• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Van Gogu shqiptar

March 22, 2018 by dgreca

(Rreth filmit dokumentar “Zois” që u shfaq në festivalin ndërkombëtar në New York)

IMG_9716

Tabllotë e pikturuara nga Zoi Shyti jane si sytë e yjeve që vetëm shkëlqejnë…/12079704_1065731880113454_133567464999949279_n

Nga Keze Kozeta Zylo/george-castriot-zois-shuttie

Në mjediset  e qendrës kinematografike “Kaufman Center” në Zukor Theater u shfaq filmi dokumentar për artistin e shquar, Zoi Shyti fitues i disa çmimeve ndërkombëtare.  Në festivalin ndërkombëtar të filmit që konkurrojnë 189 filma, filmi dokumentar për Zoi Shytin është nominuar me tri çmime.

images-2

Filmi dokumentar është realizuar nga regjisori Bujar Alimani, producentët Damian Pervizi dhe Dritan Haxhia, drejtor të fotografisë Dritan Haxhia, edituar nga Sabir Kanaqi, kurse muzika është kompozuar nga Fatrin Krajka dhe zërimi nga Elvis Ikonomi.Filmi fokusohet në një histori sa tronditëse aq dhe të magjishme, ngase përshkruan rrugën e mundimshme të një artisti të madh që u arratis nga diktatura komuniste në vitin 1964 dhe erdhi në tokën e ëndrrave.

after-abortion-zois-shuttieDrama dhe arti janë pjesë e shpirtit dhe e botës plot imagjinatë të një artisti të madh si Zoi Shyti.

IMG_9738

Filmi dokumentar më së shumti sillte skena nga shtëpia e tij e cila ishte e veshur vetëm me piktura dhe nuk shikoje asnjë milimetër bosh në mur midis tablove të mahnitshme.  Duke dëgjuar dhe shikuar filmin dokumentar realizuar me mjeshtëri nga djem të talentuar, si dhe duke pasur fatin ta intervistojë direkt për TV “Alba Life”, pashë nga afër një botë të pasur artisti, krejtësisht unike për nga historia e tij, preka nga afër “tablotë” në “Galerinë e Arteve” që mban emrin e një artisti të kalibrit botëror Zoi Shyti.

M’u duk se takova Van Gogun shqiptar, por në diemensione vuajtjeje të tjera nga vuajtjet personale të piktorit hollandez, sepse Zoi jetonte nën një shtet diktatorial, iu internua nëna dhe anëtarë të familjes për shkak të arratisjes së tij…

Përjetova dramën e një artisti të vërtetë që kaloi kufirin shqiptar për në Greqi dhe prej andej në Amerikë.  Veprat artistike të tij kanë shetitur në vendet më të rëndësishme të botës që mbajnë në shpirt e në zemër kryeveprat e artit botëror duke filluar nga Washingtoni, Parisi, Londër, New York, Meksiko etj… Me një edukim shumë të lartë që mori në tokën e premtuar nga  “University of Pennsylvania” (best fine art schools), arriti të japë mësim në Firence, Meksikë, San Fancisko dhe të bëhet zë i dritës së artit botëror, por dhe i Kombit të tij.

Punimet e ndryshme shfaqeshin herë pas here në ekran dhe ato që të ngeleshin në mendje ishin projekti për gruan më të famshme në botë shenjtoren Nënë Terezën e cila i shërbeu njerëzimit deri në frymën e fundit.  Portreti i shenjtores Nëna Terezë është sa delikate po aq dhe e paepur për t’ju shërbyer të varfërve.  Piktori me penelin e tij sjellë po aq të gjallë figurën e Gjergj Kastriot Skëderbeut të heroit Kombëtar dhuruar bashkisë së Parisit në nderim të emrit të një sheshi “Skanderbeg” në Paris.  Tablotë me ngjyra marramendëse sjellin shpirtin e lirë të një pikturi dhe poeti universal.

Syri shetit në ekran sa nga ngjyrat e tablove tek momentet reale të takimit me nënën e dashur pas 28 viteve.  Takimi i përmalluar me nënën e tij të internuar për shkak të arratisjes të të birit ishte tejet i dhimbshëm, ato të kujtonin copëza tragjedish nga shumë emigrantë të arratisur dhe të ikur pas viteve 90 që për arsye të ndryshme nuk patën mundësi t’ju hidhnin një grusht dhe nënave të tyre…

Portretin e nënës së tij e kishte sjellë të gjallë, të bukur, edhe dritëhijet dukeshin sikur kishin bashkuar diell e hënë në sytë e saj gjithë dritë…  Nëna është portret ndriçues dhe aromatizon me lulet që i ka pikturuar përpara duarve.  Momenti i shfaqjes së nënës dhe të birit nën tingujt e një muzike të përmallshme dhe të përvuajtshme kompozuar mjeshtërisht nga Fatrin Krajka, një kompozitor që premton shumë të bënte ta përjetoje atë vuajtje shpirtërore në gjithë përmasat njerëzore, dramën e ndarjes forcërisht, nënë e bir… Përqafimi i nënës me të birin, muzika dhe rënia e lotit si tingull dhimbjeje kishin hyrë në një rezonancë të plotë me spektatorin, ishin një trinity hyjnore…

Portreti i nënës është trajtuar gjerësisht që nga antikiteti e deri në ditët e sotme, por meqë si autore e shkrimit e vleresoj artistin si një Van Gog medoemos më vjen ndërmend portreti i nënës së Vang Gogut, një pikturë e vitit 1888, Anna Carbentus Van Gogh, e nxjerrë nga një fotografi bardhë e zi. Ai ndau emocionalisht disa nga veprat e tij që ai mendonte dhe se nëna e tij do të vlerësonte më shumë me lule dhe mjedise natyrore.

Në këtë pikturë, Van Gogh kap natyrën dinjitoze dhe krenare të nënës së tij.

Ndërsa shikon të gjithë dokumentarin më duket se ecin paralelisht si Zoi Shyti dhe Van Gogu i cili dhe ky i fundit pati një jetë shumë të veshtirë për arsye të sëmundjeve të tij, por edhe trajtimit nga njerëz të ndryshëm që donin ta privonin nga arti dhe jetoi për mjaft kohë në varfëri të tejskajshme.

Zoi shqiptar e kaloi fëmijërinë në një dramë të vërtetë duke i shpëtuar bombardimit të nazistevë gjermanë duke e nxjerrë atë nga gërmadhat dhe rrënojat që mund t’i shkaktonin humbjen e jetës.  Ndersa Van Gogu i shkakton dhimbje vehtes nga depresioni siç i ndodhi në një rast me prerjen e veshit të majtë , më 23 dhjetor dhe e çoi në një shtepi publike, ngase ishte pasionant me një prostitutë që kishte rënë në dashuri këmbë e kokë.  Zoi shqiptar respekton vajzën nudo Xhekin e cila kishte pozuar për 6 orë pa lëvizur për ta pikturuar.  Portretet nudo të femrave ishin tabllo të realizuara mjeshtërisht nga piktori dhe ndihej qartë se sa i ndjeshëm ishte piktori karshi seksit femër, deliktatesës së saj, bukurisë së virgjër dhe respektit pakufi që ndjente piktori karshi bukurisë hyjnore me emrin grua.  Format e përsosura trupore, detajet simbolike, fjalët e tij shprehnin shpirtin e lirë, civilizimin qytetar kur tha se: “Bota pa femrën do të ishte në terr të plotë”…

Van Gogu në pikturën “Sorrow” thotë se: “Dua të bëj vizatime që prekin disa njerëz. Ky portret është një fillim i vogël … ka të paktën diçka drejtpërdrejt nga zemra ime”…

Ai solli portretin e nje gruaje të abadonuar dhe jepte mesazhin se askush s’duhet të lihet vetëm, pra e dashuroi Sorrown ashtu siç qe.

Portreti i gruas pas abortit te Zoit “Van Gogut” shqiptar është shumë e dhimbshme si ndëprerja e një jete që sapo është ngjizur në shenjtërinë e mitrës së gruas dhe e lenë qëllimisht e papërfunduar nga dora e mjeshtrit si vetë aborti i saj… Pafajësia, ëmbëlsia e dashurisë, fati i keq janë të sjella mjeshtërisht në tabllonë “Pas abortit”…

Pamë një film dokumentar të realizuar me profesionalizëm që duhet medoemos të shikohet nga publiku i gjerë shqiptar, sepse tabllotë janë si sytë e yjeve që vetëm shkëlqejnë, thotë Van Gogu:

“Për pjesën time nuk di asgjë me ndonjë siguri, por sytë e yjeve më bëjnë ëndërr”…

Filmi dokumentar me veprat e artit të Zoit, Van Gogut shqiptar është tronditës dhe impresionues, është një film që të ngelet në kujtesë për tërë jetën, sespse sjellë portretin e një artisti të madh të kalibrit botëror si Zoi Shyti, Van Gogu shqiptar…

21 mars, 2018

Staten Island, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Keze Kozeta Zylo, Van Gogu Shqiptar, Zoi Shyti

KOMUNITETI SHQIPTAR , UNIFIKIMI I KËRKESAVE

March 21, 2018 by dgreca

KOMUNITETI SHQIPTARO – AMERKAN TË VOTOJË NË BLLOK, ME KËRKESA TË UNFIKUARA/

1 Marku KomunitetiNGA ESAD GJONBALAJ/

New York 20 Mars 2018- Komuniteti shqiptaro-amerikan gjithnjë më shume po faktorizon vetveten dhe rolin e ti në institucionet e shtet Amerikan. Edhe takimi i mbrëmshëm i komunitetit, i pari kësaj natyre, kishte si qëllim që votuesi shqiptarët të votojnë të organizuar dhe ne formë blloku, dhe në këtë mënyrë kërkesat dhe interesat tona si komunitet të jetësohen përmes faktorizimit si votues.2-3

Kështu së shpejt do të ndërmerren dhe implementohen nisma të kësaj natyre ne koordinim dhe bashkërendim me zt Mark Gjonaj si zyrtar i lart i qytetit te New Yorkut dhe në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin si tërësi, me shoqatat dhe aktivistet  e shumet që ka komuniteti i ynë. Kontribut ne këtë aspekt mund te dhuroj çdo shqiptar duke u regjistruar si votues e pastaj duke  Votuar në koordinim me kërkesat e komunitet ku edhe përfitimet nëse votojmë si komunitet i organizuar  e jo si individ do të jenë te shumta për të mirën e komunitetit shqiptaro-amerikan.

Nga takimi qe u mbajt mbrëma ne ambiente e Royal Regency Hotel, Yonkers NY me pjesëmarrje të zgjeruar nen udhëheqjen e Mark Gjonaj ne formë bashkëbisedimi që të gjithë u dakorduan që do japin kontributin e tyre maksimal në këtë aspekt sepse janë pjekur kushtet që të veprojmë si komunitet i organizuar në proceset zgjedhore duke ditur se potencialet tona janë të shumta.

Filed Under: Featured Tagged With: bllok, Esad Gjonbalaj, kerkesa, komuniteti shqiptar, Mark Gjonaj

Amerika, e pranishme në Kosovë edhe me Korpusin e Paqes

March 20, 2018 by dgreca

-Ministri Shyqiri Bytyqi takim me përfaqësuesit Korpusit të Paqes në Kosovë dhe të Drejtorive Komunale të Arsimit/

-Korpusi i Paqes është një program vullnetar i drejtuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, misioni i të cilit përfshinë sigurimin e asistencës teknike, duke ndihmuar njerëzit jashtë SHBA-ve që të kuptojnë kulturën amerikane dhe duke ndihmuar qytetarët amerikanë që të kuptojnë kulturat e vendeve të tjera./

1 Ministri-Arsim-Korpus.JPG1 grupi i I erdhi 8 Qershor 2014.JPG2 Grupi i katert gusht 2014

-Në 17 gusht 2017 Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie ka udhëhequr ceremoninë e betimit të grupit më të ri, të katërt, të përbërë nga 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë/

-Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët mbërritën në Kosovë në 8 qershor 2014, ndërsa betimin solemn e dhanë në 20 gusht/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 20 Mars 2018/ Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti sot në takim përfaqësuesit Korpusit të Paqes në Kosovë dhe të Drejtorive Komunale të Arsimit. Ai i ka ftuar Drejtoritë Komunale të Arsimit që të nxisin interesimin e komunitetit për të bashkëpunuar me vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët janë të angazhuar në mësimdhënien e gjuhës angleze.Qëllimi i këtij takimi ishte sensibilizimi i drejtorëve të shkollave, duke ditur që ka komuna të cilat nuk janë përfshirë në këtë vullnetarizëm të Korpusit të Paqes, në përfitimet që sjellë ky Korpus, diskutimi për mundësitë e reja dhe zgjerimi i bashkëpunimit.Ministri Bytyqi ka falënderuar përfaqësuesit e Korpusit të Paqes dhe e ka vlerësuar punën e tyre vullnetare, në ndihmën që po u ofrojnë mësimdhënësve në dhënin e mundësisë së përfitimit të teknikave të reja të mësimdhënies.

Ai tha se, Korpusi i Paqes ka disa vite që në Kosovë është i angazhuar për të ndihmuar mësimdhënësit tanë në mënyrë praktike. “Përmes kësaj forme të bashkëpunimit po bartet edhe kultura amerikane dhe jemi mirënjohës për të gjitha përpjekjet që kanë bërë për popullin e Kosovës. Kërkoj nga ju që t’i njoftoni shkollat e komunave prej nga vini, në mënyrë që të gjitha shkollat të kenë mundësi të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e mirë që po ofrohet nga Korpusi i Paqes”, është shprehur ministri Bytyqi duke iu drejtuar përfaqësuesve të Drejtorive Komunale të Arsimit.Korpusi i Paqes është një program vullnetar i drejtuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, misioni i të cilit përfshinë sigurimin e asistencës teknike, duke ndihmuar njerëzit jashtë SHBA-ve që të kuptojnë kulturën amerikane dhe duke ndihmuar qytetarët amerikanë që të kuptojnë kulturat e vendeve të tjera.

Korpusi i Paqes vazhdon që të sjellë në Kosovë ndihmën përmes vullnetarizmit të tyre. Pritet edhe nënshkrimi i një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Arsimit dhe Korpusit të Paqes.Në 17 gusht 2017 Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie ka udhëhequr ceremoninë e betimit të grupit më të ri, të katërt, të përbërë nga 35 vullnetarë të Korpusit të Paqes në Kosovë. Ata shërbejnë në shkollat kosovare për dy vite në kuadër të programit arsimor në gjuhën angleze pranë Korpusit të Paqes në Kosovë, si mësues të gjuhës angleze, pasi edhe iu ndanë certifikata për përfundimin me sukses të trajnimit gjatë tre muajve në Kosovë. Ambasadori amerikan Delawie me atë rast theksoi se, “vullnetarët e Korpusit të Paqes paraqesin një partneritet ndërmjet dy vendeve tona” dhe se, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër miqtë dhe mbështetësit më të ngushtë të Kosovës”.

Grupi i parë i Korpusit të Paqes i SHBA-ve kishte 25 vullnetarë, të cilët mbërritën në Kosovë në 8 qershor 2014, ndërsa betimin solemn e dhanë në 20 gusht, poashtu pas trajnimit parapërgatitor në komunitetet në Kosovë.

Para se të shkonin në pikat e tyre të shërbimit vullnetarët u aftësuan për tre muaj në mënyrë gjithëpërfshirëse për aspektet ndërkulturore, gjuhësore, dhe teknike.

Korpusi i Paqës filloi programin e tij të parë në Kosovë me ftesë të Presidentes së atëherëshme Atifete Jahjaga, e cila në 9 shtator të vitit 2013 me ambasadoren në atë kohë të SHBA-së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, nënshkruan marrëveshjen ndërshtetërore për hapjen e programit të Korpusit të Paqes në Kosovë.

“Me këtë marrëveshje, Kosova bëhet shteti i 140 nikoqir i Korpusit të Paqes, organizatë kjo e vullnetarëve amerikanë e themeluar nga Presidenti Kenedi, që me dekada kanë ndërtuar ura të miqësisë mes popujve përreth botës”, theksoi atëherë Presidentja në ceremoninë ku ishte edhe drejtoresha e Korpusit Amerikan të Paqes, Helen Lowman.

Fillet dhe misioni i Korpusit të Paqes datojnë nga viti 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën epaqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim në nivel të homologëve të tyre lokalë. Nga ky frymëzim u ngrit një agjencion i qeverisë federale i përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë në botë.

Tre qëllimet fillestare të Korpusit të Paqes mbeten të njëjta: 1. Të ndihmojë popullin e shteteve të interesuara për të plotësuar nevojat e tyre për gra dhe burra të aftësuar; 2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popullit të cilit i shërben; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve.

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm në nivelin bazë, për dallim nga financimi tradicional i zhvillimit.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Korpusi i paqes, Kosove

FESTIVALI I FILMIT-U SHFAQ DOKUMENTARI “ZOIS”

March 19, 2018 by dgreca

1 ZoiisTË DJELEN NË FESTIVALIN BOTËROR TË FILMIT NE QUEENS, U SHFAQ DOKUMENTARI”ZOIS”/1 shfaqje

-Bashkatdhetarë, rezervoni 24 Marsin, e Shtunë, Ora 1.00 PM, në Festivalin e Queensit do të shfaqet filmi tjetër dokumentar i artistëve shqiptar kushtuar Mjeshtrit botëror të Fotografisë, Gjon Mili. Një histori intersante, që nis nga Korca, shkon në Bukuresht, udhëton drejt Amerikës, Boston, Nju Jork, Stamford…….1 Shkelqimi

….Prej 15 Marsit deri në 25 Mars 2018 vazhdon festivali me përmasa botërore i Queensit, New York. Ditën e Dielë me 18 Mars 2018, në orën 2.00 PM në” The Zukor Theater” në Astoria, Queens, New York, u shfaq dokumentari”Zois” me protagonist mjeshtrin e penelit Zoiss Shuttie”(Zoi Shyti”) me pjesmarrjen e një auditori të konsiderushëm, ku shumica ishin bashkatdhetarët tanë. Filmi konkuronte në kategorinë e dokumentarit.1 Tani grup
Për 60 minuta u shfaq dokumentari që tërhoqi vëmendjen e shikuesëve, të cilët përcollën me emocion jetën e protagonistit, artistit Zoi Shyti, dramën e tij në arratisjen nga kufiri jugor, kalimin në Greqi, jetën e vështirë gjatë hetimit, përjetimin e dramës të refugjatit, mbërritjen në vendin e ëndrrave, përballja me jetën e emigrantit, kapërcimi i pengesave, rrugëtimi drejt suksesit. Në fokus të dokumetarit janë kryeveprat e tij artistike, tablotë, kompozimet, portretet, nudot e përkryera, cikli për Nënë Terezën etj. Pjesa dominante e aksionit filmik zhvillohet në shtëpinë e tij-Galeri, në Bronx, ku kamerat ndjekin lëvizjet, bisedën, shëtisin nër pikturat e realizuara ndër vite, për të kaluar më pas edhe përtej Atalantikut, atje në Shqipëri, në Kolonjën e Lushnjës, kur nëna e përmallur priste birin e saj, Zoin, pas katër dekadash…
Në fund të shfaqjes së dokumentarit të pranishmit patën rastin që të pyesnin artistët realizues si dhe protagonistin Zoi Shyti dhe të diskutonin rreth vlerave të dokumentarit, por dhe të shuanin kureshtjen.
Ne kete Festival konkuron edhe dokumentari 53 minutesh “THE LIGHT”, veper e Suela Bako dhe Yllka Gjollesha. Ju mund te hyni ne websitin e Festivalit( Queens World Film Festival) dhe te mesoni me shume. Biletat mund te merren edhe ne hyrje. Kushtojne $15.00.(dg)

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Dokumentari ZOIS, Festiali i Filmit

DIELLI- Kalendar-15 mars 2005, Presidenti Rugova i shpëtoi atentatit

March 16, 2018 by dgreca

-Presidenti Rugova ndodhej në veturë dhe po kalonte rrugës për të shkuar në takim me atëherë Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana/

 Rugova-Solana

-12 prill 2005, Presidenti i Kosovës Rugova refuzoi një takim me Presidentin e atëhershëm të Serbisë, Tadiç, “para se të njihet pavarësia e Kosovës”/

rugova_engel

-7 korrik 2005, në Kosovë qëndroi Kongresisti Amerikan Eliot Engëll, të cilin Presidenti Rugova e nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë/

-KALENDAR, Gazeta DIELLI/

PRISHTINË, 15 Mars 2018/ Para 13 viteve, në 15 mars 2005, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i shpëtoi një atentati në qendër të Prishtinës.Ngjarja ndodhi rreth orës 8 e 20 minuta, derisa Presidenti Rugova ishte në veturë dhe po kalonte rrugës për të shkuar në takim me atëherë Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Havier Solana, në Presidencën e Kosovës – ndërtesën e Kuvendit.

Besohet se mjeti shpërthyes, që ishte vendosur në një kontejner afër qendrës së kryeqytetit të Kosovës, ishte aktivizuar me teledirigjues, ndërsa burime të afërta me mbrojtjen e Presidentit kishin thënë se atë e kishte shpëtuar shkalla e lartë e sigurisë së makinës në të cilën gjendej, gjegjësisht shkalla e blindimit të saj.

“Për fat të keq, ende ka elementë, ende ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën”, tha Presidenti Rugova në lidhje më atentatin, pas takimit me Solanën – Përfaqësuesin e Lartë të BE.

Pas më pak se një muaji, në 12 prill 2005, Presidenti i Kosovës Rugova refuzoi një takim me Presidentin e atëhershëm të Serbisë, Boris Tadiç. “Para se të njihet pavarësia e Kosovës, takimi mund të ndodhë vetëm në rrafsh multilateral, në ndonjë konferencë ndërkombëtare”, insistonte Rugova. Në 7 korrik 2005 në Kosovë qëndroi Kongresisti Amerikan Eliot Engëll, të cilin Presidenti Rugova e nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë, për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës. Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, Engëll tha se Kosova do të jetë shumë shpejtë e pavarur.

“Jam i sigurt, ashtu siç marr frymë, se Kosova do të bëhet një shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, sepse qytetarët e Kosovës nuk meritojnë më pak, sepse qytetarët e Kosovës duan t’i bashkohen demokracive të gjithë botës”, u shpreh Engell, duke i vlerësuar marrëdhëniet e popullit  të Amerikës dhe të Kosovës të mrekullueshme dhe të fuqishme.

Kongresisti Engell tha se Rugova është një patriot i madh dhe Kosova është fatlume që e ka lider./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, DIELLI- Kalendar-15 mars 2005, i shpëtoi atentatit, Presidenti Rugova

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 436
  • 437
  • 438
  • 439
  • 440
  • …
  • 903
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT