krerët fetarë. Bota shqiptare përfaqësohej jo vetëm nga të gjitha orgnanizata në SHBA, por edhe nga Kanadaja, Evropa e Australia. Ishin mijëra qytetarë shqiptarë dhe amerikanë që e përcollën kryeprijësin e shqiptarëve të Amerikës.
Në varrezat e Forest Hills, të mbuluar nga dëbora, arkivoli u ndal. Imam Vehbi Ismaili dhe Baba Rexhepi do të mbanin fjalime lamtumire.
Bashkë me Nolin po mbyllej aty në Forest Hills epoka mëse 50 vjeçare Noliane.Sami Repishti në përcjelljen e imzot Nolit shkruante në Dielli: Tetëdhjet e sa vjetë ma parë, kur Shqipnia s’ishte zojë dhe shqiptarët s’ishin zotë, lindi Noli. Në gji të ngrohtë familjesh arbnore Ai mësoi Shqipen, kur shqipja s’shkruhej, desht Shqipninë kur ajo fyhej, desht shqiptarin, kur ai përbuzej, desh të vorfnin për ç’ka s’kishte, desh vëllaun pse s’pati vlla, desh njeriun si krijesë të Zotit….E kishte thanë Zoti që Noli të flasë gjuhën e shqiptarëve…Vdekja e mori Nolin, por Noli vetë, na la Nolin përjetë mes nesh!
Degët e Vatrës dhe vatranët nga të gjitha anët ngushëllonin për ikjen e kryetarit të tyre. Arkëtari i i asaj kohe i Vatrës, Barney Kirka vajtonte:” Imzot, shtjerrë sytë nga qielli e vështro dhe vizito këtë vreshtë që e ka mbjellë dora jote, dhe na ndriço që të plotësojmë porosinë tënde të çkëlqyer. Nga Ohio përcillej vaji i kryetarit të degës 54, ndërsa Ingj. Mahmut Cungu, e cilësonte imzot Nolin si “Ylli i fundit dhe më i shkëlqyshmi i Rilindjes Kombëtare….
Nga Nju Jorku në emër të degës 29 ngushëllonin Kryetari Shazuvan Pashun dhe Sekretari Agim Karagjozi.
Degët e Vatrës nga Chikago, Detroit, Meriland, Pitsburgh, PA, Ontario-Canada, e shumë të tjrea ngushëllonin me telegrame.
 
NOLI DHE TESTAMENTI SHPIRTEROR
 
Edhe organizatat e tjera u bënë pjesë e dhimbjes së kolonisë shqiptare për Ikjen e Imzot Nolit. Familja Mbretërore ngushëllonte me 17 Mars, që nga Madridi:” Lajmi i idhët i humbjes të patriotit të madh Imzot Nolit na shqetësoi së tepërmi. Shërbimet e mëdhaja që i ka sjellë Atdheut kanë qenë dhe mbeten gjithmonë të çmushme. Si unë dhe Mbertnesha bashkohemi me Vatrën në këtë zi të madhe. Shpirti i Tij u qetësoftë në Paqe e qetësi!
Leka I
Në emër të Komitetit Shqipëria e Lirë, ngushëllonte Prof. Rexhep Krasniqi: “Thellësisht të prekur për humbjen e madhe që ka pësuar Kombësia e Shqiptarëve me vdekjen e Imzot Fan S. Nolit, udhëheqësit të ndritshëm shpirtëror, letrarit gjenial, mbrojtësit të shquar të shqiptarizmit në Botë,bashkëthemeluesit dhe Kryetar Nderi i Vatrës famëmadhe, në emër të Komitetit Shqipëria e Lirë, ju shpreh ngushëllimet më të ndjeshme.”- Rexhep Krasniqi, Kryetar.
Në emër të Asmblesë së Kombeve të Robëruara ngushëllonte kryetarin e Vatrës James Thanas, Z.Vasil Gërmenji-Kryetar dhe Brutus Coste, sekretar i përgjithshëm. Për Hasan Dostin, vdekja e Peshkop Nolit, patriot i madh, themelonjës i Kishës Autoqefale, Kryetar Nderi i Federatës Vatra, ishte një humbje e rëndë për të gjithë Kombin Shqiptar. “Shoqërohem në zinë që goditi Vatrën dhe shfaq ndjenja të simpatisë së sinqertë. Populli Shqiptar është i sigurtë se Vatra do të vijojë mbushjen e Misionit të mbrojtjes së Lirisë, indipendencës së tërësisë toksore të Shqipërisë dhe mbajtjes së presitigjit të Kishës Autoqefale Orthodokse që përfaqësojnë Testamentin shpirtëror të Përjetshëm të Kryeprijësit të Madh që varroset sot jashtë Atdheut në tokën e Georgë Washngtonit.”- Hasan Dosti Los Angeles.
Në emër të Ballit Kombëtar të Bashkuar ngushëlonin Theodor Papalilo dhe Halim Begeja, nga Blloku Kombetar Independent Kol Çuni, në emër të Partisë Katundare Organizata e Bashkimit Shqiptar dhe Heroizma Shqiptare, ngushëllonte Isa Elez Ndreu, në emër të Lidhjes së tretë të Prizrenit ngushëllonte Ismet Ukë Sadiku, nga Australia ngushëllimet e shqiptarve i përcillte Safet Aliaj, nga shqiptarët e Turqisë ngushëllonte kryetari i Kolonisë Shqiptare të Stambollit dr. Tare Libohova.
Për vdekjen e Nolit shkroi edhe shtypi amerikan: The New York Times, Boston Globe, The Evening Gaztte- Worcester, Boston Herald,The Boston Sunday Globg, Post Journal-Jamestown, Worcester Daily Telegraph, Miami Herlad etj.
 
MISIONI SHQIPTAR ANKOHET NË OKB
 
Misioni Shqiptar kërkoi leje tek Qeveria Amerikane që të shkonte në ceremoninë e varrimit të Nolit në Kryekishën e Shën Gjergjit, që t’i bënte nderet në emër të Shtetit Shqiptar, por nuk u lejua. Shefi i Misionit Shqiptar u ankua me anë të një proteste drejtuar sekretarit të përgjitshëm të Kombeve të Bashkuara. Përgjigjen e dha publikisht në media në emër të autoriteteve amerikane Mr. Stefenson, kryetar i misionit Amerikan në OKB. Ai shprehu nderim për Peshkop Nolin në emër të qeverisë amerikane, por tha se nuk mund ta kuptonte se si mund të nderohej një fetar si Noli nga Kryetari i Misionit Shqiptar, që përfaqësonte një qeveri ateiste”! Ja si e komentoi DIELLI refuzimin e amerikanëve: “Përfaqësuesit e Misionit Permanent të Qeverisë Komuniste të Tiranës, për arsye diplomatike, nuk u lejuan të vinë në Boston. Kurora lulesh të dërguara nga autoritetet komuniste të Tiranë figuronin në Shën Gjergj. Gjesti i Qeverisë amerikane, nuk ka të bëjë me popullin shqiptar; ky është vetëm një akt diplomatik mes Tiranes e Washingtonin, janë masa reciproke e asgjë tjetër.”
Gjithësesi qeveria e Tiranës nuk e gëlltiti lehtazi masën ndaluese të amerikanëve, por shkoi më tej: Kërkoi trasportimin e trupit të Kryepeshkop Nolit në Shqipëri. Këtë kërkesë të Qeverisë së Tiranës e konfirmon Dielli në kronikën e shkurtër me titull”Trupi i At Nolit Pushon në Amerikë”, publikuar me 24 Mars. Dielli shkruan: Sipas informatave që kemi, Qeveria Komunsite e Tiranës kërkoi transportimin e trupit të Kryepeshkopit tonë në Shqipëri. At Noli që nga viti 1932, kur mori pasaportën amerikane, jetoi vazhdimisht në Amerikë dhe qe një nështetas amerikan. Gazeta jonë nuk bën asnjë koment më shumë për këtë çështje.
Megjithatë, duket se editori dhe Vatra ndërrojnë mendje për të mos e komentuar faktin, aq më shumë kur Shefi i Misionit Permanent Shqiptar dhe Kryeministri Mehmet Shehu, dërgojnë telegrame ngushëllimi(Ia dërguan Kishës), që tentojnë të përçajnë shqiptarët e Amerikës. Thënë më shqip, Qeveria e Tiranës bënë prova nëse mund ta shkëpusë Nolin nga Vatra pasvdekjes. Në numrin e Diellit të 7 prillit 1965, Vatra i rikthehet problemit të Mehmet Shehut dhe Halim Budos. Dielli merr shkas nga një telegram që kryeministri i atëhershëm i Shqipërisë Mehmet Shehu, i dërgonte Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë. Dielli korrekton Mehmet Shehun dhe Halim Budon, përfaqsuesi i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, për formulimin gabim të emërtesës së Kishës shqiptare në Amerikë dhe për togfjalshin që përdor Mehmet Shehu, vëllezërve patriotë. Dielli shkruan” Gabon rëndë Mehmet Shehu kur na drejtohet me fjalët”Vëllezër patriotë”, ne nuk jemi vëllezër të atyre që shtypin popullin. Gabon rëndë edhe kur e kërkon trupin e Hirësisë Noli drejtëpërdrejtë nga Kisha kombëtare -amerikane. Ai harron se -Kisha, duke qenë një institucion amerikan nuk ka të drejtë të vendos në një çështje kaq delikate e që është kompetencë e autoriteteve amerikane, dhe vetëm i atyre, sepse At Noli është nënshtetas amerikan. Këto gjëra Mehmet Shehu i din, por nuk i dijnë”patriotët vëllezër”(këtu është fjala për anëtarët e Organizatës Shqipëria e Lirë, që bashkëpunonin ngushtësisht me regjimin e Tiranës), që duke qenë amerikanë, lipset që të mos çajnë fare kokën për shokun Mehmet Shehu, qesëndis Dielli. Shqiptaro-amerikanët kanë për Kryetar presidentin L. B.Johnson. Pra Mehmet Shehu na fyen rëndë duke kërkuar të na ndajë dhe të themelojë këtu në Amerikë një kollonë të pestë me’vëllezërit patriotë”.
Dielli merret gjatë me telegramin e Halim Budos, me tituj kilometrikë.
“Amerika bëri mirë, që e ndaloi diplomatin sepse Halim Budo mbron Kinën, Vietnamin e Veriut, Kubën dhe atakon Amerikën. Kësaj i thonë përfaqësi e popullit shqiptar? “. Budo-, shkruan Dielli, që është njeri me kulturë, por janë kanë larë trurin me doktrinën e Marksit, Englesit, Leninit, Stalinit e Maos, – citon Nolin më së pari në”Kryetrimat që çliruan Shqipërinë” e harron se kjo shprehje ishte e mirë në atë kohë, por pastaj nuk pinë më ujë , sepse Amerika i konsideronte si aleatë ata që u fshihnin nën maskën e Frontit Nacionalçlirimtar, çpikje si ato të gjitha vendeve komuniste, që përmbysin një regjim e ngrinin një tjetër dhe më të zi.
Dielli komenton një shprehje të Budos në telegramin ngushëllues, ku shkruante:” Fronti Demokratik i Shqipërisë e Qeveria e Republikës së Shqipërisë kanë parë gjithëmonë te personi i Nolit patriotin e madh e të palodhur.”
“Akoma nuk janë mërzitur me këto shprehje?” shkruan Gazeta e Vatrës: Sa për At Nolin, po ta kishte pasur në dorë Qeveria e kuqe, Ati Ynë sigurisht do të kishte mbaruar në burg ose edhe në litar, ku kishin shkuar shokët e tij. Një njeri, siç ishte Peshkop Noli, do të kishte protestuar me tërë afshin e zemrës së tij kundër gjaksirave që ngjanë nën regjimin komunist gjer në ditët e sotme. Tani kërkojnë të na e grabisin për së vdekuri,e të lavdërohen me emrin e tij.
Dielli replikon gjatë me telegramin propagandistik të kryediploamtit komunist në New York, që përpiqej t’i hidhe benzinë zjarrit të përçarjes, duke i ndarë shqiptarët e Amerikës në armiq dhe vëllezër patriotë.
Sigurisht qëllimi i Qeverisë komuniste nuk u relaizua, Kryetari i Vatrës mbeti përjetë me Vatrën.(Botoi Dielli, Mars 2015)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, me 13 Mars, Shuhet Fan Noli

Letra- Bill Clinton:Keni një vend special në zemrën time

March 13, 2018 by dgreca

Bill Clinton sërish dërgon letër në Kosovë: Gjithmonë do të keni një vend special në zemrën time/1 Bill Klinton

Ish presidenti amerikan Bill Clinton vazhdon të mbetet figura më e dashur për popullin e Kosovës, por një ndjesi të njëjtë vazhdon ta ketë edhe vet Clinton për kosovarët.Clinton bill

Ai ka dërguar së fundi një letër në shkollën Prishtina High School, i cili këtë letër e dërgon për të falënderuar më të vegjlit e kësaj shkolle, të cilët para disa mujave i kishin dërguar letra Bill Clinton.

Vetë shkolla ka njoftuar për pranimin e letrës së ish presidentit amerikan Bill Clinton. “Sot, na erdhi përgjigjia e tij në form të letrës nga Shtetet e Bashkuara për nxënësit dhe mësusen Dr. Ëaters. Në këto letër Presidenti Bill Clinton përmendi edhe 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe dëshirën për të vizituar shkollën tonë në vizitën e tij të radhës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e shkollës.
Dhë në letrën që e ka publikuar kjo shkollë, shihet të ketë shkruar Bill Clinton, se Kosova do të ketë gjithmonë një vend special në zemrën e tij.1 Klinton ne Kosove2 Billi1 ok klintonet

Filed Under: Featured Tagged With: Leter per Kosoven, Presidenti Klinton

According to Legend, Referring to History….

March 12, 2018 by dgreca

*HEROI KOMBËTAR BASHKON ARTISTËT SHQIPTARO-AMERIKANË NË STAMFORD CT/

*Ekspozita, që u çel me 8 Mars 2018, do të jetë e hapur deri në 8 Prill 2018-/

1 a Kryesore1 a Rozafat Keshtjella1 agimi kom1 Kjo Joe Vaso1 Kjo Nazi spjeg2 Nazi mme George

Nga Dalip Greca*/

2 Nazi mme George1 piktorja kin1 sfond1 flet Rozafa1 Kodra1 George Vaso

Të enjten në mbrëmje, me 8 Mars 2018 në orën orën 6 e 30 pm, ka ngritë siparin e saj në Stamford, CT, në GR Art GALLERY, pronë e artistit të njohur George Pali(hapur për të parën herë në mars 2017), ekspozita me temë intriguse:”According to Legend, Referring to History”. Piktorët dhe skulptorët shqiptaro-amerikanë përmes artit të tyre, përmes përjetimeve, fantazisë dhe mjeshtrisë artistike, kanë sjellë në ekspozitë vizionin dhe imagjinatën e tyre rreth legjendave dhe historisë, duke iu referuar bëmave, rrëfimeve,gojëdhanave,letërsisë me llojshmërinë e gjinive të ndryshme, jo vetëm asaj shqiptare, por dhe botërore, rreth heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Kjo figurë emblematike dhe plot misterie e shekullit të 15-të, frymëzoi shkrimtarë, piktorë, skulptorë nga e gjithë bota dhe u bë burim frymëzimi krijimtarie ndër shekuj dhe sot.

2 astriti e dhendri11 shoke te nje klase1 Dhia blue1 george Dritan1 Joe Sirley edheIMG_1283

Grupi i artistëve pjesmarrës në këtë ekspozitë përbëhet nga: Adriatik Baliaj, Alkan Nallbani, Astrit Tota, Bashkim Ahmeti,Dashamir Gurabardhi, Gazmend Bakalli,George Pali, Ilene Africk,Ilir Hasku, Nazmi Hoxha, Vasil Rakaj, Zef Qersaqi etj.

Një pjesë e artistëve janë bashkohës dhe vijnë nga e njëjta shkollë e artit, Instituti i Lartë i Arteve,Tiranë, por që arti, stili, teknikat e pikturimit dhe skulpturave kanë pësuar evolim në kushtet e këtushme.
Tematika e përbashkët rreth Heroit Kombëtar i ka bashkuar artistët në këtë ekspozitë. Artistët pjesmarërs janë përzgjedhur nga GA Art Galery, duke u bazuar në reflektimin e tyre mbi temën e ekspozitës, natyrisht duke i lënë liri krijimtarisë, reflektimit të tyre mbi temën, këndvështrimit të tyre, duke sjellë secili imazhe dhe përvoja origjinale.
Mesazhi i artistëve pjesmarrës përmes punimeve të tyre,përcjell madhështinë e heroit Kombëtar, por edhe mesazhe të historisë kombëtare, mitikën e Legjendave (si ajo e Kështjellës së Rozafës- Rozafa Castle, night time-George Pali), mesazhin e bashkimit si tek punimi skulptural në bronx i Vasil Rakaj” Strong togather”, apo poetika mitike e Legjendes se dhive blu të mjeshtrit në kompozimin në vaj Nazmi Hoxha-The Legend of the blue goats, portretet e heroit dhe bashkëluftëtarë e të tij nga Bashkim Ahmeti, George Pali,Dashamir Gurabardhi, Adriatk Baliaj,Vasil Rakaj. Shumë nga ekspozimet duke patur në qendër figurën integrale në historinë evropiane të shekullit të 15-të, duke reflektuar mbi legjendat e asaj kohe, lartësojnë figurën e Gjergj Kastriotit Skënderbeu.
Përjetimet artistike vijnë nga kështjellat ku bëri historinë heroi ynë kombëtar si “Kalaja e Petrelës” e piktorit Astrit Tota, po ka dhe përjetime origjinale që përcjellin punimet e Gazmend Bakallit, Zef Qersaqi, Ilir Hasku, Alkan Nallbani,Arnold Kastenbaum, Ilene Africk.
Në çeljen e Ekspozitës, përveç shumë artistëve shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, kanë marrë pjesë edhe një grup vatranësh me kryetarin Dritan Mishto, si dhe Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane z. Joe DioGuardi me eksperten e Politikës së Jashtme, vecanërisht të Ballkanit, zonjën Shirley Cloyes DioGuardi,Prof.Skënder Kodra, nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë Mëhill Velaj dhe personalitete të tjerë të komunitetit.
Familja Pali, si zot shtëpie, janë të kudondodhur: vetë George Pali, është përherë i zënë duke shoqëruar artistët dhe vizitorët.Dr. Rozafa,me bujari i fton mysafirët që të shijojnë edhe kokteilin e përgatitur me këtë rast,-një gotë verë, e shton meditimin para tablove të kompozuara, portreteve, grafikave,skulpturave etj…(Për më shumë do të lexoni në Gazetën Dielli të printuar)

* Shënim: Mos e humbni rastin, vizitojeni ekspozitën dhe do të kënaqeni…do ta provoni vetë se ia ka vlejtë për të udhëtuar deri në Stamford.
Ekspozita do të jetë e hapur deri në 8 Prill 2018.

Filed Under: Featured Tagged With: According to Legend, dalip greca, Ekspozita, Referring to History

HISTORIA-SHUHET NË NJU JORK NË MOSHËN 94 VJEÇARE DR. AGIM LEKA

March 10, 2018 by dgreca

1 agimi portretTë Enjten me 8 Mars është shuar në moshën 94 vjeçare në Nju Jork dr. Agim Leka. Shërbimet funerale kryhen të DIELEN, 11 MARS 2018, Ora 2.00 PM-7.00 PM në Shtëpinë mortore:

Frank E. Campbell The Funeral Chapel

  • 1076 Madison Ave
  • New York, NY 10028
  • Tel i Funeral Home: 212-288-3500

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA dhe Gazeta e saj “Dielli” ngushëllojnë Familjen Leka dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit. Nje grup vatranesh do te jene ne Funeral ne oren 5 e 30 pm.

Varrimi kryhet te Henen me 12 Mars 2018, ora 12:00 PM at Ferncliff Cemetery, 280 Secor Road, Hartsdale, New York.

  • Në nderim të doktorit atdhetar po sjellim specialen që ka publikuar Gazeta Dielli me autor Editorin e gazetës.

1 anna kohen1 dr. agimi me f Murat1 Agim ferit Murat

1 dr.Leka djemte***

AGIM LEKA, MJEKU QË KUROI PLAGËT E KOMBIT DHE U SHËRBEU PËR 50 VJET SHQIPTARËVE TË SHBA

1 dalip & agimNGA DALIP GRECA/Gazeta DIELLI-SHBA

Një mbrëmje të ftohtë të marsit 2014, së bashku me dr. Skënder Murtezanin, udhëtuam nga Bronxi drejt Baldwin, një qytezë, e vendosur në pjesën jugore të Long Island- ishullit më të populluar në të gjithë Amerikën- për dendësinë e popullsisë, renditet i 17-ti në Botë.Nëse do të ishte shtet Long Island, do të renditej i 13-ti në Amerikë, në SHBA-pas Virginias. Dendësia e popullsisë është 5402 banorë për një milje katrore (2,086 për km2.). Ishulli ka një popullsi prej 7,740, 208 (Sipas statistikave të 2013-ës), ndërsa qyteza e Baldwin, sipas Censusit prill 2010, regjistronte një popullsi prej 23.455 banorë. Baldwin është një njësi banimi që klasifikohet e pasur; të ardhurat mesatare për çdo familje janë $72.456 ne vit. Pikërisht këtu është vendosur dr. Agim Leka me familjen, që në vitin 1960, ku hapi zyrën e tij të shërbimit shëndetsor. Në muzg shtëpia ka një pamje magjike, veçanërisht në lindje dhe perëndim të diellit, tabloja që përfitohet është e rrallë.Qëndrojmë një copë herë duke vëzhguar diellin që po “zhytet” në oqean, ndërsa dr. Murtezani bën telefonatën e mbërritjes. Dr. Agimi i shoqëruar nga zonja Elisabeth dalin në paradhomë dhe na presin me përzemërsi shqiptare. Edhe pse nga shëndeti nuk janë mirë, duken plot gjallëri dhe gëzimi për vizitën, u lexohet ndër sy.
Pas përshëndetjeve, dr. Leka propozon që të shkojmë për darkë në restorantin Oak Schalet , që është jo më larg se 7 minuta prej shtëpisë së tyre. Është një restorant me klientelë të zgjedhur, ku gjithçka të mbetej në mendje, që nga tavolinat me dru lisi, kthinat, dhe gjellët karakteristike të kuzhinës gjermane, e deri tek gjysëm ndriçimi, që krijon një mjedis romantik. Biseda nis që aty dhe dr. Agimi, kujton rininë, luftën, shkollimin të shtrirë në shumë shtete, ardhjen në Amerikë, studimet universitare, praktikën mjeksore, specializimin, njohjen me bashkëshorten Elizabeth, punën studimore, shërbimin ndaj komunitetit shqiptar, pa harruar veprimtarinë e tij në mjekimin e plagëve të Kombit, artikujt në The New York Times… dhe këtë shërbim e ka nisë që në rininë e tij…Shqetësimi për plagët e Kombit ka qenë pjesë e vetëdijes së tij kombëtare.
Vonë kthehemi sërish në shtëpinë e dr. Lekës dhe vazhdojmë aty bisedën e nisur në restorant Oak Schalet. Zonja Elizbeth duket pak e lodhur, por fisnikëria nuk e lejon që të largohet. Ulet në një nga kolltukët dhe e ndjek bisedën tonë.
Dr. Agim Leka ka se çfarë tregon nga jeta e tij 90 vjeçare, e cila që në rini është e mbushur përplot ngjarje, ku ai ka qenë protagonist. Më tregon se ka qenë me fat për trashëgiminë familjare dhe për shkollimin, që e ka kryer në shkollat më të mira të kohës.
Edukata familjare la gjurmë tek dr. Agim Leka dhe i përcaktoi orientimin kombëtar.Shërbimin ndaj Kombit, ai e ka konsideruar detyrë, si testament i trashëguar nga gjyshi; Ibrahim Leka Borshi, i cili pat kryer detyrën e Qark/komandantit të Beratit dhe Lushnjës, dhe gjyshi tjetër Nebi Sefa. Ende sot rrëfehen shërbimet e gjyshit të tij atdhetar, i cili shpëtoi Ismail bej Qemalin nga arrestimi, duke e udhëhequr drejt Vloës përmes Myzeqesë. Po ashtu ai krenohet me gjyshin nga nëna, Nebi Sefa, i cili ishte delegat i Lusnjës në Kuvendin e Shpalljes së pavarësisë në Vlorë dhe nënshkrues i aktit historik, si dhe kontribues kryesor në Kongresin kombëtar të Lushnjës. Po nuk kishte se si të mos ndikonte tek ai dhe babai, një intelektual i spikatur i kohës së tij. Juristi Rakip Leka dha një kontribut të vlefshëm profesional në shtetin e pavarur shqiptar, duke shërbyer në poste të larta në Ministrinë e Drejtësisë.
Dr. Leka, thotë se i është mirënjohës babait të tij, që i shpjegoi me detaje vuajtjet e popullit kosovar nën Serbi, vuajtje që ngjanin si dy pika ujë me vuajtjet e shqiptarëve të Jugut nga represioni dhe masakrat greke. Babai i dr. Agimit, Rakip Leka, e kishte përjetuar në moshën 16 vjeçare djegien e fshatit të tij, Borsh nga andartët grekë. Rrefimet e të atit i dhanë kahje nacionaliste vetëdijes së tij.
Dr. Agim Leka më tregon se ishte me fat që njohu apostullin e shqiptarizmës, Mit’hat Bej Frashërin, me të cilin i pat nisë takimet në librarinë e tij në Tiranë dhe mbeti një nxënës i zellshëm i ideve të tij. Në edukimin e tij nacionalist lanë gjurmë edhe Prof. Vasil Andoni, Prof. Abaz Ermenji dhe nacionalistë të tjerë.

NË RRUGËT E LUFTËS DHE TË JETËS

Dr. Leka nuk e ka të vështirë ta kthejë pas shiritin e kujtesës. Ai kujton se pushtimi fashist i Shqipërisë e gjeti në radhët e demonstruesëve në Korçë, ku kryente studimet në Lice. Organizimi i Batalionit të Liceut të Korçës, në mars 1939, e gjeti në radhët e tij, si luftëtar, nën komandën e Prof. Abaz Ermenji. Ishte më i riu i batalionit, vetëm 15 vjeç. Në pranverën e vitit 1943 ai është në radhët e luftëtarëve të ballit nën komandën e Abaz Ermenjit në Skrapar. Atje pati rastin të takohej me udhëheqësin e misionit anglez në Shqipëri, kolonel McLean. Po atë pranverë Agim Leka është pjesmarrës-vëzhgues, në Kongresin e Ballit në Berat. Dy nga fotografitë e kësaj pjesmarrje, janë botuar nga publicisti Ylli Polovina në Gazetën Illyria në New York.
I riu Agim leka, pati fatin që të ishte në Konferencën e Mukjes, ku komunistët e prishën marrveshjen e nënshkruar nga diktati i Jugosllavëve sepse në të njihej e drejta e vetëvendosjes për Kosovën, trevat e tjera etnike në Maqedoni e Mal të Zi si dhe Çamërinë shqiptare, sipas Kartës së Atlantikut.
Dr. Leka, kujton se me 28 nëntor 1943 me një grup djelmoshash të Ballit Kombëtar, realizuan një takim me heroin e 7 prillit, Abaz Kupin. Aty, thotë dr. Leka,- mbajta një fjalë të zjarrtë ku kërkova bashkimin e ballistëve me Legalistët. Fati e deshi, thotë dr. Leka, që me 9 janar 1976, heroi i 7 prillit, Abaz Kupi, ndërroi jetë nën përkujdesjet e tij mjeksore, pas një operacioni të rëndë në spitalin Mercy Medical Center në Rockeville Center, NY.
-Fati ka qenë me mua,- thotë dr. Leka. “U largova nga Shqipëria pa mbaruar lufta. Me 2 maj 1944, së bashku me 100 studentë shqiptarë, duke qenë se lufta i kishte ndërprerë shkollat në Shqipëri, udhëtuam drejt Vienës për të vazhduar studimet.”
Pas një viti ai përfundoi me sukses studimet në Gjimnazin e Salzburgut. Diploma e Salzburgut i dha mundësi që të regjstrohej në Universitetin”La Sapienza” të Romës. Nga ajo kohë ruan një kujtim; ishte ndalur në Milano para se të shkonte në Romë. Në Milano ai ishte pjesmarrës i rastësishëm në një manifestim popullor në Piazzale Loreto, ishin varur nga partizanët italianë, trupat e udhëheqësit fashist Benito Musolini dhe së dashurës së tij Clara Petacci.
– Më bëri përshtypje, thotë dr. Leka se si ai popull që kishte thirrur për vite me radhë”Rroftë Duçja” ,tash qëllonte kufomat me zemrim! Turmat entuziazmohen, manipulohen, zemrohen…

SHKOLLIMI- NGA KORÇA E TIRANA, NË FIRENCE, SALZBURG, ROMË, NEW YORK…

Shkollimi i dr. Agim Leka u bë në shkollat më të njohura të vendit dhe jashtë tij. Për shkak të luftës atij iu desh që të arsimohej në disa shkolla. Filloi në Liceun Francez të Korçës, më i miri në vend. Për katër vite studioi aty dr. Leka. Më pas u zhvendos në Liceun “Francesco Krispi” në Tiranë, për t’u zhvendosur më pas në Liceun”Cicognini” në Firenze të Italisë. Maturën do ta kurorëzonte në Salzburg të Austrisë.
Studimet universitare dr. Leka i kreu në Fakultetin e Mjeksisë në Universitetin e njohur “La sapienza” të Romës, ku u diplomua si mjek kirurg më 1953. Pas diplomimit ai vjen në SHBA për të kryer intership në Jersey City në New Jersey. Beteja për studimet mjekësore nuk kishte mbaruar ende. Ai vazhdoi specializimin në Universitetin e Nju Jork-ut dhe në “Graduate School” të Universitetit të Pensilvanisë, ku u specializua për sëmundjet e brendshme, me përqëndrim të posaçëm në Kardiologji. Ky specializim i mori dr. Agim Lekës, jo pak, por pesë vjet, nga viti 1953 deri në vitin 1958.

NGA KENTUCKY NË NEW YORK

Pas specializimit dr. Agim Leka, në qershor të vitit 1958, u emërua specialist internist në spitalin e veteranëve në Louisville, Kentucky, spital i Qeverisë amerikane. Po ashtu ai ishte në të njëtën kohë dhe pedagog në Universitetin e Lousville, Shkollë e Mjekësisë. Përvoja dyvjeçare që fitoi në Kentucky ishte me vlerë. Pas dy vjetësh ai u kthye në Nju Jork. Dr. Leka nuk e harron datën 1 korrik 1960. Ajo ishte një ditë e veçantë sepse pikërisht me 1 korrik hapi zyrën e tij mjekësore në Baldwin në Long Island, New York. Dalëngadalë qyteza e vogël u bë pjesë e jetës së tij, ndërsa ai një mjek i papërtuar, që ishte përherë pranë pacientëve të tij.
Kalendari kronologjik i shërbimeve të tij mjekësore është i pasur me data e kontribute. Në vitin 1978 dr. Leka emërohet Instruktor i Mjekësisë së Brendshme në Stony Brook University në Long Island. Ky është një ndër universitetet e njohura në fushën hulmtimit publik, edhe pse është relativisht i ri, renditet ndër më të njohurit në Amerikën e Veriut.Kontributi i dr. Agim Lekës edhe në këtë institucion ishte me vlera.
Në vitin 1994. Dr. Agim Leka u emërua asistent –profesor i sëmundjeve parandaluese në New York Medical College në Valhalla, NY. Këtë pozitë ai do ta mbante deri në 31 Dhjetor 2002, kur për arsye të moshës e mbylli veprimtarinë akademike, për ta vazhduar ende atë profesionale.
Shërbimet e dr. Agim Lekës janë me vlerë. Ai ishte anëtar i Komitetit Edukativ i “Mercy Medical Centre” në Rockville Centre, NY. Në atë kohë dr. Leka kreu një shërbim me vlerë për komunitetin.Arriti që të ndërlidhte Universitetin e Harvardit në Boston me Mercy Medical Centre në Long Island. Kjo u bë për të parën herë dhe tërhoqi vëmendjen e medias.
-Kjo, thotë dr. Leka, ishte e para dhe e vetmja lidhje që Universiteti i famshëm i Harvardit, realizonte me një Institut jashtë Bostonit. Ardhja e profesorëve të Harvardit në Long Island bëri përshtypje të madhe dhe solli një përvojë të çmuar. Zbulimet e fundit të shkencëtarëve të arritura në Universitetin e famshëm të Harvardit u publikuan nga profesorët në konferencat e Harvardit në Long Island.
Kjo ngjarje nuk i shpëtoi as gazetës The New York Times, e cila në numrin e saj të 26 prillit 1975, shkroi:”Bashkëshoqërimi i Harvardit me Mercy Hospital, një nga katër spitalete Dioqezës të Rockville Centre, që përmbledh tërë rajonin e Long Island-it, u krye prej dr. Agim Lekës nga Baldwin, anëtar i Komitetit Edukativ.
Dr. Agim Leka, tha se pasi ka frekuentuar kurse në shkollën mjekësore të Harvardit, ai pa nevojën për ta prurë atë program”afër vendit ku jeton dhe të lidhur me vendin e punës…”.

NË SHËRBIM TË KOMUNITETIT SHQIPTAR

Dr. Agim Leka është i njohur për shumë familje shqiptare në shtetin e New York-ut. I janë mirënjohës doktorit, veçanërisht shqiptarët e porsaardhur në Amerikë, të cilët për shkak të gjuhës, i trokisnin shpesh në derë doktorit.
Dr. Leka, më tregon se, veprimtaria e tij humanitare mjeksore për një gjysëm shekulli të ushtrimit të profesionit, u shërbeu pacientëve të shtresave të ndryshme shoqërore, që nga diplomatët, ministra të qeverive shqiptare postkomuniste të ardhur këtu për mjekime e ekzaminime, nacinonalistë të ikur nga Shqipëria pas luftës së Dytë Botërore, Heroi Kombëtar antifashist Abaz Kupi, shqiptarëve nga Kosova dhe viseve të tjera etnike, që vuajtën nën genocidin e sllavëve, si dhe ish të përndjekurit e burgjeve të diktaturës komunsite, që erdhën pas vitit 1990 në Amerikë.Janë të shumtë emigrantët që kanë marrë shërbimin dhe këshillat e tij mjekësore.
Dr. Leka, me zërin e tij të butë,me zemrën plot dashuri e atdhetarizëm, thotë se si mjek, si shqiptar, u ka shtrirë dorën dhe u ka shërbyer me zemër, të gjithë shqiptarëve që i kanë trokitë në derë.
Shërbimi i tij në ndihmë të komunitetit shqiptar nisi që në vitin 1960, kur hapi zyrën në Baldwin.
Dr. Leka i ka shërbyer falas komunitetit shqiptar me vizita, vaksina e shërbime të tjera. Ja se çfarë i ka deklaruar ai Revistës”Jeta Katolike” të majit 1972, kur përshkruan përvojën e tij me fëmijët shqiptarë gjatë vaksinimit, të mbledhur në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë:” Rrallëherë e kam ndjerë veten time aq të kënaqur me ushtrimin e profesionit se sa kur, pa ansjë interes lëndor, i jap ndihmën time mjeksore, bashkësisë shqiptare, popullit tim, që ka nevojë, dhe që është pjesë e pandarë e racës sonë…”.
Por në tërësi, Komuniteti Shqiptar, e ka prekur shumë herë kontributin e dr. Lekës. Ai ka kryer shërbime të vlefshme për komunitetin. Dr. Leka për të ndihmuar bashkësinë shqiptare të New York-ut me rrethe, siguroi ndërlidhjen me Qendrën Mjeksore ”Our Lady of Mercy Medical Centre” në Bronx dhe shkollën mjeksore “ New York Medical College” në Valhalla, në Westchester County; krijoi “Qendrën Mjeksore Shqiptare” me 3 Qershor 1994. Kjo Qendër u përurua nga klerikët e të tri feve, nga diplomatët shqiptarë në Kombet e Bashkuara dhe nga përfaqësues të politikës amerikane. Me këtë rast, kongresmeni demokrat Eliot Engel, i dha dr. Lekës një çmim të veçantë. Pllaka me këtë çmim u lexua nga Kongresmeni Engel edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994. Në çmim evidentohet roli kryesor që dha Dr. Leka në krijimin e “Qendrës Shqiptare të Shëndetit”. Edhe kjo ngjarje nuk kaloi pa u pasqyru në shtypin e kohës. Gazeta “The Bronx Times Reporter” e 9 qershorit 1994, Studio TV Victoria dhe gazeta ILLYRIA i kushtuan shkrime dhe kronika televizive kësaj ngjarje.
Dr. Agim Leka, vazhdoi për 12 vjet të punonte me përkushtim në shërbim të bashkësisë shqiptare në Bronx, duke kryer vizita dy herë në javë në klinikën e hapur në Bronx, përveç asaj në Baldwin. Për arsye të moshës, me 31 dhjetor 2006, ai e kishte të vështirë të udhëtonte nga Long Island në Bronx.
Një vit më vonë, me 30 qershor 2007, po për arsye të moshës, dr. Leka do të mbyllte veprimtarinë aktive edhe në zyrën ku shërbeu për gati 50 vite, në Baldwin. Ishte 83 vjeç, një jetë të tërë në roje të shëndetit të qytetarëve.
***
Dr. Leka i ka shërbyer komunitetit shqiptar edhe në fusha të tjera, përveç mjekësisë. Në shtator të vitit 1967 dr. Leka me bashkëshorten Elizabeth, profesoreshë e gjuhëve të huaja, dhe një grup edukatorësh shqiptarë të devotshëm në përkushtim Kombëtar, hapën shkollën shqipe të Qendrës Shqiptare në Woodhaven, Jamica, New York. Dr. Leka drejtonte funksionimin administrativ të shkollës, ndërsa zonja e tij, Elizabeth, drejtonte anën akademike. Çifti Leka pati fat se në këtë nismë iu bashkuan edhe Prof. Sami dhe Diana Repishti, që të dy profesorë të njohur dhe të regjistruar në Shtetin e Nju Jork-ut. Elizabeth Leka, çifti Repishti, Dr. Ramazan Turdiu, Nesti Andrea, morën përsipër mësimin e gjuhës shqipe dhe historisë shqiptare, dr. Leka mori përsipër mësimin e shqipes në klasën e më të rriturve. Në këtë nismë kontribuan edhe: Albert dhe Joan Fundo, zonja Mini Domni dhe të tjera zonja kontribuan për mësimin e valleve dhe këngëve shqiptare. Qyteti i Nju Jork-ut vuri në dispozicion të bashkësisë shqiptare shkollën publike nr. 60 në Woodhaven, Jmaica, NY. Shkolla shqipe ishte e ndarë në pesë klasa nga 5 vjeç deri në 16 vjeç. Shkollën e frekuentuan 80 nxënës.

NË NDIHMË TË SHQIPËRISË DEMOKRATIKE

Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe ngjarjet që pasuan, ngjallën shpresa edhe tek dr. Agim Leka. Nisja e ndryshimeve në Shqipëri e gjeti atë të gatshëm për kontribute konkrete.
Ai u ndje mirë, kur djali i tij, Donald Leka, ndërmjetësoi për lidhje ndërmjet Shqipërisë dhe shtetit të Oklahomes. Donald Leka në pozicionin e kryetarit të Shoqatës Amerikane Sirius Systems Inc, inicioi bijësimin ndërmejt Universitetit të Oklahomes dhe Universitetit të Tiranës, i pari në historinë e dy kombeve. Dr. Leka së bashku me Donaldin vizituan Universitetin e Oklahomes së bashku me një delegacion nga Universiteti i Tiranës realizon lidhjen. Marrëveshja u nënshkrua nga Rolanda Dhimitri, zv/ rektorja e universitetit të Tiranës dhe pala tjetër.
Më 1992, dr. Leka së bashku me Joan Fultz Kontos, e bija e profesorit të shquar amerikan Harry Fultz, ish drejtor i Shkollës Teknike të Tiranës e hapur që më 1922, Donald Leka dhe një grup dashamirësisht të Shqipërisë, ndërmjet tyre dhe ambasadori William Kontos, bashkëshorti i Joana Fultz, krijuan Fondacionin Edukativ Shqiptaro-Amerikan Harry Fultz”. Fondacioni u ndihmua financiarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Fondacioni SOROS. Qëllimi i fondacionit ishte rihapja e Shkollës teknike Harry Fultz në Tiranë. Mijëra studentë e kanë frekuentuar këtë shkollë. Dr. Leka ishte nënkryetar i Fondacionit deri në 31 Mars 2006. Donald Leka, një nga themeluesit e fondacionit, u emërua drejtor ekzekutiv, pozitë që e mbajti për shtatë vjet, kohë kur u trasferua me zonjën e tij Claire Leka në New York.
Gjithësesi, dr. Leka ndjehet mirë, që i biri i tij, Donaldi nuk është ndarë nga Shqipëria as sot e kësaj dite. Para pak ditësh ai ishte sërish në Shqipëri, ku media shqiptare e kishte në qendër të vëmendjes.

GJITHË JETËN DUKE MJEKUAR PLAGËT E KOMBIT

Që në rini Agim Leka ishte i kthjellët në qëndrimin nacionalist. Reagimet e tij janë pjesë e vetëdijes kombëtare. Ishte vetëm 18 vjeç kur me 5 Maj 1942 përktheu dhe botoi librin”Skandali Cordignano dhe Mbrojtja e Kombit Shqiptar” në gjuhën italiane me titullin” Risposta a Cordignano su suoi giudizi nei riguardi degli Albanesi”. Ishte një aventurë e gjatë botimi i këtij libri, që dr. Leka ma tregon me detaje. Nuk ishte e lehtë, duheshin kaluar shumë pengesa sepse në Shqipëri ishin italianët, por ai arriti që ta botonte librin në 2 mijë kopje përmes Shtypshkronjës ”Kastrioti”. Libri u shoqërua me një parathënie të shkruar nga i riu Agim Leka”Prefazione e traduzione di Agim Leka(Borshi)”. Ai spjegonte aty nevojën për botimin e librit në gjuhën italiane gjatë pushtimit fashist. Punimi në origjinal ishte shkruar me pseudonimin Nike Barcolla. Autori i vërtetë ishte kleriku atdhetar Don Nikollë Mazrreku, që aso kohe ishte ndihmës famullitar në famullinë Katolike të Tiranës. Libri mbronte Kombin shqiptar, kundër një artikulli denigrues përkundrejt Kombit shqiptar shkruar nga prifti katolik italian Fulvio Cordignano, i cili pat botuar një punim antishqiptar në “Rivista d’Albania” me titull” L’Albania nella storia e nella vita ossia visione panoramica di un piccolo mondo primitive”. Botimi i priftit fashist shkaktoi indinjatë, ndërkohë që studentët shkodranë i dorëzuan rektorit të Jezuitëve në Shkodër peticionin, ku kërkonin që At Fulvio Cordignano, të tërhiqte publikisht artikullin, ndërsa grupi i profesorëve të Liceut të Shkodrës, botuan një broshurë me titull” Cordignano në gjyq para botës”! Punimi i Don Nikollë Mazrrekut “Skandali Kordignano dhe mbrojtja e Kombit shqiptar” ishte një përgjigje e merituar. Pas botimit Don Mazrreku u internua në fshatrat e malësisë për mënjanuar ndikimin e tij në kryeqytet, ndërsa libri i shkruar në shqip, u sekuestrua me urdhër të Mëkëmbsit të Mbretit Viktor Emanueli…
Dr. Leka ka qenë përherë i vëmendshëm ndaj zhvillimeve që kishin të bënin me Shqipërinë. Ja një shembull: Gazeta amerikane The New York Times e 7 shtatorit 1957 botoi shkrimin e dr. Agim Leka(me pseudonimin “Illyricus”) me titull”Për Lirinë e Shqipërisë, kërkohet një politikë pozitive amerikane për të nxitur çlirimin nga Sovjetikët”. Në artikull dr. Leka shkruante:”Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Amerikës z. Dulles se”Qeveria amerikane nuk do të pushojë përpjekjet e saja të shohi Shqipërinë të lirë është e mirëpritur pa dyshim nga shumica e madhe e Kombit shqiptar, e cila e sheh demokracinë amerikane , drejtimin shpirtëror të botës. Atë që shqiptarët duan ta shohin si shtojcë e kësaj deklarate, është një garanci nga z. Dulles që SHBA nuk do të lejojnë një tjetër shqyerje të Kombit shqiptar, i cili është gjysëm i coptuar.”
Më 1961, dr. Leka protestoi në redaksinë e Enciklopedisë Britanike për jetshkrimin e gabuar për heroin Kombëtar Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, që paraqitej me origjinë serbe. Dr. Leka ishte shqetësuar dhe i kërkoi ndihmë Metropolitan Fan S Noli, për të dokumentuar prejardhjen shqiptare të Gjergj Kastriotit. Përgjigja erdhi nag Peshkop Noli me 21 gusht 1961. Letra shoqërohej me dokumente të botuar në librin e Nolit”George Kastrioti Scanderbeg”. Dr. Leka i dërgoi dokumentet dhe u korrigjua gabimi. Në ribotimin e vitit 1967, Enciklopedia Britanike botoi, jo më shkrimin me burim serb, por shkrimin jeshkrues të Tajar Zavalanit për heroin Kombëtar të Shqiptarëve.
Në bisedë, i kujtoj dr. Lekës ,se në arkivin e Federatës Vatra kam gjetë një kronikë të veprimtarive të organizuara me rastin e 60 vjetorit të gazetës Dielli, ku morën pjesë edhe arbëreshët e italisë. Në kronikë shkruhej se në konferencën shkencore, përshkruhej dhe një ligjëratë juaja për një dokumentar televiziv në NBC. A mund të kujtoni detaje, çfarë përshkruante dokumentari dhe cili ishte reagimi?
Spjegimi i dr. Lekës:- Me 29 Dhjetor 1968, një vit para se të vinin arbëreshët në ceremonitë madhështore të 60 vjetorit të Diellit, ishte shfaqur në kanalin NBC dokumentari “Sicilia e Rosselinit”. Në dokumentar Rosselini thoshte:” Prania greke akoma ndjehet në Sicili. Ky fshat është “Piana Dei grecci”, fjalë për fjalë”Rrafshina e grekëve”. Ndikimi i Greqisë kristiane duket haptazi këtu:”Musolini urdhëroi që emri të ndryshohet në Piana degli albanesi”(rrafshina e shqiptarëve”, por kjo nuk e bëri punën. Prapë Piana është akoma greke në dukje dhe zakonet e vjetra mbahen të pa prekura.”
Cili ishte reagimi juaj, dr. Leka?
“ I dërgova një letër të hapur regjizorit italian Roberto Rosellini me anë të Kanalit Televiziv NBC duke i dokumentuar shqiptarsinë e Arbëreshëve dhe i kërkova kanalit televiziv që ky dokumentar nuk duhej shfaqur më për pasaktësi. Po ashtu, ua dërgova arbëreshëve letërkëmbimin me kanalin televiziv NBC , duke iu kërkuar që të mbronin origjinën e tyre. Reagimi ishte i menjëhershëm, Kanali televiziv ktheu përgjigje se dokumentari nuk do të shfaqej më. Dhe kështu ndodhi.”
Dr. Leka përherë ka qenë i ndjeshëm ndaj Kombit të vet. Ngjarjet në Kosovë në fundvitet ’60 ai i përjetoi me dhimbje. Me 18 janar 1969, Gazeta The New York Times, botoi një letër të gjatë të dr. Lekës me titull”Shqiptarët e Jugosllavisë.” Kjo letër ishte e frymëzuar nga një shkrim që vetë gazeta kishte botuar rreth vrasjes të një djali shqiptar në demonstratën e 28 nëntorit 1968 në Prishtinë.
Shkëpusim një fragment nga letra:” Qeveria Jugosllave mund të fitojë dashamirësinë e Botës së qytetëruar dhe të vetë kosovarëve, po qe se i trajton demonstruesit në mënyrë njerëzore.Gjithashtu, qeveria jugosllave mund të mësojë nga eksperienca amerikane, se demonstratat e zhvilluara në mënyrë paqsore mund tu vënë në dukje autoriteteve dhe botës mbarë padrejtësira, të cilat po të ndreqen me kohë, do të mund të ndihmojnë në fuqizimin e shtetit… Tito duhet t’i japë Kosovës pozitën politike që sot kërkon…”
Vëmendjen e dr. Lekës e kanë tërhequr edhe lëvizjet e shtetit grek në Jug të Shqipërisë. Nisja e shkrirjes së akujve në marrdhëniet mes Shqipërsië dhe Greqisë pas 31 vjet ngrirje, sollën reagimin e dr.Lekës. Në një letër me titull” Lidhjet e Shqipërisë me Greqinë”, që The New York Times e botoi me 17 Korrik 1971 në faqen editoriale, dr Agim Leka, pasi denonconte politikën absurde dhe kërkesat po absurde të Greqisë mbi Shqipërinë e Jugut, coptimin e saj, dhe pushtimin e Çamërisë, shkruante:”Konferenca e Paqes së Parisit 1919-20, përfundoi me coptimin e Kombit Shqiptar ndërmjet fqinjëve të saj duke lejuar pjesë të mëdha të trevave shqiptare të përvetohen nga shteti Jugosllav dhe shteti Grek”.
Rrallë gjejmë ndonjë intelektaul që të ketë reaguar kaq kthjelltsisht si dr. Leka. Me 12 shkurt ai i bëri një thirrje shkrimtarit disident jugosllav Milovan Djilas, i cili kishte qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Titos, të cilit i kërkoi që të ngrinte zërin për lirimin e kolegut shkrimtar Adem Demaçi.
Detyra e atdhetarit nuk mbaroi këtu; dr. Leka u lidh me Komitetin për të Drejtat e Njeriut në NY, për të ndihmuar bashkësinë shqiptare në NY për të grumbulluar e dërguar pako ndihmash për të burgosurit shqiptarë në burgjet jugosllave. Ky Komitet u lidh me Ambasadën amerikane në Beograd që të ndërmjetësonte për dorëzimin e pakove tek të burgosurit shqiptarë.
Disa herë dr. Leka ka reaguar ndaj veprimeve antishqiptare të lobit greko-amerikan. Me 28 Janar ai shkroi kongresistit greko-amerikan Gus Yatron në lidhje me seancat e Kongresit Amerikan që ai drejtonte, dhe i bënte thirrje që ta ndalonte promovimin e kërkesave shoviniste greke në Shqipëri. Në seanca nuk ishte thirrë asnjë shqiptar që të mbronte tezën përkundër asaj greke se në Shqipëri keqpërdorej minoriteti grek.
Janë të njohura sulmet antishqiptare të shkrimtarit dhe ish gazetarit greko-amerikan Nicholas Gage kundër Shqipërisë së Jugut. Në një shkrim Gage botoi në Washington Post më 11 prill 1983 me titull”Kosova, fuçi baruti”, ku krahasohej Kosova me minoritetin grek në Shqipëri dhe kërkohej nga faktori ndërkombëtar trajtim i njëllojtë. Dr. Agim Leka replikoi në maj 1983 dhe me fakte ia hodhi poshtë Gage krahasimin e pa vend.Janë të njohura edhe reagimet e tij në mbrojtje të Ramush Haradinaj dhe çështjes së drejtësisë të luftës për çlirimin e Kosovës.
Shqetësimet për çështjen kombëtare dr. Leka i ka pasqyruar edhe në shtypin shqiptar, këtu dhe në Kosovë.
.. Ja kështu, dr. Leka, krahas detyrës humane si mjek, ka mjekuar dhe plagët e Kombit…

VLERËSIME

Dr. Agim Leka ndjehet i vlerësuar për çfarë ka bërë në jetë. Po vlerësimi i të tjerëve për të? Ai u ndje shumë i nderuar kur me 19 Mars 2011, Shoqata Mjekësore Shqiptaro-Amerikane organizoi një Mbrëmje madhështore kushtuar përkushtimit të tij gjysëm shekulli në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Vlerat e këtij nderimi i shtoi edhe pjesmarrja dhe dorëzimi i çmimit që iu akordua prej shoqatës, nga Nobelisti Dr. Ferid Murat, kryetar nderi i shoqatës. Darka u shtrua në klubin prestigjioz të Universitetit të Harvardit.
Në këtë veprimtari vlerësuese kishin ardhë për ta nderuar dr. Lekën edhe Presidenti i Shoqatës Amerikane të Mjeksisë Dr. Peter Karmel dhe drejtori rajonal i Ministrisë Amerikane të Shëndetësisë dhe të Shërbimeve Njerëzore Dr. Jamie R Torres, të cilët edhe përshëndetën dhe e përgëzuan dr. Agim Lekën.
Dr. Agim Leka është nderuar edhe në Kongresin Amerikan me 26 Maj 1994, për hapjen e Qendrës Mjeksore Shqiptare.
Një vlerësim të veçantë i ka bërë dr. Lekës Mercy Medical Center në Rockville , duke e nderuar me motivacionin”Në mirënjohje të sinqertë dhe vlerësim për shërbim të dalluar, përkushtim dhe dhe angazhim në 40 vjetë.”
Në prill 2013, Shoqata Mjekësore e Shtetit të Nju Jorkut, i dha dr. Lekës një pllakë mirënjohje më mbishkrim”Në mirënjohje për 50 vjet përkushtimi, shërbimi ndaj publikut, në ushtrimin e profesionit të mjekut.”
Një vlerësim emocionues i bëri dr. Lekës në dhjetor të vitit 2006 ,Our Lady of Mercy Medical Center”, që shtroi një darkë madhështore dhe i dha mirënjohje me motivacion”në vlerësim, urimet më të mira për një jetë të gjatë dhe të lumtur me rastin e mbylljes karrierës profesionale-nga miqtë dhe kolegët”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: 94 vjeç, dalip greca, Shuhet dr. Agim Leka

“Motrat Qiriazi”, një demonstrim i dashurisë njerëzore

March 9, 2018 by dgreca

Albanian -american women’s organization (AAWO) “Motrat Qiriazi një demonstrim i dashurisë njerëzore/1 BetiNga Marjana Bulku/

Photo credit Arbërie Hetemi/

1 ok nena e deshmoreveAAWO “Motrat Qiriazi”numëron vitin e 25 -të e bashkë me vitet janë qindra aktivitete ku në qendër është familja , gruaja, fëmijët , edukimi, sakrificat njerëzore të cilat na bëjnë edhe më fort humanë dhe përkrahës të njeriut, atij që i përket botës së suksesit por edhe njeriut të thjeshtë,atij që përballet me sakrificat dhe vështirësitë e jetës që nuk janë të pakta.

2 MeritaËshtë bërë traditë tashmë 25 vjet që 7-8 marsi të bashkojë mes qindra pjesmarrësish festën me kujtesën, argëtimin me vlerësimin , mirnjohjen me falenderimin në salla të tejmbushura me miq e familjarë që urojnë motrat, bijat , bashkëshortet e që nderojne edhe arritjet e tyre, sakrificat dhe përkushtimin që i karakterizon motrat, nënat, bijat tona Është një traditë e bukur që avokate Beti Beno Esq, drejtuesja aktuale e AAWO “Motrat Qiriazi” po e çon dhe pasuron edhe më tej gjë që u demonstrua edhe një here , këndshëm pasditen e 3 marsit 2018 në Battery Gardens me një prezencë prej 260 burrash e grash që përreth 6 orë që rrodhën pa u ndjerë iu nënshtruan një programi të drejtuar mjeshtërisht nga Rejhan dhe Luan Bexheti, zëri i mrekullueshëm i sopranos Dëshira Ahmeti Kërliu, interpretimet e fuqishme të Ludmilla Baballëkut , kulminacionet e rralla vokale të tenorit Riad Ymeri dhe natyrisht me shoqërimin instrumental mjeshtëror të Raid Hysenit dhe Merita Halilit që kishin një rol të veçantë në këtë natë festive përveç këngës .3 Vjosa

Nuk është vetëm një natë ku ndahen vlerësime dhe mirnjohje për arritjet por një akt që bashkon histori suksesesh, pune dhe sakrificash njerëzore .4 Teuta5 Marku
Gruaja e Vitit 2018 është shpallur Artistja Merita Halili, e cilësuar “bilbili i këngës popullore shqiptare”.Ajo ishte 16 vjeç kur këndoi për herë të parë në Shqipëri,ndërsa sot pas kaq shumë vjetësh së bashku me bashkëshortin e saj Raif Hyseni njohin pafund suksese dhe janë ato që muzikën shqiptare e kanë berë objekt mësimi edhe për amerikanët.

4 BehxhetiMe një çmim të AAWO në dorë dhënë nga soprano Dëshira Ahmeti Kërliu, Merita Halili shprehet plot emocion…-“Motrat Qiriazi ” i kam ndjerë pranë në çdo moment të jetës time në Amerikë. Ato organizuan baby shower kur vajza ime do të vinte në jetë” .7 Beti Grup

Mësuesja e vitit 2018 është vlerësuar Vjosa Nikçi e lindur në Rugovë, emigruar në USA në moshë shumë të vogël e ka pasur arsimin një shtysë dhe shtyllë të fortë në edukimin e saj familjar dhe universitar.

10 Vera BelliuMagjistre e historisë moderne evropiane dhe aktualisht e angazhuar në arsimin dygjuhësh Vjosa shprehet se do t’ju qëndrojë edhe më pranë studentëve shqiptarë. Raza Sinanaj ia dorëzon këtë vlerësim mësueses së vitit 2018 që është një më shumë në vargun e gjatë të nderimeve të AAWO e cila çdo vit na kujton se EDUKIMI është mision që ka në thelbin e vet dashurinë.
Është gjithmone e bukur prezenca e Ambasadores së Kosovës Teuta Sahatçija e cila ia din plagët Kosovës dhe jo pa emocion do ndante një çmim të veçantë që lidhet me kontribute humanitare ,të jashtzakonshme të Gruas dëshmi e gjallë se liria dhe pavarësia e Kosovës i kanë rrënjet te sakrificat njerëzore .Është zonja Bahrije Bytyçi , nëna e Dëshmorëve të Kosovës Agron 23vjeç, Mehmet (21) dhe Ylli (25) e cila fjalët i ka të pakta por historia e familjes së saj është e rekorduar në memorjen e Albanian Culture Tv e cila ka transmetuar gjërësisht aspekte nga Batalioni Atlantiku. Tri djemtë e saj edhe pse të rritur në Çikago kur Kosova rënkonte nga lufta , shkuan atje si heronj për të mbetur përjetësisht atje edhe pse trupat e tyre u sollën të prehen në Amerikë. Fjalët e nanë Bahries janë të pakta por përmes emocioneve të saj lexohet qartësisht se si ndjehet një nënë me tri djem të vrarë. Ajo mban për dore të shtrënguar nipin e saj, ai ka emrin Agron atë emër që ia mban të gjallë kujtimin e të birit. Ky nderim ndaj zonjës Bytyçi me bijtë e vrarë në luftë është një nderim që i bëhet jetës , vazhdimësisë së saj, atij shtrëngimi duarsh të Agronit të vogël pas gjyshes së vet që rrit heronj. Kjo natë gala zonjash lotët e nënë Bahries i shndërroi në një mirnjohje ndaj akteve të rralla e heroike që meritojnë mirnjohjen e përjetshme të të gjallëve.
Ky zinxhir veprash që rrjedh në këtë natë ku argëtimi dhe përjetimi janë paralelisht bashkë ka në thelb punën sistematike të një bordi që falenderohet e përmendet me mirnjohje nga drejtuesja e tij zonja Alda Mosko. -Pas çdo vullnetarizmi mirnjohja dhe falenderimi jane më e pakta e domosdoshme- shprehet ajo.
AAWO përmes një nate festive dëshmon pjekurinë e vet 25 vjeçare dhe kjo duket në organizimin perfekt të çdo akti ceremonial festiv ku Dr . Zana Dobroshi përmend në fjalën e saj sipas të cilës historiku i gjatë dhe vijimësia e kësaj organizate vitale në Amerikë e ka bazën tek njerëzit që bënë këtë histori dhe ato që e mbajnë gjallē atë.
Nuk do ti mungonte kësaj nate as fjala e zotit Mark Gjonaj një suportues i zonjave si një gjini që përfaqson motrat, miket, bashkëshortet që na e bëjnë jetën më të mirë.
AAWO Motrat Qiriazi , përtej ngjyrave të festës ndan me ne akte humanizmi dhe kauzave që perveç misionit të saj shkon dhe u vjen në ndihmë fëmijëve të sëmurë , atyre që kanë nevojë për atë që fati, familja, ekonomia e tyre nuk ua mundësoi dot. Edhe ky vit shënon një tjetër bilanc që i ka të dyja anët ; solidaritetin njerëzor dhe fatin e trishtueshëm të një fëmije shqiptar të sëmurë që do të ndihmohet nga kontributet e grumbulluara nga shorti i kêsaj nate që tejkalon ngjyrat e festës.
Nisur prej këtyre akteve tërësia e të cilave na dhuroi një mbrëmje të bukur përmes mikrofonit të Albanian Culture TV i afrohem atyre që janë pas këtij organizimi , dy zonjave që janë pas sukseseve të vazhdueshme të qasjeve të AAWO-s në publik zonjave Beti Beno dhe Alda Mosko të cilat modestisht thonë se AAWO ka lindur për të qenë kështu: humanitare, edukative e pse jo edhe një mundësi më shumë për tu argëtuar dhe solidarizuar mes nesh.
Batery Garden, NY 3 mars 2018

Filed Under: Featured Tagged With: Arberie Hetemi, festa, Marjana Bulku, Motrat Qiriazi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 435
  • 436
  • 437
  • 438
  • 439
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT