• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VEC DREQI S’E NDRRON MENDJEN

November 20, 2015 by dgreca

Opinion nga Luz Tomaj/ Connecticut/SHBA/
Qe sa kohė zhvillohet njė betejė, mė shume se e ashpėr, betejė, jo vetėm e pahijshme, madje i ka tėgjitha ngjyrat e turpėshmerise, nė mes pozites dhe opozites apo, dreqi t’a dijė nė mes kujt. Njė gje ėshtė e sigurtė se krejt kjo shkon nė kurriz tė popullit. I mjeri populli. Pėr mė tepėr, u bėmė horė edhe nė sy tė botės, sėpaku tė asaj pjeses dashamirse ndėrsa ua kėnaqem zemrat atyre tė cilėt nuk na e duan tė miren,armiqeve tane,atyre qė na urrejne, te cilet tash ferkojne duarte:hangshin kokat me njeri-tjetrin.
Njė herė ndodhi ai farė ngėrci politik, tani zhvillohet kjo betejė, edhe cka tjetėr duhet tė ndodhe nė kėtė shtet tė moshes fėminore. Athua a i shkon mendja ndokujt tė mendoje se, ngjarjet e tilla, cfarė tė keqe i bėjnė shtetit, popullit tė shkret.Ndodhėte qė, nė ato bashkėsit e dikurėshme familjare kosovare, mėshkujt e turbullonin ujin por, i zoti i shtepisė, megjithėatė, nė kėtė apo atė mėnyrė, e filtronte ujin. Kush po e turbullon ujin tani?! Athua mėshkujt e shtėpisė, a thua populli i shkret, JO more JO. Pėrkundrazi, ujin e turbullojn, shtetin e turpėrojn dhe popullin e marrin n’qafė, tė gjith bartėsit e betejes, tė cilėt, mė shumė a mė pak, participojne, gjoja nė emėr tė popullit, nė formimin e pushtetit.
Pse more e kanė bėrė mendjen qykė? Thonin se vec dreqi e ka nji mendje dhe nuk e ndėrron. Zgjohuni more, veni gishtin nė kokė.

____________________________

4 Fairchild dr.
Newtown, CT, 06470 SHBA

Filed Under: Featured Tagged With: Luz Tomaj, VEC DREQI S'E NDRRON MENDJEN

Kur për një pikë humbet një fuci…

November 20, 2015 by dgreca

Nga Gavrosh Levonja/New York/
 Hapat e ndërmarrë nga qeveria në sektorët e ekonomisë dhe financave evidentojnë një gjendje paniku që e ka pllakosur atë  nga gjendja e arkës së boshatisur të shtetit dhe paaftësisë për të gjëtur rrugët optimale për të mbushur sa më shumë të jetë e mundur këtë boshllëk. Nuk ka si shpjegohet ndryshe “dora e hekurt” në drejtim të mbledhjes së detyrimeve ndaj shtetit pasuar brenda pak javësh nga lehtësirat drastike për biznesin e vogël duke filluar me taksën “zero” të bëra publike nëpërmjet gojës së kryeministrit dora vetë. Paniku në fjalë shfaqet gjithashtu edhe në projektbuxhetin e vitit 2016. Së pari projeëktbuxheti I vitit 2016, tregon se nuk është fryt i një studimi vizionar, të lidhur me të ardhmen e vendit, por tregon se qëllimi kryesor i shtetit është të mbledhë sa më shumë kacidhe nga qytetarët, në radhë të parë bizneset një pjesë e mirë e të cilëve po përjetojnë një atmosferë gjithnjë e më shumë asfiksuese  Së dyti, duke i hedhur një sy projektbuxhetit të vitit 2016, arrin në përfundimin se objektivat e qeverisë në rrafshin ekonomiko financiar do të mbeten larg realizimit, ndërkohë që as mund të bëhet më fjalë për premtimet elektorale të para zgjedhjeve të vitit 2013 të cilat sollën në pushtet Ramën dhe ekipin e tij.  Sipas informacioneve lidhur me këtë buxhet, parashikohet shkurtimi i mbi 7000 vendeve pune në administratën qëndrore që do të thotë një rritje e mëtejshme e papunësisë në shkallën 10-20 %. Pa u shtrirë në efekte të tjere, kjo do të thotë shtesë të fondeve për të papunët apo për përkrahjen sociale; pra një pjesë e paravë që do të kursejë shteti me shkurtimet në administratë do të shkojë për të përballuar rritjen e shpenzimeve për ata që do të kalojnë në frontin e të papunëve.  Në bazë të të dhënave të publikuara mësohet se sëpata e shkurtimeve do të bjerë më rëndë në sektorin e arsimit ku “viktimat” e radhës do të jenë mësuesit edhe pse pjesa më e madhe e tyre me fillimin e këtij viti shkollot i u nënshtrua testimeve për të ruajtur apo fituar vendin e punës. Gjithashtu, shkurtimeve nuk u ka shpëtuar dhe policia, në një kohë që lufta kundër kriminalitetit kërkon një aktivitet energjik e të vazhdueshëm.  Eshtë interesant të dihet se cilat janë arsyet që kanë qeverinë për të kursyer në rend e arsim. Ndoshta, si pasojë e pakësimit atë  fondeve për sektorët në fjalë. Duke u kthyer tek objektivat e qeverisë, tashmë, kushdo,  me një minimum logjike, normalisht do të drejtonte pyetjen: “More zotëri, ju nuk nxorrët gjë në dritë me këtë numër punonjësish, athere, si do i a dilni mbanë me më pak njerëz?” E keqja është se ndërsa parashikohet shkurtim në masë i përsonelit, në buxhet nuk thuhet asnjë fjalë përsa i përket investimeve për modernizim, falë të cilit mund të zevendësohej puna e atyre mijërave që do të ikin nga puna.  Në kushte të tillë edhe  ata që do të mund t’u shpëtojnë shkurtimeve natyrisht, do të kenë një ngarkesë më të madhe dhe kushte më të vështira. A, punë tjetër  nëse në projektet e qeverisë mund të jetë parashikuar në heshtje një rritje e numrit të shtetasve të cilët do të preferojnë eksodin si mënyrën e vetme për të mbijetuar  me vështirësimin e mëtejshëm të kushteve të jetesës në Shqipëri.  Mirëpo, ata që kanë planifikuar të mbushin arkën e shtetit duke kursyer nëpërmjet shkurtimeve të punonjësve nuk kanë menduar  anën tjetër të medaljes, konsumin i cili është një nga motorët e nxitjes së zhvillimit të ekonomisë. Më pak të punësuar do të thotë rënie të të ardhurave, rrjedhimisht, më pak konsum. Dhe rënia e konsumit sjell rënie të prodhimit vendas si dhe të kërkesës për mallra nga jashtë.  Kjo pasohet dhe me mbylljen e bizneseve të tjerë, duke u kthyer në një spirale me shtimin e mëtejshëm të numrit të të papunëve, rënien konsumit dhe, në fund të fundit , do të kemi më pak të ardhura nga doganat dhe nga tatimet që përbejnë burimin kryesor të të ardhurave të shtetit në Shqipëri
Një paradoks tjetër është dhe akciza e birrës. Eshtë vendosur që të rritet akciza e birrave që prodhohen në vend ndërkohë që do të ulet akciza për birrat e importit. Kjo nuk është gjë tjetër vecse penalizim i prodhuesve vendas të birrës, të cilët krahas rritjes së vazhdueshme të taksave, tani e tutje duhet të përballojnë dhe rritjen e akcizes. Logjikisht, kjo do të sjellë dominimin e tregut nga birrat e importit dhe në një tkurrje të mëtejshme të prodhimit vendas. Në gjendjen, në të cilën ndodhet ekonomia shqiptare, mënyra më e mirë për të dalë prej saj është lehtësimi sa më shumë të jetë e mundur i barrës fiskale të bizneseve prodhues, një prej të cilëve është dhe ai i prodhimit të birrës. Më pak detyrime do të thotë cmime më të ulta, më shumë konsum, rritja e të cilit imponon një rritje të prodhimit, pra më shumë punonjës, më shumë të ardhura nga taksat për shtetin, ose më shumë kapital i lirë për t’u aktivizuar në investime në biznesin përkatës duke e bërë atë sa më konkurues në treg. Përpjekja e ministrit të financave për të argumentuar rritjen e akcizës për birrën vendase me “uljen e tendences per manipulim” dukej qartë si dicka e thënë nga halli duke e vene ministrin në një pozitë qesharake. Nga ana tjetër, ministtri nuk merrka aspak parasysh faktin që duke u rrekur të minimizojë aktivitetin e manipulatorëve ai godet pjesën e shëndoshë të biznesit, e cila sigurisht përbën shumicën.
Zyrtarët shqiptarë ka kohë që bëjnë zhurmë për zhvillimin e turizmit si një nga degët kryesorë e me përpspektivë të ekonomisë. Në këtë aspekt janë premtuar lehtësira e favorizime nga më të ndryshmet për industrinë e turizmit. Një ndër lehtësirat e premtuara ka qenë dhe ulja e TVSH-së e cila aktualisht është 20%. Ky është një hap normal pasi më e pakta do të ndikonte në uljen e cmimit duke bërë që të paksohej numri I shqiptarëve të cilët preferojnë vendet e huaja duke i hequr ekonomisë shqiptare një fetë jo të vogël të ardhurash. Por, për fat të keq, në projektbuxhetin e vitit 2016 nuk parashikohej asnjë ulje e TVSH-së për turizmin. Pra, të paktën edhe gjatë vitit të ardhshëm, operatorët turistikë në Shqipëri, do të jenë të shtrënguar “të hanë veten me dhëmbë” si gjithmonë.
Si përfundim përpjekjet e qeverisë shqiptare për rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit janë të justifikueshme duke pasur parasysh nevojat e shtetit si për investime në infrastrukturë e gjetkë asntu dhe ne rritjen e fondeve për sektorë si arsimi, shëndetsia apo shtresat në nevojë dhe atë pjesë të popullsisë me të ardhura minimale, por mënyrat dhe rrugët  në arritjen e saj nuk janë më optimalet, për të mos shkuar tek efektet negative që kanë mbi bizneset. Lidhur me ndryshimin e qëndrimit në taksimin e biznesit të vogël, duke e liruar ndjeshëm nga taksat, nuk është ende e qartë nëse ky është një ndryshim në mentalitet apo thjesht një lëvizje taktike me synime elektorale.

Filed Under: Featured Tagged With: Gavrosh Levonja, humbet një fuci…, Kur për një pikë

Skandal me fotografine e Rames ne Turqi

November 20, 2015 by dgreca

Kryeministri i Shqiperise, ne Ankara – ndoshta i “ka zene deren” Presidentit te Turqise, per te bere nje fotografi, qe do t’a “shesi” tek shqiptaret si nje miqesi e madhe e tij, me Presidentin e Turqise Taip Erdoan./
Nga Beqir SINA – New York/
ANKARA TURQI: Perse ndodh keshtu me kryeminsitrin shqiptar per te disaten here prej kur ai ka ardhur ne krye te qeverise se Shqiperise, askush nuk mundet ta kuptoje. Edi Rama i dalluar ne rrjetet sociale per fotografi me skandale duket se nuk i ka shpetuar dot “kenaqesise personale”, edhe me kete fotografi, qe ai e ka publikuar vete.
Fotografia, e cila tani po qarkullon ne rrjetet sociale e pergatitur ne photoshop tregon fare qarte se ndryshe pritet ne Tirane presidenti i Turqise,Taip Erdoan, dhe krejt ndryshe ne Ankara eshte pritur Kryeministri i Shqiperise Edi Rama.
Ankarja – perndryshe nga Tirana si shihet edhe ne fotografi nuk e ka respektuar aspak protokollin zyrtar te takimit mes Kryeministrti te Shqiperise dhe Presidentit te Turqise Taip Erdoan.
Kurse, eshte per tu habitur “lapsusi” i Kryeministrit Rama qe “nxitohet” te percjelle fotografi te tilla – teksa ka postuar sot ne profilin e tij facebook, fotografine e bere dje me Presidentin e Turqise, ne nje mjedis ne Presidencen e Turqise.
Simpas te gjithe rregullave dhe protokolleve diplomatike, ne respekt per Kryeministrin e Shqiperise, Erdoan duhet te kishte vendosur edhe flamurin e vendit mik Shqiperise, pra ne njeri krah ai i mysafirit Shqiperise dhe ne anen tjeter ai i mikepritesit Turqise, te cilin ne shqiptaret e kemi vend mik.
Por, simbas komenteve ne rrjetet sociale te shqiptareve ” jo nje mik, qe te na injoroje”.
Spese, nese do te kishte ndodhur nje gje e till me Presidentin e SHBA, patjeter qe do te kishim nje reagim krejt ndryshe, nga ky i kryeministrit Rama .
“E jo nje vetmburrje si kjo kur kryeministrit te Shqiperise, i jan “mbyllyr” syt, perball kesaj fotografie, qe nuk tregon asapak respekt per flamurin kuq e zi ”
Madje, deri sa doli kjo foto – ne profiline kryeministrit Rama, kjo nuk eshte publikuar as nga faqja e internetit te zyres se Presidentit te Turqise ne takim me Kryeministrin Edi Rama.
Kjo tregon se Kryeministri i Shqiperise, ndoshta i “ka zene deren” Presidentit te Turqise, ne Ankara, per te bere nje fotografi, qe do t’a “shesi”, ai tek shqiptaret si nje miqesi i madhe e tij, me Presidentin e Turqise Taip Erdoan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është takuar dje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në rezidencën e tij – Tarabya në Stamboll.
Kryeministri i Shqipërisë, Rama, ndodhet në Stamboll në kuadër të Samitit për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Turqi, ku ai ka pasur një takim me Presidentin e Turqise Taip Erdoan.

Filed Under: Featured Tagged With: Edi Rama, skandal fotografik, Taip Erdohan, takim

Protesta në Prishtinë-Polica: 4 policë të lënduar, 13 protestues të arrestuar

November 18, 2015 by dgreca

-Informacion i Policisë së Kosovës lidhur me veprimet policore për fletë arrestet e lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe lidhur me protestën e paparalajmëruar-
Prishtinë, 18 nëntor 2015/ Policia e Kosovës bëri të ditur se me 17.11.2015, nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar 4 fletë arreste, për 4 deputetë lidhur me veprat e tyre penale që ngarkohen, e të cilët janë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topalli.
Policia e Kosovës bazuar në mandatin ligjor që ka është e obliguar në zbatimin e fletë arresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë dhe bazuar në këtë, sot me 18.11.2015 pas orës 08:00 të mëngjesit ka filluar me realizmin dhe zbatimin e fletë arresteve.
Njësitet relevante policore kanë shkuar në adresat e banimit të personave të kërkuar me fletë arrest, për t’iu prezantuar fletë arrestet dhe të njëjtit për t’i sjellë në Prokurori, ashtu siç parashihet në fletë arrestet e lëshuara.
Deri më tani, në vendbanimin e saj është takuar deputetja Donika Kadaj-Bujupi, të cilës i është prezantuar fletë arresti dhe e njëjta ka bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë. Bazuar në fletë arrest ajo është sjellë në Prokurori.
Policia e Kosovës bën të ditur edhe se është në realizim e sipër edhe të fletë arresteve tjera për personalitetet tjera që kërkohen dhe në momentet kur takohen të njëjtit do të sillen në Prokurori ashtu siç parashihet në fletë arreste.
Rreth orës 11:30, disa protestues prej rreth 150 personash, përfshirë edhe disa deputetë, janë mbledhur për të protestuar para objektit të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Lidhur me protestën e paparalajmëruar, Policia e Kosovës ka angazhuar njësitet relevante policore për të ofruar siguri dhe për të kujdesur për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Protestuesit fillimisht kanë qenë të qetë, mirëpo rreth orës 12:00 kanë filluar të shfaqin dhunë duke hedhur mjete të ndryshme, të rrezikshme, shishe me ngjyrë, përfshirë edhe koktej molotovi drejt njësiteve policore dhe objektit të qeverisë së Republikës së Kosovës.
Njësitet policore, pas shfaqjes së dhunës nga ana e protestuesve, janë detyruar të veprojnë duke përdorur mjetet e ligjshme policore, me qëllim të shpërndarjes së protestuesve dhe parandalimit të dhunës dhe hedhjes së mjeteve të ndryshme nga protestuesit e dhunshëm.
Policia e Kosovës, bazuar në planifikimet operacionale, ka vazhduar me monitorimin e situatës së krijuar nga protesta e dhunshme dhe me veprimet e saja ligjore për të arritur ta menaxhojë dhe ta vë situatën nën kontroll.
Si pasojë e dhunës së shfaqur nga ana e protestuesve, numri i zyrtarëve policorë të lënduar ka arritur në 4 deri më tani, ora 14:15.
Njësitet policore deri tani (14:15) kanë arrestuar 13 protestues të dhunshëm, si dhe kanë konfiskuar në vendngjarje një çantë të mbushur me mjete të dyshuara si koktej molotovi.
Po ashtu si pasojë e hedhjes së mjeteve të ndryshme nga ana e protestuesve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike, duke përfshirë edhe uniforma dhe pajisje policore.
Policia e Kosovës të gjitha veprimet policore lidhur me situatën e krijuar gjatë protestës dhe pas saj po i ndërmerr në konsultim dhe bashkëpunim me prokurorin kompetent, përfundon njoftimi./

Filed Under: Featured Tagged With: 13 protestues, Protesta në Prishtinë-Polica: 4 policë të lënduar, të arrestuar

Terrori nuk mund ta mposhtë Francën

November 14, 2015 by dgreca

TIRANE, 14 Nëntor /ATSH/- Qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe kanë ndezur qirinj, të shtunën në mbrëmje pranë Piramidës në kryeqytet, në nderim të viktimave të akteve terroriste në Paris.
Homazheve i është bashkuar edhe ambasadori i Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi.
Të pranishmit, pasi kanë ndezur qirinjtë për të përkujtuar dhjetëra qytetarë francezë që humbën jetën mbrëmjen e së premtes, kanë mbajtur një minutë heshtje.
Më pas ambasadori Fitoussi dhe qytetarët e tjerë kanë kënduar himnin francez.
“Ne nuk do të kemi frikë, pasi terrori nuk mund ta mposhtë Francën”, u shpreh ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi.

Filed Under: Featured Tagged With: ambasadori Fitoussi, Franca nuk mposhtet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 614
  • 615
  • 616
  • 617
  • 618
  • …
  • 900
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT