• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DITËT E LETËRSISË DHE GJUHËS SHQIPE NË BORAS TË SUEDISË

February 19, 2022 by s p

Anxhela Ziso, mësuese dhe aktiviste në komunitetin shqiptar në Suedi rrëfen për Diellin e Vatrës në New York veprimtaritë e shumta artistike, kulturore dhe letrare në shërbim të gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar shqiptar në Suedi. Në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit Sokol Paja, Anxhela Ziso shprehet se në bashkëpunim me shoqatën Migjeni në Suedi përveç radios dhe revistës së përmuajshme dhe gazetës Dituria, angazhohemi në aktivitete të ndryshme kulturore e komunitare ku çdo vit në fund të muajit Mars mbahet festivali i poezisë në qytetin e Boråsit ku marrin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ka poetë nga të gjitha shtetet. Lexohen poezitë në të gjitha gjuhet dhe mbahet një program në gjuhën suedeze dhe shqipe.

RADIO DITURIA, GJUHA DHE KULTURA SHQIPTARE NË SUEDI

Radio programi ndahet në 3 pjesë ku: Pjesa e parë i dedikohet lajmeve kulturore që ndodhin në Shqipëri dhe në Kosovë, por jo vetëm, edhe kudo që ka shqiptarë vendosim dhe muzikë
Pjesa e dytë i dedikohet promovimit të letërsisë ku ftojmë poetë të ndryshëm ose përzgjedhim një poet, më pas lexojmë disa poezi dhe flasim pak rreth poetit. Pjesa e tretë i dedikohet fëmijëve, kjo me përralla dhe këngë për fëmijë. 

AKTIVITETET KULTURORE DHE PUNA VULLNETARE

Punët vullnetare kanë qenë kryesisht duke aktivizuar fëmijët dhe të rriturit në aktivitete të ndryshme kulturore. Në qendrën “Träffpunkt Simonsland” kam ndihmuar moshat 55+ në aktivitete të ndryshme fizike duke mbajtur një program stërvitor, gjimnastik. Gjithashthu, kam ndihmuar në integrimin në punë dhe në gjuhën suedeze moshat 55+.

PËR NJË BOTË TË QËNDRUESHME MJEDISORE, SOCIALE DHE EKONOMIKE

Në bashkëpunim me “Studiefrämjandet” dhe komunën jam angazhuar me Agjendën 2030.
Agjenda 2030 – e njohur edhe si Objektivat e Qëndrueshmërisë së OKB-së, Objektivat Globale, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, SDGs – është plani që shumica e vendeve në botë janë të përkushtuara të zbatojnë për të arritur një botë të qëndrueshme mjedisore, sociale dhe ekonomike deri në vitin 2030. Pikërisht në këtë agjendë kam qenë pjesë e bashkëveprimit social në komunitet.

STUDIMI NË GJUHËN SUEDEZE, PUNA SI MËSUESE ME FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE

Unë punoj për 4 vjet e gjysmë në Shkollën 9-vjecare “Särlaskolan” Borås si mësuese Tekstili dhe matematike dhe me femijet qe kane aftesi ndryshe në zhvillim. Përveç punës që e dua dhe kam marrëdhënie të mirë me nxënësit dhe mësuesit e tjerë sa me gjithë stafin e rëndësishme për mua janë edhe profesionalizmi i mëtejshëm. Për këtë jam marrë me trajnime që kanë të bëjnë me zhvillimi i lidershipit. Në këtë kurs si përmbajtje thelbësore: Roli i lidershipit dhe dinamika e grupit, Të mësuarit dhe të mësuarit, pedagogjia dhe metodologjia e Folkubildning, ideja dhe organizimi i Studiefrämjandet; Mësimdhënia suedeze dhe praktika e punës Suedishtja është si gjuhë e dytë për akademikët e huaj për një jetë të qëndrueshme sociale dhe punë këtu. Arsimi përfshin suedishten si gjuhë të dytë dhe studime lëndore në studimet sociale ku gjuha suedeze është në fokus. Kurs tjetër ne lidhje me punën kam kryer kursin SKUA: ku përpjekjet synojnë të gjitha aktivitetet dhe kanë një fokus të qartë në mësimdhënie dhe të nxënit. … Qëllimi i përgjithshëm i të gjitha nismave është të kontribuojnë në një cilësi më të lartë të mësimdhënies dhe në këtë mënyrë të promovojnë zhvillimin e gjuhës së fëmijëve dhe të nxënësve, të lexuarit dhe të shkruarit. Gjithashtu në profesionin e bukur të mësueses falë specializimeve dhe trajnimeve që na bën edhe shkolla kam punuar dhe punoj dhe me fëmijët që kanë aftesi ndryshe  në zhvillim. Sidomos me fëmijët autikë.

KURSI PËR INTEGRIM NË TREGUN E PUNËS DHE RËNDËSIA E GJUHËS

Kam gjithashtu një projekt që unë e kam krijuar me ndihmë të Studijefrämjandet ku kam një rreth studimi drejtues program-rrethi studimor “Gratë jashtë tregut/sistemit të punës.  Ky program ndahet ne kater etapa: 1 – Gjuha – cila gjuhë përdoret në fusha të ndryshme. Ku dhe si përdorim gjuhë të ndryshme në varësi të personit që takojmë (shkollë, shërbim punësimi, mik, kurs, etj.) teknologji gjuhësore (teknologji e prezantimit) 2- Hyrje – jeta e punës: informacione për jetën e punës, si të aplikoni për një punë në Suedi, CV, letër personale, teknikë interviste, praktikë etj. 3-Shëndeti: informacion për fondin e sigurimit, pensionin e sëmundjes etj. 4-Zhvillimin personal – punojmë me grupin ku rrisim dhe flasim për vetëbesimin, vetë-imazhin, individin në shoqëri, punën jofitimprurëse dhe jetën e përditshme kuptimplotë. Kontakti me shoqërinë etj. Fale ketij projekti qe une ndertova dhe mbajta shumica e grave qe ishin pjesmarrese gjeten pune dhe disa prej tyre u integruan ne tregun e punes duke i aktivizuar ne praktika profesionale. Plani i ardhshëm është që të mos fokusohemi vetëm tek një grup individësh por për të gjithë ata që kanë nevojë dhe duan të integrohen në punë, në shoqëri, në komunitet.

SHOQATA ‘’MIGJENI’’ DHE AKTIVITETET LETRARE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR

Në bashkëpunim me shoqatën Migjeni në Suedi përveç radios dhe revistës së përmuajshme dhe gazetës Dituria, angazhohemi në aktivitete të ndryshme kulturore. Çdo vit në fund të muajit Mars mbahet festivali i poezisë në qytetin e Boråsit ku marrin pjesë shkrimtarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ka poetë nga të gjitha shtetet. Lexohen poezitë në të gjitha gjuhet dhe mbahet një program në gjuhën suedeze dhe shqipe. Në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit të Göteborg i kushtojmë organizim ditës së letërsisë në gjuhën shqipe. Poetët prezantojnë poezi në të dyja gjuhët. 

AKTIVITETET PËR PAVARËSINË E KOSOVËS DHE FËMIJËT

Me shoqatën Dardania IF në Borås kam pasur angazhime të ndryshme kulturore. E fundit ishte mbajtja e eventit kulturor kushtuar pavarësisë së Kosovës. Vit për vit kjo shoqatë organizon një event për pavarësinë e Kosovës ku si për qëllim ka të mbledhë komunitetin shqiptar në Boras me një program të ngjeshur kulturor. Këtu sivjet në këtë event u përfshinë mosha të ndryshme duke filluar nga fëmijët që kërcyen dhe vallëzuan, të rinjtë dhe të rriturit që vallëzuan e kënduan, me qindra të ftuar në një program të ngjeshur kulturor ku jepen shumë mesazhe si patriotike, kulturore dhe edukuese, ka argëtim dhe bashkëveprim midis shqiptarëve. 

AKTIVIZIM SOCIAL NË ASPEKTIN GJINOR

Ndihma që kam dhënë unë për të drejtat e njeriut ka qenë më shumë në lidhje me gruan në shoqëri. Gratë janë të papuna, nuk kanë të ardhura, nuk dinë pothuajse asgjë për shoqërinë. Gjendja e tyre familjare është e keqe pasi është burri ai që është përgjegjës për ekonominë dhe se këto gra kanë nevojë për një mbështetje dhe ku më mirë mbështetjen ta gjenin tek njëra- tjetra. Ky aktivizim social në aspektin gjinor rrit shancet edhe të njohjes së problematikave të kohës, të angazhimit social sa njohjen sesi funksionojnë gjërat, si mund të bëhen më mirë gjërat.

Filed Under: Featured

ELMI BERISHA: GAZETA “DIELLI”, URIME DITËLINDJA E 113-TË!

February 15, 2022 by s p

“Dielli”, gazeta më e vjetër në botën shqiptare feston 113 vjetorin e themelimit të saj. Sot është një ditë gëzimi e krenarie për Vatrën, vatranët e çdo shqiptar. “Dielli” i Vatrës, “Dielli” i botës shqiptare, “Dielli” i diasporës, “Dielli” i kombit shqiptar vazhdon të ndriçojë, shkëlqeje e vezullojë edhe në shekullin e dytë të themelimit të tij. Ditëlindja e gazetës Dielli përbën gjithmonë një ngjarje kulminante mediatike, kulturore, historike, patriotike e politike në diasporën shqiptare të Amerikës e më gjërë. Në këtë ditë të shënuar për “Dielli”-n tonë të bukur e të shtrenjtë, nga zemra ju shpreh mirënjohjen time më të thellë: analistëve, studiuesve, gazetarëve, historianëve, politikanëve, bisnesmeneve e veprimtarëve kombëtar që nuk kursejnë asgjë për të ndihmuar “Dielli”-n me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre të vyer. “Dielli” erdhi si nevojë shpirtërore, informuese, kulturore dhe patriotike për shqiptarët e Amerikës duke vazhduar pa u ndalur në misionin e tij të shenjtë patriotik. Sot “Dielli” është kthyer në një ndër mediat më të nderuara dhe serioze në botën shqiptare. “Dielli” sot është një emër potent në botën e komunikimit dhe informimit masiv. Me veprimtarinë atdhetare, “Dielli” është kthyer në një monument historik, një memorie e çmuar kombëtare, një dritë e pashuar në qiellin e kaltër të shqiptarisë. “Dielli” ka vlera të pazëvëndësueshme në historinë e kombit tonë pasi ishte shkolla e parë e shqiptarëve të Amerikës për të mësuar shkrim e këndim dhe Abetarja për mësimin e Atdhetarizmit. Në këtë ditë speciale për “Dielli”-n përkujtojmë, shprehim falenderim, mirënjohje e konsideratën më të veçantë editorëve të “Dielli”-t ndër vite duke filluar nga: Fan S Noli, Faik Konica, Efthim Natsi, Kristo Dako, Kostë Çekrezi, Kristo Floqi, Loni Kristo, Andrea D. Elia, Bahri Omari, Aqile Tasi, Andon Frasheri, Refat Gurrazezi, Nelo Drizari, Petër Tiko, Qerim Panariti, Peter Prifti, Dr.Athanas Gegaj, Bilal Xhaferri, Xhevat Kalljaxhiu, Dr.Eduard Liçaj, Din Derti, Prof. Arshi Pipa, Anton Çefa, Dalip Greca e deri te Sokol Paja. Mirënjohës kurdoherë dhe i përulur me nderim si unë, çdo vatran e çdo shqiptar përpara kontributit tuaj të vyer e punës së jashtëzakonshme që është gdhendur në historinë e mrekullueshme të kombit tonë. Në këtë ditëlindje të veçantë për gazetën “Dielli” kam një thirrje të hapur për të gjithë vatranët, për shqiptarët e Amerikës dhe për çdo shqiptar kudo në botë që të kontribuojë në mbajtjen gjallë të kësaj gazete, këtij pishtari të pa shuar atdhedashurie dhe kësaj pasurie të çmuar historike, mediatike, kulturore dhe patriotike në mërgatën shqiptare të Amerikës. Kontributi për “Dielli”-n është kontribut për atdheun, për historinë, kulturën dhe për kombin tonë. Gëzuar përherë “Dielli” ynë. Shkëlqefsh e ndriçofsh në shekuj të shekujve.
Mirënjohës
Kryetari i VATRËS
Elmi BERISHA
New York, 15 Shkurt 2022

Filed Under: Featured Tagged With: Elmi Berisha, Gazet Dielli

NË PRISHTINË EKSPOZITË KUSHTUAR GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBEUT “PORTRETE TË SKENDERBEUT GJATË SHEKUJVE”

February 14, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

See the source imageJavën që kaloi mësuam se si Shqipëria zyrtare ka arritur kulmin me ofendimet më të shëmtuara që një shtet mund t’i bëjë një heroi të vet kombëtar me trajtimin ose më mirë të themi keq-trajtimin, gjatë disa viteve të fundit, qeveria dhe shteti shqiptar Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skënderbe dhe kujtimit të tij historik.  Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Kombëtar në Lezhë kthehet në nevojtore | Gazeta Telegraf — Shkoni në Lezhë dhe shikoni për veten tuaj se në çfarë gjëndje është mjedisi ku është varrosur themeltari i Kombit! Kur sheh se në ç’gjendje është sot vendvarrimi i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skenderbe, lindë pyetja nëse ka shqiptarë mbi tokë dhe nëqoftse ka, atëherë giasa është se janë çoroditur, se për ndryshe është vështirë të justifikohet gjëndja e mjerueshme e krijuar, aktualisht, në vendvarrimin e Skenderbeut në Lezhë. 

Por megjithë këtë klasë politike anti-kombëtare të ditëve të sotëme, e cila me absurditetin e saj qeverisës, po çoroditë identitetin, kulturën dhe historinë e shqiptarëve para botës.  Por, Kombi shqiptar gjithmonë nxjerrë nga gjiri i vet bijë dhe bija, që me krenarinë e tyre për Skenderbeun, për historinë dhe për identitetin iliro-arbëror mijëra vjeçar të shqiptarëve, mundohen të mbajnë dhe të ruajnë — për brezat e ardhëshëm të kombit dhe për për botën e qytetëruar — këtë histori dhe identitet kombëtar që shqiptarëve që ua la amanet, Gjergj Kastrioti — Skenderbe. Të gjithë shqiptarët nuk janë të çoroditur, siç është klasa politike e ditëve tona, as në Atdhe as në diasporë, kur vjen fjala për ruajtjen dhe promovimin e historisë dhe të identitetit kombëtar, për të ruajtur dhe respektuar kujtimin e Kryetrimit të Kombit. Anë e mbanë botës si dhe në radhët e diasporës shqiptare po shtohet respekti për Gjergj Kastriotin dhe për kontributin e tij, ndërkohë që rritet numri i monumenteve dhe portreteve kushtuar Heroit të Shqiptarëve dhe shpëtimtarit të Evropës — ngritur në kontinentin e vjetër dhe në Amerikë. 

Megjithë gjëndjen e mjerueshme të vendavrrimit të Skendërbeut në Lezhë, ka ende atdhetarë që Gjergj-Kastriotin – Skenderbe e kanë në mend e në zemër, ndërsa e kujtojnë atë me nder, krenari dhe dashuri, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Me përmendore dhe portrete dhe vepra akademiko-artistike siç është “Ekspozita e Portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbe”, e hapur ditët e fundit në Prishtinë e deri tek ndërtimi i monumenteve madhështore të përmendoreve dhe portreteve të “Pa-Përsëritshmit të Kombit Shqiptar” në vende të ndryshme të botës.  Një pjesë e madhe e këtij respekti për Skenderbeun po shfaqet jashtë Shqipërisë  – ndërkohë që në Shqipëri, hedhja në harresë, trajtimi i keq dhe ofendimet që i bëhen Skenderbeut, për fat të keq, të nxitura edhe nga orekset nacionaliste të pushtuesve shekullorë të Kombit – që po e detyrojnë edhe një njëherë  Gjergj Kastriotin dhe familjen e tij – të pakën shpirtërisht — ashtu si dikur — të “marrë rrugën e mërgimit”, duke u vendosur në dhena të huaja, atje ku siç duket ia dinë më shumë vlerat dhe kontributin e tij për Kombin shqiptar dhe për njerëzimin.  Atje larg Atdheut të tij, në Evropë dhe në Amerikë, ku historikisht, Skenderbeu është respektuar dhe vazhdon të adhurohet dhe të respekohet më shumë së në vendlindjen e tij, sot.  

Para disa ditësh, botova një shkrim modest me të cilin u përpoqa të demaskoj Tiranën zyrtare, përfshir Ministrinë e Kulturës dhe qeverinë shqiptare, për gjëndjen e mjerueshme në të cilën gjëndet monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti -Skenderbeu me rrethe, në Lezhë. Një gjëndje aspak e denjë për një komb! Një gjëndje që zbulon fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie dhe të interesave të saja dhe të “përparësive” kulturore dhe kombëtare të saj kundër mbrojtjes së identitetit kombëtar të shqiptarëve. 

Përball kësaj situate të mjerueshme në të cilin gjëndet monumenti i Skenderbeut me rrethinë në Lezhë – që mua dhe shumë të tjerëve na shkaktoi dhimbje dhe zemërim kur e pamë — lexova lajmin e mirë nga Prishtina për një ekzpozitë në Galerinë Kombëtare të Kosovës me titull, “Portrete të Skenderbeut gjatë Shekujve”, të mbledhura e të ekspozuara nga artisti shqiptar Luan Tashi, me kurator Remzi Hasanin. U gëzova kur e mora vesh lajmin.  Prandaj po e ndaj me ju këtë lajm të mirë për ekspozitën “Portrete të Skenderbeut gjatë Shekujve”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e hapur për vizitorët dhe adhuruesit e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, nga 8 shkurti deri me 8 mars, 2022 – si një shenjë se megjithë gjendjen e mjerueshme të “ansamblit arkeologjik” tek vendvarrimi i Skenderbeut në Lezhë, ka ende shqiptarë që e nderojnë dhe kujtojnë Krye-Heroin e shqiptarëve. Unë nuk kam qenë tek shtëpia e dikatorit komunist Enver Hoxhës në Gjirokastër, por më kanë thenë se mbahet më mirë se vendvarrimi i Skenderbeut në Lezhë, ashtu si mbahen më mirë edhe shumë “monumente të tjera kulture”, në krahasim me vendvarrimin e Skendderbeut. E turpshme, por e vërtetë.

Në njoftimin për hapjen e eskpozitës në Prishtinë nga Galeria Kombëtare e Republikës së Kosovës, thuhet se pas hulumtimeve shumë vjeçare të portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu nga Prof. Luan Tashi në ekspozitën e titulluar: “Portrete të Skenderbeut gjatë shekujve”, janë të ekspozuara 65 vepra nga artistë evropianë dhe shqiptarë, përfshir dorëshkrime, vula, gravura, litografi, piktura, skulptura, mozaiqe, monedha, medalje dhe pulla postare etj.  Në njoftim thuhet gjthashtu se, për herë të parë, vizitorët e Galerisë Kombëtare të Kosovës do të kenë mundësinë të shohin veprat artistike me një cilësi shumë të lartë, si portretin e parë të Skenderbeut, 13 vite para vdekjes së tij, të skalitur në gurë nga skulptori dhe arkitekti shqiptar Andrea Aleksi, (lat.) Andreas Alexius të vitit 1445, e deri tek monumenti madhështor i Skenderbeut të skulptorit shqiptar Bujar Vani të vitit 2022, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Republikës së Kosovës.

Me rastin e hapjes së ekspozitës me 8 shkurt, artisti dhe autori Luan Tushi u shpreh se ekspozita e ka bazën në librin që ai ka botuar në vitin 2018, në lidhje me këtë subjekt dhe me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, kështu që kjo është një vazhdimësi e hulumtimeve që janë bërë shumë vite më parë.  “Këtu i kemi të paraqitura 67 artefakte”, tha ai, duke nënvijuar se, “kur them artefakte nuk janë vetëm piktura, janë edhe shumë gjëra të tjera. Këtu i kemi ndarë në gjashtë cikle, një në pjesën e dorëshkrimeve të Skënderbeut; cikli i dytë janë dy vula të cilat janë marrë në arkivin shtetëror të Dubrovnikut në Kroaci, kemi pjesën e portreteve të Skënderbeut para vdekjes, kemi vitin 1465, 1455, 1466, kemi disa para vdekjes, kemi përkrenaren, një replikë të përkrenares, kemi hartën e Paretës të vitit 1455”, e tjera, tha hulumtuesi dhe artisti Luan Tushi. 

Gazetarë të disa mediave që mbuluan hapjen e ekspozitës në Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës, javën që kaloi, në kronikat e tyre pasqyruan edhe përshëndetjet e disa folësve, me atë rast. Njëri prej tyre, Mons Dr. Lush Gjergji, e cilësoi Gjergj Kastriotin – Skenderbe si “Moisiu Arbëror” duke theneë se ekspozita kushtuar Heroit Kombëtar duhet të prekë thellë ndërgjegjen e shqiptarëve kudo dhe shtoi: “Skënderbeu është Moisiu arbëror, i cili edhe pas 554 vjetëve ai jeton nё kujtesën jo vetëm tё popullit shqiptar por edhe tё atij evropian e mё gjerё. Kemi shumë elemente e dimensione historike dhe aktuale te jetës e veprës se tij. Figura e Gjergjit zgjon shumë mendime, vlerësime, shqyrtime, këndvështrime deri edhe tek diskutimet e kundërshtimet. Kjo dëshmon bindshëm se aktualiteti i tij vazhdon të jetë sfidë për çdo njeri të vullnetit e zemrës sё mirё, e sidomos për ne, dikur ilirë në kohën e tij, pastaj arbëror, e sot shqiptar. Ai, popullit tonë ia kthejë dinjitetin dhe personalitetin, ia kthej lirinë e pavarësinë duke përmirësuar gabime të shumta të dinastive apo principatave tona të ndara e të përçara. Heroi ynë kombëtar arriti ti bind arbëroret, se vetëm të vëllazëruar e të bashkuar, mund te jetojmë dhe mbijetojmë. Besëlidhja e Lezhës, akti kulmor i artit dhe strategjisë se vizionit të Skënderbeut, vuri gurthemelin për shtetin arbëror me një kohezion dhe bashkëpunim ne çdo kuptim dhe drejtim për formimin e binomit te rëndësishëm, ‘shtet dhe komb’, ka theksuar Dr. Lush Gjergji.

Ndërsa një folëse tjetër, Profesoresha Jalldez Asani nga Maqedonia e Veriut, citohet nga media të jetë shprehur se aq sa ka qenë një figurë historike, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, po aq është edhe një figurë artistike, andaj dhe jo, rastësisht, edhe Heroi Kombëtar i shqiptarëve ka frymëzuar një numër të madh krijuesish nga vendi dhe bota, ku figura e tij në vazhdimësi, ka qenë objekt trajtimi, jo vetëm i historianëve, por edhe i letërsisë, filmit, dramës, muzikës, poetënve, por edhe i arteve vizuale, ka thenë Profesoresha Asani.

Përballë pesimizmit të shprehur në shkrimin Frank Shkreli: Monumenti i Heroit Kombëtar në Lezhë kthehet në nevojtore | Gazeta Telegraf – në fillim të këtij muaji, për gjëndjen e mjerueshme rreth vendvarrimit të Skenderbeut në Lezhë dhe për moskujdesjen nga ana e enteve kompetente zyrtare të Republikës së Shqipërisë për Heroin Kombëtar të shqiptarëve, ekspozita e “Portreteve të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbe”, e hapur për një muaj në Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës në Prishtinë – na jep optimizëm dhe shpresë se të  gjitha nuk janë humbur, sa i përket kujtimit, nderimit e respektit për Skenderbeun në trojet shqiptare.  Kjo ekspozitë në Kosovë e portreteve të Skenderbeut ndër shekuj si dhe ngritja e disa monumeteve dhe busteve të Skenderbeut anë e mbanë botës, na bën sadopak të besojmë dhe të bindemi në veten tonë, se të “Tharmet arbënore nuk janë tha, se gjaku ynë gjithnjë përmban në vete cilësi këndellse e përtëritse, se Hyu s’na ka harrue, madje Ai ashtë gati të na ngjesi dorën për derisa prej zemrave tona vërvitet përpjetë flaka e vëllaznimit…”. (Ernest Koliqi, me rastin e kremtimeve kastrotiane, në 500-vjetorin e Skenderbeut, 1968).

Urime autorit Luan Tashi dhe Galerisë Kombëtare të Kosovës që me ekspozitën, “Portrete të Skenderbeut Gjatë Shekujve” na i rriti, sadopak, burimet e shpresës dhe të optimizmit se shqiptarët në trojet e veta dhe anë e mbanë botës, do të ruajnë me besnikëri ndër shekuj – që kujtimi dhe roli historik i Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbe, të ngulitet njëherë e përgjithmonë në zemrat dhe shpirtin e të gjithë brezave të ardhëshëm të shqiptarëve kudo qofshin ata.

Frank Shkreli

A statue of a person riding a horse

Description automatically generated
May be an illustration of 2 people
May be an image of 3 people, people standing and indoor

May be an image of 6 people, people standing and indoor

May be an image of 2 people, people standing and indoor

May be an image of 16 people and indoor

May be an image of 4 people and people standing Dr. Dom Lush Gjergji duke mbajtur fjalën e rastit në hapjen e ekspozitës, “Portretet e Skenderbeut gjatë Shekujve”, në Galerinë Kombëtare të Republikës së Kosovës.

Për fotografi të tjera nga ekspozita e portreteve të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, Gjergj Kastriotit-Skenderbeu mund shikoni linkun e Galerisë Kombëtare të Kosovës — Galeria Kombëtare e Kosovës / The National Gallery of Kosovo – Posts | Facebook

May be an image of 1 person and text that says 'Prof. Luan Tashi PORTRETE TẾ SKENDERBEUT GJATE SHEKUJVE PORTRAITS SKANDERBEG OVER THE CENTURIES 6'

Filed Under: Featured

“DIELLI” I JANARIT DHE VONESA PREJ OMICRON

February 11, 2022 by s p

Nga Sokol Paja/


Gazeta “Dielli” si Organi Zyrtar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA mori rrugën për në çdo cep e në çdo skaj të mërgatës shqiptare që jeton e vepron në Amerikë dhe Kanada. Ky numër u vonua pak për shkak se shtypshkronja punoi me kapacitete të reduktuara si pasojë e prekjes së stafit nga varianti Omicron i Covid-19. Përmbyllëm një numër shumë të suksesshëm me shumë sfida. Ngjarjet më të rëndësishme në këtë numër janë: Vizita e kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha në Kosovë, përfundimi me sukses i projektit të historisë së Vatrës udhëhequr nga Akademik Beqir Meta, dekorimi nga Vatra dhe shteti i Kosovës i mësuesve Pretash Zef Kaçaj dhe Ndue Zef Markaj, zgjedhjet për kryetarin e Vatrës, situata në Shqipëri e Kosovë dhe ngjarjet kryesore kulturore e figura të rëndësishme të histories e kulturës kombëtare. Vatra e Dielli me veprimtarinë e tyre gjenerojnë atdhetarizëm, patriotizëm, energji pozitive dhe investojnë çdo burim për çështjen kombëtare, për gjuhën shqipe dhe identitetit tonë kombëtar. U shpreh vlerësim të posaçëm, falenderim të përzëmërt dhe mirënjohje të veçantë të gjithë bashkëpunëtorëve të këtij viti që sapo kemi filluar. Gazeta po rritet nga muaji në muaj dhe nga dita në ditë falë mbështetjes e vëmëndjes suaj. Jam i privilegjuar që bashkëpunojnë besnikërisht me “Diellin” mendjet më të mprehta, penat më të shkëlqyera dhe më të arrira të botës shqiptare që nga “Zëri i Amerikës”, mediat potente në Tiranë e Prishtinë, Akademikë, kërkues shkencorë në Fakultete dhe Njësi Kërkimi, analistë e kritikë letrarë, përkthyes, poetë, historianë, diplomatë, personalitete absolute të shkencës, ekspertë të ekonomisë, turizmit, arkivistikës, dhe kibernetikës, veprimtarë, humanistë e patriotë që na mbushin zemrën me gëzim e shpirtin me hare prej sukseseve e veprave të mira. Sukseset dhe arritjet e bijëve e bijave tona në mergatë u pasqyruan imtësisht në këtë numër. Gazeta “Dielli” në këtë vit që sapo kemi filluar e në vazhdim do lëvrojë pa pushim historinë, kulturën, gjuhësinë, albanologjinë, arkeologjinë, median, shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare, data, ngjarje dhe figura të shquara të kombit shqiptar. Qëllimi i gazetës është në çdo moment informimi i saktë, promovimi i talenteve dhe personaliteteve të botës shqiptare në mërgatë, promovimi i suksesit dhe thithja e mendimit intelektual në gazetën Dielli, ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar shqiptar në mërgatën e Amerikës dhe Kanadasë, gjithashtu të jetë si një urë lidhëse mes shqiptarëve të mërguar dhe Atdheut mëmë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqipfolëse. Faleminderit dhe mirënjohje për të gjithë ju që mbështesni gazetën më të vjetër të botës shqiptare, gazetën “Dielli” që nga 15 Shkurti i vitit 1909.

Filed Under: Featured

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, “Moisiu arbëror”

February 10, 2022 by s p

Don Lush GJERGJI


Kush është për ne Shqiptarët Gjergj Kastrioti – Skënderbeu?


Kaluan 554 vite pas vdekjes së tij. Shumçka ka shkruar historiografia botërore, diçka më pak ajo arbërore dhe shqiptare. Megjithatë kemi mjaft elemente për ta portretizuar dhe paraqitur atë në dimensione historike dhe aktuale. Figura e tij zgjon gjithnjë shumë mendime, vlerësime, shqyrtime, këndvështrime, deri te kundërshtimi, urrejtja, keqinterpretimi, frika nga e vërteta dhe jeta e tij. Kjo dëshmon bindshëm që aktualiteti i tij, “ballafaqimi” me të, siç duket, jo vetëm që nuk zbehet kurrë, por gjithnjë është personalitet, përmbajtje, porosi për të tashmen dhe të ardhmen tonëAi popullit tonë Ilir dhe Arbëror ia gjeti rrënjët, ia gjeti damarin, ia ktheu besimin dhe dinjitetin, lirinë dhe pavarësinë, duke i përmirësuar gabimet e shumta të dinastive apo princave tanë, që të ndarë dhe përçarë, luftonin njëri – tjetrin duke u bërë “pre” e të huajve, në vend që të bashkoheshin për t’i luftuar armiqtë tanë të përbashkët dhe të përbetuar..Besëlidhja e Lezhës (1444), akti kulmor i urtisë dhe strategjisë vizionare të tij, ku u vunë themelet për shtetin arbëror, me kohezion dhe bashkim në çdo kuptim dhe drejtim për formimin e binomit Shtet dhe Komb.Hapi tjetër i strategjisë dhe urtisë së tij ishte bashkëpunimi me aleatet perëndimor, ndër të cilët duhet përmendur Mbretërinë e Napolit, atë të Venedikun, Raguzës, Papatin, Hungarinë, sidomos trimin Janos Hunyadi, por edhe shumë të tjerë. Këtu erdhi në shprehje aftësia e tij në diplomacinë e mirëfilltë dhe komunikim i vazhdueshëm me qendrat e rëndësishme evropiane.Në këtë punë tejet të madhe dhe vendimtare Gjergj Kastrioti i ndriçoi dhe vlerësoi rrënjët tona ilire, pra, lashtësinë, traditën, kulturën, qytetërimin, krishterimin tonë që nga kohët apostolike, duke u frymëzuar nga këto vlera dhe virtyte ai dhe populli ynë, si pasardhës të Aleksandrit të Madh, të Ilirikut antik, të një historie dhe tradite të gjatë dhe të lavdishme shekullore, që qëllimisht ishte mbuluar me harresë dhe mospërfillje. Nëpërmjet Jeroni De Radës, më vonë rilindësve tanë, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ishte “ngjallur” edhe një herë në popullin tonë, në histori, traditë, kulturë, qytetërim, si model dhe ideal për çdo shqiptar, si mundësi për rekuperimin e historisë, ndërgjegjes, vlerave dhe virtyteve tashmë të harruara dhe tjetërsuara.Nga ajo që dimë dhe mund të theksojmë:• Gjergj Kastrioti – Skënderbeu pati forcën, vizionin, guximin, trimërinë t’i kthehet vetvetes, rrënjëve ilire dhe arbërore, fesë së krishterë dhe të vërtetës historike. Kthimi te burimi është porosi dhe testament shpirtëror i tij edhe sot për ne, kaq të ndarë dhe të përçarë, të shkapërderdhur anekënd, pa ndonjë identitet dhe personalitet bazik, pa vetëdije dhe përcaktim në këto tri pika: kush jemi, çka duam dhe si duam të realizojmë atë çka vërtet duam.• Ai nuk e kishte humbur kujtesën historike personale, familjare, fetare dhe kombëtare. Edhe pse babai i tij Gjon Kastrioti qe i detyruar t’ua dorëzonte Gjergjin në moshën e brishtë 9 vjeçare, diku në fillim të vitit 1415, Gjergji ynë i mbeti besnik historisë familjare, kombëtare dhe fetare.• Ai është shembëll i shkëlqyer i përfaqësuesit të “diasporës”, i cili nuk mendonte me “bark”, por me krye, vlerësonte me mendje dhe me zemër, dhe thënë me gjuhën e Shën Nënës Tereze, e “jep pjesën më të mirë të vetvetes”, por për të tjerët, për të mirën e përbashkët për të gjithë, si model flijimi dhe dhurimi, altruizmi dhe atdhedashurie shembullore. Shtyllë jete dhe veprimi pati BESËN, dhe me Besëlidhjen Shqiptare më 2 mars 1444, vuri themelet e reja dhe të vjetra tona kombformuese dhe shtetformuese, duke nderuar traditat e përbashkëta, simbolet, mbi të gjitha synimet, idetë dhe idealet tona, nën flamurin e përbashkët drejt histories dhe ardhmerisë.• Ai është dhe mbetet model i intelektualit, filozofit, dijetarit, vizionarit, burrështetasit, luftetarit të pashembull për popullin ilir dhe arbëror, për ta gjetur edhe një herë vendin dhe dinjitetin e humbur, bashkimin dhe vëllazërinë tonë gjithëkombëtare me popujt dhe vendet e qytetërimit të krishterë dhe evropian.Gjergj Kastriotin – Skënderbeun është figura më madhore në historinë sonë, së bashku me Shën Nënën Tereze, përfaqësuesi më i mirë i lashtësisë, autoktonisë, krishterimit, traditës, kulturës dhe qytetërimit tonë shekullor ilir, arbëror dhe shqiptar, Njeri i Provanisë së Zotit dhe historisë sonë, personalitet për nderim, admirim, mbi të gjitha imitim dhe vijim për çdo shqiptar. Historia, si Mësuesja e jetës, edhe një herë na fton dhe na mëson për atdhedashuri dhe vëllazëri gjithëshqiptare, si parakusht për zhvillim dhe përparim të gjithanshëm personal, familjar dhe kombëtar.Prishtinë, 8 shkurt 2022 Galeria Kombëtare e Kosovës Hapja e ekspozitës “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” Prof. Luan TASHI-t

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 904
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Grupi Shqiptar i Vallëzimit në Edmonton
  • Një frymë e re kombëtare…
  • Shqipëria nga krizë emigracioni në krizë perspektive
  • Prof. Dr. Nexhat Abazi, jeta, vepra dhe kontributi në arsimin dhe pedagogjinë shqiptare
  • Pasivizimi i adresave në Krahinën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
  • AMERIKA, ATDHEU GLOBAL I LIRIDASHËSVE
  • Prishtinë, “Liria Ka Emër” falënderon rreth 100 mijë qytetarë për Marshin për Liri: Më 16 shtator presim lirinë për çlirimtarët
  • LIRI – DREJTËSI – DINJITET
  • FOTOT E RRALLA TË TINA TURNER NGA GJON MILI
  • KUR VARGJET DHE MUZIKA BËHEN KRAHË PËR NJË LULE NË ZEMËR TË BJESHKËVE
  • KRIMINELET, NDERIM SHTETËROR PËR KRIMINELIN
  • STAND WITH OUR KLA LEADERS WHO RISKED EVERYTHING FOR KOSOVA
  • SHKOLLA SHQIPE “JONUS” NË GENOVA, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË ITALI
  • QUEEN TEUTA QUARTET BRINGS THE SOUNDS OF ALBANIA TO TRIBECA PERFORMING ARTS CENTER THIS FALL
  • “NË KOHËN E BRITMËS” – ROMAN I VISAR ZHITIT

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT