• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

HISTORIA E “VATRËS”, AKADEMIKU BEQIR META SJELL KOLANËN ME DOKUMENTE PREJ 5 VOLUMESH

January 28, 2022 by s p

Për herë të parë në historinë 110 vjeçare. Sukses i madh dhe një arritje historike për Federatën VATRA dhe historinë e shqiptarëve të Amerikës.

Dielli

Kryetari Berisha: “Mirënjohje dhe falenderim të përzemërt Akademik Beqir Metës dhe bashkëpunëtorëve të tij për punën e jashtëzakonshme në dokumentimin e historisë së Vatrës. Kjo kolanë me pesë vëllime ndriçon një pjesë shumë të rëndësishme të historisë sonë kombëtare”.

Projekti për Historinë e plotë të Federatës Panshqiptare të Amerikës”VATRA”, ideuar nga akademiku Prof. Dr. Beqir Meta, e sjell Historinë e “Vatrës” në një botim dokumentesh, të mbledhura nga arkivat brenda dhe jashtë vendit. Akademiku Beqir Meta e sjell për lexuesin këtë kolanë dokumentesh prej 5 volumesh me historinë e Vatrës nga themelimi e deri në ditët e sotme. Ky botim që do dalë në fund të muajit shkurt dhe do të ndriçojë kontributin e jashtëzakonshëm të Federatës Panshqiptare “Vatra” për kombin dhe shtetin shqiptar. Kryetari i Federatës “Vatra” Elmi Berisha shprehu mirënjohjen për punën voluminoze ndaj Akademik Beqir Metës dhe ekipit të tij për këtë botim dokumentarësh, që sipas tij do të jetë një arkiv i përjetshëm për shqiptarët dhe motivim për të rinjtë dhe të rejat.

Botimi 5 vëllimësh përmban:

– Dokumente origjinale mbi themelimin e “Vatrës” dhe organizimin e saj të brendshëm në periudha të ndryshme të veprimtarisë së saj;

– Dokumente diplomatike (letra, memorandume, thirrje publike, korrespondencë etj.) që “Vatra” dhe drejtuesit e saj kanë dërguar në kancelaritë e huaja dhe në organizma të ndryshme ndërkombëtare në mbrojtje të çështjes shqiptare. Këto dokumente datojnë qysh nga themelimi i “Vatrës” dhe vijojnë deri në ditët tona;

– Dokumente ku pasqyrohet kontributi i “Vatrës” në sendërtimin e shtetit shqiptar dhe institucioneve të tij në periudha të ndryshme historike;

– Dokumente ku pasqyrohet kontributi i “Vatrës” në arsimin, kulturën, letërsinë shqiptare;

– Dokumente ku pasqyrohet kontributi i “Vatrës” në kombëtarizimin dhe modernizimin e institucioneve religjioze në Shqipëri;

– Dokumente mbi ndihmën ekonomiko-financiare që “Vatra” i ka dhënë shtetit shqiptar, si dhe ndihmat bamirëse që ka dhënë në dobi të popullit shqiptar;

– Dokumente që pasqyrojnë marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Federatën “Vatra” në periudha të ndryshme;

– Dokumente mbi kontributin e “Vatrës” në Luftën e I dhe të II Botërore, në mbrojtje të pavarësisë së Shqipërisë;

– Dokumente mbi mbrojtjen e popullsisë çame dhe të asaj të Kosovës në të gjitha kohërat;

–  Dokumente mbi mbrojtjen e institucioneve kombëtare shqiptare në SHBA dhe në vende të tjera të diasporës shqiptare;

–  Dokumente mbi marrëdhëniet e “Vatrës” me organizata dhe parti shqiptare në diaspore etj.

Fondet arkivore që janë hulumtuar dhe origjina e dokumenteve që janë botuar janë të siguruar nga:

– Arkivi Qendror Shtetëror i Shqipërisë (Fondet: Këshilli i Ministrave; Parlamenti, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Ministria e Ekonomisë, Fondet e Komuniteteve Fetare; Prefekturat Korçë, Gjirokastër; Bashkitë Korçë, Gjirokastër; Legata Italiane; Fondet Personale; Fondet e Organizatave Shqiptare në diasporë; Fondi i Federatës Panshqiptare “Vatra”; Fondi i Komitetit Qendror të PPSH; Fondi i Komitetit të Kulturës dhe Arteve etj.)

– Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë;

– Arkivi i Institutit të Historisë (koleksionet e fondeve të arkivave të huaja: Arkivat Kombëtare të SHBA; Arkivat Kombëtarë të Britanisë së Madhe; Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Italisë; Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Francës; Arkivi i Austro-Hungarisë; Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe koleksione dokumentare nga arkivat ruse, greke, serbe, bullgare, turke etj.);

– Arkivi i Federatës “Vatra” (koleksioni i marrë nga B. Meta gjatë vizitave tek “Vatra”, me ndihmën e ish-kryetarit të nderuar të “Vatrës”, z.Agim Karagjozit);

– Arkivi i Ish-Sigurimit të Shtetit (dosjet që ka krijuar ky institucion i diktaturës komuniste në ndjekje të “Vatrës” dhe personaliteteve të saj).

Proceset e punës përfshinë:

– Hulumtimin dhe zbulimin e të gjitha dokumenteve historike në arkivat dhe fondet arkivore të lartpërmendura;

– Vlerësimin shkencor, krahasimin e tyre,  përzgjedhja  për botim. Ndërtimi i strukturës së çdo vëllimi dokumentar;

– Redaktimin shkencor i tekstit të dokumenteve që u botuan;

– Përkthimin e dokumenteve nga gjuhët e huaja: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, serbo-kroatisht, rusisht etj;

– Hartimin e titujve të dokumenteve;

– Hartimi i shënimeve sqaruese, shënimeve kritike dhe shënimeve plotësuese, lidhur me tekstet dhe përmbajtjen e dokumenteve;

– Hartimi i parathënies së çdo vëllimi;

– Hartimi i treguesve të emrave për çdo vëllim;

– Redaktimi gjuhësor i dokumenteve;

– Faqosja e çdo vëllimi dokumentar;

– Botimi

Përmasat e botimit:

– Kjo kolanë ka nga 5 vëllime me dokumente me mbi 600 faqe secili.

Filed Under: Featured

US Ambassador Jeffrey Hovenier and Vatra President Elmi Berisha had a phone conversation today in Prishtina, Kosovo

January 27, 2022 by s p

Thursday – US Ambassador Jeffrey Hovenier and Vatra President Elmi Berisha had a phone conversation today in Prishtina, Kosovo. The call comes after their meeting last month in New York.

Mr. Berisha officially extended his congratulations to the Ambassador along with wishes for success in his new endeavor.

Vatra President reiterated the importance of a close cooperation with regard to the developments in Prishtina.

Mr. Berisha expressed appreciation that Ambassador Hovenier can draw on the wealth of experience that he has gained in the region during his foreign service postings.

Both agreed to work closely and in a spirit of mutual trust in different areas of Albanian-American investments in Kosovo.

Importantly, on the call, Mr. Berisha reinforced the commitment that the Pan-Albanian Federation of America Vatra is on the same page with the policies of US Department of State.

Filed Under: Featured Tagged With: Jeffrey Hovenier

Kryeministri Kurti takoi Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA, Elmi Berisha

January 26, 2022 by s p

Prishtinë, 26 janar 2022/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, u takua sot me z. Elmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryeministri Kurti dhe z. Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe VATRA, si dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike. Kryeministri z. Albin Kurti dhe kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha u pajtuan që të fillojnë një linjë të re komunikimi dhe bashkëpunimi frytdhënës në interes të kauzës sonë të përbashkët kombëtare si në rrafshin diplomatik, ekonomik, dhe lobues për komplet etnikumin e trevave shqiptare.VATRA është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës “Besa-Besën”. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e VATRËS.

Filed Under: Featured

Prioritetet programore të Platformës për kryetar të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA”

January 22, 2022 by s p

Nga Elmi Berisha

Nga programi im gjithëpërfshirës për udhëheqjen e “Vatrës” në mandatin e ardhshëm, do të fokusohem në dymbëdhjetë prioritete programore me të cilat synoj ti çoj përpara, të rris kapacitetet vepruese e ndërvepruese dhe të masivizoj në aspekt shumëdimensional organizmin patriotik më të vjetër të shqiptarëve në SHBA.

  1. Do të vazhdoj të promovoj vlerat e kultivuara nga “Vatra” brez pas brezi që nga themeluesit e saj në avansimin e çështjes shqiptare dhe trojeve etnike gjithandej, duke u mbështetur në parimet e vlerave demokratike dhe civilizuese mbi të cilat veprojnë institucionet dhe shteti amerikan;
  1. Do të reformoj dhe freskoj  “Vatrën” duke u hapur ndaj brezit të ri të bashkëkombasve tanë në SHBA, ndaj ideve të reja, alternativave kreative që promovojnë kombin tonë dhe vlerat e tij në institucionet amerikane qoftë politike, ekonomike, edukative, shkencore dhe kulturore;
  1. Me ngritjen e këtyre kapaciteteve me brezin e ri të edukuar në SHBA, duke ofruar profesionist të fushave të ndryshme, do të vazhdojmë forcimin e lidhjeve shumëdimenzionale me institucionet vendimarrësë të SHBA-ve si Senatin, Kongresin dhe Stejt – Departamentin amerikan në funksion të avansimit të cështjes shqiptare, në rrafshin politik, ekonomik, edukativo – shkencor, kulturor dhe afirmativ për kombin tonë;
  1. “Vatra” do të jetë institucion avangard i shqiptarëve në SHBA, duke ruajtuar parimet e neutralitetit, duke mbajtur pozicione të forta apartiake dhe duke përcuar mesazhin se ne jemi të të gjithëve dhe se misioni ynë është zhvillimi dhe avansimi në të gjitha fushat i kombit tonë dhe të gjitha trojeve etnike pa përjashtim;
  1. “Vatra” do të bashkëpunojë ngushtë me Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e lirë të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, do kërkojë drejtësi për Çamerinë, do luftojë për të mirën e të gjithë bashkombasve, në funksion të bashkërëndimit, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët për avancimin e gjithmbarshëm në rrafshin politik, ekonomik, arsimor e kulturor të gjithë kombit tonë.
  1. Dixhitalizimi i Gazetës Dielli dhe gjetja e sponsorëve me qëllim që gazeta të rritet në staf, rubrika, cilësi dhe siguria financiare e vazhdimësia  të jetë e padiskutueshme.
  1. Seli e re qëndrore për Federatën Panshqiptare “VATRA” me qëllim që ndërtesa e re të jetë multifunksionale dhe të përmbushë nevojat dhe kërkesat e kohës. 
  1. Krijimi i Bibliotekës Shkencore të Vatrës dhe pasurimi me tituj shkencor më qëllim që kjo Bibliotekë të kthehet në njësi kërkimore për të gjithë studiuesit dhe studentët shqiptarë në USA dhe jo vetëm. 
  1. Krijimi i Degëve të reja të Vatrës në shtetet kryesore të Amerikës dhe në Kanada.
  1. Bashkëpunime të frytshme me Akadaminë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, me Institutet Kërkimore e Shkencore në Shqipëri e Kosovë dhe të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në këto dy shtete dhe në mbarë hapsirën shqipfolëse.
  1. Krijimi i një fondi të veçantë për botimet me qëllim që Vatra të mbështesë studiuesit, shkrimtarët dhe botuesit e rinj.
  1. Rritje e Fondit të Studentëve, gjetja e sponsoreve e mbështetësve të fuqishëm me qëllim që Vatra të mbështesë vit pas viti me Bursa sa më shumë studentë shqiptarë. 

Filed Under: Featured

16 VJET PA PRESIDENTIN HISTORIK DOKTOR IBRAHIM RUGOVA

January 21, 2022 by s p

Sot mbushen 16 vite që Presidenti i parë historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u largua prej nesh duke na lënë një boshllëk të pa zëvëndësueshëm si mendimtar dhe filozof, vizionar dhe lider perëndimor, shtetndërtues dhe diplomat i shkelqyer. Kombi shqiptar e kujton Doktor Rugovën si udhëheqësin dhe udhërrëfyesin e Kombit që me mençuri përgatiti rrugën drejtë pavarësisë së Kosovës dhe realizimit të objektivave kombëtare në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare. Doktor Rugova zë vend të veçantë në politike elitën shqiptare të shekullit qe jetuam. Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova do të mbetet përjetë shembulli ideal i dijetarit, intelektualit dhe humanistit, Atit themeltar të shtetit të Kosovës. Presidenti Rugova ishte vizionari dhe udhërrëfyesi i epokës moderne të kombit tonë. Sot e kujtojmë në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta si udhëheqësin, shtetarin, filozofin dhe themeluesin e Kosovës së pavarur e moderne. Krenar gjithmonë që jetuam dhe punuam me Doktor Rugovën dhe vazhdojmë të palëkundur në këtë rrugë dhe filozofi. Angazhimi i Presidentit Rugova ishte i pa ndalur për zgjimin kombëtar, vizioni shtetformues për Kosovën Republikë.

Përjetë mirënjohës.

Elmi Berisha

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 901
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashamir Gurabardhi: “Arti si zhvillim dhe emancipim kombëtar”
  • SHUMËSIA STILORE-LIGJËRIMORE NË PROZËN DOKUMENTARE TË REXHEP QOSJES
  • Atë Arthur Liolin, kleriku, studiuesi dhe shërbestari i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  • FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN
  • Gjykata: Mbyllja e “Zërit të Amerikës” e paligjshme, urdhërohet rikthimi i 1,000 punonjësve
  • Experience History: Ambassador William Walker’s inaugural visit to the Saint George Orthodox Cathedral and the Fan Noli Cultural Center
  • 𝑺𝒉𝒆̈𝒏𝒅𝒆𝒕𝒊 𝒊 𝑺𝒊𝒔𝒕𝒆𝒎𝒊𝒕 𝑻𝒓𝒆𝒕𝒆̈𝒔 – 𝑩𝒂𝒔𝒉𝒌𝒆̈𝒃𝒊𝒔𝒆𝒅𝒊𝒎 𝒎𝒆 𝑱𝒖
  • NICOLAE IORGA, HISTORIANI ME I MADH RUMUN DHE ZBULUESI I SHKRIMIT TE PARE NE GJUHEN SHQIPE
  • Doktrina Wilsoniane dhe mbijetesa e shtetit shqiptar – nga shpëtimi i Shqipërisë te e drejta historike e Kosovës për vetëvendosje
  • Zarfi që sfidoi censurën në Shqipërinë komuniste
  • Albanian Night @ Yankee Stadium
  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT