Shkruan: Prof. Asoc, Dr. Enver Bytyçi/
Nesër mbushen 18 vite nga koha kur avionët e NATO-s filluan bombardimet kundër caqeve ushtarake të Serbisë. Në orën 19. 45 të datës 24 mars 1999 avionët e Aleancës lëshuan mbi Jugosllavinë e mbetur bombat e para, duke shënuar fillimin e një fushate historike për t’i dhënë fund një konflikti më shumë se njëshekullor në Kosovë. Presidenti amerikan, Bill Clinton, atë natë mbajti para popullit amerikan fjalimin historik, duke lajmëruar se ai kishte urdhëruar Aleancën Atlantike të fillonte operacionin ushtarak, si mundësi e vetme e zgjidhjes së konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Duke njoftuar urdhërin e tij për bombardimet kundër Serbisë, Bill Clinton u tha amerikanëve se “Ne dhe Aleanca e NATO-s kemi bërë të gjitha përpjekjet, me qëllim që të arrinim një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Milosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftra të tmerrshmë në Kroaci e në Bosnjë, ka vendosur në favor të agresionit në vend se të paqes”. Presidenti amerikan në atë fjalim para kombit amerikan përcaktoi dhe objektivat strategjike të operacioneve ushtarake, të cilat konsistonin në demonstrimin e forcës kundër agresionit të Milosheviçit në Kosovë, që ai të ndalë sulmet kundër civilëve të pambrojtur, si dhe të dobësohej fuqia ushtarake e Serbisë, me qëllim që ajo të mos mund të vazhdonte me tej agresionin e saj ushtarak në Kosovë. Dhe jo vetëm Bill Clinton… Thuajse në të njëjtën njëjtën orë dolën atë natë në ekranet e televizioneve kombëtare udhëheqësit kryesorë të Europës Perendimore për t’u kumtuar popujve të tyre vendimin për t’i ardhur në ndihmë një populli që po përndiqej, masakrohej dhe shpërngulej prej trojeve të veta, shqiptarëve të Kosovës. Tony Blair në Londër, Gerhard Schreoder në Berlin, Shirak në Paris e të tjerë burra shteti u detyruan të justifikonin aksionin ushtarak të ushtrive të tyre, me qëllim që ky aksion të merrte dimensionet e veta reale. Kancelarit gjerman i duhej të shpjegonte se pse Gjermania për herë të parëpas Luftës së Dytë Botërore do ta nxirrte ushtrinë e saj jashtë kazermave të mbyllura e do t’i bashkëngjitej veprimeve luftarake të Aleancës. NATO për herë të parë në historinë e saj 50 vjeçare u bashkua njëzëri për t’i dhënë një mësim të mirë agresionit serb në Kosovë dhe për të parandaluar katastrofën humanitare dhe zgjerimin e konfliktit në rajon. Ishte aksioni i parë ushtarak i Aleancës në një territor jashtë vendeve anëtare të saj. Ishte gjithashtu kthesa më e rëndësishme në vendosjen e rendit të ri botëror pas rënies së Murit të Berlinit. Ishte kjo një ndërmarrje ushtarake më e madhja në historinë e NATO-s, pas shterrimit të të gjitha mjeteve diplomatike e politike preventive për t’i dhënë fund terrorit serb të Milosheviçit në Kosovë. Katër ditë pas fillimit të bombardimeve,më 28 mars, ministri i Mbrojtes i Gjermanisë, Rudolph Scharping kishte folur për herë të parë “për krime kundër njerëzimit” të Beogradit në Koosovë. Ndërsa pak ditë më pas, ministri i Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, masakrat e dhunën e Milosheviçit në Kosovë i konsideroi si “Makineria e vdekjes e Milosheviçit” dhe foli për “SS-të serbë”, ndërkohë që kundështarët e sulmeve të NATO-s i quajti “përkrahës të fashizmit të ri”. Fischer shkoi më tej, kur masakrat në Kosovë i krahasoi me Aushvicin. Ai u shpreh se “Nuk kam mësuar vetëm nga nocioni “kurrë më luftë”, përkundrazi, kam mësuar nga nocioni “kurrë më një Aushvic i ri”. Po ashtu Tony Blair paralajmëroi se Europa nuk mund të pranonte që në fund të shekullit të XX të përsëritej koha e nazizmit. Nato vazhdoi bombardimet e saj kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë në një hark kohor prej 78 ditësh. Gjatë gjithë kësaj kohe Aleanca koordinoi jo vetëm programin e përditshëm të sulmeve ajrore, por edhe operacionin mediatik, me qëllim që opinioni publik të ishte gjithnjë i informuar dhe të mbështeste operacionet ushtarake të NATO-s. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Bruksel dhe në disa qendra të tjera europiane u krijuan qendrat mediale të informacionit. Më e rëndësishmja prej tyre ishte Qendra Mediale e Operacioneve (Media Operations Centre – MOC) në selinë e NATO-s në Briuksel, ku u angazhuan së paku 20 ekspertët më të mirë të përpunimit të informacionit. Këtë qendër e drejtonte Alastair Campbell, një nga këshilltarët më të zotë te Tony Blair. U formuan gjithashtu kompanitë e performancës së imazhit të luftës. Të gjithë personazhet mediatikë, zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea, gjeneralët, ekspertët, politikanët, u angazhuan të argumentonin se “Përse kjo luftë kishte kaq shumë rëndësi për rendin e ri botëror”. Zëdhënësi Jamie Shea thoshte se “Kosova ishte e para luftë mediatike. Përdorimi i medias, beteja për përpunimin e opinionit ishin po aq të rëndësishme sa edhe sulmet ajrore”. Ndërkaq videokonferencat patën një efekt të jashtëzakonshëm sa i përket ritmikës së trajtimit të tematikave dhe proceseve. Megjithatë, siç ndodh në të gjitha rastet e konflikteve në botë, edhe në rastin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë konflikti çoi në polarizimin e palëve kundërshtare. Kundërshtarët e intervenimit të NATO-s në Kosovë e trajtuan konfliktin si pjesë të interesit dhe strategjisë së Perendimit dhe NATO-s, veçmas SHBA-ve, për zgjerimin e zonave të influencës. Organizatat e Lëvisjes për Paqen demonstruan dhe protestuan fushqishëm kundër luftës dhe ndërhyrjes së Aleancës në Kosovë. Në këto demonstrime kishte ndikim dhe intervenim nga pala kundërshtare Serbia dhe Rusia. Por pati gjithashtu raste kur kjo qasje u dekonspirua. Psh gjatë një proteste anti-NATO në Berlin protestuesit me kombësi serbe kishin hedhur parullat “Vdekje shqiptarëve”! Kjo e kompromentoi qëllimin e protestës, sepse në opinionin publik perendimor u dha mesazhi se “kërkohej ndalimi i përdorimit të forcës, për të legjitimuar dhunën e terrorin serb në Kosovë”. E gjithë dinamika e zhvillimeve të 78 ditëve të intervenimit ushtarak të NATO-s për Kosovën u zhvillua përmes debatit, nëse sulmet ajrore të saj ishin ose jo legjitime. E vërteta është se për këto sulme nuk pati një mandat të Këshillit të Sigurimit, siç edhe parashikohet në nenin 52 të Kartës së OKB-së. Kjo ndodhi për shkak se Rusia paralajmëroi veton e saj sa i përket autorizimit të aksionit ushtarak kundër Serbisë. Mungesa e një mandati të Këshillit të Sigurimit i çoi shumë ekspertë të konkludonin se bombardimet e NATO-s në Kosovë ishin të paligjshme nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Formalisht kjo ka një impakt jolegjitimiteti. Por në përmbajtje ekziston një e vërtetë tjetër substanciale. Kjo për disa arësye: 1. Masat e diplomacisë preventive të Bashkësisë Ndërkombëtare për ndërprerjen e dhunës serbe në Kosovë jane unikale, të papërsëritshme, së paku deri në këtë kohë. Për t’i dhënë fund këtij konflikti bashkësia ndërkombëtare, SHBA-të, NATO dhe BE punuan në koordinim me njëri-tjetrin në një periudhë kohore të gjatë. Ata u udhëhoqën nga përvoja e mëparshme e mosveprimit në Bosnjë, ku makineria ushtarake serbe shkaktoi terror masiv e masakroi mbi 150 mijë muslimanë, në emër të idesë së çmendur të “Serbisë së Madhe”. Cituar nga historiani me famë europiane, Holm Sundhaussen, Milosheviçi më 1989 kishte deklaruar se “Serbia ose do të bëhet e madhe, ose nuk do të ekzistojë fare”. Kjo formulë hitleriane e kishte zgjuar komunitetin ndërkombëtar. Prandaj bota demokratike krijoi instrumentet e parandalimit të dhunës e agresionit serb në Kosovë. U krijua Grupi i Kontaktit, në të cilin bënin pjesë SHBA-të, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Italia. Këshilli i Sigurimit e shqyrtoi situatën në Kosovë katër herë dhe në rezolutën 1190 të 30 shtatorit 1998 arriti në përfundimin se “Situata në Kosovë rrezikon një katastrofë humanitare dhe që ta përhapë konfliktin në të gjithë rajonin”. Ky konstatim, i votuar edhe nga Rusia, sipas kapitullit VII të OKB-së justifkon ndërhyrjen ushtarake për t’i dhënë fund konfliktit. Nëse Rusia nuk dha Ok e saj për këtë operacion, kjo ka të bëjë kryekëput me interesat e saj gjeopolitike, por jo me qëllimet dhe misionin që përcakton Karta e OKB-së. Kjo do të thotë se legjitimitetin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë e ka cënuar qëllimisht e drejta për veto e Rusisë. Ndërkohë përmbajtësisht ajo parashikohet në Kartën e OKB-së, përkatësisht në kapitullin VII të saj. 2. Legjtimitetin e ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Kosovë e përforcon fakti se para kësaj ndërhyrjeje u zhvillua në Ramboullet të Francës Konferenca për Kosovën, marrëveshjen e së cilës e firmosi pala shqiptare dhe e refuzoi pala serbe. Refuzimi i marrëveshjes nga Beogradi ishte fundi i një procesi dialogues dhe preventiv që konflikti të zgjidhej me mirëkuptim dhe në mënyrë paqësore. 3. Por këtë legjitimitet e përforcon gjithashtu fakti se në përfundim të luftës Këshilli i Sigurimit miratoi një rezolutë të posaçme, atë me nr 1244, e cila e vuri Kosovën nën protektoratin ndërkombëtar dhe sigurinë e saj nën autoritetin e NATO-s. Kjo rezolutë e votuar edhe nga rusët pas kapitullimit të Milosheviçit e shndërroi në null gjithë procesin e mëparshëm, duke legjitimuar jo vetëm bombardimet e NATO-s kundër Serbisë, por edhe duke përcaktuar të ardhmen e Kosovës sa i përket statusit dhe ushtrimit të vullnetit politik të shqiptarëve dhe banorëve të tjerë të saj. 4. Sa i përket legjitimitetit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë ekspertiza mund të operojë edhe me një lloj deduksioni të tillë: Nëse Këshilli i Sigurimit do të autorizonte një ndërhyrje të forcës në Kosovë e ndërkohë NATO nuk do të donte ta ndërmerrte këtë aksion, cili do të ishte rezultatntja e një autorizimi të tillë? Eshtë krejt e natyrshme se Këshilli i Sigurimit nuk mund të impononte një aksion ushtarak të NATO-s. Helmetkaltërit e OKB-së do viheshin në situatën e masakrës së Sebrenicës. Prandaj më i rëndësishëm se një autorizim i KS ishte dhe mbetet vullneti i vendeve anëtare të NATO-s për të ndërhyrë dhe për t’i dhënë fund konfliktit në Kosovë. Kompaktësia e vendeve anëtare të NATO-s ishte suksesi më i madh i këtij aksioni. Duhet thënë se në këtë proces pati përpjekje për të ndaluar sulmet me rastin e festave të Pashkëve Ortodokse, por ato përpjekje dështuan. Një inciativë të tillë e ndërmori ministri i Jashtëm i Italisë, Lamberto Dini, i mbështetur nga Greqia dhe Franca, por Madllein Olbright dhe Joschka Fischer paralizuan përpjekjet e tyre për t’i dhënë Milosheviçit një sinjal se ai mund të tolerohej në terrorin që ushtronte kundër shqiptarëve në Kosovë. Më 9 qershor 1999 u nënshkrua në Kumanovë marrëveshja për paqen midis NATO-s dhe përfaqësuesve të Milosheviçit. Më 10 qershor u miratua në KS të OKB-së rezoluta 1244, e cila e shkëputi Kosovën përfundimisht nga Serbia dhe i dha asaj të drejtën për vetëvendosje. Më 12 qershor 1999 trupat ushtarake të NATO-s nën siglën e KFOR-it hyjnë në Kosovë dhe e vendosin atë përfundimisht në hartën e një vendi të lidhur me Aleancën Atkantike, Bashkimin Europian dhe vlerat amerikane të demokracisë. Pa këtë ndërhyrje Kosova nuk do të mund të shpallej e pavarur më 17 shkurt 2008. Megjithatë asaj i mbetet ende rrugë derisa të pranohet në OKB dhe në të gjitha institucionet ndërkombëtare. Kosova ka nevojë të integrohet në BE e sidomos në NATO. Institucionet e saj nuk duhet të harrojnë se mund të konsolidohen së pari përmes përkushtimit të politikës, por edhe përmes mbështetjes së vazhdueshme të NATO-s, SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.
4 të vrarë, dhjetra te plagosur, në një akt terrorist pranë Parlamentit në Londer
Shtatë të arrestuar pas sulmit në Londër/
Parlamenti britanik është mbyllur pas dy përpjekjeve të koordinuara për incidente të dhunshme, të cilat policia tha se po i trajtonte si sulme terroriste.Policia e Londrës ka konfirmuar se katër persona janë vrarë në Londër – përfshirë këtu edhe një sulmues të dyshuar- nga sulmi në parlamentin britanik dhe në Urën Westminister.Policia tha se një sulmues i veshur në të zeza hyri brenda perimetrit të Pallatit Westminster në Londër dhe theri me thikë një polic në afërsi të hyrjes që shfrytëzohet nga anëtarët e Parlamentit. Polici më pas ka ndërruar jetë nga plagët e marra.Autoritetet thanë se sulmuesi u vra nga zyrtarët e sigurisë jashtë ndërtesës së parlamentit.
Një grua është vrarë kur një sulmues goditi me veturë 12 kalimatarë në Urën Westminister, në afërsi të Parlamentit dhe të Kullës Big Ben të Londrës. Ndërkaq edhe një person tjetër ka vdekur në Urën Westminister.Ndërkaq, të paktën 20 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.Zyrtarët spitalor thonë se dhjetra persona, që u goditën nga vetura e sulmuesit kanë pësuar lëndime “katastrofale”.
Një grua është nxjerr e gjallë nga Lumi Thames në Londër, pas sulmit në Urën Westminister, ka thënë për Reuters një zëdhënës i Autoritetet i Portit të Londrës.“Një grua është nxjerr nga uji në afërsi të urës Westminister. Ajo është e gjallë por ka lëndime serioze”, ka thënë zëdhënësi, duke shtuar se ajo tashmë është duke marrë trajtimin e duhur mjekësor.
BBC raporton se një grup i studentëve francezë, në kohën e sulmit me veturë, ishin duke ecur në pjesën verirore të Urës Westminister. Ata janë në mesin e të lënduarve nga ky sulm.Kryeministri francez, Bernard Cazeneuve ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve janë tre nxënës francezë, të moshës 15 dhe 16 vjeçare.
Një polic është goditur me thikë brenda Parlamentit britanik, tha kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, David Lidington.Ai u tha ligjvënësve se “sulmuesi i dyshuar është qëlluar nga policia e armatosur” pas “incidentit serioz”.Stafi brenda Parlamentit është urdhëruar të qëndrojë brenda zyrave, raporton BBC.
Policia tha se është thirrur për një incident me armë zjarri në Westminster, brenda Londrës.
Raportohet për disa persona të plagosur.Stacioni i metrosë në Westminister është mbyllur, me kërkesë të policisë.
Kryeministrja Theresa May u pa të jetë shoqëruar në veturën e saj pas të shtënave që u dëgjuan në Parlament, gjatë incidentit.Një burim nga kryeministria ka konfirmuar se kryeministrja Theresa May ishte mirë, shkruan BBC.
Zoti Lidington tha: “Duket se një polic është goditur me thikë dhe se sulmuesi i dyshuar u qëllua nga policët e armatosur”.
“Ka njoftime për incidente të tjera të dhunshme në hapësirat e Pallatit Westminster por shpresoj se kolegët nga të gjitha palët do të mirëkuptonin se do të ishte e gabueshme për mua që të jap më shumë hollësi deri sa nuk kemi një konfirmim të policisë dhe nga autoritetet e Sigurisë së Parlamentit për çfarë bëhet fjalë”.
Shtëpia e Bardhë i ka ofruar mbështetjen e plotë amerikane Londrës në përgjigje të sulmit terrorist pranë parlamentit britanik ku gjetën vdekjen katër vetë dhe u plagosën mbi 20 të tjerë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer tha se Presidenti Trump kishte folur me Kryeministren Theresa May lidhur me ngjarjen dhe i kishte ofruar ndihmën amerikane për të sjellë personat përgjegjës para drejtësisë. Sipas zëdhënësit, Shtëpia e Bardhë përgëzon Britaninë për reagimin e shpejtë ndaj incidentit.
Një sulm i përgjakshëm në kompleksin e parlamentit britanik në Londër ka lënë të vrarë 4 persona, ndër të cilët edhe një polic.Kreu i anti-terrorizmit në Departamentin Policor të Londrës e cilësoi aktin një sulm terrorist dhe konfirmoi se ndër të vrarët përfshihen autori i sulmit dhe një polic.
Mark Rowley tha se rreth 20 vetë janë plagosur dhe policia ka rrethuar dhe bllokuar parlamentin. Autoritetet po kontrollojnë zonën, për të garantuar se nuk do të ketë sulme të reja në zonë, megjithëse policia beson se vetëm një person ishte i përfshirë në këtë sulm.
Zoti Rowley tha se polici i vrarë ishte një ndër rojet e armatosura të parlamentit. Viktima tjetër ishte lënduar nga sulmi në urën Westminster.
Një person, që sipas njoftimeve ishte një burrë në moshë të mesme, qëlloi me armë të ftohtë policin brenda perimetrit të parlamentit, para se të qëllohej me armë zjarri nga policia.
Një zyrtar i lartë i policisë tha për Zërin e Amerikës se autoritetet besojnë që një person ishte i përfshirë në një sulm me tre etapa.
Incidenti filloi me një makinë në urën Westminster pranë Parlamentit Britanik. Makina hipi në trotuar dhe goditi disa këmbësorë.
Policia metropolitane tha se po e heton incidentin si akt terrorist, deri kur të dihen hollësi të tjera, duke shtuar se situata është në zhvillim dhe duke u bërë thirrje njerëzve të mos afrohen tek skena e ngjarjes.
Kryetari i Dhomës së Komuneve në parlament, David Lidington tha se ka pasur njoftime për akte të dhunshme brenda kompleksit të organit legjislativ britanik. Ai konfirmoi se personi i dyshuar si autor i sulmit është vrarë nga forcat e rendit. Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve dhe fotografive nga skena e ngjarjes, në zonë duken dy viktima të përgjakura pranë urës Westminster, ku sipas njoftimeve policia reagoi ndaj një “incidenti me armë zjarri”.Dëshmitarët njoftuan më pas se kishin parë një makinë në lëvizje që goditi disa persona mbi urë. Në fotografi shihen një numër viktimash mbi urë.
Shtatë të arrestuar pas sulmit në Londër/
Policia britanike tha të enjten se ka arrestuar shtatë persona në lidhje me sulmin e së mërkurës afër parlamentit britanik në Londër, që la pas vetes katër të vrarë, përfshirë edhe sulmuesin.
Mark Rowley, shefi i kundër terrorizmit në policinë e Londrës, tha se arrestimet pasuan kontrollet në gjashtë adresa të ndryshme dhe se kërkimet në Londër, Birmingham dhe pjesë tjera të vendit po vazhdojnë. Ai nuk saktësoi nëse të arrestuarit kishin lidhje me sulmin e së mërkurës.
“Ne besojmë, në bazë të hetimeve se sulmuesi ka vepruar i vetëm dhe ishte frymëzuar nga terrorizmi ndërkombëtar”, u tha ai gazetarëve, duke refuzuar të publikojë emrin e sulmuesit gjatë asaj që ai e cilësoi “fazë të ndejshme” të hetimeve.
Hetimet janë përqendruar në motivet, përgatitjet dhe mbështetjen e sulmuesit i cili goditi këmbësorët me makinë në urën Westminster, pastaj qëlloi me thikë për vdekje një oficer të sigurimit para se të qëllohej dhe të vritej nga një oficer tjetër i policisë.
Rowley tha se 29 veta janë dërguar në spital, shtatë prej të clëve në gjendje të rëndë. Ai tha se numri i atyre që nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore është i paqartë.
Rowley më herët e identifikoi oficerin e vrarë si 48 vjeçarin, Keith Palmer, që kishte shërbyer për 15 vjet në radhët e policisë.
Lideri i Opozitës Basha në SHBA
… Takime me zyrtarë të lartë për situatën në Shqipëri/
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një tur takimesh me zyrtarë të lartë. Lideri i Opozitës Basha do të diskutojë në Uashington për situatën politike në vend dhe për protestën e opozitës për zgjedhje të lira e të ndershme
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nis ditën e Mërkurë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës disa ditore në Amerikë Basha do të takohet me senatorë, kongresmenë e zyrtarë të lartë amerikanë. Në fokus të takimeve do të jetë protesta e opozitës, kriza politike dhe kërkesa për një qeveri teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Pas kthimit nga SHBA, në 27 mars, krye demokrati Basha do të ndalojë në Bruksel ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Partive Popullore Evropiane. Ndërkohë prej një muajsh opozita dhe qytetarët vijojnë qëndresën në çadrën e lirisë duke kërkuar qeveri teknike që të mundësoj zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo rezistencë qytetare tregon më së miri se vendi me Ramën ndodhet në degradim total, ndërsa zgjidhja e vetme është largimi i kryebanditit të Shqipërisë.
ME VAJZAT DHE GRATE NE JACKSONVILLE, FLORIDA
Takim i bukur festive me vajzat dhe grate Shqiptare ne Jacksonville,Florida/



Komuniteti i grave dhe Shoqata “VATRA” ne Jacksonville, Florida, me rastin e 8 Marsit , Dites Nderkombetare te Gruas, , organizoj nje mbasdite festive ne perkujtim te perpjekve dhe sakrificave te shume grave per te fitue te drejtat e tyre legjitime.Salla e restorantit “Maggiano” ne Town Center ishte mbushur me bukuri e madheshti Shqiptare.Qindra gra dhe vajza ishin mbledhur grupe-grupe, duke u pershendetur e biseduar me njera-tjetre, pa mundur te fshehin edhe nji pike loti mallengjyes por edhe gezimin dhe lumturine per kohen e shkuar dhe arritjet e tyre ne token e bekuar Amerikane, qe mbetet pararoja dhe simbol i lirise dhe demokracise per mbare boten.Grate Shqiptare i gjen sot ne Amerike . jo si skllave te dikurshme te sistemit ma SATANIK ne bote, atij komunst, por tashme ato jane te pavarura ne profesionet e tyre si mjeke, mesuese, ekonomiste e ne shume profesione te tjera ku ato punojne.
E ftuara e nderit ne kete eveniment ishte zonja Ermira Babaliu, e cila me zanin e saj te ambel e plot melodi, e ndezi sallen me kange e valle per kater ore rresht. Repertori i saj i pasur, solli edhe njehere gjithe muziken shqiptare ne Jacksonville, duke na bere qe te ndjehemi edhe nje here sikur te ishim fizikisht ne vendin tone.
Interesante ishte konkursi”Belly Dance” sponsorizuar nga Ermira Babaliu, ku kunkurrentet shpalosen
me finese artin e tyre duke shpalle edhe tri fitueset ma te mira.
Gjitheashtu, u vu ne dukje dhe u vleresuan shume gra dhe vajza per kontributin
e tyre ne ruajten e kultures dhe zhvillimin e gjuhes shqipe ketu ne Jacksonville.
Nji rol te madh luan edhe “VATRA” ne bashkimin e komunitetit dhe sidomos ne hapjen e shkolles Shqipe,ku ne qender te saj mbetet gjithnji afrimi i sa me shume femijve per te mesuar gjuhen tone amtare ne menyre qe te mos harrojme te kaluaren pasi gjuha asht menyra ma e bukur per te na mabjte te lidhur me vendin e te pareve tane,aq ma teper qe Amerika ofron mundesine per te ruajtur trashigimine kulturore te cdo etnie.
Kjo feste , pervecse historise se saj, ishte edhe nji rast i dobishem per te na bashkuar si gra e motra,
te ndare me njera-tjetren momente qe do mbesin ne kujtesen e seciles prej nesh per nje kohe te gjate.
Cdo feste ku bashkohemi, eshe nje burim i se mires tone te perbashket, prandaj ne gjithemone kemi se cka te mesojme nga njeri-tjetri.
Ne perfundim, deshta te falenderoj edhe bashkepunetoret e mi per organizimin e ketij evenimente, znj.Shpresa Gallo e z. Adriatik Spahiu.
Per Gazeten “Deilli’ nga Jacksonville, Florida, Vasilika Dhimitri-Mato
MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT, U PERKUJTUA NE VATER




*Për herë të parë shfaqet në publik Autopsia e trupit të Mithat Frashërit, që u nda nga jeta në mënyrë misterioze me 3 tetor 1949 në Hotelin “Winthrop”,që ndodhej në 47th Street & Lexinton Avenue, në Manhattan, Nju Jork./





Nga Dalip GRECA/Fotot: Dritan HAXHIA/





Me insiativën e ish të burgosurit politik Pëllumb Lamaj, që përjetoi ferrin e Spaçit për më shumë se 11 vjet, autor poezish, essesh dhe i dokumtarëve historikë, si dhe një grupi nacionalistësh, grupim i Ballit Kombëtar, si dhe të përndjekurish politik, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” kanë organizuar të Shtunën me 18 Mars 2017, në Sallën e Vatrës, takimin përkujtimor kushtuar Apostullit të Shqiptarizmit,studiuesit, publicistit, shkrimtarit, diplomatit, politikanit, avokatit të shqiptarizmës, Mithat Frashëri, fryma e fundit e Frashërllinjëve.





Veprimtaria Përkujtimore është organizuar me rastin e përvjetorit të Lindjes së Mithat Frashërit, 25 Mars 1880-Mars 2017.





Përmes kumtesash të shkurtëra, dokumentesh, fotografish, janë zbardhur edhe disa nga misteriet e fundit të jetës së Mithat Frashërit, si dhe janë bërë kritika të ashpra për abandonimin dhe harresën, që i ka bërë shteti dhe klasa politike shqiptare kësaj figure madhore kombëtare në 25 vjet tranzicion. Eshtë përsëritë, edhe një here në këtë takim përkujtimor, kërkesa se është detyra e shtetit shqiptar që të kthejë në Atdhe eshtrat e Mithat Frashërit,që Jetën ia kushtoi Shqipërisë deri në rrahjen e fundit të zemrës.
Takimin përkujtimor e ka hapur Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i cili pasi ka përshëndetur organizatorët dhe pjesmarrësit, ka vlërësuar figurën e Mithat Frashërit dhe është ndalur në marrëdhëniet e Tij me Federatën Panshqiptare të Amerikës”VATRA”. Dr. Buçaj tha se Mithat Frashëri, sipas rekordeve arkivore dhe sipas ish editorit të Diellit, autor i Historisë së Vatrës, Refat Gurrazezi, Mithat Frashëri u zgjodh në mungesë Kryetar i Vatrës më 1918,(por nuk mundi të udhëtojë për në SHBA për shkak të Luftës së I Botërore, po ashtu Mithat Frashëri u emërua nga Vatra “delegat” në Zvicër, dhe së treti Mithat Frashërin e lidh me Vatrën, Fushata e madhe e “Huasë kombëtare”, e realizuar nga Vatra më 1920-1921, fushatë ku u mblodhën 198 mijë dollar nga Vatra dhe Mithat Bej Frashëri ishte i dërguari i Qeverisë së Sulejman Delvinës.
Më pas dr. Gjon Buçaj ka prezantuar moderatorin e veprimtarisë përkujtimore, Editorin e Gazetës “Dielli” Dalip Greca. Editori,vlerësoi figurën e Mithat Frashërit,figurë që u baltos për 50 vjet dhe ende vazhdon të mbetet e pavlerësuar nga qeveritë dhe politika shqiptare, duke tentuar që të hedhin mbi figurën eminente pluhur harrese dhe indiference.Qeveria e sotme e vlerëson Mithat Frashërin ende nën këndvështrimin e Epopesë së Ballit Kombëtar të Shefqet Musarajt.Eshtë koha që cdo shqiptar të clirojë shpirtin nga mëkati i së djeshmes. Indiferenca e sotme ndaj Mithat Frashërit është më shumë se sa mëkat.
Moderatori ftoi studiuesin, ish gazetarin e Zërit të Amerikës, anëtarin e Këshillit Drejtues të Vatrës, z. Idiz Lamaj, për të sjellë për të parën herë para publikut autopsinë e vdekjes, e cila zbardh vdekjen misterioze të Mithat Frashërit me 3 tetor 1949 në Hotelin “Winthrop”,që ndodhej në 47th Street & Lexinton Avenue, në Manhattan, Nju Jork. Autopsia mbanë firmën e dr. Fisher.Në autopsi janë egzaminuar organet: Truri, stomaku, mëlçia, veshkat etj. Kjo autopsi tani ndodhet në Arkivin e Vatrës.
Moderatori përcolli skriptin e një emisioni radiofonik të përgatitur nga studiuesi Idriz Lamaj për Zërin e Amerikës me rastin e 40 vjetorit të vdekjes së Mithat Frashërit, trasmetuar me 8 Gusht 1989, ku vlerësohej figura e Mithat Frashërit si shërbestar i Kombit, si autor veprash letrare, historike dhe shkollore, si përkthyes, dhe bibliotekar i shquar, si politikan e diplomat. Në reportazhin e Lamajt vlerësohej kontributi i Mithat Frashërit si Kryetar i Kongresit të Manastirit, dhe anëtar i Komisionit për caktimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, me kryetar Atë Gjergj Fishtën. Mithat Frashëri ishte deputet i Shkupit në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, ndërkohë që u emrua Ministër I Punëve Botore në Qeverinë e Ismail Qemalit.
Veprimtari i komunitetit, Eduad M. Dilo, pejsmarrës i përhershëm në veprimtaritë kushtuar Mithat Frashërit, në kumtesë e tij tha: Erdhi përsëri ky përvjetor përkujtimi i trishtuar, i brengosur, së Atdheu ynë akoma nuk është bërë Atdhe i vërtetë i Shqiptarëve! Erdhi i brengosur se Eshtrat e ” Babait të Shqiptarizmës” pushojnë akoma larg vendit që e lindi, edhe pse tërë jetën ia përkushtoi vetëm Atdheut dhe Kombit, por Atdheu ende e quan të huaj përderisa e ka braktisur. Mithat Frashëri shkriu gjithë pasurinë për të pasuruar e ndriçuar Kombin, e Atdheu nuk ka 2 metër katror vend të pushojë aty, e të gjithë të venë të përulen e ta nderojnë, të mësojnë se si duhet bërë detyra ndaj Atdheut! I dekoruar e cilësuar “Nderi i Kombit “, Atij i mohohet Atdheu! -Paradokse vetëm Shqiptare!
Dr. Skënder Murtezani, Kryetar i degës së Vatrës në Queens, vlerësoi figurën e Mithat Frashërit dhe prezantoi veprimtaritë e vatranëve të Queensit për këtë figure madhore Kombëtare. Ai solli edhe hulumtimet e bëra rreth udhëtimit të Mithat Frashërit nga Londra në Nju Jork, duke sjellë në arkivin e Vatrës edhe kopje të biletës së udhëtimit.
Moderatori përcolli edhe një fragment nga esseja e shkruar me rastin e këtij përvjetori nga studiuesi Anton Çefa, ish Editor i Diellit. Në esenë”Mithat Frashëri:”Partia ime është Shqipëria”, shkruhej:” Njerëzit e mëdhenj shpesh e bëjnë veten të paharrueshëm edhe vetëm me një fjalë, një porosi, një thirrje, duke mbetur kështu të përjetshëm në kujtesën kombëtare.Mithat Frashërin e kujtojmë kështu me sentencën e famshme “Partia ime është Shqipëria”. Një devizë që të merr sytë me dritën e idealit dhe të ngrohë me afshin e dashurisë për Atdheun. Flakërimë e vetëtimtë ndërgjegjeje kombëtare dhe zjarr i pashuar atdhetarizmi. Sado ta mbulojë hiri i murmë i kohës, do të përshkënditë gjithnjë si shpuzë e zjarrtë.
Shqipërinë e krijuan njerëzit e mëdhenj si Mithati. Ajo ka qenë me fat. Nuk i kanë munguar kurrë. Shqipërinë e kanë prishur njerëzit e vegjël. Edhe këtu ka qenë me “fat”. Nuk i kanë munguar kurrë. Përkundrazi, i ka pasur me tepri. Edhe sot e kësaj dite prishanakët vazhdojnë zanatin e tyre të përjetshëm…”
Në këtë veprimtari ishin të pranishëm një numër i konsiderueshëm ish të përndjekurish politik si: Pëllumb Lamaj, Esat Çoku,Hasan Bajo, Edmond Sejko, Vëllezërit Fatmir, Eqrem, Novruz Mujaj me të birin. Vëllezërit Mujaj kishin sjellë për arkivin e Vatrës Dekretin e presidentit Nishani, që dekoronte Pjestarët e kompanisë 4000, pjesë e të cilit ishte luftëtar aktiv edhe babai i tyre Sefer Mujo Luarasi dhe xhaxhai i tyre, Aldo. Eqerem Mujo, pjesmarrës në ceremoninë dekoruse të organizuar në Presidencën e Shqipërisë, tha se ndjehen krenarë që babai i tyre ishte një ndër ushtarët e Shqipërisë Etnike, dhe patën si frymëzues Mithat Frashërin.
Me pas modertaori ka prezantuar ish të përndjekurin politik Pëllumb Lamaj, që kaloi 11 vitet e rinisë së tij në burgun famkeq të Spaçit, një kritik i rreptë i skenarit të Katovicës, zbatuar verbërisht në Shqipëri, kritik i të gjitha qeverive, njeriu që ka marrë përsipër të ndriçojë me shpenzimet dhe kontributin e tij figurën e Mithat Frashërit.
Në fjalën e tij të shkurtër Pëllumb Lamaj, vlerësoi jetën dhe veprën madhore prej patrioti të pastër të Mithat Frashërit, sakrificat e tij si shërbestar i Kombit, kontributin e madh në Kulturën shqiptare, shërbimi ndaj popullit shqiptar, ku ndriçon roli i avokatit të madh në mbrojtje të popullsisë Çame, kontributi ne ngjarjet e Pavaresise, ku mbajti post Ministri, i pari që dha dorëheqje; lufta kundër Komunizmit dhe themelimi i Ballit Kombëtar dhe më pas përzgjedhja e tij në krye të Komitetit Shqipëria e lirë, e para qeveri serioze në mërgim pas Luftës së Dytë Botërore’. Mithat Frashëri, nuk lejoi që në Shqipëri të zbatohej skenari sllav për vetëvrasjen mes shqiptarëve, duke e shpërndarë Ballin Kombëtar dhe duke marrë në moshë të thyer rrugën e vështire të Mërgimit, sërish si Shërbestar i Kombit.
Lamaj e ka përjetësuar figurën e MITHAT Frashërit në Dokumentarin” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT “, e realizuar me shpenzimet dhe kontributin e vet krijues.
Unë, kaq i pata mundësitë,kaq munda të bëj, të tjerët le ta bëjnë më mire, tha ai para se të shfaqej dokumentari ” MITHAT FRASHERI, FYTYRE E KOMBIT“.
Për 45 minuta të pranishmit ndoqën shfaqjen e dokumentarit, një kopje të të cilit, autori Pëllumb Lamaj,ia dhuroi arkivit të Vatrës.
Krahas Kryetarit të Vatrës ishin të pranishëm edhe zv.Kryetari Asllan Bushati, anëtarët e Kryesisë Marjan Cubi dhe Skënder Murtezani, anëtarët e Këshillit të Vatrës Bashkim Musabelliu dhe Zef Përndocaj. Nderuan me pjesmarrjen e tyre edhe historiani Pjetër Ivezaj dhe shkrimtarja e gazetarja nga Kosova Ajete Beqiri.
Veprimtaria u filmua nga Televizioni Kultura Shqiptare në Nju Jork, me pronar Adem Belliu.
Kontribut për veprimtarinë dha Dritan Haxhia me Video Photography Tani Studio, që ndodhet në adresën: 778 Lydig Ave, Bronx, NY 10462
- « Previous Page
- 1
- …
- 526
- 527
- 528
- 529
- 530
- …
- 902
- Next Page »